Moda e re e partive të vjetra

0
Shkruan Zef Ndreka
Dorezimi i presidencës dhe dalja e lirë e Ilir Metës, e vuri në lëvizje lojën politike në Shqipëri, që dukej se do vazhdonte pushimet e gushtit , për të rinisur në Shtator.
Dorëhiqet nga kreu i LSI-së gruaja e tij, dhe e merr kreun e partisë bashkeshorti!
Zgjidhen pa votim strukturat e reja me njerëz të vjetër, pra i emëron, dhe bashkeshortii Monikes i cakton detyrat e reja të emëruarve të shtëpisë së partisë familjare.
Një hall i madh e shtyu këtë parti të nxitojë , të ndërrojë emrin, logon etj., për t’u shfaqur para shqiptarëve të ndryshuar, të rithemeluar apo të rilindur! Një mode në gjiro tashmë kjo e partive politike në Shqipëri!
A thua të jetë edhe Ilir Meta në listën e 27 përsonave non grata të shpallur nga Britania e Madhe?!
Përse flet me atë gjuhë Meta , kë dëshiron të kërcënojë?!
E ka më shqiptarët apo me ndërkombëtarët?!
Akoma nuk e dimë , por do e mësojmë
Gjithsesi, duam apo nuk duam , klasa politike 32 vjeçare në Shqipëri do të largohet me çdo formë.
Të parët janë non grata-t e shpallura nga qeveria amerikane dhe ajo e Britanisë së Madhe, janë spiunët dhe bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit, të korruptuarit, kriminelët, hajdutët.
Rasti i Ilir Metës nuk mund të jetë rast i shkëputur i gjithë këtij proçesi që tashmë ka filluar nën drejtimin amerikan të zbatohet në Shqipëri.
Është rasti të pastrohet një herë e mirë vëndi ynë nga pengmarrësit e politikës.
Tallja dhe mashtrimet me rithemelime, me rilindje, me ndërrime emrash duke ruajtur figurat e vjetra të korruptuara, si në PD, në PS dhe LSI, po ju vjen fundi.
Termat nacionaliste, shfaqjet patriotike para popullit, kërcënimet që i bëjnë publikisht njëri-tjetrit, nuk janë asgjë tjetër pos mbajtje peng e elektoratit dhe rritje të polarizimit të tyre, populist. Gracka elektorale kjo , ku shqiptarët bien lehtësisht!
Këto polarizime, zvogëlojnë hapsirat për ndryshime, për forcat e vërteta demokratike, dhe e mbajnë vëndin në status quo.
Qëllimi është jo vetëm për të ruajtur e siguruar çfarë kanë grabitur e vjedhur në këtë vënd dhe shqiptarët, por edhe për të shtuar më tej pasuritë e tyre, siç edhe po ndodh.
Në Shqipëri, për shkak të mos ndëshkimit të një grupi që e kanë mjelur Shqipërinë , sikur të ishte pronë private e tyre, është krijuar dhe ka funksionuar deri me sot trëkëndëshi Rama – Meta – Berisha!
Ato , bëjnë sikur luftojnë mes tyre, duke e ruajtur në fakt njëri-tjetrin, sepse e dinë mirë se po ra njëri, bijnë menjëherë edhe dy të tjerët.
Për këtë, pra për të ruajtur unitetin mes tyre ose trekëndëshin, ato kanë venë në dispozicion paratë e vjedhura , mediat private , mediat kombëtare , portale e gazeta pa fund , dhe mbështetjen e fuqishme të oligarkëve që në fakt , janë mafia e vërtetë.
Përballë këtyre, janë shqiptarët e vjedhur, të nëpërkëmbur, janë tashmë SHBA-ja dhe Anglia , sigurisht edhe vëndët e BE-së.
Lufta do të vijojë të acarohet. Mbase deri nga shtatori do të kemi ngjarje që do të jenë në favor të vëndit e të Shqipërisë.
Ky vënd, nuk e meriton të vuaj e të jetë i fundit në europe, si nga ekonomia dhe zhvillimi . Klasa politike, e konkretisht PD-ja zyrtare  e ka detyrë emergjente t’i prije proçeseve të mëtejshme demokratike. Ajo tashmë është një forcë politike e pastruar nga mentalitetet e shkuara dhe komuniste, dhe duhet të luftoje për krijimin e shoqerisë së njerëzve të lirë, e jo më shoqëri ushtarësh.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu