Në mënyrë gjeniale, mbretëresha Elizabeth II përdorte këta aksesorë për të dërguar sinjale sekrete

0

Kur lexojmë për jetën e mbretëreshë Elizabeth II, e kuptojmë qartë se ishte një grua e paharrueshme dhe brilante. Udhëheqëse, diplomate dhe një grua mjaft e zgjuar që dinte si t’i bënte bisht situatave të sikletshme, pa e kuptuar askush.

Sipas Ian Scott Hunter, i cili ka punuar krah Elizabeth për 8 vite, kur mbretëresha thjesht donte të sinjalizonte të tjerët se ishte momenti i duhur për t’u larguar, përdorte buzëkuqin e saj. Ky kod sekret u bënte të ditur vizitorëve dhe zonjave se mbretëresha donte të ikte nga vendi ku ndodhej.

Në mënyrë gjeniale, mbretëresha Elizabeth II përdorte

GETTY IMAGES

“Ajo kishte çantën në anë, nxirrte buzëkuqin dhe e vendoste, pa përdorur pasqyrë. Ky ishte sinjal për zonjat se mbretëresha ishte gati të largohej”, tha Ian.

Një teknikë të ngjashme përdorte edhe për banketet dhe darkat zyrtare. Historiani Hugo Vickers është shprehur  për “People” se kur donte të largohej, mbretëresha vendoste çantën në dysheme.

Në rastet kur e vendoste mbi tryezë, sinjali ishte: paralajmërim se për pesë minuta, do të iknin.

Vickers shtoi se gjithashtu, Elizabeth rrotullonte unazën e saj të martesës rreth gishtit, për të thënë se donte të dilte nga një ambient i caktuar.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu