Topi në pikën e 11-metërshit politik
A mund ta presë këtë “penallti” Fino?! Përzgjedhja e Topit është gjëja më e zgjuar që tançka e djathta ka propozuar tash e 15 vite të shkuara në politikën e kartës së përfaqësimit. Emri në fjalë i kandidimit dëshmon një vetëdije dhe pjekuri politike, ndoshta pahiri. Ndoshta edhe për t’ia rrëmbyer në një farë mënyre hisen që i takon opozitës. Në rast se nuk do të arrihet në një zgjedhje konsensuale, në pamundësi të garantimit të 84 votave të domosdoshme, pra pashmangshmëritë edhe të 2 votave të opozitës, kjo sipas llogarive të Berishës, shqiptarët do ta shohin veten sërish para kutive të votimit. Pas një zhurme që siluroi duke e vënë në pozita kritike Berishën, dhe krijimit të panoramës së një të ashtuquajture marrëveshje të fshehtë mes tij dhe Nanos, hidhet në treg emri që PD-ja propozon për kandidaturën e Presidentit të Republikës. Ai është Bamir Topi, nënkryetar i demokratëve dhe njëkohësisht kryetar i grupit parlamentar të kësaj partie. Përzgjedhja e Topit është gjëja më e zgjuar që tançka e djathta ka propozuar tash e 15 vite të shkuara në politikën e kartës së përfaqësimit. Emri në fjalë i kandidimit dëshmon një vetëdije dhe pjekuri politike, ndoshta pahiri. Ndoshta edhe për t’ia rrëmbyer në një farë mënyre hisen që i takon opozitës. Në rast se nuk do të arrihet në një zgjedhje konsensuale, në pamundësi të garantimit të 84 votave të domosdoshme, pra pashmangshmëritë edhe të 2 votave të opozitës, kjo sipas llogarive të Berishës, shqiptarët do ta shohin veten sërish para kutive të votimit. Opozita që në muajt e kaluar, ende pa pasur një rezultat optimist të arritur më 18 shkurt, u ka fryrë borive të mobilizimit, për ta vënë mazhorancën para krizës së Presidentit. Tash, kur ajo përpiqet ta shohë veten në pozita të favorshme besueshmërie elektorale, ka edhe një arsye më shumë për të shtrënguar radhët, për të bërë dhe pazare për dy votat që do të zgjidhin ose jo këtë “nyjë gordiane”. Gjithsesi, kryeministri Berisha është i mendimit se e djathta duhet të përgatitet edhe për zgjedhje të parakohshme. Pragu i kërcënuar i zgjedhjeve të parakohshme, i artikuluar edhe nga faktorët ndërkombëtarë, duket se nuk step opozitën para tundimit për të provuar shansin që t’ia rimarrë pushtetin Berishës. Dhe këtë ajo nuk ka hezituar ta bëjë fakt të kryer nëpërmjet krijimit të një “stuhie në gotë”, daljen tek emri konkret për kandidaturën e Presidentit. Nëpërmjet sekretarit për Burimet Njerëzore, Blendi Klosi, ka piketuar ish-kryeministrin e Pajtimit Kombëtar, Bashkim Finon, si rivalin e mundshëm të Topit, dhe njëkohësisht si arsyen tashmë të kalkuluar politike për të pasur zgjedhje të parakohshme. Megjithëse Klosi këtij referimi nominal për rivalitet, duket qartazi ta ketë cituar si kundërpeshë të asaj që ai do ta cilësonte si provokuese, kandidaturën e PD-së, pasi sipas tij, Topi përfaqëson të djathtën ekstreme. Një eksponent tjetër i PS, konkretisht Sekretari Politik, Ben Blushi ka ironizura, duke cilësuar prezantimin e kandidaturës nga PD, si një shaka të Berishës. Standartizimi politik i postit të Presidentit domosdoshmërisht duhet të qaset në kondicionin e konsensualitetit. Sipas Blushit: “President konsensual do të thotë të ulemi në tavolinë dhe të merremi vesh për një kandidaturë e cila plotëson disa norma politike dhe etike, për të kandiduar për postin e Presidentit”. Propabiliteti, se mundësia e garantimit që kjo klasë politike do të rrok vullnetin për të kalkuluar një gjuhë të përbashkët, qoftë edhe për Presidentin, në rastin konkret është zero. Kjo jo dhe aq se propozimi ka ardhur nga PD, dhe Presidenti i takon opozitës, siç është shprehur demokristiani Lesi, se sa çdo gjë e Berishës kuptohet si një herezi politike dhe popullohet si blasfemi në dogmën e përqafimit të politikës së re. Bamir Topi, gjithsesi, mbetet një nga kandidaturat më përcaktuese për fatin e së djathtës, megjithëse hierarkia e tij partiake po shëtit në tregun politiko-mediatik si një mur i lartë, i pamundur të kapërcehet. Pozitat në të cilat ndodhet politika, ose më saktë qorrsokaku ku kandidimi demokrat e ka futur atë, është tamam si në një finale ku fatin e ndeshjes e përcakton penalltia e akorduar në sekondat e fundit. Tensioni dhe emocioni janë në pikun e tyre. Polarizimi motivohet përkundër çdo logjike që ofrohet si alternativë. Parë me optikën e besueshmërisë elektorale, nga njëra anë, opozita pretendon të jetë sfida e 18 shkurtit, dhe këtë e mbështet më rrëmbimin e qyteteve të mëdha, ndërkohë që mazhoranca ngrohet te vullneti plebishitar i fitores. Ende nuk mund të thuhet saktësisht sesi do të përfundojë ky zgrip politik. Kjo pasi edhe aty ky mazhoranca pretendon të përmbush numrin e domosdoshëm të votave, kushtet klimaterike kanë tendencat acarimi të skajshëm duke fikur çdo shpresë ende pa u hedhur hapat e delegimit numerik. Situata ka gjasa të dalë nga kontrolli edhe brenda numëratores së Berishës. Nëse tash për tash, Lesi ka kërkuar vetëm respektimin e parimit të konsensit, që sipas tij mund të jetë i tillë vetëm me një kandidaturë të dalë nga dueti Rama-Meta, ku i dihet se çfarë do t’i shkrepë në 81 kokat e tjera që Berisha i pandeh si stad të pandryshueshëm. Gjithsesi, deri atëherë mund të ndodhin kaq shumë gjëra, sa do të ishte kokëkrisje të vije piketat, se ku do të hedhësh bazamentin e një përfundimi. Për më tepër, kur deri më tash asnjë rrjedhojë logjike nuk ka ushtruar vullnet mbi faktorizimin e hapave të politikëbërjes, për më tepër, kur bëhet fjalë për pushtet. Çoroditja e klasës politike shqiptare është një tipar që nuk shfaqet vetëm në sipërfaqe, por edhe në fondament. Ajo që mund ta artikulojmë si politika e befasisë, është politikë kafenesh, politikë e çastit, dritëshkurtësie dhe tërsëllimë kokash të nxehta, që kanë qenë përcaktues deri më tash, në atë që beh me zbardhjen e një dite të trazuar shqiptare. Por ajo që mund të thuhet me saktësi në këtë vorbull mendjesh me produkt të vetëtimshëm, është se opozita kurrsesi nuk do të pajtohet, sikurse është rrekur të dëshmojë, me kandidaturën e PD-së për Presidentin e Republikës, qoftë ky dhe Bamir Topi. Opozita në veçanti dhe klasa politike shqiptare në përgjithësi, përgjatë gjithë përvojës së saj ka gjykuar zgjedhjet e parakohshme, si mundësia e vetme nga mund të hyhet në produktivitet. Politika kurrë nuk ka gjykuar konditat dhe parametrat ligjorë apo monetarë, dhe gjithë mekanizmin zgjedhor në tërësi, si vullnesë për të vënë nën fre tundimin për pushtet. As tani ajo nuk ka komoditetin e nevojshëm për të gjykuar kthjellët, nëse duhet për hatër të respektimit të disa kushteve, para së cilave e ka vënë faktori ndërkombëtar, e kanë vënë zgjedhjet që lamë pas, i ashtuquajturi “shans i humbur”, sepse ajo e ka dizenjuar veten si mobilizim për luftë dhe rivalin si armik. Nga Albert VATAJ
Kalvari i persekutimeve të familjes Cepa A është Shqipëria një vend i sigurtë?! A është shteti shqiptar garant i lirive dhe të drejtave të njeriut, barazisë sociale ekonomike dhe politike?! Megjithëse ajo bën pjesë në të gjithë organizmat ndërkombëtare, ka nënshkruar të gjithë karta që rrjedhin nga vendet demokratike dhe së fundi ka nënshkruar dhe marrëveshjen e Asociim Stabilizimit me Bashkimin Evropian, mbetet paradoksale të mendosh se në këtë vend çdokush është i lirë, me shanse të barabarta dhe i mbrojtur nga imuniteti i detyrimeve kushtetuese që bëjnë përgjegjës shtetin në zbatimin dhe respektimin e tyre. Politika është ajo që bën ligjin. Në Shqipëri politika është mafia. Njerëz të pasur që penetrojnë në politikë dhe vendosin veton për gjithçka dhe mbi fatin e gjithkujt. Në politikën shqiptare të dalë nga garnitura e kuzhinës së diktaturës së Enver Hozhës, jo vetëm njerëz të kompromentuar rëndë me krimin, njerëz me precedentë të rëndë penal, por popullohet deri edhe nga njerëz që kanë vrarë me dorën e tyre. Absurde! Ndërsa vendet e civilizuara kërkojnë të përsosin jetën e shtetasve të tyre, në Shqipëri shpëtimi i vetëm është të emigrosh. Kjo zgjidhje e detyruar nga pamundësia për të jetuar me persekutimin, me dhunimin psikik dhe fizik, me eliminimin, ka shtyrë si shumë shqiptarë të tjerë edhe shtetasin Enea Cepa, të lërë vendin e tij, dhe gjithçka që e rriti me djersë dhe e vaditi me gjak. Kalvari i persekutimit të familjes Cepa i ngjan rrugës së mundimshme drejt Golgotës. Vetë Enea dhe bashkëshortja e tij janë dëshmi e gjallë e këtij absurdi shqiptar, këtij monstruoziteti të kthyer në sistem dhe mbi të cilin njerëzit e politikës së vjetër kërkojnë të ruajnë të forta pozitat e tyre. Tamam siç vepruan diktatorët në të gjithë rrjedhojën e tyre të shtetsundimit. Familja Cepa bindjet fetare dhe politike, aderimin në Shoqatën e Ish-Të Përndjekurve Politikë, kontributin në lëvizjen demokratike dhe në forumet drejtuese të Partisë Demokratike që nga krijimi i saj atyre u është dashur t’i paguajnë shumë shtrenjtë. Kjo hakmarrje gati patologjike e komunistëve dhe ish-komunistëve ndaj familjes Cepa ka fillesat e saj që në vitin 1946-1960 kohë kur regjimi i Enver Hoxhës i konfiskon pasurinë të përbërë nga 25 hektarë tokë dhe 500 dru frutorë në fshatin Opar, në rrethin e Korçës. Ky kalvar do të vijojë me burgosjen për agjitacion dhe propagandë kundër regjimit të Enver Hoxhës, të babait të Enea Cepas dhe vëllezërit e tij Renato dhe Dhimitraq, në verën e vitit 1985. Po të njëjtin fat ka patur dhe familja e gruas së Enea Cepas, Suela. Gjyshi i saj ka ndërruar jetë në burgjet e komunizmit nga torturat çnjerëzore ushtruar ndaj tij nga xhelatët e Sigurimit të Shtetit. Si për të mos përfunduar me kaq, nga ky regjim i është mohuar një ndër të drejtat universale, ajo e arsimit. Pas ndryshimeve politike kjo familje u bë ndër përkrahëset më të flakta të demokracisë dhe Partisë Demokratike që në protestën e 12 dhjetorit të vitit 1990, kohë kur mendohej se komunizmi po jepte shpirtë. Në këtë protestë Enea vëllai i tij Renato dhe prindërit Dhionis dhe Kostace u rrahen mizorisht nga forcat speciale të pasuesit të denjë të Enver Hozhës, Ramiz Alisë. Më 20 shkurt 1991 në protestën e zhvilluar në qytetin e Korcës, Enea Cepa goditet në kokë me qytë arme duke marrë plagë të rënda. Fitorja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992, ishte një fitore e madhe, një rilindje për familjen Cepa, e cila e kishte paguar shtrenjtë diktaturën komuniste më të egër në Evropë. Por kjo liri do të ishte ë përkohshme, sepse falangat bolshevike do të rimodelonin luftën e tyre duke e veshur me mantelin e demokracisë. Enea Cepa dhe bashkëshortja e tij, Suela do të kërcënohen me vdekje dhe do të keqtrajtohen nga skuadrat e vdekjes së Fatos Nanos, të birit të një ish-drejtuesi të nomengalturës së Hoxhës, në lagjen e tyre në Korçë më 1 korrik të vitit 1997. Gjithashtu natën e 8 dhjetorit të vitit 2000 dy oficerë të forcave speciale dhe një eksponent i Shërbimit Informativ Shqiptar me maska në fytyrë kanë dhunuar privatësinë e familjes Cepa, duke bastisur banesën me pretendimin e një kontrolli rutinë për armë. Në mesnatën e 10-11 dhjetorit 2000 dy SHIK-as kanë shoqëruar bashkëshorten e Enea Cepas, me pretendimin se do ta dërgonin në shtëpi. Rrugës ata i kanë bërë presion psikologjik dhe e kanë kërcënuar se duhet të heq dorë nga Partia Demokratike dhe mbështetja politike ndaj saj. Si për të mos e mbyllur me kaq, ata e kanë marrë zonjën Suela Cepa dhe në një kthinë të Shtëpisë së Pushimit të Punëtorëve në Korçë e kanë ngacmuar fizikisht për ta finalizuar këtë barbari me përdhunimin e saj shtazarak. Duke u larguar ata e kanë lënë gruan, e cila më pas është ajo kthyer në shtëpi me një taksi të rastit. Pak a shumë ky është fati tragjik i një çifti, i një familjeje, i një dinastie antikomuniste. Në këto kushte kur për asnjë moment nuk ke të garantuar, as jetën, as privatësinë, as pronën, asgjë, si rrugëzgjidhje e vetme është largimi nga ai vend ku ke lindur, e ke dashur, ke rrezikuar që të bëhet parajsa e fëmijëve të tu. Ky është kaluari i Enea Cepas, bashkëshortes së tij, Suela, familjes së tij. Kjo është Golgota shqiptare. Edhe sot sado që politika përpiqet të formojë një realitet virtual për të huajt, realiteti është ai që ka të tilla histori rrëqethëse, tragjike, për të provuar botërisht se askush nuk është i sigurte. Në çdo moment je i kërcënuar. Shteti i gangsterëve të politikës, shteti i Al Kaponeve është ai vend që Enver Hoxha e quajti “Shkëmb graniti në brigjet e Adriatikut, ai vend që pushteti i sotëm e quan shteti i së drejtës, i barazisë, shteti ligjor. Se sa i tillë është e dëshmojnë fatet tragjike që qytetarëve të saj të devotshëm, e dëshmojnë organizmat e huaja të akredituara në Shqipëri, e rrëfejnë raportet dhe vlerësimet negative që fshikullojnë shtetin shqiptar. Kjo është Shqipëria.
Esmeralda Delija Veronikë Pepushaj
Italia lehtëson proçedurat për studentët, punëtorët sezonalë dhe bashkimin familjar 15-16 vjet më parë Shqipëria dhe Italia, megjithëse me një bazament historik vëllazëror, ishin diverse. Ishin dy botë. Sot janë një. Për shqiptarët shteti fqinj është hapësira, e kjo hapësirë është e “stërpikur” ngado me shqiptarizëm. Me një shqiptarizëm që metaforikisht shkruan mesazhe drejt së ardhmes. Një qytetërim, një lëvizje që ecën për ditë e nuk mbaron udha kurrë, është Italia, vendi i dytë në botë pas Greqisë, ku emigrantët tanë jetojnë, punojnë, synojnë. Është pjesa jugore e Shqipërisë që ka zgjedhur Greqinë, pasi minoriteti grek është i madh. Ndërsa Shqipëria e mesme dhe veçanërisht Veriu, interesat i kanë të lidhura me Italinë. Pra, në këtë inspirim, fjalë të mira meriton Ambasada italiane në Tiranë, konsullata e Vlorës, por vërtet më shumë konsullatës italiane të Shkodrës. Edhe në një kënd tjetër pamjeje. Veriu ka qenë më i vështirë të metodizohet, sepse nevojat kanë qenë më të mëdha. Dhe të kujtojmë pak filozofi. Nevoja tek njeriu, si qenie, kompozon “melodi” të sajat. Por rrethanat dhe puna diplomatike, me maturi e profesionalizëm, sot në veriun shqiptar kanë krijuar klimë në funksion të interesave të qartësisë, të respektimit të evoluimit shoqëror, kulturor, social, ekonomik. Konsulli Stefano Marguccio po vazhdon mirë punën e dy paraardhësve të tij, Orlandos dhe De Leos. Një staf i papërfolur, funksional, profesional dhe një përkushtim diplomatik në interes të interesit. Brenda hapësirës së Veriut shqiptar, ku është hapësira e konsullatës së Italisë me rezidencë në Shkodër, Marguccio ka krijuar ura lidhëse me gjithë intelektualët, pushtetarët, organizatat e fondacionet, drejtuesit e universitetit, bizneset, e veçmas me kulturën e përfaqësuesit e mediave lokale e kombëtare. Pra, një bashkëpunim i ngushtë me “ambientin” shoqëror që do të thotë jo vetëm resurse në punë, jo vetëm transparencë e bashkëpunim reciprok, por edhe përkushtim, vullnet. Janë shumë fushat ku konsullata e Italisë në Shkodër ka ulur “spirancat”, por kësaj here do ndalemi në tre realitete: Hapësira studentëve shqiptarë drejt Italisë Rregullisht, megjithëse është herët, tashmë mendojmë se është mirë të publikohen. Provimi i gjuhës është testi kryesor për të fituar të drejtën e regjistrimit në një fakultet në Itali. Ndërkohë provimet e maturës shtetërore, janë në dorë të konsullatës. Pra, kërkohet ose nuk kërkohet rezultati i provimeve të maturës. Për provimet me zgjedhje është i detyrueshëm regjistrimi. Kjo pasi ju keni dhënë më parë provimin e gjuhës italiane pranë konsullatës. Ditën e provimit, paraqitet fatura origjinale e taksës së regjistrimit prej 55 euro. Dokument identiteti, pasaporta, çertefikatë lindjeje me fotografi ose patenta. Me vete kandidati për student duhet të mbajë vetëm një laps të zi. Nuk lejohet të përdoret stilolapsë. Rreptësisht ndalohet celularët, fletoret, librat, etj në ambientet e provimit. Ato do të thotë skualifikim. Pas kalimit të provimit të gjuhës italiane pranë zyrës për studentët, jepet mundësia e regjistrimit në një universitet për degën e synuar. Por edhe pse nuk arrini të kaloni testin e pranimit të degës, me numër të mbyllur, u rezervohet mundësia e regjistrimit në një degë tjetër me hyrje të lirë. Natyrisht kjo, nëse dega disponon vende të lira. Pagesa e taksës universitare, plotësimi i moduleve përkatëse dhe diploma origjinale e maturës plus deklarata e të ardhurave familjare që do të jetë përcaktuese për shumën e pagesës përgjatë vitit shkollor, janë kushte të regjistrimit. Dokumentacioni është i thjeshtë dhe mund tu sqarojnë zyrat noteriale. Por nuk duhet harruar që brenda tetë ditëve studentat që shkojnë në Itali, duhet të paraqiten pranë komisariatit të zonës për t’u paisur me leje qëndrimi. Studentët e veriut shqiptar i kanë shanset të mëdha. Është shekulli i trurit dhe investimi më i vyer është një kualifikim në Itali. Sot në shtetin fqinj studiojnë rreth 15.000 shqiptarë, të cilët janë pasuri e madhe fillimisht për veten, por edhe për Shqipërinë që synon Europën. Shqiptarët prioritet për punësim në Itali Ministerja e Integrimit, Arenca Trashani, thotë se Shqiptarët kanë shanset më të mëdha për t’u punësuar në shtetin fqinj. Kjo falë negociatave dhe mirkuptimit dypalësh. Megjithëse ne si gazetë kemi ndjekur një politikë editoriale që nuk e kemi shikuar si zgjidhjen më të favorshme punësimin jashtë Shqipërisë, por krijimin e klimës për bizneset italiane që të vijnë këtu, kjo është një punë e mirë dhe me interes reciprok. Janë rreth 80.000 punëtorë sezonalë që Italia do të thithë përgjatë këtij viti nga jashtë vendeve të BE-së. Përjashtohen Bullgaria e Rumania, të cilat megjithëse pjesë e kësaj bashkësie, përfshihen në këtë listë. Madje, shqiptarët kanë shanse më shumë se vendet e tjera, pasi rruga është më afër dhe italianët kanë më pak “detyrime” në kontratat e punës. Pasi punëdhënësit kanë plotësuar formularin në zyrën e emigracionit dhe kanë dërguar një kopje pranë konsullatës dhe një kopje të interesuarit, mbetet vetëm kontakti me konsullatën e Italisë në Shkodër, caktimi i një date pritjeje dhe paraqitja e dokumentacionit identifikues dhe ligjor. Bashkimet familjare të lehta Tashmë veriorët duke po e kalojnë zonën e “nxehtë” të lëvizjeve. Është meritë e politikanëve diplomatikë që nuk janë tepër të kufizuar. Bashkimet familjare deri më tani të vështira, janë lehtësuar shumë. Tashmë nuk është kusht që prindërit të jenë mbi 65 vjeç, nuk është kusht që prindërit të mos kenë në vendin e origjinës familje. Dekreti i datës 05.02.2007 i qeverisë italiane, i cili hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare, përcakton se edhe prindërit mund të bëjnë bashkim me fëmijët, duke rrëzuar ligjin e vjetër “Bosi – Fini” që përcaktonte se kërkesa duhej bërë pranë Sportelit Unik të Integrimit. Tashmë kërkesa bëhet pranë konsullatës të vendit të origjinës apo dhe qëndrimit. Edhe bashkimi i bashkëshortëve është lehtësuar. Kur prindi don të bashkohe me fëmijët kërkohet çertefikata e lindjes, çertefikata familjare, deri më 1974 e trungut, të përkthyera italisht dhe të legalizuara në Ministrinë e Jashtme. Kërkesë është edhe një çertefikatë martese që s’ka nevojë as për përkthim, as për legalizim. Lejeqëndrimet e të gjithë fëmijëve që jetojnë në Itali, ose dokumenta analoge, të përkthyer e të legalizuar në Përfaqësitë Diplomatike / Zyrat Konsullore Italiane. Ja, pra, sa shumë hapësira i janë çelur këto vite shtetasit shqiptar. Është mira të shfrytëzohen të gjitha shanset, për të interesuarit, aq më tepër që konsullata e Italisë në Shkodër është shumë rigoroze në punën e saj, aq më tepër që dy qeveritë tona kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe që gjithnjë do kenë zhvillim të ri. Sokol Pepushaj
“Fitorja e Pirros” ose e Edwinit Ne fakt, askush nuk e pranon humbjen edhe pse nga 18 shkurti kane kaluar mese tre jave. Opozita dhe lidere te saj, menjehere pas 18 shkurtit, trumpetuan nje fitore te madhe. Lajmet per nje fitore te trete te Bashkise se Tiranes, i dha zemer me shume Edwinit, por edhe Metes dhe te tjereve, ndersa Gjinushi, i njohur per llogarite e tija matematikore, heshti! Ne fakt, keto zgjedhje konfirmuan boshtin (e se keqes!) Rama- Meta. Gjinushi- ujku plak i politikes shqiptare, duket se doli apo e nxorren jashte loje. Edhe ne turin e “falenderimeve”, dyshja Rama- Meta thuajse ishte e vetme ne te gjitha takimet. Qartas, aleanca opozitare “Bashke per te ardhmen”, nga keto zgjedhje doli e percare. E pra, therritet me te madhe per “fitoren”. A mundet te percaje nje fitore? Sigurisht qe jo! Por ne fakt, “fitorja e Edwinit” i ngjet me shume “fitores Pirros”, term qe te gjithe e njohim dhe nuk ka nevoje per shume shpjegime. Me eshte dukur mese profan nje arsyetim publik ne nje media te shkruar i socialdemokratit- socialist te integruar Gaqo Apostoli, i cili jo vetem me eufori, deklaronte se opozita do te qeverise mbi 2.1 milion shqiptare. Kete, Apostoli e lidhte me faktin e fitores se opoites, per postin e kryetareve te Bashkive, ne disa qytete te medha te vendit. Nuk i kam bere llogarite, por mbase ish- zevendesi i matematikanit Gjinushi, ka marre eksperience ne fushen e shifrave. Mbase me dashakeqesi, Apostoli ndalet vetem tek numri i popullsise se qyteteve ku ka fituar opozita e majte. Ose, ai nuk njeh menyren dhe parimet e funksionimit te pushtetit vendor. Te kesh kryetarin e Bashkie apo te Komunes, nuk do te thote se qeveris qytetin apo disa fshatra. Ne fakt, organizmi me i rendesishem dhe vendimmarres per fatet e komuniteteve, jane pikerisht keshillat bashkiake apo komunale, ndersa kryetaret e bashkive apo te komunave, jane ne pozicione ekzekutuese te vendimeve. Me pelqen te flasim me gjuhen e shifrave, jo sipas interesave partiake- politike, por ato te zyrtarizuara nga KQZ-ja ne Tirane. Koalicioni i djathte “Vazhdojme se bashku”, kryeson me rreth 65 mije vota ndaj atij te majte. Vazhdojme me gjuhen e shifrave. 60% e keshillave bashkiake apo komunale, te mazhorance do te udhehiqen nga koalicioni i djathte, ndersa thuajse ne kete perqindje, eshte numri i kryebashkiakeve apo kryekomunareve te fituar nga te djathtet ne keto zgjedhje. Vullneti i popullit, drejtpersedrejti shprehet pikerisht ne konfigurimin e ketyre keshillave dhe nuk e di se ku e bazon Apostoli faktin se 2.1 milion shqiptare do te qeverisen nga e majta opozitare! Nese nuk eshte nje eufori e momentit, apo interpretim dashakeq me qellim, sic themi ne ne Shkoder, eshte nje “gomarllek” ose ngelje ne klase, edhe ne matamatike, pervec politikes tashme, per Gaqo Apostolet! Nga ana tjeter, nuk duhet harruar se e majta, qe pas 3 korrikut 2005, e kontestoi pushtetin e marre nga te djathtet, nisur nga fakti se ne proporcional, aleanca pushtetmbajtese e asaj kohe, kishte me shume vota se e djathta pushtetmarrese! Kjo, duke harruar se me kalimin e kohes dhe me levizjet e natyrshme ne kuvend, tashme e djathta ka plot 81 deputete! Nderkohe, pas zgjedhjeve te 18 shkurtit, PS dhe aleatet e saj, nxitojne te harrojne kete kriter, duke u kapur pas termit “bashki te medha” te fituara! Tingellon cuditshem se e majta opozitare ka fituar zgjedhjet, teksa edhe partia me e madhe e opozites, PS-ja ka njoftuar ndryshime te krereve dhe te strukturave ne thuajse se gjitha deget lokale. Eshte e qarte se skuadra fituese nuk ndryshohet, por faktikisht e majta, nuk ka fituar zgjedhjet ne Shqiperi! Per me teper, ka nje rreshqitje te madhe ne rezultat, krahasuar edhe me zgjedhjet e 3 korrikut 2005, ku nese ishte ne avantazh me 120 mije vota, tashme eshte ne humbje me mese 65 mije vota, pra ne total me thuajse 200 mije vota rrjedhje. Vetem nje individ si Edwin Rama dhe jo nje politikan i zgjuar me pervoje si Gjinushi, i cili ka zgjedhur heshtjen, mund te kendoje fitore! Per te, mund te jete edhe fitore, pasi u konfirmua per nje mandat te trete si kryetar Bashkie i Tiranes, por PS-ne dhe te majten, eshte nje humbje, humbje shume e thelle, por qe mund te konsiderohet, nese te majtes i vjen per shtat, edhe si fitore, por e Pirros, ose e Edwinit, me aktualitetin e kohes qe jetojme! Blerti DELIJA
Një reformë e nevojshme në shërbimin ambulator të shëndetësisë Viti 1992, është viti që do të mbahet mend brez pas brezi nga shqipëtaret, sepse ai shënoi shembjen e komunizmit në Shqipëri, fillimin e reformave që ndoqen njera tjetren, ku një vënd të rëndësishëm zëjnë edhe reformat në shëndetësi, aq të rëndësishme, jo vetëm për zhvillimin me sukses të këtij sektori, por mbi të gjitha për ti shërbyer njeriut,për ta bërë atë ndërgjegjshëm e të emancipuar lidhur me klturën shëndetësore, personalitetin njerezor. Reformat e para u ndërmoren në fushën e stomatologjisë, farmacisë, që kaluan me shpejtësi në procesin e privatizimit. Është viti 1994-1995 që shënuan ngritjen e ISKSH-së (MF, MP) si i vetmi i këtij lloji i ngritur nga qeveria demokratike, me përkushtim, me besim dhe mbi të gjitha me mjek të apasionuar, të aftë e të njohur si Dr.Agron Belishova të cilit ju besu ngritja e këtij institucioni. Kjo nisëm u mbështet nga specialistë të fushave të tjera të mjekësisë. Shpejt filloi funksionimi i këtij sherbimi dhe për herë të parë pacientët marrin shërbim falas, mediamente me rimbursim. U arrit të rimbursohen 300 medikamente. Mbështetja e qeverisë demokratike dhe në veçanti të ish ministrit të shendetësisë M.Cikuli në ato vite, krijuan ambiente pune, besimi që u pasqyruan në projekte dhe programe të reja që do të thellojnë më tej reformen duke sjell mjekun më afër pacientit, por edhe vet pazienti të ishte më aktiv. Janë ngjarjet e vitit 1997-1998 të cilat, siç rrënuan dhe dogjën vëndin sollën edhe rrenime e humbje të mëdha edhe në fushën e shëndetësisë e sidomos të shërbimit shëndetësor ambulant, hospitalor. Reformat në mjekësi u ndërprenë. Vitet e qeverisjes socialiste po e qonin ISKSH drejt falimentimit gjë që u pasqyru me një defiçit rreth 10 milion dollarë. Askush nuk mbante përgjegjësi por penalizimi kalonte tek shtresat e gjëra të qytetarëve ( pencionistë, invalidë, veteranë, fëmi dhe të gjithë ato që merrnin shërbim nga ky institucion). Qveria demokratike e dalë pas 3 korrikut 2005, ashtu si në të gjithë jetën ekonomike sociale, kulturore, arsimore, politike etj hapi përsëri rrugë e mundësi për thellimin e mëtejshëm të reformave që kishin filluar me qeverinë e parë demokratike, natyrisht duke i përmirësuar më shumë. Rifilloi reforma në ISKSH. Ajo filloi tek stafi drejtues, ku vendosën specialist të aftë e të përkushtuar, të ndershëm të cilët, me shembullin e tyre, me punen e tyre konkrete, arritën të ngrejnë ISKSH-në në nivelet e duhura. Dhe rezultatet e para erdhën. U eleminua borgji prej 10 milion dollarësh që ISKSH kishte borgj nga qeveria socialiste. Pamvarësisht se pak me vonesë filloi reforma e shërbimit shëndetsor në ISKSH, Për rritje të mëtejshmë cilësore të reformes një vëmendje e veçantë ju kushtu trainimeve, specializimeve, bashkpunimeve me USAID katedren e fakultetit të mjekësisë, për ti shërbyer sa më mirë pacientëvë që mbulon MF. Mendoj që drejtoritë e spitaleve rajonale duhet të kenë më shumë kontakte me DR SKSH- në në mënyrë që të ketë harmonizim pune gjë që deri më sot është në nivele jo të pranueshme. Vetë mjekët specialistë nuk kanë pasur impenjimin e nevojshëm ndaj DRSKSH në zbatim të kërkesës të ministrit të shëndetësisë nr 2797 dt. 07. 10. 1997 (Detyrime kontraktuale). Duhet thënë që edhe mjekët familjar duhet të jenë më te impenjuar, më kërkues, më bashkpunues me specialistët, më ballafaques për të shmangur rastet abusive, për të bërë që shërbimi ambulator ndaj pacientëvë të jetë sa më cilësor. MF –MP nuk do të jenë më instrument lojë i atyre që vite më parë me shkresa dhe urdhëresa përdorën Kreun e ISKSH- së siç është rasti i urdhëresës dt 3. 02. 2003 ku thuhet “ Të gjithë të sëmurët, pamvarësisht nga categoria ku bëjnë pjesë, që vuajnë me sëmundje kronike duhet të marrin konfirmim dg pranë KML- ve të rretheve përkatëse”, që do të thotë sorollatje pa fund e pacientëve dhe hapësirë e shtigje të reja për abuzime, përkeqësim të shëndetit të të sëmurëve. Reformat e misura dhe në vazhdim do të shërbejnë për përmirsimin e një pune jo të mirë 8-vjeçare në shëndetësi, riciklim të mjekut të familjes (rikthim në identitet profesional dhe jo në dispeçer, kopjues të recetave). Mjeku i familjes do të jetë përcjellës i gjendjes shëndetësore të banorëve që mbulon, të marrë pjesë në përmirësimin e shëndetit, parandalimin, zbulimin, riabilitimin e të sëmurëve, të dëmtuarve, sigurimin shëndetësor preventiv të grupeve të rrezikuara të banorëve. Kësaj reforme do i paraprij Ministria e Shëndetësisë, ISKSH, D.R.SKSH, QSH dhe deri tek MF-MP. Këto reforma do të shërbejnë për të forcuar disiplinën finanziare, disiplinën administrative dhe mjekësore. Kështu do të arrijmë të ulim abuzimet, të trajtohet më mirë i smuri si nga ana cilësore dhe ajo kohore. M.F.P do të jetë më i pavarur nga burokratizmi abuziv më i angazhuar me të sëmurin banorët që mbulon, do të shohë edhe më mirë mjekimin, cilësinë, do të fitojnë të gjithë shtetasit shqipëtarë që marrin shërbim dhe shërbesa nga ky institucion, do ti afrohemi më shumë kërkesave të BE- së. Reformat në shëndetësi mund të realizohen kur të gjithë forcat demokratike të ecin në sinkron, pasi kampi socialist tregoi, veçmas në zgjedhjat e Shijakut, se është i gatshëm për revansh. DOKTOR Xhavit Grezza
E majta dhe e djathta nga Roma antike deri në ditët tona Në historinë e shoqërive, por mbi të gjitha të Partive politike dhe shteteve prej shekujve ekziston edhe “Emertesa” të Majta apo të Djathta. Kjo Emertesë ka historinë e saj të trashiguar, e cila është më e hershme se Partia Politike dhe Shtetet me përcaktime të ndryshme si Perandorake, Republikane, Parlamentare, Presidenciale apo Totalitare, të majta ose të djathta e tjerë… Gjithsesi historia e të majtës dhe të djathtës fillon që herët me përcaktimin e fatit dhe fenomeneve të jetës shoqërore për të ardhmen e shoqërive të kohës që më e larta konsiderohej MONARKIA (primitive) Romake. Pikrisht në këtë shoqëri çdo fillim pranvere, kur fillonin të kalonin mbi Romen e kohës turmat e zogjëve që ktheheshin nga shtegtimi nga vendet e nxehta, mblidhej populli me në krye Priftërinjtë pagan dhe fallxhorët, dhe vrojtonin se nga vinin zogjtë. Nëse Turmat e zogjëve vinin nga e DJATHTA e Romës, njerëzit gëzoheshin, pasi kjo ishte një shenjë e mirë, dhe ky vit mendohej se do të ishte i bollshëm me prodhime, por edhe i qetë nga fenomenet e natyrës dhe luftrat. Nëse Zogjtë vinin nga e MAJTA, njerzit mërziteshin e hidhëroheshin, pasi kjo konsiderohej shenjë e keqe, që sjell fatkeqësi natyrore, luftra, por edhe një varfëri më të madhe. Është interesant të sqarohet se atëherë e majta në horizontin e Romës konsiderohej nga Lindja dhe e Djathta nga Perëndimi… Ky vlerësim për hirë të së vërtetës duhet të tregohet se u përmbys, mbas organizimit modern të Perandorisë Romake, ku e majta konsiderohej me fat dhe e djathta pa fat, por kjo zgjati vetëm deri në ndarjen e perandorisë Romake në dy pjesë (në vitin 395 pas lindjes së Krishtit), në atë të Lindjes (Bizanti) dhe të Perëndimit vetë Roma, e cila pas disa viteve u kujtua se fatkeqësitë i kishin ardhur nga Lindja që konsiderohej si e majta e hershme e saj, madje simbolet e majta u rikonsideruan fatkeqësi përsëri, ndërsa e djathta fat dhe lumturi. Nga Perandoria Romake (e perëndimit), ku dominonte besimi Kristian (Katolik) u zyrtarizua vendosja e bashkëshortes (gruas të kurorëzuar e bekuar) gjithnjë në krahun e Djathtë, pasi ky krah quhej pjellor dhe me fat, ndërsa krahu apo dora e Majtë filloi të quhej e B… apo dora e pastrimit të punëve të ndyra të trupit të njeriut… Preferencat për fat e mirëqënie me simbole të majta apo të djathta vazhduan për shekuj, por më interesantja mbetet ajo që kur “Lindi” Revolucioni Francez në fundin e shekullit 18-të dhe u mblodh asambleja e dalur nga ky revolucion rreshtimi i përfaqësuesve të Revolucionit është bërë në anën e majtë të sallës, ndërsa përfaqësuesit e Moderuar u rreshtuan në anën e Djathtë të saj… Me lindjen e ideve komuniste e majta u konsiderua si krahu politik i tyre, ku thuhej se e majta përfaqëson shtresat e varfra, pra Klasën puntore apo më saktë proletarët, që tek ne shqiptarët ata që nuk kishin asgjë mbas shpirtit i quanin Horra… Mirpo mbas ardhjes në pushtet të Komunizmit Proletarët ishin ata që bënin ligjin, madje me këtë u lidh ndërtimi dhe ruajtja e sistemit komunisto – socialist, që në terminologjinë e tyre politike thonin se në shtetin e majtë sundon diktatura e proletariatit, domethënë sundon hori me hu në dorë, dhe si për ironi, ky sistem quhej demokraci proletare, pra kupto demokraci Horrash, që siç thoshte ideologjia komuniste proletarët nuk kanë çfarë humb përveç prangave, ndaj edhe ku sundoi ky sistem u mboll mjerimi e degradimi moral e material, pasi proletarit nuk kishin çfarë t’i dhimbsej… Gjithsesi po nga e majta ekstreme lindi edhe Fashizmi, ku për këtë mjafton të kuptojmë se simbolet e këtij sistemi totalitar në Itali dhe Gjermani e filluan jetën me parti me emertesa të majta si Partia Nacional Socialiste Gjermane apo Italiane e tjerë, por duke ardhur në pushtet ato u vetshpallen parti të Djathta, madje u quajtën edhe parti të ekstremit të djathtë siç u quajtën partitë komuniste të ekstremit të majtë… Se si rrodhën ngjarjet historike në Vendet ku sunduan partitë e majta apo të djathta ekstreme tashma dihen, por kjo ka një të veçantë të madhe që nuk duhet harruar, pasi Partitë e ekstremit të djathtë (Fashiste) janë të ndaluara me ligj, dhe thuajse nuk ekszistojnë edhe për rrjedhojë është e ndaluar dhe e dënueshme edhe propoganda Fashiste, por përkundër kësaj Partitë e ekstremit të majtë – Komuniste apo me emërtime të tjera më moderne nuk janë të ndaluara me ligj si homologet e tyre fashiste madje propoganda komuniste vazhdon të jetë mjaft aktive, e shpesh edhe kërcënuese, gjëra të cilat nuk duhet të harrohen, të paktën nga ne Shqiptarët dhe popuj të tjerë që kishin fatin e zi të sundoheshin nga Ekstremi i majtë komunist… Ndue Bacaj
Kush na i “vorrosi” kangët patriotike, dhe pse!… (Një Popull që harron të shkuemen, s’ka të ardhme) Jam i mendimit se, jo gjithçka që u largue në kohën që lamë pas, duhet ta hjedhim në “koshin” e mbeturinave. Asht i vërtetë se arti i realizmit socialist, ishte “hermetik” dhe tepër i politizuem, por, po aq asht e vërtetë se, mbrenda këtij arti, pati edhe mjaft kualitete, dhe cilësorë të cilët arritën (me shum mjeshtri), të gjenin ato rrugë sfidante, për të na dhurue vepra kaq madhore, sa të “zbusnin”, madje edhe të ngushëllonin diktatorin në momente lëkundjesh dhe në çaste depresive. Nji shembull mjaft sinjifikativ asht kanga – “Për ty Atdhe” me tekst dhe muzikë të kompozitorit të Madh dhe të papërsëritshëm – Pjetër Gaci. Ky “himn” i vërtetë, impulsonte diktatorin në momentet e tij ma të vështira, ndonëse, në asnjë rresht të kësaj kange, nuk lakohej emri i Partisë apo i Enverit. Në qoftë se ky “himn” i kushtohej Atdheut, dhe depërtonte edhe në indet dhe njesitë ma të thella të atij që çdo ditë i burgoste dhe i vriste ma të ndershmit atdhetarë, po te demokratët çfarë efekti duhet të bajë? Ksaj pyetjeje duhet t’i përgjigjen ata që e “burgosën” këtë vepër. Të njëjtën pyetje do t’ju drejtojmë “kompetentëve” edhe për kangën tjetër madhore të të njëjtit autor, “Ushton Gryka e Kaçanikut”. Kujtoj shumë kangë të këndueme ndër festivalet folklorike, ku, kur, autorët e teksteve kishin “njolla” në biografi, prezantuesi, krijimtarinë ja “delegonte” popullit – Teksti – Populli. Jam i mendimit se, në këtë rast, mohohet autori, por, jo Vepra, ndërsa, sot, mohohen të dyja! Nuk këndohet kanga “Legjendës” së maleve – Dedë Gjon Lulit, kanga e Dasho Shkrelit e shum të tjera me sens të theksuem patriotik. Pse?! Me sa duket, AND-eja (që do të aplikohet së shpejti), do të na nxjerrë konformista skajorë, ose në masën mbi 80% “materiali” i importuem. Nuk mund të mburremi me dy apo dhetë figura të shekujve të kaluar, kur ne, nuk jemi as pak të ngjashëm. Nuk mund të pretendojmë të hyjmë në Europë me “Pasaportën” që “gjindet” në majën e shpatës së Gjergj Kastriotit, apo në Kryqin e Nanë Terezës. Europa e ka ma të “freskët” të na freskojë “Pasaportën” e atijqë (goditi për vdekje), bashkë qytetarin, në “Qendren e Votimti” në Ndroq (një akt i pa precedent)… “Asht shum ma e lehtë të jesh diktator, se sa të jesh – Demokrat”. “Demokrat, s’të ban emni, por të ban Vepra”. Urrejtja që u shfaq gjatë proçesit të këtyne zgjedhjeve, dëshmon se, urrejtja klasore asht evidente. Pa “vra” urrejtjen s’ka demokraci të vërtetë. Mark Bregu
U shpëton plumbave në kufi më 1986, por jo hakmarrjes. Shqipëria është vendi model i krimeve njerëzore përgjatë diktaturës së egër komuniste. Nga viti 1945 deri më 1990 janë ekzekutuar me vdekje 5-37 meshkuj dhe 450 femra. Në burgjet politike kanë vuajtur dënime të gjata 26.788 meshkuj e 7 femra. Por diktatura ishte aq e pashembullt, ku statistikat tregojnë se vetëm të huaj, kanë vuajtur dënime politike fiks 1215 burra e 38 gra. Pra, me pak fjalë, nuk gjejmë askund në botë një model të tillë kriminal. Vdekja priste më së pari ata që “tradhëtonin” atdheun socialist, duke u përpjekur të kapërcejnë kufirin, drejt vendeve të lirisë. Kështu, gjithë kufiri shqiptar ruhej me ushtarë të armatosur dhe të urdhëruar të hapin zjarr pa paralajmërim kundër cilitdo që tentonte ta kapërcente kufirin. Janë pushkatuar dhe as varri nuk u dihet mijëra shqiptarëve. Shumë pak shpëtonin nga plumbat. Njëri ndër ta është edhe Enrrik Ndue Shabani, i datëlindjes 1.12.1965. Pra ishte djalë i ri, kur me 12 gusht 1986, i papajtuar me regjimin diktatorial vendosi të kalojë kufirin në fshatin Zogaj. Pasi arrin të marrë një motobarkë të policisë, një zot e di se si ka arritur të kalojë në Mal të Zi, në ish Jugosllavinë fqinje. Dhe më pas të shkojë në SHBA. Aso kohe qe bërë bujë e madhe. Qe tronditur edhe Komiteti Qendror i Partisë së Punës. I ati Ndue Shabani familjarisht internohet në fshatin Dush me vendim nr. 16 të datës 22.12.1986 të Komisionit Qendror të Internim Dënimeve pikërisht nga data 22.12 deri me datën 22.06.1989 për çështje politike. Gazeta ka në arshivën e saj një vertetim të Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Administratës, N/Kolonel Plator Bilibashi, lëshuar më 1994 që verteton këtë fakt. Gjithashtu një dokument tjetër zyrtar, i lëshuar nga kryetari i Komunës Rrethinave të Qarkut të Shkodrës Ali Çoku, thotë se Enrrik Shabani me banim në Hot të Ri, gjithmonë ka qenë i persekutuar nga diktatura, pasi gjyshi daja i tij, i quajtur Frano Zef Lekaj ka pasë shërbyer si oficer i regjimit të mbretit Ahmet Zogu. Ai deklaron se vëllai dhe nipi i Franit, Prel Zef Lekaj dhe Zef Prel Lakaj janë arratisur jashtë shtetit gjatë këtij rregjimi diktatorial dhe kanë përfunduar në SHBA. Se deri ku shkon padrejtësia e verteton deklarimi i ish prokurorit komunist Rrapi Mino që mban datën 2.10.1987 me Nr. 1755/1 në përgjigje të një ankese nga të afërmit e zotit Enrrik Shabani lidhur me heqjen edhe të pensionit. Në dokument shkëpusim “… caktimi i pensionit tuaj në shumën minimale është i drejtë dhe i bazuar në ligjin “Për Sigurimet Shoqërore Shtetërore të R.P.S.SH., Nr. 4171 datë 13.9.1966 e ndryshimeve të bëra më vonë, neni 60/a, germa “b”, sepse internimi juaj është bërë për shkak të veprimtarisë armiqësore, arratisjes jashtë shtetit të djalit tuaj, tradhëtarit Enrrik Shabani.”. Kjo pra ishte përgjigja e prokurorit të përgjithshëm shqiptar Rrapi Mino që i kthen ankesës së babait të Enrrikut, Ndue Shabani në Dush – Gomsiqe, Vau i Dejës, Shkodër. Gjithashtu, vertetimi i datës 23.10.1998 me Nr. 23/10, nënshkruar nga Drejtori i Policisë Shkodër, N/Kolonel Albert Pilo, pranon se “Enrrik Shabani… ka qenë i shpallur në kërkim nga ana e policisë kriminale të organit të policisë së Shkodrës për veprime të konsideruara si të paligjshme (agjitacion e propogandë) në periudhën 1986-1987…” Çudi e vërtetë. Por ne kemi në dojet tona gjithë këto deklarime të vetë titullarëve, të policisë, prokurorisë, etj. etj. Ajo çka është paradoksale është se Enrrik Shabani edhe sot është i kërcënuar me jetë në Shqipërinë postkomuniste. Në këtë Shqipëri që për fat të keq edhe në zgjedhjet e 18 shkurtit, partia socialiste, pra pasardhja e Partisë së Punës, arriti të manipulojë votimet, edhe me reprezalje duke “fituar” de jura të gjitha qytetet e mëdha, si Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier etj. Në fakt shumë të tillë ka si personazhi ynë i këtij shkrimi. Dhe do të ketë sa kohë që diktatorët jo vetëm të bëjnë moral e të kenë pushtet, por deri sa shqiptarët të mos e pranojnë kurrsesi padrejtësinë e të integrohemi drejt Europës së qytetëruar. Jetmir Delaj, Florë Malocaj
Edhe kur skërmit dhëmbët racizmi grek, diplomacia shqiptare reflekton pjekuri “I shikoni ata, i quajnë shqiptarë, litarë do të bëjmë me zorrët e tyre. I shikoni ata, quhen turq, opinga do të bëjmë me lëkurën e tyre”. Ky është refreni i një marshi ushtarak që premton të motivojë rekrutët e një vendi anëtar të Bashkimit Evropian dhe NATO, një vendi që aspiron të jetë gjeneza e filozofisë së demokracisë. Këto vargje janë kënduar nga njësi të ushtrisë greke gjatë një maratone stërvitore. Jo vetëm kaq, sipas oficerëve grekë, të cilëve u referohet media vendase dhe tash së mbrami edhe media shqiptare, kjo është një shtysë vullneti që ka dhënë rezultate në ushtrinë greke. Deri më tash nuk di që Shqipëria dhe Turqia të kenë një armik kaq të përbetuar dhe kaq të motivuar për urrejtje sa ç’marrin përsipër të dëshmojë ky katërvargësh i një marshi ushtarak grek, bërë i njohur si videoskandal celulari nëpërmjet gazetës vendase “Ta Nea”. Nota ekstreme raciste janë xhiruar nga një celular, ku shfaqen rekrutë të ushtrisë fqinjë, të cilët gjatë një stërvitje këndojnë këngë antishqiptare dhe antiturke. Fakti për këtë video-skandal dhe për qarkullimin e saj në internet është publikuar nga gazeta vendase “Ta Nea”. “I shikoni ata, janë shqiptarë, me zorrët e tyre do bëjmë litarë”, “I shikoni ata, janë turq me lëkurën e tyre do bëjmë opinga”. Ky është refreni i një marshi ushtarak për rekrutët grek. Kënga me tonë të theksuar raciste antishqiptare dhe antiturke, këndohet, ndërsa toga ushtarake marshon në mbikëqyrjen e një oficeri grek. Bëhet publik fakti se mediat e Athinës kanë publikuar edhe dëshmitë e shumë oficereve të tjerë grekë, të cilët thonë se në radhët e saj, këngë të tilla janë më se të zakonshme dhe kanë shërbyer për të ngritur moralin e trupave. Por skandali i ka kaluar kornizat e mediatike dhe është kthyer ne debat në Parlamentin e Athinës. Bëhet e ditur se deputeti i PASOK-ut, Mihal Karimatis, e ka quajtur videon një turp për uniformen e ushtrisë greke, dhe ka kërkuar shpjegime nga Ministri i Mbrotjes, i cili nga ana e tij i ka rrëshqitur replikës, duke e quajtur nje sulm politik pa argumente. Qëndrim të ashpër ndaj ekzistencës të këtyre fakteve ka mbajtur dhe televizioni “MEGA”, që në edicionet e lajmeve i ka kujtuar Ministrit të Mbrojtjes, se këto janë argumente më se të mjaftueshme për të vërtetuar përmasat e një skandali brenda ushtrisë greke, që është anëtare e NATO-s. Absurde. Më shumë se e turpshme, provokuese. Nga pala shqiptare ka qenë i menjëhershëm dhe konciz reagimi. Republikanit Sabri Godo, nëpërmjet një deklarimi e ka cilësuar këtë gjest si një provokim të rëndë. Ai ka nënvizuar, se duhet të ketë një reagim të menjëhershëm nga qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes. Ai mësohet të jetë shprehur në një të përditshme se “Është një provokim që s’mund të pranohet. Ka edhe gjëra të tjera që mund të trajtohen politikisht dhe të kalojnë në harresë, por në rast se kjo fryme raciste antishqiptare hyn në institucione dhe bëhen marrsh të stërvitjes të ushtrisë greke, atëherë është rasti që qeveria shqiptare t’i drejtojë protestën më të ashpër palës greke”. Sipas tij, një gjë e tillë duhet të bëhet nëpërmjet ministrisë sonë të Mbrojtjes, ku duhet të tregohet qartë nga pala shqiptare se ne jemi gjallë dhe nuk do lëmë askënd të na marrë nëpër këmbë dhe të na poshtërojë. Në vijim të reagimit të tij për këtë skandal, ai është shprehur se një veprim i tillë nuk i shërben klimës së qetë dhe paqes, për të cilën po angazhohet e gjitha politika në tërësi. Një armaturë e tillë kaq e rëndë urrejtjeje nuk mund ta mbajë askush tjetër vetëm ksenofobia greke dhe politika e racizmit që ka gjalluar dhe është artikuluar në forma dhe me mjete të ndryshme. Por kjo i një himni ushtarak përbën në vetvete një rast të paprecedent. Të patolerueshëm dhe kërcënues. Një zemëratë e tillë plot tërbim e turfullimë do ta kishte zili edhe terroristi më fanatik. Një etje e tillë për gjak nuk justifikon asnjë atribut motivues në shpuzën e një lufte, e jo në kulmin e paqes dhe nga njësi ushtarake e atij vendi që bën pjesë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Kurrsesi nuk do të ishte e përligjur që vargjet e këtij refreni të frymëzojnë një rekrut, të një shteti që ka disa detyrime ndërkombëtare. Ksenofobia greke tash ka mbërritur në infinit. Ajo që quajnë normale oficerët e ushtrisë greke, nuk mund të jetë e tolerueshme as për shtetin grek, as për shtetin shqiptar, sikurse për asnjë kancelari evropiane dhe ndërkombëtare. Këtij “normaliteti” provokues duhet t’i jepet fund, dhe bashkë me të gjithçka tjetër që zien në nacionalizmin fondamentalist grek. Sa më shpejt, aq më mirë, në dobi të aspiratave për një botë në paqe dhe marrëdhënieve reciproke të fqinjësisë së mirë. Kjo për sa i përket pjesës që na takon ne shqiptarëve në fillesat e silurimit në realitetin e politikës shqiptare. Politika zyrtare e Tiranës, përfshirë kryeministrin, ministrin e jashtëm dhe atë të mbrojtjes, treguan edhe një herë shkallën më të lartë të mundshme të servilizmit kundrejt Athinës, kur refuzuan t’i përgjigjeshin thirrjeve për dënimin e praktikave të urrejtjes të ushtrisë greke, të bëra publike sëfundmi nga media greke. Asnjë zyrtar i lartë nuk përgjigjej, ndonëse gazetarët këmbëngulën të mësonin diçka. Gazeta Ta Nea e Athinës publikoi disa ditë më parë dëshminë e një ish-oficeri të ushtrisë greke, si dhe një video të rregjistruar me telefon celular, ku paraqitej një togë ushtarësh grekë që marshonin duke kënduar një këngë urrejtjeje kundër shqiptarëve dhe turqve. “Me zorrët e shqiptarëve do të bëjmë lidhëset e këpucëve tona”, – thoshte kënga e ushtarëve grekë. Një video e dytë përmbante këngë antiturke, të cilat janë deri diku të kuptueshme duke parë klimën e tensionit që ka ekzistuar herë pas here mes dy vendeve. Askush tjetër nuk u përgjigj. Burime nga Ministria e Mbrojtjes thanë se ato nuk janë ende të qartë për ngjarjen dhe për këtë arsye, kanë shtyrë vendimin nëse duhet të reagojnë apo jo, për ditët e ardhshme. Shqipëria dhe Greqia kanë një marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen dhe rendin publik. Sipas një marrëveshjeje të vitit 1999, forcat e ministrisë së Brendëshme të Shqipërisë dhe ushtria greke, patrullojnë sëbashku kufirin detar. Sipas një marrëveshjeje të vitit 1997, Ushtria Greke ndihmon ushtrinë shqiptare. Në vitin 2004, një marrëveshje tjetër dha akses më të bollshëm për ushtrinë greke në atë shqiptare. Sakaq në qarqet ligjvënësit shqiptar ky skandal është përcjellë me pjekuri. Ndjehem shumë i inkurajuar nga fakti se asnjëherë në këto 15 vjet, aktet që kanë rënë ndesh në marrëdhëniet e dy vendeve, nuk kanë gjetur mbështetjen e shtypit grek dhe as të opinionit”, është shprehur Besnik Mustafaj. Ai ka sqaruar se janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme diplomatike, për raste të tilla. “I ngarkuari me punë në ambasadën greke në Tiranë, (meqenëse ambasadori grek nuk ndodhet në Shqipëri këto ditë) është thirrur në Ministrinë e Jashtme dhe i janë bërë pyetjet e duhura. Qëllimi ynë i përbashkët është të ndërtojmë marrëdhënie konstruktive dhe të mos biem pre e provokimeve, mësohet të i jetë thënë përfaqësuesit grek. Ndërsa Kryetari i Komisionit parlamentar të marrëdhënieve me jashtë, Preç Zogaj ka kërkuar që NATO të reagojë lidhur me këtë. meqenëse Greqia dhe Turqia janë anëtare te saj. “Megjithatë nuk duhet ta minimizojmë as ta fryjmë këtë që ndodhi në funksion të marrëdhënieve me vendin fqinjë”, tha Zogaj. Në tërësi fryma e reagimit ndaj këtij skandali të pashembullt është karakterizuar nga maturia dhe qetësia nga pala shqiptare. Madje mund të shtohet se vetë media greke dhe opozita kanë qenë më të ashpër. Gjithsesi ky skandal nuk është as i pari as i fundit në fillin e hollë të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi. Megjithëse vitet e fundit duket se kanë marrë një tregues më pozitiv të reciprocitetit ndërshtetërorë, nuk kanë munguar incidentet që nga vrasja e emigrantëve shqiptarë, dëbimet dhe keqtrajtimet e tyre në pikën e kalimit kufitar, në marrëdhëniet e punës, jetës dhe veprimtarisë në shtetin grek. Gjithnjë klima e bashkëjetesës shqiptaro-greke ka kaluar nëpër disa momente shumë delikate. Ata gjithmonë kanë keqpërdorur autoritetin e të qenit një shtet më i fuqishëm se ne. Dhe ne gjithashtu, gjithnjë kemi përdorur politikën e të nënshtruarit, politikën e servilit, sado që ato që ishin cenuar bënin pjesë në interesat tona. Një komshi i keq si Greqi, do të vazhdojë të jetë i tillë, për sa kohë që ne do të druhemi të tregojmë dhëmbët, për hatrin e fatit të mbi 500 mijë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në shtetin grek. Ata e dinë këtë dhe vijojnë të luajnë pushtin në këto marrëdhënie. Zot na ruaj kush ka mbetur në Greqinë e sotme, në Greqinë e etërve të filozofisë, mendimit dhe demokracisë. Në Greqinë Aristotelit, Sokratit, Plutarkut, Aristofanit, Arkimedit, Homerit e një mozaiku të tërë njerëzish që kanë qenë fillesa e mendimit dhe shkencës, politikës dhe shtetbërjes. Nga Albert VATAJ
AADL PREZANTON PROJEKTIN “EURACTION” NE KSHILLIN E EVROPES Organizata e Agjensive të Demokracisë Lokale (AADL) lançoi para pak ditësh në një Konferencë 2-ditore të mbajtur në Këshillin e Evropës në Strasburg, Programin EURO-Action të mbështetur nga Komisioni Evropian. Në këtë Konferencë ishin të pranishëm edhe mjaft partnerë të këtij projekti, si nga Kongresi i Autoriteteve Lokalë të Këshillit të Evropës, përfaqësues të institucioneve të ndryshëm evropiane si dhe aktorë të tjerë të interesuar për këtë program. Një ftesë e papritur dhe e palajmëruar e ardhur nga Kongrsi i Autoriteteve Lokalë të Këshillit të Evropës në kulmin e ngarkesës profesionale, vetëm pak ditë pas zgjedhjeve lokale të 18 shkurtit, për një Konferencë që do të zhvillohej në Strasburg më bëri që për herë të parë të vija në dyshim shkuarjen atje.Vetëm 4 ditë në dispozicion të përgatitjes së formaliteteve të vizës do të ishin të papërfillshme në rast se do të ndiqja procedurën e bezdisshme të kontaktit fillestar telefonik në numrin 0900… Gjatë gjithë kësaj jave do të më telefononte herë pas here i ngarkuari i Kongresit me Projektin e vendeve të Evropës Juglindore, belgu Lukas Van Damme. Ashtu bëri edhe të premten. Më 23 shkurt, kur sapo isha kthyer nga Tirana dëgjova përsëri zilen e celularit: -Hë a i mbarove procedurat e vizës?, më pyeti nga zyra e tij. -S’është aty problemi. -Ç’do të thotë kjo? -Nuk jam shumë i përgatitur për këtë udhëtim.Çdo gjë erdhi kaq shpejt. -Ashtu? Si është situata atje, konkretisht në Shkodër? -Si në Shqipërinë postelektorale.S’kam dëshirë të flas për këtë temë në telefon… -Nga zëri nuk më dukesh në formë.Mos ke ndonjë problem? -Thjesht jam pak i lodhur nga ngarkesa e këtyre ditëve. -Një arsye më shumë për të ardhur sepse shkëputja do të relaksojë mirë.Shihemi të hënën në Strasburg. Biseda kishte marrë fund.Konfirmova përfundimisht rezervimin e udhëtimit dhe në fundjavën që kisha përpara nuk më mbetej tjetër veçse të “shkundesha” nga rutina dhe monotonia e Shkodrës sonë të fjetur.Si përpara një udhëtimi drejt zemrës së evropës Perëndimore. STRASBURG Dita e parë e punimeve u fokusua në mbledhjen e partnerëve të Projektit “Qytete për paqe dhe demokraci” dhe ishte e hapur për publikun. Drejtoresha e AADL, Antonella Valmorbida, tashmë edhe në rolin e moderatores, pasi u uroi të pranishëmve mirëseardhjen ia kaloi fjalën Shefes së Projektit të AADL, Stefania Toriello. Axhenda e shkurtër e kësaj mbrëmjeje do të vijonte me diskutime dhe debatetë të pranishëmve të mbledhur në sallën numër 10 të cilat u zhvilluan në gjuhët angleze, frënge dhe italiane. Paralelisht me këtë kohë u zhvillua edhe një mbledhje tjetër e destinuar vetëm për partnerët e EURO-Action të cilën e moderoi lideri tjetër Italian i projektit të AADL, Marco Boaria. Punimet e ditës së parë të kësaj konference do të mbylleshin me darkën e përbashkët për të ftuarit në Café Leffe, praën sheshit të stacionit të trenit të Strasburgut. PROGRAMI EUR-ACTION Dita e dytë do të rezervonte një ngjeshje më të madhe të punimeve të kësaj konference në të dyja pjesët e ditës.Kësaj radhe të gjithë pjesëmarrësit pa përjashtim ishin të pranishëm, tashmë në një nga sallat kryesore të Këshillit të Evropës, atë me numër 5, pas regjistrimit të tyre.Pata rastin e mirë që të rrija thuajse gjatë gjithë kësaj dite me funksionarin e Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, belgun Lukas Van Damme, me të cilin isha njohur që në vitin 2005 gjatë një vizite që pat bërë në Shkodër, i shoqëruar ndërmjet të tjerëve edhe me Presidentin Ekzekutiv të AADL, Per Vinthter. Fjalën e rastit e mbajti vetë Presidenti i AADL, Gianfranco Martini i cili shquhej për kthjelltësi gjykimi dhe mendimi ndonëse kishte mbi supe mëse 80 vjet. Në emër të Kongresit të Pushteteve Lokalë dhe Rajonalë të Këshillit të Evropës foli Jean-Paul Chauvet. Për pjesëmarrjen e qytetarisë aktive në Evropë dhe rolin e AADL foli Antonella Valmorbida ndërkohë që për politikat e Komisionit Evropian për qytetarinë active foli përfaqësuesi këtij institucioni i ardhur nga Parisi, Gerarg Lombard. Konferenca EUR-Action do të vijonte me diskutimin “Bashkë mundësojmë pjesëmarrjen e njerëzve në ndërtimin e një Evrope të re” të mbajtur nga koordinatori i këtij projekti Lars Bosselmann si dhe me atë të funksionarit të Këshillit të Evropës, Mats Lindberg i cili u ndal në pjesëmarrjen aktive të njerëzve në kontinentin e vjetër si dhe në forume dhe e ardhmja e demokracisë në Evropë. Në mbyllje të pjesës së parë të ditës së dytë, u kalua në debate dhe diskutime ndërmjet të pranishëmve në sallë të cilat i moderoi Antonella Valmorbida. VINTHER: “KESHILLI I EVROPES, PARTNERI THEMELOR I AADL” Por pjesa më interesante e kësaj séance do të shënohej me ndërhyrjen e Presidentit Ekzekutiv të AADL, belgut Per Vinther i cili me eksperiencën e tij të gjerë pranë kolektivave lokalë evropianë nëpërmjet pozicionit të tij, sqaroi mjaft pyetje në lidhje me pjesëmarrjen aktive të shtetasve evropianë në kuadër të Programit “EUR-Action” “Ne i kemi ndihmuar evropianët që ata të kuptojnë mirë Evropën.Ne tashmë kemi mjaft kohë që punojmë me Bashkimin Evropian i cili pëfiton nga rrjeti ynë mëse 200 partnerë, ose thënë ndryshe, qytete, rajone dhe OJF.Ne marrim pjesë në EUR-Action sepse jemi në gjëndje të mobilizojmë aktorët lokalë praën popullatës të cilët nuk kanë rast që të informohen mbi Evropën.Me kolektivat lokale ne u kemi dhënë atyre rastin që të shprehen në debate të ndryshme në lidhje me probleme të tilla të rëndësishme si mjedisi, transporti dhe shërbimet sociale.Pikërisht opinionet dhe propozimet e tyre ne ua përcjellim institucioneve përgjegjëse.shtë një punë në terreni shumë lokale e cila përfitohet nga eksperienca jonë.”, u shpreh ndërmjet të tjerash në përgjigje të interesimit të të pranishëmve Per Vinther. Në vijim, duke folur për rolin bashkëpunues të Këshillit të Evropës me AADL, Vinther u shpreh: “Ne dëshirojmë që partnerët ta konsiderojnë si më “të pjekur” imazhin e shoqatës sonë.Këshilli i Evropës dëshiron që ne të investojmë akoma për promovimin e vlerave të mëdha të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut nëpërmjet AADL.Në mënyrë reciproke, ne dëshirojmë që edhe Këshilli i Evropës të tregohet më aktiv në lidhje me promovimin e demokracisë lokale.Ne kemi përforcuar marrdhëniet me BE-në, qeveritë dhe fondacionet private por Këshilli i Evropës mbetet partneri ynë themelor, me imazhin e Kongresit që mblidhet gjithashtu në këshillin tonë administrative. Ndërsa në mbyllje, duke iu përgjigjur interesimit të të pranishëmve në lidhje me të ardhmen e 12 agjensive ekzistuese të AALD, Presidenti Ekzekutiv i shoqatës në fjalë, Per Vinther theksoi: Përsa i takon 12 agjensive tona, secila prej tyre është e lirë që të përcaktojë prioritetet.Projekti ynë i ardhshëm me pjesëmarrjen e Bankës së Zhvillimit të Këshillit të Evropës do të jetë për zhvillimin e mikrokreditit dhe të ndihmës së krijimit të ndërmarrjeve të vogla në Ballkan.Kjo është mjaft e rëndësishme në këto rajone ku ka një përqindje të lartë papunësie dhe një mjet efektiv që promovon paqe; kur njerëzit kanë një punë ata janë shumë më mirë të predispozuar që të bëhen demokratë.Për të tjerët ne kemi edhe projekte ndihme për të rinjtë në fushën e agrikulturës ku kemi dërguar kohët e fundit me shoqatën e kolektivave lokale italianë (ANCI) disa programe formimi për përgjegjësit politikë dhe funksionarët lokalë në Ballkan. PARAQITJA E PROJEKTIT “EUR-Action” Pjesa e dytë dhe e fundit e Konferencës EUR-Action rezervoi paraqitjen e Projektit EUR-Action të titulluar “Shtetas aktivë për Evropën” nga Marco Boaria i AADL, i cili u ndal në detaje në lidhje me objektivat dhe metodologjinë. Më pas ndarja në grupe pune përkatësisht të 3 gjuhëve të përdorura në këtë konferencë do të vijonte në diskutime dhe sugjerime të lira të pjesmarrësve. I ndodhur në grupin e frëngjshtfolësve pata komoditetin për të mos ndërruar sallë, nisur mesa duket edhe nga grupi më i madh në numër si pasojë edhe e zhvillimit të këtij aktiviteti në Francë. Vlen të përmendet gjatë diskutimeve edhe ndërhyrja që bëri përfaqësuesi i Paktit të Stabilitetit, serbi Srdjan Cvijic në lidhje me politikën e përzgjedhjes së përfaqësuesve të panelit të organizatës COJEP të cilët moderuan debatin e frëngjishtfolësve.Problemi siç edhe doli nga vetë ai nuk ishte tek organizata në fjalë por në faktin se të dy përfaqësuesit e saj në panel ishin nga Turqia… Në mbyllje, konkluzionet e kësaj konference u dhanë para të gjithë të pranishëmve nga Antonella Valmorbida dhe përfaqësuesi i bashkisë së Strasburgut Pascal Mangin. NGA STRASBURGU ARBEN LAGRETA
Paulin Radovani, Kryetari qe i duhet Qarkut te Shkodrës Me zgjedhjen e kryetarit te ri te Bashkisë Shkodër, Lorenc Luka, tashme vëmendja është përqendruar ne zgjedhjen e kryetarit te Qarkut Shkodër, i cili për tre vite është mbuluar nga kryebashkiaku i sapozgjedhur i qytetit me te madh verior. Posti i kryetarit te Qarkut Shkodër, është mjaft i rendesishem, veçanërisht ne kuadër te decentralizimit te mëtejshëm te kompetencave ne favor te pushtetit vendor. Këshilli i Qarkut pritet te jete tashme, jo vetëm një organ koordinues ne mes njësive vendore dhe qeverise e dikastereve qendrore, por edhe hartues e zbatues i planeve konkrete te zhvillimit si dhe te investimeve ne shume sfera. Ne këto kushte, ka një rëndësi shume te madhe se cili do te jete kryetari i ri i qarkut, cila do te jete statura e tij, kontributi ne zhvillimin e rajonit dhe te minimizimit te problemeve, por sigurisht edhe raportet qe ka apo mund te instaloje me qeverinë, ministrat madje edhe vete kryeministrin e vendit. Një gjë është e sigurte: kryetari i Qarkut te Shkodrës, do te jete përfaqësues i PD-se! Kjo, pasi ne zgjedhjet e 18 shkurtit, PD-ja dhe koalicioni i djathte, patën një fitore plebishitare dhe si rrjedhoje konfigurimi politik do te jete ne mazhorance te thelle ne favor te këtij spektri. Nuk mendojmë te japim gjykime për listën e këshilltarëve te PD-se ne Këshillin Bashkiak te Shkodrës, prej te cilës me logjike duhet te dale edhe kryetari i ri i qarkut Shkodër, por emrat janë te pakte si kandidatura për kryetar Qarku te Shkodrës. Një pjese e tyre, janë emra te konsumuar dhe pa shume kontribute jo vetëm ne poste qe kane patur, por edhe ne aktivitete private. Aho qe mbetet, përbëhet nga individë, te cilët nuk kane thuajse asnjë eksperience, madhe edhe jetësore dhe profesionale, te mangët. Nuk ka sesi mbi listën e këshilltarëve te PD-se, dora te mos ndalet tek emri i Paulin Radovanit. Nder te paret qe ne fillim vitet ‘90, ndërtoi makineritë e para te menaxhimit kapitalist te biznesit, sigurisht pas një suksesi te jashtëzakonshëm si ekonomist i afte edhe me herët. Biznesmen por me shpirt human, vit pas viti rriti kapacitetet prodhuese, duke i zbutur ndjeshëm fenomenin e papunësisë ne rajonin e Shkodrës. Biznesi i Radovanit u dëmtua rende nga trazirat e vitit 1997, por serish, ai e ngriti gjithçka thuajse nga “0”. E ne fakt, ofertat nuk i munguan për te zhvendosur biznesin e tij te konsoliduar ne Malin e Zi, vetëm pak km larg Shkodrës. Ai nuk e ndaloi biznesin e tij as edhe kur energjia elektrike ishte jo me shume se 4 ore ne dite dhe kur i duhej te shpenzonte miliona leke për nafte gjeneratorësh. E gjithë kjo sakrifice, për te mos u hequr shpresat mijëra familjeve shkodrane qe siguronin jetesën ne biznesin e Radovanit. Biznesmenit te njohur, i pëlqejnë edhe sfidat, siç është kompania farmaceutike Radofarma, e cila tashme ka krijuar profilin e vet dhe mbi te gjitha, ofron cilësi dhe garanci maksimale për te gjitha prodhimet qe hedh ne treg. E kemi thënë edhe here tjetër, kontributi i Radovanit i ka kaluar kufijtë e qytetit te Shkodrës, tashme duke dhënë kontribut edhe ne zhvillimin e Pukës. Ne nuk po bëjmë asnjë sqarim tjetër, duke ju përcjellë thjeshte opinionet e atyre qe prej vitesh kane bashkëpunuar dhe i kane besuar Paulin Radovanit. Pronari Grupit Italian “Filanto”, Antonio Eduardo Filograno, i cili ishte në Fabrikën “Bertoni” së bashku me një delegacion nga Italia, tha se punëtorët dhe administratorët shqiptarë janë seriozë dhe të përkushtuar . Pronari i grupit italian “Filanto” tha se me ndërmarrjet e tija, të ngritura në Shqipëri, “Filanto” është e pranishme prej 13 vitesh, duke prodhuar fillimisht 10 mijë palë këpucë në ditë dhe duke punësuar më shumë se 1500 punëtorë. Filograno tha se në Shqipëri ka gjetur bashkëpunëtorë seriozë dhe korrektë, me kërkesa të larta profesionale, me të cilët synon të zgjerojë sipërmarrjen e tij në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, bashkëpunimi i kapitalit vendas me kapitalin e huaj, është edhe për vendin një përfitim i madh sepse inkurajon investitorët e tjerë vendas. Bashkimi, kohët e fundit, i dy fabrikave të Filantos, në Tiranë dhe në Shijak, me Fabrikën “Berttoni” të Shkodrës, kanë krijuar Grupin më të madh industrial në Shqipëri, me mbi 3 mijë punëtorë, duke prodhuar për tregun e huaj më shumë se 12 mijë palë këpucë në ditë. Një individ i suksesshëm gjate gjithë karrierës se tij, me një kontribut te dukshëm ne favor te zhvillimit te rajonit te Shkodrës, i pajisur jo vetëm me njohuritë e nevojshme te profesionit, por edhe te funksionimit dhe menaxhimit te pushtetit vendor, me njohje te gjera dhe te afërta me ministra dhe vete kryeministrin Berisha, janë garanci për staturen e një kryetari te qarkut, i cili realisht i duhet Shkodrës. Do te ishte krejt normale, qe interesat politike, natyrshëm te konvergonin me ato te komunitetit te qarkut te Shkodrës, për te gjetur përmes Paulin Radovanit, zgjidhjen me frytdhënëse për zhvillimin e rajonit tone. Për ne është e thjeshte, siç edhe për shume banore te qarkut Shkodër: Paulin Radovani, është kryetari qe i duhet Qarkut te Shkodrës! Faktikisht, duhet qe edhe vete Radovani te ndërmarrë një sakrifice, duke u shkëputur për 4 vite nga biznesi i tij, për te marre ne dore një “biznes” tjetër, atë te ndryshimit te faqes Qarkut te Shkodrës! Është koha qe politika te mendoje dhe te vendose me mendje njerëzore! Blerti DELIJA
Shteti e partitë në ankand (Pamflet) Më në fund zgjedhjet vendore mbaruan. Si në çdo përballje a ndeshje edhe këtu pati fitues e të humbur. Për ironi të fatit, u vu re se, përgjithësisht, jo për të fyer ndokënd, skepteri i fitores iu dha edhe ndonjë njeriu populist e fjalaman që një pjesë e veprimtarisë së tij intelektuale s’e ka kaluar nga pragu i derës së vet e deri në shkollën 8-vjeçare të fshatit a lagjes, po e pati pasur një të tillë… Falë politikës mbrapshtane që s’pyet as për nder e as për moral, ata fituan si individ, por humbi populli, të paktën moralisht. Humbi dija, shkenca, perspektiva e vendit, të cilën e udhëheq teoria. Drejtuesve prakticentë, që punojnë e veprojnë me instingte, u ka ikur koha në Evropën e qytetëruar ku ëndërrojmë të shkojmë, megjithëse në të jemi si trungje të palatuar. Prakticizmi kishte vlera në sistemin komunist, ku punohej sot për sot, kavardiseshe në vajin tënd, d.m.th. të mos shikoje zhvillimin e botës së ashtuquajtur kapitaliste e revizioniste, sepse ishte mëkat mortar. Kur nuk ke mundësi të bësh krahasime, atëherë mbetesh më i miri i vetvehtes. D.m.th. se je si puna e bletës që punon hojën e vet në mënyrë të përsosur, por s’di çfarë bën. Instingti të ndihmon të mbijetosh përmes trashëgimisë stërgjyshore, por t’të jep zhvillim. Dhe shumica e fituesve si kryekomunarë, kryebashkiakë, krye… fituan falë instingteve stërgjyshore të fshihen në subkoshiencën primitive të tyre. Mostrën e tyre, i zgjodhi “populli” liridashës, sepse tek ata panë vetvehten. Shtetshkreta i kishte marrë masat shumë mirë për zhvillimin normal, të ndershëm a ku di vetë, të zgjedhjeve, por partitë u mastuan e u plandosën pas fitores për vehte, për karrigen, për askënd. Mjeti, sipas makiavelistëve, e justifikon qëllimin. Sipas kësaj teorie të përvetësuar nga politikanët tanë, mjafton të fitosh, s’ka gjë se është si “fitorja e Pirros”, së cilës, shumica e të fituarve, s’ia kanë dëgjuar emrin. Dhe ne, d.m.th. populli, presim të na futin në Evropën e Bashkuar ky sojsorollop fitimtarësh të denjë për kryepleq katundi a çobën dhish. Pjesmarrës në fushatën parazgjedhore ishin mitingash të papunë, fukarenj e dembelë stambolle, të dëbuar forcërisht si të padëshiruar nga vendet ku kishin emigruar, që presin gojëhapur nga kryebashkiaku e kryekomunari se do u dhurojë punë, shkollë e dije. Jo, jo ta heqin mendjen nga shteti.prandaj them se ata zhgënjehen nga premtimet boshe, se drejtuesi do u ndërtojë kulla të fildishta. Vetëqeverisja është thembra e Akilit, vetëshkollimi e vetëpërsosja në një shtet ligjor është gjithçka. Të tjerat i bën individi. Turmat e mësipërme vraponin në sh e të ftohtë drejt KZQV-ve për të marrë vesh haberin e shpalljes së fitimtarit e t’i thërritnin Barabasë, “hosana”. Në duar mbanin pankarta, flamuj të vjetër të diktaturës pa iu vënë oré yllin pesëcepësh të kohës së diktaturës, flamujt e OSBE-së të bracuar pabesisht në zyrat e tyre. I tundnin e shkundnin e qafsillnin marrisht e u shtërngonin hurin forcërisht për t’u përballur me kundërshtarin, vëllain e vet, fqinjin e vet që kishte votuar kundër… “Ah Evropë, o… e motit”, – do të shfrente dikur i madhi poet kombëtar, Gjergj Fishta. Njerëz të ndershëm, të qetë, me ndërgjegje deri në adhurim të lirisë, prisnin tanë natën e lume për të marrë vesh lajmin e fitores për më të mirin. Kujtonin të shkretët se të gjithë e kishin hedhur atë fletë të fatit të tyre me përgjegjësi. S’e dinin se të ndershmit, të drejtët e kanë humbur shpresën te politika ndjedhakeqe, s’e kanë çarë kokën për t’u paraqitur fare në QV-në e lagjes a të katundit me përspëktivë për t’u bërë “bashki” me purri në… , sepse i mungon infrastruktura, rruga e asfaltuar, dritat e cunguara, shkollat e shembura e pa mjete mësimore. Bashki kot, si me thënë, lojë fëmijësh, ashtu si vota. E, të jenë të qetë për mosparaqitjen te kutia e votimit, fleta u ka dalë në numërim, se e ka hedhë mitingashi i paskrupull atje ku ka dashur. I ka thënë kryepartiaku, kryemezini, ish deputeti i pasuksesshëm që tash i kanë ra trutë n’qafë. Për katër vite s’e foli një fjalë në parlament, veç gogësiu nga tejmbushja e stomakut me paratë e të shkretëve taksapagues që vazhdojnë ta ndjekin pa u shkuar mendja se është ai që ka qenë e s’ka si të bëhet ndryshe, në mos më i keq, se ka mësuar hordhiqet e Kuvendit të burrave: me sharje, përplasje, bilbila e ku di vetë. Po, ti indiferent, rri te shtëpia, shih a të ka pjellë dhija, a t’pikon çatia, se për votën, t’kujdeset shoqëria… Flej mbi dafina, o indiferent edhe për katër vite në pritje të Godos që s’do vijë kurrë. Në KZQV-në janë rreshtuar GNV (Grupi i Numërimit të Votave) si specat n’spango, përkrah të kollarisurve të shkolluar që u ka hije, të sapokollarisurit që gruaja ua ka kacavarur përdhuni në qafë. Në një shenj kohe, meqë s’po u dilte llogaria si hesapi, i shkulnin e hidhnin pas shpine duke i mëshuar zërit: “Hangërt ta dreqi këtë lak lope!”. Tani janë më të lirshëm të përlajnë votat e njëri – tjetrit ashtu hajnisht si dikur thesin e misrit në arat e kooperativës, paketat e cigareve në ndërmarrjen shtetërore, tullat e thasët e çimentos në NSHN. Të gjitha do të jenë dhuratë për kryepartiakun e paskrupull, që do të qëndrojë në politikë ashtu si kollarja e numruesit. Do të rreshtohet përkrah këshilltarëve të bashkisë a komunës për të këshilluar kur s’është nevoja e për heshtur kur duhet folë… Më në fund u shpall fitimtari që iu dha shansi për të drejtuar, për të abuzuar e përfituar. Ai tani e mbrapa do të punojë për vehte e votuesit për të. Ka për t’i rënë ndërmend për zonën që e nxorri fitimtar, sa për pulat që i kanë mbetur zbathur midis oborrit. Tashti e mbrapa shoqërinë demokratike do ta drejtojnë “fitimtarët”, ata që dolën si produkt i tiranisë së klasave më të ulëta të shoqërisë. Tani ata do të jenë gjithçka. Ata do të sundojnë në emër të shumicës që e ka votuar, pakicën e ndershme që s’ka votuar. Ai, i fituari, do të jetë përkrahës e do t’u shërbejë shtresave shoqërore që qëllimisht i kundërvihen së mirës së përbashkët në emër të bashkësisë, të fisnisë, të poshtërsisë. Fillë mbasmedjat, të etura për të përfituar, të paktën një herë në katër vite, mësyjnë me aparate elektronike, me kufje të shurdhëta t’u marrin fitimtarëve intervista paranojake, të tallen pafundësisht me ndjenjat e votuesve e jovotuesve, t’u mbushin mendjen njerëzve me spote publicitare të montuara artificialisht me sfonde dalëboje, se kanë votuar për më të mirin, për më të zotin që për katër vite do t’i çojë në Parjsën tokësore aq shumë të ëndërruar. Broz Simoni
Pons Pilatët e politikës Është bërë rëndom e motivuar politikisht larja e duarve para mëkatit. Tendenca e një tipizimi të Pons Pilatit, këtij monstruoziteti biblik, po shërben si një garanci për pacënueshmëri të përfaqësimit politik, përballë përgjegjësisë. Qartazi kjo filozofi kërkon të nxjerrë duarlarë ata që janë pjesë e çmimit që faturuan zgjedhjet. Personalizimi i fajit kolektiv është më së shumti mungesë vullneti për të pranuar një disfatë politike, si një reflektim për të parë të vërtetën në kokërr të syrit. Nëse në një rast triumfi, të gjithë do të ngisnin të ngrënin trofeun e sfidës, në vetvete mbetet handikap politik, ngurrmi për të pranuar veten në podin e turpit, gjë e cila po bën vaki sot, në kampin e djathtë, aty ku megjithëse po konturohet një lloj hezitimin për ta pranuar humbjen, kryefajtorin e kanë vënë në shënjestër. Dhe ai është Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Megjithëse atij duket se i ka mbetur ta paguaj këtë faturë, nga kontributi për këtë disfatë nuk mund të përjashtojmë edhe një zyrtarë të korruptuar të administratës, apo edhe një elektricist të papërgjegjshëm, i cili lë në terr një lagje të tërë, vetëm se ata nuk janë të gatshëm të paguajnë koston e tij të pijanecit. Sado që radhët e ofensivës kundër Berishës forcohen, kjo nuk përjashton nga përgjegjësia e një rezultati demoralizues strukturat partika të vetë PD, por edhe të aleatëve të saj. Turravrapi për të bërë fajtorin është një tipar dallues i atyre që duan të shohin veten në pozita të shëndosha të Pons Pilatit, pavarësisht se kjo mbetet një praktikë i ikjes nga pjesa yte e përgjegjësisë. Në kryeherën e saj 18 shkurti, dëshmoi një pjekuria elektorale të admirueshme të shqiptarëve. Gjithashtu, ai që mund të quhet rezultat përfundimtar, e sheh të vendosur në pozita më të shëndosha botëkuptimin e zgjedhësve. Gjithnjë e më pak, politika ka shanse të jetë e suksesshme në qasjet elektorale për të premtuar parajsën. Kjo u dëshmua më 18 shkurt, jo vetëm për humbësit, por edhe për triumfuesit, të cilët duhet ta deshifrojnë larg emocioneve partiake dhe militantiste këtë ndërgjegje të re që po gjallon në vullnetin e sovranit. Ka marrë fund trajtimi i zgjedhësve si një turmë dhe bashkë me këtë, hipnotizimi politik, i cili tashmë i përket së kaluarës. Tashekëndej politika duhet të ketë risi me kahje tek të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga atributet e të qenit përmbushës i vullnetit të zgjedhësve. Ndërsa rezultati i zgjedhjeve për qeverisjen vendore ende nuk ka marrë bekimin e KQZ, ushtat e përgjegjësisë politike për atë që mund ta quajmë si humbje të partisë-shtet, janë drejtuar të gjitha nga Berisha. Në këta skalion, pothuajse janë rreshtuar të gjithë aleatët e mazhorancës, përfshi dhe eksponentë të rëndësishëm të Partisë Demokratike. Se zgjedhjet e 18 shkurtit janë një disfatë për të djathtën në përgjithësi dhe për qeverisjen e drejtuar nga Sali Berisha, kjo nuk ka asnjë dyshim. Për sa i përket gjetjes së fajtorit, kjo mbetet jo thjeshtë kahja që i japim gishtit tregues. Të gjithë duhet të shohin se çfarë bënë mirë dhe çfarë bënë keq, dhe çfarë nuk bënë. Nuk duhet harruar se një nga shtysat drejt kësaj humbjeje është kriza e rëndë energjetike, e cila u ul këmbëkryq në mes të sofrës elektorale. Ndikimi ishte i menjëhershëm. Sado që qeveria u përpoq të minimizonte këtë tronditje që po pësonte bazamenti i saj politik, përsëri çmimi ishte humbja. Nuk duhet të mos injorojmë dhe shumë faktorë të tjerë që vunë përballë një humbje, të cilën e ka shumë të vështirë ta pranojë mazhoranca. E ashtuquajtura reformë në administratën shtetërore, spastrimi politik i kësaj hallke, politikat e hatërmbetjes në raport me pronarët, ish-të përndjekurit politik, ish-ushtarakët dhe shtresave të tjera sociale, lufta ndaj korrupsionit, cenimi i shumë interesave sunduese të biznesit dhe aksidenti që polli një nivel të ri papunësie, e plotë faktorë të tjerë përbëjnë gjithë atë mozaik të keqqeverisjes që u përkthye në humbje. Natyrisht jo gjithçka në rrugën e instalimit të shtetit ligjor u prit me dashamirësi, sikurse jo gjisekund u trajtua në këtë prizëm formatimi i imazhit të shtetit të së drejtës, i shtetit dhe ligjit, ku të gjithë janë të barabartë. Nuk ka dyshim se është abuzuar dhe se jo gjithçka ka vijuar në linjën e përmbushjes sw detyrimeve elektorale të 3 korriku. As politizimin e luftës së ndryshimeve nuk mund të bëjë përjashtim në këtë larmi treguesish të humbjes së 18 shkurtit. Sikurse duarjashtw nuk e gjen veten dhe aleanca e politikës së paqes, Nano-Berisha. Për pasojë ai që mbetet më i shënjuari në këto momente ku secili merr pozat e kritikut, është Berisha dhe vetëm Berisha. E konsideroj të natyrshme këtë shënjestër, pasi është vetë i shënjuari ai që ka orientuar të gjithë politikën e triumfuesit dhe disfatistit mbi vetveten. Pavarësisht se pjesë e kësaj përgjegjësia janë të gjithë aktorët, kush më shumë e kush më pak. Por pas akuzave askush nuk duhet të pandeh se del i larë nga kjo histori turpi. Një ndër gabimet e Berishës është se ai pozicionoi figurën dhe personalitetin e Kryeministrit në qendër të fushatës duke e kthyer në lidership të saj, gjë e cila mund të jetë pritur me entuziazëm nga fanatikët, por me një xhelozi nga aleatët, kujtojmë këtu se si e përcjell një nga këto momente kreu demokristian Nard Ndoka, i cili e ka ndjerë veten të shpërfillur karshi rrezatimit emotiv elektoral të Berishës. Ka apo s’ka të drejtë në kësi dritëshkurtësishë politike, këtë e di vetë zotëria në fjalë. Për sa i përket logjikës selektive të pranimit ose jo se ku është humbur dhe ku është fituar, fshat apo qytet, katundarë apo qytetarë, do të preferoja të mbetem jashtë kësaj maskarade, këtij amoraliteti, këtij krimi politik, që në kushtet e një euforie të fituesit nxori kokën e një tendence të kantonizmit elektoral të Shqipërisë. Realisht në këto zgjedhje përgjegjës janë të gjithë humbësit. Fitorja duhet të lexohet si e tërë, dhe humbja gjithashtu. Kurrsesi jo duke bërë rriskime demografike dhe sociale, për më keq, kur këto rëndom përcillen me nota shpërfilljeje. Vota është e barabartë si në mes të Tiranës ashtu edhe në një zonë që pakkush ka dijeni se i përkët territorit të Republikës së Shqipërisë. Ky është një tjetër krim politik, ku marrin pjesë, si ai që e lexon ashtu edhe ai që nënvizon. Tërësia është një detyrim logjik matematik për një përfundimtare, për sa kohë që në këtë vend qytetarët e saj janë fillimisht numër, tekembrama vullnet shumice. Përfundimisht politika shqiptare po tregon se është ende larg një detyrimi evropian të përmbushjes së disa parametrave. Ani pse elektorati dëshmon të kundërtën, votën e tij si ndëshkim dhe përgjegjësi njëkohësisht. Për sa kohë që Pons Pilatët e klasës politike shqiptare kërkojnë të lajnë duart para mëkatit për të mos u bërë pjesë e tij, kur janë, aq më pak shanse mbeten se ajo do të dijë të lexojë siç duhet rezultatin e zgjedhjeve. Humbës apo fitues janë anët që kupton ajo klasë politike që e vendos veten në pozita armiqësore jo rivaliteti. Nga Albert VATAJ
Sekreti i një ditari të së kaluarës (vazhdim nga numrat e kaluar) Por a mund të krijonte një ide të qartë ai për vendin e tij? A mund të mësonte gjithçka mbi origjinën e tij vetëm nëpërmjet fletëve të një ditari shkruar nga i jati vite më parë, ku ky ditar qëndroi i fshehur si një sekret për shumë kohë? Apo të arrinte të përfytyronte gjithçka vetëm duke u mbështetur në copëza informacionesh në internet. A mundej vallë të merrte dhe t’i bashkonte ato copëza për të krijuar një imazh të vetëm për vendin e tij. Kjo i reflektohej si e pamundur, aq më shumë lexonte, aq më shumë bëhej konfuz. Nga njëra anë qëndronte aktualiteti i tij, e përditshmja që e ftonte në rrjedhën e saj ku e priste një jetë e qetë në “Amerikën e tij”. Por jo, ajo nuk ishte “Amerika e tij”. Kështu të paktën kishte menduar ai. Kishte jetuar shumë vite duke menduar se gëzonte statusin e të qenit qytetar amerikan. Por gjithçka, e gjithë jeta e tij ishte ndërtuar mbi një gënjeshtër të rëndë, të paktën për identitetin e tij. Dhe e gjitha kjo për fajin e tij, e ndoshta as për faj të atij që e la të jetonte për kaq kohë me këtë gënjeshtër. E ndërkohë me pak zymtësi e gërryente dëshira për ta parë edhe një herë qoftë në jetën e tij atë vend që e tërhiqte jashtëzakonisht shumë. Ishte pikërisht vendi që e intrigonte aq shumë. Vendi ku babai i tij u lind dhe jetoi deri sa erdhi një ditë që… diçka e fortë kishte ndodhur për ta bërë këtë të fundit të ikte përgjithmonë drejt Amerikës duke e lënë pas Shqipërinë. Një arsye e madhe mund ta kishte detyruar atë të ikte nga ai vend, e një tjetër edhe më e fortë që e bëri të mohonte origjinën e tij për kaq vite. Po pse pikërisht ia kishte fshehur edhe atij?! Mos ndoshta mendonte se nuk do ta kuptonte? Çfarë mund ta çojë një njeri të mohojë rrënjët e tij? Fjalët e ditarit të ngjallnin frikë, dyshim… I kujtohej ende fraza e fundit e një flete të atij ditari: “Duhet të harroj nga kam ardhur për të mirën e fëmijëve të mi”. I dukej sikur kjo e panjohur e intrigonte, e joshte dhe e shtynte që ta njihte, por ai e dinte që kjo e panjohur ishte krejtësisht pjesë e tij. Menjëherë sytë i shkuan tek një glob i vogël vendosur diku në një skaj të tryezës së punës dhe filloi të kërkonte me ngut Shqipërinë. U përqëndrua në kontinentin e Europës, më pas në Ballkan dhe aty nisi të kërkonte… dhe ja ku një vend i vogël, madje shumë i vogël në krahasim me vendet e tjera Ballkanike kishte të shkruar në sipërfaqen e saj Albania. Ky vend kaq i vogël ishte vendi i tij, e jo Amerika e madhe. Sa shumë ndryshonin këto vende?! Sërish në mendje i erdhi refreni i atij ditari “Duhet të harroj nga kam ardhur për të mirën e fëmijëve të mi”. Menjëherë mendja i vajti tek fëmijët e tij. A duhet vallë të përsëriste edhe ai të njëjtin refren?! Po pse do t’i dëmtonte fëmijët e tij nëse pranonte se ishte shqiptar?! Kishte mësuar nëpërmjet internetit se në kohët kur kishte jetuar i jati qeveriste pluralizmi politik. Pra, kohët sot kishin ndryshuar, ishin kohë të tjera, nuk kishte më pse të ndjente frikë. Aq më tepër Shqipëria kërkonte të antarësohej në Bashkimin Europian. Dhe një vend i cili kërkonte të bëhej pjesë e BE-së, një ndër kriteret që duhej të plotësonte ishte sistemi demokratik dhe liberalizimi. Atëherë nuk kishte pse të frikësohej. Atëherë vendosi që e ndiente të nevojshme të qartësonte gjithçka. Do të nisej të nesërmen me acionin e parë për Shqipëri. Më në fund do të njihte vendin e tij. Në fillim vendosi të mos i tregonte askujt. Për të gjithë të tjerët kjo do të ishte thjesht një udhëtim pune, ndërsa për të do të ishte zbulimi i të vërtetës. Një udhëtim i gjatë për në Shqipëri, për në vendin që shumë vite më përpara, i jati kishte braktisur përgjithmonë e që më pas ky vend kishte qenë sekreti i tij për gjithë këto vite. Ngriti receptorin dhe bëri rezervimin. Avioni i ardhshëm, i cili do të udhëtonte për në Rinas, ishte në orën shtatë me orën lokale në Amerikë. Në atë moment ora shënonte katër. Kishte disa orë ende që duhet të kalonin përpara se ai të nisej. Duhej të përgatiste valixhet e më pas duhej të bëhej gati… dhe… Por çfarë duhej të merrte me vete vallë? Ky udhëtim ndryshonte nga të tjerët. Nuk ishte një udhëtim i rëndomtë si ato të punës apo udhëtim pushimesh. Ndërkohë që filloi edhe një herë të kalonte nëpër mend të gjitha ato që i kishin ndodhur që ditën kur rastësisht kishte gjetur atë ditar në gjërat e të atit. Kishin ndodhur aq shumë gjëra në aq pak kohë, e më pas iu kujtua ai kërkim dëshpërues që kishte bërë në internet, ku në të vërtetë nuk ia kishte idenë se çfarë kërkonte, por thjesht kishte klikuar mbi emrin Albania. Më pas para ekranit gjithë ajo mori informacionesh ku të çonin nga një periudhë në tjetrën. Nga lashtësia tek figura e Skënderbeut. Nga regjimi komunist tek varfëria e popullit nga demokracia tek zhvillimi i vendit dhe përpjekjet për të ecur përpara. Figura të njohura të atij vendi ku vetëm njërën njihte mirë. Nënë Tereza, shenjëtorja e madhe. I kujtohej çasti kur për herë të parë ishte ndjer krenar. E më pas gjithë ato figura politike që ai nuk i njihte. Ishte ende aty në tryezën e punës së tij dhe kishte mbyllur sytë fort duke u munduar të imagjinonte edhe një herë Shqipërinë e tij. As vetë nuk e kishte vënë re që kishte kaluar një orë e plot duke sjellur nëpërmend të gjitha këto gjëra. Vendosi të linte punën. Ndaj doli nga zyra. Tek rrotullonte çelësat seç pati një ndjesi të çuditshme. Papritmas iu duk vetja si një njeri i huaj, gati – gati si një refugjat i ardhur para disa vitesh nga një vend i largët për një jetë më të mirë. Sa herë kishte dëgjuar emrin “refugjat” kishte ndjerë një lloj dhembshurie për ata njerëz, ndërsa sot i dukej vetja i barabartë me to. Vetëm se ai kishte pasur më shumë fat se ata. Ai Shqipërinë nuk e njihte, por historitë e dhimbshme të refugjatëve po. Ndoshta dhimbjen e kishte përjetuar vetëm i jati, dhe kishte qenë pikërisht ai sekret që ia kishte mohuar emrin refugjat edhe atij. Ndoshta ishte pikërisht kjo kuptimi i fjalëve të ditarit të tij. Ora shënonte 7 pa një çerek dhe tashmë ai ndodhej në aeroport, gati për t’u nisur për në zbulim të së vërtetës. Në dorë mbante thjeshtë një valixhe të vogël. I veshur shumë thjeshtë, sepse nuk donte të linte përshtypjen si një vizitor i rëndomtë amerikan, sepse në të vërtetë ai nuk ishte i tillë. Ora 7 pa pesë, tashmë kishte ardhur koha që të nisej në fluturim. Vështroi edhe një herë jashtë nga dritarja e avionit. E dinte që kur të ulej do të gjente një tokë krejtësisht ndryshe. Ndërkohë avioni i nis… Emiranda Lukaj
E majta nuk shëron plagë, ngjit leokoplast Pas këtyre zgjedhjeve lokale, pas një kapërcylli politik, pas një atmosfere paragjykimi nga e majta për gjoja keqadministrimin e drejtimin e shtetit, por edhe në kushtet kur kanë mbetur pa marrë pjesën e luanit, eksponentë partiakë e gjejnë veten si të përligjur për rrokada jo vetëm qeverisëse, por edhe politike. Askërkund e askurrë deri më sot këto taktika nuk kanë sjellë ndonjë ndryshim të rëndësishëm, për më tepër të kenë krijuar një imazh të ri para ndërkombëtarëve. Lëre më pastaj që s’mund të qeverisin si një qeveri që ka marrë një mandat katër vjeçar nga vota e lirë. Përvoja i mëshon si fillim idesë se një shansi partiak që u jepet eksponentëve të ndryshëm për t’u bërë figura publike. Por qëllimi i socialistëve nuk është kaq i thjeshtë. Ata kërkojnë, me moralin e të pamoralshmit, një rrokadë përbysëse. E, në të tilla raste, në duar të tjera, do kishim vetëm një teposhtë të asaj pune që kishte mundur të ngrihej deri diku dhe që për fare pak kohë dhe në sajë të një kapriçoje politike, gjendet në stadin e një fillimi të ri. Ja ku shkon në lumë, kohë, mund dhe investim. Kabineti i ri “Berisha”, nuk mund të motivohet nga dekurajimi i rezultatit të 18 shkurtit, siç pretendojnë “të mençurit” që mendojnë se pastruan tetë vjet “pisllëk” me një “leckë” motake. Për të qënë të kalkuluar politikisht, duhet të pohojmë gjithashtu, se nga socialistët kjo pritej, pavarësisht se kush do të ishte përfundimi i rezultatit. Por në kushtet e 18 shkurtit, kur e djathta ka mbi 100.000 vota më shumë se e majta, kur edhe një mëndje dosido bën hesapin se sa deputetë do fitoheshin e humbeshin gjeografikisht e votërisht që, na del se do shkonte dikund tek 88 me 52 për të djathtën, kabineti Berisha s’ka pse të jetë aspak i tunduar, pasi votuesi nuk i ka kërkuar sakrifikim. Rrokadat politike janë vetëm një leoklopast që i vihet plagës. Në shumicën e rasteve, ne veprojmë në këtë mënyrë, jo se leokloplasti merr përsipër, të shërojë plagë, por për ta mbajtur atë të mbrojtur nga agjentët e jashtëm që e acarojnë, duke e bërë tepër më kritike plagën. Pak a shumë kjo është ajo që kanë presupozuar dhe garantuar rrokadat politike, qoftë edhe pas një fshikulli elektoral, qoftë edhe pas një dështimi a tjetërsysh. 1997-a është një ëndërr e keqe. Qe larguar “Xhaferri” e pat ardhur LUCIFERRI. Apo jo? Kjo klasë politike, kjo formë e shtetbërjes, nuk iu pëlqen veten socialistëve që në pushtet vijnë për të mos ikur e demokratëve u kërkojnë edhe pse erdhët nga krimet tona, ikni, duke u pozicionuar në një pozitë të re kohe të re. kurrëçkaje tjetër. Ndryshimet politike, kur ngjasin në mes të mandatit, nuk bëjnë asçka tjetër, veçse vështirësojnë pozitat e shtetit në integrimin drejt Europës, duke kapërthyer shumë hallka, duke paralizuar veprimtarinë e mekanizmit që, më pastaj do të lind pasoja, ku më e ndjeshme në aksidente të tilla, është situata ekonomike dhe sociale. Kaos e shumëçka të keqe, mbetet bereqeti i vetëm i rrokaave politike, vetëm se ashtu duan një tufë të humburish. Socialistët, të pasuruar dhe të majmur për tetë vjet pushtet, për veten e gjithë ç’mban pema gjenealogjike, për qeverisje shumë të keqe e korrupsion të pashembullt, u detyruan të lënë karriget e beneficet e pushtetit. S’është kështu? Ata shtetin e qeverisën me plane ambicioze për të përmbushur teka dhe ambicie për përfitim. Shto këtu edhe përbuzjen gjithëpërfshirëse. Kujtesa e njeriut nuk është blic që digjet me tre – katër shkrepje. Kjo dhe vetëm kjo ka qenë filozofia e politikbërjes së të majtëve në këtë vend që edhe ata e quajnë Shqipëri. Kjo, sepse kështu dhe vetëm kështu e kuptojnë dhe trajtojnë politikisht dhe praktikisht shtetin, si një lopë që veç duhet mjelur, edhe pse ushqimin e trajtimin ia ka borxh pala tjetër. Këtë nuk mund ta fshehin as përpjekjet vetëflijuese të Nanos, as kacafytjet elektorale të Milos për hile nga vetë e majta, as bujaria e parelinjve për këtë apo atë kandidat, për këtë apo atë bandë. E majta ka reflektuar eksperienca të hidhura. As militantët s’kanë arsye t’i besojnë, pasi kur është fjala për t’i trajtuar, ata bëhen thjesht viktima. Janë prerja në kurth politik, janë një masë fajtore e hipnozës. Edhe të vegjëlit e bindjes. Të jemi realistë dhe të paanshëm. Ata janë pjesa më duarjashtë e amoralitetit politik e qeverisës, por votëgabuar, e normalisht më pastaj, viktima të aksidentit politik. Nga përfitues vetë partia e tyre i bën zhdëmtues. Babezia për territore të pamerituara, nuk tingëllon si zell i disa personazheve që thonë se yshten nga përkushtimi atdhetar, devocioni, atributet humane, për t’i vënë shpatullat murit. Po cilit mur? Murit që vetëm ata e shtyjnë ta rrëzojnë! Larg qoftë, ky model mund të jetë pjesë e teksteve elektorale, kurrqysh e një partie që përbëhet nga njerëz prej mishi e gjaku, qofshin ata edhe të lindur për karrige në këtë vend. Ai që kemi njohur derimëtash, ësht ai modeli “shpëtimtar” që mobilizohet tërësisht e farefisnisht për të hyrë e për të marrë, gjithçka nga ky vend; edhe kur ka mur, edhe kur murin e rrëzojnë vetë, për të bërë një ledh. Përfundimisht, në qeverisjen Berisha, ka reflektuar qartë vullnet për reformat, luftës ndaj korrupsionit, pamëshirën e ofensivës ndaj krimit të organizuar, stimulimin e politikave sociale që minimizojnë plagën e varfërisë, rritjen e autoritetit të vendit përmes një politike të jashtme efektive. Kjo qeveri ka tager, ka qasat e një busulle orientimi. Pra, me pak fjalë, ashtu siç kemi thënë edhe dje dhe, besojmë të kemi arsye të themi edhe nesër, përveç një leokloplasti që fsheh plagën nga agjentët e jashtëm, kurrgjë tjetër nuk merr përsipër e majta. Askush me emocione të ftohta s’e sheh të keqen tek Berisha e PD-ja, ndoshta as tek Nano. E keqja ka veç një emër: Edi Ramën… Edhe të veshur. Sokol Pepushaj
Adrenalinë shqiptare në Sanremo Edhe Shqipëria e vogël ka artistë të përmasave europiane. Kjo do të thotë se kultura jonë është e pasur dhe, ecën shpejt, pas atyre viteve izolimi që na lanë pas. Është një këngëtare vërtet e re Elsa Lila. Por në skenën më të famshme të kulturës europiane, në teatrin “Ariston” të Sanremos, ajo u paraqit shumë mirë. Kënga e famozit të muzikës italiane Maurizio Fabrizio, iu besua këngëtare së re shqiptare në debutimin e evenimentit të muzikës në Sanremo. Këtu, në teatrin “Ariston” që natën e parë të debutimit, zëri shqiptar, me nota, me ritëm, me ëmbëlsi, me finesë, mbush plot e përplot adrelinë konturet jo vetëm në teatër, jo vetëm në Sanremo, por të gjithë globit, ku debutimi ndiqet me interes. Ne e ndjejmë veten mirë për origjinën shqiptare. Prezantuesi i festivalit të Sanremos, famozi Pippo Baudo, mbas interpretimit të natës së parë të këngës “Sensi i jetës” nga shqiptarja e brishtë, kërkoi që këtë ëmbëlsi, këtë brishtësi të femrës e muzikës shqiptare ta përcillte anë e mbanë botës, përmes zërit të saj. I krijoi hapësira të fliste diçka më shumë dhe, Elsa foli edhe shqip “Ju faleminderit”. Pra, natën e parë Sanremo e kaloi shumë mirë. Kualifikohet. Një luk tjetër, një objektiv tjetër do shpaloste natën e dytë shqiptarja në skenë. Sërish salla priste shumë më tepër se natën e parë. Por edhe kaq ishte mjaft. Aty nuk mund të vazhdonte më tej, drejt finales së madhe, një konkurim dinjitoz me duartrokitje. Sërish prezentatori “lëshon” respekt, ndoshta për ta inkurajuar për debutimet e ardhshme. Flet edhe në shqip, duke falenderuar edhe Italinë e artit e të kulturës për eksperiencën që fitoi. Po, adrelina shqiptare është për të dytën herë në “Ariston” të Sanremos. Duket se që nga debutimi i parë më 2003 e deri sot kjo adrelinë ka mbushur mushkëritë e artdashësve. Dhe i ka mbushur me aroma shqiptare. Aleksandër Gargjola Korrespondent i SHE në Itali
Lugetërit xhindët hije të tërbuarit e luftës që rrezikojnë jetën, njerëzimin, Tokën dhe Hënën! Rreth origjinës së Lugetërve që vijnë nga “Lugjet e Ligësisë” Eklipsi i Hënës, që ndodhi natën e 3 Marsit 2007, ishte një lloj nxitje, për t’ia hyrë këtij shkrim-diskutimi me “studimin shkencor”, “Mitologjia e traditës popullore, sipas burimeve dokumentare”, botuar në gazetën “Shqip”, 12 shkurt 2007, me autore dr. Etleva Lala, e cila studion, e hulumton në Arkivat Sekrete të Vatikanit. Kjo autore, pas shumë “studimeve të imta” ka arritur në konkluzionin final: “Konotacioni negativ i fjalës legat, legati i Papës=lugat është rritur me siguri me konvertimin e shqiptarëve në islamizëm, të cilin legati Peter Thomas i shek XIV e kishte konsideruar si një ndër armiqtë kryesorë. Në Kryqëzatën kundër myslimanëve, ai përdori të gjitha aftësitë e tij diplomatike dhe elokuencën e tij të njohur, për të frymëzuar entuziazëm për luftën e shenjtë”! Etimologjia e mitologjia shqiptare e “Çunit të Lalës” e shek XX. Në Shqipëri, midis perversiteteve të shquara brenda epokës moderne të shek XX, një vend të rëndësishëm zunë ato që arritën pikën kulminante me sojliun luftëtarin, “trimin mbi trima”, ideollogun halifin e komunizmit të kazermës orjentale Enver Halil Hoxha, i cili la nam bashkë me “Bironë Politike” dhe çetën e 300 agajve të tij, veçanërisht në “Bajlegun e Madh”, në stallë-kështjellën e lanetëve dhe maluketërve të Jutbinë-Kremlinit, kundra revizionizmit modern, socialimperializmit, që gati-gati ishte edhe më i rrezikshëm se imperializmi amerikan dhe evropian… Këtyre ngjarjeve epokale dhe trimave legjendarë nga “populli” iu ngritën mijra e mijra këngë e valle folklorike, monumente, tyrbe e deri edhe një piramidë egjipti, të cilën paradoksalisht demokratët e kanë shndrruar si “Qendra Ndërkombëtare e Kulturës Pjetër Arbnori”! Por, aktualisht edhe brenda “kapitalizmit shqiptar” përsëri po bëhet e prodhohet histori dhe heronj me anën e nëndegës së “antropologjisë historike”. Kohët e fundit, të muajit të Shkurtit të 2007, ia gjetën dermanin edhe Lugatit, marshalla bash si i dërguari, Legati i Papës! Këtë zbulim “me vlera të paçmuara shkencore” sapo e bëri dhe e shpalli pas shumë kërkimeve nëpër varreza të nëndheshme mesjetare, doktoresha Lala. Mbiemri/patronimi “Lala”, si për koinçidencë, më kujtoi se në Myzeqe, ku qysh 7 vjeç kam qenë i internuar/i dëbuar për motive politiko-ideologjike, fjala “Lalá” përdorej edhe si një emërtim i barazvlershëm për “Babá”. Po ashtu atje përdorej ende me po atë kuptim edhe fjala “Papá”, që me sa duket ka qenë një nga ish emërtimet e vjetra të albanishte-shqipes, e ngjajshme me përdorimet greke e latine, përpara se germën “p” t’a dominonte ajo “b” e turqishtes dhe të kthehej në “baba”, siç i kishte rezultuar prof. E. Çabejit: “Fjala baba, babë, do të vërej shkurt, nuk ka vend për afrim me trakishten. Gegnishte babë, toskërishte. babá, tregon se kjo fjalë u përket huazimeve turke të shqipes”. (“Stud. rreth Historisë së Gjuhës shqipe”, 1973, f 76-77) Fjalën “Lalë/Lalá” e gjejmë edhe në Shqipërinë e Mesme edhe në Shqipërinë e Veriut, në përdorimet popullore si “Lala Ndre”; “t’keqen Lala”; “t’a rregullon Lala qejfin ty”, në këngët popullore ashiklie “Oj qenke veshur moj me jeshile, hajde ja ke Lala e…”, “lala moj të ka xhan aman, aman” apo edhe në toponimi si “Lalëria”, “Gjiri i Lalëzit” etj. Trajta “lalë myzeqeje/lala myzeqar ose laluci” morën paksa edhe si një lloj kuptimi si raja fusharakë të urtë, të butë, të shtruar, dhe jo të rrëmbyer si agallarët trima plaçkitësa. Dhe në këto mendime, mu kujtua edhe një varg nga ajo vjersha e famshme e poetit arbëresh: “Mori bijë bijë e Lalës, moj e bukur e trishtuar, pse më çon në monë e shkuar? Nga këtej historia më kujtoi edhe Llalla Shahinin, ose Lala Isaimi, një renegat-mercenar nga Leskoviku, një udhërrëfyes i shquar i turqve nga labirinthet e Epirit dhe deri në Fushë Kosovë më 1389… Sigurisht, siç e thotë dr. Lala, ka fjalë unike dhe të çuditëshme që krijohen në popuj të ndryshëm, në lidhje me ngjarje historike që lënë gjurma të mëdha terrori, në gurrën folklorike popullore dhe në leksikun e saj. Por, ka të tilla që krijohen edhe në rrethana të tjera, ku krahas terrorit, përmbajnë edhe kuptime ironike etj. Përshembull shprehja popullore shqiptare “mos na nxirrni bidate të reja”, përgjatë sulltanatit turko-osman, fillimisht ishte si “taksa/bidati i derrit” dhe më vonë mori kuptimin e një “takse shtesë”, po ashtu siç edhe fjala “raja” që shoqërohej me “xhizjen, taksën e rajallëkut”, me turra regjistrash e fletësh me “xhelepe e qelepirxhihane”, si n’mall e n’gja t’kaurrit. Në kohën e yshtjes e të tërbimllëkut enverhoxhian, pas të dashurave kineze, u bë shumë i njohur togfjalëshi me ironi tallëse “Çuni i Lalës”, veçanërisht pas prishjes e neveritjes së të dyja palëve nga dashuria e paparë, mitike dhe e përjetëshme sa malet e Korabit, Tomorrit dhe Komolangma Fenit e Tjan Shanit. Historia e mori zanin, me emrin e kryeministrit kinez Çu En Lai me rastin e vizitës së tij në Shqipëri, sapo u puthën buzët e Çunit me të Enver Hoxhës dhe kur pas kontaktit ato thartira buzësh të rreshkura nuk prodhuan radioaktivitetin e shpërthimin termobërthamor, aq të dëshëruar të ideolog Hoxhës. “Çuni i Lalës”, kishte ardhur në Shqiperi në kërkim të “Princit të humbur në shkretëtirë, të Ju Eç Zhejve/parardhësve të iranianëve”, për të lidhur aleancën e madhe kundra “Djajve të Bardhë/Evropoidëve” dhe e gjeti atë te Hoxha i Shqiperisë, te “Mahdiu i Fundit” nga Hartumi… Ja pra, se si me këtë fushë të linguistikës etimologjike, të mitologjisë historike, të kategorive të ngjajshme homonime, të kakopolifonisë e isopolifonisë histerike muzikore me përzierje britmash njerëzore e imitimesh bagëtish të imta e të trasha, mund të bëhen zbulime të mëdha, aty ku “mungojnë” dokumentet dhe ku “harrohet” pak si shpejt! Më duket se dr. Lala, do bënte mirë të hulumtonte me “antropologjinë historike” edhe në kohën tonë mbi virusin e tërbimit të pickimit të zekthit dhe të mizës së kalit… Harapi i zi, bajlegaxhia/balozi orjental: “tim për tim ka i vashë me zhdjergun, tim për tim ka i dash me pjekun“…“tim për tim ka i dukatë me mbedhun“… Nuk do t’ia kisha hyrë këtij shkrimi, po qe se do të bëhej fjalë për ndonjë ata “linguistët si muzikantët popullorë me vesh e me tumullac gjygymi”, ku edhe vetë fjala mite/mythe= përralla në greqishte, na derivonka nga pellazgjishte-shqipia mythi=ajkë mjalti! Por, në rastin e dr. Lalës kemi më shumë se kaq, madje edhe një lloj abuzimi tendencioz! Doktoresha pretendon se me këtë “siguri“, krahas “lugatit“, ka zgjidhur edhe disa fjalë të tjera “tipe” të leksikut shqiptar, të krijuara me lëndë gjuhësore të huaj, në mesjetë “me tmerrin“ që vinte nga ana e Europës Perendimore, kryesisht nga Vatikani, Italia, Franca e nga Spanja, si reflektim i pushtimeve dhe fenomeneve të caktuara historike. Janë fjalë të një fondi tmerri kolektiv, me të cilat dikur trembnin edhe të vegjlit, që na kanë hyrë edhe në instinktin psikologjik e në shprehjet popullore. Nga këto, për të vërtetuar sa më mirë edhe “Zbulesën” e saj, doktoresha jonë ka përzgjedhur vetëm nja dy copë, si përshembull fjalët “bajloz” dhe “katallan”, që sipas autores dhe dijenive të saja të sigurta, derivojnë nga “bailus” dhe nga “catalan”. Autoria mund të zgjidhte përshembull edhe qenie mitologjike e politesite si: “përbindshin/Bindi“, “laçot”, “dreqin/dreqnit”, harapin e zi, gogolin, “Sh’njallin e Gogve” (ky me sa duket është një lloj sekti i kohës së paleokristinizmit të Gogut Magog, që lidhet pastaj edhe me sektet heretike të gogëve bogomilë, që u sollën edhe si “gogollarë“ etj), shtrigat, kokuthët, gjullejt, xhindët e zjarrit, maluketërit, iblisin etj, por ja që ka zgjedhur vetëm dy, sa për të vërtetuar “tezën“ e saj. Le ti shikojmë pra, më përpara, këto dy fjalë dhe pastaj të hidhemi te fjala konkrete “lugat”. Për fjalën “baloz”, simbas disa studiuesve ka dy hipoteza etimologjike dhe vetkuptohet edhe dy origjina të ndryshme historiko-mitologjike. Dr. Moikom Zeqo, siç edhe disa pararendës, e lidhte fjalën, me titullin hierarkik venedikas “Bajl”, por nuk e mohonte as “Harapin e Detit” me origjinë nga orjenti afrikan, që e kishte propozuar Kol Luka. (M. Zeqo, “Motivi i Detit në Ciklin e Kreshnikëve”, bot. në “Çeshtje të folklorit shqiptar”, 2, 1986, f 326) Linguisti dhe folkloristi i njohur, Kol Luka, duke u bazuar te “Balada e Gjergj Elez Alisë” dhe te motërzimet e saj shqipe dhe ballkanike, në poezi e në gjinikimet tregimtare, gjente një substrat të hershëm dhe krahasime, që na çonin kronologjikisht sëpaku aty te shek XI dhe mendonte se prioritet duhej t’i jepej këtij “balozi” nga një “harap i zi belaxhi orjental“, që na kishte ardhur “prej detit”. Sipas tij, fjala “bajulus” ishte një lloj rihuazimi në italishte dhe venetishte nga frëngjishtia “bayle, baillif, bailli” = shqip “bailo”, ku për prapashtesën, sipas këndvështrimit fonetik, kishte dy hipoteza Mayer me “oz” të turqishtes dhe Lambertzi e Çabeji me “os” të greqishtes. (K. Luka, “Epet shqiptare dhe frënge në rrafsh krahasimor”, f 408-409, në librin e sipërcituar) Me sa dimë ne, fjala “bajl”, krahas si titull hierarkik venedikas, ka edhe kuptimin e një të dërguari të posaçëm, si ambasador e si përfaqësues qeveritar venedikas. Por, historikisht dhe në moralin kristian të shek XI-XV të kësaj republikës së parë borgjeze të botës, duket si e pamundur që ky lloj “bajli” të kishte kërkuar “nga një vajzë për shtëpi, për zhdjergien e “natës së parë“ a për harrem”! Ishte kjo një gjë, që nuk e pranonte as morali e as kodi i kanonikut/kanunit tonë. Jo vetëm historikisht, por as llogjikisht nuk duket që këtyre ambasadorëve e përfaqësuesve tregëtarë venedikas t’u kishte dalë nami si trima belaxhi në “Log/Fushë të Mejdanit“?! Detyrimisht, ne na duhet të rrëmojmë edhe pak më ndryshe. Sa dimë ne nga historia, të frikshme kanë qenë disa sulme të saraçenëve myslimanë edhe në bregdetin tonë Adriatik e deri në Dalmaci. Shkrimtari dhe perandori bizantin Konstandin Porfyrogjeneti, shkruante: “…në kohën e perandorit Vasil (867-886) erdhën saraçenët arabë prej Afrikës, Soldani, Sava dhe Kalfa me 36 anije dhe pushtuan në Dalmaci kështjellat Butoven, Rosën, kështjellën e poshtme, Kotorrin dhe u bënë zotër të tyre. Pastaj erdhën edhe në kështjellën e Raguzës dhe qëndruan aty 15 muaj. Atëhere raguzianët të detyruar i njoftuan Vasilit, perandorit të pa harruar të bizantinëve duke i shkruar kështu: “Mëshirona neve edhe mos na lër të zhdukemi prej mohuesve të Krishtit”. Perandori i mëshiroi dhe dërgoi patricin Nikita, drugarin e marinës me 100 hellandë (anije lufte). Saraçenët…u larguan…dhe pushtuan kështjellën e Barit”. (K. Bozhori, F. Liço, “Bur. Treg. Bizantine”, 1975, f 21-22) Edhe “Vazhduesi i Theofanit”, shkruante në këtë temë, për pushtimin kartagjenas, arabo-afrikan të Kotorrit etj, në vitin 840. (Cit. f 26) Ne dimë tashmë edhe për toponime si Harapaj pranë Durrësit, Saraçenopoli pranë Shëngjinit (i regjistruar edhe në Kadastrën venedikas të 1416) , “Prroni i Saraçenit” në Dukagjin etj. Më hollë, taksën “nga një dukatë për tym”, do të konstatojmë të dokumentuar dhe shprehimisht se, venedikasit ia kishin kopjuar autokratit Gjergj Strazimiroviq Balshiqit, i cili ia kishte vënë nënshtetasve të tij, konkretisht për të paguar tributin haraçin pushtuesve turq, të komanduar nga Lala Shahini me qendër Shkupin. Ishte ky Lala Shahin, i cili ia kishte mbyllur Shkodrës të gjitha rrugët tokësore, detin dhe kryporet etj, dhe për më tepër i kishte detyruar Balshajt t’i dërgonin Sulltanit një vashë të bukur, në harrem dhe ti nënështroheshin edhe duke veshur veshje të shtrenjta orjentale e duke u myslimanizuar. Me këtë motivin e haraçeve, kujtojmë këtu edhe kangën Ali Borxh Alija. Si fakt të dokumentuar historikisht duhet të përmendim djegien, pjekjen dhe shkatërrimin katastrofal që i bënë pushtuesit turq Shkodrës në vitet 1391-1395 e në disa vite në vazhdim, ku veç të tjerash ranë në fushën e nderit disa mijra kalorës, “thuajse e gjith lulja e rinisë shkodrane”, siç shprehej M. Barleti. Mendoj se “Kanga e Gjergj Elez Alisë” e cila është edhe si e shmangur nga Cikli i Kreshnikëve, është pozicionuar tashmë në këtë shtrat të ri, në dimensionin kohor të shek XIV-XV. (“Bur. të Zgj. për Hist. Shqip.”, 1962, vol II, Dok. Nr. 247 etj; M. Barleti, “Rrethimi i Shkodrës”, ribot. 1982, f 40 etj) Konkretisht kjo shprehet në vargjet: A dalë zani e paska marrun dhen,/Se i baloz i zi a dalë prej detit. /Trim i prapët e belagji qi ish kanë,/ Ia ka qitun dheut nji rreng të randë:/-Tim për tim kah nji dash të pjekun!/-Tim për tim ka nji vashë me ia djergun!-Ditë për ditë ka nji kreshnik me premun!/-Javë për javë kah nji krahinë me djegun! Për më tepër tashmë e kemi këtë kronologji edhe me vetë vargun: “M’fal se ndeshkam derën e magjupit!” Nga sa sipërthamë, unë mendoj si hipotezë, se fjala “balos-baloz”, fillimisht në modën mitologjike, mbase shkonte etimologjikisht me ngjyrën e zezë në të murrme, si fjala “balo” që përdoret tek ne për qentë dhe më në veçanti ende ruhet edhe trajta përbuzëse dhe e sherr-budallait si “Balosh” (s-sh). Edhe në mitologjinë e regjistruar antike greke fjalën “Balio/Baλίος” e gjejmë pikërisht për qen, siç e gjejmë edhe për një nga kuajtë e Akilit. Gjithashtu, me këtë emërtim Akili kishte edhe një pilot detar. (P. Grimal, “Enciclopedia dei Miti”, 1990, f 86 në zërin përkatës) Mitologjia fillimisht kishte edhe një harap të zi, antropofag që hante njerëz. Me kalimin e kohës këto qenie do t’i shohim edhe në dyluftimet kalorsiake mesjetare, në log t’burrave (Shih edhe vargun “E jam dredhë n’ket log për me t’kallxue…”, dmth me ba log) me rende armësh etj, sikurse bëhej edhe me kuçedrat e dragojtë. Balozi i Zi, siç kuptohet, nuk ka ndonjë paraqitje me kombinacione kafshësh të ndryshme, si kimerat etj, por ka një përngjasim me një pamje njerëzore të zmadhuar, flet edhe bukur e me ironi, përdor edhe armët njerëzore mëzdrak, topuz etj, kuptohet të zmadhuara edhe këto. Në mesjetë kuptimi i logut t’burrave, me sa duket u përzie edhe me kuptimin e fjalës bajleg-bejleg/mejdanxhi zullumqar si harapi i zi i frikshëm orjental. Le të kujtojmë me këtë rast edhe atë lojë kërcimin e fëmijëve me “harapin e frikshëm”, që shoqërohet me fjalët: “Roza rozina…(A) Asht Harapi i zi këtu e? Jo, jo, jo…tri herë kena me vrapue…” Edhe për fjalën “katallâ/katallan”, si një qenie mitologjike antropofage, unë nuk mendoj se lidhet gjëkundi historikisht me spanjollët katalanë. Në gjuhën tonë fjala “katallan”, ka kuptimin e “divit, ciklopit Polifem, njeriut gjigand të shpellave me një sy”. Në veri përdoret ende fjala “alamet katani-katane”, për një burrë ose grua gjigande. Në Labëri, i thonë edhe Siqenhënjëri=Sy qen që ha njerëz. (Shih, “Fjalori i Mitologjisë”, bot. 1987, f 131) “Lugati” dhe legatët=lugetërit e dr. Lalës, që dalin natën nga “Lugina e Lugetërve të Lugjeve të Verdha”! Mjafton, që dr. Etleva, ta kishte hapur sadopak “Fjalorin e Mitologjisë”, me autor, Todi Dhama, te f 153, te zëri “Lugati” dhe nuk do të kishte pasur nevojë fare as për “ndihmën e konsulencën shkencore fonetike” të lidhjeve e metamorfozave të justifikuara të germave të dr. Bardhul Demiraj dhe as për citimin e “kompetentit” Robert Elsje, të vitit 2006. E pra te “Fjalori i Mitologjisë” lexojmë: “Lugati, figurë e besimit popullor shqiptar, që përfytyrohej si njeri i keq që edhe pasi vdiste ngrihej nga varri çdo natë, me përjashtim të së shtunës dhe vizitonte shtëpitë e të afërmve, të njohurve…Shpesh lugetërit përfytyroheshin të mbështjellë me pëlhurën e vdekjes/qefinin, që sulmonin njerëzit dhe i mbysnin. Njeriu nuk mund t’a kapte lugatin, sepse ai zhdukej në çast si fantazmë. Mendohej se lugati vritej vetëm kur në varrin e tij ndiznin zjarr. Besohej se Lugati ishte kundër Hënës dhe e zinte atë, ndaj fetarët myslimanë shqetësoheshin kur ndodhte eklipsi i Hënës dhe e qëllonin me pushkë. Nga ana tjetër, faleshin nëpër xhami… Lugetërit e mitologjisë shqiptare identifikoheshin me larvët dhe lemurët romakë…” Autoriteti dhe latinologu i shquar G. Stadtmüller, në “Forschungen zur Albanischen Früchgeschichte” (Cit. sipas përkth. Shqip të A. I.H-Gj. Tiranë, Kap. III, f 106) e përmend këtë “lugat-shauret“, ku citonte Lambertzin dhe Çabejin, duke parë një nënshresë të hershme pagane, pastaj një sipërshtresë kristiane dhe mbi të edhe një mbishtresë islame. Prof. Çabej, kur flet për fjalën “xhind“, shkruan: “Në gjithë Shqipërinë thonë xhind m., xhinde f., xhindi-a, “bota e xhindeve“ xhindos “bëj me xhinde, bëj me inat shumë“, nga turq, cinn “demon“, serb. dzin “vigan, div“, në rumanishte hije, lugat, Majer 81v., çamërisht gjejmë: “O ju, të zestë shashkëndë “të shastisur“, nga turqishtja shashkën, e në një këngë prej Labërie, „Vjen Mushmëndi, po t’i biri “Po vjen turku po t’i bini“; (“Stud. për fonetikën historike të gjuhes shqipe“, 1988, f 236) Dr. Etleva Lala, po t’a kishte vrarë sapak mendjen dhe të kishte kërkuar në bibliografitë, do t’a kishte gjetur “Lugatin që çohet prej vorrit”, jo vetëm si një lloj fjale eskluzivisht gege verilindore, siç i ka rezultuar asaj, por edhe jugore, konkretisht te ekuivalenti “malukati” te “kokuthi malukati”, te ky lloj “lanet shaureti sherrxhi me qefin”. Mbetet për hetime e preçizime të mëtejshme nëse etimologjia e fjalës “lugat” ka një burim autokton alban antik, apo nëse kemi aty ndonjë huazim të huaj me burim tjetër etimologjik dhe sëfundi mbase kemi edhe ndonjë identifikim me importin e malukatit orjental, siç shkojnë gjind= njerëz, me xhente dhe me xhind. Të vërejmë se ky xhind nate, malukat/lugat, në gjuetitë e natës gjatë javës, ka liri-dalje ç’do ditë me përjashtim vetëm të “ditës së shtunë”, ditës së shtune të pushimit të çifutëve dhe të Saturnit! Ai i trembet kësaj dite, sepse mosrespektimi i së shtunës ishte një bela e madhe, që i kishte zënë disa gjudhej/çifutë nga All’llahu xh.sh., i cili për ndëshkim i kishte shndrruar/metamorfizuar ata “nga njerëz në majmunë të përbuzur“ ose edhe kur disa nga ata që nuk respektuan “Tryezën e Isait”, Ai i shndrroi “në derra harram”. Më pas Ai e rikujtoi edhe të shkruar këtë “Belanë e së Shtunës“. (Kurani, El Bekare, 65 dhe En Nahl, 124; El Maide, 71) Fjala “ligsi/ligë/i, e lig”, e cila në shkodranishte ka kuptimin e përgjithshëm për sëmundje/jam i-e sëmurë, ka kuptimin edhe për “l’ngatë”, zgjatje kohore e sëmundjes, rënkim etj, nuk mendoj se është analizuar aq, sa të thuhet me siguri absolute se ka lidhje kuptimore me burim të drejtpërdrejtë nga “lugat-i”. “Liga-ligsina” shkon më shumë me fjalën “flligshti, siç edhe flligshti në gjak”, lidhet edhe me “shlligë”= gjarpër, helm, një helmim nga lloj gjarpëri helmues tokësor e ujor dhe ndoshta shkon e lidhur edhe me fjalën latine “lignum” si pasojë e një gjuajtje shigjete druri me helm. Po ashtu, në gjuhën tonë është edhe kuptimi për “liksht“, si goditje shumë e fortë që të shkakton plagë, si ligështim, rënie e përgjithshme shëndetsore, morale etj. Kujto edhe vargun: “Lik n’topuz përmjet balozit te i ka ra”. Për mendimin tonë fjalët “ligësinë” dhe “lëngatë“ nuk kanë shanse që të kenë direkt lidhje kuptimore dhe derivuese etimologjike nga e ashtuquajtura fjalë bazë “legat”, siç do dr. Lala. Dhe akoma më absurd duket konkluzioni më i imët me “argumentin historik“ të dr. Lalës, ku “Lugati“, konkretisht ishte “legati Peter Thomas“ i shek XIV, i cili njëkohësisht ishte vetë edhe si “antilugat/anti lëngatë/shëruesi i mortajës-kolerës“ dhe si shenjtori shërues i kësaj sëmundje! Në gjuhën latinishte, ne gjejmë një “Leguleius=leguleio, cativo avvocato”, por duhet të vërejmë se këta “avoketërit romakë“, sigurisht me nam të keq edhe në Itali, kanë qenë njerëz të gjallë shumë kohë më përpara se kristianizmi e legatët e Papës dhe jo fantazma e vampirë të shek XIV dhe as bartës e shërues të mortajës. Nuk duket që “lugati“ të ketë lidhje të drejtpërdrejta me fjalën “lëng/lang=likuid”, as me fjalën “Lugë, druri me hangër gjellë“, por ndoshta ka me fjalën “lugje/luginë moçalishte” si “Lugjet e Verdha”, si një lloj burimi i ligë-sëmundjes dhe si vende që të fundosin, të hanë. Etimologjia e fjalës “Legat” lidhet me fjalën latine “lego=delegare, mandatare come legato” dhe me derivatet të tjera, siç i kemi edhe huazimet alb./shqip “me lidhë/lidhje-ndërlidhës”, që ka dhënë pastaj edhe “Lega/Liga/Lidhja” etj. Nga rrënja e fjala bazë latine, doli edhe fjala “Legata”, si një përfaqësi diplomatike. Historikisht, si ligj, si normë dhe rregull kanonik, sidomos në veri, i gjithë kleri kristian ishte i pa paprekshëm nga gjaqet, nga gjyqet civile e penale zakonore etj, edhe sikur i gjithë faji fillestar të kishte qenë i tyre. Klerikët ishin në besë të katundit dhe të krahinës dhe jepnin llogari vetëm para gjyqit të papës ose të legatit të tij me letra të posaçme ligjore. Aq më tepër ishin të paprekshëm delegatët/legatët-ndërlidhësit, të dërguarit, mëkëmbësit e Papës së Romës, që në një shumicë rastesh dërgoheshin për ndërmjetësime gjyqësore etj. Vetëm në “Statutet Qytetare” të Shkodrës, do të shohim më vonë, se nën ndikimet republikane, klerikët mund të merreshin edhe në një gjyq civil laik, për disa kategori shkeljesh. “Legatët” e Papës, nuk besoj se kanë ndonjë lloj lidhje me “lugatët” e dr. Lalës, përveç njëfarë ngjajshmërie homonimie. Legatët, që ishin njerëz të gjallë, çonin mesazhe, sillnin mesazhe, raportime etj, dhe nuk njiheshin askërkund si të vdekur të dalë nga varret, si hije, si vrasës pas shpine me thikë nën veladon etj, siç ta zëmë se mori nam të keq, në mesjetë “Urdhëri i Jezuitëve” të Inkuizicionit. Në mesjetën e hershme dhe të mesme, të gjithë klerikët kristianë katolikë, duhej të përgjigjeshin vetëm përpara gjyqit të Papës ose legatit të tij. Shembulli më i qartë për këtë është pikërisht te Dukagjini i Parë. Ky, pa fajin e tij fillestar, vrau peshkopin e Shën Mërisë së Ndërfanit. Krahinarët vendas, i vranë të gjith njerëzit e families, me përjashtim të një fëmije të vogël pasi i hyri dorëzënës një farë fisniku Stefan Progani nga Kallmeti i Lezhës, i cili e rriti, i nxori faljen, i dha për grua të bijën etj. (Shih te “Kujtimet e Maria Muzaka (Dukagjini)” te Gjon Muzaka, “Memorie”, 1996, f 41 etj) Shohin pra se mbi vetë Dukagjinin e Parë, një kalorës i shquar i Kryqëzatës, për çlirimim e Vorrit të Krishtit dhe idhtar i kultit të “Gjakut të Krishtit” (krahaso edhe betimin “Për gjak t’Krishtit”), kanë vepruar automatikisht sëpaku në tre Nene, të Kanonikut antik vendas ekzistues, pikërisht atij që për ironinë e mëvonshme do të merrte edhe vetë emërtimin si “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Në lidhje me këtë i rekomandojmë dr. Etlevës dhe dr. Bardhylit, të lexojnë edhe “Aktet e Koncilit kishtar të Tivarit”, të vitit 1199, ku si Legat të Selisë Apostolike të papës Inocenti III, ishin dy klerikë, se çfarë funksionesh dhe detyrash kryenin legatët (nuncët), se si ishin me imunitet të paprekshëm etj. (“Bur. të Zgj., 1962, cit. f 59-62, dok. Nr. 24, nxjerrë nga Farlati, “Ilyricum Sacrum”, Vëll VII, f 28-29 etj) Meqënëse jemi te tema e Kryqëzatave, shumë autorë modernë shkruajnë se këto natyrisht ishin të frikshme për orjentin islam, po ashtu siç edhe Islamizatat ishin po aq të frikshme në Evropë. Ata vërejnë se në moralin fetar-feudal, si Kryqëzatat agresore e si Islamizatat agresore ishin të justifikuara, dhe secila palë mendonte se po përdorte për drejtësi edhe “shpatën e shenjtë”. Por me moralin e sotëm të këndvështrimit retrospektiv historik këto “luftra të shenjta”, ishin të pa justifikueshme, sidomos kur bëhej fjalë për rastet e imponimit të fesë me dhunë. Të dy kampet për shekuj me rradhë zhvilluan ndeshje madhore ballore, akuzonin njeri-tjetrin si të pa fe, akuzonin reciprokisht se kishin ndryshuar e fallsifikuar “literaturat e shenjta hyjnore” etj. Dr. Lala, i “harron” faktet dhe sheh vetëm Perendimin europian si agresor, ndërsa Orjentin Islam e sheh vazhdimisht vetëm si “paqësor natyral dhe në vetëmbrojtje”. Dr.Lala ka “harruar” edhe se raporti i forcave në favor të konvertimit mysliman në vendin tonë nuk u bë brenda një dite dhe as në shek XIV-XV! Fillimisht, Kryqëzatat e para nuk duket se ishin aq në ekstrem të frikshme për albanët kristianë, siç i ka rezultuar dr. Lalës. Duhet shënuar se Albania e kohës jo vetëm ishte një plasdarm e një pikë e rëndësishme grumbullimi e tranziti për Kryqëzatat, por shumë albanë-epirotë morën pjesë masivisht në ato Kryqëzata. Pas disa ndeshjesh frontale, në gjysmën e dytë të shek XIV e përgjatë shek XV, teritori i vendit dhe i gadishullit tonë u bë objekt okupacioni i Islamizatës turko-osmane e cila ishte tashmë direkt agresoria dhe nuk u shkul nga aty për mëse 5 shekuj. Të kujtojmë se “Kryqëzata e Fundit Feudale” e dështuar, pati për “Kryekapedan të Përgjithshëm” Gjergj Kastriotin Skënderbeun, “Kulçedrën dhe Dragoin e Albanisë”. Për kohën e mëvonshme, mjaft të kujtojmë edhe se çfarë kanë bërë Legatët për “Kuvendin e Arbënit” më 1703. Ne nuk shohim gjëkundi asnjë lloj “burimi dokumentar” që njohim, apo që t’a ketë cituar dr. Lala, ku “lugati i mitologjisë shqiptare veriore të ketë derivuar nga legatët=lugetërit e Papës së Romës nga Vatikani, në kronologjinë e shek XIV! Më duket por disa neo doktorucë po i kërkojnë arbitrarisht dordolecët “lugetërit e maluketërit e natës të “luftrave të shenjta”, që ringjallen e çohen nga varret nëntokësore” si legatët e Vatikanit! Nuk e besoj as nënkuptimin që papët e sotëm të kenë hedhur benzinë në zjarrin aktual në orjent me “kryqëzata”, përkundrazi më duket se janë rradhitur në anën e progresistëve dhe socialistëve evropianë që kundërshtojnë Agamemnonin e luftës, kundra Protestantizatës e Naftazatës së tij. Luftrave tashmë janë të pakuptimta e antillogjike mbi tokë, ato rrezikojë totalisht edhe zhdukjen e jetës biologjike mbi planetin Tokë, luftrat duhet të zgjidhen me mjete paqësore e me delegatë bisedimesh në OKB dhe vetëm në OKB dhe jo “me shpatat” e as nëpër labirinthet pentagonale e hekzagonale të luftës! “Lëngatës=murtaja e zezë”, që hante miliona njerëz dhe që shoqëronte luftën njeriu ka kohë që ia ka gjetur jo vetëm “profecinë”, por edhe shërimin real. Sëmundjet shërohen me shkencën njerëzore të mjekësisë e pak e aspak me nuska e me shenjtorë. Orakulli i lashtë profetizonte: “Do vijë lufta doriane, bashkë me të edhe mortaja ose zia e bukës”! Profecia e bazohej te fjala loimos e limos, që në greqishte shqiptoheshin njëlloj. Është vetë lufta një lugat, “një lugë ferri”, që duhet të zhduket nga faqia e dheut dhe nga mendja dhe praktikat njerëzore me ndonjë marveshje e ligj njerëzor në rrang botëror në OKB! Dhe njerëzit mund t’a bëjnë këtë. Ato kanë bërë gjëra shumë më të mëdha se kaq. Jo më kot filozofi antik Herakliti thoshte: “Njerëzit janë Zota të vdekshëm, ndërsa Zotat janë njerëz të pa vdekshëm”. Agron Luka
Diana Çelepia troket ëmbël në dyert e poezisë …Po, është e vërtetë që autorja e këtyre vjerrshave Diana Çelepia i ka vënë vehtes objektiva të reja në lidhje me kualitetin e poezisë. Kështu duke trokitur në dyert e çelura të poezisë, por njëherazi duke qenë e bindur që kapërcimi i pragut të kësaj dere, kërkon, jo vetëm dëshira për të shkruar ca vargje poetike, por më së shumti kërkohet që të pasqyrohet shpirti poetik i vetvetes, por edhe i tërë ambjentit që të rrethon. Dhe këtë duke se e ka kuptuar mjaft mirë poetja Diana Çelepia. Ndaj kjo trokitje, kjo ecje e guximshme në kalin e poezisë, poetja duket se i ka kapur mjaft mirë frenat për të orientuar kahjen e kësaj ecjeje. Gjithsesi kjo tanimë është duke pregatitur dhe vëllimin e saj të parë poetik. Shpreh mendimin që përveç dëshirës dhe pasionit për të shkruar poezi, pëveç dëshirës dhe pasionit për t’u rreshtuar në armatën e pa fundme të shkrimtarëve dhe poetëve, kërkohet nga kjo poete, natyrisht jo për të ndalur dëshirën dhe pasionin, por më shumë kujdes si për tematikën, ashtu edhe krijimin e vargut, për t’i dhënë këtij të fundit peshën e kërkuar nga një poezi e arrirë. Gjithsesi edhe një herë ne e urojmë poeten për nismën që ka marrë dhe më së shumti shpresojmë që nesër të kemi edhe një tjetër poete të njohur në veriun shqiptar. Mendojmë se kështu ka për të qënë, pasi poezitë e para kanë shumë poetikë. Gëzim Vuçaj
Para librarisë Aty në rrugë para librarisë Thonë që kalon poeti Por thonë që kalonte dhe princi i dashurisë Një rrugë e thjeshtë kjo… Ku kalon i gjithë mileti. Dhe këtu tek kjo librari Princi u dorzua Poeti shkruajti një poezi Edhe pse nuk më the të dua, Aty lindi një dashuri.
Mos kij frikë Mos kij frikë Më mirë tani, se kurrë Mos kij frik ti erdhe tek unë si kalimtar Një natë në zemrën time për të bujt Mos kij frikë… Si tij ulltarët janë të rrall Dhe tek unë hyre pa trokitur Mos kij frikë i dashur. Tani je banor i përhershëm i zemrën sime Dhe nuk do të lë lehtë për të ikur… Fëmijëve të mij Ju dua o fëmij Ju dua aqë shumë Për ju jap gjithçka Gjithçka që kam unë.
Ju jeni rrezja e djellit Jeni ajri i pastër Që frymëmarrja më jep Në çdo lindje të mëngjezit
Ju dua, ju dua fëmijët e mij Se unë pa ju do të isha një hiç Me ju kam më të madhen pasuri Tani jam më shumë se diç…
Loti Lotët rrollen nga sytë e mi Ato ranë mbi fletën e bardhë Shpirti i m qan me dënesë Sepse për ty seç kam një mall.
Loti rrjell porsi krua Zemra rreh e ndjell pranver Je ti që unë të dua Burim që kurrë nuk shterr.
Thirrje Tym është jeta cigare dashuria ajo që mbetet është: Zjarri që ndezin këto të dyja.
Pas një buzëqeshje Buzëqeshja jote më premtoj lumturi Dora jote, dorën time shtrëngon Shikimi yt më jep dashuri, Trupi yt, trupin tim kërkon. E gjitha kjo mrekulli E gjithë kjo dehje Ka një emër: dashuri E gjitha pas një buzëqeshje.
I thash të dua I thash: Të dua Ai më ledhatoi flokët I thash: Të dua Ai më puthi buzët I thash: Të dua… Ai… më… Oh… seç ndjeva një dridhje sa Sikur m’u këputën gjunjët.
Një puthje të shërojmë dashurinë e plagosur Jeta s’është fort e gjatë E zemra rreh me qetësi Hije e mëngjezit s’e matë këtë dashuri.
Porsi pëllumb i varrosur Nga një goditje kushedi Dashurinë tonë të plagosur Me një puthje e shëron ti.
Me 7-8 mars kjo dhuratë e çmuar Më the je lule e zemrës sime Puthje më të ëmbël kurrë s’kam provuar Më mbyt duke më puthur o zemra ime.
Kelmendi: Kështjella e pamposhtur e zogjve të Shqipes Gjithmonë Stuhitë, shtërngatat, rrebeshet e motet e liga godasin së pari e fuqishëm Kështjellat e lisat viganë, e jo shkurret e fijet e barit. Kelmendi si një ndër Kështjellat e para që e kishte falë Zoti në Malësi e Shqipëri, i mbushur me lisat viganë (banorët e mrekullueshëm të kësaj treve) ishte i pari që u ndesh e përballoi me sukses si asnjë pjesë tjetër e Shqipërisë Etnike, rrebeshet e stuhitë që suallën shekujt në përgjithësi nga lindja, herë e verdhë, herë e zezë e së fundi e kuqe… Gjithsesi qëndresa dhe lufta mbrojtëse e Kelmendit kishte qenë aq famëmadhe sa prej kohësh e kishin njohur Kralnit e Europës, të cilat në historitë dhe enciklopeditë e tyre i kishin kushtuar disa rreshta apo faqe Kelmendit, të cilin e quanin, Kështjella e pamposhtur e zogjve të shqipes, ku Besa dhe trimëria nuk vdesin kurrë, madje shpesh në kapërcyejt e shekujve Kelmendasit lidhën aleanca e luftuan së bashku me ushtritë e Europës, kundër armiqve të përbashkët lindor. Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri përveç pushtimit fashist, krijoi kushte për përhapjen dhe forcimin e ideve komuniste, që u sintetizuan në një parti, të themeluar, organizuar e drejtuar nga emisarët Serbo – Malazez. Natyrisht vetë doktrina komuniste e zbatuar në Bashkimin Sovjetik te Lenin – Stalinit, si dhe era e kësaj doktrine që vinte nga armiqtë shekullorë të Kelmendit, Malësie dhe Shqipërisë, nuk kishin lënë në qetësi mashtruese burrat trima, patriotë e të urtë të Malësisë së Madhe e veçanërisht të Kelmendit… Pikrisht për t’i dalë përpara të keqes fashisto komuniste Malësia e Madhe që me datën 30 maj 1943 në qendrën e atëhershme të Nënprefekturës në Tuz, formon BESLIDHJEN E MALËSISË, ku në këtë kuvend historik me pjesmarrjen e krenve dhe përfaqësuesve të fiseve dallonin edhe trimat Mul Bajraktari, Prek Cali, Llesh Marashi, Gjelosh Luli e tjerë trima me shenjë në Malsi e më gjërë. Kjo Beslidhje kërkonte që Malësia të mos përfshihej as në organizimet fashiste dhe as në ato komuniste. Po në qendër të Tuzit me 19 qershor 1943 u mblodhën përsëri burrat përfaqësues të të gjithë Mbishkodrës. Belidhja pati jehonë edhe efekte përtej kufijve të Malësisë, madje Shkodra me 5 korrik po të vitit 1943 e përkrahu këtë beslidhje, ku në takimin e përfaqësuesve të Shkodrës mori pjesë edhe Prek Cali tjerë… Për zbatimin konkret të Beslidhjes me 12 nëntor 1943 u takuan përsëri krenët e përfaqësuesit e Maleve dhe Rranxave, ku u fol për shkeljen e kësaj beslidhjeje nga disa individë, gjë që ishte bërë disi shkak për luftën e Reçit. Në pranverën e vitit 1944 Beslidhja ishte zgjeruar edhe me malet e krahinat e Dukagjinit, Postribës, Gurit të Zi, Anës Malit, Nënshkodrës e tjerë. Me 13 maj të vitit 1944 Shkodra shpall Beslidhjen e vet, që në histori shkruhet Lidhja e Shkodrës, ku në këtë lidhje marrin pjesë paria Shkodrane, Malësore dhe më gjërë, si dhe vetë ish kryetari i konferencës së Pezës, patrioti Ndoc Çobaj, i zhgënjyer nga nacional-çlirimtarët komunist, që në vend të luftës kundër fashizmit, luftonin kundër nacionalistëve të vërtetë. Beslidhjet në përgjithsi kishin në themel veprimtarinë antikomuniste, pasi komunizmi rrezikonte trojet tona t’i falte nën shkja. Është interesant të thuhet se me 28 nëntor kur iku ushtria gjermane nga trojet tona, krerët e Malësisë riformuluan Beslidhjen, duke e quajtur Beslidhja e re, e cila kishte si synim mbrojtjen nga mbrapshtitë e komunizmit që po vinte. Malsorët e Kelmendasit si pjesë e tyre e parandienin rrezikun e sundimit komunist, dhe për këtë Prijësi legjendar, piramida e gjallë e kufijve Prek Cali ndër të tjera do të thoshte: “Unë nuk jam për t’u vrarë vëllau me vëlla, por nuk mund të lidhim besë me ata që bëjnë krushqi me armikun tonë të përjetshëm, me serb e malazez, të cilët gjatë gjithë kohës na kan vrarë e plaçkitur e sot nuk mund të ulemi me hanger bukë e gjak me ta”. Kelmendasit gjatë tërë kohës nuk kishin krijuar asnjë parti politike, përveçse me organizimet e tyre dhe të malsorve kishin krijuar çetat malsore që ruanin rendin e qetësinë në trojet e tyre. Malazezët duke njohur Kelmendin dhe banorët e tij që ishin kthyer në një kështjellë gjigande ku kishin thyer kokat ushtri të tëra otomane, por edhe serbo – malazeze, duket se mësuan vasalët e tyre komunist, që të dërgonin batalione partizane me partizan në Podgoricë, gjoja në ndihmë për çlirimin e popujve jugosllavë që vëllazëruar nga lufta me shqiptarët, dhe pasi të instruktoheshin nga emisarët Malalzez të niseshin së bashku me një ushtri malazeze për të sulmuar nga mbrapa Kelmendin. Synimi ishte i qartë, grabitja e Vermoshit të ëndërruar nga Malazezët, por më parë duhej të shkatërroheshin Piramidat e kufirit, e një ndër këto piramida ishte piramida e gjallë e kufijve Prek Cali, i cili megjithse e kuptonte rrezikun u çon fjalë Partizanëve që të mos tentojnë të pushtojnë e dhunojnë Kelmendin, pasi një luftë e tillë vllavrasje do të ishte me pasoja për të gjithë, por ne e njohim atë që sundon kalanë, por ai duhet të bisedojë paqësisht me kelmendasit e Malsorët të cilët do ta njohin, por për këtë duhet të ulen e bisedojnë vetëm me shqiptarët e jo emisarë Serbo – malazez që ju a kanë edhe ju me hile. Kelmendi është i çliruar, dhe nuk ka as italian e as gjerman… Megjithë dëshirën e madhe të Kelmendasve për të mos u ndeshur me armë me partizanët, kjo nuk ishte e mundur, pasi që në fillim të vitit 1945 brigada e parë partizane, kryesisht me partizan Toskë, e ndihmuar nga brigada jugosllave Ozna Brigada filluan ekspeditat kundër të gjithë atyre burrave nacinalistë e me zë të Malsisë. Proven e parë komunistët shqiptarë si vasalë të atyre sllav e dhanë në tubimin famkeq të fushës së Tuzit, kur pranuan urdhërin Malazez që kufiri i vitit 1913 të rikonfirmohet, pasi ky kufi ishte prishur gjatë luftës antifashiste. Kelmendasit në këto kohë si gjithnjë ishin pushkë e ngrehur, ku për këtë që në fund të dhjetorit ishin mbledhur dhe dhanë besën që të qëndronin ndaj invazioneve komuniste, përfaqësues të bajraqeve të Selces, Nikçit e Vuklit, ku edhe ishin solidarizuar me vendimin historik të Kastratësve, Hotnëve, Shkrelasve e tjerë për të filluar pushkën me klyshat e kuq të moskovit. Për këtë eveniment të rëndësishëm të kundërshtimit të komunizmit me armë si çdo pushtues tjetër, thuhet se kishin realizuar edhe një takim të fshehtë trimat Prek Cali e Dedë Gjon Bajraktari nga Kelmendi, Gjelosh Luli e Zef Luk Nika prej Hotit, Pjeter Gjok Bajraktari, Llesh Marashi e Nikoll Preka nga Shkreli, Gjon Martin Lulati e Mirot Palok Kokaj nga Kastrati e tjerë. Komunistët filluan provokimet në Kelmend në ditët e 15-18 janarit të vitit 1945, ku këto provokime u kthyen në beteja që në histori njihen si lufta e Tamares, që në fillim grumbulloi rreth 200 trima nga Nikçi, Vukli e Broja, por që pa vonuar u përhap në tërë Kelmend, duke marrë trajtat e një kushtrimi lufte e cila zgjati jo pak por deri me 14 shkurt, ku gjatë kësaj kohe Ekspeditat e partizanëve komunist e paguan mjaft shtrejt, siç e kishin paguar ushtritë e komanduara nga Vuçi Pasha i Anadollit e tjerë, duke humbur plot 53 partizan si dhe plagosur dhjetra të tjerë… Megjithë dëshirën e kelmendasve për ndalimin e kësaj lufte vëllavrasëse, partizanët komunistë nuk e ndalen turrin por shtuan zullumin, pasi forca të shumta erdhën nga Mali i Zi dhe forca të tjera nga Shkodra pasi kryengritja e Malësisë së Madhe ishte shuar edhe në Kastrat, Shkrel e tjerë. Dallohen për krime partizanët e Brigadës së Parë dhe ata të Brigadës 23-të të komanduara nga Zoj Themeli, dhe të udhëruara dhe ideuara nga Shefqet Peçi e Mehmet Shehu… Për të kujtuar sado pak këto krime njerzore që u vjen era Genocid unë po riprodhoj disa rreshta të një autori që ka jetuar për shumë vite në këto troje dhe me ndihmën e vetë kelmendësve ka ndërtuar një pjesë të kësaj qëndrese historike…”Gjatë luftimeve u vranë Zhuk Toma nga Broja, Kolec Uci nga Vishnjeva e Gucisë dhe Luc Gjoni nga Vukli. Flaka e shtëpive të djegura shkrumoi të gjallë Luk Tomen nga Vishnjeva dhe Dedë Gjon Bajraktarin nga Vukli, me bajonetë ja nxorren sytë dhe e varrosen të gjallë Fran Zef Ucin. Nga shkëmbi hodhën Rrok Zefin dhe e varrosen në një varr të përbashkët në kodren e Kuklit (Kozhnjes) me dy djem të rinj, Ujk Niken dhe Fran Alin. Të gjallë varrosen Luc Gjok Bajraktarin e Luc Gjon Rapuken. Masakruan mizorisht Gjergj Qosen nga Broja, Losh Fran Bracajn nga Vukli e tjerë e tjerë. Kjo masaker vazhdoi edhe pas dorzimit në besë (tek komunistët e pa besë) të trimit Prek Cali nga shpella ku ishte strehuar (Shpella e Tartashices, sot shpella e Prel Calit), dhe këtë e bëri me kusht që të mos dëmtoheshin shokët e tjerë të rezistencës. Pushkatuan gjatë rrugës për në Shkodër, Trimat si Zana, Gjek Selcen, Ded Gjon Deden, Gjergj Tul Tomen dhe tre djemt e Mar Bikut (Ujken, Nduen e Marashin). Pushkatuan në Shkodër, në Zall të Kirit më 25 mars 1945 të marrurin në besë, piramidën e gjallë të Kufijve, pengesën e pakalueshme të synimeve shovene sllave, për të grabitur Vermoshin e më gjërë, hijeshinë e racës sonë Ilire, martirin e demokracisë PREK CALIN, së bashku me 13 burra të tjerë duke përfshirë edhe Dedë Lulash Smajlin, si dhe dy Kelmendësit që jetonin në Mal të Kolajve, Dul e Maliq Bajrami… Gjatë kryerjes së dënimeve në burgjet komuniste varen pa gjygj trimat Mark Gjeloshi nga Broja, Gjelosh Franin nga Nikçi e Dedë Gjeloshin nga Vukli. Vrasjet, burgimet e tmerret pa fund me gjygj e pa gjygj vazhduan për rreth 46 vite, madje dora gjakatare e komunizmit arriti të godasë edhe në tempullin e lirisë e demokracisë së botës në SH.B.A. Ku në janar të vitit 1990 kriminelët e kuq vrasin me aksident me makinë djalin e Selces Nik Mermaçajn, me të vetmin faj se nuk donte atdheun e tij të robëruar nga komunistët dhe për këtë kishte protestuar me shqiptarët e tjerë para ambasadës sonë në Nju-Jork. Me 14 qershor po të vitit 1990 djajtë e kuq i marrin jeten 17 vjeçarit nga Selca (me banim në Shkodër), se donte të fluturonte si zog i lirë si shokët e tij në Perëndim: pa tela me gjemba e burgje të tmerrshme ku i kishin mbyllur për shumë vite babain e tij. Vargu i martirëve antikomunist është i gjatë, dhe këtë e tregon ky memorial në qendër të komunës (Tamare) ku ka të përjetsuar emrat 74 martirëve të lirisë e demokracisë së paralajmëruar, edhe pse me jeten e tyre. Memoriali është një simbol në dukje i heshtur, por që flet shumë, pasi këtu të ngurosur nuk janë vetëm ëndërrat e idealet e lirisë, por është edhe rruga Europerëndimore të cilën kemi vonuar ta gjejmë, jo pak, por rreth gjysëm shekulli. Këta 74 shpirtra të shenjtëruar në penteonin e lavdishëm të Atdheut na kujtojnë që të jemi vigjilent, se komunizmi është si Kulçedra e ëndërrave të trishtueshme, që edhe pse e bënë copa – copa, po të mos rrish duke e copëtuar vazhdimisht, çdo copë kur të gjejë terren mund të bëhet një kulçeder, e pastaj ruajna Zot po të shtohen të tjera, pasi kemi tepër këto të coptuara e bashkuara te opozita e majtë. Por për ta realizuar ëndërrën tonë Europerëndimore kemi nevojë që të kemi sa më pak kulçedra të kuqe apo të kuqrremta, të cilat po t’u shtihen ëndërr fëmijëve tanë do të na u prishin ëndërrën e madhe drejt Europës së Bashkuar. Sot ne na mjafton vota për Kandidatë e PD-së dhe Aleancën e Madhe, dhe kulçedra e kuqe nuk do të na shtihet as ëndërr ma, por nëse gabojmë edhe njëherë rrezikohet që kulçedrat të na hanë Zhgjanderr… Natyrisht kjo nuk do të ndodhë… Lavdi e nderim të përjetshëm martirëve të Rezidencës, apo luftës së Kelmendit… Ndue Bacaj
Raporti Amerikan i shtetit per shqiperine Republika e Shqipërisë është një demokraci parlamentare me një popullsi prej afro 3.6 milionë njerëz. Autoritetin legjislativ e ka Kuvendi Popullor me një dhomë (parlamenti), i cili zgjedh si kryeministrin ashtu edhe presidentin. Kryeministri kryeson qeverinë, ndërkohë që presidenca është një pozicion kryesisht ceremonial me pushtet të kufizuar ekzekutiv. Zgjedhjet parlamentare të Korrikut 2005 nuk përmbushën plotësisht standardet ndërkombëtare, por përgjithësisht u konsideruan një hap përpara në zhvillimin demokratik të vendit. Edhe pse me vonesë, në shtator ndodhi një tranzicion paqësor i pushtetit. Autoritetet civile përgjithësisht mbajtën kontroll efektiv mbi forcat e sigurisë. Qeveria përgjithësisht i respektoi të drejtat e njeriut të qytetarëve të saj; megjithatë, pati probleme thelbësore në një numër fushash. Arrestimet dhe kushtet e paraburgimit vazhduan të ishin një fushë shqetësimi i madh me raportime për raste abuzimi, dhune, dhe kushtesh çnjerëzore. Korrupsioni dhe mosndëshkimi i policisë vazhduan të mbeteshin problem. Pati vrasje shoqërore dhe një atmosferë frike në disa zona për shkak të gjakmarrjes tradicionale. Dhuna dhe diskriminimi shoqëror kundër grave dhe fëmijëve ishin problem, ashtu si edhe trafikimi i personave. Diskriminimi shoqëror kundër homoseksualëve, romëve, dhe egjiptianëve të Ballkanit gjithashtu vazhdoi. RESPEKTI PËR TË DREJTAT E NJERIUT 1 – Respekt për Integritetin e Personit, përfshin lirinë nga: Privimi Arbitrar apo i Jashtëligjshëm i Jetës Nuk pati raportime se qeveria apo agjentët e saj kryen vrasje arbitrare apo të jashtëligjshme; megjithatë, vendi vazhdoi të përjetonte nivele të larta vrasjesh shoqërore. Shumë vrasje erdhën si rezultat i veprimeve individuale apo klanore të lidhura me “gjakmarrjen” tradicionale apo me konfliktet me bandave kriminale. Sipas ministrisë së brendshme, të paktën pesë persona u vranë gjatë vitit në gjakmarrje të bazuara mbi Kodin mesjetar të Lekë Dukagjinit (kanuni). Afërsisht gjashtë persona u vranë për hakmarrje. Komiteti i Pajtimit Kombëtar (KPK), një organizatë joqeveritare, vlerësoi se në mbarë vendin pati 78 vdekje nga hakmarrja. Sipas KPK, afro 860 familje efektivisht ishin vetëizoluar gjatë vitit për shkak të gjakmarrjes. Mosmarrëveshjet mbi pronën ishin shkaku për katër të pestat e gjakmarrjeve të deklaruara formalisht, ndërsa pjesa tjetër lidheshin me çështje nderi apo shkelje të banesës (p.sh., vjedhja, hyrja në prone, etj.). KPK vlerësoi se pati disa qindra gjakmarrje shtesë që buronin nga trafikimi, të cilat në mënyrë tipike nuk janë të deklaruara formalisht jashtë turpit. Nga 738 familjet e raportuara si efektivisht të vetëizoluara në vitin 2005, 166 u larguan nga vendi, përfshi 93 familje që kërkuan azil formal politik në vende të tjera. KPK pretendoi që frika nga hakmarrja ndaloi afro 182 fëmijë të ndiqnin shkollën, 86 nga të cilët ishin të kufizuar brenda shtëpive të tyre në mënyrë të përhershme. Tradicionalisht, sipas kanunit, i cili u praktikua sidomos në pjesën veriore të vendit, vetëm meshkujt e rritur janë shënjestra të pranueshme në gjakmarrje. Megjithatë, gratë dhe fëmijët shpesh u vranë apo plagosën në sulme ngaqë kanuni nuk u respektua plotësisht. Sipas Fondacionit për Zgjidhjen e Konflikteve dhe Pajtimin e Mosmarrëveshjeve, fenomeni i gjakmarrjes u intensifikua në pjesën veriore të vendit si rezultat i migrimit të rritur brenda vendit. Fshatarët nga malet, të cilët kishin më shumë gjasa të ndiqnin kanunin, migruan në zona më fushore, qytete e qyteza dhe shumë ndërtuan shtëpi mbi toka të pretenduara, duke shkaktuar gjakmarrje. Vrasja e vitit 2004 e Emin Spahisë, kreu i OJQ-së Lidhja e Misionarëve të Paqes, e cila punonte ekskluzivisht mbi çështje të gjakmarrjes ishte ende e hapur. Një i dyshuar u arrestua por nuk është akuzuar ende formalisht. Në Maj 2005, parlamenti miratoi një ligj që ngrinte një këshill bashkërendimi, kryesuar nga presidenti, për të zhvilluar një strategji kombëtare kundër gjakmarrjes dhe për të bashkërenduar veprimtaritë e agjencive qeveritare. Gjatë vitit, këshilli nuk ishte aktiv. Gjykata e krimeve të rënda trajtoi çështje të gjakmarrjes. Sipas Kodit Penal, vrasja e paramenduar, kur kryhet për hakmarrje apo gjakmarrje, ndëshkohet me 20 vjet burgim. Zhdukja Nuk pati raportime për zhdukje të motivuara politikisht. c. Tortura dhe Trajtime a Ndëshkime të Tjera të Egra, Çnjerëzore apo Degraduese Kushtetuta dhe ligji i ndalojnë veprime të tilla; megjithatë, policia dhe rojet e burgjeve disa here rrahën dhe abuzuan të dyshuarit dhe të ndaluarit. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) dhe Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut (GSHDNJ) vazhduan të raportonin se policia anembanë vendit përdori forcë të tepërt apo trajtime çnjerëzore. Sipas GSHDNJ, pjesa më e madhe e keqtrajtimeve ndodhën në kohën e arrestimit apo ndalimit fillestar. Romët, egjiptianët ballkanikë dhe homoseksualët ishin veçanërisht të prekshëm kundrejt abuzimit të policisë (shih Seksioni 5). Në korrik, Komiteti për Parandalimin e Torturës (KPT) i Këshillit të Europës nxori një raport bazuar mbi inspektimet e tij të vitit 2005 në burgjet dhe qendrat e paraburgimit të vendit. Raporti dha hollësi mbi trajtim çnjerëzor dhe abuzim të përhapur gjerësisht të të burgosurve dhe të paraburgosurve. Gjatë vitit pati raportime se policia në pjesë të ndryshme të vendit, të tilla si Korça dhe Vlora, rrahu dhe keqtrajtoi persona gjatë arrestimit apo gjatë kohës në paraburgim. Në maj 2005, Besnik Kosturi bëri kallëzim kundër një oficeri të policisë kriminale të Korçës, Oltion Agolli, për keqtrajtim. Oficeri sipas raportimeve e rrahu Kosturin se ky refuzoi të jepte informacion mbi një çështje të hapur. Ekspertët mjekësorë verifikuan abuzimin dhe oficeri u pezullua. Çështja iu dërgua zyrës së prokurorit të Korçës, e cila refuzoi të niste procedim formal për shkak të mungesës së provave. Në maj, Zyra e Kontrollit të Brendshëm të Policisë në Vlorë mblodhi informacion mbi çështjen e Arben Belaj kundër Dritan Veizaj, një anëtar i forcave speciale të Vlorës, sepse pretendohej se kishte rrahur Belajn. Informacioni iu përcoll Prokurorisë Ushtarake të Rrethit të Vlorës dhe Veizaj u pezullua nga detyrat e tij në pritje të rezultatit përfundimtar të gjyqit. Prokuroria Ushtarake e Rrethit të Shkodrës hetoi çështjen e vitit 2005 të Frendi Ndoci kundër Pjerin Lazrit dhe oficerëve të tjerë të policisë së Shkodrës për rrahjen e tij në komisariatin e policisë. Lazri u gjet fajtor dhe u gjobit afërsisht 830 USD (80,000 lekë). Në disa raste, policia abuzoi të ndaluarit minorenë. Sipas Qendrës së të Drejtave të Fëmijëve të Shqipërisë (CRCA), policia disa herë përdori kërcënime, dhunë dhe tortura për të nxjerrë informacione nga minorenët. Në qershor, Amarildo Perfundi, një nxënës 18-vjeçar në shkollë të mesme nga Korça u ndalua për t’u pyetur në lidhje me një vjedhje. Shpejt pas lëshimit, Përfundi kreu vetëvrasje. Një numër organizatash të të drejtave të njeriut në vend kritikuan policinë për trajtimin e çështjes, duke cituar traumë psikologjike dhe abuzim nga ana e policisë. Avokati i Popullit hetoi dhe zbuloi që policia nuk kishte ndjekur procedurat ligjore për arrestimin, ndalimin dhe marrjen në pyetje. Avokati i Popullit arriti në përfundimin që trauma psikologjike që kishte përjetuar Përfundi e çoi në vetëvrasje. Me rekomandimin e Avokatit të Popullit, dy oficerët e përfshirë, Altin Gusho dhe Gëzim Mullai, u pushuan sepse dështuan në ndjekjen e procedurave korrekte. Çështja iu përcoll prokurorisë së rrethit për hetim dhe ndjekje penale të mundshme. Prokurori gjeti se nuk kishte fakte të mjaftueshme për të ngritur akuzë kundër Gushos dhe çështja më pas u mbyll. Akuza formale janë ngritur kundër Mullait. Ndryshe nga vitet e mëparshme, nuk pati raportime se policia rrahu protestues. Megjithatë, organizata aktiviste qytetare Mjaft! Raportoi që policia qëndroi pranë pa ndërmarrë veprime, ndërkohë që një përkrahës i qeverisë sulmoi fizikisht një pjesëmarrës të Mjaft! në një protestë. Kushtet e burgjeve dhe qendrave të paraburgimit Ministria e Drejtësisë operoi të gjitha burgjet dhe disa qendra të paraburgimit. Shumica e mjediseve të paraburgimit ishin të bashkëvendosura në komisariatet e policisë dhe administroheshin nga Ministria e Brendshme. Raporti i KPT në korrik deklaroi që kushtet brenda burgjeve dhe qendrave të paraburgimit mbetën të këqia dhe karakterizoheshin nga kushte të rrënuara, mbipopullim, cilësi e ulët ushqimi, abuzim fizik i të ndaluarve, dhe mungesë e kujdesit mjekësor. Drejtoria e Burgjeve e Ministrisë së Drejtësisë deklaroi që shumë prej problemeve të ngritura në raportin e KPT janë korrigjuar në burgjet dhe qendrat e paraburgimit që administronte ajo. KSHH konfirmoi që kushtet në mjediset e paraburgimit të administruara nga Ministria e Drejtësisë po përmirësoheshin qëndrueshëm, por që pak ose aspak përparim ishte bërë në mjediset e paraburgimit të administruara nga Ministria e Brendshme, e cila mbante 80 përqind të të gjithë të ndaluarve. Një projekt për të mbyllur të gjitha mjediset e Ministrisë së Brendshme dhe për t’i kaluar të gjithë të ndaluarit në mjedise të administruara nga Ministria e Drejtësisë ka qenë në vazhdim qysh nga viti 2003. GSHDNJ dhe KSHH veçuan mjediset e administruara nga Ministria e Brendshme si shkelëset më skandaloze të të drejtave të njeriut. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, qeveria nuk kishte plane për të rehabilituar mjedise të administruara nga Ministria e Brendshme përpara mbylljes së tyre eventuale dhe zëvendësimit me mjedise të administruara nga Ministria e Drejtësisë. Përveç infrastrukturës nën standarde, KSHH raportoi që mjediset e administruara nga Ministria e Brendshme funksiononin sipas rregulloreve të brendshme që nuk respektonin të drejtat e të ndaluarve për kujdes shëndetësor, higjienë të përshtatshme, dhe akses ndaj ajrit të pastër, argëtimit dhe medias. Deri në fund të vitit, pati katër mjedise të administruara nga Ministria e Drejtësisë në ndërtim, përfshi një mjedis për shëndetin mendor në Durrës. Në shtator, KSHH raportoi që të ndaluarit në mjedisin e paraburgimit administruar nga Ministria e Brendshme në Berat kryen një grevë dhe i vunë zjarrin veshjeve të krevateve për të protestuar kundër trajtimit dhe kushteve të këqija. Si rezultat, KSHH i rekomandoi qeverisë që trajtimi i të gjithë të paraburgosurve në vend duhej të qeverisej nga rregullorja e vitit 2005 e Ministrisë së Drejtësisë dhe që rregullorja më e ashpër e vitit 1999 e Ministrisë së Brendshme duhej braktisur. Sipas KSHH, rregullorja e Ministrisë së Brendshme jo vetëm që është e vjetëruar, por edhe përmbajnë dispozita që janë në kundërshtim me ligjet për të drejtat dhe trajtimin e të burgosurve. Mbipopullimi mbeti një problem serioz në burgje dhe qendra paraburgimi. Drejtori i burgjeve raportoi që, deri në dhjetor, në burgje të parashikuara për 2,718 persona mbaheshin 3,060 persona, dhe 752 persona mbaheshin në qendra paraburgimi të parashikuara për 671 persona. Sipas drejtorit të burgjeve, të gjithë 50 kriminelët e dënuar që në vitin 2005 kryenin dënimet në qendra paraburgimi ishin transferuar në burgje. Ky numër nuk përfshinte 40 deri 50 të burgosurit e dënuar që mund të jenë në qendra të paraburgimit në çdo kohë në pritje të transferimit në burgje. Kushtet e paraburgimit në burgun e Lezhës administruar nga Ministria e Drejtësisë, një prej më të mëdhave në vend, u përmirësuan në mënyrë thelbësore gjatë vitit. Me mbështetje të donatorëve të huaj, kushtet fizike u përmirësuan dhe rojet e administratorët e burgut përftuan trainime mbi të drejtat e njeriut. Cilësia e dobët dhe pamjaftueshmëria e ushqimit vazhdoi të ishte shqetësim, sidomos për të burgosur që nuk kishin të afërm afër që t’u sillnin ushqime. Në shtator 2005, zyra e avokatit të popullit inspektoi mjediset e paraburgimit në Komisariatin Katër në Tiranë dhe mjedise të tjera paraburgimi në rrethe të tjera dhe vendosi që tetë shtetas kinezë (gjashtë burra dhe dy gra ndaluar për mbajtje dokumentesh të jashtëligjshme) dhe të ndaluar të tjerë nuk po ushqeheshin. Avokati i popullit kërkoi që zyra e kryeministrit dhe ministritë e brendshme dhe të drejtësisë të ndërmerrnin masa të menjëhershme për të ndihmuar të ndaluarit dhe situate u korrigjua. Gjithashtu, shtetasve kinezë iu dha mundësia të flisnin në telefon me të afërmit. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, 80 gra vuanin dënimet në Burgun 325 për gratë në Tiranë dhe 47 gra në paraburgim. Në burgun 325 u ngrit një infermieri dhe në shtator në të strehoheshin dy fëmijë. Të dënuarit dhe të ndalurit minorenë ishin të ndarë nga të rriturit. Nuk pati çështje të raportuara abuzimi seksual të minorenëve. Të gjithë minorenët e dënuar mbaheshin në krahun për të rinjtë të burgut të Vaqarrit ku merrnin arsim bazë. CRCA raportoi që minorenët ende përdornin të njëjtat mjedise argëtimi dhe higjenike si edhe të rriturit, megjithëse në kohë të ndryshme. Drejtori i burgjeve pranoi që abuzimi fizik i të burgosurve dhe korrupsioni mes rojeve dhe zyrtarëve të burgjeve ishte një problem madhor. Gjatë vitit 178 roje dhe zyrtarë u shkarkuan për korrupsion apo abuzim dhe u ngritën akuza për pesë zyrtarë të lartë burgjesh për korrupsion. Qeveria lejoi vëzhgues ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut të vizitonin si qendrat e paraburgimit ashtu edhe burgjet; nuk pati raportime për refuzime për të lejuar akses për inspektime nga vëzhgues të pavarur vendas të të drejtave të njeriut. Arrestimi dhe ndalimi arbitrar Kushtetuta dhe ligji ndalojnë arrestimin dhe ndalimin arbitrar; megjithatë, pati raportime që policia me raste arrestoi dhe ndaloi persona në mënyrë arbitrare.
Roli Policisë dhe Aparatit të Sigurisë Në vitin 2005, Ministria e Rendit Publik dhe Ministria e Qeverisjes Vendore u bashkuan si Ministria e Brendshme. Njësitë vendore të policisë i raportonin Ministrisë së Brendshme dhe ishin forca kryesore përgjegjëse për sigurinë e brendshme. Ushtria ka një njësi speciale komando me 90 persona, e cila funksionon në një rol anti-terrorist nën ministrin e mbrojtjes. Ligji e lejon ministrin e brendshëm të kërkojë autoritetin mbi këtë njësi gjatë krizave të brendshme. Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) është përgjegjës për mbledhjen e informacionit të brendshëm dhe të jashtëm, si edhe për kundërzbulimin. Policia e Shtetit e Shqipërisë kishte në punë rreth 12,000 oficerë. Paraqitja e përgjithshme e zbatimit të ligjit mbeti e dobët. Sjellja joprofesionale dhe korrupsioni mbetën pengesa madhore për zhvillimin e një force policie civile efektive. Sipas Ministrisë së Brendshme, vetëm 40 përqind e oficerëve të policisë përftuan trainim përtej atij bazë, pavarësisht nga asistenca prej qeverive të huaja. Korrupsioni mbeti problem mes forcave të policisë, dhe pagat e ulëta dhe korrupsioni i përhapur gjerësisht në shoqëri e bënë problemin të vështirë për t’u luftuar. Zyra e Kontrollit të Brendshëm e Ministrisë së Brendshme u angazhua për parandalimin, zbulimin dhe dokumentimin e korrupsionit dhe veprave të tjera penale kryer nga policia. Mes janarit 2005 dhe tetorit, Zyra e Kontrollit të Brendshëm mori 127 ankesa nga publiku dhe kreu 132 hetime. Nga këto, akuzat kundër dy oficerëve u rrëzuan si të pabaza. Në 35 raste të tjera, nuk pati të dhëna të mjaftueshme që autoritetet të arrestonin oficerët e dyshuar për kryerjen e veprave penale. Një total prej 98 oficerësh policie (përfshi 37 me grada të mesme në të larta) u akuzuan për kundravajtje, përfshi falsifikimin dhe lëshimin e jashtëligjshëm të dokumenteve të udhëtimit dhe ndihmën për kalimin e paligjshëm të kufirit. Afro 70 oficerë u pushuan gjatë periudhës për sjellje joprofesionale, përfshi korrupsionin. Mosndëshkimi mbeti problem edhe pse në rënie. Në vitin 2005, avokati i popullit mori 30 ankesa kundër oficerëve të policisë për përdorim të forcës së tepërt apo keqtrajtim. Nga këto, avokati i popullit vendosi që katër ishin të vlefshme dhe pjesa tjetër u rrëzuan si të pabaza. Rekomandimet e avokatit të popullit u pranuan dhe prokuroria ngriti akuza kundër katër oficerëve të policisë. Pjesë nga Raporti i Departamentit të Shtetit mbi Praktikat e të Drejtave të Njeriut për vitin 2006 Arrestimi dhe Ndalimi Me ligj, një oficer policie apo prokuror mund të urdhërojë ndalimin e një të dyshuari. Kushtetuta kërkon që personat e ndaluar duhet të informohen menjëherë për akuzat kundër tyre dhe për të drejtat e tyre, dhe një prokuror duhet njoftuar menjëherë pas ndalimit të një të dyshuari nga policia. Policia përgjithësisht i ndoqi këto kërkesa në praktikë. Brenda 48 orësh nga arrestimi apo ndalimi, i dyshuari duhet të dalë përpara një gjykatësi. Gjykatësi ka edhe 48 orë të tjera në dispozicion për të vendosur nëse i dyshuari duhet të qëndrojë i ndaluar. Në disa raste, personat e ndaluar u mbajtën në paraburgim përtej 48 orëve pa një vendim gjykate nëse prokurori kishte të dhëna të mjaftueshme. Një gjykatë mund të urdhërojë ndalimin në çështje veçanërisht serioze që mund të paraqesin rrezik për shoqërinë. Një mënyrë alternative është vendosja e një të dyshuari në arrest shtëpie. Mund të kërkohet garanci nëse gjykatësi beson që i akuzuari mund të mos paraqitet në gjyq. Këshillimi ligjor duhet ofruar falas nëse i pandehuri nuk mund të përballojë një avokat privat; megjithatë, kjo e drejtë nuk njihej gjerësisht dhe shpesh policia dështoi t’i informonte të dyshuarit për të. Aksesi ndaj informacionit ligjor mbeti i vështirë për qytetarët, sidomos në zona fshatare apo ato pa akses në internet. Megjithatë, për segmentin e kufizuar të popullsisë që kishte akses në internet, praktikisht të gjitha ligjet ishin në dispozicion në internet falas dhe pati një numër OJQ-sh që ofronin këshillim ligjor falas për ata që kishin nevojë, edhe pse vendosja e OJQ-ve nuk ishte e lehtë për t’u gjetur. Në contrast me vitin e mëparshëm, nuk pati raportime për persona të ndaluar në mënyrë të jashtëligjshme dhe të pamundur për të kontaktuar një avokat privat. Në disa raste, të ndaluarit u pyetën pa praninë e avokatëve. Shërbimet ligjore të ofruar nga shoqata e avokatëve të shtetit konsideroheshin të pamjaftueshme, të korruptuara, dhe, me raste, me mungesë profesionalizmi. Gjatë vitit, avokati i popullit mori dy ankesa për arrestim arbitrar dhe ndalim të jashtëligjshëm prej policisë, por deklaroi që asnjë prej tyre nuk qëndronte. Ndërkohë që nuk pati raportime të tjera për arrestime dhe ndalime arbitrare nga policia, disa OJQ besonin se ishte ende problem. GSHDNJ raportoi që në përpjekje për të forcuar statistikat, shumë arrestime ndodhën gjatë vitit ose në mungesë të një fletë-arresti të vlefshëm ose me fletë-arresti bazuar mbi të dhëna të rreme. Për shembull, GSHDNJ citoi rastin e katër transvestitëve të arrestuar në gusht sepse pretendohej të ishin përfshirë në prostitucion (shih seksionin 5). Policia e publikoi këtë rast si pjesë e përpjekjeve të saj për të luftuar krimet e rënda. Ligji kërkon plotësimin e hetimeve para gjyqit brenda tre muajsh; megjithatë, një prokuror mund ta zgjasë këtë periudhë edhe me shtesa të tjera tre-mujore në raste veçanërisht të vështira. Ndërkohë që ligji siguron që maksimumi i kohëzgjatjes së paraburgimit nuk duhet të kalojë dy vjetët, paraburgimet e gjata shpesh ndodhnin si rezultat i hetimeve të vonuara. Në vitin 2005, GSHDNJ raportoi që Elton Gerdhuqi ishte ndaluar në komisariatin e policisë së Vlorës në vitin 2000 dhe gjykata e Vlorës ende nuk kishte marrë një vendim mbi çështjen. Deri në fund të vitit, të gjithë 49 të burgosurit e mbajtur në paraburgim pas gjyqeve të tyre ishin transferuar në burgje. Mohimi i Gjyqit të Drejtë Publik Kushtetuta dhe ligji sigurojnë një gjyqësor të pavarur; megjithatë, presioni politik, kërcënimet, korrupsioni i shumëpërhapur dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe eficiente. Presidenti kryeson Këshillin e Lartë të Drejtësisë (KLD), i cili ka autoritetin të emërojë, disiplinojë, dhe shkarkojë gjykatës të gjykatave të rretheve dhe apelit. Gjykatësit që shkarkohen kanë të drejtën të apelojnë në gjykatën e lartë. Këshilli përfshin ministrin e drejtësisë, kreun e Gjykatës së Lartë, nëntë gjykatës të të gjitha niveleve të përzgjedhur nga Konferenca Kombëtare Gjyqësore, dhe tre anëtarë të përzgjedhur nga parlamenti. Në korrik, Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë shumicën e dispozitave të një ligji të vitit 2005 që kërkonte të ndryshonte funksionimin e KLD-së me arsyetimin që do të kompromentonin pavarësinë e gjyqësorit. Qeveria argumentoi që ndryshime të tilla ishin të nevojshme për të eliminuar konflikte potenciale interesi mes anëtarëve të këshillit. Gjatë vitit, u bë përparim në largimin e gjykatësve të korruptuar nga gjykatat. Gjatë vitit, Ministria e Drejtësisë rekomandoi që pesë gjykatës të sanksionoheshin për korrupsion apo inkompetencë. KLD votoi për largimin e një gjyqtari nga detyra dhe katër të tjerët u disiplinuan. Hetimet vazhdonin kundër 10 gjykatësve të tjerë. Partitë e koalicionit qeverisës në parlament e akuzoi prokurorin e përgjithshëm për inkompetencë dhe korrupsion dhe rekomandoi që presidenti ta shkarkonte. Opozita e pa këtë si një sulm të qeverisë kundër pavarësisë së prokurorisë së përgjithshme. Në fund, Presidenti refuzoi të vepronte sipas rekomandimit të parlamentit dhe citoi nevojën për të ruajtur pavarësinë e prokurorisë. Më pas, Gjykata Kushtetuese vendosi që komisioni parlamentar i mbledhur për të hetuar prokurorin e përgjithshëm ishte jokushtetues dhe nuk kishte fuqinë ligjore për të shqyrtuar vendimet e prokurorit. Policia, prokurorët dhe gjyqësori vazhduan të fajësonin njëri-tjetrin për dështime që lejonin kriminelët të shmangnin burgosjen. Për shembull, gjykatat akuzonin prokurorët dhe policinë se dështonin të kryenin hetime solide dhe të mblidhnin të dhënat e nevojshme për ndjekur penalisht kriminelët në mënyrë të suksesshme, ndërsa policia deklaronte që korrupsioni dhe ryshfeti kishin njollosur gjykatat. Policia gjyqësore ishte përgjegjëse, nën drejtimin e prokurorëve, për zhvillimin e hetimeve të kryera fillimisht nga policia. Sistemi gjyqësor përbëhet nga gjykatat e rretheve, gjashtë gjykata apeli, gjykata e krimeve të rënda, gjykatat ushtarake, gjykatat ushtarake të apelit, një gjykatë e lartë dhe një gjykatë kushtetuese e veçantë dhe e pavarur. Gjykata e lartë shqyrton apelet si nga gjykatat e rretheve ashtu edhe nga gjykatat e apelit, ndërkohë që gjykata kushtetuese në radhë të parë shqyrton ato çështje që kanë të bëjnë me interpretim kushtetues dhe konflikte mes degëve të qeverisjes dhe çështje të individëve që pretendojnë mohimin e procesit të drejtë. Gjykata e krimeve të rënda dhe gjykata e apelit e krimeve të rënda përqendrohen mbi luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit dhe krime të tjera të tender, si dhe mbi përmirësimin e cilësisë së gjykimit. Procedurat e Gjyqeve Kushtetuta dhe ligji garantojnë të drejtën për një gjyq të shpejtë; megjithatë, burimet e kufizuara materiale, mungesa e hapësirës, dhe mbingarkesa e çështjeve në shumë raste penguan sistemin e gjykatave të gjykonte çështjet në kohën e duhur. Çështje të mbartura ishin diçka tipike dhe çonin në mbajtjen e të dyshuarve në paraburgim më gjatë se kufijtë ligjorë. Të pandehurit, dëshmitarët dhe të tjerët që nuk flasin shqip kanë të drejtën e shërbimeve të një përkthyesi. Të pandehurit kanë të drejtën për një avokat mbrojtës dhe, sipas ligjit, qeveria ofron avokatë mbrojtës për të pandehur të varfër, megjithëse cilësia e përfaqësimit varionte. Të pandehurit kanë të drejtën të apelojnë vendimet brenda 10 ditësh në Gjykatën e Apelit. Të pandehurit ligjërisht prezumohen të pafajshëm derisa të dënohen. Gjatë vitit, katër gjyqe u zhvilluan në mungesë, në krahasim me 98 gjyqe të tilla gjatë vitit 2005. Sistemi i gjykimit nuk parashikon gjyqe me juri. Prokurorët dhe avokatët mbrojtës paraqesin çështjet përpara një paneli prej tre gjykatësish dhe të pandehurit kanë të drejtën për të gjitha të dhënat që paraqiten para gjykatësit. Vendi nuk ka një sistem drejtësie për të miturit dhe çështjet e fëmijëve shpesh paraqiten përpara gjykatësve që nuk janë trainuar në drejtësinë për të miturit. Sipas CRCA, dënimet e gjata të dhëna për minorenët shpesh ishin për shkak të mungesës së trainimeve të tilla. Megjithëse të ndara nga gjykatat civile, gjykatat ushtarake janë nën gjykatat e rretheve. Ato punësojnë gjykatës dhe prokurorë nga gjykatat civile për çështje ushtarake por nuk gjykojnë civilë. Kthimi i Pronës Në korrik, parlamenti amendoi ligjin e vitit 2004 për kthimin dhe kompensimin e pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist. Ligji zgjeroi kufirin e 148 akrave në 247 akra për kthimin e pronës, shkriu Komitetin Shtetëror për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave dhe e zëvendësoi atë me një agjenci të emëruar nga këshilli i ministrave. Gjatë vitit, qeveria vendosi një fond pre tri milionë dollarësh (300 milionë lekë) për t’u ofruar kompensim pretenduesve. Raporti Vjetor për Veprimtarinë e zyrës së avokatit të popullit raportoi që në vitin 2005, kishte trajtuar një total prej 41 ankesash të lidhura me kompensimin e pronës dhe dhe që numri i këtyre ankesave ishte 40 përqind më i lartë në krahasim me vitin e mëparshëm. Nga këto, 10 u zgjidhën në favor të pretenduesve dhe pjesa tjetër iu përcoll gjykatave. Ndërhyrjet arbitrare në privatësi, familje, banesë dhe korrespondencë Kushtetuta dhe ligji i ndalojnë veprime të tilla; megjithatë, në disa raste, qeveria i shkeli këto të drejta. Në korrik, shtëpitë e 45 familjeve rome u shkatërruan në Elbasan kur zyrtarët e qytetit vendosën t’i zhvendosnin në një pjesë tjetër të qytetit. Në vitin 2005, 18 familje rome u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre në Tiranë sepse bllokonin një plan rregullues territori të bashkisë vendore. Respekti për liritë civile, përfshi: Liria e Fjalës dhe Shtypit Kushtetuta dhe ligji sigurojnë lirinë e fjalës dhe të shtypit dhe qeveria në përgjithësi i respektoi këto të drejta në praktikë. Ndërkohë që media ishte aktive dhe kryesisht e papenguar, pati probleme serioze me përdorimin e medias për qëllime politike. Politizimi i medias mbeti një çështje që përbënte shqetësim dhe në periudhën përpara zgjedhjeve vendore të planifikuara për në Janar 2007, u duk se ishte në rritje në tremujorin e fundit të vitit. Polarizimi i organeve të medias në kampe kundërshtare është bërë më i theksuar. Botuesit dhe pronarët e gazetave vazhduan të diktonin artikuj për t’u shërbyer interesave të tyre ekonomike dhe politike dhe disa here bllokuan artikuj që binin në kundërshtim me ato interesa. Gazetarët vazhduan të praktikonin autocensurën dhe pati pak transparencë në financimin e medias. Në përgjithësi, individët mund ta kritikonin lirisht qeverinë dhe veprimet e saj në median e shkruar dhe elektronike. Megjithatë, në maj, lëvizja aktiviste Mjaft! Raportoi që policia pengoi përpjekjet e saj për të shpërndarë një poster që kritikonte kryeministrin. Pasi afro 1,000 postera u vendosën në qytetin e Tiranës, forcat e policisë sipas raportimeve i zhvendosën posterat dhe konfiskuan pjesën e mbetur prej 4,000 që nuk ishin vendosur. Nuk pati raportime që zyrtarët të përdornin apo kërcënonin të përdornin padi për shpifje për të kufizuar diskutimin e lirë politik. Media e shkruar e pavarur ishte aktive, por shtrëngohej nga profesionalizmi i kufizuar, mungesa e financimeve dhe presioni politik. Partitë politike, sindikatat dhe shoqëritë e grupet e ndryshme botuan gazetat apo revistat e tyre të pavarura nga ndikimi i qeverisë. Në dispozicion ishin afro 200 botime, përfshi gazeta, revista të përditshme e të përjavshme, buletine e pamflete. Një gazetë e përditshme kombëtare madhore “Shqip” filloi botimin në pranverë, ndërkohë që dy të tjera, “Dita” dhe “Express”, u mbyllën. Sipas të dhënave zyrtare, ekzistonin 64 stacione televizive dhe 44 stacione radiofonike, por numri faktik raportohej të ishte më i madh. Ndërkohë që stacionet funksiononin të lira nga ndikimi i drejtpërdrejtë qeveritar, shumica e pronarëve besonin që përmbajtja e transmetimeve të tyre mund të ndikonte veprimet qeveritare ndaj bizneseve të tyre të tjera. Radio dhe Televizioni Publik Shqiptar (RTVSH) operonte një kanal televiziv kombëtar dhe një radiostacion kombëtar. RTSH ia përkushtoi shumicën e pasqyrimit qeverisë dhe partisë në pushtet. Me ligj, qeveria siguron 50 të buxhetit të stacionit. Gjatë vitit, Kiço Blushi, kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH dha dorëheqjen në shenjë proteste ndaj shtyrjes nga parlamenti për të shkarkuar drejtorin e televizionit Artur Zheji. Blushi pretendoi që RTSH ishte ende peng i politikës dhe qeverisë, duke dështuar kështu në përmbushjen e misionit të vet publik. Në maj, parlamenti amendoi Ligjin për Median Elektronike, duke ristrukturuar Këshillin Drejtues të RTSH dhe Këshillin Kombëtar të Radio Televizionit, i cili është përgjegjës për licencimin, rregullimin, dhe duke shkarkuar anëtarët e mëparshëm të këshillit. Opozita akuzoi që ligji i ri ishte një manovër politike që synonte të dobësonte pavarësinë e dy organeve rregullatore duke i shtyrë ato në favor të qeverisë. Amendamentet gjithashtu kërkonin emërimin e profesionistëve të medias dhe përfaqësues të shoqërisë civile në vend të përfaqësuesve të partive politike. Në kontrast me vitin 2005, pati vetëm një raportim se policia apo zyrtarë të tjerë abuzuan fizikisht gazetarët. Në shkurt, një gazetar televiziv akuzoi oficerin e policisë Kastriot Çaushi të Komisariatit të Policisë Lushnje dhe anëtarë të Gardës së Republikës se kishin përdorur forcën për të penguar gazetarët të intervistonin Presidentin. Gazetari pati dëmtime të lehta nga incidenti. Në vitin 2005, zyrat e gazetës më të madhe “Shekulli” u dëmtuan kur një eksploziv u hodh në ballkon. Pati dëmtime të zyrës, megjithëse nuk pati dëmtime të ndonjë personi. Një zëdhënës i gazetës raportoi që çështja ishte mbyllur pa paraqitjen e akuzave formale. Kërcënimet politike të medias vazhduan. Gazetarët vazhduan të ankoheshin se botuesit dhe redaktorët censuronin punën e tyre ose drejtpërdrejt ose tërthorazi në përgjigje të presioneve politike dhe ekonomike. Shumë gazetarë u ankuan që mungesa e kontratave të punës shpesh pengonte aftësinë e tyre për të raportuar në mënyrë objektive. Në shtator, Këshilli i Ministrave miratoi një rezolutë për të nxjerrë televizionin “Top Channel”, një stacion shumë të rëndësishëm televiziv, nga një ndërtesë prone shtetërore në qendër të Tiranës. Qeveria tha se synonte ta përdorte hapësirën për të promovuar artin dhe kulturën. Duke cituar një kontratë qeraje afatgjatë me Ministrinë e Ekonomisë, kompania akuzoi që lëvizja ishte një përpjekje për t’i bërë presion stacionit për përmbajtjen e tij redaksionale. Në fund të vitit, çështja vazhdonte. Shpifja është një kundravajtje që mund të dënohet me një dënim me burg deri në dy vjet dhe një gjobë. Në krahasim me vitin e mëparshëm, gjatë vitit nuk pati raportime për çështje padish për shpifje kundër medias. |