Një grëth i futet poshtë fustanit dhe e pickon mbretëreshën e Danimarkës

0

Një episod i papritur u regjistrua nga kamerat në qytetin Grasten të Danimarkës, ku ndodhet rezidenca verore e familjes mbretërore.

Mbretëresha Mary e Danimarkës, me origjinë australiane, u shfaq publikisht së bashku me bashkëshortin e saj, Mbretin Frederik, dhe dy nga katër fëmijët e tyre, kur u pickua nga një grerëz gjatë një takimi me qytetarët.

Gjatë momentit kur po mbante një buqetë me lule të dhuruar nga qytetarët, Mbretëresha u pa duke reaguar e befasuar dhe duke kapur këmbën e saj nga dhimbja, pasi grerëza ishte futur në pjesën e brendshme të fustanit të saj.

Pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale tregojnë Mbretëreshën Mary të shqetësuar dhe të tronditur, ndërsa më pas u detyrua të largohej nga vendi i ngjarjes për të marrë ndihmë mjekësore në një hotel aty pranë. Sipas Sky News, ajo kërkoi që familja e saj të vazhdonte aktivitetin e planifikuar.

Revista daneze Billed Bladet raportoi më vonë se Mbretëresha është në gjendje të mirë dhe po rikuperohet pa komplikime.

“Mbretëresha nuk duket të ketë pësuar ndonjë ndikim serioz nga pickimi dhe, së bashku me Mbretin, princeshën Isabella dhe princin Vincent, përshëndetën qytetarët që kishin dalë në shesh,” thuhet në artikullin e tyre.

Ndërkohë që disa dyshojnë se grerëza ishte fshehur në buqetën me lule, të tjerë spekuluan me humor se fundi me motive lulesh i Mbretëreshës mund ta ketë hutuar insektin, duke i shkaktuar “konfuzion” dhe përfundimisht një ulje të pavullnetshme.

Familja mbretërore pritet të qëndrojë në pallatin Grasten për disa javë, ndërkohë që detyrat e përfaqësimit i janë deleguar djalit të madh të çiftit mbretëror, princit Christian, 19 vjeç

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu