Aktori britanik Leslie Phillips, i cili ishte i njohur për rolin në filmin Carry On, ka ndwrruar jetw në moshën 98-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Phillips ishte gjithashtu i njohur për fansat e rinj, si zëri i Kapelës së Sorting në filmat e Harry Potter.
Gruaja e tij Zara tha: Kam humbur një bashkëshort të mrekullueshëm dhe publiku ka humbur një showman vërtet të madh. Ai ishte thjesht një thesar kombëtar. Njerëzit e donin atë. Ai ishte i pëlqyer kudo që shkonte.”
Aktori komik luajti në më shumë 200 filma, seriale televizive dhe radio gjatë karrierës së tij prej tetë dekadash. Ylli i Harry Poter bëri paraqitjen e tij të parë në film në vitet 1930. Phillips pësoi një goditje në tru tetë vite më parë, por askohe u tha se ishte shëruar.