Kreu i Demokratëve tha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD se dosjet e Lubi Ballukut ne SPAK janë mbi 2.2 miliardë euro.
Ish kryeministri ngriti dyshime se zyrtaret qe jane bere milioner i mbyllin dosjet me ryshfet.
“Në Ushtrinë e Lubisë ju garantoj që dosjet mund të jenë edhe 15 aty. Vetëm në një verë janë shperdoruar 16 milionë euro në tregun energjetik”, tha kreu i PD.
Berisha: Dosjet në SKAP mbyllen kundrejt ryshfeteve, prandaj dhe aty kthehen në turshi ato. Zyrtarët që janë bërë milionerë duke vjedhur qytetarët, kur i shkojnë dosjet atje i mbyllin përmes ryshfetit.
Në dosjet e Lubi Ballukut janë mbi 2.2 miliardë euro. Lubia do merret e pandehur për 1 milionë euro. Pra e vërteta është se dosjet mbyllen me qese parash. Kjo është një gjë e tmerrshme për këtë vend.








