Nga shpërblimi 20 mijë € për bebet, tek udhëtimi pa viza në SHBA/ Çfarë përmban programi i Bashës

0

Edhe pse jemi 1 vit larg zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës, Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha ka prezantuar sot programin elektoral.

Në fokus, sipas Bashës janë shqiptarët dhe masat kundër shpopullimit të vendit. Ndër të tjera, Basha premton mbështetje për të rinjtë, familjet e reja, por edhe udhëtime pa viza drejt Amerikës.

-2,000 për çdo bebe. 20 mijë euro për fëmijën e tretë

-30 mijë çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë

2. MENDJE E SHËNDOSHË, TRUP I SHËNDOSHË:

-Drekë për nxënësit në gjitha shkollat 9-vjeçare dhe te mesme dhe shkollë gjatë gjithë ditës, kurse kompjuteri, gjuhe të huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri në orën 16.

3. NEXTGEN:

-Trajnim/praktike punë e paguar 1-vjeçare për të marrë një profesion për 10mijë te rinj pas shkollës së mesme (qe nuk vazhdojnë universitetin) por edhe për student të sapodiplomuar, si urë lidhëse mes shkollës dhe tregut të punës. Katër Kampuse Kombëtare ku do te trajnohen 25 mijë të rinj në fusha prioritare të teknologjisë së informacionit dhe programimit.

4. FLAT TAX. 9 %

5. PROFESIONET E LIRA. TATIM 9%

6. REFORMA E PRONËS!

-Zgjidhet menjëherë pa burokraci. Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë. Lëshimi i obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës. Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis.

7. MBËSHTETJE PËR FAMILJET FERMERE

-Çdo vit do të akordohen 100 milion euro subvencion direkt për bujqësinë dhe blegtorinë

-50 milion euro në infrastrukturë, për mbështetje të drejtpërdrejtë Përfitues 150 mijë fermerë.

8. PENSIONET RRITJE DHE BONUS PERIODIK

9. STATUSI I TË PËRNDJEKURIT

-Me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish-ushtarakut.

10. SHQIPTARËT PËR SHQIPËRINË:

5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjeç qe angazhohen në 4 vite shërbim aktiv në forcat e armatosura, bashkë me trajnimin marrin një profesion ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjeç.

11. KRIJOHET “Xhandarmëria Kombëtare”

12. NJËSIA E ZBULIMIT DHE RIKUPERIMIT TË PASURISË SË VJEDHUR: për të gjitha pasuritë e vjedhura shtetit/publikut

13. GJYKATA E AUDITIT

14. Shteti merr përsipër të zeroje çdo detyrim të qytetareve në problematikat me natyre administrative ne raport me institucionet e shtetit

15. UDHËTIMI PA VIZA NË AMERIKË BRENDA MANDATIT

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu