Balluku firmos lejen e ndërtimit për resortin turistik te Bashkim Ulajt, në Rrjoll
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka firmosur më 16 janar 2026 lejen e ndërtimit për resortin turistik “Blue Borgo”, i cili do të zhvillohet në zonën e Baks Rrjoll, në territorin e Bashkisë Shkodër. Leja është dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU), në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.
Projekti parashikon ndërtimin e një kompleksi turistik multifunksional, i përbërë nga 33 struktura akomoduese dhe shërbimi, me objekte nga 3 deri në 10 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë. Në përbërje të resortit përfshihet gjithashtu një strukturë hoteliere me 1 dhe 3 kate mbi tokë, si dhe disa ndërtesa me funksion social dhe kulturor.
Sipas dokumentacionit zyrtar të miratuar, masterplani i projektit shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 146 hektarësh, në një zonë bregdetare në afërsi të Velipojës. Ndërtimet janë përqendruar kryesisht në zonën e sheshtë të pronës, ndërsa pjesa tjetër e territorit përfshin zona të pjerrëta dhe infrastrukturë lidhëse rrugore.
Dokumentet e KKTU-së përcaktojnë se sipërfaqja totale e ndërtimit mbi tokë e parashikuar nga masterplani arrin në mbi 400 mijë metra katrorë, duke synuar zhvillimin e një kompleksi turistik me funksione akomoduese, shërbimi dhe rekreative.
Subjekti zhvillues i projektit është shoqëria “ABA Blue Borgo”, e cila ka regjistruar lejen e ndërtimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 23 janar 2026, duke përmbyllur procedurat administrative për nisjen e zbatimit të projektit.
Resorti pritet të zhvillohet në një nga zonat bregdetare të veriut të vendit, e përfshirë në planet për zhvillim turistik, ndërsa zbatimi i projektit do të ndjekë fazat përkatëse të ndërtimit sipas lejes së miratuar.
Ministrerja hajdute Belinda Balluku vazhdon jep leje ndërtimi për resortin turistik te Bashkim Ulajt, në Rrjoll
Promoted Content








