Përse të votojmë?
Nga Piter Singer Si shtetas i Australisë, kam votuar atje në zgjedhjet e kaluara federale, ashtu si dhe rreth 95 për qind e votuesve australianë të regjistruar. Kjo shifër kontraston dukshëm me zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale të 2004-ës mezi kaloi 60-përqindshin. Në zgjedhjet për Kongresin, që bien në mesin e mandatit të presidentit, zakonisht votojnë më pak se 40 për qind e zgjedhësve amerikanë. Ka një arsye, që shpjegon pjesëmarrjen e lartë të zgjedhësve australianë. Në vitet ’20 të shekullit të kaluar, kur niveli i pjesëmarrjes ra nën 60 për qind, parlamenti dekretoi votimin e detyrueshëm. Qysh atëherë, pavarësisht nga pikëpamjet e ndryshme të qeverive pasardhëse, askush nuk bëri përpjekje serioze për shfuqizimin e ligjit, i cili, sipas sondazheve të opinionit publik, gëzon mbështetjen e afër 70 për qind të popullsisë. Australianët, që nuk votojnë, marrin letër ku u kërkohet arsyeja. Ata, që nuk kanë një justifikim të pranueshëm, si për shembull, sëmundje apo udhëtim jashtë shtetit, duhet të paguajnë një gjobë të vogël, por atë e paguajnë më pak se 1 për qind e votuesve. Në praktikë, qytetarët janë të detyruar të shkojnë në qendrën e votimit, të regjistrohen dhe të hedhin fletën e votimit në kuti. Karakteri sekret i votimit nuk lejon që njerëzit të pengohen për të shkruar çfarë t’u teket në fletët e votimit ose t’i lënë pa i plotësuar. Kur përqindja e fletëve të votimit të pavlefshme është pak më e lartë se atje ku votimi është i detyrueshëm, ajo është shumë më e vogël se ndryshimi në nivelin e pjesëmarrjes së votuesve. Votimi i detyrueshëm nuk ekziston vetëm në Australi. Belgjika dhe Argjentina e kanë vendosur madje më parë, dhe praktikohet në shumë vende të tjera, veçanërisht në Amerikën Latine, ndonëse, si respektimi i ligjit, ashtu dhe sanksionet ndryshojnë nga vendi në vend. Ngaqë ndodhesha në SHBA gjatë kohës së zgjedhjeve në Australi, nuk isha i detyruar të votoja. Kisha shumë arsye të shpresoja në disfatën e qeverisë konservatore të Xhon Houardit (John Howard), por kjo nuk e shpjegon pse u përpoqa të votoja, përderisa gjasa se vota ime mund të ndryshojë diçka, ishte minimale (ashtu si dhe rezultoi). Kur votimi është vullnetar dhe mundësia që rezultati mund të përcaktohet nga vota e një personi të vetëm, është tejet e ulët, madje kostoja më e vogël – për shembull, koha që merr për të arritur deri te qendra e votimit, qëndrimi në radhë për të plotësuar fletën e votimit – është e mjaftueshme për të bërë që votimi të duket irracional. Por nëse shumica e njerëzve ndjek këtë vijë arsyetimi dhe nuk merr pjesë në votim, një pakicë e popullsisë mund të përcaktojë një të ardhme të vendit, duke lënë shumicën të pakënaqur. Historia e paradokohshme e zgjedhjeve në Poloni është një shembull që flet vetë. Në zgjedhjet e përgjithshme të 2005-ës morën pjesë më pak se 40 për qind e zgjedhësve – niveli më i ulët i pjesëmarrjes që nga koha e kryerjes së zgjedhjeve të lira pas periudhës së sundimit komunist. Si rezultat, Jarosllav Kaçinjski (Jaroslaw Kaczynski) u bë kryeministër me mbështetjen e një koalicioni partish, që kishin marrë shumicën e vendeve në parlament, pavarësisht se për to kishin votuar vetëm gjashtë milionë nga 30 milionë zgjedhës me të drejtë vote gjithsej. Kur Kaçinjski u detyrua të shkojë sërish drejt kutive të votimit vetëm dy vjet më pas, doli në pah se shumë prej atyre që nuk votuan më 2005-ën, ishin të pakënaqur nga rezultati. Pjesëmarrja u rrit afër 54-përqindshit me rritjen e dukshme të votuesve të rinj në moshë dhe të atyre me arsimim më të mirë. Qeveria e Kaçinjskit pësoi disfatë të rëndë. Nëse nuk duam që një pakicë e vogël të përcaktojë qeverinë tonë, do të kuptojmë rëndësinë e nivelit të lartë të pjesëmarrjes. Megjithatë, përderisa vota jonë vetjake sjell vetëm një kontribut të vockël në rezultatin përfundimtar, secili prej nesh tundohet “t’i bjerë qylit” (to get a free ride), duke mos votuar, por duke shpresuar se mjaft të tjerë do të shkojnë të votojnë për të mbështetur demokracinë dhe zgjedhur qeverinë, që është e përgjegjshme ndaj pikëpamjeve të shumicës së shtetasve. Por ka dhe shumë arsye të mundshme përse njerëzit marrin pjesë në zgjedhje. Disa votojnë sepse ndiejnë kënaqësi nga kjo gjë dhe nuk mund të gjejnë mënyrë më të mirë për të kaluar kohën në atë moment. Të tjerë motivohen nga një ndjenjë detyre qytetare, që nuk vlerëson racionalitetin e votimit nga pikëpamja e ndikimit të mundshëm të një vote në përfundimin e përgjithshëm. Të tretët mund të votojnë, jo sepse përfytyrojnë se mund të përcaktojnë rezultatet e zgjedhjeve, por sepse, si tifozë futbolli, duan të mbështesin ekipin e zemrës. Ata mund të votojnë sepse, në të kundërt, nuk do të jenë në gjendje të shprehin pakënaqësinë e vet ndaj qeverisë së zgjedhur. Ose ata mund të llogarisin se, ndonëse shanset që vota e tyre do të përcaktonte rezultatin e zgjedhjeve, gjithsej një nga disa miliona, ky rezultat është kaq i rëndësishëm, që madje shansi i vockël është i mjaftueshëm që të peshojë më tepër se prishja e rehatisë nga pjesëmarrja në votim. Por nëse këto konsiderata nuk mund të tërheqin njerëzit drejt qendrave të votimit, votimi i detyrueshëm është një nga mënyrat e kapërcimit të problemit të pjesëmarrjes së ulët në votime. Gjoba e vogël për mospjesëmarrje në zgjedhje e bën votimin racional për të gjithë, njëkohësisht duke e shndërruar pjesëmarrjen në votime si normë morale. Australianët e pëlqejnë votimin e detyrueshëm. Ata janë të lumtur të votojnë, duke e ditur se këtë gjë e bëjnë të gjithë. Vendet, që i shqetëson pjesëmarrja e ulët e zgjedhësve, do të ishte mirë të mendonin për zbatimin e votimit të detyrueshëm.
NEPER LABIRINTHET E NJË JETE PLOT RREZIQE Kodet mesjetare te Leke Dukagjinit e kane shoqëruar popullin shqiptar pergjatë shtatë shekujsh. Nëse ne fillim te viteve 1400 ato ishin njefarë rregullatori, sot në shekullin e internetit, megjithëse de jure janë non sens, de fakto janë fenomeni më i tmerrshëm dhe potent, duke sfiduar edhe ligjet e shtetit. Në qytetin verior Shkodër, afër lagjes Kiras, ekziston” lagjia e gjakut”, ku qindra familje janë të ngujuara, ku fëmijët e tyre janë të privuar nga shkolla, nga lodrat, nga liritë edhe më elementare, për të kaluar qoftë edhe pak centimetra rrethimin. Është padyshim paradoksi më i zi jo vetëm për Shqipërinë që negocion për anëtarëlsim në familjern e madhe euro atlantike, por edhe për Europën, ku deklaratat nuk janë të mjaftueshme jo vetëm për të eleminuar, por as për të minimizuar fenomenin në fjalë. Mëri të vjetra e të reja marrin përditë e për natë jetë të pafajshme njerëzish.Objekt i shkrimit tonë është nje konflikt me moshë 50 vjeçare. Aso kohe , në Theth tël Dukagjunit, pikërisht ne vëndlindjen e krijuesit te Kanunit, feudalit Lekë Dukagjini, Gjergj Prel Thana, plagos me thikë bashkëfshatarin Gegë Lulpeta. I plagosuri nuk denoncon, nga nomuzi i shqiptarit që nuk “ankohet ne shtet”, por normalisht as arrin të hakmerret, pasi ligjet e diktatorit Enver Hoxha ishin kapitale për vrasjet.Gjithsesi, sipas kanunit jo vetëm nuk zbehej zemërimi, por rritej dhe u lihet amanet edhe brezave, për të “vënë nderin në vënd” Kështu, pas viteve 1990, kur në Shqipëri bie sistemi më diktatorial në Botë, çelet “Arka e Pandorës”, ku të këqiat tashmë dalin e bëjnë kërdinë. Megjithëse Gjergj Thana dhe Gegë Lulpeta kishin vdekur, nipat e tyre sipas zakonit, janë në hasmëri. Nipi i Lulpetës,Pjetri, vret me armë zjarri djalin e Gjergj Thanës, Markun, në vitin 1994. Por kanflikti nuk mbydhet aty. Familja Thana “qet pushkë” Është Dedë Thana që hakmerret për të atin duke vrarë pikërisht vrasësin Pjeter Lulpeta, dy vjet më vonë, me 1996. Tashmë radhën e ka familja Lulpeta të vrasë. Në shënjestër vihet ky djalosh që shihni në këte fotografi, Agostin Mark Thana, pasi vëllai i tij Deda , u fsheh.Ky , megjithëse është i një datëlindjeje shumë të re, pra ka ardhur në jetë më 1 shtator 1980, një plumb pushke e prêt. Është viti i zi 1997, vit kur depot e armatimit u shpërthyen dhe popiulli u armatos, duke marrë përsipër edhe luftën civile qe mori 4100 jetë të pafajshme, kur ky djalosh duhej të vritej me patjetër. Dhe pikërisht më 1997, Pal Lulpeta qëllon me plumba mbi Agostin Thanën, ne fshatin Vrake,r reth tetë kilometer ne veri të Shkodrës. Duket se Zoti dhe fati kanë qënë aty, pasi plumbat nuk arrijnë të shënjestrojnë. Agostini tashmë jeton në ilegalitet, megjithëse nuk ka faj. E vetmja shpresë mbetet Shoqata e Misionarëve të Paqes dhe Pajtimeve të Shqipërisë, e cila ka arritur në disa raste të shuajë konflikte, Verçse për rastin në fjalë, megjithë përpjekjet e shumta, konflikti nuk shuhet, pasi familja Lulpeta, nuk pranon . Madje edhe para pak ditësh, pikërisht më 04 gusht 2008, Agostin Thana i shpëtoi vdekje mrekullisht, pasi një makinë tip Audi, pa targa, u përplas me makinën ku ai po udhëtonte i fshehur ne sediljen e pasme te një benci 2400-ësh, duke provokuar një karrambol. Kështu pra, konfliktet e gjakmarrjes po marrin revansh dhe do ishte ndoshta e nevojshme që Shqipëria edhe për disa vite ta aplikonte ligjin e dënimit me vdekje, për raste kur tjetri vret . Gjithsesi, ajo që përbën shqetësim, është pikërisht pafuqishmëria e shtetit për të normalizuar deri diku ketë fenomen mesjetar që po merr përditë e përnatë jetë të pafajshme njerëzish, madje edhe grash e fëmijësh. Arben CUBAJ
JETA DHE VDEKJA – SA AFER Për familjen Çuni në Shkodër, jeta dhe vdekja janë shumë afër njëra tjetrës. Qysh më 17 shkurt 2007, kjo familje nuk bën një ditë të mirë, një ditë të qetë. Ka qënë data 17 shkurt 2007, kur Kreshnik Çuni në grindje e sipër, në ndermarrjen ku punonte, pas një tronditjeje të rëndë psikologjike, ka plagosur me armë zjarri dy vellezërit Mark e Zef Nikolla. Zef Nikolla, pas plagëve të marra, ka humbur njërën dorë. Kështu deklaron kryeplaku i fshatit Theth, komuna Shalë, Gjovalin Lokthi. Familja Çuni është me origjinë nga fshati Theth dhe sot jeton e ngujuar në qytetin e Shkodës, ndërsa familja Nikolla është nga Puka, por edhe ajo jeton në Shkodër. Pra, dy familjet janë në hasmëri. Babai i Kreshnikut, Gjergj Nike Çuni, sipas Kanunit, ka kërkuar dorën e pajtimit, për të shpëtuar tre djemtë, Kreshnik, Françessk dhe Dritan Çuni, nga pushka e hakmarrjes. Por familja Nikolla, nuk ka pranuar. As përpjekjet e shumta të Shoqatës së Misionarëve të Paqës dhe Pajtimeve te Shqipërisë, nuk kanë arritur ta sheshojnë konfliktin. Ne trokitëm në zyrat e kësaj shoqate, ku edhe arritëm të sigurojmë fotografinë e Dritan Çunit, njërit nga djemtë e familjes Çuni, të cilën po e botojmë. Ky djalosh, tashmë i larguar nga Shqipëria, i pafajshëm, na thanë se ka lindur më 15.04. 1980. E thamë këtë fakt, për të treguar se hasmëritë vëndosin të marrin jetën e cilitdo nga familja që konsiderohet në gjak, sipas kanunit të Lekë Dukagjinit. Dritani, por edhe të tjerë të kësaj familjeje janë të rrezikuar me jetë. Edhe ne njësinë Administrative Nr. 2 të qytetit të Shkodrës, ku banon familja Çuni, vetë Administratori i kësaj njësie G. Kraja, me një dokument zyrtar që e disponojmë në dosjen e redaksisë, na e konfirmoi, faktin që po trajtojmë. Familja Çuni është nën kërcënim serioz. Sipas kanunit, edhe për një zënkë, kërkohet një jetë. Më me fat duket ka qënë Dritan Çuni, pasi si kryeplaku i fshatit Theth të komunës Shalë, si kryetari i Shoqatës së Misionarëve të Paqës dhe Pajtimeve të Shqipërisë, ashtu edhe Administratori i Njësisë Administrative Nr. 2, ku jeton familja Çuni, na konfirmuan dijeninë e plotë, shqetësimin e tyre serioz, dhe largimin nga Shqipëria të Dritan Çunit. Ata ishin disi të qetësuar, pasi Dritani,megjithëse i detyruar, të paktën është diku larg, atje ku nuk mund ta gjejë hasmi. Vasel Gilaj
Ç’ ORGANIZIM I ORGANIZUAR nga SOKOL PEPUSHAJ Enkelejd Alibeaj, Ministri i Drejtësisë që e ka marrë seriozisht shëndoshjen e sektorit më delikat të shtetit, akuzon gati për ditë nënkryetarin e Këshillit të Lartë të drejtësisë Kreshnik Spahiu, për tejkalim të kompetencave, shfaqje të hapur të protagonizmit politik, personalizim të pushtetit e deri atje ku nuk ka ku të shkoi më për dreq. Spahiu akuzon Mihal Delijorgjin, i arrestuar qysh më 17 nars për ngjarjen e Gërdecit, dhe kërkon hetim të thellë, me po të njëjtën këmbëngulje si kryeprokurorja Rama, Delijorgji akuzon Spahiun, madje duke u dërguar nga qelia letër-ankesë Presidentit, Kryeministrit, Prokurores se Përgjithshme , bile burime të besueshme thonë se edhe Edi Ramës,ngaqë mund të shpresoi se ai vjen në pushtet vitin tjetër, ku u shpjegon se Kreshnik Spahiu “ia ka me të futur”, e ky do “ia futë drejtësisë”, pasi nuk pranon as do pranoi të çelë gojën, pasi do refuzoi të tërë trupat gjykues, pasi çështjen do e tërkuzoi deri në Gjykatën Ndërkombëtare të Strazburgut. Që këtu , kur administrata shtetërore provokohet , kur dihet se për të çuar në atë gjykim një çështje, minimalisht nevojiten gjysmë milioni euro e pikërisht Delijorgji akuzohet edhe për përfitime në shuma të medha nga shitja e fishekeve kinezë, me etiketa të falsifikuara, shfaqet njëfarë skizofrenie. Është vërtet një lamsh që nuk e zgjidh askerkush. Një ç‘organizim i organizuar, që nuk bie erë besimi tek publiku që hap veshët për një skandal , të shuar sapo pëlcet tjetri. Problemet nuk kanë të sosur. Ushtria, policia sherbimet secrete, gjyqësori, administrata publike, parlamenti e ku di unë, janë plot me probleme, të cilat vijnë pikërisht nga persona që mbartin jo vetëm sikletisje për shkak të paaftësisë, por edhe papërgjegjshmëri psikologjike. Një njeri normal, nuk mund të provokonte kryeministrin, siç veproi Taulant Balla në parlament. Ti fyesh kryeministrit vajzën dhe të ndihesh mirë, deshifrohet skizofreni.Edhe Berisha gaboi, normalisht, duke veshur një “kostum”të pahijshëm për një kryemiinistër. Papergjegjshmëria psikologjike tanimë reflektohet kudo në këtë vend që çirret per përmbushje reformash, për hapa të “sigurte”për anëtarësimin në NATO dhe BE. Pezullimi i çështjes nga Gjykata e Krimeve të Rënda në adresë të ish inspektorit të SHIK-ut, Budjon Meçe, i akuzuar për torturë çnjerëzore dhe zhdukje pa shënj pa nishan të biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha , nën gjykimin “është i sëmurë ”,flet për infektim të shtetit nga mëndje problemore. Edhe mjeku, edhe avokati , e vërtetuan sëmundjen para togave të zeza, madje ata deklarojnë botërisht se i tillë ka qënë klienti i tyre prej kohësh. Edhe kësi rasti, “lexon mes rreshtave” një ç‘organizim të organizuar,pasi trupi gjykues i bjen me çekiç tavolinës dhe merr vëndimin: “Pushohet çështja në ngarkim të Budjon Meçes”! Pra, e sheh qartë se nuk e tepron të thuash se funksione të rëndësishme tonat, të të gjithëve, gjykata, prokuroria, hetuesia, shërbimet inteligjente, të ushtrisë, policiesë etj, të imunizuar edhe mbajtje të armëve të zjarrit, janë mjaft problemore. Edhe me tendenca kriminale në jo pak raste. Në Shkodër, fjala vjen, burime të rezervuara thonë se ka punonjës të administrates publike, me raportë mjekësore. Të papërgjegjshëm do të thotë, psikopatë do të thotë. Persona të tillë mund të jenë edhe të dekoruar me urdhëra e medalje, ku veç tjerash lakohen në media në kohë fushatash për vjedhje votash. Këta monstra, janë me imunitet gjithsesi. Kur është momenti për të marrë pergjegjësi publike, paraqesin dokumenta të shkëlqyer, me diploma të blerta në daç nëTiranë, ne daç në Shkodër a Vlorë, ne daç në Shkup, në daç në Djall.Ai që merr guximin e ua thotë në gazetë ,e kërcënojnë. Më së lehti me telefon. Kemi patur raste kur Ambasadori Amerikan Withers, ka mbajtur botërisht konferenca shtypi, bile dy here, kur deputeti ka goditur me grushta gazetarin, vetëm se i ka botuar një diplomë fallco. Por, le të merremi fillim e fund me substancën e problemit. Nëse këta persona akuzohen për krime të rëndë, si vrasje, abuzime në shuma të mëdha, grabitje bankash a diçka tjetër në vëtin 1997, t’ja nxjerrin shpejt e shpejt nga zhepi gjykatës çertefikatën e psikopatit. Pra, problemi shtrohet që ata, (fatkeqësisht të shumtë), që mbajnë një rapotë mjekësore apo të tjerë me probleme familjare kriminale, normalisht mbartin simptoma skizofrenie. Nuk është fjala për shikim biografie, por një vëlla vrasës dhe tjetri në organet e policies, për kushtet shqiptare është non sens. Ata, duke e ndjerë veten të kërcënuar, plot ankthe e frikë. plot strese e paaftësi, bëhen të egër,janë të sikletshëm, marrin vëndime antiligjore, ku gjykatësi për shëmbull, në dashtë hap Kanunin, në dashtë Kushtetutën, në varësi edhe të ryshfetit. Partitë, pushteti, komuna e ku di unë, me ligjet janë OK-ej, kur psikopati sjedh dokumenta të shkëlqyer për të marrë një funksion publik, hetuesi, prokurori, gjyqtari, me ligjet janë OK-ej, kur intelektuali sjedh dokumentin e skizofrenit perms avokatit a mjekut. Një vrasës apo grabitës banke, u bën presion në daç shoqërisë në daç drejtësisë, kur vëllain e ka në SHISH, në polici, në gjykatë, në prokurori, në parlament, ndaj është koha e verifikimeve më së pakti jo vetëm të atyre që janë me problem mëndore dhe punojnë edhe në administratën publike, por edhe të atyre që kanë kaluar drama famijare, që kanë çështje të hapura brënda familjes, që kanë papastërti gjenetike.
Ikja prej gjakut… Gjakmarrja vazhdon të marrë jetë të pafajshme në trevën e Malësisë. Konfliktet për pronësinë e tokës disa herë janë kthyer në arenë të përleshjeve me armë, pasojat e të cilave janë të pamundura të mbyllen në një vend ku mungon dora e fortë e zbatimit të ligjit nga strukturat e shtetit. Është tragjik fakti që viktima e këtyre akteve kanunore mesjetare janë kryesisht djem të rinj të paguajnë padrejtësisht me jetën e tyre konflikte që në thelbin e tyre janë atavizma të neneve të pashkruara të kanunit të maleve që akoma nxjerr krye e bëhet deri sundues pikërisht aty ku shteti mungon. Fotoja që ilustron shkrimin është e një djali të ri nga fshati Grudë – Fushë i komunës së Gruemirës në nënprefekturën e Malësisë. Quhet Vullnet Mustaf Rexha i datëlindjes 9 Qershor 1984. Asnjë krim apo faj nuk ka kryer e megjithatë ka katër vjet që rrin i ngujuar duke ju ruajtur pushkës së ngrehur të hasmit që pret të shkrehet mbi të. Kushëriri i tij i afërt Mirsad Rexha, pas një konflikti banal për një rryp toke, pasditen e 23 Nëntorit të vitit 2004 ka qëlluar me breshëri automatiku fqinjin e tij Pashko Lec Gjonaj duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja tragjike kishte ndodhur në aksin nacional Shkodër – Koplik në afërsi të fshatit Shtoj i Ri. Qysh prej atij momenti dy familjet Rexha e Gjonaj janë në hasmëri me njëra – tjetrën. Pushka e ngrehur e Gjonajve sipas kanunit pret të shkrehet mbi njërin nga djemtë e familjes Rexhaj. Vullneti ka arritur t’ju shpëtojë dy herë pusive të hasmit. Herën e parë me 13 korrik 2005 rreth orës 17.00 në lagjen Rus e Shkodrës, vrasës të paguar kanë derdhur një breshëri plumbash të cilët fatmirësisht nuk kanë prekur trupin e Tij. Ndërsa me 27 Maj të këtij viti vrasja e paramenduar e Vullnetit ka mbetur në tentativë falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale të dy oficerëve të policisë kriminale të komisariatit të Shkodrës. Më parë dy vëllezërit e Vullnetit, Albani e Ardjani ishin larguar drejt Italisë për t’i shpëtuar hakmarrjes së fisit Gjonaj. Edhe përpjekjet e shoqatave të pajtimit të gjaqeve e strukturave të shtetit nuk kanë arritur tëbindin fisin Gjonaj që t’ju falin gjakun e të pajtohen me Rexhajt. I gjendur në kushte të tilla Vullneti, ditët e fundit edhe me ndihmën e disa miqve të familjes ka mundur të largohet nga Shqipëria duke u instaluar në një vend demokratik ku jeta, liritë dhe të drejtat e njeriut garantohen me ligj. Ai, ndoshta kurrë më s’do të mund të kthehet në vendlindjen e Tij, në fshatin Grudë – Fushë të komunës së Gruemirës. Konfliktet e vrasjet për pronën tashmë janë kthyer në ritual, kryesisht në zonat verilindore të vendit. Tre muaj më parë Qamil Hasani rreth 63 vjeç vrau me thikë nipin e vet Zudinë pas një konflikti pronësie. 10 ditë më pas, vëllai vret të vëllain në Stajka (Shkodër) ndërsa tre ditë më pas shënohen tri viktima në plazhin e Velipojës. Të gjitha me motiv pronësinë mbi tokën bujqësore. E drama vazhdon… Janë me dhjetëra të rinj si Vullnet Rexha që detyrohen të braktisin trevën e malësisë nga frika e gjakmarrjes. Një realitet trishtues dhe i dhimbshëm në shekullin e 21… Deri kur? RIFAT YMERI
Frikë nga pushka e hasmit
Quhet Besmir Qemal Kodraj.Ka lindur në qytetin e Koplikut më 30 dhjetor 1988. Prindërit e tij të rritur mes mjerimit të skajshëm kanë mundur të vëndosen në kryeqëndrën e Malësisë në vitet 90-të, disa metër poshtë rrugës nacionale Shkodër-hani i Hotit. Me shumë punë e mundim kishin arritur të krijonin kushte normale jetese, në një qytet mjaft të qetë, ku vëndasit dhe të ardhurit bashkëjetojnë në një harmoni për tu patur zili. Në këto kushte është rritur e edukuar dhe djali i vetëm i familjes Kodraj, Besmiri, deri në moshën 18 vjeçare. Gjithçka ka ndryshuar për keq, atëherë kur as kush nuk e mëndonte. Shkaku ka qënë një mur ndarës prej blloqesh betoni që kishte që kishte nisur të ndërtonte fqinji i i Qemalit,Dervish Hasa, edhe ky i zbritur në Koplik nga Repishti i Shkrelit në vitet e demokracisë. Qemali i ka kerkuar fqinjit të mos e ndertoi murin pasi ishte në pronën e tij, ndërsa Dervishi pretendonte të kundërtën e debati ka denegjeruar në konflikt të armatosur me pasoja tragjike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e 29 shtatorit 2007, rreth orës 17.00. Pasi kanë debatuar me fjalë, në gjaknxehtësi e sipër, Qemali ka hyrë në shtëpi e prej aty ka dalë me një automatik kallashnikov që e mbante pa leje,e ka derdhur një breshëri plumbash mbi fqinjin e vet Dervish hasën, duke e lënë të vdekur në vënd.. Forca të shumta policie që mbërritën shpejt në vëndin e ngjarjes, kanë arrestuar agresorin, ndërsa kanë marrë masa për ruajtjen e familjes Kodraj nga hakmarrja e fisit Hasa. Qysh prej atij momenti tragjik, dy familjet, dy familjet ndodhen në hasmëri me njëra tjetrën. Dënimi i vrasësit me 14 vjet burg nga drejtësia dhe përpjekjet e pushtetit vëndor e shoqatës së pajtimit të gjaqeve, nuk kanë arritur të bindin fisin hasa, për ti shtrirë dorën e pajtimit familjarëve të fisit Kodraj. “Shteti punën e vet e na tonën”, shprehet djali i Dervishit,Selmani, që pret të marrë gjakun e babës, pasi vetëm kështu, sipas Kanunit të maleve, nderi i familjes çohet në vënd. Shënjestra e pushkës së tyre është drejtuar mbi Besmirin e pafajshëm që akoma nuk ka festuar 20 vjetorin e lindjes. Pasi ka qëndruar i ngujuar për gati 10 muaj, Besmiri ditët e fundit ka mundur të largohet nga Shqipëria, por pesha e gjakut vazhdon ta ndjekë nga pas. Me babën në burg, nënën në vetmi e mallin për vëndlinjen, Besmir Kodraj, ndoshta kurrë më s`do të kthehet në Shqipëri. Pushka e hasmit rrin ngrehur për tu shkrehur pa mëshirë në trupin e tij. “Gjaku lahet me gjak”, thuhet në nenet e pashkruara të Kanunit të maleve që vitet e fundit është ulur këmbëkryq e bën ligjin në trevën e Malësisë. Zanafilla e vrasjeve në ditët e sotme ka për bazë kryesisht konfliktet e pronësisë mbi trojet e token bujqësore. E rastet janë të shumta e tragjike. Djetëra të rinj si Besmir Kodraj janë viktimat e pafajshme të këtij paradoksi që ngjat në treven e Malësisë në fillimshekullin e 21-të. ZEF NIKA
BOTA RREZIKON NGA NDRYSHIMET KLIMATERIKE
Kerkohet shkurtimi i emetimeve të gazrave serrë- Nga TONY BLAIR Ka pasur një ndryshim vigan në opinionin publik gjatë viteve të fundit, mbi ndryshimin e klimës. Shkencëtarët dhe udhëheqësit politikë tani janë në një mëndje mbi kërcënimin dhe nevojën për veprim. Por, ekziston rreziku i hapjes së një hendeku të thellë mbi masën dhe shpejtësinë që ne kërkojmë për shkurtimin e emetimeve të gazrave serrë. Shkencëtarët thonë se shkurtimet midis 25 dhe 40% në vendet e industrializuara nga 2020 janë esenciale për të mbajtur nën kontroll rritjen e temperaturave dhe për të zvogëluar rrezikun e ndryshimeve klimaterike katastrofike dhe të pakthyeshme. Por, me emetimet globale të gazit karbonik gjithnjë në rritje, me mbi 1% në vit, udhëheqësit politikë tani pyesin se si ata mund të mbajnë reduktime të tilla drastike pa dëmtuar prosperitetin. Sir Nicholas Stern, autori i raportit të 2006 mbi pasojat ekonomike të ndryshimeve klimatike, mund të tregonte se kostoja e vonesave në parandalimin e ndryshimeve klimatike do të ishte shumë herë më e lartë sesa marrja e veprimeve konkrete tani. Por, politikanët, të cilët mendojnë vetëm në afate të gjata dhe injorojnë shqetësimet e drejtpërdrejta të opinionit publik mund të llogarisin vetveten në post për një periudhë afatshkurtër – dhe do të zëvendësohen nga të tjerë. Kështu që, sfida është që të bihet dakord mbi një veprim nacional dhe ndërkombëtar për të krijuar ekonomi me shkallë të ulët ndotjeje, por në një mënyrë që t’u lejojë njerëzve – përfshi edhe ata në pjesët më të varfra të botës – të gëzojnë përfitimet materiale dhe sociale të rritjet ekonomike dhe konsumit. Kjo kërkon një strukturë mjaftueshmërisht radikale mbi atë se ku duhet të shkojmë, por edhe realiste lidhur me atë se ku jemi tani dhe shpejtësinë e lëvizjes. Kjo është një detyrë, e cila për shkak të kompleksitetit të çështjeve që përfshihen, shumë më e vështirë sesa çdo detyrë tjetër, me të cilën është përballur komuniteti ndërkombëtar për më shumë se gjysmë shekulli. Por, është vitale, për shkak të çmimit potencial të një dështimi, që marrëveshja të arrihet në Konferencën e OKB-së në Kopenhage, vitin e ardhshëm. Për një moment, unë nuk dua të nënvlerësoj vështirësitë e pafundme politike dhe ekonomike. Konsensusi është që emetimet e gazit serrë duhet të jenë shkurtuar me mbi 50% nga 2050, për të pasur një shans të mirë që të mbajmë rritjen e temperaturës në rreth 2 gradë Celsius. Për të arritur këtë do të duhen ndryshime të përmasave të paprecedentë në ekonomitë tona. Kjo mund të duket çkurajuese, por ka gjithashtu arsye për shpresë. Është vlerësuar se ne kemi tashmë teknologjinë për të realizuar 70% të ndryshimeve, për të cilat kemi nevojë. Vetëm një efikasitet më i madh energjetik do të ofrojë ¼ e të ardhurave të përgjithshme, përveç reduktimit të faturave. Shpyllëzimi përfaqëson më shumë se 20% të problemit të emetimit të gazrave. Përveç kësaj është e qartë që, nëse ne do të vendosim stimujt e duhur në terren, tregu do të përgjigjet, kreativiteti dhe zgjuarsia humane do të funksionojë, dhe përgjigjet që do të jepen nesër, të cilat nuk mund të parashikohen sot. Ne, gjithashtu, duhet të pranojmë realitetin. Një zgjerimi i energjisë së rinovueshme dhe, të paktën në disa vende, të energjisë bërthamore, është esenciale për të mbushur pjesën tjetër të hendekut. Por, pjesa më e madhe e centraleve të reja të ndërtuara në SHBA, Indi dhe Kinë në dekadat e ardhshme do të jetë me djegie qymyri, prandaj zhvillimi i tërheqjes së gazit karbonik dhe teknologjia e magazinimit është gjithashtu vendimtare. Dhe ka një hendek të thellë midis nevojës sonë për energji bërthamore dhe mundësisë sonë për të furnizuar atë, meqenëse industria bërthamore ka qenë kaq e ngadaltë në vitet e fundit. As ne nuk mund t’ia lejojmë vetes një rishikim të Kyotos. Ne kemi nevojë për angazhimin e të gjitha vendeve. Bota e zhvilluar, e cila krijon 80% të emetimeve të gazrave serrë, që krijon njeriu në atmosferën tonë, duhet të marrë rolin drejtues në reduktimin e tyre. Por, nëse SHBA do të plotësonte objektivat më të vështira për reduktimet dhe Kina do të vazhdojë në rrugën e saj aktuale, emetimet do të vazhdojnë të rriten mbi nivelin në të cilin ndryshimet klimatike, potencialisht katastrofike, bëhen shumë më të mundshme. Pra, sfida është e madhe dhe afatet shumë të ngushta. Pa një orientim të qartë politik, ka një rrezik real që Samiti i OKB-së në Kopenhagën, në dhjetor 2009, do të çojë në një marrëveshje me emëruesin e përbashkët më të ulët, me secilin nga vendet që jep sa më pak që ata besojnë se është e mundshme. Por, është gjithashtu e mundshme të shikojmë një kuadër për marrëveshjen ambicioze, por që jep rezultatet e kërkuara. Këtu çmimi i lartë i naftës dhe shqetësimet e vazhdueshme mbi atë se si furnizimi do të ndihmojë në plotësimin e kërkesës në të ardhmen. Si siguria energjetike ashtu edhe ndryshimi i klimës tregojnë se nevoja për të transformuar mënyrën se si rritet ekonomia jonë për të reduktuar vartësinë tonë nga qymyri. Kjo duhet të bëjë të mundur marrëveshjen pothuaj universale mbi objektivin e një reduktimi të emetimeve prej 50% nga 2050. Ne nuk duhet të lidhemi pas një marrëveshjeje, e cila mbulon çdo mundësi. Në vitet që do të vijnë, njohja jonë dhe shpejtësia e ndryshimit teknologjik do të ndryshojnë në mënyrë dramatike. Objektivi themelor në Kopenhagën është që të bihet dakord mbi një drejtim të qartë për botën e zhvilluar dhe atë në zhvillim drejt një ekonomie me emetime të ulëta të gazit karbonik. Ne kemi nevojë për një marrëveshje që politikisht është e arritshme maksimumi në 2009 por për të filluar një proces për të bërë të mundur që marrëveshja të mund të rregullohet me lehtësi gjatë kohës. Kjo kërkon që vendet kryesore të industrializuara që do të marrin pjesë në Samitin e G-8 në Hokaido muajin e ardhshëm – me Takimin e Ekonomive Kryesore – për të rënë dakord mbi objektivin e 2050 dhe elementet themelore që mund të përfshihen në një marrëveshje globale. Ato, gjithashtu, duhet të identifikojnë dhe gjejnë kërkimet dhe analizat e nevojshme për të fituar një marrëveshje të gjerë në Kopenhagën, të cilat mund të jenë çuar përpara në G-8 e Italisë në qershor 2009. Nëse do të merren këto hapa përgatitorë, atëherë komuniteti ndërkombëtar do të arrijnë në Kopenhagën duke e ditur se ka një drejtim politik nga vendet që llogariten se prodhojnë 75% të të gjitha emetimeve. Çka është më e rëndësishme, do të jetë gjithashtu e qartë se Kopenhagën nuk pritet që të zgjidhë problemin e energjisë, por për të vënë në punë një proces të vazhdueshëm, që do të bëjë të mundur rregullime sipas ndryshimit të rrethanave. Ka arsye për optimizëm. Vende të tilla si Kina dhe India tani pranojnë që ndryshimi i klimës është problemi i secilit dhe nuk është vetëm për atë vende që janë përgjegjëset më të mëdha për të. Në SHBA dhe Japoni, ne gjithashtu kemi parë një ndryshim qëndrimi të mirëpritur. Në Evropë, tani ka një konsensus të vërtetë dhe të thellë mbi nevojë për të vepruar. Sfida tani nuk është më vullneti politik. Ajo ka të bëjë me atë se si të arrihet një marrëveshje, si radikale ashtu edhe realiste, e cila na përcakton neve qartazi një rrugë drejt një të ardhmeje me emetime të ulëta karboni. Kjo është brenda horizontit tonë. Ne nuk mund t’ia lejojmë vetes për të humbur këtë mundësi. Marrë nga: “The International Herald Tribune” Titulli është i redaksisë.
Larushi ngjyrimesh politike në kohë gri
Nga Albert Vataj Tash kur politika wshtw gati pwr tw mbajtur frymën në pragun e sezonit të pushimeve, kur kronikat janë stopuar në rrethin vicioz të betejës mediatike, pas kemi axhendën në rrethe të dy liderëve më të spikatur. Turet e tyre në plotësi nuk kanë patur ndonjë ndryshesë. Krahasuar kjo me dërgatat dhe motivimet pararendëse të këtyre partive, të ideve dhe lajtmotiveve. Risi kishte vetëm në koperturë. E njëjta filozofi. Ajo e zotërimit politik. Kemi një përfaqësim të mazhorancës nga Kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga njëra anë. Kemi gjithashtu kreun e Partisë Socialiste dhe kryebashkiakun e Tiranës, Edi Rama, nga kahu tjetër. Sfondi politik, dukshëm qaset të jetë i njëjtë. Dhe ka mundur të jetë veçse i tillë. Berisha me gërshërët e inaugurimeve dhe larushinë e premtimeve, si trofe të pushtetit. Rama me kartën e një politikani që kërkon të dominojë, që kërkon t’u imponohet mbështetësve të tij. Që të dy, qëllimisht lënë jashtë klimën e nxehtë që përqarkon pozitën e shtëtbërjes dhe opozitëbërjes. Berisha që kërkon maturinë e vetëdijes politike të bazës së partisë dhe Rama që trukon krizën dhe provën e zjarrit, ku ndodhet jeta e partisë që ai drejton. Me pak ngjyrime gri, por tërësia e fasadës së këtyre takimeve ka unifikuar koloritin e ngrohtë. Të paktën kështu ka udhëtuar deri në informimin publik e gjithë kjo. Natyrisht nuk do të bekoja asnjë thyerje xhamash, antimiting, apo nervacingëritje. Sikurse s’do të pajtohesha për asnjë moment me të drejtën për të pranuar këtë realitet që të zë frymën. Qëndrimi larg i shtysës për të reaguar, për të kundërshtuar, ofrohet, jo tamam si dorëheqje nga e drejta për t’ia kërkuar atë që të takon, atij që ta ka premtuar një gjë të tillë. Në një farë mënyre kjo është pajtueshmëri me fatin tënd të keq. Edhe kur ai është fati që ta kanë paracaktuar, përkohësisht, politikisht. Por duhet të jesh i çartur për ta pranuar përjetësisht një fat fatal, si fat të shkruar. Veç kësaj ajo që të gozhdon para një habie është sfondi shumëngjyrësh i takimeve në këtë kohë gri. Në këtë tonifikim deri në të zezë hera-herës. I njëjtë, i pandryshueshëm dhe aspak harmonik me zhvillimet politike dhe realitetin. Duke përcjellë këtë atmosferë përnjëherësh nis të lëkundesh nga dyshimi. Vallë janë të vërteta gjithëçkagjë ndodh përreth, papunësia, çmimet e larta, faturat e abuzive të energjisë elektrike, korrupsioni i kudopushtetshëm, përçmimi, sorollatja dhe burokracitë e zyrave, pasiguria e të sotmes dhe vrasja e të nesërmes, etj, etj. Duke përcjellë këto takime, konstaton, se gjithçka është reale, në këtë parajsë imagjinare që kumton mazhoranca dhe pacifike, në përçapjet ngërthyese politike, që davarit opozita e qorrsokakut. Përherë më kanë mahnitur ovacionet populiste. Britmat dhe turmat që shkulmojnë nëpër sheshe e tubime dërgatash politike, si dallgët në brigjet shkëmbore. Ekstaza e grupnjërëzve që miklon sedrën delikate në qasjet periferike të liderit, ka ndeshur rrallë, për të mos thënë, kanë behur në mënyrë sporadike në barrierë debatesh. Por më së shumti ka qenë e përfshirë nga shtjellat e diskutimeve dhe trajtesash pafund e bjerrakohë. Fjalë dhe hargalisje nëpër sajesa programesh afatmesme e afatgjata, dokrrash dhe batutash pa kripë për kundërshtarësh politikë, përqafime e shtërngime duarsh. Gjithçka nget pa u ndalur në rrugën e vet pakrye. Njërëzia përherë ka qënë në aty, si dikur kur pritej udhëheqësi, edhe sot, me buqeta lulesh në duar e brohoritje në buzë, sypërshkënditje në ballë e zjarr në duartrokitje. Vallë edhe kjo tërheqje për hunde është një nga çmimet që duhet ti paguajmë ende të kaluares. E vështirë për ta besuar, e rëndë për ta pranuar, e pamëdyshtë në të ngjarë. Pse? Në shumicën e rasteve, teoria e predispozitës së turmës është një gjendje emotive shpërthimi që ka tërhequr vëmendjen e studiuesve. Por gjithsesi nuk ka marrë një përcaktim definitivisht. Hasim tek-tuk atë që psikologjia e quan eksitomi i turmës, ose eksitim fiziologjik. Mbase kjo teori, nuk është tamam ajo që zbatohet me paramendim. Por faktike ne kemi një mekanizëm që vihet në lëvizje, që ekstaza fiziologjike të ngjasë. Është e provuar teorikisht se britmat, ovacionet janë një lloj shtyse, një lloj adrenaline, që si pa kuptuar edhe brenda individit joaktiv ka ngjitur nivelin, duke e tjetërsuar atë. Krejt si pakuptuar, secili sehirgji, e gjen veten në një nga të përfshirit në atë tufë mercenarësh partiak. Një lloj ndryshimi ka motivuar prezencën e tij emocionale dhe fizike, të përfshirjes plotësisht në vërshimin uturimës. Pikërisht atë që gjendet aksidentalisht në këtë shtjellë. Ai, në ato momente ka harruar se po luan rolin e lolos në këtë tragjikomedi. Kujtesën e ka të zeruar, edhe se është i përfshirë nga kjo valë energjie përpirëse jashtë ndërgjegjes së tij. Sakaq vullnesa për të dëshmuar qytetari politike ka përpara një hendek të gjerë. Mundësia të jep shpirt në duar. Guximi për të ofruan praninë e tij të ndërgjegjshme, është e venitur. E sotmja e mbarsur me vështirësi dhe halle nuk gjen forcë të dalë mbi vërshimin e mercenarëve politikë dhe çoroditjen emotive. Nëse ajo nuk është shkulm në këtë valë eksitomi përpara liderit, pranon të jetë anonimat i një identiteti që orvatet duke pranuar realitetin si ndëshkim të fatit, jo si një mundësi, në përpjekje për ta ndryshuar. Së paku për ta dëshmuar atë. Zotërimi politik, rëndom lexohet si një hipnoze përkohshme, që vë përfund një masë njerëzish, të cilët ndonëse të pakënaqur nga përfaqësia e tyre, në pushtet ose jo, nuk mundin të jenë vetëm se marioneta në duart e kredos dhe makiavelizmit politik të liderit. Thua se punën, standardet, mirëqenien do t’i gjejë mirazhi rrezatues i liderit, apo shpresën mund të ta motivojë tërësia e ornamenteve të ligjërimit në foltoret e tubimeve dhe ceremonive të sajuara nëpër podet e trofeve. Në këtë kohë perceptojmë vetëm grinë, harrojmë se ylberet janë flamuj politik, janë përpjekje për të trukuar portretin e venitur të realitetit të sotëm shqiptar.
“Unioni” Meta- Nano ose fillimi i fundit te Rames?
Shume nuk kane patur as dyshimin me te vogel se afrimi prane LSI-se i perkrahesve te ish- kryeministrit Fatos Nano, do ti paraprinte nje levizjeje te bujshme politike, e cila mesa duket tashme eshte ne prag. Kalime te antaresise se thjeshte nga PS-ja tek LSI-ja, por edhe i ish- hierarkeve te larte te tipit Luan Rame por edhe te tjere, treguan se po afrohet nje “union” i ri ne politiken shqiptare: fillimisht ne mes dy emrave- rivale te dikurshem, me pas edhe i “ushtrive” te tyre ne baze. Ne fakt, si per cdo levizje te kesaj natyre, duhet nje fare kohe per tu testuar, me pas edhe per tu implementuar me sukses. Afrimi i padukshem apo ne distance ka ndodhur permes deklaratave kryesisht te ish- kryeministrit Meta, pas ftohjes me kryesocialistin Rama. Por burime te besueshme bejne me dije se Nano dhe Meta jane takuar fizkisht, jo vetem nje here per te vene piketat e nje afrimi te mundshem. Vjena por edhe Mali i Zi jane paraqitur si vende ku Meta dhe Nano direkt por edhe permes emisareve, kane “thurur” plane te asaj qe mund te quhet surpriza me e madhe e pritshme ne politiken shqiptare. Me shume se deshira per bashkepunim mes tyre, Nanon dhe Meten i bashkon “armiqesia” me Edi Ramen, duke patur ne sfond bashkepunimin e hapur te kryabashkiakut te Tiranes me kryeministrin Berisha. Kjo mesa duket shihet edhe si nje pike e forte e binomit Nano- Meta per te terhequr pas vetes bazen “fanatike” socialiste, e cila nuk e ka honepsur as ish- kryesocialistin ne kohen e dashurise se shkurter me Berishen ne veren e vitit 2002. Indirekt, me nje levizje te tille del i fituar ish- kryetari Nano, por edhe LSI-ja, nese nuk do te kete nje “union” te formuar nga dy parti me mbiemer socialist, ku njera sipas gjasave mund te kete ne krye vete ish- kreun e PS-se. Duket e veshtire qe Nano ti bindet Ilir Metes- kryetar i LSI-se, duke qene brenda ketyre rradheve, ndersa edhe krijimi i pritshem i nje grupi kuvendor me “mekataret” e votimit Topi, shkon ne drejtim te shtimit te nje partit te re politike ne vend. Nga ana tjeter, eshte e kote te thuhet se i humbur mund te jete vetem Edi Rama, ndersa Berisha nuk eshte cudi te ofroje partneritet bashkeqeverisjeje per dyshen Nano- Meta, nese PD rezulton force e pare politike ne zgjedhjet e vitit 2009. Cdokush e ka te qarte se Nano terheq rreth vetes akoma nje pjese te konsiderueshme te antaresise se PS-se. Ajo eshte pare qarte gjate turit ne disa qytete ne kuader te “Katharsis II”, por edhe nga pakenaqesite e dukshme te bazes socialiste ne shume rrethe te vendit, mes te cilave edhe Shkodra. Keto pakenaqesi sipas gjasave, do te vijne ne rritje ne kuader te afrimit te kohes per hartimin e listave te kandidateve socialiste per deputete sipas qarqeve te Shqiperise. E ne kete kuptim, duket sikur koha po punon per dyshen e pritshme publikisht Nano- Meta dhe kunder endrres se Edi Rames per tu bere kryeminister i vendit. Nga sa mund te perceptohet, dyshja Nano-Meta kane percaktuar edhe “fatet” respektive nese do te arrihet marrja e qeverise ne vitin 2009: kreu i LSI-se do te kete karriken e kryeministrit, duke i garantuar Nanos karriken e presidences pasi ta liroje ate Topi ne vitin 2012. Shume analiste dhe komentatore jane te mendimit se pa LSI-ne e Metes kryetari Rama dhe PS-ja e tij e kane shume te veshtire te mund te qeverisin pas vitit 2009, edhe nese socialistet rezultojne force e pare politike. Aq me shume zvogleohet kjo mundesi, nese ne krah te Metes do te jete edhe Nano, i cili natyrshem terheq pas tij nje numer te lakmueshem socialistesh dhe progresistesh. E thene ndryshe, edhe nese Rama del i pari ne garen e vitit te ardhshem, votat e LSI-se dhe te Nano- partise, do te jene te domosdoshme per te qeverisur vendin. Eshte e qarte se Edi Rama, do te jete i detyruar te heqe dore nga karrikja kryeministrore ne favor te Metes, vetem nese do te linte me deshire ne opozite edhe per 4 vite socialistet shqiptare. E nese e majta shqiptare, pas kesaj carje te re te pritshme qe vjen si pasoje e nje “unioni” do te humbase serish zgjedhjet, eshte e sigurte se Edi Rama do te largohet, do te humbiste edhe karriken e qytetarit te pare te Tiranes- perfundimisht do te dilte ne hijen e politikes shqiptare. Me kosto 4 vjecare ne opozite per te majten, mund te arrihej nje unifikim i plote Nano- Meta dhe PS-ja e mbetur nga Rama, per tu ringritur fuqishem ne zgjedhje parlamentare, por qe sipas llogaritjeve do te ishin jo para vitit 2013. Blerti Delija
“Shenjtorja” e vetlauruar kërkon të jetë më Katolike se Papa
nga FATIME KULLI U njoha nëpërmjet faqeve të internetit me shkrimin “INJORANCA KERKON EKLIPSIMIN E NENE TEREZES” dhe që krijoi polemika në shtypin e internetit. Gjithashtu, lexova me shumë vëmendje shkrimin e Nase Janit “Mëkatarë! Mos luani me emrin e nene Terezës!”, gjithashtu u njoha me shkrimin “Nene Xhemilja e Triestes alios Nene Evdhoksia e Karavastas”. Ju të nderuar kolegë keni një të drejtë të madhe e të pahueshme. Ju me shkrimet tuaja kritike, kërkoni me të drejtë mos përdhosjen e një figure të madhëruar, jo vetëm për ne shqiptarët, por për tërë njerëzimin, pikërisht për humanisten më të madhe në botë, Nënë Terezën, e cila do të mbetët një mit i papërsëritshëm, edhe në shekujt në vazhdim. Por, çuditërisht me ne shqiptarët ndodh një fenomen i çuditshëm. Ne kemi maninë të jemi kudo të parët, të jemi kryetarë, të jemi shkrimtarë të mëdhenj, të jemi Nënë Terezë, e kështu me radhë do të përmendja shumë emra, etj., etje,. për të përfituar diçka të pamerituar nga madhështia e tjetrit. Dhe këtë mani e kemi kthyer në sistem, që padyshim element kryesor të këtyre “atribute”, janë; injoranca, inferioriteti, interesi, babëzitje, deliri, e tjer. Rasti në fjalë është shumë interesant dhe i rrezikshëm për shoqërinë shqiptare, kudo në botë. (Të më falni kolegë, por nuk kam dëshirë t’ia përmend emrin zonjës në fjalë, pasi nuk dua t’i jap rëndësi, se për mua është askush.) Ndërsa ju mund ta njihni më mirë, nëse ajo ka merita apo jo, për të merituar këtë sfidë paradoksale. Por, polemika e fundit në faqet e internetit, për mua përbën një shqetësim real, pasi ajo vjen në një kohë kur në Shqipëri ndodhin skandale edhe më të mëdha, qarqe të caktuara në bashkëpunim me politikan antishqiptar, kërkojnë të na dhunojnë figurën simbol të formimit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali. Dhe kjo rrufe vjen nga një njeri i shkolluar në Amerikë, nga një akademik, atëherë çfarë presim nga injorantet që kërkojnë të zëvendësojnë Nënë Terezën??? Ju keni të drejtë kolegët e mi, por kam një pyetje për ju: A ka gra intelektuale në diasporë, që me të vërtetë kanë kontribuar për kombin shqiptar, qoftë edhe me krijimet e tyre, për tu “përballur” me këtë grua, e cila tenton t’i bëj sfidë humanistes më të madhe në botë? Pse nuk e çojnë zërin këta zonja, por pranojnë sfidat e njerëzve të vegjël, me kulturë të cunguar, me një ego prej lubie, për të përdhosur një figurë kaq të madhe siç është Nënë Tereza? Kam lexuar se ajo është shprehur konkretisht: “Nëne Tereza jepte bukë nga parat e Vatikanit ndërsa unë i jepja njerëzve bukë nga rroga ime”… Të nderuara kolege! Nanë Tereza është një MIT i madh, dhe Mitet, ne s’duhet t’i prekim, e jo më t’i përdhosim. Kjo maniake për tu dukur, arrin deri këtu dhe ju koleget e mia të mençura e të nderuara, heshtni. Përse heshtni? E ndërsa shkrimi i shkrimtarit të njohur, (i cili bashkoi shpirtrat krijues kudo në botë me punën e tij në Athinë ) Nase Jani, “Mëkatarë! Mos luani me emrin e Nene Terezës! është një apel njerëzor e intelektual për të revolucionizuar ndërgjegjet e njerëzve të vegjël e maniak, të cilët kërkojnë të përdhosin figura të ndritura të kombit tonë, dhe rasti në fjalë, “shenjtorja” e vetlauruar kërkon të jetë më Katolike se Papa.
Zgjedhjet dhe zgjidhjet
Nga Albet Vataj Proporcionali rajonal do të jetë praktika që do të startojë në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës si një model i ri mbi formatin e të cilit do të përftohet Kuvendi i ardhshëm i Republikës së Shqipërisë. Më shumë se si një përvojë bashkëkohore dhe një praktikë e vendeve me demokraci të përparuar, ajo do ti ofrohet realitetit të politikës shqiptare, si një dobi e disiplinimit të larushisë spektrit. Do të marrë fund përgjithnjë, ose të paktën kështu mbetet të shpresojmë, ideja e pjelljes së partive për karshillëk të dhjetëra të tjerave, apo për rivalitet të këndezëve partiakë. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare kanë vënë para një përballje të tensionuar në tërësinë e jetës së tyre, partitë politike shqiptare. Por më të predispozuar për t’i vlerësuar si shansi i fundit të gjallimit politik janë partitë e vogla, të cilat formula e re zgjedhore rrezikon t’i skualifikojë përfundimisht nga skena. Proporcionali rajonal në pamjen e parë favorizon dy partitë e mëdha parlamentare, Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste, si subjektet që ndajnë në mes tyre mbështetjen e elektoratit shqiptar. Proporcionali rajonal do t’i japë fund përfundimisht penetrimit në ligjvënësin shqiptarë të personave më një të kaluar dhe të tashme joproduktive dhe të dyshimtë. Partitë do të jenë më të kujdesshme në përzgjedhjen e përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Njerëzit e saj duhet të jenë sa më përfaqësues, sa më të besueshëm dhe profesional. Pasi vetëm një kategori e tillë përfaqësuesish në Kuvend do t’i garantonte asaj vijimin e qeverisjes dhe forcimin e besimit në popull. Ekzistojnë shanset që gripat dhe gangot politik që kanë mundur të hyjnë në politikë, ta kenë disi të pamundur të tejkalojnë këtë duke u bërë faktor në ligjvënien në Shqipëri. Pozitiv është fakti se partitë do të vihen përballë një përgjegjësie ndryshe në përzgjedhjen e emrave, personaliteteve dhe produktit politik që do të përfaqësojë spektrin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Do të ketë fare pak shanse që persona të vendosur në pozita të forta financiare të mund të ishin përfaqësues të vullnetit të zgjedhësit shqiptar. Atij vullneti që vinte si produkt i mjeteve që prodhonte paraja, para e cila nuk dihej ose nuk donte kush të dinte se nga vinte. Shpresohet t’i jepet fund krijimit të grupazheve parlamentare, të strukturave kuvendare që lidheshin pas interesave të përfitimit dhe që hera herës për këto interesa provokonin ngërçe dhe impononin vendimmarrje politike. Partitë dhe kjo formulë zgjedhore do të minimizoje plangëprishësit politik, të cilët inatet e tyre personale i pompojnë duke i konvertuar në beteja parlamentare, në vramëndje politike e pse jo dhe në çoroditje të zgjidhjeve jetike që burojnë nga ky mozaik. Megjithatë, marifetgjinjtë e politikës shqiptare këtë përvojë zgjedhore nuk do ta lejojnë që të bëhet “vrastare” për ëndrrat e tyre. Në zyra e bordume, në kafene e podjume ata nuk reshtin së zgjidhuri të kësaj “Nyje gordiane” që kërkon të lidh fatin e tyre më dështimin politik, që kërkon të kthehet në një makth. Po punohet intensivisht për përpilimin e grupimeve, aleancave dhe bërjen e një rezultanteje në tavolinë për secilin rast. Nga ana tjetër e ashpër do të jetë lufta e përzgjedhjes së listët zgjedhore dhe më së shumti për renditjen. Kjo do të jetë në vetvete prova e zjarrit të jetës politike të partive. Kjo do të nxjerrë në pah se sa unanimitet vendimmarrës ka dhe do të ketë në gjirin e këtyre subjekteve politike. Natyrisht që kjo do të jetë një betejë zgjedhore, ndoshta më e ashpër se sa vetë zgjedhjet dhe testi politik te sovrani. Brenda partive, kryesisht PD dhe PS përpilimi i listës emërore natyrshëm që do të shoqërohet me debate dhe nuk përjashtohet mundësia dhe të ndonjë krisje brenda radhëve, pasi vetë partitë dhe politika shqiptarë nuk ka ndonjë pjekuri të konsoliduar dhe garante në tejkalimin e fazave të tilla kaq delikate dhe domethënëse për kredibilitetin dhe besueshmërinë te zgjedhësit shqiptar. Në këto kushte ajo që do të zgjidh këto nyje do të jetë autoritarizmi i lidershipit. “Kështu them unë, kështu do të bëhet” ka gjasa të jetë formula e zgjidhjes së ekuacionit të listës emërore. Partitë e vogla, të cilat jo rrallë kanë prishur qetësinë e të mëdhenjve, do të gjenden kësaj here në pozita tepër të vështira. Vegjetimi i tyre politik nën hijen dhe kredon elektorale të të mëdhnjve do të marrë fund dhe bashkë me këtë do të dalë në dritë se sa i vlen lëkura secilit. A duhet të besojmë se jeta politike shqiptare duke u përqëndruar në dy parti apo grupime do të jetë më produktive, më efikase? Kjo do të ngjasë nëse duhet të shpresojmë se rrjedha do të jetë logjike, përkundër përvojës së derisotme, e cila nuk lë shkak për të besuar se politika të nesërmen e zgjedhjeve kunendore do të ketë një pamje tjetër, një predispozitë tjetër, një përkushtim dhe besueshmëri tjëtërqysh nga deritash. Gjithsesi mbetemi të shpresojmë se proporcionali rajonal do të qartësojë shumë gjëra. Politika shqiptare, do apo s’do ajo, do të jetë e detyruar të jetë më kredibël, më e besueshmë, më e përkushtuar kundrejt votbesuesit shqiptar. Shumë beteja të panevojshme politike do të marrin fund. Kokëçarje interesash personale dhe grupesh interesi do ta kenë më të vështirë të artikulohen për tu bërë pjesë e jetës politike shqiptare. Individë të anatemuar, e pse jo dhe me precedentë politikë apo moral do ta gjejnë veten të mënjanuar. Në një farë mënyre jeta parlamentare do të imunizohet nga “atentatet” personale. Kuvendi do të merret me bërjen e ligjeve. Dhe jo vetëm kaq, ajo do të jetë e detyruar të obligohet për një zbatueshmëri më të lartë të ligjeve. Barazia e të gjithëve para shtetit dhe ligjit do të diktojë rregullimin e shumë marrëdhënieve. Natyrisht që në fillimet e saj proporcionali rajonal nuk do të mbart shumë përgjegjësi, por deri diku ndikimi i saj në disiplinimin kuvendor do të jetë i dukshëm. Pastaj hap pas hapi do të kemi deputetë më të vetëdijshëm, më të përgjegjshëm dhe më të bindur në detyrimin e tyre karshi votbesuesit. Pak rëndësi do të kishte se kush do të kurorëzohet fitues në këto zgjedhje. Rëndësi e dorës së parë do të ketë racionaliteti politik. Rruga për të mbërritur tek dobishmëria e kësaj filozofie zgjedhore do të jetë e gjatë. Vullneti politik edhe në këtë format duhet të jetë oksigjen për mushkëritë e reformave, integrimit dhe rreshtimin e vendit tonë në radhën e vendeve të zhvilluara. Le të shpresojmë dhe të besojmë se ajo që dy partitë e mëdha përzgjodhën do t’i shërbejë perspektivës, politike fillimisht, më pas asaj të shtetbërjes.
Parlament i hallakatur
Nga Aleksandër ÇIPA Prej disa muajsh, sjelljet politike me Parlamentin e vendit vazhdojnë të lënë në fuqi një shije të keqe për parlamentarizmin aktual. Shumica e aspekteve të sjelljes, shfaqjes, debatit, ligjbërjes dhe ligjmiratimit kanë qenë të kontestuara nga shumica e opinionit publik dhe nga segmente të ndryshme të institucioneve politike. Serioziteti i parlamentarizmit prej kohësh është cenuar, por më së shumti, cilësia dhe produkti ligjbërës është bërë i diskutueshëm, me mjaft mangësi dhe vlerë të paktë jetëgjatësie.Mënyra si janë miratuar shumica e ligjeve dhe procedimi përmes një debati informal e fiktiv, të bindin se abuzimi politik dhe jopolitik me rëndësinë dhe vlerën e legjislativit, ka për protagonistë vetë pjestarët e tij dhe mandati i këtij legjislativi është përdorur për interesa jogjithëpërfshirëse. Kryeparlamentarja e vendit, zonja Jozefina Topalli, ndoshta është rasti i parë në gjithë përvojën parlamentare të rajonit ballkanik që të jetë përballur me dy mocione dhe të kërcënohet edhe aktualisht prej të tretit. Kjo nismë e lënë në mes prej opozitës, është një tjetër sjellje abuzive me misionin politik që mbart një palë politike. Natyrisht, kjo kërkesë e opozitës e ripërsëritur mbi bazën e rrethanave të ripërsëritura i ka hequr asaj kredencialet e mjaftueshme për të bindur publikun. E kemi fjalën për mbështetjen publike që duhej të kishte ajo në aktin politik dhe kërkesat kontestuese të saj, në adresë të kryeparlamentares. Nga ana tjetër, ripërsëritja e kërkesës zyrtare për mocion, madje dhe akti i votimit dhe rishfaqja në herë të tretë e kërkesës, flasin qartë për një hallakatje dhe impotencë politike. Kjo axhendë e ndenjur dhe e keqpërdorur e reagimit parlamentarist, ose mbulon një paaftësi, ose justifikon mospasjen e një të drejte. Puna e pakryer në politikë është vazhdimisht një investim rrënues për besueshmërinë dhe mbështetjen qytetare dhe publike. Këtë aksiomë të real-politikës, politikanët dhe subjektet tona partiake nuk e vlerësojnë gjithmonë si të tillë. Pas mocioneve të rrëzuara dhe atyre të lëna në mes të rrugës, natyrisht që mund të kenë sjellë rritjen e autoritetit drejtues dhe administrativ të kryeparlamentares. Kjo është një rritje me vlera të veçanta negativiste në funksion dhe me po kaq rreziqe për vlerën institucionaliste të titullares. Sepse shumëkush e di që në raste të tilla, mjedisi ynë politik preket prej autoritarizmit dhe prej protagonizmit individualist të udhëheqësit. Në jo pak raste, këtë sedër kryeparlamentarja e ka demonstruar në seanca dhe në marrëdhënie komunikimesh me deputetë të opozitës. Sikundër e ka shfaqur edhe përmes ndonjë gjesti injorues në rastet kur ka pasur përballje ankimesh me pretendime procedurale, të paraqitura nga këta përfaqësues të pakicës politike. Vetë opozita duke mbetur në aksione të tilla përgjysëm, duke iu rikthyer atyre, edhe pse s‘ka pasur besimin e çuarjes deri në fund, ka pësuar zvogëlim besimi dhe natyrisht e ka bërë edhe më të shtuar vlerësimin se gjendet në pozita dhe motive hallakatëse. Ky imazh i opozitës lidhet në një farë mënyre edhe me pamjaftueshmërinë e saj vokale dhe altnernativë-pasëse për rastet e dekreteve, për rastet e projektligjeve që janë kaluar përmes imponimit numerik të kartonave apo për projektet e kaluara dhe të dyshuara si “manovra përfituese dhe përdoruese prej qeverisësve”. Krejt kjo tablo e plotë hallakatjeje, shërben si motiv dhe argument i plotë për skepticizëm qytetar dhe mosbesim ndaj përfaqësimit parlamentar në vend. Prej 15 marsit 2008 e deri më sot, pra prej katër muaj kohë, parlamentarët shqiptarë kanë dëshmuar se mund të jenë të paaftë për të mbërritur në një qëndrim dhe në një imponim institucional për një proces hetimor dhe identifikues përgjegjësish. Kjo zvarritje, padyshim që e bën edhe më të lartë koston politike, si për shumicën që është në pozitën e përgjegjëses, ashtu edhe për pakicën parlamentare që është në pozitën e llogari-kërkueses politike. Mosqënia në nivelin e detyrës dhe misionit, në raport me këtë tragjedi, të dyja palët i ka vënë në pozita dhe natyrisht edhe më të vështirë do ta kenë në të ardhmen e afërt. Fjala është për vënien në pozita, për shkak se lidhen me besueshmërinë ndaj autoritetit ligjor dhe shtetit të së drejtës, në Shqipëri. Trajtimi i përgjegjësive dhe hetimi i Gërdecit mbetet edhe një provë dëshmie për vlerat e partneritetit që premtojnë dhe ofrojnë institucionet tona me ato ndërkombëtare. Trajtimi i deritanishëm i çështjes “Gërdec”, sipas të gjitha pohimeve nga jashtë, ka mjaftuar si imazh kritik që të dyja palët politike po paraqesin në publik. Sjellja dhe qëndrimet në raport me këtë çështje, kanë vlerën sinonimike të rasteve të përgjegjësisë, si ndaj atyre që kryejnë mitmarrjen, ashtu edhe ndaj atyre që realizojnë mitdhënien. E thënë me fjalë të drejtpërdrejta: përgjegjësi ka fajtori real, por dhe denoncuesi dhe ligjkërkuesi opozitar. Pozita dhe opozita deri tani, në lidhje me këtë çështje, në këtë shfaqje dhe përmes këtij kontributi parlamentar, po komprometojnë vetveten. Ky komprometim lidhet edhe me aspektet e mungesës apo cenimit të transparencës së qëllimeve dhe të pragmatizmit të drejtpërdrejtë politik të udhëheqësisë së lartë politike. Se ekziston kjo transparencë e cenuar, prandaj vazhdojnë sot akuza për deformim dhe prekje antikushtetuese të Kushtetutës. Janë të panjohura prej publikut interesat reale për amendimin e Kushtetutës, prandaj dyshohet dhe hamendësohet prej shumëkujt e më së shumti prej opinionistëve dhe vëzhguesve të mediave. Eshtë cenuar pavarësia e disa institucioneve kushtetuese dhe po konstatohet polemikë dhe konflikt institucionesh më shumë jashtë Parlamentit se brenda tij. Kjo është shprehje e paaftësisë për parlamentarizëm dhe mospërdorim efektiv të foltores së tij. Kjo situatë e ka shtuar paaftësinë administrative në disa prej fushave jetike të shtetit dhe shoqërisë, sikundër mund të thuhet me plot gojën se është rrënuar standardi dhe shembur ai. Kjo paaftësi ka mposhtur edhe opozitën. Ajo, për shkak të kësaj gjendjeje, po zhvleftëson aksionet politike opozitare, sikundër edhe itineraret për krijim imazhi për projektin dhe vizionin e vet qeverisës. Në këtë pamje, hallakatësia është virtyti i vetëm i palëve tona parlamentare dhe politike.
Grilat e mbyllura të kryeministrisë…
Nga Anila SULSTAROVA Në bulevardin qendror, përveç trafikut dhe pluhurit me nuanca të shkrira gri në kafe, që përplaset në fytyrë kur jam këmbësore, ose në xhamat e makinës kur jam me makinë, më bëjnë përshtypje grilat e mbyllura të asaj që supozohet të jetë zyra e kryeministrit shqiptar. Ato grila kanë kohë që qëndrojnë të mbyllura. Nëse je i/e ngeshme dhe sheh dritaret e Kryeministrisë, pak syresh kanë grilat e hapura. Edhe ato që janë të hapura, janë deri në gjysmë. A thua janë masa mbrojtje për kryeministrin e Shqipërisë? Ndoshta… Megjithëse, ai si burrë fort i zgjuar që është, me siguri ka kuptuar që sulmet më të egra, që kanë cenuar dinjitetin e tij moral dhe politik, që e kanë zhytur në faje e dështime të rënda, që e kanë shfrytëzuar dhe ai ka lejuar ta shfrytëzojnë për përfitime shumëplanëshe, kanë ardhur nga ata që i ka pasur (për fat të keq disa ende i ka), brenda mureve që mbrohen nga grilat e mbyllura. Në fakt, politika nuk është hiç pjesë e përparësive të mia kryesisht akademike (as nuk besoj të jetë ndonjëherë), por me gjithë indiferentizmin ndaj saj, ajo ka guxuar të ndërhyjë në cilësinë e jetës sime personale, jetës sime profesionale me prishjen ekuilibrave të mjedisit në të cilin jetoj. Mllefi më shtyu që një ditë vendosa të shoh godinën e shumëmbrojtur Kryeministri, ku zanafillen politikat për popullin. Ne, votuesit, besojmë që ato të na zhvendosin drejt hapësirave më dinjitoze e qytetare. Por, nuk dimë se kryeministri dhe ekipi i tij i mbajnë grilat mbyllur, sepse punojnë ditë dhe natë. Mbajtja hapur e grilave jep sinjalet e natës dhe ditës. Ata nuk duan t’ia dinë në është ditë apo natë… Sepse, psikologjikisht, nuk duan të ndikohen nga ditë-nata. Rëndësinë e ajrit të pastër, dritës së diellit, dritëhijeve të natës, zhurmës së shiut, kryeministri i shqiptarëve si njeri i rritur në zona shumë të pastra e të bukura të Shqipërisë, si mjek, si qytetar i lexuar dhe i kulturuar njeh shumë mirë se çfarë ndodh në njerëz, mendje dhe shpirtra që jetojnë në errësirë… Mjediset anemike, të paajrosura, dritë zbehura zhbëhen jo vetëm në ngjyrë, por edhe në funksione. Pikërisht në këtë mjedis prodhohen politika që prekin çdo qytetar shqiptar, pavarësisht moshës. Njerëz që punojnë dhe rriten në errësirë, a mund të sjellin vallë politika ndriçuese?… Para pak ditësh isha me studentët e mi në provim: 160 studentë të ndarë në dy salla, asnjëra e kondicionuar apo me sistem ventilimi. Me njërën dorë shkruanin, me tjetrën fshinin djersët ose përpiqeshin të freskonin veten a mendjen. Shihja bluzat e njomura të ngjitura pas kurrizit. Pas provimit rendën në lokalet përballë godinës ku formohen të freskoheshin. Në fakultetin tonë ka vetëm dy banja ku nuk ka as ujë. Unë punoj në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Sociale. Atje, kush është i interesuar të shohë një pasqyrë domethënëse të politikave të ardhura nga e zbehta kryeministri dhe derivatja e saj me më shumë ngjyra, ndonëse jo rrallë herë shumë të errëta, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, është i mirëpritur. Grilat e mbyllura të Kryeministrisë duket se nuk duan të kenë asnjë sinjal nga jashtë, asnjë sinjal nga ata që i kanë vendosur brenda asaj godine, asnjë sinjal nga ata që iu qëndrojnë përballë për hir politikash apo dëshire për të përmirësuar të sotmen dhe të nesërmen, asnjë sinjal nga ata që i votuan për bashkë shkëmbim përgjegjësish… Grilat e mbyllura nuk lejojnë kryeministrin e vendit tim të shohë: varfërinë që u lexohet në sytë e uritur për dinjitet votuesve shqiptarë, panikun e prindërve që lypin mjekime dhe gjak për fëmijët e tyre, numrin e vetëvrasjeve që në gjashtëmujorin e parë të 2008 është dy herë më i madh se ai i vrasjeve, që qytetarët e tij nuk ndihen të mbrojtur, që listat në dyqanet e bukës zgjaten bujarisht, që mesatarja e nxënësve të sistemit parauniversitar është shumë e ulët, që kultura dhe arti shqiptar kanë humbur vlerën dhe sharmin… që po vdesin shpresat… Grilëmbyllura kryeministri më duket si shtëpia e fantazmave politike të djeshme, të sotme, dhe me ç’duket atyre të ardhshme.
PROFESOR KOLË PRELA NË KUJTIMET E BASHKOHËSVE
Pregatitur nga PRELË MILANI “Kola në gjimnaz ka qënë një klasë më lart se unë, por në shkollë jemi miqësur dy fish njeri me tjetrin. Ne ishim nga i njejti fshat dhe mbi të gjitha miqt të vertë. Profesori ka qënë një mashkull sy kalter me një fytyrë sa të qeshur aq edhe të porpurtë, vetull hollë me flokë ngjyrë gështenjë, të prerë bukur, të krehur me kujdes lart mbi ballë duke i dhënë një pamje sa të hijshme aq edhe tërheqëse. Kapiten Lekë Vojvoda. Profesor i Akademisë së Modenës
Profesori i pa fat”:Kolë Prelën e kam pasë profesor letërsie dhe latinishtje dy vjet e gjysmë në lice deri sa doli ilegal. I pajisur me një kulturë të gjerë, dallohej për mëndjen e tij të mprehtë, i sjellshëm, i ëmbel, i pastër e i ndershëm. Kishte trimërinë, patriotizmin dhe gjallërinë e maleve të vendlindjes. Kur doli partizan mua dhe shumë e shumë nxënës të tjerë nuk na befasoi pasi ndjenjat e tij antifashiste lexoheshin qartë. Pati nga ata që e quajtën edhe aventurjer edhe të lajthitur. Ai qe shumë fatkeq se nuk mundi ta kultivojë intelektualizmin e vet. Profesor Kolë Prela qe i parakohshëm për kohën kur jetoi, prandaj politika e kryqëzoi brutalisht Sipas Kujtimev të Çesk Zadesë 20 dhjetor 1993
Profesori gojëmbel: ”Profesori i fjalëve të embla, intelektuali i kulturës solide prendimore, nga të paktët latinishtfolës elekuent, njeriu i butë që nuk trazonte njeri, njeriu i urtë që në çdo rast rezantonte mençuri. Në fushën e mdimit pedagogjik, profesori i përkiste rrymës pedagogjike pragmatiste, tipari themelor i së cilës është “pediaocentrizmi(ku në qendër të veprimtarisë pedagogjike qendron nxënësi). Në fushën e metodologjisë së mësimdhënjes, profesori brënda një përjudhe të shkurtër formoi individualitetin e vet, një figurë të pastër morale, me një sistem imunitarë vlersh si diniteti, dashuria dhe respekti. Sjellja e mirë dhe e kulturuar e profesorit u shendërrua në shembëlltyrë të patjetërsueshme për nxenësit e tij. Shembulli i tij përsonal pasqyrohej qartë në autoritetin, dashurinë, respektin dhe në mardhënjet e përditshme me nxënësit e tij. Kolë Prelën ndonëse fati tragjik, e shytoi në stinën më të bukur të jetës, ai pati fatin të mbetej në kujtime që nuk shlyhen tek nxenësit e tij! Prof Shefik Osmani ish nx i Prof Kolë Prelës
”Më kujtohet shumë mirë ai djalë simpatik i veshur hijshëm, fjalëpakë, skllav i librave. Nuk ishte i pasur ekonomikisht, por shumë i pasur shpirtërisht, djalë i një të ardhmje të madhe, interpret i fjalës artistike, jo vetëm me atë gegnishte të kulluar, por me latinishten, italishtën, dhe anglishtën që fliste na bënte për vete duke na ushqyer me perlat e letërsisë Evropiane” Profesor Çum Jonuzi ish nxës i Kolë Prelës, Shkodër me 1992
Në vitin 1946 grushti i fuqishëm i diktaturës u dëgjua edhe në gjimnaz, pa kursyer as nxënësit të cilët në forma të ndryshme kishin filluar të shfaqin pakënaqësinë e tyre, pa kursyer as profesorët për qendrimet e tyre, mos pranuese ndaj politikës se re arsimore në veçanti dhe të dhunës që manifestohej në të gjitha qelizat e jetës. “Në radhë të parë mbetën të pashlyer në kujtesën e kombit ata që përbëjnë grupin e “Martirëve të Demokracisë” si Safet Butka, Mirash Ivanaj, Gjergj Kokoshi, Prof Kolë Prela, Kolë Margjini, Simon Deda e Qemal Draçini” Hamdi Bushati”Shkodra dhe Motet. Vëll.II, fq 59.
Më kujtohet shumë mirë mësuesi ynë i latinishtës, lëndë që mësohej të degën klasike të gjimnazit të shtetit. Lëndë e veshtirë, nga më të vështirat e shkollës sonë. Por profesor Kola na e bënte të kuptushme. Kryesore ishte sjellja e tij me ne. Nuk mbaj mend ndonjë ngritje zeri të zemëruar” Sipas kujtimeve të ish- nxënësi t Jorgji Sota
I lindur në ajrin e bjeshkëve të Shoshit ku trimat lindin me flatra, ku e kanë çerdhën shqiponjat, së bashku me traditën e krahinës e gërshetoj edukatën e shëndosh qytetare dhe kulturën e mirfilltë perëndimore. Nuk kishte javë që nuk na recitonte plot pasjon pjesë nga letërsia klasike plot xixëllima metaforash, shumicën e të cilave i përkthente vetë në klasë. Caf Jonuzi ish i burgosur. Ish Kryetarë i Shoqatës së të Pesekutuerve politik Dega Shkodër. ish-nx i Prof Kolë Prëlës
Profsor Kola ishte njeri thellësisht i arsimuar, intelektual që kishte krye mësimet më së miri në Torino dhe vazhdimisht mbahej në korentin e të dhënave më të freskëta të kulturës. Ai na frymëzonte me këshillat e urta në të cilat nxehtësia atdhetare bashkohej me dashurinë për kulturën e shëndoshë. Burrnia, ajka e vertetë e vyrtyteve më të mira njerzore ishte pjesë e karkterit të tij. Kolë Prela mbajti qëndrim burrëror në gjyqin e Klerikëve të vitit 1946, kur të tjerët heshtën ose duartrokisnin vdekjen e tyre. Profesori im, doli malit si antifashist kur shumë të tjerë teorizonin kafeneve të qytetit. Profesori i gjimnazit luftoi për demokraci në kohën kur ndizej flakë revolucioni bolshevik. Ai u flijua burrërisht për parlamentarizmin e vertetë duke mbjedhë farën e demokracië që mbiu pas 50 vjetësh.- Emri i Kolë Prelës i bën nderë Dukagjinit që e lindi, Shkodrës që e rriti dhe historisë së cilës i përket- thotë Ish nxënësi i tij Artisti i Merituar Bep Shiroka
Profesori kishte njohuri të plota për botën tipike shqiptare, ku bukuria e këngës së një populli poet gërshetohej me bystytnitë dhe legjëndat, që i përkundeshin së bashku në një djep duke na dhënë një krua xhevahirësh të çuditshme. Kanunin e Lekë Duakgjinit e konsideronte si kodin e vjetër të shqiptarve tek i cili rrezatonte një humanizëm shoqeror i pashoq: – “Shpija e Shqiptarit asht e Zotit dhe e Mikut”. I miri e i keqi kanë një çmim “se del i miri prej të keqit dhe i keqi prej të mirit” Në të drejtën tonë zakonore parimi se të gjithë njerzit lindin të lirë dhe të barabartë ka ekzistuar qindra vjet më përpara se, Didero, Monteskje, Valteri e Rusoi të hartonin parimet universale humanizmit që i dha hov rrezatues ndryshimit të botës në të ashtuquajturin “shekulli artë”(XVIII) Në fushën e letërsisë Naimin, De Radën, dhe në veçanti Fishtën i konsideronte apostujt e vertetë të letersisë shqipe.”Në vargjet e Fishtës ndihet një dëshirë e pakufishme lavdie për atdheun. “Lahuta e Malsisë”, asht një hymn lufte për kombin tonë. Asht nji za kushtrimi ndër malet tona të brituna të lirisë. Asht nji kryevepër me homerikë dhe gjuhë homerikësh të maleve tona. Lahuta do mbetet gjithmonë si një pasuni kombëtare e pavdekshme me vlera të pashelyshme artistike” Tonin Sheldia ish nx i Prof Kolë Prelës
Me 30 dhjetor 1940 vdes poeti ynë kombëtar Gjergj Fishta. Atë ditë trishtushme për kombin shqiptar Profesor Kolë Prela foli përpara studentëve dhe trupës mësimore të liceut ” Për të gjithë ne që e patëm njohur, vdekja e poetit la pas një zbrazti një vorfnim dhe vrëngë zije të thellë. Ky burrë fisnik, me pamje madhështore, i dha hov vales së rrëmbyeshme të gjakut shqiptar që na valon ndër deje. Origjinal dhe i jashtzakonshëm si poet i gjallë edhe pas vdekjes do të jetë edhe në të ardhmën brënda vetdijës tonë” Gjovalin Çerkaxhia ish nx i Prof Kolë Prelës
Në gjyqin politik të muajt shkurtit 1946 pyetjes së kryetarit të seancës se si u prit ardhja e fashizmit prej të akuzuarit, Pater Gjon Shllaku i pergjigjet:Në kob i zi për Shqipni. Kur u pyet se çfarë konsiderate kishte për levizjen Nacional Çlirimtare? Edhe ksaj pyetje i pandehuri iu përgjigj, E kam konsiderue Nocion. Unë e kam ditë se në Frontin Nacional Çlirimtar bajnë pjesë bashkë me komunista edhe Nacionalista. Jam kënë takue me Zija Dibrën dhe Prof Kolë Prelën në vitin 1943 për me ba që edhe kleri katolik të bashkohej me levizjen. Por ky bashkim nuk qe i mundur…Unë ketë levizje nuk e kam quajt kurr ateiste, por levizje Nacinal Çlirimtare” Prof At Gjon Shllaku. Koha e re 23 fruer 1946.
”Gjatë diskutimit të Projekt- kushtetutës, madje që kur filluan punimet e Asamblesë, deputetët tradhëtarë Riza Dani, Kolë Prela, Kolë Kuqali, Zef Haxhia etj si përfaqësues të rreaksionit e agjent të impërjalistëve amerikan e anglez u pëpoqën të kundërshtonin vijën e Partisë dhe të Frontit Demokratik Grupi i Deputetve Buletini i shkencave Shoqërore 1950, fq 69.
”Demokracia e lirë që kërkonin këta deputet s’ishte veçse demokracia borgjeze…Grupi i Deputetve për të kundërshtuar si opozitë brënda Asamblesë Kushtetuse u dukën edhe në kundërshtimin e së drejtës së revokimit të përfaqësusëve të popullit nga zgjedhsit.Asambleja hodhi poshte kërkesën djallzore të deputetve tradhëtarë…Më rastin e heqjës së iminitetit të tradhëtarit Hysin Peja, Partia dhe Fronti Demokratik nepërmjet shtypit paralajmëronte deputetët e tjerë tradhtar se “Tërë ata që janë futur barkas në trenin e revolicionit të popullit, do të hidhen nga pënxherja si parja kallap” Gazeta Bashkimi 17 mars 1946
Në Gjyqin e famshëm të klerikëve Gjon Shllaku, Mark Çuni, Danjel Dajani, Gjergj Bici, Giovani Fusti, Gjelosh Lulashi, Qerim Sadik, Gjelosh Luli, Ndoc Vata etj. Kolë Prela 14 shkurt të viti 1946 me një guxim të pa zakontë sfidon autoritetin e këtij gjyqi politik famkeq duke bërë një deklaratë burrërore Deputetii rrethit Prof Kolë Prela, i nacional çlirimtarës dëshmoi, se ai e shokët e tij në P.Gjonin kishin gjetë gjithmonë mirkuptim e mprojtje. Aty e mbrapa çmimin që kishte para Partisë, e jo shumë ma vonë u pushkatue në Tiranë si raksionar e mbrojtësi klerit. Pal Dukagjin (At’Danjel Gjeçaj). “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”, fq. 45
”Profesor Kolë Prela kishte bërë me shkrim një dekleratë ku theksonte se At Gjon Shllakun e njoh si antifashist, ai fashizmin e quante okupator, kishte vënë firmën në një dekleratë proteste të mënshkruar së bashku me ne profesorët e të liceut të Shkodrës. Kryetar i trupit gjykues e lexoi me zëmrim e nervozizëm këtë dekleratë duke shtuar se ky person sikur të ishte trim le të vinte këtu dhe të dekleronte hapur. Profesor Kolë Prela që po e ndiqte gjyqin nga jashtë sallës me altopaorlant, erdhi e u fut mënjëherë me kokën lart drejt e në sallën e gjyqit. Shoku Kryetar i séances erdha të mbroj dekleratën që sa po lezuat. Atë Deklerat e kam lëshuar unë dhe jam i vëndosur të mbroi të vertetën. Në fund të dekleratës kam vënë emrin tim Profesor Kolë Prela deputet i popllit të Dukagjinit dhe ju kujtoi se nuk të lejoj të vëshë në dyshim burrërinë dhe seriozitetin tim . Angjelin Zojzi na sjëllë edhe një detaj të debatit prokuror deshmitar. Unë në emër të popullit regon prokurori një gjë të tillë nuk mundë ta pranoj kurrë. Më vjen keq të atakoj një njeri që quhet i lëvizjes, por di të them se ju e din mirë veprimtarinë e Gjon Shllakut. Ju kujtoi zoti prekuror, shtoi deputeti se jam plotësisht i përgjegjëshëm për sa deklerova, prandaj të lutëm mos i bëni as një koment thenjeve të mia. Kaq tha dhe doli jashtë gjithë mospërfillje nga Angjelin Zojzi në Gazetën Shkodra 25 tetor 1991
Pater Gjin Shllakun në kontaktet që kam patur me te Lufta pëderi në vitin 1945 e kam njohur si antifashist dhe anti italjan … Duke iu përgjigjur pytjes së prokurori se a keni lexuar Hyllin e Dritës? Po u përgjigj shkrimet e tija dhe të tjerve. Çfarë përshtypje u kanë bërë?Nuk ju kuptoi përse pysni për gjera të tilla që që lejoheshin e të shtypeshin e të lexoheshin legalisht. Çfarë shoqërie ishte ajo Antonjane? Përfaqësuesi i popullit përgjigjet shoqëri fetare.Në këtë rast populli në sallë filloi me vërshëllye e me rrahë këmbët” Gjovalin Zeza Genocidi Mesjetar i shekullit të 20-të, fq 49 . “Koha e re”26 shkurt 1946
Lufta për demokrci dhe opozitën kërkon martir Duke ju referue një fakti të pa njohur der tani, por i shkruar në kujtimet e Gjovalin Lukës sipas të cilave informohemi se Nako Spiro e kishte marr vesh se diktatori me Koçi Xoxën kishin vëndosur shkatrrimin e opozitës në Kuvendin Popullor.Nako spiro disa herë e paralajmroj profesorin të cilin e kishte vertet mik, se udhëheqja e partisë po e vriste. Një herë i tha: “Profesor- Unë e kuptoj mirë rëndësinë e opozitës si faktor në zhvillimit politik e shoqërortë një vendi. Mos ahrro se jeton në terror të vertetë injorantësh. Nuk është koha për të tilla veprime. Do të ju vrasin. Hiq dorë!- Dëgjo Nako! I di dhe i kuptoj të gjitha këto që thua. Lufta për opozitën dhe dhemokraci kërkon edhe martir. Unë kam vëndosë me i dal të keqës përpara, edhe pse e di se do më vrasin, Qellimi për të cilin luftoj vlen me dhanë jetën. Të dy miqët u përaqfuan me shumë përzemersi dhe nuk u takuan më kurrë” E. Çurshia:Sipas kujtimeve të Gjovalin Lukës ish Deputet i Duakgjinit. Gazeta Duakgjini nr 36 2005.
ARRESTIMI “Kola frigsohej dhe trishtohej për fatin e Duakgjinit dhe të shqiptarve që siç i shihe ai kishin ra të pre e një kopeje ujqish të pa ngopur. Ai nuk gjeti as një fjalë ngushllimi për Markun, as një shpjegimqë t’ia lehtësonte peshën e rëndë , që po shkatrronte vëllanë e ri 20 vjeçar…Pak ditë më vonë, na tregonte Marku, Kola u nis për në Tiranë. Si përfaqësues i Duakgjinit, ai përshroi gjendjen për ata që sundojshin vendin, por u përbuz me neveri. Si luftar i rezistrncës, ai kerkoi ndihmën e shokve të luftës, por u shqelmue pa as një mëshirë. Si intelektual humanist, ai iu drejtue ndergjegjës se atyre që e kishin quajtë shok për vjet të gjata e të vështira, por gjeti dyer të mbydhura e veshë të shurdhë Kola e pa vetën të vetmuem, të perçmuem, e mbas do kohe të arrestuem” Prof Sami Repishti nga libri “Pika Loti”tregimi Duakgjinsi i pa fat, fq 58.
Me 19 shtator të vitit 1946 Profesor Kolë Prela arrestohet në Tiranë. Mas dy javësh është sjellënë Seksjoni e Brendshëm të Shkodrës. Në atë kohë punonte professor në Gjimnazin e shtetit Shkodër, deri në gusht të 1946 gjatë vitit 1945 kishte qënë Drejtori i Shkollës Pedagogjike të Elbasanit, që nga viti 1943 kishte qënë Anëtarë i Këshillit Antifashist Naciona-Çlirimtarë të Qarkut të Shkodrës. Mbas Çlirimit ka qënë Përgjegjës i Seksionit Ekonomik të Qarkut dhe Antarë i Komisjonit për Asistencën sociale. lajmëronte arrestimin e deputetit duke e cilësuar si armik dhe tradhëtarë të atëdheut dhe të popullit: ”Kolë Prela edhe ky si Riza Dani tradhëtoi popullin e Dukagjinit u lidhë ngusht me kriminelët e luftës si Nikë Sokoli me shokë dhe në bashkpunim me ta, mëndonte t’ja fuste thikën pas shpine pushtetit tonë luftëtarë e punëtorë”. Gazeta “Koha e re” 14 kallnuer 1946
Misionet ushtarake angleze dhe amerikane vunë në levizje raksionin e brendshim. Ata orgonizuan në një grup të veçantë disa raksionar që qenë zgjedhur deputet në dhjetor 1945. Këta deputet filluan të shprehën hapur kundër shëndrrimeve socialiste HPPSH. fq,251
”Ka një javë që Kolën e kanë arrestue, nëna nuk ka marrë vesh asgja deri tani. Nuk e di si i bëhet hallit kur ta marrin vesh nëna të të vertetën.- Dje (me 7 tetor) shkova dhe u interesova se mos mund ta takoja tek burgu por nuk më lanë me u afrue krrkund, duke më thënë është kategorikisht e ndaluar. Lus të madhin Zotin të paktën të mos pushkatojnë!”. Nga ditari i Mark Prelës vellau i vetëm i Kolës që më vonë do të arrestohej edhe do të denohej me 10-vjet burg politikisht i akuzuar si pjesmarrës në ngjarjet e Postribës
”Mos harro Dritë më shih nanën ia la amanet profesori të nderuerës Drita Kosturit(ish- e fejuera e Qemal Stafës) që ndodhej në qelitë e paraburgimit në të njëjtën hapsanë me Kolë Prelën që tani priste vetëm plumbin ballit, nderkoh që Nëna I mbetej pengu dhe dashuria me madhe jetës së tij të re” “Rilindja Demokratike” 16.02.1991
“Përseri më nxorrën me fshi koridoret dhe banjat. Sa do punë e rëndomtë dhe e pa përshtashme që ishte e dajshëm me endje dhe më dukej previligj!Më takonte me pastrueshuim dhoma ku ishin të burgosur.. Në një birucë me terr kishin shti edhe Porfesor Kolë Prelën deputetin që kishte dalë në mbrojtje të Gjon Shllakut. E nifshëm e çmojshim e takova tinzisht. Si duket puna tha mua po më pushkatojnë. Nuk Prashof ndonjë ndryshim deri më sot 5 vjet. Kur u ktheva në dhomë ja tregova fratelit ai më tha:- Kola si dhe Paulin Pali janë njerzit më të përgatiturit në politikën përëndimore se ajo orjentale është e bazueme në rrenë dhe pabesi. Sa për ato 5 vjetët që të ka thanë, duhet kuptue se në politikë 5 janë 25 vjet, prandaj më beso mue se për 25 vjet nuk do kemi liri” At Zef Pëlumbi Rrno vetëm me tregue, pj. I, fq 156
Profesor Kolë Prelën e kam njohur qyshë ma parë se të arrestohej. Ai paraqiste ma sakt një tip intelektuali idealist dhe vullnet çelikët, gjithmonë kryeulun në studime. Njeri me kulturë të gjerë, patriot i flakët i lartë në parimet e tij politike..Më ka lanë mbresa të pa shlyera kur, e kam takue rastësisht në dhomat e burgut. Vdekjen po e priste me një qetsi të jaszakonshme. Nuk mujshëm me i dhanë kurrfarë ndihmet se kishin izolue në prag të ekzekutimit. Nuk jam qind për qin i sigurtë por flitej se nuk e kanë pushkatue, por e mbytën me hekur pas krejet në dhomat e izolimit dhe së bashku me Paulin Palin i kanë transportue msheftas në kazanat e mbeturinave. Profesor Kolë Prela pati nji jetë të shkurtër të pa njollë, e të shkrime në shërbim të idealeve eprore njerzore . At’Zef Pëllumbi 23 mars 2004
Profesor Sami Repishti në gusht të viti 1961 kur ndodhej në kampin e refugjatve në Gerovo të Jugusllavisë duke kujtura vuajtjet e burg politik në Shqipëri shkruan tregimin Duakgjinsi i pa fat kushtuar mikut bashkvuajtës Mark Prela.Nder të tjera Profesor Repidhti na bën me dije; “Gjatë kësaj përjudhe kam takue Profesor Kolë Prelën, deputeti Duakgjinit, në qelitë e burgut të Shkodrës. Profesor Prela ishte dobsuar nga torturat e egra fizike dhe të vazhdushme që kishte pësue” Prof Sami Repishti po aty.
Profesor Kolë Prelën e kam njohur që në vitin 1942 ka qënë një njeri mrekullushëm shumë i kulturuar, besnik i atëdheut sy patrmbur në çdo situatë. Lëvizja Nacional Çlirimtare në Dukagjin është drejtuar nga ai, zeri i të cilit bashkoi rreth Fronitit njerizt më atëdhetare të atyre maleve.Ai ka qënë patriot i vertetë, që nuk u pajtua me idologjinë komuniste dhe për rrjedhojë u pushkatua.Vrasja e tij ishte një krim i shëmtuar në vazhdën e krimeve që bëri diktatura. Kolë Prela ka qënë plot 45 vjet më i avancuar se ne në politikë. Gjeneral Sadik Bekteshi dhe ish Komandat i Bataljonit Përlat Rexhepi
Me Kolë Prelëm jemi njohur në vitet më të vështira të Luftës .Të pa harruera mbetën për mue situstat jashzakonisht të vështira në dimrin e vitit 1944 ku partizanët e Bataljonit Perlat Rexhepi u strehuan në Pepsumaj të Shoshit, ndërsa nga ana tjetër për pak sa nuk u sulmuam nga forcat balisto-zogiste. Kolë Prela në situata të tilla komplekse gjithmonë është udhëhequr nga llogjika dhe urtësia e cila kur nuk duhej tolaruar e komandonte të vepronte vëndosmerisht. Kolë Prela ka qënë veprimtari kryesorë politik i lëvizjes në Dukagjin, ai ka kordinuar veprimtarinë antifashiste mes Shkodrës dhe Gjakovës.Proifesori më është dhimsur shumë kur u pushkatua dhe në qënjën time kurrë nuk e kam besuar se ka qënë tradhëtarë siç u akuzua për ta denigruar politikisht e moralisht. Ai ka vëndin e meriotuar në historinë e Dukagjinit, të Shkodrës dhe parlamaentarizmit shqiptarë Gjeneral Qazim Kapesyzi Komisar Bataljonit Perlat Rexhepi
Kam ndjekur me vëmendje ceremoninë e dorzimit të titullit Qyetrar Nderi i Shkodrës dhënë Prof Kolë Prelës, pas vdekjes. Kolë Prela ashtë bir i madh i Duakgjinit, nderi i Shkodrës dhe martir i parlametarizmit shqiptar. Për mue u ba i njohftun pas asj deklerate burrërore të pa shoqe në historinë e gjyqeve speciale politike në mbrojte të ashtuquajturit të grupit të freterve. Profesor Kolë Prela ishte një burri veretetë me gjak ilir, me kulturë të të gjanë oksidentale, patriuot me vyrtyte të nalta shpirtrore, simboli bashkimit, idealist i shkëlqyer. Në qellin tonë plot re Kolë Prela ishte nji yll që rrezatoj dritë deri në vetflijim për idealin e shjtëtë lirisë e demokracisë. Lec Shllaku Artist i Popullit, 30 shtator 2005
Shqiptaret ne ikje votojne nëper kolltukofaget
Nga: Faruk MYRTAJ Emigrantët janë racë e çuditshme. Prej kohësh po shfaqen si e ardhme e botës. Ngaqë më mungojnë ca pak të dhëna, dhe ngaqë askujt nuk do t’i hynte në punë, nuk shtyhem deri sa ta konsideroj komb më vehte! Por që janë “shumica më e lirë” e planetit, nuk druhem ta pranoj. Emigrantët shqiptarë, si gjithë të ikurit e tjerë, shtyhen të ndjehen e të sillen e të jetojnë në shoqëritë ku tashmë gjenden. Të vonuar, edhe si emigrantë, i gjenë megjithatë më të dyzuarit mes emigrantëve: më shumë në atdheun e lënë se aty ku jetojnë. Dhe për më tepër, fatkeqësisht janë më fatlumët mes emigrantëve të Europës: nuk i kanë të shumtë lajmet e mira prej Tiranës zyrtare, sa të mendojnë kthim të shpejt atje! Edhe pse tek-tuk ndodh ndryshe… Më tepër ka të ngjarë të presin që Atdheu t’i afrohet Europës. Megjithatë, sytë e veshët dhe gëzimet e festat e hallet, atje i kanë! E lamë Lindjen, ngaqë pritja për ta parë vendin Perëndim dukej ca si shumë e gjatë. Atje ku kemi qenë, situatën vazhdojnë ta quajnë tranzicion. Duket se i marrin gjërat me të qeshur, që ndjehen mirë. Nuk është fjala vetëm për pushtetarët që ngjiten e bjenë përkohësisht prej karrikeve. Shqetësues është fakti që votohet gjithnjë për “kullutkofagët” që bërtasin më shumë, gjithnjë në emër të popullit që është në Ikje. Ata që vazhdojnë të mbesin, ose presin të përfitojnë diçka nga të mbeturat e betejës së paparimtë, ose janë mësuar me mungesat e gjërave “elementare”, si drita, uji, liria…! Kur u telefonojmë njerëzve tanë atje, na pyesin me shaka nëse këndej ku jemi kemi drita apo jo?! Dhe nëse kemi ujë gjithë javën?! Po u themi, kemi, si s’kemi! Si për gjëra të rëndomta, teksa ndjejmë se vërtetë po harrojmë ato gjëra që atje janë mungesore. Ndjehemi OK, kur bëjmë “birin, vëllanë a motrën e mirë”, kur mund të bëjmë dritë pak më shumë si qytetarë. Po korrupsion, a keni?, na pyesin, se këtu nuk po ngjyejmë dot më! Edhe këndej kemi, bëjmë iso ne, por nuk i dimë edhe aq këto gjëra! Ne dimë korrupsionin që dini ju aty! Se mungesat aty vazhdojmë të vuajmë, rrugët aty janë gjithnjë të prishëshme, pavarsisht tenderave, dhe qeveritë e ministrat aty i dijmëë kokërr për kokërr, se aty premtojnë atë që është e sigurt që s’do të bëhet, se aty opozita premton po ato gjëra të opozitës së mëparshme, kurse pozita mbrohet me të njëjtin fjalor të ish-pozitës! Vetëm prej aty dëgjomë që politikanët e duan Europën dhe Amerikën më shumë se të qeverisurit prej tyre! Dhe sjelljet i kanë si pashallarët e hershëm që për të fituar nam tek Porta e Lartë, e shtrëngonin rripin për shqiptarët… Pastaj bje fjala për punët që bëjmë ne këndej dhe punët që me gjasë bëjnë ata atje dhe … aty nisin dallimet. Ne këndej punojmë, ne këndej e dimë se pa punë nuk mbahemi dot gjallë, pa punë nuk rronë dot ditën tjetër. “Këndej nuk ka Parti Pune, por ka punë!”, u themi. Ata qeshin, qeshim edhe ne. Dhe vazhdojmë t’i bindemi “fatit” që kemi për pjesë. Ata i gëzohen atij Atdheu që është, ne Atdheut-imazh, ëndërruar prej rilindasve, që s’bëhet që s’bëhet! Ata me shpresë të gjejnë ndonjë vizë për këndej, ne…na e do shpirti atë truall, por hë të bëhemi me dokumenta, hë të marrim pak veten, gjersa vjen një ditë që Atdheu na bëhet i pamundur… A thua, po të ktheheshim atje, do ta “ulnim kokën” të bënim punët që bëjmë këtu?! Dhe si qytetarë me më shumë dritë tashmë, a do ta bindnim të afërtin tonë të kërkonim nga qeveria atë që vetëm prej saj duhet kërkuar, dhe prej qytetarit gjithë sa qytetari ka për detyrë? Si të ikur, si “shqiptarë të jashtëm”, s’mundim që s’mundim të jemi më të ftohtë, më të arsyeshëm. Kur jemi bijë komunistësh s’arrijmë dot ta themi një ndjesë, së paku tani larg atdheut, dhe të mos na tërheq loja e atjeshme e të njëjtëve; kur jemi të munduar nga ajo kohë, a s’mundim të predikojmë që më në fund të pushojë padrejtësia, privimet, censurat? Kur jemi nga Jugu, bëjmë mirë ta dëgjojmë dëshirëmirë gegnishten, dhe kur jemi nga Veriu të qëmtojmë faktin se dhuna ka qenë dhunë, ndaj gjithë vendit. Dhe të dy palët, të qetësohen teksa kujtohemi se është fjala për një Shqipëri të vogël, s’mund të flitet për Veri dhe Jug të një pike! Përkundrazi, ndizemi flakë dhe grindemi në mes të metropoleve si pranë KQZ-së në Tiranë! Sepse, prej po asaj balte jemi bërë, prej po asaj klime na valon gjaku, dhe se e dimë mirë që, edhe nëse nuk jemi të pranishëm atje në fushatat elektorale, atje jemi të regjistruar dhe atje e hedhim votën! Kur rastisim vetë atje, apo kur ua delegojmë votën njerëzve tanë atje, a nuk nisemi shpesh nga pasione të vogla, të kultivuara nga shtypi i paprinciptë? Por lajmet e atjeshme mezi i presim, megjithatë. E lexojmë qysh në mëngjes shtypin atje, edhe pse e dimë që krijesë e mjerë politike është! Klikojmë tek gazetat shqip dhe mbetemi me të njëjtin virus prej të cilit ata atje e kanë vështirë të shpëtojnë. E kemi sharë e mallkuar të gjithë komunizmin, por as që kujtohemi se në Shqipëri ish-komunistë t janë kudo në politikë, dhe ende nuk ka pronarë pa lidhje në politikë! Nuk shkojmë ndërmend t’u themi të vërteta qeveritarëve tanë, kur na vizitojnë (ndjekur nga shpura si prej burrështetas të vendeve të mëdhenj e me mirëqënie), këndej ku na ka degdisur pikërisht qeverisja e tyre. Madje jemi gati të paguajmë për ceremonitë false e boshe që organizohen për ta! Vijnë në Perëndim e paraqesin plane e projekte për investimet në Shqipëri, por lenë Perëndimin, zbresin në Lindje, dhe i kthehen avazit “avash-avash”! Për Anglinë dhe Europën konstitucionale e demokratike kujtohen dhe e thërrasin si arbitër veç kur grinden për “pjesët” midis. A thua nuk e dinë se pa kthyer pronarin, pa rivendosur drejtësinë, pa respektuar të drejtën e votës, të pronës dhe fjalës, askush nuk ka ndërmend të vijë e të investojë atje… E dimë se atje të gjithë kemi kushërinj, dhe ata duhet të fitojnë, se nuk ka Zot të na pengojë të mos e gjejmë “mikun” për zgjidhjen e “halleve” të njerëzve tanë atje, qoftë edhe jashtë ligjit; e dimë se sipas akuzave të vetë politikanëve për njeri tjetrin, ata të gjithë duhet të ishin në “shtëpitë pa qira”, gjë që nuk ka për të ndodhur se s’ka drejtësi të pavarur, dhe prapë bëjmë iso për ta! Në fund të fundit ngushëllohemi se më mirë jemi, po të krahasohemi me dhunën e “pushtetit popullor” që na ka qeverisur më parë! Por na trishtojnë lajmet prej atje. Shumë. Se ne atje jemi, prandaj… Shqipëria e ikur, jemi. Ajo Shqipëri që kurrë nuk u bë dot, si për mërzi e maraz të idealistëve të saj. Ajo Shqipëri që u ndërpre papushim, si shesh luftrash për të tjerët. U rilindë ëndrrash prej Rilindasve dhe bëri të merrte trajtën e Shtetit, por u ndëshkua ashpër në vitet si “Fanar i Kuq”. Shqipëria tjetër, europiania, u kërkua nga poshtë, në fillimvitet ’90, u shpërdorua nga ata sipër. E lodhën ëndrrën, e lanë pa pronë të hidhte rrënjë, pa liri fjale të madhohej prej ëndërruesve, e kthyen në “materiale” dhe vazhdojnë ta ndajnë mes veti… Ne ikëm… Nuk do të doja të kisha asnjë fije të drejte, nëse do të shprehesha se shqiptarët ikin duke marrë edhe ëndrrën me vehte… Megjithatë, është mirë të bëjmë kujdes mos rezultojë e vërtetë kjo pandehmë. As edhe pjesërisht. Ne jemi Shqipëria e Ikur, por ndjehemi më shumë atje. S’ka se si që edhe ëndrra jonë të mos jetë atje… Ç’bëhet vallë, sikur t’ua kujtonim këtë atyre…?!
Toponomastika shqipe e mbretërisë 70 vite e “burgosur”
Prej shumë vitesh në rrethe të ngushta intelektualësh, por edhe në masën e gjërë të njerzve të thjeshtë diskutohet për emra të ndryshëm fshatrash, katundesh, lagjesh, qytetesh e tjerë, të cilat tingëllojnë si emra Jo të gjuhës shqipe, por në gjuhë të huaja, ku në Shqipërinë Veriore (Gegni) mendohet se janë me prejardhje sllave e turke. Trashigimia e këtyre emrave duket se ardhur si rezultat i fqinjësisë së gjatë me popujt sllavë, por edhe si rezultat i pushtimeve të ndryshme që nga shekulli XI e vaçanërisht në shekullin XIV (1331-1355), kur sundoi me dorë të hekurt serbi Stefan Dushani, si dhe nga pushtimi mbi katër shekullore Otoman. Emërtime apo më saktë toponime ka edhe me prejardhje latine apo greke (ashtu siç ka edhe turke), por këto më shumë gjenden në Shqipërinë e Jugut (Toskëni). Nëse “kujtohemi” se jemi në shekullin XXI, kujdo mund t’i shkojë ndërmend se si është e mundur që ne shqiptarët nuk kemi bërë përpjekje për të shqipëruar toponamastikën tonë, kur fqinjët tanë e më gjërë e kanë bërë këtë në gjuhët e tyre prej kohësh. Gjithsesi në Shqipëri Toponomastika ka nevojë jo vetëm për shqipërim, por edhe për pastrim, pasi gjatë viteve të komunizmit u vendosën me dhunë shumë emërtime që kanë lidhje me figura apo simbole komuniste kombëtare e ndërkombëtare, të cilave u ka kaluar koha të paktën që me rënien e komunizmit në vitet 1990. Nëse në Shqipërinë Komuniste, apo sot Demokratike e pluraliste nuk u bënë përpjekje për shqpërimin e Toponamastikës sonë, në vitet e fundit të Mbretërisë Shqiptare ka pasur jo vetëm një vullnet të tillë, por shteti i asaj kohe gjatë viteve 1936, 1937 e deri me 6 korrik 1938, kishte ngritur një komision shtetëror e shkencor të përbërë nga historianë, gjuhëtarë, albanologë, studiues e shkencëtarë, vendas e të huaj, të cilin kishin përgatitur projektin e madh të shqipërimit të të gjithë fshatrave, katundeve, lagjeve, qyteteve e tjerë të Shqipërisë. Këtë projekt Qeveria Shqiptare e Mbretërisë e miratoi me Vendimin e saj nr. 753, të datës 6 korrik 1938. Shteti shqiptar këtë vendim filloi ta bëjë realitet pas botimit në fletoren zyrtare (të drejtuar prej Ministrisë së Brendshme) me datën 26 gusht (1938). Duhet të theksohet se rreth 19% e toponomastikës në shkallë vendi pësoi ndryshime (shqipërime). Ne duke mos dashur të mërzisim lexuesit me emra të pafund vendesh si ishin dhe si u bënë pas vendimit apo më saktë shqipëruar, për Prefekturën e Shkodrës (Malësi e Madhe, Shkodër e Pukë).
NËNPREFEKTURA MALËSI E MADHE
Emri i fshatit:
Shkodra (Lagjet e qytetit)
Katunde të Shkodrës
Nënprefektura e Pukës
Vlen të theksohet se Toponomastika e Trevës së Dukagjinit apo Nënprefekturës së Dukagjinit siç shkruhet në vendimin e Qeverisë së mbretit Zog I, është thuajse qind për qind SHQIP, ndaj emrat e bajraqeve, fshatrave, katundeve apo vendeve të ndryshme vetëm sa shkruhen për kronologji, pasi nuk kanë nevojë për shqipërim, ku ne po kujtojmë: Shalen, Shoshin, Thethin, Xhan-in, Pogun, Toplanën, Planin, Prekalin, Lotajn e tjerë deri në Nenmavriqi, që të gjitha ishin miratuar pa ndryshime në toponomastikën shqip të 6 korrikut 1938. Mjerisht Vendim nr. 753 i datës 6 korrik 1938, i Qeverisë së Mbretërisë shqiptare nuk arriti të zbatohet praktikisht, për arsyen objektive pasi rreth nëntë muaj nga ky vendim (me 7 prill 1939) Shqipëria pushtohet nga fashistët italianë. Pas pushtimit Mbretëria u rrëzua, për të mos u ngritur kurrë më, e bashkë me mbretërinë u harrua apo siç e titulluam këtë shkrim, u “burgos” edhe kjo punë e madhe shkencore e me vlera të pazëvendësueshme shqiptarie. Toponimet e fshatrave, katundeve, qyteteve, lagjeve e tjerë në të shumtën e rasteve u shqipëruan, por në disa të tjera u përmirësuan apo përshtaten me gjuhën shqipe dhe trashigiminë historike, ndonse edhe këtu si në çdo punë të madhe ka nevojë për përmirësime, të cilat duhet të ishin objekt i Institucioneve shkencore e Shtetit shqiptar, të paktën i atij pas viteve 1990. Sidoqoftë gjatë viteve të komunizmit nuk u fol kurrë për këtë vendim të mbretërisë, përkundrazi vendimi për Toponomastiken Shqip ishte “Burgosë” nga arkivat e partisë – shtet, dhe “vizitohej” fshehtas vetëm nga “avoketrit” komunistë, për nevojat e tyre për të fituar ndonjë gradë “shkencore” duke sharë Mbretërinë e mbretin Zog I. Kjo periudhë rreth gjysëm shekullore e “burgosjes” së Toponomastikës Shqip, ka pasur arsyet e veta (politike), por të çudit fakti, se edhe në këto vitet e demokracisë vazhdon të mbahet e “burgosur” kjo Toponomastikë, por me një ndryshim, se tani lejohet të “vizitohet” e trajtohet më mirë (si e burgosur në demokraci), por ende pa të drejtë për të fituar LIRINË, e cila për këtë vendim historik do të thotë që Shteti e Qeveria, dhe Institucionet shkencore të shikojnë në kushtet e reja historike Vendimin e toponimeve të ndryshuara (shqipëruara) dhe pse jo, të kërkohet të vihet në zbatim, për të pastruar Toponomastikën e vjetër e të re nga fjalë të huaja dhe simbole të së keqes. Ndue Bacaj
Edhe një herë për stemën heraldike të qytetit të Shkodrës mbi bazën e ish stemës origjinale mesjetare të shek XIV-XV
Agron Luka (vijon nga nr. i kaluar) Gjithsesi, unë nuk kam asnjë lloj para e prapa gjykimi. Disa herë kam propozuar që edhe ish kisha e Shën Stefanit, Protektorit të Shkodrës, ish xhamija e Sulltan Mehmetit II, Fatihut, “ku u këndua edhe Ezani për herë të parë në Shkodër”, siç e theksojnë vetë Burimet Osmane, të kthehet në një muzeum për vetë atë objekt dhe ai të kontrollohet se mos ka edhe ndonjë objekt parakristian më në thellësi etj. Ky është realiteti e objektiviteti i historisë sonë, është respekt i ndërsjelltë, i brezave të sotëm të evoluar e të qytetëruar edhe për parardhësit tonë. Kaq shumë zhurmë për kaq pak gjë! Për mua realitet është edhe t’a quash Piacën (e restauruar vetëm në fasadë!) jo vetëm si “e stilit venecian”, por edhe si “e stilit stambollit”, se atë nuk e ka projektuar e ndërtuar vetëm e ekskluzivisht Kol Hidromeno, i ardhur nga Parga, por edhe Usta Muharremi nga Dibra, se Piaca nuk ka qenë vetëm e tregëtarëve dhe e industrialistëve progresistë katolikë, por edhe e atyre progresistë myslimanë, se në Piacë kanë filluar edhe aktivitetet socialdemokrate e komuniste evropiane etj, përndryshe është të bësh qyfyre ironi me rrejtë edhe veten. Pavarësisht nga ky episode, replikuesin e respektoj, madje po ia kujtoj atij, një surprizë, se ia kam dëgjuar zërin, qysh nga koha e internimit tim politik, qysh nga koha e asaj e “Kalasë së Krotinës” në Mallakastër, kur arkeologu Burhan Dautaj bëri gërmime arkeologjike dhe zbuloi qytetin Dimal, ku ishte strehuar i famshmi Dhimitër Fari, ku gjeti edhe fragmente tjegullash solene me mbishkrimin greqisht Dimalitan. Aso kohe e kam dëgjuar se këtë sinjalizim e kishte bërë një alpinist shkodran. Le të fitojë argumentimi. Së fundi dua të sqaroj (në origjinalin tonë skjaroj, pa afrikaten q) paksa edhe një muzikolog, që filloi të gjykonte/improvizonte nga specialiteti i tij. Nqs flasim për monedha/stema, është më se e vërtetë se Shkodra ka pasur qysh nga shek III-II p.e.r., si bie fjala monedha me anijen ilire lundrën me vela e rrema skodrinano-liburnike, me atë gjarpërin apo ngjalën dhe me fytyrën e Zeusit ose të bazileusit Genth. (Të mos harrojmë se edhe vëllai i Genthit, si komandant i flotës quhej Karavant prej anijes Karava) Por, stemat heraldike të qyteteve merren nga mesjeta, sepse përfaqësojnë një nacionalitet me proçes me tipare nacioni. Shtesë: Me dt 23 dhe 24, me kërkesën e prof. të speleologjisë, ekspertit gjeograf, etnolog-etnograf, Gëzim My. Uruçi, jemi takuar për të sqaruar ndoshta një keqkuptim nga ne të dy. Kemi bashkbiseduar edhe rreth temës në fjalë. Profesori, përsëri ngren çeshtjen se stema heraldike e shek XIV-XV e paraqitur nga dr. prof. L. Nadin, në origjinalin e saj, mbi dy përkrenaret venedikase, ka pasur jo një, por dy copë shqiponja të zeza identike. Në kohën e pushtimit fashist, një oficer fashist, paska vënë dorë mbi këtë stemë në Muzeun Correr në Venedik, duke hequr njërën shqiponjë dhe duke vendosur “një qen me kockë në gojë”. Ai më paraqiti edhe një foto me ngjyra të skanuar me këtë stemë me dy shqiponja një kokëshe/monoqefale. Profesori, më paraqiti edhe një foto tjetër, me një lloj steme heraldike me një shqyt vetëm me një luan dhe me një foto të çelësit me disa forma mesjetare. Ai thotë se në Itali, në një revistë shkencore është publikuar edhe një artikull posoçërisht për këtë, porse nuk e publikon referencën, sepse do e publikojë në një shkrim të tijin bashkë me dokumentimet përkatëse. Siç e kam theksuar, edhe më përpara, edhe në këtë shkrim, unë nuk ngul këmbë me domosdo tek luani e as tek shqiponja me dy kokë e me dy kurora mbretërore mejetare, por te shqiponja e zezë autoktone dhe simbolet e qytet-shtetit republikan mesjetar. Më në fund e ripërsëris për të disatën herë: kërkojmë vetëm Diskutimin. Nga rrahja në tërësi, do të dale një zgjidhje sa më e arsyetuar dhe e pranueshme për të gjithë.
1990-2007, 100 vrasjet më të bujshme në Shqipëri
Kanë qenë persona publikë apo të njohur në shoqëri. Kanë patur autoritet apo kanë qenë pjesë e ushtrisë së të fortëve. Që nga viti 1990 e deri më sot, në të gjithë Shqipërinë janë kryer 100 vrasje që janë shoqëruar me bujë të madhe. Duke lënë pas qindra e mijëra komente, hetime e deri gjykime nga institucionet e shtetit. Por për fat të keq në të shumtën e rasteve kanë patur edhe mungesën e autorësisë. Që nga vrasja e të rinjve Spartak Deliu e Artan Lenja në ato ditë trazirash në një Tiranë e pushtruar nga protestat dhe që kërkonte ndryshimin e sistemit komunist. Për të vazhduar më pas me vrasjen më 2 prill të Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës. Kalvari vazhdon me ekzekutimin po në Tiranë të Gazment Muçës, një personazh më shumë se i njohur në qarqet e të rinjve. Apo me vrasjen e një polici me vlerë të papërsëritshme si speciali Arben Ujka. Por edhe të vdekjes së biznesmenit nga Kruja Abaz Ulliri, një ngjarje që më shumë është dyshuar për një aksident i stisur. Apo më tej me vrasjen e Bujar Kaloshit, drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Për të shkuar në vitin 1997 ku personazhe të tillë në Vlorë si Alfred Nebiu, Luciano për të arritur në 12 shtator të vitit 1998 kur u krye vrasja e personalitetit më të lartë të politikës shqiptare, ajo e Azem Hajdarit, kryetarit të parë të Partisë Demokratike. Por edhe të një rradhe me biznesmenësh, afaristësh, por edhe të huajsh si ai i Stefano Rosit, biznesmenit italian të prodhimit të këpucëve në Tiranë, që tre persona i bën pritë në të hyrë të Kombinatit për ti marrë rrogat e punëtorëve që ai i kishte me vete. Janë 100 vrasje që shpesh pesha e tyre e përzjerë me dhimbjen ka qenë e tillë që nuk ka shërbyer vetëm për statistikë. Por edhe për të nxjerrë konkluzionin se këto 17 vjet kanë qenë jo vetëm vite tranzicioni e vite të stuhishme, por edhe vite ku krimi ka lulëzuar në rrugë dhe në skuta pa më të voglin problem.
Enkelejda Lapi Mosha: 18 vjeç Profesioni: Rrobaqepëse Vrarë: 9 janar 1991 Vendi: Vlorë Motivi: Nuk dihen
Artan Lenja Mosha: 19 vjeç profesioni: Ushtar i ruajtjes së objekteve Vrarë: 28 shkurt 1991 Vendi: Tiranë
Spartak Deliu Mosha: 15 vjeç Vrarë: 6 mars 1991 Vendiiranë Motivi: Në protestë
Arben Broci Mosha: 21 vjeç Profesioni: Student Vrerë: 2 prill 1991 Vendi: Shkodër Motivi: Politik
Bujar Bishanaku Mosha: 22 vjeç Profesioni: Student Vrarë: 2 prill 1991 Vendi: Shkodër Motivi: Politik
36. Nazmi Kryeziu Mosha: 22 vjeç Profesioni: Student Vrarë: 2 prill 1991 Vendi: Shkodër Motivi: Politik
37. Besnik Ceka Mosha: 21 vjeç Profesioni: Student Vrarë: 2 prill 1991 Vendi: Shkodër Motivi: Politik
Gazment Muça Mosha: 24 vjeç Vrarë: 7 prill 1992 Vendi: Rruga “Bardhyl”, Tiranë Motivi: Hakmarrje
Arben Ujka Mosha: 22 vjeç Profesioni: Oficer i forcave speciale RENEA Vrarë: 22 gusht 1993 Vendi: Mushan, Shkodër Motivi: Për shkak të dëtyrës
Abaz Ulliri Mosha: 45 vjeç Profesioni: Biznesmen Vrarë: maj 1995 Vendi: Nikël, Krujë Motivi: Konkurenca në biznes
Remzi Hoxha Mosha: 42 vjeç Profesioni: Biznesmen I humbur: 21 tetor 1995 Pistat e hetimit: vdekje nga rrahja
Bujar Kaloshi Mosha: 40 vjeç Profesioni: Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve Vrarë: 26 korrik 1996 Vendiiranë Motivi: politik
Artur Rustemi Mosha: 30 vjeç Vrarë: 10 shkurt 1997 Vendi: Vlorë Motivi: Për shkak të trazirave
Eva Visha Mosha: 35 vjeç Vrarë: 23 maj 1997 Vendi: Rruga Tiranë-Elbasan Motivi: Xhelozia
Agim Gjipali Mosha: 23 vjeç Vrarë: 3 korrik 1997 Vendi: Tiranë Motivi: Në revoltë
Shaban Fisheku Mosha:36 vjeç Profesioni: Biznesmen, tregti karburanti Vrarë: vitin 1997 Vendi: Fier Motivi: Larje hesapesh
Fatos Keta Mosha: 30 vjeç Vrarë: 6 gusht 1997 Vendi: Tiranë Motivi: Hakmarrje
Artur Grori Mosha:27 vjeç Vrarë; 6 gusht 1997 Vendi: Tiranë Motivi: Hakmarrrje
Ylli Myftari Mosha: 40 vjeç Profesioni: Kambist Vrarë: 30 dhjetor 1997 Vendi: Tiranë Motive: Nuk ka
Bujar Sula Pseudonimi: Loshi i Karbunarës Mosha: 33 vjeç Vrarë: 31 dhjetor 1997 Vendi: Karbunarë, Lushnje Motivi: Hakmarrje
Burhan Tomorri Mosha: 28 vjeç Vrarë: 25 shkurt 1998 Vendi: Berat Motivi: Hakmarrje
Shkëlqim Xhabafti Mosha: 30 vjeç Vrarë: Prill 1998 Vendi: Yzberisht, Tiranë Motivi: Sherr
Taulanat Muça Mosha: 23 vjeç Vrarë: 31 korrik 1998 Vendi: Afër shtëpisë së tin në Tiranë Motivi: Hakmarrje
Azem Hajdari Mosha: 35 vjeç Vrarë: 12 shtator 1998 Vendi: Para selisë së PD-së në Tiranë Motivi: Politik
Besim Çerja Mosha: 30 vjeç Profesioni: Badigard i Azem Hajdarit Vrarë: 12 shtator 1998 Vendi: Tiranë Motivi: Politik
ahmet krasniqi Mosha: 40 vjeç Profesioni: Ministër i Brendshëm i Kosovës Vrarë: 21 shtator 1998 Vendiiranë Motivi: Nuk dihet
Shkëlqim Haklaj Mosha: 27 vjeç Vrarë: 1998 Vendi: Tropojë Motivi: Hakmarrje
Behar Eskiu Mosha: 25 vjeç Vrarë: 1998 Vendi: Berat Motivi: Hakmarrje
Kastriot Bejko Mosha: 28 vjeç Vrarë: 1998 Vendi: Berat Motivi: Hakmarrje
Ilir Koloshevci Mosha: 30 vjeç Profesioni: Furnitor i UÇK-së Vrarë: 1998 Vendi: Tiranë Motivi: Rethana Misterioze
Judmir Trifka Mosha: 31 vjeç Profesioni: Biznesmen Vrarë: 1998 Vendi: Fshati Vajkan mes Lushnjës dhe Fierit Motivi: Sherri për një tender
Stefano Rosi Mosha: 24 vjeç Profesioni: Biznesmen Vrarë: 1998 Vendi: Tiranë Motivi: Grabitje
Koço Dado Mosha: 47 vjeç Profesioni: Biznesmen Zhdukur: 1998 motivi: Pengmarrje
Elham Elezi Mosha: 29 vjeç Profesioni: Oficeri i RENEA-s Vrarë: 1998 Vendi: Tiranë Motivi: Për shkak të detyrës
Alfred Nebiu Pseudonimi: Kakami Mosha: 37 vjeç Anëtar i bandës së Gaxhait Vrarë: 1999 Vendi: Vlorë Motivi: Hakmarrje
Kozeta Hyseni Mosha: 21 vjeç Profesioni: Studente Vrarë: 19 shkurt 1999 Vendi: Tiranë Motivi: Hakmarrje
Ervin Borova Mosha: 30 vjeç vrarë: 9 prill 1999 Vendi: Zona e ish-Bllokut Motivi: Hakmarrje
Ergys Borova Mosha: 25 vjeç Vrarë: 4 maj të 1999 Vendi: Tiranë Motivi: Hakmarrje
Median Shehu Mosha: 28 vjeç Profesioni: Efektiv i Gardës së Republikës Vrarë: 22 qershor 1999 Vendi: Allias, Tiranë
Denis Gina Mosha: 27 Vjeç Profesioni: Jurist Vrarë: 22 qershor 1999 Vendi: Fusha e druve në Allias, Tiranë Motivi: Hakmarrje
Fatmir Haklaj Mosha: 30 vjeç Vrarë: 4 nëntor 1999 Vendi: Në fshatin Bujan Motivi: Hakmarrje
Santiliano Elezi Mosha: 26 vjeç Vrarë: 23 dhjetor 1999 Vendi: Tiranë Motive: Hakmarrje Anëtarësuar: 23-04-2002 Postime: 8,203 Brari i njohur për të gjithë Elton Zajmi Mosha: 27 vjeç Vrarë: 23 dhjetor 1999 Vendi: Tiranë Motive: Hakmarrje
Fatmir Hado Mosha: 27 vjeç Vrarë:14 dhjetor 1999 Vendi: Tiranë Motivi: Hakmarrje
Andi Hasani Mosha: 25 vjeç Vrarë: 11 janar 2000 Vendi: Tiranë Motive: Hakmarrje
Sokol Alushi Mosha: 25 vjeç Vrarë: 11 janar 2000 Vendi: Tiranë Motive: Hakmarrje
Ilir Bardhi Mosha: 29 vjeç Vrarë: 9 mars 2000 Vendi: Në qelinë e Burgut 313, Tiranë Motivi: Hakmarrje
Erieta Avdyli Mosha: 30 vjeç Profesioni: Punonjëse UNICEF Vrarë: 30 mars 2000 Vendi: Durrës Motivi: Nuk ka
Klenti Bano Mosha: 30 vjeç Profesioni: Oficer policie Vrarë: 14 prill 2000 Vendi: lagjja “Xhevdet Neprevishta”, Lushnjë Motivi: Hakmarrje
Ardian Çobo Mosha: 26 vjeç Profesioni: Biznesmen Vrarë: 13 maj 2000 Vendi: Tiranë Motivi: Hakmarrje
Arben Zylyftari Mosha: 37 vjeç Profesioni: Drejtor policie në Shkodër Vrarë: 2 gusht 2000 Vendi: Shkodër Motive: Për shkak të detyrës
Ilir Ngresi Mosha: 34 vjeç Profesioni: Oficer policie Vrarë: dhjetor 2000 Vendi: Vlorë Motive: Për shkak të detyres
Riza Çeço Mosha: 43 vjeç Profesioni: Biznesmen Vrarë: 19 dhjetor 2001 Vendi: Tiranë Motivi: vrasje për shkak të aktivitetit
Sandër Gjeka Mosha: 30 vjeç Profesioni: Biznesmen Vrarë: 12 maj 2002 Vendi: Shkodër Motivi: Për motive të dobëta
Gjergji Halo Mosha: 49 vjeç Profesioni: Biznesmen Vrarë: 12 korrik 2002 Vendi: Fier Motivi: Konkurrenca
Salih Tivari Mosha: 60 vjeç Profesioni: Sekretari i përgjithshëm i Komunitetit Mysliman Vrarë: 13 janar 2003 Vendi: Tiranë Motivi: Nuk ka
Fatmir Rama Mosha: 35 vjeç Profesioni: Biznesmen Vrarë: 29 mars 2003 Vendi: Kartodromi, Tiranë Motivi: Hakmarrje
Florian Vila Mosha: 38 vjeç Profesioni: Biznesmen hekuri Vrarë: 9 prill 2003 Vendi: Tiranë Motivi: Konkurrencë
Myftar Çela Mosha: 45 vjeç Profesioni: President i Klubit të Futbollit “Vllaznia” Vrarë: 14 qershor 2003 Vendi: Shkodër Motivi: Konflikte
Gani Malushi Mosha: 45 vjeç Profesioni: Drejtor i Policisë së Durrësit Vrarë: 6 gusht 2003 Vendi: Durrës Motivi: Për shkak të detyrës
Arben pojani Mosha: 34 vjeç Profesioni: Biznesmen Vrarë: 22 gusht 2003 Vendi: Tiranë Motivi: Hakmarrje
Ledio Bejleri Mosha: 27 vjeç Profesioni: Biznesmen Vrarë: 30 shtator 2003 Vendi: Tiranë Motive: Nuk ka
Jahe Bahja Mosha: 40 vjeç Profesioni: Biznesmen Vrarë: 30 tetor 2003 Vendi: Sarandë Motivi: Konkurrencë
Emin Spahia Mosha: 39 vjeç Profesioni: Punonjës Social Vrarë: 10 gusht 2004 Vendi: Shkodër Motivi: Hakmarrje
Orland Mirashi Mosha: 17 vjeç Vrarë: 28 gusht 2004 Vendi: Mali i Jushit, Shkodër Motivi: Grindje e çastit
Rafael Riza Mosha: 24 vjeç Profesioni: Basketbollist Vrarë: 3 shtator 2004 Vendi: Korçë Motive: Motive të dobëta
Sokol Jahollari Mosha: 30 vjeç Profesioni: Basketbollist Vrarë: 3 shtator 2004 Vendi: Korçë Motivi: Motive të dobëta
Vajdin Lame Mosha: 35 vjeç Profesioni: Biznesmen Vrarë: 28 shkurt 2005 Vendi: Tiranë Motivi: Nuk dihen
Learton Vathi Mosha: 35 vjeç Profesioni: Vëzhguesi i PR në zgjedhjet parlamentare Vrarë: 3 korrik 2005 Vendi: Tiranë
Baki Taullahu Mosha: 36 vjeç Profesioni: Biznesmen Vrarë: 3 korrik 2005 Vendi: Lushnjë Motivi: Hakmarrje
Behar Kastrati Mosha: 34 vjeç Profesioni: mjek, kryetari i PD në Has Vrarë: 7 korrik 2005 Vendi: Has Motive: Hakmarrje
Florian Kulla Mosha: 28 vjeç Profesioni: Biznesmen Vrarë:15 korrik 2005 Vendi: Durrës Motivi: Hakmarrje
Klajdi Jaho Mosha: 25 vjeç Profesioni: Basketbollist Vrarë: 2 gusht 2005 Vendi: Korçë Motivi: Hakmarrje
Julian Agolli Mosha: 25 vjeç Vrarë: gusht 2005 Vendi: Tiranë Motiveakmarrje
Fatjon Naxhaku Mosha: 33 vjeç Vrarë: gusht 2005 Vendi: Tiranë Motivi: Hakmarrje Emigrant
Edmond Malollari Mosha: 34 vjeç Profesioni: Biznesmen Vrarë: 14 dhjetor 2005 Vendi: Pranë apartamentit të tij në Tiranë Motivi: Hakmarrje
Vladimir Arizaj Mosha: 55 vjeç Profesioni: Biznesmen Vrarë: 2005 Vendi: Tiranë Motivi: Grabitje
Melita Rubi Mosha: 22 vjeç Profesioni: Gazetare Vrarë: 5 shkurt 2006 Vendi: Sukth, Durrës Motivi: Nuk dihen
Shpëtim Mara Mosha: 35 vjeç Vrarë: 9 shkurt 2006 Vendi: Havaleas, Berat Motivi: Nuk dihen
Florie Mara Mosha: 25 vjeç Vrarë: 9 shkurt 2006 Vendi: Havaleas, Berat Motivi: Nuk dihen
Erlin Shapllo Mosha: 19 vjeç Vrarë: 27 shkurt 2006 Vendi: Sukth, Durrës Motivi: Për prishjen e pazarit për një armë
Thoma Bima Mosha: 40 vjeç Vrarë: 9 prill 2006 Vendi: Mëzez, Tiranë Motivi: Nuk dihen
Festim Hoxha Mosha: 30 vjeç Vrarë: 9 prill 2006 Vendi: Mëzez, Tiranë Motivi: Nuk dihen
Luan Tafa Mosha: 33 vjeç Vrarë: 13 prill 2006 Vendi: Peqin Motivi: Hakmarrje
Hysni Memçaj Mosha: 40 vjeç Vrarë: 16 prill 2006 Vendi: Shkodër Motivi: Hakmarrje
Elton Shehu Mosha: 29-vjeç Vrarë: 21 prill 2006 Vendi: Ujë i Ftohtë, Vlorë Motivi: Nuk dihen
Elis Bame Mosha: 25 Vrarë: 2006 Vendi: Korçë Motivi: Hakmarrje
Fran Kaçorri Mosha: 34 vjeç Vrarë: 2006 Vendi: Rrëshen Motivi: Pengmarrje
Artan Shepo Mosha: 35 vjeç Vrarë: 6 maj 2006 Vendi: Tiranë Motivi: Nuk dihen
Kulla Papajani Mosha: 72 vjeç Vrarë: 17 maj 2006 Vendi: Tiranë Motivi: Xhelozie
Ervin Skënderaj Mosha: 28 vjeç Vrarë: 3 korrik 2006 Vendi: Vlorë Motivi: Hakmarrje
Veli Mema Mosha: 30 vjeç Profesioni: Taksist Vrarë: 9 korrik 2006 Vendi: Tiranë Motivi: Hakmarrja
Dritan Sheme Profesioni: Tregtar Mosha: 25 vjeç Vrarë: 9 korrik 2006 Vendi: Tiranë Motivi: Hakmarrja
Zamir Bilali Mosha: 37 vjeç Profesioni: Bizesmen Vrarë: 15 gusht 2006 Vendi: Tiranë Motivi: Motive të dobëta
Kin Kodra Profesioni: Biznesmen Mosha: 45 vjeç Vrarë: 19 tetor 2006 Vendi: Shkodër Motivi: Gjakmarrja
Kufoma e Zall-herr Emri: Nuk dihet Mosha: 20 vjeç Vrarë: 20 tetor 2006 Vendi: Zall-Herr, Tiranë Motivi: Nuk dihet
Esmeralda Laho Mosha: 19 vjeç Vrarë: 29 tetor 2006 Vendi: Tiranë Motivi: Motive të dobëta
Engjëllushe Xhavara Mosha: 50 vjeç Vrarë: 9 dhjetor 2006 Vendi: Elbasan Motivi: Hakmarrje
Agim Peqini Mosha: 34 vjeç Vrarë: 9 dhjetor 2006 Vendi: Elbasan Motivi: Kundërshitm i forcave të policisë Gjelina Mato Mosha: 36 vjeç Vrarë: 8 janar 2007 Vendi: Shkodër Motivi: Xhelozi |