Ministri serb i Mbrojtjes: Dislokimi i ushtrisë do të përfundojë deri në orën 14:00

0

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, tha se deri në orën 14:00 do të përfundojë dislokimi i plotë i njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë, në përputhje me urdhrin e presidentit Aleksandar Vuçiç për rritjen e gatishmërisë luftarake.

Në veri të Kosovës, grupe serbësh lokalë u mblodhën sërish të hënën për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.

Të premten e kaluar, protestuesit serbë u përleshën me Policinë e Kosovës, e cila i ndihmoi kryetarët për t’u vendosur në objektet komunale.

Në përgjigje, Vuçiç dha urdhër për rritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe.

“Njësitë e ushtrisë serbe do të jenë të përgatitura për të zbatuar çdo urdhër, me shpresë se do të gjendet një zgjidhje politike”, tha Vuçeviç.

Ai shtoi se gatishmëria luftarake e Forcave të Armatosura të Serbisë është rritur për të bërë me dije se “ka vija të kuqe”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu