Nr. 130 i gazetës në print

0

SA NA AFRON ME EUROPEN GJUHA E ILIR METES

nga Sokol Pepushaj

Shumë shqiptaqrë sot mëndojnë se bashkimi i Ilir Metës me parti me koalicionin e djathtë pas zgjedhjeve të 28 qershorit, mbart në vetevte një bombë të rrezikshme kundër integritetit të Shqipërisë drejt BE-së. Shumë të tjerë gjykojnë se 83000 votuesve Ilir Meta u rrëmbeu lirinë, u vodhi votën dhe ia kaloi Sali Berishës. Pra, dyfytyrësia e Metës apo pastërtia e qëllimit politik janë mes dinakërisë që hell në pjatancë Edi Rama dhe po dinakërisë që përdori Ilir Meta. Cili humbi dhe cili fitoi, thua ti lexues? Mëndojme se Rama Humbi dhe Meta humbi edhe atë që nuk kishte mundur ta humbiste, thjesht për arrogancën e pashoqe ndaj demokracisë deri para pak ditësh, ku kaloi Ylberin. Fitoi disa kohë më shumë në pushtet një qeveri e djathtë që gjithsesi me pak më shumë kujdes mund edhe të fitonte pa një ekstremist si Ilir Meta. E keqja është se drejtuesit e partive janë monumente dhe partitë fondamente që shëtisin tash 20 vjet me hark triumfi ku qëllimi është vetëm përfitimi personal. Pak përjashtim këtu bën PD-ja që në fund të fundit vitet e fundit e vënë në lidhje më qeverisjet e tjera ose me atë që mund ta pasonte, ka larguar errësirën, ka mbushur gropat e rrugëve me asfalt dhe ka ca projekte që nëse e lejon Ilir Meta, munjd ti kionkretizoi.
Por nuk mund të thuash me plot gojën se ky bashkim mund ta stabilizoi kaq rastësisht Shqipërinë. Europa sot kërkon nga ne ca standarte dhe ato nuk mund të realizohen rastësisht. Diç mund ta skandalizoi jo vetëm politikën në një të ardhme jo ntë largët. Ndryshimi i kodit zgjedhor më në favor të partive të vogla, konkretisht duket i pamundur të rifitoi, pasi nduhen dy të tretat ve votave të parlamentit. Prapë, nuk është Meta thëmbra e Akilit kurrsesi. Janë PD-ja e PS-ja, ato që as sesi nuk do mund të lëpijnë ç kanë pështyrë. Kështu pra Ky Ilir Metë nuk mund ta gëlltisë tërë parlamentin, pasi me zor mori katër vënde, aq më tepër nuk mund të hapë portate Europës apo të civilizoi inatet me sinqeritetin e premtuar. Duket se Meta që dje kur partia socialiste fitoi një mandat tjetër në qarkun e Fierit dhe po presionon për mandate ne Shkodër, Berat e Tiranë, u përpoq të bëjë një spostim nga çka deklaruar botëreisht për bashkëpunim me partinë demokratike, duke theksuar se negociatat mund të fillojnë në shtator pas çertefikimit përfundimtar të procesit zgjedhor. Një epokë e shpërlarë e Ilir Metës duket se po e çon vëndin askund, pra, hapa të tjerë larg BE-së.
Perandoria Meta është thjesht një estravagancë që nuk reflakton civilizim, por presion, inate e tërheq me forcë vetëm përfitime. Shqiptarët kanë votuar për kundër gjithçkaje kësisoj.

Loja tinëzare me dosjet e Sigurimit të Shtetit

Nga:Bedri BLLOSHMI

Fillimi i vitit ’91 e mbas kësaj periudhe, struktura e ish-Sigurimit të Shtetit u trondit aq shumë, sa të gjithë u fshehën skutave. Shumë nga këta persona ikën në vendet komuniste ku filluan lidhjet tregtare. Po të dëgjoje se çfarë thoshte atëherë PD-ja ose e djathta, me të vërtetë duhej besuar se do bëhej “kërdia” ndaj ish-sigurimsave dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
Nuk vonuan dhe u krijuan komisione të veçanta shtetërore për pastrimin e figurave. Mirëpo askush nuk u prek nga ky kontigjent, madje u bënë deputetë, ministra, ambasadorë, drejtorë e ku di unë se ku nuk u fut Sigurimi i Shtetit. U nxor dhe një ligj 24/1 për të besuar populli, i interesuar se do të goditeshin vrasësit e tyre. Mbas komisionit të parë u krijua një tjetër komision. Thënë troç: vinin socialistët në pushtet krijonin komisionin e tyre dhe vinin demokratët në pushtet krijonin komisionin tjetër. Secili komision nuk e shkelte marrëveshjen dhe komisionin që u leverdiste të dyja forcave politike.
Po cila ishte kjo marrëveshje? Të dy krahët lëshonin vërtetime për pastërtinë e figurave që u kërkohej, paçka se të tilla figura të përdhosura kishin dalë dëshmitarë, kishin dhënë informacion të vazhdueshëm në dëm të një tjetri apo kishin bërë akt-ekspertiza duke dënuar njerëz të pafajshëm. Partia që e kërkonte e bënte deputet. As nga e majta, as nga e djathta nuk u vu gishti mbi personat përgjegjës të zhytur në gjak. Përkundrazi, këta “të dalluar” dekoroheshin për punë të mirë. Çfarë pune të mirë? Kishin varur njerëz, kishin vrarë njerëz, kishin internuar dhe syrgjynosur familje të tëra. Askush nuk u bë përgjegjës. Po kush i përkrah këta? Kjo dihet, shteti.
Në çdo kohë, kur afrohen zgjedhjet, e djathta çohet e çirret e më shumë ata që janë me damkë (pseudonim), pa krijojnë komisione nga dy partitë e mëdha të garantuar për të mbrojtur njëri-tjetrin ose kompromisi është: Ne duam X-in, – thotë e djathta. Po, – përgjigjet e majta, – dakord, po ne duam Y-in të dalë i pastër. Këto lojëra luhen në kurrizin tonë. Po sa herë luhet kjo valle? Në çdo 4 vjet. Disa njerëz të dyshimtë me pushtet, ministra, për të mbuluar spiunllëqet e njëri-tjetrit, propozohen në komision. Pse nuk propozohen të marrim pjesë dhe ne të dënuarit? Pse ne duhet t’i besojmë ata, kurse ata nuk na kanë në llogari fare? Deputeti çfarë është fundja? Një njeri që sa merr mandatin, fillon e merret me tendera, fillon vilën apo hotelin në bregdet, blen dyqane, rregullon nëpër punëra fitimprurëse të gjithë sojin dhe sorollopin e tij. Farë e fisin, nipër e mbesa me bursa e vende pune të rehatshëm.
E pse u dashka besuar ky deputet që duhet të futet në komisionin e pastërtive të figurave? Po këta komisionarë, kush do t’i kontrollojë? Madje tjetra, pse në disa raste e djathta miraton ligje pa e përfillur të majtën. Sa herë kanë interesa personale dhe pa e pasur në kompetencë fare, pa e diskutuar as në grupet parlamentare, bëhet ligji si e duan vetë. Po në këtë rast pse nuk veprohet pa konsensus, pse duhet pyetur opozita kur dihet se ata nuk duan? Në vendet lindore (komuniste) gjithmonë është ngarkuar e djathta për hapjen e dosjeve, ndërsa këtu e djathta pyet të majtët. Çfarë do të thotë kjo? Kjo është e qartë se e djathta nuk do aspak ta bëjë këtë ligj, sepse në mos janë vetë spiunë, kanë miqtë, shokët e tyre, farë e fis.
Shumë herë kam parë në televizion që merren deputetë spiunë apo instituti i të përndjekurve që janë spiunë të ndyrë e pyeten: Çfarë mendimi keni ju, të hapen apo jo dosjet e Sigurimit të Shtetit? Jo, – përgjigjet Preç Zogaj, – të mos hapen dosjet se do bëhet hataja. Dhe spiunët e institutit nuk janë dakord se janë vetë. Ç’është kjo lojë? Po për Diana Çulin çfarë dosjeje do hapni ju zotërinj? Po për Koçi Petritin, çfarë dosjeje do të hapet? Të gjithë e dinë se çfarë dëmi ka bërë ky spiun. Apo Myzafer Xhaxhiut kush nuk i ka dhënë dekoratë këtij “mjeshtri” të Sigurimit të Shtetit. Francezi dekoratë, greku dekoratë, Mejdani dekoratë. Çfarë bëhet?! Po ku po vemi!? Sapo zgjidhet Presidenti, punën e parë që bënë dekoron, por kë? Atë më kriminelin, më komunistin, po se po. Kjo ndodh sepse ju të nderuar deputetë apo Presidenti veç lidhjeve miqësore apo të biznesit nuk e njihni dhimbjen dhe as doni ta dini se ne të sakatuarit e braktisurit jemi shqiptarë, e jo vetëm sigurimsat e vrasësit që kanë lidhje komuniste duan të jetojnë, por edhe ne.
Si s’menduat një herë për këtë shtresë? Neve na dhemb shpirti nga plagët e marra nga ata që përkrah shteti, kaq dhimbje kemi ne e vuajtje shpirtërore, aq sa ndieni ju zotërinj kur humbisni një tender. Them këtë se të vetmen “dhimbje” që ndieni e njihni ju, është humbja e një tenderi. Ne jua besojmë këtë, gjithsesi, po të doni që t’ia nxirrni lakrat njëri-tjetrit dhe fytyrën e vërtetë se sa nëpunës janë sot të Sigurimit duhet që në komision të marrim pjesë dhe ne. Sigurimi famëkeq ka pjesën e tij të krimit në shtet.
Unë personalisht, kam mbaruar punë me dosjet e Sigurimit. Ua kam dhënë me qindra herë në shtyp dhe shteti s’ka vënë ujin në zjarr fare, por i ka shpërblyer me para e dypunësim vrasësit e Vilsonit dhe Gencit. Dhe as keni menduar të ndërmerrni një veprim të tillë. Djali i kryetarit të Komitetit Ekzekutiv, Hysen Faqolli, ka firmosur për Gencin dhe Vilsonin, është ulur këmbë kryq në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Të birin e Spiro Lerës nga Korça, që ka torturuar Genc Lekën, e keni çuar atje ku vidhet më shumë (në Ministrinë e Financave). Një nga hetuesit e torturuesit e Vilson Blloshmit, Petrit Azemaj, e ka marrë Ermir Dobjani. Shumë operativë e sigurimsa të tjerë i keni ngjeshur në SHIK e nëpër dogana e komisariate. Kjo tregon qartë se sa të kujdesshëm jeni treguar me bijtë, bijat, nipërit e komunistëve. Janë të gjithë të punësuar e me rroga të majme, nga ana tjetër ne presim duke ndjekur si dhelpra dashin, hë këtu e hë atje. Unë do t’i drejtohem Zotit me një urim për të gjithë ata që kanë grabitur, vjedhur e vënë pasuri të pandershme e pa djersë: Të mos u lejojë kohë e kushte t’i hanë, por i shpenzofshin e mos gjetshin derman! Si të doni luajeni vallen e dosjeve, se dhe ne i kemi thirrur mendjes. Në qoftë se pushteti do merret me vota, ju do ta ndieni se sa jemi ne. Në qoftë se pushteti do merret me marrëveshje, atëherë ne jemi me të vërtetë të pallogaritshëm për ju. Gjithsesi, ju “luajeni” këtë valle, ne ju përgjigjemi.

 

Ngasje në tis

Nga Albert Vataj

E si mund të ndodhte ndryshe. Burrëria e pranimit të humbjes, është në skaj të tançka ka gjasë tjetër për të marrë realiteti i tashëm politik, jo si të pranueshme por si realitet. Andradha e kumtit të fitores asht e përligjun për një syresh që buron nga produkti i zakonshëm. E kurrsesi, kjo nuk ka askurrnji fije që e lidhin në përligjjen e vet, kërrkënd që fati i keq e ka vu në podin e humbësit e që fati i vullnetit të sovranit, e ka përzgjedh mes të përzgjedhurve për ta drejtu. Deri më tash kemi vetëm një lider që ka pranuar fisnikërisht, të marrë rrolin e humbësit, dhe ai është Fatos Nano. Cilëtdo qofshin gojët e liga që e jargavisin përmes patosit e ekstazës, anatemën e këtij lideri të padiskutueshëm të së majtës fanatike, ata, nuk kanë paqe në këtë botë e në amshim nëse i bien mohit asaj që mbetet e vetme në memorien politike 20-vjeçare të politikës shqiptare. Humbjet në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005, kalimi i pushteti në mënyrë protokollarë, pranimi Nano megjithëse fathidhërisht, mbetët sot e mot i denjë dhe emblematike në të deritashmen e postkomunizmit. Berisha dihej se nuk zbriste lehtë nga kali. Por kurrkund dhe kurrqysh tjetër nuk e gjejmë atë që plasi deri sa i bindi shqiptarët për modernitet politik. Dhe ai asht Edi Rama. Megjithëse kupën e helmët të humbësit nuk ka patur fatin e keq ta ngre me fund asnjiherë deri më tash, sot heziton, si ai që ka vendosur t’i japë fund jetës, dhe ankohet më shumë se helmi është pelin se sa paskëndej në të nuk ka më jetë.
Nëse Fatos Nano nuk do të mbahet mend për asgjë, këtë nuk mund t’ia mohojë askush, as ai, Edi Rama, që u orientua nga filozofia e politikës së re, dhe që dita-ditës po vepron si rasti më tipik i politikës së vjetër. Këtë e ben jo dhe aq për të fituar një mandat, se sa për të mos pranuar humbejn. Gjesti tij aspak kavaleresk i jep një shkas kërshërive Nano-admiruese për të besuar patundësisht në gjykimin e tyre, se Fatos Nano ishte dhe është lider modern, pavarësisht se ku e fut Edi Rama, në koshin e politikës së re apo në atë të politikës së vjetrës.
Tonet e deklaratave që dalin nga selia rozë nga dita në ditë pësojnë rritje të tensionit. “Me çdo çmim dhe me të gjitha mënyrat”, është kjo frazë e përsëritur që siluron realitetin politik postzgjedhor. PS me gjuhën e përdoruar nuk duket se ka të bëjë vetëm me mandatin e 9-të në qytetin e Fierit. Më së shumti ajo shfaq qartazi tendenca për të tensionuar klimën politike në vend. Me fjalë të tjera, për të shuguruar trazirat, konfliktualitetin, huliganizmin, kokëkrisjen, toruhumbjen, dalldisjen, çatrafilisjen politike si ajka e ideologjisë së politikës së re. Nëse i riu Gramoz Ruçi, që harroi 2 Prillin në Shkodër, nuk ia doli në Fier, e i doli huq në Tiranë, mendon se vetëm kështu bëhet politikë, ky nuk është një gabim i tij, është gabim i Ramës. Ky i fundit duke e përdorur atë si mbushës topi, apo si mashë që shtyn urët e zjarrit, qellimshëm pagëzon atë si dishepull të filozofisë së tij tradicionalisht despotike.
Sikur gjitha pretendimet e PS, siç rezultoi me mandatin e 9-të në Fier, të ishin në favor të socialistëve, ka pak gjasa për të ndryshuar rolin e saj të humbësit në zgjedhjet e 28 qershorit. Në këto kushte arrijmë të dallojmë një tendencë të Ramës për të kaluar në planin B. Ky plan ka të bëjë jo dhe aq për demokracinë, votën e sovranit, apo të ndonjë zhargoni tjetër të pështirë, që përdoret rëndom si truk politik. Spariherë kjo gjehet e pozicionuar në përpjekjet e Edi Ramës për të pranuar një humbje të denjë. Çfarë do të thotë. Me humbje të denjë ai do ta ketë më të lehtë për të përballuar presionet brendapartiake, për të mos lëshuar karriken e kryetarit, e cila domosdoshmërisht ka gjetur një frymë dakordësie që t’i ofrohet një pasuesi tjetër. Kjo pasi filozofia e këtij lideri përballë humbjes konsiderohet e rrëzuar. Filozofia e tij duket se nuk ka gjetur zbatim dhe nuk ka dhënë frytet e saj, siç mund të ishte fitorja në zgjedhje. Pra Rama, dhe ideologët e formulës spanjolle të zgjedhjeve, për t’i shpëtuar anatemës së humbjes, kërkojnë të çojnë në ngasje militantët dhe përkrahësit e tyre, për të dalë në protesta për mborjen e votës “nga kutitë e marra peng nga Berisha”. Në të vërtetë kemi të bëjmë me një përpjekje dashakeqe të lidershipit socialist për të tensionuar klimën politike në vend, për të pëdhosur imazhin e Shqipërisë, për të kontestuar zgjedhjet, dhe e gjitha kjo, jo dhe aq për të marrë një mandat, se sa për të marrë bekimin nga votbesuesit e tyre të zhgënjyer nga humbjë. Si dhe për të ruajtur pozitat e deritashme në strukturat partiake të PS. Me fjalë të tjera, Edi Ramës i intereson më shumë karrika e tij e kryesocialistit, se sa maturia politike dhe parja e rrugëve institucionale dhe qytetaria deklarative, si mjete për të marrë të drejtat e tyre, që ua paska vjedhë apo mohuar Berisha, apo çifti i ri i politikës së vjetër. Parë në një këndvështrim të gjërë, në PS nuk ka vetëm një dëshpërim humbjeje, por dhe një qasje për ta mjegulluar sa më shumë këtë situatë, në mënyrë që përgjegjësit kryesor të kësaj humbjeje të mos vihen përballë detyrimeve politike, që dalin nga funksionimi normal i jetës partiake të një partie.
Me mendjen e vet lidershipi socialist thotë, në fund të fundit të humbur jemi, a nuk do të ishte në favor të humbjes një kontribut humbje për fituesit. Duket kjartazi se lëkura e Edi Ramës, e Kastriot Islamit, e Gramoz Ruçit, e Fatmir Xhafës është më e rëndësishme se fatet e vendit. Ata e dinë fare mirë se e ardhmja e liberalizimit të vizave, e integrimit në familjen evropiane, buron nga nota që do marrin zgjedhjet në tërësinë e tyre. Sikurse janë të bindur se faktori ndërkombëtar është shumë vigjilent për të pikasur çdo nuancë të zymtë që do të prishë tablonë e zgjedhjeve. Shtoi kësaj një mungesë historikisht e ravijëzuar e zyrtarëve evropianë për ta ngadalësuar edhe pa shkak rrugën e pranimit të shqiptarëve në të drejtën e lëvizjes së lirë. Thua që këto të fundit vijnë nga realitete politike që ndryshojmë shumë nga ato shqiptare, kujtojmë këtu fenomenin e blerjes së votave në Rumani për zgjedhjet e Parlamentit Evropian (citojmë DË), apo vlera 50 euro e votës në Bullgari për të bërë kryeministër badigardin e kryeministrit në ikje.
Në të mbramë të tana qasjeve, nji gja duket se asht pa kthim, fitorja e Berishës dhe një mandat denatyral, do të lusja Zotin që të ishte në shërbim të shqiptarëve, siç dhe trumbetohet, siç dhe do dëshiroja. PS dhe Edi Rama, Gramoz Ruçi dhe Kaç ideologu sa më shpejt të hullisin gjykimin e tyre në përkorjen e të tashmes ndryshe, aq më mirë do të ishte për ta dhe takënd tjetër që andrron të pamundunen.
Se zgjedhjet nuk ishin korrekte, të ndershme dhe brenda standardeve, këtë nuk ka bindje dhe ideologji, opium apo hipnozë që do të ma ndryshonte. Sikurse nuk do të kishte asnjë argument që do të provonte të kundërtën, se për këtë kontribuan të gjithë pa përjashtim. Sejcili në mënyrat e veta.

 

Misioni “Meta”

nga Preç Zogaj

Zgjedhjet e 28 qershorit nuk po prodhojnë asnjë fitues, por, si për të treguar se demokracisë nuk i shterojnë as në ditë të vështira mjetet e vetëmbrojtjes, ato, për fat, po prodhojnë mundësinë e artë të ekuilibrimit të pushtetit dhe rikthimit të vendit në standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kjo mundësi, që është e barabartë me një mision historik, i ka rënë në dorë Lëvizjes Socialiste për Integrim të zotit Ilir Meta. Me katër deputetët e fituar në Tiranë, Durrës, Fier dhe Berat, Meta është thirrur në kauzë të japë disa zgjidhje të mëdha për tipin e qeverisë së re dhe për kushtet e integrimit tonë në Europë. Fati nuk mund t’i krijojë një shans më të shkëlqyer një politikani të ri që mëton të shohë larg. Por si do të sillet Ilir Meta dhe LSI me katër mandatet e fituara me stërmundim, në një garë tmerrësisht të pabarabartë si kjo e 28 qershorit, që u projektua dhe u interpretua deri në fund për të vrarë politikisht gjithçka dhe gjithkënd që merrte frymë jashtë orbitës se dypartitizmit PD-PS?

Në një skenë politike të ngrirë dhe surrealiste, vetëm Meta lëviz, vetëm ai është i lirë. Në të djathtë sheh Sali Berishën në mundimet e Tantalit mitologjik, që nuk mund të pijë dhe të shuajë etjen me ujin që i vjen deri afër mjekrës. “Aleanca e Ndryshimit” e drejtuar nga Berisha numëron shtatëdhjetë deputetë, por i duhet edhe një për të krijuar qeverinë e re; i duhet një për të filluar se pastaj dyshi dhe treshi gjendet më kollaj. Në të majtë sheh Edi Ramën, i cili përpëlitet pothuajse në të njëjtat mundime dhe ndoshta edhe në pendim me 66 deputetët e Aleancës së tij.
I shpaguar prej fatit, Meta i ka zënë në ngërç dy kundërshtarët e tij kryesorë. Nuk flet. Ka thënë se nuk do të flasë pa përfunduar zgjedhjet. Dhe ne nuk e dimë çdo të bëjë, nga do t’ia mbajë. Nuk e dimë a do të bashkohet me PS-në për t’i dhënë fund qeverisjes së qendrës së djathtë të zotit Berisha? Apo do të bashkohet me koalicionin e së djathtës, duke vënë kusht caktimin e një kryeministri tjetër? Apo do të përfshihet pa kushte në një qeveri “Berisha dy”? Apo do të investohet për një qeveri teknike kalimtare dhe të paanshme që do të na çojë në zgjedhje të parakohshme? Gjithsesi, duke njohur pozicionin, natyrën dhe ecurinë politike të LSI-së, mund të themi se për të marrë ose jo në shqyrtim idenë e bashkëqeverisjes më Berishën, Meta mbetet i varur nga vlerësimi ndërkombëtar për zgjedhjet. Nëse vlerësimi ndërkombëtar për zgjedhjet do të jetë pozitiv, ai do të jetë nën joshjen dhe trysninë e platesë berishiane për t’u përfshirë në qeveri “në emër të interesit publik dhe kombëtar”. Nëse zgjedhjet do të vlerësohen si problematike, do të kemi skenar tjetër. Gjasat janë që vërejtjet e ndërkombëtarëve, që u njoftuan në raportin e tyre paraprak, jo vetëm do të barten, por mund edhe të shtohen në raportin përfundimtar.
Nëse kjo ndodh, dalim në përfundimin se Meta do të ketë në tryezë një arsye parimore për të kundërshtuar bashkëqeverisjen me Berishën: cenimin e standardeve zgjedhore. (vijon në faqen 4)
(vijon nga faqe 3)

Ta kemi të qartë: ai e di si janë bërë zgjedhjet, partia e tij ka marrë shumë më tepër vota se mandate, që do të thotë se LSI është viktima më ekselente e një sistemi të mbyllur dhe të kontrolluar në çdo qelizë nga PD dhe PS. Por Meta do ta përdorë notën e ndërkombëtarëve si një alibi që i jepet falas. Dhe pse të mos e përdorë, pse të mos i heqë qafe “parimisht” ndërmjetësit dhe sekserët që do të vërshojnë drejt tij?
Në të vërtetë nuk janë standardet e zgjedhjeve të radhës dhe as inatet me Berishën apo Ramën ato që do të përcaktojnë qëndrimin e Metës. Në këtë moment, ma do mendja se ai është përtej inateve, përtej romantizmit politik. Qëndrimi i tij do të burojë nga vendi i natyrshëm i LSI-së në spektrin politik, nga pozicioni i jashtëzakonshëm i LSI-së në parlamentin e porsazgjedhur dhe, së fundi, nga mundësia e një suksesi të ri, e një roli të ri në jetën e vendit. Në lidhjen e këtyre realiteteve mund të gjejmë vendimin që do të marrë Ilir Meta me shokë. Në një anë atyre u duhet të ruajnë identitetin e partisë për sot dhe për nesër; në anën tjetër u duhet të vlerësojnë peshën e jashtëzakonshme të katër mandateve që kanë në dorë. Me to mund të bëjnë mrekullira për vendin dhe për vete.
Në një rrethanë tjetër, katër mandatet e kësaj partie do të shërbenin vërtet si gjilpëra e peshores për qeverinë e re. Por këto katër mandate janë marrë në kushte shumë të veçanta. Si të gjitha partitë e tjera pa komisionerë, LSI ka luajtur në fushë të huaj, pa spektatorë, pa arbitër. Formula e përllogaritjes së mandateve e ka penalizuar. Numërimi gjithashtu. Siç erdhën punët, të duket gati-gati e pabesueshme që LSI mbeti gjallë. Të duket se një arsye madhore i shpëtoi ato katër mandate nga ingranazhi i pamëshirshëm dypartiak. I shpëtoi për të vënë drejtësi në zgjedhje. Në këto kushte, ato katër mandate nuk janë thjesht katër mandate të LSI-së, por të mijëra e mijëra zgjedhësve të papërfaqësuar në Kuvend për shkak të sistemit dhe manipulimeve. Ato mandate kanë dhe duhet të kenë këtë peshë dhe këtë vlerë në ndërgjegjen e deputetëve të nderuar të LSI-së. Mbi ato katër vota të arta ka rënë papritur një barrë më e madhe dhe më e vyer se sa plotësimi i shumicës qeverisëse, qoftë djathtas, qoftë majtas. Ilir Meta e di mirë këtë. Atij i ka rënë shansi i çlirimit të zgjedhjeve shqiptare nga një sistem mbytës, nga një administratë e rreshtuar si asnjëherë tjetër si detashment elektoral, nga një rrjet i gjerë interesash që në shumëzimin dhe shumëfishimin e tyre arritën deri atje sa të çonin individë me precedentë penalë apo edhe vrasës në qendrat e votimit, pranë dhomave të fshehta. Në këtë kontekst, kërkesat apo joshjet për t’i dhënë atij dhe miqve të tij poste dhe benefite në shkëmbim të votave, besoj se janë fyese për ndërgjegjen politike të zotit Meta.
Ai e ka provuar herët të jetë deri kryeministër i vendit. E dimë të gjithë se për të mbrojtur e zhvilluar integritetin e tij politik, ka sakrifikuar postin e zëvendëskryeministrit dhe karrierën e sigurt në një parti të madhe si Partia Socialiste. Është i ri në moshë, nuk ka arsye të ngutet, karriera e tij në krye të forcës që krijoi pas divorcit me Fatos Nanon na tregon një politikan në nisje të vazhdueshme, kundër rrjedhës. Rrethanat nuk e kanë ndihmuar ende të mbërrijë atje ku ka synimin, por është nga të paktët, për të mos thënë i vetmi skizmatik që nuk është kthyer prapa, që nuk është dorëzuar. Vetëm naivët do të besonin se Ilir Meta kërkon pak dhe mund të shpërdorojë shansin që i është dhënë në zgjedhjet e 28 qershorit. Atij i është dhënë mundësia të fitojë kohë për t’u rritur, ashtu siç ka dëshiruar e dëshiron: me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Atë që ai dhe shokët e tij e kanë kërkuar me grevë urie në një mjedis politik parlamentar të shurdhër dhe cinik, kanë mundësi ta realizojnë pa sakrifica, pa zhurmë, me duar të pastra. Një qeveri teknike, me një mandat të përcaktuar qartë, zgjedhje të parakohshme, në barazi kushtesh për të gjitha palët, me një administratë që do të lihet e lirë në punën dhe në zgjedhjen e saj, me media të paanshme, me komisionerë jopartiakë, me qendra votimi ku përveç zgjedhësve dhe komisionerëve nuk ka njerëz të tjerë – kjo mund të jetë njëra prej zgjidhjeve. Por jo e vetmja. Me siguri, pasi ka kaluar i papërvëluar plotësisht në flakët e kësaj fushate elektorale, Ilir Meta po ndërgjegjësohet dhe po mendohet se ç’duhet të bëjë. Me kapriçiot e saj të çuditshme, por edhe me fillin e një arsyeja të lartë, historia ka lënë në supet e këtij politikani një mision. Nuk ndodh shpesh, madje ndodh shumë rrallë. Përpara ëndrrës sonë evropiane, LSI është më e vlefshme sot me katër deputetë se sa do të jetë, fjala vjen, pas një vitit me 20 deputetë. Misionet nuk janë çështje numrash. Janë çështje të perceptimit dhe veprimit, thoshte një politikan i vjetër francez, që pat hyrë në politikë pa shumë bujë, por u ngrit në lartësinë e ndryshimit që Franca priste prej tij. Tani ai prehet në amshimin e përjetshëm. Emri i tij është Fransua Miteran.

GOMARI I TROJËS

Nga Artan Mullaj

Bashkimit Meta-Berisha i mungoi së paku fisnikëria artistike e tradhëtive diplomatike që përfaqëson “KALI I TROJËS” në perceptimin njerëzor. Sepse ky bashkim i papritur i së majtës me të djathtën,ju publikua opinionit publik jo vetëm si një tradhëti e madhe për një popull të vogël,cka i kalon kufijtë e ndërgjegjies kolektive për ta duruar,por ju servir gjithashtu si një pabesi e shëmtuar dhe e rëndomtë… Por,edhe pse jo Kalë,por Gomar Troje, bashkimi në koalicion i pushtetarëve të ardhshëm është një nga ato ngjarje që krijojnë histori për një popull. Me sa duket, historitë nuk i bëjnë masat, por liderët.Madje as liderët,por instiktet e tyre të pamposhtura në gjueti të pushtetit me të gjitha mënyrat… Dhe, nëse intriga mbi të cilën u ngrit ky bashkim nuk është aq inteligjente sa historia klasike e tradhëtisë së Trojës,apo tragjeditë e Shekspirit,( sepse në këtë rast kemi të bëjmë me liderë të vrazhdë e shpirtvegjël),ajo merriton disa rreshta të zinj historie për befasine,fantazinë e shpërdoruar dhe për trazimin popullor që shkaktoi…
Vendimi i Ilir Metës për të qeverisur bashkë me Sali Berishën,më shumë se një lajm i rrallë,mund të supozohet si një vendim historik mes shpresës për ti dhënë fund tranzicionit,sepse eklipsoi barbarisht pikërisht këtë shpresë,dhe vërtetoi se në politikën tonë ka ende personazhë kaq potencialë që,në emër të idealit të tradhëtojnë pikërisht idealin dhe të sfidojnë gjithcka,duke kaluar edhe ylberin e fundit të përfyyrimeve publike.. Dhe njëlloj,vërtetoi gjithashtu hipokrizinë e kobshme të këtyre liderëve, të cilët e kanë sa një mal talentin për të shkëmbyer moralin e tyre me pushtet dhe lavdi të pamerituar…
Sot shumëkush mund të mendojë se Hamzai i fortë i së majtës e vuri Shqipërinë mbi LSI-në,për të mirën e atyre njerëzve që vidheshin e poshtëroheshin për ditë qysh nga koha e kalërimit të tij kryeministror,dhe zhvaten e mashtrohen ende perditë e përnatë… nga klanet klanore të politikës. Kjo supersakrificë e LSI-stëve e motivon koalicionin e ri qeverisës,që do të ndihmojë të ndricojë kufijtë e pabesueshëm të përbuzjes ndaj tij,,por nuk e justifikon babëzinë e fshehur me naivitet për pushtet të pushtetshëm… Dhe pikërisht te kjo babëzi fillon momenti historik që e bën këtë histori të bëjë histori. Ilir Meta sot ka një luftë të heshtur me ndërgjegjien e vet, sepse historia nuk ka qënë kaq bujare me të as në kohën kur menjëherë pas adoleshencës u bë kryeministër i vendit. Sot historia i ka hapur dyert për të! Dhe kjo luftë,nuk është thjesht cështje morali, as vrasje ndërgjegjie, por është dyshim i thellë dhe i makthtë në vetëdije nga mosqënia e tij gati për këtë hyrjë të virgjër e spektakolare në histori,me tradhëtinë spektakolare që sapo i ka bërë komunitetit socialist në tërësi…
Si cdo ngjarje që sfidon gjithë të tjerat në garën për tu shkruar në faqen e historisë së një kombi,tradhëtia e Ilir Metës trazoi shpirtrat e të thjeshtëve në këtë vend. Si një kometë mes perceptimit,ai i la pak vend befasisë dhe shumë vend zhgënjimit.. Kur tradhëtitë janë kaq të mëdha sa të sjellin zhgënjim kolektiv, dhimbja është e përhershme dhë gjaku do rrjedhë pa u thare. Proverba se cuditë më të mëdha zgjasin pak ditë,dhe shpresa se gjithcka do të harohet mes halleve dhe mjerimit njerëzor,(që do të udhëheqë në vazhdim ky koalicion tradhëtie), nuk do të mund të ndryshojnë kurën e kurrës titullin e këtij paragrafi dhe faktin se Ilir Meta hyri në histori ndryshe nga ckish endëruar,jo si një luftëtar por si një Judë…
Gabim i madh për një politikan të vogël,kjo tradhëti natyrisht që nuk është vetëm e tillë, por një faj ordiner i një fantazie të vrarë nga demonet. Një gabim,një faj,një autoritet i zgjedhjes gabim,cka vërteton se ende ka njerëz me personalitete të pasistemuara,të cilëve energjia dhe talenti i natyrshëm për mardhënie publike nuk ju është aq i mjaftueshëm sa të përballojë në interferencë edhe shkumëzimin instiktiv dhe etjen për pushtet dhe shtytjen për të qënë i pranishëm në arenat e vëmendjes publike…
Shefi legjendar i LSI-së, sot është në arenë dhe dritat publike i janë drejtuar atij.. Ai sot ka sfiduar pa mëshirë Xhuvelin dhe fantazinë e mërzitshme të xhuvelërisë, duke sjellë pëshpërima habie në planet. Energjia e papritshmërisë është ajo që e ka shtyrë atë si në një plazmim drejt bërjes së një epoke,që nuk është drejtësia, por babëzia. Viktimë e emocioneve të vrazhda,Ilir Metës si mbetet vec të mbushet me frymë dhe të lumturohet për lehtësinë që shpirti i tij mdoshta do të zotërojë patjetër në rrjedhën e pashlyeshme të kohës dhe në përballjen e vështirë me mëkatet. Nëse tradhëtia nuk është mëkat,c’farë mund të jetë Nderkohe hipokrizia nuk është e tillë… Hipokrizia nuk është një ndjesi,por është mjeti për të përballuar gjykimin… public.
Shitja lirë e një personaliteti të fortë deri dje, në një klimë respekti të munguar për veten, në këmbim të pushtetit të ri dhe lavdisë së re,vërteton se hipokrizia e përdorur në këtë rast për të fshehur pazaret e vërteta dhe pabesitë në kurriz të së majtës në përgjithësi, është shpjegimi më i mirë që mund ti bëhet aforizmës së vjetër se qëllimi, edhe i mbrapshtë përjetësisht po të jetë, do të justifikojë mjetin përjetësisht gjithashtu.

QELLOHET ME TRE PLUMBA ALEKSANDER MALAJ

Mbrëmë, rreth orës 21 00, Alesander Malaj, teksa udhëtonte me makinë nga Shkodra drejt Velipojës, është qëlluar me kallashnikov, në fshatin Berdicë, nga persona ende të paidentifikuar sipas burimeve të para të policisë. Tre plumba kanë qëlluar në trupin e tij. Policia ka shkuar shpejt në vendngjarje dhe viktima ka përfunduar urgjent në sallën e reaminacionit në spitalin rajonal të Shkodrës. Mjekët thonë se gjëndja e të plagosurit është kritike për jetën dhe po i jepet gjithë shërbimi i mundshëmnën mbikëqyrjen, mbrojtjen e uniformave blu. Ky shtetas ka një konflikt disavjeçar dhe edhe më 02 maj 2007 kur kishte dalë nga ngujimi për të kontrolluar biznesin e vet, e kane qëlluar për ta vrarë. Aso kohe kishte shpëtuar mrekullisht. Burime të policisë, por edhe të Lidhjes së Misionarëve të Paqes të Shqipërisë konfirmuan mbrëmë për gazetën se prita mund të ketë lidhje me të vëllanë e tij Anton Malaj, i cili më 1 shtator të vitit 2005, është qëlluar nga Kol Shtysi, pasi ky i fundit dyshonte se Anton Malaj kishte të dashur gruan e tij. Vrasja aso kohe qe klasifikuar si vrasje e mbetur në tentativë. pasi plumbat vetëm kishin arritur të bëjnë dy vrima në makinën e Antonit, pa e goditur në trup. Duke mos gjetur asnjë rrugë shpëtimi të jetës, Anton Malaj është zhdukur nga Shqipëria prej disa vitesh. Policia është e rezervuar për pista të tjera rreth ngjarjes së mbrëmshme, por mëndohet se Aleksandër Malaj është thjeshtë një viktimë, pasi është pikërisht i vëllai Anton Malaj që kërkohet për tu vrarë sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, meqënëse publikisht, pavarësisht se pa asnjë provë, Kol Shtysi, nga Malësia e Madhe e ka akuzuar se ka qënë i dashuri i gruas së tij. Burime të tjera deklarojnë se Aleksandër Malaj ka marrë shumë herë kërcënata për të treguar vendndodhjen e të vëllait, Anton Malaj. Atentatii mbrëmshëm, nëse viktima nuk shpëton, do regjistronte vrasjen e nëntë që nga 1 janari 2009 për motive hakmarrjeje në qarkun e Shkodrës.
Blerti Delija

Përtej Sali Berishës!

Sot, thuajse 20 vjet pas shpalljes së pluralizmit, protagonist i të cilit ishte, Sali Berisha mbetet lideri më i suksesshëm politik në Shqipëri, një lider tradicional dhe historik, që ka anëtarësuar vendin në Këshillin e Europës, në NATO dhe po e çon atë drejt anëtarësimit në BE.

Blendi Fevziu

Sali Berisha, lideri i Partisë Demokratike në pushtet, është votëbesuar më 28 qershor, për një mandat tjetër qeverisës. Ky është i katërti në 18 vjet, që partia e tij fiton që prej dhjetorit të vitit 1990, kur ajo u themelua pas protestave të studentëve kundër komunizmit në Qytetin Studenti në Tiranë. Mandati i katërt për PD-në, kundrejt tre të fituar nga Partia Socialiste (njëri nën siglën e PPSH–së në 31 mars 1991), ka brenda tij mjaft fakte interesante: E para, Sali Berisha mbetet sot i vetmi lider i kohës së ndryshimeve antikomuniste në Europën Lindore, ende në pushtet dhe në politikë aktive! Shumë prej liderëve të tjerë historikë dhe tradicionalë të Europës Lindore, janë zhdukur ndërkohë nga skena politike, ose nuk i kanë rezistuar dot dinamizmit të saj.
E dyta, sipas “The Economist” që i referohet “Zogby International”, Berisha mbetet i mbështetur kryesisht nga moshat nën 49 vjeç. Sipas Zogby, votuesit nën 35 vjeç mbështesnin 42% PD dhe 34% PS, megjithëse lideri konkurrent, Edi Rama, është 20 vjet më i ri se sa Berisha dhe ka një të shkuar shumë më ekstravagante. E njëjta statistikë mbështetet edhe nga kompanitë e tjera të sondazheve, që sqarojnë se mbështetësit e PD-së janë më të shumtë nga mosha 18–49 vjeç, kundrejt atyre të PS-së që marrin revansh nga mosha 49–70 vjeç. Pikërisht ata mbi 70 vjeç janë mbështetësit kryesorë të PS-së.
Së treti, Sali Berisha bëhet personazhi i parë politik që i rrëzon Partisë Socialiste tre liderë në 18 vjet. Më 1992 ai mundi Ramiz Alinë, duke e nxjerrë nga politika, në 2005-ën Fatos Nanon duke e detyruar të japë dorëheqjen, dhe në 2009-ën Edi Ramën që pritet të bëjë të njëjtën gjë.
Së katërti, duke dalë nga stili i tij tradicional, Berisha ka ndërtuar këtë herë një koalicion përtej së djathtës, me liderin e LSI-së, Ilir Meta, i njohur dhe i pranuar nga e majta si Kryeministri më i suksesshëm i saj në vitet 1999–2001 dhe si njeriu që mori një mandat të dytë rresht për PS-në në vitin 2001.
Por karriera politike e Sali Berishës, njeriut që po shenjon fort historinë politike të Shqipërisë post komuniste, ka pasur plot ulje dhe ngritje. Ai humbi në krye të PD-së zgjedhjet e para pluraliste të vitit 1991. Humbi referendumin për Kushtetutën në vitin 1994, humbi mundësinë për zgjedhje normale në vitin 1996 dhe ishte President e toleroi firmat piramidale, kur vendi u kolapsua në vitin 1997, në një nga momentet më delikate të historisë së Shqipërisë, për të cilën ai ka përgjegjësinë e tij.
Që prej 1997, Berisha ka refuzuar të njohë humbjen e PD-së, përfshi edhe atë të vitit 2001, që e kontestoi për parregullsi dhe trukim.
Por sot, thuajse 20 vjet pas shpalljes së pluralizmit, protagonist i të cilit ishte, Sali Berisha mbetet lideri më i suksesshëm politik në Shqipëri, një lider tradicional dhe historik, që ka anëtarësuar vendin në Këshillin e Europës, në NATO dhe po e çon atë drejt anëtarësimit në BE; që vijon të mbetet, njeriu më i votuar, edhe sot, kur është politikani me karrierën më të gjatë dhe më komplekse në Shqipëri!

Pse nuk fitoi Edi Rama

Edi Rama jo vetëm ndërmori një sfidë jashtë natyrës së tij të dominuar nga frika dhe ankthi, por provoi të thyejë ligjet e politikës, që të paktën për të majtën shqiptare duhej të ishin bërë mësim.
Nga Armand Shkullaku

Edi Rama gjendet sot në një rrugë pa krye, në të cilën, me ndërgjegje të plotë, vendosi ta fusë Partinë Socialiste. Ai sfidoi ligjet e politikës, gjithë logjikën e numrave dhe fakteve, në emër të një pushteti absolut. Në fund të aventurës së tij, Edi Rama, dëshmoi se është shumë larg të qenit një politikan i regjur dhe se vendimet që ai merr janë shprehje e frikërave të tij të brendshme dhe jo e pjekurisë së një lideri.

Megjithëse e dinte rolin vendimtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetari i ri i Partisë Socialiste provoi ta shmangte atë, duke hedhur praktikisht në kosh votat në shumicë për të majtën shqiptare. Sot, ato vota janë të pavlefshme. Partia Socialiste ka dëshpërimisht nevojë për numrat e LSI, jo më për të qeverisur, por të paktën për të tentuar të pengojë krijimin e një qeverie të djathtë.

Kryetari i PS dhe i Bashkisë së Tiranës vështirë të gjejë argumente për të justifikuar marrëzinë e madhështisë së tij. Ai ka qenë dëshmitar i 3 korrikut 2005, kur Fatos Nano (njësoj si ai sot) largoi nga partia kundërshtarët politikë më qëllim që ta gëzonte i vetëm dhe i qetë mandatin e tretë qeverisës.

Goditja që mori ishte e rëndë. LSI e Ilir Metës ishte vendimtare në largimin e Nanos nga pushteti dhe daljen e së majtës në opozitë. Edi Rama e dinte këtë, kur në zgjedhjet vendore të vitit 2007 i zgjati dorën Ilir Metës, u bashkua me të dhe brenda një kohë të shkurtër si kryetar i PS, korri një fitore të madhe elektorale duke fituar jo vetëm Tiranën por edhe shumë qytete të tjera të Shqipërisë. Kjo ishte një tjetër provë se e majta e bashkuar funksiononte dhe mund të dilte fitimtare në betejat elektorale. Kjo ishte një provë e dytë edhe për Edi Ramën për të punuar fort në këtë drejtim.

Mirëpo ai bëri pikërisht të kundërtën. Me arrogancën që i dha fitorja e re dhe me frikën permanente që i shkakton ndarja e pushtetit ose ideja se nuk e ka ai gjithçka nën kontroll, Rama e vendosi Metën në cepin e ringut: ose të pranonte pa kushte bashkëpunimin me të ose të largohej. Ai nisi kështu një aventurë të rrezikshme, vuri një bast të fortë, të llojit ose të gjitha, ose asgjë.

Në emër të eliminimit të çdo tentative që mund t’ia rrezikonte pushtetin absolut brenda së majtës, Edi Rama i kërkoi votat Berishës për të miratuar një ligj zgjedhor proporcional rajonal që synonte të nxirrte nga loja një konkurrim të mundshëm të ndonjë grupimi afër Fatos Nanos dhe ta ulte në minimum peshën specifike elektorale të Ilir Metës. Paçka se ky ligj mund t’i vinte për shtat Sali Berishës, paçka se kështu shembej çdo urë bashkëpunimi me Ilir Metën, paçka se e majta rrezikonte të ndahej. Për Edi Ramën këto nuk kishin rëndësi.

Në emër gjoja të “politikës së re” ai spastroi terrenin për t’i krijuar vetes gjithë hapësirën e duhur që në tortën e madhe të pushtetit të nesërm të ngulej vetëm piruni i tij. Të tjerët, nëse do të silleshin të bindur dhe kokulur, do të mblidhnin ndonjë thërrime prej dorës së tij të gjatë.

Ky ishte plani i Edi Ramës: më mirë një pushtet i sigurt e nën kontroll se sa një pushtet i varur nga aleanca me të tjerët. Kësaj rruge ai vendosi t’i shkojë deri në fund. Por, oreksi i tij rezultoi më i madh se sa stomaku. I mësuar me intriga të vogla dhe jo me beteja të këtij kalibri, Edi Rama ndodhet sot në mëshirën e votave të LSI për ta quajtur veten, të paktën i barabartë me kundërshtarin.

Duke pritur numërimin e votave ai po shijon frytet e hidhura të ambicies së vetë politike. Me kokën mes duarve ai ndoshta pyet veten se si ka mundësi që me gjithë ato vota të majta, me gjithë konsumimin nga pushteti dhe skandalet të Sali Berishës, ai nuk arriti të jetë fitues. Për këtë pyetje ka vetëm një përgjigje: Edi Rama jo vetëm ndërmori një sfidë jashtë natyrës së tij të dominuar nga frika dhe ankthi, por provoi të thyejë ligjet e politikës, që të paktën për të majtën shqiptare duhej të ishin bërë mësim.

Sa herë liderët e Partisë Socialiste kanë ndarë pushtetin, kanë respektuar demokracinë e brendshme, kanë reflektuar të gjitha ndjeshmëritë brenda tyre, ata kanë qenë superiorë në ndeshjet me Sali Berishën. Sa herë kanë tentuar të kundërtën, si Ilir Meta pas vitit 2001 dhe Fatos Nano pas vitit 2002, janë rrëzuar nga lidershipi dhe pushteti.

Edi Rama e kishte këtë përvojë të vlefshme, por zgjodhi të mbyllë sytë dhe të bëjë të njëjtin eksperiment. I dehur nga ideja e një pushteti të gjithin për vete, ai bëri hapin fatal: u lëshua në të njëjtën rrugë. Përfundimi ishte ai që parashikonin pothuajse të gjithë, që i vetëm ai nuk mund të fitonte. Por në fund humbja nuk është vetëm personale. Aventura e Edi Ramës mund t’i kushtojë Partisë Socialiste edhe katër vjet në opozitë, një gjendje e vështirë, të cilën, kryetari i Bashkisë së Tiranës, deri më sot, nuk e ka provuar asnjë ditë të vetme.

Tani, i mbyllur në zyrën e tij, duke parë shiun që shpëlan bojërat që ai i ka hedhur sipër Tiranës dhe që po përmbyt rrugët e saj, Edi Ramës nuk i mbetet shumë për të bërë. Ndoshta mendon një lutje të dëshpëruar për Ilir Metën, “mikun” e tij që dy vjet më parë i dha fitoren e më pas ai e hodhi “në batakun e politikës së vjetër” ose po kërkon në hard disk fjalimet që dikur u shkruante kryeministrave socialistë. Ai vetë nuk pati mundësi ta lexojë një të tillë.

Politika makroekonomike, esenciale për stabilitetin

Nga Jean-Claude TRICHET, President i Bankës, Qëndrore Europiane

Çrregullimi i tregjeve monetare po e mban tani botën në grep për më shumë se një vit. Pas një periudhe të gjatë stabiliteti, viti 2007 shënoi një pikë kthese, me fillimin e turbullirave në tregjet financiare, të cilat do të kujtohen për një kohë të gjatë. Bankat qendrore, autoritetet mbikëqyrëse dhe qeveritë në të gjithë botën janë përgjigjur dhe vazhdojnë të përgjigjen vendosmërisht ndaj dobësive që shfaqen dhe materializimit të rreziqeve, në mënyrë që të rivendosin sapo të jetë e mundur stabilitetin dhe rrethanat ndihmuese për zhvillimin.
Burimi që solli krizën ishte një nënvlerësim i shtirë gjerësisht mbi rrezikun. Kjo përfshinte një nënvlerësim të elementit të rrezikut dhe një nënllogaritje të sasisë së rrezikut që operatorët financiarë kishin marrë mbi vete. Disa politikbërës kishin tërhequr vëmendjen gjatë vitit 2006 dhe në fillim të 2007-s, se pjesëmarrësit në këto tregje kishin nevojë për të përgatitur një korrigjim të rëndësishëm. Si kryetar i takimeve për ekonominë globale të guvernatorëve të bankave qendrore, unë vetë i kam sinjalizuar ndjenjat e kolegëve të mi mbi këtë çështje. Në të njëjtën kohë, disa raporte mbi stabilitetin financiar, përfshi edhe atë nga Banka Qendrore Evropiane, Banka për Vendbanimet Ndërkombëtare, Forumi i Stabilitetit Financiar (FSF) dhe të tjera organizma, kanë analizuar prekshmërinë dhe paralajmëruan për shfaqjen e dobësive.
Një numër faktorësh kanë kontribuar në mjedisin financiar që mbizotëroi deri në mesin e 2007. Përhapja e modelit bankar të “krijimit dhe shpërndarjes” çoi në një ndarje të atyre rreziqeve të zotërimit të kredive nga ato të monitorimit dhe menaxhimit të tyre. Investitorët pranuan si të vërtetë se shpikësit do të kishin zbatuar një trajtim adekuat të rreziqeve, por nuk kishin asnjë garanci se ky do të kishte qenë rasti. Ata vendosën besimin e plotë në aftësinë e agjencive të vlerësimit për të hartuar llogaritjen e rrezikut për instrumente që ishin të reja. Veç kësaj, disa institucione të mëdha financiare treguan një përqendrim masiv të rrezikut, duke marrë në konsideratë formatin e përgjithshëm të bilanceve dhe kapitaleve të tyre. Megjithëse përhapja masive e rrezikut është në përgjithësi një faktor stabilizues në nivelin e sistemit, në rrethana ekstreme, të tilla si një humbje globale e besimit, impakti është sipas përcaktimit sistematik. Një humbje e besimit në këtë shkallë u përsërit në mesin e shtatorit të këtij viti.
Ndërsa ne jemi duke menaxhuar situatë aktuale, ne duhet të fillojmë edhe të përcaktojmë mënyrat për të forcuar sistemin global financiar në një mënyrë të qëndrueshme. FSF ka qenë mësimi ilustrues nga kriza dhe puna e saj ka qenë zhvilluar nga komuniteti ndërkombëtar. Në këtë kontekst, në veçanti tre faktorë duhet të jenë zgjidhur për të rregulluar nënvlerësimin e shtrirë plotësisht dhe masiv të rreziqeve: afatet e shkurtëra, mungesën e transparencës dhe pro-ciklizimin e tepruar.
Sistemet moderne fiskale kanë favorizuar instrumente dhe ndërmjetës të cilët premtojnë rikthime të mëdha në një afat të shkurtër. Institucionet vihen nën presion për të ndjekur strategjitë e atyre që janë në gjëndje të tregojnë përfitime të larta afatshkurta. Ky proçes priret për të çuar në një sjellje më të mbledhur, në të cilën rreziku kontrollohet duke u bërë lehtësisht një çështje dytësore. Ne duhet të kundërshtojmë këto mekanizma dhe të vendosim stimuj të drejtë për të siguruar një balancë midis investitorëve dhe ndërmjetësve afatshkurtër dhe afatgjatë. Stimujt për pjesëmarrësit në tregje duhet të jenë forcuar në lidhje me këtë, midis tyre përmes skemave të brendshme të rishikuara për kompensime.
Pika e dytë ka të bëjë me transparencën. Megjithë përparimet e shumta në teknologjinë e informacionit, sistemi financiar ka qenë karakterizuar nga një mungesë transparence lidhur me shpërndarjen finale të rreziqeve. Dy shembuj janë kompleksiteti i dukshëm i produkteve të strukturuara financiare, që edhe investitorët e specializuar nuk janë në gjëndje t’i vlerësojnë në mënyrë korrekte, dhe mungesa e normave për disa institucione financiare. Pra rregullatorët nevojiten, në veçanti, për të përforcuar kërkesat për tregjet në të cilat shiten produktet e strukturuara financiare dhe përforcimi i kërkesave për institucionet jo të rregullta më parë.
Së fundmi, sjellja pro-ciklike është e theksuar në sistemet financiare. Por në sistemin aktual global financiar ka mekanizma që intensifikojnë luhatjet. Sfida është që të ruhet një sistem financiar efikas si një motor për rritjen ekonomike dhe në të njëjtën kohë të sigurohet stabiliteti i tij. Psh, rregullimet dhe normat e kapitalit siç është rënë dakort prej Komitetit të Bazelit mbi mbikqyrjen bankare, dhe strukturat e kontrollit të industrisë, veçanërisht në fushat e menaxhimit të rrezikut, duhet të kufizojnë sjelljet tepër të pakujdesshme në kthimin mbrapa dhe të shkurajojnë konservatorizmin e tepruar kur kreditimi i kompanive dhe familjeve është më i nevojshëm.
Një reformë ambicioze dhe efektive e sistemit financiar është e nevojshme, por jo e mjaftueshme për të rivendosur një rend global ekonomik të qëndrueshëm.Stabiliteti afatgjatë financiar kërkon edhe politika makroekonomike të cilat kanë një orientim afatmesëm dhe që janë mbështetur mbi stabilitetin dhe mbështetjen e vetë atyre. Kjo do të thotë se duhet evitohen çekuilibret e mëdha të brendshme dhe që shpresat duhet të jenë ankoruar në mënyrë solide drejt qëndrueshmërisë afatmesme. Mbi të gjitha, procikliteti nuk mund të frenohet vetëm nga politikat rregullatore por edhe nga politikat makroekonomike, ku ai është njëlloj i padëshirueshëm. Në një kontekst global, prej këtej ka një nevojë për të forcuar në mënyrë domethënëse mbikëqyrjen e FMN-së mbi ekonomitë që janë të lidhura sistematikisht.
Konsultimet multilaterale të FMN-së me partnerët kryesorë është një proçes që mund të jetë zhvilluar më tej. Eshtë e nevojshme një disiplinë më e madhe në ekonominë globale për të nxitur stabilitetin dhe për të ndihmuar që të ekuilibrohet në mënyrë më të përshtatshme prosperiteti afatshkurtër dhe ai afatgjatë.
“THE FINANCIAL TIMES”

Ngjitja e madhe e së djathtës

John LLOYD

Njerëzit nuk i besojnë të majtës
Është e natyrshme të mendosh se politika e majtë do që të përfitojë nga kriza e kapitalizimit, sepse, mbi të gjitha, e majta nëse nuk u krijua për të zhdukur kapitalizmin, të paktën a nuk u krijua për ta sulmuar atë? Ky opinion i natyrshëm nuk ka qenë gjithnjë i vërtetë në të shkuarën dhe sigurisht nuk është as tani në Europë. Në çdo vend të madh europian partitë e majta, në qeveri ose jo, janë në rënie të vazhdueshme. Një parashikim i Burson-Marsteller për zgjedhjet e Parlamentit Europian në qershor tregon se qendra e djathtë e Partive Popullore Europiane, PPE (ku edhe Partia Demokratike e Shqipërisë është anëtare), do të mbetet grupi më i madh parlamentar në Parlamentin Europian, edhe nëse konservatorët britanikë dhe ODS-ja çeke largohen nga PPE.
E vetmja dëshmi pozitive për të majtën mes vendeve më të mëdha europiane është Partia Socialiste e Spanjës në qeveri, e cila fitoi zgjedhjet e përgjithshme në maj të vitit të shkuar dhe ku Presidenti Hose Luiz Rodrigez Zapataero, pavarësisht se nuk është popullor sa duhet, nuk është aq jopopullor sa Mariano Rajoy, lideri i Partisë Popullore të qendrës së djathtë. Por papunësia me rreth 14% nënkupton se qeveria po rrëshqet; socialistët kanë humbur kontrollin në Galicia kundrejt Partisë Popullore muajin e fundit.
Në vendet më të vogla, si për shembull në Danimarkë, opozita socialdemokrate tani ka më shumë pikë se sa qeveria e qendrës së djathtë. Lars Loekke Rasmussen, kryeministri i ri, ka një mbështetje vetëm 16 për qind në opinionin publik, ndërsa Helle Thorning-Schmidt, lideri i socialdemokratëve gëzon 37% mbështetje, sipas gazetës “Jyllands Posten” në fillim të këtij muaji.
Në vendet tjera, përfshirë edhe ato skandinave, orientimi është krejt i kundërt. Socialdemokratët suedezë në rolin e pazakonshëm të opozitës, ishin 10% para koalicionit të qendrës së djathtë vitin e kaluar, por sondazhet më të fundit tregojnë një rënie të ndjeshme të qendrës së majtë. Analisti politik Niklas Ekdal, thotë se rënia e popullaritetit ndodhi në fund të 2008 kur liderja socialdemokrate, Mona Salin, ishte nën presionin e spektrit të majtë për të përfshirë ish-komunistët si partnerë në koalicionin e majtë dhe në programin e qeverisë së ardhshme. “Socialdemokratët kanë qenë historikisht të fortë për sa kohë garantonin se komunistët dhe e majta e tyre ishin të dobët. Kriza financiare nuk ka ndryshuar gjë: njerëzit ende nuk i besojnë të majtës ekstreme”, thekson ai. E majta ekstreme paraqitet e fortë veçanërisht në Francë. Partia e Re Antikapitaliste e sapoformuar, drejtohet nga Olivier Besancenot, një zëdhënës i fuqishëm.
Gjermania zhvillon zgjedhjet e përgjithshme në vjeshtë, ndërkohë që një sondazh i fundit tregon se partitë e koalicionit të djathtë, partneri kryesor në qeverinë e qendrës së majtë, kanë një mbështetje rreth 34%, ndërsa socialdemokratët kanë ngecur tek 25%. Popullariteti relativ i të majtës ekstreme franceze nuk është i njëjtë në Gjermani: Die Linke (E majta) paraqitet me 10% të votave më pak në fillim të këtij viti. Në ndryshim me këtë, Demokratët e Lirë – partia më pro tregut të lirë në Gjermani – ka patur një rritje të aksioneve të saj nga 10% të votave në zgjedhjet e përgjithshme të 2005, në 17% aktualisht.
Në dy vendet europiane më të mëdha, sondazhet kanë dhënë mesazhe të qarta prej javësh. Në Itali koalicioni i qendrës së djathtë i Silvio Berluskonit ka qenë vazhdimisht përpara të majtës, që së fundi humbi liderin e saj Valter Veltroni, i cili dha dorëheqjen në shkurt. Në Mbretërinë e Bashkuar, konservatorët e David Kamerun kanë qenë vazhdimisht përpara Partisë qeverisëse Laburiste në 18 muajt e fundit, me një diferencë në sondazhin më të fundit me 13 pikë.
Por çfarë nuk shkon me të majtën? Në një koment të fundit në faqen zyrtare të Demokracisë së Hapur, Tibor Dessewffy, analist hungarez, argumenton se “frika ndaj terrorizmit dhe shqetësimet e vazhdueshme të shkaktuara nga emigracioni dhe çështjet e qenësishme të mirëqenies dhe sistemeve sociale kanë vënë të majtën nën presion të vazhdueshëm”. Lideri i Partisë Popullore hollandeze, Uouter Bos, zëvendëskryeministër i Hollandës, në koalicionin qeverisës të majtë tha gjatë një fjalimi në Londër vitin e shkuar se, këto çështje dhe presioni i globalizimit, “reduktojnë efektivitetin e politikave që favorizon e majta.

NGROHJA GLOBALE DHE PARASHIKIMET E NOSTRADAMUSIT. KY VIT, ME I NGROHTI NE TOKE GJATE MIJEVJEÇARIT TE FUNDIT

Kuriozitetenanda Shkruan “Rritja e temperaturës globale të tokës dhe rreziku që paraqet sot ajo, është njëra ndër problemet më serioze me të cilën duhet të merret njerëzimi gjatë këtij shekulli. Por, pak kush e di se, për këtë rrezik të madhe që tani po i kanoset njerëzimit, një gjë të tillë, mu para 500 viteve, veç e kisha paraparë në parathëniet e veta famoze, parathënësi më i madh i të gjitha kohërave, Mishell Nostradamus.
Sipas parashikimit të shumë shkencëtarëve, problemi dhe preokupimi kryesor i njerëzimit në të ardhmen, pa dyshim se do të jetë ngrohja globale e tokës. Kjo dukuri shkaktohet për shkak të dëmtimit permanent të shtresës mbështjellëse të ozonit që e përshkon globin tokësor. Për të qen ky fakt edhe më brengosët, dëmtimi i kësaj shtrese po bëhet nga dora e vetë njeriut, gjegjësisht përmes prodhimit dhe përdorimit enorm në industri të dioksidit karbonik dhe metanit, të cilat shpërndahen në ajër përmes tubave të ndryshme të përdorimit ditor, si: ngjyra, parfume, dhe mbushjeve tjera, të njohura tek ne si “spreje spërkatëse” .
Se çfarë rreziku mund të ketë për njerëzimin nga kjo nxehje globale, besoj se tanimë të gjithë jemi të paralajmëruar. Shumë vise me klimë të ndryshueshëm kontinentale, veç kanë filluar të ballafaqohen me temperatura enorm të larta. Veç dihet, se në disa regjione të botës, dimri, pranvera dhe vera, vit për vit ndryshojnë dhe nuk janë si të viteve të kaluara. Temperaturat në këto vise me të madhe kanë filluar të ndryshojnë dhe klima vit për vit bëhet e nxehtë, dhe e kundërta, aty ku ishte zakonisht nxehtë, kemi paraqitjet e shpeshta të temperaturave më të ulëta.
Dëshmitarë të ndodhjes së këtij fenomeni jemi edhe ne në Kosovë.
Nëse kjo gjendje gradualisht vazhdon me këtë trend, veç mund të parashikojmë se çka do të na gjej për disa vite të ardhshme?
Për fenomenin e nxehjes globale të tokës dhe rrezikun e madh të saj për mbarë njerëzimin, tanimë veç janë alarmuar shumë qeveri dhe institucione ndërkombëtare të vendosjes, por gjëja më kryesore që ne deshëm ta parashtroj në këtë artikull, është fakti se, mu ky rrezik, që tani realisht po i kanoset njerëzimit dhe mbar rruzullit tokësor, atë, qysh para 500 viteve, në parathëniet e tija famoze, veç e kishte paraparë, parathënësi më i madh i të gjitha kohërave Mishell Nostradamus.
Çfarë parashikonte në realitet Nostradamusi për këtë fenomen?
Në veprën e veta të shkruar në formë të strofave që ai i quante kuatrane, ndër shumë parashikime për të ardhmen e njerëzimit, mund të gjendet edhe disa strofa që parathonë ndodhjen e thatësirës së madhe në gjithë globin.
Sipas Nostradamusit, si shkaktare të kësaj thatësire do të jenë temperaturat e larta klimatike, nga e cila, do të shkretohen shumë toka pjellore. Do të paraqiten, zjarre dhe sëmundje të ndryshme që si pasoj do të kenë vdekje masive të njerëzve, kafshëve dhe botës bimore. Pastaj, për shkak të rritjes së vëllimit të ujit, nëpër oqeane dhe lumenj që do të shkaktohen nga shkrirja e akullnajave nëpër viset polare me temperatura të ulëta, toka do të përfshihet nga vërshimet e mëdha.
Nga këto vërshime, ai parasheh përmbytjen e shumë sipërfaqeve ekzistuese kontinentale.
Këtë thatësirë Nostradamusi e parathot kështu:
Në dyzetetetë gradë
Deti shkumon, peshqit zihen.
Sipas tij, thatësirë e madhe duhej të zgjaste dyzet vite me temparatura tejet të larta. Për shirat që pasojnë dhe vërshimet e mëdha, parathuhet të jenë të shkaktuara në mënyrë artificiale, në formë të shkrirjes së akullit nga viset polare të mbuluara me akullnaja. Kjo shkrirje artificiale, duhet të jetë si rezultat i të ariturave shkencore në lëmin e detarisë.
Ja se si e përshkruan këtë:
Njohuria (shkenca) detare shiun do ta krijojë…
Në përgjithësi, për paraqitjen e thatësirës së madhe dhe shirave, në këto vargje më konkretisht parathuhet kështu:
Dyzet vite ylberi nuk do të lajmërohet
Dyzet vite më pas ylberi përherë do të shndëris
Toka e thatë edhe më e thatë do të jetë
Dhe përmbytja do të vjen kur ylbri sërish të paraqitet.
Gjatë kësaj përmbytje, e tërë Anglia do të jetë nën ujë, dhe jo vetëm Anglia. Më pas, do të kemi dukurinë e lëvizjeve të mëdha tektonike të shumë sipërfaqeve tokësore dhe kontinenteve të tëra. Veq këtyre efekteve, Nostradamusi parathot se në rruzullin tokësor do të ketë dyndje të mëdha të popullatës nga një vend në vendin tjetër, gjë që, do të paraqes edhe një problem tjetër të madh hapsinore për njerëzimin.
Nëse në këtë kontekst, pëmendim edhe urrinë e madhe të cilën në shumë kuatrane e parathot Nostradamusi, e që do të jetë si pasoj e thatësirave të mëdha, atëherë shumë qartë mund të paramendojmë se me çfar pasoja katastrofale për njerëzimin do të jetë ky ndryshim i mundshëm klimatik.
Kur të kalojnë të gjitha këto vuajtjet, sipas Nostradamusit, njerëzimi shpëtimin e vetë duhet ta gjejë tek kthimi i pafeve në rrugën e vërtetë të Zotit.
Pa marrë parasysh se sa mund të janë të vërteta këto parathënie të Nostradamusit, një gjë është më se e vërtetë: jemi dëshmitarë edhe vetë se njerëzimit dita më ditë i kanoset rreziku nga nxehja globale dhe ndryshimi i temperaturave. Sa për kuriozitet të parashtrojmë për fund edhe një të dhënë interesante:
Sipas parashikimit të ekspertëve të NASA-së, ky vit do të jetë viti më i ngrohtë në tokë gjatë mijëvjeçarit të fundit?!
Adnan Abrashi

“Europa e diktaturave”

Historia e vendeve evropiane në shekullin e 20 është histori e kalimit nga diktaturat në demokraci. Pothuajse të gjitha vendet evropiane kanë kaluar nëpër diktatura, të majta apo të djathta. Kështu edhe Shqipëria.
Në librin “Europa e diktaturave” historiani Gerhard Besier, jep për herë të parë një vëzhgim të detajuar mbi historitë diktatoriale të Evropës. Ato janë të rëndësishme për të kuptuar zhvillimet e sotme.
Kapitulli për Shqipërinë në librin “Europa e diktaturave” të historianit Gerhard Besier titullohet: Stalinizëm i konservuar dhe ndryshim problematik sistemi. Një të tretën e kapitullit e zënë marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik e Kinës, një histori që autori e ka quajtur “Nga Moska në Pekin”
Pas ardhjes së Hrushovit në pushtet në shtator 1953 marrëdhëniet midis Moskës dhe Tiranës filluan të ftoheshin për shkak të riafrimit të Bashkimit Sovjetik me Jugosllavinë dhe procesit të destalinizimit që Hrushovi filloi me fjalimin “sekret” të mbajtur në Kongresin e XX-të të Partisë në shkurt të vitit 1956.
Në kuadrin e shpërndarjes së posteve më të larta partiake dhe shtetërore, Enver Hoxha hoqi dorë në korrik 1954 nga postet e tij shtetërore dhe ja kaloi Mehmet Shehut postin e kryeministrit. Por sigurisht si Sekretar i parë i shtetit, ai mbeti njeriu më i pushtetshëm i Shqipërisë.
Në konstituimin e Paktit të Varshavës më 14 maj 1955, Shqipëria bënte pjesë ndër vendet themeluese, ndryshe nga vendi që zinte në Komintern dhe Comecon, të cilat duke u ndodhur nën ndikimin sovjetik e kishin harruar ekzistencën e këtij vendi të vogël. Nën ndikimin e Moskës, Beogradi dhe Tirana filluan në dhjetor 1953 sërish marrëdhëniet diplomatike.
Meqenëse kritikat kundër kultit të personit preknin edhe Hoxhën, në kongresin e Partisë ai i kufizoi kritikat sovjetike ndaj Stalinit vetëm në vitet e fundit të diktatorit. Hoxha mbajti nderimin për Stalinin dhe hodhi dyshime ndaj Krushovit për “revizionizëm”. Por si në destalinizim ashtu erdhe në riafrimin me Jugosllavinë ai nuk mund të merrte mbështetjen e të gjithë partisë, prandaj filloi spastrimet, viktima të të cilave ranë disa politikanë të lartë.
Kur Bashkimi Sovjetik shtypi revoltën hungareze në vjeshtë të 1956, Tirana dhe Pekini i dolën në krah Bashkimit Sovjetik dhe e quajtën revoltën kundërrevolucionare, të inskenuar nga imperialistët perëndimorë dhë të përkrahur nga revizionistët brenda për brenda kampit socialist, siç ishte Tito.
Vizita e Hrushovit në maj 1959 nuk solli kthesën e shpresuar, megjithëse Moska premtoi kredi të reja. Planet sovjetike për të ngritur një bazë raketash në Shqipëri dhe për ta kthyer vendin me përqëndrim agrar, ndeshën në protesta të ashpra. Hoxha e akuzoi Hrushovin se “donte ta kthente Shqipërinë në koloni për qëllimet revizioniste të Bashkimit Sovjetik” njësoj si Shtetet e Bashkuara që sipas tij e kishin kthyer Amerikën Latine në koloni për plantazhet e bananeve.
Në grindjet midis Pekinit dhe Moskës për të zënë rolin udhëheqës në kampin komunist, Tirana u pozicionua krah Pekinit dhe kundër kursit të propaganduar nga Hruxhovi për koekzistencë paqësore midis kapitalizmit dhe komunizmit. Edhe kërkesat e Titos për rrugë të vetën drejt socializmit u hodhën poshtë me mënyrë të prerë.
Shqipëria po ashtu si Kina ndihen të kërcënuara nga përpjekjet hegjemonistë të Bashkimit Sovjetik. Gjatë një takimi të delegacioneve të partive komuniste në Bukuresht në qershor 1960, Shqipëria refuzoi të dënonte PK të Kinës në prag të zhvillimit të Konferencësn Botërore të Partive Komuniste, në nëntor. Bashkimi Sovjetik përpiqej të afronte Shqipërine duke ushtruar presion ekonomik, por Hoxha reagoi duke spastruar ushtrinë dhe Partinë nga forcat prosovjetike.
Prishja përfundimtare të marrëdhënieve midis Moskës dhe Tiranës u bë në Konferencën Botërore të Partive Komuniste në 10 nëntor der 1 dhjetor 1960 në Moskë. Hoxha e shfrytëzoi këtë takim pë rtë larë hesaper përfundimisht me Hrushovin, të cilin e kritikoi se kishte hequr dorë nga principet e marksizëm leninizmit. Ai kishte shkatërruar pa të drejtë Stalinin, ishte afruar me revizionistët jugosllavë dhe bënte propogandistikë për bashkëekzistencën paqësore me kundërshtarët ideologjikë. Ai kërkoi armë atomike për Kinën për t`i dhënë Kinës vendin e duhur në botë. Pak ditë pas fjalimit publik të Hoxha u largua para kohe nga konferenca. Bashkimi Sovjetik tërhoqi 3 mijë specialistët nga vendi, pas tij edhe vendet e tjera të Comecon-it. Më 1961 Bahskimi Sovjetik prishimarrëdhëniet ekonomike, u largua nga baza ushtarake në Vlorë dhe në dhjetori prishi edh emarrëdhëniet diplomatike. Me përjashtim të Rumanisë, këto hapa i ndoqën edhe vendet e tjera të bllokur lindor.
Me Shqipërinë Kina kishte hedhur një këmbë në Europë,megjithëse siç doli ky ishte një hap shumë i kushtueshëm, sepse pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, Kinës ju desh të merrte përsipër të gjitha detyrimet financiare dhe ekonomike të USdSSR dhe Comecon-it. Kredia që Kina i dha Shqipërisë deri në vitin 1975 vlerësohet 838 milionë dollarë. 6000 kinezë kujdeseshin në Shqipëri që ekonomia të mos shpërbëhej. Kështu programi ambicioz i Hoxhës për industrializimin mundi të vazhdohej. Kështu u ngritën hidrocentrale, furra metalurgjike, dhe një fabrikë për pjesë këmbimi për traktora si dhe një indstri kimike për prodhimin e plehrave. Më 1975 Kina filloi të kërkonte që Tirana të fillonte të kthente përqindjet e kredive të dhëna deri atëherë. Por kur Tirana refuzoi Kina reduktoi furnizimet të cilat i ndërpreu krejt më 1978. Kështu erdhi fundi i aleancës kinezo-shqiptare. Edhe Kina u quajt vend revizionist.
Tensionet ideologjike midis Kinës dhe Hoxhës, ishin ndjerë që më përpara, sepse Hoxha nuk ndoqi rrugën kineze drejt komunizmit. Ai zhvilloi përgjysmë revolucionin kulturor në vend, nuk ngriti Gardën e Kuqe dhe aparati partiak mbeti i paprekur. Bukokracia e fryre u luftua, dhe korrupsioni po ashtu, intelejktualët u dërguan në prodhim, në ushtri u hoqën gradat dhe në sistem u futën sërish komisarët poliitkë. Vetën sa i përket fesë, Hoxha përdori grushtin e hekurt. Brenda disa muajve shtëpitë e zotit u mbyllën, dhe u kthyen në kinema, magazina ose salla sporti. Në fund të 1967, propaganda komuniste njoftoi krenare se vendi ishte kthyer në vendin e parë ateist të botës. Edhe vetë Kina maosite ishte më pak radikale kundër zakoneve prapanike me bazë fetare. Në vend të fesë në Shqipëri u zhvillua një ringjallje e traditave kombëtare dhe heronjve të vendit, që arriti kulmin me kultin e personit të ngritur rreth Hoxhëes i cili u vu në rradhë me Marksin dhe Leninin. Në vitin 1968 ai filloi të botonte veprat e veta.
Vizitën e presidentit amerikan Nixon në Kinë në 1972, Hoxha e vlerësoi si provokim kundër Shqipërisë dhe u shpreh e shqetësuar se Kina donte të hynte vetë në lojën e superfuqive dhe të merrte drejtimin e vendeve të “Botës së tretë”. Në Kongresin e 7-të të Partisë së Punës në nëntor 1976 Kina nuk dërgoi delegacion. Në kushtetutën e re të Shqioërisë që u aprovua në dhjetor 1976, shpallej shkëputja e plotë nga aleancat. Kushtetuta ndalonte ngritjen e bazave ushtarake të huaja, dhënien e koncensioneve tek të huajt., krijimin e shoqërive të përziera ndërshtetërore, dhe marrjen e kredive jashtë vendit. Po ashtu u ndërrua emri i vendit në Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë. Kështu u ligjërua me kushtetutë roli udhëheqës i Partisë dhe ndalimi i fesë.

Balliu: Koalicioni PD-LSI, moment historik kur politika shkëputet nga paragjykimi primitiv

Fahri Balliu

Botuesi i Gazetës 55 dha një intervistë për Televizion “Ora News”. Tema kryesore e kësaj interviste ishte situata paszgjedhore në vend dhe standardet që vendi ynë plotësoi në këto zgjedhje. Ndërkohë një tjetër tematikë në këtë intervistë ishte edhe bashkëqeverisja e pritshme PD–LSI për të cilën, publicisti Fahri Balliu u shpreh se kjo është një lëvizje historike në politikën shqiptare. Balliu theksoi më tej se një bashkëpunim të tillë e ka kërkuar edhe zoti Rama, por ai ndryshe nga Meta e shihte këtë lloj bashkëpunimi në sensin personal.
Pyetje:Zoti Balliu, si e keni lexuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve?
Balliu:Unë e kam lexuar këtë rezultat në një mënyrë entuziaste. Partia Demokratike dhe qeveria për herë të parë nuk kanë qenë në provë, pasi e kishte kryer provën e saj. Në provë kanë qenë opinioni dhe votuesi. Për këtë shkak rezultati do të ishte ky. Në këtë rast ishte në provë votuesi i cili po hynte në një fazë të re. Pra i duhej atij të reagonte ndaj mbajtjes së premtimve. Kishim të bënim me një pasqyrë dhumë të njohur të mbajtjes së premtimeve dhe kështu që pritej që votuesi të jepte notën e tij. Shifra e votimit të Partia Demokratike është një shifër shumë e lartë. Dhe shifra konsistente ka një kosto që lidhet me emancipimin politik të shtresës së votuesve. Ky rezultat shënoi kufirin e fundit të gjykimit të votave në Shqipëri. Unë mendoj se fitorja që PD siguroi është preludi i një stadi të ri të qytetarisë shjqiptare.
Pyetje:Po komenti juaj për situatën paszgjedhore cili është?
Balliu:Mendoj se gjëja kryesore është se pas kësaj përplasje politike gjendja është normale. Ndërkohë qeveria ësshtë duke bërë punën e saj. Elementet e tjera janë teknike dhe kanë të bëjnë me humbësin i cili është vetëm një, është vetëm Rama. Humbësi i çertifikuar zyrtarisht në këto momente është Edi rama. Ndaj unë mendoj se këto janë thjeshtë fenomene teknike. Pasi vullneti politik dhe realizimi i detyrimeve nga ana e qeverisë po ecën me ritmin normal.
Pyetje:A u plotësuan standardet në këto zgjedhje?
Balliu:Standari i zgjedhjeve përcaktohet nga disa shtylla kryesore. Ne jemi numëruar për herë të parë si votues. Jemi identifikuar për herë të parë si votues përmes kartave të identitetit, një nismë e qeverisë. Në ballkan zgjedhje të kësaj natyre Shqipëria ishte e para. Është një shembull për të gjithë ballkanin. Unë mendoj se standarti i zgjedhjeve i ka kënaqur edhe analistët e huaj.
Pyetje:Si ju duket reagimi qyetar?
Balliu:Qytetarët janë institucion i koshiencës kombëtare. Politikanët jo. këta të fundit shumë herë janë aq privatë në punën e tyre. Rasti është shumë i çartë. Rama nuk e sheh problemin si të PS por si të tijin personal.
Pyetje:A kishte ky proces zgjedhor një pikë të dobët?
Balliu:Ky proces elektoral nuk mund të them se kishte një pikë të dobët. Qeveria për herë të parë në historinë e pluralizmit realizoi një standat të tillë. Unë mendoj se kjo është një kuotë shumë e lartë përgjegjësie. Ndaj edhe është vlerësuar kjo. Berisha e premtoi këtë madje edhe e paralajmëroi. Të them të drejton kjo është një rritje e standartit shqiptar. Është një performancë të cilën BE e priste dhe që ne ia dhamë.
Pyetje:Duke qenë se patëm një rezultat të ngushtë mes PD dhe PS mendoni se elektorati i djathtë e dënoi PD-në?
Balliu:Une mendoj që elektorati i djathtë dha maksimumin. PD ka marrë vota më shumë se herë tjetër. Votuan edhe të majtën. Kjo qeveri nuk ëhstë për tu ndëshkuar, është thjeshtë për të qenë xheloz ndaj saj. Sigurisht që në rrethe të veçanta nuk mund të ketë funksionuar gjithçka që ishte parashikuar, por në fund fituesi ka të drejtë të flasë dhe të shkruajë.
Pyetje:Një koment në lidhje me situatën në të cilën ndodhet opozita…
Balliu:PS iu ngarkuan në kurriz disa elementë që në vite të tjera nuk i kishte pasur. Institucioni shpifës i Ramës, dhe përgjigja që iu dha atij për këtë, tregojnë reagimin qytetar. Populli e refuzoi institucioin e shpifjes. Rama foli për Gërdecin, por më pas u kthye vetë në Gërdec. Ai shfrytëzoi median si fabrikë shpifje, ndërsa tani duan të marrin kthesën por për fat të keq shkuan shumë larg dhe tani duhet të përballen me votën kundër. Po ashtu Rama e ngarkoi listën e PS me kandidatë që nuk kanë lidhje me PS. Kjo forcë politike do e kuptoje të vërtetën. Rama duhet të përballet. Ai deri më sot nuk është përballur. A nuk kishte hallin e PS por thjeshtë po mundohej ti shmangej përballjes.
Pyetje:Si e shikoni koalicionin PD-LSI?
Balliu:Koalicioni i PD me LSI është një ngjarje historike. Është momenti kur politika shkëputet nga gjykimi primitiv politik, ose gjykimi klasik i komunistëve në ndarjen e njerëzve. Meta dha sinjalin se shënoi një zhvillim të ri në histori të pluralizmit. Edhe rama e kërkonte një bëshkëpunim të tillë PD por jo në këndvështrimin personal. Rama po mundohej t’i shpëtonte lakut të prokurorisë. Duhen dalluar këto dy lloj koalicionesh. Përpara janë reforma të mëdha me vlerë kombëtare dhe ballkanike. Të gjithë janë dakort për integrimin e vendit, si socilistët si komunistët.

Jeta e Jackson-it nëpërmjet këngëve të tija

Nga Lorena Stroka

Fjalët e shumta janë varfëri, aq më shumë kur bëhet fjalë për legjendarin më të madh të të gjitha kohërave, Michael Jackson… Personalitet sa i veçantë po aq dhe i vrullshëm, bëri realitet dhe jetoi të gjitha ato që të tjerët s’ëndërronin dot e jo më t’i shijonin, madje dhe në moshë shumë të re. Ishte njeriu që njohu përbuzjen por dhe lavdinë absolute. Çeli papritur dhe u “vyshk” ngadalë por gjithmone nën dritën e admirimit të gjitheaneshem. Edhe pse Michael nuk është më midis nesh, këngët e tija do të mbeten gjithmonë si tinguj të paharruar në veshët tanë, duke na sjellë ndërmend madhështinë absolute e cila do të mbetet e pavdekshme. Notat e tija të larta por dhe aftësitë unike kërcimtare e bënë të dallonte menjëherë nga anëtarët e tjerë të bandës Jackson 5. Sot legjenda e muzikës pop që kaloi panteonin e historisë, humbi betejën me vdekjen në 14:26 (ore lokale) mesditën e së enjtes. Mbreti i muzikës vdiq parakohe, në moshën 50 vjeçare, në një spital të Los Angeles, pasi pak më parë kishte pësuar pushim zemre. Para se të linte frymën e fundit legjendari Michael Jackson arriti të shkruante me shkronja të arta emrin e vet në historinë e muzikës botërore. Gjendja shëndetësore e super yllit Amerikan ishte venitur pas një serë ndërhyrjesh të njëpasnjëshme plastike. Madje para disa javësh lajmi se vuante nga kanceri i lëkurës ishte përhapur në të gjithë botën. Gjatë betejës që jepte me sëmundjen e rëndë, Michael-i kishte shprehur shqetësimin që ndjente në lidhje me jetën e tij, megjithese mjekët që e ndiqnin e kishin qetësuar duke i thënë se së shpejti do të ribëhej mirë, dhe se gjendja e tij shëndetësore do të rehabiltohej plotësisht. Kohët e fundit Michael-i ndodhej në fazë përgatitjesh intensive për realizimin e një serë koncerteve të programuara në Londër, të cilat priteshin me agoni të madhe nga adhuruesit e tij. Ylli i famshëm ishte baba i tre fëmijëve të mitur, Michael Joseph Jackson, Paris Michaele Jackson, dhe Prince “Blanket” Michael Jackson II. Sipas vëllait të këngëtarit, Jackson ndodhej brenda shtëpisë së tij në Bel Air të Los Angeles në çastet më dramatike të jetëvdekjes së papritur, menjëherë pas pushimit të zemrës, të afërmit që e rrethonin thirrën ambulancën, por mesa duket Michael-i ishte shuar para se të shkonte në urgjence. Pas transportimit në ambjentet spitalore mjekët u munduan ta risillnin në jetë për më shumë se dy orë, por gjithçka ishte e parikthyeshme. Sipas babait të yllit Amerikan, i biri i tij ndodhet në gjendje shumë të vështirë psikologjike pas humbjes së të atit. Fillimisht lajmi në lidhje me vdekjen e Jackson ishte transmetuar në mënyra të ndryshme, disa thonin se ka rënë në gjendje kome, ndërsa ca të tjerë se ka vdekur. Megjithatë konfirmimin e së vërtetës e bëri mjeku ligjor Gred Collar i cili deklaroi karakteristikisht: “Michael Jackson vdiq në mesditën e së Enjtes në 14: 26 (orë lokale).” Trupi i pajetë i këngëtarit legjendar u transportua me helikopter në morg, ku do të realizohet nekropsia/nekrotomia me qëllim përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së papritur.
Jeta e e një mbreti
Michael Joseph Jackson është emri i fëmijës së shtatë (nga 9 gjithësej të familjes) që lind në 29 Gusht 1958 në Indiana. Qysh në fëmijëri fillon të angazhohet me muzikën, dhe së bashku me vëllezërit e tij krijon një bandë të vogël, të quajtur Jackson 5. Në hapat e para të tij, banda luan në club-e të vegjël dhe paralelisht merr pjesë në konkurse të ndryshme, me protagonist gjithmonë Michael-in. Rruga drejt suksesit fillon në vitin 1968, kur njerëzit që përfaqësonin industrinë e rëndë të muzikës së zezë, të Motown, zbulojnë të rinjtë e talentuar dhe fëmijën mrekulli me zërin e shkëlqyer. Menjëherë pas kësaj nënshkruhen kontratat me kompaninë dhe banda hyn në studiot e Kalifornisë për inçizimin e katër këngëve të para: “I Want You Back”, “ABC”, “Thë Love You Save” dhe “I’ll Be There”. ABC dhe tre këngët e tjera renditen në vendin e parë në US Hits dhe kompania u rinovon kontratën. Në vitin 1971 Michael fillon karierën solo, por pa u larguar nga Motown, rihyn në studio dhe inçizon hite të njëpasnjëshme. Tashmë të gjitha mediat shkruajnë dhe flasin për “bandën fëminore” dhe suksesin që korr vazhdimisht, rivalëve te kompanisë nuk u zënë këmbët dhe… në 1976 banda nënshkruan kontratë të re me kompaninë Epic dhe quhet Jackson, meqë Jackson 5 i përkiste Motown. Në atë periudhë fillojnë dhe bashkëpunimet e mëdha me yjet e kohës si Diana Ross dhe shumë të tjerë. Eshtë piku i bandës ku adhuruesit e thjeshtë shndërrohen në tifozat më fanatikë të tyre. Paralelisht, Michael vazhdon karierën solo deri në 1984 kur banda vendos të shpërndahet dhe secili të ndjek rrugën e vet diskografike. Ndërsa në 1982 Jackson kishte qarkulluar një album, suksesi i te cilit kishte thyer çdo rekord, me mbi 50 milion kopje të shituara. Michael rrëmben 8 Çmime Grammy brenda një nate. Suksesi i rradhës vjen në 1987 me kengen “bad”. Të njëjtin vit nis dhe shkruan biografinë e vet e cila qarkullon në 1988. Në 1991 hap një kapitull të ri në jetën e tij nëpërmjet kontratës që realizon me kompaninë Sony, por dhe me shumë ndryshime në jetën private. Në vitin 1994 martohet me të bijën e Elvis Presley, Lisa Marie, por martesa e tyre nuk zgjat më shumë se 19 muaj. Më pas vijojnë njohje dhe fëmijë të tjerë në jetën tronditëse të super yllit. Këngët që lartësuan karierën e tij dhe e bënë të njohur në çdo kënd të botës si “Mbretin e Muzikës Pop” ishin sukseset: “Thriller”, “Bad” dhe “Dangerous”.
Të famëshmit nga fusha e muzikës dhe jo vetem shprehën ngushëllimet e tyre në lidhje me humbjen e super yllit Michael Jackson.

Jermaine Jackson (vëllai i yllit)
“Vëllai im, mbreti legjendar i muzikës pop, Michael Jackson, vdiq të enjten ne 25 Qershor 2009 në 14:26. Mendohet se pësoi pushim zemre. Familja jonë u kërkon të gjitha mediave të respektojnë jetën tonë private në këto çaste të vështira. Allahu le të jetë me ty Michael. Të dua.”

Madonna
“Nuk ndaloj dot së qari. Gjithmonë e adhuroja Michael Jackson-in. Bota humbi një ndër më të mëdhenjtë, por muzika e tij do të jetoje përgjithmonë. Zemra ime është bashkë me fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij.”

Celine Dion
“Jam e tronditur dhe e prekur nga kjo tragjedi. Michael Jackson-i ishte idhull për mua. Nuk ishte vetëm një artist i talentuar por – dhe unik – inteligjent. Është humbje e madhe. E krahasoj me vdekjen e Elvis-it dhe Kennedy-it. Shpreh ngushëllimet e mia ne familjen e tij.”
Cher
“Kam miliona reagime të ndryshme, që nuk pres të ndiej. Ishte një artist i përsosur. Zoti të dhuron dhunti të veçanta, dhe ky fëmijë ishte i bekuar. Këndonte si askush tjetër, dhe kishte raporte të shkëlqyera me njerëzit.”

Lisa Marie Presley (ish bashkëshortja)
“Jam shumë e mërzitur dhe e ngatërruar me të gjitha ndjenjat e mundshme. Më vjen keq për fëmijët e tij, duke ditur që ishin gjithçka për atë dhe familjen e tij. Është një humbje jashtëzakonisht e madhe në të gjitha nivelet, s’gjej fjalë të shprehem.”

Brooke Shields
“Zemra ime është mbushur me trishtim, për humbjen tragjike të mikut tim të vërtetë Michael. Ishte mik i shkëlqyer, artist dhe u ofronte shumë njerëzve.”

P. Diddy
“Michael Jackson më tregoi se si mund të shikosh ritmin. I dha jetë muzikës. Më bëri të besoj tek magjia. Do të më mungojë.”

Jane Fonda
“Jam e shokuar. Miku im Michael-i është i vdekur.”

Arnold Schwarzenegger
“Ishte një ndër idhujt e industrisë muzikore. Zemra ime është bashkë me familjen, fëmijët dhe adhuruesit e tij anembanë botës.”

Sa i rrezikshëm e i krahasueshëm me “gripin meksikan” është gripi i derrave?

Mjeku i njohur amerikan i sëmundjeve infektive Robert Webster thotë se nga këndvështrimi shkencor është e vështirë t’i shmangesh krahasimit të këtij gripi të derrave me atë të gripit spanjoll të vitit 1918.
Dr. Robert Webster ka ndihmuar qeverinë britanike në krijimin e strategjisë për t’u përballur me rrezikun e mundshëm nga gripi i shpendëve para pesë viteve dhe tani ai është drejtor i njërës prej qendrave shkencore për studimin e gripeve në Shtetet e Bashkuara.
Dr. Robert Webster : Unë vërtetë jam mjaft i brengosur sa i përket kësaj situate dhe ky virus duket qartë se kalon shumë lehtë nga një person tek tjetri dhe është mjaft i ndryshëm prej virusit H5N1 me të cilin kemi punuar prej kohësh.
BBC – Sa dimë ne rreth këtij virusi që ndodhet në qendër të kësaj situate alarmuese?
Dr. Robert Webster : Nuk kemi informacion sa duhet, dimë shumë pak. Virusi ka qenë në radarin tonë vetëm për një kohë shumë të shkurtër. Kemi kuptuar se ai ekziston vetëm të enjten e kaluar. Virusi ka qenë në Meksikë që nga Marsi i këtij viti dhe unë jam i befasuar se si nuk e kemi kapur më herët.
BBC – A dimë tani për shembull se ai kalon nga një njeri tek tjetri, pra do të thotë se ka marrë formë njerëzore dhe nuk mund të merret vetëm nga derrat?
Dr. Robert Webster : Po, ndonëse ende nuk ka hollësi të plota rreth të infektuarve e dimë se personat e infektuar nuk kanë patur kurrfarë kontakti me derra. Ata janë kthyer nga Meksika në SHBA dhe thonë se në Meksikë nuk kanë patur kurrfarë kontakti me derra. Gjithashtu ka patur disa kalime të virusit mes anëtarëve të një familjeje. Pra janë infektime nga një njeri tek tjetri dhe virusi po sillet si një virus që kalon lehtë i stilit të gripit.
BBC – Kjo është pra edhe arsyeja pse ai po përhapet nëpër botë?
Dr. Robert Webster : Kjo është arsyeja pse ai lëviz kaq shpejt nëpër botë.
BBC – Duket e pazakonshme në shumë prej këtyre rasteve, të infektuarit duket të jenë të moshës së re që mund të imagjinohet se janë të fuqishëm dhe të shëndetshëm dhe jo domosdoshmërisht ata në moshë të mitur dhe të moshuar.
Dr. Robert Webster: Është e frikshme se sa i ngjashëm ky virus është me atë të vitit 1918, që njihej si gripi i derrave apo gripi spanjoll. Sidomos në mënyrën se si po ka efekt mbi të rinjtë.
BBC – Është shqetësuese se si ju po e bëni lidhjen me të ashtuquajturën gripi spanjoll i vitit 1918 e cila pati shkaktuar vdekjen, sipas disa shifrave, të rreth 50 milionë njerëz.
Dr. Robert Webster : Ndoshta është pak i shpejtuar krahasimi, por është fakt se gripi spanjoll i vitit 1918 ka qenë grip i llojit H1N1 siç është edhe ky i fundit : te dyja gripet kanë lidhje me derrat, pra nga këndvështrimi shkencor është e vështirë t’i shmangesh këtij krahasimi. Prandaj duke e parë nga ky vështrim është mjaft shqetësues, sidomos fakti se ai kalon shumë lehtë nga një njeri tek tjetri.
BBC – Më kujtohet të kemi biseduar me ju para një kohe rreth kërcënimit nga një epidemi e gripit të shpendëve dhe më kujtohet se ju keni thënë se një gjë e tillë të mban zgjuar gjatë natës – a mendon se ky mund të jetë realizimi i ankthit tuaj?
Dr. Robert Webster: Nuk besoj, por mendoj se do të kemi një epidemi, por nuk besoj se do të ketë shumë vdekje, por do të shkaktojë një numër të konsiderueshëm vdekjesh. Nëse e analizojmë atë se çfarë ka ndodhur në Meksikë si dhe mundësinë se çfarë mund të bëjë në vende të pazhvilluara, atëherë kjo mund të jetë shumë serioze.

Obama kërkon fonde shtesë për gripin

Jonathan Beale, BBC, Uashington

Medikamente antivirale
Qeveria amerikan po krijon stoqe medikamentesh antivirale
Vendet e prekura nga shpërthimi i gripit të derrave kanë vendosur masa të reja rigoroze për të frenuar përhapjen e sëmundjes.
Autoritetet meksikane thonë se numri i vdekjeve të dyshuara nga gripi i derrit është rritur, por e kanë ulur numrin e vdekjeve të konfirmuar nga kjo sëmundje në 7.
Meksika, i ka mbyllur të gjitha vendet arkeologjike, të cilat çdo vit tërheqin mijëra vizitorë.
Në kryeqytetin meksikan restorantet lejohen vetëm të shërbejnë ushqim që merret me vete apo porositet me telefon.
Pjesa më e madhe e vendeve publike janë të mbyllura.
Në Shtetet e Bashkuara, Kalifornia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Presidenti Obama i ka kërkuar Kongresit 1.5 miliard dollarë për të forcuar masat amerikane amerikane.
Amerika është vendi i dytë në botë me numrin më të madh të rasteve dhe zyrtarët u kanë thënë njerëzve se mund të ketë viktima.
Në SHBA ka më shumë se 60 raste të konfirmuara të gripit të derrave, ndërsa pesë persona po trajtohen në spital.
Në një letër dërguar Kongresit, ku i kërkohen fonde shtesë, Barack Obama tha se po vepronte për të patur sa më shumë kujdes.
Shtëpia e Bardhë thotë se paratë e kërkuara do të përdoren për të depozituar stoqe me medikamente antivirale dhe për të zhvilluar një vaksinë të re në rast se virusi përhapet.
Në Kaliforni guvernatori, Arnold Schwarzenegger shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.
Por duke marrë këtë vendim ai tha se nuk kishte nevojë për alarm dhe kjo i ndihmonte shtetit për të koordinuar më mirë kundërpërgjigjen.
Në Los Anxhelos autoritetet po hetojnë vdekjen e dy burrave, por deri tani nuk është njoftuar se kjo ka ndonjë lidhje me gripin.
Por një zyrtar amerikan për Shëndetin ka parlajmëruar se ai pret të shohë vdekje prej virusit.

Nuse me kilometrazh 0

nga Alfred Lela

“Në ditën e parë të muajit të tyre të mjaltit, teksa po vishej, ndërkohë që Mbreti kishte zbritur poshtë, Mbretëresha Geraldinë gjen shërbyesen e saj duke qarë. Ç’kishte ngjarë? Vajza e frikësuar i shpjegoi: “Nuk po gjej dot këmishën tuaj të natës. Dikush duhet ta ketë vjedhur.” Të dyja kërkuan gjithandej, megjithëse Mbretëresha e dinte se askush nuk kishte hyrë në dhomë përveç Mbretit dhe shërbëtorit të tij. Mbretëresha e qetësoi dhe i tha se do ta diskutonte me Mbretin, kështu që vajza vazhdoi të shpaketonte garderobën elegante të Mbretëreshës, e cila përbëhej nga veshje që ajo nuk kishte parë kurrë.
Po atë mbrëmje, kur gjeta momentin e duhur, i thashë Mbretit: “Ana është shumë e shqetësuar. Nuk po gjen dot këmishën time të natës.” Im shoq, lëkurën e fytyrës e kishte shumë të çelët dhe kam përshtypjen se ishte hera e parë në jetën time që e pashë të skuqej. Ishte zënë shumë ngushtë. Më shpjegoi: “Të kam treguar shumë për mënyrën se si i respektojmë ne femrat, veçanërisht nënat. Ishte e domosdoshme që ti të ishe e virgjër dhe çdo vajzë e huaj që vjen për martesë, duhet t’i nënshtrohet një vizite mjekësore. Unë mburrem me faktin se kam aftësinë t’i njoh njerëzit dhe më mjaftoi vetëm të shikoja sytë e tu. Nuk të thashë asgjë për këtë vizitë pasi e dija që nuk do të kishe pranuar. Por në të njëjtën kohë më duhej t’i jepja prova Parlamentit, kështu që e mora këmishën tënde të natës dhe ia dërgova Kryetarit të Parlamentit.”
Ngjarjen, treguar nga vetë Mbretëresha, e rrëfen autorja angleze Gwen Robyns në librin e saj “Geraldina e Shqiptarëve”. Një tjetër libër, me autor Ismail Kadarenë, shpërfaq një episod tw ngjashëm të këtij ‘gjakimi’ të shqiptarëve me virgjërinë. Në novelën “Natë me hënë” personazhi kryesor detyrohet nga kolektivi i punës dhe rrethi shoqëror që të shkojë në spital ku do të marrë një certifikatë virgjërie. Kjo për t’i provuar shoqërisë se ajo nuk kishte fjetur me një shok pune pas një shëtitjeje gjatë një nate fatale me hënë.
Në Shqipërinë post-totalitare, duket se gjërat nuk kanë ndryshuar dhe aq. Virgjëria mbetet një element që i formaton ende marrdhëniet në cift duke u bërë edhe një faktor përcaktues për lidhjet martesore. Madje modernizmi ka amplifikuar edhe teknikat për t’a kamufluar virgjërinë. Burime nga materniteti i Tiranës (të cilat nuk duan te identifikohen meqë procedura në fjalë është e jashtëligjshme) tregojnë se operacionet plastike për restaurimin e himentit (cipës së virgjërisë) janë një procedurë e njohur. Burimi thekson se gjatë gushtit, këto operacione dy apo trefishohen në krahasim me pjesën tjetër të vitit. Sipas burimit, në fillim kjo u mor si rastësi deri në rrëfimin e një pacienteje. Restarurimi i himenit përkonte me muajin kur ajo do të martohej e do të largohej për në Itali me bashkëshortin. Ky element, sipas të njëjtit burim ishte edhe shenja treguese për të arritur në përfundimin se operacionet e shtuara të gushtit kishin të bënin me periudhën kur në Shqipëri ktheheshin me pushime emigrantët.

Cfarë është hymeni
Hymeni është një membrane mukoze e cila rrethon ose mbulon pjësërisht hapjen e jashtme të vaginës. Emri rrjedh nga perëndia greke e martesës Hymenaios. Hymeni formon një pjesë të vulvës, të njohur ndryshe si gjenitalia e jashtme. Në anglishten slang njihet me formën qershia (cherry) si p.sh.” popping one’s cherry” -t’i marrësh virgjërinë dikujt. Sidoqoftë nuk ështëe mundur për të konfirmuar se një vajzë në postpubertet nuk është e virgjër vetëm me anë të ekzaminimit të hymenit. Në raste përdhunimi apo abuzimi seksual një ekzaminim i hollësishëm i hymenit mund të bëhet; sidoqoftë vetëm gjendja e kësaj membrane shpesh nuk është e mjaftueshme, ose bëhet shkak keqinterpretimesh vecanërisht nëse pacienti ka kapur moshën e pubertetit. Forma më e zakonshme e hymenit është gjysmëhënore megjithëse disa forma të tjera janë të mundshme. Edhe pas lindjes gratë mund të kenë mbetje të hymenit të cilat quhen’ carunculae myrtiformes’ sic ka edhe raste kur hymeni zhduket krejtësisht.
Ka disa forma të ndryshme të himenit, disa më të përhapura se të tjerat. Vetëm një në dy mijë fermra ka hymen i cili formohet pa kurrfarë të care. Ky quhet hymen i imperforuar dhe nëse nuk hapet spontanisht deri në pubertet duhet ndërhyrja mjekësore për të krijuar një carje e cila të lejojë rrjedhjen e menstruacioneve. Hymeni mund të dëmtohet nga aktivitetet sportive , përdorimi i tamponëve, ekzaminimet pelvike apo qoftë edhe nga hapja e sforcuar e këmbëve. Marrdhënia seksuale është një ngar rugët më të zakonshme për dëmtimin e hymenit megjithatë sipas një sondazhi vetëm 43 përqind e grave raportuan rrjedhje gjaku pas herës së parë. Kjo do të thotë se pjesa tjetër prej 57 përqind kishin një hymen elastik që nuk u ca (ose gjaku nuk u vu re nga partnerët e tyre).
Në kundërshtim me idenë e përgjithshme, carjae hymenit nuk është domosdoshmërisht tregues i humbjes së virgjërisë. Në disa kultura ekzistenca e hymenit të paprekur vlersohet shumë në martesë. Në Kore termi i përdorur për hymenin fjalë për fjalë do të thotë “lëkura e virgjëreshës”. Në disa kultura ende është zakon që një grua të ekzaminohet pë t’u siguruar se hymeni i saj është i paprkeur dhe ajo është e përshtashme për martesë.
Nusja dhe Europa
Shqipëria, ende, nuk e ka konsumuar revolucionin e saj seksual. Format e clirimit të femrës nga vargonjtë e jetës zakonore fillojnë ndoshta me mbretin Zog i cili mandatoi shfaqjen në publik kokëzbuluar të grave shqiptare. Pas Luftës së Dytë, komunistët ideuan emancipimin e gruas ‘si forcë e madhe për ndërtimin e socializmit’. Megjithë shtysën që morën liritëe femrës në këtë periudhë gruaja prapë mbeti e paragjykuar dhe, për më shumë, në vend që këto liri t’a feminizonin e burrëruan atë. Imazhi i shoqes komuniste llërëpërveshur, mbërthyer në kilota, terital, kazmëpushkën e ndërtimmbrojtjes, më shumë se sa grafiti me temë socialiste ishte nje realitet i zymtë frymëzuar nga një lloj feminizmi sovjeto-kinez. Gjithë këto pengesa e mungesa duheshin lënë pas me shembjen e komunzimit dhe hapjen e vendit. Por, a ndodhi vërtëtë kështu? Rënia e pengesave i bëri edhe më të forta e më publike pengesat. Liria seksuale u keqkuptua dhe u interpretua si funksionalizim i seksit. Me hir a pahir, shqiptaret ‘qëndisën’ trotuaret italiane duke u bërë furnizuese të tregut të mishit të bardhë. Për shumicën e femrave, emigranti i tranzicionit zëvendësoi shoferin e komunizmit si kandidati më i mirë për martesë. Një makinë, modeli i së cilës as nuk tregtohej më në Perëndim, flokë të prerjes ‘bishtpëllumb’ larë në brilantinë, fjali ku shqipja shartohej me gjuhë të huaja dukej se ishin prerja e modës së mashkullit shqiptar. Tani, kaq vite më vonë, duket se gjërat kanë ndryshuar në sipërfaqe, por thelbi mbetet, po ai. Refugjatët e djeshëm kanë prerë flokët, janë kthyer në emigrantë apo nënshtetas, vishen më mirë, por prapë, nuk e maskojnë mendësinë e vjetër. Në Shqipëri, ku ata deklarojnë se do të martohen për të ‘mos e shprishur edhe më gjakun e Arbrit’ gjejnë humus të mjaftueshëm për t’a mbjellë keqkuptimin e tyre ballkanik pluhurosur me theks europian. Gratë, (po, po!) i duan të virgjëra. Meqë ata nuk ngasin më atë Fiat 131-in e vitit 1982 të cilin e kanë zëvendësuar me modelin e sapodalë në treg, pse të mos jete e tillë edhe bashkëshortja. Një nuse me kilometrazh zero. Meqë në kapitalizëm kërkesa dhe oferta plotësojnë njëra-tjetrën edhe duke u modifikuar këtej Adriatikut nuset nuk shkojnë më tek burri me fishek në pajë. Tregu, sigurisht, madje dhe ai i shkëmbimeve ndërnjerëzore, ka trillet e tij. Po, ku rrinë shqiptarët në tregun kulturor europian pjesë e të cilit ata pretendojnë të jenë? Ndoshta Kadareja e Qosja duhet të shtërzejnë edhe rreth këtij elementi. Ose, ndoshta, meqë himeni femëror mund të kuptohet edhe si një cohë e bardhë, pse të mos e ngjyrosim në blu, ta pikëzojmë me 12 yje për ta paraqitur si dëshmi të pakundërshtueshme të europianizmit tonë. Për ta shitur më pas si screensaver në forumet internetike që aq dërrmueshëm i duam.

Të shoh makinën që ke dhe të them kush je…

nga Kathleen McCleary

Nje nocion i vjeter sa dhe qerrja; te pelqen ose jo, makina qe nget u dergon te tjereve nje mesazh. Ne kete epoke informacioni ti mund te zbulosh se cfare thote rreth teje makina qe zoteron ne websajte te ndryshme. P.sh. Volvo 740 Wagon = kam shume frike nga gruaja.
“Kam shpenzuar gjithe vitet e maturise sime duke u magjepsur me menyren ne te cilen njerezit gjykojne te tjeret bazuar ne llojin e makines qe ngasin”, thote Michael Marsden, nje ekspert i kultures popullore dhe professor i Eastern Kentucky University i cili ka lektorur per vite mbi temen “Automobili ne shoqerine amerikane”. (Ai nget nje Jeep Wagoneer prodhim I vitit 1989). “Vetura shikohet si nje zgjatim yni”
Kij parasysh; nje sportist profesionist lehtesisht mund te pershkoje qytetin ne nje, le te themi, 16 mije dollare Honda Accord. Do te qe e mjafte per nevojat e perditshme. Por nuk thote “Para!Pushtet! Sukses!” sic nje Cadillac Escalade me nje cmim qe fillon diku rreth 54 mije dollare. Ylli i basketbollit Jalen Rose shpenzoi plot 120 mije dollare per te njejten marke vecse te aksesorizuar sipas kerkesave te tij.
Perkufizimi i suksesit ne shoqerine amerikane, thote Marsden, eshte nje grazhd automobilesh. Si per shembull 47 Porshat e Jerry Seinfeld, apo 85 veturat e ndryshme te Jay Leno’s shumica e te cilave Lamborghinis dhe Corvette. Ne fakt, imazhi qe makinat tona percjellin eshte kaq i rendesishem sa nje poll i koheve te fundit zbulon se njerezit jane me te shqetesuar rreth llojit te makines qe do ngasin ne mbremjen e ribashkimit te shkolles se mesme se sa a do jene te martuar kur kjo mbremje mberrin. Por, vetem e vetem se ti nget nje Toyota Camry nuk eshte treguesi perfundimtar i “kush je ti”. Jo te gjithe ne paguhemi sa yjet e sportit. “Ti je ajo cka nget, por jane nje varg kerkesash baze reale qe njerezit shohin se pari”, thote Lonnie Miller e R.L. Polk & Co., organizate qe mbledh te dhena mbi regjistrimin e makinave. Bleresit e makinave te vogla a mesatare jane me te shqetesuar rreth cmimit dhe sigurise, shton ai duke shtuar se bleresit e makinave te medha duan rehati. Kur kapercen tek makinat luksoze dhe sportive prestigji behet faktor.
Keta jane faktoret kryesore ne blerje;
Pozicioni gjeografik. Makinat amerikane shiten me shume ne Midwest (Amerika qendrore) ku dhe prodhohen. Makinat e zbuluara ne Florida, California dhe vendet e tjera te ngrohta. Makinat sportive gjenden me lehte ne bregdet, thote Miller, ndersa mini furgonet shiten shume ne Chicago. Chevrolet Suburbans udheheqin ne Texas.
Harxhet. Nje studim i koheve te fundit i “J.D. Power and Associates” thekson se bleres te mundshem anashkalojne nje model specific makine per arsye te cmimit te larte apo harxhit mujor. Keshtuqe njerezit gjejne modelin e makines qe pelqejne brenda buxhetit te tyre. Nese ti do nje makine sportive, por nuk mund te “pertypesh” 60 mije dollare per nje Jaguar XJ Sport ti do vazhdosh te rremosh dersa te gjesh nje makine sportive qe mund ta perballosh financiarisht edhe nese kjo eshte nje Hyundai Tiburon per 16 mije dollare.
Periudha e jetes. Veturat me kater dyer shiten me shume duke pasqyruar keshtu nevojen per siguri dhe harxh te ulet. Kamionet e lehte (Fuoristrada dhe kamioncinat ) ne periudha te caktuara shiten edhe me shume se veturat sepse ato terheqin gjera per te cilat individe te te gjitha moshave kane nevoje. Qofte ky nje serfer 20 vjecar apo nje kopshar flokethinjur. Minifurgonet jane mjetet tipike te mamave e ato jane gjithashtu popullore mes te moshuarve sepse eshte e lehte te hysh dhe te dalesh nga ta. Keto mjete kane gjithashtu hapesire ne bagazh dhe ngasin si nje veture.
Gjinia. Femrat te cilat perbejne 52 per qind te bleresve te makinave cmojne sigurine dhe funksionalitein. Ato jane gjithashtu me praktike kur vjen puna tek shpenzimet. “Kur burrat blejne nje makine, pyetja eshte a do harxhoj 25 apo 45 mije dollare?” Kur grate blejne makine pyesin a duhet te shpenzoj 25 mije apo 18 mije dhe te perdor 7 mije dollare per nje kuzhine te re?”, thote Sandra Kinsler e womanmotorist.com.
Mos kujto se intelekti hyn ne pune. “Pse njerezit marrin hua te gjata per dicka qe zhvleresohet vazhdimisht dhe prishet?”, pyet Marsden. Makina eshte emocioni ne shkallen me te larte.
Me cfare u shmbellen te tjereve nese nget kete lloj makine
Makine sportive; Ti je nje president kompanie ose nje “dua-te-jem”. Nuk i ke kembet e lidhura (vetem nje pasagjer). Te pelqen te gjallosh tej cdo kuadrati ne pune dhe jashte saj. Sinjali, thote Courtney Caldwell e “American Woman Road & Travel Magazine” eshte; jam i ri, viril, seksi dhe i pasur.
Vetura (katerdyershe). Ti ben per te tjeret, je i besueshem, dhe praktik. Ti je nje nga te shumtet. Makinat me te shitura te viteve te fundit jane vetura; Honda Accord, Toyota Camry, Ford Taurus.
Fuoristrade (SUV). Te pelqen te jesh ne kontroll dhe njefaresoj i ndare nga turma. Ne nje SUV (Sport Utility Vehicle) ti je “i izoluar nga rruga, mbi te”, thote eksperti i kultures popullore Michael Marsden. “Dhe ndoshta ke nje super foni. Keshtu qe je ne nje fole, i mbeshtjelle per se mbari. Ti ke arritur nje nivel suksesi ku ti nuk ke nevoje te merresh me boten”.
Kamioncine. Ti je i pavarur. Nese je femer ti je e zene me pune, e levizshme, trendy dhe sportive.
Vetura kompakte (kryesisht me dy dyer). Plot jete dhe i qejfit eshte nje nga imazhet. I varfer dhe i sapodale nga kolegji eshte nje tjeter. Ne cdo rast ti ke nje aura qe thote rini, zgrip dhe shpirt. Makinat kompakte si Ford Focus dhe Honda Civic jane shume popullore mes “pershtatesve”, bleres te rinj qe i aksesorizojne makinat e tyre me pjese dhe motore te fuqishem.
Minifurgon. Ti kontrollohesh nga forca te tjera ne jeten tende (sipas gjithe gjasave femije dhe kafshe shtepiake). Nje minifurgon thote; “S’ka gje nese kutite me lengje frutash derdhen ketu. Do ia nxjerrim shpirtin kesaj gjeje, ta perdorim per 8 vjet dhe do shpresojme se nuk do na duhet nje tjeter”, thote Sandra Kinsler of womanmotorist.com.
Dhe ngjyra do te thote…
E kuqe. Ti je agresiv dhe i forte.
E verdha. Cirret “shih nga une”, arsyeja se pse nuk e sheh ne veturat familjare. Eshte per Fuoristrada sportive dhe makina sportive te kushtueshme ne te cilat gjithashtu thote “une jam aq i pasur sa nuk me bie ndermend c’mendon ti”. Shembull, nje 50, 370 dollare Corvette cabriolet.
Portokalli. Ti je i pari i cdo gjeje “rryme” (trendi). Portokallia ne varietete te ndryshme eshte nje ngjyre celes vitet e fundit. General Motors ka kamioncina “muzgportokalli metalike” dhe Mercedes Benz ofron “gogozhare metalike” per modelin sportiv dy dyersh C Class.
Argjend (Metalixato). Klas. Numri 1 i ngjyres se makinave. (e kaloi te bardhen per here te pare ne vitin 2001). Ngjyrargjendi perfaqeson shpejtesi, pushtet dhe sukses.
E bardha. E para nder me te pelqyerat per nje kohe te gjate. Gjithashtu ngjyra makinave me qera. Individe nen 65 vjec qe ngasin makine te bardhe u pelqen te pranohen nga te tjeret. Per me te vjetrit e bardha harkohet mbrapsht tek elegance dhe bolleku i viteve 20.
E zeza. Pushtet dhe agresivitet e pembledh. Zgjedhje e pare per moshat nga 24 tek 37 dhe nje nga ngjyrat kryesore te shenjuara nga hajdutet (bashke me te kuqen).
Blu. Ti je konservativ, diku ne mes te rruges. Bluja gjithmone ze vendin e 5-te a te 6-te ne listen e 10 ngjyrave me te pelqyera.
Jeshile. Shih blu me lart dhe shtoji nje dore “une e dua mjedisin”.

VJETËRSIA DHE AREALI I FRYMËS GJEOGRAFIKE KOMBËTARE DETERMINON SHQIPËRINË NATYRALE

Qerim Pllana

Sepse, në këtë determinizëm asgjë nuk ka të rastësishme, asgjë nuk del jashtë doktrinës së shtruar, për zgjedhje fatlume të një kombi në një shtet të përbashkët.
Lajmi për përpilimin e Platformës për Shqipërinë Natyrale (etnike), prej 250 faqesh me tirazh prej 50-mijë kopjesh, nga i nderuari Koço Dano, analist, komentues, njohës dhe punëtor i zellshëm i çështjes mbarëkombëtare në Tiranë duhet të gëzojë çdo shqiptarë e shqiptare, kudo që gjendën në planetin tonë. Sepse, i nderuari Koço, ka vite që me letrat, analizat, komentet, sugjerimet dhe shkrimet e tij, e ka dëshmuar fuqimisht se Bashkimi i popullit dhe i shtetit shqiptar mbështetet në faktorët dhe doktrinën relevante, konceptet dhe në ligjet e natyrshme, të cilat bazë dhe pikëmbështetje kanë disa faktor qenësor: Vjetërsinë si fundament të lashtësisë iliro-pellazge, territorin dhe vërtetësinë mbështetur në shkencat shoqërore-humanitare dhe njerëzore siç janë; Ilirologjia tashmë shkencë e njohur dhe e përhapur në gjithë botën e civilizuar europiane dhe botërore, në antropologjinë, gjithashtu shkencë humanitare natyroro-njerëzore, etnologji dhe etnosin (popull), etnografi dhe arkeologji, histori dhe gjeografi, si dhe gjuhë, albanologji, tashmë e shtrirë, studiuar dhe e përhapur ndërkombëtarisht në Europë dhe në botë. Një Platformë e tillë, e cila është dashur kaherë të përpilohet nga akademi dhe akademik, albanologë dhe njohës të diplomacisë, politikës, historisë dhe institucioneve të tjera relevante, përpilohet nga një atdhetar i zellshëm, mbase me përkrahjen edhe të ndonjë grupi entuziastësh, etj. Kam bindjen se Platformën në fjalë, për Shqipërinë Natyrale (etnike), me një apo formë tjetër e kanë ndihmuar, nxitur dhe e kanë ngjallur si doktrinë determinuese, të gjithë ata shqiptarë, kudo që janë, punojnë dhe shkruajnë për këtë çështje imediate dhe determinuese. Nuk është përherë e thënë të kërkohet se; “Kush e solli Doruntinën”, ose kush e priu këtë apo atë evolucion. Kush e ka shkruar Poemën: ‘Iliadën dhe Odiseun” ! Apo, kush i ka shkruar; ‘Otellon”, “Makbethin”, “Mbretin Lir” etj. Me rëndësi është se kush i loz rolet shembullore, në këto drama njerëzore, të shëndrruara në drama apo pjesë artistike filmore e dramatike etj. Sepse, çështja shqiptare, vërtetë është jo vetëm një dramë aktesh e ekranizuar në film apo e shfaqur në teatër. Sepse, aktet e sjelljeve çnjerëzore të një okupuesi apo pushtuesi, të një fqiu ndaj fqiut tjetër, siç janë rastet me dhe ndaj shqiptarëve, në dy shekujt e fundit, determinojnë filozofinë e re, të kërkesës për bashkim si aspiratë të ligjshme, natyrore, pavarësisht se në ç`ligje, kode, kuvende apo kushtetutë, mbështetën ato kërkesa imediate, të shumicës absolute të një kombi, i cili akoma nuk e ka përfunduar krijimin e tij homogjen e shtetëror. Edhe pse të filluar krah për krah me kombet e tjera, sidomos në Europë. Sepse, pikërisht, po kjo Europë, vendimmarrësit në të, duke filluar nga Kongresi i Berlinit qershor 1878, shqiptarët i ndau dhe ua la përgjysmë fazën e krijimit si komb, me një shtet dhe një territor të tij gjeografik, historik, etnik, etj., mbështetur në lashtësinë e iliro-pellazgishte, në antropologji, etnologji, arkeologji, në lashtësinë historike, në gjeografinë e shtrirjes gjuhësore albanologjike, shqipes e kështu me radhë. Se çdo akt, apo Platformë duhet mbështetur në diçka që është determinante, kjo nuk ka dyshim. Se çdo akt, apo dokument i natyrës se një Platforme determinon edhe tezat përmbajtësore, kjo nuk diskutohet. Se çështja e bashkimit kombëtar, ishte një kohë të gjatë tabu, kjo vlen shumë më tepër për “Shqipërinë Londineze”, e pranuar pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, në vitin 1918, me Konferencën Paqësore dhe përfundimin e Luftës, pra për herë të dytë, në të njëjtit kufij që i ka edhe sot, as kjo nuk ka diskutim. Por, duhet të pranojmë se populli, i cili ngeli jashtë kufijve të Shqipërisë në vitin 1913, shqiptarët në Kosovën Natyrale- etnike, kurrë nuk janë pajtuar, dhe për asnjë kohë për ta, nuk ka vle tabuizmi, heshtja, apo guximi që të sfidohen të tri ish-Jugosllavit- alias Serbia, për luftën e paepur për ribashkim kombëtar territorial dhe shtetëror me një Shqipëri etnike Natyrale, apo Natyrore. Për këte, ekzistojnë jo njëmijë e një fakte, por me mija fakte. Janë luftërat, gjenocidi, etnocidi dhe kulturocidi, i përdorur kundër shqiptarëve, janë dëshmorët, heronjtë dhe martirët, janë të burgosurit, që nga viti 1912 e deri te Mendela i Kosovës, z. Adem Demaçi. Më në fund është Lufta dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Kosovës Lindore dhe ajo e Iliridës, dëshmi determinuese e luftës për çlirim, liri bashkim dhe demokraci. Të gjitha viktimat e rëna që nga Lidhja e Prizrenit 1878, e deri në qershor të vitit 1999, në tokat shqiptare të Kosovës Natyrore, kanë rënë për çlirim, liri dhe për bashkim, me një atdhe, në Shqipërinë Natyrale- etnike. Prandaj, Platforma më e re, e përpiluar dhe e shpallur këtyre ditëve, për Shqipërinë Natyrale, pavarësisht se ku dhe në çka mbështetet ajo, është e mirëpritur si një dokument i ri bazë, për të ecur drejtë sendërtimit dhe jetësimit të idealeve të çdo shqiptari dhe shqiptareje, që di dhe kupton, se çfarë do të thotë të jesh pjesëtar i një kombi, i një atdheu, i një gjeografie dhe historie, një gjuhe dhe i një shteti të përbashkët. Unë e kam thënë dhe e përsërisë, se bashkimi është fuqi e brendshme endogjene e zhvillimit ekonomik, social, shëndetësor, kulturor, diplomatik, politik dhe gjeostrategjik, por në dëm të askujt, veçse në interes kombëtar, të qytetarëve, rajonit dhe më gjerë kontinental dhe botëror. Unë jam tejet i sigurt, se kjo dhe ndonjë Platformë tjetër, të cilën e përkrah absolutisht shumica, është me rendësi jetike, historike dhe kombëtare, që të jetësohet po ashtu me dialog, debat dhe marrëveshje shoqërore, njerëzore së pari brenda vetë shqiptarëve në Ballkan, Diasporë e pastaj në rrugë për në Londër, Paris, Berlin, Romë apo Uashington. Sepse, i bie respekti atij dhe atyre, të cilët do të reflektojnë mbi tërë atë, që iu ndodhi shqiptarëve një shekull e më parë, jo në Uashington, përkundrazi, jo në Romë, por, në tri qendrat vendosëse në Europë; Berlin, Londër dhe Paris. Kurse, Moska, mund të jetë vetëm një mike e mirë e ardhshme, për të dëshmuar se nuk është armike e popullit shqiptarë. Pavarësisht të kaluarës së tyre mjaftë të dhembshme, sidomos nga ngjarjet në Sanxhakun e Nishit, dhe aktualitetit me Kosovën. Madje qarqet ruse, mund të bëjnë shumë në këtë drejtim determinues, siç vepruan me popujt dhe vendet baltike, (lituanezët, estonezët, letonezët) e të tjerët. Duke ua mundësuar shkëputjen dhe lirinë e të qenit të pavarur, nga çfarëdo tuturizmi, tiranie apo nënshtrimi etj. Së fundi hilet e dhembshme dhe me dëme të pariparueshme ndaj popullit shqiptarë në Gadishullin Ballkanik dhe në Europë duhet të riparohen, përmirësohen dhe të kthehen në vend ato padrejtësi, në ato qendra ku edhe iu shkaktuan shqiptarëve që nga viti 1877/1878. Sepse, në këtë doktrinë determinuese asgjë nuk ka të rastësishme, asgjë nuk del jashtë kërkesave dhe të drejtave eksplicite për zgjedhjen fatlume të një kombi me një shtet të përbashkët, për të cilat synime luftohet tash e një shekull!

 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu