Nr. 30 i gazetës në print

0
Kokaweb
Ish-Ambasadori Abdi Baleta “zbulon” një “grup armiqësor”…

Këtë lajm “sensacional” e morëm nga gazeta “Drita e Dijes” Nr. 40, gusht 2002, nga “zëdhënësi” i Baletës, Saldatori i “talentuar” (mulla) Bujar Shehu, i cili e dha këtë “sihariq” në “haberet” e Sabahit.

Sipas zëdhënësit (të lartpërmendur), në krye të këtij “grupi” tepër të “rrezikshëm” na qenkësh një “Elektro-pensionist” i bërë “telef”, me emrin Mark Bregu. Rrezikshmëria është e “shkallës së lartë”, dhe sipas Shehut, mund të krahasohet me “kamikazët”, që hodhën në erë “Kullat binjake”!… Sipas “diagnostikimit” të specialistit në fushën e agjenturës – Baleta, Marku na rezulton si një “katoliko centrist” dhe “agjent” i Vatikanit!… Për këtë “poliagjent” të “përmasave ndërkombëtare”, Abdi Baleta, përveç disa shkrimeve me të cilat ka mbushur me dhjetëra faqe gazetash, kohët e fundit do t’i “dhurojë” lexuesit një Libër, komentin e të cilit e bën Bujari në emër të Redaksisë; sipas këtij zëdhënësi, në Shqipëri kanë ardhur shumë pak ekzemplarë, prandaj gazeta ka vendosur ta botojë në çdo numër të saj. Por, ka edhe zëra “dashakeqë” që thonë se ky numër i kufizuar, vjen thjeshtë për faktin se edhe numri i atyre që i besojnë “përrallat” e Baletës na qenkësh tepër i kufizuar… Gjithsesi, Libri titullohet kështu: “Kush fshihej pas trillimit “Komunizëm Islamik””? Ja dhe komenti: “Këto ditë doli në qarkullim libri “Kush dhe çfarë fshihet pas trillimit “Komunizëm Islamik””, me autor Abdi Baleta, botuar në Prishtinë. Në këtë libër sqarohen në mënyrë shkencore disa probleme me shumë interesë për origjinën, maternitetin ku lindi komunizmi dhe dadot që e pritën këtë “fëmijë” të shëmtuar në bodrumet e errëta të murgërisë sllavo-ortodokse. Duke parë dhe sasinë e kufizuar të librave të ardhur në Shqipëri, Redaksia e “Drita e Dijes” e pa të arsyeshme të fillojë botimin e tij tërësor me vazhdimësi në faqet e kësaj gazete. Personazhi kryesor i kësaj polemike është një “hero” i bërë “telef” nëpër hidrocentralet e Partisë, me profesionin Elektriçist, tashmë në pension. Praktikisht profesionin e elektriçistit nuk e ka ushtruar pothuaj asnjëherë. Duke përfituar nga pamja e tij e jashtme, është marrë me grupin e Estradës së “kllasës” punëtore, që ka qenë sipas vlerësimit të diktatorit “Gazeta folëse e Partisë”.” Ngaqë nuk disponon “veglat” për një polemikë të mirëfilltë, ky fakt pra nuk mund të shërbejë si një arsye më shumë për ta anashkaluar. Në ferrën ku fshihet ky lepurush, gjenden edhe lepuj të tjerë që e inkurajojnë lepurin tonë…” Redaksia.

Si fillim, vlen t’i kujtojmë saldatorit të “zgjuar” nga Tepelena, se kushdo tjetër përveç tij dhe Abdi Baletës, mund të flasë kundër komunizmit. Dua t’i kujtoj Bujarit dhe të gjithë atyre që nuk e njohin, se Bujar Shehu është rritur që në foshnjëri, i mbështjellur në “pelenat” e atij “fëmije” të shëmtuar që ai e quan komunizëm! Dhe kushdo tjetër mund ta nxjerrë nga goja atë shprehje, përveç Bujarit dhe e siguroj atë se nëse komunizmi është vërtetë aq i shëmtuar, Bujar Shehu dhe Abdi Baleta janë dy “ekzemplarët” më autentikë të kësaj shëmtie. Nuk ka akt më të turpshëm dhe më të paprecedent për Bujar Shehun, sesa “ironia” dhe “sarkazma” e tij idioteske në adresën e hidrocentraleve. Të gjithë ata që kanë punuar në H/C e Vaut të Dejës, e dinë se po të mos kishte qenë ky Hidrocentral, kurrë Bujari nuk do ta kishte marrë “statusin” e qytetarit shkodran. Ai, duhet të shkojë e të “falet” çdo ditë në Digën e Hidrocentralit, natyrisht, dhe rolit të tij si “aktor” i “dyfishtë” si në “skenë” ashtu dhe në “jetë”. Bujari duhet ta dijë se e njoh me dhëmb e me dhëmballë, por nuk kam “stomakun” e tij që t’u kthehem të vjellave si qeni… (nuk kam as “fytyrën” e Bujarit). Dua t’i kujtoj “Pitkinit” të Tepelenës që të jetë më i kursyer në “humor” dhe në “sarkazëm” se ato nuk janë lindur në Tepelenën e Ali Pashait, por në Shkodrën e Fishtës… Në qoftë se Abdi Baleta të ka dhënë rolin e “nderuar” të zagarit, lepurushët kërkoi buzë kënetave, aty ku shokët tuaj çdo ditë mbledhin thupra për të thurur shporta e kanistra, e jo në Shkodër. Ti, “gjurmuesi” i biografisë sime, nuk e ke plotësuar mirë “kartelën” time. Unë, përveçse kam qenë “përçues” i vijës së Partisë, kam qenë edhe regjisor i “Pallatit të Kulturës” në Fierzë. Kam qenë edhe brigadier “kuadër niva”… Mos harro, se si regjisor, kam zëvendësuar, Artistin e Madh të humorit shqiptar, “komunistin e orëve të para” Gjosho Vasija… Dua t’ju kujtoj si ty ashtu edhe “padronit tënd” Baleta, se në hidrocentrale, jam dekoruar dy herë, dhe Ambasadori e di mirë se Partia nuk dekoronte dembelat dhe servilat e “klasit” të Bujarit, i cili gjatë të gjithë karrierës së tij profesionale, më shumë sesa hekura e llamarina ka “salduar” shpifje, thashetheme e dallavere…

Bujarit, i cili në demokraci u bë me para, dua t’i kujtoj një proverb dhe le ta varë “vath” në vesh: “Kush mendon se paraja është gjithçka, gjithçka bën për para”… Por ka dhe një shprehje popullore: “Ç’të bësh, do ta gjesh”… Baletës, i cili frymëzimin për të shkruar “Romanin” e tij të “famshëm” e ka marrë nga shkrimi im i 6 prillit 2000, në “Ora e Shqipërisë”, para se t’ia zbërthej “nen për nen”, dua t’i sugjeroj se “Ilaçi” që i kam dhënë para dy vitesh e gjysëm, vazhdon të shkaktojë “diarre”, prandaj do t’i rekomandoj një vizitë tek “gastrollogu”… Shkrimi im i lartpërmendur, me titull “Nacionalizmi shqiptar nuk është vepër e islamizmit por e të gjitha besimeve fetare së bashku”, i adresohej Bujar Shehut, por në këtë shkrim lakohej edhe emri i Baletës, i cili kishte bërë parathënien e asaj “Kryevepre” të titulluar “Kontribut”, ju, Abdi, duke “harruar” se dikur keni qenë Ambasador, iu rikthyet periudhës së “Çobanërisë”, duke përdorur një fjalor të padenjë për një intelektual, ju kujtoj se atij shkrimi i qëndroj në çdo rresht të tij, sepse ai është vërtetë “sintezë”. Është grumbullim dhe bashkrendim faktesh të pamohueshme, që askush nuk mund t’i hedhë poshtë. Është pikërisht ky fakt që të ka acaruar aq shumë, duke vënë në “efiçencë” tri “gryka zjarri”. Në të njëjtin numër të gazetës tënde “Rimëkëmbja”, aktivizove tre nga “mercenarët” më besnikë, ku shkëlqen me të gjithë “bukurinë” dhe “madhështinë”, pararoja e “ofiçinës” tënde, saldatori “hesmer gjyzeli” – Mulla Bujar Shehu, i pasuar nga Andi Shkurti dhe së fundi Abdi Baleta. Do të marr vetëm ndonjë fragment të shkurtër nga këto shkrime dhe të tjera në vazhdim. Njëri që të bie në sy, me një titull “fantastik”, është ai i Bujar Shehut: “Mark Bregu në botën e errësirës!” E kush i ka faj Bujarit, i cili botën e shikon me syzet e saldimit? Abdi, mos gabo me e shikue “Universin” me syzet e Bujarit, se nga Ambasador do të kthehesh në saldator. Provoje të vështrosh Diellin me syzet e Bujarit dhe patjetër do të të ngjasojë me Hënën… Do të bëhesh “nervoz” dhe do të hysh në polemikë me “planetet”, hajde pastaj dhe shkruaj dhe një libër tjetër për Astronominë…

Shkrimi i Andi Shkurtit kishte “nuanca” humori. Ai kishte gjetur një titull të “lezetshëm”: “Mark Bregu – Kodra mbas Bregut”. Ai, (mbase padashur) ishte tallur me Bujarin dhe me Samabaudin Ferrën, duke i quajtur “heronj”. Me sa duket, frymëzimin e ka marrë tek “heronjtë” e Servantes, por nuk e di se cilin do të ketë vënë në rolin e “Don Kishotit”?! Gjithsesi e ka “zbutur” pak situatën.

Ndërsa shkrimi juaj ishte diçka mes tragjikes dhe komikes, me një titull “shumë të gjetur”: “Hithrat e harlisura të Vatikanit”!

Abdi, ç’pate me Vatikanin, ti, Vëllezërit, dhe “selinë” i ke në Teheran… Si, o “burrë malesh”, akoma nuk e paske marrë vesh se në Vatikan ka vetëm “Lule të Bardha”!?… Jo more “mik”, ato kanë qenë hithra Shkodre. As anekdotën e Nastradinit nuk e paske dëgjuar? Ti duhet ta kishe pyetur Bujarin (si shkodran i vjetër që është) dhe ai do ta kishte treguar, se si e pësoi “stërgjyshi” juaj, Nastradini (që rahmet pastë), kur pati ardhë si “turist” (me gomar), nga Buharaja. Ah, si e pësoi ai rrezikzi, i dogji “prapanicat” me ato të “mallkuara” hithra…

Abdi, meqë kam qenë si punë regjisori, në fushën e artit, mund të flas me kompetencë, prandaj më dëgjo me vëmendje: Bujarin, përveç se e ka aktor (të planit serioz), atë e ke edhe recitues “perfekt”. Provoje të recitojë “Lahutën” dhe ke për t’u bindur se Atë Gjergj Fishta nuk ka qenë nga veriu por “safi” nga fshatrat e Tepelenës… Abdi, nëse më lejoni, do t’ju flas pak me gjuhën e Bujarit, dhe kjo më shumë për t’ju vërtetuar se e njoh mirë: “Ah, more zoti Abdi, si mendoni ju se nuk e di unë se sa keni vuajtur ju, nga ai i “mallkuar” komunizëm. Cili mund të jetë ai “sylesh” që nuk e ka parë dhe nuk e ka dëgjuar atë “bubullimë” që “komunizmi” lëshoi mbi ty… Se mos ishe ti i “privilegjuar” si ai katoliko – “Sllavo komunisti” – Pjetër Arbnori, që bridhte herë me “Benz”, herë me Avion, në zonat “turistike”, që nga Spaçi, Burreli, Qafëbari, e në të gjitha zonat “klimaterike”. Apo si ai “qafiri”, prifti Simon Jubani, që i krijuan të gjitha “kushtet” si “prift” dhe si sportist, duke e “stërvitur” në “birucat e palestrat”, duke ia forcuar “muskujt”, madje edhe “nofullat” ia patën thyer “gabimisht”, se deshën ta bënin edhe “boksier”…

Pikërisht, kur ti “Xhani” im “disident”, hiqje të “zijtë e ullirit” në luftë në “Xhunglat” e OKB-së, duke u “përleshur” dhëmb për dhëmb, me imperialistët amerikanë dhe me revizionistët modernë mu në “strofullën” e tyre… Ti, o “Xhan” ia kalon edhe “heroit” tonë, Samabaudin Ferra, që ia “theu” shpatën atij “qafirit” Skënderbe, që na “tradhëtoi” babë Sulltanin e që ju bëftë shpirti “lanet”, që u bë “tebdil-kaçak”, e na mbushi tokën e “Allahut” me çallmat e “rahmetlijve” – vëllezër turq, të atyre “kalorësve” të “qytetërimit” modern, që “rahmet” paçin – “amin Allah”…

Abdi, meqë më ke dhënë të gjitha “atributet”, “hapësirat” dhe “afinitetin”, si politikan, diplomat, si analist dhe polemist që jam, do të të jap një këshillë, dhe vare “vath” në vesh: Kurrë të mos të të shkojë në mendje se me dredhitë dhe sofizmat e tua të “shpërlara”, do t’ia mbushësh mendjen kujt, se “demonët” e përçarjes gjenden në komunitetin katolik shqiptar. Tek ata do të gjesh kurdoherë vetëm “arkitektët” e harmonisë dhe unitetin. Është provuar historikisht se katolikët janë truri dhe zemra e kombit. Tek ata do të shohësh portretet e Krenarisë Kombëtare: Gjergj Kastriotin, Luigj Gurakuqin, dhe Krenarinë e Globit – Nanë Terezën. Katolikët kanë qenë, janë dhe do të mbeten “palci” i kombit” (M.B.). Këtë thënie të “katoliko-centristit” Mark Bregu e përforcon dhe e ridimensionon sentenca “lapidare” e Profesorit të shquar shkodran dhe shqiptarit të madh Sami Repishti, kur citon: “Katoliçizmi shqiptar është formacioni më kompakt i themelit Arbënor”.

Abdi, për të qenë më konkret, dhe më praktik, duhet të na thuash, sa priftërinj dhe sa hoxhallarë pushkatoi komunizmi dhe përse katoliçizmin e quajti “armik potencial”?!… Po, çfarë mendon ti se je duke folur apo duke shkruar në gazetën tënde për shqiptarët e Zvicrës? Mos mendon se shqiptarët janë aq analfabetë sa t’i “hanë” ato “broçkullat” tuaja! Mos harroni se ai “armiku” juaj “Xhaxhi” megjithëse u tregua i “pakursyer” ndaj kundërshtarëve, ama, “malarjen” dhe “analfabetizmin” i zhduku. Vetëm ti i shpëtove, dhe jo se ishe më i zgjuar se Kadri Hazbiu, por sepse ishe në besnik i devotshëm i tij.

Na thuaj përse të favorizoi kaq shumë komunizmi, kur ti je kaq antisllav, e kur, komunizmin ia “faturon” sllavizmit? A nuk është ky një fakt që komunizmi shqiptar kishte shumë elemente të Islamizmit?… Abdi, edhe Sokoli dhe Iliri (bij të Enverit), mund të flasin kundër komunizmit dhe janë shumë më të besueshëm se ti, askush s’të beson. Ty, Enveri të mori nga “vatha” e dhive, dhe të bëri Ambasador, duke të ngritur në majat më të larta të politikës shqiptare.

Dikush ka thënë se “fakti është kokëfortë”, dhe koha vazhdon t’i japë të drejtë atij “dikushit”, cilidoqoftë ai. Fakti që ju ish-Ambasadori i përhershëm pranë OKB-së, e keni aq të vështirë të përballeni me një “Elektro-pensionist” madje të bërë “telef” (sipas të “zgjuarit” Shehu), tregon se gënjeshtrën, sado ta përdredhësh e ta bësh “kaçurrel”, ajo është e detyruar të dalë në shesh dhe të “sfidohet” nga e vërteta.

Abdi, a e kuptoni se makiavelizmi juaj është bërë tepër i kuptueshëm? Ju siguroj se libri juaj do të kthehet në “bumerang” ose në komedi. Siç duket me këtë libeër “kryevepër” po vetëdiskreditoheni duke nxjerrë në shesh fytyrën tuaj “makiaveliko-kameleone” dhe faktet flasin: Ju, po fshiheni si “jevgu” mbas “gaxhoit”! Konkretisht:Të fshihesh pas shkrimit të Pjetër Dukës, është njësoj si të kërkosh të futësh Diellin në thes!… Do të citoj thëniet tuaja të “huazuara” në ligjëratë të drejtë: “Fanatikët katolikë, si puna e Mark Bregut dhe gazetarëve të “Ora e Shqipërisë”, le të marrin e të studiojnë me vëmendje një shkrim shumë të goditur të zotëri Pjetër Dukës, botuar me datën 14 qershor në Gazetën “55”, nën titullin shumë domethënës “Ç’të lidh ty Mirdita ime me komunizmin?” Abdi, (me keqardhje), mund t’ju them se sado “dhelpër” që jeni në manipulime, më kot kërkon të futesh në “kotecet” e mirditorëve… Ata janë “gjahtarë” shumë të mirë, prandaj veçse keni turpëruar veten. Ju duke cituar Duken fshiheni pas epitetit të tij, duke e quajtur Mirditën “Moskë” e vogël. Të gjithë e dimë se ti në Moskë ke mbaruar studimet dhe se Bashkimi Sovjetik, për ty dhe shokët tuaj ka qenë “Atdheu i dytë”.

Ju e vazhdoni mendimin (duke thelluar gabimin), kur shpreheni: Është, zotëri Pjetër Duka, një mirditor katolik, e jo në musliman matjan, që ka shkruar kaq saktë të vërtetën se, “Komunizmi për Mirditën, ashtu si, përgjithësisht në Veri të Shqipërisë, qe një pushtim i dhunshëm sllav, me mercenarizëm shqiptar, pa mbështetje të vullnetshme të popullsisë vendase… Shkjau, që në shekuj s’ia gjeti dot anën shkatërrimit të Shqipërisë, më në fund ia doli për mrekulli përmes penetrimit të Kalit Komunist të Trojës nga brenda. Fara e keqe e hithrës lëshoi rrënjë edhe në Saharanë e Mirditës”.

Kushdo tjetër mund ta bënte këtë citim, veç teje, o Abdi. Këtë citim mund ta bënte Pjetër Arbnori, por jo Abdi-Ambasadori… Abdi! Asnjëherë nuk pati në OKB ambasadorë nga “Moska” e Mirditës, as nga ndonjë krahinë tjetër katolike e Shqipërisë. Këtë “fatkeqësi” e pati vetëm “disidenti antikomunist”, muslimani matjan Abdi Baleta!…

E shikoni, Abdi, sa i “ashpër” u tregua komunizmi ndaj teje… A e kuptoni sa i dobët jeni në analizën e citimeve. A i lejohet kjo “gafë” një diplomati dhe një ish-Ambasadori!?… Cilido mund të pyesë: Si mund të shprehet Abdi Baleta për mercenarizëm dhe për Kalin Komunist të Trojës, kur ky është njëri nga mercenarët më tipikë dhe njëri nga “ushtarët” apo personat kryesorë në “barkun” e këtij Kali!… Si mund të ankohesh për krahinarizëm ti, që Enver Hoxha të bëri Ambasador? Çfarë pretendoje ti, të lëshonte karriken e vet?! Abdi, çështjen e krahinarizmit e keqpërdor në mënyrë abuzive, vetëm për të krijuar “plasaritje” mes Veriut e Jugut. A nuk është ky një element i përçarjes?!… Ti, me një djallëzi (fare të dukshme), kërkon t’ia “faturosh” të ashtuquajturin “katolikocentrizëm”, sllavo-komunizmit! A nuk është dhe ky një element i përçarjes fetare?… Dhe jo vetëm në shkallë kombëtare, por në shkallë rajonale (Ballkanike).

Abdi, a do të flisje me kaq urrejtje për fqinjët ballkanas, sikur këta të ishin arabë? A nuk është tendenca juaj një fanatizëm i theksuar Islamik? Dhe e gjithë kjo e maskuar nën “petkun” e “antikomunizmit”! Abdi, ju keni dështuar dhe në “Astronomi”. Para një viti patët hedhur versionin se monumenti i Gjergj Kastriotit nuk mund të ngrihej në Prishtinë, në kohën që kishin parashikuar konstruktorët dhe vetë Akademiku Mark Krasniqi, por si për “çudi” dhe për inatin tënd dhe të Ferrajt, me datën 28 nëntor 2001, pikërisht në ditën e Shpalljes së Pavarësisë, Gjergj Kastrioti “pushtoi” njërin nga sheshet kryesore të Prishtinës. Kam patur fatin dhe nderin të jem pjestar i asaj ceremonie madhështore, ku Heroi ynë Kombëtar qëndronte stoik me shpatën e tij ngadhnjimtare, si “sfidë” ndaj Sulltanëve e Dushanëve dhe ndaj çdo armiku që synon të mposhtë Atdheun tonë të shtrenjtë, Iliro-Alban.

Në librin tuaj, shpreheni se komunizmi nuk lindi as nuk u aplikua në vendet islamike, dhe kjo është plotësisht e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë se të dy janë të ngjashëm si “vëllezërit siamezë”.

Ja si do të shprehej vetë “Profesori” dhe “idhulli” juaj, Enver Hoxha: “Islamizmi është shumë pranë Marksizmit, sepse të dy kanë primare materien”. (Shih Enver Hoxha, “Për vendet e Lindjes”).

Ju thoni se komunizmi u “fabrikua” në vendet më të zhvilluara të Europës së krishterë, si në Gjermani, Francë, Itali e gjetkë. Pse nuk na thoni, pse nuk u aplikua asnjë herë në këto vende, por u rrit dhe u “harlis” në “stepat” e Rusisë e në shkrepat e Ballkanit. Pse, në Shqipërinë me “mazhorancë” Islame u “harlis” kaq shumë?!… A nuk po bëheni “pre” e mendimeve të mija, zoti Ambasador?!… Mos vallë këtë “ndëshkim” na e solli i Madhi zot, si “shpërblim” për tradhëtinë që ti dhe paraardhësi yt, Ballaban Pashë tradhëtari i bëri Atdheut të krishterë të Gjergj Kastriotit?!…

Në librin tuaj thoni se në Indonezinë Islamike nuk hyri komunizmi, biles ju mburreni me këtë “argument”. Askush nuk mund të mburret apo të ndjejë kënaqësi me ngjarjet tragjike të vitit 1965, kur në Indonezi, nga përplasja e dy “ekstremeve” u varnë 500. 000 komunistë. Kjo ngjarje shënon një ndër tragjeditë më tronditëse dhe një ndër faqet më të turpshme në historinë Indoneziane. Vetëm Abdi Baleta mund të mburret për këtë “fitore” të Islamizmit indonezian?!…

Abdi, vlen t’ju kujtoj se tragjedia e turpshme vëllavrasëse e vitit 1997, kurrë nuk do të përsëritet dhe askush nuk mund të mbjellë “farën e keqe” të ndasisë fetare apo krahinore. Shqipëria ose Albania është shtet europian, i ndërtuar mbi “argjinaturat” Iliro-Albane dhe nëse “aksidentalisht” u bë “ekstrem” i komunizmit, ajo tragjedi kurrë më nuk do të përsëritet. Albanët nuk janë as çeçenë, as afganë, që të kthehen në “kamikazë”. Këtë duhet ta dinë mirë dhe ta varin në vesh “demonët” e përçarjes, cilëtdo qofshin dhe kudo qofshin ata.

Abdi, kam “frikë” se libri juaj nuk do të gjejë shumë “klientë” në Shkodër, ndaj keni bërë mirë që e keni botuar në Kosovë si “ngushëllim” për ndonjë “fanatik” të minoritetit turk. Besoj se propaganda e Ferrajt, do të jetë në “lartësinë” e duhur… Ndërsa këtu në Shkodër nuk e besoj se kemi shumë “ferra”. Jemi kryeqyteti i kulturës kombëtare dhe rrallë mund të gjesh ndonjë fanatik Anadollak. Shkodra është e përfshirë në “Lëvizjen për Integrim”, ne jemi Porta e Europës, vetë Europa.

Është e vërtetë, se me një “lugë” kos, prish një “kazan” qumësht, por kjo nuk mund të ndodhë me njerëzit, e në veçanti me shkodranët.

Ata që i solli Hidrocentrali dhe të tjerët që i solli ndërrimi i sistemeve, (pa humbur asgjë pozitive nga ato që trashëgojnë), së shpejti do të ingranohen në jetën qytetare dhe do të bëhen qytetarë të denjë të “Rozafës”.

Këtë ia urojmë edhe Bujarit, duke i kujtuar njëkohësisht se “paraja” të bën të pasur, ndërsa qytetar të bën kultura dhe edukata. I kujtojmë gjithashtu se “Kush mendon se para është gjithçka, gjithçka bën për para…”.

Baletës do t’i citoj disa vargje të “Poetit mërgimtar”, Artistit të Madh Shqiptar, shkodranit Gjosho Vasija:

“Trembë prej kthetrave të Sulltanit/që kish forcën e shejtanit/Iku “Zoja” prej vatanit/ç’u strehue n’Kishë t’Gjenacanit/Edhe ne të socializmit/djegë e pjekë prej komunizmit/Pesëdhjetë vjet veç lot e vajë/ndoqëm fillë rrugën e saj”. Shikoni zoti Baleta, sa ngjason pushtimi osman me vetë sundimin komunist, pastaj na bën “reçensionin” e librit tënd të “famshëm” – “Komunizëm Islamik”. Sado të “dyllosur” t’i keni veshët, tingujt e kësaj “sinfonie” të vërtetë, besoj se do t’jua “hapin”. Shkrimi im i 6 prillit qëndron me të dyja “këmbët” në tokë.

“Sirena” e “Trenit” për në Europë po bie me të madhe. Mundohuni bashkë me Bujarin dhe me atë “togë” fanatikësh, të arrini së paku të kapni “vagonin” e fundit…

Mark Bregu

 

Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha edhe ndryshojnë edhe ngjasojnë

-Ish Mbreti s’duhet varrosur në dhe, jo të ngrihet mbi re-

Sido që të interpretohet kontributi i A. Zogut, ai mbetet figura numër një e historisë së Shqipërisë mes dy luftërave botërore, sundimtar fuqiplotë, që gjithsesi ishte i pari që hodhi themelet e një shteti të centralizuar dhe ndihmoi në ushqimin e frymës dhe krenarisë kombëtare që fatkeqësisht duhet ta pranojmë se ishte në standartet më të ulëta e më mjerane të gjithë kombeve të Evropës.

Duke qenë në shumë raste e në shumë momente kritike armiq të vetvetes, ne shqiptarët shquhemi ndër të gjithë të tjerët ballkanas, si nihilistë absolutë dhe si pikturuesit më të spikatur të tablove bardh e zi, aq sa historia jonë është ndër të paktat histori e kontestuar ose e papranueshme nga një palë e cila mohohet kategorikisht nga pala tjetër e kështu anasjelltas duke na servirur dy gjysma antagoniste në mes të të cilave qëndron në mes një hendek i pakapërcyeshëm aq sa historia jonë akoma sot e kësaj dite nuk është një e tërë e një populli dhe e një kombi të tërë.

A është Ahmet Zogu një strap anadollak, sundimtar i urryer, xhelat i pamëshirshëm, që polli një rregjim thellësisht antipopullor, a është Zogu një kryetradhëtar, që shiti pjesë të trojeve shqiptare si pjesët e çifligut të tij, tek shovinistët jugosllavë që e lidhi Shqipërinë symbyllurazi pas qerres së fashizmit italian, dhe së fundi ia dorëzoi si plaçkë tregu xhelatit më të egër të njerëzimit dhe në mënyrë hajdutçe volli gjithë arin e thesarit të shtetit dhe ia mbathi me bisht ndër shalë pa mbushur e pa qitur. Një vlerësim i tillë i tejskajshëm që i është bërë deri dje Zogut do të thotë ta varrosësh atë me të gjithë të mirat e të ligat që pati duke mos i dhënë asnjë vlerësim pozitiv, çka nuk mund të pranohet as në mënyrë imagjinare, pasi edhe tek harapi gjendet një qime e bardhë.

Shembja e barrierave ideologjike e politike natyrisht do të sillte në mënyrë të paevitueshme edhe glorifikimin e figurës së Ahmet Zogut që për rreth 15 vjet fillimisht si president e pastaj si mbret mbretëroi Shqipërinë, duke i dhënë asaj pak a shumë fytyrën e tij në planin politik e social të kohës së vet.

A është Ahmet Zogu një hero kombëtar, figura më e shquar e historisë kontemporane, që qëndron në piedestal paralel me Skënderbeun, biles si vazhdues i denjë i dinastisë së tij, si gjak i gjakut të tij, se Mamica na paska qenë martuar në fisin e Zogollit në kullën feudale të Burgajetit.

A është Ahmet Zogu një strateg syshqiponjë që luftoi për pavarësi e mbrojtjen e tokave shqiptare nga copëtimi i huaj, që themeloi shtetin modern shqiptar, se Statuti themeltar i mbretërisë është kushtetuta më moderne e shqiptarëve në të gjitha kohërat, që afirmon Zogun si politikan, diplomat dhe burrë i zgjuar shteti i papërsëritshëm në historinë tonë, që u solli shqiptarëve stabilitet politik, qetësi e rend publik absolut, zhvillim, mirëqenie e progres maksimal për t’u adhuruar akoma edhe sot e kësaj dite. Se Ahmet Zogu ishte simboli i bashkimit kombëtar dhe i unifikimit të trojeve tona etnike, se në ’39-ën nuk veshi opingat vetëm e vetëm të mos sakrifikonte jetën e mijëra shqiptarëve që i donte si dritën e syrit. Një vlerësim i tillë që i bëjnë filo-zogistët e sotëm Ahmet Zogut, është një pohim butaforik e romantik irreal po aq mëkatar e inekzistent sa mohimi vrasës e krejtësisht përçmues i djeshëm. Të mistifikosh në mënyrë të atillë sa ta ngresh përmbi re figurën e Zogollit do të thotë të tentosh të ngresh një kala prej rëre që nuk mund t’i qëndrojë aspak kohës në një realitet të ri ku censurimi e manipulimi është gjithnjë e më i pamundur. Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha janë dy figura qendrore të historisë së Shqipërisë pas dy luftërave botërore dhe njëkohësisht më kontradiktorët që kanë përcaktuar fatet e Shqipërisë për një periudhë 55 vjeçare dhe që duam apo s’duam, kjo është një periudhë që shqiptarët ndryshe nga çdo herë tjetër të paktën që nga mesjeta patën shtetin e tyre pavarësisht nga emri, monarki apo diktaturë e proletariatit, që na pëlqen të theksojmë përpara se t’i themi shtet.

Këto ishin dy forma shtetërore me pole ekstreme nga përmbajtja, dhe nga forma ngjasonin se ishin tipe të centralizuara shteti deri në absolutizëm që i sollën shqiptarëve shumë vuajtje, sakrifica, ndëshkime shpesh edhe makabre, por ama si kurrë më parë u sigurua stabiliteti i brendshëm politik, sovraniteti dhe integriteti territorial dhe u fekondua nacionalizmi i fjetur i shqiptarëve.

Të frysh e të pomposh në mënyrë të ekzagjeruar një anë të ndritur të personalitetit të secilit, që natyrisht nuk ju mungon fare, këtyre dy sundimtarëve, do të dalë akoma në shesh edhe ana e errët e mynxyrshme që në jo pak raste arrin deri në tirani dhe asnjëherë nuk do të jemi në gjendje të gjykojmë me objektivitet, dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në dy tabore që vjellin me fanatizëm e herezi.

 

Ahmet Zogu në sfondin gri

Ahmet Zogu vëlla i gjashtë motrave, djali i dytë me gruan e dytë Sadije Toptani i kryebajraktarit të Matit Xhemal Pashë Zogollit, i cili arriti të vendosë nën kontrollin e vet me anën e forcës dhe kusarisë gjithë krahinën e Matit duke u njohur zyrtarisht nga Porta e Lartë si udhëheqës i kësaj krahine. Ahmeti, djalosh i ri, biri i një politikani malesh, dinak duke kundruar të atin, arriti të mësonte shumë shpejt se forca e armëve përbënte vetëm njërën prej metodave për forcimin e pushtetit dhe rritjen e ndikimit të fuqisë së tij. Bota në të cilën u rrit Ahmeti, parë në këndëvshtrimin e sotëm e perëndimor ishte primitive e dhunshme dhe jashtëzakonisht patriarkale, botë që la gjurmë të thella në formimin e personalitetit të Zogollit, duke rrënjosur tek ai besimin se shumica e problemeve vetiake e politike mund të zgjidhen më mirë nëpërmjet dhunës, dhunë e cila u bë pjesë e rëndësishme e metodës së tij politike. Zogolli u arsimua në mënyrë gjysmake në liceun e Galata Sarajt, lice ku mësonin fëmijët e dyerve të mëdha dhe pastaj në një shkollë ushtarake në Manastir.

Gjatë tre viteve të shkollimit mësoi turqisht dhe fare pak frengjisht. Thuhet se Zogollit i ka munguar dëshira për të mësuar ose më saktë i ka munguar koha për t’u arsimuar sipas kritereve të duhura, si rrjedhojë formimi i tij ishte i cunguar dhe tërësisht oriental aq sa përtej Evropës Juglindore për Zogollin bota thuajse nuk ekzistonte, megjithatë, Zogu vazhdoi të mësonte gjatë gjithë jetës në mënyrë autodidakte.

Në vitin 1916 austriakët duke dyshuar tek besnikëria e Zogut, të cilin e kishin graduar me gradën e kolonelit në ushtrinë austriake dhe i jepnin një rrogë prej 50 000 levash, e largojnë nga Shqipëria, pasi e konsideruan të dëmshëm për interesat e tyre politike, nuk e arrestuan për të mos ngjallur reagime, por e thirrën në Vjenë, biles edhe e dekoruan dhe e ftuan të merrte pjesë në një këshill lufte.

Brend Fischer shprehet në studimet e tij se: “Koloneli i ri ardhur prej maleve të Shqipërisë i guximshëm dhe enigmatik, i hijshëm që me sa dukej pëlqehej prej zonjave të aristokracisë së lartë Vjeneze, të cilat adhuronin uniformën e tij dhe përgjithësisht pamjen burrërore, flokët e kuqërremtë e të ndritshëm dhe mustaqet e mbajtura me kujdes.

Zogolli, që paratë nuk i kishte aspak me kursim, hyri në të gjitha rrethet shoqërore Vjeneze, duke frekuentuar kazinotë më të shtrenjta të qytetit, duke bredhur pas vajzave simpatike austriake që e adhuronin mjaft Zogun e hijshëm si më s’ka.” Por një nga rezultatet më pozitive të qëndrimit të tij në Vjenë ishte rasti që iu dha për të studjuar politikën perëndimore për një periudhë dy vjeçare, aq sa arriti të perfeksionojë më së miri e të ndërthurë despotizmin lindor, me kushtetutshmërinë perëndimore e intrigën fisnore shqiptare, veti të cilat do të inspironin gjithë veprimtarinë e tij në të ardhmen. Në fillim të viteve njëzet, Zogu zotëronte gjithçka i duhej për t’i hyrë lojës së sundimit politik në Shqipëri. Ai shquhej për zgjuarsi natyrale, një temperament i ndërmjetëm koleriko-sanguin, herë i ashpër e shpërthyes, herë i qetë e enigmatik, me potencë impulsive mashkullore, i aftë të kontrollojë vetveten në çdo situatë, egoist e karrierist manjak për pushtet, xheloz ekstremist ndaj rivalëve të vet potencialë, dinak i pabesë e inatçorë, provokator dhe i dhunshëm, megjithatë dinte t’i fshihte ndjenjat nën petkun e një sjellje të mirë në pritje të një momenti më të përshtatshëm për të goditur pa mëshirë. S’e kishte për gjë të shiste për pesë pare miqtë e vet dhe të pajtohej me armiqtë dhe kundërshtarët e tij më të betuar, duke luajtur me ta si macja me miun, mbjellës i përçarjeve dhe intrigave politike, ndërfisnore e ndërfetare, p.sh. nxiti popullsinë myslimane të Pukës t’i kundërvihej Kolë Bibë Mirakës që kishte filluar luftën në Iballë. Iu mbushi mendjen postribasve t’u binin pas shpine dukagjinasve tek Ura e Mesit dhe nis yrysh Mul Delinë e Hotit të shtypte kryengritjen e Dukagjinit të vitit 1926. Dërgoi banda mercenarësh civilë nga Luma e Mati të ndëshkonte popullsinë e Dukagjinit, Pukës e Malësisë së Madhe pas shtypjes së kryengritjes së ’26-ës, ose në ’35-ën mori garancitë e ish-armikut të tij Gjon Marka Gjoni për të shtypur kryengritjen e Fierit.

Zogolli në përgjithësi njihte kufinjtë e aftësive të veta, sa herë nuhaste se rreziqet ishin tepër të mëdha dhe përfitimi fare i vogël, ai dinte të tërhiqej që të mblidhte forcat për një rast tjetër më të volitshëm.

Zogu shquhej si njeri kurajoz, me vullnet të patundur, i etur për revansh e metoda represive, deri në mizori për arritjen e synimeve të veta.

Zogu, ashtu si dhe Hoxha, kishte një talent të çuditshëm për të konstatuar dhe shfrytëzuar veset e shqiptarëve që e rrethonin, ai kishte intuitë të fortë dhe aftësi sugjestionuese të intrigës për të vënë të tjerët në shërbim të vetes, përfshi këtu edhe ata që nuk do të kishin pranuar kurrë ta ndihmonin në rast se do të kishin qenë të ndërgjegjshëm se me veprimet apo mosveprimet e tye po kontribonin në forcimin e pozitës së tij. Zogu arriti të kuptojë, si aktor i hershëm i skenës politike shqiptare në vitet njëzet, se anarkia e thellë politike pjellë e mentalitetit ballkanik ishte kërcënuese për vetë integritetin e Shqipërisë, se përpjekjet për ta transformuar Shqipërinë drejt një modeli politik perëndimor, kishin dështuar në mënyrë të mjerë ose më saktë ishte vetë Zogu me dorën e djathtë të tij që i dërrmoi këto përpjekje, duke asgjësuar grupin politik të opozitës së Nolit, që përbënte inteligjencën e vërtetë të Shqipërisë, inteligjencë shpeshherë e pavendosur, konfuze dhe e çarmatosur përpara fuqisë së Ahmetit. Zogu e nuhati se të kesh një demokraci parlamentare, duhet të kesh një popull të kulturuar me kushte relativisht të mira ekonomike të aftë e të vullnetshëm për të marrë pjesë në procesin politik, prandaj me shumë zgjuarsi në aventurën e tij në pjesën dërrmuese të një mori qeverishë të viteve njëzet, Zogu mbajti postin e Ministrit të Brendshëm, në funksion të dëshirës për t’u bërë Kryeministër, synim të cilin e arriti më 16 dhjetor 1922, duke qenë Kryeministri më i ri në historinë e shtetit shqiptar, kur ishte akoma 27 vjeç dhe i vetmi që qëndroi në pushtet në këtë post për një vit e dy muaj në stinën e paqëndrueshme politike të atyre viteve. Duke qenë President ëndërronte të bëhej Monark, dhe ia arriti menjë akrobaci duke e justifikuar institucionalisht, pavarësisht se Shqipëria nuk kishte patur për pesë shekuj as monarki, as derë monarku, pra u bë monark pa pasë pikë gjaku si monark. Në mënyrë butaforike propaganda megallomane bëri përpjekje për të rishkruar edhe një herë historinë e mesjetës në mënyrë që të përshkruante lidhjet martesore midis Mamicës, motrës së vogël të Skënderbeut e njërit prej stërgjyshërve të Zogollit, u bënë përpjekje pr të gjetur ngjashmërinë mes Zogut të Parë e Heroit tonë Kombëtar. Sikur të dy ishin nga Mati, se të dy kishin arritur brenda një kohe të shkurtër e në moshë të re të bëhen sundimtarë, sikur që të dy qenë strategë të shquar ushtarakë etj., etj. Me qëllim që të nguliste edhe më tepër këtë lidhje Zogu adaptoi helmetën e Skënderbeut si simbol të kombit, së cilës iu bashkangjit edhe iniciali AZ.

Duke mbikëqyrur krejtë propagandën që drejtohej prej nëpunësve e zyrtarëve lokalë konformistë, mediokër e shërbëtorë të verbër e pati të lehtë të ushqente megallomaninë e vet për krijimin e kultit të mbretit, gjë që favorizohej nga fakti i qenies së shumicës dërmuese të popullatës analfabete, ndërsa pjesa më e vogël që përbënte inteligjencën si pjesën më vitale të kombit ishte në mërgim dhe shpesh propaganda e saj ishte diskredituese dhe anti-Zogiste, ishte një zë i vetëm në shkretëtirë, gjë që nuk bënte asnjë problem për Zogun, që e përdorte sikartë në propagandimin e të ashtuquajturës liri e shprehjes në sytë e botës së jashtme.

Zogu, pushtetin e mbajti duke shfrytëzuar konjukturat e brendshme dhe ndërkombëtare, duke kapërcyer si zogu pip më pip, nga njëri padron tek tjetri, pa qenë asnjëherë vasal shembullor i askujt, mbeti i frikshëm e gjaksor si sundimtar me një pushtet të centralizuar, me shkëlqim e ekstravagancë nga jashtë i dobët e delikat në brendësi.

Mungesa e skrupullit politik Zogun e ngriti në luftë kundër serbëve, turqve, austro-hungarezëve, princ Vidit dhe dajës së tij Esat Toptani, kundër gjithë atyre që kishte luftuar dikur me fanatizëm për ta.

Për hir të ambicjeve politike Zogolli ishte gati të bashkëpunonte me këdo dhe pasi ta realizonte synimin e vet, ta braktiste në mënyrë poshtëruese. Braktisi jugosllavët që e sollën me forcë në fron dhe u lidh me italianët që t’u imponohej e të siguronte mbështetjen e perëndimit. Me anë të parasë arrinte të bënte për vete edhe armiqtë më të egër dhe njëkohësisht e godiste e kryqëzonte këdo që i sillte pengesa në marshimin e tij drejt pushtetit.

Ceno bej Kryeziun, kunatin e vet, përkrahës të kauzës së tij e bëri ministër të brendshëm, e akuzoi për pjesëmarrje në një komplot, pastaj e eliminoi në Pragë, apo Muharrem Bajraktarin, që e ndihmoi në triumfin e ’24-ës e akuzoi se po përgatiste një kryengritje dhe e dëboi nga Shqipëria, ndërsa arriti të fitojë zemrën dhe adhurimin e Gjon Markajt, ndonëse e kishte pasë armik të vjetër, të njëjtën taktikë ndoqi me shumë bajraktarë të veriut, që nuk ngurroi t’i dënonte në vitet ’25-’26 dhe pastaj i bleu me para dhe i vuri në shërbim të tij.

Zogu kishte dyshim ndaj kujtdo, kudo shihte armiq të vërtetë dhe po qe se nuk ishin i krijonte në mënyrë imagjinare, e vetmja armatë që kishte besim ishin matjanët e tij. Sqima ishte tipar i karakterit të Zogollit, dyshimi ishte rrjedhojë e paaftësisë së tij për të bashkërenditur veprimet dhe për t’u besuar të tjerëve një pjesë të punëve të veta.

Zogu, me gjithë përpjekjet për të ngritur një administratë shtetërore, duke qenë i paaftë të zgjidhte këshilltarë kompetentë, ai i la pas dore njerëzit e rinj dhe të kulturuar, duke e lënë popullin të vuante nën pushtetin e burokratëve anadollakë, të paaftë dhe thellësisht të korruptuar. Zogu, i nxitur nga njerëzit e oborrit si Krosi me kompani, tek çdo grupim intelektualësh shihte një kërcënim për sundimin e tij politik, duke luftuar tëmbyste që në vezë çdo lloj opozite, pasi druhej se pakënaqësia politike mund të lidhej e të thellohej edhe me pakënaqësinë ekonomike, e cila sa vinte e rritej dita-ditës.

Si megalloman kishte dëshirë të papërmbajtur për t’u pëlqyer nga të tjerët dhe për të arritur këtë predikonte doktrinën e tij shpirtmadhe, të cilën jo gjithmonë ishte në gjendje apo kishte dëshirë ta vinte në jetë. Zogu mishëronte shumë të mira dhe të këqija njëkohësisht, që karakterizonin Shqipërinë e pas Luftës së Parë. Si politikan dualist krijoi një sistem të përbërë prej ideve perëndimore në formë, dhe atyre lindore konservatore në përmbajtje, duke krijuar një shtet të çuditshëm, që varionte në mes të një diktature absolute, e herë-herë gjoja të një sistemi me elementë liberalë, që në fakt nuk qe kurrë i tillë. Zogu ishte një sundimtar që luhatej mes autokratit dhe tiranit, duke kombinuar me sukses metodat e buta me radikalizmin ekstrem, mbuluar me vellon e zbatimit të ligjshmërisë kushtetuese, kundër komploteve shpesh edhe të inskenuara e kryengritjeve rebele, të nxitura gjithmonë nga të huajt. Shpesh i gjendur nën presionin e të huajve që i impononin diktatin e vet, Zogu nuk arriti të shfaqë në shumë raste fytyrën e vërtetë të një tirani dhe të shprehte gjithë fuqinë e instinkteve të dhunës që kishte një gen. Zogu ishte një prijës kapriçoz shqiptar, i cili e kaloi kohën në luftëra, pusi dhe intriga, talenti dhe dhuntia i dhanë atij mundësinë të shquhej mes rivalëve të vet, të cilët nuk mundën t’i bëjnë ballë energjive djaloshare të Zogollit, i cili mbetet edhe dishepulli i së djathtës tradicionale shqiptare edhe despot e pjellë e saj.

Prelë Milani

 

Flamurin shqiptar e ka zbuluar Alandro Kastrioti, jo Marigoja

Si shqiptar ndjej një kënaqësi të veçantë, që pata rastin t’ju vë në dijeni për këtë të vërtetë të historisë sonë kombëtare, që u errësua në padijeni, duke u përbaltur qartësinë, si uji i burimit të pastër të vërtetësisë historike. Shkrimtari i madh, novelisti Ernest Koliqi, në të përkohshmen “Shejzat” (Le Pleiadi), Viti VIII, 1964, Nr. 3-4, faqe 77 shkruan artikullin me shumë vlerë: “Ekrem Vlora”, në përkushtim të të ndjerit Ekrem Vlora, që ndërroi jetë në fund të marsit 1964. Qe një ndër personalitetet e larta i kulturës së diasporës shqiptare. Një zotëri i njëmendët, që e nderonte gjakun shqiptar me veti të rralla njerëzore (humane) dhe të prumtë e njerzishëm. Sjellja e tij me shfaqje fisnikrije të shpirtit, fryt i edukatës bujare. I lindur midis miradive.

Edukata e tij s’përbuzte kërkend, me sjellje të buta plot urtësi. Në ligjërimin e tij biseda dilte e rrjedhshme, e dashtun, e sinqertë me nota të burimit Arbnor. Qe poliglot, i pëlqente pastërtia e gjuhës shqipe. Fjala e tij e thjeshtë, qe bindëse, me logjikë të thellë si aristokrat i vaditun. Me vullnet e zotësi, voziti në dallgët e jetës plot travajë. I mërguem jetoi me nder e djersën e ballit. Spikaste stoiçizmi, për t’u admiruar, tue fitue bukën me nderë si shqiptar fisnik. Punoi pa ankime tue përballue shuplakën dërmuese të fatit, që u nda për jetë nga Regjimi Diktatorial me bashkëshorten e të bijën fort të dashtun. Kur i përmendte, iu dridhte buza e goja e tronditej në zemër. Pak shpresë pati se s’do t’i shihte së gjalli… Ky mendim e lodhte ditë e natë… Ky patriot leu në Vlorë më I. VII. 1885, nga Syrja Bej Vlora e Hibri Hanem Toptani. Mësimet e para i mori në familje nga një tubë mësuesish të zotë, që e përgatitën mirë për gjuhët: turkishten, arabishten, persishten, frengjishten, gjermanishten, anglishten, italishten e greqishten. Ma vonë mësoi mirë shqipen. Pranohet në shkollën e mesme Basel të Zvicrës. Klasat e nalta të gjimnazit në Akademinë Perandorake Mbretnore Theresianum të Vjenës në shoqni me aristokracinë Austro-Hungareze. Specializohte për çështje Ballkanike në Universitetin e Vjenës. Në vitin 1905-6, fitoi doktoratën në fakultetin ligjor të Stambollit. Pranohet si Atashe në Ministrinë e jashtme Otomane. 1907 dërgohet sekretar Ambasade në Petersburg. Që në Vjenë u mor me problemet e Pavarësisë së Shqipërisë. Në thirrje të atdhetarizmit vjen në Shqipëri në vitin 1912. 1913 senator i Vlorës, nënkryetar i Senatit. Në kohën e Princ Vidit qe sekretar i Ministrisë së jashtme të Shqipërisë. 1916-19 italianët e internuan si Austro fil. 1922 Kryetar Bashkie në Vlorë. 1925 senator, mandej përfaqësues i Shqipërisë në Londër, 1927. Në Athinë 1930. Në vitin 1933 Minstër i Punëve të jashtme të Shqipërisë. 1942 Ministër i tokave të Lirueme. Detyrat i kreu me përpikmëri. Qe një diplomat i vërtetë me kulturë poliedrike. Botoi në gjermanisht dy vepra: Aus Berat und vom tomor (Sarajevo-Daniel, A.Kajan 1911). E Die Mahrheit über da Vorghen der Juntürken in Albanien (Wien Laipzig Fromme 1911). Së fundi Drejtori Bernath i Institutit Sudost të Mynchenit kërkoi të shkruante kujtimet e veta, lodhur nga emigracioni, pejzat e jetës iu këputën pa e përfundue në moshën 79-vjeçare, më 29. III. 1964. Qe një humbje e madhe kombëtare. Ekrem Vlora erdhi në Shqipëri kur nevoja kje ma e madhe për shpalljen e pavarësisë, 1912. Kushëriri i tij Ismail Kemal Vlora do të shpalosë flamurin e Pavarësisë. Mjeshtri i pendës, shkrimtari talentuem E. Koliqi, këtij artikulli ia bashka-njet me inteligjencë tue ba me dijtë: “Shkruesi i këtyne rradhëvet përfitoi shumë nga biseda e këtij Zotnije rranxë-are, dengë me dije e pervojë e mendjesquetësi. Pes muej para se mordja e pa mëshirshme me e rrëmbye tregoi disa rrethana me shpalosjen e Pavarësisë në Vlonë. Flamuri i Skënderbeut valoi në erë të lirë mbas 5 shekuj errësinet, nga nji balkue i shtëpisë së Vlorajvet. Lajmi që ai më dha mbi flamurin e përdorun në at rasë besoj se asht mirë të njifen…

…Dhurata që Ekrem beu pat nga Aladroja Kastrioti (Nji intelektual me shumë kulturë, me prezencë) dhe i njoftun. Në banesën e vet pati nji Bibliotekë shumë të pasur me fondin e libravet Albanologjik dhe koleksion të pasun me piktura e foto mbi Shqipninë, që s’e kam pa kund ma të pasun.

“Nji mbramje të vitit 1910, Pretendenti i Fronit të Skanderbeut e fton Ekrem beun në nji darkë ku gjetën pranë ma se 30 vetë t’aristokracisë ndërkombëtare. Darka ishte shtrue në pallatin e nji kushrinës s’Aladros, nji dukeshe franceze. Kah fundi darkës, nji shërbëtor i veshun me shejnakë (en livre) solli nji kuti të kuqe stolisë me shytin e artë të Don Aladro-s dhe e mbajti me të dyja durtë. Aladroja u ngrit në këmbë, në shej të nji thekunije (emocioni) të madh në fytyrë. Çoi kapakun e kutisë dhe nxori prej saj nji flamur shqiptar të kuq me shkabë të zezë krah-hapun. Foli fjalë të zjarrta e të prekshme me nji tingull trishtimi në za, si me i pasë ndie zemra se nuk do të arrinte me e pa at flamurë me value lirisht mbi tokën shqiptare. Pohoi para të ftuarve besimin e vet mbi ardhmëninë fatbardhe të dheut të Kastriotit dhe parafoli Pamvarësinë… se shpejt do të ishte punë e kryeme.” Në fund atë flamur ia dorëzoi Ekrem beut duke i thënë: “Unë jam plak e drue se nuk do ta shof ditën e lume të lirisë shqiptare; Ju jeni i ri, mirrnje e sillnje në Atdhe; Premtoftë Perëndija që shpejt të shtjellohet në qiella të lira të Shqipnisë.”

Atë flamur Ekrem Vlora e mori gjithkund me vete, në Stamboll e në Shqipëri. Kur Ismail Kemal Vlora më 28. XI. 1912 u përgatit të shpallë Pavarësinë, kërkoi një flamur shqiptar e nuk e gjeti. Murat Toptani, që ishte ato ditë mysafir në shtëpi të Vlorajve i ra ndërmend se kishte parë një flamur kuq e zi në dhomën e Ekrem beut. I tregoi Ismail Kemalit. Ia lypën Ekrem beut e ai flamur i Aladro Kastriotit u valëvit si simbol lirie mbas 500 vjetësh në Vlorë, ditën 28. XI. 1912. Duke ia dorëzuar Ekrem beut atë dhuratë, Aladroja kishte paraparë afrimin e ditës së Pavarësisë shqiptare dhe njëherësh parandier se ai vetë nuk do të ishte më gjallë në atë rast të gazmueshëm. Pra del e qartë e vërteta historike si drita e diellit në agim. Fjala e tij shkruar nga mjeshtri i pendës Koliqi është e peshuar si në kandar të farmacisë. E. Koliqi vdiq pas 11 vjetëve, 1975, duke lënë këtë thesar.

1. Eshtrat e Ekrem Vlorës, e këtij dijetari patriot të madh, pushojnë në Vjenën e kulturës.

2. Ekrem Vlora u takua me Alandron për herë të parë në Paris, 1900, që vazhdoi korrespondencën deri në 1910, që i dorëzoi reliken e flamurit të Skënderbeut.

Fjalori Enciklopedik Shqiptar në faqen 276 shkruan: “Flamuri shqiptar, simbol i kombit dhe i shtetit, i luftërave të popullit shekullore për liri e pavarësi, për ruajtjen e identitetit kombëtar kundër çdo përpjekjeje për nënshtrim dhe asimilim. Simbas dëshmive historike Gj. Kastrioti (Skënderbeu) kishte një flamur të kuq me shqiponjën e zezë dykrenare… Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë, 28. XI. 1912, ishte shprehje e shpalljes së pavarësisë kombëtare. Flamuri shtetëror i R.P.SH. paraqet një fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenare, mbi të cilin është një yll i kuq me pesë cepa. Raporti një me një e dyzet. (Neni 108 i Kushtetutës).

Në faqen 864 shkruhet: “Pozio Maringo”, 1878-1932. Leu në Hoçisht të Korçës. Në vitin 1904 vendoset në Vlorë. Punoi për përhapjen e mbajtjen e shkollave shqipe e të ndërgjegjes kombëtare dhe emancipimin e gruas. Dallohet për fjalimet patriotike e botimet në shtyp. Me duart e saj qendisi flamurin që u ngrit ditën e shpalljes së Pavarësisë, dhe në shtëpinë e saj u shumëfishuan flamurë të tjerë, që zbukuronin dritaret e qytetit.

Shënim i imi: Vdiq në Tiranë, varri i saj mbeti në harresë. Pse? Flamurët që shumëfishoi në shtëpi, pse nuk u vendosën në ndonjë ekspozitë?!…

Duhet të ndërgjegjësohemi për historinë e vërtetë. E vërteta flet vetë, pa koment.

3. E. Koliqi qe drejtori i Liceut të Korçës dhe profesori i E. Hoxhës. (Kur vdiq vëllai i madh i E.H., e ngushëlluan të atin, që i tha “Vajti i miri e mbet rezili”. E vërteta historike të dalë e pamohueshme. E. Hoxha mashtroi historinë pas kulturës së vet. Një intelektual me mend e dije shumë, i doktoruar e banues në Trieste, mik i E. Koliqit tregon se: “Miqësia e Koliqit me E. Vlorën ishte më se vllazërore, i lidhte një ideal i përbashkët, lufta kundër diktaturës së kuqe në Tiranë. Ia rrëfenin mendimet njëri-tjetrit. Këtë artikull Koliqi na e tregon si të thuash si një amanet.”

Pa dalë nga tema e kureshtja historike, një tjetër e vërtetë doli në shesh nga kujdesi i këtij shkodrani mik i joni, që e falenderoj se na jep për të lexuar “Shejzat”. Kishte kaluar pushimet verore vitin e kaluar në Mljet, ishulli i fundit në arqipelagun e ishujve të Dalmacisë. Këtu ishte njohur me historianin kroat Antun Tonko Vojvoda, i cili porsa kishte botuar një libër me titull “Mljet ishulli i Odisesë”. Vojvoda i dhuroi mikut shkodran këtë libër me një përkushtim. Përmbajtja e librit në fjalë është plot dyndje historike, duke filluar me një luftë të ashpër midis Ilirëve e Romakëve 100 vjet para Krishtit. Mbas Romakëve ishulli zaptohet nga Grekët, dhe më vonë nga Republika e Raguzës (sot Dubrovniku). Në vitin 1930, në këtë ishull sundoi mbreti Mihail me origjinë kroate i cili e pati ndenjen në Shkodër. I biri i tij me emër Konstantin Baden kërkoi të ndërtojë një qytet në këtë ishull duke i dhënë emrin Skadarski Grad (qyteti i Shkodrës). I nderuari miku shkodran e ka vizituar këtë vend. Përveç gërmallave e mureve të rrëzuara nga ai qytet i Shkodrës, nuk ka mbetë asgjë. Sidoqoftë jemi përpara një të vërtete historike, ndoshta e panjohur deri sot në vendin tonë.

Këtij shkodrani të mirëfillët i shprehu mirënjohjen e thellë dhe falenderimet e përzemërta.

Triesta, 29. VII. 2002, Gjovalin Muzhani

 

Njerëz të revolucioneve

S’është rastësi e kohëve e s’mund të na kalojë pa u vënë re në shumë vite snobizmi e ksenofobia e autorësisë së klasave dominuese e shfrytëzuese… Deklamimi tribunal i audiencave retorike e i firaunëve të seancave parlamentare e trofeu i ansamblit të politikave e i kongresistëve të rremë. Iluzionistë e iluministë që prej vitesh kompozojnë sesione mocionesh anonime e të deklaruara si oponenca të vazhdueshme inkriminimi e të rekrutuara për logjikën e dinastisë së pluralizmit, tranzicionit, konsensusit politik e asocim stabilizimit me Parlamentin Europian ku vihet re invazion e operacion i rëndë fiskal e antagonist ndaj vegjëlisë e popullit martir, ndaj të burgosurve e persekutuarve politikë, ndaj të shpronësuarve që kanë mbetur refren nënshtrimi e shfrytëzimi politik e ideologjik. Probleme të rëndësishme etiko-jetike e të rendit të ditës janë përfshirë në orakujt e politikave të mbas diktaturës e të hierarkisë së totalitarizmit e autoritarizmit parlamentar e të mbeturinave partiake të “PPSH” e që klasa të mëvonshme menazhojnë neodiktatura e qeverisin me forma të rëndomta e ordinere idioma klanesh e fronin e pushteteve e me autorësinë e nomenklaturave citojnë e ciklojnë influkse nocionishtësh fatalë. Impresionues e pasionantë që konvergojnë e konvertojnë paralelizma pushtetesh për të trashëguar legjitimitet të mëtejshëm e të vazhdueshëm indulgjencash e lakmishë administrative e klasore në dikastere e në tempujt e vjetër të diktaturës, u luhet opera e vdekur e “diktatorit” e e vasalëve të tij. Autor tribu e obskurantistë “social-komunistë” që vërsulen si parazitë me prapaskena të mëdha për të thyer e mposhtur lëvizjet teoriko politike të revolucionit antikomunist, ndërkohë që evoluojnë programe doktrinash inekzistente. Këtu në eurokampin “social-komunist”, Shqipëri 1991-2002, ku lindin bestytnitë e skllavëritë e ku ishin ndërtuar kampet e shfarosjes e burgjet e diktaturës, qelitë e ferrit, minierat e galerat e piritit floririt, bakrit e arit si Spaç, Qaf-Bari, etj., e ku u shfrytëzuam e u skllavëruam në punë nga më të rëndat e ku u torturuam në mënyrë çnjerëzore në reanimacionin e qelive makabër në kohën e plenumeve e kongreseve të “PPSH”, kur junta të rebeluara e agjentura të rekrutuara alarmojnë me dhunë ushtarake e policore monitorimin e rregjimeve diktatoriale të “hierarkut firaun”, “sopranit” të adminstrimit të territorit shqiptar që jetonte për një origjinë të dyshimtë e jo njerëzore në alternativën e teorive e ideologjive të doktrinave “social-komuniste” e së bashku me lakejt e tij vasal qeveriste duke shkaktuar fatkeqësi të shumta në popull, ekonomi, kulturë etj. E klasa homologe të pushtuara nga deliri i pushteteve mbas diktaturës në forma indulte zhvillojnë opcione manifakturash të ndryshme e të minierave ku ishim të detyruar të punonim me orë të zgjatura gjatë gjithë ditëve e netëve të javës, pa pushim, me një mëditje e kosto shumë të ulët, me 20 lek të vjetra ushqim ditor e të detyruar t’i nështrohemi rregjimit kriminal të burgut nën diktatin e terrorin e juntave ushtarake e policore e se klasa të pamunduara e zyrtarë, që s’ju kanë zënë duart kallo asnjëherë nga puna e ndershme e virtytet e shoqërisë, parlamentarë e pushtetarë që atribuojnë e sugjestionojnë legjislatura famëkeqe direktoriateve e protektoriatit të dinastisë plurale ku kushtëzohet drama e ekuilibrave e balancimeve të kameleonëve renegatë që radhisin e ravijëzojnë politika shkurajuese e dominuese në amfiteatrin e sundimtarëve amfibë që i karakterizon një gamë e madhe komplotesh ndaj logjikave të sovraniteteve e identiteteve territoriale, rajonale e njerëzore. Filoterroristët e Tiranës, dramën e pajtimit kombëtar e trajtojnë si kohë për të fituar terren të ri mbi botën e njerëzve, për të shembur altarin e teatrin e revolucionit antikomunist e të popullit martir… ku luhet opera e partive e klasave të të njëjtës strategji për të siguruar pushtete e sponsorizime të karakterit okupues e fitimprurës në autorësinë e epokës ku vendosin gjeneratat nën hegjemoninë e opinionit të tyre elektoral e rajonal, ndërkohë që revolucioni antikomunist i klasës punëtore e i intelektualëve lëviz si hije e dramave të evolucionit të kohërave e në oazin e luftës teorike, ndërsa sisteme të tëra observojnë. Klimë dyshimi e ekstradimi nga ai operacion i militantizmit politik e elektoral, ka nisur sfidën shpirtërore e njerëzore, idhtar plangprishës e klika klasash me honorar idealesh e ritualesh paralele e të influkseve monotone në rajon për të arritur dimensionin e dëshiruar në parlament e qeveri, që është përfshirë në kaos moszgjidhjesh problemesh e inkriminojnë përgjegjësit e klasave në pushtet që përherë gjejnë forma për t’u larguar nga detyrimet ndaj shtetasve në fund të mandateve.

Të shpronësuar, të burgosur të rezistencës të kampe e burgje shfarosëse e të diktaturës “social-komuniste”, popull martir e sovran, që ndjeni akoma dhimbshëm mjerimin e vuajtjeve fizike e shpirtërore e ndjeni për aq vite të tjera diskriminimin e trysnisë së deputetëve e qeveritarëve sugjestionues e sundimtarë të rinj të biznesit e ekonomisë e të trafikantëve të mëdhenj të strategjisë elektorale e njerëzore, që prej vitesh fryjnë interpelanca, apelojnë e deklamojnë një mori kompeticione vizionesh anonime e të deklaruara si rryma premier etiko-politike e ekonomike etnike. Rrufjanët e sozët e lakejt e diktaturave improvizojnë neopolitika diskriminimi fiskal e ekonomik e që prej vitesh mbajnë vulën e damkën e paradokseve të kompensimit real të të burgosurve e persekutuarve politikë e të shpronësuarve që u detyruan të jenë të shfrytëzuarit e skllevër në pronat e tyre të ligjshme…, po nuk i vënë re klasa juna të rebeluara e të inkriminuara që nxjerrin përfitime me skenarin e pluralizmit e asocim-stabilizimit e që prej vitesh mbajnë peng pushtetin e zënë rob labirinteve e purgatorëve të revolucionit antikomunist, e prej kohësh deklamojnë pushtimin e sinagogave të shekullarëve e dishepuj zhytur monotonive të këngëve të shkretëtirave tejkqyrin rekurset e politikanëve milionerë e miliarderë që u pasuruan në sy tonin e harlisen sinonimeve e gajasen sarkazmave e gostitin me orgji të liga perestrojkën, piramidat, katarsistat, katovicën e doktrina të vdekura limbeve e skëterrave, nimfa e idhuj si jeremit dikastereve, parlamenteve e tempujve në kohë pa emër e ku paraqitet një teatër i dhimbshëm skamnorësh e robërish, shtojzovalle që shprehin një dramë të veçantë shpirtrash e komedishë që rendin karvan botërave e ndjejnë tretur sakrilegjin e historive, episodin e fesë të qytetërimit e të sovranitetit të familjes e njerëzisë e të shoqërive politike e është e rastit të vëmë në dukje elegjinë e dhjetëra mijëra artikuj gazetaresk e letrarë e qindra mijëra rubrika e kronika që janë përfshirë në atë rebus antagonizmash klasorë, njerëzor e partiak e si për të ilustruar mitologjinë e alternativave të mendimeve të përditshme e që janë një provë e rëndësishme e opinionit kohor për të mos humbur në shekullin njëzet e një…, e për të testuar në honorarin kohor ideologji e kulturë politike e filozofike e për të përballur arsyen e logjikës me misteret e rrjedhojat e vendimmarrjes përpara një politike elektorale apo përpara një kohe ku s’mund të harrojmë kohë tërë mallkim në këtë tokë të hershme, kur “junta vrasëse e emisarë kriminalë” vranë e shkretuan ndërgjegjen e lirë të popullit martir, e përgjakën burgjeve, kufinjve, ferrishteve e zalleve bij të pafajshëm…, e syrgjynosën kampeve të shfarosjes, galerave e minierave bij të netëve të trume…, në kohë tërë shenjtëri, kur karvanet e shekullit të njëzetë u nisën për në kohën e botën e ndaluar, Shqipëri 1994-2002. Bashkëkohës, njerëz të revolucioneve, është rasti më i mirë e koha më e përshtatshme për të ndjer kryengritje e revolucion shpirtëror ndaj padrejtësive të pushteteve që kanë atrofizuar e paralizuar rolin e lirisë, të sovranitetit e të legjitimitetit në këtë rajon e komunitet ku jetojmë pa të drejta themelore, e ku prej vitesh e dekadash po djersitemi vuajtjeve e mundimeve duke ndjerë afër “salltanetet” e klasave dominuese e skllavëruese që nënshkruajnë dramën e stabilitetit e të thesarit, gobsekët e marrëveshjeve fluide bilaterale e ekspansioniste…

Huanito Martini

I dënuar 25 vjet burg politik në vitin 1980.

Liruar në mars 1991

Intervistë me z. Fran Dashi, Kryetar i Partisë Kristian Demokrate Shqiptare

Pyetje: Avokati Fran Dashi, që tronditi “themelet” e Partisë Demokristiane Shqiptare, ku qëndron hendeku midis Partisë Demokristiane dhe Partisë Kristian Demokrate Shqiptare?

Përgjigje: Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë është themeluar në vitin 1945, në Shkodër nga Pater Gjon Shllaku, i cili u pushkatua në marsin e vitit 1946, i cili sakrifikoi dhe jetën e u pushkatua nga regjimi komunist. Pas 46 vitesh ajo doli në skenën politike me lindjen e pluralizmit politik në Shqipri në vitin 1991 dhe filloi të luajë rolin e saj në skenën politike shqiptare, kryesisht në zgjedhjet parlamentare dhe lokale të vitit 1992. Sapo filloi të hedhë shtat dhe të zbukurohet, paprimtas në shtator të vitit 1994 vjenë në krye të kësaj partie ish-nënkryetari i Partisë Republikane, Zef Bushati, i cili filloi spastrim nga radhët e partisë, ata që cilësoheshin si kundërshtarë tëtij, në zgjedhjet parlamentare të vitit 1996. Ajo nuk qe e zonja të përfaqësohej në parlament, vetëkuptohet dobësi e liderit të saj Zef Bushati, në zgjedhjet lokale të tetorit 1996, si parti mori 13 mijë vota, vetëm “20” këshilltarë në të gjithë Shqipërinë. Këshilli kombëtar dhe kongresi i jashtëzakonshëm i vitit 1996 e përjashtoi Zef Bushatin nga të gjitha funksionet e Partisë Demokristiane, por ai qëndroi me forcë në zgjedhjet parlamentare të vitit 1997, ku mori deputetë në parlament me votat e Partisë Demokratike. Këshilli kombëtar kërkoi dorëheqjen e Zef Bushatit, por qëndroi me forcë në zgjedhjet lokale të vitit 2000. Partia Demokristiane mori 33 mijë vota vetëm në Shkodër, ajomori 10 mijë vota, 31 këshilltarë, kur dega e Shkodrës po drejtohej nga zoti Fran Dashi, por zoti Bushati, duke parë rezultatin që dega e Shkodrës po ecte përpara dhe e shihte si rrezik për të ardhmen personale të politikës së zotit Bushati, po shkatërron degën e Shkodrës, ku 5 javë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001 dega e Shkodrës ra në 2000 vota, duke bërë konferencë, duke më pezulluar nga detyra e kryetarit të degës dhe gjithë kryesia u largua.

Në shtator të vitit 2001, këshilli kombëtar i Partisë Demokristiane kërkoi largimin e zotit Bushati, por ai nuk pranoi, kështu filloi një lëvizje e re në datën 14 shtator, rreth 42 këshilltarë demokristianë kërkuan që të fillojë lëvizja për reformim me datën 2 mars 2002, kjo lëvizje u shpall zyrtarisht ditën kur Pater Gjon Shllaku kishte përvjetorin e 56 të pushkatimit.

Zef Bushati largohet si ambasador në Vatikan dhe shkrin përfundimisht Partinë Demokristiane, duke e lënë herë në dorë të Sokol Frrokut, herë në dorë të Nikoll Lesit, ku i pari bëri një kongres më 1 qershor 2002, tjetri e bëri me datën 15 qershor 2002, të dy grupet vazhdojnë luftën në gjykata duke u ndërprerë aktiviteti i Partisë Demokristiane.

Lëvizja për reformim vendosi të depozitojë në gjykatën e Tiranës një kërkesë me qëllim që në rrugë zyrtare t’i jepet një fytyrë e re Partisë Demokristiane Shqiptare, duke e pagëzuar me emrin Partia Kristian Demokrate Shqiptare me qendër në Shkodër. Hendeku midis Partisë Demokristiane dhe Partisë Kristian Demokrate Shqiptare qëndron se kjo e fundit u pagëzua në Shkodër ku ajo lindi, dhe e dyta të gjithë strukturat e ish-Partisë Demokristiane kanë kaluar në Partinë Kristian Demokrate Shqiptare dhe e treta në të gjithë Europën, Partitë Demokristiane njihen me emrin Parti Kristian Demokrate, siç është ajo e Kroacisë, Gjermanisë, Hollandës, etj.

Pyetje: Çfarë intersash kombëtare e qytetare përfaqëson kjo parti e re. Cilat janë vizionet tuaja dhe sa e besueshme është kjo parti?

Përgjigje: Partia Kristian Demokrate Shqiptare po punon duke dhënë duke dhënë ndihmën e saj për integrimin e plotë të Shqipërisë në Perëndim, pasi kjo parti është parti e Qendrës së Djathtë dhe ajo programin e saj e ka mbështetur tek Partitë Kristian Demokrate të Europës, pasi e gjithë mazhoranca e Parlamentit Europian është e përbërë nga deputetë të Kristian Demokratëve. Kjo parti, duke mbrojtur interesat kombëtare, mbron edhe interesat qytetare, ajo punon për integrimin e qytetarit shqiptar në Europë. Vizionet tona janë që kjo parti të zërë vendin e saj që i takon në politikën shqiptare, ku pretendojmë që me ndihmën e Internacionales Kristian Demokrate të Europës, kjo parti të radhitet në vendin e 4 të politikës shqiptare, besueshmëria e kësaj partie qëndron se ajo, siç e thashë më lart, ka mbështetjen e Internacionales Kristian Demokrate të Europës dhe të gjitha strukturat e ish-Partisë Demokristiane kanë kaluar në Partinë Kristian Demokrate të Shqipërisë.

Pyetje: Kur do të fillojë punimet Kongresi i Partisë Kristian Demokrate dhe çfarë të rejash do të na sjellë?

Përgjigje: Kongresi i kësaj partie mendohet të zhvillojë punimet e tij në Shkodër në vitin 2003, para zgjedhjeve të pushtetit lokal që i bie të zhvillohen në tetorin e vitit 2003. Ky kongres do të përcaktojë qëndrimin politik të kësaj partie si dhe aleancat që mundet të bëhen. Të rejat që mundet të na sjellë kjo parti janë se ne do të jemi vazhdues të idealeve të Pater Gjon Shllakut, të Kryetarit të parë të Demikristianëve shqiptarë.

Partia Kristian Demokrate Shqiptare fton të gjithë demokristianët e larguar nga Zef Bushati, se e kanë derën hapur tek kjo parti, ku ne po punojmë për një unifikim të plotë të lëvizjes mbarëkombëtare të Kristian Demokratëve Shqiptarë.

Së bashku me opsionet e mia politike, për këtë parti, po ju paraqes zyrtarisht, këtë vendim të formës së prerë rë PKDSH. Korres.”Sh.Etnike”

 

Korrupsioni s’ka frikë nga ministrat, por gazetat “drithërohen” nga faktet:

-Kapeni hajdutin, se është fshehur poshtë kolltukut ministror…

Pas emërimit në postin e Ministrit të Rendit Publik, z. Luan Rama dha një konferencë për shtyp para mediave televizive dhe ato të shkruara në Tiranë, ku midis autoritetit të postit dhe lëndës gazetareske, pompoziteti i tij, na mbushi mendjen se e kishte seriozisht, se do të luftonte korrupsionin që ekziston në urën lidhëse nga titullarët e policisë. Do të pastronte të gjitha “gradat me hije” dhe “kapelet me pluhur”, etj., etj. Në rolin e një budallai pa nerv, e besojmë, sepse të gjithë ministrat, kur ngulin “gozhdë” ditën e parë në kolltuk kështu thonë. Por eksperienca e majmërisë të forcon verbërisht dhe të çburrëron pabesisht. Siç ndodh shpeshherë me titullarë të paaftë profesionalisht në polici dhe të pangopur. Po cila është motoja e titullarëve të dikastereve në vendet kyçe të hijes “nevralgjike” të korrupsionit. Forma apo shpërbërja e ndërgjegjes së një shteti të korruptuar, ose të pazot për të kontrolluar mvartësit e tij??? Le të ndalemi për pak çaste, nën vëzhgimin me dylbi të kthjellëta në portin më të madh të Shqipërisë. Dhe pikërisht në portin e Durrësit, ku zhvillohet pangopësisht kontrabanda e naftës, dhe kontrabandë e objekteve të tjera, që përbëjnë elementin e termit “modern” kontrabandë. (E kemi prekur shumë herë në gazetën “Shqipëria Etnike” këtë fenomen, por fatkeqësisht jemi kryqëzuar me miopë, të shurdhër e karrieristë afatshkurtër, por këtë radhë, ministri si një ish-specialist i medias, shqisa e tij do të përshkrojë rrymën e “elektricitetit” gazetaresk.)

Dhe aktualisht këtë kontrabandë e organizon, e drejton dhe menaxhon z. Astrit Kote (një oficer ushtrie), i cili ka arritur të kalojë “klasën” shkëlqyeshëm, duke i bërë sfidë shumë reformave në sajë të ryshfeteve, të servilizmave, duke patur mbështetjen e drejtorit të policisë z. Eduart Makashi (po oficer ushtrie). Dhe ata që marrin guximin të flasin ndonjë fjalë “veshi” për gabimet, shkeljet që dëgjojnë, shikojnë, apo konstatojnë përballen menjëherë me presione, shantazhe për lirim, apo transferim nga detyra. Si duket Trinomi, me ushtarakë të ardhur nga ushtria, ka gjetë stehë të hekurt, brenda strukturave të policisë. Posi; Drejtor policie – Shef kuadri – Shef porti po funksionon shkëlqyeshëm. Në çadrën e tyre mund të futen vetëm ata njerëz, të cilët janë të gatshëm vetëm të “sponsorizojnë”. Aktualisht nga ana e tyre ka filluar fushata mashtruese me parullën: “Jemi më të fortë se kurrë”. Ndërsa shefi i portit me rastin e emërimit të Luan Ramës si Ministër i Rendit Publik, e ka “pagëzu” atë, si djalë tezet. Pa dashur të hedh baltë mbi emrin dhe personalitetin e emrave të mëposhtëm, nën presionin e Trinomit të famshëm të ushtrisë, janë rimarrë në polici, në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe normat mbi funksionimin e sektorit të personel-organizimit. Pikërisht janë rimarrë policët: Hasan Neza (ish polic rrugor, liruar për shkelje), Gëzim Gjipali, Skënder Thaçi. Duke shkelur të gjitha rregullat e policisë shqiptare, duke mbetur “funksionarë” në besimin e Trinomit PPK (polici-politikë-korrupsion). Në këto kushte çdo qytetar mund të shohë se zhvillohet kontrabanda e naftës, duke shoqëruar me polic, deri në destinacion. Ata që kanë për detyrë ruajtjen e portit, menaxhimin dhe sigurimin e jashtëm të tij, janë gati të shesin këtë port, me gjithë çka brenda dhe me gjithë qeverinë, për një dorë të majme parash. Jo vetëm portin dhe qeverinë, por edhe nanën, motrën, gruan dhe vajzat i shesin për para. Çdo kush që kanë pasë rastin të hyjnë, apo të kalojnë nëpër port, mund të shohësh lehtësisht lëvizjen e makinave, automjeteve, njerëzve në cilën çdo hyrje të portit, hyn kundrejt një shpërblimi nën dorë. Dhe kush është i interesuar në orët e vona të natës, sheh komplet të zbuluar kontrabandën “të mbrojtur” nën buritë e makinës së policisë me sirena ndezur. Nëse e lëmë kontrabandën të “udhëtojë qetësisht”, pa probleme, në drejtori të policisë në sy të gjithë personelit policor, në sy të qytetarëve “komshinj” shohim radhat e gjata, shtyrjet e qytetarëve për manovrimet e listave emërore, për një pasaportë, apo dokument tjetër. Nuk është korrupsioni si tek nafta, por ekziston në forma të tjera, edhe fitimprurëse, edhe denigruese për figurën e policisë. Korrupsion dhe diskriminim flagrant e punonjësve të pasaportave në Policinë e Durrësit.

Qytetarët zënë radhën disa ditë rresht, për të futur dokumentat, dhe nuk arrin t’i fusin në afatin kohor 3-5 ditë.

Punonjësi i policisë Seit Çerma i bënte presion qytetarëve, duke i bërtitur se do i nxirrte jashtë murit rrethues të portës, së bashku me punonjësen e pasaportave që quhej Vilma… Dhe plotësimin e numrit të radhës, i plotësonin me qytetarë që paguajnë 100. 000 lek të vjetra (vetëm për t’i futur në radhë të dokumentave). Bashkëpunimi vazhdon edhe me sekserë të jashtëm (civil) miq e shokë të punonjësve të paraportave. Po kështu nga sporteli përpara inspektori i policisë, Prendi Bezhani, në bashkëpunim të ngushtë me shefin e pasaportave Filip Çuko (nipi i Lenka Çukos) nga dera përpara. Edhe ky del çdo 20 min., para derës, dhe formulon listën e “taksapaguesve” dhe ia dorëzon Prendi Bezhani. Dhe pasi bëjnë ndarjen e fitimeve të ditës, që variojnë nga 2-3 miljon në ditë. Ky ritual vazhdon përditë, pasi lidhjet zinxhir, forcohen nga ndërhyrjet e forcës politike në fuqi. Edhe për personat jo prezent, jepen pasaporta mjafton të paguash 1 miljon e dyqind mijë, deri në 1 miljon e 500. 000. Populli hallexhi, symprehtë mpreh zemërimin e thotë: Këta qenkan të pacipë, por grua më të keqe dhe më të pangopur, s’kemi parë ndonjëherë në policinë e Durrësit. E kanë fjalën për Vilmën, me siguri. Se ka shumë pak kohë që ka ardhur në polici, (direkt tek pasaportat) nga Greqia. Në kundërshtim me të gjitha rregullat e kriteret mbi emërimet, (pasi ajo vjen nga jeta civile) dhe harron Ministria e Rendit, se Akademia e Policisë në Sauk, nxjerr çdo vit me dhjetëra policë e police të kualifikuar për këtë dikaster. Por për këta studentë që mbarojnë studimet me rezultate të larta, s’ka emërime në polici. Dy raste të pakundërshtueshme dy studentë që kanë mbaruar kursin e III, kanë filluar punë në arsim. Dhe pikërisht japin mësim tek klasat fillore. Të mjerët fëmijë. Në vend të alfabetit, po mësojnë hidhërimin e mësuesve të zhgënjyer, që shkruajnë në tabelë të zezë me distinktivin e policit.

-Kapeni hajdutin, se është fshehur poshtë kolltukut ministror…

Këto janë fakte zoti ministër. Nëse s’je i zoti t’i biesh ndesh lidhjeve korruptive të partisë ku bëni pjesë, ndërhyni si ish gazetar. Mos të prishni imazhin gazetaresk absolut që keni patur tek “Zëri i Popullit”. Ju e dini mirë, se korrupsioni s’ka frikë nga ministrat, se i ka lidhjet e fuqishme nga Koka të mëdha. Por gazetat drithërohen nga faktet… Fatime Kulli

 

Nuk shkohet në Europë, pa korrupsion

Z. Drini Kryemadhi, (drejtor i drejtorisë së përgjithshme të shërbimeve të Transportit, Tiranë) bllokon aktivitetin e autoshkollave në mbarë Shqipërinë, për muajin gusht, duke ndërprerë aktivitetin e tyre, në kundërshtim me ligjin, pasi liçencat janë për 12 muaj dhe tatimtaksat paguhen për 12 muaj. (Muaji më i përshtatshëm për qytetarët, duke marrë parasysh se janë me pushime dhe janë më të lirë për kursin).

Motivi i pezullimit të aktivitetit, është se z. Drini, do të pushojë bashkë me stafin e tij që ak krijuar në Tiranë. Pasi të harxhojnë ryshfetet e “tatimet” nëndorë, presin për të rinisur sërish aktivitetin e tyre si “tagrambledhës” në kurriz të specialistëve të autoshkollave dhe kursantëve nëpër rrethe.

Zoti Drini ka nxjerrë një metodë të re pune në organizimin e punës në drejtori.

Po, si?, do të pyesnin qytetarët. Kret e thjeshtë. Nga Tirana i dërgon komisionet e marrjes në prova në mbarë Shqipërinë duke mos marrë parasysh shpenzimet e tyre që variojnë shumë miljona lekë, udhëtim, fjetje dhe dieta ditore të majme. Në një kohë që ka specialistë të specializuar, inxhinjerë në të gjitha drejtoritë rajonale nëpër rrethe. Ky zhvlerësim i specialistëve bëhet me qëllim korrupsioni, duke marrë parasysh edhe tarifat e kurseve që qysh nga fillimi i kësaj metode, ka arritur shifra marramendëse. Jo në të gjitha rastet veprohet siaps ligjit të këtij institucioni. Ai shkelet për interesa përfitimi.

Një nga anëtarët e Komisionit duhet të jenë inxhinjero-mekanik të transportit të specializuar nga autoshkollat, meqë janë po ata mësues të lëndës dhe japin mësim në ato shkolla. Në mënyrë që të jenë në komisjon të barabartë me ata që vijnë, me qëllim që të mund të shmanget korrupsioni në drejtorinë e përgjithshme të shërbimit të transporteve në Tiranë, që ka arritur majat. Fakte konkrete, përveçse abuzimeve dhe përfitimeve shkresore (sipas deponimeve të drejtorive rajonale) që bëjnë në zyrat e Tiranës, një fakt tjetër shqetësues është lypja e parave direkt nga anëtarët e Komisjonit ditën e provimit, kursantëve. Të cilët açik thonë: Doni të merrni provimin, paguani “kaq” lek, ndryshe do të mbeteni pa marrë patentën. Dhe “taksat” janë nga 200 mijë – 500 mijë lek. Pa marrë parasysh pagesat e kripura që bëjnë qytetarët në institucionet private të autoshkollave. Njëri nga kursantët, gjatë provimit, i drejtohet komisjonit të ardhur nga Tirana: -Me kaq shumë para unë e kisha marrë patentën në kurset e Italisë. Edhe këtu qenkan bërë çmimet si në Europë. Por zotnia nga Tirana, përgjigjet gjithë humor: -Epo në Europë, nuk shkohet pa para.

Shqiptarët paguajnë nga 1 miljon e gjysëm për të hipur në gomone, kurse ne ju kërkojmë më pak, që të hipni në mainë, t’ju bëjmë shoferë të mirë.

Epo mirë, thotë specialisti i ardhur nga Tirana. Paguani, që të mos lodheni.

Kurse ndonjë specialist i mirëfilltë do të thoshte: -Për të vjelë një kokërr lakër, në fushë duhen disa muaj që të bëhet. Dhe kur mendon se është gati, e ha, por prapë se prapë lakër është… Por për të nxjerrë një shofer të mirë, është shumë e vështirë.

Gjithsesi, të gjithë kanë të drejtë. Edhe ata që abuzojnë e fitojnë para në Kryqëzimin e jetëve nejrëzore. Fundja, fundi korrupsioni është një fjalë moderne, e huaj, dhe të gjithë kanë dëshirë ta shijojnë, sidomos në vendin tonë, që është një shtet pa personalitet. Fatime Kulli

 

Mos të veshim minifunde, mos të shkojmë në teatër, mos të pimë e të bëjmë pallë, mos të qytetërohemi. Kështu duan Bin Ladenët

Zot! Po a nuk e merrni vesh se Usma Bin Ladenët e quajnë veten të autorizuar t’ju vrasin ju dhe fëmijët tuaj ngase pini verë, ose birrë, ngase nuk mbani mjekër të gajtë apo ferexhe, ngase shkoni në teatër ose në kinema, ngase dëgjoni muzikë dhe këndoni kanconeta, ngase vallëzoni nëpër diskoteka ose në shtëpinë tuaj, ngase shikoni televizion, ngase mbani minifund ose pantallona të shkurtëra, ngase në plazh ose në pishinë delni lakuriq ose gati-lakuriq, ngase qini kur t’ju dojë qejfi dhe ku t’ju dojë qejfi dhe me kë t’ju dojë qejfi? As për këtë s’doni tia dini, budallenj që jini? Unë jam e pafe, falë-zotit. Por s’kam aspak ndër mend ta lë veten të më vrasin ngaqë qenkam e tillë.

Ka dhjetë vjet që po e them, dhjetë vjet. Me një farë butësie, jo me këtë pasion, këtu e njëzet vjet të shkuar shkrova për këtë çështje një kryeartikull për Corriere-n. Ishte artikulli i një njeriu të mësuar me të gjitha racat dhe me të gjitha besimet, i një qytetareje të mësuar të luftojë të gjithë fashizmat dhe të gjitha intolerancat, i një laikeje pa tabu. Por ishte edhe artikulli i një njeriu të indinjuar me ata që nuk e ndienin kutërbimin e një Lufte të Shenjtë dhe bijve tëAllahut ua zgjatnin ca si tepër. Bëra, këtu e njëzet vjet të shkuar, një arsyetim që tingëllonte pak e shumë kështu: “Ç’kuptim ka të respektojmë atë që nuk na respekton? Ç’kuptim ka të mbrojmë kulturën e tyre, ose të ashtuquajturën kulturë të tyre, kur ata e përçmojnë tonën? Unë dua të mbroj kulturën tonë dhe ju bëj me dije se Dante Alighieri më pëlqen më shumë se Omar Khajami”. Hapu qiell. Më kryqëzuan. “Raciste, raciste!” Eh, qenë të njëjtët “progresistë” që më kryqëzuan, të cilët asokohe e quanin veten “komunistë”.

Këtë sharje e provova edhe kur sovjetikët pushtuan Afganistanin. I mban mend ata mjekëroshë me dollamë dhe çalmë që, para se të shtinin me mortajë, madje në çdo të shtënë mortaje, hungërronin lavde zotit? “Allah abar! Allah akbar!” Unë i mbaj mend mirë. Dhe tek e shihja të puqej fjala “Zot” me të shtënën e mortajës, më hynin të dridhurat. Më dukej sikur isha në Mesjetë dhe thosha me vete: “Sovjetikët janë ata që janë. Por duhet pranuar se, duke bërë këtë luftë, na mbrojnë edhe ne. Dhe i falenderoj”. Hapu qiell së rishti. “Raciste, raciste!” Në verbërinë e tyre nuk donin as të më dëgjonin të flisja për përbindshmëritë që bijtë e Allahut kryenin mbi ushtarakët e zënë robër. (U sharronin me sharrë krahët dhe këmbët, të kujtohet? Një ves i vockël, mbas të cilit qenë dhënë edhe në Liban me robërit e krishterë dhe hebrej.) Nuk donin që unë ta thosha, jo. Dhe për t’u dëftuar “progresistë” duartrokisnin amerikanët që, të trushullepsur nga frika e Bashkimit Sovjetik, mbushnin me armë popullin heroik-afgan. Stërvitnin mjekëroshët dhe me mjekëroshët bashkë edhe një kryemjekërosh të quajtur Usama Bin Laden. Rusët-jashtë-nga-Afganistaaaani! Rusët-jashtë-nga-Afganistaaaani! E pra, rusët ikën nga Afganistani: u kënaqët? Dhe nga Afganistani mjekëroshët e kryemjekëroshit Usma Bin Laden çatisën në New York me sirianët, egjiptianët, irakenët, libanezët, palestinezët, sauditët e pamjekër që përbënin bandën e nëntëmbëdhjetë kamikazeve të indentifikuar: u kënaqët? Më zi: tani rrimë e kuvendojmë për sulmin e pritshëm që do të na godasë me armë kimike, biologjike, radioaktive, bërthamore. Thuhet se masakra e re është e pashmangshme, ngaqë e furnizuaka Iraku. Flitet për vaksinime, për maska kundërgaz, për murtajë. Pyesim njëri-tjetrin sekur do të ndodhë… A u kënaqët?

Disa nuk janë as të kënaqur, as të pakënaqur. Nuk e bëjnë qejfin qeder, dhe kaq. Mandej, Amerika është larg, mes Europës dhe Amerikës ka një oqean… Eh, jo, të dashurit e mi. Jo. Ka vetëm një fill uji. Sepse kur është në lojë fati i Perëndimit, mbijetesa e qytetërimit tonë, New York-u jemi ne. Amerika jemi ne. Ne italianët, ne francezët, ne anglezët, ne gjermanët, ne austriakët, ne hungarezët, ne sllovakët, ne polakët, ne skandinavët, ne belgët, ne spanjollët, ne grekët, ne portugezët. Po u shemb Amerika, shembet Europa. Shembet Perëndimi, shembemi ne. Dhe jo vetëm në kuptimin financiar, d.m.th. në kuptimin që, më duket, ju shqetëson më së shumti. (Dikur, isha e re dhe naive, i thasthë Arthur Miller-it: “Amerikanët e masin çdo gjë me paratë, vetëm te paratë e kanë mendjen”. Dhe Arthur Miller-i ma ktheu: “Ju jo?”) Në të gjitha kuptimet shembemi, mik i dashur. Dhe në vend të kambanave gdhihemi me muezinët, në vend të minifundeve gdhihemi me ferexhenë, në vend të gotëzës së konjakut – me qumështin e devesë. As këtë nuk e kuptoni, as këtë nuk doni ta kuptoni?!

Blair-i e ka kuptuar. Erdhi këtu dhe i ofroi, madje i riofroi Bush-it solidarësinë e anglezëve. Jo një solidarësi e shprehur me llomotitje dhe qaravitje: një solidarësi të mbështetur mbi gjuetinë e terroristëve dhembi aleancën ushtarake. Chirac-u jo. Siç e di, javën e kaluar ishte këtu në vizitë zyrtare. Një vizitë e parashikuar prej kohësh, jo një vizitë ad hoc. I pa gërmadhat e dy kullave, mësoi se të vdekurit janë një numër i panjehsueshëm, madje i patregueshëm, por nuk u hap. Gjatë intervistës dhënë CNN-it plot katër herë mikja ime Cristina Amanpour e pyeti se qysh e tek kishte ndër mend të rreshtohej kundër këtij Gjihadi, dhe plot katër herë Chirac-u i iku përgjigjes. Bishtnoi si ngjalë. Të vinte t’i bërtisje: “Monsieur le President! E mban mend zbarkimin në Normandi? A e di sa amerikanë ngordhën në Normandi për të zbuar nazistët edhe nga Franca?” Mirëpo, me përjashtim të Balir-it, as mes europianëve të tjerë nuk shoh rikardë Zemërluanë.

Aq më pak i shoh në Itali, ku qeveria nuk ka zbuluar, pra arrestuar, asnjë bashkëpunëtor ose të dyshuar për bashkëpunëtor të Usama Bin Ladenit. Çfarë dreqin, signor cavaliere, çfarë dreqin! Me gjithë frikën e luftës, në çdo vend të Europës është zbuluar dhe arrestuar ndonjë bashkëpunëtor i Usama Bin Ladenit. Në Francë, në Gjermani, në Angli, në Spanjë… Kurse në Itali, ku xhamitë e Milanos dhe të Torinos dhe të Romës gëlojnë nga xhagajdurë që i këndojnë lavde Usama Bin Ladenit, nga terroristë në pritje për të hedhur në erë Kupolën e Shën Pjetrit, asnjë. As një për be. As edhe një. A s’më thua, signor cavaliere: kaq të paaftë qenkan policët e Zotërisate dhe karabinierët? Kaq koqe kandari qenkan shërbimet e fshehta të Zotrisate? Kaq budallenj qenkan funsionarët e Zotërisate? Dhe qenkëshin të gjithë shenjtorë, të gjithë dorëjashtë nga sa ka ndodhur ose po ndodh, bijtë e Allah-ut që ne i mbajnë në vendin tonë? Apo që të bëh hetimet e duhura, që të zbulosh dhe të arrestosh ata që deri më sot nuk i keni zbuluar dhe arrestuar, Zotëria jote ka frikë se mos e sulmojnë së rishti si “racist-racist”? Unë, siç e sheh, s’kam.

Zot! Nuk ia mohoj askujt të drejtën për të pasur frikë. Kush nuk ka frikë nga lufta është idiot. Dhe kush përpiqet t’umbushë mendjen të tjerëve se nuk ka frikë nga lufta, e kam shkruar mijëra herë, është njëherësh idiot dhe gënjeshtar. Por në Jetë dhe Histori ka raste kur nuk lejohet të kesh frikë. Raste kur të kesh frikë është e pamoralshme dhe jocivile. Dhe ata që, për dobësi ose për mungesë guximi ose nga zakoni për të pirë në dy nëna, i bishtnojnë kësaj tragjedie, mua më duken mazokistë.

Mazokistë, po, mazokistë. Ç’ta hapim këtu kuvendimin për atë që ti e quan “kontrast mes dy kulturave? E pra, nëse do vërtet ta dish, unë e kam bezdi të flas qoftë edhe për dy kultura: t’i vë në të njëjtin rrafsh, thua se qenkëshin dy realitete paralele, me të njëjtën peshë dhe të njëjtën masë. Sepse mbrapa qytetërimit tonë është Homeri, është Sokrati, është Platoni, është Aristoteli, është Fidia, dreq-o-punë! Është Greqia e lashtë me Partenonin dhe zbulimin e Demokracisë. Është Roma e lashtë me madhështinë e saj, ligjet e saj, konceptin e saj mbi të Drejtën. Me skulpturat e saj, letërsinë e saj, arkitekturën e saj. Me pallatet dhe anfiteatrot, ujësjellësit, urat, rrugët. Është një revolucionar, ai Krisht i vdekur në kryq, që na ka mësuar (paçka nëse nuk e kemi nxënë ende) konceptin e dashurisë dhe të drejtësisë. Është edhe një Kishë, që më ka dhënë Inkuizicionin, vërtet. Që më torturoi dhe dogji mijëra herë në turrën e druve, vërtet. Që më shtypi për shekuj, që për shekuj më shtrëngoi të gdhend dhe të pikturoj vetëm Krishtër dhe Madona. Që mend ma vrau Galileo Galilei-n. Ma poshtëroi, m’ia mbylli gojën. Por dha edhe një ndihmesë të madhe në Historinë e Mendimit: po apo jo? Mandej, mbrapa qytetërimit tonë është Rilindja. Është Leonardo da Vinci, është Michelangelo, është Raffaello, është muzika e Bach-ut dhe e Mozart-it dhe e Beethoven-it. Deri te Rossini dhe Donizetti dhe Verdi & Company. Ajo muzikë pa të cilën ne s’kemi si jetojmë dhe që në kulturën e tyre, ose të ashtuquajturën kulturë të tyre, është ndaluar. Fishkëlle, në ta mban, ose përsërit nën zë korin e Nabucco-s! Dhe, më në fund, është shkenca, dreq-o-punë! Një shkencë që ka kuptuar mjaft prej sëmundjeve dhe i kuron ato. Unë jam ende gjallë, hëpërhë, falë shkencës sonë, jo asaj të Muhametit. Një shkencë që ka shpikur makina të mrekullishme. Trenin, automobilin, avionin, anijet kozmike me të cilat vajtëm në Hënë dhe në Mars dhe së afërmi do të vemë kushedi ku. Një shkencë që ia ka ndërruar faqen këtij planeti me elektricitetin, radion, telefonin, televizionin dhge, meqë ra fjala: a është e vërtetë se shenjtorët e mëdhenj të së majtës aty në Itali nuk dashkan të thuhet kjo që unë sapo e thashë?! Zot, se çfarë kaqolësh! S’do të ndryshojnë kurrë. Dhe ja tani pyetja fatale: po mbrapa kulturës së tyre çfarë ka?

Bah! Kërko e kërko, unë gjej vetëm Muhametin me Kuranin e tij dhe Averroen me shkrimet studimore: Komentarët mbi Aristotelin etj. Arafati gjen edhe numrat dhe matematikën. Duke më sokëllitur së rishti dhe duke më mbuluar me pështymë, më 1972 më tha se kultura e tij ishte më e lartë nga e imja, shumë më e lartë nga imja, sepse gjyshërit e tij paskëshin shpikur numrat dhe matematikën. Por Arafati e ka kujtesën të shkurtër. Ndaj dhe ndërron mendje dhe përgënjeshtron veten oreçast. Gjyshërit e tij nuk shpikën numrat dhe matematikën. Shpikën shkrimin e numrave që e përdorim edhe ne “jobesimtarët”, ndërsa matematika u pat përftuar gati njëkohësisht nga të gjitha qytetërimet e lashta: në Mesopotami, në Greqi, në Indi, në Kinë, në Egjipt, te majasët… Gjyshërit tuaj, iu Nderuar Zotëri Arafat, s’na lanë veçse do xhami të bukura dhe një libër me të cilin prej njëmijë e katërqind vjetësh po më rrokanisin kryet më keq nga sa m’i patën rrokanisur të krishterët me Biblën dhe hebrejtë me Torahun.

Dhe tani të shohim se cilat janë vlerat që e dallojnë këtë Kuran. Përnjëmend vlera? Qyshse bijtë e Allahut shkatërruan për gjysmë New York-un, ekspertët e Islamit s’reshtin së kënduari lavde Muhametit, duke më shpjeguar se Kurani predikon paqen, vëllazërinë, drejtësinë. (Këtë e thotë madje edheBush-i, i mjeri Bush. Është e kuptueshme që Bush-it i duhet t’i platitë njëzet e katër milionë amerikanët muslimanë, që t’i bindë të nxjerrin çfarë dinë për të afërmit ose miqtë e mundshëm ose të njohurit e devotshëm të Usama Bin Ladenit.) Por atëherë si t’ia bëjmë me atë parimin dhëmb-për-dhëmb dhe sy-për-sy? Si t’ia bëjmë me atë punën e ferexhesë, madje të velit që mbulon fytyrën e muslimanëve, aq sa për t’ihedhur një sy atij që kanë afër ato fatzeza duhet të vështrojnë nëpërmes një rrjetëze të trashë të vendosur në lartësinë e syve? Si t’ia bëjmë me poligaminë dheme parimin se gratë vlejnë më pak se devetë, se ato nuk duhet të venë në shkollë, nuk duhet të venë te doktori, nuk duhet të dalin në fotografi etj.? Si t’ia bëjmë me ndalimin e pijeve alkoolike dhe ndëshkimin me vdekje për atë që i pi? Edhe këto janë në Kuran. Dhe nuk më duket diçka aq e drejtë, aq vëllazërore, aq paqësore.

Ja pra përgjigja ime e pyetjes sate mbi “kontrastin mes dy kulturave”. Në botë ka vend për të gjithë, them unë. Në shtëpi të vet gjithsekush bën si do. Dhe, po qe se në disa vende gratë janë aq budallaqe sa të pranojnë ferexhenë, madje velin prej të cilit vështrohet nëpërmes rrjetëzës së trashë të vendosur në lartësinë e syve, më keq për to. Nëse janë aq marroqe sa të pranojnë të mos venë në shkollë, të mos venë te doktori, të mos dalin në fotografi, më keq për to. Nëse janë syleshe sa të marrin për burrë një shkërdhatë që do katër gra, më keq për to. Nëse burrat e tyre janë kaq teveqelë sa të mos pijnë birrë dhe verë, po ashtu. Nuk jam unë që do t’i ndaloj. Edhe kjo do të na duhej! Jam rritur me konceptin e lirisë, unë. Dhe ime ëmë thoshte: “Bota është e bukur ngaqë është e larmishme”. Por, nëse kërkojnë të më shtrëngojnë edhe mua të bëj të njëjtat gjëra, në shtëpinë time… Ata e kërkojnë që ç’ke me të! Usama Bin Ladeni pohon se i gjithë planeti Tokë duhet të bëhet musliman, se duhet të kthehemi në Islam, se me hir a pahir ai do të na kthejë, se për këtë qëllim po na masakron dhe do të vijojë të na masakrojë. Dhe kjo s’ka si të na pëlqejë, jo. Kjo duhet të na ngjallë dëshirën t’i përmbysim kartat, ta vrasim atë. Por puna nuk zgjidhet, nuk mbaron, me vdekjen e Usama Bin Ladenit. Sepse Usama Bin Ladenët janë dhjetëra mijëra, tanimë, dhe nuk ndodhen vetëm në Afganistan osenë vendet e tjera arabe. Ata ndodhen gjithandej dhe më të ndërkryerit për luftë ndodhen pikërisht në Perëndim. Në qytetet tona, në rrugët tona, në universitetet tona, në nyjat e teknologjisë. Asaj teknologjie që çdo budalla mund ta përdorë. Kryqëzata është në veprim prej kohësh. Dhe punon si orë zvicerane, e mbështetur me një besim dhe pabesi të krahasueshme vetëm me besimin dhe pabesinë e Torquemada-s kur drejtonte Inkuizicionin. Të hysh në bisedime me ta, është e pamundur. Të arsyetosh me ta, është jashtëmendsh. T’i trajtosh me zemërgjerësi ose shpirtmadhësi, është vetëvrasje. Dhe kush mendon të kundërtën, rren veten.

T’i thotë dikush që këtë lloj fanatizmi e ka njohur mjaft mirë: në Iran, në Pakistan, në Bangladesh, në Arabinë Saudite, në Kuvajt, në Libi, në Jordani, në Liban, dhe në atdheun e vet, d.m.th. në Itali. E ka njohur. Mandej episode banale, madje groteske, ia kanë vërtetuar sa ia kanë ngrirë gjakun.

Nuk e harroj kurrë çfarë më ndodhi në ambasadën iraniane në Romë kur kërkova vizën për të vajtur në Teheran, që të intervistoja Khomeinin, dhe u paraqita me thonjtë lyer në të kuq. Për ta, shenjë imoraliteti. Më trajtuan si një prostitutë për t’u djegur në turrën e druve. Më urdhëruan ta hiqja menjëherë atë ngjyrë. Dhe, po të mos u kisha thënë, madje ulërirë, se çfarë do të dëshiroja unë t’u hiqja atyre, madje t’ua shkulja… Nuk e harroj as atë që më ndodhi në Qom, qyteti i shenjtë i Khomeinit, ku si grua nuk më pranonin në asnjë hotel. Për të intervistuar Khomeinin duhej të vija ferexhenë, për të vënë ferexhenë duhej të hiqja bluxhinsët, për të hequr bluxhinsët duhet të tërhiqesha diku dhe natyrisht mund ta kisha bërë këtë punë në makinën me të cilën kisha mbërritur nga Teherani. Por përkthyesi ma ndaloi. Je-e-çmendur-je-e-çmendur, po-ta-bësh-këtë-në-Qom-të-pret-plumbi. Pëlqeva më mirë të më shpinin në ish-Pallatin Mbretëror, ku një rojtar i mëshirshëm na lejoi të futeshim në ish-Sallën e Fronit. Ç’është e vërteta, e ndieja veten si Zonja Jonë që, për të nxjerrë në dritë Jezuin e Vogël, strehohej së toku me Jozefin në stallën e ngrohur nga gomari dhe kau. Por, medet, një burri dhe një gruaje që s’janë të martuar mse syresh Kurani ua ndalon të futen mbrapa një dere të mbyllur. Dhe ja se ku dera befas u hap. Mullahu i ngarkuar me Kontrollin e Moralit teptisi në sallë duke sokëllitur: turp-turp-turp, gjynah-gjynah-gjynah. Dhe kishte vetëm një mënyrë pr të mos përfunduar në pushkatim: të martoheshim. Të nënshkruanim akt-martesën me afat (katër muaj) që mullahu na valaviste në fytyrë. Halli ishte se përkthyesi e kishte një grua spanjolle, një farë Consuelo, aspak të gatshme të pranonte poligaminë, ndërsa unë nuk doja të martohesha me asnjeri. Aq më pak me një iranian me gruan spanjolle. Njëkohësisht nuk desha të përfundoja e pushkatuar ose të humbja intervistën me Khomeinin. Isha ndërdyzash dhe…

Ti qesh, me siguri. Të duken barceleta. E pra, vijimin e këtij episodi s’po ta tregoj. Që të të bëj të qash, po të tregoj rastin e dymbëdhjetë të rinjve “gjynahqarë” që, me të mbaruar lufta e Bangladeshit, i pashë tek i ekzekutonin në Daka. I ekzekutuan në fushën e stadiumit të Dakës, me goditje bajonete në kraharor ose në bark, dhe në prani të njëzet mijë besimtarësh që nga tribunat duartrokisnin në emër të Zotit. Gjëmonin “Allah akbar! Allah akbar!” E di, e di: në Koloseun e romanëve të lashtë, atyre romanëve të lashtë me të cilët kultura ime krenohet, zbaviteshin duke parë si vdisnin të krishterët hedhur për ushqim luanëve. E di, e di: në të gjitha vendet e Europës të krishterët, ata të krishterë të cilëve me gjithë ateizmin tim ua njoh ndihmesën që kanë dhënë në Historinë e Mendimit, dëfreheshin duke parë si digjeshin heretikët. Porse ka kaluar do kohë, jemi bërë një çikëz më të qytetëruar, pra edhe bijtë e Allahut do të duhej ta kishin kuptuar se disa gjëra nuk bëhen. Mbas dymbëdhjetë të rinjve “gjynahqarë”, vranë një fëmijë që, për të shpëtuar të vëllanë e dënuar me vdekje, qe hedhur mbi ekzekutuesit. Atij ia zgërlaqën kokën me këpucët e mëdha ushtarake. Në s’të besohet, atëherë lexo edhe një herë kronikën time, ose kronikat e gazetarëve francezë dhe gjermanë që, të tmerruar po aq sa unë, ndodheshin aty me mua. Ose dhe më mirë: shiko fotografitë që njëri prej tyre bëri. Sidoqoftë, ajo çfarë dua të nënvizoj nuk është kjo. Dua të nënvizoj se, me të mbaruar shëmtia, të njëzet mijë besimtarët (shumë gra) lanë tribunat dhe zbritën në fushë. Jo në mënyrë të çrregullt apo me nge, jo. Por në mënyrë të rregullt, solemne. Formuan mengadalë një vargan dhe, gjithnjë në emër të Zotit, kaluan mbi kufomat. Gjithë duke gjëmuar: “Allah-akbar! Allah-akbar!” I shkatërruan si dy Kullat e New York-ut. I shndërruan në një tapet eshtrash të thërrmitura dhe gjaku.

 

Selman Ramollaj viktimë e diktaturës komuniste

Komunistët shqiptarë të konvertuar në socialistë janë të shquar për të krijuar konflikte në popull, sidomos gjatë ditëve të votimeve. Një ngjarje e tillë ka ndodhur në fshatin Ura e Shtrenjtë, Komuna Postribë e rrethit të Shkodrës. Gjatë votimeve parlamentare për deputet në këtë fshat, komisioneri demokrat Selman Ramollaj, në grindje e sipër për arsye politike dhe pronësie, konkretisht toke, ka vrarë bashkëfshatarin e tij, gajtë proçesit zgjedhor të 24 qershorit 2001. Që nga kjo datë familja Ramollaj ndodhet e ngujuar dhe e paigurtë për jetën prej fenomenit të gjakmarrjes, gjë e cila po bën kërdinë në veriun e Shqipërisë.

I ndodhur në këto rrethana djali i Selmanit, Jetmir Ramollaj, i datëlindjes 21 Nëntor 1972, qëndroi për disa kohë i fshehur nëpër male e nëpër miq të shpëtonte jetën megjithëse Jetmiri nuk kishte asnjë far dhe nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen që kishte bërë i ati. Mirëpo në Shqipërim sidomos në veri ku është ende vendlindja e Jetmir Selman Ramollaj, kanuni nuk pyet ai sot është më i egër se asnjëherë gjatë gjithë historisë, pasi armët janë në duart e kujtdo. Misioni i Pajtimit të Gjaqeve ka ndërhyrë, por pa sukses. Duke e parë se nuk kishte asnjë shpresë që t’i shpëtonte plumbit të hakmarrjes së palës së dëmtuar, Jetmiri i pafajshëm detyrohet që të braktisë gjënë më të shtrenjtë, Atdheun e tij të dashur dhe të marrë rrugët e mërgimit drejt Europës. Kthimi i tij në Shqipëri i rrezikon jetën. Ky është një fakt i dhimbshëm, një histori e rrallë të cilën na e bëri prezent në redaksi, një i afërm i Jetmirit. Nga ky i afërm mësojmë se edhe sot e kësaj dite familja Ramollaj në Urën e Shtrenjtë akoma qëndron e ngujuar dhe nuk merr asnjë kontakt me ambjentin përjashta saj, nga frika e gjakmarrjes. Hasmi tashmë i përgjon sapo të dalin jashtë e t’i vrasin. Gjendja në këtë familje është tepër shqetësuese, si nga ana ekonomike ashtu edhe nga ana humane, pasi shteti nuk merr asnjë masë që të ndalojë fenomenin e gjakmarrjes, sidomos kur ajo është për motive politike, siç është rasti i familjes Ramollaj. I ndodhur në të tilla kushte Jetmiri nuk mund të kthehet më në atdhe sepse e pret plumbi i gjakmarrjes.

Ja, pra, kjo është një nga historitë e dhimbshme të jetës shqiptare, ku socialkomunistët në pushtet ngatërrojnë popullin e vet dhe e fusin në vrasje që të rrijnë për vete përjetësisht në pushtet. Gjithsesi, tashmë Jetmiri është larg, por meraku për fatin e familjes së tij e bën të mërzitet. Por s’ke ç’i bën, ky është sot për sot realiteti i hidhur shqiptar.

Artur Dega

 

Në Shqipëri nuk është e lehtë të thuash të vërtetën!

Çudirat në vendin e vogël janë të mëdha. Krahas shumë fenomeneve negative që kanë mbuluar Shqipërinë, kohët e fundit rëndom po shfaqet edhe një fenomen i ri. Eleminimi fizik i kundërshtarëve. I tillë është edhe rasti i zotit Iron Skënder Çano me detyrën e ish-inspektorit të Bashkisë së qytetit të Shkodrës. I edukuar me frymën e së vërtetës, ndershmërisë e sinqeritetit, gjë kjo që karakterizon edhe familjen e tij, ai bëri publike vjedhjen e një fondi të madh parash rreth 10 miljon DM të caktuara për ndërtimin e një ujësjellësi dhe riparimin e një tjetri për të bërë furnizimin e një pjese të mirë të qytetit me ujë të pijshëm. Duke qenë në dijeni për humbjen e kësaj shume të madhe të hollash, ai nuk ka lejuar që të kalojë ky investim pa u gjendur paratë. Në këto rrethana është e natyrshme që personave përgjegjës (hajdutë) u duhej që të bënin diçka për të shpëtuar kokën. Dhe rruga më e mirë ishte ta eleminonin zotin Çano fizikisht. Të paguar me paratë e vjedhura, persona të specializuar për punë të tilla, në mesnatën e 18 qershorit 2001 e godasin inspektorin me thikë duke i rrezikuar seriozisht jetën. Kalimtarë të çastit e dërgojnë atë në spitalin civil të qytetit duke bërë të mundur që të shpëtojë jeta e tij falë një operacioni model të kirurgut të njohur Mark Mirashi, duke luftuar rreth 3 orë me vdekjen e sigurtë. Krimi ka goditur rëndë qytetin verior. Po shënohen shumë vrasje, plagosje, kërcënime, rrëmbime personash e gjëra të tjera të shëmtuara që do t’i kishte zili edhe Ruanda. Edhe në rastin e mësipërm policia që jo pak është përzier në aferat e pista të krimit, si zakonisht bën kqyrjen në vendin e ngjarjes dhe deklaron se personat që kanë bërë krimin janë larguar në drejtim të paditur dhe po punojmë për kapjen e tyre! deri kur kështu? Deri kur duhet që të kemi frikë të themi të vërtetën qoftë edhe në një rast si ky kur vidhen hapur paratë për punë të rëndësishme publike?

Kriminelët të mësuar për ta çuar punën deri në fund nuk mjaftohen vetëm me plagosjen e zotit Çano, por edhe më vonë e kërcënojnë duke i hedhur granata në oborrin e shtëpisë, por edhe më parë e kishin kërcënuar në zyrë që të mbyllte gojën se përndryshe…

Edhe sa kohë duhet që të kemi frikë nga këta kriminelë injorantë që bëjnë presione të hapura mbi administratën shtetërore dhe nuk i lënë të punojnë me ndershmëri? Mendojmë se ka ardhur koha që shteti ta thotë me forcë fjalën e tij dhe raste të tilla të shumta të mor përsëriten më. Albert Vataj

 

Hakmarrja godet

Janë të shumtë shqiptarët e pafajshëm që i nënshtrohen hakmarrjes kanunore, gjakut. Kjo ngjet përderisa ligji nuk vepron fare. Nëse një kriminel, fjala vjen vret edhe njëqind vetë, prapë jetën e ka të siguruar, pra nuk ka dënim kapital, me vdekje. Në kushtet të tilla Shqipëria e vogël është shndërruar në një kasaphanë të madhe. Edhe mëritë banale mund të përfundojnë në vrasje dhe këto të tëra po i menazhon shteti. Zona verilindore shqiptare është më e goditura. Nuk ka ditë të mos regjistrohet një rast vrasjeje, plagosjeje ose tentative për vrasje. Deri krimi brenda familjes është bërë shumë problemor. Kështu, si rrjedhojë e hasmërisë edhe ky djalosh që shihni në foto, i quajtur Ylber Burgaj është viktimë e hakmarrjes. Ai ka kohë që është zhdukur për të shpëtuar jetën dhe pikërisht para dy ditëve i ati Hilmi Burgaj qëllohet me breshëri automatiku afër shtëpisë së tij në fshatin Grizhë, komuna Gruemirë. Ai jetonte i fshehur dhe duke vajtur në shtëpi për t’u larë e ndërruar bie në pritë nga hasmët që po e ruanin. Shansi ka qenë aty. Mori vetëm dy plumba në kofshë dhe meqë rrëmuja e anarshia janë këmbëkryq në Shqipëri, vajti për t’u kuruar privatisht. Ngjarja e ka zanafillën që më 26 nëntor 2001, kur fisi Neziraj vrau me armë zjarri Zenel Burgajn. Kjo për motive të dobëta. Por sipas zakonit shqiptar, në janar 2002, fisi Burgaj vrau dy për një të fisit Neziraj. Atëherë fillon versioni i pajtimit. Fisi Neziraj nuk pranon kurrsesi paqe. Janë organet e pushtetit lokal dhe organizma jo qeveritare që dështuan për këtë pajtim, deri sa ngjau skandali tjetër.

Sot gjendja mes këtyre dy fiseve është acaruar shumë, saqë edhe përpjekjet për pajtim duken të pavlera, megjithëse sipas zakonit, pra kanuni që fatkeqësisht ka eklipsuar ligjin, këto dy fise janë “barabar”.

Duket se fenomeni gjakmarrje nuk ka shanse për t’u zvogëluar. Me gjithë punën e përshëndetëshme që po kryen Misioni i Paqes në Shkodër ekziston edhe një lagje të ngujuarish që ruhen vetë me armatim. Kjo lagje quhet lagjja e gjakut, në livadhe të Kirasit. Shteti përmes mediave di gjithçka dhe nuk është në gjendje të ndërhyjë. Ndoshta edhe nuk do.

Sokol Pepushaj

Shteti që vret shtetasit e vet

Pas vrasjes politike të Gjovalin Zefit, në vitin 1997 dhe protestave të qytetit antikomunist të Shkodrës, demokrati i njohur Armand Dingu, si nip i të pushkatuarit nga komunistët, u betua të ngulë këmbë për zbardhjen e ngjarjes. Por diktatorët, vrasësit, organizuan aksione për eleminimin fizik të tij. Kështu Armand Dingu detyrohet të largohet për Luksemburg, derisa policia atje e kap dhe e kthen në Shqipëri, pikërisht më 26 maj 2000. Edhe në Shqipëri përballet me policinë fashiste dhe gjen si zgjidhje të shpëtimit të jetës shtetin fqinjë, Italinë. Bandat e zbulojnë edhenë Itali, ku pushtetarët shqiptarë kontrollojnë rrjete mafioze edhe atje. Vjen prapë në Shqipëri dhe përpiqet të zbulojë vrasjen e dajës. Policia organizohet, vihet në gjurmë të Armand Dingut dhe qëllon mbi makinën e tij tip Opel. Në kushte të tilla demokrati në fjalë jeton i fshehur, më shumë afër vdekjes sesa jetës. Ky pra është shteti shqiptar, shtet që vret shtetasit e vet.

Zog Hysenaj

E rëndë situata në Kosovë

Në vizitën e javës së fundit që kisha në Kosovë, sapo kalova Tropojën në kufirin mes Shqipërisë e Kosovës, të bie në sy Gjakova, fshatrat e braktisura, të djegura nga lufta si dhe forca të ushtrisë që pastrojnë vende të minuara nga minat. Ndalem në fshatin Qerimaj, në Komunën e Gjakovës. Është pikërisht ky fshat i cili ishte një bazë e fuqishme e UÇK-së. Ne u takuam me Afrimin 19 vjeçar, i cili tegon se ishte kthyer në fshat në korrik të këtij viti dhe mësoi nga banorët se babai i tij Shaqiri dhe nëna Sema ishin vrarë. Banesa ishte shkatërruar krejtësisht. Me sy të përlotur tregon se ka mbetur gjallë vetëm motra Valdetja dhe vëllai i tij Përparim Rexhaj i datëlindjes 16. 07. 1972, i cili ndodhet në Angli që në gusht të vitit 1998, ndërsa prindërit në një varr.

Ende situata në Kosovë mbetet e errët dhe ndjek ato familje që kanë qenë bazë për UÇK-në.

Zef Nika

Shteti, familja, individi

Shpesh herë, në rrugët e qytetit të Shkodrës, shikon duke ecur një djalë të ri sakat, me paterica vetëm dhe e pyesin njerëzit a ka ndokënd ta ndihmojë e përkrahë. Dhe ai përgjigjet: Nënën e babën i kam të vjetër, një vëlla që kam nuk e di ku është. Ku është ky vëlla që ka lënë vëllain e vet sakat në mëshirë të fatit, ku shteti nuk i ka nën mbrojtje këto individë?!

Historia është e dhimbshme. Nga fundi i marsit të vitit 2000 ngasje aksidentale (e papritur), Dejnis Hysenaj, duke mbrojtur vëllanë e tij sakat dhe me shqetësime nervore, nga keqtrajtimi i disa kriminelëve, masakrohet dhe në gjendje të rëndë dërgohet në spital, ku nën kërcënimin e jetës dhe mungesës së shtetit, detyrohet të heshtë e të mos denoncojë, duke thënë se më ka përplasur makina. Mbas disa ditësh, pasi ka dalë nga spitali, këto kriminelë e keqtrajtojnë përsëri, duke e kërcënuar me jetë atë e familjen e tij. Që nga kjo kohë Dejnisi është zhdukur nga qyteti i vet, se nuk ka kush ta mbrojë, se shteti shqiptar dhe organet përkatëse nuk e shohin si detyrë të tyre mbrojtjen e jetës së shtetasve shqiptarë, të cilët detyrohen në këto kushte të braksitin vendin e vet, se nuk kanë garanci për jetën e tyre, duke lënë në mëshirë të fatit, në rastin konkret, vëllain e tij sakat.

Po kush janë këta kriminelë? A njihen? Po, por ashtu si Dejnis Hysenaj edhe ne kemi frikë të përmendim emrat e tyre. Flori Slatina

 

Dashuria e dy të rinjve rrezikon jetë njerëzish

Një ngjarje tepër tronditëse, por aktuale në realitetin shqiptar dhe kryesisht në trevat e veriut të vendit. Është pikërisht Nosh Shkami, një i ri nga fshati Qerret i Komunës Temal, që para pak kohësh ka njohur një vajzë nga Laçi i Veut të Dejës e cila për efekt sigurie po e shënojmë me emrin D.P.

Pas disa tentativash për të biseduar me prindërit e vajzës, ku ato nuk ishin dakord që të bëhej kjo martesë, gjeti momentin dhe i lartpërmenduri Nosh Shkami e grabiti vajzën në fjalë duke e çuar në shtëpinë e tij në fshatin e lindjes. Menjëherë, sipas zakonit të maleve, prindërit e vajzës e ndjekin për ta vrarë, ku sipas tyre edhe pse kanë përfunduar bashkë, në bazë të Kanunit të Lekë Dukagjinit, djali ka koritur familjen e vajzës dhe i ka gjakun borxh familjes së vajzës.

Duke parë rrezikun që i kanoset këtij dhe familjes së tij, është detyruar të emigrojë në një shtet larg Shqipërisë. Ndërsa pjesëtarët e familjes së tij janë transferuar në male, ku e trajtojnë edhe nusen e djalit si pjestare të familjes.

Misionarët e pajtimit të gjaqeve, herë pas here kanë bërë përpjekje që të zbutet ky konflikt, por asgjë nuk është arritur. Në kushte të tilla Noshi dhe familja e tij rezikohen të eleminohen fizikisht. Zef Nika

 

Politika e mbrapshtë në Shqipëri sjell vetëm viktima

E tillë është edhe ngjarja që do t’ju tregojmë më poshtë. Në 24 qershor të vitit 2001 janë zhvilluar zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë gjithë fushatës parazgjedhore u vu re si zakonisht një tension shumë i madh në mes të forcave të ndryshme politike e veçanërisht mes dy më të mëdhave e më të rrezikshmeve, PD-PS, të cilat e themi me plot ndërgjegje se vetëm të mira nuk i sjellin këtij vendi. Pas atij tensioni që u krijua para datës 24 qershor, ditës së votimit, tension që u pasqyrua dukshëm edhe në militantët e ndryshëm të të dyja partive, erdhi dita e madhe e manipulimit të të dy krahëve. Kush është më i zoti për të vjedhur më shumë vota për të përfituar më shumë për padrinot e vet. Por në këtë mori komisionerësh ka edhe njerëz të ndershëm që nuk mund të luajnë lehtë me votën e zgjedhësve. I tillë është edhe zoti Dritan Hamdi Dibra, i cili nuk lejoi të prekeshin as të manipuloheshin fletët e votimit pasi ishte caktuar nga Partia Socialiste si komisioner në një qendër votimi, zonë ku kandidonte kandidati për deputet i kësaj partie zoti Sokol Axhemi. Por kjo nuk u shkonte për shtat palës kundërshtare, pasi donin me çdo kusht të dilte fitues kandidati i tyre. Mbas përfundimit të votimeve në natën e datës 30 gusht 2001, persona me një biogram të dyshimtë, që organizojnë vetëm punë të sojit të tyre, i dalin përpara zotit Dritan me një makinë pa targa duke e qëlluar me breshëri armësh të ndryshme, duke i shkatërruar plotësisht makinën e tij personale tip golf 3, me targa SH 1500 D, por për fatin e tij të mirë i shpëtoi jeta. Por nuk mjaftohen me kaq pasi përsëri në oborrin e shtëpisë së tij hedhin lëndë plasëse, që me thënë të drejtën pas vitit të zi 1997, në Shqipëri janë të të gjitha llojeve, duke i plagosur motrën Nertelia dhe vëllain Elioni.

Me të vërtetë shqiptarët kanë të drejtë që në kohë fushatash apo në kohë zgjedhjesh të ndihen të frikësuar nga kjo politikë e luftë e pandershme ideshë e programesh që çfarëdo emri mund t’u vësh por jo luftë politike!

Urojmë që raste të tilla të mos përsëriten pasi asnjë të mirë nuk i sjell popullit të varfër, përveç atyre që tashmë janë mësuar të përfitojnë nga rrëmuja e tensioni. Bukurije Hysenukaj

 

Dashuria me vajzën serbe e detyroi të braktisë Kosovën

Quhet Ilir Fadil Canaj. Ka lindur në Drenovc të komunës së Deçanit më 01 Prill 1972 në një familje atdhetare që ruan me fanatizëm zakonet dhe traditat e të parëve. Prindërit e tij Fadil Canaj, i datëlindjes 1945 dhe Life Canaj e datëlindjes 1948, kanë punuar me ndershmëri gjatë gjithë jetës së tyre për të krijuar kushtet normale për djalin e tyre të vetëm Ilirin, tek i cili kishin skalitur virtytet më të mira të atdhedashurisë, guximit, besnikërisë dhe shpirtit të sakrificës. Teksa shëtiste nëpër shitoret e qytetit të Deçanit që ndodhet rreth 17 km larg vendlindjes së tij, në fillimvitin 1997, Ilirit i fiksohet në mendje fytyra e bukur dhe eleganca e një vajze nga Deçani, vështrimi i së cilës e hipnotizoi qyshme shikimin e parë djaloshin simpatik nga provinca. Këtu zë fill edhe dashuria e pastër mes këtyre dy të rinjve, por pikërisht këtu lind edhe drama e dhimbshme që do të ndjekë më pas dashurinë e tyre të pastër e të sinqertë. Dhe shkaku i gjithë asaj që do të ndodhte më vonë ishte pikërisht vajza e bukur nga Deçani, Emirjana Medi Gjetja, lindur në qytet më 05 janar 1980, vajza e një shqiptari të martuar me një serbe qyshnë vitin 1979. Pikërisht origjina e përzier shqiptaro-serbe bëhet edhe burimi i konfliktit mes dy familjeve Canaj e Gjetja, pasojat e të cilit i vuajnë dy të rinjtë e dashuruar, që ishin betuar të ruanin të paprekur dashurinë e tyre të thellë duke mos rënë viktimë e paragjykimeve etnike, fetare e krahinore. Në fillimvitin 1988, përkatësisht më 7-8 mars, dy të rinjtë edhe për shkak të ofensivës serbe, largohen së bashku drejt shtetit Malazez dhe për një periudhë 6-7 mujore banojnë së bashku në një hotel në qytetin e Ulqinit që banohej kryesisht nga shqiptarët. Me përfundimin e luftës në fillim të tetorit 1999, Iliri dhe Emirjana kthehen së bashku tek prindërit e Ilirit në Drenovc me shpresën se disi ishte qetësuar situata dhe ishin fashitur edhe mëritë e inatet e tyre dhe veçanërisht të fshatarëve vendas që kurrsesi nuk e pranonin martesën e shqiptarit me të bijën e shkinës. Ftohtësia e prindërve, që kurrë nuk bënë asnjë lëshim edhe pse bëhej fjalë për djalin e tyre të vetm, dhe veçanërisht fyerjet e kërcënimet e banorëve vendas e bënin të padurueshëm qëndrimin e mëtejshëm të Ilirit në vendlindjen e tij të shtrenjtë. Bashkëshortja e tij Emirjana nuk mund të dilte për asnjë çast nga shtëpia pasi përballej me fyerjet e sharjet e pakicave serbe që nuk falnin martesën me shqiptarin, armikun shekullor të racës serbe. Të gjendur në kushte të tilla diskriminimi, pa kurrfarë ndihme e përkrahje, dy të rinjtë për t’i qëndruar besnikërisht premtimit të tyre për njëri-tjetrin, me dhimbje të thellë arritën të largohen nga Kosova dhe të instalohen diku në një shtet ku sundon ligji dhe ku mbretëron paqja, harmonia e bashkëjetesa normale dhe nuk vërehen raste të tilla të luftës, diskriminimit racial e ndasive etnike. Të dy së bashku, veçanërisht pas viteve të luftës, kurrsesi nuk mund të kthehen në vendlindjen e tyre, atje bashkëjetesa e shqiptarëve me serbët është krejtësisht e pamundur.

Rifat Ymeri

Banditët e pushtetit kërcënojnë me vdekje demokratin lezhjan Geri Dodë Nogaj

Ish-komunistët e kthyer dhunshëm në pushtet, pas revolucionit të armatosur të ’97-ës, si qëllim final duket se kanë largimin e demokratëve nga Shqipëria dhe ruajtjen sa më gjatë të kolltuqeve të përgjakura. Kryesisht në veriun e vendit bindjet politike ndëshkohen ashpër nga klika komuniste në pushtet. Politika e hakmarrjes shoqëruar me kërcënime, ndalime dhe keqtrajtime në birucat e komisariateve të policisë, me marrje pengjesh e deri me ultimatume për eleminim fizik, vazhdon të detyrojë shumë demokratë të braktisin me dhimbje vendin e tyre dhe të marrin udhët e mundimshme nëpër shtete të tjera të botës. Pjesë e këtij skenari të zi është edhe demokrati lezhjan Geri Dodë Nogaj, i datëlindjes 25 shtator 1976, babai i dy fëmijëve, nga fshati Balldre i rrethit të Lezhës. Qysh në fillimet e para të pluralizmit politik, babai i tij Doda dhe të gjithë pjestarët e tjerë të familjes u bashkuan fuqishëm me forcat demokratike të udhëhequra nga ish-presidenti i vendit Sali Berisha. Në aktivitetin e tyre të shtuar demokratik, babai Doda dhe vetë Geri shpejt vihen në shënjestrën e strukturave të specializuara të shtetit, periudhë kjo pas 29 qershorit 1997, kur ish-komunistët rimorën pushtetin me grykën e pushkës. I vlerësuar për aktivitetin dhe përkushtimin në favor të forcave demokratike, Dodë Nogaj zgjidhet kryetar i degës së Partisë Demokratike, ndërkohë që njerëz të paguar të SHIK-ut dhe emisarë të shtetit shtojnë kërcënimet kundër pjestarëve të tjerë të familjes për ndalimin e aktivitetit kundër pushtetarëve socialistë. Në janar 2001 vritet në rrethana të paqarta nga persona të panjohur, pas një goditje me snajper, vëllai i Gerit, Aleksandër Nogaj, për të cilin policia kurrë nuk bëri një hetim serioz për zbulimin dhe kapjen e autorëve të krimit. Në periudhat e mëvonshme vazhdojnë telefonatat anonime dhe kërcënimet ndaj Gerit dhe babait të tij Dodës, për shkëputjen nga strukturat e Partisë Demokratike, por që hidhen poshtë me neveri nga këta të fundit dhe si kompensim më 17 dhjetor 2001, persona të paguar nga shteti, plagosin me armë zjarri në këmbë Dodën dhe godasin me thikë në pjesën e barkut të birin, Gerin që detyrohet të mjekohet në spitalin e qytetit të Lezhës. Pas 10 ditës, sapo kishte dalë nga spitali, Geri në një takim me nënkryetaren e Partisë Demokratike shqiptare zj. Jozefina Topalli, teksa denonconte dhunën e ushtruar është kërcënuar sërish nga njerëz të strukturave policore, të cilët pas disa ditësh i vënë flakën shtëpisë së Dodës, në shenjë hakmarrjeje kundër veprimtarisë së tij në shërbim të vlerave të demokracisë. Edhe përkundrejt akteve të tilla tipike për një shtet bandash kriminale, Geri dhe babai i tij nuk ndalojnë në aktivitetin e tyre. Në janar 2002, ndërsa merre pjesë në një aktiv të Degës së Partisë Demokratike për Lezhën, Geri Noga dhe shoku i tij Tonin Kolthi nga Spiten, arrestohen dhe dërgohen në birucat e burgut 313 të Tiranës, ku përballen me kërcënime, tortura dhe egërsinë shtazarake të policëve të inkriminuar që zbatonin verbërisht urdhërat e shefave të tyre mafiozë. Ndërsa lirohet për mungesë provash në korrik 2002, i gjendur në kushtet e presionit dhe kërcënimeve për eleminim fizik, duke mos i rezistuar diskriminimit dhe pamundësisë për të jetuar normalisht në familjen e tij, largohet nga Lezha për të jetuar tek xhaxhai i tij në qytetin verior të Shkodrës. Rifat Ymeri

 

Shtetasi dhe shteti

Shtetasi është një koncept i gjërë dhe kompleks për nga natyra, përmabjtja dhe impresioni gjeografik dhe gjenetik i lëvizjes në kohë. Një kuptim dhe një marrveshje pothuajse krejtësisht të ndryshme nga orjentimet kadegorike ka në realitetin shqiptar. Kjo ka ardhur pikë së pari nga faktori ekonomik dhe politik, dy realitete që kushtëzojnë gjithçka që nënshkruan të sotmen shqiptare atë që ne shohim dhe atë që tek ne vepron për t’u shquar si faktor dinamik i ekzistencës. Por për të qënë më transparent dhe për të kapur siç i thonë për brirësh kaun, ne duhet t’i rikthehemi asaj që merr përgjegjësinë e njohjes etimologjike të shtetit dhe shtetasit, të vartësisë që kanë në njohjen etimologjike këto dy shprehje, kë to dy pikvështrime nga ne dum të shohim dhe të mundohemi të përftojmë një përfundimtare sa më të qëndrueshme, duke mos

marrë përgjegjësinë se kemithënë gjithçka rreth halleve që provokojnë kurbat dhe “hallalleve” që na serviren. Le të nisim me shtetasin: Në orjetimin etimologjik shtetasi, vlerësohet në forma kadegorike si pjestar i popullsisë së një shteti, i cili gëzon të gjitha të drejtat civile, e politike dhe i përmbush të gjitha detyrat që i takojnë sipas ligjit të këtij shteti. Po shteti, ç’është shteti? Shteti është organizatë politike e

klasës sunduese të një vendi, e cila ka për detyrë të mbrojë interesat e kësaj klase dhe rendin ekzistues.

Pa dashur të humbim orjentimin etimologjik të shprehjeve ne duhet të hedhim qoftë dhe një hap për të parë se ç’po ngjet në këtë vend ku njëra palë trumbeton me të madhe ekzistencën e shtetit ndërsa tjetra në pamundësi për të bërë diçka më shumë mbi gjëndjen sistematikisht shpie sinjale opinionin se ky

është shtet pa shtet. Ai që sodit, sepse kështu e parë të arsyeshme se mund dhe duhet të bëjë është populli, është pra shtetasi. Shtetasi sa kthen kokën majtas sa djathtas, pa ditur të dijë pikën kulmore të vendndodhjes dhe pozicionimit të tij. Në kushtet kur shteti ka disa detyra, sikurëse kërkon disa detyrime nga shtetasi, dhe as njëra sikurse as tjetra nuk gjejnë dashamirësi për t’u marrë në konsoderatë, ajo që mbetet është dilema. Aktualisht Shqipëri sikurse provon, jo vetëm me të thënat por dhe me bëmat se ska shtet, pohon me po kaq forc se nuk ka as shtetas. Nëse do të kishim vërtetë një shtetas të emancipuar që di mirë të gjejë vendin e tij në dimensionet e kohës, do të mund të minimizojë shumë problematika që vetë shtetarët bëjnë. Në një farë mënyre është shtetasi, ai që në një shoqëri të emancipuar gëzon shumë të drejta për të zgjedhur qeverisjen, përfaqësuesin dhe mbrojtësin e interesave të tija. Kur ai gabon, tashmë nuk kemi të bëjmë me fajin vetëm

të qeverisjes. Por tashmë ishte shumë vonë, të ndryshohej diçka nga shumëçkaja e gabimit kolektiv që kishim kultivuar në kohën që duket se është e pamëshirshme ndaj nesh. Ndëshkimi! Nuk bëhet fjalë për një ndëshkim që ka përmasat e një hakmarrjeje, por ama të një tundimi që ngjit dita-ditës nivelet e kurbës duke u shfaqur hera-herës si shkatërrim, kjo as që duhet të vihet në dyshim, si nga ata që investuan për këtë shtet, si nga ata që e panë të arsyeshme të luajn rolin e indiferentit. Tashmë fakti është kryer, në qeverisjen e vendit është një përbërje e cila nuk mun të dhurojë asgjë përveçë tç kundërtës së shtetit ligjor, shtetit të së drejtës. Fakti që në Shqipëri nuk ka shtet për çudi ka kaluar pa u vënë re, sukr flitej se nuk ka diçka që mund të behej edhe pa të. Këtu mbase është I gjithë faji që duhet të mbajë shtetasi, i cili provon me këtë

të ketë humbur të gjitha lidhjet me njohjen e njçë shëmbëlltyre të vërtetë të shtetit. Në këto kushte vërtetë

kemi të bëjmë me shthurje të kapaciteteve të kuptimit të shtetit tek çdo shtetas. Në këtë përfundimtare nuk ka marrë pjesë vetëm llogaria shtetas, por edhe llogaria shtet dhe shtetar. Nëse një shtetas sot e ka më të vështirë të dijë se ç’është shteti sesa të mbajë një qëndrim mbi një çshtje shyumë herë më të vështirë dhe që nuk i hyn në paunë fare, kjo nuk bvjen nga fakti se shqiptarët kanë lindur për të bërë politikë, për të ërpunuar opinione mbi çështje tepër delikate. Në këtë moment arrijmë të dallojmë invesytimin e

shtetit ose më sakt të shtetarëve për të transformuar të gjithë shoqërinë në një masë që grin biseda për konsum dhe mendon se po bën politikë. E keqja e të këqijave ka burim social. Nëse një i papunë pasi ka dështuar në të gjitha përpjekjet për të qënë i dobishëm për vete, familjen dhe shoqërinë e konsoderon punë marrjen me politikë fajin nuk e ka ai. Kush thoni ju është ai të cilir duhet t’ja varim në qafë kambanën e përgjegjësisë për këtë shtetas, i cili del nga shtëpia pa destinacion dhe as ai nuk e di se ku do ta errë

nata, në ndonjë komisariat policie, në ndonjë spital apo edhe në morg. Ky është inteneratri i shtetasit shqiptar, ndërkohë që pushtetarët as që duan t’ja dinë, jo vetëm për këtë dhe shumë syresh si ky, por për askënd. Albert Vataj

 

Agron Luka

Shoku i prangave ishte Gjovalin Luka

Vjersha “Shokut të Prangave” e Q. Stafës i kushtohej Gjovalin Lukës dhe lidhej me kohën e gjyqit zogist special të Shkurtit 1939 dhe me një episod. Biografët dhe historianët e kohës së E. Hoxhës, sipas porosisë, këtë kushtim ia kishin mveshur V. Shantos.

 

Historia jonë e shek XX mbetet akoma për tu shkruar

Në librin monografi të Nasho Jorgaqit “Qemal Stafa Jeta dhe lufta”, botimi i parë, mbas f 160 është botuar një faksimile e vjershës së mbetur në dorëshkrim “Shokut të prangave”.

Në f 230 Jorgaqi shkruante: “Qemali i prekur, ulet dhe shkruan në burg vargjet e vjershës “Shokut të prangave”. Vjersha i kushtohet Vasil Shantos, me të cilin Qemali qëndroi bashkë i lidhur gjatë tërë procesit të gjyqit”. (bot. i dytë i 1976, nuk e ka faksimilen dhe ka pak ndryshime. A.L)

Gj.Luka e kishte nënvizuar këtë pjesë dhe kishte vënë aty katër copë pikcuditëse dhe krahas shumë nnëvizimeve e shënimeve kishte vendosur edhe dy libra të vegjël të titulluar “Këngë Partizane” dhe “Kristofor Kolombi a të gjetunit e Amerikës”.

Sh. Nasho duke keqpërdorur ndonjë shkrim të vjetër (ku mund të kishte edhe të meta), duke u bazuar në të ashtuquajturat “Kujtime” të enveristëve dhe servilëve të tjerë zyrtarucë të vegjël, që ose nuk kishin qenë fare dëshmitarë kohorë ose gënjenin pa skrupull, e mbi të gjitha duke u mbështetur në orjentimet e E.Hoxhës, kishte shtrembëruar të vërtetat historike, kishte kaluar në harresë ngjarje, persona dhe aktivitete që u përkisnin atyre ose edhe më keq ua kishte vjedhur për së vdekuri e për së gjalli, duke ja kaluar të tjerëve.

Si njëri nga më të rëndësishmit dhe më kryesorët në atë gjyq special ka qenë edhe Gj. Luka, i rradhitur i katërti në listën e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posacme zogiste.

Kemi pritur më kot që dr. prof Nashua të reflektonte vetë në këto 12 vjetë demokraci…

Në kohën e Hoxhakomunizmit, edhe për nënvizimet e shënimet nëpër libra, duhej të vepronje me shumë kujdes, pa ndonjë koment apo diskutim që i binte ndesh historiografisë zyrtare, madje duhej edhe autocensura për ndonjë rast kontrolli të sigurimit. Edhe dy librat e vegjël nuk ishin lënë aty “si rastësisht”.

Në librin për Kolombin (vendosur në f 230 të librit të sh. Nasho, aty ku ai citonte një pjesë të mirë të “Shokut të prangave”), Gj. Luka kishte nënvizuar ngjarjen e prangave të Kolombit. Sic shkruhej aty dhe sic është e mirnjohur, aii mori me vehte edhe në varr prangat që ia kishte vënë mbret Ferdinandi i Spanjës, si “shpërblim dhe mirnjohje” për zbulimin e Botës së Re. Mbreti ishte penduar më vonë, por tashmë “Prangat e Kolombit” kishin marrë dhenë.

Babai më kishte thënë se natyrisht nuk bëhej fjalë për ndonjë paralelizëm me lavdinë e pavdekësinë e prangave të K. Kolombit, pavarësisht se edhe ai po kërkonte së paku ato prangat e tia. Qëllimi i tij ishte të nënvizonte faktin se “flliqsia agallare e Mbret Zogut I”, e thënë me figurën e Q. Stafës, nuk u pendua kurrë për ato pranga dhe atë hu shtazarak që i dha rinisë në prag të pushtimit fashist dhe se “flliqsia e komunizëmhoxhizmit” ti hiqte fare edhe prangat, madje të zhdukte edhe nga faqia e dheut dhe historisë, ta përvehtësonte të gjith aktivitetin tënd duke të bërë fare edhe si të paqenë. Një qëllim tjetër ka qenë që kjo të shërbente si një Kujtesë për mua, që një ditë kur të vinte demokracia me lirinë e fjalës dhe mendimit, ta nxirrja të vërtetën në shesh. Dhe kjo ishte një dëshirë legjitime e tija e bazuar në vërtetësinë historike.

Te libri “Këngë Partizane” (vendosur në f 220) ndodhej e famshmia kënga e Frontit Popullor.

Kur e pati lexuar “Shokun e Prangave”, Gjovalini e njohu menjëherë pseudonimin e tij “Shkrepi” në episodin me të cilin lidhej vargu “Shkrepat tuej njëherë i harrove”, dhe domosdo kujtonte faktin se në seancat gjyqësore e shoqëronin në një shumicë rastesh të lidhur në pranga me Qemalin. Kjo lidhje fillimisht kishte koinciduar sepse qelia e Qemalit ishte pas asaj të Gjovalinit dhe ashtu i takonte radha, ndërsa kushtimi lidhej me arësye të tjera: Gj. Luka dhe Q. Stafa kishin qenë shokë të ngushtë gati bashkmoshatarë, shokë idealesh, shokë në aktivitetet e para, rridhnin nga familie pasanikësh etj. Kjo lidhja në pranga shpesh u ruajt edhe në Mbreshtan të Beratit, kur i shoqëronin pas punës të lidhur dy e nga dy.

Babai im shprehte mendimin se Qemali duhet ta ketë shkruar këtë vjershë në një kohë më të vonshme, pak më përpara se sa “rënia dëshmor në mënyrë të dyshimtë” dhe jo ashtu si fill e flakë “gjatë kohës së burgut”, sic e paraqiste sh. Nasho.

“Flliqsitë dhe psherëtimat”, nuk iu ndanë as Gjovalinit… Më 9 Nëntor 1941, Gjovalini u paraqit në shtëpinë ku po diskutohej bashkimi i partive komuniste të Shqipërisë. Me 7 dhe 8 Nëntor atë e lanë jashtë…Qysh me mbërritjen në Tiranë, me anën e sh. Tuk u kishte dorëzuar disa materiale e napoliona. Napolionat i kishte marrë sekretari i financës E. Hoxha dhe kishte pafytyrësinë ta akuzonte më vonë K. Tashkon “se i kishte hëngër napolionat e pajës së Sanos duke ja lënë si beqareshë”… se “i kishte shkuar si mysafir një natë tek Tefta, që banonte vetëm, e jo tek Kocua”…)

Mbi bazën e rrëfimit të vetë shokëve të Shkodrës, shokët jugosllavë nuk e kishin fshehur xhelozinë dhe e kishin kritikuar rëndë Gj. Lukën, “sepse bashkë më Q. Stafën kishin kërkuar lidhje me P.K.Franceze dhe më vecanërisht me P.K.Italiane, duke kërkuar edhe lidhje me Kominternin, në një kohë që këto lidhje ekzistonin nga shokët e Korcës”. “Shokët kominternistë korcarë” kishin kritikuar pastaj se “Gj. Luka nuk ishte gëzuar kur Gjermania e kishte sulmuar B.R.S.S-në” duke thënë: “Po ky nuk qenka lajm për tu gëzuar”. Ata kishin shprehur edhe dyshime të tjera dhe kishin vendosur se “është bir pasaniku dhe duhej provuar akoma”. Të gjitha këto Qemali ja tregoi Gjovalinit në konfidencë dhe e porositi të ruhej…E pra kishte qenë Gj. Luka ai që kishte cuar atje një kontribut financiar të kursimeve personale, kishte qenë Gj. Luka që i kishte sjellë mbledhjes unifikues-themeluese të P.K.Sh-ve, Vendimet e Kominternit për Frontin Popullor dhe pjesët më të rëndësishme të Raportit të Gj. Dimitrovit, të aprovuara në Kongresin e VII Internacionales, Korrik 1935, sepse shokëve korcarë “kominternistë” aso kohe “u kishin humbur disa nga këto materiale”. Në fakt ato nuk ishin “sekrete”,ishin legale të publikuara në disa vende të Evropës. Gjovalini i kishte blerë në një librari të Parisit dhe me kohë i kishte përkthyer shqip duke i daktilografuar në disa kopje. Kësisoj nuk kishte shumë nevoja për “mëndje” nga G.K.Korcës. I quajturi si G.K.Shkodrës kishte kohë që e emërtonte veten si Organizata Kom. Shqipërisë e më pas edhe P.K.Shqipërisë dhe realisht kishte qenë ashtu e jo më si një grup.

Dyshimet që u treguan ndaj Gj. Lukës dhe lidhja e tyre me atë lënien jashtë nga sh. Shule “tek një bazë” ditët e Nëntorit 1941, i bënë përshtypje Gjovalinit.

Me kohë ai do të fillonte të reflektonte, sh.Nako e porositi “të ruante kokën”… Kanë qenë këto arësyet që Gj. Luka nuk e kishte përmendur faktin se ka qenë i thirrur nga T. Jakova për “të marrë pjesë në një mbledhje me rëndësi në Tiranë”…Më 8 Nëntor 1951, Enveri u tërbua kur dëgjoi nga goja e sh. Koco Tashko, se edhe Gj. Luka ka qenë prezent në ditët e Themelimit. Kishte qenë Gj. Luka ai që nga Shkodra qysh në muajin Dhjetor 1944, kishte shkruar: “Lufta e socme vllaznore kundra anmikut të përbashkët ka hjedhë bazat e para të shëndosha për nji KONFEDERATË BALLKANIKE me të drejta të barabarta popujsh”, por absolutisht kjo nuk ishte një cështje ditësh apo imediate, sic ka akuzuar njëfarë drejtori i EUREKA-s, Qëndër e pavarur sociologjike. (shih, gaz. Jehona e Shkodrës, 21 Dhjetor 1944, nr. 1, art. red. nga Gj. Luka; krhs. V. Baruti, art. “E.Hoxha: 28 Nëntori, Dita e Clirimit të Shqipërisë”, E enjte 11 Maj 2000) Dhe Konfederata me Federatën, ka ca ndryshime, apo jo.

Gjovalini kështu me vetëdije i kishte rënë ndesh idesë së vjetër kominterniste, idesë që rekomandonin vetë amerikanët ato ditë, idesë aq të përzemërt të jugosllavëve dhe grupit të Hoxhajve, për një federatë ballkanike, mundësisht fill mbas luftës.

(shih, Rezoluta e organizatave Vatra dhe Shqipëria e Lirë, tekst i dërguar në Departamentin e Shtetit Sh.B.A dhe pritur me miratim: përkrahim qeverinë dhe integritetin nacional, përkrahim krijimin dhe pjesmarrjen e Shqipërisë në një Federatë Ballkanike që do ti përgjigjej më së miri interesave nacionale”. Bot. në Bul. Luf. Na.Cl. 1 Dhjetor 1944)

Madje, filogjermanët nacionalistë të regjencës ua kishin kaluar të tjerëve në këtë ide: “Shqipnija e rimëkambun…do të mundet pa asnji ngurrim të marrë pjesë në nji trajtë bashkëjetese ma të ngushtë me fqijt e vet: në nji Bashkim Federativ të Shteteve të Ballkanit…për ta cue bashkjetesën në nji shkallë ma të naltë njipërnjisije”. (Hylli Dritës, “Rilindja e dytë e Lidhjes së Prizrenit”, 2 Fruer, 1944, f 56-57)

Mbas clirimit, Gjovalinin, si shoku i ngushtë i Qemalit, e kishin caktuar për të mbajtur një referat në një rast përkujtimor. Aty përshkruante se si përmes një vrime në mur kishte parë se sa në mënyrë c’njerzore e kishin rrahur Qemalin ditën e parë që e sollën në qeli. “Për herë të fundit u takuam me Qemalin në Shkodër, pak muaj para se të vritej…kishte ardhë me shoqnue matanë kufinit disa shokë jugosllavë…(Ruajmë shkrimin origjinal)

“Shokut të prangave” nuk kishte pasur asnjë dedikim shprehimisht për Vasilin, që ishte tetë vjet më i madh. Sigurisht se kjo sajesa e dedikimit të Vasilit nuk buron tek sh. Nasho dhe po ashtu as te sh. Myslim Islami. (shih monografinë “Vasil Shanto, bot. 1981 f 63 etj), porse ne nuk mund të rrijmë më spektator e gojëmbyllur dhe as ti lëmë pa pjesë faji këto autorë për shumë masakra që i kanë bërë historisë dhe aktiviteteve e figurës së Gj. Lukës. Për më tepër, duke marrë shkas nga këto palacollëqe të autorëve enveristë dhe mungesës së reabilitimit zyrtar, kanë marrë zemër disa pseudodemokratë, neosocialista e pasardhës të fashistëve të djeshëm, për të hedhur baltë me sajesa të pavërteta e të pandershme.

Vetë GJ. Luka nuk ka pretenduar se s’ka pasur gabime, porse të spekullosh për të larë veten, për tu ngritur nga hici apo të sajosh “episode” të pa qena kurrë, kësaj i thonë poshtërsi prej vagabondësh politikë dhe më duket se kjo dekada e fundshek. XX pati boll nga këto vagabondë politikë e ordinerë.

Në Korrik të v. 1996, z. Mark Uli, pjestar dhe i bashkdënuar në atë gjyq më dorëzoi dy fletë të daktilografuara të “Kujtimeve” të tia për babanë tim, ku ndër të tjera në fund me dorën e tij shkruante: “Përsa i përket vjershës së Qemal Stafës “Shokut të prangave”, unë ruej këto kujtime: Gjatë gjyqit në Tiranë dhe pastaj në Mbreshtan (Berat) më ka rastisë me i pa lidhun në pranga dorë për dorë, prandaj ruej mendimin se Qemali atë vjershë ia ka kushtue Gjovalin Lukës”. Fjala dhe qëndrimi i Gj. Lukës në atë gjyq, bënë jehonë në të gjith Shqipërinë.

 

Paksa kujtesë historike për monarkitë.

Më 1912, Ismail Qemali kishte nënvizuar se do të ruhej monarkia, se ai po ringrinte flamurin e sovranit të fundit të Shqipërisë etj. Këto ishin të kuptueshme jo vetëm për formacionin politik që ai përfaqësonte në Turqi, por edhe me vetë origjinën e tij si pasardhës i një familie me një seri dinjitarësh të lartë në administratën turke. I.Qemali kishte qenë pjesmarrës në atë marëveshjen e fshehtë të shumicës së bejlerëve shqipetarë, të emërtuar si “Komploti i Taksimit” më 1911. Taksimxhinjtë të gjithë shkakun e të këqiave e shihnin tek xhonturqit antisulltanistë dhe i akuzuan ata aq rreptë “saqë edhe vetë Sulltanit iu përlotën sytë”, sic e shkruante H. Prishtina… Në origjinën e largët edhe për Vlorajt kishte pëshpërima se zanafillonin nga Konja e Anadollit dhe se me kalimin e kohës ishin shqipritarizuar, afërsisht pak a shumë si Qiprilinjtë që ishin me origjinë nga krahina Qipri e Anadollit.

I. Qemali ka qenë një dipllomat karriere i aktivizuar nga Turqia,ka në aktivin e tij disa marveshje të fshehta para e pas 1912. Vetë P. Gjergj Fishta, kishte shkruar për të: “Por, do ti lutena Zotit, qi kurr mbas sodit me u vu në qeveri t’Shqypnies ndonji tjetër njeri i lig (kupto i sëmurë. A.L) ei pafuqishëm si Smajl Qemali…Maa tepër na do t’lusim Zotin, qi kurrë të mos i premtoj me u vu n’Qeveri t’Shqypnisë një njëri, qi ftyrën ta ketë t’shtrueme me shoje kundrash: pse nuk skuqen kurrë, e qi ta ketë barkun prej lastikut: pse nuk mushet kurrë”. (H.D,1-3,1913; Koha, Sh.B.A, nr. 107.)

Historia e Shqipërisë akoma edhe sot mban mendimin se “Suzerani tetin dhe sovranitetin e Sulltanit” mbas një kohe të mirë të 1912, na e imponoi “Evropë kurva e Motit”, kurse në realitet po të ishte shprehur qeveria e Vlorës këto “bishtra pa vlerë” hiqeshin për 24 orë. Ka qenë pikërisht ajo Evropë, që mir a keq na dha indipendencën, përzuri ushtrinë turke në v1913-14 dhe na e hoqi qafet sovranitet-suzeranitetin e Turqisë…(që Meidani ja ka kthyer me Pasha Limanin pa asnjë referendum!)

 

Duke u kapur pas ruajtjes së monarkisë me zanafillues I. Qemalin shpejt Ahmeti do të vetshpallej si “Mbreti i Shqyptarve”. “Republikani” A. Zogu, i cili kishte qenë një nga ata që kishte ringritur flamurin e Turqisë në Mat, ngriti me atë rast “argumentime e justifikime” se gjoja monarkia na kishte qenë në traditën tonë etj. Në realitet Ahmet Zogu I, ndiqte traditën e vijës sulltaniste. Edhe ai do të lidhte marveshje të fshehta e “Traktate të miqësisë së Përjetshme me Turqinë”, madje edhe të motrën do ta martonte me të birin e Sulltan Abdyl Hamitit me Princin Abid dhe duke e emëruar këtë të fundit edhe si “ambasador të Shqypnijes në Francë”…

Kjo zgjoi deri edhe reagimet e forta të Turqisë së re republikane dhe të vet personalitetit të saj të shquar Kemal Ataturk, por dallkaukëve tanë anadollakë nostalgjikë sulltanistë aq u bënte. Mbret-Sulltan Salepit të ri i pëlqenin simbolet feudale e antike me kokëbrisqapë të Iskender Kastriotit dhe të Aleksandrit/Lekës së Madh, madje interpretuesit i gjetën edhe një justifikim teorik se “kokdybrirëshi/Dhulkarneyni”, na identifikohej me Lekën e Madh të Ematias (kështu quhej në antikitet vetë Maqedonia. shën yni A.L) dhe se ky na qënkesh edhe në Kur’anin e Madhnueshëm A.S. në Suren El Kehf. Për këtë arësye Përkrenaria e Skënderbeut me kokëskjapin me brirë, që imitonte atë të Aleksandrit, duhej të ishte në simbolet kryesore të mbretërisë zogiste. (në parantesë: Ky simbol i kultit njeri perendi dhe feudal autokratik, i ka pëlqyer tash edhe islamikëve të PS e PD si “simbol i stemës së republikës”!! Aleksandri i Madh si skjap del në Biblën e Vjetër e jo si dhia amalteze.)

Edhe pse absolutisht nuk kishte asnjë lloj lidhje gjenetike dhe as trashigimore me Gj. Kastriotin, Zogjit të I i pëlqente tia krehnin bishtin si “vazhduesi i gjakut dhe i fronit të Kastriotit”. Ende sot ruhen me kujtesë ish mbeturina qesharake të “kultit të Zogut”:

Si një yll që shkepet prej Qiellit

si një ëngjëll i lartë prej Zotit,

ashtu zbriti n’Arbnin e Kastriotit,

ashtu leu Zogu i Parë për ne.

Rrnoftë e Zogu i Parë e rrnoftë

Shpëtimtari i Atëdheut,

Brez mbas brezi mbretënoftë,

Përmbi fronin e Skënderbeut.

Shikoni pra se si “Meleku i zbritur” rrekej ta mbante veten si i paracaktuari për të mbretëruar brez pas brezi me Iskenderët/ Lekët e tij, përmbi fronin e Skënderbeut edhe pse realisht Gjergj Kastrioti nuk ka qenë asnjëherë Mbret i kurorëzuar me fron, megjith premtimet e Papës Piu II, pas asaj Kryqzatës dështake. Por, Zogu I në realitet nuk e pretendonte trashigimninë sipas konceptimeve evropiane, ai vepronte sipas parametrave orjentale dhe nga ky këndvështrim ai e quante veten “legal”.

Duan apo nuk duan monarkistët tanë, Zogu I në realitet me marëveshjet e borxhet e mëdha që i kishte marrë Italisë fashiste, de facto e kishte nxjerrë në ankand mbretërinë. Këtë të vërtetë nuk e fshin dot edhe ndonjë lëkundje pishmallëku e tij. Realiteti fatal ka qenë se Mbretëria Shqyptare ka qenë e krimbur në borxhe deri në fyt dhe ato u “lanë” për fat sepse plasi lufta e II botërore. Mbreti vetë asnjëherë nuk reflektoi në këtë fakt, por e kapërceu lehtë, si hipokrit. Sic e definon një kasetë moderne italiane, “L’Albania dal Duce a Prodi”: “Albania/Shqypenia e Zogut ishte tashmë realisht një protektorat italian, ku vetë mbreti Zogu kishte dhënë një kontribut”… Për ta ilustruar formimin e brëndëshëm konspirativ të Zogut me idera pan-turke, do të mjaftonte vetëm një deklaratë antihistorike e dalë nga vetë goja e tij, përpara ambasadorit të Turqisë: “Për 5 shekuj unitetin e Kombit tonë e mbrojti Turqia. Po të mos ishte Turqia, Shqypnija nuk do të mund të shpëtonte as nga pushtimi sllav dhe as nuk do të mund ta pengonte fshirjen prej Hartës së Botës, prej latinëve. Thelbin ekzistencës sonë ne ja detyrojmë Turqisë”.

Megjithatë Zogut nuk mund ti mohohen disa përparime dhe reforma, të cilat për vendet e prapambetura orjentale e fanatike islame, quhen si përparimtare e reformatore: si konsolidimi shtetit, heqia e ferexhesë me ligj (jo aq në praktikë), shkollat laike, një gjysëm luftë ndaj bejlerëve etj, por me këto edhe nuk duhet ekzagjeruar shumë si “reformator perendimor”.

Jo rrallë Zogun e zinte edhe nostalgjia orjentale. Këtë dyfaqësi kishte parasysh mjeshtri i kokudhë-Allamudhëve Cajupi, kur pas një vizite që kishte bërë në Shqipërinë monarkiste kishte deklaruar drejpërdrejt: “Koha e mbretërve vate e shkoi. Faqe me nder, po ky mbreti ynë qenka një koqe turkoshaku”.

Babai im, megjithse kishte qenë kundërshtar i deklaruar i tij dhe i monarkisë në mënyrë të padiskutueshme, më ka lënë disa fletore të shkruara, ku e definon regjimin e Zogut më tepër si borgjezo-feudal e jo si në të kundërtën sic donte Enveri, ja njihte disa merita të fillimit dhe nqs kishte edhe kritika ato i bënte në një dritë tjetër.

Fashistët italianë, me dijeninë e plotë të Zogut I, kishin instaluar në Shqipëri një agjenturë kolosale, qoftë me italianë direkt e qoftë me shqipetarë që “shiten e të shesin për 30 aspra”. Dhe ja ku erdhi momenti, që do të korrej ajo që ishte mbjellur: Ducja filloi kërkesat në shkëmbim të parave që kishte investuar, filloi të kërkonte edhe llogari për “rrush e kumbullat”, madje filloi të bënte edhe provokacione të ndryshme që “Mbreti të mbante premtimet dhe marëveshjet që vetë i kishte bërë”…”Populli po pret me padurim realizimin e fjalëve të bukura të Sovranit Zog”, shkruante në Shkurt 1939, Drejtimi/ Redaksia e rev. Hylli i Dritës, ku ishte drejtor P. GJ. Fishta, ish fituesi i cmimit Mearif i II. (me rekomandimin e Pashës dhe Valiut Hasan Riza, prosulltanisti që nuk lejoi flamurin e pavarësinë në Shkodër)

Vetë Fishta dikur, (afërsisht si Zogu) kishte shkruar me tone zbutëse ndaj pushtimit gati 5 shekullor turk si: “Tyrku, si për princip, si në teori ia ka pas njoftë Shqypnis nji farë autonomijet; na la gjuhën e kanunet tona- e kurrkund s’lexohet në histori se tyrku mbyti me qinda mija shqyptarësh njiheri…”. (Shejzat, Maj-Gusht, 1972. Studim -Fjalim i Fishtës lexuar nga Imzot Bumci. Krhs. edhe trajtesën e S. Frashërit se shqipetarët kishin pasur një dyzinë Vezirë, sadrazemë e pashallarë në ekzekutivin e Turqisë dhe kishin pasur vetqeverisjen për 450 vjet etj. E pasaktë dhe tendencioze, antihistorike)

Tash, Drejtori e lejonte “Drejtimin” të shfrynte me të tërë mllefin e akumuluar si kundra Sulltanëve të kaluar e si kundra Sulltan Zogut I të Shqyptarëve: “…Na Shqyptarët kemi pasë shum mretën, përkujtimi i të cilve asht i idhtë për ne. Kjenë sulltanat e kuq e kje sulltani i bardhë (kupto Zogu I. shën yni A.L). Të parët nuk lane mbas vetit vec rrenime e përdhosje; i mbrami u shty ma përtej me vepren destruktive n’ata shka plozhtësija e të parëve e la si e pat gjetë. Me i pi gjakun popullit e me luejtë me fatin e tij kje mendsija e sulltanit (kupto Zogut. A.L) e e të gjith sulltanave të parandejshëm… Pse Mbretent e sidomos Mbreti qi patëm kje kasap, kje vampir, nuk kje prindi i popullit…Ndërsa Mbreti ynë i sodshëm, si prind i vërtetë…pse Mbreti i Shqypnis asht e ka me kenë edhe Mbreti i gjith shqyptarve…në pak kohë Shqypnija do të bahet nji lulishtë. Në ket lulishtë, shqyptar e italjan, të vllaznuem në Mbretin e vet Peranduer e t’udhëhjekun prej Duces së madh të Fashizmit, i ven themelet me vangë e shpatë, njij epoke të re, njij qytetnimi të ri”.(Hylli Dritës, Korrik-Shtatuer,1940) Këtu lejohej njëfarë legjitimiteti i regjimit mbretëror monarkist mbasi Regjenca Shqyptare ja dorëzoi Kunorën Mbretërore Shqyptare, Viktor Emmanuelit III, të cilin Fishta e uronte edhe “per il trionfo finale delle armi sabaude ed una giusta ordinata pace per Impero”. (po aty, f 297-303)

Ministria Mbrendëshme e Zogut, me anën e një shkrese rezervat dt. 18 Fruer 1939 e pati mbyllë Hyllin e Dritës, pa motivacion. Ndërkaq në qelitë e Tiranës kërsiste dajaku ndaj rinisë simpatizante komuniste socialdemokrate të grumbulluar rreth O.K.Sh. me qendër në Shkodër. Vecanërisht ndër rrahjet më shtazarake po i hante Gj. Luka i cili akuzohej edhe për “një krim shumë të randë”, vecmas akuzave zyrtare të gjyqit special, “për faje politike”, “për përhapjen e nji propagande komuniste” dhe “rrëzimin e mbretnisë me revolucion të armatosur”, N’emën të Nalmadhnisë së Tij Zog i I-re Me Vullnet të Popullit Mbret’ i Shqiptarvet.

Cfarë kishte ndodhur me këtë mbretuc, të cilit Ducia e Konti Ciano ja gjetën deri edhe nusen, të cilit Hitleri i dhuroi edhe një Benz-Mercedes të kuq, në një vit kohë?

 

Aspekte të pa njohura të 1938-39.

Andej nga nahija e Korcës, aty nga fundi i v. 1938 dikush e spiunoi Organizatën Komunistetë Shqipërisë, të Shkodrës…

Megjithse e dinte shumë mirë se nga komunistët nuk i vinte asnjë lloj rreziku imediat për ndonjë lloj përmbysje me forcë, Zogu I duke u kapur pas ndonjë rreshti të “Buletinit Jeshil”, sajoi dhe bëri një zhurmë të madhe për gjoja rrezikun komunist që i kanosej atij. Edhe pse Org. Kom. Shqipërisë e Shkodrës muk ishte e regjistruar si legale, në realitet Zogu e tërë aparati tij si dhe mbarë opinioni kishin dijeni për rininë komuniste gjimnaziste dhe nuk kishte përse të bënte të paditurin. Zogu vetë e kishte lejuar legalisht shoqërinë komuniste të Korcës , por alarmi që lëshonin komunistët e Shkodrës për rrezikun iminent të pushtimit fashist dhe se edhe Zogu vetë ishte përgjegjës për këtë joshje, i dogji fort dhe lëshoi urdhërin arrestimit. Ai kujtonte se me këtë lëvizje do ta zbuste Ducen, mirëpo në të vërtetën gaboi, sepse i dha një rast edhe më të argumentuar për ta rritur “proteksionizëm/protektoratin”.

Si për cudi Zogu nuk kishte punë me legalistët e Korcës, që i kishin shpërndarë fare edhe celulat, dhe “shkruanin me gjuhë Ezopi”, me ta i kishte punët mirë, flitej se i kishin cuar edhe një bukuroshe në shtrat…

Aty nga fundi i Dhjetorit 1938 a fillimi i Janarit 1939 E. Hoxhën fare papritur e zuri “një reumatizëm akut, me dridhje leqesh nga gjunjët e poshtë”, kështu që vajti për “shërime e kura termale”, te dhëndëri Bahri Omari në Bari, te prof. Gargasoleja…ku qëndroi relativisht gjatë, deri aty në pragun e 7 Prillit 1939…pak muaj më vonë vajti përsëri për vazhdimin e kurës…Italianët ja shëruan aq mirë reumatizmin sh. Hoxha, sa që ai su dëgjua kurrë më se ndjeu ndonjë dhëmbje, madje as në kohën e “partizanllëkut” të tij 43-44…

Dikush në Shkodër me nxitjen nga pas të agjentëve italianë, kishte ndyrë fotografinë e madhe të nuses mbretëreshë Geraldina. Shkuesi dhe kumbari i kësaj maxharreshe kishte qenë me porosinë e Duces, Konti Ciano. Në fakt ata kishin menduar për një tjetër, por mqs ajo nuk pranoi, gjetën Geraldinën…Zogu I dhe personalisht ministri i tij i brendëshëm z.Musa Juka, akuzuan për këtë “ndyerje me mut” si dhe për “rrëzimin me revolucion të armatosur të regjimit monarkist”, ndër të parët, Gjovalin Lukën, djalin e industrialistit përparimtar Angjelin Luka, të cilin e arrestuan qysh në Dhjetor 1938.

Gjovalini, aso kohe 17 vjecar, realisht kishte qenë njëri ndër themeluesit e organizatorët kryesorë të O.K.Shqipërisë, kishte qenë blerësi i shaptilografit, financuesi, botuesi, shkrues dhe përkthyes i një pjese të materialeve të Buletinit Jeshil dhe shumë të tjerave. Porse në mënyrë absolute personalisht ai nuk kishte pasur as gisht e asnjë lloj dijenie për atë ndyrje të portretit të madh të Geraldinës. Shumë kohë më vonë ai e mësoi disi të vërtetën nga një okulist… Rezultonte se ndyrja kishte qenë bërë me një lloj boje me ngjyrë. Gjovalin Lukën e rrahën shumë herë direkt me hu në mënyrën më c’njerëzore. Xhandarët matjanë anadollako-tartarë të Zogut, ulërinin: “Kallxo, he, kallxo bre, he ta kajsha…ti qen na e ke ndye me mut nusen mretneshë! Kallxo, he, kallxo!

Në ndonjë seancë asistonte edhe vetë Musa Juka me sy hipnotizues, i cili duhej ta dinte të vërtetën reale se kush ishte inspiruesi i asaj ndyerje, e dinte mirfilli se kush mund ta përmbyste me forcë regjimin, dmth Ducja i Italisë. Porse zyrtarëve zogistë u interesonte tashmë edhe një e vërtetë tjetër: ajo e ryshfeteve nga Angjelini. Ky ia doli tia zvoglonte moshën Gjovalinit, madje edhe të disa të tjerëve për ti zbutur edhe masën e dënimit. Në një shkrim të K. Dervishit të titulluar “Si i dënoi Zogu komunistët?”, ky autor vetëm sa ka fotokopjuar nga shtypi i kohës dhe në mënyrë të nënkuptuar hedh idenë sikur Zogu u tregua shpirtmadh i dënoi fare pak etj, ku lexuesi e merr me mend se si do ti kishte dënuar E. Hoxha… (Gaz. 55, 18-20 Dhjetor 2001) Sigurisht se Ahmeti ka qenë shumë më i butë se Enveri, megjithatë i ka dhënë edhe ai disa shembuj njeringrënie e diktature, pastaj duhet të kemi parasysh edhe raportin me kohët e sundimit.

Pasi e shpalli me bujë komplotin dhe rrezikun e madh komunist që i kanosej etj, Zogu sado me pak vonesë e kuptoi hendekun ku kishte rënë, sepse kësaj rradhe Ducia nuk do ta ndihmonte më për të qëndruar në pushtet, as sa për formë, ai po kërkonte komplet fronin. Kështu Zogu filloi të manovronte, me një farë zbutje, deri edhe në lojra fjalësh e deklarimesh, madje duke e zbutur shpesh edhe akuzën thjeshtë si propagandë ilegale etj. Kjo ka qenë arësyea, sepse ndryshe Zogu do ti kishte dënuar komunistët jo më lehtë se atëhere ata të Lëvizjes së Fierit.

Në kohën përgjatë gjyqit zyrtarët zogistë filluan të pëshpërisnin se edhe ata ishin patriotë antifashistë etj, por Zogu vetë, sado që mbante veten për burrë, asnjëherë nuk e pati guximin ti deklaronte Musolinit dhe Viktor Emanuetit III, se ata po kërkonin ta pushtonin ushtarakisht Shqipërinë.

Sh. Nasho në f 220, në mënyrë letrare e përshkruan kështu një diskutim mbi këtë temë: “Një mëngjez, kur të burgosurit po diskutonin rreth rrezikut të afërt të pushtimit fashist që i kanosej atdheut, një nga shokët hodhi pyetjen: – Po sikur Italia fashiste të sulmojë Shqipërinë, c’qëndrim do të mbajmë?

– Ne duhet të rezistojmë, kështu të pakët sic jemi dhe në rast se Zogu do të rezistojë kundër fashistëve, ne do të bashkohemi me të. Kjo ngjalli diskutime. Si ishte e mundur që komunistët e torturuar nga njerëzit e Zogut të luftonin krah për krah me Zogun kundër fashizmit?! Po pas debatesh dhe shpjegimeve që dha Qemali, më në fund shumica u bind se ajo që propozonte Qemali ishte i vetmi qëndrim marksist…”

Vetkuptohet se sot nuk mund ti qëndrojë realitetit një paraqitje e tillë foshnjarake e letrare, që i ra ndër mend aty për aty “teoricienit marksist” Q. Stafa apo sh. Vasil etj. E vërteta është se sado të rinj udhëheqësit kryesorë të O.K.Sh me qëndër në Shkodër ishin të njohur e të orjentuar me kohë nga Vija e Re, nga udhëzimet për Frontin Popullor kundra fashistëve dhe nuk e mësuan tashti në burg. Realiteti ka qenë se vetë Zogu e refuzonte aleancën kundra fashizmit, ai edhe tashti po përdorte dredhinë se si e si të ikte sa më lehtë. Dikush ia futi O.K.SH dhe A. Zogu I me dashje a pa dashje duke dekonspiruar me lista gazetash tërë këto komunistë të rinj po bënte një tradhëti nacionale. Megjithatë ata ushqyen iluzione se Zogu mund të organizonte dhe të pregatiste një rezistencë në kuadrin e një Fronti Popullor dhe këtu ishte fjala për një aleancë e rezistencë të ardhme përgjatë pushtimit të rakorduar e të kombinuar me të tërë aleatët evropianë dhe jo thjeshtë për një rezistencë spektakolare disa orëshe në ditën e pushtimit. Këto ide kishte Gj. Luka, sado që ishte vetëm 18 vjec, këtë ide kishin shokët e O.K.Sh. E kemi thënë tashmë se Gj. Luka i kishte përkthyer e shumfishuar edhe shqip materialet e Kominternit për Frontin Popullor, aleancë të cilën e përkrahnin edhe anglo-amerikanët.

Një ndër provat e pa zhdukura është edhe kanga/vjersha Fronti Popullor, e përshtatur nga Gj. Luka ku cit:

Kuq asht ku lind e perëndon,

kuq asht në Jug e në Veri,

toka nën capet sulmonjëse ushton,

Para o shokë me trimni! …

Larg dhe përpara ndigjohet,

bucitja e capit clirues,

britma e turmës naltohet:

Thundrën fashiste s’e duem

Vajza dhe djem sulmoni,

kundra armikut, me zjarr,

forcën naziste shkatrroni,

mposhtni fashizmin barbar!

Mjaft ma me kmisha t’ngjyrueme,

mjaft jetoi kryqi nazist,

na jemi ushtri e bashkueme,

S’na gënjen turpi fashist.

Kuq asht ku lind e perëndon,

kuq asht kudo në horizont.

Toka nën capet sulmonjëse ushton

Rrofsh o i popullit Front!

Ndërkaq, një gjeni i thurte Hymne, shprehimisht “gjenive Hitler dhe Duce”…ndërsa aventurieri dhe poliagjenti internacional E. Hoxha gjoja sokëllinte nga kovachana e Pilos më 7 Prill 1939: Pilo të përpilohen listat, ti me Mihan nisuni për Durrës, rrugës organizoni rezistencën e përgjithshme me armë. Vetëm ai përpiloi një si punë “autokritike retrospektive” se komunistët u gjetën të pa pregatitur, se e penguan afendikonjtë e Korcës dhe Kocua me Zain etj…dmth për tu masakruar në mënyrë masive më 7 Prill 1939… (shih “Kur lindi Partia”, Kujtime)

Komunistët e Shkodrës nga burgu i dërguan edhe një Telegram, Nalmadhnisë, për tu organizuar së bashku, mirëpo ku kishte nge Naltmadhnia. Në ngut e sipër tuj pregatitë valixhet “i harroi në burg” komunistët, tuj ja lanë si peshqesh kumbar Cianos, e duke kryer kështu edhe një tradhti tjetër.

Në kohën kur furisë fashiste po i vinte era, Zogu me anën e një qeverie liberale filloi të livadhiste sa andej këndej. Është fakt se Zogu ishte tepër i gatshëm të nënshkruante cdo gja mjaft që atë ta linin në fron. Janë fakte shpërdorimet e shpenzimet kolosale që bënte familia mbretërore me parat e borxheve që i mirrte tek fashizmi…Kështu deri në fund, dhe në fund atë nuk e deshi Musolini dhe jo se nuk deshi Zogu. Kështu Zogu ja mbathi duke marrë me vete edhe “pjesën e arit personal”, megjithse diku kishte thënë se “do të mbathte opingat”…

(I jati iku me ar, i biri u kthye me ar-m)

A. Zogu për herë të parë ja vuri “filizit të ri” prangat, pastaj fashizmi, që do ta burgoste përsëri e do ta dënonte “me vdekje në mungesë” dhe i fundit hibridi komunizmi islamik i kazermës ose marksizmi me callmë, një tip komunizmi i shek XIX, që e kishte zbuluar dhe pagëzuar vetë F. Engelsi. Hoxha një flliqsirë i vërtetë, ishte ai që do tja vinte prangat në duar, në trup në gojë e në tru, por pa mundur kurrë ta thyente e tja mbyllte mendimin e lirë, të vërtetën që ja kishte thënë në 18 Qershor 1955, se “E. Hoxha është Maadiu i komunizmit islamik të kazermës, që do ta kthente të gjith Shqipërinë, në një kazermë eksperimentimesh të socialhoxhizmit shqiptar”.

Dhe Gj. Luka akoma mban vulën: “I dënuar për krime kundra shtetit; krime anti P.P.SH dhe Pushtet Popullor; armik i egër me kthetra dhe këmbë të fshehura personalisht kundra sekretarit të parë; karrierist i tërbuar; i pa korigjueshëm”.

E kush nuk mund të thotë se kjo nuk është një aleancë e fshehtë e vagabondëve enveristë me ata ish fashistë…?!

(shënim: Në v.1995, policia nën pranga i rrahu për vdekje duke i gjymtuar dy djem të Gj. Lukës, pa asnjë faj. Njëri jam unë.)

 

Shokut të prangave

Lindun në prakun e i bote të ngujueme

nga epshi i monedhës përherë e pangieme;

rritun në gjiun e nji shoqnije të frymëzueme

dëshirash të ulta, zemnash të ngrieme;

filiza të njomë, që n’etje t’agimit

vesën e freskët t’drejtësisë ngushëlluese

kërkuem, për birt e shtypun të mjerimit;

grushtin e ri, pranga ngashëruese,

pranë grushtit tim ta lidhi n’zinxhirë

por afshin e zemrës, atë kauzë djalocare

q’ushqejti idenë që botës lavire,

n’turinj me i përplasë flliqsinë agallare,

nuk mujti m’e shuem n’ankime që vdesin

pse nalt horizonte ngadhënjyese na presin.

Mbi shkambin e gjallë të jetës s’thepisun

varfërinë lakuriqe t’a ndriti mjerimi,

buzë bregoresh vegimtar i molisun

nga gjumi që zgjoi i vuejtjes ulurimi.

Për gjumësh vëzhgove t’artat fushore,

që lodhja e punës me munde shënjtërojti,

sodite ti djersën qe n’heshtje vapullore

mbi ballin e bujkut prej shekujsh pikojti.

Shkrepat e tuej një herë i harrove,

por zemrën….1 thërrime

brengash të vjetra që vazhdueshëm durove

Flliqsia që ngjalli kaq psherëtime…

shën 1 i M. Islamit shkruan se ka një fjalë të palexueshme në tekst.

 

Morali socialist I administratës së Kryeministrit Nano

Fatos Nano, njeriu I çudirave politike, ekzemplari më I veçantë që rrok në qënësinë e vet klasa politike shqiptare, edhe kësaj here nuk pranoi të vinte në krye të ekzekutivit shqiptar, pas dështimit për të qënë numri Një I shtetit, si I zakonshëm. Politika e ndryshe e Kryeministrit Fatos Nano krahas rotacionit pothuajse në të gjithë administratën shtetërore, fillimisht në strukturat drejtuese të shtetit, u shoqërua edhe me vendosjen e një rregulloreje të brendshme, e cila u karakterizua me diskutime dhe arsyetime të shumta, ku kreun e fjalomanisë si gjithnjë do ta zinte media. Kjo e fundit duke qënë vetë prezantuese e akuzave të ndërsjedhta të opozitës për amoralitet të Nanos, nuk kishte si të spostohej nag bastioni kryesor I betejës me debatin , që ngjalli instalimi I moralit socialist në administratën që do të drejtonte Nano

Kjo rregullore, e cila detyronte administratën shtetërore të kishte një veshje të denjë për instiutucionet, u pozicionua së pari tek stafi I afërt I Nanos, për të vijuar më tej në të gjithë institucionet, e varur prej tij. Sakaq shfaqet hapur një normë e re morali dhe konkretisht moralit socialist. Morali socialist që u promovua nëpërmjet kësaj rregulloreje duhet r’I bindeshun të gjithë, duke filluar më pastruesit dhe badigardët për të përfunduar tëk kryeministri. Një gjë mbetët ende e errët, konkretisht nëse do të lejohet ose jo konsumi I pijes alkolike, kur dihen preferencat e shfrenuara të kryeministrit shqiptar për Ëiskin. Ajo që përflitet dhe që mbetet për t’u vlërësuar është garancia që gratë e shefave të administratës marrin nag kjo normë morale me të cilën, Kryeministri Nano ristarton për të katërtën hërë në krye të ekzekutivit shqiptarë.

Le të ndalemi tek ndalimi që rregullorja e Nanos I bën administratës së tij, përbërja e së cilës dominohet nag gra dhe vajza. Shumëkush ka patur rastin të frekuentojë zyrat e administratës shtetërore, të sodisë hiret e grave dhe vajzave që zbukuronin zyrat e shtetit shqiptar, e pse jo, që përmbushnin tekat erotike të shefave të tyre, duke qënë në shumicën e rasteve dhe protagonistë të zënjes në flagrancë, por jo të cnderimit institucional.

Kjo reformë e pazakontë e promovuar nag Nano hyn në të njëjten kohë dhe në zbatimin e një eksperience krejt të re per administratën shtetërore. Nano preferon të marrrë në dorë drejtimin e ekzekutivit shqiptar me një rregullore të tillë, pikë së pari për të rehabilituar autoritetin e tij, për të mbyllur gojët e liga, të cilat nuk reshtën së akuzuari të Nanos për imoralitet. Se sa pozive mbetet kjo lëvizje e Nanos, se sa progres moral do të ketë në të ardhmen administrata e tij, nuk dihet. Ajo që duhet të merret si progresive është gjumi më I qetë që kanë filluar të bëjnë gratë e shefave të administratës, e pse jo dhe vëtë Xhoana, gruaja e re e Kryeministrit Nano, I cila përflitet si zanafilla e kësaj lëvizje morale që ka rrokur administratën e re të shtetit copë-copë shqiptarë.

Nano duke hequr minifundet, dekoltetë, kanotjeret, rrobet transparente nag administrata shtetërore mendon se do të forcojë normat e moralit socialist, guxon të mendojë se do të tredhen me këtë rast dhe shefat e admonistratës të drejtuar prej tij. Ajo që duhet parë përtej komenteve të rrugës është synimi I Nanos, që më këtë rregullore garanton bukurinë feministe të administratës si një pronë që duhet t’I përkasë vetëm administatës, e ska pse ajo të jetë një mundësi joshjeje edhe për të tjerët. Në një farë mënyre rregullorja e re e vendosur nag Nano për lukun që do të karakterizojë administratën shtetërore është e drejta e legjitimuar prej tij që bukuria joshësë të jetë pronë e atyre që e meritojnë atë. Pra atë domosdo duhet ta gëzojë ai që ka investuar që ta ketë e jo të tjerët, të pamunduarit. Popullorce kësaj I thonë se kokrrat I meriton ai që u ka bërë shërbimin.

E përgjithshmja është se në dukje të parë asgjë nuk ka ndryshuar. Nag shalët jashtë, kemi kaluar tek situatat më eksiituese tek shalët e fshehura, nag “prostitucioni” I deklaruar tek zbatimin I teorisë së Frojdit, përjetimi I kënaqësisë së ndaluar. Shumë nag syreshët e prekur nag kjo reformë morale kanë mbëtur të zhgënjyer, por nuk mund të themi se është më e vogël pjesa tjetër që e falenderojnë këtë reformë e moralit socialist, tek gjoja, kjo ndershmëri e kulluar që do të karaktërizojë administratën e Nanos. Albert Vataj, Sokol Pepushaj

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu