Një yll u shua sonte… në qytetin që urren dritën

0
Shkruan Mimoza Rexhvelaj
Një vajzë e re 18 vjec i dha fund jetës mu në mes të qytetit, mu në mes të Malësisë…
Nuk e njoh, por nuk më ndalon askush t’i them dy fjalë për ty voglushe. Nuk t’i di plagët, as dhimbjen që të shtyu drejt këtij akti fatal… di që asgjë dhe askush nuk e meriton këtë sakrificë.
Ti ishe e re, e bukur, plot dritë e jetë. Ishe copë ylli që shkëlqente në një qytet që dritën e urren, dritën nuk e do…drita ia vret sytë.
Ikja jote tragjike më ligështoj shpirtin, më mbushi me inat kundër të gjithë atyre që të lënduan aq sa të hiqje dorë nga jeta. Aq sa të prekje fundin duke mbyllur jetën tënde, në pikën kur duhet ta nisje…
Kjo shoqëria jonë me moral të prishur, të mykur, të kalbur sonte duhet të ndjejë turp nga vetja për çdo fjalë që lëshon pa e peshuar, për çdo lëndim që ia bënë tjetrit pa i ditur arsyjet dhe shkaqet, rrethanat ku njerëzit jetojnë…
Në librat e shenjtë thuhet: “Kush nga ju është pa mëkat, le të hedhi gurin i pari…”
Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe!
Zoti të mëshiroftë voglushe!
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu