Një petë e lakrorit u hoq…

0

Shkruan Zef Ndreka

E kemi thënë disa herë se Amerika e ka shumë seriozisht luftën kundër korrupsionit në Shqipëri dhe për këtë arësye, investoi edhe reformën në drejtësi. Shpalli disa përsona non grata, një ndër to edhe Berisha. Demokratët foltoristë, e pritën keq dhe e kundërshtuan sa munden vëndimin amerikan, duke i besuar Berishës, liderit të tyre historik, se është vëndim politik, madje i kurdisur nga Soros e kompani. Aq mirë e luajti lojën, aq bukur i kurdiste rrenat Berisha nga foltorja në foltore, sa shumë shqiptarë e besuan, duke anatemuar vëndimin amerikan.

Vëndim i cili nuk jepte argumente, vetëm aresye. Pikërisht, duke ditur këtë dhe duke njohur forcën amerikane, Berisha e kuptoi fort mirë se është pa kohë! E dinte shumë mirë se koha punon kundër tij dhe nisi betejën për interesat përsonale kundër Amerikës duke përçarë PD-në, dhe duke e përzier atë për çështjen familjare Berisha. Paratë e korrupsionit të derdhura lumë në organizime foltorësh e firmëtarësh , në stadiume e kongrese, në media vizive e gazeta, në portale e analist kundër PD-së zyrtare dhe Amerikës , ja arritën të perçajnë Partinë Demokratike, të ndikojnë në gjykatë në një vëndim skandaloz njohjeje të kongresit të pa ligjshëm, me vula e logo të fallcifikuara dhe me një pushtim të zyrave qëndrore. Ai, në betejën e tij për jetë a vdekje, u ndihmuar fuqishëm nga presidenti Meta dhe kryeministri Rama, i cili i porositi strukturat e tij, çunat problematik dhe ministrat që Shtëpia e Lirisë të fitojë në Shkodër! Per këtë do merrem herë tjetër . Por këto ditë , vjen lajmi tjetër, vëndimi i Britanise së Madhe i bashkohet atij Amerikan për 27 përsona të përfshirë në korrupsion dhe në sistemin e drejtësisë. Një ndër to , Sali Berisha, që e pranoi vetë njoftimin që i kishte ardhur!

Shpalljet non grata, po bëjnë që ti dalin shpejt petat lakrorit. Shpallja nga Britania e Madhe, ishte akoma më shokuese për Berishën dhe për 26 të tjerët, që do i mësojmë në ditët në vijim. Britania e Madhe foli, me qëndrim dhe konkretisht me fakte. Sapo filloi t’i hape petat lakrorit. Ajo përmendi emrin e Fazlliçit. Përmendi gjithashtu në detaje aferat e tij me familjen Berisha. Kush është Fazlliç ?! Per shqiptarët , Fazlliçi është personi që Sali Berisha, e fuste me krenar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisht Kombëtare! Sido qoftë, vetëm kjo do të ishte e mjaftueshme për Sali Berishën të shporret një orë e më parë nga çdo objekt e subjekt publik. Një pete lakrori u hoq dhe sa shumë korrupsion doli për t’a mësuar shqiptarët. Po presim…

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu