Nga brënda SPAK-ut shitet informacioni, Arben Ahmetaj u lajmërua 3 ditë para që të largohej

0

Gazetari Bledian Koka ka deklaruar se në SPAK ka dhe “spiunë”, që dekonspirojnë operacione të institucionit të drejtësisë.

Sipas tij, dosja për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj është një shembull i këtij rasti, dhe se deputeti socialist është njoftuar tre ditë para se të arratisej.

“Jam një njeri që SPAK duhet t’i japë ato kredite që duhet dhe që ka bërë deri më sot. SPAK edhe me vendimin e sotëm, për të hetuar koncesionin e check up-it, një vendim që duhet përshëndetur, sigurisht që SPAK ka problemet e veta. Sigurisht që SPAK ka spiunët e vetë që informacionet e dosjeve ua çojnë të interesuarve, siç ishte rasti i arratisjes së Arben Ahmetajt. Kjo është një e vërtetë që nuk mund të anashkalohet sikur nuk ka ndodhur”, tha gazetari Koka në emisionin “Breaking”

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu