Meta apo Metaj do të jetë “non grata” amerikane për ish Presidentin
Shkruan Sokol Pepushaj
Pak para arrestimit të Ilir Metës, pritet të mbërrijë ‘non-grata’, por pak para ‘non grata’, ish Presidenti i Republikës që u rrëshqiti akuzave për krime e pasuri si askush tjetër në Botë, por si gjithë tjerët në Shqipëri, do duhet të dorëzojë njërin nga mbiemrat, ose Meta ose Metaj.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, e nisën vjeshtën me “angazhohemi në mënyrë që të forcojnë rëndësinë e ligjeve dhe institucioneve demokratike”, çka nënkupton “qethje” të leshit 32 vjeçar në kokën plot parazitë të shtetit mafioz, që falë Amerikës mike, sot ngjan me një skelet që i merren këmbët.
Pra, s’ka më jam Ilir Meta o budallenj, e pas dy minutash unë jam Ilir Metaj!
S’ka më tërheqje nga hunda e viktimave, por kërkesë të dorëzohen me ligj identitetet false.
Pra, dorëzo falsitetin, duhej të ishte diçitura e tablosë ku mbështetet telajo 32 vjeçare e 4 Klaneve Mafioze, stampuar në derë të Parlamentit.
Ai që u vu si “tabelë qitjeje” nga Kuvendi për figurën e pastërtisë, ngjan të jetë Ilir Meta, por ende se pse dyshojmë në ca hile brenda. Këtë ish Presidentin, që nuk di si ta prezantosh as këtu në media, ende e “gozhdojnë” me mbiemrin që ai deklaron se nuk e ka, me Meta.
Se këtu fshihet “lepuri”. Deputetët s’dinë cilët janë, Urithi”, Likja, Meta, Metaj, nuk definohen. Në konferenca e takime lajmëron si Ilir Meta, tërbohet e kalon në hipnozë si Ilir Metaj, e në fund përshëndet si Like.
Për ata që kanë kujtesë, nofka Like, përdoret për hajdutin e Floririt të Thesarit të Shtetit.
Thesare e banka nuk kanë humbur jo, janë bërë pasuri pushtetarësh. I kemi gati, vetëm pak qëllim i mirë dhe i kthehen pasurisë së shtetit. Ja për Thesarin e Veriut, vjedhjen më të madhe në Ballkan, të tërë kanë rënë dakord ta falsifikojnë edhe si datë të ngjarjes historike. 16 marsin 1997, ditën me diell kur u thye Thesari me tank, e kanë bërë 22 qershor 1997.
SPAK-u duhet ta hapë urgjent atë dosje, se ka aty emra prokurorësh, hetuesish, gjykatësish e avokatësh, që kanë firmosur falsifikimin zyrtar. Pastaj ejani në Shkodër e pyesni cilindo qytetar se ju a tregon edhe lokalin në Pazar të Vjetër ku 6 persona kanë ndarë si “vëllezër” paratë.
Merr vëmendje fenomeni, se qysh me të parin kryeministër pluralist, kemi pasur të njëjtin lëmsh që askush s’ja kapë fijen. Ende nuk dimë, flasim për Aleksandër Meksin apo për Leka Meksin.
Meksi e gjithë ish kryeministrat, Meta e gjithë ish Presidentët, Rama e gjithë kryeministrat, ishët e qeverive, parlamenteve, komunave e bashkive, e çdo zyre, kanë jo veç pasuri të paligjshme, por edhe identitete të paligjshme. E pranojnë edhe vetë.
Meta është i paligjshëm thotë Metaj.
Ec e deshifroje ish Presidentin e Republikës që nga “brenda” moralit politik do kapë “Peshqit” e Mëdhenj, ndërkohë që nga llogoret diplomatike me “batalionin” antiamerikan, do të nxjerrë jashtë sistemit non- gratën që pritet t’ia sjellin amerikanët!
Meta apo Metaj, po kultivon rrokopujë besimesh nëpër baltovinat e Bablokut. Sot kryeministri, ka elitë të kontrolluar, me paaftësi përfaqësimi e aftësi vjedhjeje në katër cepat e ekonomisë, mafies, drejtësisë, medias, shoqërisë, civile e ushtarake, ku koefiçenti i tyre është, besnikëria ndaj tij.
Me “besnikët” këta bëjnë demonstrim antiamerikan.
Sali Berisha, Fatmir Mediu, Monika Kryemadhi, Qeveria, Parlamenti, Pushteti Vendor, Opozita, Shoqëria Civile, po skicojnë skenarët studiove të televizioneve të krimit ekonomik, për të lëshuar “tymnaja” andej nga rruga e Elbasanit, ku shqiptarët kanë sytë e veshët e po venë edhe ndonjë bast, se kjo non- grata për Liken do ketë mbiemrin Meta a Metaj?/Pamfleti