Ministri i shtetit grek takon Fredi Belerin në burg

0

Ministri grek i Shtetit, Stavros Papastavrou ka ardhur këtë të martë në Shqipëri, pasi ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Takimi u zhvillua rreth mesditës në qelitë e paraburgimit të Durrësit, ku Beleri vijon të jetë në paraburgim prej gjashtë muajsh. Mediat greke raportojnë se “kjo vizitë ka për qëllim për t’i shprehur edhe një herë mbështetjen ndaj tij ndërkohë që nesër pritet të ketë seancë gjyqësore”.
Takimi i zyrtarit të qeverisë greke me Belerin bëhet një ditë para seancës së radhës të gjyqit në themel të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Kujtojmë se Athina zyrtare ka kërkuar me forcë që Beleri të lejohet të bëjë betimin, ndërsa ky konflikt ka përkeqësuar marrëdhëniet mes dy qeverive. Greqia ka paralajmëruar për të bllokuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE për shkak të çështjes “Beleri”.
Fredi Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Zoti Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik. Kërkesat e tij të herëpasherëshme për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, të cilave ai u është drejtuar sërish me të njejtën kërkesë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu