“Lundrim” në hapësirat universale të kritikës letrare
Duhet pohuar që në fillim të këtij shkrimi modest, se e ndjej veten të befasuar nga hapësira universale e arritjeve artistike dhe e guximit qytetar të këtij kritiku kaq të rrallë. Duhet pranuar, se “peshorja” e Kadri Ujkajt është ndër peshoret më të “kolauduara” të kritikës tonë letrare. Botuesi i këtij libri (vërtetë të vlertë), në parathënien “Dy fjalë për autorin”, ka bërë një analizë mjaft të sintetizuar për autorin e këtij libri, saqë e kam mjaft të vështirë dhe më duken të varfëra fjalët që do të rreshtoj për këtë vepër brilante, para së cilës më duket sikur edhe penda kërkon të përkulet me respekt. Autori i lartpërmendur, Kadri Ujkaj, pa asnjë mëdyshje, bën pjesë në plejadën e kritikëve më të arrirë të kohës dhe kjo kryesisht për vetë faktin se penda e tij është “temperuar” në një “lëndë” antikonformiste, rrënjët e së cilës duhen testuar në genin fisnik të malësorit të shkolluar, (cilësi mjaft e rrallë që reflekton karakter të hekurt). Kadriu, ndonëse u shkollua në periudhën kur “lulëzonte” arti i “realizmit socialist”, ai fenomenet e kohës i gjykoi dhe i peshoi me peshoren e artit realist. Në qoftë se Ismail Kadare e “sulmoi” Fishtën për t’i bërë qejfin diktatorit, apo pse e shihte si një “mal” të pakalueshëm, Ujkaj (ndonëse mik dhe ithtar i Kadaresë), Fishtës i jep atë që i takon. Këtu na paraqitet me të gjithë madhështinë virtyti i malësorit intelektual, virtyt që jep mesazhe tepër të vyera në “temperimin” e karakterit të kritikëve dhe letrarëve të rinj. Në “Kurthi i Fjalës”, autori me shumë finesë dhe kulturë profesionale, stigmatizon mediokritetin letrar të shumë autorëve (të sotëm), i cili i “fshehur” pas “kuintave” të lirisë që na solli demokracia, po shfaqet si një “fantazëm” dhe e gjithë kjo, (sipas mendjes sime – MB), vetëm nga “impotenca” financiare dhe mediokriteti i ndonjë botuesi. Është vërtetë një akt qytetarie t’u kujtosh lexuesve dhe në veçanti të rinjve, ato figura aq të vlerta të letërsisë sonë, të cilat sistemi që lamë pas, jo vetëm që i la në “hije” por i denigroi në mënyrë të pamëshirshme. Fishta, Konica, Koliqi, Camaj, Pipa e plotë të tjerë, janë viktima të këtij denigrimi. “Diktatura deshi t’i varroste këta korifej të letrave, por sa më i thellë hapej “varri”, aq më lart ngrihej vepra e tyre” (MB). Kemi vënë re shpeshherë të bëhen krahasime mes shkrimtarësh dhe në veçanti mes poetësh, me qëllime fare të ngushta krahinore apo religjioze, nga njerëz fanatikë apo mediokër. Disa herë kam lexuar dhe dëgjuar të përflitet se kush është Poeti ynë Kombëtar, duke vënë në “duel” (dy të vdekur), Naim Frashërin dhe Gjergj Fishtën. Duhet pranuar se poezinë e re, ose moderne (për kohën) e solli arbëreshi i madh De Rada, vargun tetërrokësh, të cilin disa e quajnë “poezi e traditës”, e përdori me mjaft mjeshtëri Fishta, por kjo nuk i jep askujt të drejtë ta quajë Fishtën “bejtexhi”, siç bëri dikur Ismail Kadare! Jam i mendimit se fjalori i Fishtës është më i pasuri dhe më i larmishmi në poezinë shqipe dhe ndër më të larmishmit në poezinë botërore. Gjithsesi, testimi për të dhënë titullin “Poet Kombëtar” është vepra dhe jo emri. Në qoftë se do të vlerësojmë drejt veprat e autorëve, “Poeti Kombëtar” është i brendashkruar në veprën më të arrirë dhe që (sipas mendjes sime), “Lahuta” është maja e poezisë. Që të mos i largohem temës së shkrimit me analogji dhe hipoteza, po vazhdoj me autorin. Autori Ujkaj, i pajisur mjaft mirë me njohjen studimore të autorëve më madhorë të letërsisë sonë dhe asaj botërore, është futur triumfalisht në arenën e kritikës duke përballuar me sukses sfidat e së djeshmes dhe të sotmes. Ai i rrokë me forcë fenomenet e kohës, (autorët dhe veprat e tyre) dhe mbasi i kalon në “filtrin” e “laboratorit” të tij, i zbërthen përmes një analize korrekte pa asnjë lloj kompleksiteti. Autori, me mjaft kompetencë profesionale, na i sjell në “ekranin” e kujtesës figurat letrare të kohës (tashmë të afirmuara), por nuk harron në asnjë rast t’i kthehet retrospektivës, duke evokuar figurat më të shquara të letërsisë sonë. Me mjaft mjeshtëri e ka përdorur “martinelin” e tij, duke iu bërë “qilizëm” shekujve, për të nxjerrë në sipërfaqe ato figura të shquara që e kanë zanafillën që në shekujt XV-XVII dhe që konkuruan denjësisht në “maratonën” e madhe të Rilindjes Europiane; që nga Beqikemi, Barleti, Buzuku, Bardhi, Budi e deri tek Bogdani, për të cilin kritiku ynë flet me një superlat të admirueshëm dhe tepër objektiv. Janë pikërisht këto figura të spikatura të letërsisë sonë të cilat “startuan” me shumë sukses në “pistat” e letërsisë europiane duke lënë gjurmë të pashlyeshme mbi shekujt. Duke evokuar këta korifej dhe duke ia “xhuntuar” kohës së sotme, autori na bën një analogji: “Kishte të drejtë Dante kur ankohej: Unë bëra për Firencen, po Firence ç’bëri për mua?”. Autori i nderuar, Ujkaj, këtë analogji e bën në adresën e mikut dhe kolegut të tij, Ismail Kadare. Tepër miqësisht dhe pa asnjë ekuivok, do t’i kisha sugjeruar autorit, se Dante i madh, vërtetë vdiq dhe u varros larg Firences së tij (në Ravena), por gjithsesi Italia (si vend i kulturës së lartë tradicionale), nuk e braktisi asnjëherë Poetin e saj Kombëtar. Dante ka disa monumente në Itali dhe ajo që e nderon më shumë Danten është se gjuha letrare italiane është ndërtuar mbi bazat e dialektit të Firences, pra italianët me gjuhën e Dantes. Do të isha i mendimit që i nderuari Ujkaj, analogjinë e sipërpërmendur ta bënte me Poetin tonë (të papërsëritshëm), At Gjergj Fishta. Dhe unë do të shtroj pyetjen (për analogji): Përse ne shqiptarët nuk flasim me gjuhën aq të pasur dhe të larmishme të Fishtës? Pas analogjisë (mes Dantes dhe Kadaresë), autori me shumë të drejtë sugjeron: Po të qe Kadare i huaj, patjetër ne shqiptarët (minoranca mohuese) do t’i referoheshim. “E nëse askush në botë nuk mund të injorojë faktin që… popujt që kanë frikë vetveten shuhen, apo mbeten të paarrirë, sot askush s’mohon dot se, në qoftë se ne shqiptarët nuk jemi kurdët e Ballkanit në këtë copë truall të rrethqarkuar pesë herë me vetveten, askush nuk ka dhuroi. Ai që e solli deri në këtë ditë, sado tragjikisht, qe vetëm dinjiteti i vetvetes tonë”. Një vërtetësi absolute kjo thënie e autorit (MB). Me mjaft art, autori Ujkaj na sjell në “ekranin” e kujtesës prozatorin dhe poetin emadh (disident) Petro Marko. Petro Marko, – thotë autori, – do të deklaronte në çdo kohë se ishte komunist. Duke qenë se zoti Ujkaj nuk ka përdorur “nëntekstin” apo thonjëzat, unë këtë parashtesë do ta konsideroj si një akuzë ndaj komunizmit ekstrem të Enver Hoxhës. “Petro Marko është njëri ndër përfaqësuesit më autentikë të qëndresës stoike, si ndaj fashizmit ashtu edhe ndaj komunizmit ekstremist” (MB). Mjaft interesante është biseda që z. Ujkaj ka zhvilluar me shkrimtarin dhe dramaturgun e madh (disident) Fadil Paçrami, njëra ndër viktimat e mendimit dhe fjalës së lirë dhe paraprijësit të letërsisë dhe artit modern Perëndimor. Pavarësisht se nuk mund të merret si “kod” ligjor, çdo thënie e z. Paçrami, gjithsesi ai është dhe mbetet njëri nga simbolet e demokratit të vërtetë dhe intelektualit me karakter të pathyeshëm. Paçrami, ndonëse sot është një qytetar i lirë, ai asnjëherë nuk e shpërdoron lirinë me mllefe, sharje e fyerje, por qëndron stoik në mendimet e tij dhe në bindjet e koncentruara. Sërishmi (duke i kërkuar të falur autorit Ujkaj) do të bëj një analogji mes Paçramit dhe Kadaresë: Do të thosha se atë që pati guximin ta bënte Fadil Paçrami, nuk arriti ta bënte Kadare (ndonëse pozicionet nuk ishin fort të pangjashme). Dhe kjo padyshim flet për një karakter të hekurt dhe kur ky karakter shfaqet tek një intelektual dhe shkrimtar i madh siç është z. Paçrami, kjo merr përmasa universale duke ngritur në “zenit” veprën e autorit. Është meritë e autorit Ujkaj “gdhendja” me “skalitës” të mprehtë mjeshtëror e dy figurave të shquara të letërsisë sonë, Petro Markos dhe Fadil Paçramit, të dy viktima të luftës brenda llojit (të dy ish-komunisteë). Mjaft interesante është intervista që z. Ujkaj i ka bërë artistit të madh (të përmasave botërore) Lukë Kaçaj. Këtu shohim të gërshetuar moralin e lartë të dy malësorëve (nga e njëjta trevë), intervistuesin Ujkaj dhe të intervistuarin Kaçaj. Për të mos u zgjatur nuk do të hyj në hollësitë intime të kësaj interviste, por ajo që më duket me vlerë dhe për t’u theksuar është biseda aq e sinqertë mes shkrimtarit dhe artistit të madh (të persekutuar), i cili asnjëherë nuk shpreh mllef që i shkëputur si një “meteor” nga bjeshkët e Malësisë që e rriti, pushtoi me zërin e tij të fuqishëm Balshoi Teatrin e Moskës dhe shumë skena të botës, duke i shtuar krenarinë fisit, krahinës dhe mbarë tokës arbënore. Autori Ujkaj (me pendën e tij mjeshtërore) “derdhi” në prozë të gjithë talentin e tij kristal, në përkushtim të gjeniut Lukë Kaçaj, birit të shquar të trevës perlë të Malësisë, duke na kujtuar vargjet “perla” të Gëtes, të cilat i kthente në sinfoni i madhi Moxart. Nuk mund ta mbyll shkrimin pa nënvizuar “leksionin” tepër të vyer që z. Ujkaj i jep me shumë kompetencë profesionale dhe art “kritikës letrare shqiptare”: “Servilizmi modern apo moderniteti kallp nuk janë gjë tjetër vetëm forma të sofistikuara për të mbajtur gjallë frymën e patriotizmit folklorik, ndonëse shesim për ditë slogane me shumicë të patriotizmit iluminist, si filozofi e bashkëjetesës mes popujve, veçanërisht me fqinjët. Globalizmi nuk duhet harruar as injoruar, ka dy tehe”. Ky mesazh i kritikut Ujkaj duhet kuptuar si një sinjal alarmi për “modernistët e dehur” të cilët mbi tabanin e tokës arbërore kërcejnë me “këmbët e huaja”. Këtë lloj globalizmi do ta krahasoja me “internacionalizmit proletar”, ose e thënë më qartë, – kalim nga “bunkeri” në “nudo”! (MB) Duke vlerësuar dhe respektuar me të gjithë forcën e arsyes dhe të njohjes pendën e “Artë” të z. Ujkaj, do të konkludoj: Kritiku Kadri Ujkaj është njëri ndër modelet më të përkryera të kritikës letrare shqiptare. Madje do ta quaj “fishkulli” i kritikës tonë. Mark Bregu Krimi i organizuar shqiptar rrezik për kontinentin plak Editorial nga Albert Vataj, Sokol Pepushaj Ajo çka opozita shqiptare prej kohësh trumbetonte në hapësirat e saj mediatike dhe institucionale, ka zënë fill në një raport të Policisë Europiane mbi krimin e organizuar. Tanimë asgjë nuk është një manovër politike, një akuzë pa baza apo dhe një shpifje dashakeqe, siç ka preferuar t’i etiketojë pozita akuzat e opozitës. E vërteta e rrezikut që paraqet krimi i organizuar, si për Shqipërinë ashtu edhe për Europën, është si drita e diellit në qiellin pa re. Materiali i veçantë që po trajtohet në shtypin shqiptar dhe të huaj, si dhe interpretimi ynë sot ka të bëjë me Versionin e Hapur të Raportit të Bashkimit Europian për Krimin e Organizuar (OCR). Ky material tronditës është hartuar falë një bashkëpunimi shumë të ngushtë në mes të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe Europol-it. Raporti, i përgatitur me skrupulozitet, ofron gjithashtu një pamje bashkëkohore të gjithanëshme, si dhe një tregim tepër të qartë për kërcënimin që paraqet Krimi i Organizuar Ndërkombëtar (OC) në “familjen” e Bashkimit Europian. Politikëbërësit, shtuar këtu me bërësit e vendimeve të ndryshme ligjore, si dhe shumë organizata të tjera publike dhe private, besohet se mund të përfitojnë nga gjetjet strategjike, të cilat janë të prezantuara e të detajuara në raport. Kjo pra është arsyeja, pse kjo është bërë e mundshme dhe e hapur për publikun. Jurgen Storobeck, Drejtori i Europol-it, e ka bërë të njohur këtë raport, i cili ka vënë jo vetëm Europën në lëvizje e alarm. Ajo që të trishton në materialin prej 24 faqesh, që është mundësuar në sitën e Europol-it, është ajo pjesë bukur fort e dendur, ku flitet ashpër për Shqipërinë. Kriminelët shqiptarë përmenden qoftë për profesionalizmin e grupeve të tyre kriminale, qoftë për trafiqet e ndryshme të studiuara e fort të organizuara, por edhe rrezikshmërinë e madhe shoqërore, me të cilën përballet i gjithë kontinenti plak prej tyre. Shqiptarët kanë zhvendosur nga funksioni i tyre drejtues shumë grupe kriminale të kombësive të tjera, ndërsa në hartën kriminale të kontinentit zënë një vend të rëndësishëm, vend primar. Kjo “pjatancë” interesante e “kuzhinës” shqiptare është e helmët për Europën, aq më tepër edhe për ndonjë arsye ende të palexueshme sot, apo thjesht për më shumë nxirje mbi të zezë. Gjithsesi, ajo çka “Shqipërisë Etnike” i duket me interes të veçantë janë edhe rekomandimet që janë të përfshira në këtë raport. Këto rekomandime nuk janë bazuar vetëm në lidhjet e shumta taktike dhe strategjike, por edhe në rezultatet shumë pozitive, të cilat janë arritur në luftën pa kufi kundër krimit ndërkombëtar. Ky material që ne sot po i kushtojmë shumë hapësirë, ka marrë në konsideratë linjat kryesore, që janë punuar nga ana e grupeve kryesore “Taks Forcë” të Policisë Europiane. Në këtë material është e përfshirë edhe një parafjalë e përfaqësuesit të presidencës italiane, ajo e vetë Drejtorit të Europol-it, faktorët e përgjithshëm që ndihmojnë grupet kriminale në BE, ndryshimet politike dhe përgjegjësitë e grupeve kriminale, lehtësirat e faktorëve të ndryshëm ekonomikë, dimensioni social, teknologjia dhe krimi, kërcënimi nga grupet kriminale, tipet e krimit, iniciativat e ndryshme politike dhe ligjore. Ajo që “Shqipëria Etnike” vlerëson trishtuese edhe një herë është se Shqipëria është një protagoniste e vërtetë e hartës së zezë të Europës, një “krokodil” që rrezikon seriozisht gjallesat e tjera të rrjeteve të krimit, por ndoshta më shumë veten e vet.
Dukagjini, kjo sofër e madhe me burra të urtë Objektivat e Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” në fushën ekonomike, i bëri prezent zoti Pal Lera, kryetari i seksionit ekonomi-biznes, në një takim me biznesmenë të suksesshëm të zonës e më gjerë. 1. Nxitja për zhvillimin e komunikacionit. Ajo është në gjendje të dobët. Janë të ndërtuara rreth 330 km rrugë në zonën e Dukagjinit. Nga 35 fshatra, vetëm 10 fshatra janë të lidhura me rrugë makine, biles edhe këto nuk përshkojnë të gjithë fshatin, duke u kaluar në mes ose anash. Megjithatë edhe këto rrugë janë jo brenda normave e parametrave përkatës. Pra janë pa rrugë automobilistike 25 fshatra, ose 65% e tyre. A mund të ketë zhvillim komuniteti i Dukagjinit me këtë rrjet rrugor? Jo! nuk mund të mendohet për zhvillim ekonomik, kulturor dhe turistik të zonës, pa zhvillimin e komunikacionit. Prandaj e kemi përcaktuar objektivin e parë dhe do të punojmë për realizimin e tij duke bashkëpunuar me të gjitha nivelet e pushtetit lokal dhe qendror, me specialistët inxhinierë dhe teknikë për projekte e preventiva, me biznesmenë dukagjinas dhe shkodranë dhe më gjerë për t’u mbështetur në realizimin e projekteve. 2. Puna krijon të ardhurat, krijon zhvillim, krijon mirëqenie. Do të punojmë për nxitjen e punësimit të përhershëm dhe atë zonal brenda dhe jashtë vendit në bazë të ligjeve, duke u mbështetur në një platformë të studiuar, konkrete nga specialistë të fushave të ndryshme, në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe qendror. Për realizimin e këtij objektivi, brnda muajit shtator 2004, do të bëjmë regjistrimin e resurseve, që banojnë në zonë, në Shkodër, në qytete të tjera, si dhe të caktojmë mundësinë e shfrytëzimit të tyre në shërbim të komunitetit në veçanti dhe të shoqërisë në përgjithësi. 3. Blegtoria është një burim mjaft i rëndësishëm, për zonën burim kryesor punësimi dhe rritje të të ardhurave. Puna e jonë do të përqendrohet për të nxitur rritjen e zhvillimin e saj në shumëllojshmëri, veçanërisht në të imtave, si dhe për të siguruar treg të veçantë. Për këtë kërkojmë angazhimin e të gjithë specialistëve të këtij sektori për studimin dhe propagandimin e vlerave të produkteve blegtorale të kësaj zone, si dhe ndihmën e biznesmenëve për thithjen dhe përpunimin e produkteve blegtorale. Brenda tremujorit të parë të vitit 2004, do të bëjmë përpjekje për realizimin e një takimi me specialistë të kësaj fushe. 4. Flora dhe fauna, veçanërisht flora, si në gjithë Shqipërinë edhe në Dukagjin është dëmtuar shumë këto 13 vjet. Ajo është shfrytëzuar tmerrësisht në mënyrë barbare. Me qëllim shfrytëzimin racional dhe shtimin e saj në mënyrë të studiuar, do të nxisim projekte në bashkëpunim me specialistë të kësaj fushe, t’ia ofrojmë pushtetit vendor për zbatim dhe të kërkojmë mbështetje me fonde në shërbim të këtij sektori; të kërkojmë ndihmën e shoqatave të tjera që operojnë në këtë sektor për bashkëpunimin e mbështetje financiare, veçanërisht me Shoqatën Burimore të Pemakulturës në Shkodër, si dhe duke nxitur biznesmenët dukagjinas e më gjerë për t’u angazhuar në zbatimin e projekteve në këtë fushë. 5. Energjia elektrike është zhvillim. Pa të nuk mund të rritet mirëqenia dhe kultura. Për këtë do të nxisim studimin e rezervave hidroenergjitike të zonës, si dhe të kërkojmë në instancat përkatëse për ngritjen e shfrytëzimin e hidrocentraleve të vegjël me rrjedhje të lirë dhe me kosto të ulët. Zona jonë përshkohet nga dy lumenj, sot për sot jo të dobishëm për të, por me punë të studiuar dhe konkrete ato kthehen shumë të dobishëm për komunitetin e saj. Duke hartuar projekte me specialistë dhe duke bashkëpunuar me donatorë brenda dhe jashtë vendit dhe me ndihmën e pushtetit lokal, shumë shpejt mund të bëjmë të mundur ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël, si dhe ngritjen e rezervuareve të rritjes së peshkut (të troftës). Këta janë dy burime mjaft të dobishme për rritjen e të ardhurave e për rrjedhojë të mirëqenies së familjes dukagjinase. 6. Ne kemi shumë profesione tradicionale, si: punime druri, punime guri, punimi i veshjeve karakteristike prej leshi e të tjera. Do të punojmë për nxitjen e këtyre profesioneve, duke i evidentuar e bërë përpjekje për t’i organizuar në bazë komune, me qëllim: duke bashkëpunuar me ju biznesmenë, me ju tregtarë në shkallë lokale, kombëtare e më gjerë, të organizohet shitja e tyre në tregjet e ndryshme. Por duhet që njëri nga ju, ose disa prej jush, të marrin përsipër hapjen e një ekspozite për reklamimin e tyre, brenda vitit 2004. 7. Në zonën tonë ka shumë bimë mjeksore dhe industriale. Do të punojmë për njohjen dhe për shfrytëzimin racional të tyre si një burim punësimi e rritjeje të të ardhurave për banorët e Dukagjinit. Për realizimin e saj do të kërkohet ndihma e specialistëve, ndërhyrja juaj dhe e të tjerëve, për të nxitur banorët e kësaj zone në grumbullimin e këtyre bimëve dhe transportimin në vendet e caktuara për tregtim. Veçanërisht duhet të angazhohen komunat për organizimin dhe realizimin e kësaj veprimtarie ekonomike. 8. Do të punojmë për nxitjen e tregtisë brenda dhe jashtë vendit të prodhimeve tradicionale të zonës, duke bashkëpunuar me ju biznesmenë dukagjinas dhe shkodranë, nëpërmjet Dhomës së Tregtisë në Shkodër. 9. Ne bashkëpunojmë me Ju, donatorë e shoqata të ndryshme, mendojmë se në vazhdim të krijojmë fonde për të ndihmuar të varfërit sipas mundësive dhe burimeve që mund të grumbullojmë. 10. Shoqata bën përpjekje, me mbështetjen tuaj, të nxjerrë organin e saj, gazetën me emrin “Dukagjini”, se nëpërmjet saj do të bëhet propagandimi i punës dhe i vlerave të Dukagjinit dhe dukagjinasve, i punës suaj dhe i gjithë veprimtarive shoqërore, sociale dhe ekonomike të komunitetit. Të jetosh duhet të kesh kushte. Pra, në Dukagjin të jetohet dhe të mos braktiset duhet të krijohen kushte. Këto objektiva që prezantojmë i shërbejnë realizimit të kushteve për jetesë në Dukagjin. Treva e Dukagjinit nuk mund të zhvillohet pa realizimin e këtyre objektivave. Prandaj, ne bijtë e nipërit e saj duhet të jemi promotori i kontributeve në zhvillimin e komunitetit të Dukagjinit. Aq më tepër Ne na duhet të mobilizohemi, më tepër të japim atë më brilanten, një emri të shumëvuajtur që quhet Dukagjin. Ne, Ju, intelektualët dhe specialistët e fushave të ndryshme, që nuk janë të pakët, të bashkëpunojmë për studime, për evidentim të të dhënave sipas fushave të veprimtarisë, për projekte dhe t’i mbështesim për zbatimnë shërbim të nxitjes së zhvillimit të kësaj zone, në të gjitha fushat e përcaktuara në statut dhe në programin e përgjithshëm të shoqatës që paraqitëm para jush. Mendomë, se biznesi ka kohën e marrjes së përgjegjësisë së vet në zhvillimin e komunitetit. Një biznes i fuqishëm do të thotë një administrim i garantuar i qeverisjes vendore dhe më gjerë. Sa më i fuqishëm të jetë biznesi i integruar në gjithë jetën e komunitetit në qytet e në fshat, në të gjitha fushat e veprimtarisë jetësore dhe shoqërore, aq më shumë do të kemi kontribute të fuqishme në zhvillimin e komunitetit shkodran dhe aq më tepër të atij dukagjinas. Mjaft biznesmenë: në ndërtim, në përpunim druri, në energjitikë, në ushqim e të tjera, si: Gjergj Luca, Gjergj Vocaj, Ndue Pjetra, Pjerin Fushga, Gjok Harusha e të tjerë në Tiranë: Gjergj Leqejza, Ded Fusha, Tonin Gjoni, Pllumb Shqau, Gjergj Fermosi, Pal Gjolaj, Kin Pisha, Engjell Radohima, Pjetër Kakia, Pashko Lavrushku, Gjergj Kopshtari, Fran Merla, Gjelosh Musa, Lazer Cieta e të tjerë në Shkodër: Fran Marku, e të tjerë në Lezhë, kanë ngritur biznese të fuqishme në fusha të ndryshme të jetës ekonomike të Shkodrës dhe më gjerë, por duhet të mendoni më shumë për vendin ku lindët Ju ose të parët Tuaj. Ai ju sheh dhe ju pret dita-ditës t’i afroheni, të hyni në të me dashurinë e fëmijës për prindërit, me respektin për gjyshërit, që të kontribuoni për zhvillimin e tij. Ai ju pret dhe ju do të shkoni, se sa më shumë të zhvillohet komuniteti dukagjinas, aq më pak do të kemi fenomene negative. Personalitete të politikës ekonomike botërore kanë theksuar: “Disa njerëz mendojnë që një ndërmarrje tregtare, një biznes, është një lopë që milet prej të gjithëve. Disa të tjerë mendojnë se ndërmarrja tregtare, biznesi, është një tigër, që duhet të vritet. Në të vërtetë ndërmarrja tregtare, biznesi është një karrocë që tërhiqet nga shumë kuaj në rrugëme baltë…”. Pra, sukseset Tuaja, për t’u arritur kanë patur shumë mund e vështirësi, shumë pengesa, e veçanërisht jeni përballur me shumë mentalitete, me mjaft paragjykime nga njerëz mediokër, konservatorë; duke u përballur me lijgin e konkurencës së pandershme e të tjera e të tjera. Ju duke patur parasysh të gjitha këto, keni ditur t’i evidentoni, të sakrifikoni dhe t’i përballoni me guxim e pjekuri. Për këtë, në emër të shoqatës, ju përgëzojmë dhe ju urojmë suksese e faqebardhësi të mëtejshme. Ne nuk jemi as për t’ju mjelur si lopë, as për t’ju vrarë si tigër, por për t’ju nxitur në punën tuaj dhe në shërbim të Dukagjinit. Ku mund të kontribuoni? Ju mund të kontribuoni: në ristrukturimin e shkollave, të qendrave kulturore, në hapjen e rrugëve të fshatit, në grumbullimin e prodhimeve të ndryshme e deri tek bimët industriale e mjekësore, në zhvillimin e turizmit e të tjera, e të tjera. Në këtë takim, shumë mendime u dhanë, si: Gjon Gilaj, Pal Gjolaj, Marash Mici, Petrit Ymeri, Pashko Lavrushku, Gjelosh Musa, Aleks Dushi dhe në mënyrë të veçantë zoti Anton Leka, Kryetar i Dhomës së Tregtisë, Shkodër, të cilat janë maft të dobishme për veprimtarinë e shoqatës dhe komunitetin dukagjinas, për të cilat ju shprehim mirënjohje në emër të shoqatës. Ne jemi për bashkëpunim reciprok, me ju dhe pushtetarët, në shërbim të komunitetit dukagjinas, kudo që ai jeton dhe punën, në gjirin e familjes shkodrane e më gjerë, por veçanërisht të atij në Dukagjin. E dimë dhe e dini se paraja është shërbëtor i mirë, por dhe padron i keq. Kështu theksonte në një kohë të hershme një filozof dhe në këtë rast ju uroj që paraja e fituar, kapitali i fituar të mos kthehet në padron, por në shërbëtor i juaji dhe i komunitetit. Pra, mos pyesni se Çfarë bëri Dukagjini për mua, por pyesni çdo ditë veten: Çfarë bëra unë për Dukagjinin? E mbyll këtë shkrim me thënien e Budës: “Lindja është dhimbje… të jesh i ndarë nga njeriu që dashuron është dhimbje. Nisur nga ky arsyetim shumë njerëz janë në udhëkryq, të pavendosur për çështje të rëndësishme…” Është momenti të mos qëndroni të lëkundur, por të vendosni për t’i shërbyer vendit tuaj – Dukagjinit dhe dukagjinasve. Kjo dhimbje e dashuri për vendin, për Dukagjinin u trashëgoftë brez pas brezi. Jemi një sofër e madhe me burra shumë. Të mirë e të urtë… Ndue Sanaj Kryetari i Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” Aleksandër Ruçi, i njohur Sandri, është sot për sot një nga emrat më të njohur e më prestigjiozë të humorit shkodran dhe mbarëkombëtar shqiptar. U lind dhe u rrit në lagjen Rus Katolik të qyetit të Shkodrës (në Veri të Shqipërisë), lagje kjo ku jetuan këngëtarët dhe humoristët më të mëdhenj shkodranë. Lagje kjo, ku luteshin dhe festoheshin në të githa kohërat dhe fshehurazin në kohën e monizmit, të gjitha festat fetare dhe pagane, ku Sandri që në vogëli u rrit dhe u brumos me mësime, rite e kulturë kishtare e fetare, pasi shtëpia ku kishte lindur dhe Kisha e Shënkollit nuk ishin larg njëra-tjetrës as 10 m. Kori i Kishës, kandilena e predikimeve, ritualet e disiplinuara, ambjenti humoristik i lagjes ku u rrit, mjeshtrat e balonave, karnevaleve, bejtexhinjve si dhe lokalet ku Sandri i vogël shkonte shpesh e blinte raki për këtë kastë artistësh të lindur, ka luajtur një rol përcaktues në formimin kulturor-artistik të tij. Viti 1976. Debuton me shumë sukses në Estradën Profesioniste të Qytetit të Shkodrës, karahas kolosëve të asaj kohe, për të vazhduar rrugën e tij të suksesshme me dhjetra e dhjetra role, njëri më i bukur se tjetri, për gati 30 vjet, role këto që i kanë dhënë emër, madje shpesh herë edhe identifikuar nga populli me personazhet dhe karakteret që ka realizuar. Por Ruçi nuk është vetëm aktor i zhanrit të humorit. Në shfaqjet e tij mund të dallohen lehtë figurat shumëplanëshe, herë si aktor komik e herë si recitues dramatik, mund të dallosh konferencierin dhe valltarin, mjeshtrin e barcoletës, pantomistin, partnerin e saktë apo monologistin e shkëlqyer. Ndërsa në 10-vjeçarin e fundit, Sandri shfaq cilësi të përkryera regjisoriale bashkëkohore dhe mjaft argëtuese me larminë e formave dhe zhanreve të panumërta skenike dhe televizive, manaxher i zhdërvjelltë dhe organizator i pashoq. 4 vjet përpara, shfaq premierën e parë private të varietesë së parë në Shqipëri “Në prag 2000”, i liçensuar më 28. 06. 2000 me vendim Gjykate të Rrethit Shkodër nr. 469 “Për aktivitet artistik dhe kulturor brenda dhe jashtë vendit” nën emërtimin Trupa Shëtitëse e Varietesë “Sandri & Company” jo fitimprurëse, me seli në Shkodër, Shqipëri. Evenimentet më të mëdha artistike nën këtë sigël të Sandrit janë: 1. 7 koncerte të mëdha ndër vite në rang kombëtar të sofrave shkodrane. 2. 5 prej tyre si regjisor, producent dhe aktor, konkretisht 95-96, 98 (Televizioni Publik Shqiptar). 3. 140 emisione direkte radiofonike humoristike “100 fjalë për i pare” në Radio Shkodra, radiostacion shtetëror i Shkodrës. 4. Varietenë me këngë e humor, e para private në Shqipëri, e titulluar “Në prag 2000”. 5. 27 shtator 2002, spektakël sensacional në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, në prani të një numri rekord spektatorësh “Sandër Ruçi Show”, aktor, regjisor, producent dhe sponsor gjeneral, spektakël ky që ka hyrë në fondin e artë të Televizionit Publik Shqiptar. 6. 12 maj 2003, spektakli-triumf në qyetin e lindjes, Shkodër. Për herë të parë “Serenatë Show”, 6 netë me radhë trupa prej 70 pjesëmarrësish, këngë, humor, serenatë të gjitha zhanret. Regji, producent, aktor, sponsor gjeneral. 7. 20 tetor 2003, koncentrat me numra të zgjedhur, dy ditë në sallën e Teatrit “Migjeni”, Shkodër, dyfish kapacitet spektatorësh në sallë. Producent-regjisor Ruçi. 8. Nëntor 2003, dhjetëditëshi i parë, turne intensive në zonat rurale veri-lindore të vendit. Regjia, prodhimi Ruçi. Sukses i padiskutueshëm. 9. Për të mbyllur vitin artistik 2003, më 31 dhjetor, mbrëmje e madhe në Tiranë, në mes të personaliteteve VIP deri në mëngjes.
Pasqyrë e aktiviteteve të aktorit Sandër Ruçi dhe e grupit të tij jashtë vendit: 1. Nëntor-Prill 2001-2002, koncerte në kujtim të viktimave të 11 Shtatorit në Nju Jork – Detroit – Çikago – Toronto, me ftesë të komunitetit shqiptar të Kishës Katolike të Shën Palit (Detroit) dhe personalisht të Dom Anton Kçirës. 2. 10 nëntor 2002 – 10 shkurt 2003, gjithmonë në këtë sens, sepktakël në Njur Jork (2 shfaqje), Nju Xhersi, Boston, Detroit. 3. Prill 2003, koncert madhështor në Londër, Britani e Madhe. 4. 24 nëntor 2003 – 11 dhjetor 2003, turne artistik në Prato, Pistoja, Asti, Torino, Bolonja, Rimini, në Itali.
Shtypi vendas dhe i huaj për aktorin Sandër Ruçi: 1. Revista “Spektakël”, qershor 2000, shkrim me foto, titulluar “Kemi harruar Sandrin”. 2. “Shqipëria Etnike”, dt. 23. 12. 2003, “Përfaqësim dinjitoz i kulturës shqiptare në Itali”. 3. Gazeta qendrore e Toskanës (Itali) “Pistola”, 2. 12. 2003, shkrim me foto. 4. “Koha Jonë”, 12. 05. 2003, speciale “AKS” (suplement) 3 faqe me fotografi. 5. “Gazeta Shqiptare”, 18. 05. 2003, lajm për “Serenatën”. 6. “Zëri i Popullit”, 17. 05. 2003, lajm. 7. “Panorama”, 18. 05. 2003, lajm. 8. “Shqipëria Etnike”, 25. 06. 2003, kronikë nga turneu në SHBA. 9. “Intervista”, 16. 05. 2003, reportazh “Shkodra ime si Amerika”. 10. “Koha Jonë”, 12. 02. 2003, lajm. 11. “Shqipëria e Shqiptarëve”, 18. 09. 2001. 12. “Il Tirreno”, gazetë italiane, 02. 12. 2003, lajm.
Pak a shumë, ky është kurrikulumi artistik në vija të përgjithshme, pa hyrë në thellësi dhe në mijëra thërrime artistike, që Sandri ka shumë e shumë sepse ai që në vitin 1974, duke marrë parasysh lëvizjen amatore, profesioniste, Klubin e Rinisë, Kine “Punëtorin”, shfaqjet në fshat me Estradën Profesioniste (që me plan atëherë ishin 175 në vit), shfaqjet jashtë vendit dhe deri sot, ka jo pak por rreth 5 mijë shfaqje, të shpalosura në shumë karaktere, si: fshatarin, lojtarin, xhandarin, zuzarin, gabelin, zotërinë, fukaranë, fajdexhinë, servilin, bosin, bjondin, bojaxhinë, malësorin, avokatin, shtetarin, sakatin, femrën, travestitin, furrëtarin, valltarin, këngëtarin, oficerin, doktorin, berberin, mashtruesin, dashnorin, biznesmenin, atletin, trafikantin, xhentelmenin, shkollarin, karrocierin, fantazmën, piratin, kitarristin, lugatin, balerinin, druvarin, trafikantin, bujarin, etj., etj. Këtij aktori kompleks Shkodra i ka dhënë një vend të merituar në panteonin e saj të humorit, por ama edhe Sandri i ka dhënë asaj gjithçka nga vetja e tij, duke ia kthyer në njëfarë mënyre asaj ambjentin gri që ka, në një rozë të këndëshme me njërin spektakël më të bukur se tjetrin, duke pushtuar skenat dhe ekranet televizive, duke shtuar shumë e shumë fansa brenda e jashtë vendit. Korresp. i “Shqipëria Etnike”
Të ardhmen e Shqipërisë e dëmton indiferenca Duke patur parasysh se pas përmbysjes së komunizmit e ardhjes së demokracisë në atë 1990, kur u rrëzuan buste e statuja, vetëm katër vjet pushtet demokrat, 1992-1996, me katastrofën e re 1997, me mashtrim zgjedhjesh e me dhunë, erdhën neokomunistët në pushtet krejt aksidentalisht. I mori kështu djalli përpjekjet për të bërë shtet, me korrupsion e hajni shtetërore, duke përvetësuar të ardhurat, taksat e doganat, nga qeveritarët, nën hundën e vëzhguesve të huaj. Duke mbretëruar indiferentizmi edhe tek intelektualët e opozitës, të cilët po bëjnë sehir e më kujtojnë proverbin banal: “Stambolla digjet, k… krihet”, pa e vrarë mendjen se ku e çon ujin abstenimi e indiferenca e tyre. Në lidhje me indiferentizmin, do të sqaroj lexuesin e opinionin publik, duke hedhur vështrimin prapa, andej nga fundi i 1943. Në një konferencë shtypi me intelektualët shkodranë, e transmetuar publikut me altoparlant, Pader Anton Harapi, duke folur mbi gjendjen në vend e çështje ndërkombëtare, duke përmendur rrezikun komunist, i cili po i kanosej vendit tonë i përkrahur nga politika sllave në Ballkan, i bëri thirrje Shkodrës për bashkim kombëtar kundër sllavo-komunistëve. Ai iu drejtua intelektualëve demokrat shkodranë, zërin e të cilëve nuk e ndjeu në sallë, i nervozuar e u tha: “Ju lumtë komunistëve, ata së paku kanë dalë açik, e kush don me i pa i ka parasysh, çka t’u baj njatyne intelektualëve miopë, që u ka zanë perdja sytë e i kam edhe këtu në sallë, heshtin me indiferentizëm, pa e pa se çka po ndodhë në vendin tonë të gllabruem në politikën sllave. Indiferentët janë ma të rrezikshëm se sllavo-komunistët”, e mbylli fjalën e tij Pader Antoni. Ishte ai Padër Anton, që në atë 1945 u pushkatua nga komunistët për ndjenjat e tij fetare e kombëtare, me shumë klerikë e patriotë shkodranë. Përsëri me këndvështrimin prapa, i mbuluar nga mjegullnaja neokomuniste, rishfaqet gjithkund indiferentizmi me përmasa edhe më të mëdha, e mendja më shkon tek ajo 1945 ogurzezë, në qelitë e paraburgimit në hetuesi, mes torturash çnjerëzore, i përcjellë nga rojet e burgut për në banjo, në fasadën e korridorit shkruhej: “Armiku që harrohet është më i rrezikshmi”. Porosia e Stalinit, e vlefshme për çdokënd. Lum se na erdhi demokracia në atë nëntëdhjetë e u përmbys komunizmi, por indiferentizmi shqiptar prap vazhdon, sidomos në përçarjen e të djathtës shqiptare. Po të ishte gjallë Padër Antoni, do e përsëriste edhe më me fuqi: “U lumtë neosocialistëve, për ditë hahen me njëri-tjetri, të ndarë e të përçarë, por kur është fjala për kutitë e votimit, kundër patriotizmit shqiptar, janë të pandarë dhe e ruajnë me xhelozi përqindjen e elektoratit të vet, të cilin ia shtojnë indiferentët demokrat, pa ditur se në ç’mulli e çojnë ujin”. Të mos harrojmë pra, ti mbajmë sytë hapur të bashkuar, se armiku që harrohet është më i rrezikshmi. Dedë Shyti Ngrihuni të vdekur se na mbytën të gjallët Mora shkas të shkruaj, biles e ndjej detyrim që edhe unë të jap mendimin tim, në këtë situatë që po kalojmë ne shqiptarët. Sa për gjendjen ku ndodhemi, e kam lexuar vetëm tek “Kulla e Babelit”, ku siç duket, ato që udhëheqin shqiptarët sot, çdo shkrim për amoralitet politik e kanë kthyer në ideal e kërkojnë t’i imponohen bashkësisë shqiptare si mënyrë jetese, e ç’është më e keqja këtë politikë të poshtër duan ta japin busull për të ardhmen. O Zot, ku e marrin këtë guxim këta njerëz?! Gjithashtu u detyrova të shkruaj, sepse po lexoj në shtyp një frymë shumë kombëtare nga shqiptarët brenda dhe jashtë atdheut, e për këtë jam i lumtur e krenar, se pavarësisht një grushti të vogël pushtetarësh imoral, shumica dërrmuese e popullit është krenare për vendin e vet. Ato kërkojnë me ngulm që kudo që jetojnë shqiptarët e sidomos në Shqipëri, të drejtojnë figura të pastra e atdhetare, ku parimi bazë të jetë: Një Shqipëri e fortë, e zhvilluar, vendi i ligjit e i prosperitetit, e garant i vetes si dhe krenari për bashkëkombasit e saj. Lexova në shtyp për një iniciativë të PS nga z. Lakrori, për njësimin historik të 60 (gjashtëdhjetë) viteve të fundit. Unë kam mendimin se lëvizje të tilla duhen bërë nga të tjerë faktorë, që i duhen njësimit kombëtar e idealit kombëtar dhe historia me të mirat dhe të këqiat e veta duhet lënë tani për tani. Shqiptarët kanë probleme më të mëdha e imediate për çështjen kombëtare, e në Shqipëri të vijë shteti i së drejtës e jo imoralët, hajdutët, vrasësit, terroristët, që kanë uzurpuar çdo gjë që nga politika, shumë media, biznesi, shumë prokurorë, avokatë e gjyqtarë, gjithashtu shumë krerë policie, organizata të ndryshme të ashtuquajtura jo fitimprurëse. Pra na del për detyrë të gjithëve që e duam këtë vend, sepse koha nuk pret e njësimin e idealit kombëtar ta bëjmë, e mbasi të zgjidhet çështja kombëtare ku shqiptarët të kenë një Atdhe të përbashkët, atëherë të shkruhet historia. Sido që të jetë, ne duhet të na bashkojë e jo të na ndajë, se të mirat e historisë sonë janë shqiptare, e oshilacionet gjatë historisë sonë nuk janë shqiptare, por e pushtuesve të ndryshëm, ku qëllimi i vetëm i tyre ishte: përça e sundo. Për 60 (gjashtëdhjetë) vitet e fundit, historia komuniste-internacionaliste nuk gëzon të drejtën morale as ligjore, mbas genocidit që i bëri popullit të vet e traditave të tij kombëtare e fetare. Prandaj thirrjen e z. Lakrori unë e quaj mashtrim. Ata që janë aktiv e s’merren me lojra fjalësh për një ndryshim, duhet të bindin mosbesuesit, që fatkeqësisht përbëjnë shumicën e popullsisë. E, kjo s’është një lajm i mirë për ne. Si detyrë e parë u del besimtarëve që besojnë në Zot e komb, të japin versionin e vet për të ardhmen e të bindin me vepra e jo me fjalë boshe shumicën, që Shqipëria do të bëhet e duhet bërë, e mos të mbesim peng i mordeve politike, që ideali i saj është: merr e kurrë mos jep. At Anton Harapi thoshte: “Ngrihuni, o të vdekur, se na mbytën të gjallët”. Në atë kohë, por që fatkeqësisht si sot, të vdekurit ishin shumica e popullsisë, që nuk reagonte ndaj një grupi të vogël që drejtonin politikën në ato vite, që ai i quante çeta ejo grupe politike. Pra sot duhet mendim e veprim i besueshëm e transparent për ndërtimin e një sistemi Demokratik-Perëndimor ligjor, ku shqiptarët të mos jenë njëri i nënës e tjetri i njerkës. Të jemi koshient se në sistemin Demokratik shumë-partiak, zgjidhjet vijnë nga politika e jonga dhuna e abstenimi. Nikolin Pema Ja, tmerri komunist: Ymer Curri ka bërë 35 vjet burg politik Historia ka vërtetuar më se njëherë se Veriu Shqiptar është shquar për ndjenjat e tij të theksuara nacionaliste. Malësia e Madhe zë një vend të veçantë në “gjerdanin” e Artë të Nacionalizmit, ku paraprijnë me të gjithë madhështinë e tyre: Dedë Gjon Lulët, Çun Mulët etj., etj. Në këtë shkrim modest, do të trajtoj një familje nga fshati Leporosh i Koplikut, e cila pagoi shumë shtrenjtë këtë nacionalizëm, gjatë sundimit diktatorial pesëdhjetë vjeçar, dhe kjo është familja e Zyber Sadik Currit. Kjo familje (si shumë të tjera) e “pagoi” me një çmim prej 65 vitesh burg politik: Ymer Lan Curri u arrestua në vitin 1946, në moshën 17 vjeçare, bashkë me babanë e tij, i cili vdiq në hetuesi. Ymeri u dënua 5 vjet burg, por pas daljes nga burgu, hijet e zeza të sigurimit e ndiqnin në çdo hap… Kështu, arrestohet përsëri në vitin 1951 dhe dënohet me 10 vjet burg. Gjatë hetuesisë, atë e torturuan në mënyrën më makabre, sa disa herë (gjatë torturave) i ra të fikët, duke humbur ndjenjat dhe (mbasi e rrahën policët me radhë), e rrokullisën nga shkallët në një bodrum. Gjatë kohës që ai po luftonte me vdekjen, iu shfaq një plak me mjekër të bardhë, i cili i thotë: Të shpëtova dhe një herë jetën. Ymeri, në këtë mjegullnajë marramendëse (si në kllapi), pyet plakun: Kush jeni ju që më shpëtuat jetën?! -Jam Shënkolli, – i përgjigjet plaku dhe zhduket. Pas disa minutash, policët erdhën sërish për të parë nëse kishte vdekur apo jo! por, për çudinë e të gjithëve, të gjithë dega e brendshme filloi të dridhej nga një tërmet, i cili i tmerroi policët dhe i vuri në ikje. Mbas tre ditësh, Ymerin e çuan përsëri në birucë, ku më vonë u dënua edhe 20 vjet të tjera burg. Pra Ymer Lan Curri bëri 35 vjet burg, kurse vëllai i tij, Myrto Lan Curri, u dënua me 10 vjet burg dhe djali i xhaxhait të tij, Muho Curri, u dënua me 12 vjet burg. Muhoja është njëri nga pjestarët e revoltës së Burgut të Spaçit. Pra, siç theksuam më lart, burrat e shtëpisë së Zyber Sadik Currit, mbasi bënë 65 vjet burg politik, Ymeri vdiq në vitin 1996, në fshatin e lindjes, Leporosh-Koplik. Ky shembull patriotik duhet të jetë model për edukimin patriotik të brezave, dhe ndëshkim moral për çdo “instrument” që i shërbeu diktaturës së egër komuniste. Familja e Zyber Sadik Currit do të mbetet model i patriotizmit dhe i rezistencës antikomuniste. Shan Sokoli Lëvizjes “Mjaft” Dëgjo, ti lëvizja “Mjaft” Mos shpërthe njëherë si taft, E mandje me hy në raft, Të plogshtisë si hyjnë disa, Por përpara vrig me ça, Me atë vrull të stinës tande, E me i thanë çdo qeverie, Që punon si nuk ka hije Fjalën që s’ia kande. Në mos marrshin vesh me fjalë, Ti shndërroju në një valë, Që then shkambin ba me i ra, Edhe thuej mjaft tashma U mundova me të zbutë, Ju s’po doni me më kuptue Tash më duhet me ju kallxue, “Si i don mushka drutë” Vetëm kështu lëvizja “Mjaft” Për Shqipninë mund të bahet baft. E për historinë shqiptare Lëvizja përparimtare, Një arbitër i përkryem, Që nuk len kend të zhgënjyem. Gjokë Vata
Hajduti i drejtë Një natë pashë një ëndërr të çuditshme, Një burrë erdh e më tha, unë jam hajdut, Megjithkëtë, ti mua mos m’u tut, Se ti mendon për bukën e përditshme. Unë jam hajdut i atyre që kanë tepër E pasurinë e duan gjithnjë ma tepër Mana me vete qenke duke luejt Se kush ban pasuri din mirë me e ruejt Nga unë askush në botë nuk mund të ruhet. Unë mund t’ua marr gjithçka që nuk u duhet Për vete s’dua asnjë nga çfarë rrëmbej, Të gjitha i dua vetëm për fukarej, Paraja të mos i ndajë të vegjël e të mëdhej Po mirë a nuk e di more zotëri Se disa të varfër me pas pak pasuri Fillojnë me u sjellë si t’ishin hierarki?! Si jemi duke parë shumë në Shqipëri?! Që deri dje s’kanë pasë me veshë as brekë E tash që fati i bëri pareli Vetja u duket aq aristokraci, Sa as me pupul nuk durojnë me i prekë Këdo që mendjen t’ia rrisë paraja, E bëj me kërkue ndihmë tek fukaraja Unë do t’i lë gjithkujt sa meriton Puna e tij e ndershme, jo ligësia E do t’ia jap atij që i mungon, Jo nga plogështia, por nga padrejtësia Dëgjo, i thashë, çka zemra ime t’thotë, Pastë shumë kësi hajdutësh nëpër botë. E ai më tha, më dëgjo mua tani Shumë qofshin në këtë botë edhe si ti, Që i thua Zotit, sa m’duhen më jep pare E sa më duhen mua e din ti vetë. Po të thonë kështu shumëkush në këtë jetë, Nuk do të ishte kjo varfëri barbare, As mëkati i lakmisë grabitqare. Gjokë Vata
Memoriali që i mungon Bajzës Në trevën që u bë epiqendra e të parës kryengritje antikomuniste (janar 1945), jo vetëm në Malësi të Madhe e Shqipëri, por në të gjithë Europën Lindore, regjimi komunist në organizimet e tij bëri edhe Bajzën (Kastratin) kooperativë bujqësore. Dhe, si për ironi, kësaj kooperative i vuri emrin “Enver Hoxha”, pra emrin e atij dishepulli të monizmit shqiptar që padyshim ishte më i egri, më mizori, më kriminali e antinjerëzori, aq sa vështirë se në shekullin e 20-të mund t’i gjenden shokë ose shoqe në tërë kontinentin apo më gjerë, qofshin këto diktatura të majta apo të djathta. Në këtë model shteti i thënçin, banorët e Malësisë në përgjithësi e ata të Bajzës e Kastratit në veçanti ishin modeli i persekutimit, pushkatimin, burgosjes, internimit të pashoq në tërë Perandorinë e Kuqe. Se çfarë hoqën bajzjanët e kastratasit (por edhe të gjithë malësorët) në katrahurën kooperativë bujqësore me emrin e diktatorit Hoxha, një Zot e di… Madje në shpirtrat e shumicës prej tyre ishte grumbulluar aq shumë urrejtje, sa rrezikohej të shpërthente si bombë në gjokset e këtyre malësorëve antikomunistë. Pas vitit 1985, kur diktatori vdiq, gjymtyrët e mbetura të diktaturës me në krye pasardhësin e Enverit, burrin me zë to hollë, por zullume të trasha, Ramiz Alinë, vendosën që në qendër të Bajzës të vendosin një bust të atij që kishte çuar në zgrip mbijetesën e gjithë shqiptarëve, E. Hoxhës. Për të realizuar këtë “vepër” u miratua jo vetëm fondi, por edhe vendi ku do të vendosej. Në qendër Bajzë, në lulishten në afërsi të rrugës nacionale që shkonte për në Hot u ndërtua podiumi ku do të vendosej busti që për fat nuk u vendos kurrë… Nga ato kohë kanë kaluar disa vite, podiumi është shembur e mbi të sot lulëzojnë disa lokale private të kapitalistëve të rinj, armiqve të busteve të gjallë e të vdekur të komunizmit. Tashmë Malësia e Shqipëria e kanë braktisur “thuajse” përfundimisht sistemin komunist. Bajzjanët ishin të parët që morën pjesë në përmbysjen e madhe të fundit të vitit 1990 e fillimit të vitit 1991, ishin të parët që përkrahën lëvizjen demokratike dhe bënë që Malësia e Madhe të jetë ndër trevat e para që të formonin strukturën e Partisë Demokratike në të gjithë vendin. Bajzjanët edhe më vonë ishin promotori i luftës kundër komunizmit që kërkonte të mbijetonte në kushtet e reja, e të gjitha këto treguan edhe një herë se sado e gjatë e antinjerëzore kishte qenë diktatura e kuqe, nuk kishte arritur të zbehë sadopak antikomunizmin e trashëguar nga kjo trevë që në janar 1945. Fatmirësisht sot ajo kohë i përket së kaluarës dhe në qendër të Bajzës vërtet mungon ajo çfarë na tmerronte (podiumi që priste bustin), por mjerisht mungon një podium tjetër, që duhet të priste memorialin e dëshmorëve e martirëve antikomunistë që u sakrifikuan vetë (nga viti 1945-1990) për të mbijetuar Malësia e Shqipëria. Ndërtimi i këtij memoriali është një detyrim moral i qytetarëve të lirë, por edhe i pushtetit që nuk ka asgjë të përbashkët me të shkuarën e zezë komuniste. Madje ndërtimi i këtij memoriali duhej të bëhej afërsisht mbi “gërmadhat” e podiumit kobndjedhës që priste bustin e zi të stërtëziut Enver. Ky memorial i antikomunistëve bajzjanë e më gjerë duke qenë “hijshëm” i ngritur e nën kujdesin e trevës do të simbolizonte fitoren e të sotmes mbi të djeshmen, fitoren e njeriut të Zotit mbi antinjeriun e djallit të kuq, fitoren e demokracisë mbi diktaturat. E së fundi memoriali do të ishte një “zë” nga shpirtrat e martirëve antikomunistë, që nuk do na linte kurrë të na zërë “gjumi” i harresës, duke na u dukur se nga ky memorial jehon “dyfjalëshi” Jini Vigjilent! Për të përcaktuar sa më saktë emrat e dëshmorëve e martirëve antikomunistë që humbën jetën në përpjekje me diktaturën nga treva e Kastratit, un po “riprodhoj” emrat e shënuar nga djali i kësaj treve Gjok Luli, i cili trevës së tij i ka kushtuar librin me titull “Kastrati”, ku edhe rendit këta korifej të antikomunizmës që unë mendoj se e meritojnë një memorial në qendër të qytetit të Bajzës. 1. Gjokë Tomë Kokaj, 2. Mark Nikoll Malaj, 3. Kolë Llesh Malaj, 4. Luigj Kastrati (Ivanaj), 5. Tomë Lekë Dakaj (Vukpalaj), 6. Gjokë Nikollë Voci (Vukpalaj), 7. Ndokë Nikë Preçetaj (Gradec), 8. Mark Luc Gjoni (Vukpalaj), 9. Gjokë Tomë Kokaj (Ivanaj), 10. Mark Nikoll Malaj (Ivanaj), 11. Kol Llesh Malaj (Ivanaj), 12. Tomë Lekë Dakaj (Vukpalaj), 13. Gjokë Nikoll Vocaj (Vukpalaj), 14. Mark Luc Gjomujaj (Vukpalaj), 15. Gjokë Dodë Broqi (Gradec, Bajraktari), 16. Luc Gjeto Lakaj (Ivanaj), 17. Luigj Kol Shotaj (Bratosh), 18. Pashko Dedë Curraj (Bratosh), 19. Fran Pashko Burraj (Ivanaj), 20. Pater Lekë Luli (Kastrat), 21. Shtjefën Gjekë Lulati (Ivanaj), 22. Nosh Llesh Malaj (Ivanaj), 23. Dedë Gjeto Gjolaj (Kastrat), 24. Luc Prekë Delaj (Jeran), 25. Gjon Martin Lulati (Ivanaj), 26. Mirot Palok Kokaj (Ivanaj), 27. Lulash Cuk Curraj (Jeran) , 28. Nikoll Tomë Hasaj (Pjetroshan), 29. Zef Gjon Malaj (Ivanaj), 30. Nikoll Gjokë Vneshti (Jeran). Vrasjet në kufi nga diktatura në fundin e saj në vitin 1990, të cilët janë të rinjtë Sokol Ndue Vneshti (Jeran) dhe Ndue Lekë Narkaj (Kastrat), por mund të jenë edhe emra të tjerë përveçse të këtyre që janë më sinjifikativët dhe për këtë padyshim vendos vetë treva e të zgjedhurit e saj. Ky nderim pra është në nderin e detyrimin tonë, të ne pasardhësve të tyre që siç shihet doli fjala e këtyre martirëve antikomunistë, e jo e hienave të kuqe që nuk lanë krim e mbrapshtin pa bërë për rreth 45 vjet, duke na lënë po kaq vite mbrapa Europës e qytetërimit të saj, që i përkasim që në themel të njerëzimit. E ndërsa deri tani kemi humbur mjaft kohë për arsye “objektive”, nuk duhet të humbim kurrë kujtesën e kolektive, pasi kështu do të “harrojmë” se nga vijmë, e ai që harron se nga vjen thuhet se nuk di se nga shkon… Gjithsesi shpresojmë se një memorial me emrat e dëshmorëve e martirëve antikomunistë do të jenë në planet e Këshillit të ri të Komunës Kastrat, shembullin ka kohë që e ka dhënë Komuna Kelmend, e natyrisht Kastrati kurrë nuk ka mbetur prapa edhe në punë të vështira, e jo më për t’i shtuar qytetit të tyre të ri (shpallur qytet në vitet e demokracisë) memorialin e dëshiruar që do të kishte në “gjoksin” e tij “pjesë” nga shumica e fiseve të kësaj treve me histori të lashtë e legjendare, ndoshta me lidhje gjaku me princërit e mëdhenj të Balshajve dhe Gjergj Kastriotit, Skënderbeut… Ndue Bacaj Kush e ka dënuar me vdekje Shkodrën?! Më erdhën ndër mend vitet ’60 (gjashtëdhjetë). Isha i vogël dhe nëndaja ime, dritë pastë, më mbante për dore kur e gjithë Shkodra kishte dalë me urdhër në rrugë, për të dëgjuar një gjyq dhe të gjithë ata martirë të Atdheut e të fesë i quanin meemrin e pamerituar të pandehur. Ne na vinte zëri nga altoparlantët, unë fatkeqësisht dëgjova fjalën e fundit, me të gjithë zërin e lartë “në emër të popullit je i dënuar me vdekje”. E kjo fjalë nuk më iku asnjëherë nga kujtesa, por më buçiste drejt e në zemër gjithë jetën. Kush po dënohej në atë kohë? Ajka e shqiptarëve, klerikët, nacionalistët e ata që kërkonin një Shqipëri të fortë, të zhvilluar e të begatë. Ky ishte “mëkati” i këtyre martirëve shqiparë. Nuk po shkruaj më për atë periudhë, se të gjithë i kanë dëgjuar fjalët “je i dënuar me vdekje në emër të popullit”. Po kaloj direkt e në temë, pra në situatën e sotme, kur në vitin 2004, mbasi sot nuk ka shtet, s’të thonë me fjalë, por të vrasin direkt e pa paralajmërim. Shkrimi im në fakt po del i gjatë për atë që dua të them, por desha të pyes filozofët, opinionistët e laviret politike, kush kërkon sot në demokraci, të dënojë me vdekje Shqipërinë? E mbasi jam edhe qytetar i Shkodrës, pyes pse është dënuar me vdekje Shkodra, kryeqendra e atdhetarisë, Mbretëresha e kulturës në Ballkan? Siç thashë edhe më lart, në kohën e fondamentalizmit komunist shqiptar, abuzohej me fjalën “në emër të popullit je i dënuar me vdekje”. Po sot, në emër të kujt jemi të dënuar me vdekje, ne populli? Dhe së fundi, a mund të pranohet ky dënim? Nikolin Pema Shqipëria, vend i shpresave të humbura…?! Arrati, ti pjella e mjerimit Kush t’i sjell ktu mallku kjoft ai për jetë e mot Drit mos baft ma ai sa t’jet jeta E as dheu ma mos e laft mbrenda E qej e korba cop e grima e bajshin. Kur do t’shporresh ktej ti pjella e të keqit Rahat ta lash t’vujtunin popull… A do t’vin ndoj herë për ne pranvera Dielli me na i ngroh zemrat tona Bylbyli me kndue ambel gem e n’gem E populli t’gjejn punë e shpërblim në vend t’vet?
Ikët ju si shpërthim mjerimi Mjerimin latë mbrapa ndër zemrat tona E zemrat plasin dhimbet Pas dhimbet vjen trishtimi ndër shpijat tona mbetë shkretë Mbet nana me kry në dritare gjithë lot ndër sy Mbet vasha veç n’andrrime gjith mallë n’gji
Ky asht vendi i jonë pra, jo i keq me jetue pra
Ktu jetojmë na plot shpresa të humbuna Ku vapa asht përvluese Ku bora, bukuri që vret Ku fshan bylbyli n’permallim t’vet N’vend të drandofilles ferra kanë mbet
Pa shif vendet e tjera Sa bukur u ka çilë pranvera Atje sa bukur shkëlqente dielli me rreze t’veta Atje sa i lir i dlir, eh sa lumtuni Atje vlon kanga me tinguj hareje Zemra u galdote ngazllimit
Populli ka nevojë jo veç për bukë, për krypë Por ma shumë se aq, për begati trupit e t’shpirtiti Për liri t’fjalës e t’veprimit Nevojë ka edhe për lila e karajfila Madje edhe floktë ia ka anda me i krehë me nji farë soj shijet
U linde ti n’kasollen me kashtë pa mjek e pa mami N’djepin prej drraset përkundi nana pështjellun n’pelenat t’lesht Nuk mundi me t’rritë nana me shumë përkdheli Sepse n’darkë, medet, do t’sjellte barren me gjethe për dhi Nuk mundi e mjera nana shumë nina-nana me t’këndu Se menden e kishte pa da pak krodhe bukë për ty me fitu
Për Zotin, pra Sa ka merit ky popull fukara Me u vra pa da Se n’Qerbela. Zef Brushtulli
Idealistë të pa ideal S’po bëj tjetër, veç po shkruaj thëniet e At Anton Harapit, për lexuesit e sotëm, se çfarë thoshte ai para 70 vjetëve për politikanët, ku tingëllojnë aktuale sot në vitin 2004. Pra, At Antoni thoshte: Ja mbrritme edhe ne ksaj kohe, që politika shtini në duart e veta të gjitha sferat e jetës, e ku kërkon me çdo kusht të bëjë për vedi edhe jetën morale, çka don të thotë, politika për mua është si ajo fjala shqipe, “me qitë ujë në mullirin tënd e të tjerët të mbesin pa gjë”. Tregojnë për Krajl Nikollën e Malit të Zi, kur një miku i tij e pyet, ç’do të thotë politikë? E Krajli ngurron t’ia thotë, atëherë miku i thotë që ta tregoj unë Madhëri. Politikë don të thotë që po gënjeve ti unë duhet të duartrokas e brohoras, e po gënjeva unë të më burgosësh. Të lumtë, i thotë Krajli, ashtu është. Udhëheqësit sot duan të jenë idealistë materialistë. Pra dy të kundërta që qëndrojnë larg sa qiell e dhe, e për mua janë idealistë pa ideal, por materialistë këmbë e krye. E për ta çuar Shqipërinë as në të ligjës së shtetit as të kanunit, por të shkatërrimit të shpirtit shqiptar e deri tek morali i tij. Shqip i thonë prishja e besës, thyerja e bukës, betimi i gënjeshtërt, hipokrizia në fjalë e në punë, servilizmi ndaj të fortit, tregimi i historisë sonë simbas shkrimeve e shijeve të huaja. Pra maten t’i vënë kazmën çdo gjëje që është shqiptare, e po i arritën këto, betejën e fitojnë këta politikanë, e populli kthehet turmë pa moral e ideal. Ky ishte mendimi i At Antonit për politikanët e asaj kohe e ku mua sot më duket se ajo rracë politikanësh udhëheq të gjithë politikën në vendin e popullit tonë, oh ç’fatkeqësi! Blerti Delija Duhet të zgjohemi se po na vrasin ëndërrat. “Fiks Fare” dhe lëvizja “Mjaft” në ballë Populli, në një shoqëri të hapur, kurrsesi nuk duhet ta ndjejë veten, për më pak të trajtohet nga të zgjedhurit e tij, si turmë, si kope. Ky, mendojmë se është mesazhi i elitës intelektuale shqiptare të skenuar, emisionit “Fiks Fare” të Saimirit e Doktorit dhe të shumë të tjerëve aty, si dhe lëvizjes “Mjaft”. Nisma e tyre, që për hir e respekt të së vërtetës, përkrahet e vlerësohet nga thuajse tërë populli shqiptar, pra nga ajo pjesë që të zgjedhurit e etiketojnë turmë, mbetet një temë, që duket se e prek menjëherë Shqipërinë. Apatia e madhe e shoqërisë shqiptare ka bërë që shumë nga fenomenet negative, që ndodhin, të jetohen normalisht në vend. Madje, ato të kthehen dhe në normë për shumë syresh dhe thuajse përgjithësisht për politikanët që peshkojnë në ujëra të turbullta. Kështu pra, ndryshimi në këto kushte është bërë i vështirë dhe ca më pak iniciativat, që do të përcjellin këto ndryshime. Është disi e kuptueshme kur kujton se ky mobilizim për “pushtime” të reja morale, turmës do t’i kërkonte sakrifica dhe energji të reja, për të cilat është koha që opozita shqiptare me kulturë e alternativa, t’u prijë. Por është disi e pakuptueshme që domosdoshmëri të tilla shoqëria jonë flegmatike i gjeneron gjithmonë e me më shumë vështirësi. Kjo ta bjen pak të largët ndryshimin dhe ca më shumë përshkrimin e Herodotit, që thoshte dikur, se: “Fati i njeriut gjendet në shpirtin e tij…” Po ju, a e patë shpirtin e parlamentit e qeverisë në rastin e tragjedisë së 9 janarit? Nga ana tjetër, a e patë edhe shpirtin e popullit në tërësi? Kishin gjë të përbashkët? Nejse, ne po, jemi të sigurtë se prej kohësh flitet në instanca të ndryshme dhe deri në taverna kafenesh të tymnajta, ku shumë syresh përpiqen të shpalosin idetë, të shpallin idetë, se si duhet të jetë ndryshimi. Veçse, pak kush merr mundimin që të thotë e reflektojë ide të reja, që mund të zgjojnë realisht shoqërinë shqiptare. Gjithsesi, këtyre të fundit është normale që të paktën ne, njerëzit e mediave, t’u japim kurajo, t’u japim mbështetje dhe të mos lejojmë që bajrakun e të mirës ta marrin e keqpërdorin prapë politika rrugaçe që qeshet edhe kur në det mbyten 21 njerëz dhe tallen me ata që derdhin lotë zemre. Në këtë shkrim që i atribuohet publicistit të njohur Kulla, emisionit “Fiks Fare” dhe lëvizjes “Mjaft”, si dhe një pjese të ngacmimit të filozofit spanjoll Ortega Gasset, pretendohet se një lëvizje kjo iluminuese duhet të konsistojë në krjimin e bazës për popullarizimin dhe përvetësimin e filozofisë, të shkencave të shpirtit dhe mendimit, dhe në shndërrimin e tyre në një mjet për krijimin e një brezi të ri, të kultivuar, “elitarizmi” i të cilit të distilojë më pak klasa të caktuara, të shëndetshme e të afta për të zgjidhur politikisht problemet tona gjithnjë e më shumë të rënduara. Kështu, pra është momenti që për shqiptarët duhet të kanalizohen energjitë për të zgjidhur problemet e pamata të vendit, që kanë ardhur nga keqadministrimi i madh i 13 viteve të fundit, të të ashtuquajturës demokraci. Pra, lypse një shoqëri tjetër, që të përcjellë mesazhe të mëdha. Secili duhet të ndjehet produktiv në pjesën e vet dhe të tërë bashkë atje ku duhet të vemi patjetër. Shqiptarët e viteve 1930 e bënë kërkesën për ndryshim nëpërmjet një lëvizjeje jo të quajtur “Fiks Fare” e “Mjaft”, por që e patën pagëzuar “Neoshqiptarizëm”. Tashti, 70 e ca vjet më vonë, mund të bëhet, falë kushteve të reja që ka ofruar zhvillimi i shoqërisë sonë. Pra, duhet të zgjohemi, të mos lejojmë të na vrasin ëndrrat, të bëhemi më shumë se Saimiri, Doktori, “Mjaft”. “Nëse ju jenë të pavullnetshëm t’i nënshtroheni normës së mohimit të cilitdo lloji të modelit, e kjo nuk është amorale por imorale…”, thotë filozofi spanjoll Gasset, ku nënkuptohet se për të ndryshuar turmën duhet të ndryshohet thelbi. Ky ndryshim ka lidhje me ndryshimin e ndërgjegjes sonë, apo në ushtrimin e filozofisë dhe kulturës. Shumë herë kjo ndërgjegje e ka lënë në mes të baltës turmën shqiptare, prandaj thirrja drejtuar “turmës”: “Shqiptar, mos rri po duku”, është më aktuale se kurrë për ndryshim. Fillimi është premtues. Të mos i lëmë nismat të punojnë me një “kandelë”. Sokol Pepushaj
Diskriminimi racial, problem shqetësues për Kosovën Ashkali është një nga termat më fyes që mund t’i drejtohen një njeriu në Kosovën e pasluftës së vitit 1999. Për ta kuptuar më mirë, me këtë term personifikohen ata që në Shqipëri quhen gabelë, arixhinj, apo edhe gjipsi. Gjatë kohës së luftës kjo kategori ishte në mes dy zjarreve në Kosovë. Ata nuk u përkrahën nga serbët, por u sulmuan edhe nga shqiptarët. Edhe pas luftës, kjo vlen për të dy anët e kufirit, si në Kosovë, por edhe në Serbi, veçanërisht në Preshevë, ku ka edhe një komunitet shumë të madh shqiptarësh. Këta të fundit i akuzojnë ashkalinjtë për përkrahje të forcave pushtuese serbe. Pas përfundimit të luftës në vitin 1999, pakicat apo minoritetet në të dyja anët e kufirit Serbi-Kosovë nuk kanë asnjë të drejtë dhe asnjë siguri për jetën e tyre. Janë të shumta rastet dhe ngjarjet mëse tragjike që vërtetojnë fakti e pasigurisë së jetës për të gjithë ashkalitë pa dallim moshe. Me dhimbje tregohet një ngjarje makabër, e ndodhur në Preshevë, në luginën me të njëjtin emër, më 2 shkurt, pra dje. Në këtë trebë jeton një komunitet ashkali, i cili ka provuar dhe po provon në kurrizin e tij diskriminimin racial. Dy anëtarë të familjes Doda, pasi janë rrahur për vdekje nga persona të paidentifikuar, janë hedhur në lumë, ku më pas edhe janë mbytur. Anëtarët e tjerë të familjes i janë drejtuar policisë dhe kanë mbetur të terrorizuar. Jo vetëm nuk i kanë ndihmuar të sigurojnë jetën, por edhe nuk kanë reaguar fare pas kësaj ngjarjeje makabër. Frika dhe tmerri ka pushtuar gjithë këtë minoritet, në radhët e të cilit janë të panumërta rastet e dhunës dhe poshtërimi racial. Ato kanë ndodhur, ndodhin dhe fatkeqësisht do të ndodhin nga heshtja e strukturave shtetërore. Pjesëtari i familjes Doda, djali dhe vëllai i viktimave, Gjovalin Doda, babai i katër fëmijëve, është prononcuar për gazetën “Shqipëria Etnike”, duke pohuar se edhe ai familjarisht është rrahur dhe keqtrajtuar disa herë më parë, por pas kësaj ngjarjeje tragjike-makabër, duke mos patur asnjë mbështetje nga strukturat ligjore, për fëmijët dhe familjet në këtë komunitet, jeta është bërë shumë e frikshme dhe e pasigurtë. Duke marrë shkas këtë ngjarje të dhimbshme, por edhe shumë të tjera që kanë ndodhur deri tani, ne si staf i gazetës përfitojmë nga mundësia që na jepet t’i bëjmë thirrje dy palëve, serbëve dhe kosovarëve, që të garantojnë jetën dhe sigurinë e komunitetit ashkali si dhe të përkrahin ata nga të dy drejtimet. Të nxjerrin në pah vlerat njerëzore, pasi edhe ashkalitë janë qenie humane, si edhe vetë serbët e kosovarët. Shpresojmë dhe urojmë që ngjarje të tilla makabër, të jenë sa më të rralla në faqet e gazetës sonë dhe të përcjellim lajme për një bashkëjetesë normale në mes serbëve, kosovarëve dhe ashkalive Jetmir Delaj
Vdekja e veshur si jetë Është ndoshta paradoks për botën perëndimore, por krejt realitet për Shqipërinë, që shqiptarët sot problemin kryesor kanë të drejtën e jetës. “Kostumi” i krimit të qeverisë shqiptare, paçka se ofrohet si petk jete, është vrastar. Sot gazeta jonë i ka kushtuar shumë hapësirë raportit të Europol-it, ku Shqipëria është një rrezik tepër serioz për krimin e organizuar dhe rrezikon seriozisht familjen e Bashkimit Europian. Por edhe brenda kufijve territorialë gjendja është tepër e rënduar. Ata që investojnë për të drejta e liri, për një demokraci të pastër, gjurmohen, dhunohen, kërcënohen, pushkatohen. Njëri ndër ata të rrezikuar seriozisht me jetë është edhe Sokol Ndrekë Prozhmi, pjesëmarrës aktiv në demonstratat antikomuniste që në fillim të proceseve demokratike në Shqipëri dhe i hapjes së lirisë së fesë, të cilën Enver Hoxha e kish ndaluar me ligj që më 1967. Edhe i ati Ndrekë Prozhmi kish provuar burgun politik, kumë 1981 ish dënuar shtatë vjet dhe si rrjedhojë e një amnistie, ishte liruar më 1985. Edhe gjyshi i tij, edhe xhaxhai i tij po kështu kishin provuar luciferrin e burgut. Kështu, Sokoli punoi shumë sidomos në qyteti e Shkodrës, në kryeqendrën e veriut shqiptar dhe kryeqendrën e demokracisë që qëllimisht shteti e ka lënë në varfëri ekstreme dhe pa rend, për instalimin e një demokracie të vërtetë, në radhët e partisë demokratike. Rreth tij ka grumbulluar shumë të rinj e të reja, paçka se ai dhe shumë të tjerë janë rrahur, kërcënuar. Përveç presioneve, është thirrur disa herë në rajonin e policisë dhe shtëpisë së tij nga anarshistë apo terroristë i është vënë një bombë, duke i rrezikuar jetën edhe familjes. Por jetën e kanë të rrezikuar të gjithë ata që mendojnë e veprojnë ndryshe diktatorëve pushtetarë. Shumica e tyre vriten, të tjerë që janë më fatlumë largohen nga Shqipëria, siç është edhe rasti i demokratit Sokol Prozhmi. Është kjo një plagë, një dramë e vërtetë e jetë shqiptare që përditë e më fort po rëndohet. Albert Vataj Gjakovë: Një familje shqiptare e humbur Po, ka rreth një vit e gjysëm që nuk dihet fati i një familjeje shqiptare në Gjakovë. Është fjala për familjen Deda. Por gjithsesi fati i kësaj familje duket se është po aq i zi, sa edhe i shumë të tjerave. Rrugëve të Kosovës, ditët e fundit, sheh shumë njerëz që mbajnë në duar portrete njerëzish të humbur që i kërkojnë, madje edhe para zyrave të ndërkombëtarëve. Plaga e Kosovës rrjedh, plaga e Kosovës duket se do të rrjedhë edhe për shumë kohë, pasi pasojat e Millosheviçit kanë lënë shumë gjurmë. Ka qenë banor i Gjakovës, Aleksandër Deda, një i ri i datëlindjes 04. 07. 1976. Në kohën e luftës, më 1998 ishte burgosur nga serbët për tre muaj nën akuzën si ushtar i UÇK-së, nga ku ishte liruar më pastaj pa gjyq. Rreth tre muaj më vonë, serbët i kishin djegur shtëpinë dhe ish shpallur person në kërkim. Ishte detyruar djaloshi të braktisë vendlindjen e të kërkojë strehë në Maqedoni, për t’u larguar edhe nga atje, diku drejt perëndimit, siç bëjnë të ditur burimet tona të besueshme. Por ajo që ne na duket tepër tragjike është fakti jo vetëm i humbjes së lidhjeve me familjen, por fati tragjik i të afërmve të tij. Vëllai i tij, Gjelosh Deda, mësohet të jetë vrarë para një viti e gjysëm nga persona ende të paidentifikuar. Babai i Aleksandrit, Nok Deda dhe pjestarët e tjerë të kësaj familje sot nuk dihet ku janë. Këtu është djegur edhe dokumentacioni dhe ne arritëm të grumbullojmë këto të dhëna vetëm përmes njerëzve që i kishin njohur, por jo fotografi të ndonjërit prej anëtarëve të kësaj familjeje. Gjithsesi, gjendja në Gjakovë dhe përgjithësisht në tërë Kosovën është ende e rënduar. Këtu janë shumë shtëpi bosh. Këtu janë shumë familje që nuk u duhet adresa e fati. Këtu ka shumë e shumë varre masive të pazbuluara. Këtu edhe sot vazhdojnë të regjistrohen vrasje. Denada Kraja Shqiptarët, hebrenjtë e shekullit të 21-të Populli shqiptar po përjeton periudhën më të zezë në tërë historinë e lashtë e të re. Shqiptarët e shekullit të 21-të kanë fatin e zi të popullit hebre. Shumë shqiptarë vriten, shumë të tjerë plagosen për të ngelur sakat përgjithmonë, shumë të tjerë marrin rrugët pa rrugë të emigrimit. Këta të fundit që largohen nga Shqipëria për të shpëtuar jetën në të shumtat e rasteve shkojnë vetë drejt vdekjes. Vetëm në Shkodër, në kryeqendrën e krimit të organizuar, sot janë të ngritura dy shoqata: ajo e “Otrantos 1997” dhe ajo e “Tragjedisë së 9 Janarit 2004”. Të dyja këto tragjedi, ku kanë humbur jetën 60 shqiptarë në ujërat e Jonit, tanimë janë bërë një ndër të shumtat plagë të pashërueshme të shoqërisë shqiptare, ku përgjegjësia bie direkt mbi shtetin socialkomunist. Shumë shqiptarë që kanë arritur përmes sakrificave të shkojnë drejt perëndimit, kur kanë arritur të bindin atje gjykatat dhe janë rikthyer në Shqipëri, kanë qenë kontingjent i viktimave të kriminelëve pushtetarë. Kështu, sipas investigimeve tona, Rrapush Ymeraj nga Tropoja dhe Sadik Sokolaj nga një fshat i Korçës, megjithëse kishin paraqitur pranë gjykatave të perëndimit fakte se kishin rrezikuar seriozisht jetën në Shqipëri për bindje politike e hakmarrje, ishin kthyer mbrapsht dhe pak kohë më vonë janë vrarë. Po të tillë po vriten përditë e përnatë në Shqipëri. Dhuna mesjetare, hakmarrjet dhe impotenca apo mos dëshira e shtetit për të siguruar rend, qetësi, drejtësi, po e rendit Shqipërinë ndër vendet më problemore të Europës në shkeljen e të drejtave e lirive të njeriut. Ja, ky djalosh që shihni në fotografi, i quajtur Kujtim Mehmetaj, është një ndër shqiptarët e dhunuar, njëri ndër njerëzit e mirë që jetën e ka patur shumë herë të rrezikuar dhe për më tepër edhe sot e gjithë ditën e ka të tillë. Ai, më 8 dhjetor 1998, kohë kur shërbente në radhët e policisë shqiptare dhe studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, përkrahnin me grevën e tyre të urisë studentët e Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe përkujtonin atë grevë studentore që pat rrëzuar sistemin komunist të Ramiz Alisë, në fillim të proceseve demokratike, kish marrë urdhër të vrasë ish-kryetarin e Unionit Studentor, Alfred Pëllumbi. Polici Mehmetaj, jo vetëm që nuk e realizoi krimin e vrasjes, por kish lajmëruar studentin Pëllumbi. Dhe ky i fundit, të cilin e takuam kohët e fundit në Bruksel dhe pimë edhe kafe me të, na tregoi se ishte rrahur rëndë nga komunistët. Gjithsesi miku ynë Alfred Pëllumbi foli për gazetën “Shqipëria Etnike” me respekt për ish policin Kujtim Mehmetaj, por i vinte keq, shumë keq që Mehmetaj ishte zbuluar dhe vënë në shënjestër për t’u pushkatuar nga segmente të errëta të shtetit shqiptar. Mehmetaj nuk e kish kaluar lehtë. Ish dhunuar disa herë dhe më 1 dhjetor 2000, njerëz të paidentifikuar i kishin vrarë të atin. Ky djalosh dhe shumë të tjerë sot, nuk ka fare adresë. Viti 2004 ka filluar me shumë vrasje në Shqipëri. Sokol Pepushaj Ikja nga Shqipëria, e vetmja shpresë Shumë shqiptarë kanë zgjedhur si të vetmen shpresë të jetës, largimin nga vendi i tyre. Është qeverisja diktatoriale e kësaj qeverie të papërgjegjshme që vetëm dy muajt e fundit mbyti në detin Jon 29 njerëz, ku 21 kufoma u nxorën nga ujërat nga Guardia di Finanzia Italiane dhe tetë të tjerë ende nuk janë nxjerrë nga ujërat e detit. Shkaqet e fenomenit të ikjes janë shumë, por sipas liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha, dhe shumicës së popullit, është politika e partisë socialkomuniste në pushtet që përditë e përnatë po vret njerëz të pafajshëm, të cilët qëndrimin në vendin e tyre e kanë të pamundur. Kështu, shumë demokratë që kanë investuar për një Shqipëri të lirë, grupet anarshiste me prapavijë politike i kanë vrarë, ose më së paku i kanë rrahur, dhunuar e detyruar të largohen. Kështu ka ndodhur edhe me demokratin e njohur Lul Gjon Brektushi, i cili, si i dalluar në shumë veprimtari të Partisë Demokratike, është kërcënuar me jetë, ku i është bërë presion, jo vetëm psikologjik, por edhe fizik, deri në eleminim, për të mos marrë pjesë në votime. Këtij demokrati, sipas burimeve tona të besueshme, më 3 gusht 2003 një furgon i policisë i ka rrahur e dhunuar të atin, i cili në atë moment ka qenë së bashku me një komshi, të quajtur Nikoll Rroku. Burimet bëjnë të ditur që policia nuk ka paraqitur asnjë shpjegim. Por policia shqiptare tashmë i ka kaluar tërë kufijtë njerëzor, ku vetë shefi i antitrafikut në kryeqendrën e veriut shqiptar, në Shkodër, u kap si trafikant, ku vetë djali i tij realizonte trafik klandestinësh nga Vlora për në Itali. Po kështu, afër shtëpisë së tij, Lul Brektushi, më 28 shtator 2003 është qëlluar me breshëri plumbash nga dy persona me maska. Vetëm fati e Zoti e kanë shpëtuar pa dëmtuar, ndërsa plumbat kanë lënë gjurmë disa metra larg banesës. Edhe gjatë regjimit të Enver Hoxhës, familja e këtij demokrati kish qenë e persekutuar, e diferencuar. Gjyshi i tij, Lul Ndue Brektushi, kish luftuar me pushkë në dorë kundër komunizmit në vitet 1944-1945, dhe ishte arrestuar nga viti 1945 deri më 1948. Edhe i ati njihet si antikomunist, si demokrat, prandaj djaloshi Lul Gjon Brektushi, si të vetmen shpresë për të jetuar, është detyruar të marrë udhët e emigracionit. Është kjo plaga më e rëndë sot, për shoqërinë shqiptare. Një plagë që vetë shteti po e thellon përditë e më shumë. Korresp. i “Shqipëria Etnike”
Sekretet e vizitës së Ambasadorit Amerikan në Shkodër Bashkia Shkoder, per mese 6 muaj nuk ka ekzistuar fare. Afrimi i zgjedhjeve dhe mosrikandidimi i Ormir Rusit, normalisht sollen nje renie te tempit te punes rreth 3 muaj para 12 tetorit 2003. Pas kesaj date, dhe deri me 8 janar 2004, jo shume per faj te administrates se re Haxhi, apo te vjetres Rusi, Bashkia Shkoder ka ekzistuar vetem si ndertese. I cuditshem eshte nje tjeter fakt. Administrata e re ka filluar pune rreth 3 muaj me vonese. Eshte bere konstituimi i Keshillit te Bashkise, jane zgjedhur drejtuesit e tij dhe perfaqesuesit ne Qark. Tashme pritet mbledhja e rradhes per te zgjedhur Sekretarin e KB-se dhe Komisionet e KB-se. Megjithate, eshte edhe momenti i diskutimit te Buxhetit, i cili duhet te kaloje ne Komisione fillimisht. Ato nuk jane krijuar akoma, jane humbur tre muaj nga mandati 3-vjecar dhe deri ne diskutimin e Buxhetit ne Komisione do te kaloje te pakten edhe nje muaj dhe me pas do te diskutohet ne Keshillin e Bashkise ky problem jetik per Shkodren. Keshilli i Bashkise, shume normalisht u mblodh jashte rradhe per te ndihmuar familjet e viktimave te 9 janarit 2004. A nuk mund te mblidhet perseri ne te njejten menyre per te pershpejtuar procedurat per Buxhetin? Kete e dine me mire ata qe kane ne dore ta therrasin ate jashte rradhe…. Administrata e re e Bashkise Shkoder, pa ngrohur mire karriket, vendos nje rekord: Mbi kohen e qendrimit te mediave ne nje takim zyrtar: vetem 3 (tre) minuta!? Sic e keni ndjekur edhe ne TV Lokale, gjate vizites se ambasadorit amerikan Xhefri ne zyren e kryebashkiakut Haxhi, me ore ne dore, mediat kane qendruar ne salle aq kohe sa i duhet akrepit te minutave te sahatit per te kryer tre rrotullime. Kjo nuk ka ndodhur asnjehere, as ne kohen e Boricit e Rusit, kur televizionet kane qene te shumta, pasi ne kohen e Guraziut, ka patur vetem nje TV Shteteror, te cilit i hapej cdo dere. Vete Haxhi, ka qene i kujdesshem duke porositur ne prani te gazetareve- punonjesit e tij qe te respektonin 3 (tre) minuteshin e kohes per gazetaret. Sigurisht, Haxhi mund te jete i vetmi kryebashkiak ne glob, qe zgjidhet pa bere asnje premtim: keta jemi NE, shqiptaret e Shkodranet. Megjithate, publikisht, komunitetit te gazetareve i ka premtuar bashkepunim, madje edhe ndihme. Nese do te ishte ne protokollin e ambasadorit amerikan, gazetaret dhe operatoret do ti nxirrnin jashte vete shoqeruesit e Xhefrit, sic ka ndodhur shpesh edhe ne Tirane. Takimi ngeli sekret. S’besojmë se diplomacia amerikane ka sekrete në një takim kortezie, në një qytet ku demokracia është e bukurueshme. “Ne presim vetem me kafe e çaj”. Keshtu ështe shprehur dikush nga Bashkia ndersa pritej ardhja e konsullit italian ne Shkoder, Roberto Orlando, ne viziten e pare te kortezise ne Bashkine Shkoder pas nderrimit te kryetarit. Ata qe kane ndjekur kroniken ne TV Lokale, kane konstatuar, qe per here te pare, ne tavolinen e pritjes ne Bashki, konsulli Orlando, nuk kishte para asnje gote. Cdo individ, mund te vendose nese do te pije caj, kafe apo uje. Bujaria e njohur shqiptare dhe shkodrane, e kerkon qe miku “te lutet” se cfare do te pije, zgjedhja me pas, eshte ne doren e tij. Nuk mund ti imponohet askujt, aq me pak nje diplomati- perfaqesues i nje shteti te huaj, te pije raki, uiski, caj, kafe apo uje. Buxheti i Bashkise, i parashikon shpenzime te tilla, shpresojme. Nga ana tjeter, nje diplomat nuk mund te lihet pas dere, ne paradhome me justifikimin se “po takoj disa nena”. Kryebashkiaku s’ka pse të ketë frike te perballet me ish-rivalin Leqejza, te cilin me merite, me mbi 12.500 vota nga rreth 110 mije shkodrane, me 12 tetor e mundi. Ne disa takime, gazetaret e kane konstatuar kete fakt te cuditshem. Rasti me i fundit, eshte takimi ne lidhje me Komitetin Vendor per Parandalimin e Krimit. Nga ky fenomen vuan mbare Shqiperia, vecanarisht edhe Shkodra. Te gjithe ishin te pranishem, pervec Qytetarit te Pare te Shkodres. Arsyeja ishte mister, por ne ndihme na erdhen perseri TV Lokale (shyqyr qe i kemi). Ndersa mungonte ne takimin e mesiperm, Haxhi ishte angazhuar ne pritjen e nje delegacioni te Medreses se Vajzave Shkoder. Nese do tu kishte kerkuar leje, me shume deshire ata do ta kishin shtyre takimin me kryebashkiakun, i cili gjithsesi hodhi ura bashkepunimi mes paleve. Sipas ligjit, kryetar i Komitetit te lartpermendur, do te ishte Prefekti, qe ne ate kohe ishte ish-rivali i Haxhit, Leqejza. Gjithkush se pret të ndryshohet stili i deritashëm, të ketë transparencë dhe ndonjë rezultat. Shqipëria e ka nevojë, Shkodra domosdoshmëri. Korrespondi i SHE
Agron Luka Rreth gjenealogjisë dhe aktiviteteve të “Lukejve”qytetarë të vjetër të Shkodrës Të mëdhajt dhe të vegjlit. Kishte deri vonë një traditë në Shkodër, ku familiet me një origjinë më të hershme qytetare, emërtoheshin në mbiemër me cilësimet “të mëdhajt”, ndërsa ardhësit më të vonshëm si “të vogjlit”. Ky specifikim shpesh tregonte edhe një moslidhje origjine e farefisnie dhe një shkallë më të lartë pasurie, të të mëdhenjve ndaj të vegjëlve. Si “të mëdhajt” mbaheshin pronarët e mëdhenj të tokave dhe përgjithsisht borgjezia merkantiliste e industrialiste shkodrane. Megjithse me kalimin e kohës, ndodhte që “të vegjlit” të bëheshin më të pasur se “të mëdhenjtë” e ndoshta edhe ta fitonin një quajtje të tillë, prap se prapë cilësimi sipas traditës, në shumicën e rasteve, mbetej. Nganjëherë kishte edhe cilësime si “i madhi” dhe “i vogli”, për një dallim të personave që kishin të njëjtin emër e mbiemër nga e njëjta farefisni ose jo, ku personi mund të kishte ndonjë karakteristikë shquese personaliteti, si një njeri më i njohur, më i moshuar etj. Ende edhe sot kur hapet biseda me mbiemrin për një familie, pyetet “prej të mëdhajve, apo prej të vegjëlve”? Kësaj dukurie shkodrane nuk i kanë shpëtuar as Lukejt. Kështu në Shkodër përgjatë shek XIX, dallohesh familia qytetare “Lukejt e mëdhaj”, ndërsa në shek XX “Angjelin/Lin Luka i madhi” dhe “Lin Luka i vogli”. Pak me traditat e gjenealogjive në Shkodër. Qysh në mesjetën e hershme e në vazhdim, feudalët tanë filluan të sajonin gjenealogji, të cilat në shumicën e tyre ishin fantaziste e lavdidashëse. Në Shkodër në shek XIV-XV, vërejmë se ishin vendosur pjestarë nga disa familie të mëdhaja feudale si nga Dukagjinët, Spanët etj. Në lidhje me “fisnikët feudalë”, heret u vu re pozita qesharake e manipulimeve gjenealogjike. Maria Muzaka (gruaja e Gjon Muzakës, bijë nga familia e Dukagjinëve) më 1510 shkruante se Dukagjinëve iu shua vazhdimësia mashkullore dhe se Lek Dukagjini (Leka të cilit i atribuohet Kanuni) nuk ishte i një vazhdimësie origjinale nga Dukagjinët e vërtetë, porse ai kishte shfrytëzuar më shumë mbiemërin nga krahina e Dukagjinit.1 (“Gjon Muzaka- Memorie”, përkth. Dh. Qiriazi, 1996.) M. Barleti na informon se po ky Lek Dukagjini kishte mbledhur disa mijëra turq për të rrethuar e vrarë të vëllanë që ishte i strehuar në Shkodër.2 (M. Barleti, “Rrethimi i Shkodrës”, përkth. H. Laca, 1967.) Ndërkaq shumica e familieve qytetare ishin krejt të vetëdijshëm dhe modestë për origjinat e tyre. Në fillim të shek XV ne shohim se këta qytetarë, si borgjezë merkantilistë, zejtarë, detarë etj, ishin inkuadruar në partinë e tyre që quhej “Partia e Popullorëve”, ndërsa fisnikët feudalë kishin “Partinë e Fisnikëve”.3 (“Regjistri i Kadastrës dhe i Konçesioneve për Komunën e Shkodrës”, përkth. I. Zamputi, 1977, f 219, fl.147/b; po ky, “Dok. Për Hist. Shqip. 1479-1506”, Pjesa e dytë, 1979, f 237, Dok. 168.) “Partia e Popullorëve” gëzonte një simpati të madhe, ndërsa fisnikët etiketoheshin si “të urryer, kryelartë, gjaknxehtë, injorantë e shpesh edhe tradhëtarë mercenarë”.4 (Shih edhe Barletin dhe Beçikemin) Kjo ndarje e dukshme rezulton se ka vazhduar për një kohë të gjatë e madje u ruajt edhe në emigrimin në Venedik.5 (“Dok. të shek XV, për Hist. Shqip.”, Vëll. IV (1479-1506, Pjesa I, 1479-1499, 1967, f 39, Dok. 28, 29.) Me pushtimin turk të Shkodrës më 1479, qytetarët e vjetër që i kishin shpëtuar asgjësimit fizik, u detyruan të emigronin në Republikën e Venedikut, një pjesë tjetër në zonat e Ulqinit dhe bregdetit dalmatin, që akoma nuk kishin rënë nën sundimin turk dhe një pjesë tjetër nëpër zonat tona malore. Qyteti i Shkodrës kishte rënë në nivelin e një fshati të madh. Pushtuesi kishte sjellë edhe një sasi kolonësh turq konjarë, magjypë dhe etni të tjera ballkanase të myslimanizuara. Bashkë me to erdhën edhe një shumicë albanësh të myslimanizuar nga Dibra e Shkupi, nga fshatrat e rrethinës së Shkodrës etj. Të dhënat për prezencën e popullsisë qytetare kristiane dhe asaj myslimaninizuar, me një vazhdimësi të pashkëputur nga shek XV, pastaj për rikthimet e fillim shek XVI, pas një faljeje të Sanxhakbeut të Shkodrës Feriz Beu, janë minimale. Aty nga fundi i shek XVII dhe fillimi i shek XVIII, ka të ngjarë që disa vazhdimësi të ish familieve qytetare kristiane të jenë rikthyer në Shkodër. Tashmë si “dyer e fise të mëdha” mbaheshin kryesisht pashallarët, bejlerët, hierarkia fetare dhe tregëtarët myslimanë, por kishte edhe nga popullsia qytetare kristiane. Kjo traditë e gjenealogjive, me sa duket ka qenë më shumë e fondit gojor se sa e atij të shkruar. Nuk mungon edhe njëherë dallimi midis fantazive e mendësive feudale dhe realizmit e kulturës qytetare. Familiet qytetare katolike shkodrane në përgjithësi e kanë ruajtur vetëdijen e vjetër nacionale, prejardhjen origjinare dhe vetëdijen evropiane. Ka disa familie qytetare katolike e myslimane me të njejtin mbiemër dhe prejardhje, që e kanë ruajtur edhe vetëdijen e plotë të kushrinisë së tyre. Një pakicë e familieve të shquara shkodrane myslimane nuk i ranë mohit origjinës alban/shqiptare dhe e kishin për krenari e modesti prejardhjen nga krahina apo fshati nga ishin. Ndërkaq nëpër gjenealogjitë e familieve të vona qytetare myslimane ka mbiemra nga fshati e krahina, por ka edhe plot sajesa fantaziste me imitime pemësh tipike orjentale, ku shumica prej tyre përfundojnë tek ndonjë mbiemër i natyrës së hierarkisë ushtarake turke, në mbiemra të tipit të klerikëve islamë, të natyrës së emërtimit të nëpunësive turke etj. Në përgjithsi nëpër këto familie dhe në disa nga ato të kastës së lartë vetëdija ishte shkrirë në një me vatanin otoman, aq sa ato edhe vetëemërtoheshin si turq e myslimanë e madje edhe kryet e origjinës e lidhnin me ndonjë turk, siç e kanë vënë në dukje edhe disa autorë. Nga e kanë origjinën “Lukejt” e sotëm të Shkodrës, sipas traditës gojore të tyre. Si shumica e “familieve të mëdhaja” qytetare të Shkodrës, edhe Lukejt e kanë një traditë gojore të prejardhjes së tyre, madje thuhet se e kanë pasur edhe një gjenealogji të shkruar, e cila ka humbur. Një skicë gjenealogji kishte filluar ta shkruante xhaxhai im Kolë Luka. Në një takim të fundit, ai më tregoi gojarisht diçka, porse ai dorëshkrim kushedi se nga i ishte ngatërruar. Sidoqoftë unë këtu po plotësoj një porosi të babait tim Gjovalin Luka, për të shkruar diçka të thjeshtë. Sipas tregimit gojor të stërgjyshit Gjon Luka të shek XIX që e transmetonte nga i jati i tij, pastaj të djalit të tij Kolë Gjon Luka dhe të gruas së tij Katerina (Nana Loce), gjyshit tim Angjelin Kolë Luka dhe krahasueshmërisë me tregimet e kushurinjve tonë, rezulton se “Lukejt” në mënyrë të padyshimtë ishin me origjinë të largët nga fshati Lukiç, afër Shestanit, Pinçit dhe Krajës, një zonë malore në breg të liqenit të Shkodrës. I pari më i dalluar, siç thuhej na paska qenë një i quajtur si “Luka Luka i madh” ose edhe si “Luka i madh”. Një tjetër Lukejsh na paska pasur edhe një anije mallrash me të cilën i binte kryq e tërthor detrave, ndërsa një tjetër paska luftuar edhe kundra turqve. Nga Lukejt, ka dalë edhe një arqipeshkëv. Thuhet se kryesisht ky fis-fshati Lukiç merrej me lundrimin liqenor me barka dhe nëpërmjet lumit Buna dilte edhe në det. Lukejt kishin përfaqësues e prezencë në Shkodër dhe lundronin në Ulqin, Durrës, Tivar, Kotorr e deri në Raguzë. Pas pushtimit turk, me kohë, Lukejt u rikthyen në Shkodër dhe i kishin ruajtur lidhjet me bashkfisasit fshatarë të tyre që mbanin të njejtin mbiemër. Gjyshi im Angjelin Luka, më ka treguar se ai ka shkuar disa herë në “trojet e Lukejve”, madje edhe shoqëruesin e tij më të afërt Mark Shestanin e kishte zgjedhur nga ai vend. Atje ruheshin ende deri vonë “trojet e rrënojat e Lukejve”dhe “ullini i Lukejve”. Me sa duket emërtimi si fshat u fshi nga ndryshimet dhe zaptimet e reja. Këtu ka edhe diçka që duhet shënuar, bregu i liqenit qysh nga traditat e Komunës Qytetare Republikane të Shkodrës ishte shumë i lidhur me qytetin, madje mbahej deri vonë edhe si i afërt me qytet. Ç’ thonë burimet dokumentare historike dhe konfrontimi i tyre me traditën gojore . Në “Relacionin” e Vinçens Zmajeviçit, ish arqipeshkëv i Tivarit (1701-1712), përmendet fshati malor i origjinës së Lukejve në dy raste me grafinë Lukiki dhe Lukiqi, në famullinë e Brishit dhe Shestanit, me 6 shtëpi katolike dhe me 51 frymë gjithsejt.6 (N. Nika, “Dioqeza e Shkodrës gjatë shek XVIII”, f 19 dhe f 142, nxjerrë sipas “Relacionit të V. Zmajeviçit.) Sipas “Regjistrit të Pagëzimit” të vitit 1737, të shkruar nga monsinjor Pal Kamsi, Lukejt rezultojnë ndër familiet që kishin prezencën e tyre qytetare në Shkodër. Kjo do të thotë se ata duhet të jenë instaluar edhe më përpara në Shkodër.7 (Gj. Sheldija, “Kryeipeshkvia metropolitane e Shkodrës e dioqezat sufragane”, f 62.) Tradita gojore shihet se funksionon në vërtetësi, në një pjesë të saj, por me sa duket i jep në hapje një farë ngjyre me pak fisnikërim aty ku “filli” i ka tretur. Natyrisht këtu duhet të mbajmë parasysh edhe traditat albane/shqiptare, për ato rastet ku i gjith fisi e mbante mbiemrin nga ky emërtim mikrotoponim. Me sa jam interesuar unë, në zonën e Nënshkodrës ka edhe mbiemra familie “Luka” që thonë se e kanë origjinën nga ky fshat, ndërsa në Mbishkodër dhe në vende të tjera ka mbiemra “Luka” që i vjen nga një parardhës i afërt me emrin “Luka”. Një lloj gojdhëne, për një origjinë “nga Luka i madh” nga zona e Shestanit, më ka kumtuar edhe David Luka, nga familia e Lin Lukës së vogël. Prapashtesa “iç/iq/” e fshatit Lukiç, që në raste shkruhet edhe si “ik”, nuk tregon ndonjë ish origjinë sllave, por vetëm një maskim të mikrotoponimit fillimisht e pastaj edhe në antroponime, një fenomen ky mjaft i përhapur. Por kjo “iç” tregon edhe një vjetërsi të formimit të saj, tej shek XV. Duhet të mbahet parasysh edhe rrethana se kjo krahinë ishte e populluar edhe nga sllavë e madje kishte edhe një farë bilinguizmi nga të dyja etnitë. Në burimet e shkruara dokumentare dhe të atyre të families, në raste mbiemri jonë shkruhej edhe me germën “K”, por edhe me germën “C” të italishtesh. Ky mbiemër në përkatësinë alban/shqiptare asnjëherë nuk na del me trajtën me “iç”. Në listën e arqipeshkëve, shkruhet kështu: “1731 Marku de Luki. Lindë më 1689 në katundin Lukiç afër Shestanit. Qe Vikar i arqipeshkvit të Tivarit. Më 1745 u emnue arqipeshkëv i Tivarit. Vdiq me 24.II.1748”.8 (po aty sipërcit. “Vargu i ipeshkvive…”, f 119.) Ka shumë mundësi që emri Marku, të jetë emri i ndërruar sipas zakoneve të kishës katolike, ndërsa mbiemri as nuk diskutohet se lidhet me origjinalin e katundit. Simbas një pamje të parë ndoshta parashtesa “de” mund të ketë rrjedhur nga përkthimi në formën italishte i shprehjes së prejardhjes në formën e shumësit “Marku i Lukejve” (një formë tjetër që del në dokumente është edhe si Lukani). Kemi zbritur pra edhe dy këmbë shkallë e deri në shek XVII e XVI me Lukejt, në mënyrë të dokumentuar. Në dokumentet që ka botuar prof. Nicola Colak, nga universiteti i Padovas në Itali, aty rreth viteve 1700-1740, shohim ndër shumë tregëtarë transportues e pronar anijesh galeota edhe një Giorgio de Luca e një Nicolo de Luca.9 (Seminari I, “Shkodra në Shekuj”, 1994, f 94.) Në “Ditaret” e Marin Sanudos, në vitin 1500, në mbrojtjen e teritoreve kufitare të zotërimeve venedikase me ato turke të Shkodrës, që luftonte për ti pushtuar sanxhakbeu Feriz Beu i Shkodrës, gjendet edhe një komandant komestabël (oficer) i trupave këmbësore të stradiotëve i quajtur Martinel de Luka/Luca.10 (“Dok. te shën. 3, f 66,108, 133, 165.) Pak më vonë po këtë Martinel de Luka do ta gjejmë si komestabël në mbrojtje të Kotorrit.11 (Dok. te shën 5, f 310,338, 342, 346.) Zakonisht si komestabël ishin të huaj venecianë ose italianë, por në një vendim të senatit venedikas sigurohemi se të tillë ishin zgjedhur edhe nga rradhët e vendasve shkodranë dhe këtu aq më tepër rasti bëhet i besueshëm meqënëse stradiotët dihet se ishin ushtarë albanë me pagesë.12 (po aty, Dok. Nr 27, f 39.) Sot për sot, në mungesë të dhënash e sqarimesh më të hollësishme, ne nuk mund të përfundojmë me një siguri absolute, megjithse me mendje sipas traditës gojore, asaj parashtesës “de” dhe përsëritjes së emrave Gjergj, Nikollë (Kolë), Ivan (Gjon) sillemi diku aty afër. Nga dokumentet rezulton se flotilja shkodrane kishte dhënë një kontribut të shquar në mbrojtjen heroike të Shkodrës, nga pushtimi turko-islamik. Më pas pas paqes turko-venedikase të 1503, rezulton se për disa dekada lundrimi nga deti nëpër Bunë e në liqen kishte qenë i lirë e pa dogana, mbasi krahu djathtë ishte i Bunës ishte nën juridiksionin venedikas dhe krahu i majtë nën atë turk.13 (po aty, f 181, Dok. 260.) Një përmbledhje me “Lukejt” shkodranë të shek XIX-XX Në shek e XIX, si “Lukejt e mëdhaj” njihej familia e Gjon Luka. Gjoni kishte tre djem Kolën, Zefin dhe Nushin. Trolli i vjetër i Lukejve, ndodhej te rrugica e Kishës së Murgeshave, aty ku edhe sot janë një pjesë e Lukejve, por kishin edhe një copë kopësht në Fushë Çelë, ku është sot Piaca. Në familien e Gjonit ishin njerëz të kulturuar dhe e zotëronin shumë mirë me shkrim e këndim gjuhën amtare shqipe dhe italishten. Kola dhe Zefi arritën të zotëronin shumë mirë me shkrim e këndim edhe turqishten e gjermanishten. Kola dhe Zefi, duke ruajtur me sa duket një pjesë të trashigimisë së vjetër, ishin si përfaqësues komisionerë të shoqërisë austriake “Llojd Triestino”, për mallrat që porosisnin tregëtarët shkodranë në Stamboll dhe Izmir. Zefi vdiq në Stamboll dhe atje e ka pasur varrin, ndërsa Kola në Izmir. Nushi ka punuar fillimisht me ishullin e Korfuzit. Gjon Luka: Edhë sot ruhet i dëmtuar, nga plumbat e qëllimshëm të trazirave piramidale të 97-tës, sahati i trashiguar më se 300 vjeçar i Gjon Lukës. Ruhen gjithashtu edhe një mulli kafeje dhe një hali. Në vitin 1878, Gjon Lukën e shohim ndër firmatarët e “Peticioneve” shkodrane drejtuar Fuqive të Mëdha Evropiane, për të drejtat e nacionit shqiptar. Por, simbas transmetimeve gojore të families dhe të një farë “Prênda e Madhe”, Itifaku “Xhemieti Ihtilahti Islamie” i myslimanëve otomanë në Prizren më 10 Qershor 1878 dhe oportunizmi i krerëve fanatikë myslimanë, i zhgënjyen rëndë shpresat e katolikëve. “Itifaku i Prizrenit”, vendosi me unanimitetin e të gjithë përfaqësuesve islamë ballkanas, qëndrimin nën sovranitetin e Perandorisë Osmane dhe Sulltanit. Në Shkodër bile, disa nga këto krerë filluan të kërcënonin edhe me pogrome kush ishte kundra “Halifit Sulltan, Dauletit, Vatanit Otoman dhe Dinit e Imanit”. Kol Luka: Ishte djali i madh Gjon Lukës. Kola ishte martuar me Katrinën, një bijë Logorecsh, të cilën në traditën e families e quajmë Nana Loce. Kola vdiq i ri dhe la një djalë tre vjeç, Angjelin Luka. Angjelini kishte dy djem e tre vajza: Kolën, Gjovalinin, Katrinën, Matilden e Margaritën. Zef Luka: Djali i mesëm. Kishte dy djem Loron dhe Lodovikun. Loroja la tre djem Karletin, Vitorin dhe Bepin, ndërsa Lodoviku dy djem, Toninin dhe Aldon dhe dy bija. Nush Luka: Djali i vogël. Edhe ky kishte dy djem Guljem Luka dhe një tjetër që ka vdekur. Guljemi la tre vajza. Angjelin Luka: Mbaroi me rezultate të shkëlqyera shkollën e Jezuitëve në Shkodër. Nga shkolla dhe nga udhëtimet e vazhdueshme për tregëti, zotëronte mirë italishten, frengjishten, turqishten, gjermanishten dhe nga pak sllavishte malazeze e greqishten. Mbasi i jati Kol Luka vdiq i ri, filimisht filloi punë në dugajën e Gjon Ashikut, një nga pasanikët më të mëdhenj të Shkodrës, i cili më pas do të ishte edhe vjehrri i tij, duke i dhënë për grua bijën e tij Lizën. Një udhëtim në Selanik, ku një tregëtar çifut i dha një vaporret me konjak dhe uzo greke, me besë dhe pa pare në dorë (të cilit ia ktheu plotësisht me korrektesë), i dha shansin të ishte i pavarur. Angjelini kishte prirje të theksuara industrialiste. Kapitalin tregëtar ai e investoi në industri, duke ngritur një fabrikë të vogël për biskota, çokolata, bonbone, pije të ndryshme të ëmbla etj. Firma e tij quhej “A.L.S.”. Ishte një njeri shumë praktik dhe me pikpamje republikane e socialdemokrate progresiste. Ka pasur lidhje me shumë kompani nga më prestigjozet në Evropë, por sidomos me ato gjermane e italiane. Ai thoshte se kishte sjellë i pari në Shqipëri, motorrat me naftë Deutsch, për energji elektrike, të parat maqineri automatike për bërjen dhe paketimin e karameleve speciale etj. Për shkak të veprimtarisë komuniste të djalit të tij Gjovalinit, regjimi monarkist i A. Zogogllit, i sekuetroi një pjesë të pasurisë. Regjimi fashist e internoi në Gramsh, Porto Romano, Kodrat e Tepes dhe i sekuestroi një pjesë të pasurisë. Angjelini dhe familia e tij u solidarizuan me luftën antifashiste e nacional-çlirimtare, duke dërguar ndihma të konsiderueshme me ushqime e veshmbathje. Në kohën e fundit në tetor-nëntor 1944, disa nga bashkëpunëtorët e shquar vendas të fashizëm-nazizmit i vodhën shtëpinë, dy vetura, një sasi të madhe të mallit etj. Nuk vonoi shumë dhe më 1945-46, Angjelinit i konfiskuan shtëpinë, fabrikën dhe të gjithë mallin tregëtar. Gjykata Ushtarake e dënoi me 15 vjet burg me akuzën “sabotator i reformave të pushtetit popullor”. Ky ishte një zhgënjim kolosal në lidhje me ato çka ishin premtuar. Ruhen edhe sot pjesa më e madhe e dokumentave origjinale të konfiskim/sekuestrimit. Për të futur në punë fabrikën, “sabotatorin” e dërgonin ditën në punë në fabrikën e tij dhe natën në burg. Me këtë fabrikë kanë punuar e hëngër bukë disa qindra punëtorë e familie. Në pleqëri Angjelinit mezi i dhanë një pension prej 1730 lekësh të vjetra. Vdiq në varfëri të plotë. Ruhet edhe sot një lutje drejtuar ish kryetarit të Kom. Ekz., për “pak shtesë pensioni” dhe përgjigjea “për tradhëtarët që kanë mbajtur qëndrim jo konsekuent, nuk bëjmë shtesë pensioni”… Vajzat e Angjelinit dhanë kontributet e tyre si mësuese. Kol Luka: Kreu studime në Neuschatel të Zvicrës. Ishte njeri i dhënë mbas punëve tregëtare, historisë dhe gjuhëve të huaja, preferonte një jetë sa më të qetë dhe komode. Mbas 1944, ka qenë drejtori i parë i Radio-Shkodrës. Më pas u transferua në Tiranë si përkthyes i frëngjishtes dhe si punonjës shkencor në Institutin e Histori-Gjuhësisë, ku në disa organe ka botuar shumë artikuj e studime dhe disa libra. Vdiq në Tiranë pa pësuar ndonjë konsekuencë serioze politike nga i vëllai. La një djalë Angjelin Luka (i riu) që qe edhe sekretar i Prefekturës së PD-së të Tiranës dhe një vajzë Eliza Luka. Gjovalin Luka: Qysh në moshë fare të re, nën ndikimin e frymës përparimtare në familie, të tregimeve të gjyshes së tij Nanës Kushë, që ishte bijë Ingrizësh dhe të literaturave përparimtare, përqafoi idetë socialiste-komuniste. Për të mos i lënë punëtorët pa punë e pa bukë, Gjovalini e prishi makinën automatikë të bërjes dhe mbështjelljes së karameleve. Në gjimnazin e Shkodrës ishte shok i ngushtë me Zef Malën, Qemal Stafën, etj. Me kontributin e tij të shquar financiar dhe praktik, Gjovalini ishte një ndër personat më kryesorë të literaturës dhe formimit të Organizatës Komunistë të Shqipërisë ose Partisë Komuniste të Shqipërisë, që më vonë Hoxha me shokët e tij do ta quanin si “Grupi i Shkodrës”. Në proçesin famëkeq zogist ndaj O. K. Shqipërisë të 1939, Gjovalini figuronte i katërti dhe u dënua me burg. Qemal Stafa ia dedikoi Gjovalin Lukës (Shkrepit) vjershën e famshme “Shokut të Prangave”. Edhe në bashkim-themelimin e Partive Komuniste dhe Grupeve, Gjovalin Luka ka qenë jo vetëm një ndër interlokutorët më kryesorë të bisedimeve dhe bashkimit, por edhe një pjesmarrës. Por atje i punuan një rreng mjaft të rëndë…Fashizmi Italian e dënoi dy herë me burgime dhe me vdekje në mungesë. Gjovalin Luka dha një kontribut maksimal në organizimin dhe zhvillimin e luftës antifashiste e nacional-çlirimtare në Shqipërinë veri-perendimore. Në nëntor të 1943, ai shkruajti qartë dhe pastër për të drejtën për vetvendosje dhe ribashkimin nacional të pjesës shqiptare të Kosovës me Shqipërinë. Në dallim me filofashistët e së ashtuquajturës “Lidhja II e Prizrenit”, të komunistëve panjugosllavotitistë, të emigracionit në SHBA (me përkrahjen e Departamentit të Jashtëm të USA) që kërkonin nje Federatë Ballkanike, qysh në Dhjetor 1944 Gj. Luka shkruajti dhe u shpreh për “një Konfederatë Ballkanike të ardhshme me të drejta të barabarta popujsh indipendentë”. Ky fakt, pozicioni i tij antibashkimit me Jugosllavinë, si dhe pëshpërima e konspiracione më të thella të komunistëve hoxhistë, deklarimi i tij në shtyp për “indipendencën e Shqipërisë pa dredhira diplomatike” etj, qenë në realitet shkaku i fillimit të persekutimeve dhe raprezalive. Në Shkodër Gjovalin Luka me inisiativën e tij personale, bashkë me një inxhinier italian, ngriti për herë të parë Radio-Shkodrën. Me ndërhyrjen e tij energjike nga burgu i Shkodrës u liruan disa dhjetëra të rinj intelektualë. Më 1945 ai transferua në Tiranë dhe u zgjodh kryetar i Shoqërisë së Miqësisë Shqipëri-BRSS. Ka qenë Gjovalin Luka ai që tërhoqi në Tiranë shumë intelektualë shkodranë dhe që ndërhyri për të drejtat e studimit për në demokracitë popullore e në BS, të cilat shumë nga këto të konvertuar “si hoxhistë” e më vonë edhe “si demokratë”, as i bënë për zë… Pa vonesë Hoxhisto-Xoxistët e vunë në shënjestër Gjovalin Lukën. Ai ishte ndër të parët disidentë politikë të majtë, që luftoi për një evolucion paqësor brenda vetë lëvizjes komuniste evropiane. Veprimtaria dhe shkrimet e tia për Paqen, bashkekzistencën paqësore, konkurrencën e lirë të mendimeve dhe sistemeve ekonomike, për çarmatimin, për një Evropë pa armë bërthamore e termobërthamore, për një Evropë jo të ndarë në dy gjysma, për proçesin e Detantës, për një Traktat Sigurimi Kolektiv Evropian me pjesmarrjen edhe të SHBA-së, për ribashkimin paqësor e me vota të lira të Gjermanisë, veprimtaria e tij kundra diktaturës dhe kultit stalinist të individit etj, tërhoqën vëmendjen e urimet e shumë personaliteteve evropiane. Gj. Luka ishte shprehur kundra edhe ndaj asaj tradhëti-renegatizmit hoxhian, ndaj Evropës Lindore, në kundërshtim me ata konspiracionistë pishmanli e shadetllarë, që e quanin dhe madje na e quajnë edhe sot si një veprim përparimtar. Më 18 Qershor 1955, pas një debati mjaft të ashpër me Enver Hoxhën e Rita Markon me prezencën e stenografistit Haxhi Kroi, Gjovalinin e arrestuan dhe deri më 1980 kur vdiq i bënë nga torturat më të tmerrshme që mund të ekzistojnë. Komunistët orjentalë-hoxhistë e mbuluan me një heshtje varri. Me vendosjen e së quajturës “demokraci pluraliste”, dikush nga kundërshtarët e tij politikë shpejtoi të shprehte një gëzim sadist, ndërsa disa “demokratë” e “socialistë hoxhistë”, njëlloj si hoxhistët, e mbuluan me heshtje, si të ishte një person fare i panjohur. Në të vërtetën të gjithë këta ushqenin një urrejtje patologjike, ndaj elementit përparimtar me prejardhje katolike. Ndonjë nga këta lumpendemokratë-malësorë islamikë, ka edhe guximin t’i japë mendje edhe Parlamentit Evropian, se nuk duhet të ketë brenda socialistë, socialdemokratë e komunistë demokratë panevropianë! Bashkëshortja e Gj. Lukës ka qenë Marie Vasili, me të cilën u njoh në luftë dhe patën një lidhje model. Marija ka qenë ilegalja e para në të gjithë Shqipërinë dhe ka dhënë një kontribut jashtzakonisht të shquar në luftën antifashiste e nacional-çlirimtare dhe në atë për emancipim shoqëror. Asaj i bënë presione të panumërta për ta ndarë burrin dhe vuajti plot 35 vjet interrnim në Roskovec të Fierit. Atje edhe sot ruajnë një respekt jashtzakonisht të lartë për Gjovalinin dhe Marijen. Djemtë e Gjovalinit, Genci, Agroni, Leka e Adriani. Me instalimin nga lart-poshtë të ashtuquajturit regjim demokratik, trashigimtarëve të Angjelinit e Gjovalinit, me letra e vendime-gjyqësore iu kthyen të gjitha pasuritë e konfiskuara. Por regjimi i lumpen-demokracisë e kishte me të hedhur e djallëzi edhe ai si komunizmi orjental i kazermës së Hoxhës. Me lakmitë e militantëve PD-istë dhe me aprovimin direkt të Presidentit, ende pa u shlyer paratë dhe pa u kthyer makineritë e fabrikës në natyrë pronarëve, u bë privatizimi edhe i pjesës së pronarëve, nga militantët e PD-së dhe atyre që ishin mbrapa tyre. Ish ndërtesa e vjetër e fabrikës A.L.S., ku një fotografi e saj është ekspozuar edhe në Luvër, tash 12 vjetë mbahet e pushtuar me forcë nga pushteti qëndror socialist e lokal demokrat, për të strehuar “të pastrehët”, pa paguar asnjë qera e pa vendosur asnjë lloj afati, edhe për më tepër pa qenë absolutisht shumica e atyre si të pa strehë. Përveç të gjitha këtyre veprimeve, që kapin shifra të konsiderueshme në vlera monetare, elementë të policisë së parti-shtetit demokrat i plaçkitën mallin me një vlerë të lartë, ata futën militantët të plaçkisnin edhe dyqanin direkt më 13 Mars 1997, siç e plaçkitën me qëllim të ndyrë të gjithë Piacën tregëtare. Policia demokrate i rrahu për vdekje e me qëllim eleminimin fizik, të dy djemt e Gjovalin Lukës, Agron dhe Lekë Luka. Aktiviteti tregëtar i vëllezëeve të firmës “Luka” ishte i njohur dhe vlerësuar në të gjithë rrethin e Shkodrës. Këtë firmë e shkatërruan dhe e falimentuan me forcë dhe dhunë policore e militantësh grabitësit shtetarë e ordinerë në ngjarjet politike që janë definuar si “Trazirat e 96-97-tës”. Në të vërtetën hajdutët dhe vagabondët politikë shqiptarë demokratë e socialista, përfituan dhe i shkuan për mbarë edhe rromujat e ndërhyrja amerikane në Jugosllavi nëpërmjet teritorit shqiptar, tregëtia dhe transportimi i armëve, drogave, fondamentalistëve islamikë etj. Vëllezërve Luka i është bërë një persekutim i ndyrë politik e hakmarrës nga PD-ja, PS-ja, i ashtuquajturi si “Shtabi i Veriut” e pushteti lokal, ku bashkë me ta ka ekzistuar edhe konsensusi tepër i ndyrë dhe i poshtër i enverhoxhistëve. Genc Luka: Djali i madh i Gjovalin Lukës. I internuar-dëbuar 23 vjet. Dha një kontribut të jashtzakonshëm si inxhinier elektrik në ndërtimin e linjave dhe nënstacioneve të tensionit të lartë në të gjithë republikën, duke lënë të gjithë rininë dhe shëndetin e tij maleve, kodrave dhe fushave e moçaleve. Asnjëherë nuk ia shpërblyen mundin dhe djersën e tij, për shkak të politikës e biografisë. Hakmarrësit enveristë, zyrtarë dhe pushtetarë, si shpërblim në prag të daljes në pension, e kanë pushuar edhe nga puna, duke e lënë edhe pa rrogë. Agron Luka: 23 vjet internim-dëbim. Ka punuar rreth 23 vjet si tornitor. Ka botuar në organe të ndryshme shumë artikuj shkencorë dhe shoqërorë. Ka në proçes dy libra.
Lukejt e rinj të degës Gjovalin Luka, që janë Gjoni, Xheni, Aristoni, Meri, Reardo, Oreno, Stivi e Anxhelo, me siguri që do të dijnë t’i nderojnë dhe vazhdojnë parardhësit e tyre. Duke i mbyllur këto rreshta për t’i zgjeruar në një botim tjetër, ua lë të hapur degëzimeve të ndryshme t’i plotësojnë vetë ato që u përkasin atyre. Dua të shënoj se pavarësisht nga edukimet e rrymat politike, Lukejt ruajnë marëdhënie korrekte në farë e fisin e tyre.
RefleksionSkiftere te politikes mbi viktimat e 9 janarit
Ishte viktima e rradhes e realitetit te hidhur te Shqiperise. Nuk eshte rasti i fundit, ashtu sic kemi pohuar ndoshte me dhimbje, qe nga eksodet e para masive te 1990 dhe ne vazhdim. Nuk ishte hera e pare qe politika, perpiqej te terhiqte me duart e saja te perlyera sa me shume pertifim te kapitalin e saj. Keshtu ngjau edhe kete here….
MediatTreguan me gjithe thellesine e mendimit dhe veprimit te tyre se jane shume me perpara se strukturat e shtetit, jo vetem ne thithjen e informacioneve qe lidhen me jeten e shqiptareve, por edhe ne zgjimin e opinionit qytetar. Nese nuk do te kishin nderhyre ne kor dhe te sintonizuara plotesisht mediat, viktimat e 9 janarit 2004 do te kishin qene te pakten edhe 11 me shume, aq sa ishin te mbijetuarit e tragjedise. Mediat treguan se shteti, me shume se i forte dhe i mireorganizuar, eshte thjeshte nje grua e plakur qe perpiqet te fshehe plakjen, moshen dhe pafuqine me nje truk te rende, por qe ia fshiu ujet e detit Jon. Me organizimin e tyre, mediat treguan se shqiptaret kane nje solidaritet te jashtezakonshem dhe zemer te madhe per te ndihmuar bashkeqytetaret ne diten e veshtire, duke grumbulluar brenda pak diteve me shume se 167 milion leke te vjetra, prej te cilave 25 vetem ne Shkoder. Perfundimisht, mediat treguan se jane ne pararoje ne cdo aspekt te jetes se shoqerise shqiptare, ashtu sic treguan se shteti yne ka ende shume per te bere nese do te meritoje emrin qe padrejtesisht e mban.
DhimbjaKa qene e njejta qe kane ndjere edhe familje te tjera shqiptare te cilat qe nga viti 1990 e deri me sot, kane humbur te dashurit e tyre. Lotet i kane rrjedhur lume dhe zemra i ka pikuar gjak atyre qe ne veren e 1990, humben te dashurit e tyre ne dyert e Ambasadave ne Tirane, atyre qe ne pranvere-veren e vitit 1991 hipen ne vaporre e gomone te dashurit e tyre ne drejtim te Italise e nuk i pane me, te dibraneve qe ne vitin 1996 humben rreth 29 bije te tyre, ne vlonjateve dhe jugoreve qe ne tragjedine e Otrantos ne vitin 1997 humben njerezit e afert, te atyre qe po ne Otranto me pas humben femije dhe niper dhe per te perfunduar me viktimat e 9 janarit 2004. E vecanta e tragjedise se rradhes, eshte se ajo thuajse eshte ndjekur direkt hap pas hapi nga e gjithe Shqiperia. Permes mediave, cdo shqiptar ka qene i sintonizuar duke ndjekur me ankth ecurine e ngjarjes. E keshtu, dhimbja eshte perjetuar me direkt, me e gjalle, ne ndryshim nga tragjedite e njohura apo te panjohura, te cilat jane mesuar kryesisht permes gazetave.
GrimcaBabe, jam ne mes te detit, jane fikur motoret e gomones. Deti eshte i tmerrshem. Ndoshta nuk do te shihemi me. Istalla na shpeton Zoti…. (telefonata shkeputet, ashtu si edhe jeta e njeres nga viktimat)
Nane, veshtire te shpetoj. Tash sapo me vdiq ne krahe nusja ime. Po pres qe te vdes edhe une. Mos u merzitni, Zoti ju forcofte…. (degjohen vetem valet e detit qe ushtojne me terbim.
Nuse e dashur, u nisa per te siguru nje te ardhme me te mire per ne, per vajzen tone. Ju puth shume….., do te jem gjithmone prane jush…, lamtumire…(duket sikur telefoni cellular bie nga dora dhe perfundon ne valet e detit Jon).
I dashur, u nisa te vij tek ti. Kishim vetem disa dite qe i kishim dhene jete familjes sone te re. Fati nuk e deshi qe te bashkohemi per se gjalli. Se paku nuk jam vetem, jam me babane tend, i cili me deshi si bijen e tij, deri ne castin e fundit te jetes sime…., te dua shume…. (syte mbyllen dhe buzeqeshja e dashurise ngrihet ne buzet e vajzes se re).
O Zot, me shpeto, jo per mua, per hatrin e femijeve qe me presin pertej ketij deti te terbuar. Te lutem….., te lutem…., te lutem….. (duart jane bashkuar ne formen e lutjes dhe mbesin te ngrira ne balle, aty ku fillon edhe kryqi).
PolitikaSi gjithmone, edhe mbi kete tragjedi, mbi keto viktima krejt te pafajshme, ka kerkuar te krijoje kapital. Kryeministri i vendit, nuk denjon te prishe pushimet e tija as diten kur merr vesh kobin e zi, as diten e neserme dhe as diten kur pjesa me e madhe e viktimave te gjetura, iu dorezuan dheut te zi. Data 11 janar, u shpall dite zie nga partia me e madhe e opozites dhe ne qytetet e fshatrat ku kushte pushtetin, flamujt e saj dhe te Shqiperise, u ulen ne gjysem shtize. Data 12 u shpall persei dite zie, kete here nga qeveria shqiptare. Institucionet qendrore, te varura prej saj dhe qytetet qpo fshatrat ku partia ne pushtet udheheq, u ulen ne gjysem shtize. Edhe mortin shqiptaret e pas viteve ` 90 e perjetojne te ndare. Presidenti i Republikes, sic eshte normale, nuk e ndjeu per detyre te dekretonte dite zie kombetare, duke treguar se as edhe ne nje dite te tille, nuk perfaqeson unitetin e kombit.Ne Shkoder, nga ku dhe ishin pjesa me e madhe e viktimave dhe te humburve, ne pritjen e kufomave me 11 janar ne mengjes, nuk ishin te pranishem te zgjedhurit e popullit ne pushtetin vendor. Megjithate, sipas orientimit te ardhur nga selia qendrore e partise se ciles i perkasin, ne ujerat e lumit Buna, hodhen disa tufa me lule. Pyesim: Pse?
SkifteretKane perdorur emra te ndryshem per te etiketuar pjestaret me te spikatur te klases politike shqiptare. Me i pershtatshmi, mendoj se eshte Skifteri. Eshte i pabese, i eger, i etur per gjak dhe hakmarrje, eshte edhe i forte. Jane karakteristika qe i ritreguan mjaft mire, madje ne nje se ance te jashtezakonshme te Kuvendit, ku diskutohej per tragjedine e radhes se shqiptareve, ate te 9 janarit 2004. Nga diskutim me pergjegjshmeri, gjithcka kaloi ne te kunderten. Te afermit e viktimave, te pranishem ne salle, paten mundesi te konstatojme me se miri ate qe prej 13 vitesh shikonin ne televizione. Edhe ne mortin e tyre dhe te mbare kombit, kthetrat e skiftereve nguleshin jo vetem ne mishin e kundershtarit, por edhe te viktimave, emrin e mire dhe pafajesine e te cileve, kerkonin ta pervetesonin per kapital politik. Nje kryeminister i papergjegjshem, te cilit zollumet po i trashen aq shume, gati per tu keputur, nderron seancen me nje darke ne shoqerine e te afermeve te tij, qe fatmiresisht, gezojne shendet te plote, nuk kane nevoje te hipin ne gomone dhe mund te shkojne ne Evrope ne cdo moment, madje me charter. Nje lider opozite, per te cilin cdo moment eshte i volitshem per ti treguar shqiptareve se eshte “me katolik se Papa” ne mbrojtjen e vlerave me te mira, i cili ka fshire nga kujtesa periudhen e para viteve 97 dhe qe nuk e ka per gje te tregoje fjalorin e tij kunder Kryeministrit edhe ne nje mort. Me pas, farsa e dritave, a thua se po diskutohej per mbarevajtjen e KESH-it, apo thua se interesi i opozites, eshte qe elektorati te degjoje akuzat qe do i behen pozites. Per te vijuar me pas, lufta per kryesimin e komisionit hetimor per ngjarjen e 9 janarit 2004. Skifteret, mbeten gjithmone skiftere, edhe kur njerezit mendojne se jane te ngopur, ato e sulmojne jo vetem prene….
Te afermitMe mire do te ishte te kishin qendruar ne shtepite e tyre, per te pritur ngushllimin e sinqerte te nje Shqiperie mbare. Ndoshta pa dashje, u kthyen ne vegel te politikes shqiptare, e cila ne paskrupulitetin e saj, nuk i kurseu as edhe viktimat. Zakoni i shqiptarit e do qe te afermit e viktimes, te mos kalojne pragun e shtepise. Dhimbja duhet jetuar sipas zakoneve tona, ashtu sic edhe duhet te jemi koshiente se nga politica nuk vjen zgjidhje, te pakten e mire. Ju kam njohur nje pjese mjaft te madhe prej jush. Jeni krenare, te paperkulshem edhe para dhimbjes per humbjen e femijeve apo te afermeve. Kjo ju nderon, ju tregon te pamposhtur. Megjithate, vellezerit e mije, nuk duhej te ishit ne sallen e Kuvendit gjate asaj seance-farse. Politica nuk ju ka dhene asgje. Prej saj, ju dhe te afermit tuaj, duke dashur te mposhtni jeten e veshtire, varferine, skamjen dhe urine, moret detin. Nuk duhej te liheshit te perdoreshit nga politika, duhej te jetonit shenjterine e dhimbjes, e cila ju lehtesohet nese ju ngushllojne, por jo me pergjerime dhe lote krokodili, sic jane ato te politikes sone.
EpilogEshte konsumuar tragjedia e rradhes, fatkeqesisht, nuk do te jete e fundit. Te tjere do te merren me zbardhjen e shkaqeve, fajtoreve. Mbase si shume te tjera, cdo sekret do te mbetet ne fund te detit, kete here Jonit. Zgjidhja e vetme, qe do ti jape fund tragjedive te tilla, eshte LEVIZJA E LIRE e Shqiptare. Ate nuk e kemi ne dore ne shqiptaret, por politica, e cila ne zgjedhjet e fundit, u perkrah nga vetem 30% e shqiptareve, ndersa pjesa tjeter nuk votuan fare. Megjithate, mund te fillojme duke qene me te mire, me humane me njeri-tjetrin. Mbase nuk duhet te dyshojme ne fjalen e tjetrit, qe edhe tjetri te mos dyshoje tek e jona. Tragjedite e medha, tregojne shpirtin e nje kombi sic edhe dobesite e nje shteti, sidomos kur per mese nje decade, e ka patur bazen e lulezimit tek gomonet dhe skafet. Pushofshi ne Paqe bashkeqytetaret e mije. Blerti DELIJA
RRJETA E HEKURT: Furia shpejt mbi Shkoder! Qe pas tragjedise se 9 janarit e Karaburun, policia shqiptare dhe forca te tjera te specializuara te shtetit, kane filluar nje ofensive te papare ndaj trafikanteve, te korruptuarve dhe atyre qe e kane ngritur pasurine apo bisnesin e tyre mbi kete baze. Nje nga nje, po bien ne daren e Policise se Shtetit, Prokurorise dhe me pas edhe Gjykatave, ata qe per rreth 13 vite te demokracise, kane ngritur nga hici- piedestale, ne rrenjet e te cilave akoma ka njolla gjaku. Sic eshte e kuptueshme, ne shenjester jane vecanarisht qytetet e medha, ne kete kuader edhe qyteti yne Shkodra. Ne nje fare mase, edhe ketu ka filluar goditja dhe sekuestrimi I pasurive te atyre qe dyshohen ne implikuar ne krimin e organizuar dhe trafiqet. Megjithate, brenda pak diteve, ne Shkoder do te filloje me te vertete operacioni RRJETA E HEKURT. Sipas burimeve nga Ministria e Rendit Publik, po punohet me shume kujdes per evidentimin e vatrave ku eksiston akoma rrjeti I trafikut, qofte I qenieve njerezore, “mishit te bardhe”, narkotikeve, mjeteve motorike etj. Specialistet tashme jane ne perfundim te punes se tyre dhe kane percaktuar edhe pikat ku do te perqendrohet fillimisht goditja. Ne menyre te vecante, do te kalojne ne siten e RRJETES SE HEKURT, ato bisnese te dyshimta, te cilat lulezuan nga asgjeja, specifikisht pas vitit 1997. Specialiste te kesaj fushe, ne bashkepunim me struktura te SHISH-it, te Prokurorise dhe organizmave te tjera te specializuara, pohojne se jane ndihmuar shume nga informacionet e vete qytetareve shkodrane. Shume prej tyre, thote nje punonjes qe nuk do te identifikohet, na kane treguar me raste konkrete, fotografi por edhe me gisht, bisneset qe jane ngritur mbi trafiqet, korrupsionin, grabitjet. Jane lokalizuar tashme edhe zonat e vecanta te qytetit, prej nga do te filloje kontrolli, me pas verifikimi dhe ne fund konfiskimi I pasurive. Per pronaret qe kane ngritur te tilla bisnese, thote nje specialist I policise, vendi me I sigurte gjate ketyre diteve, do te jete burgu. I pyetur se pse po punohet me kaq kujdes dhe ngadalesi ne qytetin tone ne kuader te RRJETES SE HEKURT, nje drejtues I policise se Tirane thote se kemi marre shkas nga e kaluara. Jo rradhe kemi tentuar, duke patur prova, te godasim krimin e organizuar, trafiqet dhe korrupsionin ne qytetin tuaj. Por jo rradhe, kemi ndeshur edhe ne nje suport politik qe iu jipet personave te tille, duke krijuar premisa shume negative per konfrontime edhe ne mes strukturave te shtetit me individe te veshur me imunitet politik. Eshte evidente qe qyteti juaj, eshte baze e nje rrjeti trafikimi, krimit te organizuar dhe korrupsionit, perfundon puonjesi I policise. Rasti me I mire, fatkeqesisht, ishte ai I 9 janarit, ku pervec elementeve kriminale, mbase, mbase ka implikime edhe te kolegeve tane qe punojne ne Shkoder. Pra sic edhe e pohojne vete puonjes dhe drejtues te ndryshem te institucioneve te specializuara, RRJETA E HEKURT, shume shpejt do te zbrese me furine e saj edhe ne qytetin e Shkodres. Shpresojme te jete keshtu, madje shpejt dhe jo me fushata. Qyteti yne ka te drejte te marre fryme I lire, pa friken e trafikut, korrupsionit, grabitjeve, qe asnjehere nuk kane qene ne natyren e Shkodres dhe shkodraneve.
Blerti DELIJA Në finish spitali “Zonja e Këshillit të Mirë”
Këtë vit do të hapi dyert i dyti kompleks spitalor për Shqipërinë. Ky kompleks ka nsisur të ngrihet nën inisjativën e Nënë Terezës. Pranë tij do të ngrihet dhe një Universitet. Përgjegjësi i rikonstruksionit Padre Marino Passerini tregon rrugën e mundimshme për ngritjen e spitalit në këto 10 vjet, investimet, shërbimet që do të kryhen dhe si do të funksiojnë pagesat për pacientët
Denisa Xhoga Brenda këtij viti spitali “Zonja e Këshillit të Mirë” do të nisi punën me 100 shtretër dhe brenda një viti do të vendosen 200 shtretër. Gjithçka do të përfundoj brenda 18 muajëve. Padre Marino Passerini, personi përgjegjës në Shqipëri për rikonstruksionin e spitalit tregon vështirësitë në ndërtimin e kësaj qendre spitalore gjatë krizave të Shqipërisë, projektet për të ardhmen, kushtet e spitalit ngritjen e Universitetit krahas tij, gjithçka deri në përfundimin e këtij projekti ambicioz. A mendoni se nga nisja e ndërtimit të spitalit deri tani në hapjen e dyerve të tij ka kaluar shumë kohë? Më 25 prill të vitit 1995 u vendos “guri i parë”. Ndërtimet vazhduan në mënyrë progresive deri në vitin 1997. Më këtë vit nisën trazirat, u bllokuan punimet. Kjo bëri që të largoheshin donatorët. Në qershor të vitit 1998 u riorganizua grumbullimi i donatorëve. Në Shqipëri, pikërisht në sheshin e spitalit u organizua një koncert. Kjo u bë për t’u risensibilizuar donatorët. Ndërkohë në Itali u bë një mbledhje e madhe, ku morën pjesë 6 mijë vetë, midis tyre shumë kardinal. Projekti nisi të gjallërohej. Por pas kësaj nisi “14 shtatori”. Kjo krizë e bllokoi përsëri projektin. Më pas ndodhi kriza e Kosovës, që i frenoi donatorët. Deri në atë kohë toka ishte marrë me qera nga kongregacioni. Në qershor të vitit 2000 me vendim të qeverisë Meta, toka u dha në pronësi. Ky vendim i radifikua në Parlament. U riradifikua dhe marrveshja, pasi duhej rifreskuar, kishin kaluar gjithë këto vite. Në këtë kohë nisi rigjallërimi i donatorëve. Rifilluan punimet në katet e poshtme, ku thuajëse tani punimet kanë mbaruar, ka përfunduar dhe punimet e ndërtesës si karabina. Sa është vlera e gjithë investimit? Aktualisht jemi në një fazë ku duket se problemet financiare kanë përfunduar. Ndërkohë ka përfudnuar dhe marrveshja me IFC-në, organizëm i Bankës Botërore për 10 milionë dollarë të dhëna në formë krediti, përveç financimit të donatorëve. Për marrjen e kësaj, kredie konkregacioni “Zonja e Këshillit të Mirë”, vendosi si garanci një industri faramceutike. Deri tani investimi ka shkuar në 8 milionë dollarë. Për të mbaruar faza e parë me 80 deri 100 shtretër duhen 20 milionë dollarë të tjera që tashmë janë siguruar, është caktuar dhe një firmë xhenoveze, që së shpejti do të filloj punimet. Gjithë kompleksi mendohet të shkojë 50 milionë deri 60 milionë dollarë. Kompleksi përbëhet nga katër objekte, spitali, universiteti, qendra e reabilitimit neuro-muskulare dhe qendra e lartë e infermierëve dhe specialistëve në një sipërfaqe 100 mijë metra katror, ku 50 mijë metra katror do të jetë spitali. Kushtet në spital do të jenë sipas normave të BE-së, kostoja e spitalit do të jetë 2 mijë dollarë për metër katror me gjithë paisjet. Si do të jenë pagesat e pacientëve? Pagesat do të ndryshojnë në faza, sipas sistemit shëndetësor shqiptarë. Do të jenë pagesa alternative, pagesa direkte dhe në përqindje për bamirësi. Dhe në një kohë të dytë do të punohet me një sistem siguracioni të veçantë, ose do të lidhet një marrveshje me sistemin e sigurimeve shëndetësore shtetërore. Është llogaritur që në pesë vitet e para spitali të dalë me humbje, do të financohet nga konkregacioni. Pas pesë viteve bilanci do të jetë zero dhe do të nisë një riinvestim i brendshëm për rigjenerimine spitalit. Do të jetë një spital për katolikët, apo vetëm i ngritur nga katolikët? Mendohet të jetë si një pikë për ballkanin jugperëndimor për të gjithë shqiptarët në Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë. Spitali do të jetë i hapur për të gjithë personat, panvarësisht nga përkatësia fetare, etnia etj. Por ky spital ka rëndësi jo vetëm nga ana shëndetësore, por dhe nga ana politike. Prezenca e Selisë së Shenjtë, Vatikanit me një investim kaq të madh, është politikisht një mesazh i fortë për evuropën dhe integrimit drejt Evropës.
Tritan Shehu Nënë Tereza, inisjatore për ngritjen e kompleksit “Në nëntor të vitit 1992 vjen Nënë Tereza. Duke biseduar mbi shëndetësinë dhe problemet e saj, ajo pyeti se si mund të ndihmonte dhe unë i kërkova ndërtimin e një spitali. Si përfaqëues i qeverisë shqiptare shkova në Romë dhe bisedova me Ministrin Anxhelini dhe ai erdhi këtu. Ndërkohë Nënë Tereza bisëedoi me Papën dhe mori premtimin e Papës mbi ngritjen e një qendre spitalore. Selia e Shenjtë ngarkoi kongregacionin “Zonja e Këshilit të Mirë” për këtë projekt. Ky konkregacion ka spital në Romë, Itali dhe jashtë saj. Marrveshja zyrtare u lidh më 1993, për ngritjen e një spitali jo shtëror të sugjeruar nga kisha, si qeveria shqiptare dhe kisha morën detyrimet e tyre. U firmos vendimi i qeverisë më 1994. Më 25 prill 1995 filluan punimet. Ishte çështja që të mblidheshin donacionet. U hodhën dy opsione disa donatorë dhe të mëdhenj, ose shumë donatorë të vegjël. Nënë Tereza sugjeroi që të financonin shumë donatorë të vegjël, pasi kjo pikësëpari është vepër bamirësie. U bënë të gjitha konsultimet me Nënë Terezën dhe të gjitha bisedimet përfunduan më vitin 1995. Ndërtimi u bë aty ku kishte nisur ndërtimi i spitalit të familjes së “Konti Ferra”, të cilët i ndërprenë punimet me ndërrimin e sistemit. Më pas atyre ju kthyen dhe lekët”, tregon Tritan Shehu, ish-ministër i Shëndetësisë.
DREJT MIRATIMIT Universiteti katolik si “Tovergate” dhe “La Sapienca” Krahas spitalit, po ndërtohet dhe Universiteti “Katolik”, i cili ende nuk është pagëzuar, ndërsa spitali do të quhet “Zonja e Këshillit të Mirë”. Janë siguruar fondet dhe kanë nisur procedurat, po përgatitet dokumentacioni për miratimin e projektit nga qeveria. Ky Universitet do të jetë përkrah spitalit, në zhvillim të shkencave mjeksore. Aktualisht jemi lidhur me Universitetin “Tovergate” dhe “La Sapienca”. Paralelisht me ndërtimin e spitalit do të hapet dhe universiteti, pasi studentët do të kenë nevoj për spitalin në vitin e tretë, vitet e para bëhen lëndë të përgjithëshme. Spitali do të përfundoj plotësisht pas një ose, dy vitesh, pasi të gjtiha specilitetet s’mund të vendosen njëkohësisht, por hap pas hapi. Pedagogët do të jenë shqiptarë dhe italianë. Do të merren në punë, pedagogë-mjekë dhe të fakultetit dhe Qendrës Spitalore Universitare, me kohë të plotë, ose të pjesëshme, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe sipas kushteve. Në spitalet e Italisë punojnë 1 mijë mjek shqiptarë, të cilët janë diplomuar këtu dhe tani punojnë dhe janë specilizuar në vazhdimësi në Itali. Një pjesë e mirë e tyre janë të interesuar, që të vijnë të punojnë këtu. Ndërkohë ky spital do të përgatisë drejtues manaxher të spitalit. Skema e konkregacionit ka një eksperincë të madhe në përgatitjen e spitalierëve. Do të hapet një kurs, ku fillimisht do të jenë pedagogë italianë dhe më pas shqiptarë.
19 janar Spitali katolik, Papa trefishon fondet Presidenti Moisiu dhe Kryeministri Nano i japin fjalwn Kardinalit Laghi se do ta ndihmojnw nw vazhdimin e projektit të ndërtimit të një kompleksi spitalor si dhe nw krijimin e një Universiteti Katolik me Fakultet Mjekësie, tw quajtur “Zonja e Këshillit të Mirë”. Fondi fillestar pwr ndwrtimin ka qenw 15 milionw dollarw tani donacionet kanw arritur nw 45 milionw dollarw
Denisa Xhoga Sw shpejti pritet të hapi dyert kompleksi i dytw spitalor. Kryeministri Fatos Nano dhe Presidenti Moisiu pritwn dje paradite në një takim të veçantë një delegacion të lartë të Selisë së Shenjtë të kryesuar nga Kardinali Pio Laghi, i cili shoqërohej nga përfaqësuesi i Selisë së Shenjtë në Tiranë Monsinjor Giovani Bulaitis, Padre Aurelio Mozetta, dr. Navarro Vals, ambasadori italian në Tiranë z.Masimo Jannucci si dhe nga ish- ambasadori italian në Shqipëri Paolo Foresti. “Do të keni mbështetjen time të plotë” – u tha Presidenti bashkëbiseduesve, duke vlerësuar rëndësinë e këtij projekti me karakter mjekësor, por dhe me objektiva humane. Kryeministri Nano ka shprehur kënaqësinë e veçantë për nivelin e deritanishëm të bashkëpunimit me Selinë e Shenjtë si dhe ndihmën e saj për kapërcimin e vështirësive të periudhës së tranzicionit në Shqipëri. Kardinali Laghi e njohu Kryeministrin Nano me kërkesën për vazhdimin e projektit të ndërtimit të një kompleksi spitalor si dhe krijimin e një Universiteti Katolik me Fakultet Mjekësie të quajtur “Nostra Signora del Buon Consiglio”, “Zonja e Këshillit të Mirë”. Ndërtimi i këtij kompleksi spitalor në fund tw rrugës sw Durrësit, pranw Laprakws, është një iniciativë dhe dëshirë e Nënë Terezës për t’i ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë dhe fëmijëve në Shqipëri. Vlera fillestare e financimit për ndërtimin e këtij kompleksi spitalor ka qenë rreth 15 milionë dollarë, ndërkohë që nga donacionet e popullit italian pwrmes konkregacionit “Zonja e Këshillit të Mirë”, kjo shumë ka arritur deri në 40 milionë dollarë dhe deri nw fund tw projektit pritet tw shkojw 50 deri 60 milionw dollarw. Kyeministri Fatos Nano në këtë takim siguroi mbështetjen dhe angazhimin e plotë personal dhe të qeverisë që drejton për çuarjen përpara të këtij projekti. “Jam shumë i kënaqur për rifillimin e inisiativës suaj të rëndësishme për ndërtimin e spitalit dhe Universitetit Katolik dhe ju siguroj se mbështetja e Qeverisë Shqiptare nuk do t’ju mungojë”, tha Kryeministri Nano. Më tej Kardinali Laghi e ka njohur Kryeministrin Nano edhe me disa detaje të ndërtimit të këtij kompleksi spitalor, i cili fillimisht do të funksionojë me një kapacitet prej 200 shtretërish dhe një repart pedriatik, për t’u pasuruar më pas edhe me reparte të tjera. Në këtë spital prioritet do të kenë fëmijët dhe njerëzit në nevojë. Fakulteti i Mjekwsisw do tw ketw pedagogw shqiptar dhe italian “i binjakwzuar” me Universitetin “Tovergate” dhe “La Sapienca”.
Të DHëNAT Spitali “Zonja e Këshillit të Mirë” Më 25 prill të vitit 1995 niswn punimet Kapaciteti 200 shtretër Pwr fazwn e parë me 100 shtretër u investuan 20 milionë dollarë Vlera e gjithë kompleksit 50 milionë-60 milionë dollarë Përbëhet nga 4 objekte, spitali, universiteti, qendra e reabilitimit neuro-muskulare dhe qendra e lartë e infermierëve dhe specialistëve Sipërfaqe 100 mijë metra katror Pagesat e pacientëve Pagesat do tw jenw alternative, direkte dhe në përqindje për bamirësi.
TAKIMI MARREVESHJA Kastrati nuk do të ketë më “etje”. U nënshkrua dje në Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit marrëveshja për dhënien e një granti nga Qeveria e Austrisë, prej 812 mijë Euro. Marrëveshja u nënshkrua nga zv. Ministri i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit Arben Demeti dhe atasheu i Ambasadës Austriake në Tiranë, Hurbert Neuwirth. Demeti tha se “Ky projekt, i cili është në vazhdën e kontributit cilësor të qeverisë austriake për vendin tonë shënon edhe një herë një kontribut shumë të rëndësishëm për të zgjidhur një problem disa vjeçar të një komune mjaft të vështirë nga pikëpamja e terrenit por veçanërisht të një zone me resurse të mëdha turistike”. Nga ana e tij atasheu i Ambasadës Auustriake në Tiranë, Hurbert Neuwirth tha se “Kastrati përbën një zonë të pasur turistike dhe çështja e furnizimit me ujë të pijshëm është një problem i madh që duhet zgjidhur. Kjo është një nga arsyet që po kontribuojmë në këtë fushë dhe jo vetëm këtu por edhe në zona të tjera rreth Shkodrës”. Nga ky projekt do të përfitojnë rreth 2500 banorë të komunës Kastrat, në infrastrukturën e nevojshme për ujësjellësin e zonës. Marrëveshja fillestare e nënshkruar në dhjetor të vitit 2002 parashikonte ndërtimin e magjistraleve kryesore dhe furnizmin me ujë të rreth 750 banorëve. Por me qëllim furnizmin e të gjithë zonës me ujë të pijshëm u pa e nevojshme t’i propozohej palës austriake një shtesë projekti e cila u arrit gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së djeshme. Zbatimi i projektit që do të përfundojë brenda vitit 2004. D.XH
MINISTRIA VAZHDON KONTRROLLIN Pezullohet nga detyra Drejtori i Shtëpisë Fëmijës Pas nisjes së hetimeve nga “Avokati i Popullit” dhe denoncimit të fëmijëve mbi shkeljet e ligjit nga Drejtori i Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, Petrit Isufaj pezullohet nga detyra e kreut të këtij insitucioni. Ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale Vlentina Leskaj ka urdhëruar pezullimin nga detyra drejtorin Isufaj, duke ngarkuar me këtë detyrë deri në përfundimin verifikimit të problemeve një nga drejtuesit e ministrisë. Isufaj është akuzuar nga fëmijët se ka përdorur dhunë ndaj tyre pa asnjë shkak, si dhe ka shpërdoruar ndihmat ushqimore dhe ndihmat në veshmbathje të ardhura për ata. Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale në bazë të verifikimeve të deri tanishme vlerëson se shumë prej akuzave të ngritura ndaj kësaj “Shtëpie fëmijësh” nuk qëndrojnë dhe se ato janë të nxitura nga konfliktet midis dy punonjëseve dhe drejtuesit të tyre. Ministria njofton se nëpërmjet një grupi pune të kryesuar nga zëvendësministri, është duke ndjekur dhe verifikuar të gjitha problemet dhe shumë shpejt do të publikojë konkluzionet përfundimtare. Sipas Ministrisë Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli” ka qenë dhe mbetet një nga insitucionet më të mbështetura të kujdesit social në vend. Një grup fëmijësh Erion Selimi, Bledar Krutje, Arben Metallari, Elvin Metallari dhe Shkëlzen Këllezi, janë fëmijët që u ankuan mbi dhunën e përdorur ndaj tyre dhe dyshimet për vjedhje. Bashkë me ta u bashkuan dhe dy edukatoret Margarita Deçolli dhe Rajmonda Gazheli si dhe Drejtuesi i Insitutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve, Ilir Çumani. Pas publikimit në media të problemeve të ngritura prej tyre, insitucionet shtetërore nisën verifikimet. D.XH
MJEDISI Xhuveli: Kimikatet duhenhequr nga Shqipwria Mirëadministrimi i kimikateve të rrezikshme dhe mbetjeve të ngurta ishin në qendër të diskutimeve në Konferencën Mjedisore me temë “Kimikatet e rrezikshme, mbetjet e ngurta dhe kuadri ligjor për administrimin e tyre”, të zhvilluar dje në Ministrinë e Mjedisit. Aktualisht në Shqipëri po zbatohen dy ligje që sunojnë të mbrojnë ekosistemin shqiptar dhe shëndetin e njeriut, ligji “Për substacat dhe preparatet kimike” dhe “Për administrimin mjedisor të mbetjevetë ngurta”, të miratuara gjatë këtij viti. Ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, gjatë kësaj konference vuri theksin në masat që duhet ndërmarrë për eleminimin nga territori i Shqipërisë të kimikateve të rrezikshme, të mbartura nga industria e rëndë prej disa vitesh, si dhe administrimin e mbetjeve të ngurta.. |