Nën sekuestro, inceneratorit të Fierit i alokohet 3,1 mln euro deri në gusht

0

Qeveria, praktikisht Ministria e Financave në asnjë rast nuk është treguar korrekte me pagesat e bizneseve e kontraktuara për pune dhe shërbime, si me inceneratorët.

Kompanitë që realisht kryejnë punime me fondet buxhetore përballen me vështirësi për të marrë pagesat në kohë, duke bërë që vit pas viti të gjenerohen miliona euro detyrime buxhetore për pagesa të pakryera të punimeve.

Kompanitë e inceneratorëve që janë nën hetim nga SPAK për abuzime dhe pastrim parash, moszbatim të kontratave, janë nga të paktat ndaj të cilave respektohet grafiku rigoroz i pagesave dhe që marrin pagesa të rregullta edhe pa zhvilluar asnjë punim.

Të dhënat zyrtare nga dega e thesarit në Ministrinë e Financave, na tregojnë se, për inceneratorin e Fierit pagesat vjetore të parashikuara nga buxheti ishin në vlerën e 376,4 milionë lekë, të cilat janë alokuar tërësisht që në fund të muajit gusht.

Ndërkohë që të gjitha fondet ndaj inceneratorit janë shlyer që në muajt e parë të vitit, për investimet e tjera kapitale janë realizuar deri në fund të 8 mujorit jo më shumë 40 për qind e fondeve të programuara dhe aktualisht janë rreth 130 milionë euro detyrime të prapambetura në llogarinë e qeverisë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu