Në Gjermani çmimet e banesave do të bien me 3.5% vitin e ardhshëm

0

Çmimet e banesave në Gjermani pritet që të bien me 3.5% vitin e ardhshëm pasi kriza e kostos së jetesës dhe rritja e kostove të huamarrjes godasin konsumatorët.

Inflacioni i harmonizuar i çmimeve të konsumit në ekonominë më të madhe të Evropës ishte 11.6% muajin e kaluar dhe Banka Qendrore Evropiane ka rritur normat e interesit pikërisht në kohën kur blloku ka të ngjarë të shkojë në një recesion, duke vënë presion intensiv në buxhetet e familjeve.

Çmimet mesatare të banesave në Gjermani do të bien 3.5% në vitin 2023 sipas anketës së 8-18 nëntorit me 12 vëzhgues të tregut, një kthesë e mprehtë nga rritja prej 0.5% e parashikuar në një sondazh të gushtit. Në vitin 2024 ato do të bien 0.5%, por më pas do të rriten 1.0% në 2025, shkruan Reuters.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu