Ish-deputetja Monika Kryemadhi u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të mbylljes së hetimeve për veprat penale për të cilat ajo dhe ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta, janë nën akuzë.
Ndërkohë që po hynte në ambientet e SPAK, Kryemadhi u përfshi në një episod të pazakontë. Ajo tha se kishte gjetur një unazë me diamant dhe rubin, sapo kishte zbritur nga automjeti, përballë institucionit.
“Gjeta një unazë dhe thoni pastaj që s’jam me fat. Është me rubin dhe me diamant, e kam gurin e fatit unë këtë. Kjo rrugë është nën vëzhgim. E gjeta sapo zbrita”, u shpreh Kryemadhi me humor, ndërsa komunikonte me gazetarët.
Ish-deputetja shtoi me ironi se unazën do ta dorëzojë në Prokurorinë e Posaçme ose do ta përdorë për të paguar avokatin.
“Po e çoj në SPAK, ose të paguaj avokatin. Mund ta ketë hedhur ndonjëra që është zënë, i ka thënë ‘nuk e dua unazën tënde’”, tha me batuta Kryemadhi.