Shkruan Zef Ndreka
Akuza për korrupsion pasiv mbi Berishën gjatë qeverisjes së tij, është sigurisht më e lehta që mund t’iu artikulonte fillimisht për të marrë masa ndaluese dënimi, siç është arresti në shtëpi.
Ky lloj arresti, me kujton Nexhmije Hoxhës që u dënua për shpërdorimin e 8-kafeve në ditë, që ishte një akuzë qesharake dhe tallëse për gjithë shqiptarët kur ajo dhe sistemi i tij duhej të dënoheshin për genocid.
Mbase po gjykohen gjithë kushtet që lidhën me moshën, me pozicionet shtetërore që ka mbajtur si ish President, si ish Kryeministër dhe realisht si lidër i përhershëm i PD-së edhe kur nuk ka qene juridikisht kryetar i saj.
Deri më sot, trajtimi i tij është i njëanshëm nga drejtësia, kur ai duhej të akuzohet per vepra të tjera që realisht i ka kryer.
Ai duhet të hetohet për shpenzimet ne rrugën e Kombit, Milot-Morinë, ku dyshimet për rryshfete dhe abuzime kalojnë qindra e qindra milionë dollarë.
Ai duhet të hetohet e të gjykohet për vrasjen e 4-qytetarëve të pa fajshëm në Bulevard sepse protestonin kundër korrupsionit të Ilir Metaj.
Berisha me bashkëpunëtorët e tij duhet të hetohen e të gjykohen për firmosjen e ujrave detare në favor të shtetit Grek, duke prekur integritetin e Shqipërisë.
Sali Berisha duhet të hetohen e të gjykohet për rolin e tij në firmat piramidale, per vjedhjen e parave të popullit përmes skemave mashtruese të tij.
Ai duhet të hetohen e të gjykohet per rolin që ka luajtur në thyerje e embargos duke furnizuar me karburant makinerinë ushtarake të Millosheviçit në luftë kundër popullit shqiptar të Kosovës.
Ai, duhet hetuar e gjykuar për Gërdecin, per vrasjen e dhjetrave qytetarëve në fabriken e vdekjes.
Mbase, këto dhe të tjera bëma të Berishës do të hetohen, por për SPAK-un, do të ishte thjeshtë qesharake të ndalej vetëm tek Klubi Parizani, w cila është akuza më e lehtë dhe më e pa dëmshme për të.
Edhe arresti në shtëpi, për mendimin tim, vetëm e lehtëson, por nga ana tjetër, mban peng të pazgjidhur problemin e opozitës.
Do të ishte më e ndershme për SPAK-un dhe gjykatën, të jepnin vendimin për të fjetur në Selinë e PD-së, kështjellën përsonale të Berishës.
Kështu, Berisha edhe “arrestohet në shtepi”, edhe vazhdon e mban peng më tej opozitën.
Prandaj, Gjykata krahas mases së arresti, duhet të përzgjedh edhe një krevat të rehatshëm për doktorin legjendë!