De Rada – shkrimtari dhe atdhetari i madh arbëresh…
(Kujtesë historike për të “verbërit” dhe “shurdhmemecët”…) Shumë pak (dhe ndoshta aspak) po shkruhet për letrarët dhe veprimtarët më të shquar, të cilët me aq zell e përkushtim i shërbyen truallit tonë arbëror. Pa dyshgim njëri, dhe ndoshta më prodhimtari dhe më i shquari, është Arbëreshi i Madh – De Rada. Dymbëdhjetë vitet e këtij “tranzicioni” kaq të dhimbshëm, vërtetë na çliruan nga kthetrat e egra të diktaturës, por në të njëjtën kohë, na zgjuan “instinktet” e egra dhe të gjitha “të fshehtat” e maskuara vetëm nga diktati e frika. Asnjëherë nuk ka qenë më i pranueshëm dhe më i pranishëm “Zigmund Frojdi”. Të gjitha “ëndrrat” e mira (e më shumë të ligat), të cilat qëndronin të “ndrydhura” në “arkivin” e shpirtit, shpërthyen me vrull si një lum i rrëmbyeshëm që del nga shtrati. Sa “ndryshk” e “pleh” na paskan lënë shekujt! Disa thonë se ky është vetëm ndryshku i “kuq” i komunizmit. Pa marrë përsipër të mbroj komunizmin, sepse (komunizmin shqiptar) nuk ka avokat në botë që mund ta marrë në mbrojtje, unë do të thosha se komunizmi është vetëm pasoja, ndërsa shkaku duhet kërkuar në thellësitë e shekujve… Asnjë popull apo komb, nuk mund të shpërbëhet për një gjysëm shekulli, (asnjë lis nuk mund të rrëzohet me një të rënë të sopatës). Kjo mund të ndodhë vetëm kur në “zemrën” e tij ka “gollë” (boshllëk). Dhe natyrshëm, ky “boshllëk” vjen nga “eruzioni” i shekujve. Gjithsesi ky mendim nuk mund të merret apriori, le t’ua lëmë analistëve dhe historianëve, këtë do ta vërtetojë koha. Vetëm për një gjë jam tepër i bindur dhe i sigurtë, se “formalistët” dhe akademikët, kurrë nuk do t’na e ndriçojnë historinë. “Akademia e Shkencave” dhe “Fakulteti i Historisë”, tashmë e kanë dhënë provën e “perversitetit të tyre aktiv”, që kur i dhanë titullin “Doktor i Shkencave” Samabaudin Ferrajt, me “antihistorinë e Skënderbeut” dhe pa u “skuqur” aspak nga “Përmendorja” e Heroit në qendër të kryeqytetit! Cilido, edhe qytetari më i thjeshtë, mund të pyes, pse nuk u kryen këto akte në kohën e diktatorit? Jam i bindur se ata të cilët firmosën “Diplomën” e Ferrajt, do të kishin përfunduar në “Spaç”, ose masa më e lehtë, “sistemimi” i tyre në Fermën, “Gjergj Dimitrov”… (në Tiranë)! E bëra gjithë këtë “parantezë”, për t’ju kujtuar se arbëreshët e De Radës, u ftuan në çdo “Festival Folklorik” në Gjirokastër dhe nuk mund të “aludohet” se të gjithë këta ishin spiunë të komunizmit… Askush nuk e “lodhi” pendën për të “rifreskuar” veprimtarinë e njërit nga “gjigandët” e letrave, arbëreshit të Madh dhe të shquar, Jeronim De Radës, “kampionit” të Atdhedashurisë! Ju bëhet jehonë pashallarëve më mizorë e më tipikë, madje ju ngrejnë dhe “buste” e “përmendore”, për veprimtari, gjoja të “shquar”, e cila (de facto) është veprimtari antikombëtare!? Shembulli më tipik (ku kulmon absurdi), është Ali Pashë Tepelena, përfaqësuesi i veseve më “perverse” dhe “kryekampion” i krimit e pabesisë!… Padyshim që të gjithë pashallarët nuk mund të futen në një “kallëp”. Cilido që ka dhe një minimum njohjeje në fushën e historisë, (qoftë ky edhe fillorist), e di mirë se në qoftë se ka ndonjë pashallar për t’u lavdëruar, ose të paktën për t’u përmendur për ndonjë akt pozitiv, këta janë: Eljaz Pashë Dibra, Preng Pashë Bib Doda, Ali Pashë Gucia dhe Pashko Vasë Pasha i Shkodrës. E pra, çuditërisht, askush nuk kujtohet për këta të “penduar”, të cilët gjithsesi, në momente të caktuara të historisë reflektuan. Që të mos i largohemi temës që kishim në trajtim, “Shpërthimet” e fuqishme të De Radës fillojnë që në rininë e tij, me “Këngët e Milosaos”, të cilat në të njëjtën kohë, shënojnë agimin e një periudhe të re për letërsinë tonë kombëtare. E botuar më 1836, poema ngjalli entuziazmin e arbëreshëve dhe e bëri shumë të njohur autorin e ri 22 vjeçar. Poemën e dytë, “Serafina Topian”, e botoi në vitin 1839, pas një kalvari vuajtjesh që kishte kaluar, sa në arrati dhe ndër burgje. Kjo kohë e ilegalitetit ndër malet e Kalabrisë e mprehu edhe më tej atë ndjenjë të hollë të natyrës, që De Rada e kishte shprehur me artin e tij të rrallë te “Milosaoja”. Emri i poetit vazhdon të bëhet gjithnjë e më i njohur, më 1844 ai i ka dërguar romantikut të shquar frëng Lamartin, dy poemat e veta dhe ka marrë përgjigje “fjalë që do të mbushnin me krenari çdo njeri”, siç shprehet ai më vonë. Ndër të tjera, Lamartin i shkruante: “Poezia ka lindur në brigjet tuaja dhe atje duhet të rikthehet”. Karakteristikë dhe biles specifikë, është impenjimi i De Radës me të gjitha forcat dhe energjitë në shërbim të Atdheut të të parëve. Në një gazetë të Napolit, ai boton disa shënime gjuhësore, ku përpiqet të shpjegojë emrat e hyjnive të mitologjisë greke, me anë të shqipes, kurse nën nxitjen e Kamaradës, me të cilin u njoh në vitin 1845, poeti i rivihet sërish mbledhjes së folklorit arbëresh, gjë që e kishte nisur në krye të vitit 1830. pas viteve 1860, De Rada filloi të botonte një varg veprash me karakter estetik, gjuhësor, politik dhe folklorik, që pati hartuar në dhjetëvjeçarin e mëparshëm, dhe që militonin për çështjen shqiptare, për njohjen e traditave të popullit tonë dhe për zhvillimin e kulturës në gjuhën shqipe: “Parimet e Estetikës” (1861), “Lashtësia e Kombit Shqiptar” (1864), “Rapsodi të një poeme arbëreshe” (1866), etj. Është pikërisht koha kur De Rada vendos kontakte më të ngushta me “Lëvizjen Kombëtare në Shqipëri”, interesohet aktivisht për zhvillimin e ngjarjeve, hyn në letërkëmbim me atdhetarë (patriotë) të ndryshëm shqiptarë, me dashamirës të Shqipërisë. Emri i poetit, tashmë i kapërcen kufijtë e botës arbëreshe, si dhe të botës letrare italiane; ai është bërë i njohur në botën kulturore dhe shkencore evropiane, e çmojnë autoritete dhe personalitete të tilla si Dora d’Istria, filologët gjermanë t. Stier, G. Majer, E. Buhalc, historianët e dijetarët italianë si Ç. Kanten dhe N. Tamazeo, ballkanologu fraqncez A. Dozon etj. Në vitet 1868-78, De Rada është drejtor i Gjimnazit italian në Kariljano-Kalabro dhe arrin të ngrejë aty një shtypshkronjë të vogël, prej së cilës dalin dy librat e parë të poemës epike “Skanderbegu i pa fan” (1873) dhe ribotimi i ndonjë vepre të mëparshme, si “Milosao”. Sensin e tij të theksuar e shfaq me të gjithë madhështinë e tij intelektuale në vitin 1878, duke protestuar me të gjithë forcën, kundër çensurimit të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Një fakt ky dhe një argument që vërteton katërcipërisht se, ata bujarë që pranuan vasalitetin dhe bashkësunduan me pushtuesin, janë pjesa më e “ligësht” e bujarëve shqiptarë, që më vonë u kthyen në “spahijë”, bejlerë, agallarë e deri në pashallar e vezirë… Dhe në mënyrë fare të natyrshme, cilido do të konstatojë (me keqardhje), se pasardhësit e këtyre “kontingjenteve” renegatësh, edhe sot e gjithë ditën, kërkojnë t’i fshehin këto fakte historike e në pamundësi (për mungesë karakteri), për të korrigjuar gabimet dhe fajet e paraardhësve, i thellojnë ato akoma më shumë, duke tentuar të asgjësojnë historinë. Dështakë të tillë, si Samabaudin Ferraj, Abdi Baleta e ndonjë “jeniçer” tjetër, me “mini-kulturë”, duhet ta dinë mirë, se historia e lavdishme Iliro-Albane, përveçse është e “arkivuar” në memorien e çdo atdhetari, ajo ndodhet e “freskët” në bibliotekat më prestigjioze të Europës, dhe në veçanti në Bibliotekën e Vatikanit. Pikërisht ndër ato arkiva ku Baleta, Ferraj e soj “sorollopi” i tyre, kurrë nuk do ta kenë “mandatin” apo “liçencën” për t’i parë… Çdo tentativë për të “asgjësuar” historinë tonë të lavdishme, kurrë nuk do ta arrijnë “të palavdishmit”… Siç e theksuam më lart, ka vite që nuk flitet për vëllezërit arbëresh. Absurditeti “kulmon”, kur i kërkojmë “vëllezërit e një gjaku” jashtë kontinentit, në shtete e kombe me të cilat s’na bashkon veç Diellit e ajrit, thua se stërgjyshërit tanë paskan ardhur në kontinentin tonë, nga “Honoluluja” apo nga Afganistani!? Është pikërisht ky mentalitet, sa dashakeq aq edhe absurd, që i japin të drejtë Doktorit të shquar shqiptaro-maqedon, Kajmak Gazideda, kur thotë te “Flaka e Vllazërimit”, Maj (1997), se: “bota demokratike e kuptoi se në Shqipëri po rishfaqej “djalli” i gjelbër islamik, ndaj preferoi më mirë “djallin” e kuq…” Këtë analizë thellësisht shkencore është munduar ta hedhë poshtë Abdi Baleta, me një shkrim “sensacional” – “Kajmak me farmak”!… Që të mos i largohemi temës, me analogji (megjithëse të nevojshme). Një ndër etapat ku “kulmon” arti dhe patriotizmi De Radian, është themelimi prej tij i Revistës prestigjioze “Flamuri i Arbërit” (1883). Në revistën e lartpërmendur, me të cilën bashkëpunonin shqiptarë dhe arbëreshë të ndryshëm, (ku mund të shquajmë Darën e Ri dhe Mitkon), u jepej një vend të dukshëm krijimeve letrare, sidomos të rinjve arbëresh, shkrime që po fitonin përherë e më tepër karakter aktual, p.sh. ato të djalit të tij, – Zefit. Poezinë, De Rada e vinte përmbi artet e tjera, sepse ka mundësi, thoshte ai, ta pasqyrojë në mënyrë më të qartë e më të plotë botën, ndryshe nga proza, së cilës i mungon harmonia (muzikaliteti). “Koha ka vërtetuar se, kur një poet i mërifilltë shkruan dhe në prozë figuracioni letrar është shumë më i pasur dhe proza (pa humbur aspak vlerat e saj) kthehet në një “prozë poetike” duke u bërë e harmonishme, si teksti i një kënge me muzikën” (M.B.). Ndonëse këngët e “Milosaos” u frymëzuan nga dashuria e parë e poetit, ato janë larg të qënit një “Gjerdan idoleshë”, siç i ka quajtur një bashkëkohës i poetit. Historia e dashurisë së “Milosaos”, birit të sundimtarit të Shkodrës, me vajzën e varfër – Rinë, të bijën e Kallogresë, i ka shërbyer autorit si shkas për të prekur një sërë problemesh patriotike, shoqërore, filozofike dhe etike. “Siç mund të konstatojmë, gama e këtij Poeti, ndër më të shquarit dhe me plot gojën mund të themi, “Kampion i Rilindjes tonë Kombëtare”, është tepër e gjërë e me përmasa europiane, qoftë sasiore edhe cilësore” (M.B.). Kam mendimin se, aktiviteti i këtij arbëreshi të Madh, duhet kuptuar, jo vetëm si modeli i shkrimtarit dhe poetit (të pa arritshëm për kohën), por mbi të gjitha, modeli “tipik shembullor” i Atdhetarit me prirje të theksuara patriotike të pakrahasueshme për kohën e “Rilindjes sonë Kombëtare”. De Rada, (si asnjë tjetër) luftoi me vendosmëri të patundur, për çlirimin e Atdheut të të parëve, nga prangat e “ndryshkura” të Perandorisë Otomane, ndonëse këtë liri (si individ) e gëzonte në Atdheun e tij të dytë, në Itali, së cilës më se një herë ia shpërbleu bujarinë me bujari… Siç e thamë më lart, De Rada ka dhënë një kontribut tepër të çmuar për çlirimin dhe bashkimin e Italisë. Po ta vështrojmë me syrin e mprehtë të studiuesit dhe të analistit të paanshëm, do të kostatojmë se De Rada shkëlqen para bashkëkohësve, Sami Frashërit dhe Pashko Vasës, sidomos në sensin patriotik. “Sado të mëdhenj që ishin bashkëkohësit e lartpërmendur, ata më shumë se sa Atdheut u shërbyen të tjerëve. Medaljet në gjoksin e Pashko Vasës janë sinjifikativi i këtij mendimi”, (M.B.). Poeti ynë, sa i Madh, patriot dhe i shquar, ndërroi jetë në vitin 1905, në moshë mjaft të thyer, 89-vjeçare. “U shkëput ky “Yll” nga Qielli i gjerë i Kulturës sonë Kombëtare dhe Europiane, me kulmin e tij, të moshës dhe të një varfërie të skajshme duke rrezatuar dritë në shekuj si dhe udhërrëfyes për të gjithë brezat. Pishtar i pashuar, simboli dhe shembulli më i shkëlqyer i Kulturës dhe Atdhedashurisë.” (M.B.). Mark Bregu Prostitucioni, në Shqipëri fenomen i huazuar Si mund Ta Parandalojmë Prostitucionin
-Çfarë duhet të dimë mbi prostitucionin -Çfarë duhet të dimë mbi trafikimin. – Llojet e prostitucionit. -Cilat janë zonat më të prekura dhe çfarë është bërë për ta parandaluar këtë fenomen. -Çfarë lidhjesh ka midis prostitucionit dhe roleve gjinore. Pas viteve ’90, Shqipëria dhe shoqëria shqiptare, gjatë një proçesi tranzicioni të thellë ndryshoi mjaft. Përveç ndryshimeve ekonomiko-sociale, ndryshime këto q ishin mjaft të dukshme e të prekshme, shoqëria jonë pësoi një ndryshim të normave dhe vlerave të saj. Shumë probleme e fenomene sociale e shoqëruan zhvillimin e shoqërisë gjatë dekadës së fundit të shek. XX, si droga, papunësia, krimi i organizuar, trafiqet e paligjshme, kontrabanda, korrupsioni etj. Le të ndalemi tek prostitucioni. Prostitucioni ka ekzistuar dhe para viteve 1990, por përmasat e tij pas 1990 janë gjigande për një shtet të vogël si Shqipëria.
*Çfarë duhet të dimë për prostitucionin -Çfarë është prostitucioni Sot disa e konsiderojmë prostitucionin si një plagë shoqërore, si një problem social. Disa e quajnë një devijancë sociale, disa e quajnë një krim, aktivitet të paligjshëm, të tjerë e quajnë një fenomen normal që është pjesë përbërëse e jetës shoqërore. Prostitucioni në fakt është një profesion. Madje ai njihet si profesioni më i vjetër në botë. Me prostitucion do të kuptojmë ofrimin e kënaqësisë seksuale në këmbim të një përfitimi monetar. Ky është përkufizimi i përgjithshëm, por ndodh shpesh që kënaqësia seksuale këmbehet me favore të llojeve të ndryshme, megjithëse kjo gjë mbetet për t’u diskutuar dhe për të hidhen mendime të ndryshme. Shpesh njerëzit mendojnë se vetëm femrat janë prostituta. Në fakt në shoqërinë e sotme ka shumë meshkuj që e ushtrojnë këtë profesion. Sot në botë, prostitucioni është i legalizuar në disa vende siç janë vendet e Beneluksit (p.sh. Hollanda) dhe i palegalizuar në shumicën e vendeve të tjera ku ushtrimi i tij konsiderohet krim dhe dënohet penalisht. Në këto cende përfshihet dhe Shqipëria. Kjo gjë ka të bëjë me kulturën, normat, vlerat e një shoqërie të caktuar, pa harruar të përmendim influencën e fesë.
*Sistemi i prostitucionit Mite dhe fakte Mit: Prostitucioni është një krim i sigurtë dhe pa viktima. Fakt: Gratë në prostitucion sulmohen fizikisht dhe seksualisht. Mit: Gratë e zgjedhin vetë prostitucionin. Fakt: Prostitucioni është rezultat imungesës së zgjedhjeve. Mit: Prostitucioni është i paevitueshëm. Fakt: Prostitucioni është rezultat i ngacmimit seksual të fëmijëve, seksizmit, racizmit dhe varfërisë. Mit: Prostitucioni është karrierë… është një punë si gjithë të tjerat. Fakt: Prostitucioni është dhunë seksuale dhe shfrytëzim i grave, vajzave dhe djemve. Mit: Vetëm të rriturit merren me prostitucion. Fakt: Në SHBA mosha mesatare e përfshirjes në prostitucion është 14 vjeç. Mit: Prostitucioni është një “zanat fantastik”. Fakt: Prostitucioni është poshtërues, degradues dhe shumë i rrezikshëm.
*1. Cilat janë llojet e prostitucionit? 2. Si paraqitet gjendja në Shqipëri? 1. -Prostitutat më të shtrenjta e më të paguara janë ato të linjave telefonike. Këto janë më të “privilegjuarat”. -Të paguara mirë janë dhe vajzat e bareve e lokaleve. -Vajzat e shtëpive publike shpesh kanë për tutore një prostitutë të moshuar që organizon punën. -Më pak të paguarat e më të privuarat janë vajzat e trotuareve. Ata janë pre e organizatave kriminale të mirë organizuara. Në 1998 Fondacioni Soros dhe Qendra e Gruas organizuan një seminar mbi trafikimin. Ky seminar u shoqërua me dokumentarë, ku në qendër ishin ngjarjet e vërteta të vajzave të trafikuara nga Rusia. Njëra prej tyre shprehej: “Ishte fat përmua që nuk rashë në duart e organizatave japoneze ose shqiptare. Është me të vërtetë e dhimbshme të kuptosh se ogranizatat shqiptare të trafikantëve të qenieve njerëzore konsiderohen si më të egrat e më famëkeqet. Trafikimi i qenieve njerëzore në ndryshim nga prostitucioni, konsiderohet krim dhe dënohet në të gjitha vendet e botës. Ai denigron të drejtat elementare të njeriut dhe dihet që një nga të drejtat elementare është liria. Është e tmerrshme që në shek. XXI, gratë dhe vajzat blihen dhe shiten e dinjiteti i tyre nëpërkëmbet edhe nga zyrtarë që përfaqësojnë shtetin ligjor, që duhet të bëjnë shumë më tepër për këtë problem. Më 10 dhjetor 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut. Që nga krijimi i OKB, të drejtat e grave kanë qenë shqetësim për këtë organizatë dhe e gjithë historia e saj ka qenë e lidhur me përpjekjet për zgjerimin e të drejtave të grave dhe përparimin e tyre. Që nga një miratim i Kartës së Kombeve të Bashkuara më 1945, shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë marrë përgjegjësinë për të garantuar të drejta të barabarta për gratë dhe burrat. Ky paragraf, u përfshi në këtë kartë në sajë të përpjekjeve të Eleonor Ruzvelt dhe nëpërmjet bashkëpunimit të OJQ-ve dhe qeverive. Gratë delegate në sesionin e parë të Asamblesë së Përgjithshme kërkuan që problemeve të grave t’u kushtohej një vëmendje e veçantë. Më 1949 u krijua një Konventë e Kombeve të Bashkuara për ndalimin e Trafikimit të Personave dhe Shfrytëzimit të Prostitucionit të të Tjerëve. – Cilat janë format e trafikimit të grave dhe vajzave? Tashmë janë të njohura për ju format e trafikimit më të përdorura në Shqipëri. Një nga format më të përdorura në fillimet e viteve ‘90 dhe sidomos në 1997 është rrëmbimi i vajzave të reja. 2. Kur përmenda më parë faktin se në Shqipëri prostitucioni ka marrë përmasa gjigande e kisha parasysh vajzat shqiptare që detyrohen të prostituojnë rrugëve të Europës, madje ka dhe fëmijë. Këto vajza përfshihen në kontigjentet e vajzave të trotuareve dhe ato të shtëpive publike. Shpesh ato janë të privuara dhe nga fitimi i shitjes së trupit të tyre. shumica kanë rënë pre e prostitucionit kundër vullnetit të tyre. Në Itali vajzat shqiptare janë më të kërkuarat. Sigurisht prostitucioni ekziston dhe në Shqipëri, por ai është mjaft i kamufluar. Atë e ushtrojnë kryesisht vajzat e kthyera nga jashtë, ku kanë bërë të njëjtën gjë dhe rekrutojnë të tjera duke u bërë edhe tutore. Në përgjithësi, n.q.s. këto vajza vendosin të kthehen në atdhe, ndjehen të refuzuara nga familja, ambjenti shoqëror dhe tentojnë t’i largohen vendlindjes dhe në mungesë të zgjedhjeve, ushtrojnë sërish prostitucionin. Shteti dhe sidomos sektori joqeveritar duhet ta marrë seriozisht problemin e rehabilitimit të prostitutave.
* Çfarë është trafikimi? Kemi dëgjuar shpesh të flitet për trafik armësh apo trafik droge. Ekziston dhe një lloj tjetër trafiku shumë më i vjetër e më i rëndë se ata të lartpërmendurit. Ky është trafiku i qënieve njerëzore. Disa shekuj më parë skllavopronarët amerikanë, morën me dhunë nga Afrika, mijëra e mijëra zezakë për të shfrytëzuar krahun e tyre të punës. Pra, trafiku i qënieve njerëzore vazhdon të mbetet një problem që udhëton me shekujt. Sipas statistikave të Departamentit Amerikan të Shtetit, në 2001 janë trafikuar 1 000 000 qënie njerëzore. Vende shumë të prekura nga ky trafik, sipas këtyre statistikave, janë vendet e Europës Lindore e Juglindore, ku midis tyre përfshihet dhe Shqipëria. Trafiku i qenieve njerëzore, ashtu si dhe shekuj më parë ka të bëjë me shfrytëzimin e këtyre qenieve për qëllime përfitimi. Sot qëniet njerëzore më të trafikuara janë ato që në përgjithësi quhen e shihen si “qënie të pambrojtura” dhe janë pikërisht gratë dhe fëmijët. Mund të duket e pabesueshme, por mendohet të jenë mijëra fëmijë e vajza shqiptare të trafikuara që enden të pashpresë në rrugët e Europës. Duke përfituar nga amullia, rendi publik tepër i dobët dhe nga mungesa e institucioneve të forta të shtetit ligjor, kriminelë të organizuar filluan të rrëmbenin vajzat e reja nëpër rrugët e qyteteve shqiptare. Nëpër gazetat e përditshme të asaj kohe s’mungonin kronikat për rrëmbime të tilla. Këto vajza, kryesisht të moshave 14-20 vjeç dhunoheshin, përdhunoheshin, torturoheshin e më pas në mënyrë të paligjshme dërgoheshin në Greqi, Itali ku detyroheshn të ushtronin prostitucionin nën “kujdesin” e tutorëve të pamëshirshëm. Një formë tjetër është martesa, fejesa apo dhe lidha me vajza të reja. Shumë djem të larguar në emigracion në fillim të viteve ‘90, zbuluan se kishte një mënyrë të tillë të lehtë për të fituar shumë para. Mjaftonte që të ishte tutor qoftë edhe i një vajze prostitutë. Kështu ata kthehen në Shqipëri dhe “fejohen apo martohen”, më pas shkojnë në vendet perëndimore ku kanë emigruar e i nxjerrin këto vajza në rrugë. Këtë gjë e mësuan shpejt edhe shumë të tjerë dhe kjo ndërmarrje, ky veprim s’ishte dhe s’është thjeshtë një veprim personal, por i organizuar. Nuk janë të rralla rastet kur prindërit i kanë shitur vajzat e tyre për të gjetur një rrugëdalje nga varfëria. Në Europën Lindore njihen agjensitë martesore apo ata të punësimit që u premtojnë vajzave realizimin e një ëndrre. Shqipëria deri në vitet 1998-99 ishte një vend furnizues e tranzit i tregut të prostitucionit. Në këto vite mjaft OJQ bënë një punë shumë të mirë e sensibilizuese duke përfshirë një bashkëpunim mjaft efektiv e frytdhënës me median e shkruar e vizive. Tashmë Shqipëria është një vend tranzit i vajzave të ardhura nga Lindja, kryesisht nga Rumania, Moldavia e Rusia. Këto vajza për rrjetin e prostitucionit kushtojnë më pak se vajzat shqiptare.
* Cilat janë zonat më të prekura? Më të prekura nga trafikimi janë zonat e Shqipërisë Veri-Perëndimore dhe ato të Shqipërisë së Mesme. Shumica e vajzave prostituta vijnë nga Berati, Lushnja, Fieri. Shumica e tyre prostituojnë në Greqi e Itali, por tashmë i gujen në Francë, Belgjikë, Gjermani etj. Për këto vajza është shumë e vështirë që t’u drejtohen organeve të policisë në shtetet ku janë të detyruara të prostituojnë, sepse tutorët nuk ngurojnë të ushtrojnë dhunë mbi familjet e tyre në Shqipëri. Në asnjë rast nuk duhet të harrojmë se mbi shumicën e këtyre vajzave ushtrohet një dhunë sistematike, dhunë seksuale, fizike e verbale. Jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjikisht ato dëmtohen dhe jo rrallë ndodh që të tentojnë dhe të arrijnë të vetvriten.
* Çfarë lidhjesh ka midis prostitucionit dhe roleve gjinore? Në qoftë se duam të kuptojmë më thellë përse gratë dhe vajzat detyrohen me forcë të ushtrojnë prostitucionin dhe të trafikohen, duhet të kuptojmë dhe të ndërgjegjësohemi për rolet gjinore. Gratë dhe vajzat e ndërgjegjshme për ndikimin e këtyre roleve, nuk mund të detyrohen të trafikohen e të prostituojnë. Pra, kjo gjë i shërben prevenimit të problemit. Ç’janë rolet gjinore? Çdo njeri në jetën e përditshme luan disa role, p.sh. është një profesionist, është bijë/bir, është prind, është shoqe/shok, është kolege/koleg etj. Ato role që bazohen mbi gjininë e personit quhen role gjinore. Që në fëmijëri për foshnjat femra tregohet më tepër kujdes nga prindërit sepse ato perceptohen si më të dobëta se meshkujt. Inkurajimi për vajzat është “i ëmbël” ndërsa për djemtë është “i ashpër”. Zakonisht ne presim që femrat të jenë pasive, të ngrohta, shprehëse, të dobëta psikologjikisht, kurse mashkulli pritet që të jetë agresiv, i shkathët, dominant, i fortë psikologjikisht. Në aspektin fizik meshkujt janë më superiorë se femrat, por femrat kanë një cilëk jete më të gjatë se meshkujt. Nga testimet që janë bërë femrat paraqesin rezultate më të larta, në testin e inteligjencës e të të folurit në vitet e para të jetës, ndërsa meshkujt arrijnë rezultate më të mira në analizat hapësinore e analitike. Gratë dhe vajzat janë mësuar se roli i tyre në familje është që të jenë nëna, gra, amvisa të mira dhe shumica e tyre besojnë se ato gjejnë sadisfaksion të plotë kur i sigurojnë shtëpisë të gjitha komfortet, dashurinë dhe përkujdesin e tyre. virginia Woolf në librin e saj me titull “Engjëlli i shtëpisë” shprehet se ky “engjëll” (gruaja) duhet të joshë… të simpatizojë… të miklojë, të pajtojë… të bëjë për vete… të jetë e ndjeshme në mënyrë të skajshme ndaj nevojave, gjendjeve shpirtërore dhe dëshirave të të tjerëve para të sajajve. Kapitulli i parë i propozimit fillestar për një deklaratë universale për të drejtat e njeriut fillonte me frazën “Të gjithë burrat janë vëllezër”. Komisioni mbi Statusin e Grave e kundërshtoi këtë fakt duke vënë në dukje se ai nuk merrte parasysh pjesën femërore të njerëzimit. Sa herë që flasim për njerëzimin përdorim gjininë mashkullore. Madje edhe Zoti konsiderohet i gjinisë mashkullore. Gjinia mashkullore merret si të jetë universale. Flitet shumë për të drejta të barabarta të grave me burrat, por në asnjë shoqëri, madje dhe në ato më demokratiket gratë nuk kanë siguruar mundësi të barabarta në të njëjtin nivel me burrat. Vetëm 10-20% e grave sot në botë kanë pozita drejtuese. Ato përbëjnë 10% të parlamentarëve dhe më pak se 5% janë drejtuese shtetesh. Gratë punojnë më shumë se burrat, por një pjesë e punës nuk paguhet. Shumica e analfabetëve në botë janë gra. Shumica e traditave dhe paragjykimeve familjare e shoqërore e përforcojnë këtë mosbarazi. Pra gratë janë pjesa më delikate e më e pambrojtur e shoqërisë që aspiron për më shumë dhe duhet të luftojë më shumë. Kultura e një vendi ndikon mjaft tek rolet gjinore. Kur themi kultura nuk duhet të kemi parasysh vetëm mentalitetin, normat e vlerat e shoqërisë së sotme, por gjithçka ç’kemi trashëguar nga e kaluara. Kështu, pavarësisht se që në vitet 70 lëvizja feministe u bë e fuqishme duke bërë hapa të mëdhenj, kudo sot në botën e zhvilluar perëndimore ekzistojnë paragjykime për vajzat e gratë dhe shpesh ato diskriminohen në familje, në vendin e punës, në komunitet. Shumë shpesh ushtrimi idhunës mbi to konsiderohet si diçka normale. Shoqëria shqiptare është mjaft tradicionale në patriarkalitetin e saj. Në shoqërinë patriarkale gjithmonë më i vlerësuar në familje e shoqëri është mashkulli. Atij i njihen shumë privilegje, është ai që vendos për të gjithë dhe gjithçka. Lufta e II Botërore e gjeti Shqipërinë pothuajse në një rend feudal, shumë pak të zhvilluar, ku femrat konsideroheshin pronë e babait apo e burrit të tyre dhe mund të shiteshin e bliheshin madje u jepej edhe një fishek në pajë duke i njohur bashkëshortit të drejtën për t’i marrë jetën, (Kanuni i Lek Dukagjinit). Më shumë se kudo në një vend ku lufta ka qenë gjithmonë e pranishme duheshin mjaft djem për luftë e për paqe. Jo vetëm atëherë, por edhe tani përdoret shprehja: “Kur lind vajza qajnë trarët e shtëpisë”, pra shpesh kjo gjë konsiderohej si një fat i keq i familjes. Regjimi komunist u mundua që ta bënte gruan të barabartë me burrin dhe shpesh i detyronte gratë të bënin punë të rënda fizike të papërshtatshme për to. Në përgjithësi ky rregjim i maskulizoi femrat, që punonin e lodheshin shumë më tepër se burrat e tyre, pasi duhej të kujdeseshin për shtëpinë e familjen, por sidoqoftë nuk arriti t’u jepte një status të vërtetë. Numri i grave që merrnin pjesë në organet vendimmarrëse të çdo niveli përcaktoheshin me vendim partie. Pas viteve ’90 shoqëria përveç tranzicionit ekonomiko-social pësoi dhe një tranzicion vlerash duke krijuar hapësirat e nevojshme për rritje personale e profesionale. Kështu gratë, pavarësisht nga statusi i tyre i vendosur në një ligj bashkëkohor, bënë hapa prapa. Reminishenca të së kalurës së largët nuk vonuan të shfaqeshin dhe ato u bënë një objekt në duart e burrave. Por bëhet pyetja: Si lidhen rolet gjinore të mbështetura nga kultura dhe tradita me prostitucionin dhe trafikimin? Vajzat mjaft të ndikuara nga këto role që janë absorbuar gjatë rritjes së tyre, në shumicën e rasteve nuk arrijnë të pohojnë vetveten. Ato nuk arrijnë të gjejnë forca tek vetvetja e t’i besojnë asaj sepse nën trysninë e dhunës e kërcënimit ato bëhen tërësisht të varura nga tutorët e tyre. Këto vajza rrallë denoncojnë ata që i kanë privuar nga liria e që i dhunojnë përditë pasi ndjehen fajtore për situatën e krijuar dhe nuk shohin asnjë rrugëdalje nga kjo situatë. Nga vëzhgimet është parë se këto vajza psikologjikisht janë mjaft dipendente. Ato janë mjaft pasive për të vepruar dhe për më tepër i tremben stigmës së opinionit publik, i cili nuk i mbështet dhe për më tepër shoqëria shqiptare në përgjithësi ka bërë shumë pak për t’i rehabilituar. Në qoftë se vajzat dhe gratë nuk duan të bien pre e prostitucionit e trafikimit duhet të mësojnë të ngrenë zërin e të pohojnë veten. Një vajzë apo grua nuk duhet të ngurrojë, t’i vijë turp apo të ketë frikë për të kërkuar drejtësi sa herë që dinjiteti i saj njerëzor nëpërkëmbet. (Të dhënat janë marrë nga Q.F.E. Tiranë), Fatime Kulli
Homazh për artistin e madh Lukë Kaçaj Një vit më parë, Shqipëria mund ta tregonte me gisht njërin nga krenaritë e saj më të mëdha. Që prej një viti jeta nuk e ka më të vetin. E çoi në jetën e përtejme, si ta shihte me vend se s’ka çfarë bën më këndej. Kolosin e përmasave të jashtëzakonshme e thithi vorbulla e vetmisë. Shihej i ulur në një tavolinë kafeneje me ndonjë filxhan, a po putir në lëngun në të cilin përpiqej të derdhte vrerin e kujtimeve që përbluante. Kujtimet e tij ishin aq vrer, sa me të mund të mbushte edhe enën më të madhe në botë. Kështu mund të mendonte kushdo e shihte aty duke pritur vdekjen që e ftuara nuk po vinte. Po ta pyesje: Luk a je mërzitur? Jo, përgjigjej, por do të doja të shkoj atje se s’kam çfarë bëj më këndej. Edhe po të mos doje ti, ai e sillte bisedën tek e kaluara e tij si të ushqehej bollekshëm në kredhjen e asaj kënaqësie. Kurrë nuk e përmendte pjesën e jetës së tji të masakruar prej Enverizmit. Jo nga frika, por nga neveria. Aq efektshëm e evokonte të kaluarën, sa të dukej se je duke e jetuar në atë tregim për t’ia patur lakmi më i miri aktor. Nikola Gjeorov, që Luka e thërriste Kolja si në jetën studentore në konservatorin Çajkovski, ishte personazhi kryesor i të gjitha tregimeve të tij. Ai në pjedestalin më të lartë të lavdisë, Luka në fundin më të thellë të humnerës së harresës. Ndriste duke përshkruar sukseset e Koljes, ndoshta më shumë se po të ishin të vetat. Këta bashkënxënës e miq, pas mbarimit të studimeve patën qenë në të njëjtën shkallë lavdie por për fatin e mirë të Koljes e për fatin e keq të Lukës, ndonëse të dy i përkisnin të njëjtit sistem politik, Bullgaria bënte çmos t’i lartësojë artistët e sajë, të kundërtën bënin Enveristët, ose komunistët më të dashur të djallit. Ndërsa qeveria bullgare po bëhej copë për t’ia plotësuar Gjeorovit çdo kusht, qeveria shqiptare i prangosi duart e aktivitetin vokal. Mungesa e Orfeut shqiptar e varfëroi skenën në mënyrë të vajtueshme. Luka i tha Migjenit: Krenaria e kapërdinë “Kafshatën e mjerimit”, pa e dhanë veten. Burrëria e Lukës nuk e koriti kurrë asnjë virtyt. Jam prej Malësisë së Madhe, thoshte me humor e me u ba i vogël, koris vendlindjen. Komunizmin e tërboi durimi i pakufishëm i krenarisë shqiptare. Komunistët panë tek Luka se përmasat e urrejtjes së tyre nuk ishin asgjë në krahasim me përmasat e dashurisë kristjane me të cilën këngëtari i pavdekshëm i mbështillte këmbë e krye. Ata panë se Luka e donte Shqipërinë si poezia e Fishtës, të cilën sa herë e rrecitonte të dukej sikur dëgjoje përgëzimet më të përzemërta të poetit tonë kombëtar. Ata që ia ndaluan skenën ishtuan dëshirën t’i këndonte shpirti se shpirti i tij ishte kënga e kënga shpirti. Vetë ekzistenca e Lukë Kaçajt ishte himn lavdie i figurës së tij. Ai shpesh herë thonte: “I linduni me këndue, s’ka punë me vajtimin. Zemra qi nuk këndon asht ma mirë mos me rrahë. Asgja nuk e plagos anmikun ma randë se kanga jote. Kur na dëgjon anmiku duke këndue e sheh si kanga na ban zemrën mal, ai tkurret e bahet grusht e me atë grusht qëllon vetveten prej inadit se nuk ia mbrriti qëllimit me na ba me qa. Rruga e qëllimit të tij asht rruga e vetvrasjes. Atij i bahet fat i madh shkuemja si lopë në gropë në krahasim me namin e keq që ia ndjek përjetësisht emnin si flaka e ferrit shpirtin.” Këto virtyte e dhunti gjigantësh përbëjnë portretin e brendshëm të Luk Kaçajt. Këto vlera të jashtëzakonshme i ngritën këtij kolosi të artit vokal shqiptar një përmendore të lartë deri tek Zoti. Por drejtësia njerëzore nuk mund të rrijë pa pyetur: Si ka mundësi që as deri tani pas një viti prehje të përjetshme nuk kemi treguar asnjë shenjë mirënjohjeje ndaj kontributit të tij, që bën krenarë edhe të gjithë breznitë e ardhme shqiptare?! Mos vallë u dashka të vazhdojmë t’i tregojmë botës se shqiptarët nuk dinë kujt i duhet ngritë përmendorja! Na duket sekur dëgjomë zërin e drejtësisë njerëzore duke na thënë: “Ma lër mua epilogun e këtij shkrimi: Shqipëri, rregulloje si të ka hije peshoren e vlerësimeve. Malësi e Madhe, tregoje veten se e meriton këtë mbiemër e le ta lexojë bota këtë të vërtetë në përmendoren kushtuar këtij birit tënd që të dha aq nderë sa ti lipset t’ia kthesh me mirënjohjen tënde. Gjokë Vata Lufta e Koplikut, zjarri që “dogji” vendimet antishqiptare të Traktatit të Londrës dhe Konferencës së Paqes Historia e mbijetesës së gjatë të trevës shqiptare të Malësisë së Madhe, është e mbushur me ngjarje e data nga më heroiket e deri nga ato më tragjiket, të cilat rrezikonin jo vetëm fatet e Malësisë por edhe të krejt shqiptarisë. Por për fat të mirë të kësaj treve e vetë Shqipërisë, këtu lindën burra trima e të urtë, që i dolën zot paprerë, si në mote të mira (me pakicë) e në mote të vështira (me shumicë). E padyshim një ndër motet më të vështira për Malësinë, Shkodrën e Shqipërinë ishte viti 1920, kur Malësorëve me aleatët e tyre të pandarë shkodranët iu është dashur të rrokin armët për t’i dalë zot trojeve të tyre që kërkonte t’i grabiste lubia shekullore e sllavëve të jugut. E kjo luftë mbrojtëse e shqiptarëve njihet në historiografinë tonë si “Lufta e Koplikut”, ku poeti e veprimtari i lëvizjes kombëtare Hil Mosi e përjetësoi me vargjet lapidar: “Atje, bri rruge n’atë fushë t’Koplikut, do vorre rishtas ngrehun tek diftojnë, se djemt e Shqipes, po anmikut të shejtin vend, pa gjak kurr nuk ia lëshojnë.” “Lufta e Koplikut” filloi nga barbarët serbo-malazezë, të cilët kërkonin të pushtonin e aneksonin Malësinë e Madhe dhe Shkodrën, duke kërkuar të shfrytëzonin mjegullën e shpërndarë nga Traktati i Londrës i 26 prillit 1915, si dhe errësira që la pas Lufta e Parë Botërore, por edhe konferenca e “Paqes” (në Paris) e cila hapi punimet e saja në janar të vitit 1919, e cila përveç problemeve të lëna nga Lufta e Parë Botërore, nën siglën “Çështje të Adriatikut”, kërkonte të coptonte më tej trojet e Shqipërisë etnike të mbetur pas vitit 1913, duke kënaqur kështu grykësinë e pashoqe të serbo-malazezëvenë Veri, grekëve në Jug dhe italianëve në gjatësinë e bregdetit, si dhe në Shqipërinë e Mesme. Por përveç qëndresës së vetë shqiptarëve që përballë fuqive të mëdha të kohës si Franca, Anglia, Rusia e Italia do të ishte e paarritshme, deshi vetë Zoti që këto plane ogurzeza të Europës plakë të dështojnë me përkrahjen pa rezerva të çështjes shqiptare nga Presidenti i 28-të i SHBA, i paharruari Vudro Wilson. E kjo përkrahje madhështore ishte edhe vijim i fjalës së dhënë nga ky president, personalitetit të jetës shqiptare të asaj kohe Fan Nolit, i cili më 4 korrik 1918 kishte patur fatin e mirë të takonte z. Wilson në jahtin e vetë presidentit, nga ku Noli i kishte kërkuar të ndihmojë çështjen shqiptare të nëpërkëmbur nga Europa, dhe z. Wilson i ishte përgjigjur pa rezerva: “Një zë do të kemi në Konferencën e Paqes, dhe atë do ta kemi për të mirën e Shqipërisë.” E vërtetë ashtu ndodhi, pasi njerëzit e mëdhenj e mbajnë fjalën ashtu siç e mbajti vërtetë Presidenti i nderuar për jetë të jetëve nga shqiptarët, i paharruari Vudro Wilson. Gjithsesi konfliki i paralajmëruar nga serbo-malazezët, e përkrahur nga Europa erdhi nga fundi i vitit 1919, kur shteti serbo-malazez, provokoi, arrestoi e pushkatoi rreth 80 shqiptarë nga Gruda, Hoti etj., kur ata kërkonin të vinin në trojet e Shqipërisë të mbetur pas 1913, për t’u shpëtuar masakrave të pashoqe të shovenëve. Unë kam arritur të siguroj një pjesë të kësaj liste që po e riprodhoj me emrat e atyre që ishin barrikada e parë e epopesë legjendare që ne e quajmë “Lufta e Koplikut”. Së pari po paraqes 15 emrat e dëshmorëve që shovenët sllavë i pushkatuan në muajin dhjetor të vitit 1919, të cilët janë: Martin Gjek Ujkvukaj, nga Rapsha e Hotit Marash Gjek Ujkvukaj, nga Rapsha e Hotit Luk Nik Preçi, nga Rapsha e Hotit Mark Shkodra, nga Shkodra Gjeto Preka, nga Kushja e Hotit Gjon Preka, nga Kushja e Hotit Nik Gjetja, nga Kushja e Hotit Kol Gjetja, nga Kushja e Hotit Gjon Nik Gjeli, nga Kushja e Hotit Gjon Marku, nga Kushja e Hotit Dod Prek Ujka, nga Kushja e Hotit Zef Marku, nga Kushja e Hotit Pretash Prek Martini, nga Kushja e Hotit Gjon Preçi, nga Kushja e Hotit Zef Preçi, nga Kushja e Hotit Ndërsa vdiqën në burgun ferr të shkjaut, në Podgoricën, dikur shqiptare, po në vitin 1919 martirët e paharruar: 1. Prek Gjon Gilaj nga Rapsha; 2. Luca, Gjon Gilaj, nga Rapsha; 3. Mirash Prek Lula, nga Rapsha; 4. Gjon Nik Shkaba, nga Rapsha; 5. Luc Gjoku, nga Rapsha; 6. Kol Pretash Dashi, po nga Rapsha; 7. Maç Deda, nga Starja (Hot); 8. hut Kola, nga Starja; 9. Gjek Rush Haxhi,nga Brigjeja (Hot); 10. Nikoll Lulash Meri, nga Traboini. Por pas kësaj forcat serbo-malazeze të komanduar nga Savo Pjetri, vazhdonin të provokonin e sulmonin Hotin, i cili, i mbështetur nga e gjithë Malësia, nuk lejon pushtimin e trojeve Malësore. Gjithsesi më 12 shkurt 1920 Jugosllavët pushtuan Malin e Taraboshit, duke shtrirë pushtimin e tyre në të gjithë bregun e djathtë të Bunës e të Liqenit të Shkodrës, deri tek ura strategjike e Bunës, duke ju afruar tek “këmbët” e qytetit të Shkodrës, që ishte dhe qëllimi final i sllavëve, madje për der këtu kishin edhe miratimin e gjeneralit francez Bardi de Furtu (komandant i forcave shumëkombëshe). Kjo situatë tepër dramatike që tashmë Shkodrës e më gjerë i kishte sjellë tek dera rrezikun e pushtimit të vërtetë nga shovenët sllavë, alarmoi pa masë parinë vendase të qytetit, ku menjëherë u krijua komiteti “Mbrojtja Kombëtare”, i cili mori një sërë masash mbrojtëse, si dhe hyri në lidhje me Qeverinë e Tiranës, të dalë nga Kongresi historik i Lushnjës. Më 11 mars 1920, duke parë hilet e gjeneralit de Furtu e detyruan atë që të dorëzonte pushtetin e tij në Bashkinë e qytetit. Gjithashtu ky komitet filloi të marrë edhe masa organizative për të përballuar luftimet e pashmangshme me forcat pushtuese Jugosllave. Gjithsesi edhe pse Shkodra u bashkua me Qeverinë e Tiranës, për momentin ndihma ishte pakët, pasi deri nga fillimi i muajit qershor 1920 forcat qeveritare luftonin kundër mbeturinave të rebelimit Esadist në Shqipërinë e Mesme, por qyteti të paktën si qytet ishte përgatitur të mbrohej me çdo çmim. Ndërkaq nga fundi i muajit korrik 1920, tre batalione të ushtrisë serbe, të pajisura me armët më moderne, prodhim francez, ku përfshiheshin edhe topa e mitroloza, ku në këtë ushtri bënin pjesë edhe mercenarë me origjinë shqiptare që njihnin mirë terrenin luftarak të Malësisë e më gjerë, të cilët kaluan kufirin dhe pushtuan Kastratin dhe po merrni rrugën e Shkodrës. Për këtë si pretekst merrej data 26 korrik 1920 kur disa hotjanë e kastratas kishin kaluar kufirin për t’u hakmarrë ndaj masakrës serbo-malazeze, të cilët vranë e prenë rreth 80 malësorë që kërkonin të largoheshin për në viset e Shqipërisë të 1913, të cilët ishin nga Gruda e pjesa e Hotit andej kufirit, ku në përgjithësi ishin pleq, gra e fëmijë. Mbas këtij incidenti malësorët hotjanë e kastratas u tërhoqën së bashku me xhandarët tanë për në drejtim të kufirit tonë, por ishte tepër vonë, pasi preteksti u gjet dhe ushtria serbo-malazeze kishte filluar sulmin si më sipër. Natyrisht ky konflikt për Qeverinë e Tiranës ishte i vështirë, pasi ajo kishte të hapur bisedimet me Romën për t’i dhënë fund luftës së Vlorës. Qeveria e Tiranës më 28 korrik porosiste në mënyrë kategorike forcat e Kastratit e Dukagjinit e tjerë që të mos kalonin më kufirin, por të rrinë në gatishmëri për çdo sulm të mundshëm nga shovenët sllavë. Në këtë kohë në Shkodër ishte dhënë alarmi, duke u mbyllur kështu edhe pazari, si dhe filloi regjistrimi i vullnetarëve për t’u organizuar në çeta, për të luftuar armikun që po mësynte trojet tona. Ndërkonë edhe në të gjithë Malësinë ishte dhënë kushtrimi, duke bërë kështu organizimin e nevojshëm për të mbrojtur atdheun e tyre të shenjtë. Në ndihmë të vëllezërve malësorë më 1 gusht paradite nga Shkodra u nisën vullnetarët e organizuar mirë nga Sylço Begu dhe në krye të tyre ishin oficerët e sprovuar Hamit Gjylbegu, Taip Shkodra etj. Sipas kronikave të kohës vullnetarët përbënin një forcë prej 500 luftëtarësh. Pikërisht në Vrakë, kjo ushtri vullnetarësh u bashkua me Malësorët e mbishkodrës, të cilët kërkonin të mbronin me çdo çmim trojet e tyre nga rreziku i “pasosur” sllav. Në Vrakë zuri vend edhe shtabi i luftës i cili tashmë përbëhej nga Sylço Begu e Rexhep Shala, Maliq Bushati e Muharrem Kazazi, Shuk Gurakuqi etj. Po më 1 gusht, forcat luftëtare të lirisë, që sipas kronikave të kohës në fillim përbëheshin nga rreth 2200 veta, u ndanë në tre kolona. Kolona e parë përbëhej nga forcat e ardhura nga Gruda, Hoti, Postriba e tjerë, me në krye Deli Metën e Adem Haxhinë e Luc Nishin, e cila kishte për detyrë të marshonte nga fshatrat Gruemirë-Grizhë e në vazhdim rrëzë maleve. Kolona e dytë ishte ajo që veprimet luftarake do t’i kryente nën rrugën kryesore Shkodër-Hani i Hotit, afër bregut të Liqenit të Shkodrës, e këto forca përbëheshin nga vullnetarë kastratas e kosovarë, ndërsa kolona e tretë e qëndrore ishte ajo që vijonte të kontrollonte rrugën kryesore Shkodër-Hani i Hotit dhe përbëhej prej vullnetarësh shkodranë dhe një grupi xhandarësh të rregullt. Me datën 2 gusht kolona e mesit arriti në Koplik të sipërm, ku brenda një jave u krye organizimi i cili përgatitej të çlironte tokat e pushtuara nga shovenët. Po në javën e parë të gushtit erdhën në Shkodër edhe 300 vullnetarë nga Kruja e Kavaja nën udhëheqjen e Mustafa Krujës e Abaz Kupit, me ta u bashkuan edhe emigrantë kosovarë që Bajram Curri i kishte organizuar me shpejtësi të madhe. Tashmë fizionomia e luftëtarëve që mbronin Malësinë e Shkodrën ishte formuar si një ushtri e rregullt. Këtë e ndihmonte padyshim edhe prezenca e kabinetit qeveritar të kryeministrit Sulejman Delvina në Shkodër, ku bënin pjesë Sotir Peci, Hoxh Kadriu, Ndoc Çoba, Bajram Curri e mbi të gjitha ministri i brendshëm Ahmet Zogu, i cili tashmë ishte vënë në krye të ushtrisë shqiptare dhe njëkohësisht mbante edhe lidhjet me kryeministrin e mbase për këtë kishte ndihmuar edhe largimi i forcave italiane nga Vlora. Dalëngadalë forcat e rregullta që merrnin pjesë në këtë luftë çlirimtare çdo ditë shtoheshin, ato tashmë i kishin kaluar të 300 luftëtarët, e po kaq marshonin nga Dibra e cila ishte sulmuar njëkohësisht nga forcat e pabesa të sllavëve të jugut. Në këto ditë të gushtit, forcat shqiptare kishin arritur të çlirojnë një pjesë të mirë të Malësisë, ku datat 2 dhe 9 gusht shquhen për luftime mjaft të mëdha, madje më 10 gusht luftëtarët e lirisë kishin arritur mu në qendër të Koplikut tek Kodra e Bajraktarit. Me datën 17 gusht në fshatin Kamicë forcat jugosllave tentuan të qesin në breg një top e dy mitroloza, si dhe ushqime e bukë, që në fakt nuk u arrit pasi varka u kap me ushqime e pesë ushtarë serbë. Me datat 19 e 20 gusht në Kastrat u zhvilluan beteja mjaft të përgjakshme pasi kishin mbetur vetëm Kastrati në duar të pushtuesve serbë. Tashmë kastratasit pas një heroizmi të pashoq, arritën të marrin edhe të vetmen kodër që zotëronin serbo-malazezët në katund të Kastratit, (maja e Veliberdes), ku pas disa orë luftimesh ushtarët jugosllavë u dorëzuan, nga ku u kapën një top, dy mitroloza si dhe armë këmbësorie e municione. Por për fat të keq dita tjetër që pasonte e 21 gushtit shënoi një fazë të re luftimesh, pasi ushtria shovene kishte marrë përforcime të reja të ardhura nga Podgorica, ku pasi bombardoi sa mundi nga kodrat e Nenhelmit, në mesnatë nisi një sulm të gjerë që kushtoi jo pak për të dyja palët. Pas kësaj përsëri ushtria jugosllave arriti të pushtojë Kastratin, Shkrelin, Kelmendin e Koplikun, madje lufta u ndez me një furi të paparë në të gjitha trojet e Malësisë, ku mund të themi se pas çdo shkëmbi e guri qëndronte një luftëtar i lirisë, ku vlen të shënohet lufta e 5 shtatorit ku u vranë shumë ushtarë armiq dhe u zu rob një komandant së bashku me 100 ushtarë të tij. Tashmë Malësia kishte marrë flakë, luftëtarët e lirisë së paralajmëruar ishin nga të gjitha trevat e Malësisë e më gjerë, ata vinin nga Rrjolli, Gruemira, Grizha, Lohja, Kopliku, Shkreli, Kastrati, Hoti etj., shtabi drejtues i tyre ishte i vendosur në Hanin e Zef Luc Mullisit në Çesme të Koplikut nga ku për të drejtuar luftën erdhën jo pak nga kabineti qeveritar, ku spikat ministri famëmadh i brendshëm Ahmet Zogu, i cili në ato ditë të vështira, por plot kurajo jo vetëm ndihmoi luftën, por mendoi edhe për paqen që nuk do të vononte. Siç e thashë më sipër, në çdo cep të Malësisë luftohej, por sishenja që ende ushtojnë në veshët e malësorëve liridashës kanë mbetur të paharruara luftimet në Suka e Moksetit, te Vorri i Papes, në majë të Napujes, në Sukë të Kolvates, në majë të Krygjës e në betejën e Koplikut e tjerë e tjerë. E betejat vazhduan pa pushuar asnjëherë, aq sa bindën edhe Europën plakë që po “Rilindte” se me trojet e Malësisë e Shqipërisë nuk bëhej Pazar nga askush, pasi ato kishin zot bijtë e saj autoktonë që Zoti i kishte falur të parët që prej mijëra e mijëra vjetësh. E kjo luftë e tmerrshme, që la pas një shkatërrim e mjerim, mori fundmë 14 shtator 1921, duke bërë që kufiri të shkojë aty ku ishte vendosur në vitin 1913… Por për këtë Malësia derdhi gjakun e qindra bijve të saj që prehen në panteonin e lavdishëm të pavdeksisë. Gjithsesi në këtë shkrim unë nuk kam arritur të siguroj të gjithë emrat e dëshmorëve të kësaj lufte, por ata që unë i disponoj do t’i shënoj në një listë të përbashkët, pasi të përbashkët kishin qëllimin e lirisë e pamvarësisë, e për këtë qëllim ata luftan bashkë e u flijuan bashkë, si bij të kësaj toke që s’do t’i harrojë kurrë. E si fillim po shënoj trimat e Hotit që për Besë e për Atdhe e bane deken si me le, të cilët janë: 1. Kapiten Luc Nish Gjelosh Luli nga Traboini, i cili ra heroikisht më 20 gusht 1920 në Qafë Malthi; 2. Lek Keqi po nga Traboini, i cili ra dëshmor më 25 gusht 1920 në Mokset; 3. Kol Nik Gjeloshi nga Traboini, i cili u vra më 12 gusht 1920 në luftimet e Moksetit; 4. Zef Ujk Smajli po nga Traboini, i cili vdiq nga plumbat e armikut në betejën e 5 shtatorit të 1920 në kufirin e 1913; 5. Prel Nik Pretashi nga Kushja u vra në kufi më 10 shtator 1920; 6. Gjon Vat Marashi nga Traboini, i cili u vra më 15 gusht duke mbrojtur kufirin e Hotit; 7. Zef Ded Luli nga Traboini, i cili ra heroikisht në Suka të Moksetit më 25 gusht 1920; 8. Prek Dush Nika nga Brigjeja u vra në luftime e sipër në Bardhaj më 26. 7. 1920; 9. Luk Nik Pëllumbi po nga Brigjeja ra heroikisht në Koplik më 15. 8. 1920; 10. Gjon Lulashi nga Kushja u vra më 10 gusht 1920 po në luftimet e Koplikut; 11. Zef Prel Martini, trimi legjendar nga Kushja i cili edhe pse i plagosur arriti të shpaguajë veten duke vrarë një oficer e katër ushtarë armiq malazez, ku së fundi ishte ngujuar në një shtëpi të fisit Smakaj në Koplik, ku për ta kapur serbo-malazezët përdorin dredhinë e shërbëtorit të tyre shqiptar, majorit Lek Mirash Luca, i cili ishte efektiv i ushtrisë pushtuese e luftonte ndaj vëllezërve të tij malësorë. Gjithsesi besën që i dha majori “serbo-malazez” se po të dorëzohej do t’i falej jeta e besoi si të vëllait me vëlla edhe pse Leka tashmë ishte me gjak të shprishur në shërbim të armiqve shekullorë, por nuk kaloi shumë rrugë dhe në vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, disa qindra metra pa shkuar tek pishat e sotme, bishat sllave zbuluan dhëmbët, duke e torturuar e në fund duke vrarë robin e luftës në “besë”, dëshmorin shqiptar Zef Prelë Martini, e me këtë akt pabesie ndoshta ndërgjegja e majorit Lek Mirash Luca do ta kuptonte sadopak se vatha ku ai shërbente e jetonte ishte një vathë e mbushur me ujqër që kërkonin si gjithnjë të ushqeheshin me prenë shqiptare, që njëkohësisht ishin edhe “vëllezërit” e majorit, i cili një ditë, kur t’u mbarohej preja këtyre ujqërve do t’i vinte radha edhe këtij shqiptari gjak-prishur, data e rënies së dëshmorit Zef Prel Martini është më 20 shtator 1920. 12. Pjetër Kol Ujka nga Traboini, i cili u vra më 31 gusht 1920 në Bardhaj; 13. Milan Mustafa po nga Traboini u vra po më 31 gusht 1920 në Bardhaj; 14. Prek Luca nga Traboini ra heroikisht më 31 dhjetor 1920 në Arez (Hot). E pas kësaj liste me trimat e Hotit, vjen ajo e Kastratit, e cila nuk është kaq e qartë me vendet e datat ku ranë heroikisht trimat kastratas, por ashtu siç e kam siguruar po e riprodhoj: 1. Gjeto Ded Marku nga Vukpalaj; 2. Lekë Pjetri nga Vukpalaj; 3. Nik Luc Mujaj nga Vukpalaj; 4. Mark Hys Kalaj po nga Vukpalaj; 5. Zef Nik Lumaj nga Mokseti; 6. Marash Vat Lumaj nga Gorajt; 7. Nush Ulaj nga Gorajt; 8. Nikoll Ded Lulashi po nga Gorajt; 9. Prel Mark Vuksanaj; 10. Voc Keqi nga Kastrati; 11. Nikoll Voc Keqi nga Kastrati; 12. Lulash Voc Keqi nga Kastrati; 13. Nikë Tom Narkaj nga Kastrati; 14. Ndrek Kaçeli nga Kastrati (Jerani???); 15. Nish Ula nga Budisha, ra dëshmorë në luftën e “Majes Krygjës”, ku edhe u plagosën Pjetër Prek Smajli nga Kastrati, Duk Çela i Shkrelit, Fran Çuli i Vrithit, Zef Kola i Dedajve. Gjithashtu në listat që unë sigurova më shtohen edhe dy dëshmorë të lirisë nga treva e Hotit, por këta pa të dhëna të sakta kur kanë rënë në fushën e betejës, por që viti dihet 1920, e këta dy dëshmorë janë: Mark Deda i Traboinit, i cili shkruhet se ra heroikisht në luftën në Suka të Moksetit, si dhe Zef Prela i Traboinit, i cili edhe ky si trimi tjetër ra heroikisht në fushën e betejës në Suka të Moksetit. Për të plotësuar disi “hartën” e dëshmorëve të kësaj lufte, unë po citoj disa rreshta të librit “Shkodra në shekuj”, të Hamdi Bushatit, i cili ishte edhe bashkëkohës i luftës së Koplikut 1920, por edhe njëri nga dy sekretarët e shtabit të kësaj lufte, i cili sipas edhe dëshmitarëve të tjerë të kësaj lufte shkruan: “…Vdiqën në mënyrë heroike nga qyteti, Ali Rexhep Spahia, Mustaf Alivodi, kurse të plagosur njihen Nut Bala, Rrustem Berdica, Rasim Gjyrezi, Mustaf Shpuza e Sheh Alia që u plagos në vetull dhe humbi syrin. Nga Malësia Can Osmani nga Postriba (Ura e Shtrenjtë), Zeqir Zeqja, Islam Hajdari, (Leporosh), Oso Met Beqiraj (Egç-Rrjoll), Bisho Abdyl Sulaj (Gruemirë), Sulejman Bajrami (Koplik)…”. Ndërsa sipas thënies së para 25 vjetëve të babait tim që ka qenë i vogël e nuk ka marrë pjesë në këtë luftë, por i kujtohej se Pjetër Zef Deda nga fshati Jubicë (Buzë-Ujit) ishte një ndër malësorët që u plagos duke luftuar trimërisht në betejën e Sukave të Moksetit (Kastrat), e cila njihet edhe si një ndër betejat më të përgjakshme të zhvilluara në këtë luftë në mes pushtuesve sllav serbo-malazez dhe mbrojtësve të lirisë, shqiptarëve malësorë, shkodranë e më gjerë… Natyrisht pa u treguar konformist unë nuk po mundem pa përmendur edhe disa emra malësorësh e tjerë të cilët jua vështirësuan fitoren vllezërve të tyre mbi armiqtë pushtues, pasi ta të mashtruar për një grusht para serbo-malazeze, shpesh kishin tradhëtuar vendin që i kishte lindur e punonin e luftonin për armiqtë shekullorë të vëllezërve të tyre e të parëve të tyre. E emrat më të spikatur janë malësorët (bashkëpunëtorë të serbo-malazezëve): Lek Mirash Luca; Mirash Luca nga Kastrati; Nikoll Deda nga Hoti; A. Lohja, Luc Luka, Mëhill Spasi, M. Shkreli, e tjerë. Por të bën përshtypje fakti se nga treva shqiptare jashtë kufijve të 1913 (Maqedonisë), Manastiri figurojnë ushtarë të organizuar në ushtrinë serbo-malazeze, ku emrat e dy më të spikaturve janë: Xhemal Ademi dhe Haxhi Deçiqi, së bashku me 30 ushtarë të tjerë shqiptarë me emra muslimanësh, të cilët kur ishin në luftime afër Veleçikut u dorëzuan tek vëllezërit shqiptarë që luftonin jo vetëm për vete, por për të gjithë shqiptarët. Gjithsesi i shënuam këto jo për të prishur atmosferën fitimtare të kësaj lufte, por si kujtesë e së keqes që shpesh i kemi bërë dëm vetes, duke penguar shumicën që i shërbenin atdheut e lirisë… E lufta e Koplikut nuk ishte e vetmja në këto vite, por flakët e kësaj lufte do të ishin më të fuqishmet e këtyre viteve kur Europa gati sa nuk na përpiu me gojën e lubive të sllavëve të jugut, madje flakët e kësaj lufte do të “shkonin” deri në Londër e Paris, ku me ndihmën e “Zotit të Tokës” SHBA, këto flakë do të digjnin përfundimisht vendimet antishqiptare të Traktatit të fshehtë të Londrës dhe të Konferencës së “Paqes” të Parisit… Duke shpëtuar Shqipërinë që kemi sot e që natyrisht është shumë më e vogël se ajo Etnike që para mijëra vjetëve e kishte falur Zoti, por po të zbatoheshin vendimet famëkeqe të këtyre viteve që Europa plakë i kishte hedhur në letër, për t’i zbatuar në praktikë ne si vend e komb nuk do të ekzistonim më, pra do të kishim “vdekur”, e fati i tij dihet, ndërsa kështu të paktën jemi të gjallë e kot nuk thonë se i gjalli sa rron shpreson… Ndue Bacaj Dr. Bahri Kopliku – figurë e shquar e mjeksisë Brenda normave kohore të takimit të sotëm gjithkush e ka të vështirë të paraqesë sado përmbledhtas veprimtarinë gjysëm shekullore të Dr. Koplikut. Meqenëse e mora përsipër këtë përgjegjësi, e shoh të arsyeshme ta shtroj bisedën si më poshtë: Dr. Bahriu, ishte djali i vetëm i Ymer Koplikut. I ati mbas përfundimit të shkollës së mesme, si i apasionuar mbas shkencave të matematikës, bëri të gjitha përpjekjet për të vazhduar studimet e larta, dhe në pamundësi për të majtur familjen u detyrua të ushtronte disa mjeshtri praktike. Vështirësitë për të fituar të ardhurat e nevojshme për familjen e detyruan të banonte në çifligun e fshatit Oblikë, pranë lumit Buna, ku lindi dhe i biri, Bahri Kopliku. Tërmeti i fuqishëm i 1905 Bahriun e gjeti 5 javësh. Për pak çaste lëkundjet e tokës rrafshuan banesën ku jetonin. Të befasuar nga ky fenomen natyror i papritur, të gjithë u përpoqën të dilnin jashtë shtëpisë dhe ia arritën pa pësuar asnjë humbje. Sapo e morën veten u ra në sy se kishin harruar të nxirnin të miturin, i cili kishte qenë në një dhomë të veçantë. Me shpresë të fikur filluan të kërkonin në rrënojat. Zoti kishte bërë mrekullinë e vet. Djepi i rrethuar me gurë e dërrasa tavani kishte tepruar i padëmtuar. Pëlhura mbuluese u gjet e mbushur me copëza suvaje, por foshnja nën të nuk kishte pësuar asnjë lëndim. I dalluar për karakter të papërkulur e sedër fisniku, me duart e veta e ndihmën e dy vëllezërve, Ymer Kopliku arriti ta rindërtojë shtëpinë dhe mjedisin e çifligut. Për herë të parë në këto anë montoi një konstruksion rrethor kovash rrotulluese për të lagur tokën me ujin e Bunës, vuri në punë një mulli zjarri (me motor) sollën 200 zgjoj bletësh modern, disa lopë rrace e qindra shpend shtëpiakë që i siguruan të ardhura të mjaftueshme për t’u mëkëmbur. Çdo javë me lundrat e transportit të tyre dërgonin prodhime të çifligut në tregun e Shkodrës dhe ktheheshin të mbushura me paisje e orendi të ndryshme për shtëpinë dhe çifligun. Në këto kushte të favorshme filloi të hedhë hapat Bahriu i vogël, në mbretërinë e qiellit të hapur e fushave të gjelbërta, nën hijen madhështore të drurëve masivë, i joshur nga lojrat magjepsëse të rrjedhës së Bunës, që në këtë kohë Bahriu i vogël u mësua të respektojë pavarësinë e natyrshme e të shijojë dhuntitë e saj. Gjatë këtyre viteve dlirësie, humori të sinqertë fëminor, ai u mësua gjithashtu të ndajë me katër motrat më të vogla dashurinë, kujdesjen delikate e mesazhet e çmueshme të nënës, Hajrijes. Si bijë e familjes Muka, prej qindra vitesh firmë e njohur në tregjet e pellgut të mesdheut dhe të disa shteteve të Europës qendrore, shquar për kontributin në mbrojtjen e Ulqini dhe në Lidhjen e Prizrenit, ajo trashëgonte një edukatë të shëndoshë partiotiko-qytetare, ishte besimtare e devotshme dhe me ndikim të veçantë tek fëmijët. Në bisedat e darkës, kur të gjithë ishin bashkë, ajo me mjeshtri thurte tregime duke nxjerrë në pah shembujt pozitivë të përfaqësuesve të fisit e të qytetit për të përjetësuar traditat më të mira familjare e qytetare. Fatkeqësisht edhe kjo jetë e bukur fshati u ndërpre. Ishte viti 1912, flakët e luftrave Ballkanike arritën edhe në periferi të Shkodrës duke përfshirë edhe fshatin e Oblikës. Gjendja ndryshoi aq vrullshëm sa për të shpëtuar kokën, familja u detyrua të largohej natën nga çifligu nëpërmjet Bunës me lundrat e tyre në drejtim të Shkodrës, duke lënë prapa të gjithë pasurinë e ndërtuar me aq mundime. Jetesa në Shkodër ishte shumë e vështirë, gjë që e detyroi familjen Kopliku të ndahet më dysh. I ati me katër vajzat mori rrugën e emigrimit në Mal të Zi, kurse nëna me djalin Bahriun, qëndroi në Shkodër. Hajrija kishte fituar, familja Kopliku vendosi që Bahriu të vazhdonte mësimet në Shkodër. 10 nëntor 1914 – 1 korrik 1927, nxënës shkolle. 11 korrik 1927 – 20 shtator 1930, maturant në Beligrad ku arrit rezultatet më të larta. 30 shtator 1930 – 15 prill 1937, student në fakultetin e mjeksisë Monpelier-Francë. Mbron doktoratën shkëlqyeshëm: “Rreziqet operatore tek të porsalindurit”, vlerësohet nga shtypi francez, i propozohet të filloj karrierën akademike në universitet, të futet në ekipet studimore të sëmundjeve endemike të kolonive franceze. Refuzon për të ndihmuar familjen e tij dhe për t’i shërbyer vendlindjes. 10 shtator 1937 – 20 prill 1938, ushtar në Tiran: në shkollë të plotësimit, në përputhje me normat e Mretnisë Shqiptare për universitarët e diplomuar. 10 nëntor 1938 – 10 shtator 1940, mjek i granizonit ushtarak Shkodër. I propozohet të veshë këmishën e zezë, refuzon dhe dënohet tre muaj burg. 10 shtator 1940 – 9 tetor 1944, mjek në spitalin civil Shkodër. Në këtë periudhë të vështirë lufte së bashku me Dr. Deliallisin, Dr. Shirokën, krijuan një ekip mjeksor që përballoi një punë kolosale me mjete të pakta kurimi dhe diagnostikimi. Vlen të përmendet se të sëmurët e ardhur në spital me gjendje febrile, në tre ditët e para vendosën t’i trajtonin fillimisht për malarie, me kininë dhe në varësi të zbritjes ose jo të temperaturës, për tifo. 1943 – së bashku me shokun e vet Dom Zef Shestanin, merr pjesë në të ashtuquajturën Lufta e Reçit. Siç duket, të dy këto personalitete të misioneve të tyre kan kurajon me i afrue shërbimet e detyrave të veta gjatë këtij konflikti edhe pse të kërcënuar nga plumbat e çdo ane. 9 tetor 1944 – 1 gusht 1946, drejtor i spitalit ushtarak Shkodër. Kryen një specializim për mjeksinë ushtarake në Beligrad. 1946 – 1951, shef i shërbimit mjeksor të divizionit të parë, Tiranë. 1951 – 1954, drejtor i spitalit ushtarak Shkodër. Nën drejtimin e tij spitali fiton çmimin e parë në Republikë për mirëmbajtje dhe shërbim. 1954 – drejtor i poliklinikës Shkodër. 1959 – kryen kursin e kardiologjisë, së bashku me disa shefa të klinikave universitare nën drejtimin e një profesori çek. Kthehet në Shkodër dhe hap për herë të parë këtë shërbim. 1960 – bën një specializim për Rontgen diagnostik-terapi nga një ekip mjeksor bullgaro-sovjetik. 1980 – humb jetën pas një infarkti të përsëritur zemre. Përcillet me nderime të mëdha nga gjithë populli i Shkodrës. -Dr. Kopliku në vitin 1941 u martua me Kadrie Dobi (nga qyteti i Gjirokastrës) e diplomuar në Romë për lëndën e historisë. Lindi 3 djem prej të cilëve të voglit u përpoq t’i jepte rrugën e mjeksisë, por sistemi i qeverisjes së shkuar nuk ia plotësoi këtë dëshirë.
Si e mendonte shërbimin e mjekut Dr. Kopliku Pas një veprimtarie të gjatë profesionale, me kalimin e viteve, çdo mjek është në gjendje të kuptojë se ka patur një numër të konsiderueshëm dështimesh, disa prej të cilëve serioze. Siç shprehej ai, të gjithë janë në gjendje të kuptojnë se keqësimi i të sëmurit i detyrohet një gabimi në vlerësim ose një gabimi në arsyetim. Shpeshherë dështimet mjeksore mbajnë lidhje me difektet e hartimit të strategjisë mjekuese. Për kushtet e infrastrukturës mjeksore shqiptare me mangësi të theksuara të infrastrukturës sociale e fizike, spitalet duhet të ruhen si qendra mbrojtëse të jetës së sëmurit e të prestigjit të mjekut. Njohja e gjithanshme, psikanaliza, zëvendësimi i mangësive të gjakut, lëngjeve e kriprave të trupit janë faktorët që japin garanci për të siguruar rezultatet e dëshiruara tek i sëmuri. Për të luajtur këtë rol spitalet duhet të drejtohen nga ekipe që funksionojnë në përputhje me doktrinat komune të aprovuara nga të gjithë. Politikat mjeksore të këtyre qendrave nuk mund të konkretizohen pa pjesëmarrjen e të gjithë ekipit. Në qoftë se ekipi funksionon pa kapacitetet e duhura, në anarki e pa disiplinën përkatëse, spitali e humb kuptimin e vet. Pa institucione të tilla që na ndihmojnë për të vendosur diagnozën, qëna zbulojnë gabimet dhe që i korrigjojnë ato, nënkuptohet se i sëmuri është i ekspozuar vazhdimisht ndaj të papriturave dhe ndaj të keqes. Megjithëse mjaft rrallë disa gabime e ndërlikime Jatrogjene kanë pasoja tragjike për jetën e të sëmurit dhe ndikojnë keq në personalitetin e mjekut. Po qe se ne bëjmë përpjekje të vazhdueshme për të mësuar nga të tilla gabime, eksperienca që do të fitonim do të na ndihmonte të paksojmë rastisjet e këtyre kërcënimeve. Megjithatë gabimet vazhdojnë të ndodhin edhe sot, kur njohuritë mjeksore janë plotësuar e nuk mungojnë. Për këtë kujdes të veçantë ai i kushtonte edukimit të vazhdueshëm të mjekut të ri, rrugës e mënyrës së dhënies së këtyre njohurive. Duke lexuar shtypin mjeksor (Dr. Bahriu zotëronte serbo-kroatishten, frëngjishten dhe italishten) dhe duke marrë pjesë në takimet shkencore ai gjithmonë këmbëngulte se ne nuk e ndihmojmë të sëmurin po qe se nuk zbatojmë atë që mësojmë te shtrati i vuajtjeve të tij. Kurdo që ndodh një dështim, lind një ndërlikim, bëhet një gabim ne duhet të pyesim veten – si mund të shmangej kjo që ndodhi? Përgjigja do të na ndihmonte në zgjidhjen e një rasti të ngjashëm të takuar në të ardhmen. Rëndësi të veçantë ai i kushtonte institucionalizimit të konsultës. Nuk duhet harruar asnjëherë se kur nuk kemi ditur se çfarë ka i sëmuri, infermieri që kemi patur në krah na ka pëshpëritur në vesh: -mua më duket se ka këtë… dhe për çudi diagnoza e tij dilte. Momenti më i mirë për të mënjanuar ndërlikimet është kur jemi pranë të sëmurit. Askush nuk ka të drejtë të gjykojë gjendjen e të sëmurit nëpërmjet leximit të materialeve të dosjes së tij. Kontakti me të sëmurin është kontrata themelore e profesionit të mjekut. Pa hezitim mund të themi se Dr. Kopliku është mjeku i vetëm shqiptar që ka zbatuar këtë parim, duke mos përfillur rreziqet që i kanoseshin, penalizimet me burg etj. Gjatë viteve të luftës 1943-44, dhe pas saj 1945-46, ai vizitoi disa herë klandestinë të kërkuar si kundërshtarë politikë të qeverive përkatëse. Për studentët e fakultetit të mjeksisë dhe mjekët e rinj, Dr. Bahriu tregonte kujdes të veçantë dhe shprehte një afinitet familjar. Ai krijonte për ta kushtet e rrethanat më lehtësuese për të përvetësuar praktikat e punës, i ushqente me burimet shkencore dhe i mësonte si të vepronin në rrethanat reale. Kontributi i Dr. Koplikut për mjeksinë duhet të lidhet edhe me angazhimin e tij për përgatitjen e kuadrove mjeksore të mesëm, infermjerëve etj. Gjithkush është dëshmitar se kryeinfermierët më autoritarë, të shërbimeve të ndryshme të spitaleve dhe poliklinikave (të kabineteve të EKG-së, të Rontgenit, laboratoreve të ndryshëm etj.), në përgjithësi kanë qenë nxënës të tij.
Disa nga hobet e Dr. Koplikut -Leximi i poezisë së Fishtës e të Njegoshit. -Vizitues i rregullt i galerive të pikturës brenda dhe jashtë vendit. -Studjues i historisë së njerëzimit dhe të artit. -Gjurmues i përhershëm i zhvillimeve politike brenda e jashtë vendit (…gjatë Luftës së II Botërore, Balli Kombëtar i kërkoi shërbimin si interlokutor me misionet e huaja Angleze etj.). -I apasionuar mbas kafshëve. Që nga fëminia e deri në ndarjen nga ne ka mbajtur me kujdes të veçantë kuaj shale, qenë të “fuqishëm” e mace me “personalitet”, siç i vlerësonte ai. -Ushtrues i peshkimit sportiv me kallam që në moshën e fëmijërisë. Nga viti 1935-1980, këtij sporti i kushtoi dy ditët e fundit të javës. -Përdorues i përditshëm i biçikletës, që nga viti 1937.
Sportet e ushtruara -Futbollist që në moshën e rinisë gjatë viteve shkollore dhe anëtar i Klubit Vllaznia. -Atletikë, në spartakiadën e Zetës (në Mal të Zi) në 1928 zuri vendin e I-rë në kërcim së larti. -Notar i distancave të gjata. -Hipizëm.
Kujt i përket Dr. Bahri Kopliku Dr. Bahri Kopliku është një nga figurat më të shquara të një familjeje shkodrane të dalluar për traditat ndikuese në jetën e qytetit, veçanërisht pas vitit 1700. Nderimet e gradat e larta të fituara nga personalitetet e shumta të këtij fisi, gjatë funksioneve drejtuese në këshillin tregtar të Pjacës së Shkodrës, në Bashki, në Gjykata, në misionet ushtarake brenda e jashtë vendit, në shërbimet diplomatike dhe arsim, i siguruan Koplikëve ruajtjen e rangut të dyerve fisnike më të respektuara të Shkodrës. Në këtë periudhë të ngarkuar me të panjohura e identifikime subjektive të papritura, në rast se menaxhuesit aktual të zhvillimeve mjekësore pranuan misionin pa zotëruar ndonjë koncept apo model udhërrëfyes të përsosur, nxënësit e tij në veprimtarinë e tyre të përditëshme, pa u lëkundur i përmbahen parimit të Dr. Koplikut: “Mjeksia është në shërbim të sëmurit e jo të mjekut”. Me fjalë të thjeshta, pa gabuar mund të themi se Bahri Kopliku qe një mjek me një takt dhe butësi të tillë që ndihmonte së bashku me ilaçet në shërimin e shpejtë të të sëmurëve. Ndërgjegja e humanizmi ndaj pacientëve e ndoqën gjatë të gjithë veprimtarisë mjeksore. Bashkëpunëtorët e tij dhe infermierët e kujtojnë me dashuri sepse i respektonte dhe i ndihmonte në kalimin e situatave të vështira edhe të jetës së tyre private. Edhe pas kalimit të krizës së parë të infarktit të 1976, duke mbajtur mbi shpatulla dekadën e 8-të të viteve, megjithëse në pension, mbi biçikletën e tij të vjetër, vazhdonte lidhjet me të sëmurët që e kërkonin për aftësitë e larta të mjekut. I ndiqte të sëmurët kudo që ishin. Në ditën e fundit të jetës, mbasi kishte konsultuar tre pleq që nuk lëviznin nga shtrati, si zakonisht me biçikletë, ugodit nga infarkti i 2-të. Koshient për domethënien e kësaj krize, vendosi të kthehej në shtëpi me këmbët e veta. Rrugës takoi shumë miq të tij, por nuk u kërkoi ndihmë. Me të mbërritur në shtëpi, zemra e tij e lodhur pushoi duke e ndarë nga kjo jetë të qetë në ndërgjegjen e tij se deri në ditën e fundit kishte kryer me nder detyrën humane të mjekut. Ferid hoti
Dritë-hije mbi personalitetin kontradiktor të Ahmet Zogut Sidomos për Legalistët, epoka e Zogut merret si një periudhë e artë e mbretërimit të rregullit, të qetësisë publike, e mirëqenies dhe e një demokracie që duhet patur zili edhe për shumë e shumë vite. Të gjitha këto duhen pranuar vetëm në mënyrë relative, pasi e vërteta në shumë raste është antitezë e asaj që proklamohet me aq bujë. Në kohën e mbretërimit të Zogollit, pavarësisht dorës së hekurt që përdori për të vënë rend e qetësi, asnjëherë nuk u eleminua, as hakmarrja, as gjakmarrja, as kusaria, sidomos në të gjitha trevat e veriut, ashtu siç nuk mund të mohohet se gjatë viteve tridhjetë pushteti qëndror i Zogut njihej dhe pranohej nga të gjitha krahinat e vendit, çka i siguroj Shqipërisë një stabilitet politik unik, dhe padyshim atributi më i rëndësishëm i Zogut qe krijimi i një mjedisi real për rritjen e ndërgjegjes kombëtare shqiptare, frymë e domosdoshme për krijimin e një shteti modern, frymë e cila as sot e kësaj dite nuk është optimale, gjë që e bën edhe sot shtetin e shqiptarëve të brishtë e të paqëndrueshëm, dhe si pasojë e kësaj mungese fryme kombëtare që kemi si popull, shpesh shetin e shohim si armik apo i japim ngjyrën e një force qeverisëse dhe mburremi duke e sulmuar e poshtëruar shtetin me garda galdiatorësh anti-shtet. Ministri i parë i plotfuqishëm Britanik në Shqipëri është shprehur se Zogu kishte më tepër dhuntitë e një ministri të brendshëm se sa të një kryeministri. Zogu, pavarësisht dëshirës së mirë, ambicjeve e përpjekjeve për zhvillim edhe sikur t’i kishte realizuar synimet e veta, ashtu siç mendonte ai, teorikisht duhet pranuar se trashëgimia 500-vjeçare otomane ishte një hiç, prandaj nuk mund të priteshin mrekullira në këtë drejtim kur vendi ishte në stadin e mesjetës së hershme. Por Zogu ishte dhe mbeti i paaftë për të parë sensin e marrdhënieve ekonomike, dështak për të kuptuar thelbin e problemit financiar të fshatarsisë, ithtar i sistemit të çifligut, kur e lypte puna të siguronte mbështetjen e çifligarëve për pushtet, ashtu siç ishte i pafuqishëm të ndryshonte statuskuonë e tyre që buronte nga koha e dauletit, dhe këta çifligarë anadollakë ishin pengesa kryesore për zhvillimin e përparimin e marrëdhënieve të reja në sens kundër mesjetar. Zogu e pati të pamundur dhe dështoi të realizonte një përparim të vërtetë material të Shqipërisë. Situata, kur u largua Zogu nga skena e drejtimit politik, ishte ende e mjerë. Fshatarsia përbënte shumicën dërrmuese të popullsisë, ndërkohë që industria zinte vetëm 4,4% të të ardhurave kombëtare, nuk kishte ende asnjë hekurudhë dhe dispononte vetëm 500 milje rrugë automobilistike me një gjendje tepër të mjerueshme, 90% e popullsisë ishte analfabet. Shqipëria vazhdonte të eksportonte misrin, grurin, orizin dhe pjesën dërrmuese të artikujve të domosdoshëm, kushtet ekonomike të jetesës ishin shumë të këqija dhe populli kudo vuante prej ushqimit të keq e të pamjaftueshëm, prej sëmundjeve e epidemive masive, aq sa jeta mesatare e njeriut nuk ishte veçse 38 vjet. Fshatarët e varfër mbetën nën sundimin e çifligarëve faudalë, trashëgimtarë të pashallarëve filo osman, ndëras vetëm Durrësi, Shkodra, Korça, Vlora e Tirana mund të ngjasonin deri në një farë mase si qytete të rangut të tretë Evropian. Zogu në karrierën e vet politike aktive pati suksese befasuese, sidomos deri në pranverën e vitit 1934, duke qenë eksponenti më i rëndësishëm në arenën e mbarsur me dhunë, konflikte e aventura të njëpasnjëshme mes grupimeve politike shqiptare, që dhunën e kishin mjet primar të arritjes së synimeve politike. Zogu dështoi në qershorin e 24 si pasojë e një pakënaqësie në rritje të popullit të varfër e të sakatuar nga skamja feudale, si pasojë e urrejtjes që kishte ngjallë vetë Zogolli si njeri i plumbit dhe i litarit, ndërsa iluzionet për një të ardhme më të mirë e një Shqipëri moderne ushqeheshin nga opozita e Nolit, që për të arritur këtë zgjodhi rrugën e revolucionit duke rrëzuar qeverinë e Shefqet Vërlacit e Zogun, që ishte dora më e fuqishme në parlament, ose siç thirrej ndryshe “pushteti prapa qeverisë”. Kryengritja e armatosur e 24-ës, që legalistët nuk e pranojnë kurrsesi ta quajnë revolucion, shënon mbylljen me disfatë të plot të viteve të para të jetës politike të mistershme të Ahmet Zogut në Shqipëri. Zogu do të ringrihej pas triumfit ngallnjimtar, dhe mundi të krijojë kushtet për ekzistencën e Shqipërisë si shtet i pavarur, ndërkohë kur as fqinjët tanë tradicionalë nuk u pëlqente një shtet sovran shqiptar, dhe as fuqitë e mëdha nuk besonin në aftësitë e shqiptarëve për të pasur një shtet të mirëfilltë të tyrin. Zogu ja arriti për një dekadë e gjysëm të mbante në këmbë shtetin e shqiptarëve pavarësisht nga gurët nën rrota q i futën të tjerët apo tërheqja për hunde që i bënë italianët. Zogu dështoi në mënyrë të pasuksesshme për të krijuar një stabilitet ekonomik në vend, por disfata më e turpshme dhe më e pa justifikuara për opinionin shqiptar është ikja nga Shqipëria në 39-ën, ai duhet të kishte qëndruar për të udhëhequr rezistencën shqiptare, marrja e pjesës më të madhe të thesarit të shtetit me vete ditën që ja mbathi është diçka e pakapërdishme për shqiptarët, gjë që e bën mbretin të vlerësohet në mënyrë mjaft të kontestueshme e aspak pozitive, çka do të ishte shumë më ndryshe sikur ai të bënte të kundërtën e asaj që bëri në 39-ën. Në qoftë se flasim të çliruar nga opiumi i politikës, një politikani, një sundimtari, mbreti apo diktatori, mundet që me kalimin e viteve historia t’ia lehtësojë barrën e mëkateve e makabriteteve në disa plane, vetëm në planin kombëtar, historia e një kombi nuk mund t’i falë askujt as edhe një mëkat.
Fasada demokratike e regjimit të Zogut Sikur ta vëzhgosh nga kopertina e regjimit të Zogut mund t’i themi rregjim demokratik, pasi kishte parlament, liri fjale, besimi, liri shtypi, bile mund të shkruash edhe kundër qeverisë, ndërsa të shkruaje dhe të flisje kundër mbretit ishte kategorikisht e papranueshme e pamundur dhe heretike, ashtu siç nuk lejohej dhe dënohej pamëshirshëm ai që bënte çdo lloj propagande komuniste, megjithatë rregjimi i Zogut mbeti gjithnjë konservator, që luftonte të mbyste që në vezë çdo lloj opozite dhe asgjë s’e ndaloi të eleminojë fizikisht të gjithë kundërshtarët e tij politikë dhe të shtypë në mënyrë represive të gjitha revoltat që shpërthyen qoftë edhe spontane si reaksion i zemërimit ndaj tij. Zogu, pas çdo represioni të brendshëm, merrte masa të menjëhershme për të përmirësuar imazhin si reformator me pikpamje moderniste perëndimore. Më 28 gusht të vitit 1932 paraqiti dekretin për zgjedhjet e para në periudhën monarkike, që ishin të parat qysh prej mbledhjes së Asamblesë Kushtetuese, por se duke qenë se Asambleja ishte vetëshpallur si Parlament, ligji i ri elektoral i Shqipërisë nuk ishte vënë ende në provë. Sipas kushtetutës, të gjithë meshkujt që kishin mbushur moshën 18 vjeç kishin të drejtën e votës si zgjedhës të parë, për zgjedhësit e dytë kishin të drejtë vote një në 250 vetë, të cilët zgjidhnin deputetët. Zgjedhjet u bënë më 9 shtator dhe përfunduan brenda 25 ditëve, siç e parashikonte ligji. Gazeta “Besa” duartrokiste me mburrje se në votime morën pjesë 90% e elektoratit, kur në fakt kishin votuar vetëm 10% e popullsisë e shtyrë edhe nga dhuna e policisë dhe xhandarmarisë. Shifrat nuk lënë shteg për koment, pasi të gjithë supozonin kandidatët për të cilët zgjedhësit do të hidhnin votën nuk mund të ishin tjetër veç atyre që caktoheshin prej autoriteteve lokale. Sistemi elektoral i aplikuar nga Zogu ishte fals, rezultati i votimit ishte i paracaktuar në tavolinë, ndërsa xhandarmaria dhe ministria e brendshme e personalisht ministra të tillë si Musa Jukam vendosnin bilancin e rezultatit zgjedhor. Shqipëria, me një ligj të tillë, formalisht të pranueshëm për kohën, de fakto asnjë herë deri më sot nuk pati asnjë lloj tradite demokratike të votuari, për të arritur tek shëmtirat elektorale post komuniste që duan dekada të zhveshen nga dhuna e lympenit të dirigjuara nga kasapët e politikës që i ushqejnë e i inspirojnë në vazhdimësi.
Triumfi i legalitetit vepër e Beogradit Ndërsa Noli luftone për ekzistencë, Zogu, që e kishte shpallur veten përfaqësues të qeverisë së ligjshme të Shefqet bej Vërlacit, kishte liri të përgatiste kthimin e legjitimitetit të qeverisë, ndërkohë që legjitimiteti i qeverive shqiptare të viteve ‘20, në shumicën e rasteve ishte përcaktuar me anë të forcës, prandaj Zogu kërkonte hapur revansh. Arratisjen e Zogut në Jugosllavi e kishte përgatitur Ceno bej Kryeziu që kishte marrdhënie të mira me Beogradin, i akuzuar si agjent i tyre i vjetër. Zogu gëzonte famë të keqe si intrigant tek jugosllavët, por Beogradi e mirëpriti pasi synonte duke e ndihmuar ta rikthente në pushtet të shtrinte ndikimin e vet në Shqipëri duke rivalizuar konkurencën italiane. Zogu u tregua shumë bujar me premtime, pasi nuk kishte ç’të humbiste. Çmenduria e tij arrin sa pa ngurruar fare t’u premtonte jugosllavëve tokat e Shën Naumit dhe të Vermoshit, dhe nga ana tjetër mori kontakte edhe me italianët, duke pranuar koncensione. Zogu dinak dhe mjeshtër i kurtheve dhe i pusive, nxiste gazetat e Beogradit të shkruanin se kishte shkuar në Paris, bile edhe ministri i jashtë jugosllav Ninçiç pohonte se itinerari i tij ishte i panjohur pasi kohët e fundit ishte parë në Zvicër, ndërsa Zogu vazhdonte të qëndronte i fshehur në Beograd. Më 4 dhjetor 1924 Ceno bej Kryeziu u largua nga Beogradi me një sasi të madhe të hollash, të destinuara për pagimin e bajraktarëve të Dibrës, ndërkohë që Zogu shkoi në Prizren për organizimin e forcave ushtarake. Ushtria përbëhej prej 1000 trupash të rregullta të ushtrisë jugosllave, 1000 rekrutë mercenarë nga trevat shqiptare të jugosllavisë, 500 matjanë, kryesisht të larguar nga Shqipëria, Zogu mori me pagesë 800 mercenarë të gjeneralit Wrangel të komanduar 40 oficerë rusë të bardhë, me dy bateri artilerie malore, me 10 mitroloza të rëndë dhe 20 mitroloza të tjerë të lehtë së bashku me mitralierët dhe të gjitha mjetet e motorizuara që mendohej se i nevojiteshin. Beogradi, duke pasë parasysh përshtypjen që do të bënin artileria dhe ushtria jugosllave në tokën shqiptare, u morën masa për të fshehur sa të ishte e mundur të vërtetën, ushtarët jugosllavë u veshën të gjithë me rroba tradicionale shqiptare dhe u këshilluan që operacioni i tyre ushtarak të përqendrohej sidomos në fazën e parë të invadimit, duke mënjanuar sa të ishte e mundur depërtimin tepër në thellësi të tokës shqiptare. Nuk dua të ndalem as në qëndresën qesharake të Nolit, as në marshimin ngallnjyes të Zogut, por ajo që është e pakundërshtueshme është se Zogu nuk ishte në gjendje të organizonte një kryengritje të përgjithshme ofensive në vendin e vet, pasi lidhja e tij me Beogradin kishte krijuar përshtypje të keqe edhe mes radhëve të partizanëve të tij. Triumfi i legalitetit ishte vepër e Beogradit, ishte shprehja më brutale e shkeljes së sovranitetit të Shqipërisë, nga ata që i sollën këtij vendi sovranin, i cili më 24 dhjetor shpalli këtë ditë si ditën e Legalitetit, shpalli veten diktator e kryekomandant dhe vendosi ligjin e jashtëzakonshëm deri në formimin e një qeverie të re. Ndihma jugosllave nuk ka si të jetë më e pakursyer, mos mirënjohja e Zogut pas ardhjes në fron ishte më tepër shprehje e karakterit të tij të paqëndrueshëm dhe përpjekje për t’i shpëtuar tutelës jugosllave, por do provonte një tutelë të re që e shpëtoi nga tutela jugosllave por e përpiu me kthetrat e veta.
Ëndrra e Ahmet beut ishte të bëj sundimtarë, ia arriti të bëhet sundimtar tipik Ahmet beu, që në rininë e tij ëndërronte të bëhej një sundimtar absolut. Në këtë frymë u rrit, u edukua dhe gjithë karrierën e tij e vuri në shërbim të kësaj ndjenje, duke kombinuar forcën me dinakërinë, pabesinë, me xhentilesën dhe sulmin me tërheqjen. Si për çdo sundimtar, kushdo që i dilte përpara në maratonën e tij drejt pushtetit, quhej armik ose duhej mënjanuar e eleminuar me marifet. Zogu në këtë drejtim nuk bënte asnjë përjashtim, ai kishte një vëlla nga i ati, Xhelilin, që ishte më i madh dhe sipas ligjit fisnor, si fëmija i parë, ai gëzonte të drejtën e trashëgimisë së titujve dhe ofiqeve të të atit të ndjerë qysh në vitin 1908. Nëna e Zogollit, Sadija e zgjuar për nga natyra, me shumë takt arriti të mënjanonte Xhelilin nga pretendimi për fronin e të atit duke spekulluar me pretendimin se ai ishte i paaftë, pijanec, madje edhe amoral, duke ushqyer tek Ahmeti ndjenjën e përbuzjes, përçmimit dhe urrejtjes ndaj tij. Zgou në sfidat politike ishte i pamëshirshëm, ai s’e kishte për gjë të luftonte hapur kundër Esat Toptanit, ndonëse ishte nipi i tij, duke mos kursyer as të vëllanë, që ishte në përbërje të forcave serbe që sulmuan Shqipërinë e Mesme për t’i ardhë në ndihmë dishepullit të tyre Esat. Thuhej se atentati i Avni Rustemit më 1920 në Paris, ishte kurdisje e vetë Zogollit, kjo gjykuar nga karakteri i tij thellësisht intrigant, ndërsa vrasja e Avni Rustemit nuk paragjykohet nga askush se ishte vepër e Zogut. Por kjo sikur e zbehu aludimin që është bërë fillimisht për vrasjen e Esatit, pa mohuar se kjo është spirale e ngatërruar e mbetur enigmë ndër vite. Zogu në teatrin e skenës politike mbarti vazhdimisht një Makbet të vërtetë, kurdisi dhe sajoi komplote dhe intriga të përgjakshme, zbuloi e dërmoi komplote e revolta duke përdorur e qëndrua besnik mjeteve tradicionale të cilat i konsideronte të domosdoshme dhekyç të suksesit.
Eleminimi i Ceno bej Kryeziut Zogu vendosi ta eleminonte Cenon edhe pse e kishte kunat, edhe pse e kishte ndihmuar fuqimisht të vendoste legjitimitetin e Legalitetit, duke mos pyetur fare se Cenoja ishte ministër i brendshëm. Zogu nuk e eleminoi në moment, kur mësoi se Cenoja ishte përzier në një komplot kundër tij, pasi e dinte se ai kishte lidhje të vjetra me Beogradin, prandaj e dërgoi ministër fuqiplotë në Jugosllavi, dhe pa vonuar shumë, në tetor 1927 e transferoi po në të njëjtin funksion në Pragë dhe fare pak kohë më vonë, Ceno beu u plagos dhe vdiq nga kjo plagë e një studenti nga Elbasani me emër Alqi Bebi. Në procesin gjyqësor, i pandehuri pranoi se kishte vrarë Ceno bej Kryeziun sipas një urdhri të një komiteti të fshehtë politik, anëtar i të cilit ishte. Përpara se Bebi të vazhdonte më tej në spjegimet e tij, Azis Vuçiterrna u ngrit nga mesi i sallës së gjyqit dhe vrau të pandehurin Ali Bebi. Faktikisht motivi i vërtetë i kësaj vrasjeje nuk u zbulua kurrë, diplomati grek në Tiranë dhe ambasadori rumun, ashtu si shumica e opinionit të kohës ishin të bindur se Ahmet Zogu kishte urdhëruar vrasjen e kunatit, pasi Cenoja konsiderohej njëri prej rivalëve më të rrezikshëm, që kishte tentuar ta përmbyste, ndërsa vrasësi i Cenos u eleminua të mos dëshmonte të vërtetën në sallën e gjyqit. Zogun do ta imitonte Enveri disa vite më vonë kur eleminoi kunatin e vet Bahri Omarin.
Zogu eleminoi opozitën e “24-ës” Pas marrjes së pushtetit më 1924, tashmë dihet publikisht se në mars 1925 Zogu vrau në Dragobi patriotik plak të çështjes kombëtare, Bajram Currin, senatori Zija Dibra, kundërshtar i hershëm i Zogut u sulmua, u plagos për vdekje dhe vdiq më pas, të njëjtin fat pati edhe patrioti tjetër Lef Nosi, vrasësi i paguar me paratë e Ahmetit, Balto Stambolla, vret Luigj Gurakuqin, luftëtarin e paepur të çështjes kombëtare, atdhetarin e sprovuar, demokratin me pikpamje moderniste perëndimore, publicistin dhe poetin e shquar, Gurakuqi u vra në një kafe të Barit në Itali, plagosi për vdekje në Brindizi, Shefqet Korçën, dëboi dhe u detyruan të arratisen 200 oficerë nga radhët e ushtrisë. Zogu vrau, pushkatoi, syrgjynosi të gjithë udhëheqësit e opozitës shqiptare të viteve 20, një pjesë të vogël të tyre i detyroi të heshtin nën kërcënimin e armëve. Zogu, gjithnjë këmbëngulës për eleminimin e kundërshtarëve të vet, në vitin 1933 arriti në konkluzionin se duhej eleminuar njëri prej udhëheqësve kryesor të emigracionit, Hasan bej Prishtina. Prishtina, një luftëtar i kahershëm i çështjes kombëtare, që serbët e akuzonin si irredentist të shfrenuar, i cili për dy ditë në vitin 1924 kishte qenë kryeministër i Shqipërisë, kundërshtar i moçëm e armik i betuar i Zogollit. Armiqësia e fortë mes tyre kishte rezultuar me një seri atentatesh të ndërsjellta dhe pikërisht në atentatin e Vjenës të vitit 1931, kur Ndokë Gjeloshi shtiu mbi mbretin, një nga organizatorët e atentatit ishte vetë Prishtina. Në prill të vitit 1933, Hysen Ibrahim Çelo u interesua se ku ndodhej vendqëndrimi i Prishtinës, pasi sipas tij Hasani i kishte borxh një sasi të madhe parashë. Në fund Çelo e gjeti në Selanik, e qëlloi me revolver në kokë dhe fare pas pak vdiq Prishtina duke i dhënë fund jetës në mënyrë të dhunshme. Shtypi grek gjerësisht dhe mbarë opinioni shqiptar edhe këtë makabritet ia atribuoi Zogut, i cili diktonte e sundonte me dorë të hekurt në Shqipëri.
Marrdhëniet armiqësore me Muharrem Bajraktarin Muharrem Bajraktari, fillimisht kishte qenë oficer në ushtrinë serbe, të cilën e kishte thirrë Zogu në Shqipëri në vitin 1922, për ta ndihmuar në organizimin e xhandarmarisë. Në vitin 1924, Bajraktari u bashkua me Zogun në Beograd për të përmbysur peshkopin nga pushteti, për këtë u shpërblye me postin e prefektit dhe me gradën e majorit. Bajraktari, pas shtypjes së kryengritjes së Dukagjinit në 26-ën, udhëhoqi bandat e mercenarëve të Lumës, për të terrorizuar mizorisht popullsinë civile të Dukagjinit. Muharrem Bajraktari, në Shqipërinë e Veriut filloi të sillet si pasha i vërtetë, duke zhvatur të holla dhe duke e forcuar së tepërmi pushtetin e tij personal mes bajraktarëve të veriut. Zogu nuk i pa me sy të mirë veprimet arbitrare të Bajraktarit, ndoshta për ta patur më afër dhe nën kontroll, e thirri në Tiranë dhe e emëroi komandant të përgjithshëm të xhandarmarisë. Muharremi, në vitin 1934 pohoi se kishte zbuluar një komplot që po i përgatiste një oficer i gardës kombëtare mbretit, me synim eleminimin e tij fizik. Muharremi, pa e bërë të gjatë e kishte kapur të dyshuarin dhe e kishte çuar përpara mbretit që t’i jepte dënimin e merituar. Zogu, për çudinë e Bajraktarit të Lumës, e liroi të ndaluarin duke thënë se ai nuk kishte pasur ndër mend të kryente një vepër të tillë. Muharremi i fyer në sedër, i kërkoi leje mbretit dhe u kthye në Lumë. Në tetor 1934, vdes nëna mbretëreshë. Zogu e thirri Bajraktarin në Tiranë, por ai refuzoi, pasi sipas tij, në pallatin mbretëror ishte përgatitur një komplot për ta eleminuar. Ndërsa në Tiranë, ky akt i Muharremit u interpretua sikur ky ishte arratisur në male dhe po përgatiste një kryengritje të armatosur kundër regjimit. Musa Juka, si gjithnjë i gatshëm për raprezalje, mobilizoi dy batalione këmbësorie dhe i dërgoi në mbështetje të 150 xhandarëve në Lumë. Muharremi përpara një situate të tillë, u detyrua të arratisej në Jugosllavi. Ky veprim i dha fund marrëzisë së Musa Jukës dhe aventurës së tij në shërbim të Ahmetit, i cili sa më shumë ditë që kalonin, aq më shumë e shtonte numrin e armiqve të vet. Prelë Milani Demokracia, “institucion” i testimit të vlerave… Në diktaturë, vlerat “përgjumen” në trysninë e ankthit të frikës. Ato zgjohen vetëm në demokraci, por në të njëjtën kohë zgjohen edhe antivlerat, të cilat gjithnjë nga ana numerike dhe sasiore janë në proporcion të drejtë me vlerat demokratike të një individi, apo të një populli të tërë, të trashëguara para instalimit të diktaturës. Fakti që populli ynë (fatkeq), po zvarritet si “ariu” i plagosur, për t’u shkëputur nga “klishetë” e diktaturës, dëshmon se demokracia reale nuk na ka buzëqeshur asnjëherë. Vështroni me vëmendje sa shpejt u shkëputën nga “mitra” e kuqe vendet me kulturë dhe tradita demokratike, çekët, polakët, hungarezët, kroatët dhe sllovenët. Tek ne, dymbëdhjetë vitet (e pas-diktaturës), shpalosën dhe nxorën në “dritën e Diellit” të gjithë “ndryshkun” dhe kalbësitë që ishin “konservuar” në shekuj, por që në diktaturë u mbyllën hermetikisht, për të shpërthyer si një lumë i rrëmbyeshëm kur del nga shtrati i tij. Shumë kemi folur dhe shkruar për sistemin që lamë pas dhe jam i bindur se nuk ka avokat në botë që mund ta marrë në mbrojtje, por nuk duhet harruar se, siç e thamë më lart, ky sistem gjeti një terren tepër të përshtatshëm, ndaj u rrit dhe u “harlis” si në asnjë vend tjetër të Europës, dhe pikërisht sepse gjeti një tokë të “plehëruar” për afro pesë shekujt. Askush nuk ka të drejtë të “aludojë” se, na shpërbëri komunizmi. A nuk ishte komunizmi edhe në vendet që cituam më lart? Një ndër veprimet më ekstreme dhe më të paprecedent ishte mbyllja e institucioneve fetare, por duke e ditur se këto institucione kanë funksionuar deri në fund të vitit 1966, askush nuk na e mbushë mendjen se për njëzet e tre vjet (1967-1990) mund të shpërbëhet një popull. Lufta, që komunizmi zhvilloi pa mëshirë kundër klerit katolik, nuk ishte asgjë tjetër veçse ajo që bëri turku mbi Bogdanin, Zogu mbi Gazullin dhe Enver Hoxha, mbi të gjithë klerikët katolikë, duke përdorur dhunën dhe torturat më çnjerëzore, deri në zhvarrosjen e eshtrave të Atë Gj. Fishtës. Përse pedagogu i të (sh)drejtës ndërkombëtare, Abdi Baleta, kërkon t’i “minimizojë” këto krime dhe barbarizma, pikërisht sepse është pjesë “integrale” e këtij krimi dhe me dinakëri “dhelpërake”, kërkon ta fshijë ngjyrën e kuqe të krimit, duke e kombinuar me ngjyrën e “gjelbër”!… A nuk kemi të bëjmë këtu me një “testim” që e nxjerr Baletën “lakuriq”. Janë institucionet tona (akoma të pakonsoliduara), që i hapin rrugën Baletës dhe Ferrajt, për të mbjellë frymën e urrejtjes dhe të përçarjes fetare dhe krahinore. Është pikërisht katedra e historisë që ka “doktoruar” Samabaudin Ferrajn, për antihistorinë e tij të turpshme, duke njollosur të vetmen figurë historike me të cilën mburret kombi ynë, Gjergj Kastriotin! A nuk është ky fakt një “testim” i antivlerës të cilin Ferraj, as që mund ta shihte as në ëndërr, në diktaturë. Ky, pra është “testi” i vlerave që vetëm në demokraci e merr “notën” e merituar. Kështu, pra del në sipërfaqe vlera dhe antivlera e individit, kjo është demokracia, që kaq shumë ju “djeg” satrapëve dhe diktatorëve. Për të konkretizuar për sa shkruam më lart, dhe për të vërtetuar se këto nuk janë mllefe apo shpifje, do t’ju ofrojmë një konkluzion historik: Në vitet 1901-1903, vje në Ballkan (bashkë me një grup studjuesish), ish-Ministri i Jashtëm i Italisë, San Gjuljano, (njëri ndër diplomatët dhe politikanët më të mëdhenj të Europës. Në ekipin e tij studimor kishte historianë, etnologë, arkeologë, gjeologë dhe antropologë. Mbasi iu bëri një studim (afro dy vjeçar) disa vendeve të Ballkanit, më në fund dha këtë konkluzion: “Krejtësisht në kundërshtim me grekët, serbët dhe bullgarët, shqiptarët kanë një specifikë të veçantë. Ata nuk janë shtet formues, nuk e duan punën, ata më parë duan një sundimtar të huaj se sa një shtet formues të tyrin, ata janë gati të pranojnë çdo sundimtar, mjafton që të mos ju vërë taksa. Për t’i sulmuar nuk ke nevojë, vetëm jepu armë se ata vrasin njëri-tjetrin”. Ref “Pavarësia e Shqipërisë dhe diplomacia e fuqive të mëdha, 1912-1914”-Arben Puto. Sikur të mos kishte ndodhur tragjedia e vitit 1997, San Gjuljanon do ta kisha quajtur armikun më të madh të Shqipërisë dhe Profesor Arben Puton më të madhi tradhëtar të Atdheut. Çuditërisht, fajin gjithmonë e kërkojmë tek të tjerët. A nuk ishte vetë Ismail Bej Vlora, ai që i shtyrë nga ky diplomat italian – San Gjuljano – erdhi në korrik të vitit 1914 nga Italia dhe i propozoi Princ Vidit që Shqipërinë ta ndanin në tre kantonte. Po, cila ishte përgjigja e Vidit: “O Ismail bej, fuqitë europiane më kanë sjellë këtu për t’ju bashkuar dhe për t’ju ndarë”. Dhe ky fakt gjendet në librin e sipërpërmendur të Prof. A. Putos. Vallë a nuk të shtyjnë këto fakte me “sondue” në thellësitë e shekujve, në “skutat” dhe “zgavrat” ku fshihet e vërteta historike, për të shëruar dhimbjet që na serviri (padrejtësisht) koha. E quaj nevojë emergjente dhe detyrë morale, angazhimin e çdo studiuesi dhe historiani të vërtetë, për të depërtuar sa më thellë në arshiva, ku e mbuluar në “pluhurin e harresës, “lëngon” historia jonë e dhimbshme. Vetëm me një vullnet të mirë dhe angazhim serioz, do t’i shërojmë këto “plagë”, duke “luçiduar” historinë e ndryshkur dhe duke nxjerrë të vërtetat në dritën e “Diellit”. Forcat e rendit duhen përgëzuar për luftën e vendosur që po bëjnë kundër “maskave” të trafikimit, krimit e korrupsionit. Por vlen t’ju kujtojmë të gjithë intelektualëve dhe politikanëve, (qofshin këta me tituj e grada shkencore), profesorë ose akademikë, se historia e Shqipërisë ndodhet në arkivat dhe bibliotekat më prestigjioze të Europës dhe kryesisht në Bibliotekën e Vatikanit. Ndaj çdo tentativë për ta asgjësuar atë është e kotë dhe e turpshme. Por, mbi të gjitha, historia jonë, (sa e lavdishme aq edhe e dhimbshme) është e “arkivuar” në memorien e mbarë një kombi, (jashtë çdo mundësie për asgjësim), ajo do t’i rrezistojë kohës dhe do t’ju përcillet brezave, ashtu siç i rrezistoi “Lahuta” e Fishtës. “Monologu” është gjinia më e vështirë për aktorin në artin skenik. Do të ishte mirë që çdo intelektual të bëjë monolog me veten e tij. Asnjëherë nuk është vonë për t’u korigjuar dhe për të gjetur veten. Do ta mbyll këtë shkrim modest, me shpresë se kam thënë diçka, duke e shoqëruar me vargjet e fuqishme të “idhullit tim” – Luigj Gurakuqi: “Vetëm një qëllim i naltë t’ban me durue/e zemrën ta forcon. Ndër kundërshtime s’vyen kurrë me u ligështue/mjer ai që s’qëndron”. Marrë nga poezia e tij e famshme “Qëndresa”. Mark Bregu Perëndimi ti dëbojë bijtë e Allahut. Janë të paftuar e të padëshiruar Oh, mund të vijoja në pambarim. Mund të të thosha gjëra të pathëna kurrë, që të t’i ngrinin flokët përpjetë. Mbi atë matufin Khomeini, për shembull, që mbas intervistës bëi një miting në Qom për të shpallur se unë e padisja që u priste gjinjtë grave. Nga ai miting nxori një video, e cila muaj me radhë u transmetua nga televizioni i Teheranit. Kështu që, kur një vit më vonë vajta së rishti në Teheran, u arrestpva me të zbritur nga avioni. Dhe hoqa keq, ta dish, përnjëmend keq. Ishte periudha e pengjeve amerikane… Mund të të flisja për Mujib Rahmanin që, gjithmonë në Daka, u kishte dhënë urdhër luftëtarëve të tij të më asgjësonin si “europiane e rrezikshme”, dhe desh fati që një kolonel anglez më shpëtoi duke vënë në rrezik jetën e vet. mund të të tregoja për atë palestinezin me emrin Habash, që për njëzet minuta rresht më mbajti një mitraloz drejt e te kryet. Zot, se ç’njerëz! Të vetmit me të cilët kam pasur marrëdhënie të qytetëruara mbeten i gjori Ali Bhutto, d.m.th. kryeministri i Pakistanit, që vdiq i varur ngase ishte tepër mik me Perëndimin, dhe mbreti shumë i aftë i Jordanisë: mbreti Husseini. Por ata të dy ishin muslimanë aq sa jam unë katolike. Gjithsesi, dua të të jap përfundimin e arsyetimit tim. Një përfundim që nuk do t’u pëlqejë shumëve, përderisa të mbrosh kulturën tënde, në Itali, po bëhet tanimë një “mëkat vdekjeprurës”. Dhe përderisa, të frikur nga fjala e papërshtatshme “racist”, të gjithë heshtin si lepuj. Unë nuk vete të ngre tenda në Mekë. Unë nuk shkoj të këndoj “Ati-ynë” dhe “Ave-Maria” para varrit të Muhametit. Unë nuk shkoj të përmjerr në dyert e xhamive të tyre, nuk shkoj të dhjes rrëzë minareve të tyre. kur ndodhem në vendet e tyre (gjë e cila nuk më jep kurrë ndonjë kënaqësi), nuk harroj asnjëherë se jam mysafire dhe e huaj. Bëj kujdes të mos fyej me veshje ose gjeste që për ne janë normale, ndërsa për ta të papranueshme. I trajtoj me respektin e duhur, me mirësjelljen e duhur, kërkoj ndjesë nëse nga mungesa e vëmendjes ose padija thyej ndonjë rregull e bestytni. Dhe këtë ulërimë dhembjeje e indinjate ta kam shkruar duke pasur parasysh jo vetëm pamjet e skenave apokaliptike me të cilat e nisa fjalën. Kur e kur, në vendet e tyre, shihja pamjen për mua simbolike (pra mllefosëse) të tendës së madhe me të cilën verën e kaluar muslimanët somalë njollosën dhe menderosën dhe përdhosën për tre muaj rresht sheshin e Duomos në Firence. Qytetin tim. Një tendë e ngritur për të qortuar, dënuar, ngacmuar qeverinë italiane që i lejonte ata të rrinin në Itali, por nuk u jepte letrat e nevojshme për t’u hallavitur nëpër Europë, si dhe nuk u lejonte të sillnin në Itali hordhitë e farefisit të tyre. Nëna, baballarë, vëllezër, motra, dajallarë, xhajallarë, kushërinj, kunata me barrë, deri edhe kushërinj të kushërinjve. Një tendë e vendosur përbri pallatit të bukur të Arkipeshkopatës, mbi trotuarin e të cilit mbanin këpucët ose nallanet, që në vendet e tyre i vënë në rresht jashtë xhamive. Dhe, së toku me këpucët ose nallanet, shishet e zbrazëta të ujit me të cilin lanin këmbët përpara lutjes. Një tendë e vendosur përkundrejt katedrales me kupolën e Brunelleschi-t, dhe përbri Pagëzores me portat prej ari të Ghiberti-t. Një tendë, më në fund, e mataruar trashë si një apartament i vogël: karreklla, tryeza shezlonge, dyshekë për të fjetur dhe për të qirë, furnela për të gatuar gjellën dhe për të mbushur sheshin me taft dhe me tym. Dhe, falë pandërgjegjshmërisë së zakonshme të ENEL-it, që për veprat tona të artit do t’ia dijë po aq sa për visoret tona, e furnizuar me dritë elektrike. Një magnetofon përhapte zërin e shpifur e çjerraman të një muezini që nxiste besimtarët, shurdhonte jobesimtarët dhe mbyste të rënat e këmbanave. Si të mos mjaftonte kjo, rrëkezat e verdha të shurrës që përdhosnin mermeret e Pagëzores. (Dreq-o-punë! Larg e hedhin shurrën këta bij të Allahut! Si xhanëm ia delnin ta qëllonin objektivin e ndarë nga kangjellat mbrojtëse dhe, pra, gati dy metra larg aparatit të tyre urinar?) rrëkezave të verdha të shurrës shtoju edhe kutërbimin e jashtëqitjeve që bllokonin portën e madhe të Shën Shëlbuesit, të kishës së hijshme romanike (viti 1000) që ndodhet mbrapa sheshit të Duomos dhe që bijtë e Allahut e kishin shndërruar në dhjerëtore. Ti e di mirë. Ti e di mirë sepse unë të mora në telefon, t’u luta unë të flitej për këtë në Corriere, të kujtohet? Kërkova në telefon edhe kryetarin e bashkisë i cili, të mos ia hamë hakun, më erdhi gjithë mirësjellje në shtëpi. Më dëgjoi, më dha të drejtë. “Keni të drejtë, shumë të drejtë…” Por tendën nuk e hoqi. Ose harroi ose nuk ia doli. Mora atëherë në telefon ministrin e Punëve të Jashtme, që ishte fiorentin, madje një nga ata fiorentinët që flasin me theksin shumë fiorentin, gjithashtu në dijeni të kësaj çështjeje. Edhe ai, të mos ia hamë hakun, më dëgjoi. Më dha të drejtë: “Eh, po. Keni të drejtë, posi”. Por për të hequr tendën nuk lëvizi një gisht dhe, sa për bijtë e Allahut që shurronin mbi Pagëzore dhe dhisnin Shën Shëbluesin, ata i kënaqi pa vonesë. Me sa jam në dijeni, baballarët dhe nënat dhe vëllezërit dhe motrat dhe dajallarët dhe xhajallarët dhe kushërinjtë dhe kunatat me barrë janë tani aty ku donin të ishin. D.m.th. në Firence dhe në qytete të tjera të Europës. Atëherë ndërrova sistem. Thirra në telefon një polic simpatik, që drejton zyrën e sigurimit, dhe i thashë: “I dashur polic, unë nuk jam politikane. Kur them se e bëj një gjë, e bëj. Veç kësaj, e njoh luftën dhe marr vesh nga disa punë. Në qoftë se deri nesër nuk e hiqni atë tendë të shkërdhyer, unë do ta djeg. Betohem me nderin tim se do ta djeg, se as një regjiment i tërë karabinierësh nuk do të më ndalojë dot, dhe për këtë dua të arrestohem. Të më shpini në burg me hekura në duar. Kështu përfundoj në të gjitha gazetat”. E pra, duke qenë më i zgjaur nga të tjerët, brenda pak orësh ai e hoqi. Në vendin e tendës mbeti vetëm një njollë e zezë dhe e neveritshme plehrash. Por ishte një fitore si e Pirros. Në kuptimin se nuk ndikoi aspak mbi shëmtitë e tjera që prej vitesh plagojnë dhe poshtërojnë atë që ishte kryeqyteti i artit dhe i kulturës dhe i së bukurës. Nuk ua bori kurajën aspak mysafirëve të tjerë shumë arrogantë të qytetit: shqiptarëve, sudanezëve, bengalezëve, tunizianëve, algjerianëve, pakistanezëve, nigerianëve, që me aq zell i përkushtohen tregtisë së drogës dhe prostitucionit, me sa duket të pandaluara nga Kurani. Ata janë të gjithë aty tek qenë para se polici im ta hiqte tendën. Brenda pallatit të Uficeve, rrëzë Kullës së Giotto-s, përpara Lozhës së Orcagna-s, rreth Lozhave të Porcellino-s, përkundrejt Bibliotekës Kombëtare, në hyrje të muzeve, tek Ura e Vjetër (ku hera-herës i nxjerin thikat njëri-tjetrit ose përdorin pistoletat), mbi Lungarno-t, ku kërkuan dhe siguruan që Bashkia t’i financojë… Siurdhëroni, zotërinj, t’i financojë. Mbi sagratin e Kishës së Shën Lorencit, ku dehen me verën dhe birrën dhe pijet, skota e hipokritëve, dhe ku u thonë lapërdhira grave. (Verën e kaluar, mbi atë sagrat, m’i thanë deri edhe mua, që tanimë jam zonjë e lashtë. Vetëkuptohet që për të keqen e vet. Dhe oh, se ç’të keqe! Njëri prej tyre duhet të jetë ende aty duke rënkuar e duke mbajtur veglat me duar.) Në rrugët historike, ku zdërgjahen me shkasin se shesin “mallra”. Dhe ato çfarë shesin janë çanta dhe valixhe të kopjuara prej modelesh të mbrojtura me patenta, pra ilegale, gjigandografi, lapsurina, shtatore të vogla afrikane që turistët injorantë i pandehin për skulptura të Bernini-t, plaçkë-për-erë. “Je connais mes droits, i njoh të drejtat e mia”, më shfryu tek Ura e Vjetër njëri që e kisha parë duke shitur plaçkën-për-erë. Dhe të guxojë e të protestojë qytetari, në ia mban, të guxojë e t’i përgjigjet shko-e-ushtroji-këto-të-drejta-në-shtëpinë-tënde. “Racist, racist!” Të guxojë një këmbësor, në ia mban, e t’ia përçikë një çikëz të ashtuquajturën skulpturë të Bernini-t ndërsa ecën mes mallrave që bllokojnë kalimin. “Racist, racist!” Të guxojë një polic i shërbimit t’u afrohet e t’u thotë: “Zotëri bir i Allahut, Shkëlqesi, a mund të merrni mundimin e të zhvendoseni një qime floku për t’i lënë njerëzit të kalojnë?” E hanë të gjallë. Ia ndezin me thikë. Më e pakta, i shajnë nënën dhe sa ka pjellë ajo. “Racist, racist!” Dhe njerëzit durojnë, me rezinjatë. Nuk kundërveprojnë as po t’u thërrasësh atë që im’ atë ulërinte gjatë fashizmit: “Po a keni pak dinjitet, apo nuk keni? A keni një fije krenarie, o dele perëndie?” Ndodh edhe në qytete të tjera, e di. Në Torinë, për shembull. Në atë Torino që bëri Italinë dhe që tani as ngjan me qytet italian. Duket Algjer, Daka, Nairobi, Damask, Beirut. Në Venecie. Në atë Venecie ku pëllumbat e sheshit të Shën Markut janë zëvendësuar me tapete ku shiten “mallrat” dhe ku vetë Otelloja do ta shihte pisk. Në Gjenovë. Në atë Gjenovë ku pallatet e mrekullishme që Rubens-it i pëlqenin aq shumë janë sekuestruar prej tyre dhe po rrëgjohen si gra të bukura të përdhunuara. Në Romë. Në atë Romë ku cinizmi i politikës së çdo ngjyre e të çdo rrene i merr me të mira me shpresë t’u përdorë nesër votën, dhe ku ata na i mbron vetë Papa. At i Shenjtë, përse në emër të nja’tij Zoti të Vetëm nuk i merr në Vatikan? Me kusht, doemos, mos të të dhjesin edhe Kapelën Sikstine dhe shtatoret e Michelangelo-s dhe pikturat e Raffaello-s. Bah! Tani jam unë ajo që s’marr vesh. Në Itali, ata nuk i quakan “bij të Allahut”, por “punëtorë të huaj”. Ose “krah-pune-për-të-cilin-kemi-nevojë”. Për faktin që disa syresh punojnë, s’kam kurrfarë dyshimi. Italianët janë bërë zotërinj të mëdhenj. Venë për pushime në Seychelles, vijnë në New York për të blerë çarçafë në Bloomingdale’s. U vjen turp të bëhen punëtorë dhe katundarë, ndërsa me proletariatin s’kanë kurrfarë lidhjeje. Por ata për të cilët flas, çfarë punëtorësh janë? Çfarë punësh bëjnë? Në ç’mënyrë e përmbushin nevojën për krah pune që ish-proletariati italian nuk e plotësuaka më? Duke u endur dhe shendur nëpër qytet me shkasin e mallit-për-të-shitur? Duke u zdërhallur e duke përdhosur monumentet tona? Duke u falur pesë herë në ditë? Mandej, një gjë nuk kuptoj. Po qe se janë kaq të varfër, kush ua jep paratë për udhëtimin me anijen ose me gomonene që i sjell në Itali? Kush ua jep dhjetë milionët për kokë (më së paku dhjetë milionë) që duhen për të blerë biletën? T’ua japë vallë Usama Bin Ladeni me synimin e realizimit të një pushtimi që nuk qenkësh vetëm pushtim shpirtrash, por edhe pushtim trojesh? E pra, edhe nëse nuk ua jep ai, mua kjo histori s’ma mbush mendjen. Edhe nëse mysafirët tanë janë kryekëput të pafajshëm, edhe nëse mes tyre s’ka asnjë që dashkësh të më shkatërrojë Kullën e Pizës apo Kullën e Giotto-s, asnjë që dashkësh të më vërë ferenxhenë, asnjë që dashkësh të më djegë në turrën e druve të një Inkuizicioni të ri, prania e tyre mua më shqetëson. Më bën të ndihem ligsht. Dhe gabon kush e merr këtë histori me lehtësi ose me optimizëm. Gabon, sidomos, kush e krahason valën e të huajve që ka pllakosur mbi Italinë dhe mbi Europën me valën që u dynd në Amerikë në gjysmën e dytë të shek. XIX madje deri nga fillimi i shek. XX. Tani ta them se pse.
* * * S’ka shumë kohë më zuri veshi një fjali të shqiptuar nga njëri prej njëmijë kryetarëve të Këshillit të Ministrave me të cilët Italia është nderuar në pak dhjetëvjeçarë. “Eh, edhe xhaxhai im pati qenë emigrant! E mbaj mend xhaxhain kur me valixhen e vogël prej kompensate nisej për Amerikë!” Ose diçka të tillë. Eh jo, i dashur mik. Jo. Nuk është aspak e njëjta gjë. Dhe nuk është për dy shkaqe mjaft të thjeshta. Pikësëpari, në gjysmën e dytë të shek. XIX vala shpërngulëse në Amerikë nuk ndodhi në mënyrë klandestine dhe duke marrë të tjerët nëpër këmbë. Vetë amerikanët e deshën, e kërkuan. Madje nëpërmjet një akti të Kongresit: “Ejani, ejani, se kemi nevojë për ju. Po erdhët, ju dhurohet një copë e mirë toke”. Kanë bërë edhe një film për këtë, amerikanët. Atë me Tom Cruise-in dhe Nicole Kidman-in, nga i cili më ka befasuar fundi. Skena e fatzezëve që rendin për të ngulur flamurin e bardhë mbi trojet që do të bëhen të tyret, kështu që vetëm më të rinjtë dhe më të fortët ia dalin. Të tjerët mbesin hundë-e-buzë, ndërsa disa në rendje e sipër vdesin. Me sa di unë, në Itali nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë akt të Parlamentit që t’i ftonte, madje t’u kërkonte mysafirëve tanë të linin vendet e tyre. Ejani-ejani-se-kemi-kaq-nevojë-për-ju, po-të-vini-ju-dhurojmë-çifligun-e-Kiantit. Te ne kanë ardhur me krye të vet, me gomonet e nëmura dhe nën hundën e rojave të financës që rrekeshin t’i kthenin mbrapsht. Më shumë se emigrim, pra, është fjala për një pushtim të organizuar nën shenjën e klandestinitetit. Një klandestinitet që shqetëson, sepse nuk është i urtë dhe për të ardhur keq. Është arrogant dhe i mbrojtur nga cinizmi i politikanëve që mbyllin një sy, në mos po që të dy. S’do t’i harroj kurrë mitingjet me të cilat vitin e kaluar klandestinët mbushën sheshet e Italisë për të fituar lejen e qëndrimit. Ato fytyra të ngërcëlluara, gjithë ligësi. Ato grushte të ngritura lart, kanosëse. Ata zëra idhnakë që mua më kthenin në Teheranin e Khomeinit. Nuk do t’i harroj kurrë, ngase ndjehesha e fyer prej nëpërkëmbjes që më bënin në shtëpinë time, ngase ndjehesha e tallur prej ministrave që na thoshin: “Do të donim t’ikthenim në vendet e tyre, por nuk dimë se ku fshihen”. Trapat! Në ato sheshe ikishin me mijëra, dhe nuk fshiheshin aspak. Për t’i kthyer në vendet e tyre do të mjaftonte t’i vije në rresht, ka-mundësi-zotëri-i-nderuar-të-urdhërosh-këndej, dhe t’i shoqëroje në një port ose aeroport. Shkaku i dytë, i dashur nip i xhajës me valixhen prej kompensate, do ta kuptonte edhe një nxënës i fillores. Për ta parashtruar mjaftojnë dy elemente. Një: Amerika është një kontinent. Dhe në gjysmën e dytë të shek. XIX, d.m.th. kur Kongresi Amerikan i hapi udhë të lirë ardhjes së të tjerëve, ky kontinent ishte thuase i papopulluar. Pjesa më e madhe e popullsisë ishte rrasur në shtetet e Lindjes ose në shtetet e anës së Atlantikut, ndërsa në Mid-West kishte edhe më pak njerëz. Kalifornia ishte thuase bosh. E pra, Italia nuk është kontinent. Është një vend mjaft i vogël dhe aspak i papopulluar. Dy: Amerika është një vend mjaft i ri. Po të mendosh që Lufta e Pavarësisë u zhvillua në fund të shek. XVIII, del në përfundimin se ajo është vetëm dyqind vjeçe. Dhe atëherë e kupton përse identiteti i saj kulturor nuk është ende i përcaktuar mirë. Italia, përkundrazi është një vend mjaft i vjetër. Historia e saj vijon së paku prej tremijë vjetësh. Identiteti i saj kulturor është kështu mjaft i saktë dhe le t’u shporremi dokrrave: të mos lëmë m’anësh një fe, që quhet fe e krishterë, dhe një kishë, që quhet Kishë Katolike. Njerëzit si puna ime thonë zakonisht: me-kishën-katolike-s’kam-të-bëj. Por unë kam, kam të bëj që ç’ke me të. Më pëlqen apo jo, por kam. Si vallë s’paskam të bëj? Jam lindur në një visore kishash, kuvendesh, me Krishtër, Shënmëri, Shenjtorë. E para muzikë që kam dëgjuar duke ardhur në botë ka qenë muzika e kambanave. Kambanat e Shën Mërisë së Fiores, që në Epokën e Tendës zëri i shpifur i muezinit i mbyste. Në atë muzikë, në atë visore jam rritur. Dhe nëpërmes asaj muzike dhe asaj visoreje kam mësuar ç’është arkitektura, ç’është skulptura, ç’është piktura, ç’është arti. Nëpërmes asaj kishe (që mandej e bëra dalje) fillova të pyes veten se ç’është e Mira, ç’është e Liga, dhe pasha-zotin që… Ja: e sheh? Shkrova edhe një herë “pasha-zotin”. Me gjithë laicizmin tim, gjithë ateizmin tim, jam aq e mbushur me kulturë katolike sa ajo më është bërë pjesë e mënyrës sime të të shprehurit. O-zot, zot-i-madh, desh-zoti, pasha-zotin, për-atë-zot, zot-e-shënmëri, shënmëri-e-shenjtë, krisht këndej, krisht andej. Më vijnë kaq vetvetishëm këto fjalë, sa as e vë re kur i shqiptoj ose i shkruaj. A do që të ta them zgjeshur? Ndonëse katolicizmit nuk ia kam falur kurrë poshtërsitë që më ka shtrënguar të bëj për shekuj, duke filluar prej Inkuizicionit që më dogji deri edhe gjyshen, gjyshen e gjorë, ndonëse me priftërinjtë nuk më hahet aspak muhabeti dhe lutjet e tyre as më hyjnë në punë, muzika e kambanave më pëlqen sa s’ka. Më ledhaton zemrën. Më pëlqejnë edhe ata Krishtër dhe ato Madonna dhe ata Shenjtorë të gdhendur a të pikturuar. Me thënë të vërtetën, jam e lajthitur mbas ikonave. Më pëlqejnë edhe manastiret dhe kuvendet. Më japin një ndjesi paqeje, nganjëherë i kam zili ata që rrijnë aty. Mandej, le ta pranojmë: katedralet tona janë më të bukura se xhamitë dhe se sinagogat. Po ap jo? Janë më të bukura edhe se kishat protestante. Shiko, varreza e familjes sime është një varrezë protestante. Pranon të vdekur të të gjitha besimeve, por për të qenë është protestante. Dhe një stërgjyshja ime ishte valdeze. Një teto, evangjeliste. Stërgjyshen valdeze nuk e kam njohur. Ndërsa teton evangjeliste, po. Kur isha e vogël ajo më shpinte gjithmonë në shërbesat e kishës së saj në rrugën “De’Benci”, në Firence, dhe… Zot, se sa mërzitesha! E ndjeja veten aq të vetmuar me ata besimtarë që këndonin psalmet dhe vetëm kaq, atë prift që nuk ishte prift dhe lexonte Biblën dhe vetëm kaq, atë kishë që nuk më ngjante si kishë dhe që, përpos një pulpiti të vogël, kishte një kryq të madh dhe vetëm kaq. As engjëj, as Madona, as temjan… Edhe për kundërmimin e temjanit më merrte malli dhe do të kisha dashur të ndodhesha në kishën pranë, atë Kryqit të Shenjtë, ku nga këto gjëra kishte. Gjërat me të cilat isha mësuar. Shtoj dhe këtë: në shtëpinë time në fshat, në Toskanë, ka një kishëz fare të vogël. Qëndron gjithnjë e mbyllur. Qyshse nëna ka vdekur, aty nuk hyn kush. Por unë nganjëherë hyj, për të hequr pluhurat, për të parë se mos kanë bërë folenë minjtë dhe, me gjithë edukimin tim laik, aty ndihem mirë. Me gjithë priftofaginë time, aty vete-e-vij shpenguar. Dhe besoj se shumica dërrmuese e italianëve do të të rrëfenin të njëjtën gjë. (Mua ma ka rrëfyer Berlinguer-i.) Për-atë-zot! (Edhe një herë.) Ta kam fjalën se ne italianët nuk jemi në kushtet e amerikanëve: mozaik grupesh etnike dhe fetare, mish-mash njëmijë kulturash, në të njëjtën kohë të hapur ndaj çdo dyndjeje dhe të aftë për ta zmbrapsur atë. Ta kam fjalën që, pikërisht ngase është i përcaktuar prej shumë shekujsh dhe me caqe të prera mirë, identiteti ynë kulturor nuk mund të durojë një ndyndje të ardhurish të përbërë prej njerëzish që, në një mënyrë ose një tjetër, duan të ndryshojnë sistemin tonë të të jetuarit. Vlerat tona. Ta kam fjalën se te ne nuk ka vend për muezinët, për minaret, për antialkoolikët e shtirur, për palo Mesjetën e tyre, për palo ferexhenë e tyre. Dhe se, edhe po të kishte, s’do t’ua jepja. Sepse kjo do të ishte si të flaknim tej Dante Alighieri-n, Leonardi da Vinci-n, Michelangelo-n, Raffaello-n, Rinascimento-n, Risorgimento-n, atë liri që mirë ose keq e kemi fituar, Atdheun tonë. Kjo do të donte me thënë t’u dhuronim Italinë. Dhe unë Italinë nuk e jap dhuratë.
* * * Unë jam italiane. Gabojnë budallenjtë që më pandehin tanimë amerikane. Qytetarinë amerikane nuk e kam kërkuar asnjëherë. Para disa vjetësh një ambasador amerikan ma ofroi si Celebrity Status. Mbasi iu fala nderit, iu gjegja: “Sir, unë me Amerikën jam shumë e lidhur. Me të grindem oreçast, atë e qortoj oreçast, dhe megjithëkëtë jam shumë e lidhur me të. Amerika është për mua një dashnor, madje një bashkëshort, të cilit i qëndroj gjithmonë besnike. Veç në mos më tradhëtoftë ai. E dashuroj këtë bashkëshort. Dhe nuk harroj kurrë se, po të mos kishte marrë mundimin t’i bënte luftë Hitler-it dhe Mussolini-t, sot unë do të flisja gjermanisht. Nuk harroj kurrë se, po të mos i kishte bërë ballë Bashkimit Sovjetik, sot unë do të flisja rusisht. Atë e dashuroj dhe ai më pëlqen. Ma ka ënda, për shembull, kur mbërrij në New York dhe zgjas pasaportën me Vërtetimin e Rezidencës, doganieri më thotë duke buzëqeshur vesh më vesh: Welcome home. Mirëseerdhe në shtëpi. Më duket një gjest kaq bujar, kaq i mbushur me dashuri. Më kujton, veç kësaj, se Amerika ka qenë gjithmonë një Strehë Mëkatnorësh për njerëzit pa atdhe. Por unë atdheun e kam, Sir. Atdheu im është Italia, dhe Italia është nëna ime. Sir, unë e dua Italinë. Dhe do të më dukej se do të mohoja time ëmë, po të merrja qytetarinë amerikane”. Iu përgjigja edhe se gjuha ime është italishtja, se unë në italisht shkruaj, se në anglisht përkthej veten, dhe kaq. Në të njëjtën mënyrë në të cilën përkthej veten në frëngjisht, d.m.th. duke e ndier si gjuhë të huaj. Mandej ju gjegja se, kur dëgjoj Himnin e Mameli-t, mua më zë ngashëria. Sekur dëgjoj atë “Fratelli-d’Italia, l’Italia-s’ë-desta”, parap?- parap?- parap?, mua më mblidhet një lëmsh në grykë. Nuk e vë re aspak se himni s’është kushedi ç’i bukur. Mendoj vetëm: është himni i Atdheut tim. Lëmshi në grykë më mblidhet edhe kur shoh flamurin bardh-e-kuq-e-gjelbër të valëvitet. Duke hequr m’anësh rrugaçët, doemos. Unë kam një flamur tringjyrësh të shek. XIX. Gjithë njolla, njolla gjaku, krejt i grirë nga minjtë. Dhe ndonëse në qendër ka stemën sabaude (por pa Cavour-in dhe pa Vittorio Emanuele-in III dhe pa Garibaldi-n, që kësaj steme iu përkul, ne Bashkimin e Italisë s’do ta kishim bërë), e ruaj si gjënë më të shtrenjtë. Si dritën e syrit. Kemi vdekur për atë flamur, Krisht! Jemi varur, pushkatuar, kemi lënë kryet në litar për të. Jemi vrarë nga austriakët, nga Papa, nga Duka i Modenës, nga Burbonët. Kemi bërë Rilindjen, me atë flamur. Edhe Bashkimin e Italisë, edhe luftën e Karsos, edhe Rezistencën. Për atë tringjyrësh stërgjyshi im nga nëna, Giobatta, luftoi një Kuartatone dhe Montanara, dhe mbeti me një vrajë të tmerrshme prej një predhe austriake. Për atë tringjyrësh ungjërit e mi duruan çdo vuajtje brenda llogoreve të Karsos. Për atë tringjyrësh im atë u arrestua dhe u torturua në Villa Trieste nga nazi-fashistët. Për atë tringjyrësh tërë familja ime mori pjesë në Rezistencën dhe në të mora pjesë edhe unë. Në radhët e organizatës “Drejtësi dhe Liri”, me emrin e luftimit Emilia. Isha katërmbëdhjetë vjeçe. Kur mbas një viti më liruan nga Ushtria Italiane, Trupa e Vullnetarëve të Lirisë, u ndieva kaq krenare. Zot-i-madh, kisha qenë ushtar italian! Dhe kur më njoftuan se me lirimin nga ushtria më takonin 14.540 lira, nuk dija në duhej t’i pranoja apo jo. Më dukej e padrejtë t’i pranoja për detyrën që kisha bërë ndaj Atdheut. Mandej i pranova. Në shtëpi ishim të gjithë pa këpucë. Dhe me ato par? bleva këpucë për vete dhe për motrat e mia të vogla. Natyrisht, atdheu im, Italia ime, nuk është Italia e sotme. Italia qejfleshë dhe kopileshë, Italia e vulgut të italianëve që e kanë mendjen vetëm të dalin në pension para të pesëdhjetave dhe që vdesin veç për pushimet jashtë shtetit ose për ndeshjet e futbollit. Italia torollake, marroqe, frikaçe, Italia e hijenave të vogla që vetëm për t’i shtrënguar dorën një ylli ose një yllke të Hollywood-it do t’ia shisnin bijën e vet një kuplaraje të Bejrutit, por nëse kamikazet e Usama Bin Ladenit kthejnë mijëra newyorkezë në një mal hiri që duket si kafe e bluar, zgërdhihen të kënaqur mirë-se-ç’iu-bë-amerikanëve. Italia bajate, surrogate, e partive mendjemëdha e të paafta që nuk dijnë as të fitojnë, as të humbasin, por dijnë si t’i ngjisin të ndenjurat e dhjamura të përfaqësuesve të tyre në karrekllën e deputetit apo të ministrit apo të kryetarit të bashkisë. Italia ende mussolineske e fashistëve të zes e të kuq, që të detyrojnë të kujtosh batutën e tmerrshme të Ennio Flaiano-s: “Në Itali fashistët ndahen dy zhganesh: fashistët dhe antifashistët”. Nuk është as Italia e magjistratëve dhe e politikanëve që, duke mos e ditur pështatjen e kohëve foljore, ligjërojnë nga ekranet televizive me gabime të përbindshme sintakse. (Nuk thuhet “Besoj që është”, o ju shtazë! Thuhet “Besoj të jetë”.) Nuk është as Italia e të rinjve që, duke pasur mësues të tillë, mbyten në padijen skandaloze, në përcitpësinë më të pikëllueshme. Deri aty sa gabimeve të sintaksës u shtojnë gabimet e drejtshkrimit dhe, po t’i pyesësh se kush qenë karbonarët, kush qenë liberalët, kush ishte silvio Pellico, kush ishte Mazzini, kush ishte Massimo D’Azeglio, kush ishte Cavour, kush ishte Vittorio Emanuele II, të shohin me ninëzën e syrit të fikur dhe gjuhën varur. Nuk dijnë asgjë, shumë-shumë dijnë të luajnë rolin e rehatshëm të kandidatëve për terroristë në kohë paqeje dhe demokracie, të valavitin flamurë të zes, të fshehin surratin mbrapa maskave, torollakët e vegjël. Piskuriqët. Dhe aq më pak është Italia e lehaqenëve që, si të kenë lexuar këto shënime, do të më urrejnë ngase kam shkruar të vërtetën. Mes një çape makaronash dhe një tjetre, do të më mallkojnë, do të urojnë të vritem prej të mbrojturve të tyre, d.m.th. nga Usama Bin Ladeni. Jo, jo: Italia ime është një Itali ideale. Është Italia që ëndërroja kur isha vajzë e vogël, kur u lirova nga Ushtria Italiane, Trupa e Vullnetarëve të Lirisë, dhe e kisha mendjen gjithë ëndërritje. Një Itali e zgjuar, serioze, hijerëndë, kurajoze, pra që meriton respekt. Dhe këtë Itali, një Itali që është edhe nëse ia mbyllin gojën dhe e qeshin dhe e përqeshin, mjerë kush ma prek! Mjerë kush ma vjedh! Mjerë kush ma pushton! Sepse, nëse pushtuesit qenkëshin francezët e Napoleon-it apo austriakët e Franz Joseph-it apo gjermanët e Hitler-it apo kardashët e Usama Bin Ladenit, për mua është e njëjta gjë. Nëse për ta pushtuar përdorin topat apo gomonet, po ashtu. Oriana Fallaci Shqipëria nën diktaturë Për një shoqëri që synon progres, që ka qëllime të mira për të ardhmen, parimet bazë të administratës shtetërore normalisht duhet të jenë siguria e jetës dhe të qënit i kënaqur i popullit edhe në ato raste kur ato janë me dobësi. Por shteti shqiptar po reflekton pikërisht një distancë të dukshme nga populli i vet, po thellon diktatin, diferencimin politik e ekonomik, po ecën drejt regresit të shoqërisë. Ja, kjo femër, kjo demokrate që e don jetën dhe që dha aq shumë për emancipimin e shoqërisë, e quajtur Manila Ismet Vorfa, lindur më 26. 07. 1974 në qytetin bastion të antikomunizmit shqiptar, Shkodër, bijë e Ismet Vorfës, ish i dënuar politik nga viti 1967 deri më 1970, pinjolle e një familjeje që i është sekuestruar pasuria e tundshme dhe e patundshme, e një familjeje të internuarish politik për dy vjet në jug të Shqipërisë, në fshatin Sheq-Marinas të Fierit, pjesëmarrëse në shumë demonstrata e protesta antikomuniste si ato të 14 janarit 1990, 16 qershorit 1990, 13 dhjetorit 1990, 2 prillit 1991, etj., është dhunuar e keqtrajtuar nga anarshistët që fatkeqësisht Shqipëria i ka në pushtet. Më 2 prill 1991, forcat e errëta të sigurimit të shtetit ku vranë katër vetë dhe plagosën 163 të tjerë, patën në plan të vrasin edhe demokraten Manila Vorfa, së cilës nga të rrahurat i patën shkaktuar shumë fraktura në trup. Si një anëtare e veprimtare e shoqatës Politike Antikomuniste “ 13 Dhjetori 1990”, ditën e zgjedhjeve për deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, më 24 qershor 2001, ku ajo ishte komisionere e Partisë Demokratike në zonën Nr. 2, qendra e votimit Nr. 206, iu kërcënua seriozisht jeta si edhe shumë komisionerëve të tjerë në tërë Shqipërinë. Në orën 21:30 minuta, pasi ishin mbyllur kutitë e votimit, dy persona me veshje jo të zakontë, të maskuar, të shoqëruar me një furgon, kanë tentuar të marrin forcërisht arkat e votimit. Komisionerja demokrate ka reaguar. E kanë rrahur dhe vetëm falë shansit dhe ndërhyrjes së disa njerëzve ka shpëtuar pa e rrëmbyer atë dhe kutitë e votave. Qenë anulluar zgjedhjet atje dhe në raundin tjetër, pas manipulimeve me çdo kusht e çmim fitoi deputeti socialist Lekë Çukaj, përballë atij demokrat Mark Krroqi. Aso kohe policia në këtë zonë pat kërcënuar edhe gazetarin tonë Vasel Gilaj. Por presioni mbi demokraten Manila Vorfa ka pasuar edhe në familjen e saj deri një ditë që ajo u detyrua ta braktisë Shqipërinë. Kjo diktaturë që po ushtrohet sot e gjithë ditën në Shqipëri është më e egër se në kohën e Enver Hoxhës. Sokol Pepushaj
Goditen intelektualët Diktatorët, për të mbajtur pushtetin e dhunës e të padrejtësive njerëzore, pikësëpari godasin me forcë, me arrogancë, trurin e shoqëris, intelektualët. Një rast konkret është edhe arkitekti Artan Golemi, djali i ish deputetit të Partisë Demokratike Shqiptare Bujar Golemi. Veprimtaria demokratike e këtij intelektuali të njohur, ku për tre vjet ka dhënë kontribut si arkitekt në bashkinë e kryeqendrës së veriut shqiptar, Shkodër, ku është dalluar si anëtar i kryesisë së Shoqatës Politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, ka rënë në vëmendje të strukturave të errëta të sigurimit të shtetit, duke e survejuar, duke e kërcënuar, duke e tronditur dhe bërë të pasigurtë jetën e tij. Por jeta e tërë intelektualëve shqiptarë me vizione perëndimore është nën kërcënime. Janë pushkatuar rreth katër mijë shqiptarë tash pesë vjet, vetëm policë janë vrarë 204, politikanë 26! Shteti i skafandrave, i shkopinjve të gomës, i burgjeve dhe vrasjeve politike të ditëpërditshme, arriti t’i mërzitë jetën edhe intelektualit Artan Golemi dhe ta detyrojë të marrë udhët pa udhë të emigrimit. Një formë e tillë arrogance e hapur me intelektualët e mirëfilltë synon t’i pengojë shqiptarët të integrohen në Evropë dhe të ndihmojë shtetarët të mbajnë kolltuqet që bien vetëm erë krimi. Albert Vataj
Kosova e konflikteve Shqiptarët nuk e kanë pasur për traditë konfliktin e nxehtë. Por vite më parë kur Anton Çeta hymnizohej për pajtim gjaqesh, ato u ndezën më tepër dhe madje kaluan dhe u përmasuan edhe në Shqipëri. Edhe problemet mes religjioneve fetare janë shtuar, veçmas pas vitit 1997, kur edhe Bin Ladeni mendohet të jetë strehuar në shtetin shqiptar. Kosova duket ka qenë edhe ajo bazë e terrorizmit dhe gjaët luftës dhe më pastaj në ditët tona konfliktet fetare janë të ndezura dhe me shpërndarjen e një fletushke para katër-pesë muajve të botuar nga një organ shtypi që bënte thirrje për luftë vëllavrasëse katolikë e muslimanë, gjendja u acarua shumë. Ushtria e Kosovës shumë katolikë që gjatë luftës nuk kanë marrë pjesë në formacion luftarak kundër Serbisë së Millosheviçit, i ka quajtur tradhëtarë dhe biles ka hapur konflikte vëllavrasëse. Shumë janë vrarë, por shumë katolikë edhe janë detyruar të braktisin vendin e tyre, Kosovën, për të kërkuar strehim në Perëndim. I tillë është rasti i fiseve Berisha, Kolaj, Goraj etj., nga Gjakova. Pas ngjarjeve të 11 shtatorit të vitit të shkuar në Manhatan, grupe fondamentaliste janë organizuar, megjithë punën e mirë të ndërkombëtarëve që shumë prej tyre, sipas burimeve të rezervuara, i kanë zbuluar dhe kapur. Flori Slatina
A duhet t’u kërkojnë falje serbët shqiptarëve të Kosovës, ku ende femrat kosovare ruajnë dhunën e ushtruar nga lëvizjet çetnike? Duke ekspozuar të vërtetën, kanë shpresuar ndërkombëtarët se serbët do të pranojnë fajin e tyre, do të pendohen dhe do të fillojnë pajtimin me popujt e ish-Jugosllavisë, mbi të cilët është ushtruar dhunë, përdhunime, shpastrime etnike, vrasje masive. Lufta ndaj popullsisë kosovare ishte e tmerrshme. Tepër e rëndë ishte dhe për nënat e reja e vajzat ku mbanin trojet e tyre dhe rritnin fëmijë. Ata provuan dhunën nga militarët serb, çetnikë. Siç tregon për gazetën tonë Land Prek Kaceli e datëlindjes 20 maj 1976: E gjithë lagja ku jetoja në Pejë, ishim kryesisht femra të reja, të sapomartuara, e vajza të reja. Na kanë dhunuar forcat serbe duke na futur në një shtëpi të braktisur ku kemi jetuar dhunë çnjerëzore. Siç tregon Landi, unë kam ikur më 29 gusht 1998, ku nanën e babën e vajzën e vogël i lashë në Pejë. Sot e kësaj dite nuk jam ajo që isha dikur dhe nuk i kam shpjeguar nga friga burrit tim Paulinit se çfarë kam provuar unë e moshataret e mia. Natë e ditë qaj për vajzën time… Jam vizituar te mjeku neuropsikiatër dhe i kam shpjeguar gjithçka, por të vërtetën nuk mund t’ja shpjegoj vetëm burrit tim, i cili ka “mentalitete” dhe e keqja mund të ndodhë menjëherë… Dua të kem fëmijtë e mi dhe të mos humbas ato, përfundon rrëfimin e saj… Tashmë në Kosovë dominon krimi e korrupsioni, është krimi i organizuar i gangsterëve i bashkuar me ish-komunistët e shërbimet sekrete dhe grupeve paramilitare ku në këto tre vitet e fundit Kosova është bërë qendër e trafikimit të qenieve njerëzore, ndërsa femrat kosovare ende përjetojnë goditjen e pësuar nga lufta nëpë vende të botës. Zef Nika
Një grindje e çastit mund të shkatërrojë një fis të tërë njerëzish Pamja që shikoni i përket të riut Miri Zef Blini, lindur në Palaj të Shoshit më 10. 9. 1985. Ka lindur në këtë fshat i rrethuar nga male, ku brez pas brezi, të parët e tij u mbrojtën duke ruajtur fenë, e nuk pranuan pushtimin nga të huajt. Ajo që e shqetëson këtë të ri, Miri, babën Zef e nanën Prendën është një grindje që ka patur i vëllai i tij Frani me një moshatar, Dedën, të cilët luanin futboll, por në gjaknxehtësi Deda kishte një thikë dhe deshi ta therte Franin, por ky i fundit iu shmang goditjes dhe me këtë armë e goditi për vdekje. Në këtë situatë e gjithë familja e Mirit janë ngujuar në kullën e tyre dhe presin sipas zakonit të maleve që familja e viktimës të hakmerret. Për të shpëtuar Mirin, babai i tij pagoi 4000 dollarë për ta dërguar klandestin në Angli, ku mësohet se ka arritur në mars 2002 në Londër me një maune me klandestinë. Në këtë mënyrë, për të shpëtuar jetën e tij është detyruar të emigrojë. Sipas kanunit të Lekë Dukagjinit edhe pse nuk ka kryer asnjë krim, mund të ndëshkohet njëlloj sikur të ishte vetë vëllai. Kthimi i tij në Shqipëri është i pasigurtë, ku shteti nuk mund të sigurojë jeëtn dhe vetë mund të eleminohet fizikisht nga familja e viktimës. Megjithë ndërhyrjet e misionarëve të paqes për besë, asgjë nuk është arritur. Në këtë mënyrë familje të tëra të fisit nuk mund të punojnë. Jashtë mureve të shtëpisë nuk del asnjë mashkull përveç grave. Zef Nika Terror mbi fëmijët Quhet Marjan Gjonaj. Është ende i mitur. Megjithatë ka provuar dozën e dhunës antinjerëzore të anarshisë së kuqe që, tash pesë vjet përmes pushtetit është ushtruar mbi demokratët shqiptarë. Ky djalosh i ri që shihni në fotografi është pinjoll i një familjeje antikomuniste, ku i ati Gjergj Nikë Gjonaj është anëtar e veprimtar i Partisë Demokratike që më 1991, si dhe anëtar i shoqatës antikomuniste të të përndjekurve politikë të degës së Shkodrës. Të atin, Gjergj Gjonaj, më 17 qershor 2001, persona me maska e kanë plagosur, për të ardhur tek 27 tetori 2001, kur bandat e kanë aksidentuar me makinë. Edhe vëllezërit e Marjanit, të quajtur Gasper dhe Prekë Gjonaj kanë dhënë kontribut në instalimin e demokracisë shqiptare dhe për këtë janë vënë në shënjestër të diktatorëve që vetëm këto pesë vitet e fundit kanë vrarë mbi 4700 shqiptarë të pafajshëm. Faktet janë kokëforta. Familja e këtij të riu demokrat ka qenë e persekutuar edhe gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës, ku daja i të atit, i ndjeri Dom Dedë Maçaj është pushkatuar si prift në moshën 27 vjeçare, pasi është marrë ushtar! Por ai regjim pat pushkatuar fiks 153 klerikë vetëm nga Shkodra, ku thuajse të tërë ishin priftërinj. Në kushte të tilla terrori fizik e psikologjik janë sot shqiptarët antikomunistë, ku edhe fëmija Marjan Gjonaj rrezikohet seriozisht me jetën. Ai, si shumë moshatarë të tij u detyrua të braktisë Shqipërinë. Por, ne thërrasim me të madhe: Ata që duhet të largohen janë pushtetarët që e kanë kthyer Shqipërinë në një kasaphanë, jo demokratët, njerëzit që aspirojnë për liri, demokraci, të drejta e liri njerëzore, qytetërim. Vasel Gilaj Shteti po vret të ardhmen Fatkeqësisht në horizontin e politikës shqiptare nuk po shihet asnjë shpresë. Po vriten njerëzit kot së koti, po instalohet dhunë. Ja, ky djalosh i ri, i quajtur Markoz tinaj, ka provuar shkopinjtë e gomës, shkelmat e policëve, dhunën antinjerëzore, vetëm se është demokrat. I rrejdhur nga një familje e persekutuar, antikomuniste, ku prindërit e tij kanë dhënë kontribut si anëtarë e veprimarë të Partisë Demokratike dhe janë kërcënuar edhe me eleminim fizik, sidomos pas vitit 1997, jeta e tij është kërcënuar seriozisht. Markoz Tinaj, më 14 shtator 1998, ditën e varrimit të deputetit Azem Hajdari është rrahur nga policia si shumë demokratë të tjerë. Anarshistët e futën në rreth të kuq për ta eleminuar fizikisht, deri një ditë që ai braktisi Shqipërinë. Edhe sot ky djalosh i pafajshëm është në listat e zhdukjes. Ky pra është shteti që vret shtetasit e vet, të ardhmen e vet. Zog Hysenaj Socialistët vazhdojnë hakmarrjen ndaj demokratëve Pas ngjarjeve tragjike të vitit 1997 në Shqipëri dhe rikthimit të komunistëve në pushtet, hakmarrja ndaj demokratëve nuk ka të sosur, siç është rasti i zotit Admir Cufaj, i cili ndodhet nën kërcënimin e herë pas hershëm të forcave të sigurimit të shtetit, sepse Admiri, që në krijimin e Partisë Demokratike në qytetin e Shkodrës, ka qenë dhe është anëtar i saj dhe aktivist i dalluar në radhët e kësaj partie pro perëndimore. Admiri ka qenë për shumë kohë shoqërues i Azem Hajdarit. Admir Cufaj është shquar gjatë gjithë aktivitetit si antikomunist, mbasi diktatura komuniste atij i ka pushkatuar edhe gjyshin. Gjithashtu zoti Cufaj është edhe anëtar i Shoqatës Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”. Prandaj për të gjitha këto e të tjera aktivitete të konsatuara nga socialistët e rikthyer dhunshëm në pushtet, Admir Cufaj është arrestuar disa herë nga policia, ku është keqtrajtuar dhe kërcënuar fizikisht. Arrestime këto që atij i janë bërë së bashku edhe me bashkëshorten e tij Xhixha Darcaj, sepse ajo jo vetëm se e ka ndihmuar bashkëshortin e saj në aktivitetin e tij politik, por ajo ka qenë dhe gazetare pranë televizionit antikomunist “Antena Nord”, në qytetin e Shkodrës dhe në këto kushte të ndodhur nën kërcënim të përhershëm, çifti Cufaj është detyruar që ta lërë Shqipërinë. Gëzim Zekaj Agron Luka Deti Adria/Adriatik: emërtim i lashtë ilir apo italik? (Nga të dhënat e shumë autorëve të hershëm antikë rezulton emërtim me prejardhje ilire)
Italianët pretendojnë “Mare nostrum” edhe në emërtimin e lashtë. Në “Grande Dizionario Enciclopedico”, Vol. I, 1933, në emrin Adria shkruhej: “ADRIA (Atria, Hadria). Antichissima citta della Venezia, da cui prende nome il mare Adriatico, gia sulla riva di questo mare, tra le foci dell’Adige e del Po. Il contiuo lavoro dei fiumi col trassporto e il deposito di limo sottile ha fatto retrocedere la spiaggia di 23 km circa, cosicche ora la citta di Atria ha perduto il contatto del suo mare. Appartiene al Polesine, la regione fra Agige e Po, cioe della provincia di Rovigo… Vuolsi fondata prima ancora della venuta degli Etruschi, i quali dai suoi edifizii trassero, dicesi, l’esempio dell’atrio, o portico della casa (Atrium ab Atriatibus Tuscis dictum. Varrone). Decadde con Roma e con gli esarchi di Ravena”. Përkth. shqip: “ADRIA Atria, Hadria. Qytet shumë i lashtë i Venecias, nga i cili merr emrin deti Adriatik, tani në afërsi të bregut të këtij deti, në mes të grykderdhjes të Adixhe e të Po. Puna e vazhdueshme e lumenjve me transporte dhe depozitimet e lymit të imtë kanë bërë që të zmbrapset plazhi rreth 23 km, kështuqë tani qyteti Atria e ka humbur kontaktin me detin e tij. I përket Polesinës, krahinës midis Adixhes dhe Po, pra provincës së Rovigos. Thuhet të jetë themeluar më përpara se sa ardhja e Etruskëve, të cilët nga ndërtimet e tyre nxorrën thënien, shëmbullin e atrio-s ose portiku i shtëpisë (Atrium prej Atrianëve, thënie e Tuskëve/Etruskëve. Varron) Ra me Romën dhe me eksarkët e Ravenës”. (Atrium lat. ishte një sallë e madhe, si tip holli i ndërtesave antike romane e etruske, ndërsa Portiku ishte një hapësirë e mbuluar e mbështetur në kolona dhe e hapur për pamje. Kuptimi këtu është të tregojë se qyteti Atrio, për nga pozicioni gjeografik dhe rëndësia portuale e tregtare ishte si të thuash Portiku a Taverna e Adriatikut, si një shtëpi në lartësi, që sheh dhe zotëron pamje. A.L.) Te emri ADRIATICO (mare) f 159-160 shkruhej: “Gli venne il nome dalla citta di Adria (V,), në shqip: “I vjen emri nga qyteti Adria i Venecies”. Pas pothuajse një dekadë më vonë, autorët e enciklopedisë Treccani, Vol. I, bot. 1943, f 14, në emrin Adria shkruanin: “Adria, geograficamente Citta della provincia di Rovigo, sul Canal Bianco. L’Hadria, od Atria degli Antichi, si vuole abbia dato il nome al mar Adriatico, mentre, oggi ne dista circa 30 km. Appartene alla confederata etrusca, e divenne potente colonia. In parte seppelita dalle aluvioni dell’ Adige e dell Po. Vestigia del p. dell’ antica Adria// – Picena, v. Atri”; Në f 105: “Atri ant. Adria Picena, geog. C. della prov. di Teramo, su di un colle a 422 m.s.m. 14 202 ab. Atriano”. Shqip: “Adria, gjeografikisht qytet në provincën e Rovigut, në Kanalin e Bardhë. Hadria ose Atria e antikëve, duhet ti ketë dhënë emrin detit Adriatik, ndërsa sot është larg rreth 30 km (nga deti). I përkiti konfederatës etruske dhe u bë koloni e fuqishme. Në një pjesë është i mbuluar nëndhe nga aluvionet e (lumenjve) Adixhe e Po; Rrënojat e një pjese të antikes Adria Picena, shih Atri”; në f 105: “Atri, antikia Adria Picena, gjeografikisht qytet i procincës së Teramos, mbi një kodër në 422 metra mbi nivelin e detit. 14 220 banorë. Atriano”. Ndërsa në f 15, te emri Adriatico, mare, shkruhet: “In antico, l’-aveva una superfice piu vasta dell’attuale… E noto che il bacino del Po e la pianura del litorale furono, per molto tempo, letto alle acque dell mare. Gli antichi poi consideravano l’- come una continuazione del mar Ionio. I Romani lo chiamarono mare Superum. Rimane ancora incerto sel’- debba il suo nome ad Adria nel Veneto, oppure ad Adria Picena (Atri).” Shqip: “Në antikitet (deti Adriatik) kishte një sipërfaqe më të gjerë se aktualia… Është e njohur se delta e Po-s dhe rrafshina bregdetare ishin për shumë kohë, shtrat i ujrave të detit. Antikët e konsideronin pastaj si një vazhdimësi e detit Jon. Romanët e quanin Deti Superior. Mbetet akoma e paqartë nëse (deti Adriatik) ia detyron emrin e tij Adria-s në Veneto apo Adria Picena-s (Atri)”. Sic konstatohet, teza italiane megjithse e formuluar si e sigurtë, përsëri ruan një farë relativiteti. Shohim se edhe vetë brënda hapësirës italiane identifikimi i Atrio-s do të ndryshojë, duke u kthyer në një cështje të diskutueshme ndërmjet dy qyteteve pretendente, nga të cilët njëri është në deltën e Po-s dhe tjetri shumë më poshtë, afër Ankonës. Në këtë rast vërehet se edhe ajo njëfarë lidhje etimologjike nga atrium e portikus, duket se lëkundet. Varroni ishte një historian romak i shek I p.e.r. dhe ai nuk kishte përse të merrej si shtylla kurrizore për këtë cështje, sepse shumë kohë më parë për këtë ishin deklaruar autorët antikë grekë më të hershëm.
Pak njohuri dhe krahasim edhe me detin Jon. Për shkak të shprehjeve më të qarta të autorëve antikë, emërtimi i Jonit, nuk paraqet ato vështirësi si të Adriatikut. Këtu, enciklopeditë italiane nuk shënojnë ndonjë pretendim prejardhje italike, megjithse realisht të tilla formulime kishte në antikitet. Me këtë rast, te Treccani psh, mungonin fare edhe ato dy rreshtat për historinë e etimologjinë. Ajo që thonë autorët italianë, se në antikitet deti Adriatik konsiderohej si një vazhdimësi e detit Jon, ka nevojë për një sqarim për lexuesit tanë. Në një kohë të parë, para dhe mbas shek VIII p.e.r., kur fillon i quajturi si “kolonizimi i madh perendimor helen”, si Jon autorët e vjetër helenë quanin komplet Jonin që njohim sot dhe të gjithë pellgun që zë sot Adriatiku. Ky realitet i ish traditës helene reflektohet qartë te Herodoti shek V p.e.r. i cili si “deti dhe gjiri Jon” e quan pellgun edhe deri përtej Epidamnit. (Herod. “Historiae”, VI,127: “Amfinesti epidamnas, i biri i Epistrofit, erdhi nga gjiu i Jonit”; IX, 92: “por nga Apollonia që ndodhet buzë detit Jon”)* Ndërkaq së paku nga shek VIII p.e.r. kur hetohen liburnët dhe ardianët si zotërues të bazave të fuqishme Korkyrë/Korfuz e Epidamn, mbase duhet të ketë filluar të lëvizë edhe emërtimi gjiri, deti Adria/ Adriatik. Në pak kohë Adria do ti shtojë pretendimet duke i marrë hapësirë detare Jonit, aq sa disa autorë e bënin emërtimin sipas dëshirës ose jo rrallë edhe të dyzuar. Kjo ka qenë arësyea që Skylaksi, një autor i shek VI-V p.e.r. detyrohet të bëjë sqarimin: “Deti Adriatik dhe Joni janë e njëjta gjë”. (Scyl. “Periplus”, 26, 27) Sic rezulton nga autorët antikë emërtimi i detit Jon lidhej me mitologjinë. Një paraqitje më të plotësuar e jep Apollodori i shek II p.e.r. që shkruante: “Hera dërgoi një zekth, i cili iu ngjit lopës (është Io ose Jona e shndërruar nga Zeusi që e dashuronte, në një mështjerrë të bardhë. A.L) e bëri që ajo të hidhej në det dhe prej saj ky det mori emrin Jon. Jona përshkoi pastaj Ilirinë dhe duke kapërcyer malin Hajmon, kaloi me not ngushticën e Thrakisë, që për shkak të saj e quajnë tani Bospor…(Apollod. “Bibliotheca”, II, 7) Apollodori i ishte referuar mitologjisë së njohur helene të Zeusit dhe Io/Jonës, të cilën e trajtonte edhe Herodoti (II, 153). Sic njihet kjo mitologji helene kishte afërsi e imitime nga mitologjia egjiptiane e Isidës dhe e Hyut kokdem Apisit. Por, referenca e Apollodorit merr një interpretim mjaft të rëndësishëm për ne, sepse ka përmendur “kalimin e Jonës edhe nëpër Iliri”, gjë të cilën nuk e ka fare Herodoti. Dhe kjo do të thotë për ne, se ilirët mbi variante të tyre të vjetra, kishin bërë imitime e identifikime me mitologjinë e madhe helene, ose ndoshta edhe me ndikime egjiptiane e fenikase direkt. Tek autorë të tjerë antikë, krahas avancimit të Adriatikut, ne do të konstatojmë edhe një fakt tjetër: ilirët që nga një kohë e hershme i kishin bërë një modifikim ish emërtimit të vjetër nga Jona femërore, duke futur në lojë varjante me një Jon mashkullor me origjinë ilire. Sipas Strabonit (“Geographica”, VII, 9.), që citon referencën nga vepra e Theopompit të shek IV p.e.r. (sot e humbur) rezulton: “…malet Keraune, fillim i ngushticës së gjireve Jon e Adri… Joni është emri i pjesës së parë të këtij deti, ndërsa emrin Adria e ka pjesa tjetër gjer në fund, por tani i tëri ka marrë këtë emër. Theopompi thotë se nga këta emra njëri (kuptohet Joni A.L) rrjedh prej sundimtarit të këtyre vendeve që ishte nga Isa…” Tek Apiani i shek II (Bella Civilia, II, 39.), do të informohemi edhe për një Jon tjetër, një ish bazileus mitologjik ilir, me një ish origjinë barbare nga gjyshi Epidamn dhe i përmirësuar me “farë hyjnie të Poseidonit”: “Joni i biri i Dyrrahut, të cilin e ka vrarë pa dashje Herakliu dhe ku vetë Herakliu e ka hedhur në det me qëllim që ky det të bëhej eponim i Jonit” etj. Kështu te emri Jon shohin edhe pretendime për një prejardhe dhe përkatësi ilire. Te autorët antikë e gjejmë të reflektuar edhe garën e pretendimeve, për ti dhënë një pronësi me përkatësi etnosi, emërtimeve të këtij deti. Stefan Bizantini i shek VI (“Urbibus et Populis”, Jonion) shkruante “Jonion, det pranë Italisë. Eskili në Prometeu i lidhur. Disa thonë se rrjedh prej ilirit të quajtur Jon, disa të tjerë prej italikut Jon. Edhe Adriatiku quhet gjiri i Jonit. Jone quhej edhe deti që nga Gaza e deri në Egjipt, prej Iut/Hyut që kishte fytyrën si të kaut”. Shihet qartë se në këtë garë kemi: helenët e Eskilit me Ion/Jonën femërore e cila nga shtatzania me Zeusin ka lindur në bregdetin egjiptian Hyun kokdem Epafin ose Jonen, të cilin grekët e krahasonin me Apisin, Hyun egjiptian kokdem të birin e Izidës. (Krhs. edhe Herodotin cit.); kemi ilirët me dy bazileusa Jonë, njëri nga Isa, kurse tjetri nga Durrësi, biri i Dyrrahut, nipi i Epidamnit, një emër i krahasueshëm ky me “dem”, ku sa duket reflektohen gjurmë të lashta të një mitologjie ilire me metamorfizime demash, lopësh e vicash pinjollë; kemi edhe më të vonuarin italikun Jon. Me prejardhje helladike, epirote e ilire dmth nga ish gadishulli ynë Evropa në gadishullin Apenine kishte me dhjetra emërtime. Një pjesë e këtyre emërtimeve lidheshin me emigrime të hershme dhe një pjesë edhe me eksporte të mitologjive etj.
Një mendim i vegjetuar për afro tre dekada. A mund të lëkundej sadopak pikpamja italiane? Këtë ide dhe disa shënime me karakter diskutues, i kam pasur qysh nga v. 1968. Thjeshtë për vërejtje personale të pavarura, unë kisha konstatuar, se disa autorë antikë të hershëm dhe të mëvonshmit pas tyre, kishin përmendur detin Adria-Adriatik, lumin Adria, qytezën Adria, malin Adria, banorin adriates etj. Ata e lokalizonin të qartë shtrirjen e detit Adria/Adriatik, lokalizonin të qartë malin Adria te fiset Ardiane, ndërsa nuk kishte qartësi për identifikimin e lokalizimin e lumit Adria dhe qytezës Adria. Në këtë pikë unë kisha vërejtur se edhe Adria-lumë e Adria-qytet me pak arsyetim kalonin në anën tonë ilire, duke e cuar të tërë ballancën e Adriave në favor të gadishullit tonë. Në vizimet e punës kisha edhe ndonjë vërejtje të karakterit gjuhësor. Te fiset ardiane do të mjaftonte vetëm një metatezë, që ardiani të sillej si adrian dhe banori të barazohej me adriates. Për këtë kishte një bazë arsyetimi, sepse po aty autorët antikë kishin lokalizuar malin Adria. Nqs emërtimet tona me Adria ishin interpretuar, ose mund të kishin qenë si rrjedhime të një emërtimi deti të tashëm ose më të lashtë, apo shpesh edhe si rrjedhime të shprehjeve, si psh “Adria e taulantëve” te Bizantini, atëhere përse nuk duhej të ishin si të tilla edhe ato dy Atriat italike?! Nga trajtimi i autorëve antikë mua më rezultonte se tek “Atria/Adriat” italiane kishim të bënim me një përpunim-rregullim italian. Një temë kaq delikate sigurisht që më fuste frikën, sepse kishte përfundime të shprehura në enciklopedi me autoritet, pastaj vërejtjet bëheshin nga pozicioni i një autodidakti etj. Kisha ngurruar edhe më vonë, për shkak se autoritetet tona linguistike nuk kishin shprehur ndonjë lloj mendimi. Por, mbi të gjitha ishte persekutimi politik. Aso kohe nuk mjaftoheshin vetëm të të thoshin se “ke rrokullisur vozën në Krane”, por ndonjë vigjilent të rraste prapa krahëve edhe ndonjë letër në Komitetin e Partisë… Më 1981, duke u marrë me disa varjante supozimesh rreth kompozitave të emërtimit Skodrinon, përsëri kjo cështja e Adrias më kishte intriguar mjaft. (Skodrinon = S/Kodra + Drin/on; Shkamb kodra + Drin/on; Skord + Drin/on si Drini që vjen nga mali Skord; ?)
Pjesërisht idenë time të pjesmarrjes të hidronimit Drin në kompozitën Skodrinon, kësaj rradhe guxova dhe e dërgova për diskutim e botim në red. e rev. Studime Historike.1 Mbas nja dy vjet pritjeje, shkrimin tim e diskutuan, por nuk e gjetën të botueshëm. Në shënimet lakonike që kishte vënë anash fletëve të shkrimit tim, prof. Z. Shkodra kishte shkruar edhe një supozim të tijin: “Shko + Drini, dmth andej nga shkon Drini? Krahaso monedhat e vjetra të Shkodrës “Skodrinon”. (Ruajmë origjinalin) Kjo ide, që me sa duket kishte qarkulluar aso kohe edhe nga të tjerë, në realitet mbetej vetëm si një supozim i thjeshtë dhe nuk kishte ndonjë farë ilustrimi që të merrte miratimin së paku si hipotezë. Sidoqoftë për mua ishte me shumë interes sepse pranonte brënda kompozitës elementin hidronim Drinin. Hidronimi Drin i lidhur edhe si etimologji si rrjedhje ujore, me një kronologji të lashtë indo-evropiane etj, hapte premisën që të hidhej së paku mendim-supozimi se Adria/Adriatiku e kishte marrë emërtimin nga gadishulli ynë. Por, për arësye të kuptueshme unë nuk pata më mundësi ta zhvillonja këtë temë. Deri në atë kohë, për etimologjinë e Shkodra, Cabej – Xhuvani kishin ripërsëritur një hipotezë të Hanit, që bazohej në albanishte/shqipen Kodra.2 Në v. 1993, prof. D. Luka e demostroi në parametrat e një hipoteze, kompozitën Skodrinon të përbërë nga dy fjalë të lashta të gjuhës shqipe shko dhe Drin me kuptimin “/qytet i ndërtuar/ aty ku shkon Drini”, duke pohuar në të njëjtën kohë që “emri ka kaluar pandërmjetësisht nëpërmjet gojës së shqiptarëve që nga koha pararomake, sepse zhvillohet në pajtim të plotë me rregullat e fonetikës historike të gjuhës shqipe”.3 Në v.2001, e trajtova këtë temë dhe krahas mendimeve tona kemi shprehur dhe disa vërejtje për gjëra të diskutueshme, si psh për kalimin nga emërtimi Skodrinon i regjistruar në monedhat me shkrimin grek, në Skodra në kohën romake.4 Kishte pasur edhe gjatë influencës greke ndonjë evolucion vendas që kishte dhënë një Skodra, të cilën e gjetën romakët, apo këto të fundit e imponuan drejpërdrejt atë trajtë? Përse në regjistrimet e mëvonshme në latinishte do të kishim edhe një rikthim si “Skodrinense”? Ishte vetëm cështje fonetike? Kështu ne mendonim dhe mendojmë përsëri se mbi një formë më të hershme ka pasur edhe zhvillime të tjera, cka do të thotë se emri nuk ka qenë i pandryshueshëm. Mini ndryshime ka pasur edhe në vet shqiptimet e ndryshueshme të zonave vendase dhe më në fund skishte përse të mbahej si absolute “ai kalimi i vazhdueshëm vetëm nëpër gojën e vendasve”, sepse në kohën e pushtimeve kishte edhe gojë të tjera, aq më teper “kur fonetika historike e shqipes” nuk hynte me aq precizion në punë. Plini i Ri shek I, shënonte: “mbi brigjet e lumit Drin, ndodhet Skodra, një qytet që gëzon të drejtën romake, tëtëmbëdhjetë mijë hapa larg detit. Përvec asaj po zhduket kujtimi i shumë qyteteve greke dhe shumë qendrave të fuqishme. Dhe me të vërtetë në këtë krahinë qenë labeatët…” (Plini, Natyralis Historiae, III, 22.26) Ironia e ndryshimeve qëndronte këtu se Skodra, që ai e kishte vendosur midis dy brigjeve të lumit Drin, tashti me dashje a pa dashje, dukej sikur kishte humbur pikërisht Drinin, që ishte në regjistrimet pararomake me shkrimin grek si Skodrinon/ Skodreinon. Sic njihet ndryshime shkaktojnë edhe të folmet e ndryshme zonale dhe si më vecanërisht diftongjet hundore, psh te kompozita Balldre, që noteri venecian më 1416 e kishte registruar si “Baladrini”. Një “ei”, greqishte, që kishte vlerën fonike të një “i” e kishim për shek III p.e.r. edhe te regjistrimi Epeirotan – Epir. Ne na duket se ajo “a” fundore te Skodra është një rezultat i ndikesës romake. Një emër femëror që është gjetur në Durrësin antik, figuron në formën Skodrina. Të vërejmë edhe formën shkodrian të toskërishtes. Te Flori romak i shek II me anë të një lloj “gabimi ortografik”, nqs mund të quhej kështu, apo të një metateze edhe vetë Skodra na kthehej si Skorda. (Epitome, II, 13) Dhe cfarë duhet të themi pastaj kur konstatohet se edhe 4 shekuj më parë në monedhat me shkrimin grek konstatohet po kjo grafi si SKORDI-NON /Skordinon, që numizmati S. Islami e quante “si gabim ortografik të formëpunuesit të monedhave”?!5 Gjithsesi, e rëndësishme për ne është prezenca e hidronimit Drin, në emërin e lashtë të qytetit, që në monedhat na del edhe me formën e thjeshtë Drinon e Dreinon. Në këtë pikë ne kemi ngritur cështjen në se kjo trajtë shkrimi duhet interpretuar si emërtim i një ish qyteze a pjese lagjeje (si te Lisi e Akrolisi) apo si një shkurtim i Skodrinon – Skodreinon, sic i kishte interpretuar komentatori numizmat S. Islami. (cit 5) Të mos e harrojmë se e kemi edhe ne një krahinë si Zadrima dhe kjo Te Drin apo Te Drinas, mund të komunikonte në të dy degët me lundra me detin Adriatik.(krhs. më poshtë me Adrise, Hadria, Jader, Zadari i sotëm) Sic më rezulton nga botimet, me zërin Adriatik prof. Cabej nuk është marrë, kurse te zëri Drin, ai dhe linguistët europianë para tij (në fakt Cabej bën vetëm një sintezë dhe jep bibliografitë), kanë futur një kategori të tërë lumenjsh në një hapësirë kolosale, por si cuditërisht Drin-ët e Adriat tona gadishullore nuk i kanë lidhur fare me detin Adriatik dhe për më tepër as nuk i kanë krahasuar së paku as si ngjajshmëri me Adri-at italike.6 (?!)
Cfarë rezulton konkretisht në autorët antikë për detin Adria/ Adriatik dhe Adria-t tona. Do të ishte shumë e natyrshme dhe e përligjur, edhe nga sa sipërtrajtuam, që te autorët antikë romakë, të kishim pohime të një prejardhje italike të emërtimit të detit Adriatik. Mirëpo rezulton se pohime të tilla krejtësisht të qarta, të cilat të korespondojnë edhe me ato të autorëve antikë grekë, nuk ka. Straboni, që në zërin Adria është më i bollshmi, shkruante: “Nga veriu deti i Sicelisë arrin deri te kepi japyg, te gryka e gjiut të Jonit…malet Keraune janë fillim i ngushticës së gjireve Jon e Adria… Gjiu i Jonit është një pjesë e atij, që ne tani e quajmë Adriatik, i cili djathtas kufizohet nga bregu i Ilirisë dhe majtas nga bregu i Italisë, deri në fund ku gjendet Akuilea… gjatësia e tij është rreth 6000 stade, gjërësia e tij më e madhe nuk i kalon të 1200 stadet”.(G.II, 20. 5; VII, 8) Ai vazhdon: “Pas këtyre vijnë gjithë ata që zënë brigjet e gjirit Adriatik dhe teritorin e Akuilesë…Në malet Apenine gjendet një liqen, nga i cili del lumi Atesin; ky lum pasi merr me vehte edhe lumin tjetër Atagin, derdhet në Adria… Një tjetër vargmal shkon drejt Ilirisë e Adrias… Akuilea, që është nga të gjitha qytetet e këtij vendi, më afër fundit të gjirit të Adrias, ka qenë ndërtuar nga romakët për të përmbajtur barbarët.. Anijet e ngarkesës arrijnë në këtë vend nëpër Natiso, duke kaluar një largësi më tepër se 60 stade. Kjo është qendra e tregëtisë së romakëve me ata popuj ilirë që janë afër Istrit…(IV, 6.9; V, 8.1) Sic shihet me Adria, gjithkund kuptohet vetëm deti ose gjiri i Adrias/Adriatikut, ku derdhet lumi Po dhe afluentët e tij. Duke iu referuar Theopompit të shek IV p.e.r. (sipër. cit.) Straboni (VII, 9) vazhdon: “Theopompi thotë se nga këto emra njëri (është fjala për emrin e detit Jon. A.L.) rrjedh prej sundimtarit të këtyre vëndeve, që ishte nga Isa dhe emri Adria rrjedh prej lumit omonim … Theopompi thotë edhe disa gjëra të tjera të pabesueshme… që (lumi) Istri me një nga grykat e tij derdhet në Adria. Të tilla janë edhe disa thashetheme të Eratostenit, sic thotë Polibi…I gjith bregu i Ilirisë është me shumë porte të mira si në bregdetin e gjatë e si në ishujt e afërm, kurse përkundrazi nga ana e Italisë përballë s’ka porte”. (kupto të mira. A. L; Strab. VII, 9, 10) Të vihet re pra se Theopompi në shek IV p.e.r., tre shekuj para Strabonit, kishte pohuar se “emri i detit Adria/Adriatik rrjedh nga emërtimi i një lumi si Adria”, porse nuk kishte bërë ndonjë lokalizim dhe identifikim me ndonjë lum Adria të Italisë, përkundrazi sic do ta shohim në autorë të tjerë, lokalizimi ishte në bregun ilirik. Gabimet, ose thashethemet e dëgjuara të shek IV p.e.r. si psh “derdhja e një dege të Istrit/Danubit në Adrian det”, sigurisht se janë të falshme. Le ta shohim tani se në cilin teritor mund të lokalizohet ky lumi Adria, të afrojmë edhe një krahinë të madhe që quhej Adria dhe ti trajtojmë pak edhe Adria-t e tjera ilire, duke ja kundërvënë asaj qytezës shumë të lashtë etruske – italike. S. Bizantini i shek VI, duke cituar shumicën e autorëve antikë, na ka lënë një vepër të sintetizuar të shkëlqyer, “Peri poleon kai demon”, ku shkruan edhe për qytetet dhe popujt ilirë e epirotë, ku jep edhe të dhëna me shumë rëndësi të karakterit gjuhësor, mbasi ai vetë ishte një leksikograf i shquar etj. Ja si shkruan ai: “ABROI, fis pranë Adrias së taulantëve, fqinj të helidonëve, sipas Hekateut… ADRIA, qytet dhe pranë tij gjiri Adrias si edhe lum, sipas Hekateut. Krahina është e pasur me kullota, prodhon dy herë në vit, lindin binjakë, shpesh edhe tre katër keca në vit, gjithashtu në disa raste edhe pesë e më tepër; dhe pulat pjellin dy herë në ditë dhe nga madhësia janë më të vogla se të gjitha pulat e tjera. Qytetari dhe banori adrianos, sipas Asianit. U thonë edhe adriates dhe detit- Adriatik”. ( f 416) Mund të konstatohet fare lehtë se informatat e Hekateut të shek V p.e.r dhe Asianit, interpretohen nga Bizantini me një vendodhje përgjatë bregut Adriatik të gadishullit tonë. E kemi të bazuar lokalizimin e “qytetit Adria, lumit Adria, krahinës Adria, banorëve adriates”, në bregdetin tonë Adriatik, nga fakti se në Iliri e ka vendosur vetë Aristoteli i shek IV p.e.r. këtë “krahinën Adria, ku dhitë pjellin nga tre – katër keca në vit dhe pulat nga dy vezë në ditë”, informatë të cilën, padyshim se edhe ai e ka marrë nga Hekateu i shek V p.e.r. , po ashtu si Bizantini. Ja ta citojmë për siguri dhe krahasim Aristotelin (842, b): “Thuhet se tek ilirët gjëja e gjallë pjell dy herë në vit dhe më të shumtat bëjnë binjakë, bile shumë tre ose katër keca, disa pesë e më tepër… Thonë se edhe pulat nuk bëjnë një ve në ditë si në vënde tjera, po pjellin dy e tre herë në ditë…” Po këtë Iliri e ilirët, ka parasysh edhe Skymni i shek III-II p.e.r., kur shkruante: “Pastaj vjen i quajturi det Adriatik, Theopompi përshkruan pozicionin e tij, ai bashkohet me detin Jon… Thonë se rreth detit Adriatik, banojnë një shumicë e madhe barbarësh, pothuajse njëmilion e pesqindmijë e aty, sic thonë edhe bagëtia pjellin binjakë… Iliria një tokë e gjatë…anës detit Adriatik…” (Scymni, Europa, 368-440) E dhëna e Hekateut shek V p.e.r. korespondon me atë të Theopompit shek IV p.e.r., që “lumi Adria i ka dhënë emrin detit Adria” dhe se teritori se ku ndodhej ky lum lokalizohet krejtë i qartë në hapësirën tonë ilirike, nga Aristoteli i famshëm i shek IV p.e.r. etj. Hekateu që ka qenë më i hershëm se Theopompi, kishte edhe elementin qytet, përvec lumit. Straboni shënonte: “Fiset panone janë breukët, andrizetët, ditionët, peirustët, mazejtë dhe desidiatët…Përvec këtyre janë edhe disa fise të tjera të vogla më pak të rëndësishme dhe që shtrihen gjer në Dalmaci e gjer në krahinat e ardianëve, nga ana e jugut. I gjithë vendi që shtrihet nga gjiri i Adrias, vend malor, gjer në gjirin e Rizonit dhe tokën e ardianëve… bie midis detit dhe fiseve panone”. (VII,5.3) Konstatohet se autorët antikë krahas makroemërtiveve hidronime si deti e gjiri Jon dhe Adriatik, përdornin edhe ekuivalente si deti e gjiri i Ilirisë apo Italisë e madje edhe si “gjiri i Europës”. Në raste të tjera kemi edhe emërtime lokale si psh “deti i Dalmacisë”, “deti i Sicilisë” etj, dhe në këtë rast të tilla mikroemërtime kemi me “gjirin e Rizonit dhe gjirin e Adrias”, ku mbase do të kishin edhe “gjirin e lumit Drin”, tonin. Me krahinën ose me detin Adria duket se shkon edhe ai “Baretion, fshat pranë Adrias” e Bizantinit (f 417), informatë për të cilën ai na jep edhe referencën nga Theopompi, XLII, për të cilën ne mendojmë se shkon me Barin/Tivarin, që italianët e bënin si Antivarino, megjithse nuk janë në vijë të drejtpërdrejtë. T. Livi shek I p.e.r. , sic e shënon red. “si gabimisht” e shkruante Drinin e Skodrës si Oriund, lumë “i cili buron nga mali Skord dhe pasi përmbledh Klausalin dhe Barbanën që buron nga liqeni Labeat, derdhet në detin Adriatik. (XLIV, 31) Shihet se ky Oriund, që mund të ishte si Driund, ka gabim edhe në vendburimet, ndërsa e sjell Barbanën/Bunën me derdhje në Drin e jo të kundërtën. Në këtë arsyetim shkon afërsisht edhe Ptolemeu, kur menjëherë pas Ulkinion, vendos “Gryka e lumit Drilon”, që shtrihet deri te Lissos. (II, 16,3 e 4) Rëndësia e Drinit tonë shihet se ishte një pikë-qendër edhe për gjeografët edhe për navigatorët, kur Plini shkruante se “Iliria, në gjerësinë më të madhe shkon 325 000 hapa; gjatësia e saj që nga lumi Arsia deri te lumi Drin arrin 800 000 hapa. Nga Drini deri në Kepin Akrokeraun janë 172 000 hapa. Agripa e ka matur këtë gji të Italisë dhe Ilirisë me 1 700 000 hapa. Ky gji, në kufijtë që i kemi dhënë përfshin dy dete: detin Jon në pjesën e parë, më brënda Adriatikun, që e quajnë të epërm”. (Plini, III 26,29) Sipas Apianit: “Agroni ishte mbret i vendit të ilirëve… ky i kishte shtrirë pushtimet që nga Fari e deri në Epidamn e Korkyrë dhe kishte një flotë të madhe…pretendonte trashigiminë e Pirros së Epirit…” (H.R. Ilyrike, 4.7) Ndërsa Dion Kasi na sqaron se Agroni sundonte edhe mbi ardianët e po ashtu edhe Teuta e shoqia. (H.R. f 272) Mund të konstatojmë se Shkodra ndodhej afërsisht në qendër të hapësirës gjatësore të Ilirisë e Epirit dhe mbase kjo mund të ishte një kanditate e asaj Adria-s, si lumë e qytezë. Kujtoni ato monedhat si Drinon e Dreinon. Na duhet të shënojmë këtu të gjith shtrirjen që zënë Drinët në gadishullin tonë gjërazi e gjatazi, cka edhe shkon me hapësirën e ilirëve. Nga Straboni nxjerrim edhe këto: “Buzë detit Adriatik është pothuajse e tërë Ardia, kurse në mes ndodhet Paionia…Është edhe mali i Adria, që e ndan Dalmacinë…pastaj është lumi Naron, rreth tij janë ardianët…afër ardianëve është Fari…Ardianët më vonë i quajtën edhe uardanë…pas bregdetit të ardianëve dhe plerejve vjen gjiri i Rizonit dhe qyteti Rizon dhe disa qytete të vogla. Vjen edhe lumi Dril, i cili më thellë nga lindja arrin deri në Dardani… (VII, 5, 6,7) Tani vëreni me kujdes se si edhe Ardia ilire ka aty afër malin Adria. Shikoni po me kujdes se si emrat e ilirëve adrianë paraqiten me trajta që variojnë si: “ardianë, uardanë, vardajt, vardeioi, sardiejt” të cilat kanë nevojë për specifikime e mendime kompetete të gjuhësisë. (shih në Treguesin e emrave) Nga Theopompi i shek IV p.e.r. kemi informatën e sigurtë të regjistruar se në atë kohë kishin ekzistuar fiset ardiane dhe që madje ishin mbizotërues në një hapësirë të madhe, kishin një sasi prej 300 000 skllevërish etj.(Atheneu, VI, 271e 101) Duhet theksuar këtu se cfarë tregëtie kolosale skllevërish duhet të kenë bërë këto ardianë/adrianë, megjithse edhe kjo shifër hyn në ato ekzagjerimet e Theopompit. Duke iu referuar Treguesit të emrave, shohim se në teritorin tonë të bregdetit dhe atë të brendshëm gadishullor, kemi disa emërtime me “Drin” dhe kemi disa qyteza a qytete të tipit Adria, si psh: Adra, Adrise, Hadre, Jadera, qytet i Liburnisë, (Ptolemeu, II, 16,6 etj) që shkon me Zadarin e sotëm. Të kujtojmë këtu se sllavët e sollën edhe detin Adriatik si Jadranskoje more. Pra Jadera e Jadranskoje shihet qartë edhe me sy të lirë se kanë një lidhje. Në këtë hulli për mendimin tonë do të shkonte edhe emërtimi i alpeve Dinarike, ku me një”r”, do të ktheheshin si alpet Drinarike. (Për krahasim po kujtojmë edhe malin Jablanica, ku me heqien e “J” sllave dhe metatezën “lb” do të kishim malin Albanik ?) Po kështu kemi Adrianon, fortesë në Maqedoni (Proc. IV, 4); por kemi edhe monedhë me etnikonin ARDIANON e gjetur në Elbasan, sipas N. Cekës.7 Në librin e tij të fundit “Ilirët”, 2001, N. Ceka, nuk e ka rradhitur edhe qytetin Adria, si një ndër më të hershmit, krahas Sesaretit etj dhe ne do të thoshim se ky duhet të jetë. Pretendimi aq i sigurtë italian, besojmë se lëkundet akoma më shumë po të kujtojmë se në atë zonë ku ata kanë Atrin/Adrian dhe një degë të parëndësishme të lumit Po, ka pasur infiltrime të jershme të etruskëve dhe të vetë ilirëve adrianë. Përfundime: Lumi Adria, krahina Adria etj, që përmendin autorët antikë të hershëm si Hekateu e Theopompi etj, që sipas tyre i ka dhënë emrin edhe detit Adriatik, rezulton në teritoret ilire. Mbetet për identifikim qyteza Adria, që kërkon të dhëna të tjera, të dhëna arkeologjike etj. Emërtimi ilir i detit Adriatik, qoftë edhe si një luftë konkurrence midis romakëve e ilirëve, dëshmon për një ekzistencë të thellë të këtyre fiseve në teritorin e gadishullit tonë dhe se ata kishin karakteristika të një faze të etnosit.
Referencat Bibliografike: * Të gjitha referencat nga autorët antikë janë nxjerrë nga libri “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë”, 1965. Për lehtësi leximi dhe për mosngarkesë të panevojshme ref. e autorëve antikë i kemi vendosur në tekst në kllapa. 1. A. Luka, “Shënime për Komunën qytetare republikane të Shkodrës në shek XIV – XV, sipas M. Barletit dhe M. Becikemit”, ruajmë origjinalin me shënimet e prof. Z. Shkodra) 2. E. Cabej, “Studime Gjuhësore”, V. I, Prishtinë, f 285; J.G. Hahn, “Albanische Studien”, I, 1853, f 238; A. Xhuvani, E. Cabej, “Parashtesat e gjuhës shqipe”, bot. në “A. Xhuvani”, Vep. 1, 1980, f 406. 3. D. Luka, “Rreth prejardhjes së emrit Shkodër”, në “Sem. I, Ndërkombëtar Shkodra në shekuj”, Shkodër 1994, f 223-228. 4. A. Luka, “Diskutim rreth kronologjisë, etimologjisë dhe evolucionit të emërtimit Shkodra”, gaz. Shqip. Etnike, 14 Qershor 2001. 5. S. Islami, “Le Monnayage de Scodra, Lissos et Genthios” me Katalogun e monedhave, në Rev. “Studia Albanica”, nr. 11, 1966, f 225 – 253. 6. E. Cabej, “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, III, 1987, f 319, zëri Drin. 7. Monedhë me etnikonin ARDIANON, kumtim gojor i N. Cekës, dhënë B. Jubanit, në “Varreza tumulare e Cinamakut, Kukës”, bot. në “Përmb. art. për Hist. e lashtë të Shqip.”, I, Disp. nga S. Anamali, 1971, f 198-200; Krs. për qytezën Adria edhe në “Hist. e Shqip.”, tekst maket 1974. |