Shkruan Idriz Morina
Por, nëse Kuvendi vazhdon me procedurën e filluar, ku i propozuar është Glauk Konjufca, dhe deputetët e opozitës vazhdojnë të refuzojnë të rrinë në seancë, në votimin e parë, atëherë, zgjedhjet mund të mbahen edhe në muajin maj!
Gjykata Kushtetuese mori vendim dhe qartësoi dispozitat kushtetuese se nëse 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit, nuk zgjidhet apo rizgjidhet presidenti i ri, vendi shkon në zgjedhjet me automatizëm.
Pra, Gjykata rrëzoi keqinterpretimet edhe të profesionistëve të mëdhenj, të cilët e mbivendosnin dispozitën për shpërndarjen e Kuvendit, mbi dispozitën për zgjedhjen e Presidentit. Pra, një mbivendosje shumë më shumë filozofike dhe larg asaj që është e shkruar.
Gjykata Kushtetuese, e qartësoi se Kuvendi shpërndahet me automatizëm pas tejkalimit të afatit, pra para hyrjes në 30 ditëshin e mbetur të mandatit presidencial.
Kjo e qartësoi se Presidenti, dhe as Vjosa Osmani në këtë rast, nuk mund të vendosin për fatin e Kuvendit, pra nuk mund ta shpërndajnë atë.
Por, ajo që la shije të hidhur ky vendim, sikurse ka ndodhur edhe në të kaluarën, Gjykata Kushtetuese pranoi ndëhyrje jashtë saj.
Ndërhyrjet ishin të qarta:
1. Nga brenda vendit, institucionet, në këtë rast mekanizmat e partisë në pushtet dhe
2. Nga Jashtë, nga diplomatë të huaj, siç është evidentuar shkuarja e disa diplomatëve europian!
Shpresojmë, që amerikanët të mos pajtohen me këtë ndërhyrje, pra që sipas europianëve të zgjidhet me çdo kush një president i ri!
Po ashtu nuk përjashtohet pas kësaj, se Gjykata Kushtetuese mund të ndikohet edhe nga grupe të errëta ose ka qenë e ndikuar në të kaluarën!
Nga nesër edhe 33 ditë afat për zgjedhjen e presidentit/-es nga Kuvendi! Nëse dështon, atëherë në zvarritjen maksimale, duke e lënë Kurti mbledhjen e Kuvendit në 3 ditët e fundit të afatit, pra nga data 25 prill, atëherë zgjedhjet mund të mbahen me 7 ose më së voni me 14 qershor!
Por, nëse Kuvendi vazhdon me procedurën e filluar, ku i propozuar është Glauk Konjufca, dhe deputetët e opozitës vazhdojnë të refuzojnë të rrinë në seancë, në votimin e parë, atëherë, zgjedhjet mund të mbahen edhe në muajin maj!








