Nr. 87 i gazetës në print

0
Skena politike kosovare pa Ibrahim Rugovën

Dr Rugova lë një boshllëk në skenën politike në Kosovë

Vdekja e presidentit Ibrahim Rugova vjen në një kohë vendimtare për të ardhmen e Kosovës.

Për të mësuar se çfarë ndikimi ka pasur në skenën politike kosovare vdekja e Presidentit Rugova, Gëzim Guri i seksionit shqiptar të BBC-së bisedoi me analistin e BBC-së për Evropën Juglindore Gabriel Partosh:

Partosh: Unë mendoj se ky ndikim është, deri diku, i pamatshëm.

Ai ishte një figurë dominuese në politikën kosovare.

Z. Rugova vërtetë që nuk e kishte më pozitën që kishte pasur në vitet 90-të kur ishte krejtësisht i pasfiduar, por edhe pas përfundimit të luftës, ai mbeti personaliteti politik kryesor në Kosovë.

Për më tepër, deri në vdekjen e tij ai ishte politikani që simbolizonte ëndrrën dhe aspiratat e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi.

Pikërisht për këtë lidhje të tij dhe të partisë së tij me këtë ideal, ai ishte gjatë gjithë kohës edhe udhëheqësi i kombit të tij, përveç se udhëhoqi një formacion politik që, le të themi, ishte një hap para të tjerëve.

Kjo mendoj se do të ndryshojë tani.

Këtej e tutje do të shohim më shumë një betejë mes të barabartësh të partive të ndryshme politike, sesa dominim të një force që gjithmonë favorizohej nga fakti se udhëhiqej nga babai i kombit, Ibrahim Rugova.

Pyetje: Si e parashikoni ju procesin e zgjedhjes së një pasuesi për presidentin Rugova?

Partosh: Unë pres që të ketë grindje politike, duke filluar që brenda Lidhjes Demokratike që, përgjithësisht, konsiderohet si një lëvizje me fraksione, të cilat u mbajtën bashkë me sukses në sajë të autoritetit të zotit Rugova.

Pra do të ketë nga këto, ndonëse këto fërkime mund të mos jenë publike.

Në fund të fundit, ajo që ka rëndësi, pavarësisht nëse ka edhe grindje apo fërkime të tilla, është se sa shpejt do të sheshohen dallimet, në mënyrë që ekipi negociator të kryejë funkisonin e tij, që institucionet e Kosovës të drejtohen nga udhëheqësit e zgjedhur dhe që të hidhen hapa në bisedimet për statusin.

Pyetje: Si e spegoni faktin se Lidhja Demokratike nuk ka zgjedhur një kryetar të ri të saj që prej dorëheqjes së zotit Rugova, për shkak të postit të presidentit që ai mbjati deri në vdekje?

Partosh: Unë mendoj se ky është një tregues i respektit për zotin Rugova në partinë e tij.

Ata nuk dëshironin ta shkëpusnin këtë lidhje me të.

Prandaj ai mbeti, në fakt, udhëheqësi honorifik i kësaj partie, madje në prapaskenë edhe udhëheqësi jozyrtar i saj, pavarësisht se zyrtarisht nuk ishte më kryetar i LDK-së.

Pra, njëra nga arsyet që nuk është zgjedhur ende kryetari i ri i LDK-së, ishte për të ruajtur në sytë e publikut lidhjen mes kësaj force politike dhe pasurisë së saj më të çmuar, zotit Rugova.

Së dyti, çdo përpjekje për të gjetur një kryetar të ri për LDK-në do të ishte shoqëruar me mosmarrëveshje dhe, potencialisht, mund të kishte shkaktuar përçarje, gjë që nuk e dëshironte ashkush brenda LDK-së.

Ky mund të jetë një spjegim për këtë situatë të çuditshme ku një parti ende nuk ka zgjedhur një pasues për udhëheqësin që ka dhënë me kohë dorëheqjen.

Pyetje: Udhëheqës botërorë kanë shprehur dhimbjen për humbjen e një bashkëbiseduesi të denjë. Për çfarë është më e shqetësuar tani bashkësia ndërkombëtare pas vdekjes së Ibrahim Rugovës?

Partosh: Mendoj se shqetësimi më i madh është nëse mosmarrëveshjet dhe manovrat politike që konsiderohen krejt normale në rastin e vdekjes së një udhëheqësi, aq më shumë kur në këtë rast bëhet fjalë për themeluesin e idesë së pavarësisë së Kosovës, nuk gjejnë zgjidhje brenda një periudhe relativisht të shkurtër.

Nëse kjo çon në zvarritjen e bisedimeve për statusin, atëherë mund të arrijmë në një situate e cila mbart shumë rreziqe.

Në fund të fundit, shqiptarët e Kosovës duan që të kenë sa më shpejt pavarësinë e tyre dhe, sipas gjasave, ata do të marrin diçka që është shumë afër pavarësisë.

Ata janë të vetëdijshëm për këtë.

Çdo vonesë e këtij procesi mund të çojë në akte të reja dhune kundër pakicës serbe, apo ndoshta edhe kundër pranisë ndërkombëtare në Kosovë.

Ky mendoj se është rreziku kryesor.

Pyetje: Pra ju thoni se shqetësimi më i madh i bashkësisë ndërkombëtare është koha që do të duhet për të zgjedhur pasuesin e zotit Rugova dhe jo se cili do të jetë ky pasues?

Partosh: Unë mendoj kështu sepse, në fund të fundit, udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës, pavarësisht nga dallimet e shumta që kanë lidhur me taktikat apo ambiciet personale, nuk kanë thuajse asnjë dallim në faktin se të gjithë duan pavarësinë.

Shumica e tyre janë të vetëdijshëm se duhet të pranojnë një zgjidhje që është pothuajse pavarësi por, në njëfarë mënyrë, me disa kushte, pra një lloj sovraniteti i kufizuar.

Prandaj, pasuesit e zotit Rugova në postet që ai ka mbajtur, nuk pritet të përfaqësojnë ndonjë ndryshim të madh të politikave të tij.

Ndoshta ata mund të jenë më të vendosur, pasi për disa, zoti Rugova ka pasur një reputacion si një politikan i matur dhe në disa rrethana hezitues.

Problemi shtrohet se kur mund të rifillojnë bisedimet, sepse duhet të dihet se kush e drejton delegacionin shqiptar, kush është presidenti i Kosovës.

Sigurisht, i duhet lënë kohë popullit të Kosovës që t’i bëjë respektet e fundit udhëheqësit të tij.

Por, sapo të përfundojë kjo periudhë zie, do të kërkohet që të hidhen hapa dhe të shënohet progres, mundësisht, sa më shpejt.

Pyetje: Çfarë ndikimi do të ketë largimi i zotit Rugova nga skena politike në marrëdhëniet e shqiptarëve të Kosovës me Beogradin, aq më tepër që këto ditë në Vjenë pritej të fillonin bisedimet e ndërmjetësuara nga zoti Ahtisari ?

Partosh: Nuk ka ndonjë arsye që të ndikojë në marrëdhëniet me serbët sepse ata e dinë se në ekipin e shqiptarëve të Kosovës ekziston një unitet kur është fjala për strategjinë kryesore.

Sigurisht, disa zyrtarë serbë kanë shprehur shqetësim se vendin e zotit Rugova, që ishte një pacifist, mund ta zërë një politikan më militant.

Megjithatë, unë mendoj se nuk ka politikan shqiptar në Kosovë që të ketë kërkuar në këtë fazë një reagim militant ndaj qëndrimit të palës serbe apo përdorimin e forcës për arritjen e objektivit.

Kjo spjegohet me faktin e thjeshtë se shqiptarët e Kosovës e kanë kuptuar se janë shumë pranë arritjes së objektivit.

Ata do të marrin pak a shumë atë që dëshirojnë.

Prandaj them se nuk ka ndonjë rrezik të veçantë për palën serbe, përveç faktit se zvarritja e procesit të gjetjes së një zgjidhjeje për statusin, mund të ketë pajoja negative për serbët, sepse mund ta shtojë padurimin që ndjejnë shumë vetë në radhët e shumicës shqiptare të Kosovës.

 

Shtypi I huaj per Rugoven

Evropa kujton rezistencën paqësore të Rugovës

Presidenti Rugova do të varroset të enjten në varrin e familjes

Në shtypin evropian shprehet shqetësim lidhur me vakumin e pushtetit në Kosovë pas vdekjes në fundjavë të presidentit Ibrahim Rugova.

Gazeta franceze LE MONDE i hedh një vështrim të ardhmes së Kosovës pas vdekjes së udhëheqësit të saj Ibrahim Rugova.

“Pacifisti shqiptar”, i cili vdiq pak ditë para fillimit të negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës për statusin e Kosovës, “nuk pati kohë të hiqte shallin e kuq që ai kishte premtuar ta hiqte vetëm kur vendi do të bëhej i pavarur,” shkruan gazeta.

“Kosova mbetet një qendër mungese qendrueshmërie,” vë në dukje ajo. “Kushtetuta është e përkohshme, pakica serbe është e kufizuar në enklava dhe konsiderohet si armike, ose të paktën si alibi që e lejon Beogradin të pretendojë të drejtën e tij,” shpjegon gazeta. Për sa i përket ekonomisë, “ajo është e subvencionuar nga bashkësia ndërkombëtare,” shton ajo.

Po, shton gazeta, gjendja nuk është aq e keqe sa duket. “Gjatë betejës së udhëhequr nga zoti Rugova dhe Lidhja e tij Demokratike e Kosovës, populli i Kosovës ka arritur maturi të vërtetë politike,” shkruan ajo.

Që nga fundi i luftës, “pa hequr dorë ndonjëherë nga ëndra e tyre për pavarësi, ata kanë votuar gjithnjë për pacifizëm dhe durim,” shkruan gazeta franceze.

Gazeta gjermane FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG shkruan se çështja se kush do ta pasojë zotin Rugova do të vërë në provë demokracinë në Kosovë.

Gazeta shprehet së mënyra se si “do të kryhet kjo luftë për pushtet” është më e rëndësishme se sa kush e fiton atë.

“A do të provojë sistemi demokratik i Kosovës se është i qëndrueshëm në masë të pranueshme? ngre pyetjen gazeta.

Gazeta tjetër gjermane FRANKFURTER RUNDSCHAU shkruan se BE-ja do të duhet të luajë një rol aktiv në Kosovë edhe për shumë vite të tjera.

Gazeta argumenton se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të pranojë një ndarje të Kosovës sipas vijave etnike sepse “kjo do të minonte përpjekjet ndërkombëtare gjatë viteve të fundit për një Kosovë shumëetnike”.

“Si do që të duket zgjidhja pas negociatash të durueshme, është e qartë se bashkësia ndërkombëtare, ndoshta në formën e BE-së, do të duhet të përgatitet për një lloj roli kujdestar në Kosovë edhe për shumë vite,” shkruan gazeta gjermane.

Gazeta austriake DER STANDARD shpreh frikën se vdekja e zoti Rugova ka krijuar një “vakum të rrezikshëm pushteti”.

“Për bisedimet e statusit ai kishte transmetuar një ndjenjë drejtimi dhe vetbesimi në vend dhe besueshmëri jashtë,” shkruan gazeta.

“Kjo tani nuk ndodh më,” shkruan gazeta.

Ajo beson se pa zotin Rugova do të jetë më e vështirë për të shitur idenë se pavarësia e kufizuar me të drejta të mëdha për serbët e Kosovës është “më e mira që mund të arrihet për shqiptarët e Kosovës.”

Me këtë ide bashkohet edhe gazeta britanike THE DAILY TELEGRAPH e cila shkruan se ndërsa kosovarët po mbajnë zi për vdekjen e presidentit të tyre, kanë filluar përpjekjet për gjetjen e një pasuesi “për të mbushur vakumin e lënë nga një figurë e fuqishme në negociatat e pavarësisë”.

Gazeta citon kreun e administratës së OKB-së në Kosovë Soren Jessen-Petersen që bën thirrje për unitet para bisedimeve me Serbinë, të cilat janë shtyrë për nga fillimi i shkurtit.

“Qëllimi të cilit ai i dedikoi jetën e tij ishte një Kosove e lirë,” citohet të ketë thënë Petersen gjatë një mbledhjeje të parlamentit në kujtim të Rugovës.

Gazeta thotë se aleati i Rugovës, Nexhat Daci, kryetar i parlamentit, është ngarkuar me detyrën e presidentit dhe shton se zoti Daci është një nga kandidatët për postin, që duhet mbushur brenda tre muajsh.

“Mbështetësit perëndimorë dëshirojnë që Lidhja Demokratike e Kosovës e Rugovës ta mbushë këtë boshllëk më shpejt.”

Gazeta tjetër britake THE INDEPENDENT shkruan se në Kosovë kanë filluar seriozish përpjekjet për të gjetur një udhëheqës tjetër për të drejtuar drejt pavarërisë, pas vdekjes “së udhëheqësit ikonë”.

Gazeta shkruan se Rugova është njohur si “Gandi i Ballkanit, për shkak të strategjisë së tij të rezistencës paqësore”.

“E ardhmja e Kosovës varet në ekujlibër pas vdekjes së zotit Rugova,” shkruan gazeta britanike THE GUARDIAN, në një shkrim nën një foto të madhe të një posteri me foton e zotit Rugova.

“Rugova,” shkruan gazeta, “është gati e pamundur të zëvendësohet”. Ai ka qenë udhëheqësi për rreth 20 vjet i përpjekjeve për pavarësi.

Gazeta thotë se bashkësia ndërkombëtare është e një mëndjeje se vdekja e tij “nuk duhet lejuar të pengojë procesin drejt zgjidhjes.”

“Presidenti Rugova ishte njeri i paqes, i vendosur përballë shtypjes, por i angazhuar thellë në idealet e mosdhunës,” shkruan gazeta britanike.

Gazeta FINANCIAL TIMES e titullion lajmin për Kosovën: “OKB-ja bën thirrje për qetësi pas vdekjes së udhëheqësit të Kosovës”.

Bashkësia ndërkombëtare, shkruan gazeta, është e shqetësuar se, megjithëse vdekja e zotit Rugova nuk ishte e papritur, ajo mund të pasohet nga debate midis udhëheqësve kosovarë dhe ndoshta mund të nxisë tensione midis shumicës shqiptare dhe pakicës serbe.

“Zoti Rugova nuk jetoi për të parë përmbushjen e ëndrës së tij për një pavarësi të Kosovës,” shkruan gazueta.

“Por ai jetoi aq sa të shikonte fillimin e procesit diplomatik që mund të çojë në deklarimin e ndonjë forme të pavarësisë nga fundit i vitit 2006,” shkruan gazeta.

Gazeta THE TIMES boton një faqe të tërë dedikuar udhëheqësit kosovar, të cilin e quan “udhëheqësi i vendosur, Gandi i Kosovës, për rezistencën pasive në luftën për pavarësi”.

Gazeta boton një shkrim të gjatë për jetën e Rugovës duke theksuar ëndrën e tij për pavarësi.

Gazeta INTERNATIONAL HERALD TRIBUNE boton në faqe të parë një foto të madhe të të shumë kosovarëve që presin t’i bëjnë homazhe presidentit të tyre dhe nën të titullin: “E ardhmaj e Kosovës nën hije nga vdekja e Rugovës.”

Duke e quajtur Rugovën “një intelektual që mishëroi shpresat e kosovarëve” gazeta shkruan se “paraqitja akademike e Rugovës dhe pacifizmi i tij i vendosur përballë represionit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut nga forcat serbe të sigurisë në rajon i kanë dhënë atij gati një status ikonik në mesin e bashkëkombasve të tij”.

Albert Vataj, Sokol Pepushaj

 

SHIK dhe të drejtat qytetare

Shërbimi Informativ Kombëtar i Shqipërisë ka qenë i njohur gjatë viteve për brutalitetin e tij, pushtetin e plotë dhe natyrën e egër kur ishte fjala për t’i shërbyer qeverisë në pushtet. Gjatë regjimit komunist, ky Shërbim ishte i njohur si Sigurimi. Mbas tranzicionit politik të 1990-s, u bë i njohur si SHIK-u dhe SHISH-i, dhe Zoti e di si do të quhet në të ardhmen. Ndoshta Gestapo!

Pamvarësisht nga emri që ka mbajtur përgjatë viteve, apo që mund të mbajë në të ardhmen, ai ka qenë përdorur gjithmonë dhe do të përdoret gjithmonë vetëm për një qëllim: për të shtypur disidencën politike në Shqipëri. Enver Hoxha e përdori me shumë efektshmëri për më shumë se 40 vjet, pastaj erdhi Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano dhe përsëri Berisha, të cilët e përdorën dhe vazhdojnë ta përdorin për të njëjtin qëllim dhe në të njëjtën mënyrë siç bëri Enver Hoxha. Sipas Kushtetutës, SHIK-u nuk duhet të përdoret për qëllime politike, apo për të shtypur disidencën politike. E thënë më qartë, ai duhet të jetë një shërbim informativ që mbledh informacione për qëllime të sigurisë kombëtare dhe i paraqet këta informacione organeve kompetente në shtetit. Që kur Berisha erdhi në pushtet, unë dhe kolegët e mi kemi patur rastin të shohim me sytë tanë se si përdoret SHIK-u për qëllime politike:

Më 23 janar, 2006, dy agjentë të SHIK-ut erdhën në zyrën time. Unë ndodhesha aty me grupin tim të punës. Ata më thanë se kishin kërkuar më përpara t’u dërgoja kopje të disa dosjeve dhe unë nuk i isha përgjigjur kërkesës së tyre. Pastaj më kërkuan që t’u tregoja të gjitha dosjet që kisha në zyrë. Ata donin t’i shihnin dhe të bënin kopje të disa dokumenteve. Vëreni se ata nuk kishin asnjë mandat kontrolli, asnjë urdhër gjykate apo ndonjë lloj tjetër autorizimi që t’u jepte të drejtën për ta bërë këtë. Kur i pyeta se me çfarë të drejte po vepronin, ata m’u përgjigjën se e drejta e tyre buronte nga fakti se ishin “agjentë të SHIK-ut”. Unë i informova se ishin të drejtat e klientëve të avokatëve dhe se ata nuk kishin të drejtë t’i shihni këta dosje përderisa të mos paraqisnin ndonjë urdhër gjykate ku të tregohej në mënyrë të veçantë arsyeja e kontrollit. Ky ishte një çast kthese. Ata më arrestuan, ndërsa grupi im i punës shikonin të tmerruar. Ata kontrolluan zyrën time, morën dosjet (mbi 70 dosje), konfiskuan të gjitha shënimet e mia të avokatisë dhe numratorin telefonik. Pastaj më çuan në zyrat e SHIK-ut dhe më morën në pyetje për disa klientë, marrëdhëniet e mia me Avokatin e Popullit dhe punën time. Për 24 orë, ata vetëm rishikuan ato dosje, bënë kopje të dokumenteve të ndryshme dhe më pyetën për ta. Ata më kërcënuan se do t’i arrestonin “ata njerëz”, klientët e mi “njërin pas tjetrit”.

Nëse kisha patur ndonjëherë dyshime për historitë që më kishin treguar klientët e mi për policinë, SHIK-un apo ndonjë institucion tjetër qeveritar, tani isha e bindur pa pikën e dyshimit që më kishin thënë gjithnjë të vërtetën. Isha dëshmitare e pushtetit, brutalitetit dhe egërsisë së qeverisë sime, si dhe të aftësisë për të dhunuar të drejtat e mia, qofshin ato të drejta kushtetuese apo qytetare.

Klientët e mi janë kryesisht individë që ankohen për çështje civile. Ankesat e tyre janë kundër qeverisë, policisë, SHIK-ut dhe institucioneve të tjera të shtetit. Ata janë raste të kthjellta politike. Unë besoj se nëse të drejtat e tyre qytetare nuk do të dhunoheshin nga qeveria apo ndonjë institucion tjetër në varësi të qeverisë, ata kanë të drejtën të ankohen dhe të ngrenë padi kundër qeverisë. Qeveria apo shërbëtorët e saj nuk duhet të jenë të paprekshëm apo mbi ligjin. Qeveria nuk duhet të ketë tjetër pushtet përveç atij që i jep Kushtetuta.

Kjo qeveri duhet të përqendrohet në kufizimin e SHIK-ut në vend që ta përdorë atë për të shtypur kundërshtarët politikë. Në një demokraci, gjë që në Shqipëri as nuk duket, njerëzit duhet të jenë në gjendje të kundërshtojnë qeverinë pa patur frikë se të drejtat e tyre qytetare mund të dhunohen nga forcat e sigurimit të shtetit. Ata nuk duhet t’i druhen as të provojnë arrestimet, rrahjet, torturat, dhunën apo edhe të vriten se kanë guxuar të kundërshtojnë qeverinë. Qeveria është për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve që Perëndia ua ka dhënë dhe jo të abuzojë dhe t’i shkelë ato. Të drejat tona na janë dhënë nga Perëndia, Kushtetuta i garanton dhe qeveria ka për detyrë t’i mbrojë ato. Shqipëria nuk ka nevojë për shtypje politike, ajo ka nevojë për liri politike. Ne nuk kemi nevojë për Gestapo, e cila përndjek individët që dyshohen për tradhëti. Ne kemi nevojë për një Shërbim Informativ që lufton korrupsionin, vjedhjen, terrorizmin, krimin e organizuar, prostitucionin dhe trafikun e qenieve njerëzore, të cilat janë me bollëk në Shqipëri, në vend që të kontrollojnë zyrat e avokatisë dhe të konfiskojnë dosje që përmbajnë të dhëna dhe informacione që mund të jenë të natyrës politike.

Si avokate, unë merrem me çështje që besoj se janë të vërteta dhe të drejta. Unë i përfaqësoj klientët e mi pa ndonjë paragjykim racial, fetar apo politik. Unë luftoj për të drejtat e tyre, edhe nëse kjo nënkupton zemërimin e socialistëve, demokratëve apo makinerisë së tyre të shtypjes, Sigurimi, SHIK-u apo SHISH-i, siç e quajnë tani. Unë kam përfaqësuar klientë gjatë regjimit socialist dhe kam ndërmend t’i përfaqësoj ata tani që Berisha erdhi në pushtet. Unë jam një avokate dhe si e tillë do të luftoj për të drejtat e klientëve të mi. Kjo është ajo që bën një avokat. Shumë keq nëse SHIK-ut nuk i pëlqen kjo. Nëse nuk i pëlqen kjo ata duhet të mos i dhunojnë më të drejtat qytetare dhe kushtetuese të qytetarëve.

Unë besoj se të drejtat e mia si avokate janë shkelur. Të drejtat e klientëve të mi janë shkelur dhe të drejtat qytetare të çdo shqiptari janë shkelur bashkë me tonat. Ne juristët duhet të mbajmë qëndrim kundër SHIK-ut dhe Kryeministrit, i cili duke shkelur Kushtetutën ka marrë tepër pushtet duke dhunuar ligjin e ndarjes së pushteteve. Ne kemi një Kushtetutë e cila duhet të jetë ligji i vendit. As SHIK-u, as një Kryeministër nuk duhet të lejohen ta shkelin atë. Nuk duhet të jetë SHIK-u ai që vendos se kush është dhe kush nuk është besnik ndaj qeverisë. Njerëzit kanë të drejtën të mos jenë dakord me qeverinë dhe Kushtetuta e garanton një të drejtë të tillë. Të paktën këtë kam besuar deri më 23 janar 2006.

Gjatë regjimit komunist isha e re dhe nuk e dija çfarë do të thoshte të ishte e përndjekur. Tani e kuptoj se çfarë do të thotë të jetosh në një sistem totalitar. Kjo duhet të më shërbejë që ta mbaj mend mirë unë dhe çdo shqiptar, që Shqipëria është ende një vend komunist dhe do të vazhdojë të jetë i tillë për sa kohë që qeveria kalon nga demokratët tek socialistët, të cilët ndjekin me besnikëri rrugën e udhëheqësve të tyre, Hoxha dhe Alia, dhe i përdorin Shërbimet e Sigurimit ashtu si ata, për të siguruar pushtetin e tyre.

Mimoza Tartari, avokate

Shënim: Zonja Tartari është një avokate e të drejtave qytetare. Ajo ka një diplomë të Universitetit të Tiranës dhe një diplomë për të Drejtat e Njeriut nga Universiteti i Maltës. Ajo flet shqip, italisht dhe anglisht. Ushtron profesionin e saj në Tiranë, në Shoqatën Tartari.

 

Rikthimi i pritshëm i Nanos

Për asnjë moment nuk kam dyshuar ne rikthimin e Fatos Nanos ne jetën politike. Teksa media te ndryshme paraqisnin me buje daljen e tij ne publik pas një kohe te gjate, ndjesia e pare qe me vinte ishte se ai do ta dale nga skena politike vetëm kur te arrije qëllimet qe i ka vene vetes, ndoshta me pare se viti 1991.

Imazhi i krijuar ndoshta jo me shume kujdes nga Nano, është reflektuar shpesh nga mediat duke i dhënë pamjen e një politikani, i cili nuk mund te deshifrohet lehte. Megjithatë, Nano për mendimin tim, ne çdo hap qe ka hedhur jo vetëm ne jetën publike, por edhe atë private, ka qene natyrshëm vetvetja. Është Fatos Nano ai qe ka provuar qe ne vitin 1991 te jete anëtar i Këshillit Presidencial te kryesuar nga Ramiz Alia. Ma pas karriera e tij ka pare vetëm kulme, te cilat siç është e natyrshme, kane patur edhe pikat e dobëta. Askush me shume se ai, nuk ka shijuar postin e Kryeministrit, por edhe te liderit historik te një partie (PS). Ne te vërtetë, janë shume drejtues- kryetar aktuale partish, te cilët për mese një dekade, kane drejtuar apo te drejtojnë subjekte politike. Megjithatë, edhe ne këtë pike, Nano ka krijuar një imazh te veçante: ka ditur te ike duke lënë gjithçka pas dhe te rikthehet serish për te marre gjithçka qe mund te merrej. Nano është një njeri i zakonshëm. I pëlqen jeta e shtrenjte, udhëtimet por mbi te gjitha pija. Madje, ka edhe nga ata, qe haptas apo indirekt, i kane kujtuar se preferon shpesh edhe pije te renda si “heroina” apo diçka te ngjashme. Është vete ish- kryeministri, qe ne mjedise disi te ngushta, por edhe me gjere, ka shprehur preferenca te një “femnisti” te regjur, siç edhe nuk e ka patur për turp te jete shofer i badigardit te tij. Nano ka ditur edhe te drejtoje një zetor, siç edhe është nga ata, qe ne momente te caktuara, duke përdorur jo vetëm një vokabular vulgar te denje vetëm për te ngjashëm me te, “ka vene edhe dore” jo vetëm mbi shoqëruesit. Ai është nder te vetmit (ndoshta i vetmi) ne Shqipëri, qe ka ditur te dale mbi mentalitetet dhe publikisht te deklaroje dashurinë për një grua shume vite me te re ne moshe, madje duke patur “guximin” te vere kurore ne kishën ortodokse me te “deri sa vdekja ti ndaje”. Nano ka ditur si askush tjetër, te jete një magnet i fuqishëm i turmës socialiste e me gjere, duke përdorur kriza familjare individuale, ti transmetoje brenda partisë se tij duke qene i suksesshëm ne te dy frontet. Vulgariteti ne fjalor i Nanos, është konstatuar edhe ne Shkodër nga drejtues dhe ish- te PS-se, te cilët nuk kane guxuar ti përgjigjen fyerjeve nga me ulëtat te ardhura nga kryeministri- kryetar i atëhershëm.

Nano është politikan! Nuk është ndonjë gjë e re, pasi jemi mësuar qe edhe pse me shume vite mbi shpine, ka mundur te spostoje deri ne zbythje edhe te rinj te tipit Meta dhe Majko, taksa ky i fundit kërkon një rikthim te bujshëm te Nanos ne majat me te larta te politikes. Ne këtë karriere te gjate, Fatos Nano ka arritur gjithçka, ndërsa ka dyshuar ndoshta për here te pare dhe te vetme ne një nisme drejt kreut te shtetit. Mendoj se është një dështim i përkohshëm. Rënia e tij ne opozite solli edhe atë te PS-se e te majtës. Vetëm truri i tij, mbase edhe i ndonjë politikani tjetër, ka ditur skemën qe po përgatitet. Pas 8 viteve ne pushtet, Nano i largohet përkohësisht. Nga rradhet e PS-se si politikberes, mendoj se do te qëndrojë larg edhe për disa muaj, duke gëzuar vetëm privilegjet si ish- kryeministër apo deputet.

Ne Shkodër përdoret ne lojën e dominove termi “zorile”, kur gjithçka vetëmbyllet. Edhe ne politiken shqiptare, e cila jo rradhe i ngjet dominove, loja për kryetarin e shtetit me 2007-ën, do te mbylle veten. Emri me potencial është a ii Fatos Nanos. Një post honorific si ai i presidentit te vendit, nuk i bën dem askujt, aq me pak Sali Berishës. Punët mund te ndryshojnë, nëse kreu i shtetit do te zgjidhet nga populli. Ai qe do te pasoje Moisiun, me te drejte do te kërkojë me shume kompetenca e pushtet. Sigurisht, Berisha nuk mund t’ia lejoje këtë luks Nanos. Skema e nisur disa muaj para 3 korrikut 2006, e vulosur nga një vizite e një drejtuesi te larte te CIA-s ne Shqipëri, mendoj se është e thjeshte: Berisha kryeministër ndoshta deri ne 2013-ën ( nëse do te mund te mbaje “nen fre” te vetët) duke realizuar një ambicie dhe Nano president, duke mbajtur edhe një premtim dhënë bashkëshortes. Mbase skema është kuptuar disi nga Topi apo Ngjela, te cilët kërkojnë çuditërisht te lëkundin stabilitetin e kabinetit Berisha. Llogaria e Katovices Shqiptare duket lehtësisht e kuptueshme nen shembullin e vëllezërve Siameze: Te dy ne politike ose te dy jashtë saj! Përndryshe, do te filloje një ere e re ne vendin tone, për te cilën mesa duket jemi akoma te papërgatitur edhe për disa vite.

Për mua por edhe gazetën “Shqipëria Etnike” nuk përbën sensacion rifutja e rradhes ne politike e Fatos Nanos, as edhe zgjedhja e tij si President, siç janë kujtuar te analizojnë apo komentojnë 4-5 muaj pas nesh media te tjera. Ne presim fillimin e erës se re….

Blerti DELIJA

 

Rugova, dimensioni I një lideri

Albert Vataj

Humbja e Ibrahim Rugovës nuk konsiston një humbje që mbetet e pazëvendësueshme vetëm për familjen e tij, popullin e Kosovës, por për filozofinë gjithëshqiptare. AI ishte dhe mbeti një ndër mendimtarët politik të botës shqiptare, nga më unikët, I pashoq, një shkollë dhe një mendim pacifist. Kjo e lartëson filozofinë e tij të të bërit politikë dhe zgjidhjes së situatave kritike me mature dhe me një durim të rrallë, kryesisht për faktin se ishte njeri I paqes mu në mes të vatrës së luftës. E megjithatë ai I’a arriti të ishte dhe të sfidonte. Personaliteti I tij është I pakrahasueshëm me asnjë nga figurat e politikës shqiptare. Nëse ndokush do të kishte kurajon ta krahasonte ose të hiqte një paralele të Rugovës si dimension intelektual dhe mendimtar politik, ose do ta kishte të pamundur, ose do të gabonte rëndë. Rugova gjatë gjithë kalvarit të tij në krye të Kosovës dëshmoi cilësitë më të mira, duke dëshmuar kështu aftësinë për të qënë udhëheqës që vendosmërinë dhe maturinë I konverton në sfida të mëdha historike. Po të hedhësh një vështrim mbi klasën politike shqiptare për fat të këq konstatojmë mangësi seriozë, edhe pse Shqipëria nuk u përball asnjëherë me problemet dhe vështirësitë e Kosova. Një ndër tiparet më të spikatura të dimensionit të tij politik ishte tolerance. Krahasuar kjo me kushtet kur servirej e shënjtëron rolin dhe kontributin e Rugovës në arenën politike shqiptare. Nëse Rugova gjeti kurajo të ishte tolerant më politikën e spastrimit etnik, me mizorinë e forcave paramilitare serbe, me logjikën e zaptimit, politikës së Tiranës I mungon kjo tolerancë edhe për gjëra krejt qesharake. Kjo lloj filozofie e kthen politikën shqiptare në një pamundësi e të qënit në një dimension të përafërt me atë që mishëroi Ibrahim Rugova, pa çka se kushtet dhe situatat ku luhen dy betejat  janë diametralisht të kundërta.

Rugova me ikjen e tij, krijon një vakum të thellë të mendimit politik gjithëshqiptarë. Por kjo nuk do të thotë se rruga e nisur prej tij do të ndalet. Shinat që ka shtruar AI janë vendimtare për përcaktimin e statusit final të Kosovës. Dhe kjo u bën mirë dhe politikanëve shqiptarë që kacafyten, këndej për Zogun e Zi, andej Dushkun.

Gjithsesi AI nuk është më, por vizioni I tij është një fanar që do të lajmërojë brigjet.

 

ERNESTO SABATO, SHQIPTARET DHE NJEREZIMI

Ne kryevepren e tij “Abadoni, engjelli i erresires”, shkrimtari argjentinas Ernesto Sabato ne forme sentenciale, teper te perkore dhe te papritur, rrefehet per origjinen shqiptare nga ana e gjyshit dhe italiane, nga ana e gjyshes.

Sabato flet per heroin Skenderbe te shqiptareve, jep konsiderata filologjike ne gjuhen shqipe, kosntrukton keshtu nje deshmi krejt te vecante, unikale per te. Keto te dhena jane te dyfishta, ne formen e kujteses familjare, teper te mugullt, si dhe te leximeve qe do te kete bere Sabato i perqendruar ne optiken e ketij motivi.

 

***

Per te formuluar dicka me tipike dhe lapidare, Sabato shkruan edhe kete pasazh: “Shiko cfare thote Apolineri per Kanurin, mikun e tij shqiptar: nje vitalitet mbinjerezor per te mbijetuar dhe nje prirje vetevrasese, duket e pakrahasueshme, apo jo? Dhe per mendimin tim, ky eshte nje tipar karakteristik i races”.

 

***

Natyrisht qe emri Kanuri, eshte nje lapsus, ose nje sajese etimologjike. Duhet te kete qene patjeter emri i njohur i Konices. Nese ka lexuar (dhe pa dyshim, ka lexuar) Apolinerin, kete kryemjeshter te poezise evropiane, te modernitetit te shek. XX, nuk ka sesi qe te mos kete lexuar emrin e Faik Konices, i cili ishte i adhuruar prej Apolinerit. Apolineri ka botuar disa shkrime dhe kujtime per Konicen ne rrafshin e nje dishepulli per mjeshtrin e tij. Apolineri. e konsideron Konicen si nje nga me te diturit, me shije te holle, elegante dhe te admirueshme, me veskun e nje Geteje shqiptar. Akoma edhe sot, nuk eshte bere e qarte sic duhet ku qendron magjia hipnotizuese e Faik Konices mbi Apolinerin. Kujtimet e Apolinerit, skicojne disa detaje, por misteri mbetet. Pertej tij, eshte fakt qe Faik Konica mbetet i vetmi shkrimtar dhe dijetar shqiptar qe arriti nje rekord te pakapercyeshem. Ai pati miqesi jo vetem me Apolinerin, por edhe me figurat me te medha europiane te kohes se tij. Kjo gje nuk eshte perseritur pas tij tek te tjere shkrimtare me emer te Shqiperise.

 

***

Pse Sabato e ndryshon emrin e Konices ne emrin Kanuri? Ne kujtimet e Apolinerit botuar ne “Mercure de France” ne 1912, mund te kuptohet intrigimi inkadeshent qe shkakton emri i Konices tek te tjeret. Duke marre guximin jo per ta zbuluar te verteten, por per ta saktesuar, dua te perqendrohem ne kete pike.

 

***

Tek Faik Konica, si nje homo-albanicus, si nje shqiptaroid, si modul psiqik dhe etnik, Sabato heton dy dimensione te kunderta, madje antagoniste. Keshtu, ceshtja ekzistenciale paraqitet si nje kunderthenie e tmerrshme edhe sipas nocionit heraklitian te luftes se perjetshe. Ky tipar i races, shpjegon enigmen shqiptare ne te kaluaren, te sotmen dhe besoj (a kam te drejte valle te besoj?) dhe te ardhmen.

 

***

Sagat e medha kontinentale te Ilireve, si nder evropianet e pare (zanafillore, parake, madje edhe sipas metafores homerike “proselinoi”, dmth, te lindur perpara Henes etj, etj) nuk u shkruan kurre, mbeten anonime ne fjale, dhe vetem arkeologet me aventurat e tyre te dijes kane tentuar te njohin disa therrime te ndritshme. Por bota e Ilireve, konsiderohet si nje bote e mbyllur, eshte e veshtire te gjesh nje porte te sakte, ose disa porta per te hyre me veshtiresi ne reliket e fosilizuara te shpirtit te mijevjecareve.

 

***

Shqiptaret e Mesjetes e kane nje yll solomonik, te padyshimte: Skenderbeun. Ne dime dicka te vrullshme dhe madheshtore per te, por dime shume pak per dilemat shpirterore dhe arketipet e ekzistencialitetit te popullit te tij ne epoken kastriotase.

 

***

Shqiptaret moderne kane mbijetuar duke u vetevrare pafundesisht.

 

Ne c’kuptim jane vetevrare? Ndoshta jo ne kuptimin ritual fizik, por ne kuptimin e vonesave te medha te historise, ne kuptimin e mosevropianizimit te tyre te dyte (evropianizimi i pare mbyllet per fat te keq me Skenderbeun), me shembelltyren e grindjeve te pakuptimta, me mungesen e lidhjeve te domosdoshme ne rrafshin kombetar, me kulturen e prapambetur ballkanike te mos te marrurit vesh, me kapardisjet delirante, me mungesen e tolerances etj, etj. Nga kjo pikepamje, te shkruarit e historise se popullit shqiptar, duhej te ishte ne nje forme spektrale. Ne kete spekter, do te ishte e dobishme edhe nje histori psiqike, por ne disa aspekte te dhimbshme, ne kuptimin e ekskorcizmit edhe nje here histori psikiatrike.

 

***

Shekulli i XX-te, dija pozitiviste, skeptike, goditen per vdekje edhe mitin e races, ose edhe te racave. Nese flasim per nje tipar te races, kjo tingellon tani si nje stileme anakronike. Gjenetika, shkenca pilot kaq universale sot, niset me shume nga arketipi gjitheperfshires antropologjik, duke mos i kultizuar me vecantesite.

 

***

Per racen shqiptare (emertimi “race” eshte teper konvencional), ka dy lagje teorish, absolutisht perjashtuese dhe asgjesuese per premisat kontestuese. Virhofi (Wirchov) i ka quajtur shqiptaret “race superiore”. Akoma me entuziast dhe apologjistik, eshte H.H.Breillsford, qe i mbiquan shqiptaret si “Mbinjerezit e Nices”.

 

Teoria e kundert, eshte shqiptaro-fobe, e kobshme, getoiste, nje fare genocidi i letrarizuar me metafora apokaliptike, sipas te cilave shqiptaret jane raca me inferiore, njerez me atavizma fiziologjike, si pershembull me bisht, te prapambetur, tibetianet e Evropes, kombi shqiptar nuk eshte komb, gjuha shqipe nuk eshte gjuhe, kemi te bejme vetem me disa jashteqitje etnish te ndryshme dhe gjuhesh te ndtyshme. Nuk ka optike me te skajshme dhe me te zeze sesa kjo per shqiptaret.

 

***

Ne te vertete shqiptaret jane nje kob i vjeter, fisnik, me dinjitet, si gjithe te tjeret. Wshte e vertete qe kane mbijetuar dhe mbijetojne, sic eshte e vertete se per fatalizmin e tyre (historik?) kane patur si nje ritual nje lloj harikiri individial, qofte edhe te kultizuar, si nje relike historike sic eshte gjakmarrja etj, etj. Si mund te shpjegohet? Sipas parametrave dhe paradigmave te teorive te filozofeve? Sipas interesave te historianeve dhe politikaneve qe i kane profilizuar edhe zhdukjen e kombit shqiptar? Jo, shpjegimi behet vetem duke patur parasysh historine e tyre, te fqinjeve gjeografike dhe te vete Evropes. Nuk duhet te shpikim shpjegime sa te karakterit instiktiv, frojdian, aq edhe shpjegime te karakterit emocional dhe irracional. Kundershtite e medha (gjithashtu relative) ne monaden shqiptare, ne tipin, ne etnoarketipin, ne futuro-tipin, kane karakter te kuptueshem historik. Shpjegimet dhe interpretimet nuk jane te lehta per t’u bere.

 

***

Shqiptaret nuk jane dhe nuk kane qene kurre nje popull “i zgjedhur”. Ata jane nje popull si gjithe te tjeret. Por ata nuk jane asnje popull i mallkuar. Ata kane tragjedite, marrezite, humbjet, por edhe fitoret e tyre. Qyteterimi shqiptar, eshte pjese e atij evropian, pa diskutim. E ardhmja, i ka kthyer shpinen shpesh ne histori shqiptareve, por nuk i ka braktisur kurre, sidomos sot.

 

***

Ernesto Sabato ilustron me figuren e Konices kombin shqiptar, natyrisht mendime ne nje thenie te Gijome Apolinerit. Karakteri gjithashtu relativ, eshte sa i pranueshem, aq shpreh edhe nje intimitet rrengjethes dhe lirik, nje te vertete te prekshme qe ne shqiptaret e perjetojme ne menyra te shumefishta dhe me teper me shqetesim aktual. Ngaqe politika ende e zoteron rrafshin shqiperor te shqiptareve, e ndiejme se ka nje satanizim percarjesh, krejt te pafalshme per fillimin e Mijevjecarit III. Formula e Apolinerit per mbijetesen dhe prirjen vetevrasese te Konices dhe kombit qe ai i perket, kurre nuk ka patur nje vlere perfundimtare si epitaf, eshte thjesht nje nga paradokset e kapercyeshem, ose nje metafore paradoksale. Mund te pernmendet edhe ne nje parathenie per nje histori me normale te se ardhmes.

 

***

I pari dhe me i sakti per shqiptaret ka qene Xhorxh Bajroni, i cili duke e ndricuar historine e shqiptareve, ne kryevepren e vet poetike, nuk ka harruar te shtoje qe t’i gdhende ne bronz, vargun paradigme: “Vetite nuk u kane munguar, vec t’i kishin pak me te arrira”.

 

***

Ernesto Sabato eshte nje nga dinosauret e gjalle te letersise boterore, me ndikim te jashtezakonshem ne kete letersi. Pas ardhjes se tij ne Shqiperi para disa vitesh, emri i Sabatos u be me intim, shqiptaret e njohen me mire. Ne ceremonite qe u bene per te, kam patur fatin te jem edhe une i pranishem, ruaj si kujtim edhe nje fotografi te perbashket si edhe nje liber te tij ne spanjisht qe ma dhuroi me nje dedikim te ngrohte dhe te paharruar. Ai premtoi qe do te shkruante dicka me te shumefishte, rrjedhimisht me nje njohje me substanciale per shqiptaret. Jam ne dijeni qe ka shkruar dicka. Duke qene nje shkrimtar universal, jo thjesht nje shkrimtar argjentinas, k`to kohet e fundit, ai ka bere nga shkrimet me te cuditshme qe lidhen me dramen, krizen, pasigurine e te ardhmen e njerezimit. Ai mendon per njerezimin si nje te tere. Kohet e fundit, ne nje shkrim te tijin kam lexuar disa nga mendimet me tronditese te cilat kane vlere edhe per ne shqiptaret. Ai i drejtohet nje njeriu te thjeshte qe ka shkruar nje leter. “Do t’ju flisja per c’ka ndodh sot ne bote. Per rrezikun ku ndodhen te gjithe, te pasurit dhe te varfrit. Pikerisht kete nuk e dine ata, njerezit me pushtet. Nuk e dine se dhe bijte e tyre gjenden ne nje situate mjerane. Nuk mund te zhyteni ne depresion, sepse eshte nje luks i tille, te cilin nuk mund t’ia lejojne vetes prinderit e femijeve qe vdesin urie. Dhe nuk mundemi te mbyllemi me kyc neper shtepite tona. Duhet t’i hapemi botes. Mos mendo se shkaterrimi eshte atje jashte, por djeg si nje zjarr brenda dhomave tona te ngrenies. Jeta dhe toka jane ne rrezik. Po shkruaj nje rresht te Helder Linit: “Vete zjarri i perendive na shtyn dite e nate te bejme perpara. Eja! Te shohim hapesirat e lira, te kerkojme sa na takon, sado larg qe te jete. Jeta e botes, duhet te jete angazhimi yne dhe duhet te dalim dhe ta mbrojme. Ky eshte misioni yne. Nuk duhet te mndojme se do te kujdesen vetem qeverite. Qeverite kane harruar ne mbare boten se qellimi i tyre eshte te promovojne te miren e perbashket. Solidariteti luan keshtu nje rol vendimtar ne kete bote pa krye, perjashtuese te llojeve te ndryshme. Po te behemi pergjegjes per dhimbjen e tjetrit, kompromisi yne do te na dhuroje nje domethenie qe do te dale mbi fatalitetin e historise. Por se pari, duhet te pranojme se kemi deshtuar. Ne te kunderten, do te gjendemi te sunduar prej profeteve te televizionit, prej atyre qe e kerkojne shpetimin ne hiperzhvillim. Konsumi nuk eshte nje zevendes i Parajses. Gjendja eshte teper e renduar dhe na perket te gjitheve. Por ka ende nga ata qe stermundohen per te mos i tradhetuar vlerat fisnike. Miliona qenie mbijetojne heroikisht ne mjerim. Ata jane martiret… Ne kete varferim ekzistencial dhe metafizik, te gjithe jane viktime te nje qielli dhe te nje catie. Duhet te mendosh se nuk ka mundesi ndryshimi, kur vlera e ekzistences eshte me e ulet sesa cmimi i nje reklame. Skepticizmi eshte renduar nga pergjunjia gjithnje e me e madhe me te cilen ngarkojme ne qafe permasat e kesaj katastrofe. Banalitetet, ku kalben ndjenjat me fisnike, e degjenerojne njeriun ne nje karikature patetike qe nuk e gjen me veten ne te qenit njeri… une lekundem mes deshperimit dhe shpreses qe me ne fund mbizoteron, perndryshe njerezimi do te ishte zhdukur pothuaj qysh ne gjenezen e vet, aq me teper qe jane te shumta arsyet per te dyshuar ne gjithcka…. Mjere njeriu qe mbeshtetet vetem tek arsyeja – shpetojme hera-heres e mbi te gjitha fale grave, jo thjesht sepse dhurojne jeten, por jane ato qe mbrojne kete specie enigmatike. Jjo rastesisht ne kulture, ku dija ehste mijera-vjecare, besoj se shpirti i nje gruaje qe vdiste gjate lindjes, ngjitej ne te njejtin qiell me ate te nje luftetari te rene ne beteje”.

 

***

Me befasuesja dhe me e papritura eshte qe me ne fund Sabato e permend dhe emrin e nje shqiptari tjeter. Gjate koheqendrimit te shkurter ne Shqiperi, ai e paska njohur per pa caste nje djalosh shqiptar me emrin Valter. Sabato shkruan: “Gjate udhetimit ne Shqiperi, njoha nje djale te mbiquajtur Valter, i cili kishte braktisur shtepine per t’u ardhur ne ndihme te semureve ne bashkesine fetare te Nene Terezes shqiptare te Kalkutes. E kujtoj me emocion te gjalle. Sa here qe degjoj lajmet e tmerrshme te ardhur nga Shqiperia, e ketij vendi kaq te mistershem, them me vete: “Ku do te jete valle ai? A do te mund t’i lexoje ndonjehere keto fjale mirenjohje per herozimin e tij fisnik?

 

***

Ernesto Sabato bir i njerezimit dhe tashme nje patriark, nuk meton te jete profet, por meton te njohe dhe te thote te verteten. Zhvillimi i qyteterimit teknologjik, eshte marramendes, por degradimi i vlerave morale, eshte i frikshem. A eshte i kote ky apel, qe u drejtohet te gjitheve? Ky apel duhet artikuluar nga te gjithe, nga politikanet dhe ekonomistet, nga shkrimtaret dhe te papunet, nga kriminelet dhe te varfrit. Jeta njerezore eshte mrekullia me e madhe dhe per fat te keq, eshte e kercenuar. Prandaj, Sabato thekson: “Ne koherat e erreta, na ndihmojne ata qe dine te na drejtojne neve. Vetem ai qe do te jete i afte te misheroje utopine e dashurise, do te jete gati per ndeshjen vendimtare, per te qe percakton rifitimin e vlerave njerezore qe kemi humbur”. AMEN.

Nga dr. Moikom Zeqo

Verzioni për shtypës

 

Paaftësia e Prefektit Kolombi largon investimet italiane nga Shkodra

Kryeministri Sali Berisha, qysh me ardhjen në këtë pozicion, u ka ofruar partneritet mediave, por edhe disa gazetarëve në veçanti. Pra, ne jemi të ftuar në bashkëpunimin, në denoncimin e klientalizmit, klanizmit dhe tërë fenomeneve negative. Është kjo një nga risitë e kësaj ere të re të qeverisjes së këtij vendi, teksta gazeta “Shqipëria Etnike” dhe gazetarët e saj, janë ndër të parët që i përgjigjen kësaj thirrjeje për “oponencë konstruktive”, duke nisur që nga emërimet, por edhe mënyrat e ardhjes në poste të ndonjë individi të veçantë.

Si gjithmonë, gazeta “Shqipëria Etnike” kërkon të evidentojë ato fenomene që nuk është mirë të mos i trajtojë. Edhe kur duhen emra, edhe kur këta kanë shumë pushtet dhe kërcënojnë edhe me metoda mafioze. Në këtë kuadër, duke i ofruar kontributin tonë Kryeministrit, por më së pari shoqërisë shqiptare, që synon të integrohet në Europë, kërkojmë të hedhim dritë mbi atë që ka filluar të quhet dëndur “çifligu i Shkodrës”.

 

Klanet në Shkodrën e varfër

Termi është i njohur për të gjithë shkodranët, pavarësisht bindjeve. Gjithsesi, jemi të bindur se Kryeministri Berisha nuk ka mundësi të informohet në detaje mbi mënyrat dhe “stilet” që përdoren për të dërguar në tryezën e tij të punës një kandidat për t’u emëruar në poste të varësisë direkte të ekzekutivit.

Gjendet rruga më e shkurtër për njerëz që nuk kanë investuar, ose kanë investuar fare pak, për të realizuar ngritjen e tyre në poste të “mira”. Për këtë shërbejnë klanet. Edhe gjatë qeverisjes së Fatos Nanos kanë ekzistuar. Aq më shumë kur në Shkodër, të paktën në pushtetin vendor, prej të cilit derivojnë jo pak mundësi e privilegje, ka qenë prej 15 vitesh njëngjyrësh-Blu.

Pas ardhjes edhe në pushtetin qendror të PD-së, normalisht mundësitë e emërimit në poste edhe më të larta u shtuan. Jo vetëm thjesht për të patur “njerëzit tanë” në poste kyçe, por edhe për të larë borxhe të vjetra e të reja, ndiqet rruga e “katapultimit” të individëve-jesmenë, aspak të njohur edhe brenda strukturave të partisë apo partive në pushtet aktualisht. Një drejtor, fjala vjen, që në një televizion lokal në një intervistë nga njëzet fjalë, tetë herë përsëriti Domefanë, u bë qesharak dhe njerëzit pyesnin të nesërmen për emrin e tij, pasi një tjetër TV i kishte ngatërruar emrin. Për të qar e për të qeshur. Në kuadër të “decentralizimit” të pushtetit, sipas zonave të influencës, Shkodra tashmë flitet e përflitet se është në dorën e dy klaneve, natyrisht jo në kuptimin e keq të fjalës. Kjo jo vetëm në çështjen e emërimeve. Të gjithë njerëzit flasin, dhe është mirë apo keq ne s’duam të ndalemi, se të tërë emërimet në Shkodër “startojnë” përmes listave të tyre. Sigurisht, gazeta s’don të ulet në invele mediokre, duke përmendur emra, pra duke respektuar individualitetin e gjithsecilit, tashmë të emëruar, duke rezervuar të drejtën për të mos u shprehur për punën e çdonjërit, deri në kalimin e një afati, deri në kalimin e asaj që quhet “mësim i zanatit”.

Po, ka edhe emërime të tjera nga deputetë që u kanë “patur borxhe” individëve përgjatë fushatës. Por këto raste janë sporadike. Pa vlerë për vëmendjen e gazetës sonë. Metoda që përdoret në kësi rastesh është e thjeshtë. Nga baza e partisë “propozohen” emra, të cilët miratohen nga qendra në Tiranë. Por klanet janë ato që dominojnë. Thuhet që janë rreth 15 emërime të tilla. Ne kemi fakte kokëforta, deri sot pesë me të njëjtin mbiemër që nëse zhgënjejnë me besimin e tyre, në një moment të përshtatshëm do i kemi nëpër duar. Në rastin më të mirë kemi të bëjmë me njerëz të shkolluar, por ama, në jo pak raste, pa kontribut, qoftë brenda apo afër partisë në pushtet, por as në komunitetin apo afër komunitetit të Shkodrës.

Kjo tanimë mund të vlerësohet nga të gjithë, sikundër mijëra qytetarë na e kanë kërkuar një publikim të tillë.

 

Kush e zbuloi “vezën” Kolombi?

Janë fare të paktë shkodranët, malësorët e pukjanët që nuk kanë mbetur shumë të habitur, kur kanë mësuar se në krye të Prefekturës së Qarkut Shkodër është vënë Gjovalin Kolombi. Personi në fjalë, në karrierën e tij të drejtuesit e pedagogut të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, ka krijuar një fizionomi të qartë dhe të respektueshme, edhe pse zëra pranë tij flasin për dokumenta jo origjinalë shkollimi që në kohën e Rektoratit Kolombi. Kjo është një çështje investigimi, por nuk mund të themi se ka prova.

Miqësisht, në hapësirën e një logjike qytetare, pyesim: Kush e zbuloi “vezën” Kolombi? Si ka mundësi që një emri fare të papërfolur më parë jashtë radhëve të PD-së, thuajse të pensionuar, i ofrohet një post i tillë, kaq i rëndësishëm? Në shumë takime, Kolombi është shprehur se “unë jam Zot i Shkodrës, nuk ka as kryetar qarku, as bashkie”. Nga buron ky pushtet?

Këto pyetje na duket se e kanë një përgjigje, e cila nis në epokën kur PD-ja ishte në pushtet dhe Kryeministri aktual, Sali Berisha, ishte president i vendit. Një person shumë i fuqishëm aktualisht, në majën e piramidës së shtetit shqiptar, i ka patur borxh ish-rektorit, dhe jo një, por në dy raste. Përpara fillimit të vrullshëm të karrierës politike, personi në fjalë ka punuar në administratën shtetërore, madje edhe si kancelar i Universitetit të Shkodrës, në kohën që Kolombi ishte rektor. Në anën tjetër, personi i fuqishëm sot politikisht, por edhe ekonomikisht, ka deklaruar botërisht në Parlament se “kam pasuri gjysmën e Shkodrës”. Ndoshta në menaxhimin fitimprurës të kësaj pasurie, meritë mund të ketë edhe Kolombi. Ky Kolombi, në një periudhë ka qenë menaxher i degëzimit “Madonina del Grappa” të Italisë në Shkodër, i drejtuar nga dom Karlo. Ky i fundit, i ka besuar këtij Kolombit edhe gjetjen e disa banesave në Shkodër, kundrejt një qeraje “të majme”, rreth katërmilion lekë të vjetra në muaj. Ndoshta për koinçidencë Kolombi gjeti një nga pronat e shumta të politikanit në karrierë, tashmë në një post shumë të lartë shtetëror në Tiranë. Edhe pse nuk e thamë emrin, të gjithë e morët vesh, çka don të thotë se në qoftë kështu, diçka që nuk shkon, ka. Pra, u akumuluan dy borxhe jo të vogla ndaj Kolombit. Momenti erdhi për shlyerje pas 3 korrikut 2005, kur PD-ja u rikthye në pushtet, për të qeverisur me duar të pastra. Pa pritur, pa kujtuar, një emër krejt i harruar, i “pluhurosur” nga vitet, prof.dr.Gjovalin Kolombi e sheh veten Prefekt të Qarkut Shkodër. Duke i kërkuar ndjesë për përmendjen e emrit, edhe pse tashmë ai është kthyer në një person publik, konstatojmë jo pa keqardhje se Kolombi duhet të konsiderohet si fenomen dhe jo si individ.

Nga ana tjetër nuk përbën sekret, por as mendojmë se i vjen keq të deklarohet vetë Kolombi për lidhjen farefisnore me Kryetarin aktual të Partisë Socialiste, Edi Rama. Kryesocialisti shqiptar, Edi Rama, gjatë çeljes së ekspozitës së “Piktorit të Popullit” Zef Kolombi, në Tiranë, ka cekur këtë temë, ndoshta për të thënë se kam njerëzit e mi që do ia marrin Berishës kalanë nga brenda.

Gjithsesi, pjesërisht e fatmirësisht, ka perënduar “epoka e luftës së klasave”, por megjithatë kjo pyetje kërkon përgjigje. Kush mund të ketë patur guximin të propozojë një të afërm të Edi Ramës, në krye të Qarkut më demokrat të Shqipërisë, bastionit të PD-së, Shkodrës? Ndokush me pushtet të madh, ndokush që i kishte borxhe, apo jo?

 

Prefekti largon investitorët italianë nga Shqipëria

Prefekti ka detyrë ta mbajë popullin në respekt me shtetin, ta mbajë shtetin në kontakt të ngushtë me politikat e kohës. Por jo rrallë ndodh që edhe ai pak normalitet shkatërrohet. Një mik, shpesh herë kur dëgjonte emërime në formë katapultimesh, shprehej shkurt duke komentuar individualitetin. “Kolona e kontributeve 0”. Kjo temë, fill pas emërimit u ezaurua, normalisht në një bisedë private. Tashmë që kanë kaluar shumë muaj, le të flasim për atë që është bërë nga Prefekti i nderuar Kolombi. Gjithmonë si fenomen në kryeqendrën e veriut shqiptar. As opinioni i mirë nuk ia mbuloi defektet. Mbi tre muaj “punë”, mbi tre muaj provë paaftësie.

Një zonë industriale, në afërsi të qytetit të Koplikut, rrezikon të mos realizohet, ose të largohet disa kilometra më tej, në Mal të Zi. Dhe këtë hata e bën pikërisht Prefekti shqiptar.

Teksa bënin një inspektim në zonën në fjalë, disa investitorë italianë, të shoqëruar nga zyrtarë të Ambasadës Italiane në Tiranë dhe nga Konsulli i Italisë në Shkodër, drejtues të Qarkut dhe Prefekti Kolombi, ky i fundit bëri çudinë dhe denoncoi korrupsionin e mëparshëm të palës shqiptare. Shumë optimistë, investitorët italianë, pasi inspektuan vendin dhe u kënaqën me mundësitë, shprehën gatishmërinë e fillimit shumë shpejt të punës ndërtuese. Në këtë pikë ndërhyn Kolombi, i cili u kujton miqve se ka “shumë korrupsion se fondet vidhen” et.. Në këto kushte, të gjitha investimet duhet të kalojnë përmes Prefektit, pra përmes atij vetë. Kjo është substanca e bisedës, ndërsa filmimi i plotë është realizuar nga kolegët tanë gazetarë dhe e kemi.

Italianët e dinë, o Prefekt, se fjala “vret” më shumë se topat, se jemi në shekullin e mençurisë, jo të kohës kur edhe nëse ha një vezë pule, të mendosh: “E gjora pulë, sa është lodhur ta bëjë këtë vezë!” E kemi fjalën se vetë jeta është përpjekje, diplomaci.

“Duart e pastra” janë të mirëpritura, por sot ka një ndryshim, në pushtet është një forcë tjetër politike, ajo që Prefekti përfaqëson. Janë pra të tjerë zyrtarë thuajse në të gjitha nivelet. Dhe ç’është më e rëndësishmja, ishin italianët që do investonin, normalisht, duke u siguruar normalitet.

Nga ajo ditë, prej së cilës kanë kaluar disa muaj, investitorët italianë nuk janë parë më. Burime të rezervuara, por të besueshme, thonë se ata investime do kryhen në një vend tjetër, në Mal të Zi.

Prefekti, edhe gjatë inspektimit të aksit rrugor Shkodër-Hani i Hotit, thuajse të njëjtin qëndrim ka mbajtur. Edhe projekti në fjalë, i miratuar prej rreth tre vitesh, do fillonte me investimet italiane.

Edhe në takime me biznesmenë e “elementë” të tjerë të shoqërisë Kolombi ka shfaqur qëndrime të çuditshme, larg partneritetit, si i plotfuqishëm, për të mos thënë, si kapter burgu.

Funksioni aktual i Prefektit, është thjesht mbikqyrës i zbatimit të ligjshmërisë së vendimeve të pushtetit vendor apo të institucioneve vendore. Nëse ky prefekt kapërcen kompetencat sot, gabon sot, çfarë mund të bëjë ai, kur siç flitet afër qeverisë, kompetencat do i shtohen?!

Nëse Kryeministri Berisha ka arritur të përballojë hapësira të gjata kohe në zyrë, me një punë të efektshme, ky prefekt, që ia ka ënda t’i thonë pak Berishë, rri vërtet afro 14 orë në ditë në zyrë, por ka zëra që e zë gjumi. Në fakt është një risi për një skeç humoristik që zyrtari të dalë nga zyra më i freskët se kur hyn. Imazhi i Kryeministrit Berisha, përkushtimi i tij absolut në punë, nuk mund të gjejë assesi një shëmbëlltyrë në Shkodër, aq më pak kur je edhe defiçitar në energji e përballje.

Një pjesë jo e vogël edhe e drejtuesve të tjerë, në nivele rajonale, por edhe më të ngushta, që janë provuar në punë, duken të paaftë. Kjo tregon se përzgjedhja nuk po funksionon, duke dëmtuar interesat e Shkodrës dhe të rajonit, duke mos shtruar asnjë “shinë” drejt Europës së qytetëruar e të zhvilluar.

 

Klanet dhe planet

Zgjedhjet e pushtetit vendor janë në prag. S’dihet, në vjeshtë sivjet, apo në qershor të vitit tjetër, kur hidhet “zari” për Presidentin e Republikës, kur shqiptarëve mund t’u duhet një shëmbëlltyrë e përmasave të Ibrahim Rugovës. Megjithatë, që tashti kanë filluar të lakohen emra kandidatësh të mundshëm për kryetar të Bashkisë së Shkodrës. Deri tashti mund të thuhet se është punuar keq, përderisa nuk është punuar mirë. Gjithsesi, klani i Kolombit po punon fort për përzgjedhjen e qytetarit të parë, ku premtimet do të jenë po ata të 12 tetorit 2003, po ata të 1 tetorit 2000, për të mos thënë po ata të 1993-shit. Nëse ai klan që emëroi prefektin arrin edhe të katapultojë kryebashkiakun, shkodranët mund të kujtojnë shprehjen “Një nuse, për dy dhëndrra”.

Duke qenë e dukshme për gjithkënd apatia qeverisëse, forca e klaneve dhe e dinastive, duke qenë se qeverisja vendore i ngjan një sekti që tash 15 vjet bërtet me “altoparlant”: “Na besoni ne… se… ju përfaqësojmë pastër!”, edhe PS-ja po ushqen shanse për qytetarin e parë të Shkodrës, e bindur se do të ketë edhe kryetarin e Shtetit. Dikush përflet shkencëtarin e njohur shqiptar, ish-Ministrin e Bujqësisë Ahmet Osja, i cili megjithëse ka qenë deputet i Kuvendit Popullor, nuk ka qenë as anëtar i Partisë së Punës, i cili kur për herë të parë e Lumnuemja Nanë Tereza pat ardhur në Shqipëri, ai nga pozicioni i Ministrit i tha Ramiz Alisë më 1990: “Unë, si ministër s’dua as shoqërues as makinë. Makinën dua t’ia fal Nanë Terezës”, dikush tjetër lakon emrin e inxhinierit të përmasave europiane Ismail Ahmetit, apo biznesmenit të suksesshëm dhe të njohur botërisht si i persekutuar, Tomë Doshi. Teksa kampi rozë mund të ofrojë njërin nga këta tre personalitete, kampi blu, sipas burimeve afër Kryeministrit, mund të konkurojë me njërën nga dy figurat shumë të njohura, të suksesshme e të papërfolura, Paulin Radovani ose Anton Leka. Shkodra gjithëherë ka qenë fushë ku kanë luajtur të djathtët, por me këto figura, në qofshin këto, nuk mund të thuhet PS-ja i bën “pritë PD-së, apo PD-ja PS-së. Gjithsesi, një herë, të paktën një herë, pra kësaj here, urojmë të jetë i humbur plani i klanit për qytetarin e parë të Shkodrës.

 

Po zgjidhje a ka?

Ndoshta situatë të ngjashme ka edhe në rajone të tjera të Shqipërisë. Ne kemi folur, flasim e do flasim për realitetin që njohim mirë, në shërbim të një qeverisjeje të mirë, bazuar mbi kontribute e vlera, siç na ka kërkuar vetë Kryeministri Sali Berisha. Në Shqipëri ka 12 qarqe dhe një njeri i vetëm e ka të vështirë të ketë dorë në çdo përzgjedhje apo pengzgjedhje. Në këto kushte, pika e referimit s’duhet të jenë gjithmonë, fjala vjen 2 persona, dy klane. Mbase është nevoja që figura emblematike e ndershmërisë reale alla-shqiptare, Kryeministri Berisha, t’u referohet edhe burimeve të tjera, për të njohur më në detaje realitetin. Shkodra dhe rajoni po mbahen peng, investimet italiane tremben. Është një ngërç, është një bllokim frymëmarrjeje, është një pengesë drejt Europës.

Mazhoranca e shqiptarëve dhe, si gjithmonë e shkodranëve, votuan PD-në dhe programin berishian, për të ndryshuar realitetin mbytës të 15 viteve. Situata në Shkodër duhet të ndryshojë urgjentisht, duke larguar nga duart e disave influencën në krejt zhvillimet e pengimet e rajonit, i cili tashmë është pagëzuar “çiflig”. Në të kundërt, Shkodra mund të jetë bastion jo i “temperaturave” politike, por i lulëzimit të interesave për pushtet, por dhe ecje drejt Europës. Se në Europë nuk shkohet me brekushe nëpër këmbë, por me “kostum”.

Sokol Pepushaj

 

Basha, Leskaj, Bumçi dhe Trashani, katër ministrat që dështuan

“Koha për Ndryshim” në kabinetin Berisha

Zëvendësimi i “kultit të korrupsionit” me “kultin e paaftësisë” po i jep qeverisjes aktuale një kosto që nuk e meriton. Të rinj në moshë, por të vjetër në ide, është “Koha për Ndryshim”

“Ndryshimi” si koncept, perceptohet përgjithësisht si “motor” i zhvillimit. Pa më të voglin dyshim, edhe slogani i përdorur nga PD-ja në zgjedhjet e 3 korrikut 2005, kishte një ndikim jo të vogël në ardhjen në pushtet pas 8 viteve të opozitës së djathtë shqiptare. Kur “ndryshimi” shihet si domosdoshmëri, pas mungesës së arritjeve, ai është i mirëpritur në çdo drejtim, qoftë edhe në ndryshimin e konfigurimit nominal (emëror) edhe të një kabineti qeveritar, siç është ai aktual Berisha.

Ka shumë parametra që tregojnë nevojën për “rifreskim” në emër të “ndryshimit” në qeverinë aktuale shqiptare. Sa është e suksesshme deri tani, në bazë të premtimeve që ka dhënë gjatë fushatës, qeveria e koalicionit të djathtë? Suksesi lidhet kryekëput me atë që ke premtuar dhe ke mundur të bësh gjatë 100 e më shumë ditëve të marrjes së mandatit nga populli.

Një ngërç për qeverinë Berisha është çështja “Zogu i Zi”. Me sa duket, fillimisht personalisht Ministri “trendy” dhe shumë pasanik Lulzim Basha dhe më pas edhe Berisha e kabineti i tij, ranë në grackën e zgjedhjeve të pritshme vendore. Teksa në opozitë, PD-ja zgjodhi një komision hetimor parlamentar, i cili tentoi të dëmtonte Edi Ramën para zgjedhjeve të vitit 2003, tashmë në qeveri, përdoret e njëjta skemë, por duke vënë në lëvizje mekanizma të shumtë ligjorë në varësi të Ekzekutivit blu. Nuk përbën sekret se tashmë PD-ja, në veçanti “Luli i Vocërr” (nga mosha), po përgatiten të gjejnë një tjetër “Spartak Ngjela” për t’ia vënë përballë Edi Ramës apo edhe PS-së në zgjedhjet në Tiranë. Kush fiton kryeqytetin, është fitues moral i zgjedhjeve, aq më tepër se në këtë garë, nëse kandidon mund të “dorëzohen” njëherësh edhe Bashkia Tiranë, por edhe PSSH-ja: Për të parën, do të veprojë mekanizmi i votës, ndërsa për të dytën do të veprojë “institucioni i dorëheqjes”, i premtuar nga Rama në rast humbjeje të zgjedhjeve. Vizita e Giovani di Stasit, President i Kongresit të Autoriteteve Vendore në KE dhe deklarimet e tij të hapura në favor të Edi Ramës, janë një sinjal për “vogëlushin” Luli, por edhe kreun e Qeverisë Berisha, i cili me sa duket “vajti e mori mendtë e tij”. Aq më shumë Berisha nuk duhej të ndiqte një strategji të tillë, jo vetëm ndaj kryetarit të bashkisë më të madhe në vend, por edhe Ramës si kryetar i opozitës aktuale. Në rastin më të mirë, Luli, i njohur i fëmijëve të Berishës gjatë “periudhës së fitimit kolosal në Kosovë”, ka keqpërdorur postin dhe derivatet e tij për përfitime të mëvonëshme personale elektorale, por njëkohësisht ka ulur ndjeshëm edhe imazhin e kabinetit aktual, të paktën në sytë e Evropës, edhe pse ai e konsideron di Stasin drejtues të një shoqate. Të gjitha këto, si edhe pasuria marramendëse e Bashës, e pajustifikueshme me aktivitetin e tij në Kosovë, por edhe disa “zëra të bazuar” për aktivitetin e tij në shërbim të të huajve dhe në dëm të disa liderëve kosovarë që janë nisur, kthye apo do të nisen drejt Hagës, janë një tregues i mirë se është “Koha për Ndryshim” pas një dështimi total dhe në këtë rast, me dashje. Në një shtet vërtet të ndërtuar mbi baza të profesionalizmit dhe demokracisë, do të mjaftonte largimi i dy drejtuesve të institucioneve shumë të rëndësishme të kulturës shqiptare si Moikom Zeqo dhe Aurel Plasari, që Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (më duket se i mungon diçka sërish në këtë titull), Bujar Leskaj, të jepte dorëheqje. Personalisht nuk i kam njohur dhe nuk besoj se do të kem kënaqësinë t’i njoh nga afër (megjithëse jetës nuk i dihet). Nuk besoj se ka ndonjë shqiptar, brenda dhe jashtë kufinjve të Shqipërisë, të mos i njohë jo vetëm nga emrat, por edhe kontributet reale në shërbim të historisë, kulturës dhe vlerave më të mira tonat. Nëse për Zeqon, ai që do të kishte dashur të gërmonte në “parahistori”, do të gjente një pikë takimi të tijën me opozitën e sotme dhe për ta përdorur në “verbërinë” e zakonshme të urrejtjes dhe hakmarrjes politike, nuk mund të thuhet kjo për Plasarin. Pavarësisht nëse e ka deklaruar apo jo më parë, ai është një demokristian ndoshta jo me teserë, por me shpirt. Janë dy individë që çdo komb evropian do të ishte krenar t’i kishte në gjirin e tij. Nga ana tjetër, poste të tilla si drejtor i Muzeut apo i Bibliotekës, nuk besoj se do të ndikonin në “keqedukimin” e brezit të ri edhe po të qëndronin në ato poste. Asnjëherë, asnjë nga punonjësit e tyre që gjetën apo trashëguan në këto institucione, nuk u hoqën apo u morën në punë për bindje politike. Sigurisht, Leskaj mund të justifikohet se urdhërat e lirimit i kanë vajtur të interesuarve me firmën e vetë Kryeministrit Berisha. Por kush mund ta besojë se një ministër, qoftë edhe në këmbim të një posti, nuk do të refuzonte shkarkime të tilla, edhe të propozuara (nuk e besojmë!) nga vetë Kryeministri. Vetëm një pyetje: kë do të prezantojë në takime të ndryshme Ministri Leskaj në krah të tij si hulumtues të kulturës shqiptare? Ndonjë veteriner apo specialist turizmi të “shkollës së natës”? Cili ishte bilanci i 100 ditëve të Ministrit të Kulturës Leskaj? Përgjigjja e tij, e cila i ka mbetur në mendje shumëkujt është se “ka gjetur, zbuluar dhe denoncuar shkeljet e paraardhësve të tij?!”. Është gjithçka në sinkron me “Duart e Pastra” por çalon ndjeshëm në pikën “Kontribute” në punën e tij, të cilat para Zeqos apo Plasarit, janë si një pikë uji në oqean. Nëse ekzekutivi ka nevojë për hetues apo prokurorë, institucionet në Shqipëri janë të pavarura, tek Qeveria duhet të shihen rezultatet konkrete. Sigurisht, kultura shqiptare ka nevojë të shpluhuroset, por më parë duhet ta bëjë këtë ministri, i cili siç themi ne në Shkodër “i ka mbetë në qafë kësaj pune” dhe Berisha duhet ta pranojë ose ta kërkojë largimin e tij.

Një tjetër verior, por me një mbiemër që disa kolegëve të mi me përvojë u kujton edhe redaktorë shumë xhelatë në revistat e gazetat e dikurshme, Aldo Bumçi, që ishte krejt i panjohur të paktën në aktivitetin e tij në shërbim të jurisprudencës shqiptare, mori përsipër reformimin e drejtësisë shqiptare. Në këtë iniciativë kanë dështuar edhe shumë të tjerë, më me përvojë në këtë sferë, edhe pse ata nuk i përkisnin parimeve të “Duarve të Pastra”, pasi vinin nga “stani i korruptuar socialist”. Si një KOP-ist me përvojë, u thirr në kabinet edhe ai për të ruajtur apo përmirësuar balanca fetare, krahinore etj. Me një barrë me probleme si drejtësia shqiptare, “shpatullat e njoma” të Bumçit premtonin fare pak. Është një njeri shumë i mirë, i kulturuar dhe me vizion. Megjithatë, i ka bërë fare pak, ose aspak në shërbim “të purifikimit” të drejtësisë shqiptare. Ndërsa “nuk i është hequr asjë ashkël” atyre që dikur quheshin “korrupsion, të korruptuar” në sistemin e drejtësisë shqiptare, teksa nuk ka asnjë përmirësim të punës së Prokurorisë apo gjykatave në favor të shtetasve, ndërkohë që ditë pas dite ka denoncime dhe akuza publike ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, kur asnjë ndryshim nuk ka në sistemet e paraburgimit apo të vuajtjes së dënimit, mbin “kërpudha” e parë “e luftës” së nisur ndaj korrupsionit. E keqja e sistemit të drejtësisë janë 15 burra e gra që emërojnë dhe rrisin në detyrë veten. Bëhet fjalë për amendimin e ligjit të Këshillit të Lartë të Drejtsisë (KLD). Tashmë, mendimet e specialistëve (kundër këtij ligji) janë bërë publike prej kohësh. Se sa është i saktë juridikisht ky ligj, mjafton të lexohet dhe kupton se edhe Kryetari i Shtetit, duhet të zgjedhë: ose të jetë kryetar shteti, ose të jetë kryetar i KLD-së? Sigurisht, është çështje interpretimi, por nenet e ligjit këtë e kërkojnë shprehimisht. Qëllimi me sa duket, i Ministrit apo ekzekutivit është krijimi i disa “vedeve të pëllumbave” për avokatë, gjyqtarë të thjeshtë, prokurorë, të dekoruar ose jo, që duhet të zëvendësojnë anëtarët e KLD-së të cilët duhet të dorëzojnë mandatin si gjyqtarë duke mbajtur atë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Për të parë “lulëzimin” e drejtësisë shqiptare si kontribut të Ministrit “vegël”, duhet pritur shumë gjatë, aq gjatë saqë ndoshta një mandat 4-vjeçar nuk mjafton.

Ëndrra e kahershme e shqiptarëve (e cila për mendimin tim, ka filluar të kthehet në makth), është integrimi evropian. Përveç keqmenaxhimit më se defiçitar të dikasterit të Integrimit nga bashkëqytetarja jonë e nderuar Trashani, faji i vetëm i së cilës është mungesa e eksperiencës politike por edhe e një stafi profesional, askush në Shqipëri nuk mund të thotë me siguri se Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit me BE-në do të firmoset në pranverën e 2006-s. Për fatin e keq të pedagoges-deputete-ministre Trashani, nuk ka asnjë sinjal pozitiv në këtë drejtim nga BE-ja, aq më shumë në këto momente kur presidenca e radhës është e Austrisë, vend tradicionalisht mik i Shqipërisë dhe mbi të gjitha, ka deklaruar si prioritet i 6 muajve të kryesimit do të jetë prioritet Ballkani perëndimor në këtë proces. Ndërsa shqiptarët, por edhe shkodranët, që pas shumë viteve krenohen se kanë një përfaqësues të qytetarisë së tyre në një kabinet shqiptar, janë të freskëta deklaratat e Arenca Trashanit për një lëvizje të lirë shumë të shpejtë në Evropë pa burokracitë aktuale (për të qenë realistë, deklarata ishte shumë më e bujshme), Shqipëria vazhdon të largohet nga Evropa, falë edhe “kontributit” të vetë Ministres. “Vetëshpërblimi” i titullarëve gjatë qeverisjes së socialistëve, i kthyer në kult nga ish-kryeministri Nano, gllabëroi me “joshjen” e vet edhe një ministre të “Kabinetit të Duarve të Pastra”, e cila ra pre e një tentacioni. Edhe justifikimet se “po zbatohen urdhërat apo aktet normative të qeverisë socialiste”, tingëllojnë të pabesueshme, teksa çdo gjë e bërë gjatë 8 viteve të fundit, po zhbëhet, përmirësohet (sipas mazhorancës aktuale) dhe po rinovohet. Edhe vetë Kryeministri Berisha, besojmë edhe bashkëqytetarja jonë Trashani, e kanë kuptuar se është koha të zbatohet slogani i PD-së “Koha për Ndryshim”.

Deri tani nuk ka patur akuza direkte ndaj ministrave apo kabinetit Berisha për korrupsion nuk ka patur dhe pjesa thelbësore e parimit “Duar të Pastra” është realizuar. Ky është një sukses jo i vogël, por që duhet të pasohet nga rezultate konkrete në ecjen e Shqipërisë, të cilat janë shumë të rëndësishme edhe për imazhin tonë jashtë vendit. Duke njohur natyrën e Berishës, ai do ta ketë të vështirë të pranojë paaftësinë e shprehur publikisht të disa anëtarëve të stafit të tij ministror, të cilët nuk janë domosdoshmërisht vetëm ata që citohen në këtë analizë. Megjithatë, Berisha ka qenë, është i vetëdijshëm se të përzgjedhurit, nuk ishin të gjithë më të mirët e mundshëm. Përzgjedhja është art të cilin Berisha përgjithësisht e zotëron, por i ka munguar koha dhe mundësia e përzgjedhjes duke ruajtur balancat krahinore, fetare por edhe të mbështetjes ndaj PD-së. Gjithsesi, suksesi dhe dështimi i këtij kabineti, fillimisht janë faturë që duhet paguar nga Kryeministri. Mendojmë se tashmë mesazhe të shumta nga drejtime të ndryshme, Berishës i kanë shkuar, madje edhe nga demokratë apo të djathtë. Është “Koha për Nryshim”. Slogani që solli fitoren më 3 korrik, mund të sjellë edhe suksesin e kërkuar por të munguar përgjithësisht, gjatë kësaj kohe të qeverisjes së djathtë. Një koleg imi, ka përcaktuar qershorin si afat të ndryshimeve pozitive në kabinet. Mendoj se Berisha duhet të lëvizë më shpejt, përndryshe opozita aktuale do të fitojë terren: në pozicionin që ka po vetëpastrohet duke u barazuar me mazhorancën, por kjo e fundit duhet të “shërohet” nga paaftësia apo mungesa e eksperiencës së nevojshme politike, pse jo edhe e përzgjedhjes së stafeve profesionale. Tashmë, të gjithë, të majtë, të djathtë, të qendrës, të paparti, presin rezultate konkrete, presin ecjen përpara. Denoncimi më i mirë për keqqeverisjen e 8 viteve u bë nga zgjedhësit më 3 korrik 2005, duke e dënuar me opozitë PS-në.

Blerti Delija

 

1996-2006, marshim nga krimi në fanatizëm

Me të drejtë gazeta juaj, pra “Shqipëria Etnike” në një shkrim të shkurtër para disa kohëve ishte theksuar se përfaqëson mentalitetin sokratian, unë pa u matur apo si i thonë, as një as dy, përgatita një shkrim sa modest, por edhe të drejtpërdrejtë (sulm) se mbrojtja ne shkodranëve na ka hyrë në punë, mbasi kemi shënuar të parët dhe thënë shqip “minimalja na ka pëlqyer barazimi”.

Me hidhërim në zemër, më duhet ta pranoj se, që nga viti 1996 e deri sot nuk është ajo që thashë më sipër për Shkodrën e shkodranët dhe kjo vjen jo për faj të shkodranëve, por për rrethana të tjera, që u përdorën gjatë këtyre viteve, duke abuzuar me shpirtin transparent të qytetarëve, ku me të drejtë dhe me fisnikëri shumica e qytetarëve shkodranë u pozicionuan duke votuar për të djathtën: shpërblimi që morën nga pushtetarët ishte dhe është i tmerrshëm, por real. Shkodra është e pushtuar nga krimi dhe kriminelët, që sot mund të thuhet pa frikë se askush s’guxon t’i afrohet, por përkundrazi. Çdo shtetar kërkon t’i përdorë kundër qytetit të Shkodrës dhe qytetarëve të saj, se pse ndodh kjo mund të arsyetohet dhe merret me mend lehtësisht.

Më qëlloi të vija për pushime për të festuar me familjen festat e fundvitit dhe kudo ku shëtita e u ula të bëj muhabet, të gjithë pa përjashtim ankoheshin për atë që thashë më lart, pra s’mund të rrija pa shkruar për kalvarin që po kalon qyteti im i dashtun. Pavarësisht se unë jetoj jashtë, ngaqë jam shkodranë prandaj merakosem për të dhe më ther shpirti kur dëgjoj keq për të.

Meqë Kryeministri vetëizolohet apo mundohen ta izolojnë nga realiteti, siç ndodhi kur ishte President, e shikoj të logjikshme të shkruaj diçka vetëm për faktin se më kanë thënë që ai lexon të gjitha gazetat pa përjashtim, si ato qendrore dhe lokale. Pa humbur kohë do mundohem të jem i drejtpërdrejtë dhe aspak shkallafat për temën apo thelbin e këtij shkrimi, që flet për Shkodrën e zhvillimin e saj apo fundosjen përfundimtare të çdo gjëje vetëm e vetëm për fajin tonë, që po heshtim, gjë që s’e ka pasur shkodrani asnjëherë, në asnjë kohë e rrethanë. Përjashto rastet kur kryesisht emisarë fondamentalistë jo dashamirës ndaj Shqipërisë dhe qytetit tonë kanë shfrytëzuar elementin kriminal ordiner apo zyrtar, lekistë që ishin, janë dhe kanë për të qenë në çdo kohë fatkeqësia dhe në të njëjtën kohë baruti i këtij qyteti të mrekullueshëm, që gjatë historisë së tij ka shndritur kulturë, mirëkuptim, patriotizëm, heroizëm, zhvillim, qytetari, mirësi e me radhë. Shkurt, Shkodra është në pikë të hallit dhe bashkë me të shkodranët që s’po shohin zgjidhje tjetër përveç largimit, sa që pa frikë brenda dhjetë vjetëve të ardhshme, pak ose aspak ka për të pasur shkodranë që jetojnë në Shqipëri. Kjo është çështja dhe realiteti i hidhur, por i vërtetë. Që të jemi sa më konkretë dhe të mos qëndrojmë duke përtypur në çdo çast mashtrimet ordinere si të opozitës së sotme, ku pa frikë mund të thuhet se ata nuk përfaqësojnë asgjë tjetër përveç disa individëve imoral e të korruptuar. Gjithashtu s’duhet të harrojmë krahun tjetër, pra qeverinë, apo këshilltarët “perëndimorë”, që s’janë gjë tjetër përveç faktit tashmë të ditur se ata përfaqësojnë në mënyrën më të stërholluar duke u fshehur pas fazave liberale perëndimore, të mësuara përmendësh nga ky element, që në të vërtetë përbrenda në shpirt dhe në veprimtarinë e sotme përfaqësojnë e ndoshta edhe ëndërrojnë ta kthejnë pushtetin bashkë me të edhe gjithë Shqipërinë jo europerëndimore, por një tip shteti Mubarak e po të shihen me kujdes, ato po tentojnë t’i imponohen botës perëndimore. Ata thonë se ne jemi jo europianë, por orientalë, por edhe miqtë tuaj. Kush ka sy sheh, e shembulli më i shkëlqyer për këtë mund të merret Shkodra, që në hartat amerikane është e ngjyrosur me të zezë, si zonë e rrezikshme për qytetarët e këtyre vendeve. Në të vërtetë Shkodra s’e meriton këtë njollë të zezë, sepse ajo historikisht ka përfaqësuar dhe përfaqëson elementin më civil, qytetar, europian që ka patur e ka Shqipëria.

S’më mbetet tjetër veç t’ju lutem me dënesë, si miqve ndërkombëtarë, po ashtu edhe Presidentit, Prokurorit, Qeverisë, ta bëjnë zemrën gur e të ndërhyjnë për të shpëtuar Shkodrën dhe shkodranët.

Si përfundim: Sa për dijeni, i garantoj bashkëqytetarët e mi se po nuk pati reagim të shpejtë nga Qeveria Shqiptare, unë dhe të gjithë shkodranët që jetojnë e punojnë në vendet perëndimore do t’i drejtohemi shtypit perëndimor, Qeverisë Amerikane dhe të gjitha institucioneve perëndimore ndërkombëtare për ndihmë, se nuk mund të lejojmë që për hatër të disa fanatikëve Shqipëria dhe Shkodra të rrinë nën thundrën e fanatikëve.

Loredan Shkodra (Itali)

 

 

Dhjetë çiftet më romantike në film
“Casablanca” – dashuria më e madhe në ekranin e madh

Tregimet e tyre të dashurisë ishin aq të mëdha sa u desh ekrani i madh për t’i pasqyruar ato. Ja dhjetë çiftet që na përkujtojnë se çka duhet të jetë dashuria. 1.Rick Blaine dhe Ilsa Lund – filmi “Casablanca” (1942) – Ky çift gjithmonë e ka pasur në kujtim Parisin, ndërkaq për ne do të mbetet në kujtim për dashurinë dhe sakrificën e tyre krahas luftës kundër së keqes në Gjermaninë naziste. 2.Romeo Montague dhe Juliet Capulet – filmi “Romeo dhe Xhulieta” (1968) – Çifti klasik i Shakespearit sfidon familjet e tyre dhe vazhdojnë dashurinë edhe përkundër armiqësive politike ndërmjet dy familjeve në Venecie që është rikrijuar me një tregim aq të pikëllueshëm sa që do të nevojitej një libër për ta treguar dashurinë e tyre të parealizueshme. 3.Richard Collier dhe Elise McKenna – filmi “Somwhere In Time” (1980) – Ka pak burra që mund të japin gjithçka për një femër, por ky burrë e dha tërë botën e tij dhe ndryshoi rrjedhën e kohës për ta takuar një femër që e njihte vetëm nga librat e historisë. 4.Westley dhe Buttercuo – filmi “The Princess Bride” (1987) – Dashuria e tyre ishte një romansë përrallore që mposhti edhe ciklopët, çarmatosi kalorësit e famshëm, dhe çmendi sicilianët në lojën e fatit të tyre. 5.Lloyd Doubler dhe Diane Court – filmi “Say Anything” (1989) – Nëse ekziston argumenti për ta pasur “këngën tonë”, Lloyd e vë në vepër tërë këtë dashuri me një sens të përsëritur nga një burrë i pavlerë që mbetet gjallë në një geto vetëm nga dashuria e madhe që ka për të dashurën e tij. 6.Harry Burns dhe Sally Albright – filmi “When Harry Met Sally” (1989) – Kjo përgjigje klasike në pyetjen se a mund të jenë një burrë e një grua miq pa fjetur me njëritjetrin ende i përcakton standardet për një komedi romantike dhe gjithmonë tërheq vëmendjen për mënyrën si duhet ngrënë një sanduiç. 7.Charles dhe Carrie – filmi “Four Weddings and a Funeral” (1994) – Dëshmia e britanikëve se romansa mund të lulëzojë edhe përtej Atlantikut me këtë fabulë sharmante për një kohë të papërshtatshme, një kohë tragjike dhe ndoshta momentin më të papërshtatshëm të jetës që përfundon shumë këndshëm në fund, edhe përkundër shiut që bie vazhdimisht. 8.Laszlo de Almasy dhe Katherine Clifton – filmi “The English Patient” (1996) – Antitregim i “Casablancas” që portretizon një burrë që është i gatshëm ta shesë vendin e tij për forcat e së keqes për hir të një gruaje që ai e dashuron. 9.William Shakespeare dhe Viola de Lesseps – filmi “Shakespeare in Love” (1998) – Shkrimtari ngatërrohet me një femër të re që sfidon traditën Elizabetiane dhe del në skenë si mashkull. Kur ajo fejojet me një tjetër, skenaristi i Stratsfordit përgatit tregimin e dytë për listën tonë dhe mposht bllokun e shkrimtarit që kërcënonte të përmbysë kursin e tij. 10.Christian dhe Satine – filmi “Moulin Rouge” (2001) – Edhe një herë, dashuria e vërtetë (e variantit bohemian) e çon një shkrimtar në një aferë të parealizueshme dashurie me një shou-vajzë parisiene e premtuar për dikë tjetër, por e dashuruar marrëzisht në heroin tonë në mjuziklin përplot pop muzikë dhe dramë të vazhdueshme. Nëse kurr nuk keni hequr dorë nga dashuria juaj për ta luftuar një fuqi të së keqes, jeni martuar pa bekimin e familjes suaj, ose keni rënë në dashuri me një femër të gabuar, këta filma janë për të na përkujtuar, në mënyrë më të tjetërsuar se atë reale, se dashuria është diç e veçantë. Ndoshta nuk ka të bëjë gjithmonë me shpata, sanduiçe, ose me Lartmadhërinë e saj Mbretërore, Mbretëreshen Elizabeta e Parë, por kjo ua përkujton që megjithatë është diç e jashtëzakonshme

Simon Shkreli

 

Invalidi dhe patlixhani

Invalidi veteran

Që pat lanë një kambë në luftë

Ballë për ballë me një patlixhan

Na u ndodh nji t’diel në fushë.

 

Patlixhani ngjyrë mavi

Ia lot synin invalidit

Me u matë me shok’t e mi

Duhet t’kesh “kuletë” ministrit.

 

Invalidi i zanun ngusht

Palixhanit i thotë “zotni”

Nji nderim i ban me grusht

Dhe ngadalë niset në shpi.

 

Niset rrugës tuj mendue

Ecë ngadalë por shumë nervoz

Tuj dashtë t’shoqen me ngullue

Blen n’dyqan nji shishe kos.

 

Tuj shkue rrugës takon nji shok

Kishin qenë bashkë partizanë

Historinië nisë e i tregon

Si i ka ndodhë me patlixhan.

 

At’herë shoku i ndërhyn:

…Kur ne ishim partizanë

Ti sulmoje si rrufe

Kurse sot nji patlixhan

Ta ka mbledhë ta ka ba pe!

 

…Ki durim të jesh i qetë

Se ne jemi burra t’vjetër

Me lugë “arit” kam me t’gjetë

Tuj “kullotë” në botën tjetër…

 

Kur shkon n’shpi, gjen t’shoqen, Leze

Tuj tundë nipin n’karrocë

E ngushllon në mënyrë kineze:

-“Do ta kthejmë dhimbjen në forcë!”

 

P.S. Kto vargje satirike janë shkruar në vitin 1994 kur 1kg patlixhana kushtonin 300 Lek (të reja); me dy ditë rrogë të invalidit. Besoj se edhe sot e ruajnë aktualitetin.

 

Vaji i emigrantit

Nuk asht turp o vlla mërgimi

ai asht fryt i shpirtit n’fyt,

sigurisht nga keqtrajtimi

që ta jepka vendi yt…

 

50 vjet na lanë nën kosh,

çdo gja t’mirën nga e sakatuen,

kur n’virtyte mbetëm bosh

me ‘i mij vese i xevendsuen…

 

Shihe sot Shkodren e shkretë

nën ujë t’Kirit tue u trembë,

shih njiherë shkodranët tue fjetë

porsi pulat nëpër pemë…

 

Ngasin lundrat ndër dugajë,

krande e zhele tue notue,

deri krapi hini n’bajë

por e lshuem se s’kishim dru.

 

Gjithherë Shkodrës i venë prita

cubi i del me çorapë n’kry,

7 herë n’javë gjindet pa drita,

shtatqind herë me gisht n’sy…

 

Se ma lagjeve po i hynë

i sheh plehnat rritun mal,

kem pa çifte n’majë t’tyne

tue u flladitë porsi n’Cukal…

 

Nji ditë doli Zefi e Roza

me gjuejtë n’malin afër shpisë,

por nuk vranë mullija as rosa,

por dy mij e ’i dac t’kojshisë.

 

Sepse ai daci na ish msue

me i vjedhë mishin pa hy n’derë,

kurse mini me vallzue

n’kte familje shend e verë…

 

*****

Kurr me pleq nuk duhet dalë

se janë gropat si greminë,

të bjen mbrendë e t’bahet palë,

mandej duhet me e bajtë n’shpindë.

 

Po e çove në spital

dy çarçafë merri avancë,

piru, lugë edhe bakal,

dhe benzinë për ambulancë…

 

N’se kët kshillë nuk e ndigjon

e s’ke pare me e futë n’dhe,

pshtillnje atë plak si faraon

edhe shpinë banja muze.

 

Kur i sheh rrugët gjithë gropa

e njerzinë tue u kaperdi,

thu i ka gjuejtë Serbia n’topa,

thu prap jemi nën Turqi…

 

*****

Nëse shkon n’doganë o vlla

mos të kesh besim n’atë zallë,

dikur kndej sa shumë kanë vra,

ndërsa tash të rjepin gjallë.

 

Gjithsaherë ky lloj qirishi

na shet mend me qeveri,

prandej lypja dhe bakshishi

janë ba pjesë të shpirtit t’tij.

 

Nuk ka kohë me dhanë përgjigje

prandej don dhuratën n’kambë,

në doganë ka një ndërgjegje,

(asht ndërgjegjja e fesë s’at’amë).

 

*****

Po u fute te ndoj’ zyrë

ki kujdes, mos t’dukesh viç,

se nënpunsi i paftyrë

ta ngjet n’fillë si tartabiç.

 

Ai ta gjen diten ma t’ligë,

ai të ngjitet kacavarë

të pin gjakun pikë e pikë

korrupsioni me i shkue mbarë.

 

Ky insekt që rrin me ne

ky i paftyrë e i pa kulturë,

qysh se gjindet n’kte fole,

e ka mikun n’prefekturë.

 

*****

Pyeta dje nji mik në bar:

-A din gja mor zotni Ndoc,

kush i ban gjithë kto zagar

që po lehin për nji koc?

 

-A… ç’po dike, mor gomar

(foli lehtë që mos t’ndigjojnë)

ato janë parlamentarë

ato s’lehin, porse hungrojnë…

 

Mbushet salla me poterë

britma, shamje e fjalë të brishta,

prishë ndër veshë kojshitë e mjerë

der’ kanë nisë me folë me gishta.

 

Shahet nana si pa t’keq,

kërset shputa si pa u ndi,

pshtyhen dy të luejtun meç,

qeshet ai që asht përbri.

 

ngaqë rrejnë se kem liri,

politika s’i shkon mbarë,

se tue pasë njiqind parti,

mbrenda mshehen shumë kusarë…

 

E prandej gjithë kto filiza

mbushin sallen e tërbimit,

mbrendë ka gretha, morra e miza,

e shum dhelpna të regjimit.

 

*****

Shumë pallate po ndërtojnë

por mos pyet ku i kanë fitue,

se qebesa të drogojnë

të ndajnë dyshë, të hjedhin n’prrue.

 

Ai shet nanen për dy lek,

ai çon baben n’konservim,

për tre lek të futë n’dyfek

ngaqë a’ pjellë e atij regjim.

 

N’per Europë shpesh ky surrat

shkon me drogë e sjellë flori,

se kanë mbetë edhe tre kat

pa i dhanë fund pallatit t’ri.

 

*****

Prap nuk shihen zgjedhje t’lira,

prap n’dredhi votuesi i ngrati,

sepse arkës me shumë bira

ia njeh hilet kandidati.

 

Disa shkojnë votojnë si kot,

do kujtojnë se ka drejt’si,

do s’kanë kenë as sot as mot,

ngaqë asht votë për batakçi…

 

*****

Prandej niset mërgimtari

ngaqë s’mund të durojë ma,

kah sheh vendin tue u djegë zhari,

ka dhe vriten vlla me vlla.

 

Prandej turp s’asht vlla mërgimi

ai asht fryt i shpirtit n’fyt,

sigurisht nga keqtrajtimi

që ta ban njeriu yt…

Gjosho Vasija, Trieste

 

Ahengxhinjve të Trushit

Asnji rresht nuk shkroi kush

Unë i shkrova vetë prej qejfit

Për ahengxhijtë e fshatit Trush

E ma të parit Zef Kolecit

Në kasolle lindi Zefi

Nga familje të mirë fshatare

E kish lindë Zoti për qejfi

Me këndue kangën popullore

Djali i Kolës, i biri i Dilës

Në fshatin Trush e rriti shtatin

Zefi msoi me i ra violinës

Me shokë të vet nderoi fshatin

Gëzohet Trushi, tingëllon deti

Kërcejnë lulet e livadhit

Po këndon thonë Zef Koleci

Djalë i pashëm, bilbil malit

Ndaloi kangen gardalina

Edhe vallen po hedhë gjethi

Tingëllon ambël violina

Ta përmallshëm këndonte Zefi

Këndoi në dasma dhe fejesa

Jo veç në Trush por në çdo vend

Këndoi në gëzime dhe në festa

Zef Koleci tue ba aheng

Si për Pashkë dhe për Bajram

Këndonte Zefi pa kurrfarë zorit

Ndër katolikë e myslimanë

Kriste gazi prej humorit

Në çdo dasëm në fshatin Trush

Kriste pushka, vlonte qejfi

Nusja vinte bashkë me krushq

Marshalla i këndonte Zefi

Si në sofra dhe në banket

Zefi i këndoi bashkë me violinën

Këngë, aheng e muhabet

Zef i dashur për familjen

Bënte aheng e s’merrte pare

Me violinë si askush

Në estrada e festivale

Përfaqësoi ai fshatin Trush

Edhe këngën ndaloi zana

Me ndigjue Zef Kolecin

Nga lartësia, dielli e hana

Me ngrohtësi përshndesin Zefin

Sa me qejf kishte violinën

Me pasion ai këndonte

Zoti ia plotsoi dëshirën

Fëmijëve ahengun t’ua mësonte

Ishte i dashur me gjithkënd

Dashurinë ia jepte kënga

Në çdo fshat ai bëri aheng

Dhe respekte i jep nënshkodra

Bashkë me tingujt e violinës

Ai tek kënga gjet frymëzimin

Me këndu këngë i mësoi s’bijës

Me gërnetë mësoi Gjovalinin

Bejtaxhi bënte humore

Trashëgim fëmijëve u la muzikën

U mësoi këngën popullore

Bashkë me të fizarmonikën

Në Nënshkodër tingëllon violina

Zef Koleci ishte i parë

Ai dinte ç’është muzika

E vazhduan t’tjerët me rradhë

Dhe Mustafa nga Oblika

Mbreti i veglave është violina

Në Pentar kishte Kol Kina

U bënë të njohur nga muzika

Zefi kishte dhe shokë t’tjerë

Që u rritën me violinën

Ded Pistulli si pranverë

Dhe në Rranxa me Gjergj Simën

Njeri qejfi Zef Koleci

Ishte i thjeshtë, jo mendjemadh

I gjithë Trushi fort e deshi

Shokët e tij e kujtojnë me mall

Me pasion e prej traditës

Këngët e popullit në çdo ana

I këndoi tue i ra violinës

Zef Kolec nuk lind ma nana.

 

Politika dhe ne

Erdhi dymijë e gjashta

Me hapa të avashta

Me sy të vrazhda

Me punë t’mbrapshta

Ndoshta ky vit

Do sjellë mirësitë

Por kjo politikë

Na shton varfëritë

Ti dhe unë

Kështu s’e mendueme

Për se si pa punë

Natë-ditë gjumë

Ky vit erdh

Ne prapë në terr

Shteti s’ka vlerë

Njeriu ba mister

Dishruem të sjellë gëzimet

Jo të sjellë sharkimet

Prapë vazhdojnë krimet

Ne vetëm mjerimet

Kështu na u duk

Por papë pa rrugë

Njerzit pa bukë

Varfëria pa u zhdukë

Ndoshta folëm kot

Prapë vrasje e lot

Si askush në botë

Nga Kanuni i fortë

Po shesin ktë tokë

Shtetarët me rrogë

Mafiozët me drogë

Jemi qelbur në kokë

Ne kështu thamë

Se mendum te tanë

Përsëri kontrabantë

S’kemi ç’të bajmë

Disa kështu thonë

Asgja s’po ndryshon

Prapë korrupsion

Po ty kush ta beson

Ishin disa të urtë

Rrinin duke u lutë

Ne me prostitutë

Nuk dona me i zhdukë

Kujtuem se kjen andrra

Që na solli nata

Përsëri me banda

Nuk vjedhin me çanta

Ndoshta viti i ri

Do të sjellë lumturi

Prapë shesin fëmi

Hesht kjo polici

Kështu e mendum vetë

Për ndryshim krejtë

Por edhe ky vjetë

Mbushur me hordhek

Ndoshta ky vend

S’hyn n’Europë mbrendë

Politika e mban peng

Edhe ajo na rrenë

Ndoshta jetë gjyqi

N’Bushat vihet kryqi

Simbol nga Krishti

Binladen e prishi

Gjithkush t’u thrrasë mendve

Kujdes në qytet prej qenve

Ruhuni gripit të shpendve

Pëfundojmë si bajgat e dhenve

Trashëgim solli viti i ri

Debtin për Zogun e Zi

Që filloi ajo bashki

Don ta prishë kjo qeveri

Baba e marton vajzën

Ndoshta bën dhe dasëm

Nuk vonojnë dhe ndahen

Po thojnë kanë te hasem

Thoshin çdo miting

“Koha për ndryshim”

Tjetri “Mbro të ardhmen”

Populli po tund dajren

Ndoshta komplimentet

S’e thonë të vërtetën

Në rrugë aksidentet

Njerzve u marrin jetën

Pse sot ore miq

Po dalim lakuriq

S’po dallohen hiç

Nga lopa me viç

Për ku jemi nisur

Kaq të kapardisur

Mos jemi kokëkrisur

Me botën të prishur

Ndoshta or shokë

Kot fetë janë sot

Pse zihemi kot

Kur kemi nji Zot

Ndoshta kafshët zbuten

Njerzit pse nguten

Në konflikt po futen

Dhe na sjellin luftën

Ndoshta jemi të ndershëm

Jo jemi tmerrshëm

Komplet të pandreqshëm

A thu se jemi t’përhershëm

Prap mitingje e mbledhje

Sivjet përsëri zgjedhje

Plot rrena e vjedhje

Ishalla pa gjakderdhje

Rrok Lazri

 

E para ishte fjala….

Ne kohet qe jetojmë, gjeja me e çmuar është Liria. Liria e Shprehjes është një nga te vetmet, te cilën secili e gëzon pa patur nevoje te jete as i pasur, as i pushtetshëm. Kufijtë e kësaj lirie fillojnë me aftësinë e Njeriut për te artikuluar fjale e shprehje logjike, dhe mbarojnë kur abuzohet me Akuza e Shpifje.

Duke ardhur nga një sistem i mbyllur komunist siç ishte ai i Enver Hoxhës, ku edhe shprehja “buka është e forte” përfundojë ne burg me nenin e agjitacion e propagandës, ne shqiptaret i keni dhënë gjithmonë një peshe te veçante Lirisë se Shprehjes. Mbase kështu mund te justifikohet qe, te gjithë shqiptaret, si ai me miliona leke ne banka ashtu edhe ai pa asnjë kacidhe ne xhep, preferojnë te debatojnë deri ne konfrontim për ceshtje te ndryshme, për te cilat nuk kane asnjë lloj tagri siç mund te jete Politika ne konceptin me tradicional te fjalës.

Ne këtë mori njerëzish, jo vetëm me te privilegjuarit, por edhe me te kualifikuarit për te dhënë Opinione, Analizuar apo Hamendësuar, janë gazetaret. Pavarësisht se nuk kane një arsimim profesional (te paktën mbi 90% e atyre qe janë aktualisht ne ushtrim te profesionit), fale edhe experiences se akumuluar gjate këtyre 15 viteve, pjesa me madhe tyre, kane krijuar një “background” ne këtë drejtim.

Siç edhe te gjithë njerëzit e tjerë, edhe kjo kategori shoqërore, përveç funksionit te tyre publik qe është informimi por edhe formimi (te paktën për mendimin tim) i opinionit publik, fillimisht kane ndjenja por edhe simpati te ndryshme. Është krejt e pamundur qe një gazetar, te jete 100% i paanshëm, i paprekshëm, i imunizuar, i pandikueshem jo vetëm nga te tjerët, por edhe rrethanat ku jeton dhe ndryshimi i informacionit te tij ne lidhje me ceshtje, fenomene apo individë. Nuk janë te pakta rastet, kur i njëjti gazetar (analist) ka mbajtur qëndrime kontradiktore për te njëjtin person apo fenomen, justifikuar kjo nga sa thamë me lart.

Përgjithësisht, gazetaret duhet te jene informues, formues por edhe përcjellës te një mase te madhe njerëzish, te cilët mund te jene lexues, shikues apo edhe dëgjues ne varësi te medias. Nuk përjashtohet mundësia qe një gazetar, te jete mbrojtës apo përçues edhe i interesave te grupeve minorance, pa mbrojtje apo edhe pa një dritare ku te shprehen.

Gazetaret, nisur nga funksioni i tyre, kane te drejte te japin opinione, te analizojnë, te hamendësojnë, por edhe te akuzojnë. Baza e te gjitha sa thamë me lart, është Fakti ose ne rastin me te keq, një burim i besueshëm dhe i provuar informacioni. Si rregull, i njëjti informacion, para se ti serviret klientëve te medias, duhet te konfirmohet ne jo me pak se dy burime te ndryshme dhe te pavarura nga njeri- tjetri.

Gazetari zotëron për shkak te funksionit te tij publik, një Liri Shprehje shume me te madhe por edhe me te kualifikuar se çdo individ tjetër. Siç edhe mireperdoret ku funksion, shume lehte mund te ndodhe edhe e kundërta. Ne këtë pike, gazetari përdoret, ose përmes funksionit te tij, kërkon te siguroje përfitime te ndryshme. Kjo lidhet me lirinë e shtypit, por edhe kushtet ku punon. Jo rastësisht  dhe jo pa qellim slogani i Federatës Ndërkombëtare te Gazetareve (IFJ) me qendër ne Bruksel, i adoptuar edhe nga Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV) është: “Nuk mund te këtë Liri Shtypi nëse ka gazetare qe punojnë ne kushte korruptimi nga Frika apo Varfëria”.

Misioni primar i gazetarit mendoj se është përçimi i fjalës se lire, duke u bere zedhenes i një grupi apo edhe individi, duke mos patur qellim ne vetvete përfitime te çdo lloji qofshin ato. Nuk është pa domethënie edhe një tjetër slogan, serish i adoptuar nga Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV): “Ndoshta nuk ndaj te njëjtin mendim me ty, por do te jepja edhe jetën qe ti e mund ta shprehje lirshëm atë”.

Tek i njëjti individ, ne kushtet ku zhvillohet gazetaria ne Shqipëri e ne mënyrë te veçante ne Shkodër, është një “ndërmarrje titanike” qe te përputhen këto dy parime. Kjo është edhe sfida e hapur qe te paktën prej 15 viteve (kohe kur filloi te konfigurohej një gazetari dhe gazetare, le te themi te brezit te post-komunizmit) përballemi te gjithë ne, gazetaret.

Nuk kam as me te voglin dyshim se ka gazetare qe abuzojnë me këtë emër apo profesion, duke anashkaluar apo shkelur edhe parametra profesionale botërisht te njohur e pranuar. Kjo është një e keqe shume e madhe, e cila duhet te eliminohet. Por, hapi i pare është disiplinimi i këtij profesioni, përmes krijimit te organizmave licencues por edhe penalizues siç është “Urdhri i Gazetarit” apo një “Komitet Etike i Medias”. Procesi ka nisur, ka ecur por akoma nuk shihet diçka konkrete.

Problemi me i madh, te paktën për mendimin tim, është trysnia deri ne kërcenim, i hapur apo i kamufluar, qe ushtrohet ndaj gazetareve. Fillon nga punedhenesit, vijon me pushtetarë vendore apo qendrore, te zgjedhur apo te emëruar, drejtues institucionesh te ndryshme për te përfunduar tek individët. Tash 15 vite, presioni duket se nuk është lehtësuar përreth gazetareve dhe është një nga problemet me evidente dhe kyçe te aktivitetit te përditshëm te tyre. Paradokse te vërteta përbejnë veprimet e shume individëve, te veshur me pushtet direkt apo te deleguar, qe ushtrojnë ndaj gazetareve, kur këta te fundit japin opinione apo edhe mbajnë qëndrime për ceshtje te caktuara. Ne këtë pike, ajo qe thamë ne fillim, Liria e Shprehjes është ne një rrezik shume te madh. Gazetaret, ata qe ne një fare mase, e gëzojnë te drejtën e imunizuar tashme, te kësaj lirie, janë pre e veprimeve te tilla. Cfare mund te presim nga qytetaret e thjeshte, qe jo vetëm nuk kane akses mediatik publik, por edhe nuk u lejohet te gëzojnë shërbimet e gazetareve.

Ne termat e përditshëm, përmendet shpesh “State Capture”, qe do te thotë “Marrja Peng e Shtetit”. Kjo ka rreziqet e veta. Me e rrezikshme është “Media Capture”, “Marrja Peng e Mediave” apo e gazetareve. Kemi te bëjmë me një nga pushtet, i katërti, i cili ka si vokacion Pavarësinë. Është fillimi i një atmosfere aspak te mire për çdo shoqëri, veçanërisht për atë shqiptare.

Ne këtë mori problemesh dhe telashesh te jetës se përditshme, shqiptaret dhe shkodranet për asnjë moment nuk duhet te harrojnë se: “E para ishte fjala….”. Dhe kjo me dëshirën e Hyjit qe ekziston……!

Blerti DELIJA

 

Velipoja pret fadromen e “Ndërtimores”

Orientimi i dhënë nga kryeministri Sali Berisha për një sezon turistik ndryshe ne plazhet shqiptare gjate këtij viti, ka vene ne lëvizje mjaft institucione qe mund te japin kontribut konkret. Velipoja ka marre tashme pamjen e një qyteze, e cila ne vere arrin një popullsi mbi 100 mije banore, ku përfshihen pushues nga te gjitha hapësirat shqipfolëse, por edhe shume te huaj. Urbanizimi i shpejte nuk ka respektuar asnjë kriter apo rregull loje, duke shkelur haptas jo vetëm ligje, por edhe vete leje ndërtimi aty ku ato ekzistojnë. Viti 1997 rregjistroi nje kaos te jashtezakonshme ndertimesh pa leje dhe gardhimesh, te cilat ne kohe te ndryshme, pushteti vendor ne rang Komune apo Qarku, ne bashkepunim me Prefekturen e Policine Ndertimore Shkoder, jane munduar ti frenojne apo edhe eliminojnë. Por edhe pas gjithë asaj pune te deklaruar, serish Velipoja vijon te mbetet “hambar” i ndërtimeve pa leje, por edhe i mosrespektimit te lejeve kur ato jane dhënë nga organet kompetente. Sipas drejtorit te Policisë se Ndërtimit Shkoder, Gjelosh Prendi, jane rreth 400 ndërtimet pa leje. Sipas tij, shume shpejt do te nise aksioni për prishjen e tyre, ku  ne fokus, edhe me afrimin e sezonit turistik jane vene kryesisht kioskat, te cilat mund te shemben apo hiqen edhe me lehte.

Megjithatë, nuk është vetëm ky problem ii vetëm ne Velipoje. Sipas drejtuesve te Ndërtimores, ka edhe mjaft objekte, te cilat pasi kane “siguruar” me mjete pak te ligjshme lejet e ndërtimit, nuk po i  respektojnë ato. Edhe ne plazhin e Velipojës, ku po zënë vend ndërtime te shumëllojshme, qe nga kabinat, vilat apo edhe pallatet disa katesh, nuk respektohen lejet e dhëna për ndërtimet. Ka shume objekte, te cilat tashme jane shitur apo edhe parablere nga qytetaret, te cilët nga 2 kate qe e kane te fiksuar ne lejen e dertimit, jane ngritur ne 4, 5 apo 6 kate. Jo vetme kemi te beje nje shkelje flagrante ligjore, por rrezikohet jeta e atyre qe do te jetojnë ne këto ndërtesa, te cilat ne shume raste, nuk ruajnë as sipërfaqen e bazës se miratuar nga organet kompetente.

Tashme nuk përbën asnjë sekret qe për nje sipërfaqe toke ne Velipoje, paguhen miliona ne varësi te afërsisë nga deti. Jo vetëm kaq, por paguhen po qindra miliona leke për te siguruar nje leje ndërtimi, dhe nuk zbatohen ato qe jane parashikuar ne ligj. Ne pjesën me te madhe te rasteve, kemi te bëjmë me monopole te fituara gjate qeverisjes se kaluar socialiste te Nanos, te cilat ne asnjë rast, ne kurriz te ligjit dhe te interesave te shumicës, nuk duhet te lulëzojnë me.

Këtë here, Policia Ndertimore Shkoder dhe drejtuesit e saj, duken te vendosur ti shkojnë deri ne fund punës se tyre disiplinuese ne Velipoje, ne mënyrë te veçante ne plazh. Përveç se rikthehet mrekullia qe te gjithë na e lakmojnë, parandalohen edhe tragjedi te mundshme qe lidhen me shtesën e kateve pa mbarim, fenomen qe po lulëzon edhe brenda vijave te verdha te qytetit te Shkodrës.

Blerti DELIJA, Jetmir Delaj

Tre burra nga Berisha

Mbas çlirimit të Shqipërisë, nacionalistët mbetën nëpër male. Sigurimi i Shtetit iu kundërvu këmba-këmbës. Këta ishin kundër Partisë Komuniste. Mes malesh të Veriut, afër fshatit Iballë-Pukë, gjendet fshati Berishë, vend shumë i vështirë, terren malor. I vështirë, por këtu gjenden burrat me bujari e besë. Mark Zyber Basha bashkë me dy djemtë e tij, Zefin e Prelën. U bënë shpëtimtarët e nacionalistëve të Pukës e Mirditës. Ata vunë veten në rrezik për të shpëtuar këta burra kundër komunizmit. Mark Zyber Basha e vuri në dispozicion veten dhe djemtë e tij, sidomos Prelën. Ai i përcolli disa herë këta burra nacionalistë. Ai jo vetëm që i përcolli, por i lidhi njëri me tjetrin edhe me letra si Pal Bib Mirakën, Pjetër Çup Qafën, Mark Zogun e shumë të tjerë. Njëherë Prelë Mark Zyber merr nga Pal Biba një letër për ta çuar në Shkodër tek Pjetër Mëshkalla, ose tek Filip Zefi. Ai u nis nga Berisha për Shkodër në këmbë dhe kaloi Pukën pa u kontrolluar nga policia, por kur erdhi tek Ura e Gomsiqes, ku ishte policia, ai u kontrollua me imtësi, sepse dyshonin. Pra ishte raportuar se ky merrej me nacionalistë. Por letrën e kishte futur në çorap, kështu shpëtoi dhe letrën e çoi në qytetin e Shkodrës, ku ia dorëzoi Filip Zefit. Ky që në vitin 1947 u lidh me nacionalistët. Vetë ishte në moshën 16 vjeç. Ky pat strehuar Ndoc Kol Bibën disa kohë që Ndoci e pat dërguar disa herë në Shkodër tek Mark Lulash Kolaj me çue letra. Por njëherë Prelën e çuan në Kunorë-Dardhë, sepse aty binte një parashutë që dërgonte Alush Leshanaku me disa ilaçe dhe shumë dokumenta të cilat ky i mori dhe i përcolli tek Mark Lulash Kolaj e Kol Çuni në Shkodër. Mirëpo Mark Zyber Basha dhe Zefi, djali i tij, u arrestuan dhe u dënuan me 15 vjet burg politik, por përsëri Prela nuk u shkëput nga nacionalistët, duke i përcjellë dhe duke i ndihmuar me bukë e ushqime si Pjetër Çup Qafën, Nik Sokolin, Mark Zogun, Pal Bibën e shumë të tjerë që i përcolli deri në Vaun e Dardhës, tek Uk Daut Avdija, i cili me varkën e tij i kaloi mbi Lumin Drin për në Jugosllavi dhe shpëtuan nga sigurimi shqiptar. Në vitin 1967 babai e vëllai i Prelë Zyber Bashës u liruan nga burgu politik. Tani i erdhi koha Prelës, i cili u arrestua në mars 1967 dhe ndenji 9 muaj në birucat e Degës së Brendshme të Pukës, ku torturat ishin aq çnjerëzore sa nuk kishte më, pra kulmi i poshtërsisë, ku ai akuzohej për veprimtari kundër pushtetit komunist dhe kështu u dënua 25 vjet burg politik, ku ai vuajti dënimin në Burrel, Spaç, Ballsh dhe u lirua në vitin 1991. Ai ishte sakatuar nga torturat, të dy duart që edhe sot i ka të sakatuara. Ai në burg vuajti me shumë burra të tjerë, si p.sh. Mark Qafën, Pal Qafën, i cili u pushkatua politikisht, Hamit Kalaveri, Bardhok Jakun e shumë të tjerë. Sot ai është në moshë të thyer dhe jeton te njerëzit e tij i pamartuar, në moshën 70 vjeç. Pra, ja ç’do të thotë besa e burrëria e bujaria të bësh burg politik tre vetë, babai dhe dy djemtë, pa patur njeri të tyre të arratisur, vetëm për të ndihmuar nacionalistët.

Shan Sokoli

 

Bamir Topi

Nga Taulant KOPLIKU

taulantkopliku2003@yahoo.it

Kur pas një heshtje të gjatë kryetari I grupit parlamentar të Partisë Demokratike Bamir Topi reagoi ndaj asaj që ai e quajti “apati” e ministrave të kabinetit Berisha, shumëkujt ju krijua bindja se njeriu ndoshta më I matur I selisë blu e kishte humbur durimin. Pra ishte nxehur keq. Dhe të nxehësh Bamirin kam një bindje të pakthyeshme që duhet vullnet dhe energji e pashtershme e kjo nuk është pak. Duke ndjekur me vëmendje zhvillimet brenda kampit të pozitës, me shpërthimet e herëpashershme të avokat Ngjelës (sa simpatik është ky avokati për zotin) apo edhe me pakënaqësitë e shprehura disi nën zë nga të tjerë eksponentë demokratë, u duk sikur me këtë deklaratë të zotit Topi do të niste të merrte jetë një fraksion brenda rradhëve I cili realisht do të ishte një zë I fuqishëm kundër. Me disa fytyra të trembura mes tyre por varja se numrat duhen. Kundërshtitë e publikuara në shfaqjet e shpeshta të avokatit përpara mediave dëgjoheshin padyshim me një lloj admirimi për guximin e treguar por më së shumti me një lloj kërshërie nga shumica e demokratëve në sensin se cfarë xhevahiri do të nxjerrë këtë rradhë nga goja zoti Ngjela, ndërkohë që këto reagime plot impulse të tij duket se nuk ngjallnin aspak interesin e atij të të cilit adresoheshin, doktorit. Heshtja e vazhdueshme dhe nganjëherë buzëqeshjet e këtij të fundit (sic di vetëm ai) përballë kritikave të Ngjelës, jepnin mesazhe të qarta publikut të gjerë se bëhej fjalë për një zë të cilit fare mirë mund ti vendosej etiketa e “zogut të vetmuar”. Deri kur Bamiri…………….

Bamir Topi nuk është nga ata që thyhen kollaj. Këtë e deklarojnë me bindje të gjithë ata që e njohin nga afër dhe ia dinë më së miri vlerat intelektuale por mbi të gjitha ato morale. Ashtu gradualisht e ndoshta pa rënë shumë në sy ai arriti të bëhej jo vetëm një I besuar I afërt I  Berishës dhe numri dy I partisë (pas Jozit kuptohet) por edhe njeriu tek I cili shumë demokratë kanë varur shpresat për të rimarrë celësat e bashkisë së Tiranës. Por e kisha fjalën te thyerja. Pra thashë që Bamiri nuk është nga ata që thyhen kollaj, por në deklaratat e mëpastajme ai realisht u tërhoq pak nga ajo që tha lidhur me apatinë e disa ministrave. Ishte vërtetë e palidhje ajo që tha disa herë me rradhë pas shpërthimit që pati në “5 pyetjet e Babaramos” por megjithatë a mund të quhet një thyerje e tij kjo? Sinqerisht unë nuk e quaj të tillë. Tërheqje po, thyerje jo. Bamiri nuk di të thyhet. E thonë të gjithë. Po përse u tërhoq pra? Taktikë?

Do doja të kthehem pak prapa në kohë. Atëherë kur Berisha merrte e jepte me aleatët por edhe me të tijtë për ato të bekuar poste ministrore. Atëherë kur fytyra të qeshura dhe të ngrysura hynin e dilnin në zyrën e tij herë për ti konfirmuar besnikëri e herë për ti kërkuar përse i është fshirë emri nga lista 14-emërore. Eh cfarë kohësh. Të gjithë kishim ëndërrat tona në sirtarë. E cfarë sirtarësh. Sirtarë ministrish pra. Nejse. E kam fjalën te Bamiri. Ai vetë e deklaroi në “Zonë e Lirë” të Canit se I janë ofruar tri karrige ministrore atë kohë por për arsye principiale I paska refuzuar. Tre portofole vërtetë nuk janë shaka. I është lënë të zgjedhë shokut. Po ku? Askush nuk është në gjendje të japë një version të saktë për postet që I janë hedhur atij në tavolinë por të kenë qenë vallë aq të rëndësishëm sa ai të ketë gabuar rëndë që I ka refuzuar? Ndoshta. Sinqerisht që po ta njihja do ti kisha folur, dhe ashpër madje. Një rob zoti-politikan, investon e sakrifikohet për vite të tëra në opozitë dhe kur vjen momenti që ai të promovohet edhe në ekzekutiv ai heziton, madje më e rënda refuzon duke ia thyer jo pak zemrën doktorit. Megjithatë mos u shqetësoni. Ai e ka falur. E ka lënë pak pas dore por vetëm pak sa për reflektim. Nëse Bamiri reagoi në një mënyrë që doktori nuk e priste, ky nuk është faji I asnjërit, madje për të mbyllur polemikën e sapohapur ky I fundit e mori gjithcka me humor duke shndërruar fjalën apati me simpati. Pra ministrat nga apatikë na qenkan simpatikë. Sinqerisht edhe unë kështu I shoh. Madje në numrin e kaluar të gazetës e kam shprehur haptazi se janë simpatikë, madje kam shkuar edhe më tej duke I quajtur të ëmbël. Më kanë kundërshtuar për atë shkrim e di. Jo se ofrova fakte të pakundërshtueshme por se u tregova hakmarrës. Kështu të paktën thonë por nuk thonë gjë për faktet e shkrimit. Nejse e kishim fjalën tek ëmbëlsia. Jo. Tek simpatia. Apati-simpati, simpati-apati. Sa të ngjashme. Jashtëzakonisht!!??

Të jemë vallë vërtetë simpatikë ministrat? Xhuveli? Nuk besoj. Ai robi I PBDNJ-së që ia harroj emrin? Barka më duket? Jo, jo. As ai nuk duhet të jetë. Aha e mora vesh. Bëhet fjalë për këta të rinjtë me flokët plot xhel. KOP-istët pra. Ata po që janë simpatikë. Ka edhe ministra të ëmbël. Unë e kam thënë I pari mos harroni. Sa mirë ndjehëm kur I paraprij deklarimëvë të doktorit. Sinqerisht më duket vetja në lartësinë e duhur për tu bërë zëdhënës. E pakta në ndonjë ministri. Në atë të integrimit psh. Po c’të bësh është I zënë vendi. Meqë ra fjala. I pashë dhe I njoha të gjithë zëdhënësit jo vetëm të ministrive por edhe në rangjet më të ulëta por si nuk e pashë një herë të vetme atë të bekuar zëdhënëse të ministres së integrimit? Të jetë në punë? Ëhë. Madje ka marrë edhe goxha shpërblim.

Bamiri………. Bamiri pra na është nxehur. Por edhe është tërhequr pak nga cfarë tha tek Babaramua. Ishte shumë I qartë atë natë. Dhe I nxehur. Sidoqoftë kjo nxehje e tij mendohet se mund ti përshpejtojë ndryshimet e pritshme në kabinetin Berisha. Ky zemërim I Bamirit mund ti shërbejë doktorit për të qenë sa më shpejt konkret në ndryshimin e atyre 4-5 ministrave apatikë. Apatikë 4-5 thashë? Ahaaaa!!!! Eureka. Më në fund e zgjidha lëmshin. Paska qenë ku e ku më e thjeshtë se e kisha menduar. Atëherë. Bamiri ka thënë apatikë duke patur parasysh ato 4-5 ministra. Ato pra që ia ka vënë syrin edhe doktori për ti hequr. Ndërsa ky I fundit kur ka thënë simpatikë ka patur parasysh 4-5 të tjerë të cilët nuk janë ata apatikët e Bamirit por simpatikët e doktorit. Sa e thjeshtë. Të dy paskan patur të drejtë. Vetëm mediat. Ah këto mediat që vetëm sherr duan. Megjithatë tani që u zgjidh puna le ta mbyllim këtu. Po Bamiri? Po do hiqen 4-5 pra. U morëm vesh tani. Bamiri, avokati. Duhet të lëvizin tani se vijnë të tjerë me flokë me xhel e po qe kështu do duhet nisur sërish nga e para. Ohu tani po bëhem vërtetë lëmsh. Kaq për sot. O se harrova. Në dhjetorin që shkoi Roni mbushi tre vjec. Kush është Roni do thoni ju. Djali pra, djali im. Sa shumë ia kam zili. Jashtë mase. Dhe a e dini përse? Sepse ai nuk e njeh fare Jozin. Kjo po që është gjë e madhe. Shëndet të gjithëve, dëgjohemi në numrin e ardhshëm. Do flasim për gratë në politikë.

 

Me rastin e 600 vjetorit të lindjes së Gjergj Gjon Kastriotit i mbiquajtur nga turqit Iskender në përkujtim të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë ose Iskender Zül Karneyn dhe nga kristianët “Atlet i Krishtit”.

Aleksandri i Madh “Biri i Zeusit” me përkrenare me “një bri cjapi të mrekullueshëm” në Shkodër!

(vijon nga numri i kaluar)

Kjo vërejtje shumë e drejtë e Barletit, lidhet me kohën e ekzistencës së Skodrinon-it si një qytezë/peripolis, ku ai e përjashton Aleksandrin e Madh nga “themelimi i parë-aedificationem”, të cilin ai e fut lashtë në mjegullën mitologjike. Ndërkaq rezulton se nuk e ka përjashtuar Aleksandrin e Madh nga ndonjë ish prezencë ndërtimtare e rifortifikuese e më vonshme e shek IV p.e.r.

Dihet se në hapësirën mesdhetare e më gjerë, Aleksandri i Madh i dha emrin e vet shumë qyteteve antike, ku disa prej tyre nuk ishin themeluar nga ai dhe natyrisht i kishin emrat e tyre të parë. Deri më sot ne nuk kemi asnjë farë pikmbështetje, nga burimet e shkruara antike dhe ato arkeologjike, që të hedhim sëpaku ndonjë lloj hipoteze që Skodrinon-i ishte quajtur edhe me ndonjë emërtim të dyzuar si Aleksandri. Ne dimë vetëm se Shkodra qysh nga shek XV filloi të mbante edhe një emërtim të dytë si Iskenderie-Aleksandri. Gjithashtu dimë se më heret qe bërë edhe një farë barazimi midis Scutarisë bizantine dhe Scutarit/Shkodrës etj.

Në “Testamenitn e Privilegjet” e tekstit të Shkodrës, pamë se na del drejtpërdrejt kulti i njeriut perendi të Aleksandrit si “biri i Zeusit”. Ta ilustrojmë e ta krahasojmë pak këtë me disa nga literaturat antike të njohura, për të parë edhe se çfarë roli kishte luajtur në ekspansionin gjigand teritorial të Aleksandrit të Madh, çfaqia e këtij “biri të Zeusit” Te Lukiani i shek II, gjejmë shumë informata interesante. Citoj:

Filipi – Tani, pra, o Aleksandër, s’mund të thuash që s’je djali im; se, po të ishe i Zeusit, nuk do të kishe vdekur.

Aleksandri – …e pranova divnesën, pasi mu duk se më hynte në punë…barbarët u tmerruan duke kujtuar se isha perendi…

Filipi – …Me të vërtetë kush nuk do të qeshte, po të shihte të birin e Zeusit të hiqte shpirt dhe të kërkonte ndihmën e mjekëve?”…

Dhe në këto dialogje gjejmë edhe njëlloj episodi, ku një pjesë e madhe nga toka italike konsiderohej si e nënështruar me vullnetin e saj, ndaj Aleksandrit të Madh. Aleksandri çfaqësohej ndaj Filipit, për kritikat që i ishin bërë: “Më qorton se unë u drejtova kundër Lindjes, mbasi s’i dhashë rëndësi të madhe Perendimit. Po ç’të bëja në Perëndim, kur mund të kisha pushtuar pa luftë Italinë, Libinë dhe gjith viset deri në Gadire? (qyteti Kadiks në Spanjë dhe afër Gjibraltarit. A.L.) Se gjeta të udhës të luftoja me popujt e atjeshëm, pasi këta u trembën dhe më njohën për Zot të tyre”.

(Lukiani, “Vepra të Zgjedhura”, bot. shqip. 1979, f 250-259, “Aleksandri, Hanibali dhe Skipioni; “Diogjeni dhe Aleksandri”; “Filipi dhe Aleksandri”, nga “Dialogjet e të vdekurve”)

Duke pasur parasysh këtë mundësi, mund të merret në konsideratë ajo ideja e privilegjeve skllavopronare, që i jepen aleatëve gadishullorë, në bregdetin adriatik italik nga Akuiloni në veri e deri poshtë Otrantos në jug.

Te Diodori i Siçilisë (shek I p.e.r.) informohemi fillimisht: “Filipi II, mbreti i maqedonasve i mundi ilirët në një betejë të madhe, dhe më pas vuri nën zotërimin e tij gjith banorët gjer në liqenin Lyhnid u kthye në Maqedoni. Ai bëri me ilirët një paqe fitimtare…u lëshua mbi Ilirinë, me një ushtri të fortë…nënshtroi shumë fortesa…”

Po nga Diodori kemi edhe këtë informatë mjaft të rëndësishme: ”Në atë vit (324 p.e.r.) erdhën në Babiloni të deleguar pothuajse nga e gjithë bota; një palë përgëzonin mbretin Aleksandrin e Madh për fitoret e tij, të tjerët i ofronin kurora, shumë ndër ta i sillnin dhurata të çmueshme, disa lidhnin me të marrëveshje miqësie e aleanca… Të gjithë popujt, qytetet e sundimtarët e Azisë i paraqitën atij homazhe. Erdhën shumë dinastë nga Europa…nga Libia …Kartaga e krejt popujve …deri te Shtyllat e Herakliut. Përsa i përket përfaqësuesve të Europës, këtu dalloheshin ata të qyteteve helene, të Maqedonisë, të Ilirisë dhe të një pjese të madhe të bregdetit të Adriatikut…ata të popujve të Thrakisë…”

(Diodori, “Bibliotheca Historica”, Lib. XVI, 8, 690) Lib. XVII, 113,1,2)

Në këtë pohim i shohim qytetet ilire dhe ato të bregdetit Adriatik si përfaqësues të denjë e të rradhës së parë të Evropës. Këtu pra kemi përsëri një hapësirë ku mund t’a rradhisim edhe qytetin Skodrinon/Skodreinon, i cili në monedhat e tij të shek III-II p.e.r. na paraqitet edhe me trajtën Drinon/Dreinon.

Duke pasur parasysh edhe vitin e datimit 324 p.e.r. me 325 p.e.r. të “Privilegjeve e Testamentit” dhe 323 p.e.r. të vdekjes së Aleksandrit në Babiloni, shihet qartë se përpiluesi ka qenë i mirëinformuar me burimet e shkruara antike dhe ka vepruar me kujdes për t’u paraqitur sa më i besueshëm. Mirëpo dihet se edhe burimet e shkruara antike përmbajnë pasaktësi historike. Në tekstin e Shkodrës thuhet se ky dokument ishte përpiluar në Aleksandri në vitin 325 p.e.r. dhe se ishte aprovuar nga Aleksandri personalisht. Në dukje të parë kjo do të krijonte idenë sikur në atë vit edhe Aleksandri ndodhej në Aleksandri, gjë që realisht nuk ngjan të ketë qenë ashtu. Për ta kapërcyer disi këtë “pikë të dobët”, duhet menduar se dokumentet madhore përpiloheshin në Aleksandri dhe për aprovimet përfundimtare i dërgoheshin Aleksandrit me korrierë, sepse dihet që ky sistem komunikimi me stacione të njëpasnjëshme ka funksionuar.

Lukianit dhe disa autorëve antikë, Aleksandri i Madh, vdiq 33 vjeç (po aq edhe Jezus Krishti!) në Babiloni dhe se adjutanti i tij Ptolemeu, i kishte dhënë premtime se do t’ia dërgonte kufomën në Aleksandri të Egjiptit, ku do të adhurohej si një nga hyjnitë e Egjiptit etj. Qysh në vegjëli, e ëma Olimpia nga Epiri e ushqeu Aleksandrin me gjithfarë bestytnishë. Si ato gratë e hershme të basileusave homerikë, ajo përhapi legjendën se e kishte ngjizur Aleksandrin, jo duke u mbarsur me Filipin II por me një lloj “ore të hyjnishme”, me një lloj gjarpëri bollë a dragua, si një vullnet e metamorfizim i vetë Zeusit. (shih Lukiani, cit. f 254, f 351, f 357)

Lukiani jep sqarime edhe për një lloj bolle të butë, që pinte edhe qumësht gjiri etj. Këtë e përmendin edhe autorët antikë si Plutarku e Tit Livi. Krahaso edhe gjarpërin e Biblës së Vjetër.  Zeusi kishte gjithfarë paraqitjesh të metamorfizuara, si dem dybrinoç me brirë të artë, si mjellmë etj. Gjithnjë sipas Lukianit, Aleksandrin e kishin futur me gjallje edhe ndër 12 perenditë politeiste, kishin ndërtuar edhe faltore ku bënin flijime për të etj. (Cit. f 255)

Ne mendojmë se paraqitja e Aleksandrit, në disa literatura, si një politeist i pastër, apo si një monoteist i pastër, nuk është korrekte. Aleksandri i Madh synonte drejt një feje të re, ku ai do të ishte protagonisti, biri i perendisë Zeus (ose bir i Ammonit) dhe këtë reformë ai kërkoi ta realizonte nga lart, me mashtrimin si “Bir Perendie”, me kompromise e bashkbisedime, mbështetur edhe në forcën dhe madhështinë e pushtimeve. Aq në zenit ia ngritën dhe e vetngriti Aleksandri i Madh kultin e njeriut-perendi, sa filloi të përhapej edhe një lloj legjendeje se ai ishte i pavdekshëm. Një skulptor madje propozoi që një kreshtë të malit të Olimpit, ta gdhendnin me fytyrën e Aleksandrit.

Njihet se helenët, qysh heret, bënë identifikime, përafrime e krahasime të disa perendive të tyre me ato egjiptiane etj. Në rastin e Aleksandrit ne shohim se dy nga “kryeperenditë” politeiste, janë afruar, pra kemi edhe një hap të madh më përpara në evolucionin tokësor drejt kalimit në monoteizëm. Ky kalim bëhet jo direkt nga kryezotërit e vjetër të ekipeve politeiste, por nga një “bir” i ri reformator. Në këtë ide Aleksandri madje edhe bëri edhe kompromise e përshtatje duke “hedhur poshtë klamidën maqedone e duke veshur kandin e tiarën persiane e orjentale”  (Lukiani, cit. f 258), apo kur ”hoqi dorë nga zakonet e të parëve dhe zuri të imitonte medët” (Lukiani cit. f 251)

Në mënyrë surprizë e shumë interesante, te teksti ynë i Shkodrës, e gjejmë Aleksandrin  me pushtetin më të madh qiellor e tokësor: si “Biri i Zeusit”, si “Zoti/Pronari tokësor në të katër koordinatat gjeografike të tokës” dhe si “bashkëbiseduesi me brahmanët e pemët”, çka shkon në përputhje të plotë me thënien e Lukianit, me gojën e Aleksandrit: “desha të sundonja të gjithë Tokën” (Cit. f 252).

Ndërsa teksti i Shkodrës e përmend shprehimisht Aleksandrin si “Biri i Zeusit”, shohim se në “Biblën e Vjetër”, te “Vizionet e Danielit”, nuk përmendet si parashikim shprehimisht kjo çeshtja e Aleksandrit si njeri-bir perendie me fuqi hyjnore, përkundrazi ia caktohet edhe “parashikimi” i fundit të tij si një mësim-pësim e mallkim. Shkruesit çifutë si idhtarë të monoteizmit të tyre, kërkonin ta zhveshnin atë sa më shumë nga politeizmi, ishin të interesuar ta shtynin sa më thellë në kohë, mundësisht që nga fillimi, ekzistencën dhe fuqinë e monozotit në krahasim me poli e pseudo zotat e popujve të tjerë. Në tregimet e tyre pothuajse nuk shkruhet fare për fetë e tjera politeiste. “Parashikimet e Danielit” e paraqesin Aleksandrin e Madh vetëm si “Mbreti i Mbretërisë së Grekëve”, me një lloj simbolike të maskuar si “Cjapi me një bri të mrekullueshëm”, parashikon thyerjen e këtij briri, shuarjen e dinastisë në vijën e gjakut dhe daljen e katër brirëve, që simbolizojnë ndarjen e territoreve nga katër gjeneralët etj dhe më në fund ndoshta edhe një “profeci” për ardhjen e një Mesie.

Citoj: “…nga perendimi po ia beh një Cjap përmbi sipërfaqen e tokës e këmbët nuk ia preknin tokën!…cjapi kishte ndërmjet syve një bri të “mrekullueshëm”…i ra dashit dhe ia theu të dy brirët…Cjapi erdhi e u bë shumë i madh…iu thye briri i madh, e në vend të tij, lindën katër brirë në drejtim të erërave të qiellit…janë katër mbretërit që do të dalin prej popullit të tij, por s’do ta kenë fuqinë e tij… Nga njeri prej tyre doli një bri i vogël, por u bë i madh në drejtim të mesditës, të lindjes e të vendit të fuqishëm. U bë i madh deri në fuqitë qiellore…Ai do të lidhë një Beslidhje të fortë me shumë palë…

(“BIBLA”, përkth. shqip Dom Simon Filipaj, 1994, f 1220-1230, “Vegimi i Danielit: Dashi e Cjapi”, “Ëngjëlli Gabriel e shtjellon vegimin”, “Ëngjëlli Gabriel e shtjellon profecinë” etj në vazhdim.)

Në numrat me shënimet shpjeguese të këtyre fletëve shkruhet, se ndër interpretuesit biblistë ka mendime diskutuese se te “profecia e Danielit”, pas Aleksandrit na parashikohet edhe ardhja e Mesisë, thuhet se ka edhe shtesa e rregullime të mëvonëshme nga pseudo Danielë etj. Pra duket sikur krahas simbolit “qengji”, Mesia na paska pasur edhe një tjetër më të hershëm si ędhi me njëbri (siç edhe “aquila Cristi” krahasuar me shqiponjën e Zeusit etj. Pas mbretit monobricjapit të parë, që identifikohet me Aleksandrin e Madh, katër brirët e cjapit, në katër erërat, janë: Kasandri në Maqedoni; Lisimahu në Traki e Azinë e Vogël; Seleuku në Siri, Mesopotami e Persi; Ptolemeu në Egjipt. Çuditërisht, “Danieli i lashtë” dhe pseudo Danielët, të cilët njihen për “mrekullinë e tyre të luanëve”, heshtin për kumtimin e Lukianit se edhe vetë Aleksandri i “kishte mbyllur brenda me luanë mjaft njerëz të ditur ”! (Cit. f 258)

Një jehonë nga kjo “temë me brirë” na transmeton edhe Kur’an-i, por jo me një njëbrirësh cjap, por me një tip “Dhulkarnejni-dybrirëshi” arabisht të papërcaktuar. (“KUR’AN-I”, bot. shqip 1992, Sura “El Kehf”, ajetet 83-110, f 412-415)

Ndër të tjera në Kur’an-i shkruhet:

“92. Mandej, ai [Dhulkarnejni. Sqarim yni A.L.] iu rrek përsëri një aso mundësie (një rrugë të tretë mes perendimit e lindjes – nga veriu. Shënimi i komentatorit kuranik)

93. Deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe mbrapa tyre gjeti një popull që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë.

94. Ata thanë: “O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë duke bërë shkatërrime në tokë, a bën që ne të të japim ty një kontribut, e që të bësh një pendë mes nesh dhe mes atyre?

95. Ai (Dhulkarnejni tha: “Atë që mua më mundësoi Zoti im është shumë më i mirë, po ju më ndihmoni me fuqi punëtore të bëj një pendë të fortë midis jush dhe mes atyre!”

96. Më sillni copa të hekurit! E kur e niveloi ai me dy anët e kodrave, tha” “Ndizni” e kur e bëri atë zjarr tha: “Më sillni bakër të shkrirë t’ia hedh atij!”… (Po aty cit.)

Sipas interpretimeve të shkollës egjiptiane, ky kokdybrirësh nuk duhet të ishte Aleksandri i Madh, por një lloj pejgamberi-njeri, i cili kishte pranuar një Zotin, më përpara zbritjes së Kur’anit.

Agron Luka

(vijon)

Nuk është qytetari të varësh vath në hundë

Ditët e fundit, në një mbledhje institucionale, një pjesëmarrës me arsim të lartë, me moshë rreth të gjashtëdhjetave, ish-pretendent për në poste të larta shtetërore, i punësuar aktualisht, kur po i vinte fundi mbledhjes, ngrihet e thotë se kishte 50 vjet që banonte në Shkodër dhe nuk e quante veten qytetar, por sipas tij nuk e quanin as të tjerët dhe tërhiqte vëmendjen për të pasur kujdes më shumë kur zgjidhen apo emërohen njerëz në vende të ndryshme pune dhe sipas tij të respektohet vjetërsia në qytet.

Nuk do të na tërhiqte vëmendjen ky qëndrim po të thuhej në ndonjë bisedë në tavolinë përpara gotës së rakisë apo filxhanit të kafesë, por kur thuhet në një mbledhje zyrtare me rreth 100 pjesëmarrës është e pamundur dhe nuk duhet kaluar në heshtje.

Që njeriu të thotë apo pranojë që jam apo jo qytetar, që të njohë të kaluarën e të sotmen apo edhe ta mohojë atë, është e drejtë personale sepse mund të jesh jo 50 vjet banor i një vendi por edhe më shumë dhe nuk ke marrë asnjë element qytetarie, jeton në shtëpi përdhese, del e pi kafe buzë rrugës të mbushur me ujëra të zeza e baltë, ha drekën apo darkën rrafsh në dysheme, nuk ka si të vjen njeri në shtëpi nga papastërtitë në rrugë e oborr etj. Aspak nuk është e rëndësishme sasia në vite që të jesh banor i një vendi apo qyteti, por sa je përshtatur kushteve të qytetërimit, kulturës shkencës, punës, bashkëpunimit, tolerancës, shoqërisë së re e bashkëkohore. Zotëria në fjalë mund të thotë fare mirë edhe se nuk ndjehet shqiptar, kjo është e drejtë e tij, sepse edhe koha të lejon të shfaqësh mendimin si ta kesh qejfin apo si të paraqiten nevojat e momentit.

Gjendja sociale e qytetit të Shkodrës tregon qartë se mbi 50% e banorëve të sotëm të këtij qyteti janë ngulur këtu në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, përfshi edhe lëvizjet e fuqishme të pas viteve ’90. Këta banorë kanë sjellë me vete vrull, energji, kanë vënë në lëvizje ujin që qëndronte hamull, i cili kur qëndron në mënyrë të tillë nuk pihet.

Nuk është i vetmi element qytetarie të rritësh barkun apo të ecësh në asfalt, të zbulosh trupin apo të vësh pirsing në kërthizë, gjuhë apo ndonjë vend tjetër etj. Qytetaria së pari tregohet me njohjen e përvetësimin e historisë, shkencës, kulturës, arkitekturës, respektimin e tjetrit e mendimit ndryshe, krijimin e hapësirave, bërja vend në tavolinë e shumë të tjera.

Mendimi i shprehur nga zotëria në fjalë, që për hir të moshës dhe të vendit ku e shfaqi nuk po ia përmendim emrin, ka një objektiv, ka një qitje të largët. Fara e hedhur prej tij është e infektuar. Ai ka një paragjykim për mbi 50% të popullsisë së qytetit të Shkodrës dhe dihet se ku të çon paragjykimi. Ai kërkon t’i lërë pa pjesë në jetën politike, ekonomike e shoqërore gjë e cila nuk duhet, nuk mund dhe nuk do të ndodhë. Atij dhe ndonjërit që mendon si ai ju kujtojmë Rikard Ljarjen në një përshëndetje të pak ditëve më parë në skenën e Teatrit “Migjeni” në lidhje me banorët e rinj të Shkodrës.

Duke shpalosur fletët e historisë kuptohet se kur u bë pazarllëku në kurriz të Shkodrës në vitin 1479 për t’ua dorëzuar qytetin pushtuesve turq, u larguan në drejtim të Venedikut të gjitha familjet e qytetit dhe të rrethinave dhe këtu mbetën vetëm dy familje, njëra nga të cilat me prejardhje nga një zonë e thellë malore.

Ai banor i ri që ka ardhur dje, vjen sot apo do të vijë nesër, a thua se nuk do t’i jepet mundësia e integrimit, për të jetuar e për t’u bërë pjesë e qytetarisë shkodrane?

Integrimi nuk është lëmoshë, t’i falësh diçka e t’i thuash “është fukara i shkreti”, t’i qash hallin e ta përcjellësh me atë shprehjen migjeniane “zoti të dhashtë”. Integrimi është proces bashkëpunimi dhe jo ndarjeje e nxjerrje pa pjesë, ndonëse është pjesë e së tërës.

Rreziku për fshatarizimin e qytetit nuk është real. Ai është paragjykim, biles shumë i thellë, sepse askush nuk po ndërton kulla me frëngji, por pallate e hotele shumëkatëshe, bile ata “të ardhurit” po restaurjonë edhe kulturën mesjetare të qytetit. Përse ky shqetësim, mosbesim dhe mospërfillje për banorët e rinj të qytetit tonë të cilët kanë sjellë jetë e gjallëri, që kanë biblioteka me shumë libra, që botojnë gazeta e shkruajnë libra, që punojnë në ordinator sikur ta kishin prodhuar vetë, që futen në internet sikur është shtëpia e tyre, që projektojnë e ndërtojnë me shumë finesë, që drejtojnë me shumë sukses, që integrohen shpejt e mirë dhe biles shkëlqejnë nëpër botë.

Çdo njeri i kulturuar duhet t’i vërë gishtin kokës për fjalët që flet apo veprimet që bën. Miqësi, shoqëri dhe dashuri të reja do të bëhen. Vllazërime të reja do të lindin. Edhe banorët e mëkahershëm dhe ata të mëvonshëm janë shqiptarë, janë shokë e miq, janë vëllezër të një gjaku. Në qytetin e Shkodrës askush nuk është pa pjesë e kushdo që mendon ndryshe nuk bën gjë tjetër vetëm përpiqet të mbjellë ngatërresa e me këtë rast po rikujtojmë fjalët lapidar të poetit tonë të madh Ndre Mjeda:

“…Qoftë mallkue kush qet ngatrrime,

Ndër kta vllazen shoq me shoq,

Kush e ndanë me fjalë e shkrime,

Çka natyra vetë përpoq…”

Korresp.i “Shqipëria Etnike”

 

Mbi “shinat” e historisë ecën “treni” i harmonisë

“Njohja e historisë, faktor vendimtar i harmonisë” (M.B.)

Kodi i besës është “postulati dhe lajtmotivi” i çdo shqiptari të vërtetë. Në këtë shkrim modest (pa asnjë paragjykim) do të trajtoj dy episode historike (të pakontestueshme), mbi besën dhe pabesinë. Rikthimi në kujtesën historike (sipas mendjes sime), nuk është kthim mbrapa, por një domosdoshmëri për njohjen dhe kultivimin e elementëve më pozitivë të trashëgimisë tonë iliro-pellazge, si një domosdoshmëri për edukimin atdhedashës të brezave e gjeneratave. Parë në këtë këndvështrim, më duhet të theksoj se historia na mëson se, më parë se të jemi të krishterë apo myslimanë, jemi arbër (shqiptarë), pasardhës të ilirëve krenarë, të cilët zbritën në këto troje të paktën tremijë vjet përpara, nga Bosnja dhe Austria, d.m.th. njëmijë vjet para Krishtit (fe që u aplikua tek ne që në shekullin e parë) dhe njëmijë e gjashtëqind vjet para hyrjes së fesë islame, e cila nuk hyri me predikatorë, por në pjesën më të madhe me dhunë. Por duhet të theksojmë se të qenit kristianë apo myslimanë nuk është meritë e të krishterëve aktualë apo ç’meritë e vëllezërve myslimanë të një gjaku, kjo u përket paraardhësve tanë në disa breza. Ndaj dhe rikthimi në kujtesën historike dhe ndërgjegjësimi se (mbi të gjitha), jemi vëllezër të një gjaku, përbën thelbin e mirëkuptimit mes besimeve dhe minimizimin në mënyrë të ndjeshme të çdo shfaqjeje të fanatizmit arkaik dhe përçarës, siç ishte dhunimi i simboleve fetare (tentativa absurde për rrëzimin e kryqit në Zefjanë të Bushatit)! Një veprim i çmendur që kërkon të “minojë” harmoninë ndërfetare dhe që akuzon në mënyrë të drejtpërdrejtë autorët që e iniciuan këtë veprim. Ky atentat flagrant tregon se segmentë antishqiptarë veprojnë në mënyrë intensive për të asgjësuar nacionalitetin shqiptar dhe këto segmentë nuk kanë asgjë të përbashkët me shqiptarët e vërtetë, këta pa asnjë pikë dyshimi janë mbeturina të baticës aziatike dhe aspak segmente të agjenturës serbe. E bëra këtë parantezë për t’u kujtuar vëllezërve myslimanë të një gjaku se në Kishën e Shna Ndout, në Laç të Kurbinit, është kryqi i shenjtë dhe aty gjejnë shërim, besimtarët e krishterë dhe myslimanë, sepse të gjithë besojmë një Zot. Prandaj ata që tentojnë të dhunojnë kryqet, janë anti-Zot dhe anti-njeri. E bëra këtë parantezë si një mesazh mirëkuptimi dhe që është në përputhje të plotë me shkrimin që do të trajtoj më poshtë.

Kam patur rastin të njihem me zotni Lek Pervizin, intelektual i shkallës së lartë dhe patriot i shquar që drejton revistën “Kuq e Zi”në Bruksel të Belgjikës. Nga Leka mora dhe librin “Historia e lavdishme e Skanderbeut”, të shkruar nga Dhimitër Frangu (bashkëkohës dhe nip i Heroit tonë Kombëtar), përkthyer besnikërisht nga italishtja e vjetër, nga Lek Pervizi, me rastin e 600-vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit (Skanderbeut). Në kapitullin që po citojmë më poshtë, autori trajton besën e Gjergj Kastriotit dhe pabesinë ose tradhëtinë e Ballaban Pashës: “Prej disfatës së pësueme, Ballaban Pasha rrinte shumë i mërzitun dhe nuk guxonte t’i dilte para Sulltanit, por tue i dhanë kurajo vetes dhe tue mendue se edhe kapetanët e tjetër e kishin pësue ashtu, vendosi të shkojë në Kostantinopojë, ku u prit me fjalë të randa, me fytyrë të ngrysur dhe të rreptë prej Princit turk, që e qortoi dhe e shau ashpërsisht. Megjithëse Ballabani, siç ishte i zgjuet e dinak justifikohej tue fajësue fatin, që e përkrahte Princ Skanderbeun, dhe aq mirë foli dhe bani saqë Sulltani ia pranoi ato justifikime, tue u besue veç gjanave që i përçonin, e kështu e lejoi që të krijonte një ushtri të re e të rikthehej kundër Skanderbeut e të merrte me vete një kapitan tjetër. Ballabani zgjodhi njëfarë Jakup Arnauti, që shqip do të thotë Jak Shqiptari, ushtarak shumë i aftë, por i egër e çnjerëzor. I dha atij dhjetëmijë kalorës e dymijë kambësorë, me porosi që me gjithë ata njerëz të shkonte në Shqipni drejt Epirit, nëpër rrugën e Thrakisë e të Maqedonisë, (sa të mundej me fshehurazi), e të mos bante asnjë lëvizje pa marrë lajmin se edhe ai kishte mërritë në Shqipni, kështu që i pari që të arrinte ta priste tjetrin, e kështu të dyja ushtritë e bashkueme të sulmonin anmikun befasisht. Ballabani, i nisun nga një drejtim tjetër, sosi në Epir para Jakupit dhe vendosi kampin në luginën e Vajkalit, e kur mori vesht Skanderbeu, çoi tre zbulues që e dinin gjuhen e anmikut, ndër të cilët ishte dhe një kushuri i Ballabanit, pa dijeni të Skanderbeut, i cili u ba shkak që shokët të mos ktheheshin aq shpejt te Princi, por ky, që ishte shumë vigjilent, kur pa se ata u vonuan, u nis vetë personalisht i shoqnuem nga pesë kalorës të tij shumë trima, për të marrë vesh pse ishte shkaktue ajo vonesë. Ndërkohë, Ballabani, që e njihte natyrën e Skanderbeut dhe e merrte me mend se zbuluesat nuk po ktheheshin, do të kishte nisë ndokën ose do të vinte vetë për të vërtetue gjithçka, prandaj vendosi të niste një bandë të madhe kalorësish për të ngritë pritë në një luginë të vogël, ku mendonte se do të kalonte ose Princi vetë, ose njerëzit e tij, dhe kështu ndodhi. Ndërsa Skanderbeu me të vetët po mbërrinin në hyrje të asaj lugine, ranë në pritë e kështu filloi luftimi, ku anmiqtë ishin shumicë, ata, jo më shumë se gjashtë vetë, me Skanderbeun në krye, të cilët u mbrojtën trimërisht. Por, tue qenë se anmiqtë ishin në shumicë, filluan të tërhiqen, gjithnjë të ndjekur nga prapa dhe arritën në një shteg të ngushtë, që për fatin e keq të tyre, ishte zanë nga një lis i rrëzuem, të cilin Skanderbeu dhe njeni nga kalorësit e kapërcyen, por katër të tjerët nuk mundën dhe u vranë prej anmiqve. Kur Skanderbeu e mori vesh, u mërzit aq shumë sa që u kthye, gadi i vendosun të vdiste bashkë me ta. U ndesh me dy turq që kishin ardhë te lisi i rrëzuem, u vërsul mbi ta dhe i vrau në vend. Eci afro 6 milje, deri në vendin e quajtur Petralba (Gur i bardhë), ku e priste ushtria e tij prej 3000 kalorësish. Kur arriti aty u mbajti një fjalim të shkurtër luftëtarëve të tij, tue i nxitë që të luftonin me trimëri, e ku do të fitonin lavdi, nder, e famë e liri, tue u premtue të gjithë plaçkën e luftës.

Mbasi vuni rregull, e ndau ushtrinë në katër skuadra. Të parën ia dha Princ Tanush Topisë nga Durrësi, kunat i Peshkopit Pal Engjëlli; të dytën Zakria Gropës; të tretën Peik Emanuelit; e të katërtën e mbajti për vete. Si vendosi gjithçka mirë e në rregull, u nis drejt anmikut dhe arriti me gjithë ushtrinë, jo larg nga kodra ku gjendej kundërshtari. Aty u ndal për ta shfrytëzue ditën, tue provokue anmikun për luftim. Por, dinaku Ballaban, që priste shokun e tij, Jakupin, orvatej me fitue kohë dhe i ikte çdo rasti kacafytjeje. Skanderbeu, që e kuptoi dredhinë e tij, aq bani dhe aq ngacmoi, sa ma në fund e detyroi të niste luftën dhe të dy ushtritë u ndeshën. U ndez një betejë e madhe dhe e përgjakshme, por me qenë se të dy ushtritë ishin të barabarta në numër, për Princ Skanderbeun qe e kollajshme të imponohej e të korrte fitore, me kasaphanën e vrasjen e anmiqve që ishte një çudi e madhe. Si mori fund ajo betejë, ku ishte përfshi dhe vetë Ballabani, u mundue t’i paraprinte kohës për të shpëtue dhe me ato pak mbeturina të ushtrisë, u tërhoq e largue fare, tue braktisë kampin që u plaçkit nga fituesit. Plaçka (me urdhër të Skanderbeut) iu nda ushtrisë mes gëzimit të të gjithëve. Sapo u arrit fitorja, erdhi një lajmëtar nga Mamica (motra e Skanderbeut), e cila e njoftonte se nga rruga e Belgradit kishte ardhun në Shqipni Jakupi, i cili e kishte kalue nji pjesë të vendit në hekur e zjarr. Kur e mori vesh Skanderbeu, që e dinte se Jakupi duhej të bashkohej me Ballabanin, dyshoi mos ishte mashtrue prej tij (dhe prej spiunëve të tij) dhe se kjo fjalë ishte dhanë që ky Jakupi ta kishte ma kollaj dhe ma me pak telashe me i rrënue viset e Shqipnisë, prandaj tepër i inatosur, marrshoi menjëherë me ushtrinë e tij dhe shkoi të ndeshet me Jakupin, i cili kishte mbërritë me ushtrinë e tij në fushën e Tiranës së Vogël. Kur mbërriti aty, Skanderbeu zgjodhi 500 kalorës të mirë dhe i çoi të provokonin Jakupin, të cilin e njihte mirë. Ky, tue pasë nda ushtrinë në tre skuadra, njërën e nisi që të ndeshej me ata pesëqind kalorësit dhe ai vetë me dy të tjerat shkonte tue ndjekë dalë ngadalë të parën, me qëllim që të sulmonte Skanderbeun, i sigurt se e kishte në dorë fitoren, sepse e dinte se ushtria e Skanderbeut ishte kacafytë me atë të Ballabanit, dhe duhet të ishin të lodhun dhe të pakët në numër, prandaj besonte se do të fitonte. Me këtë bindje u hodh përpara. Ndërkaq skuadra e parë ishte ndeshë me ata 500 kalorësit dhe kishin fillue luftimet. Kalorësit, të porositun se duhet të vepronin, filluan të tërhiqen dalëngadalë dhe në rregull. Ndërkohë ia mbërritën Skanderbeu me gjithë ushtrinë, tue thirrë: “Kalorës të mi, kthehuni e tregoni fytyrën anmikut dhe jo shpinën!” Kështu, e gjithë ushtria (e bashkueme) u hodh mbi Jakupin dhe e mbërtheu aq keq nga balli, nga e djathta dhe e majta, dhe e rrethuen dhe e sulmuen me aq vrull e guxim saqë pas një beteje të ashpër, brenda pak kohe e thyen ushtrinë anmike, që nuk mundi të mbrohej dhe filloi të çrregullohet e të vihet në ikje, ndërsa ajo e Skanderbeut doli fituese. Në atë pështjellim, Jakupi, tue kërkue të shpëtonte, u gjet (padashje) para Skënderbeut, të cilit një turk ia tregoi për të shpëtue veten dhe Princi, mbasi e ndeshi me kalin, e goditi me heshtë nën mjekërr dhe e la të vdekur. Turqit të tmerruem nga kjo ngjarje ia dhanë kambëve, tue lanë shumë të vramë dhe shumë të plagosun dhe rob, aq sa nga të dy ushtritë (të Ballabanit dhe të Jakupit) të paktë qenë ata që u kthyen në shtëpitë e tyre. Pas kësaj fitoreje, Skanderbeu dha urdhën që të mblidhej gjithë plaçka e luftës, shumë e pasur në flori, argjend dhe rroba të bukura dhe u kthye në qytetin e Krujës me gjithë ushtrinë, ku urdhëroi të bëheshin festa triumfale, mes të gjithëve. U nisi disa ambasadorë princave të krishtenë (miq të tij) tue i njoftue për fitoren e lavdishme e tue u çue dhurata të çmueshme nga plaçka e luftës, si kuaj, armë, veshje shumë të kushtueshme dhe të tjera sende të vlefshme. Pjesën tjetër, si zakonisht, ia ndau ushtrisë.

P.S. “Veçori e historisë së sipërpërmendun është se Dhimitër Frangu nuk ka përdorë superlativa dhe hiperbola, siç kanë përdorë Barleti apo ndonjë tjetër”. Ky konstatim është i përkthyesit të veprës, zotni Lek Pervizit.

Mark Bregu

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu