Nr. 131 i gazetës në print

0

Në kapërcyellin e lidershipit politik

Politika shqiptare do të vijojë të  lëngojë mungesën e një konseguence përnga formati i një lideri evropian. Qasjet për ta theqafur gjithnjë liderin në honet e konfiktualitetit janë mëkimi i despotizmit tek lideri. Përpjekjet për të gjetur rrugë të tjera, novitete, janë domosdoshmëri dhe kushtëzime ku e ka futur realiteti ndërkombëtar të tashmen dhe të ardhmen e politikës dhe perspektivës shqiptare. Politika, duke filluar nga lideri duhet të përqafojnë një logjikë tjetër përfaqësimi, një filozofi tjetër të politikëbërjes. E megjithatë ne duhet të shpresojmë. Tash për tash duket se i ashtuquajturi tranzicion politik në Shqipëri s’ka ndërmend t’i vijë fundi. Ç’ka sot na përafron sadopak me vendet e lira, është mundësia që ka çdo shqiptar për të dalë nga vija kufitare e vendit të tij, pavarësisht mënyrave. Me përjashtim të kësaj, duket se në vendin tonë nuk ka ndonjë “të dhënë” tjetër se jemi duke u përshtatur me Perëndimin. Madje, mund të pranojmë se me periudhën e para ’90, kemi pak ndryshime. Edhe sot, partia është shteti. Kryetari i partisë është “Zoti”. Të tjerët janë plotësues të tekave të tij. Dhe për fat të keq, kjo nuk vërehet vetëm tek partia në pushtetin e madh, por edhe tek partia në pushtetin e vogël. Sali Berisha dhe Edi Rama, njëri në krye të ekzekutivit shqiptar, tjetri në krye të ekzekutivit të kryeqytetit, njëri kryetar i partisë në pushtet dhe tjetri kryetar i partisë në opozitë, po shfaqen me natyra krejt të ngjashme. Në fakt, Rama po shfaq natyrë të ngjashme diktatoriale me Berishën, pasi ky i fundit, nuk ka ç’të tregojë më shumë. Shqiptarët i besuan sërish kur u dha shkatërrim, shqiptarët i buzëqeshën kur ai u ngërdheshej, shqiptarët e falën kur ai u dhuroi gjak e plumba. E megjithatë, asgjë nuk e ndali Berishën të vendoste diktaturën sipas mënyrës së tij. Zotërimin e të gjitha institucioneve, kërcënimin ndaj mediave, përpjekje maksimale për të gjetur fajtorë tjetërkund për krimin e Gërdecit, buzëqeshje ironike për grevistët, e së fundi edhe shpalljen “armiq” të ish-bashkëpunëtorëve që bëjnë përpjekje për të dalë nga stani i tij. Vëreni me vëmendje karakteristikat e ngjashme që ka Rama me Berishën (i cili për hir të së vërtetës nuk ka asnjë shpresë për ndryshim).
Kryetari i Partisë Socialiste është përpjekur me të gjitha mënyrat ta kthejë këtë forcë politike, dikur të njohur për demokracinë dhe tolerancën brenda saj, në një bisht të Bashkisë së Tiranës. Politikat shpeshherë të panjohura në këtë bashki, por të përfolura në rrethe të ngushta, po ndiqen me rigorozitet nga Rama edhe për partinë; mbyllje hermetike dhe zëri i të parit. Rama nuk duron në mënyrën absolute të kundërshtohet, pavarësisht se kërkon mendime nga çdokush. Fushata e tij në fshatra dhe qytete duket se ka marrë një minus të madh. Jo vetëm pse mediat transmetojnë çka dikton Rama, por sepse kush ka guxuar në këto takime të kundërshtojë (rasti i Shkodrës) ka përfunduar në duart e policisë së Berishës, thërritur nga njerëzit e Ramës. E nëse guxohet të bëhet ndonjë pyetje jashtë “politikës së re”, përgjigja e dhënë nga Rama ka nota të theksuara përbuzjeje dhe fyerjeje. Në një përngjasim me Berishën, karshi mediave Rama përdor të njëjtat mënyra. Nëse nuk i zotëron dot, i sulmon, sidomos gazetarët. Përgjërimi për lirinë e medias duket një falsitet i madh, kur janë të pakta mediat që guxojnë ta kritikojnë Ramën në opozitë. Po Ramën në pushtet a mund ta imagjinojë kush?! Kur të ketë të tijën edhe policinë, edhe të gjitha strukturat e tjera frikësuese dhe tatuese.
Partia Socialiste në opozitë duhej në të vërtetë të ishte opozita e Berishës. Por ç’ndodhi? As më shumë e as më pak se bashkëpunimi mes të dyjave. Me forcë apo me miklime për deputetët, kjo mbetet për t’u sqaruar. Por ndryshimi i Kushtetutës dhe përpjekjet për Kodin Zgjedhor, nuk do të kenë lënë shije të mira te shumica e deputetëve socialistë. Megjithatë, ky realitet i hidhur, i formësuar brenda pak ditëve, tregon etjen e pakufishme për pushtet absolut të Ramës. E njëjta etje dhe uri që mbajti në këmbë Berishën për tetë vjet.
Rama nuk e do drejtësinë. Nuk është e rastit që në tre vjet kryetar i PS, ai s’ka pranuar anjë gabim në drejtim të opozitës. Në tetë vjet kryebashkiak i Tiranës, po ashtu. Vendimet arbitrare të tijat apo strukturave të varura prej tij, u jep një mbështetje të fortë, duke diskriminuar dhe diskretituar deri ku s’mban më ankimuesit. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, Rama urdhëroi grupin e tij të këshillit të largohej nga mbledhja pikërisht kur do të diskutohej për zbatimin e disa vendimeve gjyqësore në ngarkim të bashkisë për dëmtimet e paligjshme kundrejt disa qytetarëve. Pas kësaj, kërkesa për reformë në drejtësi duket një demagogji e pastër, jo më pak se ato të Berishës.
Ngado që ta kthesh, mentaliteti i Ramës me “politikën e re” nuk është larg mentalitetit të Berishës me “politikën e vjetër”. Ndërkohë që shqiptarëve u duhet një mentalitet tërësisht i ndryshëm. Ku drejtuesit e lartë, të kuptojnë se janë nëpunës të shtetit dhe jo kamzhikët e tij. Drejtuesit e lartë duhet të binden se votat dhe besimi u është dhënë për t’u kthyer në të mira materiale, dhe jo në grabitjen e tyre. Eshtë e kotë që ky “moral” t’i bëhet Berishës, por ka edhe pak kohë, që të kuptohet se në Shqipëri ka edhe një tjetër Berishë, madje më të ri në moshë. Dhe shqiptarët janë të lodhur për ta përballuar.
Sokol Pepushaj

MARREZIA KOLEKTIVE

Shqetesimit  te   nje anetari  te Asamblese  se PS   Shkoder  per domosdoshmerine  e bashkpunimit  parazgjedhor  PS – LSI   I deleguari I radhes se PS  Blendi Klosi  ju pergjigj  me “kompetence” se  bashke me LSI  fitojme  72  deputet , ndersa  vetem   PS  fiton  78 deputet. Kjo deklarate  pas  veprimeve, qendrimeve  e deklartimeve  te meparshme  paralajmeronte  se marrezia e drejtuesve  socialist  nuk do te  njihte kufij.  Dhe  keshtu ndodhi  e gjithe fushata  perfshire edhe diten e zgjedhjeve  ishte me shume lufte  kunder LSI  se sa  perpjekje  per te sqaruar  qytetaret  per programin  e munguar  te PS. Madje  PS ishte  pergatitur te festonte  humbjen e LSI e  jo fitoren e socialisteve.
Kjo  marrezi  e  projektuar nga  Edi  Rama  dhe e mbeshtetur  pa rezerva  nga nje grup servilesh te perhershem  afer tij  u shoqerua  me heshtjen  kolektive  te te gjitha forumeve. Tregues  ky  i  shuarjes  se  guximit  apo kurajos  per te qen  kritik ndaj pales  qe I perket ose rreshtuar. Gje qe sipas  politologut te njohur italian Norberto  Babio  do te thote  humbje  e  intelektualizmit  ne parti. Dhe  ky grup  shurdh memecesh  e quajti  veten te fuqishem  kur ju bashkuan  me servilizem deri ne neveri  parazitet e  perhershem per te  krijuar  Bashkimin  per  Ndryshim.
E  reklamuar  si fushata e politikes se re  udhtimi  i Edi Rames  neper Shqiperi , ashtu  si dhe  ai i meparshmi  dialog me Shqiperine i ngjasonte  me shume shtegtimit te Don Kishotit  se sa  njohjes dhe zgjidhjes se problemeve te  qytetareve  te ketij vendi. Ne  cdo takim  e shoqeronte  jo me shume se nje I deleguar  I kryesise  , qe ishte  Sanco Panco I radhes.  Metode kjo qe nuk ndryshoi  as diten e zgjedhjeve as pas zgjedhjeve.  Per  t’i   mbyllur  te gjitha fazat e procesit zgjedhor  me te njejten  marrezi  duke  mos harruar  as deklaratat e komentet   si ne kohen e Luftes se Ftohte.
Por  larg  ketyre marrezive, pertej emocioneve  apo jasht  laboratoreve  ku kryhen eksperimente ndodhet  Shqiperia   reale , ku  nje  milion qytetare  jetojne  nen minimumin  jetik,  ku  papunesia rritet  e biznese falimentojne,  ku duhet te behen reforma  e te ribehen  ato qe jan bere keq ( disa prej te cilave  te projektuara  ose te mbeshtetura  nga PS).
Dhe  qe te vihen  ne rrugen e zgjidhjes  problemet  e Shqiperise reale  vemendja duhet te perqendrohet  ne formimin e Qeverise se Re. E cila  sipas  vendimit te elektoratit  do te jete  nje kualicion  PD – LSI . Ndersa   version  i qeverise teknike  bie  sepse  qeveri te tlla  kane qene  gjithnje te deshtuara  dhe bashkepunimi   PD – PS  ne cdo variant ka qene I pafrutshem. Po  sipas vendimit te  sovranit  PS   ka misionin e opozites, e cila ndryshe  nga 4 vitet  qe iken  duhet ta permbushi kete mision  si   garanci  per te aplikuar  per pushtet  ne zgjedhjet e ardhshme.
Ndersa  perpjekjet  per  ta paraqitur te  papershtatshme  aleancen   qeverisese  PD – LSI  e  reklamojne  ate pjese  te klases  politike  me te vjeter,  me te papergjegjeshme dhe me te padobishme  se sa  eshte servirur  keto dy dekada.  Prandaj  nuk mbetet  gje tjeter  vecse  dy partite  dhe te mandatuarit prej tyre   Berisha – Meta  te gjitha energjite t’i  perqendrojne  ne formimin e Qeverise  se Re. Qeveri qe sic eshte bere  e ditur  me  programin e Saj  do  t’u  japi  pergjigje  te gjitha reformave te kerkuara, te gjitha  problemeve  te Shqiperise e shqiptareve  ne menyre  qe te jemi pjese  e natyrshme  e  Kontinentit  ku  jetojme   ne  kohen  me te afert  te mundeshme.
Pervec  programit   ka rendesi  edhe  potenciali  intelektual  qe do te afrohet  ne kete  Qeveri. Suksesi  I saj  do te varet nga  perfshirja e personaliteteve  qe din e duan te punojne , qe kan  vizion  politik e  integritet  moral. E  nenvizojme kete fakt  sepse kemi pare  minstra  jo vetem qesharak , por edhe te neveritshem. Per kete  na vjen ne ndihme  edhe  deklarata e  bere  vite me pare  nga akademik  Rexhep  Qosja  se  ne te gjitha  ndryshimet  e sistemeve e qeverive  hapsirat me te medha  random  i pushtojne  karrieristet  dhe  servilet. Ne  pamundesi per t’i mbyllur keto  hapsira  duhet  te  zvoglohen ne maksimum.
Prandaj nuk duhet harxhuar as kohe as  energji ne drejtime te tjera. Eshte tamam  koha per veprim.
Isa Rekaj

Drejtesinë e ka mposhtur Kanuni

Ditët e fundit, nënkryetari i Këshillit të Lartë të drejtësisë Kreshnik Spahiu në një konferencë shtypi me  drejtuesit e Gjykatave të Shkalles së Parë dhe ato të Apelit në vënd, deklaroi me ashpërsi e shqetësim se  “Bandat nuk mund të diktojnë proceset penale…“, duke dhënë tashmë botërisht alarmin se drejtësia ka dështuar përballë krimit të fort organizuar. Ndër fenomenet kryesore është mosveprimi i drejtësisë mbi vrasësit, të cilët në të shumtën e rasteve fitojnë pafajësinë dhe më pastaj edhe vrasin denoncuesit. Një drejtësi e munguar ka sjell shumë viktima, qoftë edhepër zënka banale. Kështu, viktimë e rrezikimit të jetës është bërë edhe shtetasi Asllan Has  Vulaj, lindur më 15. O4.1966 në fshatin Ura e Shtrenjtë të komunës Postribë të qarkut të Shkodrës. Ai, që nga data 08. 07. 2009 është në hasmëri me shtetasin Admir Bardhi nga Shkodra. Shkak i kësaj hasmërie ka qënë një ngatërresë e momentit në vëndin e quajtur Rus të qytetit të Shkodrës. Ky konflikt ka ardhur, pasi shtetasi Fatmir Ramadan Vulaj, ka plagosur shtetasin Admir Bardhi. E, megjithëse Asllani nuk ka asnjë faj, sipas kanunit të Lekë Dukagjinit ai ndodhet në gjak.Kështu, jeta e tij dhe të afërmve të tjerë  rrezikohet dhe detyrohen të jetojnë në ilegalitet. Sipas deshmisë së kryekomunarit të postribës F. Shabaj, as pleqësia e fshatit, as pushteti nuk kanë arritur ta sheshojnë konfliktin në fjalë. Është ky një fenomen tepër shqetësues për veriun shqiptar, fenomen që deri sot ka regjistruar mijëra vrasje.Kulla e ngujimit tashmë është strehë e mijëra familjeve. Në Kiras është një lagje e tëre me të ngujuar që jetojnë prej 18 vitesh, ku as fëmijët nuk mund të shkojnë në shkollë apo të luajnë. Ata rrinë të mbydhur dhe të trishtuar. Kështu, ky konflikt fatkeqësisht duket se do sjedhe viktima, sa kohë që shteti jo vetëm nuk është në gjëndje të dominojë mbi Kanunit, por që botërisht zevenës kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu deklaron se deri tash bandat e anarkia sundojnë gjykatat, prokurorinë, hetuesinë, gjithçka.
Redaksia

 “Enciklopedia maqedonase” dhe perngjasimet me “Histonine 12”

Na shqeteson ajo cfare thone te tjeret per ne, pavaresisht se ne vetenxihemi net e njejten linje me ta! Prej kohesh qarqet akademike shqiptare ne mbare globin dhe ato te shoqerise civile edhe ballkanike, diskutojne per shtremberimet e fakteve historike qe lidhen me gjenezen shqiptare. Vihet ne diskutim ajo cfare eshte servirur nga nje institucion legjitim i nje shteti, deri diku i njohur boterisht, pavaresisht ne nen emrin Ish- Republika Jugosllave e Maqedonise, pikerisht Akademia e Shkencave. Pavaresisht se nuk guxuan asnjehere te dalin publikisht, ne grupin e autoreve rezultojne edhe shqiptare, te pakten perkah perkatesie etnike e tyre. Mbase u mungoi guximi per te kundershtuar, ne nje shtet ku faktori shqiptar ne rastin me te mire llogaritet ne rreth 40% edhe pse duhet te presim edhe disa muaj per te pritur shifra zyrtare te rregjistrimit. Pas presionit nderkombetar te gjithanshem, por edhe te faktorit pilitik shqiptar ne Maqedoni, kopjet e “Enciklopedise Maqedonase” u terhoqen nga shperndarja. Ajo cfare na cenon me teper ne si shqiptare ne disa nga faqet e ketij botimi, ka te beje me historine e shqiptareve ne Maqedoni por edhe ne pergjithesi ne Ballkan. Jane historianet ata qe do te vijojne te debatojne per keto probleme ne te ardhmen, por sa per te shuar kuriozitetin e mbase nuk ekziston me, deklamohet se shiptaret “jane te zbritur vone” ne Ballkan dhe madje kane zbuar sllavet nga trojet e tyre.
Nese nuk kemi shume ne dore per nje botim te Akademise se Shkencave te Maqedonise, e cila pse jo edhe per interesa te ketij shteti apo edhe sllaveve, shprehen ashtu per gjenezen e shqiptareve, cfare duhet thene per perngjasimet e frikshme te “Enciklopedise…” me “Historine 12” te cilen e kane ne duar prej kohesh nxenesit shqiptar? Ne rastin e “Enciklopedise…” hartuesit e saj ishin qe te gjithe maqedonas, jo vetem me pasaporte, me perjashtim te atyre shqiptareve qe ne deje mbase gjaku u eshte bere uje. Po ne rastin e “Historise 12”, ku te gjithe rezultojne shqiptare, si shpjegohet se serish shqiptaret malesore zbriten dhe debuan sllavet nga fushat per ti zene vete ato? A mund te quhet ky nje gabim i thjeshte i autoreve te librit, apo duhet menduar se gjithcka eshte bere me dashje dhe pse jo ne koordinim me qarqe te caktuara antishqiptare te Ballkan? Dyshimi eshte mese i natyrshem, teksa nje faj i tille eshte zbehur me lajkat e autoret i kane bere haptas udheheqesve te vendit nga viti 2005 e deri me tani, duke etiketuar si nje epoke te erret ate te 8 viteve te qeverisjes se vendit nga te majtet, por edhe disa te djathte te sotem. E nese “Enciklopedia…” u terhoq “Historia 12” vijon te corodise mendjen e studenteve qe e kane nder duar, jo vetem per shtremberimet antishqiptare te autoreve, por edhe per pasaktesite e jashtezakonshme jo vetem te percuarjen e ngjarjeve, por deri edhe ne datat e paraqitura. Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj premtoi terheqjen e tekstit nga shkollat, por deri tani akoma asgje. Ka edhe nje problem tjeter. Nje brez po meson se “X” personazh i rendesishem ka qene hero pozitiv ne historine e vendit, ndersa nje brez tjeter e shikon ate permes tekstit zyrtar e i serviret ne kendveshtrimin e tradhetarit.
A mund te kaloje vetem me nje terheqje te thjeshte nga qarkullimi i “Historise 12” faji i bere nga grupi i autoreve te tij? Ne cdo vend normal te botes, ne raste te tilla do te hapej menjehere nje hetim, per te saktesuar nese kemi te bejme me nje “lajthitje” te autoreve apo me nje veprim te qellimshem te tyre. Nese per “Enciklopedine…” gjithcka eshte bere per interesa te nje kategorie te caktuar ne Maqedoni apo ne Ballkan, ne rastin e “Historise 12” nuk do te kishte qene shume e  veshtire qe te gjendeshin njerez e paguajne para, e gjithcka te jete ne te njejten linje per gjenezen e shqiptareve. Ne gazetari ka nje postulat: Informacioni eshte i shenjte, komenti eshte i lire. Ketu kane gabuar me apo pa qellim autoret e “Historise 12”. Per te arritur aty ku duhet te arrije nje liber historie, duhen hulumtuar, gjetur dhe krahasuar fakte e lidhen me etapa dhe ngjarje te caktuara. Keto duhet te perbejne thelbin e nje libri historie. Nese autoret kane patur deshire te bejne komentet e tyre apo te percjellin ato e jane thene per etapa apo personazhe, mund te ishin vendosur ne formen e paragrafeve nen okelion opinion, mendime, komente apo dicka e tille. Nese justifikohen ne emer te servilizmit proverbial ndarjet me thike apo bardh-zi te etapave te qeverisjes se PD-se nga ato te PS-se, eshte e pafalshme te luhet haptas dhe rende me gjenezen e shqiptareve. Nese vete ne shqiptaret, shtremberojme historine tone permes pseudohistorianeve, pse duhet tu kerkojme llogari te tjereve qe e paraqesin historine e shqiptareve sipas interesit te historise se sllaveve apo pupujve te tjere.
Blerti DELIJA

Kosova do mbetet siç është, apo pjesa veriore do i njihet serbisë?

Në diplomaci, ashtu si edhe në jetë, mësohet më shumë nga dështimet se nga sukseset. Sukseset do të duken në retrospektivë,…ndërsa dështimet ndrisin shtigjet dhe qorrsokakët që duhet shmangur (Richard Holbrooke). Është rregull që gjatë komunikimit, fjalori diplomatik të prodhoj dykuptimësi, dhe dokumente, pra marrëveshje, traktate, konventa, etj, me kuptimësi implicite.
Këto akte si të tilla ofrojnë mundësi që gjatë implementimit të veprohet sipas ad hoc situatave, e mos të flasim për zhagitje implementimi. Raste të tilla numërohen: Good Friday Agreement, Marrëveshja e Deytonit, Marrëveshja e Ohrit, etj. Në Ballkan ka prirje që historia më fortë të prodhohet se të konsumohet (Churchill). Mirëpo këtë nuk duhet kuptuar nga prizma e teorisë së thjeshtësimit të tmerrshëm. Udha historike që nga aneksimi i Kosovës nga ana e Serbisë, kah Salla e Pasqyrave në Paris (1919) e gjerë më sot, rezultojë me një situatë në të cilën gjendemi.
Dhe sot Kosova shkon rreth e rrotull, apo lëviz drejt ndarjes?
Gjatë takimeve në Vjenë dhe Londër dhe para takimit në New York, të organizuara nga Trojka, Ischinger, Kharchenko dhe Wisner, ka tendencë që të mësohet opinioni me tabu temën “ndarja e Kosovës’. Kjo mësymje secesioniste e pjesës veriore të Kosovës, tashmë po servohet në galop, si në kuluaret diplomatike, ashtu edhe nga “opinion makers’” të shtëpive publike me influencë. Zyrtarë të Beogradit në lidhje me intervenimin me të gjitha mjetet për të mbrojtur “integritetin territorial të Serbisë”, po luajnë ftohtë – nxehtë. Kërcënimi me intervenim ushtarak ka nxitur edhe reagime të zyrtarëve të NATO-s jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bruxelles. Është për të habitur qetësia institucionale e forcave vendore me mandat për rend dhe qetësi, pra SHPK e cila numëron rreth 8.000 policë. Ka mbetur në heshtje TMK si institucion i mbrojtjes civile me 3.000 + 2.000 trupa, apo Departamenti për Emergjencë? Nuk po e apstrahoj prezencën e KFOR-it, por atje janë vetëm 600 trupa gjermane dhe amerikane. Nga zyrtarë të lartë të Beogradit, në Londër u dëgjua se “rëndësia e gjetjes së një kompromisi është shumë më e madhe se çfarëdo zgjedhje e imponuar”. Kjo do të ishte e qëndrueshme po qe se merret parasysh se Prishtina ka bërë kompromisin e kompromiseve me dokumentin e Ahtisarit dhe tash së fundi me ofertën e Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Gjersa ky dokument i palës kosovare ofron një modus vivendi në mes dy shteteve të reja, për të krijuar një konstelacion të ri, skepsa futë dyshimin tek kërkesat e reja për një kompromis të pranueshëm për të dy palët. Edhe pse dokumenti traktat (së paku versioni në gjuhën shqipe) është mjaft eksplicit, mund të ndodhë të mbetet hapësirë për interpretim. E në qoftë se, fare, ama fare nuk ekziston një hapësirë e tillë, atëherë supozojmë që pala serbe të shqyrtoj mirë e mirë dokumentin, dhe të pranoj që të filloj kompromisin përmes këtij dokumenti? Traktati përmend dispozitat e dokumentit të Ahtisaarit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, bashkëpunimin reciprok për sovranitetin dhe integritetin territorial të njëri-tjetrit, Këshillin e Përhershëm të Bashkëpunimit Kosovë – Serbi, etj. Të gjitha këto dispozita ofrojnë shpjegime të mëtejme që paraqesin një invencion të kërkuar në procesin e negocimit për të ardhmen e statusit të Kosovës. Kompromiset e kërkuara rreth e rrotull materies etnike shqiptare, edhe kësaj radhe si dikur tentojnë të shkelin mbi konsensusin kosovar dhe kompromisin ndërshqiptar. Po u prish optimumi i kërkesës shqiptare në Ballkan? Atëherë kujtoj se nuk do të mbetet vetëm Kosova konflikt i ngrirë, por ngricat mund të përfshijnë një territor më të gjerë në Ballkan.
Sa hynë kjo në shërbim të integrimit euroatlantik, paqes dhe prosperitetit?
Nga: Albert PRENKAJ

PSE TE MOS BASHKOHEN SHQIPERIA E KOSOVA NË NJË SHTET?!

“Shqipni etnike, kurrgja tjetër!”. “Një komb, një kombëtare!”. Këto janë dy nga shumë parullat që zbukurojnë pjesën e tribunës ballore të stadiumit “Qemal Stafa” sa herë që ekipi kombëtar shqiptar zbret në fushën e tij. Mbajtësit e tyre, një grup tifozësh nga Prishtina, që i kanë dhënë hov tifozerisë shqiptare nuk janë më thjesht të tillë. Grupi “Tifozat Kuq e Zi” është një miks mes shqiptarësh të Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë, që i bashkon një gjë – të qenit shqiptar!
Në fakt, tifozët pasionantë që po drithërojnë edhe Tiranën e Prishtinën politike, duket se kanë të drejtë. 5 apo 6 nga lojtarët e ekipit kombëtar shqiptar të futbollit që zbret në fushë, janë të lindur dhe rritur në Kosovë. Shumë të tjerë janë pjesë e emigracionit kosovar në Europë. Ky është vetëm një dimension, ai sportiv, por jo i vetmi. Nëse e zhveshim termin “Shqipëri Etnike” dhe e shndërrojmë atë në Shqipëri reale, dhe nëse parulla tjetër, “Një komb, një kombëtare” shumëfishohet, atëherë përftojmë shumë gjëra të tjera që jo gjithnjë bien në sy: Shqiptarët kanë tashmë një kulturë të unifikuar dhe librat që botohen në Tiranë apo Prishtinë shiten në të gjitha libraritë e dy vendeve pa dallim; autorët botojnë në po ato shtëpi botuese dhe gjuha e shkruar është absolutisht e unifikuar. Muzika shqipe në Tiranë apo Prishtinë është e njëjtë. Sot, e ke të pamundur të dallosh nëse një këngëtar apo këngëtare është nga Prishtina apo Tirana; përbën mision të pamundur dallimi i muzikës në një klub apo televizion të Kosovës apo Shqipërisë; me përjashtim të shtypit të shkruar, media elektronike është thuajse e unifikuar. Programet e Tiranës shihen në Prishtinë dhe anasjelltas; personazhet mediatike janë të përzier dhe i gjen në studiot e të dy vendeve. Falë televizionit, shqipja e folur nuk i ka dallimet e disa viteve më parë, ndërsa distanca fizike është reduktuar ndjeshëm. Tashmë, kufiri Shqipëri – Kosovë në Morinë është i baraslarguar nga dy kryeqytetet, thuajse 2 orë prej secilit.
Por, nëse “Tifozat Kuq e Zi” shpalosin çdo ndeshje sloganin e tyre: “Shqipni etnike, kurrgja tjetër”; nëse ideja e bashkimit flitet thuajse çdo herë dhe dy vendet po unifikohen gjithnjë e më shumë rreth gjuhës, kulturës e historisë, cili është problemi? A mund të bashkohet Shqipëria me Kosovën? Mendimi im është padyshim, PO! Në një emision me temën “Shqipëria e Madhe”, pyetjes se nëse duhet bashkuar Shqipëria me Kosovën, mbi 5800 veta iu përgjigjën me sms, 93% PO dhe 7%, JO! Diferenca flet vetë. Por, për fatin tonë të keq, shqiptimi, edhe vetëm shqiptimi i termit “Shqipëri e Madhe” i bën të tremben pothuaj të gjithë ata që e mendojnë apo e dëgjojnë. Katër ditë më parë në një emision televiziv, ndërsa Menduh Thaçi po trajtonte projektin e tij politik për Maqedoninë, ndërhyrja e Fatos Lubonjës, që kjo do të thotë Shqipëri e Madhe, e bëri të ndalojë në çast dhe ta shqiptojë frazën standarde: Ne nuk jemi për Shqipëri të Madhe. Atëherë, a duhet të kemi ne frikë nga bashkimi i Shqipërisë me Kosovën? Përgjigjja ime është sërish JO!
Po kjo është vetëm njëra anë. Duke hequr defaktorizimin politik dhe presionin ndërkombëtar, gjithçka tjetër të shtyn të besosh të kundërtën.
Në fakt, që prej 28 nëntorit të vitit 1912, kur Shqipëria fitoi pavarësinë dhe Kosova mbeti jashtë kufijve zyrtarë të saj, ideja e bashkimit kombëtar ka qenë ëndrra e çdo patrioti. Për një kohë të gjatë Parlamenti shqiptar i viteve ’20’të zgjidhte edhe deputetë që përfaqësonin Kosovën; shtypi shqiptar i asaj kohe i kushtonte shumë vëmendje ngjarjeve atje, ndërsa shqiptarët e Kosovës në vetvete nuk reshtën së kontestuari regjimin serb apo jugosllav deri edhe me kryengritje të njëpasnjëshme. Instalimi i diktaturës komuniste në Shqipëri e Jugosllavi dhe teoria e internacionalizmit, apo ajo Titiste e bashkim dhe vëllazërimit, sikur e zbehu disi ndikimin e parë. Në këtë terren të ri, duke nisur që nga viti 1990, Ibrahim Rugova dhe ndjekësit e tij e transformuan (me të drejtë për rrethanat), ëndrrën e bashkimit kombëtar në atë të një Kosove të pavarur. Për t’i shërbyer kësaj ideje që ngjante më e prekshme dhe më normale për Komunitetin Ndërkombëtar dhe nuk hapte serinë e rishikimit të kufijve në Ballkan, ata tentuan krijimin e një identiteti kosovar. Një identiteti që nuk duket se ka bazë dhe që sot, 10 vjet pas pavarësisë de fakto, ngjan më jorealist se kurrë.
10 vjet më pas, Shqipëria dhe Kosova janë thuajse dy vende të unifikuara, edhe pse me elita ende mosbesuese. Në fakt, elita e vjetër kosovare, me formim titist dhe nostalgjike për Jugosllavinë e vjetër, e ka të vështirë ta kuptojë realitetin e ri, por elitat e reja që po krijohen nuk kanë dilemë. Për to orientimi drejt Shqipërisë thuajse është fakt dhe sot, gjithnjë e më shumë protagonistët e elitave të reja kosovare, janë edhe protagonistë të shoqërisë shqiptare në përgjithësi. Unë jam i sigurt se sot, shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Kosovës dinë për njëri-tjetrin shumë më tepër se sa 10 vjet më parë, njihen shumë më mirë se dhjetë vjet më parë, kanë gjëra të përbashkëta shumë herë më tepër se 10 vjet më parë. Ende sot më vjen të skuqem kur kujtoj se sa pak gjëra dhe se sa pak njohje kishim për Kosovën ne që ishim gazetarë dhe drejtues shtypi në fillim të viteve ’90. Thënë ndryshe, ideja e krijimit të një identiteti kosovar, të ndryshëm nga ai shqiptar në përgjithësi, dhe si rrjedhojë, ideja e një shteti kosovar, të ndryshëm nga ai shqiptar, ka dështuar, tashmë 10 vjet pas largimit të regjimit serb nga Kosova. Po, kemi një Republikë të Kosovës dhe një Republikë të Shqipërisë. Kjo është e vërtetë. Por edhe për sa kohë do t’i kemi kështu? Kemi një muzikë, një letërsi, një kombëtare, një media, thuajse një elitë të re dhe s’kemi asnjë shkak të mendojmë se kemi dhe duhet të kemi dy shtete.
Nuk ka asnjë dyshim që problemi kryesor në këtë rast është insistimi i Komunitetit Ndërkombëtar që kjo të mos ndodhë dhe defaktorizimi i aktorëve politikë lokalë nëse kjo ndodh. I dyti është një problem i zgjidhshëm, që me emancipimin e mëtejshëm dhe me presionin e shoqërisë do të marrë rrugë. Aq më tepër që elita e re politike kosovare, që vjen nga lufta, pa ndikime titiste është shumë më e afërt me Shqipërinë se sa ajo e para vitit 1999.
Zhvillimi ekonomik i përbashkët që vjen nga rruga Durrës–Kukës, do ta imponojë edhe më shumë atë. Nuk është çudi, që ata faktorë që besojnë sot se ky përbën një problem, do ta shohin problemin tek e kundërta, tek dy Shqipëritë në Ballkan.
Ndaj, për hir të të gjithë kësaj, ne nuk kemi pse trembemi nga fraza Tabu: Shqipëri e Bashkuar, e madhe apo etnike. Të gjitha ato, reduktohen në bashkimin e Shqipërisë me Kosovën dhe krijimin e një shteti shqiptar të vërtetë, që pas dhjetë vitesh, ka kaluar shumë pengesa dhe ekziston thuajse si i tillë. Ndaj, nuk është çudi, që në një të ardhme jo të largët, parulla “Shqipëri etnike, kurrgja tjetër” e tifozëve “Kuq e Zi” të shndërrohet në: “Shqipëri etnike, këtë deshëm…”.
Blendi FEVZIU

Shqiptarët kërkojnë integrim në BE, politikanët pengojnë

Flitet boll për populizmin e politikanëve tanë, që shpesh identifikohet me premtimet e tyre të fryra nëpërmjet të cilave gënjejnë elektoratin. Por mashtrimi i elektoratit më shumë se tipar përcaktues i populizmit është karakteristikë e demagogjisë. Natyrisht të dyja janë të ndërlidhura, megjithatë nëse demagogjia është një element që ngjyros përmbajtjen e politikës, populizmi është një formë e caktuar e saj. Shumë shkurt mund të themi se kemi të bëjmë me politikë populiste, kur theksi vendoset tek fryrja e një kërcënimi që shpjegon gjithçka, në raport me të cilin populli, shoqëria apo kombi sendërtohen si entitete homogjene. Pra, në thelb populizmi thekson ndarjen ne (populli, kombi, shoqëria, etj.) dhe ata (komunistët, terroristët, politika e vjetër, korrupsioni, berishistët etj.) duke theksuar kërcënimin e atyre ndaj nesh. Kjo është pak a shumë struktura logjike e populizmit.Po t’i qëndrojmë besnik këtij përkufizimi, vërejmë se në Shqipëri populizmi është tipar themelor i shoqërisë civile, ku bëjnë pjesë jo vetëm OJQ-të, por edhe shkrimtarët, mediat, gazetarët, analistët apo komentatorët e shtypit. Të gjithë kanë një emërues të përbashkët; denoncimin e politikës në përgjithësi dhe politikanëve në veçanti. Në ligjërimin e shoqërisë civile politika dhe politikanët shikohen si gjëma më e madhe që i kanoset Shqipërisë. Kemi të bëjmë me një strukturë tipike populiste; nga njëra anë kemi theksimin e një kërcënimi akut (politikën) dhe nga ana tjetër kemi shoqërinë, popullin apo kombin që përcaktohet në raport me të. Përballë kërcënimit të politikës realiteti kompleks social reduktohet në kategori rudimentare një dimensionale; populli që vuan prej politikës, shoqëria që do të integrohet në BE, por politika e lë jashtë, apo kombi që lyp bashkim, por politika nuk ia jep.
Duke u fokusuar tek denoncimi i politikës dhe politikanëve ky ligjërim fsheh thelbin e problemit: Si ka mundësi që pavarësisht veçorive individuale, politikanët tanë prodhojnë të njëjtat pasoja? Përtej nuancave abuzimet nga njëri pushtet tek tjetri ngjajnë si dy pika uji. Nëse qeveria Nano ndërronte çdo gjashtë muaj drejtorët e doganave, qeveria Berisha ndërron çdo gjashtë muaj drejtorët e Agjencisë Kombëtare të Kthimit të Pronave. Nëse pushteti Nano ishte një përfitim për rrethin e ngushtë shoqëror, pushteti Berisha është përfitim për rrethin e ngushtë familjar. Fakti që dy njerëz kaq të ndryshëm prodhojnë pasoja kaq të ngjashme, tregon se nuk është problem thjesht individësh. Ligjërimi populist anti-politik duke e përqendruar vëmendjen tek individi Rama, Nano apo Berisha injoron problemet më të gjera strukturore që i prodhojnë këta individë. Kështu status kuoja sistemike ruhet duke sulmuar simptomat e saj më evidente; politikanët dhe politikën tonë të urryer.
Herë pas here ky ligjërim anti-politik i shoqërisë civile pasi është lodhur së “rrahuri” politikën dhe politikanët detyrohet të analizojë edhe shkaqet ‘më të thella’ që i prodhojnë ata. Këtu menjëherë mbijnë shpjegimet kulturaliste që theksojnë mungesën e traditës demokratike, mentalitetin apo kulturën politike. Thelbi i kësaj logjike që mbështetet edhe nga ndërkombëtarët është se politikanët shqiptarë nuk mund të jenë më të mirë sesa populli që i prodhon. Këto shpjegime duhen hedhur poshtë pa hezitim! Së pari, sepse ne kemi pasur politikanë me mentalitet tejet demokratik dhe liberal (si Fatos Nano) që kanë prodhuar pasoja anti-demokratike. Së dyti, sepse kategori si kultura në rastin më të mirë prodhojnë shpjegime tautologjike të tipit; mungon kultura demokratike se nuk ka demokraci dhe nuk ka demokraci se mungon kultura akademike. Në rastin më të keq ato prodhojnë shpjegime raciste që e ngrijnë kulturën në një orientim gjenetik. Kështu etja e Berishës për pushtet apo politikat e tij klienteliste në administratë me veriorët reduktohet tek geni i tij ’malok’. Kështu shpjegimet kulturaliste e trajtojnë kulturën si diçka të dhënë që nuk ndryshon në kohë dhe hapësirë, si një thelb që prodhon shoqërinë, por nuk prodhohet prej saj. Ndërkohë çështja shtrohet cilat janë strukturat sociale, arsyet sistemike që prodhojnë dhe riprodhojnë mentalitetin, kulturën apo sjelljen abuzive si tek politikani, ashtu edhe tek qytetari. Jo sepse kultura apo mentaliteti nuk kanë rëndësi, por sepse ato nuk ekzistojnë në ajër jashtë realitetit tonë politik, social dhe ekonomik që jo vetëm e formësojnë, por nga ku edhe formësohen.
Le të marrim një shembull konkret; dështimi i administratës tonë publike. Ky dështim mund të kuptohet vetëm si pasojë e ndërveprimit të disa faktorëve që strukturojnë sot për sot politikën, ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Së pari, Shqipëria sot është një shoqëri me papunësi tejet të lartë si pasojë e një ekonomie të pazhvilluar, e orinetuar drejt shërbimeve dhe tregtisë dhe jo prodhimit. Së dyti, si pasojë e procesit të integrimit, e marrëveshjeve të tregtisë së lirë dhe e disiplinimit fiskal qeveria shqiptare ka hapësirë mjaft të kufizuar politik-bërje në favor të grupeve të caktuara prodhuese, apo shtresave të margjinalizuara, përveç lehtësirave taksore apo institucionale. Së treti, si pasojë e ’fundit të ideologjisë’ dhe depërtimit të logjikës së tregut në marrëdhëniet sociale (më jep – të jap) partitë politike nuk e frymëzojnë më dot elektoratin me ide apo ideologji, por vetëm me interes. Në këto kushte shteti me administratën e tij publike mbetet e vetmja politikë punësimi për partinë në pushtet. Pra dështimi i administratës publike nuk është thjesht pasojë e dështimit të një politikani të caktuar, e mentalitetit klientelist, e mungesës së ligjeve apo institucioneve. Pa trajtuar shkaqet strukturore që prodhojnë sistemin klientelist në administratën tonë reformat ligjore, institucionale dhe trajnimet që BE-ja i ka qejf do mbeten thjesht formalitete të destinuara të vdesin që në lindje, siç ka ndodhur deri tani.
A do të thotë kjo që administrata jonë nuk do të bëhet kurrë? Jo dhe jo. Por kjo do të jetë pasojë e ndryshimeve sistemike që ligjërimi anti-politik nuk i kap dot. Një ndryshim i tillë mund të jetë zhvendosja e klientelizmit partiak nga baza apo rajonet e caktuara gjeografike drejt grupeve të caktuara mediatike apo të biznesit, si pasojë e rritjes së elektoratit gri dhe rënies së rolit të militantëve, sidomos teksa eliminohet mundësia e manipulimit të zgjedhjeve në terren. Sot partitë kryesore po ngjasojnë gjithnjë e më tepër me kompani PR-i, ku një drejtor televizioni konsultohet më shumë se e gjithë kryesia e partisë. Fenomeni Rama është rast tipik në këtë aspekt. Më shumë sesa produkt partiak Rama është produkt mediatik. Më shumë sesa në bazë ai i ka rrënjët në qendër, në raportet me grupe mediatike dhe biznesi. Më shumë sesa tek militantët pa zgjedhje forca e tij është tek elektorati gri që mund të zgjedhë disi. Në këto kushte nuk është çudi që militantët në administratë të zhduken gradualisht dhe të krijohen hapësirat për një administratë meritokratike, pak a shumë siç ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës. Ama administrata meritokratike nesër mund të jetë pasojë dhe instrument i thellimit të kapjes së shtetit, dhe ngushtimit të hapësirës demokratike nga sipër në vend të kapjes klienteliste nga poshtë siç ishte dje.
Por ky nuk është një problem thjesht i individit Rama, Meta apo Berisha, por i vetë sistemit. Dështimet e këtyre individëve janë pasoja dhe jo thjesht shkaqe të dështimeve të sistemit. Pikërisht këtë fsheh ligjërimi populist anti-politik i shoqërisë civile. Ai na tregon papushim derrat e sistemit tonë politik duke fshehur dhe ruajtur mu para syve tanë vetë sistemin që i shëndosh ata. Dhe kjo ndodh sepse tek ne realisht mungon shoqëria civile, por kjo është një temë që do ta trajtojmë më vete nën titullin mediokër Përse nuk kemi shoqëri civile?
Nga: Blendi KAJSIU

Shenjteria e votes

Aksioma per shenjterine e votes ne nje sistem demokratik, eshte aq e lashte sa edhe vete ekzistenca e sistemeve demokratike ne shoqerine njerezore. Askund me shume se ne Shqiperi, te gjithe perbetohen per shenjterine e votes, madje me shume se edhe per vete simbolet e burojne ne kete koncept nga Hyji. Ne cdo vend te botes, aty ku “de jure” ekzistojne sisteme demokratike, ka patur, ka dhe do te kete probleme me voten, sidomos kur ajo pasi eshte hedhur nga zgjedhesit, duhet te numerohet. Rastet nuk mungojne qe nga demokracite “par exelance” te SHBA-ve ne rastin e duelit te vitit 2000 ne mes Al Gore dhe G.W.Bush dhe deri ne Afganistan, shtet i cili mund te thuhet se eshte ne hapat e pare te ndertimit te nje shteti demokratik.
E per tu kthyer ne Shqiperi, tek tabllote tashme te perseritura prej thuajse dy dekadash kryesisht ne perballjet me zgjedhjet parlamentare, ku problemi fatkeqesisht vazhdon te bartet. Te gjithe bien dakort ne nje pike: me perjashtim te zgjedhjeve te 22 marsit 1992, ne te gjitha rastet, palet kane patur aknesa per vjedhje dhe keqnumerim te votave. Edhe sistemi thuajse I transparences maksimale te vitit 2009, la pas shijen e keqe te numerimit te votave sipas interesit. Vete raporti i nderkombetareve (per mendimin tim, arbitra te pamerituar te proceseve zgjedhore ne vend- port e domosdoshem ne kushtet e paaftesise se klases sone politike), nenvizoi se ne nje te treten e qendrave te numerimit, numerimi ishte i keq apo shume i keq.
Pa dashur te futemi ne nje analize te rradhes te asaj qe ka ndodhur net e vertete ne qendrat e numerimit te zgjedhjeve te ketij viti, problemi mund te trajtohet qarte ne sensing politik, sic ka ndodhur jo rradhe here keto vite ne Shqiperi. Partia Socialiste, permes forumeve te saj, kryesisht Kryetarit Edi Rama, mbron tezen e “vjedhjes se mandateve te opozites” permes keqnumerimit te votave. Opozita e madhe ka paraitur sipas saj, edhe pretendime konkrete per zona te vecanta sic eshte Shkodra, Berati, Tirana etj. Tashme edhe publikisht, kryeministri Berisha dhe PD-ja, kane paraqitur opsione per mundesine e keqnumerimit te votave ne te njejtat zona, apo ne zona te tjera te Shiperise ne zgjedhjet e ketij qershori. Pra, direkt apo indirect, “aktoret kryesore” te politikes, jane ne nje linje edhe me raportet e nderkombetareve sa I takon numerimit te votave.
Per hi rte realitetit, procesi i certifikimit te zgjedhjeve parlamentare, ka perfunduar sipas te gjitha etapave dhe standarteve te percaktuar ne kod. Natyrisht, ka patur, ka dhe do te kete edhe ne takimet e tjera elektorale, pakenaqesi nga palet, sidomos ato e humbin zgjedhjet. A eshte shkelur kodi apo ligjet e vendit ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve apo ne Kolegjin Zgjedhor, eshte nje ceshtje e nuk mund te zgjidhet ne asnje menyre nga forcat politike, por nga institucione te tjera te ngarkuara per te verifikuar fakte, nese ka dhe zbulohen. “Vula” perfundimtare ketij procesi, iu vendos me votimin unanim 7-0 te shpalljes se rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve nga komisioneret e KQZ-se, pasi u konsumuan ankimimet e subjekteve ne Kolegjin Zgjedhor.
Askush ne Shqiperi, nuk ka qene me i interesuar se kryeministri Berisha per te mbajtur pushtetin ne zgjedhjet e qershorit, sic edhe askush nuk ka qene me i interesuar se Edi Rama per ta marre ate pushtet. Ne kete linje, te gjitha pretendimet e paleve se komisioneret e qendrave te votimit apo te numerimit nuk kane patur ankesa, nuk kane shenuar asgje ne proces-verbale etj., nuk ka pse te sherbejne si justifikim per te mos hetuar shenjterine e votes. Ne nje vend si Shqiperia, ku vlera e nje vote eshte akoma e barabarte me nje thes miell, apo ku komisioneret “dalin ne shitje” diten e zgjedhjeve sic edhe futbollistet ne merkato, efektiviteti I punes se tyre apo edhe I ndershmerise deri ne besnikeri ndaj ngjyres e mbrojne ne komisione, vihet rende ne dyshim. Ne ndihme na vijne edhe zgjedhjet e tjera te zhvilluara jo vetem ne nivel kombetar, por edhe lokal apo te pjesshme.
Ne nje shtet normal, vullneti i institucioneve, eshte gjithhere i pakontestueshem, ofte edhe nga vullneti shtetberes e shtetformues politik. A mund te thuhet kjo per Shqiperine? Jam I mendimit, sic edhe pjesa me e madhe e shqiptareve, se kjo nuk vlen per vendin tone. Ne me pak se dy dekada, koha tregoi se tek ne vullneti politik eshte cdo here mbi ate te institucioneve apo ligjeve te prodhuara pikerissht nga marreveshje te subjekteve politike. Rastet jane te shumta dhe nuk ia vlen te permenden, e nga shkarkimet e titullareve te institucioneve kushtetuese, moszbatimi i vendimeve te Gjykates Kushtetuese e keshtu me rradhe. Kur eshte e nevojshme, apo gjendet gjuha e mirekuptimit, harrohet gjithcka dhe rruget gjenden per te aritur ate cfare kerkohet nga partite politike apo lideret.
Ne kete pike te bojkotit te opozites, e cila eshte e acaruar deri ne prag te percarjes brenda rradheve te saj, Edi Rama kerkon me ngulm te happen kutite e votimit, duke kushtezuar edhe futjen ne Kuvend te jo pak, por 63 deputeteve socialiste. “Arma” me e forte dhe e vetme pas te ciles Rama mban jashte Parlamentit thuajse gjysmen e deputeteve, por edhe rikonfirmoi veten ne krye te PS-se, eshte pikerisht tjetersimi (sipas tij) i votes se shqiptareve. Cdo te ndodhte nese do te hapeshin disa kuti votimi nga ato qe kerkon opozita, pse jo edhe te tjera qe me te drejte do te kerkonte mazhoranca aktuale? Te gjithe bien dakort, se nuk do te ndryshonte konfigurimi aktual i votave ne Kuvend: PS dhe PD do te ruanin te njejtin numer deputetetesh, sic edhe subjektet e tjera e perfaqesohen atje. Sipas gjasave, duke u nisur nga vullneti politik, gjithcka do te konvertohej ne “fitore” apo “humbje” morale per njeren nga palet, por sigurisht me pasoja te pashmangshme ne jeten politike te vendit ne muajt ne vijim. Cilat jane skemat e mundshme ne rast te celjes se disa kutive te votimit, gjithmone nese do te arrihej pas nje vullneti politik te paleve?
Nese Edi Rama ka te drejte dhe konstatohet tjetersim rezultati ne zonat e kontestuara nga opozita, mazhoranca do te humbiste pike moralisht, por do te ishte ne doren e saj te vijonte apo jo qeverisjen e vendit, pasi vete kryesocialisti ka deklaruar me shume se nje here se nuk kerkohet ndryshim rezultati ne tavoline. Ne kete pike, “humbja” e mazhorances do te ishte minimale dhe me mundesi rekuperimi deri ne fund te mandatit 4- vjecar. Nese pas numerimit te votave, rezultati ne kutite e numerimit nuk do te ndryshonte, apo do te ishte serish i paperfillshem, mazhoranca do te konsolidohej dhe jo vetem moralisht. Sipas gjasave, ngaa vete deputetet e PS-se, Edi Rama do te vihej para pergjegjesise, nisur edhe nga faktet e protestave popullore te paralajmeruara, te cilat vecse shtojne tensionin politik ne vend. Ne kete variant, Rama jo vetem do te humbiste moralisht, por sipas gjasave do te detyrohej nga brenda subjektit te tij, te arrinte mbase deri ne doreheqje nga te gjitha postet. Natyrisht, kjo do te ishte nje skeme “fituese” per mazhorancen, por edhe ata kundershtare te pakte te Rames, te cilet do te rizgjoheshin per kreun e PS-se.
Ka edhe nje skeme tjeter, te pakten teorike. Ne “bastionet” e saj mund te kete “keqnumeruar” opozita, ndersa ne bastionet e veta mund te kete “keqnumeruar” mazhoranca. Ne kete pike, nuk do te kishte nje zgjidhje as morale, as politike por thjeshte do te vazhdohej me sloganin e famshem te fillimviteve ’90 “bashkefajtore dhe bashkevuajtes”.
Pavaresisht asaj cfare deklarohet publikisht apo ne studio televizive, fakti i te qenit antar i NATO-s, nuk detyronte Shqiperine te realizonte zgjedhje perfekte dhe me standarte evropiane ne qershor 2009. Pozita dhe opozita, per arsye te perfitimit te tyre apo edhe te kartes se zgjedhjeve te manipuluara ne rast te humbjes se tyre te parandjere, penguin direkt apo indirekt realizimin e disa etapave jetike per te garantuar procesin delikat ne Shqiperi. Implikimi i politikes dhe i vullnetit te saj, ka shoqeruar te gjitha etapat pergatitore, madje edhe diten e zgjedhjeve e me pas. Nga ana tjeter, antaresimi ne NATO ne prill dhe zgjedhjet ne ershor, nuk jepnin asnje shans te ndikimit te ketij akti, ne standartet e zgjedhjeve, per shume arsye mbi te gjitha ato te vullnetit politik. Ne keto dy dekada, eshte kjo skema qe ka zgjedhur per te ndertuar shtet e institucione vendi yne dhe si pasoje, edhe ndryshimi I kesaj skeme, duhet te filloje nga vullneti politik. Hapi i pare sigurisht, jane zgjedhjet. Permes tyre direkt apo indirekt, percaktohen edhe vullnetet politike dhe pesha e tyre ne shtetberje apo edhe ne jeten e perditshme te nje vendi.
Blerti DELIJA

Mreme neTirane u ndezen sirenat…

Mbrëmë, shefi i opozitës më solli ndermënd Odisenë me marinarët e vet duke gulçuar me “anije” tek strofka ku rrin qeveria. Bertiste se i janë vjedhur votat, bertiste të hapet kutia e votës, (Pandorës), ku mund të dalin të keqia shumë, të keqia që mund të risjellin efektin e kohëve kur Perandorët grumbullonin perkrahës ti hakërrehen njëri-tjetrit, se janë të fortë e mund ta marrin fortesen…
Mbrëmë, nocioni “votë e vjedhur”çliroi moskuptueshmeri. Ata  që mbushën sheshin e perceptojnë veten të ndershëm e poziten hajdute, sikunder PD-ja “bën be në kokë të Mediut” se i është vjedhur një mandat deputeti në Fier. Duket se një pjesë kërkom voten e vjedhur e një pjesë mbron po votën e vjedhur. E qarta është se  të gjithë janë të bindur se vota u është prekur, vjedhur. E paqarta është se nuk dihet kush  vodhi e në cilat kuti shkuan më shumë, pasi komisioneret, si të majtët, ashtu edhe të djathtët, kane firmosur procesverbalet, duke i dhënë ligjshmëri parlamentit, pikë për pikë me kushtetutën.
Mbrëmë, Tirana ndezi sirenat e alarmiti, duke i dhënë kryeqytetit pamje, si ato të epokës antike të Romes së lashtë. Shqipëria nuk dihet se për ku është nisur. Të gjithë europianët diçka kanë folur nëpër dhëmbë, veç ambasadorit amerikan John Withers që po matet, e, mbase flet sot. Por ajo çka është shqetesuese, vjen nga gjithka, nga gjithçka shihet sot. Qeveria është e vëndosur të mos tolerojë, megjihë sirenat e zhurmshme të njerëzve plot irritim që janë nisur për rruge të gjatë, sa s’dihet se për ku.
Pra, analiza është pak e vështirë. Nuk din të thuash, është emancipuar apo ç’orientuar politika shqiptare nga bashkëpunimi i LSI-së me PD-në, fituese e zgjedhjeve të 28 qershorit, veprim ky që zëmëroi fort opozitën, aq sa për ti thënë jo jetës parlamentare dhe për të ndezur sheshet.
Shumë kolegë po bëjnë o Kasandrën, o Shtrigëri për të hëngër  qeverinë, o servilizëm ndaj fituesit. Logjika pa emocione nuk po duket askund. Ajo duket se për shqipërinë aktuale i përket vetëm eposit dhe hipotetizmit. Në dy polet politike.Si në linjën vertikale, ashtu edhe horizontale, kryetari socialist, mëndimin ndryshe atij, e quan o budallallek, o grupim armiqësor. Atij më së pari duket se interesi i tij duhet medeomos tu imponohet gjithë të majtëve, e mundësisht gjithë shqiptarëve, jo vetëm në interpretim, por edhe në veprim.
Vërtet Meta, ka qënë përgjatë gjithe kurbës politike kundërshtar potencial i Berishës, ashtu sikundër jo rrallë i Nanos, Mediut, Bashës, Gjinushit, Milos etj. Një figurë pra e parekrutueshme, carizmatike e idealiste. Pra, nuk ka kërkuar furrik për të ngrohur vezë dhe në momente kthesash nuk ka amplifikuar stil përshtatjeje për poste e afera.  Sot, ai u akuzua fort, bash në kryq të Shqipërisë, në Tiranë, nga opozita, jo e pakonsiderueshme, qe është çuar në bisht, o te kryqezoi, o te kryqezohet.
Kapërcimi i kapërcejve politikë kërkon guxim natyrisht. Edhe kësaj here, shpetimtari per momentin i qeverise, njeheresh zevendes kryeminister e minister i jashtem, shpreson që staturen mund ta rrite, pavarësisht sa e gjërë apo sa e ngushtë mund të jetë rruga e qeverisë së sapo pagëzuar. Bashkëqeverisja nuk di nëse mund të komentohet si nënshtrim ndaj tjetrit ose si Pazar i pistë. Edhe në formën më të thjeshtë të shkrueshme, do ishte injorancë fjala vjen, që edhe në familje të kenë të gjithë bindje të njëjta politike, siç mund të pretendoi kryefamiljari. Nëse një çift nuk voton njëlloj, atëherë i takon të bëjë jetë o të pistë, o për interes, në atë farë logjikimi. Kjo vlen për gjithë politikën.
Familja socialiste, në këtë kënd vështrimi, nuk e di se si jeton me një kryetar si ai. Me ç’ model  do e bëjë partinë, si do e pastrojë, si do krijojë politika e programe që të gjithë të jenë në një mëndje me të dhe  të marrë e më tej të mbajë ndonjëherë pushtetin?
Berisha tashmë po i këput një nga një të gjitha hallkat e një politike të tille, duke treguar pjekuri, sikundër Meta që do ishte Medalion për Ramën dhe jo tregtar votash, nëse i bashkohet kryebyshkiakut të Tiranës, në atë post edhe me votat e Metës.
Sikur të kishim patur konfiguracion të kundërt, pra Rama të kishte siguruar votat e Berishës e Berisha të Ramës si do ishin problemet? Jam i bindur që më së paku Berisha do ishte  në parlament duke u përpjekur per ti çkallajisur kallajin shumicës, pra PS-së e LSI-së, e jo duke shkyer brekët e veta shesheve neper mitingje qe edhe mund te dalin nga disiplina e nje opozite jo dhe aq solide.
Ka perënduar qysh me Nanon politika konfliktuale, politika e interesave të shkurtëra. Nuk ka me kapo ku u duhet çuar edhe oturaku në piknik.
Po sa të qetë e të gjatë thua ti, do e ketë jetën kjo qeveri pas asaj qe pame mbreme?
Meta në momentet më të mira të tij, pra të forcimit të strukturave e rritjes së reputacionit, çka mund të ngjasë pasi të marrë 20 për qind të tortës qeverisëse në gjithë vëndin, a mund ta lërë të qetë qeverinë, apo edhe mund ta çoi në zgjedhje të parakohshme Shqipërinë, pasi qeveria nuk degjon nga ai vesh qe vijne zhurmat e daulles se mitingjeve?
Këto janë dilemat që duhet të analizohen, pra të merremi me thelbësoren, jo me ngjarjet apo personat. E qartë është që qetësi nuk do ketë. Por, edhe në ndodhtë rënia, pra ndërprerja e mandatit dhe krijimi i një qeverie teknike për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, Meta kam bindjen se prapë do jetë i akuzuar i Ramës dhe ky i fundit sërish nuk mund të jetë më i fortë se më 28 qershor, parë edhe në planin e çorientimit aktual të së majtës së trumaksur e të telefosur.
Gjithsesi, të vjen keq që një opozitë e tillë nuk është akoma në lartësinë e një organizmi të gjallë imunitar në përballje me situatat dhe në përshtatje me aspiratat e një populli që tendencat i ka drejt perëndimit, qe ka aplikuar per anetaresim ne BE.
Pjesa e majtë e trungut të kësaj qeverie ndoshta do votoi kundër edhe në disa nga ligjet që kërkrojnë votim të thjeshtë. Kështu mund të jenë ligji për lustracionin, ligji për legalizimin e veprimtarisë së homoseksualizmit e lesbizmit etj, ku LSI mund të mbrojë sallën të mos ndyhet e qelbet duke xhveshë shpatën e moralit kundër, me votë. Kjo forcë politike betejën kundër korrupsionit nëse e zhvillon thjesht para mikrofonit në foltore, siç kanë bërë Braçet, Blushët e Xhuvelet dhe jo konkretisht, normalisht do shëndërrohet në një parti sa ajo e Mediut a Milos. Është normale që partitë pupla ti marrë era e ti gremisë.
Mund të mëndohet me optimizëm se nëse e majta rikthehet në parlament, pas lodhjes ne shesh a fjaleve ne vesh, kjo qeveri do jetë  në zenit të politikave integruese drejt BE-së, përndryshe ajo mund të jetojë tërhiq e mos këput. Kjo, edhe për frikën që ka LSI nëse largohet nga koalicioni, pasi partia socialiste që duhet të jetë në rresht nga deputeti e deri tek pastruesja e shkallëve të selisë rozë, mund të bënin pse jo, ata koalicion me Berishën.
Në politikën shqiptare ndodh çka nuk pritet e pritet çka nuk ndodh.
Sokol Pepushaj

Dukagjini, tokë e begatë trimash Shpata e malsoritt, asht ndera e vatanit

Nuk është aspak e lehtë të shkruash pak rreshta historike për Dukagjinin dhe Shalen, historia e së cilës është e lidhur si mishi me kocin. Të përmendesh fjalën Shale, do të thotë se ke pëmendur Dugagjinin, një ndër krahinat më heroike të popullit,shqiptar.
Emri i Shales dhe banorët e Dukagjinit, e përmenden qysh herët, në analet e historisë së popullit shqiptar. Vendasit autoktonë, sepse shtëpitë e tyre gjenden pranë maleve të larta, të njohur në histori si dëshmitare e luftrave dhe përpjekjeve të pareshtura të banorëve vendas, për të ruajtur trojet stërgjyshore ndër shekuj nga synimet grabiqare e asimiluese të të huajve.
Historia e Shales, është e shkruar me gjak trimash malësor. Vendasit përmes bijve trima ndër shekuj, i kanë dalë zot me besë gjithmonë këtyre malëve, që ishin fole e ngrohtë e jetës së tyre. Këtu gjetën strehim shumë luftëtarë të lirisë, këshillime e kuvende burrash, bujari e mikpritje tradicionale shqiptare, përkrahje, mbështetje me vullnetar trima e besnik, ndihma materiale e veshmbathje, duke kaluar nëpër këto shtigje të vështira, por të dashura për mikun e dashamirin, dhe flakë e barut për armikun që shkeli me egërsi këto kreshta të trimave shqiptarë.
Duke shfletuar arkivat historike të historianëve,te tille gjen emrin e trimit Lulash Dashi nga Shala i cili me nje heroizem te papare luftoj ne Gimaj te Shales ne shtepine e mikut te vet Bal Prela i rrethuar nga forcat zogiste qe kerkonin te nenshtronin Shalen dhe krejt Dukagjinin”por trimi Lulash Dashi i ndihmuar nga miqte e ti bajraktaret e e Dukagjinit sidomos nga bajraktari i Gimajve Mark Avdia arriti te çaje rrethimin duke  luftuar  me heroizëm në mes të zjarrit.ushtaret zogiste, kërkonin të zhduknin të gjithë banorët vendas përmes krimeve që kane bërë edhe në zona të tjera ku këmba e tyre shkeli.
Trimi Lulash Dashi,si biri i Shales i lindur dhe i rritur aty,me aktin e ti heroik ai ka nderuar Shalen,Duagjin,e malesine mbare,siç thote nje kenge e moçme e treves se dugagjinit.
Ne Gimaj Shales,kush ka degjua,Lulash Dashi asht rrethua,ne   shpine e mikut te vet tu luftue.
Ushtria e zogut e ka rrethua,bajraktart ne kambe jane çua,Ket djale shale me ndihmua.Mark Avdia ne krah i ka dale.
Si shaljane si bajraktare,Lulash Dashin ne kulle e ka takue,I ka thane mos me u dorzue.
Ne kulle t’Bal Preles lufta fillon,Lulash Dashin ora shals e ndihmon,çan rrethimin tu luftua tane shalen e ka nerua.
Shala dhe Dugagjini do te ngelen ne histori si zonat qe nuk kane pranuar as nje here sundimin e te huajve,kjo treve ka nxjerre trima te cilet nuk kursyen as jeten per kulturen,zakonet burrerine e Dugagjinit.
Me rastin e 101 vjetorit te lindjes se trimit Lulash Dashi,prej Okolit,Theth,Shale Dukagjinit
Gjin Sokoli

Per 7 dite Italia ne qender te vemendjes boterore

Italishtja, mes artit, shkences dhe teknologjise, do te jete tema e edicionit te 9-te te Javes se Gjuhes Italiane ne Bote, qe do te zhvillohet nga data 19- 25 tetor 2009. Kete vit, koencidencat me kete veniment qe perfshin edhe Shiperine, jane vertete te vecanta. Java e Gjuhes Italiane ne Bote kete vit, ecen parallel me disa pervjetore: 400- vjetori i vezhgimeve te para astronomike te Galileit me teleskop dhe 100- vjetori i lindjes se Futurizmit. Njekohesisht, viti 2009 eshte zgjedhur nga OKB-ja si “Viti Nderkombetar i Astronomise”. Eventi eshte pjese e festimeve per “2009- Viti Evropian i Krijimtarise dhe Modernizmit” i shpallur nga Komisioni Evropian. Aktivitetet kulturore te Javes se Gjuhes Italiane ne Bote- edicioni i 9-te, do te vene ne dukje kreativitetin italian ne art, ne shkence dhe ne teknologji dhe raportet e saj me kreativitetin gjuhesor, qe pergjate historise ka dhene mjaft kontribute per pasurine gjuhesore evropiane e universale: nga mizika tek lirika, nga artet figurative tek arkitektura, nga shkenca tek teknologjia, nga moda tek dizenjimi, nga kenga tek sporti, nga ushimet tek arti i kuzhines. Java e Gjuhes Italiane ne Bote lindi si iniciative ne vitin 2001 nga nje ide e Akademise Kruska dhe te Drejtorise se Pergjithshme per Promovimin dhe Bashkepunimin Kulturor, nen kujdesin e Larte dhe te vecante te Presidentit te Republikes se Italise. Nga viti ne vit ajo ka fituar perhere e me shume force dhe nje numer gjithnje ne rritje te pjesmarresve, i mbeshtetur fuqishem nga Institute te Kultures dhe Ambasadat e Italise kudo ne bote. Ne Shiperi, Java e Gjuhes Italiane ne Bote, perhere ka qene nje feste e rinovimit te miqesise tradicionale ne mes dy popujve.
Ne kete kendveshtrim, Shkodra sic edhe disa qytete te tjera, kane qene te privilegjuara, nisur nga perzgjedhja si arena te shpalosjes se vlerave, permes aktiviteteve te shumta dhe te larmishme. Me mbeshtetjen dhe sensibilizimin e Konsullates se Italise ne Shkoder, te konsujve italiane, ky eveniment eshte bere pjese e gjallerimit te jetes artistike te qytetit, duke fituar “te drejten e qytetarise”.
Shpresojme dhe urojme qe edhe kete vit, me mbeshtetjen e pakursyer te Konsullates Italiane dhe te konsullit Stefano Marguccio, evenimenti te terheqe vemendjen e nje numri sa me te madh te pjesmarresve, per te treguar edhe njehere se Shqiperia dhe Italia kane nje ure te fuishme lidhjeje Shkodren dhe Konsullaten e Italise ne qytetin me te madh verior.
Blerti DELIJA

Italishtja ne shkollat shqiptare

Dy jane programet e mbeshtetura nga Qeveria italiane per nje shtrirje me te madhe te italishtes ne shkollat shqiptare, ku aktualisht rezulton akoma jo ne te njejtin nivel me marredheniet e shpeshta ekonomike kulturore me italine dhe me perhapjen e njohjes se gjuhes se folur italiane, e cila kuptohet nga 70/80% e popullsise dhe flitet nga 50%e saj.
1-Programi Iliria
Programi Iliria, ka nisur ne vitin 2002 ne klasat e treta te shkollave fillore dhe ne ne vitin e pare te shkollave te mesme te shtrira ne 19 rrethe, dhe ka si objektiv mesimin e gjuhes italiane si gjuhe e huaj primare ne shkollat 9-vjecare dhe ato te mesme, me qellim qe brenda vitit 2010, rreth 10% te nxenesve te mesojne italiashten si gjuhe te pare dhe si rrjedhoje te lejoje zgjedhjen e italishtes si gjuhe e huaj primare ne te gjitha shkollat shqipetare ne te cilat parashikohet studimi i nje ose me shume gjuheve te huaja.
Ne kete vit shkollor 2008-09 italishtja mesohet ne 19 rrethe me 38 shkolla 9-vjecare dhe 24 shkolla te mesme me mbi 23.000 nxenes.
2-Seksionet dygjuheshe italisht-shqip
Marreveshja midis dy Qeverive ne quadrin e Memorandumit te kuptimit te 26 prillit 2002, lejoi formimin e e Seksioneve Dyghuheshe italisht-shqip e cila parashikon, ne te mire te dialogut midis dy kulturave, mesimdhenien e gjuhes dhe kultures italiane ne nivelin e gjuhes  shqipe dhe perdorimin e gjuhes perçuese italiane per disiplina te tjera per rreth 52% te orarit javor.
Studentet e diplomuar ne keto seksione mund te regjistrohen ne Universitetet italiane, ne te njejtet kurse per te cilet diploma u lejon ne Universitetet shqiptare, pa qene e detyruashme t’i nenshtrohen provit te gjuhes italiane dhe jashte kuotave te lejuara normalish per studentet e huaj.
Keto seksione, te cilat funksionojne ne Shkollen e mesme te Gjuheve te Huaja “Asim Vokshi” ne Tirane nga 1998/99 dhe ne shkollat e ngjashme “Shejnaze Juka” ne Shkoder dhe “Faik Konica “ne Korçe nga 2000/2001, perdorin nje kurs studimi katervjecar ne Itali.
Seksione:
“Asim Vokshi” ne Tirane
“Shejnaze Juka” ne Shkoder
“Faik Konica” ne Korce
Stafi mesimor: tre mesues, te derguar nga Qeveria italiane, per cdo seksion- dy per gjuhen dhe letersine italiane dhe nje per matematike dhe fizike- bashkepunojne me stafin e mesuesve shqiptare
Lloji i shkolles: Seksionet Dygjuheshe italisht-shqip kane mbizoterim te lendeve natyrore dhe shkencore, edhe pse jane pjese e Liceve Gjuhesore.
Ne vitin shkollor 2008-09 rreth 270 nxenes ndjekin Seksionet Dygjuheshe italisht-shqip:
-108 ne tirane (Liceu Asim Vokshi)
-65 ne Shkoder (Liceu Shejnaze Juka)
-85 ne Korce ( Liceu Faik Konica)
Seksioni i pare Dygjuhesh filloi te funksionoje ne Tirane ne shtator te vitit 1998, dy seksionet e Korces dhe Shkodres e kane filluar aktivitetin e tyre dy vjet me vone, ne shtator 2000. Shume nxenes jane tani ne Univetsitet ne Itali, fale vleres se diplomes se tyre e barasvlefshme me deftesen  e pjekurise italiane me qellim studimet universitsare.
Ne te gjitha Seksionet nevoja e bashkepunimit midis mesuesve italian dhe atyre shqiptare, e mbeshtetur nga bashkepunimi me vlere i Drejtoreve te ketyre Liceve, solli ne organizimin dhe istitucionalizimin e takimeve formale periodike mes shkollave per krahasimin, verifikimin dhe programimin e formimit didaktik te integruar dhe multidisiplinor: mbledhjet e kolektivit, te parashikuara si ne shkollat italiane, jane nje element tjeter strukturor ne baze i ketyre Seksioneve aspekte te dy sistemeve shkollore shqiptare dhe italiane. Per nje zhvillim pozitiv te organizimit te brendshem te Seksioneve dhe permiresimin e vazhueshem te mesimdhenies zhvillohen periodikisht iniciativa formimi profesional, te organizuara dhe te mbeshtetura financiarisht nga Italia, me ane te Ambasades italiane ne Tirane, per te gjithe mesuesit italiane dhe shqiptare.
3. Ne vitin shkollor 2007-08 ne sistemin arsimor publik, italishtja eshte zgjedhur nga rreth 21,000 nxenes si gjuhe e huaj e dyte

SKLLAVEERIA MODERNE

Gjithhere ia vlen ti kthehesh nje teme, teksa veren se je vete subjekt dhe objekt i saj, bashke me nje numer jo te paperfillshem “bashkevuajtesish”. E perdor kete term, duke qene “i privilegjuar” ne pozicionin e gazetarit nga nje periudhe rreth 15 vjecare, prej te cilave tashme rreth 12 vjet ne media lokale vizive dhe kombetare, sic edhe shume kolege te tjere e do te lexojne jo pa durim keto rreshta.
Perpara njeriut, ka ekzistuar “fjala”. Mbase nuk eshte ekzaktesisht keshtu per materialistet apo ateistet, por e permend si fakt per te justifikuar rendesine e trajtimit te temes se gazetarise si profesion dhe lirise se usshtrimit te saj ne vend. E pra ne, gazetaret, jemi vertete te privilegjuar pasi na eshte besuar pikerisht menaxhimi i “fjales”.
Askush nuk ka lindur besoj gazetar. Ne rastin me te mire, kemi patur disa aftesi apo dhunti, te cilat jane persosur me ane te shkollimit profesional, shkollimit autodidakt dhe trajnimeve apo edhe permes eksperiences se akumuluar ne vite. A eshte e lehte te jesh gazetar ne Shiperi? Aspak! A eshte lehte “te behesh” gazetar ne Shiperi? Shume e lehte! Mjafton te te besohet ne dore nje stilolaps, nje bllok, nje mikrofon, diktofon, kamer apo aparat fotografik dhe je gazetar, fotoreporter etj. Sigurisht, duhet te kesh edhe nje hapesire gazete, televizioni, interneti per te menaxhuar pikerisht “fjalen”. Kush e ka ne dore kete pushtet, per te na dhene ne pushtet e te kemi peshe ne jeten e cdo individi apo shoqerie njerezore? Deri ne keto momente, jane dy rruget: shkollimi si gazetar dhe punesimi ne nje media. Varianti i pare, te pakten deri tani, nuk ka dhene rezultatet e pritshme. Ne rastin me te mire, studentet e diplomuar te gazetarise, perfundojne ne zedhenes, drejtore te marredhenieve me publikun ne shtet apo privat dhe nje pjese shume e vogel ne media. Fatkeqesisht, duhet pranuar edhe niveli jo i kenaqshem i gazetareve “te prodhuar”, me shume per faj te arsimimit se sa mosimpenjimit te tyre gjate shkollimit, sidomos ne gazetarine audio-vizive. Pjesa me e madhe e gazetareve (fatkeqesisht te gjithe identifikohen me te njejtin emer!) jane “prodhime” te mediave ku ato punojne. Larg cdo xhelozie, duhet pranuar se edhe ne kete drejtim nuk kane munguar “zbulimet” e spikatura edhe te “boseve” te medias, por ne mase te madhe, kane rezultuar te demshme per gazetarine ne pergjithesi.
Po pse ngurrojne te diplomuarit ne gazetari te infiltrohen ne media, pavaresisht nivelit te shkollimit (te pakten disa gjera dhe rregulla teorike mendohet se i kane perfituar ne universitet!)? Arsyet jane te shumta dhe lidhen me panoramen e krijuar apo ndertuar sidomos pas vitit 1997 ne tregun mediatik ne Shqiperi. Pikese pari, vijon “te geloje” fatkeqesisht “puna e zeze” dhe pa asnje rregull loje. Kjo vlen per te pakten 90% te ketij tregu, duke qene tregu me informal ne vendin tone. Per ta shkoqitur: puna per nje gazetar fillon mengjesin e dites se hene ne oren 8 apo 9 te mengjesit dhe perfundon ne oret e vona te darkes se dites se diele, dites se fundit te javes, per tu perseritur keshtu pambarimisht per aq kohe sa sherbimet i tij i vlejne medias ku punon. Teteoreshi eshte nje fjale e pakuptimte ne kete treg, sic edhe dita e pushimit javor. Natyrisht, as qe mund te diskutohet per semundje, te cilat kaplojne cdo te vdekshem, ku cdo dite pune duhet shumezuar thjeshte me zero per te llogaritur rrogen e asaj periudhe. E drejta e pushimit vjetor, nuk njihet dhe ne rastet me fatlume kur akordohet, gjithmone sipas interesit te medias dhe jo te punesuaarit, nuk paguhet. Asnje dite pune ne kete treg, nuk te sjell perfitim per pleqerine e mundshme (gjithmone nese je fatlum dhe e arrin ne kete profesion) dhe duhet me ate cfare arrin ti marresh “dore per dore” punedhenesit.
Kjo sa i takon kushteve qe ofrohen ne pjesen derrmuese te mediave shqiptare. Te flasim pak edhe per anen profesionale. Gazetari eshte “nje arme e forte” ne duart e pronarit per te permbushur interesat e ai ka. Ky eshte vertete nje postulat apo nje aksiome, qe nuk ka nevoje te vertetohet, pasi tashme njihet edhe nga jospecialistet e mediave. Media ne vetvete, eshte nje instrument i forte per te ushtruar presion ndaj politikes dhe pushtetit, sic edhe per t’iu nenshtruar politikes ne momente te caktuara, deri ne vasalitet pa kushte. “Viktima” apo “kurbani” ne te dy rastet, eshte serish gazetari, i cili eshte gjeja me e lehte per tu sakrifikuar deri ne “flijim” mediatik. Nuk eshte rastesi e pak dite pas zgjedhjeve, u tronditen redaksite e lajmeve te shume mediave, edhe me prestixhozet e te fuqishmet ne vend.
Qe ne vitin 2005, keto probleme kane qene ne fokusin e punes dhe perpjekjeve te Unionit te Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV Albania). Me te gjitha menyrat dhe hapesirat, jemi perpjekur te sensibilizojme, e nga koleget tane, deri tek instancat me te larta te shtetit. Jo pa krenari duhet praanuar se pikerisht UGPV Albania ka qene e para e ka trajtuar publikisht keto ceshtje, madje duke i bere thirrje te gjithe faktoreve te tjere per bashkepunim ne interesin e perbashket jo vetem te gazetareve, por edhe shoqerise e Shqiperise. Jemi te bindur, sic edhe kemi qene, se asnje grupim apo shoqate e vecuar, nuk mund te arrrije ate cfare te gjithe ne kerkojme: Gazetaria te kthehet ne nje profesion, i cili duhet te kete nje instance qe e licenson, e kontrollon por edhe e mbron nga sulmet e ndryshme. Nese kjo arrihet, gazetaret do te jene me te qete, me dinjitoze, me profesionale, me te pergjegjshem, me te mbrojtur, me te fuqishem ne percjelljen e “fjales” tek audienca.
Nuk kemi pse ta fshehim kenaqesine per krijimin e Unionit te Gazetareve te Shqiperise per shume arsye, mbi te gjitha per faktin e thjeshte se ai lindi si nje sindikate ne mbrojtje te gazetareve. Me shume se njehere, i jane drejtuar thirrje miqesore por edhe zyrtare kryetarit te UGSH-se Aleksander Cipa per bashkepunim ne interesin e perbashket. Pse jo, UGSH mund te kishte sherbyer si ombrelle e te gjitha shoqatave te tjera, pse jo edhe si zanafille e nje organizmi e mund te jete “Urdhri i Gazetarit”. Deri me tani, ne keto vite te ekzistences se vet, UGSH-ja tregoi se eshte thjeshte nje shoqate me shume ne panoramen mediatike ne vend. Madje, “aktivizohet” vetem kur cenohen interesat e gazetareve VIP te Tiranes, thjeshte per te ushtruar presion ndaj punedhenesve per te marre pagat e prapambetura. Edhe nje kontrate qe para disa viteve u nenshkrua nga UGSH-ja me Ministrine e Punes ne nivelin e pare dhe u trumbetua si fillimi i nje ere te re, mbeti thjeshte ne kete nivel, pa u zbatuar ne nivel rajonal te Zyrave te Punes. Arrihet deri atje sa te sajohet 3 tetori si Dita Boterore e Lirise se Shtypit, per te stimuluar gazetaret dhe mediat ne pjesmarrjen ne nje tubim ne Tirane, thjeshte per te kujtuar se disa kolege VIP jane akoma pa marre rrogat e majme. E ne fakt, e gjithe bota tashme e di se 3 maji i cdo viti nga viti 1993, eshte shpallur nga Asambleja e Pergjithshme e OKB-se si Dita Boterore e Lirise se Shtypit. Nuk duam te besojme se protesta e rradhes ka qene thjeshte nje solidarizim me 12 qytete evropiane, kryesisht per situaten e medias ne Itali, ku ne shenjester te sulmeve eshte kryeministri Berluskoni, duke u implikuar edhe politikisht indirekt. Edhe pse UGSH dhe Cipa deklaruar ne ditet e fundit te veres se do te depozitoheshin nisma ligjore ne favor te gazetareve dhe mediave, asgje nuk ka mberritur ne Kuvend edhe pse ka kaluar muaji nga fillimi i punimeve te legjislatures. Eshte e lehte te kerkohet llogari apo te evidentohen fakte, si ato qe po rreshtojme per UGSH-ne, mund te thote ndonjeri. E vertete! Por nuk duhen harruar disa fakte: Kemi kerkuar dhe kemi qene te gatshem per bashkepunim, pa asnje paragjykim me UGSH-ne si nje shoqate apo sindikate me me shume akses edhe ne mediat kombetare per te sensibilizuar opinionin; UGSH ka marre persiper te jete ne rolin e nje sindikate- organizem e e ka detyrim te perpiqet per permiresimin e kushteve te punes se kategorise perkatese; UGSH ka dhene premtime publike per gazetaret, mes te cileve edhe ata qe aderojne ne UGPV Albania dhe deri me tani nuk i ka mbajtur; UGSH eshte pozicionuar publikisht kunder punedhenesve vetem ne nivel kombetar (ne Tirane) dhe vetem kur jane cenuar interesat e ngushta financiare te gazetareve VIP te vendit. Besojme se keto jane arsye te mjaftueshme per te kerkuar me shume nga UGSH e cila merr persiper te realizoje endrren, pse jo disa dekadash te gazetareve, per ta kthyer ne profesion gazetarine.
Sic edhe deri me tani, komuniteti i gazetareve te Veriut te Shiperise, ka qene dhe eshte i interesuar te bashkepunoje me cdo faktor, me cdo shoqate apo sindikate, pavaresisht siglave apo emrave qe mbajne mbi shpine. Nuk kemi qene dhe nuk jemi per percarje apo gare antaresie e shperndarje teserinash. Kerkojme thjeshte unifikim qendrimesh dhe veprimesh me te gjithe faktoret, pasi nese po trokasim ne te gjithe sektoret e jetes ne dyert e Evropes, ne media situata eshte e mjerueshme, duke rikthyer skllaverine mesjetare me nje fasade moderne te mijevjecarit te trete. Kjo nuk eshte ne dinjitetin as te gazetareve, as te UGPV Albania dhe as UGSH-se, pavaresisht asaj cfare mund ti sherbeje interesave te momentit.
Blerti DELIJA

“E reja” dhe “e vjetra” ky debat kaq i vjeter

Debati mbi të renë dhe të vjetrën është shumë i vjetër në Shqipëri. Është një debat që ekziston që nga koha e rilindësve, të cilët nga vendet ku jetonin dhe punonin kërkonin të shkëputnin shqiptarët nga Perandoria Osmane e vjetër, e cila po i fundoste së bashku me rënien e saj. Të paktën kjo ishte ajo që shkruante Sami Frashëri në librin e tij “Shqipëria, çka qenë, çështë e çdo të bëhet”. Interesant ishte fakti që “e shkuara”, “e tashmja” dhe “e ardhmja” e këtyre autorëve rilindës ishin shumë të idealizuara dhe shumë larg realitetit, dhe kjo për shumë arsye. Më së shumti sepse shumica prej tyre jetonin larg Shqipërisë, kishin jetuar pak ose aspak në të dhe identiteti shqiptar që ata kishin krijuar ishte më shumë i imagjinuar sesa i jetuar dhe ata vetë ishin personalitete të shquara, të cilët kishin mundur të integroheshin në vendet ku jetonin dhe kishin një shumëllojshmëri identitetesh dhe jo vetëm atë shqiptar. Gjithashtu debati në këtë kohë ishte dhe një debat modernizues, meqenëse shumë prej rilindësve tanë jetonin në vende të cilat po kalonin fazën modernizuese të zhvillimit, ndërsa Shqipëria në kronikat e kohës përshkruhej akoma si vend tradicional dhe i pazhvilluar. Kjo prapambetje e vendit dhe “e vjetra” në Shqipëri identifikohej kryesisht me Perandorinë Osmane dhe mungonte fryma e kriticizmit brenda vetë shqiptarëve. Edhe në rastet kur ky kriticizëm ishte i pranishëm, si për shembull në poemën e Pashko Vasës “O moj Shqipni”, kriticizmi niste duke evokuar të shkuarën historike, e cila ishte më shumë ishte një legjendë ose mit sesa një histori e shkruar dhe racionale. Nga Libani, ku jetonte, Pashko Vasa nuk mund të krijonte një strategji të vërtetë për çlirimin e vendit thjesht duke evokuar legjenda nga e kaluara, të cilat populli analfabet nuk mund ti lexonte, por që i drejtoheshin një elite që jetonte jashtë Shqipërisë. Dhe kjo histori mitizimi vazhdoi për disa dekada, deri në fillim të shekullit të 20-të, kur Faik Konica shkroi “Doktor Gjilpërën” e tij. Historia në formë romani e përshkruar prej tij ishte një histori udhëtimi që ai pati mundësinë të bënte në Shqipëri dhe të zbulonte vetë realitetin që mbizotëronte në të dhe të thumbonte metodat orientale dhe anadollake që ai vetë vëzhgoi dhe që kishin aq pak të bënin me atë që ai kishte imagjinuar në mërgim.
Mendoj se kulmin e tij debati mbi “të renë” dhe “të vjetrën” e pati në vitet 1930-1940 dhe ishte një debat që arriti të mos kishte më vetëm dy rryma kryesore, por dhe nënrryma brenda tyre. Të renë e kërkonin tashmë jo vetëm studentët konservatorë shqiptarë që kishin studiuar jashtë, por dhe komunistët, ndonëse ndikimi i tyre ishte akoma i vogël në këtë kohë të paraluftës. Ishin gjithashtu dhe liberalët, si për shembull Mehdi Frashëri, që ishte kryeministri i parë i këtij grupimi të rinjsh në qeverinë e 1935-s gjatë mbretërimit të Zogut. Debati kryesor midis së resë dhe së vjetrës që bëhej në atë kohë dhe që vazhdon i sforcuar akoma sot është nëse Shqipëria duhej të bëhej një vend evropian apo duhej të ishte më tradicional, duke respektuar disa zakone të përftuara prej shekujsh tashmë gjatë kohës së sundimit otoman.
Debatuesit në atë kohë e dinin shumë mirë se si ishte Shqipëria në vitin 1930, që i përmbante si zakonet tradicionale dhe ato moderne, dinin gjithashtu dhe se si kishte qenë në të shkuarën, problemi ishte se si duhej të bëhej ajo në të ardhmen. Dhe duket se këtë dilemë, me hir apo me pahir, e zgjidhën komunistët me ardhjen e tyre në pushtet më 1944 dhe ndërtimin e Shqipërisë sipas vizionit që ata kishin. Zakonisht dihotomi të tilla, të cilat kërkojnë të zëvendësojnë njëra-tjetrën, janë gati gjithmonë të dhunshme. Prandaj dhe modeli i ri që komunistët propozonin u zbatua dhunshëm në fillimet e tij. Nuk është nevoja të përshkruajmë me detaje këtu se cili ishte vizioni i tyre për një shtet ideal komunist, pronë të përbashkët dhe gjithë hollësitë e tjera që implikonte ky plan duke shkatërruar gjithçka të vjetër për të ndërtuar diçka të re. Ishte një sipërmarrje titanike, një inxhinieri e hollë sociale, e cila depërtoi në çdo qelizë të shoqërisë, duke politizuar dhe ideologjizuar gjithçka. Problemi kryesor ishte se realiteti ishte plotësisht ndryshe nga vizioni që ata kishin në mendje dhe që ëndërronin të zbatonin. Kështu që në vitin 1990 e gjetëm veten me plane 5-vjeçare të realizuara në letër dhe jo në realitet. Sigurisht që realiteti nuk ishte më ai që ishte më 1944, por nuk ishte as vizioni që kishin në kokë as komunistët më të devotshëm, megjithëse shumë prej tyre sakrifikuan jetën për një ëndërr që nuk u bë kurrë realitet.
Ideologjizimi 45-vjeçar ka bërë që shumë realitete të imagjinuara nga komunistët ti marrim si ekzistues. Tashmë debati nuk bëhet më se si është vendi dhe çfarë drejtimi të marrim, por bëhet fjalë për debate që “të ruajmë fitoret e periudhës komuniste” dhe ti çojmë ato përpara, sepse ishin reforma të nevojshme, por “këto reforma të rëndësishme” prenë dhe zhdukën një pjesë të rëndësishme të shoqërisë, pjesën tradicionale të saj, atë njohuri apo dije të paktë që kultura popullore e kishte për të mbijetuar dhe për tu zhvilluar. Madje, rastet kur komunistët dështuan në zhdukjen e normave tradicionale ata u përpoqën ta fshehin këtë pjesë të Shqipërisë, e margjinalizuan dhe izoluan atë, gjë që po tentohet të bëhet dhe sot, megjithëse kjo pjesë e ashtuquajtur “anadollake”, falë medies po e bën veten e saj të dukshme në shoqërinë shqiptare. Për një ekspert të muzikës së lehtë shqiptare sot, për shembull, mund të quhet si e prapambetur muzika që transmeton televizioni BBF apo që këndon X këngëtar/e, por suksesi apo mossuksesi i tyre tregon që kjo muzikë pëlqehet apo nuk pëlqehet nga një pjesë e konsiderueshme e popullsisë shqiptare sot ose vogël e saj dhe aty njerëzit e gjejnë veten më mirë ose nuk e gjejnë veten fare. Këta njerëz mund të jenë shumica apo pakica, po ne do të vazhdonim sërish me të njëjtat gabime të periudhës komuniste, në qoftë se do të vazhdonim ti injoronim ata ose ti thoshim që shijet e tua muzikore nuk vlejnë. Do të ishte e padrejtë dhe do të tregonte se ne nuk i respektojmë shijet muzikore të bashkëkombësve tanë. E njëjta gjë mund të thuhet për dialektin e gjuhës që njerëzit përdorin, pse duhet të flasim të gjithë me të njëjtin dialekt dhe pse duhet të ndihemi superiorë në qoftë se gjuha jonë është sipas standardeve të vendosura në vitet 70, ndërkohë që po këta gjuhëtarë thonë se gjuha jonë është nga më të vjetrat në Ballkan?! E njëjta gjë vlen për debatet e tjera të stërdiskutuara tashmë mbi identitetin tonë evropian, lindor, ballkanas etj., etj. Gjithashtu ky debat midis së resë dhe së vjetrës u zhvendos dhe në politikë gjatë fushatës elektorale të këtij viti, jo vetëm për moshën e re të politikanëve, por dhe nga ana ideologjike, megjithëse ajo ishte një parullë e marrë nga jashtë me gjithë parullën tjetër të madhe “përtej së majtës dhe të djathtës”. Fushata e Partisë Socialiste ishte më së shumti një fushatë postmoderniste, ndërkohë që realiteti në të cilin ajo duhej të zbatohej është ende një realitet që endet midis tradicionales dhe modernes, gjë të cilën e kuptoi më mirë Partia Demokratike dhe strategët e saj. Retorika postmoderne e PS-së, e cila e vinte theksin tek individi dhe problemet e tij të përditshme, kriticizmi në pafundësi i realitetit, rutina burokratike që shoqëron burokracinë shqiptare, e cila shumëfishon të njëjtat praktike të vjetra, sipas PS-së, janë të vështira për të depërtuar në zonat që enden midis tradicionales dhe modernes dhe që kërkojnë një gjuhë jo singulariste, por në numrin shumës “ne”, e shoqëruar gjithashtu me pohime dhe praktika nacionaliste, gjë të cilën e shfrytëzoi më mirë PD-ja.
Nga: Jonida  BALLA

LOGU I BJESHKEVE  OSE TRADITE SHEKULLORE  EUROPERENDIMORE E KELMENDIT

Prej vitesh  ne Komunen Kelmend  eshte rikthyer tradita e mrekullueshme e Logut te Bjeshkeve . Kete vit per aresye madhore ky evenimet  u realizua (disi me vonese), me  22 gusht 2009. Kjo dite  festive si gjithnje kishte organizator  komunen Kelmend  ,dhe vecanarisht kryetarin e saj Z.Ndue  Lelcaj me bashkepuntoret e tij. Per hir te vertetes duhet thene  qe ne fillim se ra ne sy mungesa e disa autoriteteve lokale e qendrore qe jemi mesuar ti shohim ne radhet e para te Logut te Bjeshkeve vitet e tjera. Gjithsesi ,pjesmarrja  e Nenprefektit te Malesise Madhe Z.Shyqyri Bajraktari dhe autoriteteve te tjera  lokale e institucionale plotesuan kete “boshllek” Jo-tradicional , te  ketij evenimenti festive e te gezueshme ,kur  hijeshia  dhe bukuria e Kelmendit e me gjere  kishte  mbushur  LOGUN  historik ne Qaf te Predelecit  me sokola e sokolesha…
Pak “retrospektiv historike
Malesia  e Madhe Etnike ,dhe zemra e saj Kelmendi prej shekujsh kane qene protagoniste jo vetem te qendreses e luftrave  mbrojtese  te trojeve shqiptare dhe identitetit  tone Perendimore ,por  kane qene edhe protoganiste  te evenimenteve  festive me karakter civilizues ,dhe arome te dallueshme Europiane. Ne trojet tona  nuk ka “kenduar”  vetem pushka e ka hellur valle jatagani ne duar te trimave  e  trimereshave  malsore qe i delnin  per-zot kesaj  pjese  te Europes  , por  ne keto troje  edhe kendohej e hillej  valle per bukurin e  hijeshin e “amazonave  e spartakeve” kelmendas ,malsor e shqiptar . Ketu i kendohej  dashurise , jetes ,trimave  e trimreshave me trajta te heronjeve te vertet , ketu  zhvilloheshin edhe lojra popullore  e gara te ndryshme ,te cilat  shoqeronin  jeten e ketyre  maleve ,bjeshkeve  e luginave , disi te ashpra ne dukje ,por te embla per ti jetuar… Logjet e zhvilluara ne Malesi te Madhe (qe nga Gruda ,Trieshi ,Traboini,  Kelmendi , e vecanarisht te Shpella e Frashnit Bajze e tjer ..) kane qene mjaft  te vecanta e te hershme ,dhe jehona e tyre prej shekujsh i ka  kaluar kufinjet  e trojeve tona…Qafa e Predelecit ka nje histori  mbi tre shekullore kuvendesh e logjesh pavaresisht viteve te nderprerjeve  apo deformimeve  qe kishin sjellur  baticat apo zbaticat nder mote e shekuj … Ky fat i keq  goditi per 46 vite (1945-1991 ) edhe LOGUN e “Bjeshkeve” te cilin regjimi komunist u mundua ta  zevendesonte me dite te tjera  festive (ne fakt me shume dit-zie)… Kujtojme se dikur kjo dite logu merrte edhe  karakter fetar  ,pasi  ajo organizohej  si feste e Bajrakut   shpesh ne diten e Shna Prendes ,qe ne Malesi ne pergjithsi njihej si festa e bjeshkatareve, ndaj duke u bazuar ne kete tradite sot  kjo dite festive  ka marr  emrin tingellues “LOGU I BJESHKEVE” .
Fal nje organizimi te persosur  ,ne pranin e qindra  pjesemarresve nga Kelmendi ,Malesia e me gjere,  kryetari komunes Z.Ndue Lelcaj ,si i “zoti” i shtepise  pasi  u uroje mirsesrdhjen te parnishmeve ,dhe suksese spketaklit ,tha edhe disa fjale qe i kalojne vlerat e kesaj dite festive . Keto fjale  zemre te te zotit te shtepise shenuan edhe fillimin e spektaklit ,te drejtuar me mjeshtri  nga mesuesja Dila Vacaj ,dhe nen prezantimin brilant te znj. Aurela  Bujaj. Kjo dite festive shpalosi edhe njehere  traditen e mrekullueshme  te veshjeve kombetare  (te Xhubletes 4000 vjecare  ,Cakcireve e xhamadanit e tjer), si dhe folklorin  e mrekullueshem me   kengen  majakrahu ,fyellin ,lahuten ,ciftelin ,por edhe  vallet popullore ,te  cilat trogojne  autoktoni  dhe  arome qytetrimi e zhvillimi perendimore.
Prevec kengetareve  vendas e tjer Logu i Bjeshkeve mori me shume gjalleri e emocione  nga kengetaret e njohur Zef Beka e Marije Memcaj , si dhe lahutari (djal i ketyre trojeve ) Pretash Nilaj , te cilet jo vetem dhuruan emocione ,por edhe fituan emocione nga publiku…Ne spektakel nuk mungoje edhe humori i grupit njohur “Gaz dhe Maraz”. Natyrisht Spektakli ka si kulm te vetin perzgjedhjen e bukuris se  bjeshkeve ,ndaj here pas here  te pranishmit e vecanarisht Juria kishin  nen vemendje “paraden” e dhjete miseve , apo me sakte bukurosheve kelmendase ,qe veshja kombetare  i bente tu ngjanin malsoreve zana-mali si Nora e Kelmendit ,Tring Smajla e Grudes ,Nora Kolja e Hotit  e tjer. Ne kete atmosfer  festive “punen” me te veshtire e kishte Juria ,pasi te gjitha bukuroshet  ishin  te mrekullueshme..
Gjithsesi ne momentin final JURIA kurorezoi me “titullin” Mis Bjeshka (Bukuroshja e Bjeshkeve )  2009 ,zonjushen me nr.7 ( nga Vermoshi) FLORINDA  PERAJ,  ndersa si shoqeruese te pare nr.3 znj. Drita  Dukaj , shoqeruese te dyte nr.8  znj. Vitore Cekaj .Ndersa  Cmimi Fotozhenia  ju dha nr.6 znj. Regjina Vuktilaj , dhe Xhubleta me e bukur nr.4  znj.Vitore Pellumbaj. Duke dashur te mbylle kete repartazh te vogel te kesaj dite te madhe festive  mund te them pa frike se   Spektakli “MISS BJESHKA” ,eshte nje vlere kullturore e artistike  ,qe  ngjason si dy pika uji me spektaklet e Misseve qe  organizon Europa dhe Bota Perendimore ..Ndaj per kete  mendova te  kujtoje fjalet e njerit nder Arkeologet me te famshem te shekullit  XX (Luiggi Ugolini),i cili  rreth 80 vite me pare do te shkruante : ”Populli shqiptare…i perket njeres  nder racat me te vjetra te Europes e ruajtur  per mrekulli….Mjafton  te vrojtojme  ne Shqiperine Veriut  ata burra e burrnesha malsore kryelarte e te hijeshem ,dhe do te vereni se jane elementi etnik ma i kulluet i Europes…” Gjithesi ne nuk mund te leme pa e cilsuar se , pervec te tjerve (qe filmonin e fotografonin)  gjate gjithe kohes  gjeografi  dhe studiuesi  Kol Progni i fiksonte ( jo vetem ne “mendje” se ishte  antare i Jurise) ,por ne aparatin e tij fotografik  Logun e Bjeshkeve me bukurit njerzore e natyrore qe  Kelmendit nuk i kane munguar kurre.
Nga  Ndue  BACAJ

Kodi i Justinianit – “Sintezë” e drejtësisë romake
Perandori romak me origjinë ilire që i dha shkëlqim mbarë njerëzimit

“Vullneti i Justinianit, – shkruen historiani i shquem francez – Charls Diehi, – ka përfunduar një nga veprat ma të frytshme që i kanë shërbye përparimit të njerëzimit.” Tuj dijtë se Kontinenti Europian asht i ndërtuem mbi tri kolona; në kulturën Greke; në të drejtën Romake, dhe në Kristianizëm, vlen të theksohet se dy kolonat e fundit, Drejtësinë dhe Kristianizmin, i ka “dhuratë” prej Kostandinit të Madh, dhe prej Justinianit, (të dy Ilirian). Ligjërimi i Kristianizmit, dhe kodifikimi i të Drejtës Romake nga dy bij të Dardanisë, na ban të krenohemi para Europës, dhe, jo ta quajmë si “mëshirë” antarësimin e Shqipnisë në Bashkimin Europian. “Europa, përveç dy (autorëve të lartpërmendun), duhet të kujtojë dhe shpatën e Gjergj Kastriotit që u ba mburojë e kulturës dhe Krishtërimit Europian për 250 vjet.” M.B. Pa dyshim vepra ma e çmueshme e Justinianit asht kodifikimi i ligjeve të Romës së Vjetër. Ai mendonte se Perandori duhet jo vetëm të triumfojë mbi armiqtë e tij, por duhet të jetë edhe mbrojtës i drejtësisë në kohë paqeje. Ai besonte se, bashkë me pushtetin suprem, Zoti i kishte dhanë të drejtën me veprue si ligjëvënës dhe si interpretues i pa kontestueshëm i ligjeve në fuqi. (Tepër i lakmueshëm për kohën tonë. M.B). Puna për t’u krye ishte vërtetë kolosale, mbasi ligjet e Romës ishin në një gjendje mjaft kaotike. Mbas krizës së shek. III-të, jurispundenca romake kishte ra në dekandencë. Gjyqtarët vendosnin në bazë të precedentëve që kishin krijue predecesorët e tyre, të cilët kishin zbërthye një çështje ligjore për herën e parë. Në vitin 528 Justiniani emëroi një komision prej dhjetë vetësh (ekspertë) tue përfshirë juristin e famshëm – Tribonian, i cili u ba frymëzues dhe realizues i vërtetë i veprës Legjistative të atij shekulli. “Mbas 14 muajsh pas emnimit të komisionit doli në dritë Kodi i Justinianit” që përmbante gjithë ligjet, ose Statutet Imperiale që ishin shpallur tue fillue nga koha e Adrianit, d.m.th., qysh prej katër shekujsh ma parë. “Kodi i Justinianit” u ba sistemi Ligjor i vetëm dhe i detyrueshëm për të gjithë Perandorinë. Mandej Komisioni punoi edhe tri vjet të tjera për të studiue dhe për të nxjerrë substancën ma të vlefshme të afro 2000 vëllimeve mbi Jurispundencën dhe Ligjin tradicional që kishin hartue juristët Romakë gjatë shekujve.
Katundari – Perandor prej Dardanie u ba trashigimtar dhe vazhdues i traditës së perandorëve të Romës. Ai zuni vend në histori si ma i madhi udhëheqës që kishte okupue Fronin e Qezarëve mbas Kostandinit të madh – Dardan. Andëra e tij ishte me rifitue tokat që ishin të Romakëve të vjetër deri në buzë të dy oqeanëve. Ideja që kishte mbi karakterin absolut të pushtetit Imperial pasqyrohet në fjalët e tij kur thotë: “Kush mund të ketë guximin të përçmojë gjykimin e Princit kur vetë themeluesit e drejtësisë kanë shpallë vendimet e Princit kanë “fuqinë ligjore”. Mbas këtij koncepti despotik të Pushtetit, si një dhuratë, ose ma mirë me thanë, si një mision i ngarkuem prej Zotit vetë asnjë njeri nuk mund të vinte në dyshim vullnetin e Princit. Por Justiniani ishte prej natyre ishte zemërmirë dhe kishte ndjenjën e detyrës para brezave të ardhshëm, prandaj nuk degjeneroi në nivelin e një tirani që t’i bante njerëzit me vuejtë e me vdekë për të kënaqë instinktet barbare apo pasionin e hakmarrjes. “Nuk besoj se mund të ketë leksion ma të fuqishëm për të gjitha barbarizmat që u kryen në shekullin e XX-të nga diktaturat dhe diktatorët e atij shekulli”. M.B. Këtë ndjenjë ia forconte më tepër edhe besimi fetar dhe bindja se, duhet të vepronte në tokë si shërbëtor i Zotit, përpara të cilit e ndjente veten përgjegjës për çdo minut të sundimit të tij. Orvatjen e tij për të ripushtue tokat e humbura të Perandorisë, ai e shifte si një kryqëzatë për të sjellë në gjiun e Kishës së Zotit popujt barbarë dhe të verbuem. Këtë qëllim ai u mundua ta përmbushë jo vetëm me anë të forcës ushtarake, por tue dërgue edhe misione fetare në mes të popujve paganë dhe heretikë për me i kthye në fenë e vërtetë.
Veprat mbrojtëse që u ndërtuen gjatë periudhës 38 vjeçare të sundimit të tij si Perandor i Romës, janë një kapitull i veçantë dhe që duhen parë me shumë përparësi sepse ato e mbushin me lavdi Perandorin e fundit Romak me origjinë Iliro – Dardane: Prokopi – biografi dhe historiani i kohës së Justinianit, ka lanë një Libër të posaçëm mbi ndërtimet e Perandorit me origjinë Iliriane. “Duhet ta filloj përshkrimin tim, – thotë Prokopi, – nga ajo krahinë e Perandorisë që duhet të zajë vendin e parë për një kallzim të tillë, sepse asht e vetmja që ka të drejtë të jetë kryenaltë dhe e gëzueme, mbasi u ka dhanë Romakëve një Perandor, veprat e të cilit asht e pamundun me i tregue me fjalë. Kjo asht krahina e Dardanisë dhe katundi i saj – Taurisium, ku u lind dhe u rrit Perandori Justinian, themeluesi i qytetnimit të sotëm. Në vendlindjen e tij ai ndërtoi një mur të madh në trajtë katrore me nga një kullë në çdo qoshe dhe e quajti – Tetra pirgjia (katër kulla). Jo shumë larg atij vendi, ai ndërtoi një qytet të madh të cilit ia vuni emnin Justiniana Prima, tue ndërtue kësisoj vendin ku kishte pa dritën e jetës. Me këtë gjest mirënjohtës u bashkuan të gjithë Romakët, mbasi ajo tokë kishte rritë shpëtimtarin e tyne. Nuk asht punë e lehtë me përshkrue ndërtesat e shumta që zbukuruen qytetin e Justinianit, akuaduktin, Kishat, Pallatet e administratës, banjot publike e dyqanet. Qyteti arriti edhe një shkallë nderimi ma të naltë tue u ba Selija e Kryepeshkopit të Illiricum. Qyteti i vjetër – Ulpiana, që ishte ndërtue në kohën e Romakëve në Jug-Perëndim të Shkupit, Justiniani e përforcoi me mure të reja dhe e zbukuroi me shumë ndërtesa të reja, tue i dhanë emnin “Justiniana Secunda”. Gjithësejt, në Dardani u ndërtuan tetë fortesa të reja ose u riparuan gjashtëdhjetë e dy që ekzistonin ma parë. Justiniani ndërtoi gjithësej, apo meremetoi rishtaz (restauroi) në Epir 44 fortifikata tue përfshirë dhe Kalanë e Durrësit dhe atë të Kaninës.
Në Iliri u ndërtuan 26 kështjella, ndër të cilat u restauruan edhe fortesa e Shkodrës, ajo e Sirmiun, dhe në Singi. Veprat madhore të ndërtuara në Europë, në Siri e Afrikë, dëshmojnë edhe sot orvatjen njerëzore të Justinianit për të sigurue Perandorinë Romake ndaj dyndjeve barbare. Përveç sigurimit të sistemit të mbrojtjes me gurë e gëlqere, (të kështjellave), ai aplikoi me shumë mjeshtëri edhe armën e mprehtë të diplomacisë. Prestigji i diplomacisë së Perandorit Justiniani në sytë e popujve barbarë ishte shumë i madh. Admirimi dhe respekti gadi mistik që impononte shkëlqimi i Kostandinopulit i ndihmuan Justinianit për të zgjanue influencën politike të Perandorisë për t’i kthye paganët në Fenë e Zotit (në Fenë Kristiane), dhe për të qytetnue popujt barbarë.
Ky pra ishte Justiniani, Perandori i fundit Romak, me origjinë Iliro – Dardane që i dha shkëlqimin dhe Drejtësinë, jo, vetëm Perandorisë Romake por mbarë njerëzimit. Jam i mendimit që Diplomatët tonë duhet të jenë ma pranë historisë, se vetëm kështu do të dijnë të formulojnë kërkesat pranë kancelarive të Europës dhe forumeve ndërkombëtare.
Ishte pikërisht kjo njohje e thellë e historisë, që i bante të shkëlqejnë Bumçin, Fishtën, Nolin, Konicën e Gurakuqin sa herë që ata do të ballafaqoheshin me diplomacinë Europiane. Kostandini i Madh, Justiniani i Madh, Gjergj Kastrioti i Madh, Nanë Tereza e Madhe, janë katër kolona të fuqishme që e bajnë Shqipninë – “Zojë” në Europë e në Botë. Nuk ka asnjë arsye apo kuptim, që diplomatët tanë të jenë “kokëulur” para ndërkombëtarëve në çdo kërkesë që paraqesin. Duhet hequr dorë nga politika servile, Europa na detyrohet ne, ma shumë se ne asaj”. M.B.
Ref.: “Historia e Shqipnisë” (mendimi shqipëtar) Tajar Zavalani. Tiranë 1998
P. S. Familja Shqipëtare, (pavarësisht kushteve ekonomike që i detyrojnë shqiptarët të emigrojnë), gjithësesi mbetet, familja ma e konsoliduar në Kontinent. Në asnjë shtet të Kontinentit Europian, marrdhanjet mes fëmijës dhe prindit nuk janë ma të armonishme, dhe pa dyshim edhe ky element mund të quhet kulturë. Kulturë nga e cila mund të marrin shembull çdo qytetar europian. Në se ne e quajmë një “sukses” aq të madh hyrjen në Europë, kjo don të thotë se vijmë nga një kontinent tjetër!?…
Jam i mendimit se, në rast se ne do ta “trumbetojmë” kaq shumë hyrjen në Europë, do të vetë akuzohemi se i kemi humbur të gjitha vlerat kontinentale (gja e pa mundun kjo). “Faktet historike të nalt trajtueme vertetojnë se ne jemi ndër popujt ma të vjetër dhe ma “kontributor” të kulturës dhe qytetnimit Europian (M. B.)
Evulimin e pranojmë por gjithnjë mbrenda parametrave tradicionalë, që na dikton morali Nacional.
Mark Bregu

Njerëz të shquar të kombit shqiptar: Avokati Bardhyl Tirana

Ceremonia e inagurimit të Presidentit Barack Obama ka qenë pa dyshim këtë javë, ngjarje më e ndjekur nga opinioni publik në mbarë botën. Ceremonitë e betimit të Presidentit të ri hapin një kapitull të ri të historisë amerikane e bashkë me të edhe të historisë botërore. Si ngjarje ato ndiqen edhe nga njerëz që zakonisht nuk kanë interes për politikën sepse kanë fituar një lloj simbolike të fortë të kulturës popullore. Me këtë rast, “Illyria” kontaktoi një nga njerëzit që si rrallë kush në botë i njeh ceremonitë e inagurimit të presidentëve të Shteteve të Bashkuara. Ai është Bardhyl Tirana, avokati i shquar shqiptaro –amerikan, i cili në vitin 1977 ishte kryetari i ceremonisë së inagurimit të Presidentit Jimmy Carter. Ishte një rast i mirë për të krahasuar dy ceremonitë e për të folur për këtë ngjarje të madhe që tërheq vëmendjen publike amerikane e botërore.
Bardhyl Tirana, nga Kennedy te Obama
Biografia e Bardhyl Tiranës është bërë së pari e njohur në librin “Shqipëtarët e Amerikanes”. I biri i një diplomati shkodran, lindur në Zvicër me 1937 emigruar në SHBA 1939, vendosur në Washington D.C familjarisht. Ai është angazhuar herët në politikë dhe ka marrë pjesë pothuajse në të gjitha ceremonitë e inagurimit të presidentëve që nga ajo e Presidentit John F. Kennedy. Siç tregon ai për gazetën “Illyria” është pikërisht kjo ceremoni e parë që i ka lënë më shumë përshtypje se çdo gjë tjetër e që sot e krahason me inagurimin e Barack Obama-s si president. “Inagurimet e presidentëve janë ngjarje të mëdha por pesha e tyre ka të bëjë shumë me atë se cili është president që bën betimin”, thotë avokati Tirana. Ai thotë se zgjedhja e John F. Kennedy-t ishte shumë simbolike sepse shënonte veç të tjerash ngjitjen në pushtet të një klase të re politike, klasës së njerëzve që kishin luftuar si ushtarë në Luftën e Dytë Botërore e që zëvendësonin klasën politike të kohës së Depresionit të Madh dhe të periudhës ruzveltiane. “Kennedy ishte i ri”, kujton avokati Tirana, “më i ri se Barack Obama. Ai kishte luftuar në Luftën e Dytë dhe tani do të udhëhiqte vendin përballë rrezikut të madh të Bashkimit Sovjetik e Kinës”. I shtyrë që të krahasojë dy ceremonitë, ai thotë se inagurimi i Obama-s ishte një ngjarje shumë më e madhe dhe shumë emocionuese, jo vetëm se një afrikano – amerikan bëhej president  për herë të parë, por edhe nga çlirimi i njerëzve që “më së fundi periudha e George W. Bush-it mori fund”.
Avokati veteran i politikës amerikane nuk i kursen fjalët e ashpra për administratën që përfundoi punën në 20 janar të këtij viti. “Edhe Eisenhower ishte republikan”, shpjegon ai, “po ai kishte qenë gjenerali që kishte komanduar çlirimin e Europës nga nazismi dhe më pas si president ishte përballuar me rrezikun sovjetik”. “Ndryshe nga lufta në Irak, luftrat e Eisenhower-it iu imponuan Amerikës. Ndryshe nga ai, Bush-i dhe Cheney nisën vetë luftën pa asnjë provokim të besueshëm” përtej, notave disi pa doreza për politkën e vendit, avokati Tirana pranon se pritjet për presidentët e rinj marrin formë nga kujtimet dhe mbresat e njerëzve për presidentët në largim.
I përfshirë në ethet e fushatave zgjedhore të kohës
Nuk është e papritur që Bardhyl Tirana flet me mall e emocion për inagurimin e Presidentit Kennedy. Ai ishte vetë pjesëmarrës në atë valë të freskët profesionistësh të rinj që me Kennedy-n në krye filluan një epokë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga viti 1962 deri në 1964, ai punoi në Departamentin e Drejtësisë në administratën e Presidentit Kennedy. Po atë vit, kur vëllai i presidentit, Robert F. Kennedy vendosi të kandidojë si senator, Bardhyli la punën e tij në adminstratë dhe u angazhua me sukses në fushatën zgjedhore. Ai brodhi në mbarë shtetin e New York-ut krah për krah kandidatit duke u kujdesur për udhëtimet e tij dhe të familjes së tij. Katër vjet më vonë, në vitin 1968 ai e bëri të njëjtën punë, kësaj here në plan kombëtar, kur Robert Kennedy kandidoi për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bardhyli vetëm 31 vjeçar, ishte shumë i afërt me të dhe fitorja e kandidatit të tij dukej shumë e sigurtë. Fushata për fat të keq u ndërpre nga një atentat vdekjeprurës që shënoi vrasjen e dytë të një Kennedy brenda një pesëvjeçari. Katër vite të tjera më vonë, avokati Tirana drejtoi sektorin e transportimit në fushatën presidenciale të kandidatit demokrat McGovern që u mposht nga Presidenti Nixon në vitin 1972.
Një ftesë nga Jimmy Carter
Ndërkohë, që prej vrasjes së Kennedy-t, Bardhyl Tirana ishte përfshirë edhe vetë në politikën e kryeqytetit ku kishte jetuar gjithë jetën. I zgjedhur në një nga zyrat e pushtetit lokal, ai merrej me ringritjen e qytetit që ndërsa nga një anë strehonte politikanët më të rëndësishëm të botës, në anën tjetër ishte shtëpia e një popullate lokale të cilës i mungonin shumë shërbime bazë dhe përfaqësimi i duhur në pushtet. Ishte pikërisht në këtë zyrë, kur në vitin 1974, ai mori një kërkesë nga guvernatori i Georgia-s, Jimmy Carter që t’i bashkohej kandidaturës së tij për President. Që nga fillimi i shekullit, asnjë kandidat nga Jugu nuk kishte mundur të fitonte Shtëpinë e Bardhë. Por Carter-i ishte një figurë e jashtëzakonshme. I nisur nga asgjëja, ai ishte ngritur e bërë një figurë e rëndësishme në politikën amerikane. Avokati Tirana pranoi të bashkëpunonte dhe zyra e tij në Washington u bë qendra e fushatës së Carter-it në kryeqytetin amerikan. Kur Carter fitoi garën brenda Partisë Demokratike Amerikane dhe u bë zyrtarisht kandidati i saj për President sipas traditës iu kërkua që të caktonte një njeri që të punonte për ceremoninë e inagurimit të presidentit. Sipas rregullit, kohë përpara zgjedhjeve, një demokrat dhe një republikan takoheshin ppër të punuar për organizimin e ngjarjes së madhe të betimit të presidentit të ri, gjë që sigurisht ka ndodhur edhe me kandidatët McCain dhe Obama, vitin e kaluar. Carter menjëherë ia besoi detyrën shqiptaro – amerikanit të ri, i cili kishte jetuar gjithë jetën në Washington, kishte marrë pjesë nga afër në inagurimet presidenciale, kishte punuar në sektorin privat dhe në pushtetin lokal dhe pas 37 vjetësh njihte çdo vrimë të qytetit. Rivali republikan i Carter-it, Presidenti Gerald Ford, kishte caktuar nga ana e tij një nga biznesmenët më të famshëm të Amerikës, Willard Mariot. Avokati Tirana punoi me të për vendimet dhe masat që duheshin marrë shpejt e që varionin nga hollësitë e paradës, pjesëmarrja, siguria etj., te zgjedhja dhe vënia në funksion e një Komiteti Inagurues të Kongresit e deri te protokolli i ceremonisë. Pavarësisht se kush do të zgjidhej president, kjo punë duhej kryer paraprakisht. Në nëntor 1976, Jimmy Carter fitoi zgjedhjet, duke kthyer Demokratët në Shtëpinë e Bardhë. Të nesërmen e fitores, ai thirri në zyrë Bardhyl Tiranën dhe e emëroi Kryetar të Ceremonisë së Inagurimit. Avokati i ri tani do të kishte në dorë të organizonte vetë ceremoninë që e kishte ndjekur disa herë si spektator e që ndiqej me vëmendje nga Amerika dhe e gjithë bota.
20 Janar 1977
“Inagurimi i Presidentit Carter ka ndodhur 32 vjet më parë”, thotë Bardhyl Tirana. “Duket sikur ka ndodhur dje, po në fakt, një kohë e gjatë ka kaluar që atëherë”. Sfida e parë që pati ai si kryeorganizator ishte financimi i inagurimit. Katër vjet më parë, Nixon-i e kishte kthyer inagurimin në një lloj spektakli politik që kishte kushtuar mbi 20 milionë dollarë e që kishte qenë, sipas avokatit, një mbledhje elististe që i dedikohej jo Amerikës por biznesmeneve pasanike republikane që kishin financuar fushatën e tij. “Ne donim të bënim të kundërtën”, tregon ai. “Amerika po kalonte një situatë shumë të vështirë ekonomike, ndoshta jo aq të rëndë sa kjo që Obama po trashëgon nga Presidenti Bush, por gjithsesi shumë serioze, duke pasur parasysh inflacionin e tmerrshëm të viteve 70-të”. Dy ishin qëllimet e Tiranës: të tregonte vetëmpërmbajtje në shpenzime për të dhënë një shembull pozitiv në një kohë inagurimin në një ngjarje mbarë popullore. Si asnjëherë tjetër, dhjetëra mijëra vetë nga e gjithë Amerika u ftuan të vinë në Washington e të marrin pjesë në inagurimin e Presidentit. Ndërsa, as që mund të krahasohet me masivitetin e inagurimit të Presidentit Obama, ceremonia e Jimmy Carter-it vendosi disa tradita që pastaj u ndoqën edhe nga presidentët e tjerë. Ndër të tjera, Carter ishte i pari që parakaloi me këmbë nëpër Pennsylvania Avenue i rrethuar nga njerëz që e brohorisnin gjë që këtë vit e përsëriti edhe Barack Obama, pavarësisht nga rreziku në planin e sigurisë. Pjesëmarrja qe masive dhe e paparë për kohën, ndërsa Tirana ia doli mbanë që duke mobilizuar një ushtri vullnetarësh që pranuan të punojnë pa para dhe një tufë muzeumesh e institucionesh që ofruan programe falas për vizitorët, ia doli mbanë që të sigurojë realizimin e ceremonisë me shpenzime minimale, madje duke i kthyer shtetit mbrapsht një pjesë të fondit që ishte grumbulluar për inagurimin. Në videoklipet e betimit të Presidentit Carter në 20 janar 1977, një nga fytyrat që duken më qartë është ajo e një avokati të ri e të suksesshëm, Bardhyl Tirana, shqiptaro – amerikanit që është ngritur më lart se kushdo tjetër në hierarkinë e politkës amerikane.
Për një President Shqiptaro – Amerikan
Një djalë shqiptaro – amerikan, vetëm 16 vjeçar nga Staten Island pati rastin që të ndiqte nga afër ceremoninë e inagurimit të presidentit Obama. Ashtu si edhe Bardhyl Tirana dikur në moshë të re, ai ka ndjekur nga afër një nga ceremonitë që do të përmenden në vitet që do të vinë. Avokati Tirana i pyetur për dëshirën e djaloshit që një ditë të kthehet në Washington si president i Shteteve të Bashkuara, thotë se nuk është çudi që një ditë vërtet të kemi një president shqiptaro – amerikan në SHBA. Mirëpo, ai thekson se nëse ndodh kjo, sigurisht nuk do të vijë nga votat shqiptaro – amerikane, Komuniteti ynë mund të jetë dinamik, por ai është i vogël në oqeanin e madh elektoral amerikan. “Nuk është sekret”, thotë Tirana, “se fitorja e Barack Obama-s u ndihmua nga vota afrikano – amerikane që ishte një faktor kyç në disa shtete”. Ai megjithatë thotë se në SHBA rrugët janë të hapura.
“Unë vetë nuk kam lindur në SHBA dhe nuk mund të mendoja një gjë të tillë”, thotë avokati i njohur, “po unë kam kandiduar për detyrat që kam pasur në administratën lokale dhe kam fituar pikërisht në sajë të votave afrikano – amerikane që përbënin shumicën në zonën time. Sot, unë ndihem shumë krenar që ata i besuan këtij djali emigrantësh me një emër të çuditshëm. Kushdo që do të kërkojë votën e amerikanëve duhet të fitojë besimin e tyre dhe duhet të jetë gati për të dhënë gjithçka. Edhe një shqiptaro – amerikan mund ta bëjë një ditë.
Dërguar për botim
Cuf Hoxha, New York

Dokumente të pa shfrytëzuara për Migjenin

Fondi “Dosja Migjeni” në M. H. Shkodër dhe familia e të ndjerit Gjovalin Luka konservojnë disa dokumente e materiale të pa publikuara dhe të pa shfrytëzuara deri më sot nga studiuesit, biografët, gjuhëtarët dhe kritika letrare. GjL, ka qenë autor i një përmbledhje dhe komentimi, “Migjeni, Vepra, Mbledhë dhe shpjegue nga Gjovalin Luka”, bot. NSHB, Tiranë, mars 1954. “Kritika letrare” e udhëzuar direkt nga diktatori dhe kulti i individit E. Hoxha hodhi një lumë kritikash e akuzash për këtë botim duke e çensuruar fillimisht dhe më pas duke e ndaluar dhe nxjerrë nga qarkullimi.
Në vitin 2011, koinçidon 100 vjetori i lindjes së Migjenit, shkrimtarit të shquar të realizmit kritik shqiptar të gjysmës së parë të shek XX dhe i 90 vjetorit të lindjes së GjL, njëri nga komentatorët seriozë të tij. Në këtë kuadër për të përkujtuar me realizëm veprën e Migjenit, kontributin shumë serioz të prindit tim, meritën e shkëlqyer të kritikut  Arshi Pipa dhe kontributet e rëndësishme të shumë autorëve të tjerë, ne do të botojmë një libër të veçantë, ku do të hedhim poshtë me fakte manipulimet interpretative dhe ç’tjetërsimet që iu bënë veprës së Migjenit, do të hedhim poshtë me fakte e argumente edhe akuzat e shpifiet që u bënë ndaj Gjovalin Lukës,  Arshi Pipës dhe disa studiuesve të tjerë të nderuar.
Nga  kërkimet e mija në MHSH dhe nga ato që ruajmë të trashiguara, po i dërgoj redaksisë suaj për botim vetëm një përmbledhje të thjeshtë nga këto dokumente. Zbërthimi dhe interpretimi i tyre tregon qartë për manipulime dhe fshehje të së vërtetës nga disa biografë, kritikë letrarë, gjuhëtarë dhe interpretë servilë të “realizmit socialist-enverist”. 

Më 1936 botuesi Ismail Mal Osmani komunikonte direkt me letra me Migjenin
Dosja Nr. 3, dok. Nr. 179. Letër e botuesit dhe pronarit të Shtypshkonjës Gutenberg, Ismail  Mal Osmani, drejtuar Migjenit, me dt. 5.V.1936. (Shih riprodhimin fotografik të zmadhuar)
Kjo letër hedh një dritë më ndryshe për disa realite të panjohura rreth botimit të vëllimit “Vargjet e Lira” më 1936, të cilat na ishin servirur me shtesa improvizime nga disa njohës e shokë të afërt të shkrimtarit në “Kujtimet” e tyre. Siç e shohim botuesi dhe pronari i shtypshkronjës Gutenberg komunikonte vetë direkt me Migjenin me letra, pa nevojën e disa personave të vetëshpallur si financues e ndërmjetësa…
Përsa i përket çeshtjes së gjuhës origjinale të shkrimtarit, e përfolur në mënyrë shumë tendencioze, rezulton se një pjesë e  fillimit të prishjes së gjuhës origjinale zanafillon nga një korrektues gjuhësor me dialekt toskërisht i shtypshkronjës. Ky ishte autori i parë i disa deformimeve të shumë trajtave origjinale të nëndialektit shkodran të gegnishtes, si psh, fjala “Përndim” te “Kangët e Përndimit”, “Kanga e Përndimit”, “Përndimi i diellit” etj, në trajtën origjiinale duhej të ishte “Prendimi”, “Kangët e Prendimit” etj. (Këtu “e-ja” është e hundore me shenjën diakritike sipër dhe grupi “nd” shqiptohet me vendosjen e gjuhës në dhëmbët nofullës së sipërme. Duhet të mbahet parasysh se kjo fjalë dhe trajta të tjera të ngjajshme përsëriten disa herë të mira në poezitë e prozat e Migjenit.

“Parathania e Parathanieve” në botimin e vëllimit “Vargjet e Lira” 1936-tës dhe në gjuhën origjinale të Migjenit
Për të ilustruar dhe argumentuar më qartë për sa sipërthamë për fjalën Prendim, po sjellim një material më konkretisht. Familia e Gj. Lukës, krahas të tjerave, ruan edhe një kopje origjinale të daktilografuar të vitit 1936, të vjershës “Parathanja e Parathanjeve”. Kjo vjershë e hapte vëllimin “Vargjet e Lira” dhe përfaqësonte si të thuash edhe Parathanien e Migjenit, për të gjithë prodhimin e tij letrar në poezi dhe në prozë. (Shih bot. e vitit 1936, në f 7) Në ri botimin  “Vargjet e Lira” më 1944, në kohën e regjimit të Regjencës, vjersha “Parathania e Parathanieve” dhe “Blasfemi” u çensuruan dhe u hoqën nga botimi. Korrektuesi letrar jugor: fill qysh në hapje, te vargu 1, “Përditë përndojnë zotat” e kishte deformuar foljen në trajtën “përndojnë” e cila shkodranishte duhej të ishte “prendojnë” me e me shenjë diakritike hundore/nazale ê; Po, ky “korrektues”te vargu 14, “me mendue mbi një idhull”, në vend të fjalës origjinale kishte vendosur fjalën “ishull”! (Shih, botimin origjinal të vitit 1936, f 7, në kopjen origjinale. Bibl. e ULG Shkodër ka një kopje origjinale me Nr. Inv. A/5716, K88; po ashtu shih, ribotimin, te rev. Bota e Re, Nr.3, shtator 1945, f 45, që ishte identik me botimin e 1936, me fjalët “përndojnë” dhe “ishull”.)
Kjo kopje, të cilën e sjellim këtu, u përdor nga Gj. Luka, në botimin e vitit 1954, në f 7, për të ndrequr trajtën “përndojnë zotat” në “prendojnë zotat” dhe në ndreqien shumë të rëndësishme  te vargu 14, me fjalën “idhull”. Deformimi i korrektuesit me fjalën “ishull” sillte si pasojë një përmbysje të plotë konceptuale e filozofike dhe e bënte krejtësisht të pakuptueshme. Ishin të paqëllimshme këto ndërhyrje të korrektuesit?! SL, në botimin e 1957, f 60, nën “preteksin dhe kriterin e ruajtjes së gjuhës origjinale të autorit”, sipas botimit të 1936 e riktheu trajtën “përndojnë”, të cilën ia numëroi si gabim/zhalavitje gjuhësore GjL, ndërsa nuk bëri zë fare për ndryshimin e ishullit në idhull nga GjL!
Duhet të vërejmë se A. Pipa e kishte vënë re këtë deformim dhe përçudnim te “përndojnë e Përndim” dhe qysh më 1944 e 1945, për shqiptimin dhe shkrimin përdorte trajtën korrekte shkodranishte, “prendojnë e Prendim, Kangët e Prendimit”, për më tepër më vonë edhe e shprehu me një shënim të veçantë. (Shih, A. Pipa, “Për Migjenin”, bot. 2006, f 19, 21, f 87, shën 26 etj, Ruajmë edhe botimet e kohës së A. Pipës)
Edhe GjL në komentimet e tia, në fund të çdo faqeje, gjithkund ku ishin këto fjalë, me vetëdije të plotë i shkruante me trajtën shkodranishte korrekte, sado që për hir të “kriterit të origjinalitetit” që e kishin imponuar jugorët, në teksin e Migjenit nuk i preku ato. GjL tek proza “Të korrunat”,  që ishte shkruar me gjalljen e Migjenit, vuri re se ai kishte përdorur aty dy herë edhe një trajtë më të evoluar: “dielli perëndonte” dhe “flladi i lehtë i perëndimit”.  Ne kemi një studim të plotë për rastin konkret dhe për të gjitha rastet e tjera.  (bot. 1954, f 123)
Në Dosjen Migjeni, ka edhe një dorëshkrim origjinal të Migjenit të poezisë “Malli Rinuer”, ku vargu 1 e vargu 15, kanë trajtat origjinale “nga Prendimi/Prêndimi”, “Valët muzikore flutrojnë nga Prendimi” dhe “një tingull nga Prendimi”. (Shih në internet edhe A. Peçi. Sinjalizim i AC)
Në konkluzion, kjo do të thotë se ka ardhur koha që kjo trajta origjinale e dorëshkrimit të Migjenit te dorëshkrimi, siç edhe te kopja e daktilografuar, dhe realisht origjinale edhe e gjuhës së popullit të qytetit të tij të lindjes, të rivendoset në tekstin e Migjenit, kurse trajta përçudnuese e ish “korektuesit” të kalojë në shënimin sqarues poshtë. Nuk besoj se nga “monopoli i pronares” AC Luarasi, prishet ndonjë gjë dhe se nuk ka ndonjë kundër argumentim që ta pengojë këtë rregullim më se të përligjur. (Shih riprodhimin fotografik)
Çeshtja e origjinës së largët etnike të paraardhësve të Migjenit
Ka qenë dhe është akoma edhe sot shumë e diskutueshme çeshtja e një origjine të largët sllavojugore të paraardhësve të largët të families së Migjenit. Në realitet çeshtja ishte ngatërruar edhe me një tendencë qëllimisht. Tjetër gjë ishin parardhësit e largët, në një zonë bilinguiste etj dhe tjetër gjë simboza, shqiptarizimi, pranimi dhe vetëdeklarimi nga babai Gjoko dhe i biri Milloshi/Migjeni i etnisë, i nacionalitetit dhe i nënshtetësisë shqiptare. Dhe realitetin ekzistues të shqiptarësisë së Migjenit asnjë autor shqiptar nuk e ka mohuar. Përfshirë edhe prof. A. Pipën mbi të cilin ishin hedhur plot vetëtima e rrufe.
Pretendimi për “zbulimin” se, gjyshi i Migjenit i quajtur Nikolla i ardhur nga fshati Reka i Dibrës së Madhe, aty nga fundi i shek XIX, e kishte mbiemrin gjenerik Dibrani dhe se me këtë vërtetohej e argumentohej edhe përkatësija etnike dhe nacionaliteti shqiptar, nuk qëndron kaq thjeshtë i vërtetuar, vetëm me këtë fjali!
Së pari, “zbulimi” i këtij mbiemri/patronimi nuk është shoqëruar me asnjë lloj dokumenti të gjendjes civile, të ndonjë regjistrimi kishëtar apo të ndonjë dokumenti pronësie hipoteke e kadastre, por  thjeshtë është thënë direkt nga biografi SL, madje pa iu referuar as edhe ndonjë kujtese gojore me dëshmitarë. Pra nuk kemi një zbulim të argumentuar, por një imponim.
Së dyti, në Shkodër dhe më gjërë me këtë mbiemërtesë quanin profesionin e muratorit, dhe të gjithë muratorët dibranë, maqellaras e gollobordas, pra ishte një mbiemërtesë profesioni dhe jo gjenerik. Nga ana tjetër trajta tradicionale, e ruajtur dhe e trashiguar e këtij mbiemri në Shkodër për familiet e hershme është Dibra.
Së treti, përse i ashtuquajturi “mbiemri gjenerik”, i trashiguar qysh nga shek XIX, brez pas brezi (edhe sikur të merrej si i tillë), nuk u ruajt, nuk u parapëlqye nga i biri Gjoko, e nga vazhdimësia e tij?! Ne dijmë se emri i gjyshit Nikolla u adoptua nga i biri Gjoko si mbiemër, siç ndodhte rëndom në Shqipëri e më gjërë aso kohe. Dhe në realitet mbiemri ka qenë Nikoliq dhe me këtë formë e ka njohur Shkodra bashkëkohore. Si do të shpjegohej fakti se Gjoko Dibrani u bë si Gjoko Nikoliq?! Unë mendoj  thjeshtë, sepse Gjokoja që na quhet edhe si Gjergj, nuk ishte usta murator. Pak më vonë dihet se ndaj mbiemrave me iç/iq, filloi një trysni për eleminimin e këtyre prapashtesave me ndikime sllave, qoftë në familiet ortodokse, katolike por edhe mbi familiet myslimane me origjina podgoriçane, boshnjake, gorane etj. Duke e lënë me kaq këtë çeshtje, ne po sjellim një letër origjinale dorëshkrim me kaligrafinë e Migjenit, ku edhe ai vetë e mbante këtë mbiemër Nikoliq, Millosh Nikoliqi, biri i Gjoko Nikoliqit, në vitin 1932. Letra prej 4 faqesh ruhet në Dosjen Nr 10, nr. Dok. 243.
Agron Luka

DINASTIA E BAJRAKTARIT TAE SHALES

Fisi i Shales si fiset  e tjera ne shqiperi ne mungese te shtetit,ka pasur prisin e vete i cili  qe heret eshte emruar BAJRAKTAR,ai nder shekuj ka drejtuar shalen ne mbrojtje te trojve te saj nga pushtues te ndryshem duke dhene shembullin e vete ne lufte dhe kuvende  si dhe duke organizuar jeten brenda fisit duke rrite unitetin e shmang konflikte te ndryshme .
Familja e bajraktarit nuk kishte asnje priviligj ne krahasim me familjet e tjera ,pra  ishte i barabarte si te gjitha  familjet e tjera pra te ardhurat i kishte te njejta pra shpenzimet i kishte me te medha,ishte i pari ne sakerfica dhe i fundit ne pretendime.
Gjithnje ka  qene familje patriote e ky patriotizem eshete trasheguar brez pas brezi na nxiti per te shkruar dicka per bajraktrin e shales sepse nuk eshte shkruar gati fare per te  as ne librat qe jane botuar vitet e fundit apo ne gazetat e ndryshme  duke perfshire edhe gazeten tone  te  Dukaginit. Ne qofte se shala nuk ju nenshtrua kurre te huajit nje merite te madhe ka edhe bajraktari i saj, ai ka marre pjese ne ngjarjet madhore me karakter lokal dhe kombtar.
Nje nder shtate shaljanet qe  dhane jeten ne sarain e shkodres kunder vezirit dhe ushtrise turke  ishte  Ndre  Pepa per mbrojtjen e shales nga detyrimet  dhe taksat qe kishte vendosur porta e larte kunder dukagjinit dhe shales.
Pjestar shume aktiv ne lidhjen e prizrenit te  vitit 1878  ka qene  Mark Lula i shales ,bile  fishte kete moment e ka perjetsuar me vargjet ku thote:

Zot c,ka jane njata dy burra
Si kur flasin  tundet kulla
Asht Cun Mula  e Mark Lula
Njani hot e tjetri shale
T,forte per pushke
E te urte per fjale
Burra te urte  trima me nder
Prita e shkjaut jane ken gjith her.

Ka marre pjese dhe drejtuar perpjekjet per pamvarsi  ne luftrat kunder serbve dhe malazezve si dhe ka kundershtur me force cdo perpjekje qe eshet bere per nenshtrimin e shales dhe trojeve shqiptare nga cdo  lloj okupatori i huaj.
Nder kuvendet qe ka bere Shala nihet  per organizimin me te mire te jetes ne shale  ashte kuvendi i vitit 1909 ku u vendos besa e gjase e cobanit dhe mbrojtja e drumit qafa e ndermanjes deri ne mal te shoshit.
Bajraktari i shales ka bashkpunuar me figurat kryesore kombtare si Mic Sokoli qe ishte djale i nipit te bajraktarit te shales,Sulejman Vokshi,Hodo Sokoli,Bajram Curri,Luigj Gurakuqi, Ded Gjon Luli,Ali Pash Gucine etj.sigurisht per ceshtjet kombtare, I dinastise te kesaj familje patriote ishte edhe Lush Prela, icili ishte kundershtar i madh i Ahmet  Zogut. Bashke me parine e shales dhe te gjithe dukagjinit organizuan kryengritjen e vitit 1926 kunder Zogut per te kundershtuar taksat e mobilizimin e ushtrise,por qe deshtoi ne saj te tradhtise te disa organizatorve me  ne krye dom Larecin.
Por Zogu si kunderpergjigje coi ushtrine dhe perkrahes te tij nga mati dhe luma dhe bane reprezale ne shale e dukagjin duke djeg e plackite,vra e vare shaljane e shoshjane me e eger se shkjau.
Zogu organizoi me njerzit e tij me ne krye Frid Cakun arrestimin e me vone vrasjen e Lush Preles me  te dy djemet. Drejtimin  e bajraktarit te shales e mori Kol Ndou  burre shume patriot per te cilin do te flasim pak ma gjate  ne vitin 1927 edhe ky u arrestua dhe u interrnua ne kalane e gjirokastres ku qendroi  tre vjet ne vitin 1930 u lirua dhe mori drejtimin e shales.
Ne vitin 1939 nuk e priti mire pushtimin e vendit nga italia fashiste  por me vone duke pase besim se do te behet shqiperia e madhe ku perpjekjet ishin,bashkpunoi me fashizmin.
Me ardhjen e nazizmit mbajti qendrim indiferent.
Forcat nacionaliste me ne krye ato te ballit kombtar te drejtuara nga Nik Sokoli dhe Mark Tunxhi,Kol Bib Mirakaj,  ne nentorin e vitit 1944 qiten kushtrimin per te ndaluar forcat partizane te cilat i identifikonin me komunizmint te hyne ne dukagjin,ku prita do te zihej ne qafen e kolcit.
Kol Ndou u konsultua me Mark Sadikun dhe megjithe kundershtimet e tij duke i thene qe te ken kujdes pasi komunizmi ka marre gjithe shqiperine. Kol Ndou ne krye te shume shaljanve shkoi ne mertur per te zene priten.
Brigada e gjashte sulmuese ishte ne gegysen dhe priste per te kaluar neper dukagjin.
Sali Mani  i  krasniqes figure shume patriotike kerkoj takim me Tunxh Myftarin  te cilit i tha me hap rruge sepse partizanet s,kane pune me dukagjinin por duan me ndjek kemba kembes gjermanin sepse kemi marre urdher nga shtabi i pergjithshem,
Tunxh Myftari mblodhi kreret e dukagjinit qe ishin ne rrethim te shtepia e Vasel Seidise dhe jau parashtroi cfare kishte biseduar ku  u  zhvillua nje debat i ashper sepse u kundershtua nga forcat balliste me ne krye Mark Tunxhin e Kol Bib Miraken qe insistonin per te filluar luften kunder partizanve.
Athere Kol Ndou tha. Ju beni si te doni se jeni ne vendin tuaj por me ndigjue mua kete lufte nuk e bani sepse lufta ka marre fund ne tere shqiperine ne favor te clirimit ne jemi nje pike uje ne dete.kete mendime te tij e aprovoi edhe i urti Tunxh Myftari por jo i biri i tij Marku me shoket e vet  i cili i akuzoi se jane te shitur ne krasniqe.
Kol Ndou mblodhi shaljanet dhe u tha . ne po largohemi sepse kufirin e kemi ne qafen e agrit dhe ne nuk kemi ndermend me qite pushke pra do ti lame partizanet te kalojne keshtu qe shmangu nje gjakderdhje fale largpamsise te tij ,keshtu qe brigada e gjashte sulmuse kaloj pa probleme pas dy javesh vjen brigada e trembedhjete sulmuse nga qafa e valbones dhe bjen ne theth disa shaljane nga te gjitha fshatrat dalin ne shkalle te thethit per te mos lene futjen e partizaneve ne shale.
Kol Ndou mblodhi perfaqsuese te cdo fshati ne shtepine e Pal Koles te nderlyses  dhe  mbas debatesh dhe kundershtimesh u ra dakort qe as ketu te mos kete demtime ne njerz edhe ketu kaloi brigada e trembedhjete kaloi paqsisht ku formoi keshillat nacional clirimtare ne cdo fshat mblodhi armet pa lej dhe rekrutoi te ri per ushtare.
Pas pushkatimit te djalit te tij Sokolit filloi kalvari i vuajtjeve  edhe per Kolen si per shume burra te tjere ne shqiperi.
Ne vitin 1946 u arrestua dhe u denua 22 vjet burg nga rregjimi komunist.
I  takon Kol Ndou merita e madhe qe ne shale nuk u vra asnje partizan dhe asnje  shaljane,dhe nuk u dogj asnje shtepi sic ndodhi ne kelmend dhe ne disa zona te shqiperise
Ku u ba gjakderdhje e madhe dhe pasojat e te ciles kane ardhur deri ne ditet e sotme.
Edhe ne burg Kola mbajti nje qendrim shume burrnor sepse nuk kishte kush ti binte mbrapa sepse e gjithe familja dhe te afermit i kishte te internuar.
Nje kujtim i djalit te Preng Previzit Lac Kurbin thote se Kol Ndou nuk quhej ne burg Kol Ndou Por quhej Kol Krishti.
Pas !3 vjet burg u kthye ne vendlinje por tash jo me figure bajraktari sepse gjeti nje kohe tjeter.
Edhe gjate 2-3 vjet qe jetoi pas burgut pati survejime dhe tentativa per ta futur serisht ne burg, por informatoret nuk gjeten mbeshtetje te shefat e sigurimit Qazim Ndregjoni nga elbasani dhe Ajet Zeneli prej tropoje.
Patriotizmi dhe gadishmeria per ti sherbyer shales dhe atdheut ashte trashguar brez pas brezi ne familjen e bajraktarit te shales.
Pas ndryshimeve demokratike te viteve 1990 stafeten e mori nipi i kol ndout Zef Sokoli i cili ishte kryetari i pare i partise demokratike per komunen e shales.Ai kurre nuk ka lejuar hakmarrjen,kjo dukej edhe pse kishte mundesi nuk i mori parasysh kurre parasysh propozimet qe i vini per lrgimin intelektualve shaljane punojs te ndryshim edhe pse ishin me prejardhje komunste pasi i sherbenin punes.
Duke luftuar per unitetin e zones,bashkpunoi me fiset e tjera sidomos me fisin e shoshit ne menyre te vecante me bajraktarin e shoshit  te ndjerin Tom Zefi te cilin e kishte edhe nip.
Asht shume i madhe kontributi i tij te shoqates Misioni I Pajtimit Mbarkombtar Shqiptar te cilin ka disa vite qe e drejton edhe sot ka drejtuar shume me kopetence duke bashkpunar me disa figura kryesore te shtetit shqiptar si dhe komunitete fetare.
Zefi bashke me burrat e dukagjint te presekutuar kane kerkuar ne dhjetor te vitit 1992 te mos happen dosjet e zeza te komunizmit meqellim te mos behet hakmarrje.
Gjate kesaj perjudhe 18 vjecare zefi bashke me shoqaten e tij ka mbyllur konflikte te jashtzakonshme ne shkalle kombtare sic jane gjaqe,plagosje,ngatrresa te ndryshem.
Edhe djali i ti Kola po integrohet ne jeten politike e shoqrore si nje i arsimuar me viszion bashkohor,ku permisat i ka per te qene pasardhes i denjte i familjes nga ka prejardhjen.
I shkruajme kete rralle ne sheje mirnjohje per kontributin e madh patriotik qe familja e bajraktarit te shales ka dhene nder breza ne sherbim te shales ,dukagjinit dhe atdheut
ZEF LULASHI, GJIN  SOKOLI

ukit

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu