Misi Deta Koromana vajza që shoqëronte Vis Martinajn momentet e fundit?! Farmacistja bukuroshe në ‘gojën’ e krimit!
Silueta e biznesmenit Ervis Martinaj, është parë mbrëmjen e 7 Gushtit 2022 në ambientet e një hoteli në plazhin e Durrësit dhe një ditë më pas, në 8 gusht 2022, imazhi i tij është parë në Tiranë në ambientet e një biznesi që ndodhet në zonën e “Zogut të Zi”.
Mijëra orë regjistrime kamerash dhe më shumë se 110 persona janë mbajtur nën përgjim nga Policia, por biznesmeni dhe i shumëkërkuari i SPAK është shfaqur vetëm në dy episodet e mësipërme.
Përsa i përket vendit në Durrës, mësohet se Martinaj ka qëndruar në Hotel Adriatik.
Biznesmeni, i shoqëruar nga një vajzë nga qyteti bregdetar me të cilën kishte lidhje intime dhe figurë shumë e njohur publike, kanë hyrë në ambientet e hotelit në orën 21.15. Regjistrimi është bërë nga agjenti i Operacionales Jeton Lami.
Burime për Prapaskena kanë bërë me dije se vajza është Deta Koromani nga Durrësi, e shpallur “Miss Univers Albania 2022”.
Farmacistja bukuroshe dyshohet se është vajza që shoqëronte Martinajn para se të zhdukej.
Pamjet e kamerave veç Ervis Martinajt nxorën zbuluar dhe agjentin e Policisë Shqiptare, 28 vjeçarin që sot akuzohet për shpërdorim detyre. Jeton Lami jo vetëm që nuk ka njoftuar eprorët ose të bënte prangosjen e të shumëkërkuarit nga SPAK, por e ka shoqëruar atë me një mjet luksoz Audi A8 në Hotel Adriatik në Durrës.
Sipas pistës kryesore, Martinaj është zhdukur nga një klan mafioz nga Vlora.
Por, ka dyshime të forta se Martinaj mund të jetë larguar jashtë vendit bashkë me vajzën që e shoqëronte.
Fakti që shoqërohej nga njerëz të policisë dhe shumë persona të tjerë të besuar, rrëmbimi i tij do të ishte shumë i vështirë dhe nuk mund të realizohej pa shkëmbim zjarri, edhe sikur një nga të besuarit ta ketë tradhtuar.