Neritan Liçaj ironizon produksionet e fundit: Vetëm Mandi i Nishtullës ka ngelur pa bërë film

0

Vitet e fundit kinematografia shqiptare patur shumë prodhimtari, duke sjellë projekte të reja. Si fillim Ermal Mamaqi nisi produksionet e tij me filma dhe serialin ‘H.O.T’ dhe më pas Luizi si protagonist i filmit “ Në kuadër të dashurisë”, gjithashtu një film i ri pritet të vijë nga Noizy dhe Blerim Destani me titullin “Trouble shooters”.

Duket se kjo nuk i pëlqen edhe aq shumë aktorit të njohur Neritan Liçaj, i cili së fundmi ka ironizuar paksa me stil dhe me humor (sipas tij) filmat e fundit.

“Unë e bona një film (si aktor), Ermali me Edin po, Luizi po, Noizy po e bo. Presim vetëm të boj film Mandi Nishtullës dhe ka lezet. Po s’na e tha ça do të thotë sarile?! Pak humor, pa të keq.” – shkruan Neritani në postimin e tij.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu