Shkruan Eva Vatoçi
Është në parimin dhe zakonin tim, madje dhe mediatik, të mbroj të pambrojturit, madje të bëhem aq sa mundem zëri i tyre, por kur manipulohen e keqpërdoren, si në rastin e mëposhtëm është krejt ndryshe.
Nëse e vërteta nuk e dominon njeriun, atëherë ai nuk ka shtyllë kurrizore, por kthehet në butak.
E njëjta gjë ndodh me portalet e shumta, pronarët e të cilave nga kafenetë luksoze të Tiranës, pa verifikuar aspak vërtetësinë lançojnë gënjeshtra, duke njollosur jo vetëm njerëzish, por dhe profesionalisht mjekët dhe institucionet mjekësore.
Konkretisht, e kam fjalën për spitalin e Traumës. Rasti më ka dërguar që për shumë raste familjare, dhe jo vetëm, të drejtohem aty, por dhe të kaloj shumë kohë mes bluzave të bardha të tij.
Drejtues, mjek/e, infermier/e e sanitare model që përveç përkushtimin profesional përjetojnë dhe dhimbjet dhe vuatjet e përditshme të pacientëve.
Është ndoshta Spitali model dhe më i përkushtuar në vendin tonë e më gjerë.
Të mos harrojmë tërmetin e nëntorit 2019, apo luftën e Kosovës kur dhe personeli e kishte të veshtirë të hynte në punë nga moria e njerëzve, e rastet fatkeqësisht të peëditshme plagosje, aksidente etj.
Aty ka ortoped, neurolog e mjekë të tjerë, profesorë që merren për eksperiencë nga spitale të njohura të kontinentit.
Ndaj mos baltosni heronjtë e ditës dhe jetës, mos i fyeni e mos mashtroni për një grusht klikimesh të rreme.
Ndersa mjekët kanë Bibël e Kuran betimin e Hipokratit, këto portale moçalore nuk kanë asnjë princip, veçse zhvatjen me mashtrim të disa parave.