Nr. 100 i gazetës në print

0
“Shqipëria etnike” hyri në vitin e shtatë të botimit

Gazeta “Shqipëria etnike” me dinjitet hyn në vitin e shtatë të botimit. “Bashkimi shpirtëror i gjithë shqiptarëve” ishte substanca që kjo gazetë do kishte në fillim shekullin e paqes me plagët e mijëvjeçarit të luftrave në trup. E dinim se është një ndërmarrje e vështirë për vetë mentalitetin, veçmas të lexuesit që nën një titull të tillë gazete, fillimisht priste të shkruante për luftëra, beteja, fitore e pabesi.

Dhe me profesionalizëm, stafi i kësaj gazete, tashmë të njohur e të respektuar në katër anët e globit, të botuar në shqip, anglisht e italisht, arriti të ulë tytat e nxehta të debatit. Gjithsesi gazetarët e bashkëpunëtorët ishin përballë qytave shpeshherë. Të atyre qytave e kokave të nxehta që nuk arritën të përdhosin as misionin fisnik të gazetës, as pagëzimin e këtij mijëvjeçari të ri, “Mijëvjeçari i Paqes”.

Kjo gazetë kishte në thelb lirinë dhe të drejtën njerëzore. Përgjatë gjashtë viteve nuk pati as edhe një herë çensurim ndërgjegjeje, sikundër nuk u botua as edhe një shkrim i paverifikuar ose nën një emër pseudonim që redaksia nuk e njihte mirë. E drejta e fjalës nuk iu mohua askërkujt, por ama gjithmonë kemi patur dhe do kemi parimin se e drejta e fjalës nuk është e drejtë absolute. Kështu, janë me mijëra shkrimet edhe që nuk kanë parë dritën e botimit. Jemi përpjekur dhe do përpiqemi t’i shërbejmë të mirës, paqes, integrimit në strukturat euro-atlantike.

Ne, në të vërtetë i kemi thënë gjërat me guxim, ku edhe pak ditë para hedhjes në erë të Dy Kullave Binjake me 11 shtator 2001, kemi patur një shkrim, ku në analizën tonë vinim përballë dy frontet: terrorizmin dhe perëndimin. Kemi patur kurajon me qindra herë të analizojmë, komentojmë, investigojmë edhe substancat e qenieve njerëzore, të drogës, armëve, shitjen e vizave nëpër ambasada e konsullata, saqë një përfaqësues diplomatik i një shteti perëndimor pat ndërprerë mandatin në mes në Shqipëri në vitin 2003, pas publikimit në çdo numër gazete të punës së dobët dhe kundër interesave të shtetit shqiptar. Të gjithë shqiptarët kanë parë se si gazeta jonë, vërtet e pavarur, vërtet tribuna e mendimit të lirë intelektual shqiptar, por edhe e shumë vendeve perëndimore, ka denoncuar hapur veprimtarinë e shumë bosëve të krimit e terrorit, nga të cilat edhe jemi kërcënuar me jetë. Madje, një rast tepër i rëndë ka qenë një mesazh përmes postës elektronike të gazetës, në emër të Osama Bin Ladenit, mesazh i cili kaloi në vemendjen e një shërbimi të specializuar amerikan. Është fjala për një mbështetje që perëndimi ka dhënë për shqiptarët këto vite, pasi populli ynë në të vërtetë, pavarësisht zelleve sparodike terroriste, askurrë nuk ka dashur të besojë tek angazhime lindore komuniste, aq më keq terroriste. Kjo ndoshta për fatin se shqiptarëve më shumë se çdo populli në Europë iu desh ta paguajë shtrenjtë, preventivin e fatit, ose të paaftësisë gjeneruese.

Gazeta jonë pra, është ndeshur edhe me indiferenca e kundërshtitë, sidomos kur i ka hapur hapësirë mendimit të Oriana Falaçit apo shumë personaliteteve të shquara të letrave. Për pasojat që rezonojnë gjatë relaksit të qëllimit të mirë, i kemi pranuar. Edhe kur kemi goditur konstruktorët e platformës së terrorizmit, trashëguesit e tyre kanë vikatur se i fyem. Kjo nuk është e vërtetë, pasi ajo për të cilën mund të flasim edhe pa u menduar dhe të sigurohemi se kemi thënë në një mënyrë të vërtetën, janë liritë e të drejtat e njeriut. Këto pra janë obligime ndërkombëtare dhe respektohen.

Ne e kemi vlerësuar se sa të vështirë e kanë kultura të veçanta të dallojnë se ku fillon liria dhe ku evidentohet shkelja e lirisë së tjetrit. Është thjesht çështje koncepti dhe ndjeshmërie. Për ditët e sotme kjo do hynte tek lukset. Normalisht, nuk mund të jetë injorancë, por shprehje e mosnjohjes së mënysë perëndimore, ku të gjithë në aparencë pranojmë se sa e duam.

Pra, gazeta hyn në vitin e shtatë të botimit. Si deri më sot ajo do jetë e hapur, me frymë lirie, demokracie, logjike. Nga kjo gazetë kanë dalë dhjetëra gazetarë që sot punojnë në media të ndryshme, edhe perëndimore. Kjo gazetë do jetë një shkollë edhe për shumë shumë të tjerë.

Kemi bërë ca rrugë, kemi përpara tepër më shumë.

Sokol Pepushaj

 

Valixhja diplomatike e Konsullatës Italiane në Shkodër

Celja e konsullates se Italise ne Shkoder, shenoi dallendyshen e pare te rikthimit te selive diplomatike perendimore ne kryeqendren e Veriut, pas nje izolimi mese 50 vjecar te vendit tone. Ishte viti 2000 kur u njoftua hapja e Konsullates se Italise ne Shkoder, nje qytet i cili, nder shekuj, ka sherbyer si nje ure e forcimit te marredhenieve ne mes Shqiperise dhe Gadishullit Apenin.

Konsullata gjeti nje shtrat te ngrohte per rifillimin e “nje dashurie te vjeter”, e cila ne fakt edhe gjate diktatures komuniste, nuk ishte nderprere asnjehere. Kanalet televizive shteterore te RAI-it, me njemije e nje menyra, me shume veshtiresi dhe “sajesa antenash”, kishin fituar “te drejten e qytetarise” shkodrane. Festivali i San Remos, mendoj se ndiqej me te njejtin interes dhe kersheri si edhe ne Rome. E njejta gje mund te thuhet per sportin italian, ne menyre te vecante, futbollin “calcio”-n e Serie A. Ne fakt, Shkodra perfitonte nga nje repetitor qe ishte vendosur aso kohe ne afersi te malit te Taraboshit, nga ana jugosllave.

Ne vitin 2000, behej fjale per nje rikthim te njeres nga 7 konsullatat, qe ne kohe te ndryshme, njeheresh e kthenin Shkodren ne nje qender te preferuar edhe per diplomacite e huaja jo vetem fqinje, por edhe perendimore.

Stefano Deleo, do te rregjistronte emrin e tij si i pari konsull i Italise se pas viteve ’90 ne qytetin e lashte, filoitalian ne gen, te Shkodres. Sigurisht, si cdo seli tjeter diplomatike, edhe ajo italiane, do te kishte probleme, vecanarisht ne lidhjen e kontakteve me kategori dhe shtresa te ndryshme. Por duke perfituar nga sa thame me siper, Deleo dhe stafi i tij, nuk paten shume pune ne kete drejtim. Pas autoriteteve vendore, institucioneve te ndryshme vendore, Deleo i kushtoi nje rendesi jo te vogel, edhe raportit me mediat, pa bere dallime, si ato vendore, ashtu edhe korrespondentet e mediave qendrore ne Veri. Edhe ne aktivitetin e nje selie diplomatike, sidomos ne hapat e pare te nje rikthimi pas shume dekadash, do te kete ulje- ngritje. Pergjithesisht, duhet pranuar se Deleo ishte i suksesshem ne detyre, kjo fale edhe bashkepunimit me mediat, duke i mbajtur te informuara, por edhe duke i afruar edhe ne takime miqesore, brenda e jashte konsullates. Ne perfundim te aktivitetit te tij ne Shkoder, Deleo, nje diplomat nga Veriu i Italise, u largua duke marre me vete edhe titullin “Qytetar Nderi”. Pervec perpjekjeve te tija, ne akordimin e ketij titulli nga Keshilli Bashkiak i Shkodres, nje rol jo te vogel luajti edhe pasqyrimi, ne disa raste edhe amplifikimi, qe mediat e gazetaret i bene punes se tij.

Roberto Orlando, tashme nje jugor italian nga Lece, do te ishte i dyti qe do ta merrte drejtimin e Konsullates se Italise ne Shkoder. Ai vinte nga detyra e sekretarit te pare te Ambasades se Italise ne Tirane, i ngarkuar me marredheniet me Shtypin. Nje artist ne shpirt, i prezantuar edhe si violinist, i kushtoi nje rendesi te vecante prezantimit te pare, duke perzgjedhur gazetaret, edhe ne takime te vecanta, por edhe duke i ftuar ne grup per nje kafe miqesore. Strategjia diplomatike e Orlandos, ishte sa e thjeshte aq edhe efikase. Duke mbajtur vazhdimisht te informuar per cdo aktivitet te konsullates mediat dhe permes tyre publikun, krijoi nje transparence maksimale me qytetaret dhe institucionet e interesuara. Ne raportet jo vetem me mediat, pushtetin vendor, intelektuale dhe figura te njohura, por edhe me qytetare te thjeshte, Orlando dhe stafi i tij, thyen mjaft tabu, duke sjelle risi te mirefillta ne aktivitetin diplomatik. Selia diplomatike, celej jo vetem ne raste festash kombetare te Shqiperise apo te Italise, por edhe kur kishte nje aktivitet kulturor, apo edhe nje kampionat Evropian apo Boteror futbolli, sigurisht kur luante Italia e tij. Per te gjitha keto, fale bashkepunimit me mediat dhe kontributit te patjetersueshem te tyre, Orlando mund te cilesohet si konsulli me i suksesshem ne Shkoder, por njekohesisht u largua nga qyteti duke marre titullin e merituar “Qytetar Nderi”.

32- vjecari Stafano Marguccio, eshte tashme prej disa muajsh, konsull i Italise ne Shkoder. Nje verior italian nga Toskana, shume i lidhur me familjen e tij te re (bashkeshortja dhe nje vajze disa muajshe) por edhe me prinderit, do te perfaqesoje vijimesine e valixhes diplomatike italiane ne Veriun e Shqiperise. Shpesh here, krejt i vetem dhe ne kembe, konsulli Marguccio eshte pare te shetise rrugeve te qytetit, te takohet me te njohur dhe madje te pije kafe ne disa lokale te caktuara. Nuk eshte aspak rastesi qe urimet e para per detyren e re, atij i erdhen pikerisht nga Unioni i Gazetareve te Veriut dhe gazeta “Shqiperia Etnike”. Ne kufinjte e lejuar profesionale, ne cdo moment dhe rrethane, konsullata ka gjetur mbeshtetje tek te gjitha mediat dhe gazetaret pa perjashtim. Nga ana tjeter, asnje gazetar, i cili ka paraqitur dokumentacionin e nevojshem ne konsullate, nuk eshte kthyer asnjehere mbrapsht. Njekohesisht, asnjehere, asnje gazetar nuk ka shkelur afatet kohore te shfrytezimit te vizave. Ne kete drejtim, duket se edhe konsulli Marguccio, aq me teper nje drejtues sindikalist ne Ministrine e Jashte te Italise, ku ka punuar para se te emerohej ne Shkoder, do te deshironte te vijonte marredheniet, duke qene strikt ne respektimin dhe zbatimin e kritereve qe ne keto raste, jane te percaktuara nfa Farnesina dhe Ambasada e Italise ne Tirane.

Ne kete fryme, mendojme se nuk ishte rastesi, qe nje nga takimet e para te planifikuara ne formen e prezantimit, nga Marguccio ishte planifikuar me mediat dhe gazetaret. Ne ditet e para te nentorit te kaluar, gazetaret kryesore te Veriut, specifikisht te Shkodres, moren ftesen per nje takim ne mjediset e Konsullates, dhe te gjithe e pranuan me kenaqesi. Pjesmarres ne nje nga seminaret e organizuara ne Shkoder, gazetaret planifikuan dite me pare qe te mos pengoheshin per te vleresuar ardhjen e konsullit te ri te Italise. Cuditerisht, rreth 2 ore para takimit, Marguccio, permes sekretares se tij, i njoftoi gazetaret se takimi anullohet pasi “ishte thirrur me urgjence ne Ambasaden e Tiranes”. Mbase mund te ishte normale, dhe gazetaret sigurisht e mirekuptuan. Pritej nje tjeter takim, i cili deri tani akoma nuk eshte njoftuar. Nderkohe, Marguccio ka zhvillur shume takime me disa kategori shoqerore, drejtues vendore, ne hapesiren gjeografike qe ka juridiksion selia diplomatike italiane ne Veriun e vendit tone.

Deri me tani, mediat apo edhe gazetare te vecante, nuk jane njoftuar per ndonje takim, qofte edhe kortezia, per nje kafe njohjeje. Megjithese, realisht presim nje agjende te aktivitetit te konsullates, synime dhe objektiva reale, tashme qe viti 2007 ka kaluar 15 ditet e para te jetes. Njekohesisht, behet fjale per nje vit, i cili mund te sjelle shume zhvillime per shqiptaret, levizjen e lire te tyre, indirekt edhe per selite diplomatike perendimore, e ne vecanti per Konsullaten e Italise ne Shkoder. Sic dihet, Shqiperia po negocion nje lehtesim te rregjimit te vizave per kategori te vecanta, ku do te perfshihen edhe gazetaret, per nje lehtesim te procedurave per marrjen e vizes Shengen, por edhe me gjere. Persona, te cilet kane marre nje vize Shengen dhe e kane respektuar afatin e perdorimit te saj, mund te ripajisen me nje tjeter vize, me afat me te gjate se paraardhesja, pa patur nevoje per te paraqitur nje “mal me dokumenta”, ne kete rast, fare te panevojshme.

Ne kete kuader, valixhja diplomatike e Konsullates se Italise ne Shkoder, duhet te hapet, per te shpalosur objektivat per kategori te ndryshme si bisnesi, intelektualet, pushtetaret vendore, personalitetet, studentet etj. Kjo mund te arrihet permes komunikimit dhe bashkepunimit me mediat dhe gazetaret, e permes tyre me publikun e interesuar. Stafi i konsullates, edhe ai shqiptar, pertej zerave te ndryshem qe kane qarkulluar dhe do te qarkullojne ne kohe te ndryshme te aktivitetit te selise diplomatike, ka nje rendsi te vecante. Megjithate, jo vetem konsulli Marguccio, por edhe te tjere diplomate te nivelit me te ulet, nuk duhet te bazohen verberisht ne ate qe u serviret, qofte edhe nga njerezit e tyre me te afert. Miopia, eshte semundja qe fitohet edhe pa deshire, ne raste te tilla dhe ne nuk do ia urojme askujt, e cila mund te shoqerohet edhe me dashakeqesi te qellimte per interesa te ngushta dhe ne dem te komunitetit e konsullates.

Me fillimin e vitit te ri, mediat e gazetaret, e permes tyre edhe publiku, jane te interesuar te mesojne dicka, pas hapjes se valixhes diplomatike te Konsullates se Italise ne Shkoder, e cila fatkeqesisht apo edhe fatmiresisht, eshte akoma dallendyshja e pare e selive diplomatike ne Veriun e Shqiperise.

 

Blerti Delija

 

Ruaje Zot Shqypnin nga Shqyptaret

Nga Albert VATAJ

Aktualiteti i kësaj shprehjeje frazeologjike të Homerit të letrave shqiptare, At Gjergj Fishta e gjejmë të mishëruar në tërësinë e jetës politike shqiptare. Kriza që ka kapluar vendin që në mesin e vitit që lamë pas, për tu ashpërsuar në kacarritjet e para të vitit 2007, e skapulluar pas qasjesh të pafundme të ndërkombëtarëve dhe faktorëve të tjerë jokokënxehte, në gjenezën e saj ofron si të vetmin shkaktar interesat politike të palëve. Kokfortësia, meskinitetet dhe fodullëku nga njëra anë, përpjekja për të shfaqur panoramën e një tolerance nga ana tjetër, bashkudhëtuan nëpër një terren tepër të thyer. Tërësia e gjithëkësaj dukurie politikëbërjeje që karakterizoi disa muaj radhazi atë që mund ta quajmë situatë parazgjedhore nuk ishte asçka  që binte ndesh me moralin e kahershëm të politikës shqiptare.  Kjo edhe pse në korin e saj ka tashmë zëra të ashtuquajtur të rinj, por që nuk kanë mundur të jenë si të tillë edhe pas nuk janë zbythur nga fronti i luftës së deklaratave ndaj politikës së vjetër. E parë më këtë sy, gjithçka që mishëron klasën politike nuk promovon në asnjë hap dhe në kurrnji etapë fajtorë nominal, pavarësisht se më mënynë e akuzave lista e emrave ka qenë e gjatë. Duke u kthyer në retrospektivë, i payshtur nga nacionalizma të vockla dhe pa patur gajle nga të vërtetat e thëna nga pak burra dheu të këtij vendi, vëmë re se kaplimi i kësaj të keqeje shqiptare ka udhëtuar kaherë në realitetin shqiptar, për të mbetur i pacenuar edhe sot e kësaj dite, sikur të ishte një visar i çmuar. Asnjë traditë shqiptare nuk ka mbetur më autentike se sa ajo e konfliktualitetit politik dhe mungesës së frymës së përfaqësimit të interesave kombetare.

E këta fytyrëlyrosur e barkalecët e sotëm nuk ka gjasa të jenë diçka tjetër. Kush ua la paqen politike, mirëkuptimin dhe bashkëjetesën, që ata ta kishin si trashëgimi dhe t’i shërbenin asaj si një fëmije hekakeq, për ta rritur e për ta bërë të zotin e vetes e të këtij vendi. Interesat e palëve kanë qënë në Lidhjen e Lezhës, për dreq po i njëjti harxh u nda edhe në tavolinën e Presidentit të Republikës.

Duke dashur të risjell gjithë atë zallamahi që u bë për certifikatat mund të them se kapsllëku politik erdhi nga babëzia e palëve për terren politik, për pushtet vetoje e çmos tjetër, që ka të bëjë vetëm me: se mos pritej një pelë e të mos merrnim një felë. Loja e ndyrë që kapërtheu vendin nëpërmjet një krize të riciklueshme u mbars më shumë me përpjekje për ta degdisur vendin në një hendek pa rrugëdalje, se sa për të garantuar standarde për zgjedhje të lira dhe të ndershme, trumbeta të cilave i frynë  derisa shkoj zëri në qiell. Moti, KQZ, Kodi Zgjedhor, certifikatat ishin vetëm koperturë e gjithë atij meraku që kishin persona të veçantë dhe palë politike për të shtyrë sa të ishte e mundur përballjen fatale me vullnetin e zgjedhësve shqiptar. Shumëçka që dallgëdisi këtë të sotme pakrye kishte zanafillën muaj më parë, kohë kur opozita propozoi para shqiptarëve rikthimin e vitit 1997, sikur të ishte ky vit jo çmenduria jonë kolektive që na ktheu në tribu, por moti i bekuar nga vetë Zoti. Këta derbederë pasi panë se elektorati ua kishte kthyer kurrizin e qasej të shihte jetën e vet të vështirë ndërruar tabjat dhe shpikën mangësitë që kërcënonin standardin evropian të zgjedhjeve për t’i patur si ngasje për nji dimension të ri elektoral.  Vetëm zgjedhjet dhe rezultati i tyre do të jetë dëshmia e qartë, nëse kjo vërtetë ka shërbyer si ngasje apo si nervacingëritje. Ajo që mund të shquajmë këtë dekik është se të dy palët kanë bjerrur goxha në elektoratin e tyre, tregues të cilin do ta diftojë pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të fundshkurtit. Hamendjet tregojnë se kjo zvargie e pakuptimtë, kjo kacafytje politike e paprinciptë, kanë kultivuar në kushte mrekulluese indiferentizmin ndaj institucioneve të shtetit, ndaj politikës në tërësi dhe në kryeherën e tanëçkaje, ndaj zgjedhjeve.

Me kompromisin hekakeq të arritur ka pak gjasa që armëpushimi të mbretërojë në sarajet e politikës shqiptare, sikundër nuk kam asnjë mëdyshje se “Shqypnin” vijojnë ta kenë halë në sy “shqyptarët”.

Arsyet e parashtruara si kushte nga opozita edhe pse tek-tuk kanë gjetur dashamirësinë e shumicës për të qenë e gatshme për të lëshuar pe, ata nuk kanë ushqyer mundësinë e zgjidhjes së kolapsit politik. Përkundrazi, ajo i ka dhënë zemër palës që e gjen veten të përkëdhelur, e cila vijimisht ka sajuar varjante kompromisi, të atilla sa nuk lënë asnjë mundësi që të merren në konsideratë nga “të urtit”. Shumica, faqëz këtyre kushteve e ka gjetur veten të pafuqishme të bëjë dorëlëshuarin, duke bërë që politika ta shohë veten të mbërthyer në një darë pamundësie për kompromis. Kësaj nuk i ka shërbyer as formatimi befasues politik i duetit Berisha-Nano. Përkundrazi vetëm sa ka ndezur inatet e atyre që gjykojnë se duke mos qenë palë, jo vetëm po shkeleshin interesat e tyre, por po ndjeheshin dhe të injoruar. Megjithëse formati Berisha-Nano nuk ofruan veto, por përpjekje për të gjetur një rrugëzgjidhje.

Miklimi nga kërkesa e të pamundurës e ka kthyer konen e politikës në një qen bastard. Certifikatat duket se është kërkesa e vetme rreth së cilës opozita kapet për shkumë si i mbyturi, me shpresën për të shpëtuar. Edhe nëse shumica do të bëjë gajret e ta kapërdijë këtë kafshatë, kurrsesi kjo nuk mund të shërbejë një të nesërme paqeruajtjeje. Nga sirtarët e dushkëgjinjëve do të ngasin për tu afishuar sebepe të tejra, të qëndisura me qesëndi “standardesh”. E sakaq përsëri beteja politike do të vijojë, duke ndryshuar vetëm taktikën.

Duke i dhënë karakter pafundësie kësaj krize, politika shqiptare në përgjithësi dhe ajo opozitare në veçanti do bëjnë të palodhurin për të dërmuar nervat e shqiptarëve, të cilët ferrin e dritave e këmbejnë me purgatorin politik. “Ruaje Zot Shqypnin nga Shqyptaret” tha Fishta, “…e keqja e shqiptarëve janë vetë shqiptarët” mendonte Konica. Tërësia e gjithëkësaj na ngushëllon me të menduarin se fajësinë e tankëasaj që po ngjet nuk është as Berisha, as Nano, as Rama, as Meta, as Gjinushi, askush. Faji ynë është gjenetik. Gjithnjë ky vend e ka gjetur veten të kërcënuar, e ka pësuar dhe me pak durim mund ta kuptosh se e gjithë kjo ka ardhur nga mungesa e përfaqësimit, të cilin shpresojmë ta gjejmë sot kur Fishta aktualizohet e Konica luan profetin. Gjithsesi shpresa vdes e fundit. Le të shpresojmë se jemi ende pa mbërritur në këtë deregje.

INTELEKTUALI  DHE  SHOQËRIA  NJERËZORE

Në jeten tonë të përditshme përdoret shpesh fjala  “ intelektual”, sidomos në ditët e sotme. Duke diskutuar në rrethe shoqërore, apo në biseda me miqë e dashamirë, abuzohet shumë me këtë fjalë, duke cilësuar në  mënyrën më të padrejtë  “intelektual” një shok, një mik, apo thjeshtë një njeri që nuk e meriton këtë cilësim. Sipas meje “intelektual” mund të quhet një studiues që ka përgatitje të veçantë në një, ose shumë fusha të shkencës, të teknikës, të kulturës dhe një formim të gjërë arsimor, i cili merret kryesisht me punë mendore, pra që është i aftë  të merret me krijimtari në fushën e artit dhe letërsisë, apo me studime në fushat e shkencave shoqërore apo natyrore.

Intelektuali duhet të jetë në gjendje të deduktojë në problemet e jetës së përditshme apo në shkenca si dhe të ketë aftësi për të bërë analiza në fusha të ndryshme të artit, letërsisë, shkencës dhe të jetës së përditshme.

Intelektuali duhet të reflektojë thellë në botën e tij të brendshme si edhe në universin që e rrethon. Njeriu vjen në këtë jetë pa dëshirën e tij  dhe largohet nga ekzistenca, përsëri pa dëshirën e tij. Njeriu gjendet i vetëm në këtë univers pa ditur asgjë nga bota që e rrethon. I ndodhur në këtë pozicion ai kërkon të dij çdo gjë në këtë botë, rreth mistereve dhe enigmave  të kësaj gjithësie. Ai përpiqet të reflektojë sa më thellë, pasi është e vetmja qenie më arsye, të cilen Krijuesi i Gjithësisë e veçoi nga të gjitha krijesat tjera, duke e përsosur me sistemin e arsyetimit dhe të reflektimit të thellë në arsyen e krijimit të kësaj bote. Duke menduar e reflektuar në këtë pikë më kujtohet një sentencë e Ajnshtajnit:  “…Secili nga ne është në këtë jetë i përkohshëm; se me çfarë qellimi, nuk e dimë, megjithëse nganjëherë na duket sikur e  ndjejmë…”

Njeriu gjendet përballë Universit, që në brendësinë  e tij përfshihet një mister që ai nuk do të arrijë ta zbulojë kurrë. Gjëja më e bukur në brendësi të shpirtit të njeriut është përjetimi i këtij misteri. Intelektuali jeton me këtë ndjenjë themelore në shpirt, për të gjeneruar ne vazhdimësi të jetës me krijimtarinë, si formë të reflektimit të thellë shpirtëror dhe me zbulime të reja shkencore.

Intelektuali duhet të jetë gjithnjë në kërkim, në çdo çast, diten apo naten, në veprimtarinë e përditshme, apo në meditimet e thella në orët e vona të natës. Truri i intelektualit nuk duhet të pushojë kurrë së punuari, së kërkuari, së hulumtuari. Ai duhet gjithnjë të meditojë për misteret e kësaj bote, për bashkëveprimet njerëzore me mjediset natyrore ku ai jeton dhe reflekton këtë harmoni që ka krijuar Zoti i Gjithësisë.

Intelektuali duhet të jetë një besimtar i mirë, pasi gjithë ky univers është i ndërtuar mbi bazen e një rendi, e një rregulli, mbi ligje e ligjësi të përpikta. Pikërisht kjo përsosmëri përben krijimtarinë e Krijuesit të Gjithësisë. Përsëri në lidhje me këtë fakt po i referohem Ajnshtajnit, shkencëtarit më të madh të të gjitha kohërave  :  “……Njohja e ekzistencës së diçkaje, pa qenë e mundur të futemi në brendësinë e saj, e manifestimit të arsyes më të thellë dhe bukurisë më vezulluese, të cilat arsyeja jonë mund t’i kapë vetëm në format më të thjeshta, është kjo njohuri dhe ky emocion që përbëjnë qëndrimin e vërtetë besimtar; në këtë këndveshtrim dhe vetëm në këtë, unë jam një njeri shumë besimtar…”

Intelektuali duhet të karakterizohet nga një karakter i fortë dhe i vendosur për t’i çuar punët deri në fund. Ai duhet të ndertojë në mendjen e tij projekte që përputhen me synimet që i ka venë vetës për të arritur dhe pasi i ka ndërtuar këto projekte si koncepte, si ide në trurin e tij, atëherë duhet të kalojë menjëherë në zbatimin praktik të këtyre projekteve për t’i finalizuar këto në rezultate konkrete.

Në marrëdhëniet me njerëzit, intelektuali duhet të jetë i thjeshtë, sepse thjeshtësia paraqet bukuri, respekt njerëzor. Ai duhet të jetë i komunikueshëm në shoqëri, i dashur, me moral të lartë, i kulturuar, sepse të gjitha këto paraqesin virtyte njerëzore..Virtyti e afron njeriun me veti hyjnore, pra në personin e tij duket dora e Krijuesit të Gjithësisë.

Intelektuali duhet të ketë atelien e tij, vendin ku ai mediton dhe krijon, ku kryen studime e hulumtime  gjatë gjithë jetës. Unë nuk mund ta mendoj një intelektual, i cili nuk posedon një bibliotekë të tijën, sado e vogël apo e thjeshtë të jetë ajo. Ai duhet të ketë në këtë dhomë-studio edhe një kompjuter, përveç bibliotekës, i cili do t’i vijë në ndihmë qoftë për informacion që mund të marrë nepërmjet internetit, qoftë duke hedhur në monitor meditimet dhe krijimtarinë e tij në momente krijimi apo studimi.

Në çdo moment njeriu ruan në memborjen e tij njohuritë dhe eksperiencën e brezave që iken, përfiton njohuri të reja gjatë jetës së tij në shkollë e auditore universitare, apo në institucione të ndryshme dhe këto njohuri i përcjellë tek brezat e rinj. Në këtë mënyrë intelektuali është bartës i kësaj dija në kohë dhe  hapsirë. Pra intelektuali jeton jo vetëm për vete por edhe për të tjerët, është pjesë dhe nevojë e shoqërisë njerëzore. Ai duhet të ketë më shumë detyra ndaj shoqërisë njerëzore dhe më pak të drejta, duke nënkuptuar se ai duhet t’i japi shoqërisë më shumë se sa të marrë prej saj. Në këtë kuptim intelektuali është më shumë prodhues për shoqërinë njerëzore se sa konsumator i saj. Efektiviteti i punës së tij duhet të jetë i dukshëm dhe i prekshëm nga shoqëria. Ai duhet të shërbejë si shembulli më pozitiv, si pikë referimi për brezat e rinj për të influencuar në rritjen e numrit të intelektualëve të rinj.

Intelektuali duhet të jetë gjithmonë në kërkim të së drejtës, të  së vërtetës. Ai duhet të karakterizohet  nga ndershmëria në jetë e shoqëri, në punën e tij. Shpirti i tij duhet të jetë në luftë të papajtueshme me padrejtësitë, me korrupsionin, në mbiçmimin ose në nënvleftësimin e vlerave  njerëzore. Ai duhet t’i vlerësojë njerëzit që e rrethojnë, t’i respektojnë ata, t’u dëgjojnë fjalen e tyre dhe të marri çdo vlerë të tyre duke i falënderuar për kontributin njerëzor.Intelektuali në një rreth intelektualësh apo njerëzish të thjeshtë duhet të dëgjojë shumë dhe të flasi sa më pak sepse kështu ai rritë vlerat e tij. Biseda e një intelektuali duhet të gjenerojë ose krijimtari në fushën e artit e të letërsisë ose një informacion shkencor që t’i shërbejë sa më mirë shoqërisë, e cila e dëgjon me kënaqësi  atë.

Fjala e intelektualit duhet të dali nga thellësitë e shpirtit të tij dhe të ngjitë mirë në shpirtin e dëgjuesve, duke e bërë pjesë organike të qenies së tyre. Ajo duhet të peshojë rëndë aty ku bie dhe të qëndrojë për një kohë sa më të gjatë në jetën dhe shpirtin e dëgjuesve. Fjala e tij duhet të shërbejë si një shkëndijë, si një dritë që rrezaton shpirtërat njerëzorë. Ajo duhet të futet deri në skutat më të errëta të shpirtit njerëzor për t’i sjellë atij ndriçim dhe frymëzim në punën krijuese.

Me qenë se njeriu ka nevojë që të dijë sa më shumë rreth mjedisit në të cilin jeton, Zoti e ka pajisë atë me organe shqisore marrëse dhe dhënëse si sytë, veshët, hunda, të cilat i shërbejnë për të marrë informacion dhe vetëm goja është organ për dhënjen e informacoinit. Në këtë kuptim njeriu duhet dhe ka nevojë të dëgjojë sa më shumë dhe të flasë sa më pak. Njeriun e shtynë kureshtja për të ditur sa më shumë rreth këtij Universi. Qëndrojmë para një luleje dhe mrekullohemi me konstruktin e ndërtimit të saj. Kurora e saj me ngjyra dhe aromë  për të tërhequr insektet, thekët, si organe seksuale mashkullore në periferi dhe pistili si organ seksual femëror në qendër, që kundrohet aq ëmbëlsisht nga organi seksual mashkullor, na bëjnë të mendojmë për këtë harmoni që ka krijuar Zoti i Gjithësisë. Ai ka harmonizuar e përsosur çdo krijesë të tij.

Intelektuali është gjithmonë cilësi ndërsa shoqëria njerëzore është sasi. Po ta marrim në këtë kuptim ndryshimet sasiore kanë sjellë kurdoherë  në ndryshime cilësore. Kështu shoqëria njerëzore, në procesin e zhvillimit të saj ka prodhuar intelektualë, të cilët kanë shërbyer si promotorë të zhvillimit të saj. Intelektuali, në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale, është ajka e shoqërisë njerëzore dhe si e tillë ajo ka dalë gjithmonë në krye të kësaj shoqërie, duke i ndriçuar rrugen, duke i treguar progresin.

Intelektuali është në gjendje të shohë me sytë e imagjinatës në thellësi të mistereve të botës që na rrethon. Ai futet deri tek grimcat më të vogla materiale që janë atomet, të cilat ai shkencërisht i sheh, i ndanë dhe i analizon. Ai është në gjendje të dallojë energjinë potenciale dhe kinetike të atomeve, e cila ruhet përjetësisht nga Krijuesi.

Njeriu vjen në këtë ekzistencë por nuk e di se si u projektua dhe se si u muar vendimi,… por sa duket ishtë një natë e qetë kur u krye akti seksual mes prindërve të tij. Ne atë çast u bë bashkimi i dy qelizave seksuale, vezës dhe spermatozoidit duke dhënë kështu një qelizë të quejtur zigotë dhe të pajisur me informacion gjenetik. Në këtë informacion, të quejtur AND, u projektua historia dhe të gjitha funksionet jetësore deri në fund të jetës, të këtij njeriu në miniaturë. Njeriu nuk mund dhe nuk duhet të bëhet mohues i këtij fakti, kur u muer  vendimi për ardhjen e tij në jetë.

Intelektuali e njeh këtë informacion të quejtur ADN, i cili projekton ndërtimin e qelizave, indeve, organeve dhe gjithë organizmin e njeriut.Pra brenda kësaj ADN-je gjendet gjithë historia e jetës së njeriut, e cila u realizue me vullnetin e Krijuesit të Gjithësisë. Inteligjenca njerëzore nuk është në gjendje të realizojë një projekt të tillë, …

Riza Spahija (vijon)

Sekreti i një ditari të së kaluarës

Kishte lindur në Amerikë, këtë e dinte shumë mirë. Dinte gjithashtu se prindërit e tij ishin emigrantë Europianë, të ardhur shumë përpara në Amerikë. E ëma ishte italiane, kurse i ati… Ai nuk e dinte se nga cili shtet i Europës ishte i ati. Ky i fundit ia kishte mohuar gjithmonë t’i tregonte se nga ishte me të vërtetë. Gjithnjë i ishte shmangur një bisedet të tillë. Madje kishte arritur deri aty, sa ai duhej të mos pyeste më se nga e kishte origjinën dhe se duhej të mjaftohej me faktin se ai tashmë ishte amerikan sepse kishte lindur në Amerikë. Por ai e dinte mirë që një gjë e tillë nuk ishte e vërteta. Po pse i ati t’ia fshihte një gjë të tillë?! Ç’mund ta shtyjë një person deri aty sa të mohojë origjinën e vet?!… Kjo gjë e çudiste tej mase. Tani babai i tij nuk jeton më. Ai nuk mund të bënte më indiferentin në këtë histori, duhej të zbulonte origjinën e tij me çdo kusht. Atë origjinë që babai ia kishte mohuar në mënyrën më absurde, pa i dhënë asnjëherë një arsye të vetme. E brente ndërgjegja dhe kurshtja për ta zbuluar një gjë të tillë, por nuk dinte se si do t’ia bënte.

Një ditë tek po rrëmonte në gjërat e të atit, mes sendeve të tij, ndodhej edhe një ditar i vjetër. Ishte ditari i babait të tij. Shfletoi faqen e parë dhe lexoi:

“Sot më 1950 po e lë vendin tim përgjithmonë. Po largohem që këtu jo me dëshirën time, por e kam të pamundur të jetoj edhe një ditë më shumë në këtë vend. Më zë frymën ky ajër që thith çdo ditë. Më vret ky realitet absurd e unë nuk kam më fuqi të mbijetoj e aq më tepër të luftoj. Frika më është kthyer në ushqim. Ndoshta ngaqë nuk kemi me se të ushqehemi, na ushqejnë me frikë, tmerr dhe shtypje. Asnjëherë në jetën time nuk ia provova shijen lirisë. Frika për të folur, për t’u veshur, për të ecur… frikë për të jetuar. Këtu duket sikur edhe ajrin ta ndajnë me racion, ashtu siç bëjnë në të gjitha gjërat. E djeshmja, e sotmja dhe e nesërmja të duken njëlloj. Ne jetojmë pa pritur asgjë nga e ardhmja. Jetojmë nën hekurat e diktaturës komuniste. Jetojmë në një vend ku vetëm për një fjalë që mund të thuash të quajnë armik të popullit dhe të fusin brenda kot. Jetojmë nën hijen dhe fjalën e të madhit Shtet, i cili sapo tha mbrëmë në lajme se vendi ynë po lulëzon gjithnjë e më shumë. Po, me të vërtetë komunizmi po lulëzon, po vendi jo. Vendi zvarritet me njërën këmbë në tokë e me tjetrën në varr dhe askush nuk ka guximin të flasë apo të ngre krye, sepse e di se ç’të pret. E di ç’do t’i ndodhë familjes sime pasi unë të iki, të arratisem nga këtu. Do t’i burgosin, do t’i internojnë e ndoshta do t’i vrasin. Për këtë ju kërkoj falje, por nuk mundem më. Në të gjith këto shpresoj të marrin “dënimin” më të lehtë. E ndërsa mua do të më shpallin armik të popullit, do të më diskretitojnë e do të më përndjekin. Ndoshta do të më vrasin, por më mirë një fund i tmerrshëm, se sa një tmerr pa fund. Sigurimi i Shtetit do të më përndjekë për të më eleminuar, mua armikun e popullit siç do të më quajnë, por mua tani nuk më bëhet vonë. Do të vdes, por do të vdes i lirë të paktën. Unë sot po e lë përgjithmonë vendin tim, Shqipërinë!”

Për një çast u drodh në zemër nga çfarë lexoi më lart. Tashmë ai e mësoi prejardhjen e tij, ai ishte shqiptar. Pasi e mori veten, ndërroi faqen dhe vijoi:

“Mbërrita gjallë në tokën e premtuar. Por gjithsesi duhet të jem i kujdesshëm, sepse Sigurimi i Shtetit mund të më gjejë dhe mund të më vrasë. Ende jeta ime është e pasigurtë, por në fund jam i lirë.”

Më poshtë shkruhej: “Sot mora vesh diçka të tmerrshme. Dy muaj në Amerikë dhe familjen time m’a shkatërruan. Na shpallën armiq të popullit. Babain e kanë arrestuar, ndërsa nënën internuar. Tashmë nuk kam më familje. Ja dhe ku komunizmi tregoi edhe një herë tjetër fytyrën e tij të vërtetë. Ndihem në faj dhe ndjej dhembje që vrava pikërisht njerëzit e mi dhe që nuk mund as t’i varros, por nuk kisha si të bëja ndryshe. E dija që do të ndodhte diçka e tillë, por nuk mendoja se do të ishin aq të pashpirt. Tani urrej më shumë se kurrë “komunizmin”. Dua të filloj nga fillimi dhe të harroj nga kam ardhur. Nesër fëmijët e mi nuk do ta mësojnë kurrë se nga janë. Të paktën ata do të arrij t’i shpëtoj nga ai realitet i çmendur që më shkatërroi jetën. Asnjëherë nuk do të dinë se janë shqiptarë. Fundja pse ta marrin vesh?! Unë dua të harroj nga kam ardhur për hir të fëmijëve.”

O Zot, mendoi me vete. Ç’është kjo çmenduri. Kjo çmenduri ishte historia e tmerrshme e babait të tij. Ai ishte një shqiptar. Këtë nuk mund ta besonte. Ai e dinte se ç’do të thoshte fjala komunizëm, nga sa kishte lexuar, por domethënia e vërtetë e kësaj fjale ishte pasqyruar më së miri në fletët e atij ditari. Tani e kuptoi pse babai nuk i kishte folur asnjëherë për origjinën e tij, për familjen e tij, për asgjë. Tani i kuptonte shumë mirë të gjitha, dhe ndjehej fajtor. Gjatë gjithë këtyre viteve heshtjeje ky sekret mizor kishte qenë dhimbja e babait të tij. Dhimbje e ndarë vetëm me fletët e këtij ditari. Ai kishte jetuar për shumë kohë vetëm me frikën se mund ta përndiqnin deri në Amerikë dhe ta vrisnin, kishte jetuar me dhimbjen se nuk kishte më familje, por disi kishte mbijetuar. Dhe këtë e kishte bërë për një të ardhme ndryshe. Ende nuk arrinte ta besonte. Po sot Shqipëria si ishte? Kishte dëgjuar shumë pak për këtë vend, që ishte vendi i tij, ose më mirë aspak. Kishte dëgjuar se ishte një vend i varfër. Kishte dëgjuar se shqiptarët ishin shpërndarë në çdo kënd të botës… por asgjë nuk e kishte të qartë. Duhej të mësonte më shumë mbi Shqipërinë sot, mbi historinë e saj. Deri tani kishte mësuar vetëm mbi periudhën e Shqipërisë komuniste. Atë tashmë e dinte. Dhe duke njohur vetëm atë realitet Shqipëria i kishte lënë një shije të hidhur. Po nuk kishte si të ekzistonte vetëm një realitet i tillë. Sot në vend nuk kishte komunizëm. Po si ishte atëherë. Hapi menjëherë internetin dhe filloi të lexonte disa informacione mbi këtë vend, mbi Shqipërinë e tij.

“Shqipëria është një vend që për 500 vjet me radhë qëndroi nën pushtimin osman dhe u bë lakmi edhe për perandori e vende të tjera. Shqipëria është vendi që ka përjetuar për 50 vjet rresht komunizëm brutal dhe të pashpirt.”

Kjo ishte e vërtetë. Deri tani vetëm këtë pjesë të hidhur të historisë së vendit të tij kishte arritur ta zbulonte. “Skënderbeu është një figurë e shquar e Shqipërisë . Ai ka luftuar…” dhe në fotografi pa portretin madhështor të Skënderbeut. Për herë të parë, ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme u ndje krenare.

“Nënë Tereza kjo misionare e paqes ishte nga Shqipëria. Sot shumë sheshe e vende mbajnë emrin e saj”. Këtë e dinte se Nënë Tereza ishte shqiptare.

“Kanuni luan rolin e ligjit në disa zona të caktuara.” Gjithçka që thuhej më poshtë ishte e pakuptueshme. E çuditshme ishte edhe ekzistenca e kanunit në vetvete. Nuk po arrinte ta konceptonte diçka të tillë.

“Sot Shqipëria një vend demokratik, kërkon që të bëjë përpara. Dëshiron antarësim me të drejta të plota në familjen e madhe Europiane. Por me gjithë përpjekjet e deritanishme ky vend ende nuk ka arritur të përmbushë standartet e kërkuara.”

“Fatos Nano e Sali Berisha qeverisën vendin për…”, e ndërkohë aty pa në foto Fatos Nanon dhe Sali Berishën. Këto do të jenë edhe qeveritarët e vendit tim, – mendoi. Më pas seç lexoi ca gjëra të tjera për politikën në vend. Vendosi të mbyllte internetin. Tashmë kishte mësuar shumë gjëra për Shqipërinë. Por kishte shumë të tjera për të zbuluar. Nuk mundej që të thuhej gjithçka për Shqipërinë në ato faqe të internetit. Duhej ta prekte atë realitet që ta ndjente dhe ta njihte më mirë. Ajo çfarë kishte lexuar ishte vetëm Shqipëria e tij në vija të përgjithshme. Por e rëndësishme ishte se ai tashmë kishte zbuluar origjinën e mohuar gjatë kësaj kohe ndoshta me të drejtë nga i ati. Tashmë ai e dinte se në damarët e tij rridhte gjak shqiptari.

Emiranda Lukaj

Si e shiti Kryetari i Partisë së Legalitetit për Zhvillim Lëvizjen Kombëtare, për interesat e veta?

Ekrem Spahia duhet të japë dorëheqjen!

Gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, Sali Berisha shpenzoi shumë kohë duke kritikuar Lëvizjen për Zhvillim Kombëtare (LZHK), si agjentë të Partisë Socialiste. Ai i kritikoi sepse u druhej. Ai dinte gjithçka për ta. Ai e dinte se mbështetësit e LZHK-së janë familjet e të përndjekurve politikë. Ai e dinte se LZHK-ja ka shumë mbështetje nga diaspora, sidomos nga bashkësia shqiptare në Nju Jork, aty ku LZHK-ja ka organizuar mbledhje fondesh dhe ku ka degën më të madhe të saj, përveç selisë qendrore në Tiranë. Edhe Dashamir Shehu, edhe Ekrem Spahia vizituan degën e Nju Jorkut, ku takuan udhëheqjen e kësaj dege dhe bashkësinë, si dhe udhëtuan për në Uashington në përpjekje për të siguruar mbështetje për forcën e re politike që ishte formuar.

Megjithatë, LZHK-ja, që ishte një prej partive të vogla të djathta, ashtu si edhe Balli Kombëtar, Legaliteti, Konservatorët, të Përndjekurit Politikë etj., humbi keqas. Unë mbështeta LZHK-në, sidomos Partinë e Legalitetit dhe përpjekjet e tyre për të ndryshuar spektrin politik në Shqipëri. Unë besoja, dhe besoj ende, se ata, LZHK-ja ka një program të mirë, një mision të mirë, një platformë të mrekullueshm dhe do të kishte sjellë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Prandaj, duke i besuar gjithë këto, punova me gjithë zemër për të sjellë ndryshimin.

Lind pyetja, si ishte e mundur që Berisha të kishte kaq shumë informacion rreth LZHK-së? Unë kam zbuluar se kryetari i partisë sime, Partisë së Legalitetit, Ekrem Spahia dhe disa miq të tij, si Ahmet Hoti dhe Hakik Mena nga dega e Nju Jorkut, kishin vepruar pas shpine për të shkatërruar këtë Lëvizje, veçanërisht degën e saj në Nju Jork, duke i dhënë informacione të rëndësishme Berishës, i cili më pas i përdori për të sulmuar LZHK-në.

Në maj të vitit 2006, unë bëra një takim në zyrat e Partisë së Legalitetit në Tiranë, ku një grup grashë nga e gjithë Shqipëria ishte mbledhur për të diskutuar gjendjen e vajzave dhe grave të reja të përfshira në politikë dhe që po dëmtoheshin nga kundërshtarët e tyre dhe dështimi i qeverisë në mbrojtjen e tyre. Ajo që rastësisht gjeta në zyrën e tij më tronditi. Gjeta një dokument që nuk duhej ta shija. Në këtë dokument vura re sa vijon: adresën e LZHK-së në Nju Jork, numrin e tyre të telefonit, shënime të bëra me dorë nga z. Hoti dhe z. Mena, foto nga takimet e tyre dhe udhëzime të dhëna nga z. Spahia këtyre dy të fundit se si ta shkatërronin LZHK-në në Nju Jork dhe në Shqipëri. Pashë në letër të firmosur nga Arjan Boriçi, Skënder Shkurti e Niko Kirka, ku Berisha barazohej me Hoxhën, Alinë dhe Nanon, si ai që përndoqi popullin shqiptar. Kjo letër i ishte dërguar me postë nga Nju Jorku z. Spahia në Shqipëri. Në fund, pashë një letër, ku ishte shkruar se Berisha kishte kërkuar dhe autorizuar shkatërrimin e LZHK-së si një forcë që ai e mbante një rrezik të vërtetë dhe të menjëhershëm. Ajo që pashë më trembi, më zemëroi dhe më hutoi.

Nuk ishte për t’u çuditur se kur delegacioni nga Nju Jorku erdhi në Shqipëri, as z. Spahia, as ndonjëri nga përfaqësuesit e LZHK-së në Shqipëri, e as ndokush nga media nuk i priti në aeroport. Spahia bëri të mundur që mbërritja e tyre nga SHBA të mos bënte jehonë.

Mbas fitores së Berishës, z. Spahia është i vetmi nga LZHK-ja të cilit iu ofrua një pozitë nga Berisha. Ai i ka shërbyer Berishës që nga viti 1990. Ai nuk është besnik ndaj Legalitetit apo LZHK-zë. Ai është besnik ndaj punëdhënësit të tij, Berishës. Prandaj, ai duhet të japë dorëheqjen nga Legaliteti dhe LZHK-ja, përpara se të na shkaktojë më tepër dëme të gjithëve ne.

Irma Gjerga,

Partia e Legalitetit, Durrës

Vendet që vranë diktatorët në BE, Ata qi i falen jashtë…

Dita e parë e Bashkimit Europian filloi jeten me dy antare të reja, me Bullgarin dhe Rumanin, pranimi i të cilave bëri që numri i antarve të BE shkojë në 27, ku ky supershtet arriti shifrat rekord me një sipërfaqe prej 4.2 milion km. katror dhe një popullsi rreth 487 milion banorë. Natyrisht shumica e këtyre vendeve që përbëjnë bashkimin më të madh Politik dhe ekonomik në Europ, vijnë nga sistemet demokratike të Europës Perëndimore, dhe rreth 25% nga vendet e Europës ish Komuniste. Gjithashtu rreth 95% e popullsisë së Bashkimit Europian i përket besimit Kristian (Katolik, Ortodoks, Protestantë e tjerë). Ne shqiptarve me këtë organizëm të Europës Demokratike na lidhë historia e mbi të gjitha sakrificat e martirizimi ndër shekuj në mbrojtje të qytetërimit e besimit të këtyre vendeve në shekujt e ligshtë të historisë, pa mohuar se ne Shqiptarët jemi edhe populli themel i kontinentit plakë, që në agimin e jetës në këto troje. Natyrisht duke pasur parasyshë këto Shqipërisë i takonte të parës të ulej në sofren e Europës Bashkuar, ku për këtë mjafton të kujtojmë se ne na takonte përpara Lituanis, Estonis Letonisë, Bullgarisë e mbi të gjitha Rumanisë, e cila ka qenë Nënkampionia e Diktaturës Komuniste (pasi mjerisht ne ishim Kampionët e shkeljes të drejtave të njeriut mbi të gjitha). Ne për të arsytuar mos pranimin tonë menduam të marrim si shembull tre argumenta:

–    Së pari, gjendjen ekonomike të dobët, kjo në fakt bie poshtë, pasi të paktën

tre shtetet e para të shenuara më sipër janë me standarte ekonomike shumë më të ulta se ne.

–    Së dyti thuhet se ne duke qenë me shumicë të besimit musliman, nuk na pranon shumica Europerëndimore, kjo me pak argumenta bie poshtë, pasi Muslimanët shqiptarë i përkasin qytetërimit Europian dhe këtë e tregon vetë fakti se gjatë viteve të pluralizmit këta shqiptarë janë integruar mrekullisht në jetën e vendeve ku kanë emigruar. Gjithashtu kujtojmë se vetë Franca ka rreth tre herë më shumë musliman se Shqipëria, gati po kaq Gjermania e tjera shtete të Bashkimit Europian. Ndërsa ne vijmë tek argumenti i tretë, i cili tregon se ne shqiptarët jami treguar mjaft tolerant në lidhje me dënimin e diktatorëve të gjallë apo të vdekur, si dhe veglave të tyre që i suallën Shqipërisë atë mjerim që e trashigojmë sot. Rumania ekzekutoi çiftin diktatorial Çeushesku, madje me një ekzekutim gati mafioz, pa asnjë element qytetarie, ndërsa në Shqipëri edhe nëse e dënuan, muaren vegla të diktaturës komuniste jo vetëm u liruan, por edhe u dëmshpërblyen. Të gjitha këto na bëjnë të mendojmë se si është e mundur që Bashkimi Europian të pranojë në gjirin e vet jo një vend si ne që kemi kultivua tolerancën e faljen në ekstrem, por një vend që jo vetëm nuk ka toleruar, por ka vrarë diktatorët… Ne në këtë opinion të shkurt mendojmë se toleranca jonë për diktatorët dhe pinjollët e tyre është kuptuar si dobësi nga trashigimtarët e komunizmit, që edhe sot janë pengesat kryesore që na lënë jashtë sofrës së Bashkimit Europian, i cili mjerisht tolerancën tonë duke se e ka vlersuar edhe ai si dobsi, apo diçka tjetër… Gjithsesi ne shpresojmë dhe besojmë…

Ndue Bacaj

Në udhëkryqet e historisë…

A asht Shqipnia vendi i shanseve të humbuna?

Për ta zbërthyer në detaje këtë trajtesë do të duhej një kohë relativisht e gjatë dhe një studim serioz, por gjithsesi, në mënyrën time, me aq njohuni të disponueshme që zotnoj, do të përpiqem të jap kontributin tim modest me dëshirën e mirë me e njoftë lexuesin me ato shanse të cilat i kemi humbur gjatë historisë tonë të dhimbshme dhe kjo kryesisht për gabimet dhe fajet e atyne që na drejtuan. Me sa kam dijeni deri më sot, vetëm Faik Konica dhe At Gjergj Fishta u treguan “të pamëshirshëm” ndaj atyne që e neglizhuan apo e sabotuan oksidentalizimin e Shqipnisë dhe vetëm “fishkulli” i tyne qëlloi me forcë mbi kurrizin e bartësve të “bacilit” osmano-aziatik. Jemi mësue të ndigjojmë dhe të përdorim (vend e pa vend) shprehjen e Fishtës “moj Evropë, moj kurvë e motit”. Vallë a qëndron kjo thanje, në çdo “stinë” të motit? Sipas meje, jo. Nuk besoj se mori “bekimin” e Evropës Dhimitër Fari, kur tradhëtoi Mbretneshën famëmadhe të Ilirisë, Teutën, duke iu hapun rrugën pushtuesve romakë. Nuk e “pyeti” Evropën Karl Topia kur kërkoi ndihmën e turqve dhe i solli nga Maqedonia për të luftue kundër Principatës “supreme” të Balshajve. Ishte periudha ma e artë, mbas rënjes së perandorëve serbë të Stefan Dushanit, kur Balshajt, për afro 31 vjet i zgjeruan kufijtë duke rikthye tokat e Perandorisë Ilire (në kufijtë e saj të vjetër) me një sipërfaqe prej 100.000 km2. Vallë, a nuk asht ky një “shans” i humbun? Evropa, padyshim, ka gjynahet e saj, sa të hershme, por edhe të vona. Konkretisht, si Budi, ashtu edhe Bogdani, ma shumë se një herë i apeluan Europës për ndihma në luftën kundër pushtuesve osmanë. Fitorja e koalicionit kristian në portat e Vjenës që mbrohej nga gjenerali polak, Gjon Subievski, inkurajoi priftin filozof dhe patriot, Pjetër Bogdani për të udhëhequr kryengritjet antiosmane në Arbëri. Por, Porta e Lartë, në mënyrë të rrufeshme mobilizoi 100.000 forca tartare për të shuar kryengritjet dhe me një urrejtje të papërmbajtun të shkaktuar nga disfatat që pësoi në portat e Vjenës, iu vërsul Ballkanit. Dhe, padyshim, pasojat e këtij ndëshkimi, ma tepër se kushdo tjetër, i mbajtën në kurriz shqiptarët. Përveç masakrave dhe terrorit, mbi 300.000 shqiptarë u detyruan të kthejnë në fenë e pushtuesit. Një dhunë e terror i tillë nuk kishte ndodhë ndonjëher në Shqipni që në kohën e pushtimit të Krujës mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit. Dihet historikisht se mbas vdekjes së Kryetrimit të Arbërit, asnjë prijës tjetër nuk arriti t’i bashkojë principatat, ndonëse u zhvilluan mbi 100 kryengritje antiosmane, për të dalë nga zgjedha turko-aziatike. Këtë dhimbje e përjetuan edhe popujt e tjerë të Ballkanit, por islamizimi u bë në mënyrë shumë më të kufizuar dhe për këtë ekzistojnë shumë faktorë. Në radhë të parë, klasa feudale ndër këto vende qe më aktive dhe nuk i tradhëtoi interesat nacionale ashtu siç bënë feudalët shqiptarë, të cilët, në mbrojtjen e interesave të tyre, u hodhën si “lavire” në prehërin e pushtuesve tue tradhëtue atdheun dhe bashkë me të edhe fenë e krishtenë 1500-vjeçare. Padyshim që lufta 25-vjeçare nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit dhe 25 beteja të fitueme kundër dy sulltanëve ma të fuqishëm të Perandorisë Osmane, e kishin ngritë urrejtjen ndaj Arbërisë në kuotat maksimale. Edhe mbas Lidhjes së Prizrenit, shqiptarët nuk arritën të bahen pjesë e koalicionit të shteteve të Ballkanit në luftën kundër Turqisë, edhe kur ajo ndodhej në “grahmat” e fundit, sepse nji pjesë e ndjeshme e feudalëve shqiptarë deshën të “mbyten” në “xheminë” turke që po fundosej. A nuk asht edhe ky rast një “shans” i humbun? Edhe mbas Shpalljes së Pavarësisë, kur fuqitë e mëdha na sollën Princin Gjerman, Wilhelm Vidin për të na drejtue shtetin, u ngritën mbeturinat aziatike me në krye Haxhi Qamilin dhe duke shkelë mbi flamurin e Arbë, ngritën në Durrës flamurin e “babës” (me hyllë e hanë)! A nuk asht ky nji shans i humbun? Pushtimi i Italisë Fashiste, përveç dhunimit të lirisë na la në “derë” edhe një “kopil” tjetër tue na ba pjesë si aleate në pushtimin e Greqisë. Qëndrimi i ushtrisë shqiptare, e cila drejtohej nga gjenerali patriot Prenk Pervizi, ishte pasiv në këtë luftë, falë autoritetit të këtij patrioti, i cili mbasi hyni në tokën greke, dha urdhën që ushtarët shqiptarë, të mos qëllojnë mbi popullsinë (madje) as mbi ushtrinë greke. Të njëjtin veprim (me urdhërin e tij) ka kryer edhe batalioni “Tomorri”, i cili drejtohej nga Major Spiro Moisiu. Por për fat të keq, trupat e milicisë fashiste që drejtoheshin nga Major Frrok (mbiemni s’po më kujtohet), u tregue mjaft aktiv, duke damkosë flamurin shqiptar që mbante në “devizë” bashkë me “sopatën e Liktorit”. Pasojat e këtij veprimi e dhanë “frytin” e tyne kur përfaqësuesi grek në Londër, duke tregue për luftën që Greqia kishte ba kundër fashizmit dhe nazizmit, ndër të tjera akuzoi edhe Shqipërinë si bashkëpunëtore të fashizmit në luftë Italo-Greke dhe nuk duhet mohue se ndikimi i Anglisë në “Jaltë” u bë shkak që Shqipëria të kalonte në sferën e Lindjes nën ndikimin sovjetik. A nuk është ky një shans i humbun? Në vitin 1968, Shqipëria shkëputet nga “Traktati i Varshavës”, por “sulltani” i kuq, Enver Hoxha, nuk e shfrytëzon këtë rast me u lidhë me Perëndimin. A nuk asht ky nji “shans” i humbun? Në vitin 1987, gjermani i madh, Jozef Shtraus, i zgjat dorën e miqësisë Shqipërisë, por Ramiz Alia e refuzon këtë ofertë. A nuk asht edhe ky nji “shans” i humbun?!

Sot na ofrohen shanset për t’u inkuadrue në NATO dhe në BE. Shanset duken të mira dhe sipas mendjes time politika e jashtme funksionon në efiçencë të plotë, duke na ringjallë shpresat.

Grindjet e brendshme dhe “lidhjet e shkurta” mes institucioneve dhe forcave politike duhet të normalizohen në mënyrë të domosdoshme, në të kundërt do të mbesim përjetësisht “vendi i shanseve të humbuna”. Urojmë që kjo të mos ndodhë ma asnjiherë. Ashtu qoftë!

Mark Bregu

MASAKRA që tronditi botën

Sheradin BERISHA

14 Janar 2007

„Nga ajo që pash nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit (!) …kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time…“ – kështu pat deklaruar para gazetarëve ambasadori amerikan William Woker, ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, më 16 janar 1999, vetëm një ditë pas vrasjes dhe masakrimit të 45 civilëve shqiptarë në fshatin Reçak të Shtimes.

Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999, ashtu siç ishte planifikuar në Beograd, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara.

Sipas dëshmitarëve që kanë mbijetuar krimin, aty rreth orës 6.30 minuta forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të  granatojnë fshatin, prej vendeve të quajtura „Pishat“, „Gështenjat“, „Rrasa e Çallakut“ dhe nga „Çesta“ përmbi Reçak. Pas ndërprejes së granatimeve forcat kriminale serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet shtëpi për shtëpi. Në këto momente mjaftë të rënda, fshatarët janë përpjekur të largohen nga fshati apo të gjejn një vendstrehim më të sigurt, por rrethimi i hekurt e ka bërë të pamundur një gjë të tillë. Forcat policore serbe që ishin futur përmes rrugës kryesore të fshatit kishin arrestuar në oborrin e shtëpisë (afër xhamisë) Banush Azem Kamberin, ndërsa familja e tij pak kohë më herët kishte braktisur shtëpinë. Forcat kriminale, Banushin pasi e maltretojnë fizikisht e ekzekutojnë me rafale automatiku në oborrin e fqinjit të tij Rashit Rashiti. Këta barbarë të mesjetës, nuk e lënë me kaq, pas ekzekutimit Banushit ia këpusin edhe kokën, e cila nuk është gjetur në vendin e krimit.

Formacionet kriminale, në të cilat ishin përfshirë edhe serbë lokalë, në këtë operacion shfarosës nuk lanë vend në fshat pa kontrolluar, djegur e shkatërruar. Drama me tmerruese në këtë ditë për banorët e Reçakut u zhvillua në shtëpinë e Sadik Osmanit. Qysh në orët e para të mëngjesit ishin tubuar shumë familje në podrumin e shtëpisë dhe në ahurin e lopëve të tij për t´u mbrojtur nga granatimet e artilerisë së rëndë serbe. Kriminelët pasi kishin hetuar strehimin e banorëve të fshatit në këtë shtëpi, fillimisht nga largësia prej shtëpisë së Ragip Jahir Bajramit dhe shitores së Lutës gjuajnë me armë të kalibreve të ndryshme dhe në këtë moment vrasin plakun Nazmi Nuha dhe më pastaj hidhen në sulm, rrethojnë shtëpinë e Sadikut dhe futen në oborr.

Dëshmitarët Ramë Nesret Shabani dhe Sadie Ramadani, për këtë ngjarje tragjike rikujtojnë:“ Rreth orës 8:30, jemi tubuar në bodrum të shtëpisë së Sadik Osmanit, për t´u mbrojtur nga granatimet. Aty kanë qenë rreth 30 gra me fëmijë, kurse prej meshkujve ishin Sadik Osmani, Ramë Nesret Shabani, Mufail Hajrizi, Burim Osmani dhe disa djemë të rinj. Ndërsa burrat tjerë, rreth 30 veta, kanë qenë të vendosur në ahurin e Sadik Osmanit. Fillimisht policia serbe i ka nxjerrë jashtë nga ahuri burrat dhe mandej ka ardhur një polic i maskuar dhe ka hapur derën e bodrumit, ka këqyr brenda dhe ka dalë jashtë. Ndërkohë, ka ardhur komandanti i policisë së Shtimes dhe e ka pyetur policin e maskuar:“Çka ka këtu brenda?“.Polici i përgjigjet:“Gra dhe fëmijë“. Komandanti ia kthen:“Pse po gënjen? Këtu paska edhe burra“. Na ka nxjerrë në oborr dhe na ka marrë letërnjoftimet… ndërsa gratë dhe fëmijtë i kanë mbyllur në bodrum më çelës.

Ndërkaq dëshmitari Biall Sadri Avdiu, që ka qenë i strehuar në ahurin e lopëve thotë:” Dy tre policë  e çelën derën e ahurit…dhe thanë:”Ima ovde mnogo irredentista, majko im jebem” (Këtu ka shumë irrredentistë, he nënën ja u qivsha). Na urdhëruan të dalim përjashtë me duart përpjet, dhe kur dolëm përjashtë ata kishin qenë shumë 30 – 40 policë të renditur prej kodre, krejt të armatosur deri në dhëmbë e të mëdhenj, disa me masaka e disa pa to”. I kanë tubuar në oborr dhe ia kanë marrë letërnjoftimet e dokumentet tjera.

Në oborrin e Sadikut në këtë moment kritik ishin këta mashkuj:” Hakip Imer Hakipi, Ahmet Izet Jakupi, Esheref Halim Jakupi, Lutfi Hasan Bilalli, Sadik Xhemë Osmani, Jashar Milaim Salihu, Njazi Sherif Zymberi, Shyqeri Ismajl Syla, Haqif Hysenaj nga fshati Petrovë, Muhamet Faik Syla, Fatmir Faik Ramadani, Murtez Ramiz Imeri, Mehmet Qerim Jakupi, Muhamet Hafiz Mustafa, Shukri Milaim Salihu, Sheremet Shyqeri Syla, Mufail Mehdi Hajrizi, Bujar Hanafi Hajrizi, Salih Faik Ramadani, Nexhat Faik Ramadani, Xheladin Ahmet Jakupi, Raif Milaim Salihu, Ragip Jahir Bajrami, Bajrush Nesret Shabani, Bilall Bilalli, Ramë Nesret Shabani, dhe Nesret Shabani.

Sipas këtyre dëshmitarëve që kanë mbetur gjallë, kriminelët serbë pasi i kanë legjitimuar burrat e zënë, i kanë shtri për toke dhe kanë filluar t´i rrahin mizorisht duke përdorur kondakët e armëve, shqelmat, dru, zinxhirë dhe gjësende tjera të forta. Gjatë rrahjeve në oborrin e Sadikut , dëgjohej gjëma dhe britmat e burrave, ndërsa në bodrum qanin e lemeritnin gratë e fëmijtë e mbyllur në çelës.

Pas kësaj drame tmerruese, kriminelët sipas skenarit të përgatitur më herët kalojnë në fazën e dytë të veprimit. Dëshmitarët gjatë rrahjeve brutale në oborrin e shtëpisë së Sadik Osmanit kanë dëgjuar një komunikim me radiolidhje të drejtuesve të këtij  oprecioni. Pas një orë e gjysmë rrahjesh për vdekje, diku në mesditë këta burra i marrin dhe në kolon për një i nisin në drejtim të malit dhe te”Gropa e Bebushit” ndalohen nga njësitë tjera kriminale serbe, me të cilët pak kohë më parë nga oborri i Sadikut  është biseduar në radiolidhje.

Pikërisht në rrugicën e Gropës së Bebushit ashtu siç kanë qenë duke ecur në kolonë, njësitë kriminale serbe me rafale automatiku nga afërsia i ekzekutojnë pamëshirshëm 24 burra, ndërsa me këtë rast meqë ishin të fundit në kolonë arrijnë të shpëtojnë: Ramë Shabani, Bilall Bilalli, Nesret Shabani, Ali Qazimi dhe Imer Imeri.

 

KUSH U VRA E U MASAKRUA MË 15 JANAR NË REÇAK

Më 15 Janar 1999, (në këtë ditë të kobshme), në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.

1.Lute ASLLANI

2.Banush AZEMI

3.Ragip BAJRAMI

4.Halim BEQIRI

5.Rizah BEQIRI

6.Zenel BEQIRI

7.Lutfi BILALLI

8.Ajet EMINI

9.Bujar HAJRIZI

10.Myfail HAJRIZI

11.Skënder HALILI

12.Haqif HYSENAJ

13.Hajriz IBRAHIMI

14.Hakip IMERI

15.Murtez IMERI

16.Nazmi IMERI

17.Mehë ISMAJLI

18.Muhamet ISMAJI

19.Ahmet JAKUPI

20.Eshref JAKUPI

21.Hajriz JAKUPI

22.Mehmet JAKUPI

23.Xhelal JAKUPI

24.Jashar JASHARI

25.Raif JASHARI

26.Shukri JASHARI

27.Fatmir LIMANI

28.Nexhat LIMANI

29.Salif LIMANI

30.Bajram MEHMETI

31.Hanumshah MEHMETI

32.Arif METUSHI

33.Haki METUSHI

34.Ahmet MUSTAFA

35.Asllan MUSTAFA

36.Muhamet MUSTAFA

37.Sadik OSMANI

38.Jashar SALIHU

39.Shukri SALIHU

40.Bajrush SHABANI

41.Ahmet SMAJLAJ

42.Sheremet SYLA

43.Shyqëri SYLA

44.Bajram XHELADINI

45.Njazi ZYMERI

Të nesërmen, më 16 janar aty rreth orës 13:30 minuta në Reçak do të shkojë ish-shefi i misionit të OSBE-së z. William Woker, për të parë nga afër këtë ngjarje të tmerrshme. z.Woker pasi vizitojë fshatin u ngjitë lartë te Gropa e Bebushit  dhe derisa po i afrohej luginës së ngushtë i tmerruar pa kufomat e tre  mashkujve të moshuar dhe në këto momente deklaroi: “Për nga pamja  duket si ekzekutim. Duket se njerëzit pa kurrfarë vlere për jetët e njerëzve kanë vrarë këta njerëz, që mua me duken si bujq, si punëtorë, si fshatarë, që definitivisht nuk kanë merituar të vdesin kështu..“ Më pas z. Woker vazhdoi ngjitjen drejt luginës së vdekjes, ku po qëndronin të shtrirë me duar të shtanguara e trupa të sakatosura kufomat tjera të civilëve të ekezekutuar. „T´i shohësh kufomat kështu me fytyra të shkatërruara, që si duket janë bërë nga armët që janë mbajtur afër kokave të tyre, t´i shohësh 15 në një gropë, dhe në një mënyrë të ekzekutuar, mendoj se më nevojiten disa minuta para se të përcaktohem se çka dua të them“, pohoi z.Woker. Dhe, z. Woker në konferencën me gazetarë pa ngurrim do të deklarojë:“ Nga ajo që pash nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit (!) …kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time…“.

Nga data 15 deri më 19 janar 1999 në Reçak dhe në rrethinë  është zhvilluar një luftë e përgjakshme. Njësitë e UÇK-së gjatë këtyre ditëve zhvilluan disa beteja me forcat kriminale serbe për ta mbrojtur  popullatën e gjithë rajonit nga operacionet shfarosëse. Dhe në këtë luftë të pabarabartë ranë dëshmorë këta luftëtarë të lirisë:

Ahmet Kaçiku 1964 – 1999

Ali Beqa 1973 – 1999

Ismail Luma 1975 – 1999

Mehmet Mustafa 1938 – 1999

Sadik Mujota 1939 – 1999

Shaqir Berisha 1969 – 1999

Kadri Syla 1967 – 1999

Nazim Kokollari 1974 – 1999

Vezir Jashari 1975 – 1999

Skënder Qarri 1975 – 1999

Enver Rashiti 1974 – 1999

Lutfi Bilalli 1957 – 1999

Sadik Osmani 1957 – 1999

Nexhat Ramadani 1978– 1999

Ragip Bajrami 1978 – 1999

 

KUSH MORI PJESË NË MASAKRËN E REÇAKUT

Në masakrën e Reçakut morën pjesë njësitë speciale të policisë dhe forca të shumta paramilitare serbe, ku ishin të përfshirë edhe serbët lokalë, punëtorë të Kuvendit Komunal të Shtimes, të postës, të pylltarisë etj

Më 10 qershor 2005 Lëvizja KAN tani „Vetëvendosje“, së bashku me familjarët e Reçakut kanë identifikuar shumë kriminelë serbë që morën pjesë në masakrimin e banorëve të Reçakut dhe këtë fakt e kanë bërë publike përmes një çarçafi të vendosur pëpara selisë së UNMIK-ut, në të cilin ishin shkruar emrat e kriminelëve.

Në këtë çarçaf ishin shkruar emrat e këtyre kriminelëve:

1.BOZHIDAR MARINKOVIQ

2.ÇEDOMIR AKSIQ

3.ZHIVORAD STOJÇETOVIQ

4.BOGDAN NOJIQ

5.JOVICA STOJKOVIQ

6.MOMIR RISTIQ

7.ZVONKO RISTIQ

8.LJUBOMIR NOJIQ

9.NENAD MARINKOVIQ

10.PAVLE MARINKOVIQ

11.ZORAN NEDELKOVIQ

12.SLLAVISHA MARINKOVIQ

13.VOJISLLAV JANIÇIJEVIQ

14.MILIVOJE ÇANOVIQ

15.JOVICA JOVANOVIQ

16.STOJAN AKSIQ

17.MILORAD KOSTIQ

18.DRAGISHA KOSTIQ

19.DRAGAN TASIQ (…)

Ndonëse janë publikuar emrat e këtyre kriminelëve, deri më sot askush nga përgjegjësit e sigurisë në Kosovë,(policia e UNMIK-ut, KFOR-i, SHPK-ja…) as  institucionet tjera ndërkombëtare (UNMIK-u…) por as lidershipi politik e institucional i Kosovës (pozita e opozita) duket se nuk kanë treguar interesim, për më tepër janë treguar skajshmërisht neglizhent dhe të papërgjegjshëm për këtë çështje.

Nga gjithë kjo sa u tha, një gjë është e sigurt, bota e di se në Reçak dhe kudo në Kosovë janë bërë krime të tmerrshme, prandaj pa vënien e drejtësisë në vend nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në as në Kosovë as në Ballkan.

 

 

Dita fatlume që ndau historin edhe për ne shqiptarët…

Nëse ka momente fatlume që historia mijëra-vjeçare e kësajë Bote duhet ti përkujtojnë e festojnë, ato momente janë padyshim Nata e 24 dhjetorit dhe dita pas-ardhëse e 25 dhjetorit, të cilat Bota i përmbledhë me fjalen Krishtlindja. Bota e qytetruar Krishtlindjen e kremton jo vetëm si festë fetare të Kristianëve, por edhe si moment historik që ndau një herë e përgjithmon kohen e kësaj Bote në Dyshë, ku që nga ajo kohë e sot, por edhe nesër e pasnesër sa të kenë këmbë njeriu mbi Dhe, Matja e Kohës mbaron me Krishtin, dhe nga Krishti fillon.

E ndërsa Krishtlindja si eveniment që bashkoi hyjnoren me njerzoren festohet me 24 në darkë dhe 25 dhjetor diten, ne menduam të evokojmë një histori të shkurtë të kësajë nate dhe dite fatlume që krijuesi i gjithësisë bani Emer të shpëtoi krijesat e veta mbi këtë tokë, duke u kumtuar lajmin e mirë të lindjes së Mesisë së paralajmruar, i cili në emer të Zotit do të ndihmonte njerzit të shkëputeshin nga rruga e mëkateve të besimit pa Zot te Paganizmin, dhe të besonin tek drita e vërtet, tek ai që u kishte falë mishin e shpirtin, tek Zoti Ynë në Qiell, tek rruga e pa gabueme e besimit për një jetë dinjitoze civilizimi e zhvillimi, ku njeriu ta ndiente vehten siç ishte në fakt, Shembelltyra fatlume e planetit tokë.

Lindja e Mesisë kishte rreth 4000 vite që jo vetëm ishte paralajmëruar, por Bota e priste me padurim. Profet të shumtë kumtonin lajmin e mirë nga njëri shekull në tjetrin, por lajmi vonoi jo për dëshirë të Krijuesit, por për fajin e Botës mëkatare që besonte në krijesa shumë më inferiore se vet njerzit, e ku ky besim kishte një emer Paganizem. Natyrisht Profecia vonoi, por nuk harroi. Nëntë muaj para se Virgjëresha, Zonja Marie të sillte në jetë me frymen e Zotit Jezusin, vetë Engjëlli Gabriel u bë lajmëtar i Zotit, kur i tha kësajë virgjëreshe, se ti do të lindësh një fëmijë edhe pse nuk njeh asnjë burrë, dhe kjo krijesë do të jenë Mesia i paralajmruar, me emrin e parë Emanuel, “Zoti është me ne”, dhe që në histori tashmë njihet me emrin në përjetsi Jezu Krisht. Nëntë muaj pas këtij lajmi në qytetin e vogël, por të Shenjtë të Betlehemit, dhe vetëm 9 km larg nga pallati i mbretit Herod të Izraelit, në kushtet e një shpelle me emrin e qytetit, një krijesë e bukur u shkëput nga trupi i virgjëreshës Marie, ku kjo krijes sapo pa driten, apo më saktë errësiren e kësaj bote, jo vetëm se ishte mesnata që po ndante datat 24 dhe 25 dhjetor, por se kjo errësirë jete kishte mbuluar njerzimin e shoqërit e asaj kohe, për fajin e tyre, ku veset sundonin moralin, Jezusi i vogël qau, madje qau jo si një fëmijë i sapolindur, por qau si një krijes e rritur e me ndërgjegje, qau për boten halleshume, për mëkatet ku ishin zhytë krijesat e Zotit në qiell, qau për rrugen e vështirë të një jete të re, plot mëshirë e mirsi, që ky i dërguar i Zotit do të kumtonte para Botës… edhe me sakrificen më sublime të jetës toksore, duke u kryqëzuar nga Ponc Pilati në Kryq, por edhe duke dëshmua ringjalljen, dhe njëkohësisht si Kryqin ku e gozhdojnë, se në personin e tijë bashkohen Hyjnorja me toksoren… Lajmi i lindjes së Mesisë Paralajmruar ishte një kumt i mirë edhe për Jozefin, ish të fejuarin e Maries, që Zoti e kishte ndaluar të mendonte keq për virgjëreshën Maria, si dhe një gëzim i pa masë i Gjon Pagëzuesit, që më vonë do të pagëzonte me ujin e lumit Jordan vetë Jezusin…

Se çfarë solli në këtë Botë Jezu Krishti dhe doktrina e tijë Kristiane, këtë e ka fiksuar historia rreth dy-mijë vjeçare e civilizimit, zhvillimit e besimit në jeten e krijuesin që na e ka falë këtë. Mrekullit e predikimit me frymën e Zotit, mrekullitë e shërimit, e mëshirës, të ringjalljes dhe fitimit të Botës amshueme, të bazuara të gjitha këto në filiozofin e Faljes që shpirti i Zotit i dërgojë tek ne me anen e birit tijë Hirplotë Jezusit kanë bërë, që gjithë këto mrekulli e mirsi të transmetohen nga njëri brez në tjetrin, si dhe të shkruhen në mijëra libra, ku mbi të gjitha qëndron si busull e pa gabueshme Bibla e Shenjtë. Për të vertetuar këto mjafton të hedhim një sy mbi Boten Europerëndimore, zhvillimin e qytetrimin e sajë, ku menjëherë të shkon mendja se këto vende kurrë nuk do të kishin mundur të ndërtojnë një mrekulli të tillë vetëm me punën e njeriut, pa pasur ndihmen e Zotit në Qiell, ndihmë që e përhapi dhe e përhap tek ne Besimi te Jezu Krishti, i cili nga Qielli ku është ngjitur pranë të lumit Zot bekon krijesat dhe punën e tyre, shpesh herë edhe mëkatare, që më shumë vazhdon t’i falë e mëshirojë se t’i ndëshkojë, edhe pse në shekullin e 21-të një diçka e tillë do të ishte e nevojshme”… Sidoqoftë ne shqiptarët, edhe pse sot jemi të hallakatur si asnjë popull tjetër i Europës kemi një histori të madhe që lindi dhe u rrit së bashku me Besimin Kristian. Ne kemi martirët e parë të Kristianizmit, që u sakrifikuan për besim e tempuj për Jezusin që në fundin e shekullit parë dhe fillimin e të dytit, madje këta martirë janë nga Dardania e asajë Kohe dhe Kosova e sotme, dhe vendi i sakrifikimit është vetëm 7 km nga Prishtina e sotme, dhe kishte emrin Ulpiana. Martirët ishin të parët në Ballkan dhe ndër të parët në tërë popujt e Europës së asajë kohe, dhe këta dy martirë të Shenjtëruar ishin ndërtues dhe kishin emrat Flori dhe Luani të cilët kanë datat përkujtimore (si shumë martirë e shenjëtorë të tjerë shqiptarë) në kalendarin katolik… E vargu i martirve e Shenjtorve me origjin Ilire është shumë i madh, sa vetë historia e këtijë Besimi. Në themelet e Besimit kristian qëndron kontributi i Perandorit nga Nishi i Kosovës (sot i grabitur nga fqinjët) me emrin Kostandini Madh, nëna e të cilit ishte Elena, e cila mbas kërkimeve me vullnetin e Zotit arrin të zbuloj Kryqin Origjinal të Jezu Krishtit në Jeruzalem, gjë që e shenjtëroi duke e bërë Shen Elena. Vetë Kostandini i Madh kur ishte perandor i Romës nxorri dekretin e parë në vitin 311 për të mos përndjekur të Krishterët, madje në vitin 313 ky perandor Shqiptar nxjerrë të famshmin Ediktin e Milanos, ku besimi Kristian e njeh si Fe zyrtare të Perandorisë. Për t’u a bërë më të lehtë rrugën e lutjeve Kristianëve të perandorisë në vitin 321, ditën e Diel e shpallë ditë pushimi për besimtarët… Madje edhe Koncili i Nikesë që forcoi e pastroi disi shpirtin Kristian, kishte ndihmesën e këtij Shqiptari të pa-harruar… Hymni i pamort i Kishës Katolike Të Deum (Ty Hyj të Lavdrojmë) është vepër e Ipeshkvit Niket Dandani, nga Kosova… Shen Jeronini, teolog dhe dijetar i pashoq, që përktheu Biblen nga Hebraishtja në Latinisht është prej mishi e gjaku Ilirë, pra Shqiptar. Katër Papë që drejtuan Selin e Shenjtë janë Shqiptarë, si Papa Eluteri, Shen Gaji, Papa Gjoni i IV-të dhe i katërti, dhe ndoshta më i madhi Papa Klementi i XI-të. Gjergj Kastrioti për rreth 25 vite ishte shpata mbrojtëse jo vetëm e Arbërisë, por edhe e Europës Kristiane e cila dridhej para fuqisë të Perandorisë Otomane… e kjo vazhdoi pa u ndalur deri në fundin e Shekullit XX-të, kur një shqiptare tjetër, Nënë Tereza, do të bëhej shëmbëlltyra e mirsisë, mëshirës, por edhe dermani për të vazhduar jeten e mijëra e miliona fatkeq që kishin humbur shpresen tek kjo botë halleshume. Vepra e Nënë Terezës, tashma e Shën Terezës, e pranuan edhe nga Kisha Katolike e më gjërë ishte një mrekulli që mund të shfaqej vetëm me ndihmën e Jezusit në Qiell, ku të gjitha këto vepra mëshire e bamirsie Nënë Tereza deri sa ndërroi jetë ja kushtonte Jezu Krishtit meshir-plotë. Mjerisht shpërblimi për ne Shqiptarët kishte qenë i vogël edhe pse kishin kontributin e mbi të gjitha sakrificen e Madhe për vehte, Europen dhe besimin e saj Kristian, e ndoshta ky shpërblim do të vijë dikur, pasi e meritojmë edhe nëse kemi pasur apo kemi mëkate, që duhet t’i lajmë me dëshirën dhe vullnetin tonë, por edhe me ndihmën e Atij që Po i festojmë Datlindjen, Jezu Krishtit, për të cilin ne duhet të ndezim qira, të flasim uratë, të lutemi me përshpirtje e ngazëllim, duke qëndruar e pritur zgjuar në mesnatën që ndau 24 me 25 dhjetorin, dhe njëkohësisht ndau historinë, duke na falur ne mëkatarve të kësajë toke Mesin e paralajmruar, shelbuesin tonë Krishtin, e ndërsa në këto momente ne jemi mësuar t’i quajmë Krishtlindja apo më popullorçe Kshnellat, dhe natyrisht këtë Krishtlindje dhe lajmin e mirë të Jezusit në mes nesh është mirë ta presim në Kishat tona duke u lutur, e kërkuar falje e mëshirë para Zotit e birit tijë Krishtit mëshir-plotë, për të cilin kemi nevojë ne për Atë e jo Ai për ne… Gjithsesi historia e festimit të Krishtlindjes filloi të institucionalizohet që në vitin 138 nga Peshkopi Telesforo, por Krishtlindja në atë kohë nuk festohej nga të gjithë popujt në një datë, ku për t’u fiksuar kjo ditë u deshte të vinte viti 357, dhe Papa Likerio të celebroi datën e 25 dhjetorit si ditën e Krishtlindjes. Festimet fillonin që natën e 24 dhjetorit, duke bërë rindërtimin e skenës mistike të vendit ku lindi Jezusi në Shpellën e Betlehemit, ndërsa Pema e Krishtlindjes e fitoi qytetarin dalngadal ndër shekujt që pasuan deri në ditët e sotme, por tashma kjo pemë më shumë i përket vitit të ri se festimit të mrekullueshëmë të Krishtlindjes… apo ditës që ndau historin…

 

Ndue Bacaj

 

A mund te perseritet fenomeni “bahriboriçi” ne Shkoder?

Fillimisht e ndjeme per detyre ti kerkojme ndjese ish- kryetarit te Bashkise, Bahri Borici, por te gjithe haptas apo nen ze, e kemi pranuar se humbja e PD-se ne Shkoder ne vitin 1996, erdhi si pasoje e nje fenomeni qe tashme quhet “bahriboriçi”.

Ne fakt, ne pragzgjedhjet vendore 2007, jane disa reminishenca qe te kujtojne detaje te zgjedhjeve vendore 1996, sic ka edhe shume zhvillime qe mund te parandalojne skemen e nje dekade me pare.

Si ne vitin 1996, pushtetin qendror e ka Partia Demokratike dhe si ne te njejten periudhe, pushteti vendor drejtohet prej saj. Ne vitin 1996, PD-ja kishte vetem 4 vite qe qeveriste qytetin e vendin, ndersa sot demokratet kane 6 vjet ne udheheqje te Bashkise (Rusi- Haxhi) dhe dicka me pak se 2 ne riudheheqje te vendit, pas 8 viteve ne opozite.

Ne vitin 1996, PD-ja e Shkodres ishte ne lulezimine  kulmit te unitetit ne rradhet e saja, ndersa sot, pa dashur te futemi thelle ne analiza, hatermbetjet jane evidente, te pakten nga eskponente te rendesishem, gjithnje ne perceptimin e mediave. Nga ana tjeter, demokratet e mbetur ne opozite per 8 vite ne pushtetin qendror, kane nje etje te madhe per karrike me rikthimin ne pushtet.

Tashme, te ulemi me kembe ne toke dhe te flasim hapur! Ne vitin 1996, kandidati demokrat Artur Luka, ishte nder te paktit emra qe iu derguan Tiranes per shqyrtim. Ndersa pas nje dekade, per postin e kryebashkiakut te Shkodres, PD-ja dergoi ne Kryesine e larte, mese 40 emra kandidatesh.

Nje tjeter Luka, por me emer Lorenc eshte kandidati i perzgjedhur per kryetar Bashkie nga PD-ja ne Shkoder. Askush nuk ka dyshim, se pervec mbiemrit, personat ndryshojne ndjeshem ne kohe nga njeri- tjetri. Eksperienca e Arturit ne vitin 1996, jo vetem ne politike por edhe ne menaxhimin e pushtetit, ishte shume me e paket se ajo e Lorencit sot. Ky i fundit, vjen ne kete kandidim si nje figure qendrore e PD-se, te cilen e ka drejtuar si kryetar, por edhe si kryetar i Keshillit te Qarkut Shkoder dhe per shume vite si keshilltar bashkiak. Megjithate, akoma nuk kemi dale tek thelbi i ceshtjes, e cila diskutohet qe nga baza deri ne kupole, jo vetem tek PD-ja, por edhe tek PS-ja dhe qe lidhet me perkatesine fetare te kesaj kandidature. E ketu, dashja pa dashje, deri me tani, ne loje eshte Partia Socialiste dhe kandidati Namik Kopliku, i nje tjeter besimi me Lorenc Luken.

Nuk mund te mohohet se PS-ja, pertej “zgjedhjes me sita te ndryshme” te kandidatit, te mos kete bere edhe nje perllogaritje te vogel qe lidhet pikerisht me perkatesine fetare te individit- kandidat. Pas mandatit te Boricit dhe dy mandateve demokrate Rusi dhe Haxhi, natyrshem do te mendoje nje emer me nje tjeter perkatesi fetare. E njejta logjike, duket se eshte perdorur edhe ne perzgjedhjen e bere nga PD-ja ne qender, edhe pse nuk mund te anashkalohet fakti i kontributeve dhe i statures se krijuar nder vite nga kandidati Luka.

Ketu na kthehet ne mendje viti 1996 dhe fenomeni “bahriboriçi”. Fillimisht nen ze, por me pas edhe haptas, segmente te PD-se se asaj kohe (1996), akuzuan si “kolone te peste” brenda rradheve te saja, demokrate qe gjykuan ne baze te perkatesise fetare te kandidatit. Madje, nje fryme e tille, e cila tashme eshte evidente edhe ne keto pragzgjedhje, filloi te instalohet ne PD qe nga ajo kohe. Kontestimet e hapura edhe te perfaqesuesve te institucioneve fetare apo prane tyre, per emrime ne poste te ndryshme te individeve te vetem nje besimi, jane bere publike me kohe.

Ne kete atmosfere, me reminishenca te vitit 1996, po pergatitet nje perballje elektorale e rradhes PS- PD me emra konkrete: Namik Kopliku kunder Lorenc Lukes. Ne pamje te pare, fitorja e kandidatit te PD-se, duket e thjeshte ne nje qytet me bindje te thella “demokratikase”, por edhe mese i ndjeshem (dhe me fakte!) ndaj ceshtjes se besimit fetar te kandidateve. Edhe pse 1996-a eshte jo shume larg, tashme skema qe mund edhe te perseritet, nuk do te sillte ne krye te Bashkise nje te djathte (sic ishte rasti i DBSH-se me Bahri Boricin), por nje te majte socialist.

Megjithate, ne loje eshte edhe sistemi i zgjedhjeve, i cili teorikisht duhet te pengoje renien e Bashkise se Shkodres ne duart e nje socialisti. Ne ndryshim nga viti 1996, kur per te perzgjedhur kryetarin, duhej nje tur i dyte qe justifikohej me pragun 50%+1 te votave, ne zgjedhjet e pritshme fiton thjeshte ai qe eshte renditur i pari, pavaresisht nga perqindja e marre nga elektorati. Ketu, i favorizuar eshte pa me te voglin dyshim kandidati i PD-se. Kjo duke gjykuar edhe mbi vitin e “cudise” 1996, ku ne turin e pare, pavaresisht se nuk mori mbi 50% te votave, kandidati demokrat Luka, mori shume me teper vota kryetari i ardhshem (me balotazh) i Bashkise Borici. Aleanca e turit te dyte, me shume ne baze te besimit te kandidateve se te bindjeve politike, eshte veshtire te stigmatizohet ne nje tur te vetem zgjedhor, sic parashikohet te ndodhe edhe ne zgjedhjet vendore 2007.

Pertej ketyre arsyetimeve, deri diku logjike, asnjehere ndodhja e nje ngjarjeje, mund te pranohet apo te mohohet kategorikisht 100%. Prandaj, pyetja shtrohet logjikisht: A mund te perseritet fenomeni “bahriboriçi” ne Shkoder, qe do te thote pervec te tjerave, kalimi i drejtimit te Bashkise nga PD-ja tek PS-ja, per hir te besimit te ndryshem te kandidateve!?

Blerti DELIJA

“Sekreti i Atlantidës në Shpellën e Nereut në Detin Jon“!

nga Agron Luka

Llogjika të shtyn të mendosh se këto ide, sado realizime dëshirash njerëzore me fantazi, bazoheshin jo vetëm te toka e sheshtë me katër kordinata, por diku-diku edhe te toka glob. (Apollodori, “Biblotheca“. Lib. II, 114 etj; shih më hollësisht  Grimal, cit. f 231-232 dhe f 442-443 etj.).

Një informatë interesante jep edhe  Diodori i Siçilisë, i cili shkruante se, Pirrua i Epirit, mbasi i kishte mundur kartagjenasit duke ua marrë pothuajse të gjitha portet e Siçilisë, kishte grumbulluar një flotë të madhe. Pirrua, nënvizonte Diodori, synonte të hidhej nga Siçlia për të pushtuar Libinë, duke “ndjekur gjurmët e Herakliut”. (Exerpt. Hoeschel, f 497-499, cit, sip. “Ilirët dhe Iliria në autorët antikë”, 1965, f  146-147) E njejta thënie “për ndjekjen e gjurmëve të Herakliut“ ishte përdorur edhe për Aleksandrin e Madh, por në drejtimin e kundërt nga lindja. Në dokumentin e zbuluar në “Statutet e Shkodrës“, në vitin 1997, “Testamenti dhe Privilegjet dhe Aleksandrit të Madh dhënë popujve ilirikë“, na del shprehja: “Aleksandri i Madh, biri i Zeusit, Zot i Tokës prej ku lind e ku perendon e nga veriu në jug“ etj. (Shih shkrimin tonë botuar i shkurtuar nga red. ”Koha Jonë“, dt. 18-19 shtator 2006 etj)  E këtu na duhet të shënojmë se dinastia e parardhësve të Aleksandrit të Madh e mbante veten me prejardhje nga Herakliu. Në një rast Aleksandri u mburr disi se ja kishte kaluar deri edhe Herakliut, me arritjen e tij në Indi. Dhe ishte e kuptueshme simpatia dhe mburrja me Herakliun, në gadishullin tonë, me këtë eksplorator tokësor, navigator detar dhe fluturues ajror, me këtë ndërtues qytetesh dhe muresh fortifikuese, me këtë mbrojtës të njerëzimit, i cili në një varg rastesh theu edhe dogmat e tabutë e lashta.

Herodoti, i pari shkruante se në Afrikën veriperendimore ndodhen malet Atlas. Por, informatat më të rëndësishme e befasuese vijnë nga Platoni, i cili i referohej Solonit, i cili ishte bazuar në një informatë me prejardhje nga një prej priftërinjve të Egjiptit, që jetonte në Sais në deltën e Nilit. Platoni shkruante se ai ishull gjigand Atlantida, përtej “Shtyllave të Herakliut” në Oqeanin Atlantik, ishte fundosur/gojë gëlltitur nga oqeani, nga një shpërthim kataklizëm vullkanik rreth nëntë mijë vjet më parë se koha e tij. Ky ishull na ishte nën dominimin e Poseidonit, Hyu i Detit dhe i Tërmeteve. Siç, mund të kuptohet, “Fundet e Tokës”, rezultonin vazhdimisht më tutje, kur njerzit arrin deri atje, dhe kështu ngjau me sa duket edhe me “perendimin e diellit në fund të tokës”, i cili u shty edhe përtej brigjeve afrikane në Oqeanin Atlantik. Sipas përshkrimeve të Platonit, ishull-kontinenti gjigand i Atlantidës na kishte pasuri të mëdha bujqësore e blegtorale dhe sidomos pasuri mineralogjike, si ar dhe në një lloj metali “orikalku” i cili shkëlqente si zjarr, kishte një qytet përrallor të rrethuar me mure të larë me ar, me tynele nëntokësore, me kanale të lundrueshme, ku vlonte tregëtia. Atlasi ishte mbreti i këtij vendi, një njeri i ditur me njohuri astronomike etj. Nisur nga fakti se kjo informatë vinte nga Egjipti, shumë studiues mendojnë se ndoshta detarët egjiptianë dhe fenikas kishin arritur ndonjë farë komunikimi e dijenie për brigjet e kontinentit amerikan dhe qytetërimin e atjeshëm. Nga mitologjia dhe nga navigimet e fenikasve sot njihet se ata lundërtarë të famshëm e kishin pagëzuar më përpara ngushticën e Gjibraltarit si “Shtyllat e Melkartit” dhe se ata kishin lundruar thellë edhe përtej këtyre shtyllave, përgjatë brigjeve afrikane. Zbulimet më të fundit arkeologjike kanë nxjerrë ekzistencën reale të ish kolonive fenikase në brigjet e Gjibraltarit, si stacione lundrimi, pas më pas. Kështu pra mendohet se edhe vetë Platoni mund të ketë ekzagjeruar me atë datimin e para 9 mijë vjetëve, sepse një informacion i tillë ishte thuajse e pamundur të ruhej i transmetuar gojarisht qysh nga koha kur nuk ekzistonte as shkrimi e as vetë civilizimi egjiptian. Studiuesit kanë vërtetuar se çfarëdo kataklizme nuk mund t’a fundoste e t’a zhdukte komplet një ishull të atillë gjigand, pavarësisht se mund të ketë pasur një kataklizmë vullkanike në një zonë të caktuar.

Modeli i sferës qiellore na del sëpari në mitologjinë e objektet egjiptiane, ku një dem me brirë të artë mban midis tyre një glob dielli të artë. Po kjo ide mitologjike na del edhe në legjendën e Evropës, ku Kadmi fenikas i ardhur në gadishullin tonë, në kërkim të së  motrës Evropë, duhej të ndiqte gjurmët e një lope që mbante një gjysëm hënë midis brirëve etj. Modeli i parë studimor i sferës qiellore qe bërë nga Talesi, kurse i sferës tokësore nga Krateti. Sipas autorit antik Pausania, shek II, skulptori antik Theokleu me të birin kishin realizuar një grup skulpturor me motivin e Herakliut dhe Atlasit. Ai shkruante:  “Thesaurët e tretë e të katërt janë dhuruar nga epidamnasit dhe byzantasit; ai i të parëve ka botën e mbajtur nga Atlasi dhe Herakliu dhe pemën e Hesperideve, mollën dhe gjarpërin e përdredhur rreth saj. Të gjitha këto janë punuar prej kedri, nga Theokleu i biri i Hegylit. Që botën e bëri bashkë me të birin e tregon mbishkrimi që gjendet aty…” (“Descripto Graeciae”, VI, 19; cit. “Ilirët dhe Iliria…”, f 246-247)

Sigurisht se kjo mitologji dhe “Bota qiellore sferike” njihej e studiohej edhe në shkollat e qyteteve tona antike.

“Rizbulimi” i Atlantidës në shek II! Trillim-Ironia dhe Lojë-Ironia e Koinçidencës: Kontinenti i Atlantidës/Amerika ekzistonte!

Shkrimtari grek Lukiani (shek II), i cilësuar si “Volteri dhe Zhyl Verni i antikitetit”, duke sintetizuar një paraqitje të dijetarëve e filozofëve helenë, që shkonin shumë kohë para Erës së Re, shkruante: “Duke vënë re gjithfarë dukurish të jetës unë arrita të kuptoja…vendosa t’i ngrija sytë dhe të soditja mbarë rruzullimin. Në fillim e ndjeva veten ngushtë, sepse nuk merrja vesh çfarë është ajo që filozofët e quajnë kozmos: në ç’mënyrë ishte krijuar ky kozmos dhe kush ishte krijuesi i tij. Nuk dija gjithashtu ku e kishte ai zanafillën e vet dhe cili ishte qëllimi i tij i fundit. Zura të vrojtoja botën pjesë-pjesë, por kjo më bëri ta vrisja mendjen edhe më shumë, sepse shihja yjet e shpërndarë kuturu nëpër qiell, shihja diellin, dhe atëherë digjesha nga dëshira për të marrë vesh se ç’janë tërë këto…rrufeja që përshkon retë, gjëmimi që shpërthen me aq forcë, shiu, dëbora dhe breshëri – të gjitha këto ishin për mua një enigmë e pazgjidhëshme. …vendosa t’i drejtohesha filozofëve…pagova një shumë të mirë të hollash të mbaroja kursin e filozofisë…ata ma mbushën kokën çdo ditë me teori të ndryshme, si atë mbi shkaqet e para e shkaqet e fundit, atomet, zbrazëtirat, elementet, idetë etj….ata njerëz të ditur grindeshin me njëri-tjetrin lidhur me doktrinat e veta dhe kishin pikëpamje të ndryshme për të njëjtin send!…Shpesh herë ata nuk ishin në gjendje të thoshin se sa stade është larg Megara nga Athina, e prapëseprapë dinin me saktësi ç’largësi ndan hënën nga dielli; guxonin ta masnin atë me kut, përcaktonin trashësinë e ajrit, thellësinë e detit, periferinë e tokës, perimetrin, vizatonin rrathë, ndërtonin trekëndësha mbi katërkëndëshat, studionin gjithfarë sferash, bile edhe vetë qiellin. …Para së gjithash, tek ata vërehet një ndryshim i plotë mendimesh lidhur me botën (universin): disa thonë se bota nuk është krijuar e as ka për t’u prishur ndonjëherë, kurse të tjerët guxojnë të flasin për krijuesin dhe për mënyrën se si është ndërtuar ajo. Këta të fundit më habitnin më shumë se kushdo, për arësye se pranonin një Zot si krijues të gjithësisë, por nuk thoshin as nga kishte ardhur ky Zot, as se ku ndodhej ai, kur e krijoi botën, sepse nuk është e mundur të mendohet koha dhe hapësira para se të lindte gjithësia. …Pa le pastaj sikur të dëgjoje ç’thoshin për idetë dhe elementet jo trupore, ose ato teoritë e tyre për fundësinë dhe pafundësinë!

(vijon)

 

Drane Xhaji: Kinematografia ishte dashuria ime e parë që përfundoi me një puthje!

Shqipëria Etnike:Muza juaj tipike femërore më shtije në mendime se ju  ndoshta do t’i përkisnit më tepër kinematografisë se sa estradës.Mos vallë keni ngatruar urban kur  filluat udhën e vështirë të  artit?

Drane Xhaji :Të bëhesha aktore kinematografie ka qënë një nga ëndrrat e mia më të hershme.Isha veç  16 vjeç kur interpretova në filmin”Thirrja” në rolin e heroines nënën Licë, përkrah Ndrekë Lucës, Vitore Ninos, Viktor Burçetit, etj, rol që u mirprit dhe u vlerësua pozitivisht nga bukpjekësit e kinemasë së atyre viteve.Përgëzimet e Roza Angnostit, Vitore Ninos, Bardhyl Martinit etj ishin shumë të sinqerta dhe inkurajuiese  për mua që sapo kasha hedhur hapin e parë në vrapimin me pëngesa në rrugën e gjatë  të artit.

ShqipëriaEtnike:Pas atij deputimi të suksesshëm përse nuk vazhduat më tej?

Drane Xhaji:Më janë ofruar edhe tre role të para, madje fitova edhe kinoprovën dhe kur  mendoja se do të shkoja në xhirim , më kanë zbritur pa dëshirën time nga urbani i kinematografisë.Në kinema  hyra nga porta ,por mentaliteti dhe kushtet familjare më imponuan të dal nga dritarja.Kështu që konstatimi juaj qëndron Kinematografia ishte dashuria ime e parë që përfundoi vetëm me një puthje!

Shqipëria Etnike:Kur jeni ngjitur për herë të parë në skenë?

Drane Xhaji:Kam qënë vetëm 15 vjeçe kur fitova çmimin e parë në një konkurs kombëtar të recitusve të poezisë,po atë vit prezantova festivalin e ushtarit në Shkodër,aty ishte një nga operatorët më të mirë të kinematografisë Bardhyl Martini i cili më propozoi të luaja një rol në film.Në teatrin e estradës kam ardhur rastësisht, pas filmit  mora pjesë në një dramë , gjatë kësaj kohe u dha një variete dhe më morën si drejtuese shfaqje.Qysh atë ditë e deri më sot punoj si aktore humori  mëgjithëse fillimisht më dukej jashtë vetës sime.

Shqipëria Etnike:Cila ishte kjo premjerë e parë?

Drane Xhaji:“Të lumshin duart” me regjizor Paulin Sejkun,u prita shumë ngrohtë nga publiku pata shumë emocione pozitive.

Dukagjini:Kur keni marrë apo dhënë puthjen e parë?

Drane Xhaji:Një gazetë serjoze me karakter historiko-shkëncor nuk ka pse të merret me intimitete erotike.Shkruani një herë  historinë e Dukagjinit pastaj historitë e tjera ….

Shqipëria Etnike :I keni numëruar ndonjë herë rolet që keni realizuar?

Drane Xhaji:Jo nuk më ka shkuar ndonjë herë ndërmënd, sepse janë role të para e të dyta, të vogla e të mëdha të vjetër e të rinj , por po  të llogaritësh 25 vjet aktivitet, me nga 4 premiera në vit dhe në një premjerë më takon  të luaj normalisht më shumë se 4 role, del vetë numri i saktë

Dukagjini:Cilat janë rolet më të dashura për ju?

Drane Xhaji:Rolet të gjitha i kam dashuruar pa përjashtim. Kam një jetë të tërë që dashuroj në të gjitha zhaneret e humorit.Kam luajtur role vajzash elegante, plakash të rraskapitura, grashë shtëpijake e  llafazane, studente, sportiste, lavire, madje edhe rolin e djalit gjahtar i studenteve  të Luigj Gurakuqit.Do të veçoja ato role që i kanë bërë më përshtypje publikut si në telekomeditë “Pak fresk është sonte”,”Fjalë Kryqi”, në komedinë “Nën hijen e një dege” apo skeçet  “Sinjorina italjane”, “Mikrobusi i policisë”,”Mis Shoshi”,“Pënsionistët”,”Motrat e Mbretit”,”Dhëndri nga Amerika”,”A ta mbysim dajën” etj

Shqipëria EtnikeA është vështirë të kalosh nga një rol a karakter në një tjetër?

Drane Xhaji:Është shumë e vështirë qoftë nga ana vizuale por edhe nga ana shpirtërore, duhet të transformohesh komplet brënda 5 minutash pas (dy këngësh)  nga vajzë  15 vjeçare  në grua 40 apo e moshuar 65 vjeçare duke ndryshue gjithçka  që nga luku deri tek shpirti i rolit

Shqipëria Etnikei:Suksesin tuaj  ia dedikoni portretit tuaj të bukur apo punës dhe talentit?

Shqipëria Etnike:Bukurinë lum kush e ka,por bukura aq sa është e mirë ,është edhe bela.Artiste aq më tepër në estradë të bën talenti puna dhe vetëm puna.

Shqipria Etnikedi:Si u prit një vajzoke e re në shtëpinë e madhe të humorit shkodran,a ju kanë mbështetur ustallarët e vjetër të atij konaku?

Drane Xhaji:Ka qënë fat dhe kurorzimi i një ëndrre të bukur për mua të punoj për 18- vjet me të papërseritshmin Tano Banushin, ishte fat   të punja me të mëdhenjt  Hasan Smaja e Paulin Preka,me të mirnjohirit  Zef Deda,Gezim Kruja ,Zyliha Miloti, Katrina Biga, me të ndjerën Jolanda Shala me Mondin Besen etj.

Shqipëria Etnike :Je ndier e përkëdhelur në përzgjedhjen e roleve apo jo?

Drane Xhaji:Asnjëherë nuk e kam pasë atë previlegj të zgjedh këtë rol se më pëlqen mua dhe pikë.Unë gjithmonë kam luajtur ato role  që më kanë ofruar dhe kurrë nuk kam pasë luksin e refozimit

Shqipëria Etnike:Ju ka ndodhur ndonjëherë  që gjatë interpërtimit t’ia fusni kot?

Drane Xhaj:Nuk më ka ndodhur ndonjëherë t’ia fus kot por të shtoj nga vetja ime po, sepse jemi pjestarë të një realiteti ,të një shoqërie komike shqiptare dhe shumë tipa që takojmë në jetën e përditshme janë pjesë e roleve tona .Aktori i mirë gjithmonë fut diçka nga vetja e tij duke e pasuruar rolin që intërpërton.

Shqipëria Etnike :A ju kanë indentifikuar ndonjëherë me rolet?

Drane Xhaji:Jo vetëm një herë,por madje  shpesh herë, kjo është kënaqësia dhe suksesi më i mirë  për çdo  aktor

Shqipëria Etnike :Na rrefe pak për përvojën tuja në televizion gjatë viteve 1999-2005?

Drane Xhaji :Ka qënë një përvojë e re interesante kam punuar si folëse, gazetare realizuese dhe drejtuese e emisioneve kulturore në televizjonin “Antena Nord”.Kam realizuar një maratonë të gjatë prej 23 emisionesh për vlerat e këngës popullore shkodrane me këngëtaret(Bik Ndoja,Xhevdet Hafizi, Shyqyri Alushi,Violeta Zefi,Shpresa Rranxi,Mukades Çanga , Bujar Qamili )etj.Kam ralizuar dhe drejtuar emisionin ftesë në studjo me përsonalitetet më të shquara të kulturës dhe artit  shkodranë , kam realizuar dy dokumentarë televiziv, njëri kushtuar fëmijëve të braktisur “Mos u vrisni ëndrrat” dhe  tjetri i titulluar “Nderi dhe lavdia e sportit shqiptar”kushtuar ish kapitenit të kombëtarës shqiptare shkodranit Rudi Vata.I mirpritur dhe me shumë audjencë ka qënë emisioni “Fllings” me poezi muzikë dhe romancë erotike.

Shqipëria Etnike:Ku jeni ndierë më  mirë në teatër apo në televizion?

Drane Xhaji:Janë si nëna dhe e bija është zor që t’i duash te dyja!

Teatri është shtepia ku jam rritur dhe  bërë  me emër,qënja në estradë më jep sadisfaksion të veçantë, teatri është jeta ime dhe dashuria e dashurive të mija .

Shqipëria Etnike:Në studimin tim më rezultoni me origjinë të kahershme dukagjinse.Doni ta zbuloni vete apo tua zbuloj unë fillin tuaj të  moçëm gjenetik?

Shqipëria Etnike:Unë asnjëherë nuk kam përdorë ferçe.Kam lindur në Rus katolik nga dy prindër punëtorë.Xhaji është emri i fisit tim që gjendet në Shkrel me prejardhje nga Xhani i Pultit.Të njëjtën pytje më ka bërë edhe artisti i famshëm Ndrekë Luca kur po xhironim së bashku tek filmi “Thirrja”.Kur iu rrëfeva më tha: Qënkemi nga e njëjta mahallë moj vajzë!Unë ty të paskam motrën !Ai kështu më thëriste mua me pëkëdheli vazhdimisht gjatë xhirimit edhe më vonë duke më dashtë më ngrohtësinë dhe dashmirsinë e një prindi shembullor,dashamirsi që më jepte krahë, pasi përpara Ndrekës më dukej vetja e vockël  sa një kukull

Shqipëria Etnike:Ju pra keni mbajtur mbiemrin e babes?

Drane Xhaji:Po me këtë mbiemër u bëra e njohur, dhe këtë mbiemër mbajta  edhe me pëlqimin e bashkëshortit  Sandri

Shqipëria Etnike:Kjo intërvistë vjen disa kohë me vonesë për lexuesit e gazetës sonë për shkak te vdekjes së bashkëshortit tuaj,prandaj  më lejoni që të  shpreh ngushllimet më të sinqerta, për këtë humbje të dhimbshme që pësuat:

Drane Xhaji:Ju falenderoj përzemërsisht qoftë për intërvistën por veçanarisht për ngushllimin që shprehët për vdekjen e bashkëshortit tim të dashur.Unë Sandrin e kisha më tepër se burrë pasi e konsideroja si shok e mik të shtrejtë të jetës me të cilin jemi mirëkuptuar vazhdimisht .Duke qënë intelektual i formuar mirë me dy shkolla të larta(matematikë dhe ekonomi biznes) ai më ka mbështetë dhe inkurajuar në karrjerën time artistike dhe për këtë i jam mirnjohëse.Unë e kuptoj se për  mentalitetin tonë tradicional nuk është e lehtë që të jesh burri i një gruaje artiste.Më vjen shumë keq së shkoi shumë shpejt në mënyrë të papritur në jetën e pasosur kur kisha  shumë nevoje ta kisha në krah ,prandaj e përjetoj me shumë dhimbje mungesën e tij.

Shqipëria Etnike:Si jeni ndjer në daljen e parë në skenë pas vdekjes së bashkshortit ?

Drane Xhaji: Recitali i mikës sime  dhe këngëtarës së mirnjohur Mukades Çanga ka qënë dalja ime e parë në skenën e Teatrit Migjeni pas vdekës së tim shoqi(Ndërsa në publik ka qënë aktiviteti i Shoqatës Dukagjini kur Profesor Kolë Prelën mori titullin Qytetar Nderi i Shkodrës).Publiku shkodranë është i mrekullushëm,ai e kuptoi shumë mirë gjëndjen time emocionale duartrokitjet  dhe ovacionet e tij të ngrohta ishin dhurata më e shkëlqyer për mua,dhuratë  që nuk do t’i harroj asnjëherë.Unë e dua shumë spektatorin e shkëlqyer shkodranë, ai është oksigjeni i jetës sime skenike.

Shqipëria Etnike:Çfarë është humori për ju?

Drane Xhaji:Njeriu që nuk qeshë është si dita pa diell,gazin na ka dhuruar Zoti për të mbytë marazin,vuajtjet  dhe hidhërimet e jetës.Të qeshurit për mua ngjason me një muzikë të mrekullushme.Humori i afron njerzit, i ndihmon për të kuptuar më mirë njëri- tjetrin,ashtu si muzika që është universale.Ndjenja e përbashkët e humorit shpesh bëhet shkak për një miqësi të fortë.Jeta ime pa humorin do të ishte një mërzi e pa durushme

Shqipëria Etnike:Si ndiheni brënda këtij profesioni në kushtet e sotme?

Drane Xhaji:Aktrimi është një profesion sa i bukur aq edhe i vështirë.Për të qënë aktore duhet të jesh një njeri i formuar shumë mirë.Këtu kam parasysh anën humane,morale, karakterin.Aktori duhet të jetë një njeri sa  i ndjeshëm aq edhe i fortë.

Shqipëria Etnike i:Mos vallë është plakur  Estrada e Shkodrës, pasi ka rënë dukshëm aktiviteti dhe shkëlqimi i saj?

Drane Xhaji:Estrada është në vështërsi pasi shumë pak investohet për kulturën ,defakto ne paguhemi sa një  pensionist mesatar.Në jemi po ata aktorë që kemi qënë, por nga ana tjetër ndihet shumë mungesa e shkrimtarve humorist që duhet të bluajn miellin e estradës

Shqipëria Etnike:Cila është arma jote më e fortë:

Drane Xhaji:Arma ime më e fortë është brëndia e shpirtit , vullneti dhe karakteri i fortë

Shqipëria Etnike;Po bukurinë ku e le?

Drane Xhaji:Të faliminderit ky kompliment nuk më ka munguar asnjëherë, komplimenti është kënaqësi e veçantë për çdo femër.Një femër është e vdekur  vetëm atëherë kur nuk merr komplimente.

Shqipëria Etnike:A ke përjetuar ndonjëherë ndjenjën e zilisë:

Drane Xhaji : Unë jam njeri,zilia është njerzore,atë e kam provuar shumë herë, sepse kam respekt për njerzit që kam zili(Zili pozitive)

Shqipëria Etnike:Çfarë janë pasqyra dhe femra?

Drane Xhaji:Pasqyra dhe femra janë lesbike.Pasqyra u sherben grave që të zbukurohen për t’i pëlqyer një mashkulli, që të zbukurohen për arsye estetike, për tu treguar të kujdesshme për paraqitjen e jashme apo për tu bërë të bukura për qefin e tyre .

Shqipëria Etnike:Sikur të ishit 18 vjeçare me çfarë do të merreshit në jetë?

Drane Xhaji:Sikur të isha edhe një herë 20 vjeç po të imitoja shokun Enver do të merresha me matematikë , po do të imitoja  të rejat e sotme do të merresha me muzikë dhe duke zbuluar linjat  e mija do të lija pa punë këngëtaret profesioniste , ose do të bëhesha deputete milonjere për një vit.

Shqipëria Etnike:Cilët nga politikanët vipa adhuron ?

Drane Xhaji:Të gjithë jemi dehur të paktën një herë  kush më pak e kush më  shumë prej politikës ,politika jonë nuk ka vipa ,por rrypa.

Shqipëria Etnike:Cilat janë hobet e Drane Xhajt:

Drane Xhaji:Qyshë në  gjimnaz kisha pasion,gjuhët e huaja muzikën, më pëlqen kinematografia, shetitjet e largëta sidomos në mal ,më pëlqejnë lulet fustanet,parfurmet,kapelet, vera  dhe  kafshët. Kam pasë një qen të mrekullushëm (Xhoj) të cilin e kisha xhan më ngordhi i shkreti prandaj e kujtoj me  nostalgji pasi shpesh e merrja me vete  edhe në çfaqje edhe në ekran .

Shqipëria Etnike:Cilën kafshë urreni më shumë?

Drane Xhaji:Kafshën me fytyrën e njeriut hipokrit.

Shqipëria Etnike:Ç’mendim keni për burrat dhe gratë?

Dranë Xhaji:Burrat dhe burrëria kanë vdekë, këta meshkuj  që kanë mbetë të gjithë njësoj janë.Për gratë dhe paranë pajtohëm me titullin e librit tuaj “Bota sillet rreth grave”, meshkujt janë skllever të grave dhe lekut?Sot mbizotrojnë femrat matrialiste qe pëlqejnë gjithfarë majmuni mjafto që të kenë makina të bukura, para e pushtet.

Shqipëria Etnike:A janë burra shteti  Nano dhe Berisha?

Drane Xhaji:Sikur shteti të ishte femër | Nano do ishte burrë me zemër,|sikur shteti të ishte  kale| I Hipë Saliu e s’zbret i gjallë:

BISEDOI PRELË MILANI

 

“Dashuri, vuajtje dhe shpresë”

Promovimi i romanit “Dashuri, vuajtje dhe shpresë” u organizua këto ditë në qytetin e Shkodrës në prani të miqve, shokëve shkrimtarë. Krahas promovimit të romanit, për shkrimtarin Nikë Bunjaj pati edhe një gëzim tjetër siç ishte ai i dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi”, akorduar nga Këshilli i Komunës së vendlindjes së tij, Kelmend, me këtë motivacion: “Për kontributin e shquar në fushën e arsimit, letërsisë dhe shkencës”, si dhe vlerësimet e marra në promovimet e librave të tij, si romane, monografi, vëllime me poezi, tregime dhe në fushën e publicistikës, duke marrë dhe çmime të ndryshme vlerësimi si brenda dhe jashtë shtetit.

Gjithashtu, fondi i krijuar nga krijimtaria e tij është një shtysë e fuqishme për marrjen e këtij vendimi.

Me romanin “Dashuri, vuajtje dhe shpresë”, të shkrimtarit tashmë të mirënjohur Nikë Bunjaj, i cili është bërë i njohu jo vetëm për lexuesin shqiptar, por edhe matanë kufijve tanë dhe sidomos për romanet “Agjenturat dhe agjentët”, “Zemra e nënës”, “Deri kur…?”, “Emigracioni dhe emigrantët” dhe deri te romani i fundit “Dashuri, vuajtje dhe shpresë”, apo për monografitë “Heroi që lindi në çerdhen e lirisë”, “Nora e Kelmendit” e deri te “Mbretëresha me zemër e shpirt shqiptar”, na jepet një pamje e bukur.

Ndalemi te romani i fundit “Dashuri, vuajtje dhe shpresë”, ku besojmë se është një nga romanet më të suksesshme të shkrimtarit Nikë Bunjaj. Ato nuk kanë të bëjnë vetëm me mënyrën e bukur artistikisht të të shkruarit, por edhe për shumë të tjera, si p.sh. përdorimi i gjuhës së thjeshtë për lexuesin, për dhemshurinë ndaj njerëzve dhe shumë njerëzor të të shkruarit, por duhet kërkuar edhe tek gjuha e pastër me materialin jetësor e aktual të romanit gjatë kohës së tejzgjatur të tranzicionit në Shqipëri, ku më shumë se gjysma e popullsisë aktive mbeti mjerisht pa punë, pa shpresë.

Një pjesë e madhe e rinisë që mbaron shkollën e lartë, i bashkoet ushtrisë së të papunëve. Po kështu edhe një pjesë e intelektualëve deri të njohur, të quajtur “truri i kombit”, u detyruan edhe ata, në rrugë legale dhe ilegale, të emigrojnë nëpër kontinentet e ndryshme.

Në roman, në çdo faqe që shfleton të bie në sy historia e dy personazheve realë kryesorë, që në të njëjtën kohë janë edhe personazhet pozitivë të romanit, ku merr patjetër dhe vlerë simbolike dhe zgjon interesin e përgjithshëm.

Pyetjes se ç’do të bëhej me shtresat e varfëra e të mesme duke përfshirë edhe intelektualët në vorbullën e tronditjeve deri edhe psiqike që shkaktoi tranzicioni i tejzgjatur që me ndryshimin e sistemeve e në vazhdim, shkrimtari në këtë roman i ka dhënë përgjigjen e duhur politikës shqiptare. Partitë politike që shpejtuan të lindin pas kohës së tranzicionit, si kërpudhat pas shiut, të cilat nuk i shërbejnë sa e si duhet elektoratit që përfaqësojnë e sidomos shtresave që përfaqësojnë dhe që gjenden në nevojë. Shqipëria nuk kishte nevojë me tre milion e gjysëm banorë të ketë rreth njëqind parti e shoqata të majta e të djathta, të qendrës e të bishtit! Ato, gjatë kohës krijuan rrëmuja e përçarje deri në kontradikta joantagoniste, por në disa raste edhe kontradikta antagoniste që u pasuan edhe me luftë civile.

Filozofia e shkrimtarit Nikë Bunjaj, një bashkëpunëtor i rregullt i gazetës “Shqipëria Etnike”, ka një karakteristikë të veçantë për mendimin demokratik europian për fazën e tranzicionit duke nxjerrë në pah realisht edhe gabimet e politikës shqiptare për këtë periudhë kohore.

Nikë Bunjaj është nga të paktët shkrimtarë që ka ditur të shkruajë me realizëm të hollë e plasticitet të pashoq vuajtjet e shumicës së shtresave të popullsisë në nevojë të kësaj periudhe të tranzicionit në Shqipëri. Tabloja që na jep nëpërmjet personazheve shkrimtari Nikë Bunjaj në këtë drejtim në vija të përgjithshme, është e plotë, e fuqishme dhe superiore, sepese na shpalos para syve te lexuesit kontradiktat antagoniste dhe joantagoniste në tranzicion të mbarë shoqërisë shqiptare dhe tregon realisht rrugët përfundimtare të së keqes. Pa një kuptim të tillë të problemeve të mprehta sociale dhe pa një bindje të thellë nuk mund të arrihet në rrugën e zgjidhjes së drejtë të tyre.

Shkrimtari në këtë roman tregon shumë rreziqe që po sillen rrotull si re të zeza shoqërisë shqiptare: papunësia, korrupsioni, trafiqet e qenieve njerëzore, droga, kriminaliteti i paparë ndonjëherë gjer në familje etj., etj. Këto erdhën edhe nëpërmjet një rruge tjetër të gabuar si rezultat i moskuptimit të drejtë midis individit dhe shoqërisë, midis lirisë e demokracisë, nga mungesa e objektivitetit politik në këtë periudhë krize dhe për të gjitha këto faturën e pagoi dhe po e paguan populli…

Morinë e njerëzve të varfër pa punë e pa shpresë, siç na paraqitet në roman nëpërmjet personazheve reale pozitive e negative që përpliten në kthetrat e krizës i peshku në zall. Shkrimtari e sheh çdo ditë, çdo orë e minut dhe jeton me këtë gjendje të rëndë të tyre, brenda së cilës jeton edhe ai vetë… Por, vështrimi i tij ngulitet midis kontradiktave që ai ka vendosur në qendër të romanit, është i mprehtë dhe i thellë. Ai i shikon ato në zhvillim e sipër, në dëshpërimin e tyre, por edhe në shpresat e tyre që gëlojnë dhe pa të cilat ato nuk mund të jetojnë më tej. Shkrimtari i shikon ato me syrin kritik, i shikon me rreptësi, por nga ana tjetër edhe me një dashuri të thellë. Ndaj shprehim me plot bindje mendimin se Nikë Bunjaj është një shkrimtar realist aq i fuqishëm saqë, në të shkruar e sipër të këtij romani i ka ndodhur një dukuri e tillë: e shoqja e heroit të tij kryesor e varfanjakut Kastriot Arbëria, pra Eva, vjen e bëhet heroina e vërtetë e romanit dhe kuptohet se shkrimtari është i dashuruar pas këtij personazhi, pas kësaj figure të krijuar prej atij vetë, pas kësaj gruaje kaq të pastër, të bukur, fisnike e kaq të çiltër. Këto dukuri kanë një shpjegim të thjeshtë: proza realiste e shkrimtarit Nikë Bunjaj e ka ngritur atë grua në pjedestalin që meriton, sepse ajo, që në barrën e rëndë të krizës duhet të heqë e të vuajë dyfish më shumë, herë si bashkëshorte dhe si nënë që është, një rezistencë të fuqishme e më të natyrshme të cilët dallgët e pandërprera tallaziten dhe përplasin sa andej këtej edhe e shushasin fare bashkëshortin e saj Kastriotin, herë me punë e herë pa punë. Kastrioti, kur largohet nga një qytet i vogël ku punoi për disa kohë, mbetet pa punë dhe kthehet përsëri në vendlindjen e tij, në Tiranë, tashmë i martuar ku e strehon e ëma prej disa kohësh, por edhe ajo kërkon të zhvasë të birin me nuse të cilëve u liron një dhomë, por u kërkon për t’i paguar qeranë rregullisht çdo muaj.

Eva i gjendet kurdoherë pranë të shoqit, e dashuron jashtëzakonisht shumë, e ngushëllon, i jep kurajo, i jep shpresë të shoqit të saj ekonomist, herë me punë e herë pa punë. Vetëm në sajë të forcës shpirtërore dhe vullnetit e shpresës së kësaj bije shqiptare me origjinë punëtore nga qyteti i Shkodrës, arrin të shpëtojë burrin e saj të dashur nga streset e jashtëzakonshme të krizës. Kastriot Arbëria arrin të shkundet nga dëshpërimi i pashpresë në tëcilin ishte kredhur kokë e këmbë dhe nga i cili si shumë të tjerë mund të merrte fund…

Në roman ka jo shumë personazhe të dorës së dytë, këto janë në pjesën më të shumtë pronarë të firmave të huaja dhe vendase, të cilët i karakterizon një linjë e përbashkët: lakmia për t’u pasuruar, vënia përfund e çdo gjëje njerëzore për hir të fitimit tepër të madh…!, nga njëra anë dhe qëndrimi i ftohtë dhe mospërfillës ndaj argatëve të tij, pra i njerëzve të varfër e në nevojë e që marrin bukën me listë për të ushqyer familjen. Kundër këtyre, Kastrioti zjen, i pavetëdijshëm, pa qartësinë e nevojshme për të gjetur rrugëdalje.

Autori na jep të qartë shkallën e formimit të ndërgjegjes së nëpunësit të sotëm të kategorisë së Kastriot Arbërisë në raport me njerëzit e sferës së lartë nga njëra anë dhe të shtresave në nevojë nga ana tjetër, ku këta të fundit nuk duhet t’i lejojnë pronarët të luajnë me fatet e tyre dhe të qëndrojnë të lidhur fort me njëri-tjetrin, ashtu siç thotë baba i Evës, për të kërkuar kurdoherë të drejtat e tyre kurdoherë në rrugë demokratike. Dhe këtë arrin ta kuptojë dalëngadalë nga fundi i romanit vetë Kastrioti: “Ne s’jemi asgjë. Ne jemi të vetëm… dhe të tjerët që janë si ne, janë të vetëm… Të ishim të paktën punëtorë. Ata i thonë njëri-tjetrit shokë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin”.

Kastrioti, për nga natyra e tij si nënpunës edhe të drejtën e vet e kërkon me lutje dhe me të përulur… Në roman, personazhet e shtresës së lartë të popullsisë së sotme shqiptare rezulton se pjesa më e madhe e tyre u pasuruan brenda dy-tre vitesh me gjakun dhe djersën e shumicës së popullsisë shqiptare e cila vuajti për një gjysëm shekulli për ta krijuar dhe rritur ekonominë kombëtare të përbashkët… E, megjithatë, ata që e krijuan dhe e rritën dhe me ndryshimin e sistemeve, ata morën si “shpërblim” disa “letra me vlerë”, që në fakt ishin krejt pa vlerë…, duke mos patur asnjë mundësi për t’i përdorur asgjëkundi! Ja, pra, këtu përfundoi mundi dhe djersa e pesëdhjetë viteve të shtresës më të ndërgjegjshme të popullit shqiptar. “Çdo gjë drejt zeros…”.

Në romanin “Dashuri, vuajtje dhe shpresë”, hyn edhe njëherë në krijimtarinë e shkrimtarit Nikë Bunjaj, motivi i shkëputjes së individit nga shoqëria, motivi i luftës për lumturi individuale në kontradikta me njerëzit e shtresës së lartë që i merrte nëpër këmbë ata duke punuar shumica nëpër punë të zeza me pagë tepër qesharake dhe pa sigurim.

Dy heronjtë kryesorë të romanit dështojnë për një kohë nga lufta e tyre. Mbi kokat e tyre qëndron gjithnjë si “shpata e Demokleut” ankthi i papunësisë, i varfërisë, kriminalitetit, trafiqeve të qenies njerëzore, drogës, sëmundjeve të rënda vdekjeprurëse etj., etj.

Titulli i romanit është një lajtmotiv që shpreh këtë ankth të vazhdueshëm edhe për të nesërmen.

Në qoftë se merret parasysh atmosfera e turbullt e viteve të tranzicionit të tejzgjatur në Shqipëri, ku akoma s’po dihet se ku do të jetë stacioni i fundit…, titulli i romanit merr një kuptim jo vetëm shoqëror dhe etik, por edhe politik. Fundi i romanit është kuptimplotë. Të dy të rinjtë, të martuar, por pa punë, pa shtëpi, pa shpresë, detyrohen të marrin rrugën e mërgimit, por me shpresë, se një ditë do të trokasin në portën e atdheut të tyre të dashur dhe të ndërtojnë aty jetën…

 

Jozefin Gilaj

Jetmir Delaj

Mrekullia shkodrane “Grand Hotel EUROPA”

Ne diten e perurimit, 16 dhjetor 2006, refreni me i perdorur nga te gjithe pjesmarresit ne perurim ishte se ““Grand Hotel EUROPA” ishte dicka per te cilen kishte nevoje realisht jo vetem Shkodra, por edhe Veriu i Shqiperise”. Eshte e veshtire te besh komente apo edhe reklame (krejtesisht e panevojshme!) pas nje postulati te tille, i cili tregon kjarte madheshtine e nje investimi kolosal jo vetem financiar (7.5 milion euro) por edhe shume te nevojshem per turizmin dhe emrin e Shkodres.

Nje arsye me shume per te ardhur ne qytetin me te madh verior, i cili pervec madheshtise se kalase “Rozafa”, do te gezoje tashme edhe mrekulline me emrin “Grand Hotel EUROPA”.

Jane te shumte te huajt, te cilet kane frekuentuar dhe kane dashur te vizitojne qytetin dhe pyetja e pare ka qene ne lidhje me mjediset akomoduese. Ne fakt, qyteti ofronte fare pak, krahasuar jo vetem me Tiranen, por edhe me rajone te tjera. Turistet dhe vizitoret kryesisht te huaj, te cilet jane mesuar me standarte perendimore, kerkojne qe te kene brenda nje mjedisi barin, restorantin, diskon, pub-in, saunen, pishinen, sallen e forces, sallat e takimeve e mbledhjeve, zyren e sherbimeve per bisnesin dhe sigurisht hotelin. A i ofronte deri tani, te gjitha keto sherbime te nevojshme, nje mjedis i vetem ne qytetin e Shkodres? Sigurisht qe jo, deri ne momentin kur hapi dyert e tija “Grand Hotel EUROPA”. Shumecka eshte permbledhur me shije edhe me emrin e zgjedhur, te kontinetit me te vjeter dhe te perparuar te globit.

Kjo mrekulli shkodrane, pervec te tjerave eshte pritur mjaft mire edhe nga shkodranet e verioret. Treguesi me i qarte eshte frekuentimi ne mase i mjediseve shume komode, luksoze dhe eficente te “Grand Hotel EUROPA”. Bari i hollit te hotelit, Red Bar ne katin e 7-te, Pub-i dhe restoranti, jane te frekuentuar maksimalisht, ne cdo ore te dites dhe madje, njerezit ne shume raste presin edhe ne rradhe per te shijuar kete mrekulli shkodrane.

Standartet e sherbimeve jane ne nivelet optimale, por mesa duket, siguria, qetesia dhe larmia e mjediseve, grishin klientet te drejtohen ne mase tek “Grand Hotel EUROPA”, duke kthyer ne epiqender te jetes se tyre te perditshme. Sapo futesh ne deren kryesore, sherbimi i sigurise te krijon nje gjendje shpirterore shume te mire, premise per te frekuentuar mjediset e bollshme qe te presin.

Te shumta jane edhe festat, ne kuptimin e plote dhe te mirefillte te fjales, qe “Grand Hotel EUROPA” organizon here pas here me emrat me te njohur te kenges dhe te spektaklit. E shkodranet, te etur prej vitesh per mjedise dhe atmosfere te tille, mbushin mjediset festive  qe tashme nuk eshte nevoja ti kerkoni me ne Tirane, pasi ato kane fituar te drejten e qytetarise tek “Grand Hotel EUROPA” ne Shkoder.

Mjaft interesant eshte edhe impenjimi jo vetem i menaxherit me pervoje nga Austria, te cilit i eshte besuar hoteli, por edhe i vete pronareve Agron dhe Belma Çela. Jane ata qe mbikqyrin cdo aktivitet, cdo proces te punes dhe aktivitetit te hotelit, per te qene te sigurte se klientet gjejne maksimumin e cilesise se sherbimeve te akomodimit dhe te argetimit. Gjithcka eshte dhe duhet te jete ne funksion te klienteles se “Grand Hotel EUROPA”, eshte kjo motoja e punes ne kete mrekulli shkodrane.

Por nuk eshte vetem kjo dhurata qe familja Çela i ka bere qytetit te Shkodres e Veriut te vendit. Shume shpejt, hapesiren televizive do ta pushtoje edhe nje tjeter mrekulli, TV1 CHANNEL, me ne fund, nje televizion i vertete, sic e meriton Veriu i Shqiperise. Dhe ketu, eshte nje investim mjaft i madh, perseri ne sherbim te qytetit dhe te rajonit, i cili do te behet shpejt nje realitet i prekshem dhe i perjetueshem per te gjithe.

Ka vetem nje muaj qe “Grand Hotel EUROPA” ka celur dyert per klientet vendas dhe te huaj. Ne vetem pak kohe, eshte kthyer ne qender te interesimit edhe per organizimin e takimeve te ndryshme dhe aktiviteteve me pjesmarrjen edhe te personaliteteve me te larta te vendit. Eshte nje kohe e shkurter jete, por nje premise e mire per nje vijimesi me ritme te larta per “Grand Hotel EUROPA”, vertete nje mrekulli shkodrane, per te cilen te gjithe kishim nevoje!

Sokol PEPUSHAJ

 

 

Mali i Zi: Pse e braktisi vendlindjen Ðon Junçaj?!

Kauza e diktaturës në Mal të Zi ka qenë dhe është si një bindje. Pra, diktatura edhe pas shumë dhunimesh, shkeljes flagrante të të drejtave të njeriut, hakmarrjeve, nuk përmirësoi asgjë në strukturën e vet. Më të goditurit janë shqiptarët në Mal të Zi. Ndoshta edhe për arsyen që s’është arsye se identifikohen me shqiptarët e Kosovës.

Kështu edhe Ðon Martin Junçaj, lindur me 16.09.1979 në Bozhaj, Tuz, të Malit të Zi, u bë viktimë e një terrori që do t’i merrte edhe jetën, nëse nuk do të merrte rrugët e perëndimit.

Më 1999, kur gjakatari i Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, sulmoi ushtarakisht Kosovën dhe shënoi masakrën më të zezë në historinë e e këtij rajoni, Ðon Junçaj kërkohet të mobilizohet ushtar për të luftuar kundër popullit të Kosovës. Ishte i ri, vetëm 20 vjeç, rridhte nga një familje me taban fetar katolik, nga një familje e persekutuar nga regjimi diktatorial ku gjyshi i tij Nua Vuksan Junçaj kishte qenë i burgosur politik nga viti 1949 deri më 1953, nuk dinte ç’është pushka, ç’është lufta, por dinte që Bibla thotë nuk duhet të vrasësh njeri kot, por dinte se vinte nga një fis që kish provuar dhunë. Kështu, nuk u rreshtua nën armë, për të vrarë njerëz të pafajshëm dhe iku nga vendlindja. Shokë të tij që kapeshin nga serbët dhe nuk i ishin përgjigjur thirrjes për ushtar, janë pushkatuar nga regjimi i Beogradit. Madje shumë edhe janë pa varre, të humbur pa adresë. Ky pati një shans që iku.

E njihte fort mirë hakmarrjen djaloshi. Azhat e tij ishin detyruar të largohen dekada më parë nga Tuzi. Vetëm i ati Martini jetoi në Mal të Zi, ku edhe i biri Ðon Junçaj u bë disa herë si pikë, ku kërkohej hakmarrje ndaj këtij fisi duke kërkuar ta eleminojnë fizikisht.

Edhe sdi besimtar katolik, Ðon Junçaj ka qenë në shënjestër të terrorizmit që është sot i fuqishëm në segmentin Kosovë – Mali i Zi – Shqipëri – Maqedoni. Grupe terroriste islamike e kanë kërcënuar me telefon e letra anonime në tetor 1999, pak kohë para se të largohej nga vendlindja.

Burime të besueshme bëjnë me dije se edhe sot ai kërkohet, se edhe sot jetën e ka të rrezikuar. Fatkeqësi është se terrorizmi ka terren për dogma të një elite ideologjike që është reflektuar deri me shembjen e kryqit të Bushatit në shtetin fqinj të Malit të Zi, Shqipërinë.

Janë shumë ata që rrezikohen nga fenomeni terror.

Florë Malocaj

Artur Vashja

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu