Punësimi, kryefjala e katër viteve të ardhshme
Shpreh kënaqësinë time të madhe që flas me ju si qytetarë të një vendi anëtar të NATO-s. Takohemi sot së bashku pas një udhëtimi katër vjeçar, në të cilin ne bashkërisht ia kemi dalë të realizojmë objektiva të mëdha. Ne ia dolëm të dyfishojmë rroga e pensione, rrogat e mësuesve të fëmijëve tanë, rrogat e infermierëve dhe të mjekëve tanë, si dhe të dyfishojmë pensionet për të gjithë fermerët shqiptarë. Ne së bashku ia dolëm të investojmë në infrastrukturën e këtij vendi, në rrugë, në ura, në ujësjellës, në kanalizime, në shkolla dhe në qendra shëndetësore, dhjetëra herë më shumë se në katër vite më parë. Ne ia dolëm të investojmë në fshatrat e Korçës dhe të gjithë Shqipërisë mbi 1.6 miliardë dollarë dhe ia dolëm të bëhemi baza për Maliqin, për Korçën, për Shqipërinë evropiane. Në rrethin e Korçës qeveria ka investuar me qindra milionë euro në rrugë kombëtare dhe rrugë dytësore, në unazën e qytetit dhe në rrugët e qytetit, në shkolla, në ujësjellës dhe kanalizime. Unë kam ardhur tek ju sot për t’u zotuar se brenda vitit 2010 Korça do të jetë e para që do të ketë një infrastrukturë një qind për qind të re. Gjithashtu, dua t’ju siguroj se do të furnizojmë me ujë të pijshëm 24 orë të gjitha familjet. Në këtë qark dhe në mbarë Shqipërinë, pensionistët në fshat do të paguhen njësoj sa pensionistët në qytet, në tërësi ata do të paguhen më shumë se pensionistët e gjashtë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. E nisa me pensionistët, sepse shpërblimi ndaj mundit , djersës dhe lumenjve të tërë të sakrificës së tyre është shumë i madh. Katër vite më parë unë ju premtova se do të dyfishoj pensionet. Ishin të shumtë ata që reaguan me qesëndi ndaj premtimit tim, por sot ai premtim është realitet. Punësimi është dhe do të mbetet qëllimi im më madhor për ju dhe do të jetë kryefjala e katër viteve që vijnë. Punësimi i qytetarëve të Maliqit dhe të mbarë Shqipërisë do të bazohet në qindra e qindra projekte të veprave publike, në miliarda euro investime dhe në koncesionet e mëdha, në parqe industriale dhe në biznes. Unë ju premtoj ju dhe kryetarit të Bashkisë tuaj se do të financoj çdo projekt që do të ndryshojë për mirë jetë tuaj. Unë nuk di t’i dalloj kurrë të zgjedhurit lokalë, sepse ata janë qeveritarët tuaj, por punoj bashkë me ta për të zgjidhur hallet. Projekti i dytë i madh për Maliqin dhe Korçën është autostrada Qafë Plloçë – Qukës, e cila do të përfundojnë në fund të vitit 2010. Ju, por edhe të gjithë shqiptarët do ta kenë Shqipërinë në pëllëmbë të dorës. Ju do të mbërrini në kryeqytet në një kohë dy herë më shkurtër se sa tani. Përveç kësaj, do të jetë edhe autostrada e re Elbasan – Tiranë. Këto katër vite ndryshimi është shumë i madh, por këto katër vite nuk është se na i kanë hequr hallet tona. Jo! Ato janë një akumulim shumë i rëndë dhe ju e dini vetë se ku e nisëm ne shqiptarët rrugën e demokracisë. Sot dua të bëj një thirrje. I dëgjoj zëdhënësit e Edi Ramës, të cilët pasi janë zhytur dhe presin milionat e korrupsionit, që deklarojnë se Korça është sot më e varfër se kurrë në 100 vitet e fundit. Ata deklarojnë se nuk janë rritur pensionet, deklarojnë se rrogat e mësuesve nuk janë dyfishuar, deklarojnë se rrugët komunave të Korçës nuk janë asfaltuar, deklarojnë se prodhimi i fermerëve korçarë nuk është rritur. Nuk do të ndalesha në këto deklarata po të mos i konsideroja ato si ofendim publik për qytetarët e Korçës, për fermerët e Korçës, si dhe për fermerët mbarë shqiptarë. Por, le ta lëmë Edi Ramën në dëshpërimin e tij. Le ta lëmë Edi Ramën në standardin e tij. Ai ka vendosur një standard unik në historinë e demokracisë evropiane. Për herë të parë një kryetar i një partie kryesore nuk guxon të vendosë emrin e tij në krye të listës, duke ofenduar dhe lënduar në mënyrë të papranueshme, para së gjithash socialistet shqiptarë, të cilët janë një shtyllë e pluralizmit në këtë vend. Por, ai ka ofenduar dhe ka lënduar edhe demokracinë shqiptare, me këtë standard të tij të përçudnuar. 28 qershori është dita në të cilën ne votojmë për të ardhmen tonë evropiane, ne votojmë për Maliqin evropian, për Korçën evropiane dhe për Shqipërinë evropiane. Unë ju bëj thirrje vëllazërore që edhe këto ditë që kanë mbetur të merrni të gjithë letërnjoftimet e reja, sepse me ato letërnjoftime që të gjithë ne barazohemi me qytetarët e vendeve më të zhvilluara të Evropës. Më 28 qershor votoni 10-ën, 10-a është më e mira, 10- jeni ju, 10- është e vërteta, 10-a është Partia Demokratike, 10-a është Shqipëria evropiane. SALI BERISHA, kryeministër i Shqipërisë
Shkodra më e bukur së kurrë dhe antikomuniste si gjithherë Sot, Shkodra është shumë më e madhe. Sot, Shkodra është shumë më e bukur. Sot, Shkodra ndriçon, ndriçon ashtu siç e kanë dashur baballarët tanë, ndriçon ashtu siç ka qenë ëndrra e shkodranëve dhe e gjithë shqiptarëve. Kurrë, kurrë në jetën time nuk kam parë kaq shumë njerëz në sheshin “2 prilli”. Kurrë në 18 vjet nuk kam parë një mbështetje kaq të madhe, kurrë nuk kam parë një entuziazëm kaq të madh sa sot, më shumë se ‘92-shi, më besoni, shumë më tepër se ‘92-shi. Kështu do të jetë edhe fitorja e 28 qershorit, më e madhe, më e thellë, e jashtëzakonshme, si kurrë ndonjëherë. Dhe a e dini pse? Ju shkodranët e dini më mirë se kushdo tjetër. Shkodra, qyteti ynë, në shekuj ka qenë paralel me legjendën e këtij qyteti, me legjendën e Rozafës, e cila është flijuar për diçka më të madhe, është flijuar për jetën, është flijuar për të ardhmen. Kështu gjatë pushtimeve, kështu gjatë komunizmit. Padyshim, edhe në 8 vitet e kaluara Shkodra sakrifikoi shumë, por asnjëherë, asnjë zonjë shkodrane, asnjë zotëri shkodran nuk i kam dëgjuar kurrë të ankohen, nuk i kam dëgjuar kurrë dhe nuk i kam parë kurrë të përulen, nuk i kam parë kurrë të dorëzohen. Edhe kur Shkodra ishte pa drita, edhe kur Shkodra ishte pa rrugë, edhe kur Shkodra ishte pa të ardhme, edhe kur Shkodra ishte pa asgjë, pa të ardhme, pa perspektivë. Katër vjet më parë unë kujtoj një shkrimtar shkodran, i cili shkruajti një artikull me titullin “Shkodra në komë”. Ata nuk besonin se Shkodra mund të ngjallej. Ata nuk besonin se Shkodra mund të bëhej. Në fakt, ata këtë dëshironin, por ne shkodranët kemi besuar çdo ditë, çdo orë, çdo minutë, çdo sekondë dhe bashkë kemi ndryshuar Shkodrën, bashkë kemi ndryshuar Shqipërinë, bashkë kemi realizuar ëndrrën më të madhe që prindërit tanë, baballarët e kombit donin për vendin tonë, për Shqipërinë: Shqipëria në NATO, Shqipëria kandidate për status. JOZEFINA TOPALLI
Unë ndihem mirë. Unë ju shikoj të gjithëve në sy Unë ju falenderoj të gjithëve. Sot, Shkodra ka rrugë të mrekullueshme. Sot, Shkodra ka investime që shumohen. Sot, Shkodra ka më shumë shkolla. Sot, Shkodra ka energji elektrike. Sot, Shkodra ka shpresën. Sot, Shkodra ka kthyer në realitet ëndrrën e saj, ëndrrën shekullore. Tre ditë më parë, Europa u zgjua blu. Shumica votoi për qendrën e djathtë. Europianët duan qendrën e djathtë. Unë sot Shkodrën e shoh më blu se kurrë ndonjëherë. Unë shoh Shqipërinë, kudo që kam qenë, kështu e kam parë, me besim, duke mbështetur Partinë Demokratike. Ata shohin dhe votojnë për fëmijët e tyre, duke votuar për Partinë Demokratike. Ata votojnë për ëndrrën e tyre. Ata votojnë për më shumë të ardhura. Ata votojnë për rroga më të larta. Ata votojnë për pensione më të larta. Ata votojnë për Shqipërinë moderne. Ata votojnë për Shqipërinë që zhvillohet. Ata votojnë për Shqipërinë që rritet. 28 qershori do të jetë një ditë e jashtëzakonshme. Fitorja do të jetë më e madhe se ‘92-shi. Më lejoni që këtu, prej këtij sheshi t’i them Edvin Ramës: Shkodra nuk ka votuar kurrë vesin. Shqiptarët nuk kanë votuar kurrë vesin. Aq më më tepër që ne shkodranët, nuk i durojmë dot frikacakët. Ata që fshihin. Ata që ikin. Ata që nuk pranojnë të dalin në debate. Ata që nuk pranojnë të japin përgjigje. Ata që kanë frikë edhe nga gazetarët. Ata që kanë frikë nga Sali Berisha, për të dalë në debat përballë njëri-tjetrit dhe atë që nuk pranon të drejtojë as partinë e tij. Ai që kërkon dhe mendon se mund të prishë festën e madhe të 28 qershorit. Kurrë, kurrë nuk do të mundet ta bëjë. Ne sot jemi shumë. Shqiptarët janë shumë, Jemi më shumë nga ç’ishim 4 vjet më parë. Në Tiranë jemi më shumë nga ç’ishim 4 vjet më parë, në Fier jemi më shumë nga ç’ishim 4 vjet më parë, në Korçë, në Vlorë, në Tepelenë, në Krujë, në Kukës, në Tropojë. Kudo do të votojmë më 28 qershor për projektin e ardhshëm, për Shqipërinë europiane, për Shqipërinë në rritje ekonomike. Ju e dini mirë, se nga raportet ndërkombëtare, Shqipëria dhe qeveria e saj u cilësua, si kampione në luftën kundër korrupsionit. Gjatë kësaj periudhe në raportet ndërkombëtare, Shqipëria ka dalë në 10 vendet e para, si vend reformator. Në raportet e fundit ndërkombëtare, Shqipëria ka marrë 10. Ka marrë 10 në rritjen ekonomike, ndërkohë që bota është zhytur në krizë financiare. Ka marrë 10 në rritjen e rrogave dhe të pensioneve. Ka marrë 10 kur është ratifikuar MSA-ja. Ka marrë 10 kur ka ratifikuar Protokollin e NATO-s. Nuk kishte gjë më të bukur, unë isha aty kur Sali Berisha u ul pranë Obamës. E kam parë aty, sepse isha në Strasburg, kur Sali Berisha u ul me të njëjtën të drejtë vote me Angela Merkel, me Sarkozinë, me kryeministrat më të rëndësishëm të Europës dhe të botës. Kurrë nuk kam qenë ndonjëherë më krenare. Vendi im, Shqipëria e vogël, Shqipëria me halle, por Shqipëri dinjitoze, Shqipëri me shpresë. Shqipëri që realizon ëndrrat, Shqipëri që rritet, Shqipëri që zhvillohet, Shqipëri që bëhet moderne. Ju e keni parë vetë, bota na beson ne. Obama tha se, Shqipëria dhe Kroacia janë vendet që kanë bërë reforma të jashtëzakonshme. Angela Merkel i tha kKryeministrit Berisha: “Ju po merrni shpërblimin e reformave të guximshme që keni ndërmarrë, kur erdhët në pushtet”. Sarkozi i tha kryeministrit Berisha: “Unë do të mbështes. Unë do ta mbështes Shqipërinë, në procesin e saj të dorëzimit të kërkesës e statusit të vendit kandidat”. Ju e keni parë vetë, se në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian ata na thanë se reformat tona janë të admirueshme. Dhe a e dini pse? Në fakt, është e thjeshtë kemi punuar shumë, shumë, por kemi punuar me zemër, kemi punuar me shpirt, kemi punuar me përgjegjësinë që të jep karrigia. Kemi punuar shumë, edhe më shumë do të punojmë, për të bërë gjëra të tjera për Shkodrën. Për të bërë gjëra të tjera për Shqipërinë. Shkodra do të bëhet një Vjenë e vogël. Shqipëria do të bëhet një Zvicër e vogël. Rrogat do të jenë të krahasueshme, me ato të vendeve që sot janë anëtare të Bashkimit Europian. Ne jemi një popull i vogël, një popull që kemi pasur shumë hallë, një popull, të cilit i duhet shumë punë për të bërë. Ne do të punojmë prapë. Ne kemi fituar çdo garë, çdo garë në procesin e integrimit, çdo garë në reformat ekonomike, çdo garë në reformat e arsimit, çdo garë në infrastrukturë, çdo garë në energji. Ne do të fitojmë prapë, prapë dhe prapë. Unë dua t’ju falenderoj për mbështetjen, për besimin që gjatë këtyre viteve i keni dhënë Partisë Demokratike, i keni dhënë Sali Berishës, i keni dhënë ëndrrës suaj. Në fakt, keni votuar për fëmijët tuaj.
Pse zgjedh Nr. 10 në fletën e votimit, më 28 qershor!? Mund të kem 10 arsye të mos e votoj rimandatimin, por kam 1000 arsye që më bëjnë të votoj numrin 10. Ka shumë arsye që më rrugëtojnë tek bindja e pamëdyshtë për të zgjedh numrin 10 në fletën e votimit më 28 qershor. Sikurse ka pak arsye për të sëmbuar në vetvete, e për të më yshtun një vullnet që qaset për të menduar dhe vepruar ndryshe, atë ditë që shqiptarët do tu drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur qeverisjen që do t’i drejtojë në katër vitet e ardhsme. Arsyet e mia për të refuzuar rimandatimin e qeverisjes aktuale mund të jenë dhjetë. Por janë një mijë arsye, besoj të mjaftueshme, që të marr rolin e predikuesit që të të bind se pse duhet të votosh Nr. 10. Pa patur nevojë për retrospektiv, prej të cilës veçse do të hullisësh gjykimin tënd për nga një qorrsokak, kjo për shkak të një çatrafilisje, nëpër të cilën ka rendur politika shqiptare, do të desha të ndalesha ngultas tek e tashmja. Me gjithë theqafjet e shumta në këto 4 vite qeverisje, ekzekutivi i drejtuar nga Sali Berisha mban në meritat e saja një ser arritjesh të jashtëzakonshme, siç e citon Presidenti Amerikan Obama, të mahnitshme, do ta artikulonte të tjerët, të guximshme do ta quante Presidenti Sarkozi, shembull për vendet e rajonit, ishte vlerësimi i punës së kësaj qeverisje nga ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, etj. Ratifikimi i MSA, anëtarësimi me të drejta të plota në Alenacën e Atlantikut të Veriut, aplikimi për antëratësim në BE, e shumë e shumë kulme të tjera dëshmojnë shumëçka. Kjo për sa i përket “përvetësimit” të sukseseve nga kjo qeverisje. Të mos harrojmë, së paku në këtë dekik të gjykimit tonë të kthjellët se Shqipëria dhe shqiptarët rilindën nga hiri i betejave despotike të politikës së viteve që lamë pas, dhe porsi një Sfinks janë në këmbë, janë një realitet nacional dhe ndërkombëtar. E mohon kush këtë, sot!? Për vendet që na pranuan në tryezën e tyre të madhe ishim një dele e zezë, dhe do të ishim nëse nuk do të kishte vullnet politik të mazhorancës aktuale për të përmbushur detyrimet që normëzonin besimin që edhe ne të ishim si të barabartë mes të barabartëve. Kjo ishte një ëndërr, apo jo. E kush do të besonte se, ne, shqiptarët do të ishim një ditë pjesëz e rëndësishme e vullnetit për paqe dhe liri në botë. Një vend trashëgoi dhe rriti në shpirtin e tij të sëmbuar armiq imagjinar dhe synimet e tyre territoriale ndaj vendit tonë. E kush do të besonte se Amerika dhe Evropa do të na kishin aleatë strategjik në politikat e tyre të mëdha. E kë, ne. Tash jemi ata që duhet të ishim, me autoritetin dhe dinjitetin që na takon dhe për të cilën memoria historike nuk e ka mohuar kurrnjiherë. Në këtë ditë mund të thërrasësh pa drojen më të vogël, me sa të ha gjoksi, se jam krenar, se jam shqiptar. E kush, ne! Ne që nëpërkëmbëshim nga tanët e të huajt, na shisnin dhe na blinin, punën dhe nderin. Sot është një ditë që ndryshon si nadja me akshamin, është një kohë dhe një moment për të bindur veten dhe kë ka veshë të dëgjojë se pse duhet votuar Nr. 10 në vlerën e votimit me 28 qershor. Përpjekjet për të luftuar papunësinë, krimin e organizuar, korrupsionin, varfërinë, e të tjera plagë që trashëguam nga komunizmi dhe që ditën t’i mbanin gjallë vetëm ata që na i bënë këto vrragë, deri katër vite më parë kur vullneti i popullit i dha dërrmën. Natyrisht të njëjten gjë shpresoj dhe besoj si në vullnetin e epër të Zotit se kjo do të ngjasë edhe më 28 qershor. Në këto katër vitë, shteti si funksion administrativ do të merrte një fizionomi, e cila parë nga e shkuara do të linte qartazi pas një diferencë botëkuptimi dhe gjallimi. Me fjalë të tjera shtetit i’u çorr maska e metamorfozës politike, shkas edhe nga qeverisja e vetë PD në fillesat e saj dhe më pas nga njëpasnjëtë e qeverisjeve socialiste. Shumë delenxhinj dhe matrapazë të pushtetit, shushunja e mamuthë e shitën dhe e blenë dinjitetin e shtetit, e molën këtë lopë të mjerë. Shteti ishte një mekanizëm, ingranazhet e të cilit ishin; në suita mbretërish, në tavolinat e kazinove, në shtretër orgjish, e gjithsekënd ku duhet të mos ishin. Pra shteti ishte vullneti i një grushti njerëzish, të cilët morën dërmën më 2005 dhe duhet së paku edhe një 4-vjeçar, që pësimi tu bëhet mësim. Po a janë po ata që sot vishen me mantelin e politikës së re, ata që mishërojnë vetëm Kainë, anipse predikojnë të jenë Abel. Ndryshimi i vetëm që shpërfaqin është mosha i pjesës dërmuese të përfaqësimit. Ky argument nuk e gjen veten të mëvetësishëm si bindës, nëse të servirur gjejmë vetëm fytyrat e tyre të frekëta, tendencat e tyre të sipërfaqshme, pozat jargavitëse mediatike, cinizmat dhe ironizimet anemike, patetizmin mediokër e buzëqeshjet e stampuara. Për tu hedhur më pas tek programet e tyre 1000-faqesh, të cilat kurrë si bënë prezent për publikun. Vijmë tek lidershipi i tyre që e ka parë dhe shitur si risi, të hedh në betejë një ushtri pa drejtues. Kjo pasi komandanti e ka të pamundur të heq nga koka kurorën perandorake të kryebashkiakut, e të vërë në gjoks parzmoren e luftëtarit. Tash që kishte mundësinë më të mirë të testonte veten se sa i vlen lakuara, ai, Edi Rama, “hyn” në betejë si fitimtar. Duke përjashtuar shansin e përballjes me votuesit, ai vetësakrifikon, mbase të vetmen mundësi të vlerës që ka si politikan. Ligjërimet plot pathos dhe pëllitjet folklorike nuk justifikojnë atë që dikton domosdoshmëria e rritjes së një lideri. Nëse ti flet për mjerimin, për viktimizimin gërdecian, ç’vend do të kishte kënga në këtë predikimin elegjiak. Nëse fshatarit i mëton modelin e Tiranës, mundësinë e vetme të pamundësisë, çfarë do tu tregojë ky prind fëmijëve, gjithmonë nëse ai ka pakçka në dijet e tija për distancimin që partia e këtij predikuesi ka patur dhe ka si filozofi politike. Ndërsa ata që kërkojnë të rimandatohen më 28 qershor, po qasen të jenë më konkret, më të drejtpërdrejtë në atë çfarë u premtojnë atyre që ku kërkojnë t’i votbesojnë. Shansi i tyre i të qenit në pushtet e bën më të lehtë këtë barrë politike. Shto kësaj dhe një mundësinë që në katër vite, ata, të paktën më çka pohojnë shifrat përmbysën çdo raport të kontributit të paraardhësve qeverisës. Duhet të mos lëmë mënjanë shumë faktorë avantazhistë dhe disavantazhist, kushte në të cilat bënë këtë 4-vjeçar pushtet. Do të isha më nivi po të mendoja se nuk kishte theqafje dhe gafa, risk të cilin do ta marrë në zgjedhjet e 28 qershorit mazhoranca e djathtë. Përfoljet dhe anatemat e shumta, të provuara ose në tentativë mediatike për tu identifikuar si përgjegjësi, si çdo përpjekje që rrëzohet në mundësinë e mbërritjes, edhe ata mbajnë në vetvete faj dhe pendesën nuk e kanë mohuar. Ndryshe ngase bënë pretendentët, kujtojmë vetëm 1997, vepra më e përbindshme e tyre, monstruoziteti me pashoq, që ata zgjodhën si rrugë të fitores. Nuk di të ketë kërkuar ndjesë ndonjëri prej tyre. Sukurëse nuk do ta njohja si pranim të fajit, së paku moralisht, Pons Pilatin që promovuan për gjëmën që i bënë shanseve të Shqipërisë duke e përshfaqur këtë vend në sytë botës, jo si një popull me histori të lashtë sa edhe popujt e tjerë, por si një tribu, i molepsur nga kodet zakonore dhe gjakimi për të shuar etjen. Gjithsesi shumëçka ka gjasa ti pranojmë si ndryshime me kahje nga e mira. Fundja votuesi shqiptar tash nuk asht më një tufë dhensh që sekush ka të drejtë t’i buj për nga kullota e tij. Shqiptarët në këto vite kanë dëshmuar një ecuri të dukshme të pjekurisë politike. Fatmirësisht në kahje ndryshe ngase vetë politika mëton. Sekush është i vetëdijshëm për vlerën që ka vota e tij, për vullnetin që duhet të votbesojë kjo votë. Përpjekjet për të rrokur përreth vetes sa më shumë, natyrshëm do ta shihja dhe pranoja si një pjesë e lojës. Në fund të fundit ata dinë të vendosin vetë për fatin e tyre. Janë pjesë e realitetit, ishin pjesë e tij, rritin dëshirën e të ardhmes dhe e kurorëzojnë atë vullnetarisht. Nga ALBERT VATAJ
RRUGA DREJT BE-së KALON NGA ROMA CEREMONIA E FESTËS SË ITALISË I DHA NJË MESAZH SHKODRËS Lidhjet e shqipërisë me Italinë janë të lashta sa vetë njeriu. Roma, Big Polis-i i Botës, megjithëse fjala Polis, lind tek Akejtë e lashtë, ka qënë rrugë, zhvillim, për ne. Qysh në shekullin e VII-të para Krishtit, romaku i famshëm Tarkuin ideoi ndertimin e kanalizimit cloasa maxima, ku ujrat e këqija, të zezat dhe të shiut të derdhen në lumin Tiber, duke i mësuar Botës se qytetërimi nis tek kujdesi për mbetjet, për pjesën e eger e përbuzëse të paraleles jetë-njeri. E hollëm vështrimin kaq larg, për tu kujtuar pushtetarëve të Shkodrës me histori qytetërimi qysh në kohën e Jul Çezarit e më përtej, që financimi i këtyre ditëve prej 15.9 milion eurosh për rehabilitimin e ujërave të zeza, ndërtimin e impianteve të ujit të pijshëm, mbrojtjen ambientale të Liqenit të Shkodrës, të mos e shpërdorojnë si herët e tjera. Vetëm për mbrojtjen e Liqenit të Shkodrës në 18 vjet, janë hellur në “Liqen” diku mbi 12 milion euro. Edhe sot ujrat e zeza i “lajnë qerpikët” në ujrat e bardha, troç të pijshme, Dhe, shumica nuk kanë mundësi të përdorin ujë të përpunuar. Sot, 30 për qind e kryeqëndrës së Veriut nuk ka rrjet kanalizimesh, ku jashtëqitjet organike depozitohen në gropa septike. Frymëmarrjen , Shkodrës kaq të bukur e të pasur siç e ka krijuar Zoti, s’mund t’ia pëngonte asgjë veç këtyre krijesave të përbuzshme, mbetjeve që e kanë zemëruar njeriun e thjeshtë me të paktën natyrën, mjaft prej të cilave i sheh sot ekraneve duke kërkuar vota. Dhe kush kërkon besim? Disa prej atyre që e kanë bërë jetën të frikshme, që janë të egër si derra, që kanë ndertuar ku ua ka thënë rradakja, që kanë vjedhur, që kanë lejuar që edhe trotuaret të shtyhen nga karriget e mejhaneve e pijanecët të pëngojnë lëvizjen e qytetarëve. Edhe më të ashpër se vetë Zoti me të paudhët, janë treguar disa asish, me njerëzit që sot u përgjërohen, se ndryshe nga ç’kanë punuar, do punojnë. Po në 28 qershor të paudhët janë ata, Zot është votuesi. Rrugën drejt BE-së, monstra pa ideal nuk e çelin, përkundrazi i vënë ca gjëmba. Dhe kjo rrugë nuk ka kthim. Koha e ka vënë Shqipërinë atje ku ka vëndin e vet. Një sy i kujdesshëm do e vërente këtë edhe në ceremoninë e përvjetorit të Festës së Republikës Italiane në ambientet e Konsullatës. Ishte hera e parë që u organizua një pritje pak ndryshe. Kjo lidhet me faktin se Shqipëria tashmë është Anëtare me të drejta të plota e NATO-s. Pas Himnit të Flamurit, fjala e mbajtur nga konsulli Stefano Marguccio, natyrisht në një familjaritet të ngrohtë , i ngjante ceremonisë, (ku mungon parada, sfilata dedikuar operacioneve, mungojnë kuajt e qentë) që shteti italian organizon çdo 2 qershor në dekorin e pa shoq të Coloseut të Romës së lashtë. Nuk ishin primare vizat e punësimi, si vitet e tjera, por vlerat dhe principet e Kushtetutës italiane për ndërtimin e një Italie gjithnjë e më solidare, tanime në një front ushtarak edhe me Shqipërinë, si aktorë e faktorë për të garantuar stabilitet, paqe, progres të përbashkët. Një Ceremoni zyrtare e përshkuar brënda kornizave të pranueshmërisë së kontributeve diplomatike për zhvillimin e Veriut shqiptar, duke vlerësuar standardet e kulturës e bashkëpunimit ekonomik. Edhe bashkëecje në vlera shpirtërore, qytetarie, pasi institucionet e pavarura të shoqërisë civile, fesë e medias, artistëve e arteve, i kanë paraprirë krenarisë sonë të përbashkët, janë pranueshmëri fondamentale urash lidhjeje. Këto të fundit e kanë njohur, vlerësuar, publikuar, mëkuar kulturën italiane , kanë shkelur guximshëm dhe çiltërsisht në rrugën që sot na afron e nesër na bashkon, qyshkur pushtetarët punonin vetëm si mitingashë e nuk dinin (madje as dinë) ç është piktura, muzika, letërsia… Që nga 2 qershori i vitit 1946, brënda formatit institucional republikan, Italia ka kapërcyer shumë e shumë pengesa e goditje nga terrorizmi e fatkeqësi natyrore, për të ardhur tek tërmeti i 6 prillit në Abruzzo, ku shqiptarët përjetuan dhimbjen si italian prej vërteti. Madje edhe ne si gazetë shkuam në vendngjarje për të përcjellë në banesën e fundit viktimat, për ti thënë në shtyp ca fjalë modeste.zëmre. Ndërsa pushtetarët u kapardisen kafeneve, duke bërë nga një mesazh me telefon. Që të jemi të qartë në rrugën e pakthyeshme drejt BE-së, duhet të dimë se Italia është miku e partneri ynë kryesor, duhet të njohim mirë lidhjet e Gadishullit të Apenineve me Shqipërinë, duhet të orientohemi mbi tendencat historike. Nja 20 shekuj më parë, Via Egnatia lidhte Romën me Bizantin. Nje rrugë 1120 kilometër që kalonte nga Roma në Durracium (Durrës), Apoloni, (Fier), Maqedoni e Thrakë, drejt Kostandinopojës, ose Stambollit të sotëm. Është momenti të rikujtojmë këtu se Apoloni ka qënë Perëndi e Përgjithshme, koka e të cilit i është kthyer Shqipërisë nga Roma më 1982. Kështu kanë kaluar rrugët prej atje këtu, duke bërë një, dy pjesët mesdhetare. Përkatësia jonë në grupimin e shteteve, pavarësisht politikave tashmë ose të lëna pas, ose në theqafje, ku pengesë kanë qënë ose ekonomia, ose përbërja relegjoze, ose gjuha e kultura, por më tepër injoranca e burokracitë e pushtetarëve që janë të paaftë tu përgjigjen standardeve qytetëruese, duke dashur ta lënë popullin disa shkallë poshtë vetes, ka predominancë perëndimore, e cila pas zgjedhjeve të 28 qershorit duhet të marrë përmasim. 606 vjet më parë, pikërisht më 2 qershor 1403, Venediku pat marrë një vëndim historik për ngritjen e dy fortesave, njëra në bregdetin e Durrësit e tjetra në grykëderdhjen e lumit Buna, për mbrojtjen e Albanisë, fqinjes së mirë, djepit të një qytetërimi të lashtë që u rezistoi kohërave por jo pushtimeve, njëherë pesë shekullor, e më pastaj atij komunist pesë dekadësh. Tashmë këto duket po lihen pas, si një e shkuar muzeale. Mes Shqipërisë e Italisë, falë angazhimit perfekt të diplomacisë italiane këtu, veçmas konsullit aktual Marguccio dhe ish konsullit Robero Orlando që ndërtoi konture të bazta, janë shkëmbyer eksperienca të zhvillimit kulturor, social, ushtarak, është nxitur e rritur infrastruktura e komunikimit dhe veprimit. Në sektorin e ekonomisë, veçmas Fasonistët, e kanë patur konsullatën mbështetje në nënshkrimin e kontratave për mallrat gjysmë të gatshme. Kjo ka ndikuar jo vetëm në punësimin e mijëra njerëzve, jo vetëm në të ardhurat nga eksporti, por edhe rritjes së importit, pasi fasonistët punojnë me mall të porositur. Pra janë zbutur jo pak efektet e krizës globale. Edhe në sektorin energjetik janë arritur parametra modernë, jetëgjatë, me interesa të ndersjellta. Në të vërtetë edhe Zoti është treguar bujar duke e krijuar Shqipërinë bash në lindje të kontinentit të lashtë. Veriu shqiptar e ka lënë mbrapa të shkuarën. Është një partner plot resurse jo vetëm natyrore, por edhe njerëzore. Kësaj here, ndjen kënaqësi kur thua se kuota e studenteve për vitin akademik 2009-2010 është rreth 3500 në 61 universitetet italiane, ndërsa e punëtoreve sezonal rreth 3000. Në Itali studiojnë 71000 nxënës e studentë shqiptarë dhe para pak ditësh, më 10 qershor, shkrimtari ynë Ismail Kadare, njëri ndër 6 më të lexuarit në botë, (që jetojnë), kandidat disa herë për çmimin Nobël, u nderua nga Universiteti i Paleremos me çmimin “Honoris Causa”.Pra, sot Shqipëria, e veçmas Veriu, jep garanci për ti vënë natyrshëm synimet në hapësirat e euro zones. Kështu, Veriun nuk ka pse e shqetëson fare mbyllja hermetike e dyerve të emigracionit ilegal për ekstrakomunitarët nga qeveria Berluskoni. E normalisht, arsyet e forta gjejnë rrugë ligjore, sikundër edhe Amerika refugjatët kubanë i lokalizon që në det e i riatdheson. Shqiptarët, anëtarë të Aleancës së Atlantikut të Veriut,duhet të jenë të vetëdijshëm se politikat e emigracionit në Europë kanë nevojë për rregulla. Kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike të standardeve më moderne të teknologjisë së sotme , janë një avantazh i madh drejt lëvizjes së lirë, edhe pse disa pushtetarë kjo nuk i kënaq. Ky proces është i mundur të konkretizohet në harkun pse jo të një viti, pasi prodhimi i dokumentave në fjalë është në rrugë të mbarë. Pra, ka ndryshuar shumëçka. Edhe në 63 vjetorin e Festës së Republikës së Italisë vëren ndryshim. Ka ndryshuar ceremonia, vlerësimi për mbështetje e bashkëpunim, konsujt normalisht, secili më i përkushtuar se tjetri, është freskuar personeli, gjithnjë e më shërbyes. Jeta avancon, njerëzit ecin në atë rrugën e duhur, natyrore, drejt Romës. Këtu nga viti në vit shesh atë pjesën e dukshme të gjenerimit, shesh artistë e krijues, intelektualë e kapacitete edukuese të reja që diskutojnë si perëndimorë, që punojnë e jetojnë si perëndimorë. Të vetmet fytyra të rracës së “Aleancës së Injorantëve”, çdo vit më të fryra nga dhjami e më të egra nga zhvillimi normal i shoqërisë, gjë që u humb ndoshta gjithçka, pasi nuk kanë tjetër profesion, veç të mashtruesit, fodullit, abuzuesit, gangsterit, janë pushtetarët, zyrtarët, përfaqësuesit e lidhjeve me orientimin e strategjive të bizneseve e tenderave, “vipat” partiakë, kryekomunarët e komunarët që kanë ndërruar o parti e partner, o karrigë e dashuri. Ana e mire për çdo konsull që vjen këtu në Shkodër është se çdo gjë e gjen gati nga paraardhësi, ku të riut i nevojitet veç njohja fizike me ta, ndërsa ana e keqe është se zhvillimet në standarte të karakterit politik, diplomatic, administrativ, ligjor, gjenerojnë me sforcim terren fantazie e me të “futur terren besimi. Nga SOKOL PEPUSHAJ
ASHPERSOHET FUSHATA: KEKA VRITET, JAHJA LARGOHET NGA SHQIPERIA Pas një jave shqiptarët do u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri. Fushata ka degraduar në dhunën më të pashoqe, duke shënuar edhe viktima. Shpërthimi me eksploziv i kryetarit të partisë Demokristiane për Malësinë e Madhe Aleksandër Keka, sipas kryedemokristianit shqiptar Nard Ndoka ka sfond të pastër politik. Pas kësaj vrasje, sipas akuzës së tij, është kryeparlamentarja Topalli dhe policia e shtetit.Tashmë padia penale është depozituar dhe drejtësia e ka pranuar akuzën e “Polit të Lirisë” kundër zonjës Topalli dhe Policisë së Shtetit. Formacionji politik “Poli i Lirisë”, i drejtuar nga ish kryeministri Aleksander Meksi, partia Demokristjane e drejtuar nga ish ministri i shëndetësisë Nard Ndoka, Lëvizja Socialiste për Integrim e drejtuar nga ish kryeministri Ilir Meta, po shfaqen si opozitë e vërtetë dhe po goditen në format nga më barbaret nga dy partitë kryesore, PD dhe PS. Ky formacion është bashkë dhe pretendon shumë në këto zgjedhje, ndaj dhe goditet kaq rëndë. Ashtu sikundër Aleksandër Keka edhe një eksponent tjetër i këtij formacioni politik, Agim Jahja, ka patur kërcënata serioze për jetën. Agim Jahja, ish kryetar i LSI-së nga viti 2004 deri në 2008 për Shkodrën dhe aktualisht anëtar i Asamblesë së Përgjithshme të LSI-së për Shqipërinë, njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt e aktiv të Ilir Metës, në veriun shqiptar së bashku me të vrarin Aleksandër Keka, kanë reflektuar një potencial politik në formacionin “Poli i Lirisë” për Veriun. Kështu fushata ka degjeneruar deri sa arrin që anëtarin e Asamblesë së Përgjithshme të LSI-së Agim Jahja, ta detyroi të braktisë frontin politik dhe të largohet nga Shqipëria. Dhuna është e pakontrollueshme dhe jeta është krejt e pasigurtë. Dhëntë Zoti që dita e gjzedhjeve të mos kthehet në një dite të barbarizmit, por të shkoi e qetë e rezultati të njihet nga palët. Sokol PEPUSHAJ
ITALIA KERKON BALLKANIN NE BE Nuk eshte surprize kembengulja e diplomacise italiane per thithjen e Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian. Vendi pertej Adriatikut prej vitesh, ndoshta edhe me shume, eshte kthyer ne nje avokat fillimisht te shqiptareve, me pas te serbeve por edhe te gjithe popujve te Ballkanit. Eshte e qarte se pas perkatesise fizike, kjo pjese e Evropes duhet te jete edhe pjese e BE-se. Te gjithe e kane artikuluar, por askush nuk e ka thene me ze te larte dhe publikisht si Italia, permes Franko Fratinit- minister i jashtem italian dhe me heret numri 2 i Komisionit Evropian. Nuk ia vlen te ndalemi per te treguar se pse Ballkani Perendimor duhet ti bashkohet familjes se madhe evropiane sa me shpejt te jete e mundur, por po vecojme disa arsye. Me antaresimin (mbase te nxituar) te thuajse te gjitha vendeve te ish- Lindjes komuniste, Ballkani Perendimor ka mbetur “njolla e zeze” ne brendesi te Bashkimit Evropian. Vec te tjerave, do te thote nje pamundesi kontrolli te imtesishem e te gjitha fenomeneve qe nisin nga terrorizmi, droga, emigracioni jo legal, trafiku i armeve etj., duke qene nje rrezik real per sigurine e qytetareve dhe vendeve te BE-se. Pavaresisht se vende me popullsi mjaft te vogel krahasuar me Unionin, vendet e Ballkanit Perendimor jane jo vetem nje atraksion turistik, jo vetem fuqi punetore me kosto mjaft te ulet (te pakten tani per tani) por edhe nje mundesi e shkelqyer investimi sidomos ne sektore per te cilet BE-ja ka mjaft nevoje sic eshte energjia permes ujit, permes eres, mbase me vone edhe permes nuklearit. Por ka edhe nje arsye me madhore. Ka qene mungesa e stabilitetit, me sakte konfliktet e armatosura nderetnike, qe lane Ballkanin Perendimor ne “trenin e fundit” te integrimit evropian. Sigurisht, te pakten prej 10 vitesh, aq sa ka perfundimi i luftes se Kosoves, stabiliteti ka qene mjaft i qendrueshem, siguruar me shume nga antaresimi i Shqiperise dhe Kroacise ne NATO, por edhe krijimi i shtetit te ri te Kosoves. Pertej te gjitha luhatjeve te mundshme, pjesa e Ballkanit Perendimor ka nje vokacion proevropianist. Ne krye sigurisht eshte Shqiperia me rreth 96-97%, por edhe vendet e tjera kane nje mazhorance te thelle ne deshiren per tu integruar ne BE. Duke u kthyer tek Shqiperia, duhet riperseritur se integrimi ne BE pas atij ne NATO, mund te konvertohet shume thjeshte ne realizimin e levizjes se lire pa viza te shqiptareve ne hapesiren Shengen. Ka e ndjeshme edhe e vertete eshte si ceshtja, saqe edhe fushata elektorale per zgjedhjet politike 2009, ka si pike te forte te paleve pikerisht liberalizimin e vizave. Nga ana e saj, Shqiperia ka realizuar ate cfare ka mundur te realizoje, duke plotesuar pjesen me te madhe te kushteve te vena nga BE. Detyra kryesore mbetet realizimi i zgjedhjeve te pakontestueshme nga palet, por edhe pajisja ne mase te gjere e qytetareve te saj me pasaporta biometrike. Kontrolli i kufinjeve eshte ne nivele te kenaqeshme, ndersa do te kete edhe “nje numerim” indirekt te popullsise permes pajisjes me leternjoftime elektronike. Por serish nuk mjafton. Gjithcka mbetet ne doren e Bashkimit Evropian dhe vendeve antare te tij. Sic edhe jane shprehur edhe ne Shkoder, Parlamenti Evropian dhe institucionet e BE-se, jane te pakenaqura nga zgjerimi i shpejte ne lindje. Europarlamentari Iles Braghetto i UDC-se italiane e shprehu kete ne emisionin “Eureka” ne TV1 Channel, duke lene madje te nenkuptohet se liberalizimi i vizave per shqiptaret veshtire te realizohet brenda nje viti duke nisur nga tani. Megjithate, ne asnje moment nuk duhen neglizhuar interesat gjeo-strategjike dhe gjeo-politike te vete BE-se, por edhe deshirat e shteteve me te fuqishme antare. Ne kete rast, Italia ka qene, eshte dhe sipas gjasave do te vijoje te jete nje avokat i fuqishem i Ballkanit Perendimor e ne vecanti i Shqiperise. Pervec lidhjeve te kahershme e shume te njohura nder shekuj (ne periudhen e pushtimit italian 1939- 1943, Shqiperia ishte pervecse “de facto” edhe “de jure” pjese e Mbreterise Italiane), Italia dhe bisnesi italian kane interesa tashme me shumta ne Shqiperi, me investime kryesisht private qe i afrohen shifres 5 miliarde euro vetem gjate viteve te fundit. Nuk duhet harruar edhe nje komunitet shume i madh shqiptare, mbase edhe 500 mije vete, qe jetojne e punojne ne Itali, me dokumenta te rregullta, me shtetesi shqiptare, por me mentalitet plotesisht italian. Nje pjese jo e vogel e tyre, tashme jane natyralizuar si italiane, duke marre te gjitha te drejtat, edhe te te zgjedhurit dhe te zgjedhjes. Mbase na pelqen ne si shqiptare te mendojme deri ne kete pike, por realisht mbeshtetesi me i fuqishem publik dhe konkret i Shqiperise ne suazen e integrimit ne BE, eshte pikerisht Italia e pertej Adriatikut, me te cilen na lidhin shume pjese te historise sone shume shekullore, me konflikte, pushtime por edhe shume zhvillim sidomos ne 20 vitet e fundit te kapercyellit te shekullit te 20-te dhe fillimit te shekullit te 21-te qe tashme gjeresisht dhe jo vetem nga ne, konsiderohet si “shekulli i shqiptareve ne Ballkan”. Cili eshte plani 8- pikesh i Italise Nje “rodmap” me 8 pika per te pershpejtuar integrimin euro-atlantik te Ballkanit Perendimor. Ishte ky plani italian i prezantuar ne takimin BE- SHBA te Prages nga ministri i jashtem i Italise Franko Fratini. Vetem pak dite paara takimit informal te Hluboka-s Fratini kishte ftuar koleget evropiane te dergonin mesazhe “te dukshme dhe konkrete vendeve te ineresuara: Serbi, Kosove, Bosnje, Mali i Zi, Kroacia, Maqedonia dhe Shqiperia. Pika e pare e ketij plani eshte liberalizimi i vizave: Italia nxit qe raporti i Komisionit Evropian te jete ishte gati brenda fundit te majit dhe qe regjimi i liberalizimit te hynte ne fuqi ne mes fundit te te 2009-es dhe fillimit te 2010-es, me prioritet per Serbine dhe Maqedonine. Pika e dyte kerkonte qe Komisioni te fillonte pergatitjen brenda fundit te majit te raportit teknik per pranimin e Malit te Zi, i cili duhej te pasohej nga Serbia dhe Shqiperia, ndersa pika e trete ftonte te finalizohej antaresimi i Kroacise ne BE brenda vitit 2010. Ne piken e katert te “roadmap”: te forcohen kompetencat e perfaqesuesit te larte te BE-se per Bosnje- Hercegovinen (ambasadori austriak Valentin Inzko). Pika e peste parasheh kerkesen e zhbllokimit te hyrjes ne fuqi brenda qershorit te Marreveshjes se Asociim- Stabilizimit me Serbine, e cila nga ana e saj duhet te bashkepunoje plotesisht me Gjykaten per ish- Jugosllavine ne Hage. Deri tani, MAS ishte bllokuar nga vetoja e Holandes qe kerkonte nje bashkepunim me te madh te Beogradit ne arrestimin e krimineleve te luftes ne kerkim akoma nga kjo gjykate. Pika e gjashte: zhbllokimi shume i shpejte i mosmarreveshjeve per emrin e “Maqedonise” qe ve perballe Shkupin dhe Athinen. Greqia mban te bllokuar procesin e antaresimit ne BE dhe NATO pasi sipas, “Maqedoni” eshte emri i nje krahine te saj dhe qe ben pjese ne pasurine e saj historiko- kulturore. Pika e shtate: Italia insiston mbi rendesine e mbeshtetjes ekonomike per republiken e re te Kosoves. Pas njoftimit te Spanjes per terheqjen e trupave te saj brenda veres, nenvizohet qe per te udhehequr pranine nderkombetare, ushtarake dhe civile, duhet te jete parimi i “Together in, together out”- “Bashke brenda, bashke jashte”. Pika e tete: Italia kerkon nje takim BE- Ballkan, i zgjeruar edhe me SHBA-ne, i cili duhet te mbahet brenda gjysmes se pare e vitit 2010. Blerti DELIJA
SHQIPËRIA EUROPIANE ME PARTINË DEMOKRISTIANE (Fushata e zgjedhjeve parlamentare e ka hapur siparin e saj) Do ta fillojmë këtë shkrim me dy vargje të F. S. Nolit: “Mbahu nënë, mos ke frikë / se ke djemtë në Amerikë.” Me këtë “mesazh” i drejtohej Shqipërisë Imzot Fan Noli, kur ne ishim të pushtuar nga Perandoria Osmane. Të njëjtin mesazh dërgojnë sot bijtë dhe bijat e Malësisë së Madhe nga New Yorku dhe Detroiti, ku janë akomoduar prej afro dy dekadash. Mesazh, të cilin e dërgojnë përmes birit fisnik të këtyre bjeshkëve krenare: zoti Mark Lluma, intelektual dhe patriot me shumë vlera. Zoti Luma ka ardhur në Malësi për të kandiduar në emër të Partisë Demokristiane me miratimin e plotë të Kryesisë së kësaj Partie dhe me dëshirën e flaktë të bashkëatdhetarëve të diasporës. CV e zotit Luma është mjaft e pasur, qoftë nga prejardhja familjare, qoftë në aktivitetin e tij vetjak, mbasi ai ka shërbyer disa vite si Kryetar i Komunës së Shkrelit, ku drejtimi nga ana e kësaj komune ka qenë i admirueshëm dhe në lartësinë e kërkesave të kohës. Askush më shumë sesa Malësia e Madhe dhe Dukagjini nuk e ndjeu peshën e pushtimit Osman dhe askush më shumë se këto zona nuk i bëri rezistencë këtij pushtimi. Dedë Gjon Luli, Çun Mula, dhe krenaria e Djemnisë së Shalës, Mehmet Shpendi shkëlqejnë si “margaritarë në panteonin e Atdheut”. Malësia dhe Dukagjini u ngritën kundër Monarkisë dhe kundër Dikataturës Komuniste. Prek Cali është “Emblemë” në gjoksin e bjeshkëve, me organizimin e kryengritjes së parë antikomuniste të Malësorëve (janar 1945). Binomi “Fe-Atdhe” ishte lajtmotivi i çdo kryengritjeje të Malësorëve tanë trima e bujarë. Këtë “thesar” bese dhe bujarie do ta përfaqësojë në Parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë, djali i Shkrelit – Mark Luma. Vëllezërit dhe motrat e Malësisë së Madhe, tashmë mbas 17 vitesh demokraci i kanë nxjerrë konkluzionet e nevojshme dhe me siguri do të dinë se kujt t’iajapin votën. Ata tashmë janë të ndërgjegjësuar se aspirata për një Shqipëri të vërtetë Europiane nuk mund të shprehet dhe të aplikohet jashtë kontekstit demokristian. Demokristianët ndërtuan Europën Moderne të Pas-Luftës. Demokristianët shqiptarë do të jenë “Lokomotiva” që do të tërheqë Shqipërinë drejt Europës së bashkuar. Nuk ka program tjetër përveç atij demokristian që mund të përputhet më shumë me karakterin e malësorëve. Ndërtimi i familjes me edukatë të shëndoshë, drejtësia sociale, bujaria, dashuria, besa, toleranca dhe ndershmëria, të gjitha këto janë të brendashkruara në programin demokristian. Eksperienca 9 vjeçare e zotit Mark Luma në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë garanti më sinjifikativ dhe më i fuqishëm për një përfaqësim dinjitoz. Jepjani votën Mark Lumës, birit tuaj, dhe të jeni të bindur se nuk do t’ju zhgënjejë. MARK BREGU
NË BOTËN E KAINIT, TË JETOSH SI ABEL Nisja nga origjina. Eva lindi 2 fëmijë, Kainin dhe Abelin. Ishin fëmijët e mëkatit e megjithatë Zoti u dha të dyve dy mundësi për të punuar e jetuar mirë. Kainit i la porosi të kultivonte tokën e të rriste fruta të bollshme prej saj, ndërsa Abelin e porositi të rriste bagëtitë e ta shumonte grigjën e tij. Të dy u munduan të bënin më të mirën e mundshme dhe një ditë ia ofruan produktet e tyre Zotit që ua kishte ofruar këtë mundësi. Nga të dy produktet që vëllezërit i ofruan, Zotit i pëlqeu më shumë oferta e Abelit, flija e bagëtive. Duket sikur Zoti parapëlqeu bariun e jo bujkun, por në fakt nuk është ashtu. Në këtë keqkuptim, Kainit iu errësuan sytë, ndoshta nga Zilia dhe e vrau të vëllanë. Që atëherë Zoti tha se askush nuk duhet ta prekte Kainin, pasi kjo ishte çështje e tij. Kurse Kainit vetë i tha se do t`i dilte shpirti brezni pas breznie e me shumë mund do t`i nxirrte të mirat e tokës që i ishte dhënë si dhuratë e që nuk e kish vlerësuar. Del e qartë se nga egoizmi, nga kjo diçka në formë antiteze njerëzore, buroi Zilia tek Kaini dhe kështu i përcatoi rrugën dhe vuajtjet atij e trashëgimtarëve të tij. Shumë shekuj më vonë, në kohën e Moisiut, kur hebrenjtë e skllavëruar në Egjipt fituan lirinë vetëm falë vullnetit të Zotit., ndodhi një fenomen pak a shumë i ngjashëm. Pasi ata, hebrenjtë pra, dolën nga Egjipti dhe kaluan shkretëtirën, vuajtjet e mundimet e tyre morrën një rrjedhë të re me Moisiun. Pasi kaluan vuajtjen e madhe të skllavërisë dhe ankthin e përndjekjes, atyre u erdhi dëshira të kërkonin të mira materiale e begati për të vazhduar një jetë më të mirë, pasi “bukë e gjellë, plus punës së stërmundimshme” ata kishin edhe kur rrinin të lidhur me vargonj në Egjipt. Kështu iu lutën Zotit. Ai i dëgjoi dhe ua dha, me zemërgjerësi. Por ata çfrarë bënë?! U turrën kush e kush më shumë të merrnin çdo gjë që kishte rreth tyre. E nga grykësia, filluan të merrnin inat njeri-tjetrin deri në grindje e përballje. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Një grusht njerëzish që kishin vuajtuar deri në ekstrem padrejtësitë njerëzore dhe më pas, falë Zotit kishin fituar lirinë, duke harruar paturpësisht historinë dhe plagët e tyre, por mbi të gjitha Dashurinë Qiellore, do përfundonin në një luftë vëllavrasëse prej grykësisë. Edhe njëherë, nga egoizmi buroi zilia, e pas saj, nga dëshira për të patur sa më shumë, grykësia, doli në pah padenjësia e qenjes së distancuar nga filli i krijimit të saj, Zoti. Pikërisht kjo ka ndodhur kronologjikisht në historinë e botës… e si rrjedhojë edhe në Europë. Njerëzit luten me dhimbje e gulçime shpirtërore kur janë në vështirësi të thella, por vetëm se fill pasi dalin nga kjo gjendje, ata harrojnë ku ishin dhe si dolën nga kjo situatë. Ata harrojnë proçesin e gjatë të lutjeve drejtuar Zotit në momentet e tyre më të pashpresa. Ata harrojnë gjithashtu se pikërisht përgjigjja Hyjnore, mëshiruese e zemërgjerë i kthen në kushte dinjitoze për patur një jetë të begatë. Me dritshkurtësi dhe banalitet harrojnë se nuk janë ata protagonistët e rrugëtimit dhe ngjarjeve të tyre. Pasi dalin nga gjendja e mjerimit fillon e zë vend në jetën e tyre egoizmi, zilia, grykësia, tradhëtia, mashtrimi, prita, hakmarrja. Të padenjët, pasi harrojnë ku ishin dhe si erdhën në kushte dinjitoze, i vërsulen parasë, pushtetit, vanitetit (vetpëlqimit) dhe sjelljes me prepotencë e mendjemadhësi në publik. Sa herë dalin para syve tanë këto fenomene nga njerëz që duan të shiten më shumë nga ç`janë në të vërtetë?! Ndërkohë që njerëzit e vërtetë, ata të plotësuarit e të vetdijshmit për burimin e të mirave në jetën e tyre, kanë një sjellje tjetër, krejt tjetër. Kjo që cituam më lartë është kriza e moralit të disa qenjeve që patën fatin të parapëlqeheshin për të qenë njerëz. Por në fakt ata nuk patën forcë dhe dëshirë të qëndrojnë njerëz e si pasojë degjeneruan në qenje të joshura nga paraja-një copë letër, nga pushteti, vaniteti dhe dëshira për t`u dukur në publik nëpërmjet sjelljeve prepotente. Kjo quhet pasoja e krizës morale. Kur njeriu degjeneron i joshur nga veset e mësipërme degjeneron në qenje dhe kjo përfaqëson pikën maksimale të krizës morale. Nga kjo krizë e madhe, nga kjo krizë morale, vjen edhe rrënimi. Rrënimi ekonomik. Rrënimi ekonomik shfaqet me rrëmujë, me një model jetese pa rregulla, me improvizime. Zoti është përbetuar disa herë për të krijuar një rend të ri botëror prej këtyre devijimeve në mënyrën e jetesës së njeriut. Që me Noeun, i cili doli garant për përmbushjen e porosive të tij dhe Zoti e besoi duke i sygjeruar varkën e shpëtimit. Më pas me Moisiun, i cili edhe ky doli garant për të çuar në vend porosinë e Zotit duke ndikuar tek populli i tij. Dhe Zoti e dëgjoi Moisiun, por siç rezulton qartë populli i doli fjale Moisiut. Më pas kjo ndodhi me Jezus Krishtin, të cilit për të shlyer mëkatet e patregueshme të njerëzve iu desh të gozhdohej mbi kryq. E Zoti, vetëm pse i biri pësoi vdekjen më të dhimbshme për ndjeshmërinë njerëzore, vendosi të japë ende kohë për reflektim. Por pas 2000 vjet kryqëzimi të kobshëm për shërbimin tonë, çfarë kemi? Kemi ende egoizëm, zili, grabitje, mashtrim, prita, hakmarrje, pushtet, vese, vanitet e prepotencë në ambjentet publike. Kështu janë shkatërruar janë shkatërruar perandoritë e jo më familjet mafioze, partitë fantazëm apo shtetet e krijuara artificialisht prej egoizmit njerëzor që dëshëron të verë patjetër kufij. RASTI SHQIPTAR Po në Shqipërinë tonë a ndodh e njëjta gjë? Sigurisht që po. Pa i ardhur gjatë vërdallë historisë tonë të sakatuar, do hidhemi menjëherë tek 18 vitet e fundit të quajtura “ në tranzicion”. Kjo periudhë mjafton si kampjon për të ilustruar të gjithë të kaluarën. Shqiptarët lirishtypur dhe të përgjakur gjatë komunizmit morën si dhuratë hyjnore lirinë. Edhe pse liri e pjesshme ajo ishte liri, njësoj si ajo e hebrenjve që dolën nga Egjipti. Menjëherë më pas, në shumë pak vjet, shqiptarët patën edhe shpërblimin materjal, njësoj si 2 bijtë e Evës pas mëkatit, si hebrenjtë pas shkretëtirës dhe si Europa perëndimore pas gozhdimit në kryq të Jezusit. Paratë shqiptarëve u erdhën më së shumti nga emigracjoni vetëmohues i bijve që sakrifikuan dëshirat e moshës për t`u ardhur në ndihmë familjeve. Ata sollën shumë para falë ndihmës mëshirplotë të Zotit dhe popujve mikpritës. Erdhën shumë para edhe nga organizma e institucjone ndërkombëtare. Erdhën shumë para edhe nga trafiqet, si pasojë e rritjes së egoizmit e grykësisë tek disa individë të caktuar. Nga shenjtëria kanë zbritur në mëkat. Në emër të këtyre shumave marramendëse parash, u kompromentuan njerëz, familje, grupime, parti, qarqe fetare (individë brenda tyre). Dhe kështu, modeli që u krijua për shoqërinë shqiptare që sapo kish dalë nga shtypja dhe vargonjtë, ishte ai i egoistit, materialistit, makiavelistit, grykësit, abuzuesit, përfituesit, servilit, ziliqarit, tradhtarit dhe i të pashkolluarit. Po, po. Sepse në Shqipëri, pasi çdo gjëje iu vu një çmim monetar: edhe burrnisë, edhe moralit, edhe fesë, edhe fëmijëve, edhe vendit të punës, edhe idealeve… erdhi momenti që iu vu një çmim edhe diplomave shkollore. Populli ynë thotë: “Ja sheshi, ja mejdani!”. E sheshi është zaptuar nga egoisti, ziliqari, tradhtari, i pabesi, prepotenti, provincjali që me prepotencë i imponohet qytetërimit për ta kthyer mbrapsht, atje prej nga erdhi ai vetë për të shpëtuar. Ky është paradoksi shqiptar brenda paradoksit botëror. Është i ngjashëm për nga proçesi i degradimit por shumë më i shëmtuar për nga ngjyrimet që merr gjatë rrugës së tij të mbushur me provincializëm primitiv, armik ziliqar e i përbetuar i qytetërimit. Në këtë krizë të thellë morali e qytetërimi së bashku, rrënimi ekonomik sapo ka filluar dhe nuk ka kapur ende fundin. Kjo nuk thuhet e nuk vërehet për dy arsye. Një sepse shqiptarët kanë qenë historikisht në kriza ekonomike dhe dy sepse shqiptarët janë frikacakë e gënjeshtarë përballë realitetit. Kjo vjen nga vogëlsia e perceptimi i vakët i një dimensioni shpirtëror. Njeriu nuk mund të gënjejë veten edhe para pasqyrës. Por jo, shqiptari e bën këtë: “bukur e mirë”. Edhe në botë e në gjithë Evropën ka krizë ekonomike por vetëm se atje thuhet e madje thuhet hapur. Ndërsa në Shqipëri gënjehet edhe pse kriza morale e ekonomike është me data antike, që kur shqiptari trdhëtojnë veten. Për të qenë më të drejtpërdrejtë dua të them se: -Gazetaria është nën thundrën dhe përçmimin ku e kanë vënë të lartpërmendurit që e drejtojnë këtë vend me vektor kokëposhtë. Moderatorët më të suksesshëm televizivë janë ata që ne njohim: fshatarë, armiq të qytetërimit, në emisjonet e të cilëve dominon modeli i “politikanit” injorant, të shëmtuar e fshatar pavarsisht se ka lindur në kryeqytet, pijanec dhe i djersitur me erë të keqe. -Djemt e moshës 17-20 por dhe më lart, shetisin me fuoristrada të shtrenjta. Veshin rroba të shtrenjta, mbushin trupin me tatuazhe, qethen shkurt si killera (duke shprehur parapëlqimin e modelit shoqëror të duan). Ata kanë të dashura që i ndërrojnë gati çdo ditë, si çorapet. Drogohen rregullisht me mburrje. Janë të pashkollë, agresivë dhe përdorues të një zhargoni të përbaltur. Ky individ që përdor ekstremailsht sensin e sfidës ndaj joshjes maksimale në jetën e tij, nuk mund t`i shmanget stacjonit të tij final. Ai vetëm sa përshpejton kohën e mbërritjes në këtë destinacjon. Pasi ka arritur gjithë këto pika joshjeje maksimale në jetën e tij të shkurtër prej moshës së re, ai nuk kërkon dhe nuk mund ta shmangë dot takimin e fundit me vdekjen. -Vajzat e reja ëndërrojnë të bëhen të dashurat e çdokujt që ka një fuoristradë, të vetën apo të marrë hua prej dikujt. Qoftë ky djalë i ri apo gjysh me proteza në gojë. Ato dalin në mëngjes nga shtëpia e prindërve dhe përfundojnë kafeneve në pritje që dikush nga këta që përmendëm më lart t`i “rimorkjojë për një xhiro me makinë”. Në paradhomën e trurit të tyre as që ekziston mendimi se mund dhe duhet të bëhen nëna të denja për bijtë që do rrisin. Nëna nga ato që askush, askurrë, të mos u drejtohet bijve dhe t`i tregojë me sens përçmues si “i biri i asaj kurvës”. Ato as që e çojnë nëpër mend se sa e rëndë është për një bir kur dëgjon keq e më keq për nënën e tij. -Po kështu gratë dhe vajzat e rritura që i veçohen paksa kategorisë së mësipërme, jetojnë me ëndrën materjaliste. Ato kanë mbetur pa u martuar sepse presin që burri i tyre të jetë gjithkush që të ketë para të mjaftueshme e që të plotësojë dëshirat e tyre të përzjera me doza të larta injorance. Pretendimet e tyre nuk përkojnë aspak me ëndrën për të patur familje apo për t`u bërë nëna. Ato nuk marrin aspak parasysh faktorin që e kundërshton ashpër “aspiratën” e tyre. Ato harrojnë se aventurjeri i rradhës, i cili lëvrin para për të joshur seksin tjetër, fokusohet në mosha relativisht shumë të reja, sepse në këtë mënyrë ai merr maksimumin e shpërblimit për paratë që jep. Bota do jetë mesa duket e barinjve të urtë, e trashëgimtarëve të Abelit. Albert VATAJ
KRIZA GLOBALE DHE FUSHATA ELEKTORALE NE SHQIPERI Eshte e vertete: Shqiperia nuk eshte prekur nga kriza ekonomike globale! Pavaresisht deklaratave politiko- elektorale, e verteton vete fushata zgjedhore e Partise Socialiste, ndersa Partia Demokratike thjeshte e rikonfirmon kete fakt. Pike se pari, eshte pjesa publiko- mediatike e mitingjeve elektorale anekend vendit qe tregon se “shendeti ekonomik” i te pakten subjekteve kryesore politike ne vend, eshte per tu patur zili edhe nga shume vende, shume me te zhvilluara se ne. Sidomos, ne kendveshtrimin e numrit te votuesve, dicka me shume se 3.1 milion qe kerkohet te manipulohet dhe jo vetem mediatikisht. Nga rreth 65 milion leke (te reja) qe shteti u dha per fushate elektorale partive politike qe e perfitojne kete mbeshtetje, dy partite e medha PD dhe PS perfituan respektivisht rreth 15 milion dhe 12 milion leke, ne total rreth 28 milion. Sipas “rregullave” te lojes elektorale, subjektet perfitojne ne fillim te fushates vetem 50% te shumes dhe ne fund, ne baze te rezultateve, pjesen e mbetur nese e meritojne. Sic edhe ne rast te mosarritjes se pragut te nevojshem, ato jane te detyruara ta kthejme mbrapsht shumen e perfituar. Tashme sheshet e qyteteve kryesore te vendit, jane kthyer jo vetem ne arene te “dyluftimit” elektoral deri ne zgjedhesin e fundit, por edhe te asaj qe mund te konsiderohet kosto e nje mitingu. Vete artistet e ftuar “te ndezin” atmosferen para fjalimeve te lidereve politike, deklarojne se marrin deri ne 40 mije leke per nje koncert, apo per te kenduar me “playback” dhe me mikrofon ne dore ne podiume fushatash. Normalisht, jane jo me pak se 5 te tille ne cdo miting te PD-se, pa llogaritur edhe grupin “Elita 5”, te cilet tashme e kane deklaruar publikisht, se “miqesisht” marrin jo me pak se 5 mije euro per koncert. Atehere, mjafton te behet nje matematike e thjeshte dhe vetem pjesa artistike e nje koncerti te PD-se, ka nje kosto te perafert 1 milion leke (te reja). Nuk duam te marrim per baze qe ne nje dite, mund te kete edhe me shume se nje koncert. Sigurisht, duam te besojme se gjate gjithe fushates, Partia Demokratike nuk realizon me shume se 20 mitingje te ketyre permasave, pavaresisht se jemi te sigurte se ky numer ne fund do te rezultoje edhe me i larte. Edhe nje femije i klases se dyte me nje veprim te thjeshte shumezimi, arrin ne konkluzionin se vetem pjesa artistike e reduktuar ne maksimum e mitingjeve te Partise Demokratike, kap nje shifer 20 milion leke (te reja). Qe ne kete moment, fondi i dhene nga shteti per kete subjekt, kapercehet me me 5 milion leke. Pavaresisht se Partia Socialiste udhehiqet nga “kryeministri” i rreth 1 milion shqiptareve te kryeqytetit, Edi Rama, meqenese ne rang kombetar jane ne opozite, mbase mund te llogarisim shpenzime per pjesen artistike te mitingjeve te saj, nje “skonto” prej 15- 20%. Duke e rrumbullakosur, edhe Partia Socialiste shpenzon rreth 15 milion leke (lte reja), duke e tejkaluar edhe ajo me rreth 3 milion leke shumen qe i jep shteti per 30 dite fushate elektorale ne mbare vendin. Megjithate, cdokush eshte i qarte qe nga donacione te ndryshme por edhe “kuotizacione” te mundshme te antareve, Partia Demokratike ka mundesi te shtoje 5 milion leke (te reja) per te balancuar pjesen artistike te mitingjeve, sic edhe Partia Socialiste nuk e ka problem te siguroje 3 milion leke (te reja) per te bere te njejten gje. Megjithate, kjo eshte vetem njera ane e dukshme e medaljes se fushates elektorale ne vend. Jo vetem shkodrane, por te gjithe qytetaret anekend Shqiperise, konstatojne se perpara fillimit te mitingjeve elektorale, jane me dhjetera njerezit dhe mjetet e impenjuara qe nga ngritja e tribunave, vendosja e monitoreve dhe amplifikatoreve gjigande, dekorimit te ambjenteve, shperndarjen e posterave dhe flamujve etj. Vlen te theksohet se vetem nje miniposter nga ata qe mbajne ne duar kryesisht te rinjte ne mitingje te tipit “Shqiperia po ndryshon” apo “Bashkimi i ri per ndryshim”, kane nje kosto qe varion nga 200 leke (te reja) deri ne 500 leke. Madje, tashme eshte e qarte se edhe pjesa tekniko- organiziative e mitingjeve te PD-se dhe PS-se, i besohet kompanive te huaja te specializuara, te cilat mesa duket e kane mesuar se “parajsa ekonomike” e Shqiperise se paprekur nga kriza ekonomike globale, eshte me me leverdi se vera e “pabereqetshme” e vendeve te Bashkimit Evropian “te shembur” nga kriza boterore. Megjithese eshte e lehte “ti besh llogarite xhepit te tjetrit”, ka edhe me per te shtuar. Studio levizese gjigante te televizioneve me te fuqishme ne vend si TV Klan dhe TV Vizion Plus, i garantojne cilesine e larte te suksesit mediatik por edhe manipulimit televiziv ne disa raste, Partise Demokratike dhe Partise Socialiste. Minimalisht, pervec kostove te transportit, te konsumimit teknik te aparaturave, studiot levizeve shoqerohen nga nje staf prej te pakten 10 personash, qe natyrisht nuk kane si pagese “diten e punes” apo rrogen e zankonshme ne mediat ku punojne. Mbase keto sherbime u ofrohen subjekteve politike si shkembim favoresh sot apo neser, por natyrisht te gjitja kane nga pas nje fature financiare. E duke dashur te tregohemi deri ne fund te mire, pa dashur te kalojme limitet e mendjes se shqiptareve te thjeshte, serish duke i besuar matematikes si shkence ekzakte, asnje miting elektoral i madh i Partise Demokratike, nuk ka asnje mundesi te kushtoje me pak se 5 milion leke (te reja), ndersa Partise Socialiste meqenese eshte ne opozite ne 2/3 e vendit, po i vendosim nje fature rreth 4 milion leke (te reja) per miting. Mesatarisht nje dite mitingje elektorale i kushton PD-se dhe PS-se te marra sebashku rreth 9 milion leke te reja, ose 20 mitingje hipotetike (qe sipas gjasave ne fund duhet te rezultojne me shume) 180 milion leke te reja qe per lehtesi rrumbullakosjeje (besojme se serish jemi shume larg realitetit) vleresohen ne 1,5 milion euro. Natyrisht, ne shpenzimet e fushates elektorale nuk kemi perfshire spotet televizive (sidomos ato ne mediat kombetare qe vetem transmetimi i nje reklame te thjeshte deri ne 20 sekonda kushton afersisht 400 euro vetem nje transmetim), hapesirat e emsioneve te blera legalisht apo nen dore, ne rreshtimin e kronikave televizive me perparesi, ne tejkalimin e minutazheve te parashikuara duke mohuar balancat e nevojshme ne mediat kombetare etj. Serish, duke deshiruar te mos jemi “te keqinj” apo paragjykues ne mendimet tona, pavaresisht se i njohim te gjitha tarifat e procedurat qe ndiqen, kesaj pjese po i rrumbullakosim nje peshe financiare 1 milion euro dhe kemi arritur tashme ne 2,5 milion euro shpenzime vetem per Partine Demokratike dhe Partine Socialiste ne 30 dite te fushates elektorale. Pavaresisht faktit se subjektet e tjera politike te mbetura, nuk mund te konsiderohen me pak te te pasura (shume prej tyre kane “mjele” per shume vite e dekada pushtetet ne Shqiperi) dhe me bisnesmene te fuqishem te kandiduar ne listat e tyre, te gjitha se bashku nuk po i llogarisim me shume se PD dhe PS te marra sebashku, pra vetem 2,5 milion euro. Shqiptaret e kane te qarte se para fushates zyrtare elektorale, ne Shqiperi ka patur edhe nje parafushate, edhe ajo me shpenzime te shumta, sigurisht jo ne nivelin e fushates. Pa me te voglin dyshim, per te zgjedhur 140 deputete per Kuvendin e ri, te gjitha partite politike ne vend duhet te shpenzojne deri me 28 qershor, jo me pak se 6 milion euro. Jemi te qarte se kjo nuk eshte ne asnje menyre vlera reale apo kostoja e fushates elektorale. Ketu nuk jane perfshire “shpenzimet operative” sic mund te konsiderohen karburantet, defektet apo sherbimet e mjeteve te pafund qe shoqerojne lideret politike, “harxhimet” per kafe qe ne fakt ne kete te nxehte mund te jene vetem pije freskuese dhe birre, pse jo edhe drekat e punes apo edhe ato masive ne rajone te ndryshme te vendit. Tashme nuk mund te vazhdojme me tej me perllogaritjet, pasi ne menyre te frikshme, shifra mund ti afrohet 10 milion eurove, qe per nje vend me 3.1 milion zgjedhes, eshte shume e larte. A mund te konsiderohet Shqiperia nje vend ne krize, apo e prekur nga kriza globale??!! Partia Demokratike ka te drejte kur deklaron se vendi nuk eshte ne krize, sic edhe shqiptaret duhet ta kuptojne se Partia Socialiste e perdor thjeshte si argument fushate krizen. Po nga vijne keto para, a vendos kush firme, a ka apo a do te kete transparence? Tash 18 vite nuk ka patur asnjehere, veshtire qe sivjet rregulli te prishet. Gjithsesi, e rendesishme eshte te votojme, te votoni, por pa harruar se sa e shtrenjte eshte vota juaj! E si gjithmone, fitofte me i miri, perzgjedhjen e kemi ne, e keni ne dore. nga Blerti DELIJA
KA PRSION PSIKOLOGJIK POR JO PAKESIM SYNIMESH Sot tetë ditë shqiptarët do u drejtohen kutive të votimeve për të zgjedhur parlamentin e ri. Fushata kësaj here po zhvillohet më shumë mbi bazat e një presioni të egër psikologjik. Në pamje të pare duket se elektorati, sidomos i mesmi dhe i ulëti dilemësohet mes pakësisë së synimeve e shumësisë së përplasjeve shtresore, inatçore, ku duket një çveshje nga emancipimi, i shoqërisë. Vritet një simpatizant i PD-së thjesht për punë të një postere. I egri nuk flet, por nxjerr kallashin e le tre fëmijë jetimë, thua se i dhunuan Kuranin a Biblën, jo foton e njërit prej kandidatëve që edhe pse sot duartrokitet nga disa, nesër mund të shahet po nga këta, siç ka ngjarë rëndom. Parada e kandidatëve i ngjan një tregu me mall pa doganë, ku gjen me shumicë të lirë, fallto dhe shumë pak prej vërteti. Të lirët janë asish që nuk kanë dhënë asgjë, veçse kanë abuzuar me besimin, kanë bërë trafik besimi, kanë mashtruar e kanë shpifur, i bërtasin në vesh zgjedhësit se ie i varfër, se ie i nëpërkëmbur, se pasi të votosh për mua, do kesh lëvizje evropiane, ujë evropian, ajër evropian, fëmijë europian, ndërkohë që nuk kanë asgjë në dorë, pasi janë dy partitë e mëdha ato që kanë tagër e do vendosin. Të vegjlit , duke qënë i pasionuar pas gjahut, më duket se i ngjajnë atij zagari që nje lepur ia sjellin të zotit e katër i kullufisin rrugës. Kanë dhënë prova sa herë kanë shkuar në parlament. I kemi parë se janë në shoqëri dhe në frik të njëri tjetrit. Pra, kur janë atje në Olimp bëjnë pazare edhe me kundërshtarët, kur vjen puna tek rizgjedhja i nxjerrin sytë shoqi-shoqit. Këtë marrëdhënie duket se kanë edhe me elektoratin. Janë në shoqëri me të përgjatë fushatës, por jo pasi fusin në xhep mandatin. Por, me arritjet e mosarritjet, Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s, ka hedhur hapa konkretë drejt anëtarësimit në BE dhe vëmendja duket se është tashmë e përqendruar në sferat politike, ekonomike, integruese me një shumësim synimesh. Elektorati din të zgjedhë, din të vlerësoi edhe arritjet edhe premtimet. Nëse këto ditë shohim presione nga më banalet, ku e shëmtuara shitet si virtyt, pas 28 qershorit, nëse gabohet në kutinë e votimit, ata nuk do jenë më afër jush, por do vënë kravatat, do shumojnë bizneset, do shëtisin botën me pasaportat diplomatike për vete dhe të dashurat, do harnojnë ligje komuniste me pe laraman, nuk do nxjerrin thika për të prerë kabzerre kundërshtarësh, por do sheshojnë gjithçka deri në zgjedhjet e ardhshme. Monstra të tilla nuk mund të jenë demokratë, as shqiptarë bile. Shpresojmë që demokracia të marrë gjithnjë e me shumë formë, shqiptarët të lëvizin të lirë, prona dhe shpërblimi për ish të përndjekurit të mos këputen në mes, biznesi të zhvillohet me hapat që meriton ky vënd plot resurse e kapacitete intelektuale pas zgjedhjeve, normalisht të qeta, me standarde evropiane e të pranuara nga palët. TOMË SHKRELI
KRIMET SERBE NUK MUND TË LIHEN NË HARRESË NË EMËR TË PAQËSIMIT TË GADISHULLIT Intervistë e shkrimtrait Ismail Kadare Pyetje: Sapo jeni kthyer nga Kosova, ku u pritët me shumë ngrohtësi. Ju falenderojmë për këtë bisedë me lexuesit e gazetës « Illyria » të New York-ut. Pas çlirimit të Kosovës, politika serbe jo vetëm që nuk pranon të kërkojë ndjesë për genocidin në Kosovë, por po bën një fushatë të gjerë për t’u paraqitur para botës si palë e viktimizuar. Si e vlerësoni rolin e politikës së Kosovës e të Shqipërisë për të demantuar akuzat serbe? Kadare: Mendoj se ky rol ka qenë disi i pamjaftueshëm. Ka disa faktorë që e kanë penguar. Ka një trysni të pjellë nga një keqkuptim disi i përgjithshëm që, duke mos u kujtuar krimet serbe, ndihmohet paqësimi i gadishullit. Keqkuptimi është i rëndë. Dhe kryekëput i dëmshëm. Historia e njerëzimit tregon se çlirimi nga e keqja vjen nëpërmjet dënimit të saj dhe asnjëherë përmes harresës. Duket komod kërkimi i drejtpeshimit, klishetë, të dy palët bënë gabime, të kërkojnë harrim në emër të së ardhmes, etj. Por kjo kinse zgjidhje idilike, pa pendesë dhe pa dallim të xhelatit nga viktima, fsheh një kurth të rrezikshëm. Për Holokaustin gjithashtu u bënë përpjekje që, në emër të „pajtimit“ ndëreuropian, të lihej në harresë. Por, falë këmbënguljes së drejtë të hebrenjve, kjo nuk ndodhi. E keqja më e madhe ka qenë ajo që përmendni ju, kthimi i gjithçkaje kryengulthi, paraqitja e serbëve si palë e viktimizuar. Po kryhet kështu mu në sytë tonë, të krejt kontinentit, një dhunim monstruoz ndaj së vërtetës. E bashkë me këtë, kërkohet që Europa dhe Aleanca Atllantike t’i bëjë, në një farë mënyre një mohim, aksionit më emancipues të saj: ndërhyrjes për ndalimin e një masakre. E vërteta në këtë rast është një dhe nuk mund të ndryshohet. Në Kosovë krimet serbe kanë qenë të lemerishme. Amnezia nuk eshtë në të mirë të askujt, duke përfshirë këtu dhe vetë Serbinë. Pyetje: Sa mund ta dëmtojë Kosovën kjo fushatë nëse pala shqiptare nuk bën më shumë për të dëshmuar të vërtetën e saj? Kadare: Kjo e ka dëmtuar ndërkaq Kosovën. Qëndrimi duarkryq përpara fushatës çorientuese serbe është i papranueshëm. Unë jam europianist i vendosur dhe nuk shoh asnjë projekt të ardhshëm të Shqipërisë , Kosovës, krejt kombit shqiptar jashtë miqësisë me aleatët tanë perendimorë, Europë dhe SHBA. Ndërkaq pikërisht me miqtë e vërtetë thuhet më lehtë e vërteta. Dënimi i krimeve në Kosovë, e në krejt Ballkanin do të hapë rrugën e emancipimit të vërtetë. Në asnjë rast nuk jam partizan i goditjes vetëm të „kalit të rrëzuar“, siç quhen disa herë serbët. Në qoftë se zbulohen dhe vërtetohen krime të shqiptarëve, le të dënohen edhe ato një për një. Ndërkaq, në çdo rast kacafytjesh thelbin e çdo drejtësie në botë e përbën përmasa e dhunës dhe përmasa e përgjigjes ndaj saj. Retorikat e mjegullta ballkanase nuk kanë vend këtu. E aq më pak simetria komode, ajo që lejohet në grindjet e kalamajve, por jo në ato të popujve. Në fund të mijëvjeçarit në Kosovë u ndeshën dy popuj, njeri me ushtri, me polici, me tanke dhe me doktrinë robërimi, tjetri me armë të rastit dhe me doktrinë të kundërt. Ajo që ndodhi, duke përfshirë edhe dhunën shqiptare, duhet të gjykohet paanësisht, siç gjykohet konflikti midis dy popujve dhe jo midis një populli dhe një nënpopulli. Pyetje: Një nga akuzat serbe ndaj shqiptarëve, që ka bërë jehonë edhe në shtypin ndërkombëtar e në organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është ajo mbi „transplantimin apo trafikimin e organeve të viktimave serbe gjatë luftës së Kosovës“. A ka qenë në nivel reagimi i shqiptarëve rreth kësaj akuze serbe? Kadare: Nuk jam i sigurtë në se reagimi shqiptar ka qenë në nivelin e duhur ose jo. Problemi shkon më thellë. Mungesa e seriozitetit ka pasoja të rënda kudo, por, në shqyrtimin e krimeve gjithçka rëndohet. Për fat të keq, kjo ka ndodhur. Mohuesit (negacionistët) janë një dukuri e njohur. Nuk ka epokë pa ta, ashtu siç nuk ka popull pa rimohues (renegatë). Për hakmarrjen „e tmerrshme“ shqiptare janë shkruar libra të tërë e janë bërë profecira ogurzeza. Sipas tyre, në Kosovë duhej të bëhej kërdia. Jam i sigurtë se sikur të gjykoheshin një për një, madje me gjyqe të bujshme rastet e hakmarrjes shqiptare , bota do të pësonte një zhgënjim pozitiv, nëse mund të përdoret një shprehje e tillë. Rrjedhimisht hetimi dhe dënimi i tyre nuk do të ishte aspak në dëm të çështjes shqiptare. Le të marrim, për shembull, ngjarjen më të rëndë, djegien e kishave serbe. Ishte pa dyshim ngjarja që e dëmtoi dhe vazhdon ta dëmtojë më së shumti Kosovën. Edhe në këtë rast kam bindjen se një hetim serioz do të nxirrte një të vërtetë më të thellë nga ajo që u trumbetua. Eshtë normale që mendimi i parë që të vjen në këtë rast është se kishat u dogjën nga shqiptarët. Dhe e vërteta , me sa duket, është kështu: kishat u dogjën vërtet nga duar shqiptarësh. Por kjo s’duhej ta pengonte një hetim serioz për t’i shkuar më thellë së vërtetës. Logjika e kërkonte këtë. Djegia brenda një nate e një numri kaq të madh kishash ka qenë një aksion monstruoz e njëkohësisht antishqiptar i llogaritur për të neutralizuar të vërtetën e tragjedisë që pësoi Kosova: krimet, shpërnguljet, vrasjet e foshnjave, përdhunimin e pafund të grave dhe të vajzave shqiptare. Shqiptarët nuk kishin djegur kurrë kisha serbe. Nuk kishin djegur gjatë epokës otomane, kur s’mund të thuhet se shteti osman kishte ndonjë zell të madh për t’i mbrojtur ato. Nuk kishin djegur gjatë robërisë jugosllave, kur ishin plot mllef kundër Jugosllavisë. Nuk kishin djegur gjatë Luftës së Dytë Botërore , kur quheshin dhe në të vërtetë ishin, në rrethana më të favorshme se serbët. Atëherë përse do ta bënin këtë pasi e fituan lirinë? Për të vërtetuar parullën serbe se nuk luftonin për liri, por kundër krishtërimit? Përse do të bënin një akt të dënueshëm nga ana njerëzore e politike, që i armiqësonte me Europën dhe SHBA-të, ndaj të cilave mirënjohja e tyre s’kishte kufi? Hetimi serioz do të shkonte përtej duarve të shqiptarëve, te projektuesit e krimit, ata që ishin të interesuar që krimi të ndodhte. Nuk përpiqem kurrsesi t’i nxjerr engjëj shqiptarët. Eshtë e neveritshme të mbrosh një palë kriminelësh ngaqë ata janë të kombësisë tënde dhe gjithë zellin ta drejtosh kundër palës tjetër, ngaqë ata janë të kombësisë së huaj. Por gjithkush duhet të dënohet për ato që ka bërë dhe për aq sa ka bërë. Të gjithë e dinë ç’është terrorizmi i sotëm dhe cilat janë metodat e tij. Për një habi të madhe, nuk kam parë ndonjë herë të vihet në dukje se në konfliktin me serbët shqiptarët nuk kanë përdorur metoda të bujshme terroriste: rrëmbime avionësh, mitralime civilësh apo hedhje bombash në sheshet ose kafenetë e Beogradit. Janë akte që mund të ishin ndoshta tunduese, për shkak të natyrës disi teatrore të shqiptarëve. Por ja që ato nuk ndodhën dhe, për fat, ato janë akte të tilla që s’mund të ndodhin në heshtje apo në qilare të fshehta, siç janë fantazitë me trafik organesh të zonjës del Ponte. Pyetje: Në të gjitha problemet e sotme në Ballkan ndeshemi me çështjen e nacionalizmit. Përshtypja është se pikëpamjet për të janë shpesh burim paqartësish. Kadare: Për paqartësinë keni të drejtë. Eshtë një panair i vërtetë për spekulantët. Përdoret pas interesit, ashtu si nocionet komb, patriotizëm, madje atdhe. Kërkesa për ta luftuar nacionalizmin agresiv është, jashtë çdo diskutimi, e domosdoshme. Çështja shtrohet që dënimi i tij të bëhet sipas një standarti të vetëm. Midis dy popujve në konflikt nuk mund të kërkohet që njeri të jetë model i liberalizmit në këtë rast, e tjetrit t’i lejohet e kundërta. Kjo ndodh, për fat të keq, me shqiptarët e serbët. Serbët i kanë mbushur mendjen vetes se u dënuan pa të drejtë. Si rrjedhim, ata kërkojnë kompesim, për të mos thënë shpagim. Këtu qëndron e keqja. Kujdesin europian për ta, e përkthejnë gabim. Sigurisht që në Kosovë ata kanë të drejtën e padiskutueshme të gëzojnë të drejtat maksimale që japin standartet maksimale europiane. Por, në vend të kësaj ata ëndërrojnë një gjë absurde. Ata duan të kenë në Kosovë statusin e një pakice sui generis. Thënë ndryshe një kinsepakicë që, në të vërtetë, të ketë peshën e një shumice. As më pak, as më shumë kërkohet kthimi në aparteid, në gjendjen e kushtëzimit racist ndaj shqiptarëve. Qytetërimi europian, duke pranuar fajin e racizmit e ka dënuar atë pa mëshirë dhe pa kthim. Serbët duhet ta harrojnë përgjithmonë patologjinë antishqiptare. Për t’u kthyer te standarti i njejtë për luftën kundër nacionalizmit dua të theksoj se askush nuk ka të drejtë t’u kërkojë serbëve të mos e duan atdheun e tyre. Madje mendoj se po ta donin siç duhet atdheun serb, do të ishte më mirë edhe për fqinjët e tyre. Dhe kjo është e vërtetë për gjithë ballkanasit. Ndërkaq ndodh që shqiptarëve iu kërkohet pak a shumë tërthorazi të jenë disi shpërfillës ndaj kombit të vet. Pavarësisht se nuk thuhet haptas, një de-shqiptarizim i hapësirës shqiptare në Ballkan quhet si diçka pozitive në dobi të multietnicitetit. Mendoj se është e kundërta. Pikërisht ky de-shqiptarizim i nxitur, që të kujton shkombëtarizimin otoman, që shqiptarët e njohin mirë, mund të jetë një shtysë për një hovzim të nacionalizmit shqiptar, në atë kuptim të keq që e dëgjojmë shpesh. Kam vënë re disa herë një droje, një mëdyshje, për të pohuar me zë të lartë popullin shumicë që jeton në Kosovë. Disa herë përdoret fjala “shqipfolës”, disa herë kursehet edhe kjo. Prirja për të shpikur një klonim, një tjetër komb, nuk mungon, thua se Kosova, ashtu siç është, nuk e përligj veten. Arsyeja e të qenit të çdo populli është jeta e tij, natyrisht e pandarë nga liria e tij. Nëse kjo ridëshmon ide ose doktrina pozitive, aq më mirë. Por popujt nuk mund të shërbejnë vetëm si vitrina idesh. Arsyeja e të qenit të shqiptarëve, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë është e njejtë me atë të çdo populli tjetër në Europë. Ky është një ligj universal dhe për shqiptarët nuk është e detyrueshme një leje e veçantë për të. Pyetje: A mendoni se janë shanset për një paqe të qëndrueshme në Ballkan? Kadare: Natyrisht që të gjithë janë të interesuar për paqe dhe qetësi në Ballkan. Në radhë të parë shqiptarët dhe serbët. Më lejoni të përsëris mendimin se Ballkani i sotëm nuk ka nevojë për popuj misionarë. Koha ka treguar se misionarizmat kanë qenë të gabuara. Ne shqiptarët u bëmë gaz i botës me “misionin planetar” të mbrojtjes së marksizëm-leninizmit. Të tjerët s’patën ndonjë fat më të mirë me misionarizimin e tyre, madje serbët pësuan ndëshkimin. Nëse ka sot një mision me përmasa vërtet të mëdha në gadishull, ky është pajtimi. E në këtë pajtim ndërballkanik normaliteti midis shqiptarëve dhe serbëve është ndoshta kryesori. Po ky normalitet nuk mund të kryhet me sajesa kozmetike. Shikoni për shembull çështjen e Mladiçit. Kam përshtypjen se këtij horri vulgar të soldateskës serbe ia rritin vlerën si në një ankand, thua se pas dorëzimit të tij do të ndodhë mrekullia. Problemet e gadishullit janë shumë më të thella. Vendosja e drejtpeshimit në Ballkan mund të bëhet vetëm nëpërmjet një aksioni të gjatë dhe respektit të barabartë për këta popuj. Historia ballkanase është vërtet shpesh herë kundërthënëse, por në fund të fundit, gjithë historia e njerëzimit është e tillë. Europa e sotme, ku këta popuj kërkojnë të hyjnë, duke qenë kontinenti i të drejtave universale të njeriut, është në radhë të parë Europa e kombeve të lira. Intervistoi: Vehbi Bajrami
ROLI I SPIKATUR I JOZEFINA TOPALLIT Është e lehtë të dallohet se në fushatën parazgjedhore dhe ditët që i paraprijnë votimit për Parlamentin e ri, Jozefina Topalli ka marrë një rol të spikatur. Kryetarja e Kuvendit dhe nënkryetarja e Partisë Demokratike preferon të shfaqet në takime masive me simpatizantë demokratë apo në mbështetje të solidaritetit femëror. Tubimet në Durrës e Shkodër, me një pjesmarrje masive të grave, ishin ndoshta më pikantët e përpjekjes elektorale të Topallit. Por çfarë e dallon angazhimin e zonjës së hijshme nga Shkodra, jo vetëm në fushatën elektorale, por edhe në veprimtarinë e saj politike të kohëve të fundit. Së pari, Jozefina Topalli po zhvillon fushatën e saj elektorale, brenda fushatës së Partisë Demokratike. Sistemi i ri zgjedhor sigurisht që stimulon një organizim të fushatës në bazë qarqesh dhe me shkëputje apo diferenca nga koordinimi qendror, por Topalli ka shkuar përtej Shkodrës. Ajo mbledh vajza e gra në takime elektorale, duke u përpjekur të mbajë flamurin e lëvizjes feministe në politikën shqiptare. Së dyti, takimet e organizuara nga kryeparlamentarja sigurojnë pjesmarrje të lartë njerëzish, edhe kur në to nuk është i pranishëm Kryeministri Berisha. Kjo duket të jetë një risi, jo vetëm për Partinë Demokratike, ku sigurisht njeriu më karizmatik mbetet kryetari i partisë. Megjithatë, është e vështirë të mendosh se ashtu siç vepron Topalli në Tiranë, Durrës, Shkodër apo Kuçovë, do të silleshin edhe politikanë të tjerë të rëndësishëm në PD dhe PS. Sot është thuajse utopike të mendosh se Lulzim Basha dhe Aldo Bumçi do të mblidhnin mijëra simpatizantë, nëse mes tyre nuk do të qëndronte Berisha; është po ashtu e paimagjinueshme që Gramoz Ruçi dhe Valentina Leskaj t’u flasin mijëra njerëzve, në rast se Edi Rama nuk do të këndojë këngën “Çohu”. Së treti, Jozefina Topalli është politikania më e sulmuar formalisht nga opozita në katër vitet e shkuara. Ndaj kryeparlamentares janë hartuar dy mocione për shkarkimin e saj, duke lënë përshtypjen se opozita interesohej më tepër për zyrën ku dikur punonte Enver Hoxha në selinë e ish-Komitetit Qendror të PPSH-së, se sa për kolltukun e Berishës. Përqendrimi i vëmendjes së opozitës mbi Topallin ishte sigurisht një faktorizim i rëndësishëm për të. Vetë kryeparlamentarja shfaqte hapur edhe në seancat e Kuvendit ashpërsinë në drejtim, duke ngjallur zemërimin e opozitës, por duke fituar zemrat e militantëve. Së katërti, Jozefina Topalli përpiqet të ngrejë në këmbë gjatë aktivitetit të saj politik edhe një makineri imazhi. Një element ky shumë i rëndësishëm për avancim në politikë, por që shumica aktuale në pushtet nuk ka ditur ta shfrytëzojë me efikasitet. Kryeparlamentarja ka provuar, duke nisur me fasadën e ndërtesës së Kryesisë së Kuvendit, kontaktet e dendura ndërkombëtare, festimet për anëtarësimin në NATO dhe deri me miniekspozitat për kryetarët e Parlamenteve apo ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Jozefina Topalli duke i rënë kitarës ishte shfaqja më e fundit e politikanes, e cila duket se ka vendosur të investojë në imazhin publik. Në këtë mënyrë, Jozefina Topalli po përpiqet të përcaktojë rolin e saj në politikë dhe veçanërisht në Partinë Demokratike. Është vështirë dhe thuajse e pamundur të gjesh në selinë blu drejtues të tjerë që të përpiqen të ndërthurin aktivitetin politik me veçantinë e temave të prekura apo çështjeve të mbrojtura, së bashku me një kurim të imazhit. Arsyet pse Jozefina Topalli ka vendosur ta bëjë këtë mund të jenë të shumta. Më të guximshmit e shikojnë atë në një tentativë për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike në të ardhmen, të tjerë e vendosin në postin që mban sot ish-homologu i saj Bamir Topi. Ndoshta asnjëra prej të dyja mundësive mund të mos rezultojë e vërtetë. Sot sigurisht që mund të themi se kemi fituar një politikane, e cila mund të ngjallë mërinë e kundërshtarëve politikë, por që në rradhë të parë synon protagonizmin brenda të djathtës. Këtë protagonizëm Jozefina Topalli e ka vetëvendosur. Nga Elton METAJ
BASHKIMI QË VRET PLURALIZMIN Ideja e Edi Ramës është shkëputur nga citimi i Enver Hoxhës në raportin e mbajtur nga diktatori që ende nuk ishte bërë diktator, në Konferencën e Pezës në vitin 1942 “Duhen lënë mënjanë gjërat që mund të na ndajnë në bindjet tona dhe të mobilizohemi e të lidhemi me njëri-tjetrin për një çështje të madhe”. Po të pyesësh sot se e kujt është kjo thënie apo ide, do të marrësh në shumicën dërrmuese të rasteve një përgjigje të shpejtë: e Edi Ramës. Por nuk është kështu. Autori i vërtetë i kësaj thënieje është Enver Hoxha. Citimi është shkëputur nga raporti që ai mbajti në vitin 1942, në Konferencën e Pezës dhe kur nuk ishte bërë ende diktator. Është një thënie, pra, e vjetër, por shumë e ngjashme me ato të politikës “së re” të Ramës, që po ashtu propagandon bashkimin tej bindjeve, tej së majtës dhe së djathtës. Dhe në qoftë se shqiptarëve nuk do ua vrasë veshin kjo përputhje e kryetezës së një politike të stërvjetër të vitit 1942, me kryetezën e një politike që pretendon sot të jetë e re, kjo do të thotë se ata nuk dinë të mësojnë nga pësimet e historisë. Po përse thirrjet e sotme për bashkim, ose të paktën ashtu sikurse i shtron Edi Rama, janë jo vetëm primitive, jo vetëm jashtë kohës, por edhe të rrezikshme si politika për pluralizmin? *** Ndoshta ngaqë shqiptarët kanë vuajtur shumë si një komb i ndarë, thirrja apo fjala “bashkim” duket se është ngulitur në psikologjinë e shumicës prej tyre një aspiratë sublime. Bashkimi është absolutisht i mirë dhe prandaj kusht flet për bashkim është po ashtu i mirë ose i bën një të mirë “popullit”. Duket që politikanët shqiptarë e kanë kuptuar këtë afeksion thuajse subkoshient të masave për bashkimin dhe prandaj “bashkimi” është fjala më e abuzuar në fjalorin e tyre. Në të gjitha kohërat. Edhe sot. E megjithatë duhet të pranojmë se e mira apo e keqja e një bashkimi varet nga nevoja reale për të në një periudhë të caktuar historike. Varet edhe nga fakti se për ç‘bashkim bëhet fjalë ose kush duhet të bashkohet, mbi ç‘bazë dhe përse? Kështu, kur bëhet fjalë për kombin, bashkimi është një e mirë vështirë e kundërshtueshme. Pavarësisht, nëse e mundësojnë apo jo rrethanat. Veçanërisht bashkimi është i domosdoshëm kur kombit apo edhe shtetit i kanoset një rrezik i jashtëm, ose kur duhet të mobilizohet kundër një pushtuesi. Askush nuk mund të kundërshtojë që Skënderbeu ndoqi një politikë shumë të drejtë kur u bëri thirrje princërve shqiptarë për bashkim në luftë kundër osmanëve. Në atë kohë, rreth 7 shekuj më parë, ajo ishte vërtet (pa thonjëza) një politikë e re. Duhet pranuar se e drejtë ishte edhe thirrja e Enver Hoxhës për bashkim gjatë pushtimit nazi-fashist përjashtuar faktin që ai u investua fshehtas në sabotimin e këtij bashkimi. Raste të tjera ka plot. Përgjithësisht, bashkimi dhe thirrjet për bashkim përkojnë me interesin kombëtar, me çështjen kombëtare. *** Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë kur çështja shtrohet në rrafshin shoqëror ose pasi kombi, që është çliruar nga të huajt, ka përpara sfidën e ndërtimit të një sistemi politik pluralist dhe me liri. Në këto momente, thirrja për bashkim shndërrohet në keqbërëse dhe përdoret enkas që, nëpërmjet afeksionit që kanë njerëzit për bashkimin, të mbytet liria e tyre. Edhe shqiptarët kanë thënien: bashkimi bën fuqinë. Por kjo fuqi (politikisht fuqi = pushtet) është përdorur jo rrallë për të shtypur vetë shqiptarët. Enver Hoxha e kishte të justifikuar thirrjen për bashkim gjatë luftës për çlirim, por më tej, kjo thirrje u bë strumbullari i një politike që asgjësoi pluralizmin politik në Shqipëri. Mbi një bashkim të tillë, që më pas u ngrit në nivelet e unitetit (të një bashkimi edhe më monolit rreth Enverit, partisë së tij dhe tej partive të tjera) u themelua diktatura komuniste që zgjati gati gjysmë shekulli. Është gjysmë shekulli skllavëri dhe shtypje me parullën e bashkimit dhe kur pluralizmi identifikohej me përçarjen dhe shpallej një ide armiqësore. Kjo nuk duhet harruar. Nuk duhet harruar që kryeparulla e diktaturës: tek uniteti qëndron forca jonë! Krejt në kundërshtim me diktaturën, forca dhe epërsia e demokracisë mbi diktaturën nuk qëndron te bashkimi, tek uniteti, por te pluralizmi. *** Në mbarim të periudhës së “bashkimit” absolut, shqiptarët shpallën frenetikisht pluralizmin politik. Krijimi i partive të tjera politike, përveç asaj në pushtet, u shpall si një arritje historike e një sistemi të ri. Dhe në atë kohë askujt nuk i shkonte ndërmend të fliste e thërriste për bashkim. Por ja, pas 18 vjet pluralizëm, shohim që jo pak shqiptarë janë lodhur nga pluralizmi dhe partitë, nga sherret dhe konfliktualiteti i tyre. Jo pak kanë nisur të mendojnë se pluralizmi politik, që deri dje e duartrokitën si shpëtim nga bashkimi që impononte diktatura komuniste, nuk qenka i përshtatshëm për Shqipërinë. Prandaj jo rastësisht ka nisur të ridalë në skenën politike “bashkimi”. Dhe është pikërisht “bashkimi” dhe jo pluralizmi politik që paraqitet sot si politikë “e re”. Madje, në emër të bashkimit, Rama dhe Berisha u kanë dhënë udhë “reformave” që dukshëm priren nga skartimi i pluralizmit politik. Por zgjidhja nuk është kjo. Në këtë moment, shqiptarët ngjasojnë me izraelitët, që pas largimit nga skllavëria e Egjiptit kërkonin, të lodhur nga bredhjet në kërkim të tokës së premtuar, të ktheheshin prapë në Egjipt. Dallimi është se, ndërsa në rastin e izraelitëve ishte “populli” që i bënte presion Mesias që të ktheheshin prapa, në rastin e shqiptarëve është “Mesia” që i bën presion “popullit” të kthehet prapa te “bashkimi”. *** “Toka e premtuar” e shqiptarëve është demokracia liberale evropiane. Një demokraci pluraliste me institucione liri-mbrojtëse, të pavarura dhe pushtete të ndara. Dhe ky sistem politik nuk ka nevojë për bashkim, por për konsensus. Në këtë rast shteti, qëllimi i përbashkët, është si puna e dritës diellore që formësohet me kontributin e të gjithë spektrit të ngjyrave. Tej spektrit të këtyre ngjyrave ka vetëm errësirë. Fakti që pluralizmi në Shqipëri ka degjeneruar në konfliktualitet dhe përçarje, nuk është argument për të hequr dorë prej idealeve pluraliste. Fakti që partitë nuk janë treguar të denja për misionin e tyre, nuk është argument për të hequr dorë nga partitë. Puna është jo t‘i shfrytëzosh të metat, dobësitë dhe zhgënjimet e pluralizmit kundër pluralizmit (këtë e ka bërë shumë mirë Hitleri dhe Musolini), por t‘i riparosh ato në dobi të pluralizmit. Kjo kërkon të fuqizosh ato institucione që, jo vetëm e kufizojnë, por edhe kontrollojnë ushtrimin e pushteteve politike. Të forcosh një drejtësi të pavarur që nuk lejon askënd të ngrihet mbi ligjin. Kjo kërkon të fuqizosh ato vlera, parime dhe praktika të demokracisë të cilat nuk lejojnë që pluralizmi të degjenerojë në përçarje dhe partitë në banda të korruptuarish. Dhe këto vlera dhe parime janë mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njerëzve, e pronës, e punës, e jetës nga dhunimi arbitrar i pushteteve politike, e lirisë së fjalës dhe medias, të organizimit, të mbrosh ndarjen, kufizimin dhe balancimin e pushteteve nga i njëjti dhunim. Është mungesa e këtyre vlerave, tradhtimi i këtyre parimeve, sabotimi i këtyre institucioneve nga vetë politikanët, që e ka degjeneruar pluralizmin në përçarje dhe që u jep dorë sot po prapë politikanëve si Edi Rama, të ofrojnë si një solucion magjik dhe trullosës, “bashkimin” tej partive, tej politikës së politikanëve, tej pluralizmit. *** Por kjo nuk është zgjidhja. Kjo do të qe vdekja e pluralizmit dhe largim nga premtimi i bërë në fillim të viteve ‘90, largim nga aspirata e sintetizuar në parullën e asaj kohe: Liri-Demokraci! Dhe është sharlatanizëm politik që, një lider partie të bëjë thirrje për bashkim tej kufijve të partive. Është edhe populizëm vulgar. Është një turp për lidershipin e Partisë Socialiste (që shpresojmë se nuk është reduktuar vetëm me Edi Ramën) që toleron një bjerrje kaq të rrezikshme të parimeve politike për një parti që synon Evropën. Asnjë lider partie nuk do të guxonte, në kushtet e një shoqërie pluraliste, të bënte thirrje për bashkim tej-partiak, pa mohuar misionin e partisë që drejton. Sepse është absurde, është si një kontradiktë në përkufizim. Një lider partie që thërret për bashkim jashtë partive! Atëherë ç‘duhet edhe partia e tij? Të paktën, Rama duhet të largohet nga PS dhe pastaj të shpërndajë ftesat për një bashkim të popullit rreth tij. Të vetmit liderë partiakë që kanë bërë thirrje për bashkim tej partive, kanë qenë diktatorët si Hitleri, Stalini, Musolini apo dhe Enveri. Ata kanë bërë gjithnjë thirrje për bashkimin e popullit rreth pushtetit të tyre absolut, rreth partisë së tyre, ndërkohë që kishin dënuar me vdekje pluralizmin politik. Kjo që po ndodh është vërtet një hap i rrezikshëm prapa. Tashmë ka ardhur momenti të pyesim: mos edhe Rama ëndërron një bashkim të tillë, që do të na shpëtojë nga të këqijat e “pluralizmit”? Nga: Andrea STEFANI
NUK KA PRIRJE NATYRORE DREJT KONFLIKTIT. AI NDERTOHET Aty nga viti 1920, tri gra amerikane dhe nje shqiptar 12 vjecar i besimit musliman futen thelle ne malet e Veriut. Aty gjejne strehe ne nje shtepi katolike me sigurine se mikpritja tradicionale e zones nuk do tu mungoje. Por ka dicka qe s’shkon. Miqte po presin dhe darka po vonon. Ne dy te mengjesit “darka” me se fundi mberrin. E bashke me te shpjegimi per vonesen e pazakonte; vec mishit te derrit nuk kishin asgje tjeter per te ofruar, dhe duke e ditur se djaloshi musliman nuk mund te hante mish derri ata derguan dike te gjente ushqim ne anen tjeter te malit. Kjo qe arsyeja per vonesen e darkes. Ky episod pershkruhet ne vete te pare nga nje shkrimtare e mirenjohur liberale, Rose Wilder Lane, dhe eshte pjese e librit te saj te udhetimeve ne Shqiperi. Ngjarja simbolike e merr kuptimin nga nje kod qe ben fjale per njeriun, nderin dhe mikpritjen. Ky kod nuk ben fjale per katoliket, muslimanet a te tjere. Ndarja e shqiptareve ne keto kategori perdoret tradicionalisht nga te huajt dhe jo nga ata vete. Ne ditet tona shumcka ka ndryshuar: komunizmi erdhi e ra, kishat e xhamiat u shkaterruan dhe rindertuan, njerezit e pane 11 shtatorin ne TV e madje disa sysh iu kthyen Samuel Huntington-it per te gjetur shenja shpjegimi per rrokopujen rreth nesh. Por dicka nuk ndryshoi: Kodi. Ne Shqiperi ne flasim per te pasur e te varfer, qytetare te abuzuar dhe politikane te korruptuar, albumin me te fundit te Madonna-s dhe ndeshjen e rradhes te skuadres kombetare te futbollit. Por nuk flasim shenjueshem rreth muslimaneve, katolikeve, ortodokseve apo bektashinjve. Shume prej shqiptareve nuk dine as fene e shokut apo te kolegut te tyre, perjashto rastin kur emrat jane shkoqur fetare. Tipari i perbashket i dy fazave kronologjike eshte menyra me te cilen perdorim gjuhen. Caqet e gjuhes sone jane gjithshtu ato te botes sone. Ne e ndertojme boten perqark me ane te gjuhes. Dicka qe nuk eshte formuluar gjuhesisht, thjeshte nuk ekziston. Ja perse nje fjalor qe nuk prodhon terma antagoniste nuk prodhon as konflikte. Ka vetem nje rruge per te formesuar konflikte fetare permes mjeteve gjuhesore: manipulimi i kodit te komunikimit dhe krijimi i nje pozicioni mbizoterues per nje diskurs te caktuar, ose thene ndryshe: monopolizimi i gjuhes dhe perjashtimi i te tjereve. Anasjelltas, ka dy rruge qendrore per te parandaluar konfliktet: shmang ose shkaterro termat fetare, ose krijo kushte legjitime per pluralizmin e tyre. Rilindja Kombetare shqiptare e shmangu gjuhen fetare per te mos ngucur forcat centrifugale, regjimi komunist e shkaterroi ate per te bllokuar konkurrencen ideologjike, dhe se fundi tranzicioni demokratik e ka perkrahur pluralizmin per te siguruar liri dhe qendrueshmeri. Le te perqendrohemi tek kjo fundit. Sot ne kemi te gjitha lirite e nevojshme fetare te garantuara nga kushtetuta. Kjo eshte e mjaftushme per Shqiperine, por jo per vende te tjera te cilat, krejt si Shqipria perbehen nga disa bashkesi fetare. A do te thote kjo se ne nje fare menyre ne ruajme sekretin e harmonise fetare? Shum jane te dhene per tu pergjigjur me nje “po” te forte. Une, jo. Autore shqiptare dhe te huaj i kane meshuar te ashtuquajturit “modelit shqiptare te harmonise fetare”. Sidoqofte ne duhet te jemi te kujdesshem me lojen e fjaleve. Modeli i bashkejeteses eshte krejt i ndryshem nga modeli i shpjegimit te bashkejeteses. Rasti i dyte dhe jo i pari e shpjegon me mire gjendjen e Shqiperise. Nje model bashkejetese supozon ekzistencen e nje projekti strategjik te paramenduar qe ka per qellim sigurimin e bashkejeteses. Mirepo ne Shqipri nuk patem nevoje te prisnim ardhjen e demokracise per te bashkejetuar paqesisht me njeri-tjetrin. Ne ia patem dale mbane edhe ne regjime te tilla si Perandoria Osmane apo regjimi autoritar i Mbretit Zog. Shpjegime te ndryshme jane paraqitur per te argumentuar ate qe eshte quajtur “model bashkejetese”. Te gjitha rreken te percaktojne ate qe eshte bere per te shmangur konfliktin. Shume pak kane qemtuar ate cka ne fakt…nuk eshte bere. Personalisht mendoj se ajo qe s’eshte bere shpjegon shume me mire bashkejetesen fetare ne Shqiperi. Dhe cka nuk eshte bere eshte pikerisht tehezimi i njeanshem i gjuhes politike. Gjuha na jep forme sapo i qesim fjalet. Diskutimi mbi konfliktet fetare ne rastin shqiptar eshte ilustrimi me i mire i kesaj. Ndersa flasim rreth menyrave te shmangies se konflikteve ne krijojme idene e tyre. Krijojme idene se konflikti eshte pothuajse gjendja natyrale e marrdhenieve fetare. Kjo me siguri do t’i cudiste malesoret shqiptare qe mirepriten Rose Wilder Lane dhe perkthyesin e saj, shqiptar mysliman. Nuk kishte ligj dhe as police per ta zbatuar ligjin ne ate shtepine ne mal. Por, kjo nuk qe nje arsye per te vrare tjetrin. Nuk ka prirje natyrore drejt konfliktit. Konflikti ndertohet. Thene ndryshe, nje konflikt shkruhet ose flitet ne menyre qe te lexohet apo degjohet. Ne Shqiperi nuk ka konflikt sepse askush shkruan ose flet rreth konfliktit dhe, nga logjika e tregut politik, askush nuk do te lexoje apo degjoje. Por, mungesa e konfliktit nuk eshte produkt i nje projekti strategjik apo nje model qe ne mund ta copjojme/hedhim ne rrethana konfliktuale. Ne kesi rrethanash konflikti eshte folur dhe shkruar dhe gjuha eshte perdhunuar nderkohe, polarizuar dhe monopolizuar nga secili komunitet apo grup ne konflikt. Secila ane eshte nderkohe duke folur gjuhen e saj dhe ka te Verteten e saj. Vetem ketu ne mund te mendojme rreth nje modeli bashkejetese si pergjigje te nje rrethane konfliktuale. Ky model do kerkonte krijimin ose kthimin tek nje gjuhe e perbashket pluralizmi dhe shfronesimin e se Vertetes. Ne nje shoqeri demokratike paqesore e Verteta fetare eshte nje pikepamje dhe gjithkush ka te drejten themelore per te besuar ne te pa perjashtur te Verteten e tjetrit. Rasti shqiptar sinjalzion dy parakushte te nje bashkejetese paqesore natyrale: Se pari, nje ndarje e qarte e politikes nga feja. Pas konflikteve fetare zakonisht ka arsye poliitke sepse diferencat fetare jane mobilizues te larte. Se dyti, liberalizimi i gjuhes dhe perfshirja legjitime e te gjithe fjaloreve ne debatet shoqerore, perjashto ato raciste dhe diskriminuese. Tipari me i rendesishem i funksionimit politik shqiptar eshte perjashtimi i fjalorit fetar nga ideologjite partiake. Nje nga arsyet kryesore ishte pamundesia e kapjes se votes se shumices muslimane (e cila eshte ne fakt nje shumice virtuale ne mungese te praktikes fetare) ne te vetmin vend ballkanik qe mbeshtet plotesisht ne te njejten kohe politikat (policy)e SHBA-ve dhe te BE-se. Ashtu si ne Kosoven fqinje, partite fetare jane te parendesishme nga nje kendveshtrim elektoral. Sidoqofte, kushti themelor per nje bashkejetese paqesore mbetet perjashtimi i gjuhes se njeanshme fetare nga perballja politike dhe nga hapesira e debatit publik. Prej kesaj pikepamjeje perpjekjet per te interpretuar historine shqiptare apo traditat fetare si te lidhura me identitete te vecanta fetare jane shume here me te rrezikshme se cdo konflikt i rendomte. Autori eshte lektor ne Universitetin Europian te Tiranes. Eseja eshte nje fjalim i mbajtur ne simpoziumin e organizuar nga NATO “Forcimi dhe promovimi i bashkekzistences dhe tolerances fetare per nje siguri me te madhe ne Ballkan dhe me tej”. Materialet e ketij aktiviteti do permblidhen ne librin “Realitetet e reja fetare ne Ballkan”, nen kujdesin e Mentor Nazarkos dhe Prof. James Pettifer. Nga ERMAL HASIMJA
I THEM JOZEFINËS: TË FALEMINDERIT! Mesazhi ishte i kthjellët dhe na motivon! Fjalët e pathëna, mesazhet e munguara, kumtet realiste, të fshehura kinse janë të ezauruara dhe të vërtetat e pamohueshme, në kohë fushatash elektorale janë gurëzit e imët për ta quajtur atë që ne se duam ta konsiderojmë Rërë. Partia Demokratike është shtrat lumi, lumë i asaj race që çon në det (lexo: popull) një rrjedhë të zhdërvjellët me efekt qetësues për shpirtëra të ndjeshëm. Ndërkohë ky lumë e frymë bashkë kujdeset vazhdimisht që brigjet e tij të mos kërcënohen nga kafshimet cinike e të mbrapshta. Ka ndodhur përafërsisht kështu përgjatë viteve që ndërtojnë parzmoren e kësaj force politike (lexo: Partisë Demokratike) në përballjet aq të shumta elektorale. Por, s’janë gjasat t’ja fshehim në motet e mëkëndejme elektoratit të djathtë ata vektorë që bëjnë punën e ushunjëzave. Me zë të ulët është thënë prej vitesh se tek partiçkat të ulët është thënë individë të katapultuar me synime të errëta për t’i ushqyer metastazat e udhëtimit në stilin e gaforres, mishërim tipik i të cilit është Don Ed Flama me suitën e vet. Elektorati i djathtë, mishi dhe gjaku i Partisë Demokratike, priste prej kohësh zërin e munguar Konfirmimin Dinjitoz. Të vërtetën që nuk mbulohet me shoshë. Motivin, pas të cilit ja vlen të sakrifikosh sa kohë sakrifica jote është performancë rezatuese e afirmim vlerash, qytetërim perëndimor e shejtërim i stilit papal. Dikur, anise pak vonë, lajmi i mirë erdhi. E lançoi numri dy i Partisë Demokratike, Kryetarja e Parlamentit Shqiptar dhe teefundit Jozefina Jonë. E diktori troç misionin shkatrrimtar të partiçkave. Tha me plot gojën se kanë tri veti alarmuese për fatin e shtetit që konstruktohet në mëngjesin e 29 Qershorit 2009. Kumti erdhi nga Postriba. Dhe ta dijë lexuesi i “Shqipëria Etnike”: Postriba është shqipja e antikomunizmit e Nderi i Kombit Shqiptar. Ja përse fjalët e zonjës së Hekurt të Shqipërisë tashmë të Ringjallur, ngjitin. Është pak t’i themi Jozefinës Tonë, në kor mbarëshqiptarësh, Të faleminderit. Mesazhi që na dhe na i ngjalli shpresat e mërguara. Kumbti ishte i thjellët si bora e parë mbi Bjeshkët e Namuna. Me një transparencë fatlume ishin fjalët e tua Zonja Topalli. Sinqeriteti i atyre fjalëve është motivimi për qindramijëra shqiptarë që shohin tek Partia Demokratike europianizimin e vendit të tyre, me një kohë fizike dhe mitike saktësisht të tyren, përfshij shpresën e pashterrim për një të nesërme të sigurt, komode e dinjitoze deri në asht. Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit, ju them jagove e judëve të kësaj nisjeje të vrullshme të mijëvjeçarit të ri. Morritni lajme të stisura, kinse Jozefina Jonë dhe u nxitua dhe shkeli në dërrasë të kalbët. Mbushni me to ekranet e sajdisura me lejet e ndërtimit të dirigjuara nga Ed Flama. Ëndërroni më kot e pashpresë deshifrimi i një kumti ndryshe. Për hir të vërtetës në një linjë me Jozefinën Tonë ishte dhe kumti i lançuar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi e topiti Sokol Ballën kur i tha se Ligji i Lustracionit ishte më se i dobishëm për fatet e Kombit. Bamir Topi tha se në listën e partiçkave ka sigurimsa. Atë që nënshkruesi i këtyre radhëve dhe kolegë të tij analistë e komentatorë të fateve njerëzore të Shqipërisë Statike e Heroike, fatlumturisht e bëri defacto numri një i shtetit. Në emërtimin sigurimsa, jam i sigurt se nënkuptoi dhe spiunë e kontabandistë. Më thoni lexues të nderuar të “Shqipëria Etnike” a mund të emërtohen ndryshe një hordhi emrash të servirur për kandidatë për deputetë të PS-së, LSI-së, PDK-së, PL Drejtësi, PSD-së, PDS-së, Grupit të Nëntëdhjetë e Nëntë Shëmtive njerzore, Dule e hileqarëve e ndonjë tjetre partiçke me emër të njohur deri tek gardhi i oborrit të një bujku a blegtori të rëndomtë në malësinë time që pozon hijshëm krenarinë time. Si ta pagëzoj ndryshe Ilirin e Hamitit me 47 konfirmime për mercenarizëm të sofistikuar, Ditmirin e Sulejmanit kur i tha gruas së vet se sonte ti flë me sekretarin e parë, Tomë Doshin pa kurrfarë nevoje për t’i ngjitur një nofkë, Nard Ndokën e Preç Zogajn që janë të aftë të krijojnë një pendë mëzetërish, Gilmanin e Rusit të Vogël që jo për faj të lagjes mbeti i vogël. Lista zgjatet e zgjatet me adashë të sipërcituarve. Fillin e kësaj liste me monstra e dhëntë Zoti ta frenojë dita fatlume e 28 qershorit 2009, kur Partia Demokratike do të ngjitet me solemnitet në Altarin e Qeverisjes së radhës, falë edhe kumtit të kthiellët të kryeparlamentares shqiptare. Nuk është e tepërt që në sajë të këtyre radhëve, t’i drejtohem dhe një herë Jozefinës, e t’i them me përzemërsi: Të faleminderit! Mesazhi yt ishte i kthjellët! Na motivoi të gjithëve për të marrë notën Dhjetë në fitoren e merituar e të pashmangshme të 28 qershorit 2009. Dashamir Cacaj Botues i gazetës “Laboremus”
ME EMIGRANTET SHQIPTARE NE PETIT CHÂTEAU TE BRUKSELIT Emigrantët pa dokumenta jetojnë dobët dhew kanë frikë policinë e shtypiun, ndaj bëmë një pakt t[ mos I identifikojmë me emra. Një inxhinier gjeolog nga Kukësi kërkon punë nga më të rëndomtat. Emigrantët shprehen se shtetet e afrikës intetesohen më shumë për shtetasit e vet se Tirana zyrtare për ta. Një çift nga Librazhdi kanë dalë të kërkojnë punë, pasi kanë pesë fëmijë dhe jetojnë ilegal. Sapo drejtohesh prej tyre, largohen me vrap pasi na marrin për polic civil. Një shqiptar nga Kopliku ka treguar të vërtetën si ka shkuar në Belgjikë dhe sa para ka paguar dhe nuk e kanë kthyer. 6 Gratë emigrante kryejnë punet më të rëndomta, nga pastruese e deri në ndërtim. Petit Château, eshte nje miniqender qe ndodhet prane kanalit qe lidh Belgjiken me pjesen tjeter te Europes Perendimore, pothuajse ne qender te Brukselit. Ketu eshte vendi ku kerkojne pune emigrantet (jo vetem shqipetar )qe s’kane mundur akoma të sigurojne dekumentat definitiv nga shteti belg. Eshte vendi per hallexhinjtë, per te shfrytezuar mundesite e tyre fizike për mbijetesë, me shpresë se një ditë e mire do vijë për ta. Jemi pikerisht ketu, midis nje grupi jo te vogel emigrantesh shqipetare. Ata banojne ne zona te ndryshme te Brukselit, por zgjohen me sabah, marrin metrot, tramat apo autobusët e pare dhe vijne ketu ne Petit Château per te kerkuar pune, edhe pse e dine mire se puna ne te zeze eshte e ndaluar me ligj nga shteti dhe po ti ndaloje policia,pasojat do te ishin te renda. Kuptohet burgu ose riatdhesimi i pret, por prapë se prapë ketu apo diku tjeter ata do te kerkojne pune se s’kan rruge tjeter per te ushqyer familjet. Buka e femijve i detyron. Se jeta u dashka pranuar, -siç thone ata , – ashtu si te vijë, me te mirat e te keqijat e veta, tamam ashtu si loja e bixhozit, paçka se propabiliteti i fatit peshon nga rreziku . Prandaj duke e kuptuar arsyen se asnjeri nga emigrantet nuk ka deshire te identifikohet, vendosem nje “pakt”: Nuk do te permendim emra konkret ne rradhet e ketij shkrimi. Ketu ata takohen me njeri-tjetrin dhe gjithnje pyetja e pare e tyre qe u qenderon ne krye te bisedave eshte ai rrefreni i perditshem sa preukupues aq edhe i merzitshem: He ç’fare ke bere per letra? Asgja besa, ngre supet nje 42 vjeçar nga Kopliku. Kam 12 vjete qe vazhdoj te paguaj avokatin, por ai me thot me prit prap .Ç’ka me ba. -Bej durim sa te mundesh, – e ngushllon nje Dibran , me i moshuari i grupit, të cilin po ashtu e ndjek i njëjti fat i keq prej 11 vitesh. -Kjo menyre e te jetuari -e shtyne me tutje biseden Dibrani, – me ka lollur me shume se mosha, sa te shumten e neteve ngrysem me ndjenjen e pendimit, jo pse u largova nga shqiperia, por se nuk zgjodha ne kohen e duhur nje shtet tjeter . Kudo qe te kisha shkuar kame bindjen se tani do te isha stabilizuar. Por tani eshte teper vone, ku te “mbytem” pas 11 vjeteve pritjeje ketu? Ma besoni se shpesh here nga lodhja rraskapitëse me ze gjumi ne divan, e te nesermen e gdhij ashtu veshur duke e pare vehten gjysem shtrire me nje batanije siper qe ma kane vene femija. U plaka duke pritur te drejten e ligjeshme per dekumenta qe te punoje pa frikë e te jetoj si te tjeret. Dhe asnjehere nuk e mesova arsyen e vertet te kesaj zvarrisjeje S’munda asnjehere te dal nga verferia e te ballancohem me te tjeret per tu realizuar femijeve kerkesat e kohes, -perfundon ai ,-duke na dhene te kuptojme se dekumentat definitive jane faktori baze, te cilat bejne diferencen midis jetes normale dhe vishtersive per te mbijetuar. NJe mesoburr nga Kukësi po hante buke-djathin e drekes ashtu ne kembe, por njëkohesishte edhe duke vrojtuar me kujdes hyrjet me shprese se po vjen dikush qe ka nevoje per punetorë, e ky pastaj ti turrej shpejt se ia zene te tjeret rradhen. Pune ç’far do te jetë e begenisi, sepse une jame mesuar, – na thot ai. Edhe tek ushtari i pa njohur ne Tirane, ( ai eshte çvendosur nga Kukesi ne Bathore) hamall kam punuar.Vertet profesionin e kam gjeolog, kam punuar 17 vjet ne Ndermarrjen GJeologjike ne Kukes, por kur s’me mbajti vendi im, kush te pyet ketu per ate pune. Keshtu me keto duar e kam mbajtur familjen,(kallot në duar janë të ashpra). Punoj gjithë diten e ne darke paguhem sipas dëshirës e mëshirës së pronarit ,shpesh nuk e marr as gjysmen e hakut te mundit fizik. Jam i detyruar tu bindem edhe ketyre kushteve sepse kame 7 fryme ne banese qe presin buken prej meje. Eksperienca ketu, -vijon ai, -na ka mesuar se shqetesimi kryesor, nuk eshte vetem per buken e gojes, sepse per te mbajtur shpirtin gjalle po na ndihmojne disa organizata te ndryshme bamiresie, por me shume se kaq kemi shqetesimin per te ardhmen e ketyre femijve, sepse keshtu te pa stabilizuar nuk shtyhet te gjith jeten ,duke u ngrysur ne darke, gjithnje me stresin, se ç’do te behet me femijet tane te nesermen. Keta njerez kane halle, kanë problem. Per ata nuk kujdeset, as shteti ame, as shteti prites. Ndoshta kjo ne nje fare menyre fatkeqsisht shkon ne nje linje logjike dhe shpjegohet ne faktin trondites : Kur shteti yne nuk kujdeset aspak per ne, -na thotë nje Tepelenas, atehere ç’presim nga te tjeret? Ai vazhdon, mbase edhe me pak mllef, por gjithsesi reuymej është kjo: “Veshtire te gjendet edhe nje shtet tjeter ne europe e me gjere, kaq moskokeçares si shteti yne per emigrantet e vet, qe jo vetem kujdesja per ata eshte zero, por ai nuk di se ku i ka bijtë, duke harruar se keta njerez te sakrificave mbajne rreth 60% te ekonomise se ketij vendi. Ndoshta vetem ne emigrantet shqipetarë nga 8 milion syresh, nga shume shtete te botes qe ndodhen brenda 27 vendeve te B.E.-së, te pa stabilizuar,(shifrat jane zyrtare nga Brukseli) jemi me te pa mbrojturit nga shteti ame. Kur shikojme emigrantë afrikan, nga Sudani, Sierra-Leone, Gana, Guinea e tjera,te cilet kane perkrahjen e kujdesin e vazhdueshem te shteteve te tyre, ne lutemi: O Zot fute ne rruge politiken shqipetare te arrijme te pakten shtetet afrikane. E themi hapur se emigrantet shqipetarë ketu ndjehen realisht te fyer e te neperkembur, megjithse kjo s’besoj se e ve ne levizje klasen politike te shtetit tone, sepse jane 18 vjet prove qe vertetojne kete pohim. Dhent Zoti,me keto votime ndryshimin per te mire.” Fare prane stacionit te tramit nr 51 ketu ne “Petit Château”, disi te veçuar nga te tjeret nje çift burr e grua nga Librazhdi shikonin si te trembur, se kushedi ndoshta iu dukem si ata civilet, (sepse gjithnje ketu ekziston frika se vjen policia, e ne raste te tilla ata shperndahen me shpejtesi ne drejtime te ndryshme tamam ashtu siç saçmet kur dalin nga gryka e çiftes), por pasi hyme ne bisede me ta, dëgjojme nga goja e tyre sinqeritetin e shpirtit: “Kemi vertet shume frige sidomos kur dalim te dy ketu, se po t’na ndaloj policia na nis familjarish ne shqiperi, ndryshe do te ishte te ndalonin vetem njerin, -na thote nena e 5 femijeve, – por banesa “s’na le brenda” e na bie ketu, me shprese se ne mos te dy, te pakten njerin nga ne do na marrin dikush ne pune”. Ketu grate qe kerkojne pune jane te shumta, ato ne pergjithsi punojne pastruese shtepiash,lokalesh, por edhe ne bujqesi e ndertim. Aman, pune te jete na thot nje grua nga Mamurrasi, e cila duke pritur per pune ashtu midis shiut,me nje pelerine hedhur mbi supe, flet ngadale por kallxon dukshem merzitjen e saj. Punoje nje dite ne jave, pastroje shtepine e nje Flamaneje, ajo me paguan mire, por nje dite eshte pak per mua se jame vete e pesta pa asnje te ardhur tjeter. Ditet tjera ketu me ke , por eshte veshtire me gjet pune, se kerkesa nga punedhenesit ka pak, e njerez jane ba shume. Kame kater muaj qe vetem 9 dite kame punue. Shqiptarët këtu janë shpresësvrarë. Emigracioni ka qënë tepër më i vështirë se e kanë mënduar. Një komb i coptuar. Rreth 2.2 milion shqipetare ndollen ne kosove, rreth 1 milion jane ne Maqedoni, ne turqi ndodhen rreth 2 milion shqipetare, edhe ne Mal te Zi jeton nje pjese e konsiderueshme, mandej vjen toka Ame, me rreth 4.3 milion banore, se ciles rreth 1/3 i iken ne “drejtim te pa ditur”keto kohet e fundit. Emigrantët thonë se paas 91-it qeverive tona seç u ngaterruan kembet ne korrupsion, humben ekuilibrin, humben “busullen”, humben rrugen, humbem garen me kohen, e per pasoje tani jemi ketu ku jemi. Por kesaj historie fort te thellë s’eshte kollaj ti pergjigjesh e tia zberthesh komplekset e fshehura edhe historian ne qofsh. Nejse. Historine e ketij kombi, secili nga ju lexues mund ta vendosë ne peshoren e gjykimit. Por le te kthehemi konkretisht ketu me emigrantet. Dihet se emigrantet shquhen per sakrifica, por jo me pak edhe per format e mbijetesë. Dhe kjo shkon ne linje logjike, sepse sakrificat e ketyre njerzve te thjesht per te mbijetuar me pune te ndershme,ne nje fare menyre “u kane vlejtur” per te kuptuar shume gjera ne jete, sepse veshtiresit te bejne te mendosh shume dhe te pregadisin per ti sfiduar ato. Kjo veti pasqyrohet dukshem edhe tek nje dymetrosh prej Malesise se Madhe tipik malesor nga ata burrat fisnik te kahershem , qe degjojne shume e se hellin fjalen pa peshuar. Ai duke mbeshtjell nje cigare duhan qe nje dashamir i tij e kishte kujtuar nga Kopliku, u shpjegon shokeve per intervisten qe dha para do kohe ne komisarjat GJeneral: Me pyeten se me ç’far ke udhetuar per te ardhur deri ketu? Mu desht me u kallxua te verteten: “ Me gomone deri ne itali, ku kemi pagua nga 1800 euro, mandej me…Ti e di, -me nderpreu shefi-se ke krye nje veprim te kundraligjshem? E kuptoj z.shef-u pergjigja-se Brukseli ka rregulla strikte, per te mos pranuar askend ketu kundra ligjeve .E kuptoj gjithashtu se do kishte kene 1000 here ma mire sikur shteti yne ti kishte rrealizua detyrat e shtepise te caktueme prej Brukselit, per tu ba pjese e Tij. se athere do te udhtoja edhe une si gjith bota dhe jo me gomone, por ja qe politikanet tane atje s’mund ti bajne te dyja, edhe korrupsionin edhe detyrat e shtepise,prandaj u nisa njashtu tuej menua: Ehuu ku jane ata e ku jame une, me prit kur te realizojne ata kriteret me u pranua ne Bruksel (B.E) per mua ka me kene teper vone, e une athere me siguri i kam la duart per kete dynja. Me nje fjale kam vdek. Kjo eshte arsyeja qe une dhe shume shqipetare te tjere na detyroje me ju mbet Ju ne dere.” Ai vazhdon rrëfimin: “Masandej ata me pyeten per tjeter gja: ç’ka ke kontriboua ti per Belgjiken, qe kerkon te kontribuojne Belgjika per ty? Kame pese femije qe per mua jane pasunia me e madhe, -u thash shpirtnisht- Atyre u kame kushtua jeten per me i rrite te hajrit, e po baj ç’mos per tu futur ne gjak edhe mentalitetin e durimit se jena ne dhe te huaj. Por edhe ata m’kan kuptua e po mi shperblejne sakrificat e mia. Jane ingranua ne menyren me aktive ketu, jane shembullor ne shoqni, te shkelqyeshem ne mesime e kane mesua nga 2-3 gjuhe te ndryshme, premisat jane fort te besueshme per mu ba t’zott ne jete. E imagjinoni se ne ç’fare gjendjeje stresi rriten keta femije , ndaj te cileve jeta po tregohet fort e eger? E megjithate edhe ne keto kushte, veshtire se ju munde te kuptoni se ç’ka ndjejne keta femije ne mbrendesin e tyne. Ju a them une Z.shef: Me ken te paster prej ç’do “infeksioni te kohes”,me mbijetua tuej sfidua veshtersit,e me vazhdua me keto ritm per mu ba dikushi ne jete. Kjo per mua asht pasuni qe nuk çmohet. Dhe kete pasuni une ja kame dhan shtetit Belg. G jykoje se ky asht kontributi me i madh qe nje njeri mundet me dhane per Belgjiken. Prandaj keta meritojne vemendje e duhen vleresua dhe perkrah prej institucioneve tuaja perkatese,me ken se edhe ata nuk kerkojne prej jush ndonje gja te pa mundur, vetem njato dekumenta ne Z. shef..”. NJe shkodran, duke pritur per pune por pune s’ka, shfrytezon kohen per humor: “A me shifni mu qe s’merzitem e s’kam gajle hiç per kete problemin e letrave edhe pse kam 11 vjet qe i pres. E kam çu mendjen ne nje vend edhe pike .Kallxona bre burr e pyet i interresuar nje kosovar ku asht qaj vend qe ta çojme mendjen edhe ne? Ndigjo ta marrsha, i kam fut nje mendje krejt te lehte njashtu si gomari: Me punu sa te mundem e me duru sa te mundem, A s’eshte gomari simbol i punes e i durimit?” Disa qeshin duke treguar ndjeshmerin e kesaj shakaje, te tjere e shikojne te menduar. O ju qe mendoni ç’ka u solli merzitja? Mandej une per vedi besoj se gjithçka e mire ka kohen e vet,tash shpresoj se asht afru e bardha dite edhe per ne. Astronomet thone: Mbas nje dimni te fort, vjen nje pranvere e bukur. Kaq u desh ketu,per tu ndeze debati poliik. Jo Gerdeci i Berishes, jo tenderat e Rames, jo mbertheckat e Pangos jo… Ndigjoni ju te PD-së, une jame socialist, -vijon ai, -por per Berishen kame respekt te veçant, sepse ka ndryshu 100% prej kohes kur ka ken president, natyrisht athere ishte fillimi e i mungonte eksperienca, por gjithkush e di se atehere te tjeret villnin e Saliu i ruante, e tash Saliu vjell e te tjeret e ruajne e ky s’eshte ndryshim i vogel.” Debatit i ngrihet bajagi volumi e tendenca, se helbete si shqipertar qe jemi kudo qe te ndodhemi s’mund te rrime pa ba nje fije politike,e kemi si ushqimin e perditshem, por jo te gjith disa as qe i bien atij krahu se kane do halle tjera me te medhe se mbertheckat,por degjojne shume e nje fjale se flasin, duke na kujtuar shprehjen e urt mjaft domethense: “Ata qe nguten e flasin te madhe nuk din ç’ka thon, kurse ata te maturit nuk e thon krejt ate qe dine.” Tani ne oret e pasdites kur dita eshte thyer,natyrisht emigrantet ketu”rradhohen”,ndonjeri ka pas fatin te gjej nje pune,shumica qe edhe kete dite e shkuan dem,shkojne ne banesat e tyre me shprese se neser dite e re nafake e re.Kurse disa te tjere edhe pse bie shi vazhdojne ti bejne hyzmet punes duke pritur akoma.Midis tyre eshte ai malesori i intervistes,nje ish-mesues nga Puka,tre permetar gjithnje bashk me dy komshit e tyre Tepelenas,dy vllezer kosovare te ardhur ketu qysh prej vitit 1999 , kur shkau -siç thone ata- u kalli shtepine, e bashke me ate grupin qe vazhdon akoma te rrahin debatin politik, behen nja 14 a 15 vete.Tek i shikon keta njerez qe me kaq kemngulje presim midis shiut qe dikush tu afrojne nje pune sa per mbijetese,ke vertet arsye te krijohet bindja: Keta jane emigrantet e vertet shqipetare.Kerkush te mos pres qe keta “heronje” te thyhen para vishtersive,e dikush te shikojne tek ata dobesin e karakterit:Per deri sa ky shtet nuk u jep dekumenta qendrimi, nuk i lejon te punojne, nuk u jep as ndihme sociale,athere keta do te detyrohem te vjellim per te mbijetuar.Jo ky ves kurr ska qene e s’mune te jet i ketyre njeresve te ndershem’ sa do e veshtire qe tu vije jeta. E themi kete sepse ka edhe ndonje ekzemplar (jo vetem shqipetar,)qe i bie shkurt rruges se keqe. Duke u përshëndetur me ta në ndarje nuk mun të mos thuash se keto raste te shkëpuzura janë një drtamë e vërtetë, po kurrsesi nuk perfaqesojne emigracionin shqipetar. Nga i dërguari ynë në Bruksel Fadil BALA
GJUHA E GJARPERIT QE “SULMON” NENE TEREZEN Gjate gjithe atyre viteve qe Kosova luftonte per te fituar lirine e pavaresine , qarqe te Moskes e Beogradit jane munduar qe kesaje lufte ti japin ngjyrim fondamentalist islamik ,ose me e lehta komunisto-enverist ,pasi keshtu mendonin te sensibilizonin opinionin e Europes dhe Botes Perendimore me ne krye Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Fatesisht kjo propogand mashtruese antishqiptare ,jo vetem nuk u muar parasysh nga faktori nderkombetare ,por ky faktor u soldarizua aq shume me te drejtat e shqiptareve autokton te Kosoves ,sa nderhyri ushtarakish duke bere te mundur clirimin perfundimtar te Kosoves nga shovenet Serb (1999) ,dhe si rrjedhoje ndihmoi e njohu pavaresin e shtetit te Kosoves te shpallur me 17 shkurt 2008…Kosova si treve e hershme shqiptarie ,ka demostruar e po demostron para Europes dhe Botes Perendimore ,se eshte pjese historike e saj ,ndaj ketyre nuk u ka shkuar mundi kot ,pasi duke cliruar Kosoven Perendimi ka cliruar nje pjese te veten qe eshte shembull i qendreses se qytetrimit e zhvillimit perendimore ndaj atij lindor.. Kjo mrekulli ne Kosoven e cliruar ,me siguri ka verbuar e zemruar armiqt e hershem e te perhershem te shqiptareve ,armiq qe nuk jane vetem ata qe i shkruajn emrat me shkronja cirilike e deri arabe ,por edhe ata qe i shkruajn dhe mbajn per emra e mbiemra shqiptare.. Mjerisht si modelin e kesaj tollovie mediatike antishqiptare na duhet te marrim imamin e xhamise se Madhe ne Prishtine Shefqet Krasniqin i cili me zulmin e tij antiperendimore ka zgjedhur si objekt goditje jo nje figur te thjesht te shqiptareve ,por nje simbol te jetes toksore e hyjnore , bamiresen – shenjetore ,Nene Terezen. Per hir te vertetes duhet thene se edhe ne Shkoder ka pasur reagime nga segmente te komunitetit musliman qe kerkuan dhe “detyruan” pushtetin lokal per te mos e vendosur shtatoren e Nene Terezes ne hyrje te Shkodres (afer Kishes se Zojes se Keshillit Mire),por aty ku eshte sot para godines se Albtelekomit . Gjithashtu nje reagim afersisht te till ka pasur edhe kur u “diskutua” qe nje nga simbolet e kartave te identitetit te jene edhe shembelltyra e Nenes Tereze ,qe ne fakt ishte me shume nje provokim mediatik i porositur ,se sa nje mendim i faktorit shtetrore shqiptar…Sulme mediatike ndaj Nene Terezes ka vazhdimisht ne Shqiperine Politike (te 1913), por keto kane qene e jane disi me te zbehta e pa “jehon “ kombetare e nderkombetare. Ndersa sulmet mediatike te Imamit te xhamise Madhe te Prishtines Shefqet Krasniqit fatkeqesisht kane gjetur “perkrahje” ne Beograd , Moske e deri ne Cerdhen e terroristeve “Islamik”, gje qe mund te lene gjurme hijesh ne Shtetin e ri te Kosoves.. Para se te mnerremi me disa nga akuzat e Imamit ,ne po i kujtojme se ky Shefqet ka nje mbiemer Krasniqi qe i ka rrenjet ne trojet qendrestare shqiptare- Europerendimore te Malesise Madhe . Ku rreth pese shekuj me pare i pari i mbiemrit te tij ishte KRASNI ,qe eshte nje vella i te pareve te Hotit ,Trieshit ,Piperit ,Merkotit e Vasojeviqit ,qe dalngadal u shtuan e zgjeruan ne trojet etnike shqiptare ,duke u bere fise ,male e bajrak ne vehte ,por qe nje pjese e tyre fatkeqesisht sot jane te ortodoksizuar, ose islamizuar nen shtypjen e mjerimin e pushtuesve Sllav e Otoman,ku nje rast i till eshte edhe Krasniqeja e sotme e islamizuar (por e patjetersuar) rreth 250 vite me perpara.. Imami Shefqet ne vend qe ta kishte per nder qe ka mbiemrin e kesaje krahine historike shqiptarie ,me fjalet e veprat e tij deshmon se nuk e meriton mbiemrin Krasniqi… Gjithsesi gjuha mediatike e perdorur ne internet (apo media te shkruara),kunder Nene Terezes i perket “gjinise” se nje fushate te pamoralshme ,denigruese e fyese jo vetem per simbolin e shenjterimit shqiptare te shekullit njezet , por fyen nje popull te tere kudo qe banon e jeton sot ,me qellime te qarta per minimin e harmonise e bashkejeteses se mrekullueshme nderfetare,qe ekziston prej shekujsh…Nene Tereza sipas Imamit Shefqet e paska vendin ne Xhehnem pasi nuk eshte muslimane , dhe per mekatet e bera do te digjet ne flaken e Xhehnemit ..ajo i ka pasur te gjitha vijon ky imam , ka pasur deren hapur ku ka dashte me shkua pa pare ne kete dynja ,ka pasur me hanger cfare ka dashte ,me pi cfare ka dashte ,burra kend ka dasht me nderrue. Ajo ka pasur plote te mira ne kete dynja… Mjerisht ky fetare pretendon se keto “predikime” i bene ne emer te “Kuranit”,kur ne fakte jane predikime te lena pas shekuj me pare ,jo nga Kurani i shenjte ,por nga pushtuesit otoman ,qe i quante kristianet te pa fe e si te tille ,ose duhej te pranonin besimin e pushtuesit ,ose duhej qe te vriteshin ,shpronsoheshin e skllaveroheshin… Imam Shefqetin duket se e ka kapur skleroza ,pasi e kunderta ai do ta dinte se te gjitha trojet tona etnike ,duke perfshire edhe Kosoven martire kane qene totalisht te banuara nga banore autokton (Iliro-Shqiptare) te besimit Kristian,besim qe e kishin perkrahur e perqafuar qe ne shekullin e par si filozofi shpetimtare -shpirterore ,perkunder deshires se pushtusit romak. Per besimin Kristian qe sot eshte edhe qytetrim e zhvillim ,ne te cilin “kullote” edhe dashakeqi Shefqet, Dardania e “tij”,(per te cilen pretendon se ka luftuar per ta cliruar),ka nje plejad te tere martiresh , shenjetoresh e heronjesh ,qe jane ne themelet e vete Europes e Botes Kristiane ,me ne krye heroin legjendar Gjergj Kastriotin Skenderbe (edhe ky i sulmuar mediatikisht..). Per rilindjen e nje figure kaq te madhe e dy-dimensionaleshe (toksore e hyjnore) eshte pritur nga NE dhe BOTA plote 505 vite..Por tashma kjo mrekulli kishte lindur (1910 ) jo tek nje mashkull,por tek nje femer,me emrin Gonxhe Kol Bojaxhi, nga prinder safi shqiptare dhe Katolik.. Emrat fetare e human (Moter e Nene) do ti merrte sic dekleronte Ajo, pasi i eshte pergjigjur thirrjes se Jezu Krishtit,per tu sherbyer njerzve me ne nevoje te kesaje bote.. Institucionet e saj te bamiresise jane te shtrira thuajse ne te gjithe boten . Nga keto institucione dhe nga vet dora e fjala e Nene Terezes,gjeten derman fizik e mbi te gjitha shpirterore mijera e miliona njerz ne zgrip te jetes . Natyrisht kjo eshte nje mrekulli qe eshte bere me ymrin e vete Zotit, ymer qe ja kishte dhene bijes sone ,Nene Terezes.. Per keto mrekulli e vepra eshte vlersuar dhe nderuar nga Kisha ,Shtete dhe Institucione prestigjoze te Botes ,nga te cilat po kujtojme cmimin NOBEL per paqen (te 9 dhjetorit 1979),vendosjen emrit saj ne disa qendra ,sheshe e institucione , ngritjen e shume shtatoreve apo monumnteve te Nene Terezes neper Kryeqytete e qytete te Botes ,duke perfshire edhe ato te Prishtines e Tiranes ,e deri tek shtatorja e vendosur ne Shkoder (me 29 dhjetor 2006) ,shtatore qe i falen duke e “pagezuar” si Zoja e “Re”e Shkodres , qe i mungonte ketij qyteti qe nga 25 prilli i vitit 1467…per aresye qe besoj se duhet ti dij imami i Xhamis Madhe te Prishtines… Nene Tereza pasi i ka lene kesaj bote veprat e saja te pavdekshme nderroi jete ne vitin 1997… Selia e Shenjte per Nene Terezen ka miratuar diten e 19 tetorit (qe nga viti 2003) si dite te lumturimit e Shenjeterimit te saj, ndersa shteti shqiptar kete dite e ka njohur si dite feste e pushimi . Tashma kjo Nene e madhe e Botes “thirret” edhe Shen Tereza,dhe neper bote kane filluar ndertimet e kishave apo katedraleve kushtuar kesaje Shenjetore ,duke perfshire edhe kryeqytetin e Kosoves Prishtinen, ku banon (me sa duket vetem fizikisht) Imam Shefqeti.. Vlersimet per Nene Terezen nuk kane rreshtur nga personalitete laike e teokratike nga i gjithe planeti toke . Shqiptaret jane falnderuar per kete bije te madhe qe i kishte falur botes edhe nga Papa Gjon Palit II i cili kur vizitoi Shqiperine me 25 prill 1993 do te dekleronte : “ …Atdheu i Nene Terezes eshte ketu…. Ne personin e Nene Terezes Shqiperia eshte nderuar gjithmone . Ky eshte misioni i saj dhe i gjithe atyre qe , porsi ajo, jane ndjekes te vertet te Krishtit, jane apostuj te Krishtit , jane apostuj te dashurise e te dhembeshurise. Ju falnderoj sot ne emer te Kishes Katolike per kete bije te tokes suaj e te popullit tuaj.” Eshte ky vlersim dhe vete Historia e Shqiperise Etnike , qe kane bindur Europen dhe Boten Perendimore ne drejtesine e luftes dhe perpjekjeve te shqiptareve te Kosoves , per te rifituar lirine e pavaresine e grabitur nga kopete dy-kembeshe te arinjeve sllav , te zbritur se voni nga Uralet ne trojet e bekuara te kesaj Europe Kristiane e Perendimore , ku bejne pjese edhe trojet etnike Iliro-Shqiptare me ne krye Dardanin e mocme apo Kosoven e sotme qe pavaresisht nga besimet qe i kane imponuar shekujt ,ata kane qene e jane Europerendimore ,pasi besojne te gjithe (ata qe vertet besojne ) ne nje Zote qe eshte Nje dhe vetem Nje.. Presidenti i asaj kohe i republikes Islamike te Iranit , Muhamet Khatani pas vdekjes se Nene Terezes do te thoshte : ”Madheshtia e Nenes Tereze konsiston ne shpirterimin e madh nga mendimet e medha te vlerave morale dhe fetare ,qe ajo mbante per te miren e njerzimit.”. Nga ky vlersim i mrekullueshem per Nene Terezen (nga nje Presidenti me profil te larte fetar) ,“gjejne” mbeshtetje edhe fjalet proverbiale te Papa Gjon Palit dyte se ne kete bote ka dy FE ,ata qe besojne ne Zot , dhe ata qe nuk besojne. Duke u bazuar ne theniet e ketyre dy personaliteteve qe u perkasin dy besimeve te medha te kesaj bote , neve me te drejte na lind dyshimi se Imami i xhamise se madhe te Prishtines ,Shefqet Krasniqi ,nuk eshte bere protogonist mediatik si kundershtare fetare i Nene Terezes ,por si sherbetror i “paguar” i Serbo-sllavizmit (apo dreqi e dine se kujt..) qe kerkon ta paraqes Kosoven si “rrezikun islamik” te Europes , duke cuar keshtu uje ne “mullirin”e propogandes antishqiptar… Ndaj per kete “fare” imami (qe me siguri eshte nje mutacion jo shqiptare) meriton te themi , se ka qene “gjynah” synetlleku ne organin gjenital , pasi ky imam i djallit meriton “synetllekun” ne gjuhen e tij prej gjarperi …gje qe me siguri do t’ja bejne shqiptaret e Kosoves Europiane e me gjere ketij “imami” me gjuhe gjarperi e te tjerve si ai … NDUE BACAJ
LULËZIMI I EKONOMISË SONË GJATË PERANDORISË ROMAKE, SHEK. III PARA KRISHTIT DERI NË 495 PAS KRISHTIT Sa ma shumë thellohemi në studimin e historisë aq ma shumë njihemi me pushtimet dhe pasojat që na sollën pushtuesit. Nga të gjitha këto pushtime, ai Romak ishte me një kohëzgjatje ma të madhe, prej shek. III para Krishtit deri në vitin 495 pas Krishtit, por në të njëjtën kohë kjo periudhë pushtimi mbet periudha ma e begatë në të gjitha kohnat: Gjatë kohës që Shqipnija vazhdoi të jetë si pjesë e Perandorisë Romake të Perëndimit gëzoi një shkallë begatije dhe qytetnimi që nuk asht përsëritë ma asnjëherë në historinë e saj mijvjeçare. Përmes Shqipnis kalonte atëherë Via Egnatia, një nga rrugët tregtare ma të mëdha që bashkonin Perëndimin me Lindjen. “Me sa duket Qeveria Berisha por e përsëritë këtë histori vërtetë të Lavdishme”. Autostrada Durrës – Morinë, asht sinjifikativi i këtij mendimi: Via Egnatia kqyrej si vazhdim përtej Italisë i Via Appia, dhe prandaj ishte vija ma me randësi e komunikimit me Orientin. Fakti se dallohej me një emen të posaçëm dëshmon randësinë që kishte, mbasi shumë pak rrugë të antikitetit njifen me emnat e tyne. Besohet se emni “ka mbetë” nga ndërtuesi i saj, një i quejtun Egnatium, jetëshkrimi i të cilit nuk dihet deri më sot. Via Egnatia përmendet për herë të parë nga Polibi, i cili shkruan se asht ndërtue mbi shtratin e një rruge të maparëshme aty nga shek. II-të para Krishtit. Rruga fillonte nga Durrësi dhe Pojani dhe të dy degët puqeshin diku afër Elbasanit dhe s’andejmi, Via Egnatia kalonte përmes Ohrit dhe Manastirit për të mbaruar në Selanik. Në shek. IV mbas Krishtit, Via Egnatia u zgjat deri në Bizancë. Udhëtimi nga Roma në Bizancë zgjaste 24 ditë. Disa nga ngjarjet ma të përmenduna të historisë Romake janë lidhë me historinë e Via Egnatit: Për ciceronin ishte rruga e mërgimit; për Pompeun, rruga e ritiratës drejt Azisë, për Antonin e Oktavianin rruga ma e shpejtë, për të la gjakun e Çezarit. Randësia e kësaj rruge ishte ma tepër ekonomike. Nëpër këtë rrugë zhvillohej një tregëti intensive në të dy drejtimet. Italia ishte në atë kohë qendra industriale e Perandorisë. Ajo eksportonte mallëra të fabrikuara prej leshi e mëndafshi, prej qelqi e metali, vazo, artikuj luksi etj. Importoheshin në Itali kryesisht gjana ushqimore, landë minerale, ar, argjent, landë ndërtimi etj. tregtija ishte në duart e sipërmarrësve që kishin si prona të tyne doket, magazinat, anijet dhe karvanet që përdornin. Ata që banin tregti me boten e jashtme udhëtonin deri në vendet ma të largëta të Perandorisë dhe lidhnin kontrata për shuma të mëdha. Përparimi ekonomik i përgjithshëm pati si rrjedhim ngritjen e qendrave të reja ekonomike përtej kufijve të Italisë. Provincat e Ilirisë dhe të Maqedonisë fituan një vend me randësi në këtë valë të gjanë aktiviteti të Perandorisë, në fushën ekonomike. Plini, shkruan se në kohën kur Perandor ishte Neroni u zbulue në Dalmaci një minierë florini që jepte ma tepër se 20 kg metale të çmueshëm në ditë. Ka gjasë që në Shqipninë Veriore të kenë qenë shfrytëzue burime bakri. Shoqnia Italiane që punonte para luftës në minierën e bakrit në Rubik, kishte zbulue tunele nën tokë, që besohej se mund të ishin çelë në kohën e romakëve. Qyteti Byllis, në lindje të Vlonës, njihej në kohët e vjetra si qendra e prodhimit të serës apo asfaltit, që përdorej për të lyer dërrasat e anijeve për të ndalur depërtimin e ujit në mes tyne. Eksploratori francez, Pouqueville i kohës së Ali Pashë Tepelenës besonte se afër Gusmarës, në qarkun e Beratit, punoheshin miniera argjendi: “Argjendi i Ilirisë dhe ari që prodhohej në Maqedoninë Lindore, ishin pa dyshim një burim me randësi të ardhunash për thesarin e Perandorisë”. Provinca e Maqedonisë (që përfshinte pjesën ma të madhe të tokave shqiptare) ishte burimi kryesor i landës së ndërtimit për kantjeret detare të Perandorisë. Skelat bregdetare dhe kryesisht Pojani, Durrësi dhe Lleshi (Lezha), ishin qendra tregëtare me rëndësi nëpër të cilat kalonte një pjesë e madhe e mallrave që shkëmbeheshin ndërmjet Italisë dhe Orientit. Një sasi e madhe drithi dhe prodhimesh të tjera bujqësore që prodhoheshin në fushën bregdetare të Shqipënisë dërgoheshin në Itali. Një sasi vene, voji dhe djathi të zgjedhun t’Ilirisë, si dhe peshku i konservuem, nga liqenet Iliriane të Shkodrës dhe Ohrit, eksportoheshin n’Itali. N’atë kohë lumejt e Shqipnisë kishin zallin e d’lirë nga llomi dhe anijet mund të lundronin një distancë të gjatë nga bregu i detit. Durrësi dhe Pojani gëzonin një lulëzim të jashtëzakonshëm si limane tranziti n’mes t’Italisë dhe Europës Juglindore. Lezha loste po atë rrol për Shkodrën, Kosovën dhe vendet ma përtej. Pare argjendi me stemen e Durrësit janë gjetë në gjithë Ballkanin deri në Hungari. Siç dihet, Romakët ia ndërruen emnin Durrësit nga Epidomnus në Durracium, mbasi emni që i kishin dhanë kolonistët e Korintit tingëllonte pak si ters në gjuhën latine. Ky qytet i famshëm i historisë kishte kalue fatkeqësinë me u shkatërrue ma se një herë nga tërmeti dhe njerëzija besonin se ishte një denim për viset e banorve të tij të korruptuem dhe të hasdisun nga pasunia e teprueme. “Shikoni sa kemi vuejt nen pushtimin Romak!”. Mendoj se asht e domosdoshme njohja e Rinisë me këtë histori në mënyrë që ajo të bajë krahasimin mes pushtuesve dhe të nxjerrë konkluzionet. (M.B) Pojani ishte sidomos një qendër kulturore me një Universitet ku Jul Çezari dërgoi Oktavianin për të plotësue studimet. Straboni, – lavdëron qytetin për urtësinë e ligjeve dhe të legjistatorëve që i kishin hartue. A ju vjen zani zotëni parlamentarë, se cilët ishin ligjvënsit para 16 shekujsh? Cicëroni e quan Pojanin – “Pojani i Madh dhe i mrekullueshëm”. Asht vërtetë për të ardhun keq kur historia manipulohet apo keqinterpretohet nga njerëz të politizuem apo fanatikë – pesë shekullorë. Duhet të jemi krenarë me para ardhësit Ilirë, dhe me veprat që na lanë gjatë shekujve që drejtuan Perandorinë Romake, Perandorinë ma të fuqishme të kohës. Gërmimet që u banë në Pojan para luftës së Dytë Botënore, nën drejtimin e arkeologut francez – Leon Rey, nxorën në shesh mbeturinat madhështore të atij shkëlqimi të hershëm, por, puna mbeti në mes. Mbetën edhe shumë zbulime për t’u ba para se të mundë të shkruhet historia e plotë e popullit shqiptar nën sundimin e Romës Republikane dhe Imperiale. Perandori – August u ba shkaktar për rindërtimin e Butrintit (Buthrakun) që ndodhej në atë kohë në buzë të detit. Simbas një Legjende të Vjetër, Butrintin e ndërtoi për të parën herë Heleni, biri i Priamit, simbas modelit të Trojës. Në kohën e Perandorisë Romake, duket se ka qenë një qytet i lulëzuem ku shkëlqente kultura Latine. Gërmimet arkeologjike të para luftës, nxorën në shesh shumë monumente. Bustin e Perëndeshës së Butrintit, Mbreti Zog, ia dhuroi Musolinit. Vlen të theksohet se, pushtuesit nuk kanë qenë të njëllojtë. Duhet kujtue se Spanja, afro 700 vjet ka qenë e pushtueme prej arabëve, por ata kanë lanë vepra të shkëlyera të kulturës së tyne. Nuk duhet harruar se, Algjeria ka qenë koloni franceze për ma se një shekull, por francezët lanë aty gjurmët e një qytetnimi plot vlerë. Po të shikosh kryeqytetin Algjer, ai ngjason kaq shumë me Parisin, sa asnjë qytet tjetër i botës. Në qoftë se kemi folur për pushtimin pesëshekullor osman, kjo nuk duhet parë në rrafshin fetar, por kryesisht në vandalizmin që përdori në shkatërrimin e monumenteve të kulturës, infrastrukturës dhe të gjitha vlerave të tjera. Nuk di të jetë ndërtue ndonjë monument kulture gjatë pushtimit pesë shekullor osman. Edhe në qoftë se asht ndërtue ndonjë urë apo rrugë, atë e kanë ndërtue vezirët shqiptarë, siç asht Ura e Mesit në Shkodër, apo Bizisteni, të cilat u ndërtuen nga pashallarët – Bushatllijë. Sundimtarët pushtues nuk duhen gjykuar nga ana religjioze, por duhet parë, cilët ndërtuan dhe cilët shkatrruan. MARK BREGU
TË “MIRËT” (JO “TË MJERËT”) E VËLLAIT TË MADH Tre “të mirët” të lidhur ngushtë shpirtërisht, shkuan në finale, ç’ka e kishte menduar shumëkush. Po kështu edhe Qetsori që s’ishte instaluar pothuajse me asnjërin nga të gjithë banorët, “edhe një i vetëm trim në luftë”, gërricjet e tij të tepërta nganjëherë e bëjnë të bezdisshëm edhe për teleshikuesin, e jo për banorët e Shtëpisë më të Madhe. E çuditshme që ky banor zgjati kaq shumë pa u lidhur ngushtë me asnjërin! Mbase ngaqë fliste shumë dhe thoshte pak (model i politikanëve që populli i do dhe verbërisht iu shkon turmë duke i duartrokitur dhe brohoritur, duke qëndruar hell në këmbë). Dyshonte që ishte e sajuar letra e babait të Bjordit, apo nuk i pëlqente që nuk i kishte shkruar dikush nga të afërmit e tij??? Dyshonte për lidhjet e Bjordit me Adelën që është jetëshkurtër. Pra, futet në jetën e tjetrit, ç’ka nuk dëshmon kulturë, as qytetari. “Qytetarët nuk janë për punë”, përçmon pra banorët që vinin nga qyteti, fjala “qytetar” ka tjetër kuptim me fjalën “banor”. Qetsorin nuk e përçmoi askush, edhe pse ishte nga fshati. Mburrej që kishte lexuar shumë libra, ç’ka nuk vihet në dyshim. Pak e çuditshme që ka lexuar kaq shumë, dhe vë re vogëlsirat. Ata që lexojnë shumë janë shpirtëmëdhenj, dhe jo kaq të zellshëm për të fituar para. Ka merita për lojën edhe pse banorët e bënë “kampion të nominimeve”. Pra, ishte aq “i mirë” që të shtëpisë nuk e donin brenda. Brendësia e tij, si ajo e politikanëve tanë, si një kasafortë e pambushur mirë, që do të mbushet me çdo kusht. Është reputacional, por ngaqë e do shumë paranë, më krijon përshtypjen e një “Harpagoni të dëshpëruar”… Bjordi, ky personazh i “të mirëve”, poastadoleshent i pjekur, inteligjent, i mirë në dukje, gjithë jetë, me ëndrra të bukura, me gjestikulacionin e aktorit “artist i mirësisë”, që padyshim e pret krahëhapur, një e ardhme e bujshme në jetë dhe kinematografi. I përshtatshëm për skena erotike… Duket qartë nga mirëbukurisjellja, që është edukuar mirë me jetën perëndimore. I çiltër, i mirë, di të ambjentohet dhe di t’u fitojë zemrën atyre që e rrethojnë, pa intrigë, aspak i zellshëm të kalojë kufinjtë e vetvetes. I çliruar nga çdo ankth (edhe nga ai i fitores), ai pret i qetë çfarë t’i vijë. Çfarë më lë për të dëshiruar dhe ngurroj ta quaj model, është gjuha jonë që duhej t’i përkushtohej më shumë. Për këtë duhej të përkujdesej më shumë, e ëma, zonja Antoneta, që nuk i mungon kultura, duket nga të folurit që e njeh mirë gjuhë tonë standarde. Bjordi, nga mënyra e të folurit, të krijon përshtypjen e një arbëreshi të moshës së tij… Adela, nëse Zhan d’Arka jonë, Nora e Kelmendit, mprehu shpatën për të vrarë pashain turk (dhe e vrau), Adela ka mprehur shpatën deri në dorezë, të vrasë, Pasha Mentalitetin. Pasha Mentaliteti shqiptar, më i forti, më i egri, më primitivi i gjithë Pashallarëve të kësaj bote. Lufta e saj kundër Pasha Mentalitetit, duket paksa donkishoteske, por modeli i saj duhet vlerësuar shumë. Ajo po. Të krijon përshtypjen se ka lexuar shumë. Nuk tha asnjëherë që kam kulturë, që nxjerr kërthizën jashtë, as që lavaris flokët, as që bëj tatuazh, pra duket që nuk është një vajzë kozmetike tralala. Ka botë të pasur shpirtërore. Miksimi i brishtësisë femërore me vitalitetin, nxjerr në pah shumë vlera që shoqëria shqiptare do shumë kohë për t’i kuptuar. Është e guximshme, jo e parakohshme (siç e quajnë të paskohshmit). Ajo përcjell shumë mesazhe njëherazi. Vajzës shqiptare nuk duhet t’i vriten ëndrrat. Nuk duhet të mbetet brenda kornizës së amvisës. Pra, duhet të jetë më e lirë, të shpërthejë “thargun” e regresit… Adela është model i femrës bashkëkohore për te ne heroinë e lirisë së femrës dhe e lirisë njerëzore… Adi… Viktor Hygoi, për kryeveprën e tij “Të mjerët”, dhe një nga kryeveprat e letërsisë botërore, kishte sajuar një personazh të ngjashëm me Adin e sotëm, Zhan Valzhanin… Kjo është meritë e stafit që e përzgjodhi, por edhe e Adit që nuk e zhgënjeu këtë staf. Mesazhi i tij, sa human edhe filozofik: “të ndryshosh nuk është kurrë vonë”. Ky është njeriu, i forti i të fortëve. A ka më të fortë se atë që lufton me vetveten??? Edhe ai nuk i ka shpëtuar Pasha Mentalitetit: burgaxhi, drogaxhi, adoleshent plak… Duhet pranuar drogaxhi, burgaxhi e adoleshent, por kurrsesi plak. Edhe nëse bëhet mbi njëqind vjeç ai është i ri në shpirt, sepse është poet i lindur. Pas betejave të përbindshme, me vetveten, kthehet në simbol të fisnikërisë… Ka humor të hollë, modern, që të bën për të qeshur, por edhe të mendohesh. Muret e fatit janë të parrënueshme. Ai kuptoi i pari “të mirët” (Adelajdën dhe Bjordin) dhe krijuan një lidhje aq të ngushtë që nuk mund ta bënin të tjerët. A nuk ishte kjo meritë e tij??? Ai donte t’i shohë, “të puqur si dy yje”, si Zhan Valzhani, Kozetën dhe Mariusin. Ky është shpirti i njeriut! Pra, s’u bë xheloz si të tjerët. Mbase ai, në moshën e tyre, ishte në burg, apo pa një të dashur… E keqja dhe vuajtjet e nënës e bënë Adin aq të mirë, mirësinë e tij nuk e gjetëm tek të tjerët. Njeriu që nuk vuan, disi ka fat, por nuk ka fat sepse nuk njeh gjithçka. Adi është i ndjeshëm, kam mendimin se më shumë e ka munduar pendimi për gabimet e tij se e mundon etja për ta fituar këtë lojë. Gjithsesi, prapë është vetëdënuar të jetë i mirë. Fjala “i mirë” dhe “i mjerë” për te ne, kanë shumëçka të përbashkët, jo vetëm si fjalë, por edhe në fatin e njeriut. Bota duhet të pranohet kështu siç është, me derra të ngopur dhe Sokratë të uritur… Ata që kanë fatin të jenë njerëz, jo, jo, nuk i kanë të gjitha fatet… Pjetër Vukaj, shkrimtar
BISEDË NË ETER … DHE DIÇ MË TEPËR SE AQ “Bisedë në eter”, një roman i krasitur mjeshtërisht, me subjekt amorf, kohë reale e personazhe bashkëkohës. I ardhur disi vonë e jo për faj të tij në substraktin e letrave shqipe, Dashamir Cacaj është cilësuar, jo pa të drejtë nga kritika e kualifikuar, si një “zë poetik i lënë çuditërisht në harresë”. Është rasti të kumtojmë se pas publikimit të gjashtë librave me poezi e po kaq të tjerë në axhendën e tregimit të shkurtër, novelës e humorit me kahje satirike, kontakton me lexuesin elitar nëpërmjet romanit të tij të parë, ngjarjet e të cilit shfaqen nëpër kapërcej pa thyer qafën askund, si një bisedë në eter e diç më tepër se kaq. Parapëlqimi i autorit është shtresëzimi i një sharmi të një lloji të mëvetshëm, për të konstruktuar mbi këtë sharm linjat e prozës romaneske. Libri është shkruar në vetën e parë, çka nënkupton se “ujëvara” e ndodhive skrupuloze gjer në zenit, me sekuenca tmerrësisht të përshpejtuara, ka për dysheme avëlmendin ku skicohen tipa e karaktere të qëmtuar nga historia apo në konstruksion e sipër, të cilët me mijëra fije i lidhin me titanët e politikës e të kulturës, këtij binomi solid në traversat e mbështetjes së fateve të një kombi, siç është ky i yni. Ndeshesh në faqet e këtij libri me tipa që popullojnë viset rurale e sjellin prej së andejmi eshkën e qëndresës e forcën e Mujës e të Gjergjelezit në përballje me shovinizmin e shqipfolësve të fundshekullit që përcollëm jo pa dhimbje e krenari. Has në faqet e kursyera tepër të prozës së Cacajt, personazhe pa pikë morali, të ngjitur me përdhunë deri në majë të piramidës shtetërore, por edhe asish që ia përndritën mollëzat e faqeve kombit të vet. Një shkrimtar province ka një ftesë në grusht, tharmi i së cilës ia ka dystuar gropën e një boshllëku të kahershëm. Në familjen e Kadareve, sipas gjykimit të tij naiv e human, nuk është e lehtë të trokasësh. Dhe veçanërisht asaj vjeshte të vitit 1998, pas muajsh të përgjakshëm nga tutorë të pushtetit të dikurshëm. Ka një mision të vetin, madje të denjë për përgjithësim, shkrimtari i provincës. Derivate të këtij kumti është e natyrshme t’i shtrojë për diskutim nëse fati i prin drejt një kuvendi (pa dorashka) me më të madhin e letrave (ku ta dish, ballkanase, europiane a të përbotshme). Ndodhitë me një intensitet të hatashëm parashkruhen në konfiguracionin e një kroni të dyzuar. Me një mijë mundime është rikonstruktuar, ndofta për të dytën herë në ekzistencën e vet, shteti shqiptar. Ngulmojmë ta bëjmë me dije lexuesin se etapa e parë, kur Shqipëria është vërtet komb i konstruktuar hijshëm i përket viteve 1924-1939, ndërsa e dyta: në segmentin fatalisht të shkurtër të kurbës kohore 1992-1997 kur befas, nga faktorë të ndërkryer e heterogjenë ndodh përplasja e gjymtyrëve të shtetit. Batica dhe zbatica fokusohen në vështrimin e mprehtë si teh kame të shkrimtarit të provincës e duron sorile të përplaset me dallgën e furishme të një partneri potencial. Tablotë që shpalosen me përshpejtim për ta mbajtur prush dialogimin me lexuesin, kanë vërtetësi të përbindshme. Autori nuk ngurron të etiketojë “djallin” e “Mesinë”, qoftë ky autokton apo i mportuar. Duke siluruar mespërmes pareteve të kronikave bastarde e absurde njëherësh, bisturia e shkrimtarit operon rrufeshëm. Romani anunçon shpresë e kortezi në kapërdimjen e sfidave. Pa dyshimin më të vogël, shteti do të formësohet në një mëngjes mbase jo fort të largët. Janë ende në këmbë princat e prosperitetit, madje me karizmë e forcë të pashtershme. Cubat kanë ngjyer fytyrat me mellan. Ani, të duket sikur të josh shkrimtari. Vjen një ditë e harrohet Katovica, kjo nëpërkë e çmeritur. Në mënyrë sintetike, lexuesi sheh si në pasqyrë demonët e të ligët e motit, të cilët janë shfaqur në kapërcej e janë sfumuar pamëshirshëm nga erupsioni i mbijetesës. Shqipëria ka marrë më tepër plagë se Gjergj Elez Alia, është goditur brinjë më brinjë edhe gjatë pranverës së vrarë të vitit 1997. Është regjur lëkura e saj, duron. Anunçohet, ky kumt paçka se shandani jeshil është ende në horizont. Njerëzit rrijnë e vëzhgojnë qeverisjen e mbrapshtë. Dynden e mbushin sheshet. Por mjerisht stepen e topiten. Ia ka djegur buzët zhegu i gjysmëshekullit me diktat e kërbaç. Por shkrimtari ngazëllen, do ta kapërcejmë Vaun qoftë edhe mbi trap, si në kohët gri. Kaptinat e romanit, që janë tridhjetë e tre, përkojnë me vitet e jetës së Jezusit. Lexohen me një frymë jo pse janë rreptësisht të shkurtër. Përpiqesh t’i shtrydhësh sadopak apo t’ua provosh fortësinë në morsën e kritikut. As nuk nxjerrin ujë dhe as gërvishen nga morseta. Është meritë e autorit ky kujdes prej skalitësi. Gjuha e romanit është lumturisht e zhdërvjellët. I popullojnë pasazhet fjalë e fraza të trevës së veriut, të cilave nuk iu dha “viza” më 1978, kur u hartua “Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe”. Dhe kjo plotëson një boshllëk të ndjeshëm. Merita e autorit për ta shtuar numrin e luleve në bashtinën e gjuhës së kultivuar është kumt emblematik. Proza moderniste gjer në skajin e mbramë është një kanxhë ku shkrimtrët e sotëm duhet ta ankorojnë jahtin e krijimtarive të veta, natyrisht, nëse këta të fundit nuk kanë për mision vegjetimin e shtogut, por atë të qiparisit apo të bredhit. Shkrimtari i provincës, alias autori i “Bisedë në eter”, sheh nga kjo dritare. Nuk e teprojmë po të shprehemi se vështrimi i tij është i kthjellët. Daniela STEFANI
|