Hotel Adriatik në Durrës, në pronësi të çiftit Nevila dhe Bensik Dudaj, po kthehet në një zonë dhe simbol krimi.
Krahas aktiviteve të paligjshme, Hotel Adriatik në Durrës po strehon edhe të kërkuar nga SPAK-u për krime të rënda.
Duke u futur në luftën mes bandave, Nevila Dudaj ka strehuar në Hotel Adriatik të shumëkërkuarin Elvis Martinajn, i cili sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, kishte hedhur 500 mijë euro, për të vrarë Endrit Doklen.
Sipas burimeve, Martinaj, bashkë me ekipin shoqërues, është strehuar në Hotel Adriaitik, pa u regjistruar, me qëllim për të humbur gjurmët.
Martinaj shoqërohej edhe nga polici Jeton Lami, të cilin e paguante.
Nuk dihet se sa para u ka dhënë Martinaj çiftit Nevila dhe Besnik Dudaj, të cilët duhet të arrestohen për përkrahaje të autorit të krimit.