Cili është roli i deputetit…
Më parë se të jap një mendim timin personal për rolin dhe detyrën e deputetit, do të bëj një parantezë të huazuar nga një dijetar i madh gjerman emri i të cilit nuk po më kujtohet, por që shprehet afërsisht kështu: “Nuk mund të kërkosh moral tek ai popull i cili nuk ka plotësuar kushtet minimale të jetesës”. Jam i mendimit se në dritën e këtij këndvështrimi duhen gjykuar edhe kandidatët e të gjitha forcave politike gjatë kësaj periudhe të tejzgjatur të këtij tranzicioni të çuditshëm shqiptar. Shqipëria, e dalë nga postkomunizmi, me një standard jetese nga më të ulëtit në Europë dhe në botë, e veshur me “kostumin” e konformizmit dhe e mbathur me “opingat” e hajdutërisë kolektive, me barkun që ushqehej vetëm me margarinën e “tolloni” (pa asnjë “lubrifikant” tjetër), u bë vatra më e ngrohtë për ngrohjen e “vezëve” të korrupsionit, krimit, hajdutërisë, trafikimit, drogës dhe prostitucionit. Në këto kushte dhe në këtë “klimë” pa dyshim që ishte tepër i vështirë seleksionimi i elementit përfaqësues në tribunën e atij institucioni që do të bënte ligjet dhe do të projektonte të ardhmen e këtij populli. Konkurenca për të dalë deputet i një force politike u bë e ashpër për vetë faktin se të qenit deputet ishte vërtet një luks dhe një privilegj që të siguronte përfitime në tendera dhe në shumë aspekte të tjera me përfitim material, pa llogaritur rrogat marramendëse të deputetëve, krahasuar këto me rrogat e ulëta dhe pensionet qesharake të atyre që lanë me djersë dhe gjak çdo pëllëmbë të kësaj toke! Deputetët përfaqësues vinin nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, por që kishin një “emërues të përbashkët” që quhet interesi material. Ky element (interesi material) bashkonte ekstremet e dy kaheve të politikës nga e majta në të djathtë. Ata që përfaqësonin spektrin e majtë të politikës dhe që vinin nga shtresat tranzicionalisht “të uritura”, u kënaqën kur ranë në “kullotë”, ndërsa ata të cilët gjatë sistemit totalitar kishin humbur gjithçka (përveç përbuzjes dhe urrejtjes klasore) tani filluan të gjenin veten duke u bashkuar me varfanjakët dhe kështu krijuan një klasë të “uriturish” që e “kafshuan” të mjerën Shqipëri deri në kockë, duke krijuar kapitalizmin më përbindësh të globit tokësor! Dhe jam i bindur se ky “skenar” do të aplikohet në vazhdimësi deri sa ndërgjegjja e “plagosur” e këtij populli të gjejë “medikamentin” e shërimit. Deputeti nuk është asgjë tjetër veçse një “përcjellës” që lidh “gjeneratorin” me “konsumatorin”, ose parlamentin me elektoratin. Pa dyshim që nëse ky që (në rastin konkret) po e quajmë përcjellës, është i cilësisë së mirë, atëherë prodhimi i energjisë së gjeneratorit do të vijë tek konsumatori pa humbje… Çuditërisht, gjatë këtyre viteve të postkomunizmit kemi parë në Parlament “skena” nga më qesharaket, me sharje dhe fyerje nga më të ulëtat, kemi parë deputetë që ia këpusin gjumë gjatë seancave të parlamentit, kemi parë deputetë që lexojnë shtypin, të cilët na kujtojnë leximin kolektiv të shtypit gjatë viteve që lamë pas. Sigurisht që këto veprime (të pa kontrolluara) nuk i shpëtojnë syrit të telespektatorit, i cili i ndjek në ekranin e televizorit dhe ndjen “kënaqësinë” e një shfaqjeje estrade, saqë tashmë është bërë proverbiale shprehja: “Mos na bëni humor si në parlament”, ose “Mbylleni televizorin se po na keqedukon fëmijët”, nga batutat banale të deputetëve gjatë replikave! Jam i mendimit se ia vlen t’u kujtojmë deputetëve shkodranë të parlamentit të ardhshëm, (të cilët besoj se do të jenë më seriozë dhe më cilësorë se paraardhësit e tyre), se ish-deputeti i parlamentit të viteve 1921-1924, Luigj Gurakuqi, ishte përfaqësuesi më i denjë i qytetarisë shkodrane dhe shembulli dhe simboli më i shkëlqyer i ndershmërisë, aftësisë dhe qëndresës. Dhe, natyrshëm na vjen pyetja: “A kemi parë ndonjë të ngjashëm me këtë burrë të madh të Shkodrës dhe të mbarë kombit, gjatë këtyre viteve të pluralizmit?” Jo! E pra, Luigj Gurakuqi ishte djalë i tregtari, madje dhe beqar. Ai u privua nga çdo gëzim dhe kënaqësi që të sjell “pranvera” e rinisë, për t’i sjellë pranverën Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë. I bëj thirrje (përmes këtij shkrimi) parlamentit të ardhshëm shqiptar dhe Presidentit të Republikës, që në hyrjen e Parlamentit të vendoset busti ose shtatorja e këtij vigani që nderon mbarë kombin. Të këtij “shën Françesku” që u vra me bark të pangopur dhe me çorape të grisur. Ky “simbol” duhet të jetë pasqyra ku çdo deputet të shohë “rrudhat” e shpirtit të tij dhe t’i fshijë ato me kthjelltësinë e shpirtit të martirit të kombit Luigj Gurakuqi. “Pa idealistë kurrë nuk mund të ndërtojmë shtet!” (M.B.) Le të jetë ky shkrim modest një “mesazh” tepër dashamirës për të gjithë vëllezërit dhe motrat deputete që do të përfaqësojnë Shkodrën në parlamentin e ardhshëm. Mark Bregu
Spastrim i radhëve të PD-së Ne mbledhjen é fundit te Kryesis se Partis Demokratike te Shqiperis ne Tirane me daten 25 Korrik, 2005, u be é ditur se Parita Demokratike do te filloje fushaten é spastrimit te rradheve te saj nga element qe kundershtojen dhe nuk perekrahin programin é Pds. Tashme dihet se brenda PDs existojen fraksione qe jane kundershtar te Berishes dhe programit te tije. Kjo eshte par qe kur vet Berisha largoje nga puna deputetet qe nuk ishin ne perkrahje te programit te tij, si dhe disa Kryetar te Parive te Rretheve. Keta deputet te cilet Berisha nuk i lejoj te kandidonin per zgjedhjet é Korrikut 2005, ishin Gjovalin Bzheta, i cili é thirri Berishen shoku Enver, Vini Minaroli, Uran Butka, Azgan Haklaj, Pellum Berisha, Shaban Memia dhe Emin Gjana Keta deputet ishin ata qe kur nuk votuan per rizgjedhjen é Berishses si kryetar Partie, ku Berisha thot se nga 750 delegat, 700 votuan per te, d.m.th, Berisha mori 93% te votave. Kundersharet é tije, duke perfshir Uran Butken dhe Gjovalin Bzheten, é akuzuan Berishen se po formonte nje parti autoritare dhe jo-demokratike. Kundersharet é Berishes brenda PDs kerkuan qe Partia Demokratike te reformohet. Reformatoret kerkuan keto ndryshime: 1. Te vendoset limiti tet vjecar per Kryetarine é Partis Demokratike te Shqiperis sikurse eshte per Kryetaret é Partive te Retheve. 2. Te lejohet pa reprezalje fryma kritike brenda Partis. 3. Partia Demokratike duhet te perkrahin te Persekutuarit Politike dhe te luftojne per kthimin é pasuris se tyre opo te kompensimit te plot te tyre. 4. Te njefet fakti qe Partia Demokratike ka ne bazen é vet te Persekutuarit Politik. 5. Te hiqet nga fuqia ligji 7501, i cili eshte aprovuar nga Berisha, ligj i cili nuk lejon te Persekutuar Politike te kerkojne token dhe pasurin é tyre. 6. Partia Demokratike duhet te mbaj zgjidhje brenda partiake per kandidatet per deputet dhe te mos ket emrime 7. Te gjith votuesit te paisen me “Krtet é Votimit” 8. Listat é votuesve te publikohen tre muaj para votimeve dhe tu shperndahen te gjitha Partive politike, pa mar parasysh madhsin é ketyre partive. 9. Te mos mbahen diskutime dhe negociime te mshefta me Partit é majta, ne menyr te vecat me PS. 10. Komisionet Zgjedhore te Zonave dohet te perbehen nga anatr te te gjitha partive é jo vetem nga anatr te te dy partive te medha, PDs dhe PS. 11. Shqipetaret é Diaspores, qe perben rreth 1/3 se popullsis Shqipetare, duhet te lejohen te votojn ne Ambasadat é shteteve perkatëse. 12. Tu jepet kohe ne midia edhe partive te vogla. Jo vetem qe Berisha nuk i mori parasysh keto pika, por ai i akuzoje reformatoret se ata ishim perkrahes indirek te LZHKs, Levizjes per Zhvillim Kombetar, krahi me konservative ne Shqiperi, dhe se ai do te spastrojen Partin Demokratike nga keto element “anti demokratik”. Ai akozoje disa prej ketyre kundershatreve si bashkpuntor te Parits Socialiste dhe te Shikut. Ai tha se kryetari i ri Shikut, qe parashikohet te jet Shemzi Preci, ai qe ekzekutoje Pllumb Pllumbaj me 16 Qershor 1990, do te bej nje rishikim te gjitha dosjeve qe Shiku ka hapur ne kohen é Nanos. Fjalet me te ashperta ishin rezervuar per LZHKen é Nju Jorkut, ku zt. Bode akizoje kryesin é kesaj dege si agjent te Nanos qe kerkojen distabilizimine é Shqiperis. Ai duket se qedhimisht é tha kete qe te fitojen simaptine é bosit tij, Berisha, sepse ai é dine mire qe LZHKja eshte é perber kryesisht nga familjet me te persekuruara dhe patriotike te shqiperis, por qe é kundershtojen Berishen, por jo PD-në. Pervec kesaj, treshja besnike é Berishes, Ridvan Bode, Sekretari i Pergjithshem, Bamir Topi, Nenkryetar i Partis Demokratike te Shqiperis, dhe dhe Jozefina Topalli, nen-kryetare é Paris Demokratike te Shqiperis, kerkuan qe Kryetaret é Partive te Retheve te paraqesin para Kryesis se partis Demokratike te Shqiperis listat é Aktivisteve, Propagandisteve, Kshidhetareve, Zedhenseve, Kordinatoreve, Financireve, Sekretareve, dhe nen-Kryetareve qe Kryesia te ket mundesi te verifikojne punen dhe qendrimin é ketyre personave dhe mendej te marrin “qendrimin perkates” ndaj tyre. Deputetet qe folen ne menyrë anonime than se kjo treshe me Berishen ne krye, é kan uzupuar fryme demokratike bernda partis dhe se ky eshte vetem fillimi i nje lufte per spastrim politik brenda Partis Demokratike qe do te rezultojne ne persekutimin é personave qe deshohen si anti-Berishjan. Stafi i Gazetes Berisha: Do arrestoj gjithë bosët e mafias “Objektivi im, është anëtarësimi i Shqipërisë pas pesë vjetësh në Baskimit Europian”,- deklaron për të përjavshmen gjermane “Der Spiegel”, Kryetari i PD dhe kandidati për Kryeministër i Shqipërisë, Sali Berisha Fituesi i zgjedhjeve parlamentare 2005, Sali Berisha, planifikon te ule korrupsionin në nivel të pranueshëm, të arrestojë të gjithë bosët e mafias dhe mendon se për momentin krijimi i shtetit të mëvetshëm kosovar është zgjidhja më e mirë. Përmbledhje nga një interviste dhënë së përjavshmes gjermane, Der Spiegel. (18.07.) “Në vitin 1997 dhashë dorëheqjen, sepse toleruam sistemin e priamidave, që i joshte njerzit me interesa të larta dhe se shumica e njerzve besonin, qe qeveria ime kish qenë pasuruar me to. Sot është dëshmuar që asnjë funksionar i lartë i Partisë Demokratike nuk ka qenë i involvuar në këto biznese,”- deklaron Berisha ne numrin e sotëm të revistës Der Spiegel. Fituesi i zgjedhjeve parlamentare të 3 Korrikut zotohet, se brenda dy- tre vjetësh do ta ulë korrupsionin në një “nivel të pranueshëm”. Ai thotë se nuk ka ndër mbend të arrestojë kryeministrin aktual dhe njëkohësisht liderin e Partisë Socialiste, Fatos Nanon: “Nuk lë përshtypje të mirë, kur arreston udhëheqësin e ardhshëm të opozitës, megjithëse Nano mezi sa s’pret të marrë rolin e martirit.” Berisha thotë, se ka nder mend t’i arrestojë të gjithë bosët e mafias, pavarësisht se sa i lartë do të jetë çmimi: “Unë do ta paguaj atë,”- premton kryetari i Partisë Demokratike. Objektivi im është antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian pas pesë vjetësh, ka deklaruar Berisha. Lidhur me një bashkim të mundshëm me Kosovën, pretendi shqiptar për kryeministër thotë: “Deri në fillim të viteve 80-të bashkimi ka qenë synimi i madh i të gjithë shqiptarëve. Ndërkohë kanë ndryshuar kushtet si në Tiranë, ashtu dhe në Prishtinë. Besoj, se bashkatdhetarët tanë atje preferojnë të kenë shtetin e vet. Për momentin kjo është edhe zgjidhja më e mirë,”- përfundon Sali Berisha, në intervistë me revistën e përjavshme gjermane, Der SPIEGEL. Anila Shuka “Kadareja dhe fjala shqipe”: FIGURINAT E FILDISHIT NË DHOMËN E GJUETARIT TË ELEFANTËVE Këto ditë u publike nji fjalor ku përmbledhen fjalët gege në veprat e Kadaresë. Këte publikim e nënshkruen si përpilues Gjovalin Shkurtaj dhe Tefik Çaushi. Tridhetë vjet ma vonë nga viti 1972 dhe Kongresi i Drejtshkrimit, jo nga ndërgjegja, po të nxitun nga argumentet që bombardojnë ndërgjegjën e të dyve, argumente që flasin dhe dëshmojnë për nji veprim shumë barbar në vitin 1972 në Shqipni, me të cilin vendoset me u vra nji pjesë e madhe e asaj që e quejmë Gjuha Shqipe, nji pjesë vitale e saj – Gegnishtja, Shkurtaj, Çaushi dhe Kadare vendosin me dalë me nji dorë fjalësh gege në publik. Sado i vonuem, historikisht i vonuem, ky fjalor asht nji dëshmi e tillë që meriton vemendjen tonë dhe na kthen te fillimi i tregimit për përpjekjet glotofage ndaj Gegnishtes, që kishte kultura zyrtare në Shqipninë komuniste. Kadare, si dihet, ishte pajtue dhe e kishte nënshkrue dokumentin me të cilin jo vetëm caktohet Standardi dhe Gjuha Zyrtare, por edhe heshtazi luftohet e shurdhohet publikisht nji gjuhë, e që prej se dijmë për vete i kemi thanë – Gegnisht. Për me e kuptue ma mirë se çka kanë ba ata “linguistat e vitit ‘72”, dhe tue qenë nji vend që jeton me metafora dhe vetëm me metafora mundet me e nxanë jetën, le ta kuptojmë Gjuhën Shqipe si gjuhë me dy trungje: Tosknisht dhe Gegnisht. Këta linguista, njisoj si Talibanët me përmendoren e Budës n’Afganistan, për arsye krejtësisht ideologjike e politike, kishin vendosë me e pre trungun e Gegnishtes, që ishte ma i madh e me kunorë ma të madhe, e me i ba vend pemës së Tosknishtes, tue e shpallë nji pjesë të Gjuhës Shqipe dominante mbi pjesën tjetër të saj. Percepcioni metaforik i autorëve të këtij barbarizmi u thotë se ajo gjuhë, Gegnishtja, asht e dekun. Nuk egziston ma. Dhe, këte e dijnë mirë ata, sepse janë vetë ata që metaforikisht e kanë vra. E kanë vra me gjyq. Kanë marrë pjesë dhe e kanë nënshkrue aktakuzën. Me gjyq historik gjuhe. Meritueshëm. Ka qenë gjuhë anmiku klasor, ka qenë gjuhë Mbreti e Mbretnie, gjuhë tradhtarësh, gjuhë kleri, gjuhë nacionalistash. Fundja gjuhë që në ate përplasje historike gjuhësh kishte humb luftën. Mirëpo, këta vetë edhe s’janë pa shpirt. Jo se nuk e kanë dashtë ate gjuhë. Po. E kanë dashtë. Në përgjithësi, edhe Shkurtaj edhe Çaushi edhe Kadare i donë gjuhët, sepse janë njerëz të civilizuem. Mirëpo, kjo gjuhë, Gegnishtja, ka pas tradhtue. Andaj edhe asht denue. Dhe, qe, mbas tridhetë vjete, nga ai trung, që simbas percepcionit të tyne asht i rrxuem përtoke, sot, disa prej tyne, Shkurtaj e Çaushi, i sjellin të përmbledhuna mbrenda nji fjalori do fjalë gege që i kanë mbledhë nëpër narracionin e Kadaresë, si dëshmi të nji civilizimi të dikurshëm, që s’egziston ma. Sa thellë të pavetëdijshëm janë për aktin barbar që kanë ba këta njerëz. Aq të pavetëdijshëm sa edhe çohen e i mbledhin si fletët nga kunora e trungut të premë fjalët gegnisht, tue dashtë me thane se sa të kujdesshëm janë, se sa zemërgjanë janë, qe edhe dëshmia – vokabulari gegë i shkrimtarit Kadare – tue mos e kuptue hipokrizinë e aktit të botimit të këtij fjalori. SAFARI LINGUISTIK Këto fjalë të hibernueme gegnisht, këto fletë të kputta e të dekuna të nji trungu të premë, i përjetoj si dëshmi të pakontestueshme të nji vandalizmit kulturor ndaj trashëgimisë kulturore shqiptare dhe Gjuhës Shqipe. Po t’i kishin mbledhë këto fjalë ndonji gjeneratë e re, e cila s’kishte me dijtë gja se çka ka ndodhë me 1972, kisha me e përjetue si nji vetëdijësim ekologjie gjuhësore të kësaj gjenerate. Por, janë të dy këta emna, asht Kadare, që jo vetëm s’janë koshient ekologjie gjuhe, por edhe kanë marrë pjesë vetë në shpalljen e diçkaje të gjallë si të dekun, dhe sot na sjellin si trofe nga nji Safari Linguistik – do fjalë gege të hapërdame nëpër naracionin kadarean. Nuk e kuptojnë, njashtu si Safari protagonistët, se ato fjalë qëndrojnë në veprën e Kadaresë si figurinat e fildishit në dhomën e gjuetarit të elefantëve. Mysafirët e kësaj letërsie kadareane nuk e shohin vrasjen që i paraprinë figurinës prej fildishi në veprën e Kadaresë. Shkurtaj dhe Kadare me këte fjalor na lshojnë në dorë argumentin kundër vetvetes. Njashtu si nji vrasës elefantësh i cili na i lshon në dorë figurinat e mbarueme prej dhambëve të shnukun me dana të elefantit; njisoj si industria e mobilieve na ofron tavolinën prej mahagoni qindavjeçar, trungut të së cilës i kanë hi me sharrë; njashtu si nji flutur e hibernueme na rinë si dëshmi mizorie n’album; njisoj si vrasësit e fokave foshnje ta japin për me e prek butësinë e lëkurës së zhvoshkun të saj, mbasi ja kanë ngul thikën në qafë për me e mbytë ma shpejt. TË SHITUEM UTOPIE Po sa kanë qenë të vetëdijshëm se këta autorë të fjalorit se çka ka ndodhë dhe kush ka psue në vitin ’72 në Kongresin e Drejtshkrimit. Mendoj se kanë qenë të shituem hiç ma pak se Enver Hoxha me Utopi, me idealizëm. Por, se nuk kanë qenë krejt të marrë, e dëshmon ky fjalor. Sepse, s’ka qenë dasht me qenë shumë i mençun e me e kuptue se çfarë akti primitiv, çfarë akti jocivilizues asht “me e vra” nji gjuhë! Kadare, sa me e pasë ndërgjegjën e pastër si nji nga nënshkruesit, bile ka nis me i fut kapak fjalë, që i shkëputke nga trungu i premë e i shembun metaforikisht përtoke i Gegnishtes. Fjalë që i mbledhke nëpër tokë, njashtu të shkeluna e të gjujtuna. Të shkërdhyeme e të pshurruna. Po pse sot? Pse jo para disa vjetësh? Nëse në kohën e Enverit s’ka qenë e mundun, pse nuk u ba kjo punë mbas shembjes së Komunizmit? Fatkeqësisht, kjo nuk flet për ndërgjegjen e zgjueme të këtyne emnave, por për ndërgjegjen e bombardueme nga faktet që kanë nis me u botue e me u ba publike për vitin 1972: mungesa e lirive të përgjithshme në Shqipninë e vitit 1972 kur u caktue Standardi shqip dhe, sidomos, debakli që ka pësue Standardi 72 në Kosovë. Nuk na prune këte fjalor si nji akt mirëkuptimi ndaj nji gjuhe këta njerëz. Por, Kosova asht nji argument shumë i madh i dështimit. S’ki ku me e mshef. S’ka tepih nën të cilin i nxen 2 milionë njerëz. S’ka tavan me e gjuejt për mos u pa. Kosova po shihet. Po shihet prej avioni. Kosova asht corpus delicti i këtyne nënshkruesve të vitit 1972. U munduen 30 vjet me ja përshtatë realitetin gjuhësor shqiptar nji dore vendimesh të nji dore njerëzish mbrenda nji Kongresi, tue e pre e gjymtue e vivisektue trupin e Gjuhës Shqipe për me ja përshtatë nji kallupi të paracaktuem. Por, nuk eci. 30 vjet ma vonë – Kosova po belbon në Standard. Nuk din as me e folë as me e shkrue. Dhe kur u bindën se qenka e zorshme me e zhdukë prej faqes së dheut nji gjuhë, ata nisën me ju bashkue. Me e kujtue. Me e marrë me të mire. Me e limue. Prandaj ky fjalor, si dëshmi e ndërgjegjës së papastër. Qe na i kena pasë përdorë do fjalë. Nuk asht e vërtetë se e kena pasë vra krejt! E kena pasë vra veç pak! Për fatkeqësi të atyne nënshkruesve e linguistave, e për fat të Gjuhës Shqipe dhe Kulturës së saj, Gegnishtja nuk ka dekë. Gjuha pandehet e dekun vetëm kur vdes edhe i fundit njeri në rruzull që e flet. Sot, Gegnishtja asht gjuha e jetës e jo ma pak se 4 milionë njerëzve. Ata jetojnë në këte gjuhë. Ata e flasin këte gjuhë dhe e belbojnë Standardin. Dhe ky asht fakt. Fakt që nuk mundet me u mposhtë edhe me 500 kadarea. Nga ky shkak Kadare, Shkurtaj dhe Çaushi na e kujtojnë se kanë ndihmue me mbetë gjallë pakëz kjo gjuhë. Sepse, Gegnishtja u tregue e fortë, e pazhdukshme, e gjallë. Prandaj – paqe me Gegnishten. Qe fjalori me fjalë. Gegnishtja dhe fjalët e saj të hibernueme mbrenda naracionit kadarean, i japin nji ndriçim të tjetërt dhe të panjoftun kësaj vepre. Kjo vepër papritmas e fiton edhe dimensionin e nji albumi me fjalë t’hibernueme të nji gjuhe të vrame, në egzekutimin metaforik të së cilës kishte marr pjesë edhe vetë autori. Une jo se nuk i kam hetue, dikur kur e lexojsha këte shkrimtar. Këto fjalë vetëmsa ma kanë kujtue gjithmonë se çfarë akti barbar i asht ba kësaj Kulture e Gjuhe tue e shurdhue këte idiomë. Po, Shqipnia, si e kam thanë shumë here, asht nji tregim që bahet se kallxue ta ka ndonji i çmendun! Kur do të kthehet liria e vërtetë në Shqipër, që të jetojmë të qetë në këtë vend Shumë familje shqiptare jetojnë të ndara në këto vite nga emigrimi që u bë i vetmi mjet jetese dhe mbrojtjeje në kohët e vështira pas vitit ’97 në Shqipërinë e trazuar, të frikshme, ku jeta u bë gjëja më e lirë. Të tillë hall pati edhe familja e Zef Ndoc Vokrrit nga Hajmeli i Shkodrës. Kjo familje e ndershme nga fisi i persekutuar Vokrri, ka provuar pushkatime, burgosje dhe internim. U pushkatua pa gjyq nga komunistët Kolë Vokrri, u burgos babai i Zefit, Ndoci dhe Zefi me familje u internua deri në vitet ’90. Këtyre vuajtjeve iu shtuan dhe ngjarje të rënda siç i ndodhi kësaj familje në vitin e zi 1997. Banda social-komuniste vënë një gjobë të madhe që të tërhiqej nga detyra i zgjedhur i popullit kryetari demokrat i Komunës Hajmel xhaxhai i Pjerin Zef Vokrrit, ose ndryshe jeta e tij do të diskutohej. Ishte Pjerini me njerëzit e vet që organizuan mbrojtjen e familjes Vokrri deri kur banditët u tërhoqën me turp pas 1 muaji presion. Po në vitet ’97-’98 ndaj babait të Pjerinit, Zefit, në ditët e votimit u ushtrua dhunë nga segmente të lidhura me pushtetin, që të votonte kundër dëshirës së tij. E, në këto kushte Pjerini i ri në moshë, djalë i vetëm i familjes u detyrua të emigrojë në kushte të vështira duke vënë jetën në rrezik që të mos shuhej familja e lodhur nga persekutimi. Pas një udhëtimi të rrezikshëm me skaf ai shkoi në Itali. U soll rrugëve i rraskapitur e i uritur deri sa të afërm të tij mblodhën para dhe e dërguan në Francë (Marsejë), te motra e tij Elda që jeton me burrin e saj Andrean legalisht. Kësaj familjeje nuk iu shmangën të këqijat as këto ditë, si më datën 25.02.2005, kur u hodh në erë makina e Kryetarit të Komunës nga persona të panjohur, armiq të kësaj familjeje. Kthimi tij në Shqipëri i rrezikon jetën, ku policia dhe shteti janë të paaftë ta mbrojnë. Ende pra nuk është zbardhur akti terrorist kundër Kryetarit të Komunës, kushëririt të tij, Zef Vokrri. Kthimi në Shqipëri i Pjerin Zef Vokrrit rrezikon seriozisht jetën e tij. Këtyre vuajtjeve të kësaj familjeje e të këtij djali që ka 5 jet që s’e ka parë familjen e vet në Shqipëri, i shtohet dhe meraku i prindërve për ngjarjet që ndodhën, që djali i vetëm të largohet i frikësuar. Për këto fjalë që shkruam dëshmojnë bashkëfshatarët Mark Bardhoku, Kolë Daija e Jak Vokrri, të pranishëm në ngjarjet që tronditën opinionin e gjerë e bënë që Pjerini të marrë rrugët e botës së lirë. Zef Nika
Velipojë: Islamikët vendosin tritol Familja Urita në Velipojë të Shkodrës, është ndër të parat që pas shembjes së Murit të Berlinit, sapo në Shqipërinë e vogël komuniste nisën lëvizjet e para demokratike, u angazhua në veprimtari për hapjen e kishave. Komunizmi ishte shumë i egër. Edhe elemenë terrorizmi islamik u bënë xhelozë kur shihnin besimtarët katolikë të shkojnë edhe përmes shkopinjve të gomës në kishë, ku edhe priftërinjtë që kishin mbetur pa u pushkatuar, pasi çonin meshë merreshin nga besimtarë të shumtë dhe fshiheshin. Fshiheshin nga Sigurimi i Shtetit që kërkonte t’i vriste. Në listë për t’u vrarë ishin edhe disa katolikë që shoqëroheshin me priftërinjtë. Ndër ta edhe besimtari katolik Ardian Gjon Urita. Por, pas vitit 1992, pas fitores së PD-së mbi komunizmin, fitore e cila, në të vërtetë i pat zhgënjyer shqiptarët e veçanërisht besimtarët katolikë, pasi vendi u mbush me xhami e hoxhallarë, me terroristë, madje në media është thënë se edhe Osama Bin Laden ka jetuar në Shqipëri, megjithëse besimi u legalizua, katolikët vijuan të jenë nën kërcënimin e muslimanëve. Ardian Urita, nga presionet dhe duke parë veten të rrezikuar me jetë, u detyrua të braktisë Shqipërinë. Por terroristët islamikë i kërkojnë vëllait të tij, Pashko Gjeto Urita, adresën e Ardianit. Sipas tyre, ai duhet të vritet si antiislamik. Pra, vëllai i Ardian Uritës është kërcënuar shumë herë, sidomos pas fitores së kandidatit demokristian si Kryetar Komune, Dedë Kaçaj, në Velipojë, në zgjedhjet e pushtetit vendor të 12 tetorit 2003. Pashko Urita kish qenë në krah të kryetarit demokristian Kaçaj, përgjatë fushatës. Kështu, më 16 qershor 2005, terroristët i kanë shpërthyer dyqanin me lëndë plasëse. Gjithashtu, disa ditë më parë, pikërisht më 11 korrik, i kanë vënë tritol në makinën personale në oborr të shtëpisë. Pas ndezjes së makinës dhe shpërthimit, ai ka arritur të dalë falë fatit që derën e shoferit e kishte të hapur dhe afër një kanal, ku është hedhur. Sipas policisë së Velipojës ka qenë një sasi prej rreth 100 gr tritoli. Ky fakt u bë i ditur vetëm para dy ditësh dhe është e pakuptueshme pse me kaq vonesë, duke hedhur fillimisht hipoteza nga më banalet nga ana e policisë, si: defekt motorik, shpërthim karburanti etj. Por, ajo çka është alarmante është fakti se terroristët i kanë çuar fjalë Pashko Uritës se nëse ai nuk tregon adresën e vëllait, Ardian Urita do të zhduket me gjithë familje. Albert Vataj
Metamorfoza e një lideri Për shtatë orë me radhë, ai që të gjithë nën zë e thërrasin tashmë kryeministër, dy ditë pas zgjedhjeve tw 3 korrrikut i kaloi sa në kafen, apo në restorantin e Hotel Sheraton në Tiranë. Takoi të huaj, njerëz të medias dhe politikanë, iu përgjigj telefonatave dhe dërgoi mesazhe, si dhe nuk refuzoi gotat me verën e mirë dhe konjakun e zgjedhur. Nëse nuk ishte për shtatin e tij të lartë, të gjithë do të mendonin se një axhendë e tillë mondane, mund të përballohej vetëm nga Fatos Nano. Por tashmë edhe në këtë drejtim, Sali Berisha e ka mundur liderin socialist. Jo rrallë tashmë ai shihet në restorante dhe kafeteri, duke shpenzuar kohë dhe orë të tëra me njerëz të opinionit publik, ndërkohë që media i ka hapur të tëra dyert e mundshme, atij që në vitin 1996 u cilësua nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve si një nga dhjetë armiqtë e shtypit n botë. Sot, megjithëse marëdhëniet e tij me “Gazetën Shqiptare” dhe “Top Channel” vazhdojnë të jenë të ngrira, fytyra dhe zëri i Sali Berishës vazhdojnë të jenë të pranishme edhe në këto media. Arsyeja është e thjeshtë: ai është rikthyer në pozicionin e tij të natyrshëm: atij të prodhuesit të lajmeve. Po ta pyesin sot, nëse atë ditë shtatori 1997 kur u rikthye zyrtarisht në karriken e kryetarit të PD, ai e kishte menduar kaq triumfal rikthimin e tij, përgjigja klishe’do të kishte qënë “Jo”. Por ata që e njohin mirë, e dinë se kjo nuk është e vërtetë. Disfatizmi nuk ka qënë asnjëherë pjesë e karakterit të Sali Berishës. Njeriu i cili që në vitin 1990 tentoi të merrte postin e ministrit të shëndetësisë, nuk ka reshtur angazhimin e tij në luftën për pushtet. Pushtet që mendon se e meriton dhe e përdor për qëllime vizionare. Më shumë se kurrë këtë duhet ta ketë menduar, atë ditë shtatori kur u rikthye në PD, në thellësinë më të madhe të abisit të dështimit të tij personal. Socialistët ishin rikthyer në pushtet, ai kishte dhënë dorëheqjen si president, pasi kishte dështuar si kryetar i shtetit për të ndalur diluvin e madh historik vitit 1997. Në PD gjeti vetëm dy rojet, Papin dhe Betimin, banjot e prishura në katin e parë, që kutërbonin erë të rëndë dhe të kalbur dhe në arkën e partisë vetëm 17 dollarë! Solli me vete Genc Pollon, Fatos Bejën dhe Linda Ihsanin, si dhe hijen e një mandati presidencial të papërfunduar dhe të pamerituar. Solli me vete shijen e keqe të 40 ditëve, gjatë të cilave, ai refuzoi me kokëfortësi t’i dorëzonte pushtetin socialistëve, megjithëse sovrani kishte folur qartë atë 29 qershor të vitit 1997. Të gjithë përfolën fundin e tij. Edhe mediat, që pritën me skepticizëm aktin e tij të prasmë autoritar, rrëmbimin e karrikes së kryetarit të PD-së. Deri edhe “puppy” që kishte vënë përkohësisht në të, Tritan Shehu, shprehu pakënaqësi. Deri edhe hija e tij e përjetshme Genc Pollo tentoi t’i zinte vendin. Deri edhe bodigardët e tij e braktisën dhe e sabotuan. Të gjithë prisnin fundin e Doktorit. Por harruan se Berisha me vete në PD, kishte sjellë edhe asete të tjera. Mes tyre, votën e 27,5% të shqiptarëve, që i besuan atij kur u thoshte se rebelimi i kuq, ishte shkaku kryesor i rënies së shtetit, që i besuan atij kur u thoshte se në 9 mars, kur qeveria iu dorëzua socialistëve, kishte vetëm një të vrarë dhe ai quhej Artur Rustemi. Por atëherë Berisha ishte shumë afër disfatës që i kishte ndodhur, vizioni i tij historik për Shqipërinë ishte cënuar sipas tij nga kryengritja e armatosur e Jugut dhe Doktorit nuk i mbetej veçse të pajtohej me vullnetin e më të fortit. Megjithatë ai kurrë nuk besoi se ai ishte vullneti i shumicës dhe koha do ta provonte se ai kishte të drejtë. Por në një pikë Berisha nuk arriti për shumë kohë ta bindte veten: se njerëzit nuk do të pranonin kurrë që publikisht dhe gjerësisht ta rikthenin atë në pushtet, pas njollave të errëta dhe të pashlyeshme në kostumin e tij presidencial. Në çdo rast ai mbetej fajtor për linçimin e lirisë së shtypit, të asaj politike të protestës, të privacisë së përdhunuar nga veshët dhe dora e gjatë e me thonj të paprerë të SHIK-ut. Njerëzve pak u interesonte edhe atëherë si edhe sot, se çfarë dyshimesh kanë ndërkombëtarët për lidhjet me botën islamike, apo ndërhyrjet e shumta në punët e Kosovës dhe Maqedonisë. Ndonëse ende të pamësuar me një shoqëri liberale dhe aktive, shumica e njerëzve mundën të artikulonin tezat për një Shqipëri normale, përsa kohë kreu i shtetit shfaqej me petkun e njeriut të hekurt, autoritar dhe arrogant me pushtetin e tij. Ishte kjo arsyeja që edhe pse shumë nuk i dhanë votën, gjithsesi mbështetën atmosferën liberale që solli Fatos Nano menjëherë pas ardhjes në pushtet. Nano me karakterin e tij moskokëçarës, të shkrythur dhe të shkathët, paraqiste në mënyrë primitive konceptin e Shqipërisë normale që donin të gjithë. Në djall rritja ekonomike, në djall misioni historik, në djall zëri i plotë, por i ashpër i tropojanit të fortë. Nano nuk ishte një gjeni si menaxher i shtetit, por të paktën njerëzit u ndjenë më të lirë, megjithëse më të varfër.
U deshën tetë vjet që shumë prej nesh të kuptonin se pjesa dërrmuese e ëndrrës liberale që propagandonte Nano, nuk ishte veçse një imazh i fryrë nga mediat dhe opinionbërësit, që kënaqeshin me një drekë apo darkë nën shoqërinë e kryeministrit. Nga burrat dhe gratë të cilat Fatosi i merrte përqafe dhe i thërriste në emër në vizitat në rrethe. Njerëzit donin një lider normal dhe Nano u dhuroi pa kursim këtë imazh. Berisha ishte ndër të parët që e kuptoi falsitetin e modelit të ri. Ai denoncoi përmbajtjen, paaftësinë, korrupsionin që nxiti qeverisja rozë. Por harroi sërish se gjithçka varet nga imazhi. Kokëfortë vazhdoi të mos pranonte të ndryshonte asgjë në atë të tijin, i bindur se kishte dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në historinë moderne të Shqipërisë. Por vetëm kur edhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë si Pollo dhe Shehu e kundërshtuan atë ashpër dhe i bënë thirrje të largohet, ai me siguri që duhet të ketë kuptuar rëndësinë e situatës dhe zgjedhjen e madhe që duhet të bënte: të kënaqej me historinë dhe të mbetej aty, apo të ndryshonte dhe të shpresonte të rikthimi i ëndërruar. Historia bëhet nga njerëz të mëdhenj dhe momente të vogla. Kjo duket përcaktoi edhe strategjinë e mëvonshme të Doktorit: imazhi duhej ndryshuar. Kjo nisi nga bashkëpunëtorët. Për të hequr tisin e kryetarit autoritar, nxitoi të mbushte vendet e lena bosh nga spastrimi i radhës, me figura të reja, ndonëse nuk hoqi totalisht dorë nga uniforma e dashnorit të turmave. Paralelisht me protestat, që i mblidhnin pak qindra njerëz në Sheshin Skënderbej, ai hapi dyert për shtypin dhe mediat. Në fillim vinin pak, ose aspak. Por Berisha nuk hoqi dorë. Dilte dhe fliste për gjithçka. Shpesh nuk kish rëndësi se çfarë kundërshtohej, e rëndësishme ishte të ishte i pranishëm. Ndërkohë rinovoi selinë e partisë, e cila më pas meritoi vërtet emrin të quhej Selia Blu. I riktheu imazhin e freskuar dhe të forcuar. Në shesh dilnin ende pak njerëz, por para ndërtesës së PD, filluan të shtoheshin hyrje-daljet. Ngadalë por vazhdimisht në rritje, edhe të përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, shumë prej të cilëve jo thjesht mendonin, por punonin intensivisht t’i hiqnin atij edhe pushtetin e vetëm që i kishte mbetur: monopolin e opozitës. Për shumë vite me radhë komuniteti ndërkombëtar besoi se faktori Berisha duhet t’i kalonte historisë. Koha do t’i provonte ata gabim. Keqqeverisja, përçarja e së majtës, por edhe shtimi i besimit tek përkrahësit e opozitës, roli i së cilës në opinion publik rritej, bënë që në zgjedhjet lokale të vitit 2000, Berisha të përgatiste rikthimin qoftë edhe të pjesshëm në pushtet. Tirana dhe Durrësi mbetën prioritetet e tij kryesore. Tashmë makina e marëdhënieve publike, kish filluar të çante edhe në zyrën e Doktorit. Ai e kuptoi se që të bëhej i pranueshëm për Shqipërinë normale, duhet të thyente zemrat e Shqipërisë së Mesme.
Sot nuk është momenti për të analizuar në detaje gabimet e Berishës në të shkuarën, por reagimet e tij ndaj tyre. Teza e hapjes së partisë që ai hodhi atë vit, ishte ndoshta jo aq e sinqertë, por së paku ishte shenjë se Doktori i Tmerrshëm, kish vendosur të ndërronte maskën dhe të shfaqej ndryshe. Një vit më vonë efekti ishte edhe më i madh, por ishte sërish forma dhe imazhi kryesisht i së shkuarës, që nuk i lanë shumë shqiptarë të besojnë se votat e tyre në zgjedhejt e vitit 2001 për Berishën kishin qenë shumicë. Berisha këmbëngulës vazhdoi luftën e tij, por me mjete të tjera. Plot 500 ditët e protestës së përditshme, deri kur u ul në tryezën e kompromisit me Nanon, u shoqëruan me ndjekjen legale të procesit të dhunuar të votimit. Kur emocionet ikin dhe shpirtrat qetësohen, janë shifrat që mbesin. Në zgjedhjet e vitit 2001 fituan sërish socialistët, por Gjykata Kushtetuese vendosi mbi 40 mandate. Opozita gjithsesi zotëroi 55 vende në parlament, rekord ky në historinë e re të opozitave politike në Shqipërinë e pas vitit 1990. Dhe nëse dikush mendon se presioni i rrugës nuk pati ndikimin e vet, e ka gabim. Pasi edhe protestat kishin ndryshuar. Ato ishin të qeta dhe konsistente. Pas 500 ditësh socialistët u thyen dhe Berisha u ul këmbëkryq në tryezën e kompromisit më të madh politik në vend, pas marrëveshjes së 9 marsit 1997: zgjedhjen e presidentit të vendit. Por ndërkohë profili politik i opozitës kishte marrë një shndërrim përfundimtar drejt parlamentarizmit. Pas marrëveshjes së tetorit 2001, opozita u kthye në Kuvend. Menjëherë më pas u bë pjesë e lojës së votave. Shkarkimi i kryeprokurorit të vendit dhe më pas rrëzimi i qeverisë Meta, pati edhe autorësinë e parlamentarëve të Berishës. Duke mos patur numrat e duhur, sërish ai arriti të rrëzojë qeverinë e kundërshtarëve të tij.
Por zgjedhja e Moisiut ishte padyshim kulmi i suksesit të Berishës. Në krye të vendit, katër vjet pas rrëzimit të një Presidenti Demokrat, opozita solli në presidencë një njeriun e saj. Por pakkush i vuri rëndësi qëllimit të vërtetë të Berishës: Ai ishte në në kërkim të formulës që do t’i garantonte atij rikthimin në pushtet, para zgjedhjeve parlamentare. Megjithëse në këtë mision, Moisiu e sabotoi jo pak dhe rrallë, opozita imponoi futjen e njerëzve të saj në KQZ, Bankën e Shqipërisë, Komisionin e Pronave, KKRT, RTSH. Pakkush kujton se zgjedhjes së presidentit konsensual I parapriu zgjedhja e një drejtori konsensual të RTSH, Artur Zheji, I cili ishte I pari që hapi pa paragjykim të posaçëm, ekranin shtetëror për opozitën, deri dje të diabolizuar. Tashmë kishte ardhur ora finale për Berishën. Ata që e njohin nga afër e dinë sa vështirë e ka ai të ndryshojë. Por të gjithë janë dakort se nga koha kur ai nuk lëvizte nga istikami, edhe po ta kishte gabim, ka rrjedhur shumë shumë ujë harrese. Nga dalja e dëshpëruar përditë para kamerave në konferencë shtypi, ai kaloi në takime të shpeshta dhe të gjata me analistë dhe gazetarë të njohur. Me ta shpenzonte më shumë kohë sesa me anëtarë të kryesisë. Ata u kthyen në këshilltarët e tij më të mirë. Tek ata priste konfermën finale për veprime të tijat në publik, për takime me kundërshtarët, për kafe me Ilir Metën, apo vizita në festat e Partisë Socialiste. Pakkush dyshonin se çfarë vërtet ndjente Berisha kur takonte me respekt Xhoana Nanon dhe I buzëqeshte bashkëshortit të saj, por të gjithë mahniteshin me sforcimin e madh të Doktorit për të reflektuar pranimin e këtij modeli social, politik dhe bashkëshortor. Berisha më në fund kishte ndryshuar. Socialistët qeshnin dhe ia quanin vetes edhe këtë meritë: “E zbutëm dhe Doktorin”. Shpejt do ta kuptonin se pikërisht kjo zbutje ishte dhe rreziku më I madh I pushtetit të tyre. Në zgjedhjet lokale PD fiton pushtetin local në shumicën e qyteteve të mëdha. PD nuk kaloi dot provën e Tiranës dhe Durrësit, por shembi idhuj në Korçë, Elbasan, Librazhd, Lushnje e Sarandë. Ky ishte momenti kur Zbutja e Doktorit, u kthye në makthin e socialistëve, që për dy vjet i provokuan jo rrallë atij përpjekje për “luftë”. Por Doktori e kishte kuptuar më në fund gabimin. Përkundër demonizimit, në parlament ai u kthye në një denoncues permanent të korrupsionit rozë. Shpesh I konsideruar qesharak nga kundërshtarët, kur “shpikte” frazeologji popullore për korrupsionin, nga Orizaga tek Klani I Zemunit, nga Andi Keshi tek Duka I Krimit, nga NaçI I zi tek Zonja Mielli. Por ishin këto togfjalësha dhe jo imazhet e vjetëruara të ngjarjeve të 1997, që vendosën fatin e zgjedhjeve të 3 korrikut.
Natyrisht që Berisha nuk mund të ndryshojë aq shumë sa shpreson ajo pjesë e moderuar e shoqërisë që së fundmi I besoi votën. Berisha do të tentojë të qeverisë me dorë të fortë. Ai pranoi se nuk mendon se SHISH duhet të ketë rol të dorës së dytë në jetën politike të vendit dhe personat që ai ka akuzuar për vite me radhë, duhet të presin pasoja, nga kontrollet tatimore e deri ftesat në prokurori. Komuniteti ndërkombëtar do të ndjekë me skepticizëm aktivitetin e qeverisë Berisha në politikën e jashtme, ndërsa mezi ç‘pret ndonjë gafë të tij kundër Edi Ramës, që do t’i rikthente shpejt stigmën e autoritarit të pandreqshëm dhe shdnërronte kryebashkiakun në një hero pa meritë. Biznesi I vogël, I mesëm por veçanërisht ai I madh prêt me ankth mbajtjen e premtimeve për ulje taksash, por edhe qëndrim luajal prej qeverisë së re. njerëzit e thjeshtë që duan një polici normale, kryqëzojnë gishtat dhe luten që ai t’I japë fund iluzioneve të Mërgatës së Qyqeve. Njerëzit urojnë veten që kësaj radhe të mos kenë gabuar rëndshëm duke I besuar ëndrrën e tyre për një Shqipëri normale, një karakteri të paparashikueshëm si Sali Berisha. Tani ai ka në dorë t’I provojë të gjithë gabim në skepticizmin e tyre. Sali Berishës I duhet për ca kohë të heqë dorë nga vizioni I të parit të vetes me mision në histori. Ai duhet t’I tregojë shqiptarëve se është I aftë të garantojë dhe realizojë normalitetin. Dhe ndoshta pak më vonë kur koha, shëndeti dhe perëndia t’I lejojnë që kur të mbushë 70 vjeç, të jetë pjekur, maturuar dhe urtësuar, të ketë ndryshuar aq sa të rimarrë vendin që dikur me nxitim historia ja la në dorë 13 vjet më parë. Shqiptarët votuan ndryshimin, pasi besuan tek ndryshimi I Berishës. Edhe nëse asgjë nuk është e vërtetë, edhe nëse gjithçka është vetëm imazh, kryeministri I ardhshëm blu duhet të kuptojë se tashmë ndryshimin vërtet duhet ta përçojë, përtej fotove të Fadil Berishës dhe 130 mijë eurove që kushtuan vetëm posterat e tij të vënë në gjithë Shqipërinë. Ndryshimi ndodhi, Berisha u rikthye në pushtet. Të shpresojmë që është ky, akti I parë I normalizimit të Shqipërisë.
Emigron pas një konflikti për një pëllëmbë tokë Familja Dibra në qytetin verior të Shkodrës, në Shqipëri, është ndër më të hershmet e këtij qyteti 2500-vjeçar, me një shtëpi dykatëshe karakteristike, sipas arkitekturës së fillimshekullit të XX, me oborr gjithë lule e pas tij një sipërfaqe toke e kthyer në pemishte. Njëri nga pinjollët e kësaj familjeje është Ardit Fiqir Dibra, i datëlindjes 27.11.1980, ish-student i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, që punonte me kohë të kufizuar si barist tek “Ulqini” deri në vitin 2004, njëri nga bar-restorantet e qendrës së qytetit. E kishte bërë zakon që çdo ditë në mëngjes të dilte në kopësht. Në tokën pronë të tij, të trashëguar gjysh pas gjyshi, i gëzohej pemëve, por dhe mbillte fidanë të rinj, duke përtërirë traditën frutikulturore të të parëve. Ndërsa del në një nga këto mëngjese, shpeh që dikush i ka shtyrë gardhin, duke u futur disa metra në tokë të tij, ku dhe kishte hapur themelet. Nuk don t’u besojë syve dhe drejtohet andej. Sheh që aty po punonin disa punëtore, prej të cilëve mëson se po hidhnin themelet e një shtëpie të re. Ndërsa bisedonte me ta, vjen me nxitim një person i quajtur Xhevdet Abdullah Buna, i cili i tregoi se për këtë zotëronte dokumenta të rregullta, si tapi, leje ndërtimi etj. Ardit Dibra kërkon ta sqarojë qytetarin se ai i kishte cënuar pronën e tij dhe se për këtë do t’u drejtohej organeve kompetente, e të ndërpristepunimet, por Xhevdeti nuk pranon të vijojë më tej dialogun, madje nis ta kërcënojë, duke i thënë se “nuk ka lindë ende ai njeri që të më dalë mua për para”. Madje largohet duke lënë të kuptonte se po shkonte të merrte ndonjë armë apo diçka tjetër që do t’i vinte jetën në rrezik Arditit. Kur ai largohet, njëri nga punëtorët i tregon se Xhevdeti ka paguar shuma të mëdha për të fallsifikuar ato dokumente dhe se ka lidhje të fuqishme me njerëz të pushtetit e të gjyqësorit dhe se Arditi, si njeri i ndershëm, do ta kishte të vështirë të nxirrte në shesh të vërtetën pa rrezikuar jetën. Arditi nuk don t’u besojë syve as veshëve, por nuk zgjat as pesë minuta, kur Xhevdet Abdullah Buna kthehet sërish, kësaj radhe duke fshehur diçka nën një këmishë që mbante në dorë. Ai madje nis të trillojë sikur Arditi më parë e kishte fyer e kërcënuar, kërkonte sherr, i thoshte se ai ishte nga një fis që nuk lejonte të tilla gjëra e plumbit i përgjigjej me plumb, ashtu siç e përcaktonte edhe Kanuni i maleve nga kishte zbritur. Madje, gjatë një zënke ai e goditi Arditin në ballë me një send të fortë duke e gjakosur, kërcënuan babain e Arditit, Fiqirinë, i cili nga frika prej kohësh jeton i fshehur në shtëpinë e të afërmve të tij. Këto kërcënime vijuan edhe më pas. Edhe pse Arditi njoftoi shkallë-shkallë organet kompetente, ata s’merrnin asnjë masë e Xhevdeti vazhdonte ta kërcënonte Arditin, herë përmes telefonit e herë në rrugë, herë natën, e herë ditën, sa Arditi, kur u bind se organet kompetente shqipare nuk vepronin, e ndjeu veten të rrezikuar me jetën dhe u detyrua të emigrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjendet edhe sot. Rasti i Ardit Fiqiri Dibrës është shprehje e korrupsionit në pallatin e drejtësisë dhe e mosveprimit të organeve kompetente për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e njeriut. Vasel Gilaj
Dedë Makaj, viktimë e pafajshme e shtetit të krimeve Shqipëria është shtet frike, shtet krimesh. Edhe Dedë Nikoll Makaj nga Shënkolli i Lezhës, lindur më 9 qershor 1966, është një ndër viktimat. I rrjedhur nga një familje antikomuniste, nuk bëri një ditë të qetë në jetën e vet. Daja i tij, Ndoc Marash Shkreli është pushkatuar në përpjekje me forcat komuniste më 5 shtator 1952, ndërsa axha, i quajtur Gjok Ded Makaj, ka qenë i dënuar 101 vjet burg politik. Gjithashtu, djali i axhës i Dedë Makaj, Nikolin Gjok Makaj është vrarë në kufi duke ikur më 1990 dhe kufoma e tij është gjetur e hedhur në Lumin Buna gjashtë muaj më vonë. Vetë Dedë Makaj ka qenë i internuar nga 21 qershori 1985 deri më 1989, kur edhe në Shqipëri filluan lëvizjet e para kundër sistemit diktatorial më të pashembullt në botë. Edhe pas viteve 1990, bile edhe sot, Dedë Makaj e ka seriozisht jetën të kërcënuar, jo vetëm si antikomunist, por edhe nga fenomeni i gjakmarrjes, i cili funksionoi pas viteve 1990, duke zgjuar edhe hasmëritë e konfliktet e vjetra. E pra, të parët e Dedës kishin një konflikt të para vitit 1944, ku sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, gjaku duhej marrë disafish. Dedë Makaj ka jetuar ilegal, madje edhe i ngujuar, sipas zakonit shqiptar, deri sa gjeti mundësinë dhe mori rrugët pa rrugë të emigracionit të detyruar, familjarisht. Vrasja e Rrok Makajt, vëllait të Dedës, më 13.04.1998, e mbetur ende enigmë është e saktë se ka si prapavijë ose hakmarrjen politike, ose atë të gjakmarrjes. Gjithsesi, pushka e hasmit rri ngrehur edhe sot për këtë viktimë të pafajshme, pasi shteti shqiptar nuk ka asnjë ligj që siguron viktimat e këtij fenomeni. Paradoksal është fakti që edhe Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, është veprimtar i Shoqatës së Pajtimit të Gjaqeve. Pra, Shqipëria është në kushtet e një shoqërie primitive, pa shtet. Rifat Ymeri Malësia e Madhe, treva shqiptare ku Kanuni sfidon ligjin Një sentencë e vjetër e popullit tonë thotë: “Gur nga një gur bëhet kalaja, fjalë nga një fjalë lind belaja”, e kjo bela, apo më shqip sherr, shpesh ka sjellë tragjedi të vërteta për fise, familje apo njerëz të ndryshëm, që në mendjen e tyre ende “sundojnë” doket mesjetare të Kanunit të Lek Dukagjinit. Në Shqipërinë e Veriut të tillë njerëz gjenden me shumicë, por në veçanti në Malësi të Madhe Kanuni sfidon pa mëdyshje shtetin dhe ligjet e tij. Pjesa më e madhe e vrasjeve të pambarim, që tek ne quhen vrasje për hakmarrje apo për gjakmarrje, e kanë fillesën tek një fjalë apo disa fjalë të cilat mund të jenë fyese, rënduese apo tallëse në mes dy njerëzve, që përball opinionit ai i rënduari ose duhet të marrë hak me pushkë, ose tërë jetën mbetet i turpëruar dhe i shmangur nga shoqëria. Të gjitha këto malësorët i “pleqërojnë” me ligjin e egër të Mesjetës që ne e quajmë Kanun, duke sfiduar hapur shtetin, i cili duhet thënë se shpesh i fryn zjarrit të kanunit, apo më saktë të gjakmarrjes e hakmarrjes. Është interesant të thuhet se sunduesit apo pushtuesit e ndryshëm që kanë kaluar nëpër Shqipëri, e veçanërisht në pjesën veriore jo vetëm nuk kanë bërë asgjë për mbylljen e kësaj plage shoqërore që çdo ditë derdhte gjak të pastër shqiptarësh, por përkundrazi e nxisnin këtë vëllavrasje si mjet përçarjeje e sundimi. Komunizmi në fakt e mbylli disi këtë plagë, por mbyllja ishte vetëm e sipërfaqshme dhe e pashëruar në brendësi, madje gjatë sundimit komunist u hapën shumë inate e thashetheme të cilat me të ardhur pluralizmi e demokracia filluan të ringjallen dhe bëhen shkak edhe për plagë të reja shoqërore, që nga vrasjet, plagosjet, ngujimet e kërcënimet me gjakmarrje apo hakmarrje si diçka më e gjerë në konceptin e Kanunit. Një rol negativ për shërimin e këtyre plagëve që ia “faturojnë” Kanunit tek ne malësorët është koncepti i mosdenoncimit në organet e policisë e drejtësisë, të personave që u kan shkaktuar që nga dëmi më i madh (vrasja apo plagosja) e deri tek fyerjet, shpifjet, talljet, ofendimet apo zënkat ordinere të çastit. Të gjitha këto malësori kërkon t’i zgjidhë vetë, ku mjerisht si mjeti i parë është pushka, që siç dihet merr jetë njerëzish në shumicën e rasteve të pafajshëm. Në trevat tona shpesh gjakmarrja apo hakmarrja është kërkuar jo vetëm tek të gjithë pjesëtarët e familjes, por shpesh edhe në të gjithë fisin, por fatmirësisht që nga prilli i vitit 2005 e këtej është realizuar një besëlidhje nga malësorët e Malësisë së Madhe, ku gjakmarrja apo hakmarrja do të kërkohet vetëm tek dorasi. Kjo besëlidhje nuk është në nderin tonë që pretendojmë të kemi shtet që na çon në Europën e Bashkuar, por mjerisht lindi si domosdoshmëri që e morën përsipër disa burra të urtë malësorë e më gjerë, në kushtet kur shteti për këtë fenomen thuajse është inekzistent. Kjo besëlidhje vërtet ngushton rrethin e atyre që presin vdekjen për një vrasje apo deri për një fjalë goje që mendohet e ka fyer ose mundur një bashkëbisedues të njohur apo të panjohur, në rrethana në ndryshme. Gjithsesi, i ndjekuri apo i ngujuari është i detyruar të fshihet apo të largohet nga vendi i tij. Është disi interesante të shënojmë një rast në një fshat të Malësisë së Madhe, kur një djalosh kapardisej në një lokal duke thënë se “filani” vërtet më ka ofenduar, por unë ose do ta vrisja, ose ai ishte i detyruar të largohej nga Shqipëria, dhe kështu ai u largua nga sytë këmbët se më ka frikë mua, madje për këtë ai ka rreth shtatë vite që nuk guxon të vijë kurrë në vendin e tij për të parë prindërit e tij pleq, dhe as vëllezërit e motrat e tij, të cilëve u kam treguar se nëse vëllai juaj shkel në tokën shqiptare, ai menjëherë është në gjak me mua, të cilin do ta vras pa mëdyshje, se nuk e harroj kurrë zënkën që kemi bërë në vitin 1998 dhe ai më ka fyer e rënduar në sy të shoqërisë, aq rëndë sa mua më lan vetëm Kanuni i cili thotë gjakmarrje… Ne si gazetë, duke pasur si objektiv sensibilizimin e opinionit kombëtar e ndërkombëtar për të gjithë ato fenomene negative që dëmtojnë shoqërinë tonë, qoftë edhe një individ të veçantë, vazhdimisht kemi shkruar e shkruajmë me kurajo, duke u atakuar me shtetin, parti politike apo grupe shoqërore e individë bartës të fenomeneve të rrezikshme, vendosëm të investigojmë për këtë rast që na bëri përshtypje. Pas investigimit tonë zbuluam me keqardhje se djaloshi që hiqej në trimëri ishte një pjesëtar i fisit Brojaj, ndërsa mjerani që ndiqej për t’u vrarë ishte djali i familjes Hasanaj nga fshati Kamicë i Malësisë së Madhe. Meqenëse emri i djaloshit hakmarrës të fisit Brojaj është i njohur edhe në grupin e pajtimtarëve, ne nuk po ia shkruajmë emrin, se mbasi kështu mund t’i hapnim punë vetes me këtë edhe ne si gazetë, ne po shkruajmë vetëm emrin e mjeranit të familjes Hasanaj, i cili kudo që të jetë fshehur do ta lexojë gazetën tonë kombëtare “Shqipëria Etnike” dhe kështu do të struket më mirë për t’iu ruajtur hakmarrjes së fisit Brojaj. Gëzim Osman Hasanaj mësuam se ishte ai që duhej të ruhej, madje ne shkuam si gazetë direkt në familjen e tij, ku na u tha se Gëzimi ishte i datëlindjes 30 tetor 1972 dhe kishte bërë fjalë (ishin zënë e bërë zhurmë) në vitin 1998 me një djalosh të fisit Brojaj, ku na u tha se djali juaj Gëzimi, kishte ofenduar e fyer rëndë djalin e Brojajve, të cilët e ndjenin veten aq të fyer sa kërkonin të hakmerreshin ndaj familjes Hasanaj. Për disa kohë familja Hasanaj kishte qëndruar e ngujuar, ku gjatë kësaj kohe djali i tyre Gëzim Hasanaj ishte larguar nga Shqipëria. Pas disa kohëve ndërhyri grupi i pajtimtarëve dhe pushteti vendor dhe arritën të nxjerrin nga ngujimi familjen Hasanaj, ndërsa djali i tyre u tha të mos kthehej më në Shqipëri se përndryshe e pret hakmarrja. Është interesant se shteti nuk është marrë me këto punë, pasi siç thonë ata nuk ka denoncime dhe nuk kemi asnjë punë me asnjërën palë. Familja Hasanaj njihet si një familje pa asnjë problem as me shoqërinë dhe as me shtetin, madje njihet si familje punëtore, e ndershme dhe patriote. Edhe për fisin Brojaj nuk ka fjalë të këqija, por opinioni i “droguar” thellë me ligjet mesjetare të Kanunit nuk i lë këto dy familje apo fise të rregullohen, që të mos jenë në hasmëri, por në harmoni si dy shtëpi të mira që i njeh Malësia e Madhe. Prindërit e Gëzim Hasanajt me lotë nëpër faqe na thanë se ka rreth shtatë vite që nuk e kanë parë djalin e tyre dhe janë në merak se ku është e si jeton, si dhe thonë ne jemi pleq e vdekjen e kemi afër, e nuk e dimë a do të bëjë Zoti emër ta shohim djalin tonë Gëzimin edhe njëherë sa jemi gjallë. Ne si gazetë, nga kjo familje morëm edhe këtë fotografi që po e botojmë, të cilën e mbanin si shenjë kujtimi e meraku për djalin e tyre që i ri e kishin kapur ligjet mesjetare të Kanunit të Lek Dukagjinit. Këto ligje e kishin vendosur para alternativës: Nëse do atdheun e familjen, rri me to, por ama i vdekur, e nëse e do jetën, largohu përgjithmonë nga atdheu dhe familja. Mjerisht këtë hall e kanë mjaft familje malësore e më gjerë, por ne vendosëm të trajtojmë kësaj radhe këtë rast disi më tipik. Ne po e mbyllim shkrimin tonë duke uruar që bota dhe Europa e qytetëruar të na kuptojë e ndihmojë për të shpëtuar jetën tonë e të fëmijëve tanë që janë shpërndarë si zogjtë e korbit në dhena të huaja e kërkojnë shpëtim atje e jo në vendin e tyre, që edhe pse ndodhet në mes të Europës, ende nuk i ngjan asaj, por që duke besuar në Zotin në qiell dhe botën demokratike në tokë, ne shpresojmë… se kjo shpresë po na mban gjallë prej shekujsh… Ndue Bacaj, redaktor i problemeve sociale
A e njohin Gjergj Kastriotin shqiptarët e Amerikës? Shkak për këtë shkrim u bë ceremonia e zhvilluar në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 28 nëntor 2002, me rastin e 90-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, të cilën e ndoqëm përmes ekranit të TV “Rozafës” më dt. 14 korrik 2005. Organizator i kësaj ceremonie ishte shqiptaro-amerikani Ekrem Bardha. Gjëja e parë që të bie në sy në atë ceremoni është dekori festiv (në fasadë). Aty ishin vendosur disa figura të shquara të historisë, por çuditërisht mungonte figura kryesore, Gjergj Kastrioti! Njëri nga protagonistët kryesorë në shpalljen e pavarësisë, Dom Nikollë Kaçorri nuk dukej gjëkundi, ndërsa ideologu dhe arkitekti i shpalljes së pavarësisë, Luigj Gurakuqi, bashkë me “tribunin” e maleve, Bajram Currin kishin “rrëshqitur” në fundin e asaj fasade dekorative! Ajo që binte në sy ishte portreti (i zmadhuar) i Ali Pashë Tepelenës (koka e të cilit u varros në Stamboll). Kjo “preferencë” për të ngritur në piedestal njerëzit pa koka, tregon se shqiptarët nuk e “preferojnë” kokën dhe ndoshta ky “parim fatal” na ka ndjekur gjatë rrugës së lodhëshme të historisë, dhe që faktikisht edhe sot, mbas 93 vjetësh pavarësi, po vuajmë për të gjetur një “kokë” të vërtetë për të drejtuar “anijen” shqiptare që po luhatet në “dallgët e turbullta” të politikës dhe akoma nuk e ka gjetur “limanin” për t’u ankoruar. Është vërtetë paradoksale të aludosh nëse vëllezërit e mërgatës nuk dinë të dallojnë heronjtë nga kriminelët! Të vendosësh në qendrën e vendit më demokrat të botës, në SHBA, portretin e kryepiratit dhe kryekriminelit të shekujve XVIII-XIX, është paradoksi dhe çudia më e madhe. Ali Pashë Tepelena është shembulli më tipik i kriminelit, ndaj çasja e tij në ceremoni të tilla festive fyen kodin etiko-moral të shqiptarëve, duke na veshur “kostumin” e krimit! Një akt i tillë (pa precedent) “ligjëron” para botës së qytetëruar të gjitha veset më negative dhe imoralitetin më skajor që mund të mbartë njeriu! E pra, “kultivuesi” absolut i këtyre veseve ishte Ali Pashë Tepelena! Këto epitete nuk janë mllefe apo pjellë e fantazisë së ndonjë individi, por fakte të argumentuara historikisht dhe të trajtuara me mjaft korrektesë nga dy prej historianëve mjaft prestigjiozë: Dom Ndoc Nikaj, në “Historia e Shqypnisë”, ç’m’kohë t’vjetra deri m’t’tashmet, botim Shtypshkronja “Nikaj”, Shkodër, v.1917; Tajar Zavalani, “Historia e Shqipnisë” (Mendimi shqiptar), Phoenix, Shtëpia e Librit, 1998. Jam i bindur se këta dy historianë (të paanshëm), njëri nga veriu dhe tjetri nga Elbasani, sfidojnë “nuancat” thellësisht lokaliste të Sabri Godos, i cili më kot u mundua t’i “veshë” djallit kostumin e engjëllit… Ali Pashë Tepelena është kontrasti më i thellë dhe antipodi i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit, ashtu siç është antipodi jeta dhe vepra e këtyre dy figurave, pa asnjë pikë konvergimi. Kur kujtojmë Ali Pashë Tepelenën, menjëherë na shfaqen në “ekranin” e kujtesës masakrat që ky kriminel ka ushtruar mbi suliotët e Çamërisë, ku gra e vajza hidheshin nga shkëmbinjtë për t’i shpëtuar dhunimit të këtij satrapi të skajshëm, të kësaj bishe që nuk njeh asnjë “kod” të moralit njerëzor. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe me Himarën, “zonjë”, bijtë e së cilës u përleshën si luanë me këtë “kafshë” me fytyrë njeriu… Ali Pashë Tepelena “kulmon” në krim dhe pabesi në ngjarjet tragjike të Kardhiqit të Gjirokastrës. Mbasi i ishin dorëzuar në besë 700 burra, duke i dorëzuar armët, Ali Pashë katili urdhëron malësorët dhe mirditorët (që bënin pjesë në ushtrinë e tij) të thernin 700 robërit. Malësorët dhe mirditorët (gegë) e refuzuan këtë version duke i kujtuar Ali Pashait se “Kanuni i Maleve” nuk i lejonte të vrisnin njerëz të paarmatosur dhe të dorëzuar në besë. Atëherë Aliu ua la në dorë grekëve, të cilët i therën të 700 burrat, sikur të ishin bagëti! Këto fakte kryeneçe na shtyjnë të pyesim vëllezërit e diasporës nëse dinë të dallojnë heronjtë nga kriminelët, nëse dinë të dallojnë Gjergj Kastriotin nga Ali Pashë Tepelena. Jemi gjithashtu të mendimit se jugu i Shqipërisë asnjëherë nuk ka qenë në “krizë” për gjetjen e figurave që nderojnë jo vetëm jugun, por mbarë kombin, ku vlen të kujtojmë Gjin Bue Shpatën, për të vazhduar me Nolin, Konicën, Gramenon, Butkën, Topullin e deri tek “shqiponja” labe, Selam Musa Salaria, pa harruar suliotin e madh, Marko Boçarin. Në ceremoninë e larpërmendur, krejt në kundërshtim me dekorin, “shkëlqen” në të gjithë madhështinë, jehona e këngës arbëreshe, aq bukur e kënduar nga solistja jonë e madhe, Aurela Gaçe, e cila elektrizoi sallën me pasazhet aq bukur të intonuara, që ngacmonin çdo qelizë dhe akord të shpirtit patriotik arbëror të mërgatës në SHBA. Emocionet mbresëlënëse të kësaj këngëtareje të talentuar lexoheshin në sytë e të pranishmëve ku malli dhe dashuria për tokën arbërore përcilleshin (në mënyrën më të përkryer) nga lotë kristal që rridhnin si gurrat e bjeshkëve, prej syve të bashkatdhetarëve të mërgatës. Cilido mund të pyesë, “Përse u larguan arbëreshët para 500 vjetësh dhe pse nuk u kthyen mbas Shpalljes së Pavarësisë”?! Jam i mendimit se përgjigjja është fare e thjeshtë (edhe këtë përgjigje duhet ta “regjistrojnë” në kujtesë të gjithë vëllezërit dhe motrat e mërgatës kudo që janë): “Tokat e arbëreshëve bujarë u pushtuan nga osmanët barbarë, pastaj u zotëruan nga pashallarët mercenarë”. Këtë përgjigje duhet ta kishte dhënë me kohë Akademia e Shkencave të Shqipërisë. E pra, njëri nga këto monstra ishte edhe Ali Pashë Tepelena, dhe nëse koka e tij u varros në Stamboll, ky nuk është shembulli i patriotizmit, por i tradhëtisë së dyfishtë dhe egoizmit. Kujtoj shkrimin e prof. Ylli Popës (sot kryetar i Akademisë së Shkencave), shkruar në gazetën “Bashkimi”, datë 29-30 prill 1990, që na emocionoi me atë shkrim të guximshëm: “Të zëvendësojmë kohën e humbur”, i cili për kohën kur u shkrua ishte vërtet një “kryevepër”. Ishte mjaft kuptimplotë njëri nga pasazhet e këtij shkrimi ku shprehimisht thuhej: “Të shembim një murë dhe të ndërtojmë një urë”. Dhe natyrshëm na vjen pyetja, “Vallë, mund të ndërtojmë ura solide për t’u lidhur me botën e qytetëruar, nëse në themelet e tyre vendosim “superstatin” e krimit dhe mohojmë “superstatin” e qëndresës dhe patriotizmit?!” Kësaj pyetjeje duhet t’i përgjigjet akademia e lartpërmendur dhe qeveria e ardhshme, e cila shpresojmë të jetë shumë më cilësore (pavarësisht nëse është e djathtë apo e majtë). Nuk mund të ndërtohet demokracia mbi “shtratin” e krimit. Vlen t’u kujtojmë vëllezërve të diasporës dhe në veçanti ndonjë “nostalgjiku” të sëmurë të pashallarëve turq, ose pro-turq, se janë pikërisht “namët” e arbëreshëve dhe të arvanitasve që na kanë shoqëruar në shekuj, ndaj dhe sot mbas 93 vjetësh pavarësi, e kemi kaq të vështirë të ndërtojmë shtet të vërtetë! Këtë konkluzion timin do ta ilustroj me dy shembuj mjaft konkretë: I ftoj lexuesit e këtij shkrimi të dëgjojnë me vëmendje tingujt e dy “sinfonive” që na serviren në dy kohë të ndryshme: e para nga poeti arbëresh, Zef Serembe, dhe e dyta nga artisti i madh shkodran, Gjosho Vasija. Serembe: “Shqipëria përtej detit na kujton/se të huaj jemi në këtë dhe/sa vite kaluan e zemra nuk harron/se turku përgjithmonë na la pa atdhe”. Gjosho Vasija: “Trembë prej kthetrave t’sulltanit/që kish forcën e shejtanit/iku Zoja prej vatanit/e u strehue n’Kishë t’Gjenacanit/edhe ne të socializmit/ djegë e pjekë prej komunizmit/pesëdhjetë vjet veç lot e vajë/ndoqëm fillë rrugën e saj”. Siç e shihni, me të njëjtat “nota” të Serembes, analogon dhe artisti i madh i cili mori rrugën e mërgimit në shkurt të vitit 1991, Gjosho Vasija. Besoj se janë të mjaftueshme këto dy “trokitje” për të ndërgjegjësuar dhe “zbutur” shpirtin dhe për të kthjelluar mendjen e çdo atdhetari me gjak arbërori. Këto “trokitje” duhet të zgjojnë ndërgjegjen e pushtetarëve dhe qeveritarëve të ardhshëm, për t’i rikthyer atdheut të Nënë Terezës, krenarinë që na dhuruan “korifejtë” e kësaj toke, duke filluar nga mbretëresha ilire, famëmadhja Teuta, deri te “gjeniu” i arbërit, Gjergj Kastrioti. Ali Pashë Tepelena duhet kujtuar si një “ëndërr” e keqe, që përfaqëson krimin, hajdutllëkun, tradhëtinë dhe imoralitetin. I vetmi vend ku mund të ekspozohet portreti i Ali Pashait, janë kabinat elektrike: “Ndal! Rrezik vdekje!”. Mark Bregu Beteja e medias dhe lufta e zgjedhjeve Një luftë politike virtuale. Kështu do të mund të përmblidhej një muaj e më shumë gara mediale ndërmjet mediumeve në Shqipëri. Një muaj e më shumë sa zgjati fushata zgjedhore në Shqipëri mediat kanë qenë pjesa më e angazhuar dhe më shtytëse e dinamikës së politikës zgjedhore. Një ngritje e pazakontë e mediave elektronike për një vend kaq të varfër, ndoshta mund të thuhet se janë më të mirat në regjion, e bënë fushatën zgjedhore transparente dhe debatuese, herë herë e cilësuar si luftë e ashpër profesionale. Kjo luftë, padyshim, ka qenë ndër më të kushtushmet dhe më debatueset të bërë ndonjëherë në Shqipëri, që ka bërë të gjitha mediat të ofrojnë skema dhe projekte zgjedhore për të kapur sa më shumë hapësirë mediale dhe ndikim tek opinioni publik. Mediat elektronike në Shqipëri na paraqiten si fenomen ballkanik i prezencës vizuele dhe koloritit profesional. Por për nuancat profesionale dhe për formulat e zgjedhura dhe të prezantuara nga të gjitha televizionet më vonë. Në anën tjetër kishte një fjetje të dhunshme të mediave të shkruara, të cilat, për arsyena të ndryshme, po përballen me vështërsitë serioze të krizës së identitetit, inflacionit profesional dhe mungesës së dëshirës për të qenë ndryshe nga lajmet e mediumeve elektronike. Thjeshtë e shpjegueshme. Bëhët gazetari e lirë dhe pa investime në ndërtimin profesional dhe hulumtues të gazetarisë. Gazetari pa emocion thuhet në gjuhën profesionale. Kuptohet, hiq dy tri gazeta që janë udhëheqëse në treg edhe sipas sondazheve të bëra. Fushata zgjedhore, kësaj radhe, mediumet e shkruara i bëri gati të pavërejtshme dhe jo funksionale. I bëri te zhurmshme brenda llojit dhe asgjë më shumë. I bëri sterile njëkohësisht, sa që vlera dhe depërtushmëria e tyre ishte më e vogël se thashethemet e përditshme, që ishin, gjithashtu, të rëndësishme në këtë fushatë zgjedhore. Ky konstatim mbështetet mbi tri sondazhet e realizuara në Shqipëri ku thashethemet kuotohen më mirë se gazetat e shkruara. Për këtë lloj mediumi në Shqipëri, hapësira dhe ndikimi i të cilit po zbehet dhe ngushtohet, duhet një qasje tjetër dhe një përkushtim urgjent, krejt ndryshe, edhe profesional por edhe ligjor. Për mediumet e shkruara nuk ia vlen të shkruash më shumë edhe për faktin e vetëm se 21 gazetat ditore, sa thuhet së numërohen në tregun Shqiptar, nuk kanë një përmbajtje që të ushqen dhe të josh. Gjithmonë duke hequr tri gazeta që tashmë janë etabluar si të besueshme dhe me tirazh sa për të mbajtur vetveten. Dëmi tjetër që po i bëhet opinionit publik me mediumet e shkruara, është prodhimi i perditshëm i analistëve dhe opinionistëve, të cilët nuk kanë ndonjë prejardhje të mjaftueshme profesionale. Me paraqitjet e tyre, pa kriter editorial dhe profesional, kanë përcudnuar dhe inflatuar rolin e mendimit kritik në proceset shoqërore dhe politike. Ky inflacion i prezencës së analistëve ka bërë që besushmeria të mediat e shkruara të bie ndjeshëm dhe niveli i ndikimit të tyre ka arritur pikën kritike- duke shkuar më shpejtësi ka zeroja. Depertueshmëria e këtyrë editorialeve nuk kalon as cilësinë e letërkëmbimeve normale në botën e internetit. Ky është alarm që duhet të nxef edhe vetë editorët e gazetave, që ende prodhojne dicka profesionale në këtë treg. Për faktin e vetëm se pikërisht ata do të jenë viktimë e kësaj percudnie mediale të krijuar si pasojë e shumësisë së gazetave në një treg kaq të vogël lexuesish. Nëse dicka nuk ndryshohet në perbajtjen ligjore dhe profesionale, edhe ato dy tri gazeta të mira që janë në treg, do ta humbin funksionalitetin dhe do të jenë viktimë e kakofonisë mediale të krijuar. Në logjikën e atyre që lexojnë këta rreshta do të tingëlloje se unë qenkam kundër tregut të lirë, të shprehjes dhe botimit të lirë si dhe kundër lirisë së shtypit. Dhe konstatimi i logjikshëm do të ishte se këtë punë e rregullon vetë tregu. Po, ata që konstatojnë një gjë të tillë do të kishin të drejtë sikur problemin ta trajtojnë thjeshtë në mënyrë dogmatike- pra vetëm nga aspekti i të drejtës për të botuar në emër të lirisë së fjalës dhe tregut të lirë. Por, nga aspekti profesional dhe ligjor, si dhe biznesit, nuk mund te kenë asnjë justifikim për një llojllojshmëri emrash të gazetave në shkallë vendi, kur përmbajtja dhe grafika e tyre ka një ngjajshmëri të hatashme. Përvec deshirës për të publikuar dhe për ta përdorur gazetën për qëllime personale, apo edhe më keq, për të qenë pjesë e një presioni për shkaqe thjeshtë biznesi. Prandaj, nuk shoh asnjë arsye që kjo lloj gazetarie të mos lirohet nga konceptet frymënxënëse ku shkronjat përdoren si dhëmbë e jo si vlerë komunikimi. Të mediumet e shkruara, gjatë periudhës zgjedhore, mungoi lëmimi i detajeve, nënvizimi i ndjenjave elektorale, përdorimi i dialogut, duke larguar nga prezenca në shkrime gjuhën e qartësisë dhe të qëndrimit analitik. Thënë të drejtën, Shqipëria gjatë gjithë kësaj kohe jetonte normalisht, ndonëse dhjetëra gazetarë jetonin dhe ishin te gatshëm të jenë të manipulueshëm, te benin ose të ishin pjesë e një skandali. Ishin disa gazeta që mbanin fronin e joprofesionalizmit, sidomos ishin ato me ngjyrë partiake që tregonin natyrën e zezë të profesionit të gazetarisë-shpifjen. “Zeri i Popullit” ishte ndër ato gazeta që përdori një gjuhë keqëdashëse dhe shpifëse, shpeshherë shumë të rrezikhsme. Kishte gjuhë policore dhë të papërmbajtur profesionalisht. Po përmend vetëm një fakt nga qindra sa kishte gjatë peridhës zgjedhore. Titulli i ballines se kesaj gazete, ditën kur po votohej shkruante: “40 deputetë te LSI-se do të japin dorëheqjen”. Thënia se gjuha dhëmbë nuk ka por eshtra thyen nuk ishte pjesë e moralit profesional të stafit redaktues. Kuptohet, gjuha denoncuese dhe ad hominem ka edhe një moral ku artikulshkruesi dhe stafi editorial dallojnë nga gjuha e tavolinës dhe thashethëmeve. Përndryshe c’kuptim ka që një gazetë të ketë staf redakatues dhe kryeredaktor. C’kuptim do të kishte që të kishte gazetarë që hulumtojnë gjërat. Sipas kësaj logjike ata do të shkruanin si t’ua do qejfi. Tituj dhe gjëra të tilla te kjo gazetë ka pasur të shumtë, që, natyrisht, nuk shkonin asesi me ngjyrën elektorale të zgjedhjeve. Gjuha e përdorur në atë gazetë nuk i lë shije asnjë njeriu të rëndomte, aq më pak një deputeti gazetar (nëse mund të ketë gazetar dhe kandidat për deputet diku në botë), që udhëheq me gazeten. Lehtësia e padurueshme e përdorjes së fjalorit për të ofenduar dhe shpifur, si në rastin në fjalë, nuk i takon as miqëve që kanë tepruar me raki në një kafe të mbyllur qyteti, e lëre me që aso fjalë te perdoren në gazetë, qe është organ partie, ku kushti i parë do duhej të ishte bartja e idesë së fushatës, që totalisht i mungoi kësaj gazete, e jo ofendimet ordinere. Natyrisht, ky pozim i poshtërësise profesionale është për të ardhur keq për faktin se kjo gazetë degjeneroi tejmase duke vendosur shpifjet dhe fyerjet ne vend te gazetarisë. Ky lloj partizanizmi gazetar po aq sa ishte I guximshëm, sepse në mbrojtje kishte pushtetin, ishte aq më shumë i pagdhendur dhe pa fije shprese që një ditë të kthehet në normalitet sepse ishte pjesë e një dorë njërëzish, ndoshta edhe të paaftë dhe të pafuqishëm, për të përdorë gjuha normale komunikimi.
Lufta ndërmjet të parëve Përleshja ndëermjet fuqisë së lekëve, teknikës digjitale dhe vizuelës si dhe përpjekëjes për paanësi profesionale në njërën anë, fuqisë së përvojës, guximit, qëndrimi haptazi pro, profesionalizmit dhe impenjimit në shoqërinë shqiptare në anën tjetër, mund të quhet pamje e nivelit të parë të konkurencës profesionale në tregun medial vizuel. Në nivelin e dytë beteja ishte më e lehtë sepse vinte në shprehje modestia profesionale e ndërtuar nga një figurë gazetarie dhe gjuha korrekte e përdorur në lajme, që dorën në zemër e pamjaftueshme për të qenë në tregun parë të konkurencës. Dhe një dorë tjetër që qëllimshëm ikën nga tregu I gazetarisë për faktin e të qenurit pengë nga politika. Kështu mund të përshkruhej konkurenca e mediumeve, që sipas sondazheve, kalojnë kuotën e shikueshmerisë normale në tregun shqiptar. Prandaj eshtë arsye e vetme që këto mediume, pa mohuar kontributin e mediumeve tjera locale, tv trajtohen për analizë. Formula e funksionimit editorial të katër mediave kryesore, Top Chanel, Klan, Vizion Plus dhe Tv shqiptar, ka qenë e ndërtuar mbi mundësinë dhe profesionalitetin që ka ofruar stafi I tyre. Përcaktimi ishte I përcendruar në emisionet që kanë pasur shikueshmëri më të madhe gjatë viteve të kaluara. Derisa Top Chanel ishte përcëndruar te emisioni dhe stafi I saj më I suksesshëm-Top Shoë, duke eleminuar emisionin shqip, më mirë thene spostuar rolin e Rudina Xhungës, si një prej emisioneve politike të ranguara larte në listën e sondazheve. Top Chanel percëndroi gjithë stafin tek një figurë mediatike e re- Alban Dudushin, popullariteti i të cilt në tregun e emisioneve shqiptare është goxha i ranguar, por butësia e tij para të intervistuarve, pasojë kjo e inercionit nga formula e zgjedhur e emisionit Top Shoë, tregoi se statura e tij ishte ende e pamjaftueshme që të jetë bartës i debateve politike të nxehta. Në anën tjetër, TV Klan, ishte percëndruar të figurat e saja analitike dhe te boshti i këtij televizioni-emisioni “Opinion”- i udhehequr nga Blendi Fevziu. Për të kulmuar në ditën e zgjedhjeve me udhëheqjen briljante te Enkel Demit dhe me organizimin shumë dinamik dhe me shumë permbajtje të ditës zgjedhore, të dy drejtoreve te Tv Klan, Frangajt dhe Shkullakut si dhe stafit analitik që kishin pranuar të jenë pjesë e një mozaiku zgjedhor të aranzhuar. Kjo formë e zgjedhur nuk është meritë vetëm e Klanit sa edhe dëshirës për të marrë përgjegjësi dhe guxim intelektual që të jenë pjesë e këtij projekti. Lubonja, Nano, Klosi, Bushati, Nazarko figurat me prezente dhe më të spikatura ne opinionin publik shqiptar, duke qenë pjese e stafit raportues dhe analitik ditën e zgjedhjeve, i bënë respekt të madh Klanit dhe stafit disajnues të ditës zgjedhore. Me cka ngritën nivelin e shikueshmërisë dhe dallueshmerisë nga steretipiteti raportues në televizionet tjera. Me këtë u treguar se njeriu dhe ideja edhe për shumë kohë do të jenë para fuqusë së teknikës dhe imazhit të ngjyrave dhe disejnit.
Zheji nga pozita e zotit dhe Fevziu i pakonkurencë Vizion Plus ishte përcëndruar në pjesën e saj më të qëndrueshme dhe me me peshë të ranguar sipas sondazheve- lajmet, duke bërë një përpjekje balansi me dy emisione tjera karshi televizioneve tjera: Pesë pyetjet e Babaramos dhe Farenhajt të Sokol Ballës, te cilat u vune perballe shikueve dhe opinionit publik, nuk ishin të mjaftueshme për një përballje të fuqishme konkuruese. Tv Shqiptar u paraqit me figurën e Zhejit në pozitën e zotit në ekran- përmbajtja, qëndrimi dhe opinioni I të cilit ishte krejtësisht joprofesional dhe arrogant. Zhdukja e kësaj përmbajtje, në vazhdim të fushatës, ishte profesionalisht e domosdoshme sepse Zheji, nëse për asgjë tjetër, kuptoi se e kishte tepruar me faktin se ishte vendosur në një ekran mbi të gjithë (ndoshta edhe e meriton në një rrethanë tjetër) duke uzurpuar me lirinë e padurueshme për të qortuar nga pozita e zotit. Te kthehemi te perbajtja: Lufta më e madhe ishte te formula e zgjedhur e gazetarisë, tashme e njohur dhe stereotipe tek percaktimet editoriale. Apo thënë më qartë, Cka ishte ajo që i bën Televizionet të quhen anues dhe subjektiv në njëren anë dhe të permbajtur dhe objektiv në anën tjetër. Shumë herë kjo formulë rezulton në moskuptueshmerinë esenciale të procesit dhe kulturës mediale. Kjo kulmoi, në një momënt, me shkëmbime të ashpëra, se kush është me profesional se tjetri. Natyrisht se kjo ndodhi ndërmjet dy të mëdhenjëve: Tv Klan dhe Top Chanel, që për një moment, replikat e tyre i shndërruan në kanonada ofendimesh të panevojshme. Televizioni Klan, megjithatë, mori qëndrim duke përkrahur formulën e njohur profesionale, por gjithmone te trajtuar si e rrezikshme nga profesionistët gjithandej ne bote: Se Joobjektiviteti në gazetari kur është i domosdoshëm është formule e lirisë së shprehjes dhe po përdoret me kujdes nuk dëmton kurr mediumin. Sidomos, nëse është qëndrim i bazuar mbi argumenta. Me gjasë edhe stafi i Tv Klan duhet të ketë pasur parasysh këtë formulë sepse situatat të ndryshme kërkojnë qëndrime dhe të determinojnë të ikesh nga formula dogmatike dhe të hysh ke thelbi i problemit se në të vërtetë nuk ka gazetari realisht objektive. Si duket formula e të përditshmes ‘Ëashington Post’ dhe editoriali i kësaj gazete i bërë në faqen e parë një ditë para votimit për president të SHBA-ve, kur kundershtarë ishin Bush dhe Gore, kishte titull: “Votoni per Gore”. Kjo ishte e mjaftueshme për të dal në pah subjektiviteti në objektivitetin gazetar-qëndrimi. Kjo do të thotë dhe është e mjaftueshme per te konstatuar se gazetaria edhe mund të ketë qëndrim duke ‘shkelur” ate formulen sterile, lajmëro dhe mos thuaj asgjë. Pjekja profesionale dhe impenjimet shumë të hershme të stafit të klanit në jetën politike, me gjasë, i ka bërë ata më më guxim, duke arritur kurbën në përkrahje të hapët PD-së dhe Berishës, apo më mirë thënë, duke qenë shumë kritikues ndaj Nanos, që me një automatizëm kuptohej si qëndrim editorial pro një partie tjetër. Projektimet ne ekranin e Klanit dalloheshin me një gjuhë të fortë kundër Nanos dhe stafit të tij, ku rolin kryesor e luanin pamjet dhe kamermanët. Dorën në zemër kësaj i gjuhe i ndihmonte edhe vetë Nano me elegancën e tij gjuhësore të papërgjegjshmerisë. Gjuha pak a shumë e balansuar (kjo nuk ishte në tri ditës e fundit në zgjedhje dha pas zgjedhjeve), qe ishte jashta objektivave dhe qendrimit te stafit gazetar te TV Klan, kishte të bënte me emisionin Opinion, te Blendi Fevziut, i cili u vu përballë dhjetëra mysafirëve duke u vërtitur me detaje përreth të intervistuarve, duke shtrënguar ata parreshtur me morsën e pyetjeve, dhe provokonte mbi problemet morale, mbi vlerat politike dhe mbi jetën private. Fevziu, jo rrallë, ishte protagonist i debatit, por edhe bashkepunetorë dhe antagonist. Kishte raste kur kjo atmosferë shndërrohej në atë të një ringu (ishte tamam ring, e jo vetëm fjalë e përdorur), ku sfidonte edhe pjesemarresit që detyroheshin të thonin të vërtetën, sepse ishin vënë jo rrallë me shpatulla për muri. Gjatë muajit qershor Televizioni Klan për një moment u shndërrua në TV Opinion sepse boshti i përleshjeve dhe konkurenca me televizionet tjera ishte ne pikërisht n’ora 22. Kështu, padyshim, formula e zgjedhur nga Fevziu, se temat përcaktojnë debatin e jo vetëm njerëzit doli fituese. Doli që njerëzit shkojnë për temën e jo për karrikën. Ajo që realisht kishte bërë “Topi..” me dhjetëra njerëz të angazhuar (më erdhi keq për Altin Raxhinin, i cili më kishte paralajmëruar qysh në Maj, duke shprehur dyshimin dhe skepticizmin e tij për sukses të kësaj formule), Fevziu e bëri krejtësisht vetëm. U dallua ndjeshëm se përvoja dhe impenjimet e tij të mëhershme në jetën politike dhe shoqërore si dhe temat e zgjedhura e bënë emisionin Opinion si përcaktues të kualitetit profesional. Ky impenjim kaq i mundimshëm dhe profesionalisht sfidues e gjente Fevziun, jorrallë, të shpërcëndëruar në emision, për faktin se temat ishin të ndryshme dhe të perditshme. Padyshim, fitues i ringut medial per keto zgjedhje mbetet Fevziu. Te tjeret mbeten dhe do të vazhdojnë të jenë konkurues me njëri tjetrin.
Dita zgjedhore dhe humbja e të parit Fuqia e shikueshsmërisë së “Topit…” aq e përfolur nuk nga sondazhet humbi si fluske saupuni. Dita e zgjedhjeve e bëri Klanin të mobilizohej dhe të mos frikësohej nga fuqia e shikueshmërise së Top Chanel, i cili përparësitë e krijuara në shikueshmëri, për dy vite rresht, i humbi për një muaj, e posaqërisht në ditën e fundit të zgjedhjeve. U pa se përcaktuesit e formulës zgjedhore në TOP, nuk kishin dalluar cka është fuqi politike në casje. Të ndërtosh project politik zgjedhor nuk është njëlloj sit ë bësh portokalinë ta zëmë, apo Top Shoë dhe Good morning Albania, që numërohen me kulmin e shikueshmërisë në Shqipëri. Kjo do të thotë se Televizionit nuk janë vetëm lemonade profesionale. Dhe po nuk I bashkëdyzove me fuqinë e lajmit dhe qëndrimit e humbin peshën e ndikimit. Top Cjanel e tregoi më së miri këtë fakt. Dita e fundit e zgjedhjeve e tregoi fuqine e njeriut profesional ne Klan. Ata nga shumë të Topit dhe konkurues tjerë medial edhe mund të jenë konsideruar të fjetur, krahasuar me mundësitë profesionale që kanë. Mund të kenë qenë të anashkaluar nga fuqia e Topit gjate vitit qe e leme pas, si për shkak të impenjimeve të gjata në jetën mediale dhe shoqeroro-politike, si edhe nga lodhja për të qenë gjithmonë protagonist, por në moment të rëndësishëm treguan se formula e tyre ishte me profesionalja dhe me e guximshmja nga te gjitha televizionet tjera konkuruese. Exit Pool ishte një guxim tjetër i ketij Televizioni, i cili nuk perfilli as presionet dhe as rrezikueshmërinë që mund t’i sillte ky sondazh. Sondazhi krijoi shumë zëra jostabil duke përfshirë edhe Fevziun. As ai nuk u përmbajt, me gjithë garancat që kishte, duke mos perballuar dot frikën dhe skepsën, që ajo që ishte prezantuar mund të ishte edhe e vërtetë. I vetmi, drejtori i lajmeve të Klanit, Shkullaku, ishte më përmbajtësor dhe më i saktë në shpjegimet e tija në emisionin opinion.. Fjalia se ky është vetëm një sondazh tregonte për fuqinë e tij në qëndrime dhe në besimin që ai kishte për stafin e tij, të përkrahur pakufishëm nga drejtori i tij. I përparuar në pjesën vizuele, i investuar shumë si Televizion, Top Chanel, mbeti më i humburi në këtë garë. Jo per faktin se pronari nuk investoi në emisionet zgjedhore por e gjeti formulen më të gabuar për garën mediale.
Të gjitha gabimet e Topit Te qenurit të sigurt se ata janë Televizion numër një në Shqipëri, stafi i Topit krijuan nje komoditet te panevojshem në formulën e tyre. Dhe Gabuan radhazi. Gabimi i parë ishte formula e emisionit zgjedhor. Përcëndrimi i debateve në zona zgjedhore dhe me kandidate të panjohur, ishte gjetja më e keqe për një Televizion që rangohej si Televizion i parë në Shqipëri. Debati me kandidate lokal (do duhej të zëjë vend para lajmeve kryesore-17-19- ta zëmë) mund të ishte interesant për atë zonë zgjedhore, por detajet që ata shtronin para opinionit publik shqiptar ishin të papërfillshme për të qenë të shikueshëm dhe interesant. Dhe, natyrisht, që asnjëri nga zonat tjera të Shqiperise, e që është shikues, nuk mund të ketë koncentrim të vazhdueshem për të dëgjuar gjëra lokale të shprehura me një gjuhe lokale të pa përdorshme për të kuptuar problemet e zonës. Gabimi i dytë ishte përcaktimi për udhëheqësin e emisionit. Pak a shumë sqarova më lartë arsyet. Megjithatë, me gjithë respektin per Top Shoë, si emisioni me I shikuar ne Shqiperi, sipas te gjitha sondazheve, Alban Dudushi ishte gjetje per te humbur tregun karshi Fevziut dhe pse jo edhe Arian Canit të TV Arbëria. Butësia prej Shoë gazetarit, nuk e lansoi Dudushin në këtë garë. Për të mos thënë se I bëri goxha dëm. Jo për fajin e tij sa për formulën e zgjedhur nga ana e Topit. Gabimi i tretë: Largimi nga koherenca apo spostimi i Rudina Xhunges, ose thënë në gjuhën më të butë, skajimi i saj nga përmbajtja politike e dobësoi shumë Topin karshi Fevziut. Xhunga me këtë qëndrim do duhej të jetë e ofenduar profesionalisht kurse Topi me këtë humbi betejën për faktin se ishte përcaktuar për Dudushin. Gjuha dhe percaktimi ballkanik, me gjasë, se një mashkull mund të jetë më bindës para opinionit publik mund të ketë qenë argumenti i vetëm dhe me banal që mund ta kenë pasur stafi editorial I TOP-it karshi Xhungës. Gabimi I katërt: ishte vendosja e Sonila Mecos në cilësinë e kukullës zgjedhore. Ajo mund të ofronte për Topin mundësi dhe përparësi të dukshme karshi opinionit publik me paraqitjet e saja. E vendosur për të qenë prezente me gjuhën e trupit dhe jo me trurin e saj, ishte defekti dhe ofendimi më i madh që i është bërë kësaj prezantuesje. Gabimi i pestë: ishte dita e zgjedhjeve: Nuk dua të hyjë në detaje. Po përmend vetëm dy prej tyre. Futja e Formula Uno në mes të ditës nuk ishte vetëm gabim profesional por edhe qëndrim injorant i stafit te Topit. Nje snobizëm i papërmbajtjshëm. Gabimi i gjashtë: ishte perzgjedhja e nje figure kryesore si prezantuese e zgjedhjeve pas ores 10 te mjesit. Nuk më kujtohet as emri. Kjo, me gjasë, u bë si pasojë e ruajtjes së freksisë për Sonilën. Porn ë këso situate një ditë s’është përditë. Edhe për faktin se ka shumë pak profesionsit të kësaj lëmie në Shqipëri. Këtë e dëshmuan Enkel Demi dhe Ilva Tare, por dorën zemër për arsyena të ndryshme. Një figurë krejtësisht jo bindëse dhe jo profesionalisht jo e mjaftueshme, nuk te ngjallte asnje moment besushmerie. Ajo mund të jetë prezantuese e mirë për lajme dhe të ketë ze të bukur, por ajo nuk kishte as mundesi, as përvojë dhe profesionalizëm për të marrë në udhëheqje një mision kaq delikat. Gabimi i fundit ishte mungesa e Andi Bejtjës, drejtorit të informacionit, në ekran. E di që shumë gjëra janë të panevojshme por ne keso raste, sic jane zgjedhjet, prezenca e tij duhej Topit gjithësesi. Edhe për faktin se ky kanal kishte humbur sigurinë në përceptimin e realitetit profesional. Gabimi me i rende ishte përqëndrimi tek formula politike e fitores- debati Nano-Berisha. Edh pse është legjitim ky përkushtim dhe mund të kishte të drejtë, megjithate formula e propozuar e pronarit te ketij televizioni ishte e gabuar. Ai doli i gënjyer me objektivitetin e afishuar karshi opinionit public sepse e kishte të mbështjellur me falsitet. Ky falsitet doli edhe per faktin se e tradhetoi Nano me deklaraten publike kur përmes zëdhënësit tregoi arsyet se pse dëshiron të bëhet debati në Top Chanel. Duke përmendur sondazhin si argument kryesor dhe duke e thirrur Fevziun për ta drejtuar emisionin si moment kompromisi. Ka dy momente te renda këtu: E para se nuk thirret një gazetar tjetër nga një redaksi konkurente. Kjo tregon se investimi i tij në gazetarë dhe gazetari qenka i instrumentalizuar, i dirigjuar dhe dehumanizues. E dyta pronari i këtij Televizioni me ftesën e bërë ka qenë ofendues për të gjithë ata njerëz profesionist që e kanë ndërtuar atë gjigand medial. Gjithashtu, edhe mund të mos ketë asnjë afinitet përafërie ndërmjet Nanos dhe Drejtorit të Topit, por deklarimet e tilla publike e kanë dëmtuar idenë e objektivitetit, që pretendonte ta kishte topi. Megjithatë, për opinionin publik, me e ndershme do te ishte te mos fshihej lehtësia e përkrahjes së nanos dhe thjeshtë të thuhet se “ne si televizion kemi qëndrim qe ta perkrahim një politikë të caktuar”. Sepse është e drejtë subjektive e njeriut dhe profesionistit që në një moment të caktuar të merr qëndrim duke respektuar bindjet. Qëndrimi nuk është mëkat, përkundrazi heshtja dhe balansimi falso është mëkat profesional. Në të vërtetë në një moment të caktuar ka pasur një përzierje të sistemit të vlerave profesionale. Se cka është lajm dhe cka është qëndrim. Në gazetari, megjithate, thuhet se ai që ka qëndrim në raportim është mëkat profesional. Por ai që ka qëndrim pas lajmit të bërë numërohet si guxim profesional dhe qëndrim parimor mbi ngjarjen. Sidoqofte nga “Topi…” ka pasur një pritje të madhe prandaj edhe bëmë një analizë më të detajuar te gabimeve. Dhe të themi krejt sincerisht se Topi mbetet Televizion shume profesional dhe këtë e tregoi Fitorja e Topit karshi TV Klan në orët e para të mengjesit, kur Sonila Meco ishte në formën e saj më të mirë për të qenë aktere e ditës së zgjedhjeve për tu zbehur më vonë dhe për t’u bërë e papërfillshme karshi Televizionit Klan dhe Vizion Plus. Dorën në zemër formula e mëngjesit të Vizion Plusit ishte më e fuqishmja.
Formula modeste e Vizion Plusit Befasia e këndshme e zgjedhjeve ishte Formula modeste e Vizion Plus. Stafi I këtij Televizioni po bëhet i njohur për korrektësi profesionale në lajme por shpeshherë janë të shprehura mungesa te siguria profesionale dhe ajo që quhet “dhëmbët e gazetarit në profesion, ku qëndrimi është shumë më I rëndësishëm se cdo korrektësi dhe objektivitet profesional. Të preokupuar me këtë formulë, stafi editorial i këtij televizioni, arsyeshëm u përcendrua në pikën me popullore te saj, Drejtoreshen e lajmeve- Ilva Tare. E vendosur në një studio krejtësisht ndryshe nga televizionet tjera, ku vizuelja ishte permbajtja kryesore e studios, mund të thuhet se autorja e projektit zgjedhor te Vizion plus u mbajt në mënyrë kompetitive me TV Klan, që sipas sondazhit zgjedhor numërohet e dyta në shikueshmëri. Jo per faktin se doli apo nuk doli fituese, por ishte e vetmja qe solli seriozitet në koherencën dhe në prezencën e saj gjatë ditës së zgjedhjeve. Ajo që nuk shkonte me ate pamje prej anije kozmike, krejtësisht një realitet virtual në studio, ishte mundësia e vogel teknike me botën jashtë studios. Nje improvizim i qellimtë i kësaj udhëheqjeje, me paraqitje telefonike nga të gjitha rrethet, dukej se ishte permbushje krejtesisht formale e formulës së televizionit-pamjen. Gjuha e gazetarëve shpeshherë ishte sterile dhe e përseritshme, pa përmbajtje faktesh, por e nevojshme për të treguar autenticitetin e lajmit, pra raportim nga vendi I ngjarjes. Kjo konkurencë që i bëhej Televizioneve tjera kishte të bënte me këmbëngulësinë e Ilva Tares që të jetë ajo që fillon dhe mbyll emisionin zgjedhor. Shume here relaksuese dhe me batuta e bente joshese prezencën e saj ne ekran. Formula e korrektesise profesionale që është cilësi shume konzervative e drejtoreshës së lajmeve, duke mos provuar asnjëherë të atakojë objektivitetin me lirinë e subjetivitetit në qëndrim, e bënë këtë figurë mediale shpeshherë të paatakueshme, që për ata që njohin gazetarinë, nuk është e mire dhe shume e lavdërueshme në jetën e një profesionisti prej gazetarie. Por Tare vazhdon te jete ne boten e konkurences mediale per perkushtimin qe ajo ka ndaj lajmit, por gjithnjë duke hezituar të kaloi vijën e kuqe të korrektësisë dhe për të marre guximin që një lajm ndonjeherë ta mbështjellë edhe me një qëndrim që e largon nga vija e thjeshtë e raportimit dhe lajmit. Joobjektiviteti si duket nuk eshte liria e saj e te shprehurit, ndoshta edhe per faktin se e priton ballfaqimin me boten politike dhe mediale të meshkujve. Sidoqofte ajo mbetet një ndër figurat më interesante të permbajtjes së emisioneve zgjedhore. Dy emisionet tjera: Pesë pyetjet e Babaramos dhe Farenhajt e Sokol Ballës jane impenjime shtese të Vizion Plus. Formula e përballjes ishte me shumë në funksion të politikanëve se sa në funksion të opinionit publik. Edhpse respekti për shkronjat e Sokol Ballës eshte i vecantë, nga na tjetër habit fakti se si ai vendosi te improvizoi një emision pa pasur nje koherencë nga e kaluara. Ideja për të qenë protagonist për një moment të rëndësishëm politik dhe medial është me risk të madh. Gati gjithmone ky lloj protagonizmi më shumë krijon keqkuptime se sa vlerësime. Edhe për faktin se Balla krijoi një konkurencë të panevojshme brenda vet Vizion Plusit, për cka shihet se në udhëheqjen e këtij Televizioni nuk ka bosht udhëheqës të politikës redaktuese por ka edhe imponime prej pronari. Balla, realisht ishte me i pelqyeshem se sa kolegu i tij, por nuk i mjaftoi qe te jete me i shikueshem dhe me i perfolur ne opinionin publik. Nje gazetar me një përvojë dhe me një gazetari aq të mirë dhe me një talent të vecante në gazetarinë e shkruar, beri nje protagonizem te panevojshem medial. Edhe dicka për Televizionin Shqiptar: Këtu nuk mund të flitet më për gazetari dhe për televizion. Televizioni shqiptar don një rivlerësim dhe nje ndryshim rrënjësor. Keshtu si eshte nuk i duhet askujt, pra as Artur Zhejit, si drejtor i saj. Artur Zheji me gjasë ka shkuar për mision dhe jo për gazetari. Apo edhe mund ta kete arritur qellimin, Por ai e huqi profesionin dhe idene per cka ka shkuar. Nese nuk e ka harruar ndërkohë arsyen e shkuarjes për të bërë drejtorin. Prandaj, taksat e paguara shqiptare duhen përdorur më mirë për dicka tjetër se sa të përdoren për gojën e mbyllur dhe pamjen e shëmtuar të ekranit të Televizionit shqiptar.
Frika nga fitorja e gazetarisë së Klanit Këto zgjedhje nuk nxorën asnjë figurë të re mediale. Biles disa i nxoren nga funksionaliteti. Pak për fajin e gazetarëve e më shumë për fajin e pronarëve. Gazetaria televizive në Shqipëri kësaj radhe instaloi disa norma profesionale: Qëndrimin, kompromisin, heshtjen dhe balansin. Dhe një gjë tjetër u pa me këto zgjedhje. Nga kjo fushatë nervash, kompromisesh, luftës për konkurencë, investime dhe dhimbje ka vetem nje fitore: Gazetaria. Por frika me e qendrueshme per mua qendron ne faktin se Televizioni Klan shumë lehtë mund të dehet nga fitorja e kësaj beteje dhe të rrëshqet atje ku gazetaria e ka më së lehti-vazhdimi i mbajtjes së qëndrimit pro një procesi dhe një partie edhe pas zgjedhjeve. Ajo do ta shndërronte këtë Televizion nga një fitues momental në humbës të madh. Për këtë mbetet të shihet. Për fund edhe një konstatim shtesë: Disa mediume jane kot në treg. Dikush mund ta konsideroi edhe si pasuri mediale?! Por e vërteta është se ato krijojnë një konkurencë false dhe kështu si janë po dëmtojnë vazhdueshëm tregun medial. Ato një ditë do të vdesin, por më mirë është që këtë ta bëjnë sa më parë. Sokol Pepushaj
Kuvendi i Kuçit, simboli historik i bashkëpunimit me fqinjët, por i lënë në harresë… 15 korriku për shqiptarët e veriut në përgjithësi dhe ne malësorët e Malësisë së Madhe në veçanti, është një ditë historike që nuk harrohet lehtë. E, themi nuk harrohet lehtë sepse po këtë datë në vitin 1614, në Kuçin historik, dikur pjesë e rëndësishme e Malësisë së Madhe Etnike, u mblodh kuvendi famëmadh me përfaqësues jo vetëm nga Malësia dhe Shqipëria e Veriut, por mbi të gjitha këtu morën pjesë përfaqësues të krejt Ballkanit të asaj kohe, e kryesisht të popujve sllavë që ishin fqinjët tanë prej shekujsh, dhe që në historiografinë tonë me shumicë shkruhet për një “bashkëjetesë” tragjike e jo bashkëpunime, si në rastin e Kuvendit të Kuçit, për të cilin menduam të bëjmë këtë përkujtimore të shkurtër. Gjithsesi Kuvendi i Kuçit ishte një domosdoshmëri historike që popujve të Ballkanit e më gjerë u imponoi koha e pushtimit otoman, që rrezikonte fatet e qytetërimit e besimit të kësaj pjese të Europës plakë. Pikërisht në vazhdën e mbijetesës u hodh ideja e bashkëpunimit jo vetëm të popujve të Ballkanit, por edhe më gjerë, në organizimin e një lufte të përbashkët për çlirimin e trojeve të pushtuara nga djajtë e verdhë të Azisë. Ide të tilla në fakt ishin hedhur shumë herë, por realizimi i tyre nuk kishte qenë thuajse kaq real sa më 15 korrik 1614. Është interesant se për realizimin e këtij kuvendi kishte një rol mjaft të madh jo vetëm konfirmimi i krerëve dhe drejtuesve shqiptarë (të Malësisë së Madhe), që do të merrnin pjesë në kuvend, por mbi të gjitha zgjedhja e Kuçit të Malësisë së Madhe si foleja më e sigurtë ku do të mblidheshin krerët e popujve të Ballkanit, dhe sipas dokumenteve sqarohet se malësorët ishin ata që do të siguronin punimet e suksesshme të këtij kuvendi. Kreu i këtij kuvendi shkruhet se ishte konti i famshëm prej Kuçit që njihet me emrin Lala Drekali, pra safi shqiptar, madje me lidhje gjaku të shumë fiseve të sotme të Malësisë së Madhe e veçanërisht i kastratësve të sotëm. Në mes pjesëmarrësve të rëndësishëm të këtij kuvendi gjejmë emrat e malësorëve (Vojvodës) Gjelë Culi nga Boga, (Vojvodës) Vuk Keqi (apo Gjeçi) nga Kelmendi, dhe deri të veriorëve Gjec Bardhi nga Mirdita dhe Gjin Gjergji nga Dukagjini etj. Në listën e këtij kuvendi zënë vend edhe shumë krerë e vojvodë të Serbisë, Malit të Zi e deri Bullgarisë së asaj kohe. Duhet të theksohet se lista përbëhet gjithsej nga 44 krerë, ku 25 të parët janë përfaqësuesit që morën pjesë direkt në kuvend dhe emrat që shënuam janë pikërisht pjesëmarrës direkt, por janë edhe 19 përfaqësues të tjerë që për arsye objektive nuk ishin pjesëmarrës direkt, por në kuvend kishin dërguar përfaqësuesit e tyre fuqiplotë. Sqarojmë se edhe në këtë pjesë të “kuvendarëve” të Kuçit kishte pjesëmarrës nga treva të tjera të Malësisë, Shqipërisë së Veriut dhe trevave të tjera të Ballkanit. Vendimet e këtij kuvendi kishin në themel luftën e pakompromis kundër pushtuesve otoman, si dhe kërkohej ndihma e popujve të tjerë të Europës, si e atyre të Anglisë, Gjermanisë, Francës, Austrohungarisë, Spanjës, republikave italiane të kohës, si dhe shprehej mosbesimi ndaj Republikës së Venedikut. Mbretëritë e sipërshënuara u angazhuan të bashkëpunojnë me Kuvendin e Kuçit, por ndihma konkrete e tyre ishte e pjesshme, gjë që bëri që kuvendi të ketë më shumë vlera historike se sa veprime konkrete. Në krye të ushtrive ballkanase shkruhet se u vendos Kont Kapedani i njohur i kohës, Gjon Renesi, i cili siç shkruhet ishte me origjinë shqiptare, madje nga trevat e Veriut. Natyrisht ky kuvend ka rreth katër shekuj që është realizuar, por jehona e tij ende nuk është shuar, madje sot vlerat e tij duhet të studiohen e vlerësohen sepse i shërbejnë bashkëjetesës sonë me fqinjët e më gjerë, në Europën e re e demokratike që ofron shansin e bashkimit e jo ndarjes, e cila prej shekujsh na mundon… Ndue Bacaj
Dashnor shembullor i fjalës së lirë… avokat i së vërtetës Meditime për librin “Shakaxhinjtë” e Nacionalizmit” Më parë se të njihesha me Mark Bregun, jam njohur me shkrimet e tij publicistike, të cilat përshkohen (fund e majë) nga pathosi nacionalist, nga serioziteti shkencor, nga guximi për të thënë të vërtetën lakuriq, sado e hidhur të jetë ajo. Mark Bregu është dashnor shembullor i fjalës së lirë, me të cilën nuk abuzon asnjëherë, është avokat i së vërtetës, të cilën kërkon ta shkundë nga pluhuri i harresës, kërkon të gërmojë e ta gjejë atë kudo që është, qoftë edhe në labirintet më të errëta të katakombeve. Autori Bregu, edhe kur merr “zjarr” dhe kur “valon”, është fisnik dhe i vetëpërmbajtur, fisnikëri kjo që buron nga geni i tij prej gege, me shpirt të pastër kristian. Z. Bregu sjell përpara lexuesve vetëm një pjesë të publicistikave të tij historike në librin “Shakaxhinjtë” e Nacionalizmit” (debat historik). Një libër i veçantë në llojin e tij, me diapazon të gjerë kohor, duke fokusuar personazhe, aspekte dhe ngjarje nga më madhoret e më të debatueshmet e historisë sonë kombëtare. Mark Bregu nuk vjen nga bota akademike, por ka përvojën e gjatë hulumtuese të pasionantit, kurajon dhe dëshirën e mirë, talentin dhe ndjenjën e thellë, stilin e të shkruarit joshës e për t’u patur zili, duke krijuar profilin e vet autentik jo vetëm në kryeqendrën e Veriut, por në një hapësirë shumë më të gjerë që i kalon kufinjtë e Europës dhe madje deri përtej Atlantikut. Çdo gjë reale sipër tokës ka dy histori: historia e fshehtë mistike dhe ajo e dokumentuar. Autori, në librin e tij turret të zbulojë misteret, godet me “varrë” bumerangjet historike duke “notuar” shpesh herë në kah të kundërt të rrjedhës, por duke e orientuar “busullën” e tij në kahun më progresiv të mendimit intelektual, pasi në gjithë botën po rishikohen figurat dhe ngjarjet historike me qëllim që historia zyrtare të pasurohet dhe të reflektohet ndaj mëkateve… Nga shtjellimi i lëndës që merr në analizë, autori arrin në konkluzionin e dhimbshëm që individualistë e anarkistë të dyzuar e antagonistë mbeten shqiptarët me njëri-tjetrin! Ambiciet personale i shtynë Dhimitër Farët, Karl Topiajt, Ballaban Pashët, Esadistat e Haxhi Qamilët, e sa e sa pashallarë e feudalë të tjerë, të cilët përfunduan si lavire në shtratin e kolaboracionizmit, duke u shërbyer me devotshmëri të huajve deri në harresë se ka shqiptarë dhe Shqipëri! Letargjia e thellë në mbretërinë e orientit, mungesa e një ideologjie unike dhe një lëvizje kombëtare e mirëorganizuar bëri që ne të gjendeshim në udhëkryq, kur u shkërmoq karabinaja e kalbur turko-osmane, për të cilën dikush qau nga mallëngjimi dhe dikush tjetër u rrebelua për të ruajtur flamurin e grisur të “baba davletit”! Prandaj autori Bregu, në analizat e tij flet me fakte konkrete dhe i bën një arsyetim të saktë, nacionalizmit foshnjarak shqiptar i cili mbeti i tillë për mëkatet e atyre që dikush don t’na i servirë si “baballarë” të kombit! Hipokrizi kjo që e detyron Mark Bregun të shigjetojë me pendën e tij realiset e therëse njëkohësisht. Libri “Shakaxhinjtë” e Nacionalizmit” frymëzohet nga idealet e pastra kombëtare, nga sakrificat e martirëve të kombit, nga veprat dhe shëmbëlltyrat e tyre, mirënjohja ndaj të cilëve e bën autorin të skalitë një mozaik publicistikash me një ndjenjë të fuqishme që buron nga loçka e zemrës dhe pa stërhollime të tepruara kumton faktin se Shqipëria indipendente dhe me bazament europian është vepër e apostujve të shqiptarizmës: Gjergj Kastriotit – “Atlet” i Krishtit, të kordhëtarit mbrojtës të qytetërimit europian nga herezia orientale e stepave; është vepër e Fishtës, Nolit, Naimit, Gurakuqit, Dedë Gjon Lulit, Boletinit, De Radës, Bajram Currit, Doçit e Koliqit. Shqipëria është djepi i Nënë Terezës, mishërimit të humanizmit njerëzor në shkallën më të lartë tokësore. Mark Bregu artikulon rrjedhshëm atë që historiografia shqiptare akoma nuk mund ta belbëzojë dot atë që albanologët e huaj ka vite e vite të tëra që na e kujtojnë se Mirdita, Himara, Dukagjini, Malësia e Madhe, Puka e Kosova janë palci i nacionalizmit dhe virgjëria e shqiptarizmit. Në qoftë se Shqipëria është vërtet hallemadhe, arkaike e paditur dhe e plagosur rëndë, Mark Bregu fajin e kërkon tek jeniçerët e orientalizmit, sherrxhinjtë e politikës, njerëz që për këtë atdhe asnjë pikë djersë nuk e kanë derdhur, sahanlëpirës, lugatë të pangopur për grada e ofiqe, përpara të cilave Shqipëria nuk vlente asgjë. Ndërsa sot na paraqiten si “martirë” të shqiptarizmës! Gjithë libri i Mark Bregut është ndërtuar në funksion të këtij boshti, gjithçka vërtitet rreth nacionalizmit në kuptimin më pozitiv të këtij nacioni, shpesh të shpërfytyruar nga të mëdhenjtë ndaj të vegjëlve. Autori, përmes fakteve që trajton në librin e tij, na shfaqet si një polemist sfidant dhe elokuent, i aftë të thyejë çdo kornizë dogmatike, guximtar të shkopsitë çdo lloj fibulacioni hermetik dhe varrmihës ndaj çdo mentaliteti antikombëtar. Autori nuk ka asgjë me Islamin, as me myslimanët shqiptarë, të cilët janë vëllezërit tanë të një gjaku dhe që në rrethanat historike u imponuan konvertimin me fenë e pushtuesit. “Nacionalizmi shqiptar është vepër e të gjitha besimeve fetare së bashku”, është përfundimi i pakontestueshëm i autorit Bregu i cili nuk ka si të pranojë gjestikulacionet e profetit të rremë Abdi Baleta, kësaj dhelpre dinake që di të përshtatet çdo stinë, kësaj mendjeje “brilante” për të mbjellë mbrapshtira, specie pa kolonë vertebrale që përshtatet si lëngjet për të marrë formën e çdo ene, shërbëtor i paskrupull i çdo padroni, duke u vërtitur nga njëri ekstrem në tjetrin, i shkathët si nëpërka, për të depërtuar në çdo vrimë… Lajthitjeve të Baletës aventurier, si “Katolikocentrizmi është aventurë dështake”, ku shprehet: “Edhe pse Mark Bregut s’mund t’i pëlqejë, paraardhësit tanë e patën fat historik që jetuan 500 vjet nën turkun… Do apo s’do Marku, (replikon i çmenduri Baleta – shënimi është i imi – P. Milani), ai që sot njihet për komb shqiptar nuk përbëhet më vetëm nga ata që shkuan të jetonin me ujkun, por në shumicë dërrmuese të atyre që bashkëjetuan me turkun në një Perandori. Edhe sikur të jetë ashtu siç pretendon Marku, se myslimanët, Islamin e paskan pranuar me forcë, të detyruar nga turqit, duhet t’i falënderojmë osmanët pasi për të mirën e shqiptarëve kanë bërë atë që duhej. Për kalimin në myslimanizëm duhet ta ndjejmë veten krenarë dhe jo mëkatarë, siç thotë Kadareja. (o tempera, o mores). Ka të drejtë kur thërret Mark Bregu, i cili nuk ka frikë të përballet me këtë Ballaban Pashë të ri, të përballet në medjan pa shpatë e pa topuz, por me armën e pathyeshme të së vërtetës ku ndër të tjera polemizon: “Faktin e islamizimit me dhunë askush nuk mund ta mohojë, por që ta quash fitore, përveç nostalgjikëve të Haxhi Qamilit dhe tardhëtarëve të kombit, askush tjetër nuk mund ta quajë fat historik pushtimin 500-vjeçar osman”. Ky arsyetim i drejtë historik dhe filozofik është provuar katërcipërisht: Shqipërisë dhe shqiptarëve fatkeqësitë më të mëdha gjithmonë u kanë ardhur nga Lindja. Mark Bregu e ka sfiduar mrekullisht Abdi Baletën, të cilit i mungonte shënjestra për gradimin e murtajave të tij, gjëmimet e të cilave ngjasojnë si gjëmë të largëta në qiellin e kthjellët pa re. Përveç shqiptarëve, të gjitha kombet e tjera të Ballkanit që ishin nën Turqinë, ruajtën një homogjenitet fetar, në raport me popullsinë. Shqiptarët që kanë ndërruar besimin janë katër herë më shumë se bullgarët, jugosllavët, 32 herë më shumë se grekët dhe 45 herë më shumë se rumunët, gjë që cilën përveç Abdi Baletës, askush tjetër s’mund ta quajë fat historik dhe ta trumbetojë si fitore! Autori vlerëson maksimalisht tolerancën fetare në Shqipëri si një rast unikal dhe natyrshëm kjo tolerancë e ka burimin tek ajo që na rrëfen Noli ynë i madh i cili, duke analizuar psikologjinë tonë kombëtar ka thënë: “Në Shqipëri kemi katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e këtij populli pagan” (“Shqiptarët”, Edw Josques, fq. 262). Por, ekzistenca e katër besimeve fetare duhet pranuar pa mëdyshje se ka ndikuar jo pak negativisht në dëm të çështjes tonë kombëtare (fatkeqësisht akoma e pazgjidhur), për këtë autori Bregu është i vetëdijshëm, nuk është hipokrit, nuk mund të heshtë, nuk mund të kapërdijë “petullat” e pjekura në ujë të Baletës apo ndonjë tjetri, sipas të cilëve Islami ishte shkaku i shpëtimit tonë kombëtar ose baraz me nacionalizëm! Mark Bregu nuk është fare radikalist apo katolikocentrist, siç e akuzon Baleta apo ndonjë tjetër, përkundrazi në vlerësimet e tij është shumë më pak qortues se sa shumë analistë shqiptarë të besimit mysliman. “Nga të gjitha besimet fetare, katolicizmi dhe bektashizmi kanë qenë dhe janë në të mirë të kombësisë” (Mehdi Frashëri, “Historia e Shqipërisë”, fq. 48). Ndërsa mendjendrituri tjetër, Mit’hat Frashëri ka thënë për shqiptarët mercenarë se, turqit kishin një proverb: “I thua shqiptarit të vete në skëterrë, ai pyet sa është rroga”. Prandaj Mark Bregu, në polemikat e tij me Abdi Baletën, ka të drejtë të pyesë për kë prostituon ky njeri që edhe Nënë Terezën nuk ka ngurruar ta quajë lavire dhe agjente të Vatikanit! Autori Bregu nuk ka bërë asnjë herezi dhe nuk ka mbjellë asnjë lloj përçarjeje, por përsërit një të vërtetë që e kanë thënë burra shumë më të ditur se ai dhe vazhdojnë ta thonë akoma: “Shqiptarët katolikë janë seksioni më kompakt dhe janë përpjekur në shekuj të sjellin në Shqipëri frymën e civilizimit europian… Në këtë drejtim dhe marrshim që janë angazhuar sot, shqiptarët katolikë janë pjesa më kompakte dhe më perëndimore e shoqërisë shqiptare, për hir të besimit 2000-vjeçar dhe besnikërisë së tyre ndaj këtij besimi”. (Prof. Sami Repishti, “Drita”, Nr. 2-3, fq. 149-150, v. XXIII). Unë, tek mendimi, polemikat dhe meditimet e Mark Bregut nuk shoh asgjë ekstreme, siç mund të mendojë ndonjë dritëshkurtër. T’i thuash të bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë nuk është ekstremizëm, por detyrë dhe normë morale për çdo intelektual dhe qytetar. Por, kur hidhet baltë edhe mbi dy figurat më të shquara të kombit, si Gjergj Kastrioti dhe Nënë Tereza, dhe ndaj superstratit gjenetik që na bën të ndjehemi shqiptarë, reagimi dhe “pickimet” e Mark Bregut ndaj atyre që vjellin vrer, janë në funksion të plotë të mbrojtjes së nderit dhe dinjitetit kombëtar. Kush është më e bekuar se bleta, dhe ajo thumbon dhe vetëflijohet kur ndihet e kërcënuar. Unë uroj përzemërsisht mikun dhe kolegun tim Mark Bregu për librin me vlerë që na ka dhuruar, i cili është nga ata libra që të bën ta lexosh e ta rilexosh, e pse jo dhe të mbash shënime. Libri “Shakaxhinjtë” e Nacionalizmit” është nga ata libra që mbeten dhe u mbijetojnë kohërave, ashtu siç mbetet dhe mbijeton ideali i pastër kombëtar në jetë të jetëve. Prelë Milani, kryeredaktor i gazetës “Dukagjini” |