Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbock : Pa njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, s’ka anëtarësim në BE

0

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbock ka deklaruar se njohja reciproke e Serbisë dhe Kosovës është e nevojshme dhe se pa të nuk ka anëtarësim në BE.

Në një konferencë të përbashkët për media me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gervala-Schwartz, Berbock theksoi se synimi i Gjermanisë është që Ballkani Perëndimor të jetë në fokus të BE-së.

Në këtë drejtim, ajo tha se është e rëndësishme që “Kosova dhe të gjitha vendet fqinje të zhvillohen në paqe dhe në mënyrë evropiane”.

“Progresi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve është vendimtar, sepse ato zgjidhin çështje praktike që kanë ndikim në jetën e qytetarëve dhe kjo është e nevojshme në rrugën drejt BE-së”, theksoi Berbock.

Ministrja e Kosovës tha nga ana tjetër, se paqja në Ballkan është e brishtë dhe se nevojitet një prani më e madhe e BE-së, Gjermanisë dhe NATO-s.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu