Nga falsifikimi i mandateve të bankës te mashtrimi për blerje apartamentesh, kapet çifti në Tiranë; zbardhet skema

0

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi iu merrnin shuma të mëdha parash qytetarëve, duke i mashtruar se do t’iu blinin apartamente, dhe më pas falsifikonin mandate bankare.

Dy agjentët imobiliarë Elvis Ramca 39-vjeç dhe Veriana Ziu 34-vjeç, iu paraqisnin mandate të falsifukare edhe shoqërive në fushën e ndërtimit, për t’i mashtruar që të lidhnin kontrata për shitblerje apartamentesh.

Sipas informacioneve, ‘specialistja’ në fushën e mashtrimeve Veriana Ziu ka qenë në disa raste e përfshirë në skema përfitimi. Mësohet se 3 vite më parë, 34-vjeçarja edhe pse ishte arrest shptepie vijonte aktivitetin e saj të mashtrimit. Ziu iu siguronte qytetarëve kontrata fiktive punësimi për në Gjermani.

“Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i mashtruar se do t’iu blinin apartamente, dhe më pas falsifikonin mandate banke, për t’i bindur për depozitimin, arrestohen 2 shtetas (bashkëjetues).

Mandatet e falsifikuara, 2 shtetasit ua paraqitnin edhe shoqërive në fushën e ndërtimit, për t’i mashtruar që të lidhnin kontrata për shitblerje apartamentesh.
Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera pas kallëzimeve të disa qytetarëve se iu kishin dhënë shuma parash, 2 shtetasve, të cilët i kishin mashtruar dhe nuk kishin blerë apartamentet e kërkuara në këmbim, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale dhe me shërbimet e Sektorit të Forces së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin e koduar “Agjentët e rremë”.

Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. R., 39 vjeç dhe V. Z., 34 vjeçe, bashkëjetues.

Nga hetimet e kryera dyshohet se 2 shtetasit iu kanë marrë shuma të konsiderueshme parash, qytetarëve, duke iu premtuar se do t’iu blinin apartamente.

Pasi përvetësonin paratë, 2 shtetasit falsifikonin mandate banke, për të mashtruar qytetarët se paratë ishin depozituar.

Më pas, dokumentet false i paraqitnin dhe te përfaqësues të shoqërive në fushën ndërtimit, me qëllim lidhjen e kontratave fiktive, për shitblerje apartamentesh.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu