Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku tha se caktimi i datës 27 si ditë ku Gjykata e Lartë do të japë vendimin se kujt i takon sigla dhe vula e Partisë Demokratike, do i jap fund shumë diskutimeve.
Ai tha në një intervistë për Euronews Albania se vetë nuk do të pranojë të jetë pjesë e asnjë subjekti që nuk është sigla zyrtare e Partisë Demokratike.
“Më në fund, me një zgjatje të jashtëzakonshme ka një datë ku Gjykata e Lartë do të japë një verdikt. E kam thënë jo vetëm sot, besoj se është një moment i mirë për ta qartësuar njëherë e mirë legjitimitetin e Partisë Demokratike, është një ditë e mirë, nëse mendojmë në mënyrë racionale për të ndalur konfliktin brenda partisë.
Unë nuk kam asnjë plan, apo synim politik të qëndroj në asnjë subjekt që nuk është sigla zyrtare e Partisë Demokratike.
Në rast se do drejtohet nga Sali Berisha ajo do jetë një parti e sanksionuar dhe e izoluar nga shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne do jemi fatkeq se partia jonë do kthehet në një parti të izoluar nga shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë dua të di se çfarë do bëjnë deputetët e tjerë të Partisë Demokraitke do vazhdojnë betejën pas vendimit të gjykatës?”-tha Kreshnik Çollaku.
pyetur se çfarë do të ndodhe nëse vula i jepet Berishës, ai tha se në këtë rast partia do të jetë një parti e sanksionuar dhe e izoluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.