Në pranga një tjetër punonjës i DRSHTRR në Elbasan

0

DVP Elbasan/Vijon megaoperacioni policor “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Vihet në pranga 25-vjeçari, punonjësi tjetër i DRSHTRR Elbasan që u shpall në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Fraud”.

Në pranga dhe një 38-vjeçar, i cili bashkëpunoi me 3 shtetasit tashmë të vënë në pranga, për shitjen e 3 automjeteve që i morën me qera, të cilave i hoqën GPS dhe i falsifikuan dokumentet.

Si rezultat i veprimeve operacionale të zhvilluara në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fraud”, dhe në vijim të veprimeve të thelluara hetimore procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kapen dhe vunë në pranga shtetasin R. L., 25 vjeç, punonjës i DRSHTRR, Elbasan, i shpallur në kërkim dy ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. Z., 38 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 2 shtetas në bashkëpunim me 2 shtetasit e tjerë të vënë në pranga (1 punonjëse e DRSHTRR Elbasan dhe shtetasi Th. B.), kanë shitur në kundërshtim me ligjin 3 automjete që pasi i morën me qera, iu hoqën GPS dhe i falsifikuan dokumentet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu