Ministrja: Bëni dush bashkë për të kursyer energjinë elektrike

0

Ministrja e mjedisit e Zvicrës po promovon një sërë masash për të reduktuar konsumin e energjisë me 15% këtë dimër.

Por është një nga sugjerimet e saj që ka tërhequr më shumë vëmendje. Simonetta Sommaruga këshillon njerëzit e vendit të saj që të bëjnë dush së bashku. The Times raporton se ministrja 62 vjeçare, po u sugjeron njerëzve të “fikin kompjuterin kur nuk ju nevojitet, të fikin dritat ose të bëjnë dush së bashku”.

Propozimi është pritur me mosbesimin në vend dhe zonja Sommaruga është detyruar të sqarojë se mesazhi i saj kishte për qëllim të rinjtë. Ajo pranoi se “pas një moshe të caktuar, dushi së bashku nuk është më i përshtatshëm për të gjithë”.

Sommaruga shtoi se ideja në përgjithësi kishte ecur mirë dhe rezultoi në inkurajimin e ndërgjegjësimit të qytetarëve për të bërë kursime në konsum gjatë muajve të dimrit.

Geraldine Savary, redaktore e revistës së grave Femina, është kundër idesë. Ajo ka akuzuar ministrat se po përpiqen të “administrojnë jetën tonë private, deri në detajet më të parëndësishme”.

Ajo u tall me idenë në një editorial ironik, duke sugjeruar që zviceranët duhet të bëjnë dashuri çdo mëngjes për t’u ngrohur pasi të fikin ngrohjen gjatë natës, të bëjnë një dush të shpejtë së bashku dhe të shkojnë në zyrë “krah për krahu, pasi të kenë braktisur makinën, skuterin dhe biçikletën elektrike në garazh”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu