Në çdo pasqyrë na shikon mëkati

0
Shkruan Zef Ndreka
Ky është i fundit libër poetik që kemi në dorë.
Një përmbledhje 40-vjeçare e perlave të poetit Preç Zogaj.
Sigurisht, ky libër i kishte munguar poezisë shqiptare, na kishte munguar të gjithëve, i kishte munguar dashamirësve të artit e të poezisë.
Në çdo pasqyrë na shikon mëkati!
Që nga titulli, çdo njëri prej nesh futet menjëherë dhe natyrshëm në jetën e tij, në botën e tij përsonale, familjare e shoqërore.
Sepse, në këtë botë të gjithë jemi mëkatarë. Kjo është forca madhore e artit, të cilën vetëm poetët e mëdhenj të diktojnë atë rrugë.
Sigurisht, libri që deri tani na kishte munguar, vetvetiu të fut edhe në mundime.
Nga ngacmimet gjatë leximit e rileximit rigjen thesaret e “fshehura” ndër vite, por që me një kujdes prej mjeshtri poeti na i shfaq me shumë kujdes në krijimet e tij poetike.
Gjithë libri me përmbledhje na jep mundësinë e ri udhëtimeve të lirshme imagjinare. “Autostradat” ajrore të ndërtuara me imagjinatë nga poeti, na krijojnë mundësinë jo vetëm të udhëtimit lirisht në botë, por edhe për ta parë më mirë e më të ndriçuar atë.
Gjithë përmbledhja poetike e autorit, pasqyron qartë angazhimin e plotë 40-vjeçarë me gjithë morinë e aspekteve poetike të jetës sonë të përditshme, psikologjike, emocionale.
Në përmbledhjen: Në çdo pasqyrë na shikon mëkati, gjen gjithçka që na rrethon në këtë botë.
Madje, në libër shikon dallimet e qenieve njerëzore, të objekteve, dhe universit, shpesh herë me trishtim, me respekt por edhe tregon misteret e fshehura.
Preç Zogaj, me këtë përmbledhje të rrallë, na tregon qartë si askush tjetër ligjësitë e shpirtit, që ndryshojnë krejtësisht me realitetin material.
Shëmbëllimet e tij në kontrast me botën reale të lënë gojë hapur.
Përjetimet, mendimet dhe përfytyrimet e poetit shkojnë larg, shkojnë edhe lart edhe thellë, duke krijuar “pasqyrën e mëkatit”
Përjetimet e Preç Zogajt janë pikë sëpari kulturore, dhe poezitë të lënë një muzikalitet që në tingëllon bukur, duke të futur në mendime e për të gjykuar edhe përtej asaj që lexojmë.
Reminishencat poetike të Preç Zogajt janë plot shpirt dhe “shëtisin” aq lirshëm jo vetëm në realitete.
Në çdo poezi të librit ka thellësi dhe zbulesa.
Për çdo krijues, do të ishte jo vetëm arritje, por një ëndërr të përmblidhte 40-vitet e krijimtarisë së tij.
Poezitë e krijuara në katër dekadat e fundit nga poeti dhe shkrimtarit Preç Zogaj e të përmbledhura në këtë libër, janë bashkimi i shpërthimeve poetike, bashkimi i ndjenjave ndër vite, duke krijuar një shumatore të rrallë jo vetë ndjenjash por duke na treguar si e shikon botën reale dhe përfytyrimin apo dëshirat e tij për të ardhmën e botës që na rrethon.
Më tepër, kjo përmbledhje 40 vjeçare është një lloj tjetër filozofie, e shkruar me gjuhën e poezisë.
Si mjeshtër i detajeve, Preç Zogaj “ndërton” botën e shkatërruar nga politikanët, duke i dhënë mundësinë të gjithve të behën nga pak “murator” për ta rindërtuar atë…
I uroj suksese poetit Preç Zogaj që na dha mundësinë e artë me këtë përmbledhje të rrallë, i cili pa asnjë dyshim ka zënë vëndin më të rëndësishëm e parësor në shtratin e poezisë shqiptare e më tej.
I ftoj miqt e mi, ta kenë në dorë dhe në bibliotekën e tyre këtë përmbledhje fantastike.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu