Ngjela dhe Bushati kërkojnë shkrirjen e PD-së si parti politike pas 12 vite humbje radhazi

0

Avokati Spartak Ngjela mendon se Partia Demokratike nuk duhet të jetë më fare një parti politike në Shqipëri pas humbjes së radhës dhe me kryetarin non grata në SHBA si i korruptuar.

“Partia Demokratike e thelloi edhe më tepër krizën e saj në votimet elektorale të këtij viti.
Nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo mjafton për të mos qenë fare parti politike në Shqipëri. Pa mbrojtjen e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne shqiptarët kurrë nuk do të kishim fituar shtetin e dytë në Gadishullin Ilirik – Kosovën.
Por ne nuk kemi politikë qeveritare me kualitet të lartë profesional, sepse, si territore të Arbërisë shqiptare ne kemi ende dhe 3 Kosova të tjera për të marrë“, shkruan Ngjela.

Ndërkaq, edhe analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se PD duhet të shpërbëhet pas humbjes për herë të tretë, por shtoi se kjo nuk do të ndryshojë gjë në Shqipëri, pasi Edi Rama ka ndërtuar një regjim autokratik, që gjithmonë do t’i kundërvihet me mjete jo demokratike kundërshtarëve të tij, cilëtdo qofshin ata, përfshirë partive të reja.

“Dorëheqja e Berishës? Kjo s’ka për të ndodhur, por po tê më pyete, padiskutim duhet të ikë. Shkoj më tej, PD duhet të shpallë shpërbërjen. Nuk ekzistojnë më, dështuan tre herë”, tha Bushati.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu