Ndryshimi në Tiranë vjen me Roland Bejkon

0
Shkruan Zef Ndreka
Që zgjedhjet do të kenë si përherë probleme dihet.
Do të ketë kontestime. Do të ketë manipulime. Do të ketë deklarata të kundërta si gjithmonë.
Por do të ketë edhe surpriza.
Befasia do të jetë Roland Bejko, kandidati i PD-së. Për shumë arësye.
E para, ai është konseguent i frymës që përcjell PD-ja, pas shkatërrimit apo përçarjes që solli Berisha i shpallur non grata nga SHBA-të, nga Britania e Madhe dhe nga injorimi që i kanë bërë gjithë partitë popullore europiane dhe shtetet e BE-së.
Roland Bejko është kandidati më i qartë dhe me frymezuesi per frymemarrjen që ka nevojë Tirana.
Bekjo është kandidati i nevojshëm për ndryshim, sepse ai nuk është i kapur nga mafia dhe oligarkët ekonomik e politik.
Roland Bejko, falë angazhimit mbi 39 vjeçarë në politikë, nuk ka devijuar dhe nuk është nënshtruar asnjëherë presioneve. Ai ka pikërisht përgatitjen e duhur për menaxhimit e pushtetit vëndor. Si profesor , ai është mbi të gjithë kandidatët e tjerë, sidomos Veliajt dhe Këlliçit, të cilët kanë fallcifikuar diplomat.
Njëri nuk ka mbaruar shkollën e mesme, tjetri nuk ka mbaruar shkollën e lartë.
Veliaj, një vasal i nënshtruar i Ramës dhe i mafies nderkombetare dhe asaj të inçeneratorëve, tjetri vasal i bindur i spiunit Metaj dhe Berishës.
Që të dy janë kandidatë pa të ardhme politike, pavarësisht mbështetjes nga partitë e tyre.
Jane dy kandidatë që kanë zgjedhur të lidhën falin me krerët e trëkëndëshit të Bermudës që do të votohet kundër nga elektorati.
Tirana duhet të ndryshojë.
Ndryshimi vjen me Roland Bejkon.
Ndaj, duhet votuar nr 6 në fletën e votimit per kandidat të Bashkisë Tiranë dhe nr 9 për subjekti politik PD.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu