Ndërtimi i kullës “Berisha” në qendër të Tiranës, Altin Dumani jep lajmin se është caktuar prokurori i çështjes!

0

Këtë të enjte kryeprokurori i SPAK në një deklaratë për gazetarët ka folur për çështjen e ndërtimit të kullës ‘përbindësh’ më të madhe në qendër të Tiranës, e cila nga një pjesë e medies është pagëzuar si “Kulla e Zenit”. Kreu i prokurorisë së posaçme zbuloi se në cilën fazë ndodhen hetimet dhe për hapat që po hidhen.

Dumani konfirmoi se është caktuar prokurori i çështjes që do të hetojë dosjen për projektin e kullës në qendër të Tiranës ku përflitet se pas saj qëndrojnë dhe njerëz të afërt me familjen Berisha, përkatësisht i biri.

Më 8 gusht Partia Demokratike depozitoi në SPAK dosjen për qiell gërvishtësen me 65 kate “Mali i Tiranës”, 185 metra e lartë që ka nisur të ndërtohet prapa Teatrit të Operas dhe Baletit.

“Është marrë një kallëzim penal nga Partia Demokratike lidhur me këtë çështje. Është hedhur ne short është caktuar prokurori i çështjes. Nuk mund të jap detaje për hetimet pasi me të po merret prokurori i përcaktuar nga shorti”, tha Dumani.

I takon prokurorit të vendosë brenda 15 ditëve se çfarë do të bëjmë me këtë dosje, nëse do ta rikthejë, do ta pushojë apo do ta regjistrojë për fillim të hetimeve.

Debati që kulmoi në mes të muajit gusht, përfshiu aktorët kryesorë të politikës në Shqipëri.

Ndërtues i kullës është Ilir Shtufi, i lidhur ngushtë me djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, i cili edhe banon në një nga vilat që është nën emrin e Ilir Shtufit, ndërtuesit të kullës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu