Shkruan Azgan Haklaj
Papa Françesku dha frymën e fundit një ditë pasi bekoi të gjithë të krishterët për festën e Shenjtë të Pashkëve.
Bota katolike është në zi…dhe jo vetëm.
Në zi është i gjithë njerëzimi të cilit Papa i uronte paqe, drejtësi dhe civilizim.
Nëse ka një komb i cili pas Shën Pjetrit duhet të ulë flamurin në gjysëm shtizë ai është Kombi Shqiptar.
Pa shumë histori gjenealogjie religjioze dua t’ju kujtoj të gjithëve se ai që ligjeroi Krishterimin ishte Perandori me origjine Dardane Konstandini i Madh.
Gjergj Kastrioti ishte perdja e hekurt që ndaloi Perandorisë Osmane për të intervenuar në perëndim ndërsa Shenjtorja jonë Nënë Tereza ishte përçuesja hyjnore e vlerava humane të Krishterimit.
Në këto kushte i kërkoj shqiptarisht e politikisht Z Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë, dhe Presidentes të Republikës së Kosovës Znj Vjosa Osmani të shpallin një ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Shenjtërise së Tij Papa Françesku.