Njerëzit e Ervis Martinajt i sabotuan takimin elektoral Ramës

0

Gazetari Artan Hoxha ka folur për çështjen më “të nxehtë” të muajve të fundit në Shqipëri, zhdukja e Ervis Martinajt.

Hoxha përsëriti sërish se Martinaj kishte marrë shtëpi pranë kryeministrit Edi Rama në Surrel, ndërsa në lidhje me zhdukjen e tij nuk përjashtoi përfshirjen e agjencive të zbatimit të ligjit.

“Martinaj humbi në datën 9 gusht. Kam dalë ditën e hënën në 24 gusht dhe tre ditë më mbrapa ka dalë kryeministri e ka thënë që do hapen e do jenë online. Koecidenca që lojërat e fatit i mbyllen në kohën që ai është në burg dhe hapen në kohën që erdhi informacioni ai është zhdukur, është eliminuar fizikisht edhe pse nuk ka një kufomë.

Ai ka pasur dy banesa në Surrel dhe ka tentuar të blejë një të tretë. Për një farë kohe ai ka qenë komshi me kryeministrin e Shqipërisë. Ngjarja që i ka ndodhur Ervis Martinajt nuk mund të përjashtohet as përfshirja e agjencive të zbatimit të ligjit, as heshtja e opozitës dhe qeverisë. Familjarët e tij kanë të drejtë të kenë informacion se çfarë ka ndodhur, ku ndodhet kufoma e tij, kush e ka eliminuar”, tha Hoxha në emisionin “Pressing” në T7.

Gazetari Hoxha kujtoi gjithashtu edhe rastin kur Rama tentoi të mbante një takim elektoral në zonën e Lezhës, ku u bllokua nga njerëzit e Ervis Martinajt. Hoxha vuri në dukje deklaratën e Ramës në atë kohë i cili tha se “ne e dimë që në atë makinë është drejtori i lojërave të fatit”.

“Zoti Berisha ka reaguar 20 ditë mbrapa dhe në reagimin e fundit para 24 orësh la të kuptohet që nuk jeton më. Dhe kryeministri Edi Rama ka qenë i detyruar të reagojë. Mbas ka pasur një reagim në fushatë direkt, në fushatën e zgjedhjeve të kaluara, ku Edi Rama mbas një tentative për një takim elektoral në zonën e Lezhës, është bllokuar dhe është sabotuar nga njerëzit e Ervis Martinajt, është kthyer në mbrapsht dhe ka thënë para elektoratit të tij dhe ka thënë “ne e dimë që në atë makinë është ai drejtori i lojërave të fatit, ne e dimë targën”. Dhe thotë jo regjimi, por patronazhimi. Nuk është në stilin e Ramës që të ndërhyjë në ngjarje. Publikisht nuk merr përsipër akuza direkt”, tha Hoxha.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu