Shkruan Ndue Lazri
Në kryeqytetin e dashurisë
Në sirtar ti mbaje një ëndërr të fshehur
e përkundje që nga moshë e fëmijërisë,
me njeriun e zemrës, e lumtur dhe e qeshur,
të vije në kryeqytetin botëror të dashurisë.
Rrugëve të Parisit ti mahnitesh si fëmijë,
ndërsa unë bëj Ciceronin, si përherë,
lumturinë vajzërore ta lexoj ndër sy,
në vjeshtë Parisi të ka pritur me pranverë.
Për mbretër e perandorë flasim në Versajë,
diku në kopshtet fshihet Maria Antuaneta,
në Notrë Damë Esmeralda na thërret me zërin e saj,
tek Kopshti i Luksemburgut na përshëndet Kozeta.
Nuk të kam sjellë këtë radhë tek kulla mirditore,
që ka mbetur larg tek një vreshtë, një zabel,
nëpër Champs Elisee shtisim dorë për dore,
një trëndafil të zbukuron pranë Kullës Ejfel.
Në Harkun e Triumfit një puthje lumturie,
tek ky monument i të rënëve që i thirri liria,
këtu rrugët e Parisit i ngjajnë një magjie,
këtu përjetësisht triumfon dashuria.
Gëzuar përvjetorin e dashurisë, amore mio.
Promoted Content