‘Në Shqipëri gjeta Amerikën’- IRIQI bisedon me ambasadoren Kim

0

IRIQI bisedon me ambasadoren Kim.

Iriqi: – Flitet se u mbush viti që po kërkoni punë dhe s’po gjeni. Pse?
Kim: – Punë kam gjetur plot, por paga ka qenë e ulët.
Iriqi: – Nuk pyetet për pagën, por a mund të na e thoni sa ju kanë ofruar?
Kim: – Aq pak sa nuk më shkohet në Uashington. Se u mësova keq këto vite. Me sa duket do rri përherë në Tiranë.
Iriqi: – Do punoni këtu?
Kim: – Do pushoj se për punë unë ia them veç trillimeve. Jam si Rama, dmth.
Iriqi: – Po çfarë do shpifni?
Kim: – Do vazhdoj refrenin që Shqipëria është bahçe me lule, që njerëzit jetojnë të lumtur, që ekonomia po rritet, që askush nuk e braktis atdheun. Pra rrena.
Iriqi: – Po a mund të gënjejë një ish-ambasadore kështu?
Kim: – Deri sa gënjeva si ambasadore, pse mos rrej si ish.
Iriqi: – Cila ishte gënjeshtra jote më e madhe?
Kim: – Që Berisha u bë non grata pa prova e pa fakte.
Iriqi: – Po pse e bëtë?
Kim: – Se diktoi Soros. Ai thuajse është president në USA. Biden është manekin.
Iriqi: – Nuk të vret ndërgjegja?
Kim: – Më vret veç natën kur fle. Se ditën ndjehem unë si Sorosi në Uashington. Çfarë them, bëhet menjëherë. Madje një ditë do urdhëroj që gjithë shqiptarët të gatuajnë fasule. Por pastaj stepem.
Iriqi:– Pse?
Kim: – Se kam frikë 24 orë më pas. Do helmohet vendi nga gazrat masive.
Iriqi: – Nga 1 deri 10 si u ndjeve këto vite në Tiranë?
Kim: – Si në parajsë. Gjeta Amerikën këtu. Po më ngeli një merak.
Iriqi: – Çfarë?
Kim: – Që një dëshirë e imja, qoftë një, mos të më plotësohej, që një ditë nga qeveria të më kundërshtonin, që një çast të më thonin, mos. Atëhere do besoja që ky popull është krenar, trim dhe patriot. Por ja që këtë brengë nuk ma plotësuan. Ndaj erdha Kim, u bëra Kimete dhe do jetoj si Nafije.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu