Nr. 95 i gazetës në print

0
Errare umanum est!

“E para ishte fjala!”. Keshtu thuhet ne njerin prej librave te shenjte, te cilin nuk po e permend, pasi shumica e atyre qe i lexojne keto rreshta, nuk e kane lexuar tekstin e perkthyer ne shqip.

“Fjala” ne kuptimin me logjik te saj, eshte sinonim e “Lirise”. E kjo, per faktin e thjeshte se “Fjala” nuk mund te burgoset, te lidhet, e aq me pak te vritet. Ne rastin me te keq, mund te vritet ai qe e artikulon ate. E duke iu kthyer asaj qe personifikohet me “Liri”, eshte e thjeshte te bazohesh tek nje tjeter shprehje. Sigurisht, per mentalitetin tone, “Liria i ka rrenjet thelle ne gjak!”. Jo! “Liria jote perfundon aty ku cenohet liria e tjetrit!”.

Duke u kthyer ne realitetin tone te viteve te pas- demokracise, besoj se ketu jemi te gjithe ne nje mendje, eshte abuzuar ndjeshem dhe haptas dhe me “Fjalen”, por me shume mendoj, me “Lirine”.

Eshte keqperdorur “Fjala” duke e thene vend e pa vend ne emer te “Lirise”, ashtu sic edhe ne emer te ketij termi, kemi thene aq shume “Fjale” sa qe te gjitha tashme duken shume pa vend. Permes fjaleve, te lidhura ne togfjalesha apo ne fjali te thjeshta e te perbera, jane hedhur lumenj akuzash, pa e vrare shume mendjen nese kemi apo jo fakte. Te mos harrojme, se per nje fjale, e cila mund te mos i kete pelqyer dikujt, familje te tera jane ngujuar. Po, po, ngujuar! Sigurisht, kur dikush ne emer te “Lirise” per te mbajtur nje arme, ka qelluar dike qe i tha nje fjale qe nuk i pelqeu shume.

Jane te shumte edhe llafazanet, ne kuptimin e plote dhe te mirefillte te kesaj “Fjale”. Disa nuk kenaqen me biseda tryezash, por i “eksportojne” ato edhe ne media te ndryshme, gazeta apo TV e radio. Ketu gjithcka komplikohet! Ne emer te “Lirise”, nje bisede e thjeshte dhe pa shume probleme ne nje tryeze ku shijohet kafe, shnderrohet ne nje ceshtje jo kombetare, por edhe nderkombetare. Ndersa shkruajme keto rradhe ne kete gazete, gjithcka eshte e qarte! Ne emer te “Lirise” se “Fjales”, dikush kerkon te shkruaje dhe te transmetoje, ate qe fare mire, mund tia kishte treguar dikujt serish duke u ulur ne nje kafe. Nuk do te kishte patur asnje problem dhe me pas, dy persona, e perseris, vetem dy, mund te kishin rene dakort ose jo per nje teme te caktuar! Nga ana tjeter, me te drejte, per nje ceshtje qe me shume se me materialen, lidhet me shpirtin, dikush reagon dhe madje publikisht! E ketu, futemi ne dilemen e perhershme te njerezimit, “Te flasesh apo te mos flasesh”!

Sigurisht, shume presin qe une te shprehem ne favor apo kunder njerit prej ketyre kaheve, ne rreshtat e ketij shkrimi. Nuk kam ndermend te marr nje pozicionim, sic edhe nuk kam bere deri tani. Jam i sigurte ne dicka. Asnje nga analistet, opinionistet, gazetaret apo edhe thjeshte, ata qe e kane pasion te hedhin dy rreshta ne nje media te shkruar, nuk jane dakort me censurimin e shkrimeve te asnje lloji! Njekohesisht, asnje nga njerezit vullnetmire, ne nje shoqeri sic eshte kjo shqiptare e ketyre viteve, nuk kerkon te nxise konflikte, aq me keq urrejtje te asnje natyre. Ekulibri ne kete pike, me keto dy mendime alternative, eshte veshtire te gjindet. E keshtu, eshte gabuar dhe do te vijoje te gabohet, nga te dy kahjet. Gabojne ata qe “Fjalen e lire”, e thone me shume se duket dhe ku nuk duhet, sic edhe gabojne ata, qe mundohen ta frenojne ate, duke mos perdorur “si arme”, vetem “Fjalen”, te njejten arme.

Jane te shumta rastet, ku njerezit, institucionet apo edhe shteti kane gabuar. Gjithcka lidhet me “Lirine”, por edhe me “Fjalen”, e cila mbase kur hidhet mbi nje leter, behet shume me peshe. Eshte e veshtire qe njerezit te jetojne 100% sipas shkrimeve te shenjta, perjashto ata, te cilet duke veshur petkun, pepiqen, por perseri nuk ia arrijne ne kete mase. Por mediat, te shkruara apo vizive, asnjehere nuk kane gabuar dhe sigurisht, nuk do te gabojne teksa ndjekin rrugen e tyre profesionale. Nje shtepi pa dritare, edhe pse me dyer te medha, nuk mund te marre driten e nevojshme te diellit. Pa dritare, nje shtepi do te kuterbonte ere te keqe. Edhe nese dicka, nuk eshte ne nivelin maksimal te mundshem, eshte me mire te publikohet! E keqja nese merr ajer, eshte shume me e lehte te permiresohet! Ne mbare boten, kemi degjuar dhe po degjojme per mjaft individe apo grupime, te cilet po terrorizojne mbare globin, nga Evropa, deri ne Azi. Por ata jane e keqja me e vogel e njerezimit. Me te rrezikshmit, jane ata qe nuk ndjehen dhe ne nje moment shfaqen pa mundesi parandalimi. Kundershtari me i ashper, eshte ai qe nuk te tregon kembet! E jo me kot, shpesh here perserisim me vete “Zot, me ruaj nga miqte, pasi nga armiqte ruhem vete!”.

Blerti DELIJA

 

PS-ja, me krime pat ardhur në pushtet, me krime po kërkon ta rimarrë pushtetin

Gjatë këtyre muajve në opozitë, minoranca e majtë nuk po bën asgjë tjetër veçse po vijon lidhjet e saj me krimin. Pasi e mbajtën pushtetin për 8 vite, duke u lidhur me krimin, të cilit i dha favore, përmes tij sërish kërkon të marrë pushtetin. Skenat e dhunës në Kuvend nga titullarë të opozitës si Ilir Meta i LSI-së, tregojnë qartë se kjo pjesë e politikës shqiptare është e lidhur me krimin, duke kërcënuar edhe mjaft demokratë të vendosur. Një nga këta është edhe Altin Haxhari, i datëlindjes 5 qershor 1979, i cili u rreshtua me bindje të plotë si anëtar i PD-së që nga viti 2002. Akvititeti i Haxharit ra në sy të pushtetit politik të PS-së dhe falangave të saj të armatosura. Më 22 mars 2002, policia politike e arrestoi thjesht si një militant i vendosur demokrat. Atë ditë në Shkodër u organizua një mitin madhështor në përkujtim të 22 marsit 1992, kur PD-ja kishte fituar duke kthyer në Shqipëri pluralizmin pas 50 viteve diktaturë. Altin Haxhari ishte një nga pjesëmarrësit më aktivë. Ai iu nënshtrua torturave çnjerëzore, të denja vetëm për diktaturat fashiste, që në vendin tonë fshiheshin pas termit socialist. Për mungesë provash ai lirohet duke treguar qartë se arrestimi i tij u bë për motive politike. Megjithatë, shërbimet famëkeqe, vijim i natyrshëm i Sigurimit të Shtetit komunist hoxhian, kishin planifikuar edhe vrasjen e të riut, kështu që Altini u detyrua të mjekohej ilegalisht dhe jo në spital. I kërcënuar vazhdimisht për jetën nga bandat e lidhura dhe të veshura me pushtetin fashisto-socialist, ka jetuar i fshehur për shumë kohë, si e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar eliminimit vetjak por edhe të familjarëve të tij. Në këto kushte, si shumë demokratë të tjerë, Altini u detyrua të braktisë Shqipërinë, për të siguruar jetën e tij. Por dhe sot jeta e tij është e kërcënuar. Edhe pse në opozitë, PS-ja vazhdon të jetë e lidhur me banda, të cilat kanë për detyrë të ekzekutojnë vendimet e marra gjatë 8 viteve në pushtet, për zhdukjen e demokratëve. Në këto kohë, bandat e lidhura me opozitën, e cila tregon përherë e më shumë inkriminimin e saj politik, duke eliminuar kundërshtarët që ka patur gjatë 8 viteve në pushtet, kanë ndërmarrë një fushatë të egër dhune, deri në ekzekutime të militantëve demokratë. Ashtu siç janë eliminuar në Fier, Lushnjë, Shkodër, demokratët si Altin Haxhari janë të rrezikuar në çdo moment nëse kthehen në Shqipëri. Megjithë përpjekjet e qeverisë Berisha në luftën kundër krimit, duhen edhe shumë vite që siguria për jetën të jetë e garantuar. Aq më tepër, kur edhe në strukturat aktuale të shtetit, si policia, gjykata e prokuroria, vijojnë të ushtrojnë aktivitetin (anti)ligjor komisarë politikë të PS-së.

Vasel Gilaj, Albert Vataj

 

Amerika, Britania dhe terrorizmi

Ka ekzistuar, ekziston dhe për shumë kohë do të ekzistojë terrorizmi. Po çfarë është në të vërtetë? Një akt terrorist duket i lehtë të dallohet si i tillë. E megjithë ekzistencën e ligjeve dhe traktateve ndërkombëtare që e përkufizojnë terrorizmin si krim, madje qysh në gjenezë, në ideologji, kjo botë e trazuar prej tij ka edhe njerëz që e mendojnë ndryshe. Krejt ndryshe.

Terrorizmi mund të ndodhë kudo dhe në mënyrë të paparashikueshme. Në Samara të Irakut, një xhami shiite është hedhur në erë në shkurt. Edhe në Bali të Indonezisë, tre autorë sulmesh vetëvrasëse, kanë shkaktuar vdekjen e 20 vetëve.

Londra, si vendi i menduar shumë i sigurt, u trondit në korrik, ku tre trena metroje dhe një autobus u hodhën në erë me bomba. 10 gushti ishte planifikuar si dita më e zezë e botës nëse terroristët do arrinin të hidhnin në erë 12 avionët e planifikuar. Në mendjet e terroristëve që po përballen me drejtësinë, kish marrë jetë jetëmarrja e mijëra jetëve të pafajshme.

Jo rrallë ka patur edhe manifestime kundër veprimeve të Presidentit amerikan Xhorxh Bush apo Kryeministrit britanik Toni Bler. Është e vërtetë që popujt ngado nuk duan luftë, aq më tepër kur paqja mund të funksionojë. Po sa e mundshme është të sigurosh atë që duan njerëzit, paqen? Terrorizmi fatkeqësisht po e imponon dhunën. 11 shtatori 2001 në New York, ende është në sytë e gjithkujt, ashtu i si, tragjik, ndaj edhe përkufizimi i tij është hartuar me fjalë shumë të rrepta. Terrorizmi mund të përkufizohet nga gjithkush si dhunë kryesisht kundër civilëve nga grupe që duan të ndikojnë tek politikat e qeverive, duke ngjallur frikë e panik në ato shoqëri. Ndaj edhe startimet e terroristëve synojnë Amerikën, Anglinë apo vende të tjera që ndikojnë edhe në politikën globale.

Analisti Brian Jackson i Koropratës Rand në Uashington është shprehur se megjithëse objektivat e grupeve të veçanta terroriste mund të jenë të ndryshme nga njëri-tjetri, ka diçka të përbashkët që i lidh këto akte dhune. Pra, kështu ka dashur të thotë ai kur ka nënvizuar: “Terrorizmi është armë psikologjike. Është përpjekje për të shkaktuar frikë dhe të ushtrojë veprim tek njerëzit përmes frikës. Kështu, duke u bërë keq pjestarëve të popullsisë, ata përpiqen të shkaktojnë frikë tek gjithë popullsia që ajo nga ana e saj të ushtrojë presion tek qeveria për të ndryshuar vendimet e saj”.

Kjo erë e keqe ndihet ngado në botë.

Kështu ngjau edhe në Spanjë para dy vjetësh. Pra nuk ishte rastësi që tre ditë para zgjedhjeve parlamentare, një sërë shpërthimesh shkatërruan tre trena, duke çuar në varr mbi 200 jetë të pafajshme. Një videokasetë qe gjetur asokohe në Madrid, ku merrej përsipër përgjegjësia nga Al-Kaida, e cila kërkonte që Spanja të tërhiqej nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA në Irak.

Analistët kanë pranuar se pikërisht videokaseta ka ndikuar, madje është bërë faktor që spanjollët përmes kutisë së votimit të zgjidhnin Partinë Socialiste të opozitës së Jose Luis Rodriguez Zapateros, si drejtuese të fateve të Spanjës. Dhe pikërisht socialistët e Zapateros tërhoqën menjëherë trupat spanjolle nga Iraku.

Sot ka përkufizime ligjore për terrorizmin në ligjet amerikane e britanike, por edhe në traktatet ndërkombëtare. Megjithatë, këto përkufizime mund të jenë të ndryshme nga qëllimi dhe përmbajtja, duke lënë të çelura të tjera të rregullta gjithnjë në varësi të efektivitetit të terrorizmit si akt e ideologji.

Jeffrey Breinholt, zëvendës-shef i kundërterrorizmit në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, shpjegon se si parashihet terrorizmi në ligj për SHBA-në: “Në Shtetet e Bashkuara nuk ka gjë të tillë si krim i terrorizmit. Në fakt, ne si qeveri bëjmë një listë të akteve që ne e dimë që terroristët i kryejnë dhe pastaj e parashikojmë si krim, kryerjen e këtyre akteve”.

Pra, rrëmbimi i avionëve, mbajtja e paligjshme e armëve, eksplozivëve dhe shkatërrimi i objekteve qeveritare amerikane janë disa nga aktet e lidhura me terrorizmin që parashihen në ligjin federal.

Shumë vende dhe traktate ndërkombëtare, madje jo vetëm perëndimore, e pranojnë terrorizmin si krim, por ka edhe deklarime që nuk i konsiderojnë disa akte si terrorizëm. Kjo për shkak të bindjeve politike apo edhe shoqërore.

Në qoftë se del në rrugë në Amerikë dhe pyet, ashtu mbarë, pra edhe amerikanë të kombësive dhe bindjeve të ndryshme, se çfarë është terrorizmi, në dhjetë vetë do marrësh tetë përgjigje të ndryshme. Për çdo person ideja e një terroristi dhe e një luftëtari të lirisë është e ndryshme. Por nuk duhet harruar se në vitet 1980, terroristët në Amerikën Qendrore ishin për vendet lindore luftëtarë të lirisë.

Pra, me pak fjalë, është mjaft e komplikuar tema mbi terrorizmin. Disa njerëz e kanë mbrojtur dhunën e IRA-s në Irlandën Veriore, si një përpjekj legjitime për të bashkuar rajonin e kontrolluar nga Britania, me Republikën Irlandeze. Arsyetime të tilla janë përdorur edhe për dhunën e separatistëve çeçenë dhe të Sri Lankës. Ideja e terrorizmit mund të ndryshojë edhe nga besimi fetar. Disa njerëz pretendojnë se shkrimet e shenjta të besimit kanë fragmente që e justifikojnë dhunën dhe kjo, megjithëse të gjitha fetë kryesore thonë se vrasja e njerëzve të pafajshëm është e papranueshme.

Perëndimi e shikon terrorizmin si një kërcënim të madh për paqen e stabilitetin. Kundër tij po merren e do merren gjithnjë masa më të rrepta, biles gjithëpërfshirëse. Edhe në vende që nuk ua di kush emrin. Lista me aktet që perëndimi i di, plotësohet përditë, çdo orë e minut. Pra, përpjekjet e veprimi po shkon edhe përtej kapjes dhe ndëshkimit të autorëve të dhunës. Analisti Steven Welsh, në Qendrën për Informacion për Mbrojtjen, në Uashington, thotë se: “Që të kapet rrjeti i gjerë, gjithkush që ka përgjegjësi dhe, të shqyrtojmë masat që duhet të marrim për të parandaluar terrorizmin, ne duhet t’u gjejmë rrënjët aktiviteteve ndihmëse si sponsorizimeve, organizimit, nxitjes për dhunë…”.

Pavarësisht gjithçkaje që njeriu paqësor ka bërë e po bën, këto aktivitete, me ndihmën e teknologjive moderne që lejojnë lëvizjen e fshetë deri diku edhe të komunikimit (me njëri-tjetrin, normalisht, pasi bisedat e tjera të gjitha deshifrohen e janë prova), e bëjnë luftën globale komplekse dhe jo të lehtë.

Është fat për të gjithë popujt se Shtetet e Bashkuara, Britania dhe shumë vende të tjera të fuqishme, thonë se asgjë nuk do i ndalojë deri në mposhtjen përfundimtare të terrorizmit, duke bërë histori me historinë.

Sokol Pepushaj

 

A është ky hap drejt triumfit të politikës serbe për Kosovën

Është V.Kushtunica armiku i Kosovës së lirë, i shqiptarëve që duan paqe. Por, për këtë paqe të shqiptarëve, për këtë liri të Kosovës, armiku nuk do të ndi, nuk do te pajtohet. Ndaj është me normale të thuhet se nuk ka përfunduar lufta me Serbinë. Kjo luftë ka te ngjarë të zgjasë edhe për sa kohë që Kosova mbahet e tillë, sipas thënjës se njohur; “ngrihe, e mos e këput“.

 

Gazimestani vend i bastionit nacionalshovenizmit serb. Ky vend i vogël, me i kish pa origjinë, me i histori të rreme, vazhdon të mbetet, të bëhet lëmshi më i madhë i trazirave të mundshme, në dëm të Kosovës dhe shqiptarëve. A do ta lejojë këtë UNMIK-u dhe qeveria e saj solidare, që flet në emër të Kosovës. Kjo po dëshmohet gjithnjë e më shumë, madje rasti i vizitës së V.Kushtunicës, është argumenti më i madhë dhe më i palëkundshëm. Sikur po harrohet gjaku i trimave, lufta e tmerrshme dhe terrori i kriminelëve serb, që ushtruan për ni kohë të gjatë mbi Kosovën dhe shqiptaret. Ndofta, po kaq me trishtim, mund ta ketë marrë, gadi dhe secili shqiptar, që i druhet Serbisë. Pyetjae, Se a i druhemi Serbisë me këtë politikë që kemi, vetëm një mburravec e thotë troç; Jo te madhe e, pa mbulesë. Ardhjen e Kushtunicës në Kosovë dhe epilog i vizitës së ti, nuk qe në fakt pjesëmarrja në kremtën apo ceremonin fetare. Më tepër se kremtë se ceremoni fetare ato ken politike dhe kërcnim politik i sërishëm nga brenda, ngjajshëm me ish diktatorin Millosheviq. Se politika serbe nuk ka ndryshuar ndaj shqiptarëve dhe Kosovës e deshmoi fjalimi politik, i kryeministrit aktual serb, i cili e pohoi se:“ unë do të bëjë më shumë se Millosheviqi që ka bërë për serbet këtu“ . Ky qe mesazhi, i ti në Kosovë.

UNMIK-u, e toleroi edhe njëherë aktivitetin politik te agresionit serb mbi Kosovën, duke e lejuar Kryeministrin e një vendi kriminal të kthehet në Kosovë, pa u penduar, pa kërkuar falje publike për krime të bëra, gjatë luftës së fundit në Kosovë. Më këtë edhe njëherë, ne po tregohemi të papërgjegjëshëm ndaj vetës dhe historisë sonë. Ngjarjet e krimit makabër të kryra nga serbët në Tivar, as edhe sot nuk u denuan nga askushi sepse nuk e ngritëm kurrë zërin deri te arsyeja. E njëjta gjë, sikur po përseriten edhe tani, me krimet kudo e ku në Kosovë, në fakt për këtë nuk po e ngrisim sërish zërin e fuqishëm deri te arsyeja. Shkaqet për këtë nuk janë aq shumë te atakura me realitetin.

Pse kaq shpejt harrohen momentet më të rëndësishme të historisë, tmerret që na i shkaktoi Serbia në shekuj, lëgjendat shqiptare, lufta e UÇK-së, dhe të tjera… Janë produkti më zhglyeshëm, më te dëmshme që ne vazhdimisht i bëjmë vetës.

Pamjt që ndodhën në Mitrovicë janë akoma trishtim, në pritën e vendosur nga Lëvizja për Vetëvendosje, LPK-ja, për të mos hyer serish njeriu armik i papërmisueshëm dhe „nongrato“ i shqiptarëve. Ndërhyrja e dhunshme, brutale e policisë së ashtuquajtur SHPK, (solidja e KFORI-t dhe të ashtuquajturve policë nderkombëtar) shënoi dhe pësoi në vete degradimin më te madhë, ne besimin e saj tek populli. Pse t’i besohet një policie që harron kriminelët, në vend se ajo te solidarizohej me protetstuesit, ajo i rraf dhe i dhunon qytetaret e vet për kriminelet e Serbisë. Kështu ajo mbron Serbin nga brenda, Ngjajshëm ndodhi edhe më parë, me Drashkoviqin, dhuna ishte bërë objekt i qytetarëve të saj, që nuk duan njerzë të thikave, te kalashnikovë-ve, që Kosovën kur te duan, e kur tu teket e bëjnë shënjestër te nacional-shovenizmit serb.

Është V.Kushtunica armiku i Kosovës së lirë, i shqiptarëve që duan paqe. Por, për këtë paqe të shqiptarëve, për këtë liri të Kosovës, armiku nuk do të ndi, nuk do te pajtohet. Ndaj është me normale të thuhet se nuk ka përfunduar lufta me Serbinë. Kjo luftë ka te ngjarë të zgjasë edhe për sa kohë që Kosova mbahet e tillë, sipas thënjës se njohur ;“ngrihe, e mos e kput“.

Kushtunica në një tubim në Mitrovicë vite më parë, nxorri kalashnikovin për ti friksuar shqiptaret dhe për tua bërë te njohur se Kosoven nuk do ta lëshojnë. Këtë pamje e pamë serish në Gazimestan me gjuhen gjarpër, helëm për Kosovën dhe shqiptaret. Ky aversivitet i politikës serbe nuk ndalet duke zbutur tonet tone, kinse për t’i treguar botës dhe atyre se ne nuk jemi te ngjajshëm si ta. Duhet, sjellje tjera ndaj provokimeve të vazhdushme të politike serbe dhe maglomanve te nacional-shovenëve serb.

Ardhëja e kryeministrit aktual serb pas shtat vitetve në Kosovë, nuk solli ndryshimin e mundur te një Serbie demokratike, te njeriut që krekoset para opinionit te vet dhe te jashtëm se Serbia nuk është më nën diktatin e ngjajshëm, me regjimin e Millosheviqit. Kjo mani intrigash i sherben politikës që e zë në kut atë që mundet. E, a jemi ne shqiptaret e Kosovës kuti i politikës Serbe, më këtë lloji politike servile, rrallë kush se do ta besonte te kundërtën!.

Ardhja e Kushtunicësnë Kosovë, në Gazimestanin si bastion , nuk mund të ndodhte ndryshe nga ajo që e vertetuam dhe qe e ishte paksa e ditur. Nuk ndodhi ajo siç e pohuan; F.Sejdiu dhe A.Qeku, kjo vizitë do të jetë vetëm si një vizitë private me mison fetar. Ja të tilla aluzione politike merr qytetari i Kosovës nga „Presidenti“ nga „Kryeministri“,i saj. Deri kur qytetarit te Kosoves do ti mistifikohen realitetet politike qe kan të bëjnë më të dhe për ta.

Kryeministri serb, V.Kushtunica erdhi në Kosovë, jo i shoqëruar nga policia serbe, siç do të deshironte ai, por ngjajshëm, u sigurua se nuk do ti ndodhë asgjë sepse garantuse do te jetë SHPK-ja. Këtë edhe e bëri SHPK-ja, për Kushtunicën, atë e siguroj deri në atë masë sa për të do të dhunohej brutalisht, kushdo kjoft ai edhe veprimtari i dalluar i çështjes shqiptare apo deputeti i paralamentit të Kosovës.

Bekim Rexhepi

 

Fier: Dhunë mbi aktivistin e FRESH-it

Demokratët intensifikojnë gjuetinë e shtrigave duke e shtrirë atë në të gjitha nivelet e anëtarëve dhe aktivistëve të Partisë Socialiste.

Së fundi, viktima e radhës ka qenë i riu socialist, anëtar i FRESH-it, Saimir Toska. I kontaktuar nga gazeta, ky i fundit ka dëshmuar se në mbrëmjen e 25 janarit, menjëherë pas kthimit të tij në shtëpi, dy policë, efektivë të Komisariatit të Fierit, kanë shkuar në banesën e tij dhe i kanë kërkuar në mënyrë të prerë që ta shoqëronin në ambjentet e policisë. Pa dashur të shkaktojë incident të panevojshëm, si edhe duke dashur të shmangë reagimin e shqetësuar të gruas së tij, Toska është bindur dhe është nisur bashkë me dy policët për në komisariat. E çuditshme është se trajtimi që i është bërë aty nuk e ka justifikuar urgjencën me të cilën ai është thirrur dhe shoqëruar, pasi gjatë gjithë natës askush nuk është marrë me të, qoftë edhe sa për ndonjë formalitet të thjeshtë. Vetëm në nesërmen në mëngjes, vetë Shefi i Komisariatit ka komunikuar me Toskën duke i thënë se ndaj tij ka patur një denoncim për ushtrim dhune ndaj dy personave emrat e të cilëve ai nuk i bëri të ditur.

Pas refuzimit të Toskës dhe këmbënguljes së tij për të mësuar emrat e denoncuesve, zyrtari lokal i policisë i deklaroi Toskës se tashmë kjo çështje do t’i kalojë Prokurorisë dhe se policia e quante të ezauruar detyrën e saj duke e lejuar Toskën të shkojë në shtëpi. Sakaq, nga burimet tona në Prokurori mësojmë se ndaj të riut Saimir Toska është hapur një çështje penale pas kallzimit të bërë ndaj tij nga organet e policisë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i organeve lokale të Partisë Socialiste të Fierit. Vetë kryesocialisti fierak Kujtim Shehaj, por edhe deputeti i zonës, Petro Koçi, në një deklaratë për shtyp ka cilësuar këtë si një veprim diskriminues, “akti i rradhës” në gjuetinë e shtrigave që pushteti i Berishës ka filluar në të gjithë vendin kundër anëtarëve dhe aktivistëve të Partisë Socialiste, veçanërisht në Fier, i njohur si qytet që ka votuar vazhdimisht për socialistët, siç theksohet në deklaratën për shtyp.

“Saimiri është viktimë e aktivitetit të tij disavjeçar politik në shërbim të PS-së, për më tepër që është punësuar në administratën lokale të saj”, kur z.Koçi për gazetën “Shqipëria Etnike” duke shtuar se gjithë të tjerat janë sajesa të policisë lokale, e cila aktualisht kontrollohet me dorë të hekurt prej pushtetit të sotëm demokrat.

Jetmir Delaj

 

Ligji i ri për pushtetin vendor shmang konfliktin e interesave

Duke vlerësuar idenë e zgjatjes së mandatit të të zgjedhurve lokalë në 4 apo 5 vjet dhe me argumentet e paraqitura, është mirë të ndalemi në këtë pikë. Duhet të kemi parasysh se e vetmja mënyrë e ndërtimit të institucioneve të drejtuesve të pushtetit lokal janë zgjedhjet politike. Por është shumë e nevojshme që pas zgjedhjeve këto institucione të veprojnë si të tilla dhe vetëm si së tilla. Nevojat e panumërta të komuniteteve tona të organizuara në njësi administrative nuk mund të presin asnjë sekond vonesa krejt banale të këtyre institucioneve, që duhet thënë se gjejnë hapësira ligjore për shkak edhe të ligjeve në fuqi. Dhe defektet në ligj fillojnë që nga ligji për zgjedhjet lokale. Tashmë është evidente në fjalorin politik fjala Dushk. Kjo përdoret me dhe pa arsye sa herë që ka probleme në Parlamentin Shqiptar, i cili për të dytën legjislaturë radhazi është ndërtuar mes defektesh zgjedhore edhe me këtë problem. Por unë do të thoja se në shoqërinë shqiptare ky defekt në parlament është krejt minimal në krahasim me Dushkun në pushtetin lokal. Dihet se zgjedhjet lokale ndërtojnë brenda institucionit të drejtimit lokal dy mini-institucione siç është ai i Kryetarit dhe Këshillit Bashkiak. Për nga rëndësia për një funksionim të rregullt të institucionit, këshilli bashkiak-komunal është shumë i rëndësishëm dhe jetik duke qenë organi vendimmarrës. Po kështu ky mini-institucion është shumë i rëndësishëm dhe për performancën politike pasi duke përjashtuar dy partitë e mëdha të cilat synojnë dhe në shumicën e rasteve i dominojnë të dy mini-institucionet, të gjitha partitë e tjera kërkojnë të përfaqësohen. Duke qenë se ligji paragjikon zgjedhjen e këtyre dy mini-institucioneve brenda institucionit në mënyrë të veçuar, këtu ndërhyn Dushku i kushtëzuar nga dëshira e përkeqësimit medoemos, sëmundje kjo e politikës sonë. Votat për kandidatë shkëmbehen për vota për këshilltarë e anasjelltas. Të mëdhenjtë lëshojnë e të vegjlit përgjërohen për mbijetesë dhe përfundimi ligjor moral i zgjedhjeve të tilla lokale, të ligjshme janë mini-institucione dushkore, me vështirësi të mëdha funksionimi. Megjithëse institucioni i kryetarit është i një force politike, institucioni i këshillit i përket një përzierjeje miks pa ekuilibër politik por që vetëm bllokon ose e përdor mini-institucionin për qëllime personale. Kam parë këshill të dalë nga mënyra dushkore që nga socialdemokratë janë pjestarë të grupimit të djathtë, aleancistë me të drejtat e njeriut apo republikanë me socialistë. Kjo shumë e theksuar në këshilla komunalë ku ndërhyn dhe një veçori tjetër, që do ta theksoj më poshtë, si konflikti i interesit. Një dukuri e tillë është shumë e dëmshme në funksionimin e institucioneve të pushtetit lokal, në përmbushjen e detyrave të tij, në shërbim të popullit. Sa e sa raste në dukje absurde, kanë ndodhur në shoqërinë tonë të bllokimit të funksionit të pushtetit lokal, por që kanë shfrytëzuar hapësirat ligjore në fuqi. Këtu, si gjithnjë, fajin e kanë partitë politike të cilat duhet të jenë shumë të kujdesshme në përzgjedhjen e kandidatëve, por fajin e ka edhe ligji i cili duhet t’u presë rrugën njëherë e përgjithmonë abuzuesve të tillë. Dy janë rrugët më efikase për rregullimin e përfaqësimit: a) barazimi i votës parti-kandidat; b) rritja e pragut të përfaqësimit. Reformat decentralizuese të pushtetit lokal duhet doemos të shoqërohen me përmirësime funksionale të këtyre institucioneve që për mendimin tim janë “thembra e Akilit”, pika më e dobët administrative e shoqërisë sonë. Me shumë seriozitet në ligjin e funksionimit të pushtetit lokal duhet parë dhe konflikti i intersit, ose e thënë ndryshe moslejimi i organizimit të këtyre institucioneve mbi bazë farefisi, miqësie, pasi nepotizmi është bërthama e tyre. Këto fenomene kryesisht në komuna e sidomos kur ata drejtojnë njësi të pakta administrative, janë bërë gangrenë e vërtetë për funksionin e këtyre institucioneve. Pa dëshiruar të përmend identitete, di disa institucione të tilla kur kryetari ka 2 apo 3 këshilltarë kushërinj, bies në parti të ndryshme, 2 apo 3 nëpunës në administratë miq apo kushërinj. Të duket se kur troket në derën e këtyre institucioneve ke ngatërruar derë e po troket në biznesin e këtij apo atij individi, të papranueshme. Ndoshta dikush do të thotë që fajin e kanë zgjedhësit. Mund të kenë fare pak të drejtë. Fajin kryesor e ka ligji. Ndaj duhet rregulli. Mbifajin e ka politika. Me urgjencë politika duhet të ndërhyrë për rregullimin e legjislacionit. Zgjedhjet lokale po afrojnë. Ata nuk janë zgjedhje politike. Këta zgjedhje mos të gënjejë mendja njeri se përbëjnë test politik. Janë zgjedhje për një administratë lokale që është shumë e rëndësishme. Një administratë që nuk duhet ta ndjejë veten të imunizuar qoftë dhe për arsye të ligjit, por ta ndjejë veten shërbëtore, të mbrojtur por shumë të kontrolluar. Dhe në do të arrihet që të zgjedhim një pushtet lokal cilësor, funksional e të përgjegjshëm, Shqipëria do të bënte një hap të madh integrues drejt Europës. Politika shqiptare duhet ta dijë mirë këtë. Të mos përdorim gjithçka për interesa politike. Është koha të punojmë e veprojmë mirë, për këtë popull plot halle.

Aleksandër Kaçi

 

DITËVERA  ” DIBRANE ” NË  SALAMINË…

DITA e VERËS është një festë mbarkombëtare, ditë që festohet  nga të gjithë shqiptarët : në Shqipëri, në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni.

Një ditë atë e gjeta, ashtu siç e pata përjetuar në fëmijëri, në një ishull të Greqisë, midis arvanitasve të Salaminës…

Dita e Verës… 14 Marsi…Sa  herë dëgjoj këtë emër kujtesa këthehet   një gjysëm shekulli pas, në ditët e mija të fëmijërisë, në ato ditë që nuk këthehen më. Dita e Verës ishte  një ditë e gëzuar për të gjithë por në veçanti ajo ishte një ditë e madhërishmë për fëmijët…

Dita e Veres si dhe shume Ditë të tjera të shënuar në kalendarin vjetor si Novruzi, Shëngjergji, Shënkolli, Shën Mëria, Shën   Mitri  e të tjera ishin pika referimi  në kalendarin popullor. Fejesat, dasmat, lindjet, vdekjet, të mirat dhe të këqiat, gëzimet dhe fatkeqësitë ishin masë e kalendarit popullor. Nëna ime e mirë, sa herë kur unë festoja ditëlindjen time që sipas letërnjoftimit   ishte më 11 maj më thoshte se ti nuk ke  lindur pesë ditë pas Shëngjergjit  ( 6 maj )   por pesë ditë para Ditës së Verës. Dhe asnjëherë nuk mungonte të përshkruante, me gëzimin e nënës se si  komëshinjtë vinin e të mbulonin me  lulet e sapoçelura të thanës duke uruar që të bëhesh i fortë si thana, të rrethonin me vezë të kuqe që të rritesh i shëndetëshëm, ” I bardhë e i kuq si veza…”

Që në vogëli, por edhe tani që kam hyrë në dhëmbët e pleqërisë, asnjëherë   nuk më janë shqitur nga qënia ime këngët dhe ritet e Ditës së Verës,bukuria që përcillnin mëngjeset paraditverore.

Të bukura, kaq të bukura sa nuk harrohen kurrë, ishin ditët, apo më mirë të them javët e paraditverës…

Ngriheshim herët në mëngjes, pa zbardhur dita. Vishnim shpejt e shpejt ndonjë rrobë të trashë të leshtë që të përballonim të ftohtin e mëngjesit që në Dibër   në fund të shkurtit e fillim të marsit  thuajse kurdoherë ishte me  debore e me akull dhe dilnim “Tek Thana”. Kjo bimë   frutore çel e para  midis  të gjitha  pemëve   në anët tona.  Sythat e saj  fryhen  e  plasin edhe midis të ftohtit e ngricës. Druri i saj konsiderohet si druri më i   fortë midis të gjithë drufrutorëve që natyra   mban në gjirin e saj të virgjër. Ndoshta kjo është arsyeja që të parët tanë paganë kanë zgjedhur për t’iu   falur thanës, për tu fërkuar pas saj që  ” të bëhemi të fortë si thana”. Edhe këngët që këndonim me zë të lartë që të dëgjojnë komshinjtë ishin këngë që të ftonin   për shëndet. Ja njëra prej tyre ashtu siç ka mbetur e pashkulshme në kujtesën time..

I  fortë  si  thana,

I  lartë si  plepi

I   lehtë si lajtheja

I   bardhë e  i kuq si veja…

Ëndrra dhe dëshira  e fëmijëve në ato kohë ishte të ishin   trup fortë si thana, të ishin truplartë si plepat kavak që lartoheshin rreth shtëpive, të ishin trup lehtë si lajthija dhe të ishin të bardhë e të kuq si veza. Për këtë i luteshin Ditës së Verës.

 

Ngritja herët ishte një garë e përditëshme fëminore. Ai që ngrihesh i pari kishte privilegjin të tallte e përqeshte bashkmoshatarët e vet   t’u linte atyre “morrat e pleshtat”,  t’u  këndonte me qesëndi :

Fli   or  Gëzim  fli ,

Të   ka marrë nana n’gji,

Sa qenke  rrit

Qenke ba si shyt…

Ftesa  per te dale “ke thana”, ishte domethënëse, qesëndia për ata që flinin gjumë ishte po ashtu domethënëse. Dita e Verës   shënonte fundin e punëve të mbyllura dimerore dhe fillimin e punëve të hapura, të mëdha  të Verës. Ndaj secili tash duhet te ngrihet heret dhe t’u pervishet punëve .

Nata e Verës ishte  Nata e Luleve. Ne mesditë , djem e vajza shkonin në

zabel dhe mblidhnin lule, bënin me to kurora dhe duke kënduar e hedhë valle vinin    e i ngjisnin mbi portat e shtëpive . Në mbrëmje mblidheshin tek mullinjtë  dhe pasi hidhnin në ujin që shkumzonte tek dilte nga elika e mullirit  lule, mbushnin ibrikët me ujë dhe me të spërkatnin shtëpitë…

Në mbrëmje, kur binte errësira organizohej ndezja e zjarreve. Pranë çdo shtëpie   fëmijët, në një garë  të pashpallur, me ditë  të tëra punonin  kush e kushtë bënte mullarin më të math, të ndizte zjarrin më të madh. Rreth zjarreve përsëri këndoheshin këngë, thyheshin vezë e  në fund organizohej kapërcimi i flakëve në shuarje.

Në sofrën  e Natës së Verës  zakoni e donte që të vihej gjeli  më i math i tufës së shpendëve të shtëpisë…

Dita e Verës, 14 marsi, shpaloste të tjera bukuri, të tjera rite. E ndërsa  nënat dhe gjyshet gatuanin  “Petën e Ditveres”, e mbushur me  gjërat më të shijshme të kohës, fëmijët, djemtë dhe vajzat, madje edhe nuset e reja   që zakonisht merrnin leje për t’u  kthyer tek prindët, nisnin këngët dhe lojërat e tyre. Djemtë luanin kala dibrance, futboll, dokrra, madje organizonin lagje me lagje   beteja me bahe, një mjet  thurur me penjë që përdorej për të përcjellë gurët kundër kundërshtarit nga një kodër në tjetrën. Goditja që mund të mirrej nga një gurë i kundrërshtarit   nuk konsiderohej fatkeqësi dhe nuk ushqente asnjë lloj  mërie me kundërshtarin…Vajzat luanin jesir,qorrduka e lojëra të tjera. Luanin edhe një lojë tjetër   me vajzat e lagjes përkundruell. Këndonin dhe u hidhnin rromuze  njera tjetrës.

Gëzim sillnin midis fëmijëve, por edhe të rriturve, ardhja e Llazoreve dhe këngët karakteristike që përcilleshin  në ritin e ardhjes, qëndrimit dhe ikjes  së tyre. Llazoret ishin  njerëz, djem dhe vajza, të lagjes tjetër, të cilët visheshin me rroba  shumëngjyrëshe dhe në fytyrë mbanin maska   që të mos njiheshin. Llazoret përfaqësojnë ato shfaqje popullore që aktualisht kanë hyrë në fjalorin festiv mbarbotëror me emrin Karnavale…

Kur erdha në Athinë për afro një vit te tërë jetova ne Salaminë, një ishull i banuar   nga shqiptarë të ardhur shekuj më parë, nga arvanitas. Një ditë u befasova kur Parashqevula  që i kishte kaluar   të gjashtëdhjetat , duke biseduar me mua me fjalë arvanitase ( unë  në atë kohë nuk dija asnjë fjalë greqisht )  më këndoi një këngë të fëmijërisë së saj që më solli në Salaminë ditëveret e krahinës sime.

Kur ishim të vogla, më tha ajo, më 14 mars. Ditën e Verës dilnim në majë të kodrës së Kamaterosë dhe u këndonim vajzave të fshatit tjetër, Ambelaqit:

Ambelaqi   gropa  gropa

I  ka vashat  porsi  lopa…

Parashqevula  këndoi me një shqipe çuditërisht të pastër të njëjtën këngë që vajzat dhe nuset e  lagjes sime u këndonin  vajzave dhe nuseve të lagjes së Kallçishtit…

DITA E VERËS     është një festë e vjetër popullore, një festë shumë e vjetër, festë pagane, parakristiane,  gjeografia e së cilës është shumë më e gjërë se  Elbasani  apo Dibra ku unë përjetova gezimet e saj fëminore, Ajo është një festë mbarkombëtare, që nuk njeh kufij.

Duke  shkruar keto rradhë, rrjedhe e kujtimeve të herëshme nuk mund të rri pa përcjellë për lexuesin urimin tradicional : “Gëzuar Ditën e Verës! E gëzofshi  atë  me nanë e me babë,me motra e vëllezer, me nipër e mbesa, me miq,  shokë,  shoqe  e  dashamirë !  ”

ABDURAHIM ASHIKU

 

Dukagjinasit në ndihmë të Shkodrës së rrethuar (1478-1479)

(Shkodra në dorë të otomanëve)

Një “sekuencë” nga skena tragjike e Rrethimit të Shkodrës (1478-1479) më ngacmoi për të shkruar këta rreshta, dhe është pikërisht një moment kritik kur pushtuesit e shumtë osmanë i ishin afruar portës kryesore dhe kishin ngritur mbi bedenin e parë flamurin turk. Sulltan Mehmeti II (Fatiu), mbas shumë fitimeve të bëra në Krujë e në Lezhë (Llesh), u nis për Shkodër, e më 20 maj 1478 mbërriti përreth qytetit dhe me atë shpejtësi e shtini në një rrethim të rrebtë. Në Kështjellë nuk kishte brenda veçse 1600 luftëtarë e ndër ta disa venedikas, të gjithë të lidhur në besë me vdekë burrërisht e mos me u dorëzue. Kryepari i tyre ishte Antoni i Lezzes, i cili me Nikollë Monetin, Flor Janinën e Donatin ndërtoi shtigjet e qëndresës. Frat Bartolomeu i Epirit, i Shoqërisë së Domenikanëve, me fjalë të zjarrta u jepte kurajo të ndrymëve për qëndresë të fundit përballë një armiku aq të madh dhe aq mizor, që kishte me vete afro 150.000 luftëtarë e 10.000 kamile (deve) të ngarkuara me topa të mëdhenj, me gjyle e mjete të tjera luftarake. Lëmi ushtarak i otomanëve shtrihej nëpër fusha rreth Shkodrës e nuk shihej tjetër veçse shatorre e ushtarë të paumërt otomanë. Kështjella qe rrahur me topa pa pushim, me të madhe rrebtësi e toka dridhej në çdo anë nën ushtimën që tmerronte botën. Ky bombardim zgjati për disa ditë e në shumë vende ledhet qenë dobësuar e çilur, por luftëtarët e brendshëm, me një shpejtësi të rrufeshme i mëkëmbnin (riparonin-M.B.) me gurë të rinj, me trupa e me grremça për të mos i lënë shteg armikut për të hyrë gjatë sulmeve të tij të shpeshta dhe të furishme. Më 22 korrik qe çarë me topa një krah i ledhit te porta e madhe e Kështjellës, e ushtritë otomane, duke bërë një yrysh të fortë, mundën me u afrue e me ngulë në beden të parë flamurin e Sulltanit, por nuk mundën të qëndronin, se në atë çast ia mbërritën me shpejtësi të rrufeshme luftëtarët e Dukagjinit, të cilët e ndaluan hovin e armikut dhe duke e larguar prej andej në teposhtet e Rozafës, dhe me flamurin e Shën Markut, i cili valëvitej rishtaz, aty ku përpara pak kohe valoi ai i turkoshakëve. Terri i natës e ndaloi furinë e luftëtarëve, por të nesërmen u përsëritën sulmet dhe gjaku shkoi si rrëke, por të ndrymit në Kështjellë, me një qëndresë kreshnike i zbrapsën ushtritë otomane duke i vënë në ikje në teposhten e Kështjellës. Ndër këto ndeshje të rrebta mbetën të vdekur 400 luftëtarë të brendshëm e 12.000 luftëtarë otomanë.

Më 27 korrik u përsëritën mësymjet, por qëndresa e të ndrymëve jo vetëm u rezistoi atyre ndeshjeve të furishme të armikut, por i zbrapsi duke i shkaktuar armikut dëme të pallogaritshme. Ndërsa bëhej luftë e përgjakshme përreth Shkodrës, një pjesë e ushtrisë turke kishte mësyrë Drishtin, i cili nuk mundi t’i qëndrojë furisë otomane e më në fund u dorëzua. Të gjithë të dorëzuarit qenë vënë nën shpatë e kokat e tyre u dërguan para Sulltanit i cili dha urdhër t’i vinin mbi hunj e t’i shfaqnin të rreshtuar përballë Kështjellës, për t’u futur tmerrin të rrethuarve, por Shkodra nuk u tremb, e qëndresa e tyre zgjati aq sa Sulltan Mehmeti i mërzitur, mbasi la Evrenaz Pashën me 40.000 luftëtarë, ai vetë, me pjesën tjetër të ushtrisë u kthye në drejtim të Stambollës. Venediku, me sa mundi, kërkoi të mbledhë princat kristianë të Europës, në bashkim për të ndaluar turrin e Sulltanit, por duke parë se nuk kishte mbetur më asnjë shkëndijë shprese, as për bashkim e as për ndihmë, kërkoi të bjerë në marrëveshje me të dhe kjo marrëveshje u nënshkrua më 25 janar 1479.

Shkodra u dorëzua me kusht me i lanë me dalë të lirë luftëtarët me armë, e qytetarët me materialet që mund të merrnin me vete. Kështu Antoni i Lezzes (Anton Loredani), Kryepari i luftëtarëve të rrebtë dhe heroi i qëndresës mbinjerëzore, doli prej Shkodrës me 450 burra që kishin tepruar prej asaj lufte të përgjakshme e me 150 gra të ngarkuara me armë e me tesha e takame kishe, e jo vetëm nuk patën trazime, por qenë të nderuar prej armiqve që kishin mbetur të habitur duke parë se një grusht burra kishin bërë për aq kohë gjithë atë qëndresë para një ushtrie aq të madhe. Fitimi i Shkodrës dhe i Drishtit nga ushtritë otomane qe bërë me shumë gjak të turqve, të cilët humbën gjatë kësaj fushate në rrethimin e këtyre kështjellave, mbi 45.000 luftëtarë. Masi ra Kruja, Lezha, Drishti e Shkodra, otomanët mësynë Myzeqenë ku Gjon Muzaka i ngelur vetëm përballë tyre, qëndroi me burrëri, por më në fund, i lodhur prej shumicës së armikut, qe nënshtruar e vdiq në vitin 1510, e kështu Shqipëria nuk mundi të ketë më asnjë shpresë qëndrese. Shumë shqiptarë nuk mundën ta shohin me sytë e vet pushtimin e vendit të rënë në duar të mërishme të atij armiku me të cilin patën luftuar disa vite dhe dolën ndër vende të sundimit të Venedikut, në krahun e Mirditës, Italisë e në Siçili, ku përbënë katunde më vete. Shkodranëve të ikur, Venediku u siguroi mjete jetese e u siguroi dhe punë të ndershme, e u lëshoi toka për t’i punuar. Krahu i Malësisë, Mirditës e Dukagjinit, bashkë me disa zona të tjera nuk iu nënshtruan otomanëve edhe për disa kohë deri sa Sulltani u lidh me jua lanë liritë e lypuna prej tyre. Kushtet e kërkuara ishin këto: me jua lanë armët; mos me i prekë në gja e në doke (zakone); mos me i ngucë në besim. Me këto kushte e njoftën kryesundimin e Sulltanit të Stambollës, por asnjëherë nuk u shua ëndja e lirisë së plotë. (Ref. “Historia e Shqypnies”. Ç’m’kohë të vjetra deri m’tashmet. Shkodër, Shtypshkronja “Nikaj”, viti 1917, fq.89, 90, 91, 92).

Duke shfletuar librat e historisë dhe burime të ndryshme të shkruara nga historianë prestigjiozë vendas dhe të huaj, zemra e çdo atdhetari të vërtetë mbushet me krenari. Po vallë, vetëm me të shkuarën do të mburremi para botës?! Po sot, cilët jemi ne, që përmbysim në mënyrën më të paskrupullt tradicionalizmin dhe krenarinë iliro-arbëre duke ngritur në “piedestale” figurat më të përbuzura të renegatëve dhe duke ngurruar para krenarisë tonë nacionale? A ka turp më të madh se sa të ngresh monument Ali Pashë Tepelenës dhe të projektosh monument për ndonjë të ngjashëm të tij, kur në Shkodër nuk ka përmendore Hodo Sokoli, Dasho Shkreli, Dedë Gjon Luli?! Kur në Tiranë kanë vënë një çallmaxhi turk në vend që të rrezatonte monumenti i Pjetër Bogdanit.

Në Shkodër, Këshilli i Bashkisë heziton për monumentin e Shenjtëreshës famëmadhe, Nënë Terezës!…, dhe së fundi të “zgjuarit” vendosin ta vënë përballë Guakuqit! Mos vallë duan të vënë në “garë” martirin me shenjtëreshën?! “Të vendosësh në drejtim të paaftin ose të pandershmin, është njësoj sikur të vësh mbathjet në vend të kapeles” (Autori – Mark Bregu).

Së fundi: A kanë dijeni për mbretin ilir Agronin, Gentin apo Teutën? Pse i humbën 30.000 dollarë, apo i përvetësuan?!

Mark Bregu

 

Pse nuk I duhen Shqiperise zgjdhjet e parakoheshme!

Detyra e cdo opozite, eshte te beje oponence ndaj mazhorances ne pushtet, me synim dhenien e nje alternative me te mire per zgjedhesit. Demokracia perkthehet ne numra ne Parlament, te cilet aktualisht, I ka nje mazhorance e udhehequr nga PD-ja. Duhet te mesohemi te presim me durim mbarimin e natyrshem te nje 4- vjecari, ku duhen bere bilance. Ose kur mazhorances aktuale, ti minimizohet mbeshtetja nen 70 deputete. A do te mendonte per zgjedhje te parakohshme opozita nese ne 2007-en nuk do te duhej te zgjidhej presidenti I vendit?

Demokracia, ne cdo vend te botes, konvertohet ne numra. Rregulli nuk eshte “shpikur” nga ne shqiptaret, por eshte unikal ne te gjithe shoqerine njerezore, aty ku ndertohet nje sistem I tille. Nje nga politikanet me te njohur te globit, Uinston Çurçill ka thene se “Sistemi kapitalist, nuk mund te jete me I miri. Por me gjeni nje tjeter me te mire dhe e ndryshojme”. Historia njerezore ka treguar se ne nje sistem te tille, vlerat e demokracise shfaqen me te pastra dhe me me shume hapesire lirie.

Te nesermen e humbjes se zgjedhjeve, opozita ne Shqiperi, e ka mendjen menjehere tek zgjedhjet e parakohshme, edhe pse zgjedhesit I japin mandatin nje mazhorance per ti qeverisur per 4 vite. Te ardhur nga nje sistem diktatorial 45- vjecar, vazhdojme ta kemi shume te veshtire te qeverisemi nga njerez qe nuk kane dale nga rradhet (partite) tona. Kesaj I duhet shtuar edhe largimi nga vendet “ku ne mos rrjedhte, pikon” ndonje privilegj ne rang ministri, zv.ministri apo edhe me poshte.

Ne keto raste, opozita flet gjithmone ne emer te popullit, duke kujtuar se ne mazhorance, ajo ka votuar kunder pushtetmbajtesve aktuale. Mbase mund te jete keshtu, ose me sakte, e pranojme se eshte keshtu. Nuk duhet harruar ajo qe thame me siper, sistemi te cilin kerkojme te ndertojme. Nje shembull kuptimplote, vjen edhe nga SHBA-ja, te cilin te gjithe tokesoret, e konsiderojne si shembullin me tipik te demokracise. Ndersa konkurronte ne mandatin e pare si president perballe Al Gorit, Xhorxh Bush kishte shume me pak vota se rivali I tij. Megjithate, ne respekt te sistemit ne fuqi, nderhyri Gjykata Supreme, e cila “I detyroi” te pakenaqurit “te mbyllnin gojen”, duke iu nenshtruar rregullave te lojes.

E njejta gje, ka ndodhur ne Shqiperi pas 3 korrikut 2005. E majta tashme ne opozite, kembengul se e djathta ne pushtet, ka marre me pak vota nga zgjedhesit. Ashtu qofte! Por ne Kuvend, koalicioni I kryesuar ng Berisha, ka te gjithe numrat e nevojshem te qeverise ne baze te kushtetutes dhe te ligjeve te demokracise. Megjithate, tashme prej rreth 1 viti, opozita permend vazhdimisht zgjedhjet e parakohshme, duke vene si “deadline” vitin 2007, I cili ka nje kuptim magjik per kete pjese te politikes shqiptare.

Jam shume I bindur se qeveria Berisha, nuk ka sjelle parajsen ne toke per shqiptaret, sic edhe nuk mund ta sjelle jo vetem ajo, por asnje qeveri askund ne glob. E marrim per te mireqene edhe faktin se ekonomikisht, mbase jetojme me me veshtiresi se me pare. Kjo ndoshta edhe si shkak I mbylljes “se rubinetave” te atij pak korrupsioni dhe shkelje ligji, te cilet mbase te gjithe, jemi dakort se ka qene “lubrifikanti” I nevojshem per nje jete me me pak telashe ekonomike. Por te gjitha keto, po te vihen ne peshore, nuk anojne dot me shume se lufta kunder krimit, korrupsionit, por edhe ecja drejt standarteve te antaresimit te vendit tone ne BE, qe e enderrojme te gjithe, te majte, te djathte, centriste dhe apolitike.

Asaj qe thame me siper, I duhet shtuar edhe faktori kohe, teksa kabineti Berisha akoma nuk ka mbushur nje vit ne qeverisje te vendit. Eshte shume e renesishme, ti lihet koha e nevojshme gjithkujt qe kerkon te realizoje dicka, aq me teper kur mandati I dhene nga zgjedhesit, natyrshem eshte 4 vjecar.

Detyra e cdo opozite, eshte te paraqese alternativa me te mira nga ato qe paraqet mazhoranca. Kjo do te sillte, nje rritje te perkrahjes popullore, e cila do te konvertohej ne vota, por vetem pas 4 viteve. Ose ne rastin tjeter, kur mazhoranca te binte nen nivelin 70 deputete, te mbeshtetjes ne Kuvend. Logjikisht, te gjithe duhet te mendojne ne kete sens, ne kete fryme, edhe nese dikujt nuk I pelqen dialekti verior I Berishes, e folmja shkodranishte e Topallit, dialekti jugor I Leskajt apo edhe portreti I Trashanit. Mendoj se ky eshte rregulli numer 1 I cdo sistemi demokratik dhe jo vetem ne Shqiperi. Parimi themelor I nje sistemi demokratik, eshte liria e shprehjes se opinionit dhe alternatives dhe me pas, jane zgjedhesit qe thone fjalen e fundit. Jemi te qarte se sot PS-ja dhe aleatet e saj, sic edhe neser ndoshta PD-ja me te vetet, asnjehere ne nje shesh te vetem, ne nje miting te vetem, nuk mund te mbledhin 2 milion njerez kunder nje mazorance, per te treguar se ajo nuk I ka numrat. Atehere, testi I vetem jane zgjedhjet.

Jam I bindur thellesisht, se zgjedhjet e parakohshme nuk I sherbejne askujt, as edhe vete opozites. Jane te shumte eksponente te saj, te cilet sinqerisht, shprehen se duhet te qendrojne nje kohe te gjate larg pushtetit, per tu pastruar nga semundjet qe burojne prej tij. Nga ana tjeter, ne loje jane jo vetem fatet e Shqiperise drejt BE-se, por edhe statusi perfundimtar I Kosoves. Ne keto dy raste, nje shtet I konsoliduar dhe pa trazira zgjedhjesh dhe polemikash elektorale, do ti sherbente shume mire qellimeve te mesiperme. Se fundi, edhe nese po qeveris keq, sic thone te majtet, mazhorances aktuale I duhet dhene mundesia te gaboje sa e rende, qe pas 4 viteve ne zgjedhje, e majta te marre sa me shume vota, per te ndertuar shtetin sipas alternativave te saj. Nje zgjidhje e tille, mbase eshte mjaft sempliciste, por eshte nje parim qe te pakten shume vende ne bote, e kane aplikuar.

Megjithate, ne vitin 2007, eshte nje takim shume I rendesishem, jo I zgjedhesve shqiptare, por I deputeteve te Kuvendit. Per zgjedhjen e pasuesit te Mosiut ne krye te shtetit, jane te nevojshme 84 vota, te cilat aktualisht, mazhoranca duket se nuk I ka. Opozita, kerkon te shfrytezoje kete fakt, jo per te dhene konsensus qofte edhe per nje figure te propozuar nga vete ajo, per te arritur pushtetin ne zgjedhje te parakohshme. Etja per pushtet bashkuar papergjegjshmerise se nje shtetari apo shtetareve te mungur, mund te sjellin nje situate te padeshiruar per askend. Ka edhe nje detaj fare te vogel. Me sistemin aktual, me te cilin opozita aktuale humbi, ku e merr sigurine e majta se mund te fitoje zgjedhjet? A do te mendonte per zgjedhje te parakohshme opozita, nese ne vitin 2007 nuk do te ishte takimi me zgjedhjet e presidentit te republikes?

Blerti DELIJA

 

Një reportazh i vogël nga kështjella e madhe e Kelmendit

Nëse dikush kërkon të shohë një kështjellë të pamposhtur, të cilën nuk mundën ta shkatërronin shekujt, në Shqipëri ajo kështjellë është pa as më të voglin dyshim Kelmendi i Malësisë së Madhe. Për rreth katër shekuj e gjysëm kelmendasit u ndeshën e luftuan me hordhitë otomane që kërkoni jo vetëm t’u merrnin trojet e lirinë, por mbi të gjitha t’u ndërronin me dhunë besimin. Lufta ishte e gjatë dhe e tmerrshme, por fitorja u takoi kelmendasve që pas shkatërrimit të Perandorisë Turke, popullsia e këtij vendi ishte mbi 96% e besimit katolik, pra ishte e po atij fisi famëmadh që jetën dhe vdekjen e kishte të bazuar në binomin “Fe e Atdhe”. Kur Shqipëria u tha se ishte e lirë nga nazi-fashizmi, në pushtet erdhën komunistët të cilët e pushtuan e sunduan Shqipërinë me metodat antinjerëzore, të përziera me diktaturën bolshevike. Kelmendasit dhe Malësorët e kishin paralajmëruar rrezikun komunist, i cili pa vonuar do të shkatërronte gjithçka ishte fetare e atdhetare. Besimi katolik u shpall armiku më i rrezikshëm i komunizmit, ku Kelmendi, si kështjella e besimit kristian u vendos në shënjestër të sistemit neo-otomano-bolshevik. Për të vërtetuar këtë mjafton të vizitosh Kelmendin e sotëm dhe të bisedosh me banorët atje, ku mëson masakra dhe krime komuniste, ku dëgjon emra familjesh e fisesh të persekutuara, të burgosura, të internuara vetëm se nuk mohonin besimin tek Krishti, që komunizmi e kishte ndaluar. Ne, kësaj radhe, në reportazhin tonë, po shkruajmë vetëm për familjen Gjelaj, ku si simbol kanë të ndjerin Ndue Vat Gjelaj, të cilin Partia e Punës (Komuniste), në vitin 1979 e kishte dënuar me 7 vjet burg, me akuzën “agjitacion e propagandë kundër shtetit komunist”, ku një pjesë e propagandës kishte qenë edhe fetare, pra për besimin tek Zoti, që në kushtetutën e vitit 1976 ndalohej me ligjin komunist. Sidoqoftë, pas rrëzimit të komunizmit në vitin 1991, mendohej se kalvari i persekutimit të Ndue Gjelajt dhe familjes së tij do të mbaronte, por siç mësuam nga banorët e Kelmendit, kjo nuk kishte qenë e thënë, pasi përsëri Ndue Gjelaj dhe familja e tij do ta pësonin, madje edhe më keq nga Partia Socialiste (Partia Komuniste me emër të ndërruar në qershor 1991). Në vitin 1993 falangat komuniste të mbështetura nga Partia Socialiste vrasin vëllanë e Ndues, Gjekë Gjelajn në kushte misterioze, pasi ishte kërcënuar disa herë si antikomunist, dhe besimtar i mirë katolik që kishte ndihmuar në ringritjen e kishave. Por sidoqoftë Ndue Gjelaj gjatë qeverisjes demokratike deri në vitin 1997, gjeti njëfarë qetësie shpirtërore, e cila filloi t’i trazohet kur socialisto-komunistët morën pushtetin me dhunë në vitin e zi 1997. Gjithsesi, në vitin 2002 Ndue Vatë Gjelaj arriti të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (bashkim familjar) tek e bija Liza Ndue Gjelaj (Vushaj – mbiemri i burrit pas martesës). Ndue Gjelaj mahnitet me bukurinë, zhvillimin dhe ekonominë amerikane që e kishte bekuar vetë Zoti dhe kjo ishte arritur vetëm në qytetërimin e besimin kristian, në të cilin besonte Ndueja dhe familja e tij. Pas kthimit nga Amerika, Ndue Gjelaj filloi të tregojë mrekullitë që kishte takuar atje, ku në mes të tjerave thoshte se është turp me i dhanë ma vota Partisë Socialiste e cila na kishte lënë në këtë mjerim, mashtrim e shkatërrim të pashoq. Socialistët në pushtet duket se morën masat e tyre kriminale duke e helmuar në mars të vitit 2004 (mendohet në një lokal të militantëve të tyre). Ky helmim në fillim e sëmuri rëndë derisa në vitin 2005 i mori jetën, por mjerisht kësaj vdekjeje i ndërruan edhe diagnozën. Socialistët në pushtet vazhdimisht kishin pasur në shënjestër jo vetëm Ndue Gjelajn, që i morën jetën, por edhe fëmijët e tij, ku mjafton të kujtohen tmerret që kishte hequr e bija Hana Ndue Gjelaj (sot me mbiemrin Drejaj, mbiemri i burrit Fran Drejaj), e cila disa herë ishte kërcënuar me vdekje se po vazhdonte rrugën e babait si besimtare katolike dhe si antisocialiste. Hanën disa herë kishin tentuar edhe ta grabisnin banditët socialistë, gjersa njëditë u detyrua të largohet nga Kelmendi e Shqipëria që e deshi aq shumë. Është interesant se një trajtim të tillë dhunimi e kërcënimi kishin edhe djemtë e Ndue Gjelajt, Besnik e Fran Ndue Gjelaj, por që këta si burrat arritën të mbijetojnë deri tani me shumë vështirësi. Vlen të theksohet se edhe tani që pas tre korrikut të vitit 2005, kur në pushtet kanë ardhur demokratët, socialistët e mirëorganizuar në grupe militante dhe në errësirë (larg syrit të shtetit demokratik) vazhdojnë hakmarrjen siç e quajnë ata ndaj demokratëve, e veçanërisht atyre të besimit katolik, të cilët i quajnë armiq të përjetshëm të komunizmit e socializmit.  Për të maskuar veprimtarinë e tyre militantët socialistë shpesh kërcënimeve dhe dhunimeve ndaj demokratëve katolikë u japin ngjyra të fondamentalistëve islamikë, duke bërë që jeta e demokratëve katolikë të jetë e rrezikuar përherë. Dhe ku shpesh me keqardhje konstatohet se këtë jetë janë të detyruar ta shpëtojnë vetëm duke emigruar në vendet perëndimore, ku si simbol kanë vendin e lirisë e demokracisë së vërtetë, Amerikën…

Ndue Bacaj

 

Komunikatë për shtyp e Konsullatës Italiane

Komunikojmë se duke filluar nga dita e martë, 22 gusht, dokumentacioni për legalizim për Studime do të mund të dorëzohet drejtpërdrejt pranë zyrave të Union Ekspres të pranishme në zonën e mbulimit të Konsullatës, pasi të jetë legalizuar nga Ministria e Jashtme e Shipërisë.

Zyrat e Union Ekspres do të pranojnë vetëm dokumentacionin e paraqitur nga qytetarë shqiptarë të cilët kanë pasaportë që hyn në kompetencat e Zonës së Mbulimit Konsullor të Shkodrës.

Sipas kësaj procedure, dokumenti do të mund të tërhiqet, i legalizuar nga Konsullata e Italisë në Shkodër për Studime, brenda 7 ditësh më së shumti, duke filluar nga data e dorëzimit pranë zyrave të Union Ekspres.

Kujtojmë se legalizimi për Studime është Falas; pagesa është e detyrueshme vetëm për shërbimin e dorëzimit dhe tërheqjes së dokumenteve pranë agjensive të Union Ekspres, me tarifën e vendosur nga kjo zyrë.

Konsullata e Italisë në Shkodër u ofron kështu të interesuarve një shërbim që do të mund të zgjidhet lirisht, me synim bërjen më të efektshme të punës së Konsullatës dhe dhënien në kushte më të mira të shërbimeve për publikun.

………………………..

Consolato d’Italia

Scutari

 

Komunikatë për shtyp e Konsullatës Italiane

Konsullata e Italisë në Shkodër komunikon se, sipas afateve të parashikuara nga normativa e pararegjistrimeve të studentëve të huaj në universitetet italiane, studentët që janë paraqitur në Konsullatë nga data 31 korrik deri më 3 gusht do të mund të tërheqin pasaportat e tyre pranë sporteleve të “Union Ekspres” që ndodhen në çdo rreth të Zonës së Mbulimit Konsullor (Shkodër, Pukë, Koplik, Kukës, Tropojë, Hasa, Lezhë, Rrëshen, Dibër) më 22 gusht. Për dorëzimin e pasaportave falas pranë zyrës më të afërt me vendbanimin e secilit student, falënderojmë Union Ekspres, shërbimin i cili, në ngjashmëri me sa është bërë në Tiranë dhe Vlorë, ka marrë përsipër këtë nismë në dobi të të interesuarve.

Janë 336 visa të lëshuara, 6% më shumë në raport me vitin e kaluar. Fakultetet e përzgjedhura mbeten kryesisht në argumentin juridik-ekonomik (Ekonomi, Juridik, Shkenca Politike) dhe në argumentin teknik (Mjeksi, Inxhinjeri, Arkitekturë); ndër zgjedhjet më të veçanta janë edhe akademitë e arteve, veçanërisht konservatorët e muzikës.

Firenze është një pikë tërheqëse për studentët shqiptarë, në vazhdën e një tradite shekullore, të përtërirë këto 15 vitet e fundit, por edhe Milano, Padova, Bologna, Roma etj., me më pak synime drejt jugut dhe ishujve (Bari, Catagna, Cagliari).

Shumë studentë, gjatë bashkëbisedimit, kanë treguar njohje të mirë të gjuhës italiane, falë edhe marrjes së çertifikatave të gjuhës të njohura në shkallë ndërkombëtare, si “CELI”, që do t’i përjashtojë nga provimi i gjuhës italiane pranë universiteteve.

Studentët që kanë marrë vizën, të vlefshme deri më 31 janar 2007, duhet të japin provimin e gjuhës italiane si dhe provimet e mundshme shtesë për hyrjen në kurset universitare me numër të kufizuar: kush i merr këto provime duhet të përfundojë regjistrimin në kohën e parashikuar, me qëllim dhënien e lejes së qëndrimit.

Mbyllet kështu edhe këtë vit procedura e studentëve, si gjithmonë një takim me shumë rëndësi për punën e Konsullatës dhe për nevojat e publikut, që është karakterizuar këtë vit nga disa risi të rëndësishme si pararegjistrimi drejtpërdrejt përmes internetit, vendosja e takimeve të sakta dhe pa pritje në rradhë për studentët, me procedura mirësjelljeje dhe efektshmërie, si dhe dorëzimi falas i pasaportave.

Të gjithë studentëve, iu priftë mbarë!

………………………..

Consolato d’Italia

Scutari

 

 

Reportazh nga Alpet e Shqipërisë së Veriut

Thethi në 50-vjetorin e lindjes së alpinizmit shqiptar

1. Drejt lartësive me borë

Rruga automobilistike Shkodër-Theth, tani në gusht ka një kënaqësi të veçantë edhe për faktin se nga një rrugë shumë e mundimshme, po zgjerohet dhe asfalti së shpejti do t’i thotë Bogës “Mirë se të gjeta!”.

Udhëtojmë drejt shtigjeve të gjelbra, drejt shtigjeve të bardha. Arrijmë në Okol të Bogës. Makina tani merr kthesën. Fillon ngjitja drejt lartësive dhe përballë kemi male gjigande, mbi supet e të cilëve ka borë që kafshohet nga rrezet përvëluese të gushtit. Në lugina të thella është ulur të pushojë orteku me borë të përjetshme, që s’ia ka frikën gushtit. Bora i dhuron freski të pashoqe gjithë natyrës alpine. Përmes tunelit të gjelbër, përmes gjetheve plot freski, makina arriti në qafën e Tërthores. Kjo qafë është pika më e lartë automobilistike e vendit tonë. Shpalosen pamje mahnitëse. Ndalojmë në Bunin e Tërthores. Disa metër mbi rrugën automobilistike, sodisim liqenin me origjinë akullnajore. Hedhim vështrimin nga perëndimi. Lart Biga e Gimajve plot me borë, sikur të ishte në dimër. Poshtë shtrihet lugina e Shalës, përmes së cilës kalon lumi i akullt. Në të dyja anët e lumit zbardhojnë shtëpitë e lyera me gëlqere dhe gjelbërojnë livadhet e arat. Vazhdojmë udhëtimin. Ndalojmë te varri i Trieshit. Përsëri pamje fantastike! I përpijmë me vështrim të gjithë ato male që shpojnë hapësirat blu. Duket sikur i kemi rrokut e sikur i kemi të gjitha në pëllëmbë të dorës. Sytë tanë bëhen “kamera dixhitale”.

Dhe ja:

2. Thethi, perlë e bukurisë së natyrës shqiptare

Shtegu i Dhenve, në këtë shteg, gjatë periudhës dimërore ka qenë rruga më e shkurtër për t’u lidhur me Bogën duke udhëtuar për në Shkodër. Për shkak se në dimrat e gjatë mbarohej ushqimi për bagëti, fillohej shtegtimi me dele “dhen”. Tufat e dhenve ose të deleve kalonin në shtegun e ngushtë dhe për këtë arsye është quajtur Shtegu i Dhenve.

Në kullotat alpine, lart mbi livadhet e Gjeçajve, Baldaçi zbuloi një lule që nuk gjendet askund në botë e cila u quajt “Valfenia Baldaçi”. Krenohet Thethi për këtë lule, krenohet Shqipëria për këtë specie që Zoti e ka krijuar vetëm për Shqipërinë. Vështrojmë djathtas, në veri të Thethit. Mbi lagjen Okol ngrihet madhërishëm Mali i Radohinës. Ky mal me borë të përjetshme dimrave s’duron borën mbi supe dhe herë pas here, në mënyrë të vazhdueshme zbraz orteqe në luginë duke përhapur oshtimë shurdhuese. Kjo oshtimë, kjo melodi alpine është bërë ngacmues i përhershëm për banorët e këtyre anëve.

Pamjet shpalosen përsëri. Ja, Rrethi i Vizhnës, ja Maja e Harapit. Në këtë majë ndodhen pikat më të vështira për t’u pushtuar nga alpinistët. Në shpatet e këtij mali supershkëmborë, super të pjerrët, alpinistët evropianë duke përdorur mjetet më moderne për ngjitje, shumë prej tyre janë thyer para vështirësive në Malin e Harapit.

Në vitin 1995, alpinistët tanë, me shumë përvojë, u ballafaquan me vështirësi të pakalueshme. Një lajm rrënqethës u përhap në fshat. Një alpinist ishte ngujuar në mes të shkëmbit. Qëndronte i varur në litar dhe s’kishte asnjë shans për të vepruar. Nata u err dhe ai qëndronte i varur. Shokët e kishin të pamundur ta shpëtonin me mjetet që dispononin. U dha alarmi. Malësorët u pikëlluan pamasë. Alpinisti qëndroi si nga ata dragonjtë e maleve. U njoftua Tirana dhe me shpejtësi u bë ndërhyrja me helikopter. Rezultatet e para dolën pa sukses. Njerëzit u tmerruan, por alpinisti, si një Promete i vërtetë s’u mposht. Mbas disa ndërhyrjeve problemi u zgjidh me sukses. Të gjithë duke u dridhur dolën nga një “ferr” i vërtetë. Alpinisti e kreu detyrën, atë detyrë që as më modernët s’e kishin arritur një fitore të tillë. Vetëm një zemër shqiptari do të korrte një fitore të jashtëzakonshme.

Përsëri pamje: Qafa e Pejës, tutje liqeni akullnajor karakteristik për Alpet. Maja e Alisë dhe maja e Jezercës, Qafa e Vablonës… Maja e Drenit, Maja e Zorgjit. Ja, këto male të lidhura dorë për dore rrethojnë fshatin e bukur të Thethit, Parkun Kombëtar në zemër të Alpeve, perlën e bukurive mahnitëse të natyrës shqiptare.

 

3. Turizmi kulturor, turizmi familjar

Shtëpitë e bukura të fshatit Theth, ndërtuar sipas modelit alpin, shtëpi të shpallura nga shteti “Monument Kulture”, shkolla në qendër të fshatit e bëjnë fshatin më tërheqës për pushuesit, tursitë e alpinistë të huaj dhe vendas. Tani në Theth janë shpërngulur shumë familje për në zonat urbane dhe kanë mbetur pak familje që banojnë vazhdimisht në këtë fshat, por me të filluar pranvera, banorët kthehen në fshat për të kaluar pushimet verore në shtëpitë e tyre dhe një pjesë e madhe zhvillojnë turizëm familjar. Ka shumë nga banorët e Thethit që janë kualifikuar për turizëm familjar, si për kuzhinë, për hoteleri si dhe kanë përparuar me zotërimin e gjuhës angleze. Me banorët e Thethit komunikohet lehtë, sepse kanë kulturë qytetare, mbasi prej 70 vjetësh, gjatë periudhës së verës, shumica kanë banuar me familje qytetare në shtëpitë e tyre. Përveç kësaj, ka banorë të shumtë me arsim të lartë me degë të ndryshme të ekonomisë e të kulturës, duke përfshirë këtu edhe degën e menaxhimit për biznes-turizëm. Kjo përbën një mundësi shumë të madhe për zhvillimin e turizmit kulturor e familjar, për rritjen e të ardhurave ekonomike të banorëve të këtyre alpeve. Të gjithë banorët, njëzëri kërkojnë nga Qeveria Demokratike, Shteti, të japë kredi për zhvillimin e turizmit familjar, të ndërhyjë me investime të veçanta për të rregulluar infrastrukturën. Urgjentisht kërkohet vendosja e një ripetitori, sepse celularët në fshat nuk punojnë. Gjatë verës fshati kërkon mjek që t’u përgjigjet nevojave për pushuesit e shumtë që gjatë verës arrijnë me mijëra, si: turistë, alpinistë, familjarë për verim etj. Prania e rendit në çdo kohë është e domosdoshme.

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z.Bujar Leskaj, krahas zhvillimit me sukses, si asnjëherë tjetër të turizmit në bregdet, në qendër të vëmendjes ka edhe turizmin kulturor e turizmin familjar si dhe zhvillimin e alpinizmit në Alpet e Shqipërisë së Veriut, këtu në Theth.

Zoti Leskaj dhe deputeti i zonës n.2, Astrit Bushati, në të ardhmen do të intensifikojnë punën për të plotësuar kërkesat e banorëve të këtyre Alpeve, të Thethit, “Bastionit të Demkoracisë” në Veri të atdheut, 1991-2005, me fitore të bujshme dhe pa asnjë humbje për Partinë Demokratike dhe koalicionin e djathtë.

Tani, në gusht, kur vapa të përvëlon, ka replika të shumta për bukuritë e bjeshkëve të Thethit. Këto bukuri janë shijuar nga personalitete të shquara të kombit shqiptar, si At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, At Anton Harapi dhe zotërinjtë më të shquar të Shkodrës etj. Thethin e ka vizituar edhe ish-Presidenti i Shqipërisë, Profesor Doktor Sali Berisha dhe turistë, alpinistë nga e gjithë Shqipëria, nga kontinente të ndryshme të botës që kanë dhënë vlerësime kulmore për bukuritë e natyrës dhe për pasurinë e madhe shpirtërore të malësorëve të këtyre bjeshkëve. Ja pse Qeveria Demokratike krenohet me këtë banor dhe së afërmi këta, me këtë pasuri natyrore që i ka dhuruar Zoti edhe thethjanët  do të bëhen milionerë. Së shpejti, me masat që do të marrë Qeveria, në drejtim të Alpeve do të vërshojnë mijëra e mijëra turistë vendas dhe të huaj, familjarë nga qytetet e ndryshme të Shqipërisë, të cilët do të priten nga banorët e Thethit me shprehjen tradicionale “Mirë se ju ka prue Zoti!”

4. Thethi, vendlindja e alpinizmit shqiptar

Në qendër të fshatit, në fasadën e mureve të shkollës së Thethit është vendosur një pllakë mermeri. Kjo pllakë është aty dhe ruhet prej një gjysmë shekulli. Në të, me daltë e çekiç është skalitur: “Këtu, më 18 korrik 1956, u organizua aktiviteti i parë alpinistik në vendin tonë”.

U mbushën plot 50 vjet, kur një makinë ndaloi në oborrin e shkollës, nga ajo zbritën alpinistë që do t’i dhuronin Thethit dhe Shqipërisë ditëlindjen e alpinizmit shqiptar. Alpinistët më të mirë, që tani e tutje do të zhvillonin stërvitje të organizuar me rininë shqiptare, zunë vend në Theth. Nismëtarët e parë ishin personalitetet më të njohur të sportit e të atletikës shqiptare si Luigj Shala, Minella Kapo, Astrit Omeri, Vasil Stambuli, Taxhedin Shehu e shumë të tjerë. Respekte e mirënjohje për ata themelues që nuk jetojnë më. Respekt për të gjithë ata sportistë shkodranë që u morën me zhvillimin e sportit të alpinizmit në Shqipëri dhe që i dhanë me të drejtë Thethit privilegjin për t’u quajtur vendlindja e alpinizmit.

Pal Rupaj

 

Bashkëbisedim i hidhur…

Mbase më parë ishte e domosdoshme biseda ime me të që unë të shkruaja diçka të tillë. Mbase më përpara as që më ka shkuar ndër mend mbi këtë fakt. Shpesh herë, shumë gjëra nuk na bëjnë edhe aq përshtypje nëse nuk i prekim, edhe pse jemi në dijeni të ekzistencës së tyre. Janë histori të kësaj bote të çmendur që të çmendin dhe ta bëjnë edhe një herë më të pakuptimtë arsyen e të jetuarit. Janë histori që pa asnjë të drejtë ulin vlerat njerëzore. Në fakt nuk arrij ta konceptoj nëse unë në të vërtetë isha pjesë e asaj bisede apo isha thjesht një dëgjuese, sepse… sepse ajo nuk fliste fare me mua. Ajo i drejtohej “atij” që në të vërtetë nuk ishte aty. Por ajo e ndjente aty, e ndjente tek i përgjigjej, e ndjente të pranishëm ndaj dhe i fliste. Përgjigjja e asaj krijese të padukshme por prezente, e acaronte edhe më shumë atë. Unë, lexues të nderuar vendosa t’jua përcjell edhe juve këtë bashkëbisedim mes “asaj” dhe “atij”, që kushedi se ku mund të ndodhet tani.

Kam bindjen se pasi të keni përfunduar rreshtin e fundit të këtij shkrimi, edhe ju, ashtu si pa kuptuar, do ta gjeni veten brenda… Ndoshta…

Shshshtt!!! Mos qaj më! Hajde tani se mjaft qave. Unë nuk di se çfarë ke xhanëm?! Pse nuk e mbyll atë gojë një herë të vetme. Gjithë ditën s’bën asgjë tjetër vetëm qan. E di, më ke mërzitur aq shumë sa nuk di ç’të të them. Ore, ti, do të pushosh apo jo?!… Na mërzite, tani. Të ushqeva, të vesha, të ndërrova, tani ç’do më zotrote? Po s’ke faj ti, aq më mirë të sillet njeriu me ty, ti as që do t’ia dish madje aq më keq sillesh. Më çan veshët gjithë ditën e ditës me atë të qarën tënde acaruese. Ja, kështu, pusho, bëhu i mirë. Të paktën meqë janë momentet e fundit që do të jemi bashkë. Të paktën të ndahemi paqësisht. Le që, ku kupton ti se ç’të them unë?! Edhe unë që merrem me ty. Megjithëse më pëlqeka të flas me dikë, e meqë unë nuk kam askënd tjetër këtu, po flas me ty. Para se të shkosh do të t’i tregoj të gjitha në mënyrë që të mos mbesë pishman asgjë, madje një ditë edhe të më falënderosh fort që të nisa nga këtu. Do të më thuash “më shpëtove!”. Pa prit njëherë, ku të të çoj unë ty?! Këtë s’e mendova. Sa budallaqe që jam! Mos do zotrote të të çoj në Hënë apo tek yjet… jo me ngadalë se atje s’të çoj dot. Por një gjë ta them se pasi unë të të çoj atje ku dua dhe të kalojë njëfarë kohe, atëherë ti do të shkosh në qiell, pasi më kanë thënë se njerëzit e mirë shkojnë në qiell e që nga atje lart do të më falënderosh. Ti i mirë je, ma do mendja. Nuk i ke bërë njeriu keq deri më sot. Sigurisht, përveç meje! Mua më nxive jetën. Po ç’t’u desh që erdhe njëherë?! Po kush të thirri?! E pikërisht tek mua. Tek unë, që i urrej ata si puna jote. Po pra, i urrej, tani e more vesh ti. Ta dish para se të shkosh që të urrej sepse më shkatërrove jetën. Po pse e bëre? Po jeta ishte vetëm e imja. Ti ç’dreqin deshe që kërkove pjesë në jetën time. E unë prandaj të urrej. Ja, tani fillove prap të këndosh, ti po pusho, të thashë dhe mos ma ndërprit fjalën përgjysëm. E di ti që nuk i ndërpritet fjala tjetrit. Apo s’të pëlqen të dëgjosh fjalë të tilla. Epo, ky është realiteti. Mos do të bërtas edhe më shumë, ja: Të Urrej!!! Tani besoj e more vesh, ka kohë që më je ngjitur dhe s’më shqitesh. Por tani nuk ka më, s’të duroj më. Tani do të të zhduk nga jeta ime, të më lesh të qetë. E mbaj fare mirë mend atë ditë që mora vesh që të prisja ty. Ai ishte mallkimi im. Por vetë mallkimi i çastit, sepse jetën s’të lë të ma marrësh. Këtë hiqe nga mendja. Mbaj mend se dola nga spitali si e llahtarisur me përgjigjen e analizave në dorë. M’u duk sikur sapo më kishin dhënë dënimin me vdekje. Kujtoj bisedën e fundit që pata me atë. Emrin nuk guxoj t’ia përmend. Më shpuri në djall mua bashkë me ty, sapo ia thashë. Madje edhe më gjuajti. Unë hëngra një shpullë për fajin tënd edhe për këtë të urrej. Ai iku dhe edhe unë e çova në dreq të mallkuar atë maskara. Sigurisht ai të hiqte qafe fare kollaj, po unë nuk kisha ku të të çoja. Të kisha brenda vetes. Në shtëpi më mbyllën derën në fytyrë ata të mijtë. Thjesht, nuk të pranonin se nuk të njihnin. Fundja kur nuk të doja unë që të kisha brenda vetes, pse të të donin të tjerët?! Ti do të më pyesësh pse nuk të hoqa qafe që në fillim. Me shumë dëshirë do ta kisha bërë, por unë për inat të atij që unë s’dua t’ia përmend emrin, për inatin e atyre të mijve dhe për inatin e gjithë botës doja që ti të dilje në dritë. Dhe mbi të gjitha nuk të hoqa që në fillim sepse ti duhet t’i dije të gjitha këto që po t’i them sot. E më pas fillikat e vetme… pusho pra, fillove ti, pusho se po flas… ashtu… fillova që të fshija rrugët… e ndërkohë ti rriteshe brenda meje, dhe barku më fryhej çdo ditë e më shumë. O Zot, çfarë tmerri, ç’më ke bërë të heq për nëntë muaj me radhë, edhe për këtë të urrej, për të mos përmendur çastin kur të nxora në dritë, as që dua ta kujtoj atë ferr të vërtetë. E të gjitha këto përse?! Vetëm për një shkak, vetëm për ty. Ti je fajtori i vetëm. Ti që s’më lë rehat në jetën time, por deshe të vish i paftuar, i padëshiruar. Dhe ja, tani kanë kaluar gati pesë muaj dhe unë ende s’e kuptoj se çfarë jam duke bërë ende këtu me ty. Pse nuk të jap fund njëherë e përgjithmonë?! S’e di!!! Ohu! Fillove ti! Eja të dalim sepse sot është fundi për ty e fillimi për mua. Eja se pjesën tjetër do ta tregoj rrugës se do të ecim goxha, pasi unë nuk kam gjetur vedin ku të të lë akoma. Eja e më qaj gjithë rrugës, se nuk të duroj dot. I sheh sa njerëz ka në rrugë? Në pamje të parë të duken të gjithë indiferentë, e të mirë, secili në punën e vet, por me të vërtetë janë ca përbindësha që i urrej. Shih si na shohin gjithë përbuzje. Le të më përbuzin sot, sepse nesër nuk do ta bëjnë më, sepse nesër ti nuk do të ekzistosh. Le të kënaqen ashtu si e kanë zakon me fatkeqësinë e tjetrit. E di këto pesë muaj që kaluam bashkë nuk mbaj mend se të kam puthur apo përkëdhelur ndonjëherë. Mbaj mend kur më buzëqeshe për herë të parë dhe unë u talla me ty duke të të thënë se këtu buzëqeshja nuk ekziston fare në këtë botë ku gabimisht ke ardhur ti, prandaj duhet të ikësh sa më parë. Por ti as që ma vije veshin dhe vazhdoje të më buzëqeshje si i marrë. Edhe kujt, mua që të urrej. Mirë që nuk di të flasësh se kush të duron edhe dërdëllitjet e tua. Por tani më mjafton edhe e qara jote dhe unë bëhem menjëherë keq. Më mirë të qeshësh, sepse ashtu të paktën nuk të çan veshët. Por tani as nuk do të qash, as nuk do të qeshësh më. E shikon gjithë këtë hapësirë që na rrethon. Kjo është bota e fëlliqur që të zvarrit sa në një labirinth, sa në një tjetër. Po atë orën e madhe tek muri, e shikon? Ajo orë mat kohën që të vret me sekondat e saj. Dhe ti më ke vjedhur shumë kohë, por tani s’ka më. Jam në dilemë, po sikur të të kisha mbajtur edhe disa kohë, vallë a kisha mundur të të doja një ditë? Jo, jo, jo as nuk e imagjinoj. Të të dua unë ty? Ti që më shkatërrove jetën. As që bëhet fjalë. Do të të urreja çdo ditë e më shumë. Po sikur të të hedh tek ky koshi i mbeturinave. Të paktën këtu brenda nuk do ta dëgjojë kush të qarën tënde mbytëse deri sa unë të jem larg. Hapa dhe kapakun. Ja, rri këtu. Këtu do të jesh mirë. Të kam mbështjellë edhe pse bën pak ftohtë.

Tani, unë po iki përpara se të më shohë dikush. E di, të jap fjalën që nuk do të të urrej më tani. Nuk do ta harroj kurrë që një herë pata një bebush apo jo, sepse ti ishe bebushi im. Atje ku do të shkosh do të jesh shumë më mirë, për këtë të jesh i sigurt dhe të thashë edhe një herë, do të më falënderosh që nuk të lashë të jetosh në ferrin e këtushëm. Ah…, edhe diçka të fundit, asnjëherë nuk të kam vënë një emër. Po sikur të ta vë tani?! Jo, më mirë jo. Ashtu siç erdhe, një i huaj, ashtu edhe shko. Më mirë të mos kesh fare emër. Atje ku të shkosh ti kam dëgjuar se të vënë emër, të quajnë engjëll. Tani lamtumirë bebush!

Emiranda Lukaj

 

Beteja e Sukës së Mkushit

Pak kush në Malësi të Madhe, e aq më pak në Shqipëri (përveç kelmendasve) mund të kujtohet për betejën e zhvilluar në Sukë të Mkushit më 25 prill 1911. Kjo betejë e zhvilluar në trojet e Kelmendit në valën e kryengritjes antiotomane të Malësisë së Madhe etnike e më gjerë, është më e rëndësishmja pas atyre luftimeve që çuan në ngritjen e flamurit kombëtar të Gjergj Kastriotit pas 433 viteve robëri aziatike. E themi më e rëndësishmja pasi tërbimi i Sulltanit kishte arritur kulmin, pas sukseseve të mahnitshme të kryengritësve të cilët jo vetëm kishin zgjuar opinionin mbarëkombëtar, por mbi të gjithë kishin ngritur në këmbë Europën plakë, e cila dremiste deri atëherë duke menduar se Shqipërinë (këtë pjesë së saj) e kishte humbur përjetësisht… Tërbimi i Perandorisë Otomane kishte risjellë në skenën ushtarake kriminelë si Turgut Pasha e Et’hem Pasha, të cilët ishin betuar që jo vetëm të shuanin kryengritjen e Malësorëve e më gjerë, por edhe të shkretonin këto troje që do të harronin deri në amshim Kryengritjen e Flamurit e të trimave të Dedë Gjon Lulit. Plani i Stambollit ishte që të fuste në mes dy zjarreve forcat kryengritëse dhe vetë Malësinë e Madhe, duke sulmuar këtë trevë në dy drejtime: së pari, me taborret e Et’hem Pashës që ndodheshin me qendër në Gjakovë, të cilat do të vinin nga Gucia dhe të godisnin në Kelmend; së dyti, forcat e tjera që ndodheshin në Shkodër të mësynin Malësinë nga Përroi i Thatë, Kastrati, Hoti e me rradhë deir sa këto dy pjesë të taborreve të bashkoheshin në Tuz, për të shpallur shpartallimin e kryengritësve dhe krejt Malësisë heroike, që ndër shekuj kishte qenë treva që nuk i kishte lënë një natë të flinin të qetë Sulltanin dhe drejtuesit e tjerë të Perandorisë Otomane. Sidoqoftë, plani i Perandorisë ishte vënë në zbatim për të nisur luftën, por jo për të mposhtur Malësorët, të cilët afër Virit të Kastratit kishin ndaluar turrin e hordhive turkoshake që vini nga Shkodra, të cilat prisnin fitoren e taborreve (8 batalioneve) të Et’hem Pashës që vinte nga Gucia dhe kishte filluar luftën me trimat kelmendas. Beteja më e rëndësishme e fitores së luftëtarëve kreshnikë të Kelmendit zhvillohet pikërisht më datën 25 prill 1911, në Sukë të Mkushit, ku rreth 1.000 luftëtarë të lirisë luftuan si luanë malesh kundër 8 batalioneve të Et’hem Pashës, duke i shkaktuar armikujt otoman plot 150 të vrarë e të plagosur, por mbi të gjithë duke e detyruar këtë ushtri pushtuese të ikë në panik nga kishte ardhur dhe njëkohësisht të prishë përfundimisht planin e Sulltanit për të shkatërruar kryengritjen dhe harruar ngritjen e flamurit kombëtar të 6 prillit në majën e Bratilës, Deçiq. Nëse pushtuesi otoman vërtet do të kishte realizuar synimin e tij, jehona e kryengritjes dhe suksesi i saj jo vetëm që do të ishin të rrezikuara, por edhe jehona kombëtare e ndërkombëtare do të ishte zbehur aq shumë sa do të rrezikoheshin edhe shpresat e pavarësisë së ëndërruar prej shekujsh nga malësorët në veçanti e shqiptarët në përgjithësi, ose shqip duke u shuar kryengritja antiotomane dhe jehona e saj, do të shuhej vatra e zjarrit kombëtar që tashmë ngrohte pa pushim zemrat e shqiptarisë të ndodhura në mes acarit dhe akullnajave që kultivonte pushtuesi aziatik. Për fat të Malësorëve dhe shqiptarëve, kjo nuk ndodhi, por fati i kryengritjes erdhi si rezultat i trimërisë dhe heroizmit që treguan kelmendasit dhe Malësorët e tjerë në betejat luftarake në të gjitha trojet e Malësisë së Madhe etnike e më gjerë, ku mbi të gjitha çelësi i kësaj fitoreje është pa as më të voglin dyshim beteja e 25 prillit 1911 në Suk të Mkushit. Natyrisht në këtë betejë mbrojtëse ranë dëshmorë 8 trima legjendarë dhe u plagosën disa të tjerë, ku kjo luftë në disa momente u zhvillua edhe trup me trup. Dëshmorët që na servir historia e shkruar dhe ajo gojore ka përcjellë me lavdi dëshmorët Pjetër Mark Rudi, Mark Prek Marku, Nik Marash Ujk Hoti, e mbi të gjithë qëndrojnë dy vëllezërit dëshmorë nga Selca, Gjekë e Zef Prek Mark Leka. Vlen të theksohet se edhe sot trashëgohet se si e priti nëna e dy vëllezërve dëshmorë, Mitare Lucja lajmin e rënies në fushën e betejës të dy djemve të saj. Ajo kur i treguan, pasi heshti një çast, nga thellësia e shpirtit të një nëne që fëmijët i kishte rritur me këngët e trimërisë që në djep për atdheun, tha: “Tash kam pse gëzohem për djemtë që kam pasur, mbasi nuk u është dhimbtë jeta për mbrojtjen e trojeve të tyre që na kanë lënë amanet të parët, që pushojnë në këto troje të lara me gjak ndër mote”. Beteja në mes Malësorëve dhe taborreve otomane në Suk të Mkushit kishte zgjatur mbi 6 orë dhe kishte qenë një luftë e tmerrshme, pasi ishin deshur trimat me trima, ku Kelmendasit kishin dalë kryetrima, e kjo me siguri edhe me ndihmën e vetë Zotit. Nga kjo betejë u përfituan edhe 150 pushkë të kohës, 8 çadra dhe një sasi municioni, ky kryengritësit do t’i përdornin në betejat e mëvonshme, kundër hordhive turkoshake. U dalluan në këtë betejë kryetrimi Luc Mark Gjeloshi, që njihet edhe si prijësi i kësaj beteje dhe pastaj vijnë: Marash Ujka, Mac Luca, Tom Preka, Marash Marku, Luc Shqutaj, Vat Gjeli, Luc Loshku, Ujk Leka, Zef Preci etj., etj., që nuk po ua përmend emrin, por që historia i ka shënuar me germa të arta në gjerdanin e saj të pavdekshëm të atdheut. Është interesant se në këtë betejë morën pjesë edhe gratë burrnesha që përsëritën historinë e Norës famëmadhe të Kelmendit, e njëra nga këto ishte trimëresha Gjelinë Gjokja që thuhet se mblodhi 52 armë…

Për këtë betejë famëmadhe në ato vite dhe më vonë shkruan jo vetëm shtypi vendas i kohëve, si “Hylli i Dritës”, “Leka” etj., por që në atë kohë shkruan edhe gazeta të njohura angleze si “The Times” dhe ato italiane si “Corriere d’Italia” etj. Shkruan intelektualë dhe patriotë si Risto Siliqi, i cili tek libri i tij “Pasqyra e ditëve të përgjakshme”, që e boton në Trieste (1912) i ka kushtuar në pjesë të shënimeve të tij kësaj beteje famëmadhe. Gjithashtu Poeti Kombëtar, At Gjergj Fishta, në kryeveprën e tij “Lahuta e Malcisë”, i kushton plot zjarr shpirtëror disa vargje betejës në Sukën e Mkushit. Është interesant të thuhet se humbjen e kësaj beteje e njofton edhe vetë gjenerali turk, ku ndër të tjera i shkruante Stambollit: “…Me turp të madh detyrohem t’ju informoj se urdhëri juaj nuk u zbatua. Kelmendi dhe Malësia e Madhe nuk na u nënshtruan, jo se nuk deshëm ne, por me gjithë përpjekjet e sakrificat shumë të mëdha tonat, e humbëm luftën. Këtu, madhëri, më shumë lufton vendi se Kelmendi, arnautët të vrasin aty ku nuk e pret… Vetëm në betejën te Suka e Mkushit kemi luftuar 6 orë trup me trup dhe pikërisht këtu pësuam humbjen më të madhe. Përveç atyre që u vranë në front, 95 ushtarë e oficerë u zunë robër dhe shumica e tyre u hodhën në përrua nga një shkëmb, lartësia e të cilit është 1500 metër. Por, mbi të gjitha ata ranë me emrin tuaj në gojë, madhëri. Në këtë luftë edhe moti ishte në disfavorin tonë dhe Zotin e kishin ata prej vetes…”.

Gjithsesi, pas këtij informacioni të vetë gjeneralit turk, çdo fjalë do të ishte e tepërt, për betejën famëmadhe të Sukës së Mkushit të 25 prillit 1911, ku Malësorët dhe kelmendasit u zbardhën faqen këtyre trojeve, shqiptarisë e mbi të gjitha brezave pasardhës, një pjesë e të cilëve jemi ne Malësorët kudo që ndodhemi. Natyrisht ne na mbetet detyrë që këtë betejë, por edhe të tjera që mbajtën gjallë këto treva ndër shekuj, duke dëshmuar përjetësisht qenien tonë europerëndimore, t’i kujtojmë e përjetësojmë në pafundësi, se kështu nderojmë ata burra e burrnesha që u sakrifikuan vetë për të mbijetuar Malësia e Shqipëria, por nderohemi edhe ne të cilët duhet të dëshmojmë se jemi trashëgimtarë të denjë të bijve të shqipes.

Mundësimi i përkujtimit dhe memorializimit të betejës së Sukës së Mkushit, nga bijtë e Kelmendit që jetojnë në dhena të huaja (SHBA), tregon qartë se ata, ndonëse jetojnë në një vend të zhvilluar e begatë, jo vetëm nuk kanë harruar trojet e të parët e tyre, por edhe se janë trashëgimtarë të denjë të heronjve e kreshnikëve tanë që i lanë nder e lavdi ndër shekuj kësaj pjese të bekuar të Europës…

Nder e lavdi dëshmorëve dhe heronjve të betejës famëmadhe të 25 prillit 1911.

Ndue Bacaj

 

Me emrin e All-llahut Meshiruesit Meshireplotit

Pershendetje i dashur dhe i rrespektuar deri ne detaj, drejtor i gazetes famekeqe  “Anti Shqiperia-etnike” Sokol Pepushaj….!  (Po them “Anti Shqiperia” sepse ju me keto shkrime vetem se fusni armiqesi midis te krishtereve dhe muslimaneve ne qytetin e Shkodres, dhe kjo vetem per disa interesa te ngushta materiale).

Se pari, une qe po ju shkruaj kete email, jam nje djalosh 19 vjecar i besimit islam dhe praktikant i kesaj feje prej vitesh. Emri im eshte Ersani….

Me shume interes e kam lexuar gazeten tuaj (si rradhe ndonjehere) me artikullin “Haremi i Muhammedit alejhis selam….Harem apo strehe vejushash”…..ku gazetari  Agron Lukas Podolski, i cili me paturpesine me te madhe dhe me fshataresine e tij kembe e krye, kishte bere gjoja nje debat me nje “musliman” ne thojza ku i kishte shprehur se gjoja Jezu Krishti paska qene imoral dhe se profeti i nderuar i Zotit Muhammedi alejhis selam, paska qene me moral te larte.

Sa i perket kesaj te fundit, askush ne mbare rruzullin tokesor nuk mund ta njollose figuren dhe moralin e nje te derguari te madh, sepse vete historia e deshmon nje gje te tille….po ashtu askush nuk mund te njollose figuren e profetit te nderuar te Zotit Jezus apo sic e quajme neve muslimanet ( Isa alejhis selam)….

Nuk eshte hera e pare qe ju shkruani tema “provokuese” ne adrese te muslimaneve, dhe profetit Muhammed alejhis selam, ndaj grave te tij te ndershme si dhe per Kur’anin, ku egersia e madhe qe fshihet ne zemrat e juaja, tregohet ne shkrimet qe beni ndaj islamit dhe muslimaneve.

Gjithsesi, realiteti qe ju rrethon ku deshmon per nje Shqiperi me 87 perqind te besimit musliman dhe vetem 15 perqind te besimit te krishtere, ju there thelle ne shpirtin tuaj te zi dhe ju shqeteson sepse ju ne Shqiperi jeni nje minoritet i tepruar nga e kaluara e osmaneve.

Sa i perket letres qe kishte shkruar ai i famshmi Agron Lukas Podolski, ka treguar edhe nje here si shume here te tjera, paaftesine dhe injorancen e gazetareve qe ka kjo gazete qe shume pak e frekuentojne, (dhe ato pakice jane shoket e rangut tuaj).

Fakti qe kohet e fundit “Kodi i da Vincit” ka dale neper kinemate boterore dhe selia e shenjte e Vatikanit e ka denuar, ku dhe eshte perfolur edhe diskutuar ne shume media vizive, nuk eshte faji i muslimaneve, por i vete te krishtereve.

Nuk duhet te harrojme se ate film e kane bere vete te krishteret dhe jo muslimanet, por si i thuhet muhabetit, “S’ka c’ti beje gomarit, shkon e i bie samarit”. D.m.th nuk ka c’ti beje vellezerve te tij ne krishterizem qe ia kane fyer Jezusin, shkon e shan muslimanin i cili eshte larg idiotsirave dhe poshtersirave qe vete te krishteret ia mveshin Jezusit per interesa te ngushta materiale.

Duke pare kete shpifje ndaj te derguarit te Atit, Jezus (Isa), atehere gazetari ne fjale kishte sjelle nje artikull ku shprehte “aprovimin” qe Jezusi ka bere vertet marrdhenie seksuale jashte marteset, mirepo, thekson “punonjesi yt i dashur”, nuk eshte vetem Jezusi qe ka qene imoral, por edhe Muhammedi alejhis selam.

Me kete rast, gazetari yt qe ti ia jep rrogen per te mbajtur frymen gjalle per nje genjeshter te radhes, fatkeqesisht me duhet te ta them se ai ka “aprovuar publikisht para te gjithe te krishtereve shqiptar” per imoralitetin e Jezusit gje te cilen une si nje besimtar musliman, e kundershtoj dhe e denoj ashper. Ndoshta i ka shkuar dora kur ka shkruar shpejt apo e ka shkruar me qellim, kete po jua le juve ta verifikoni si drejtor i tij.

Nuk duhet te harroni se: “Eshte e padyshimte qe besimtaret musliman e besojne Jezusin ( Isa sic e quajme neve), si nje profet i zgjedhur i Zotit dhe se nena e tij ka qene nje grua e ndershme dhe e nderuar nga Zoti edhe ne librin e shenjte te muslimaneve Kur’anin.

Madje per nder te Marise, Zoti ne Kur’an e titullon nje sure te plote me emrin e saj “Merjem” apo sic e quani ju Mari, gje te cilen ne librin tuaj (Biblen) nuk e keni dhe nuk e nderoni kaq shume Marine.

Padyshim qe sipas muslimaneve lindja e Jezusit pa baba eshte nje mrekulli me vete dhe kete muslimanet e besojne pa me te voglin dyshim sepse eshte e shkruar ne Kur’an dhe se profeti Jezus nuk eshte i lindur femije kopil apo te kete bere femije gjate jetes se tij.

Ne muslimanet bashkohemi me te krishteret dhe e denojme kete film qe eshte nje triller i qarte dhe se ky film ne menyre kategorike duhet te bojkotohet sepse eshte nje fantazi e atij qe e ka bere kete film per interesa te ngushta materiale dhe se historia e hedh poshte kete film.”

Keto kane qene edhe qendrimet e muslimaneve ne pergjithesi, te pakten ne qytetin e Shkodres. Dhe ajo cka eshte me e bukura, kete shkrim ia kam derguar edhe mikut tim Don Prenke Lazrajt i cili eshte prift dhe drejtor i radio Marise. Po nuk e besuat, ju keshilloj qe te shkoni te takoni Don Prenken dhe t’a verifikoni nese une po ju genjej apo jo.

Sa i perket ndershmerise se profetit Muhammed, All-llahu thote ne Kur’an: Ti (Muhammed) me te vertet je ne nje moral te larte”. El Kalem: 4.

Po ashtu, historiani i mirenjohur Michael Hart shkruan: “Zgjedhja ime per te vendosur Muhammedin ne krye te listes se njerezve me me ndikim te globit, mund te habise shume lexues dhe te linde pikepyetje tek te tjeret, por ai ishte i vetmi njeri ne histori, i cili kishte pasur sukses siperor si ne nivelet fetare, ashtu edhe ne ato shekullare”. (Hart, Michael, The 100: A Ranking of the Most Influential Persons in Histori).

Pra edhe njerez intelektual e vleresojne figuren e profetit Muhammed e aq me teper qe jane te krishtere. Por ne fund te fundit, kush e njeh Agronin e cmendur dhe i prekur me xhind???

Sa i perket Kur’anit nese eshte liber i Zotit apo nje triller i Muhammedit, po ju them nje gje dhe n.q.s jeni te zote ta beni, atehere une ju besoj se vertet Kur’ani eshte nje triller i Muhammedit ashtu sic ka pohuar edhe ish Arqipevshki qe duket se kishte rene ne Shkoder para ca vitesh dhe eshte rritur ne malet e ullinjve te Dukagjinit

Si ka mundesi qe nje njeri analfabet, te shkruaje nje liber te tere??? Nje analfabet nuk mundet me shkru nje rresht apo te formoje nje fjali, e jo me te beje nje liber.

Se dyti, All-llahu ju sfidon juve o qafira qe nuk i bindeni Zotit me argumente: All-llahu thote ne Kur’an:

“N.q.s ju mendoni se ai (Muhammedi) e ka bere kete Kur’an dhe nuk eshte prej All-llahut, atehere bejeni nje te tille si ai Kura’ni??? Te pakten beni nje sure te vetme??? Te pakten beni nje rresht??? E nese mos e patet bere deri me tesh, as qe do ta beni kurre ndonjehere”.

Jane munduar shume shkencetare, historiane, shkrimtare qe ta ndryshojne nje presje te vetme, por nuk ia kane arritur qellimit e as qe do t’ia arrijne sepse All-llahu eshte betuar ne Kur’an se: “Ne e kemi zbritur ate (Kur’anin) dhe  Ne do t’a mbrojme ate”.

Ndersa persa i perket Bibles, ajo jo qe eshte ndryshuar, por eshte bere malli me i lire per tu tregtuar ne duar te ndryshme dhe behet ne te cdo gje qe ka deshire papa i shenjte. Per ta vertetuar kete, po te them se cdo 4 vite me duket, papa i shenjte ndryshon ligjet e Bibles me pretekstin se “ai eshte i frymezuar nga Shpirit i Shenjte”.

Dhe ajo cka eshte me qesharakja, eshte se tashme Bibla eshte e ndryshuar 100 perqind. Dhe kete e verteton shembulli qe do permend:

Te krishteret thone qe neve kemi Biblen me te sakte….te njejten gje pohojne edhe orthodokset, po ashtu edhe Deshmitaret e Jehovait thone ashtu,,,edhe protestant…..me thoni…cila eshte Bibla e sakte???? A e shikoni se cdo grup i gezohet idese se vet dhe secili ka Biblen e tij personle???

Pastaj, ma shpjegoni kete tjetren qe perse prifterinjte e mesjetes i digjnin ne turren e druve shkencetaret e medhenj dhe i quanin heretike??? Arsyeja eshte fare e thjeshte: Sepse shkencetaret thonin se Toka eshte e rrumbullaket dhe prifterinjte thonin se eshte e rrafshet dhe per kete arsye i binin ndesh Bibles se “Zotit Ate” dhe i digjnin per se gjalli….Po te ishte nje liber hyjnor, nuk do te kishte perplasje ndermjet shkences edhe fese…… arsyetoni me shume dhe mos besoni me verberi.

 

 

Sa i perket fese ” Muhamedanizem”, tek ne muslimanet nuk ekziston si term askund te shkruar e as ne imagjinate. Feja e muslimaneve eshte “Islami ose Islamizmi’ dhe jo “Muhamedanizmi”. Faktikisht, nuk ju ve faj sepse ju mendoni se islamin e themeloi Muhammedi dhe nuk ishte nga Zoti dhe andaj e quani Muhamedanizem ashtu sic e quani ju krishterizem qe rrjedh nga fjala “krisht”, apo Buda dhe thuhet feja Budiste, ne varesi te themeluesit.

Ne fakt tek ne nuk eshte themelues i islamizmit Muhammedi, por All-llahu e zbriti kete fe si drite dhe shpetim per njerezit e gjithe botes. All-llahu thote ne Kur’an: “Sot persosa per ju fene tuaj, plotesova ndaj jush dhuntine Time dhe zgjodha per ju islamin fe”.   Maide:3.  Pra nuk ka thene dhe zgjodha per ju Muhamedanizmin fe sic pretendon driteshkurtesia e mendjes suaj.

Gjithsesi, nga i gjithe ky shkrim, shpresoj qe te keni mesuar dicka me shume rreth islamit dhe t’a dalloni te verteten nga e shtrembera qe ju verbon syte dhe zemrat e juaja.

 

Dhe nje keshille te fundit:

Mos shkruani me budallalleqe te tilla sepse nuk eshte aspak ne demin tone, por ne demin e Shkodres, tolerances fetare dhe demin tuaj. Kete te fundit merreni si te doni, por mos harroni se nje dite do ta paguani shtrenjte para All-llahut duke llene llogari per veprat e juaja te shemtuara qe edhe vete Bibla ju ndalon te fyeni fene e tjetrit..sigurisht denimi i zjarrit eshte merite per juve dhe ta gezoni n.q.s nuk i ktheheni se vertetes ose se paku na lini rehat te jetojme te qete ne Shkodren heroike dhe te lavdishme…ashtu sic jemi te krishtere e musliman se bashku….

Ersani….

 

Bëjmë me dije…

Botimi i këtij shkrimi, megjithëse plot fyerje në adresë të redaksisë, tregon se ne jemi të hapur dhe transparent. Fjala dhe mendimet janë të lira për njeriun, pa asnjë dallim. Pavarësisht nga gjuha e përdorur, e falenderojmë artikullshkruesin, të cilin e ftojmë të përdorë emrin e tij të vërtetë, pa frikë.

Ju kujtojmë se asnjëherë nuk është cënuar ndonjë shkrues, cilidoqoftë ai, që ka fyer figurën e Krishtit, apo gjithë krishtërimin, e që ka pasë pasoja. Këtë e vërtetojnë ngjarjet e fundit, e jo vetëm në Shqipëri.

Gjithashtu, i bëjmë me dije artikullshkruesit, se asnjëherë nuk kanë ekzistuar “bibla”, por vetëm një: si katolikët, si ortodoksët, si proteastanët (dëshmitarët e Jehovait, pavarësisht nga emri i bukur, nuk kanë të bëjmë me krishtërimin e as me Krishtin) kanë patur dhe kanë edhe sot një dhe vetënm një Bibël.

Në Krishtërim nuk ekzistojnë “kopje të djegura” nga klanet rivale e as “vargje satanike” që fshehin të vërteta apo zbukurojnë të pavërteta…

Por këtë ne e kuptojmë, pasi, jo vetëm artikullshkruesi, por shumica e atyre që vjellin vrer kundër Krishtit a Krishtërimit, nuk e njohin aspak Biblën e mesazhin 3600 vjeçar që përcjell ajo për njerzimin në përgjithësi, e individin në veçanti…

Ne e kuptojmë këtë injorancë që pjell intolerancë…

Redaksia

 

AMBASADA E REPULIKES SE SHQIPERISE

Prane SELISE SE SHENJTE  VATIKAN

Vatikan 16 Gusht 2004

 

Informacion

Mons. Lajolo i shkruan Ambasadorit Zef Bushati

Me rastin e perfundimit te misionit   prane Selise se Shenjte, Sekretari per Mardheniet me Shtetet i Vatikanit, Mons.Giovanni Laiolo, i eshte drejtuar me ane te nje letre   Ambasadorit te RSH-se zotit Zef Bushati ne te cilen  nder te tjera thuhet:

“….Zoti Ambasador, Ju falenderoj per miresjelljen, per bashkepunimin si dhe per disponibilitetin te cilin keni manifestuar ne keto vite, qe  kane lehtesuar  zhvillimin dhe forcimin e raporteve qe lumturisht ekzistojne midis Selise se Shenjte dhe Republikes se Shqiperise.

Duke Ju shprehur gjithashtu me   sinqeritet vleresimin tim per organizimin optimal te vizites time kohet fundit ne Shtetin tuaj dhe  duke Ju uruar gjithe te mirat  per aktivitetin Tuaj te ardhshem ne atdheun Tend, si dhe per te gjithe te dashurit Juaj,Ju perseris, Zoti Ambasador, konsideratat e mia te larta dhe te vecanta   per Ju.” –  perfundon letren Sekretari i Shtetit te Vatikanit.

Ambasadorit Zef Bushati ne perfundim te Misionit i eshte   programuar ne ditete para te Shtatorit, Udience me Papa Benediktin XVI si dhe me Sekretarin e Shtetin, Kardinalin Angelo Sodano.

 

Kritika asht nji nga gurthemelet e demokracis

nga Gjok Vata

Ne numrin e gazetes ship te dt.19,7,2006 u botue nji shkrim i Z.Gjerciz Lolocit,me titullin “Terbimi anti Kadare i gjirizeve”nji titull kaq i pandenj me u mendue e jo ma me u shkrue tregon shfrim te pa premajtun terbimi te autorit te kti shkrimi,kunder cilit do qe gucon me shpreh lirisht vlersimet e tija ndaj krijimtaris te Kadares.Dihet se mrojtja  ma e pa thyshme e nji krijimtarie,asht vet cilsia e saj.Ajo cilsi i shndrron ne deshtak te gjith ata qe perpiqen me shvlersua artin ndersa mrojtja  ma e dobt e sasis pa cilsieshte ramje e trompetes se propagandes me shkopit e fanatizmit,qe pretendan me na bind vetem me zhurmen e volumit te ksaj trompete.Un menoj qe nji mrojtje e till nikon negativisht edhe vlerave rreale te krijimtaris te marrun ne mrojtje.Sherbimin me te dobishem nji autori mun tja baj kjo fjali e thjesht:LEXONI KRIJIMTARIN E X E AJA VET DO JU TREGOJ VLERAT E SAJA.:Z.Loloci thot qe komisjonet nerkomtare te vlersimit ndikohen vetem e vetem nga niveli artistik i krijimit por nuk duhet te harroj se dy elementat perbas te nivelit te nji shkrimi jan stili e permajtja aq e rancishme asht permajtja e nji krijimi letrar sa Alfred Nobel e ka vu si kusht i par i vlersimit per dhanjen e cmimit Nobel :tri jan detyrat e artit:1- denoncimi i se keqes,2-hymnizimi i se mires,dhe te ushqymit e e shijes me ushqimin qe e rrit ne mnyr sa ma te knaqme.Kjo asht plotsia e artit qe shyrton komisjoni i dhanjes se cmimeve vertet prestigjoze.Autori i shkrimit qe me frymzaj ket rreplik thot :sa her troket ndonje lajm i gzushem per shqiperine edhe shqipetaret mbujis nji dhum qe permbyt Tiranen e krejt vendin:Lind pytja”Mos vall lajmet e mira per shiprin e  shiptart qenkan vetem ata qe kan te bajn me sukseset e Kadares?!Ky a nuk do te thot vetem Kadareja asht shipnia e shiptart?!Perse lajmet e gzushme per Kadaren qokan pesh kritikusat e tij?!A ka te drejt Loloshi me i qujt dhum ata qe nuk e ndjejn veten krenar per keto lajme?!A kaq te shumet qekan keta kritik sa me dhumin e tyne e permbytin Tiranen e te gjith shipnin?!Neqofshim kaq shum ne mas per tjeter,per numrin i tyne duhen marr ne konsiderat.Loloshi thot “Ata vihen ne gar per versiteti”amas vall kritika ndaj Kadares i shndrroka ne njerz pervers?!Keto shprehje percvec te ofendumne prej tyne a nuk e fyejn edhe vet demokracin ?!Z.Loloshi na thot se Kadareja asht ne pragun e botimit te nji vepre qe do te perkthehet “anglisht,frangjisht,spanjisht,arabisht e kinezce”edhe nese kjop asht e vertet kjo e vertet nuk mun te bahet penges kritike perkthimi i nji shkrimi asht venim marrje e nji perkthysi e kte vendim marrje e kushtezon honorari i dhan perkthysit.Pra perkthimi ne shum e shum raste nuk tregan njesin matse te vlerave te krijimit,aq ma pak shprehje e vlera te personalitit te vlerave letrare siq pretendon Loloci “vlera e personalitetit te letrave europjane e boterore”Ma posht artikull shkrusi thot “se dy kineast amerikan te hollivudit kan ne qener te dokumentarit te tyne per shipni e viset shiptare shkrimtari ton te madh Ismail Kadare”I kujtaj artikull shkrusit se kur thohet per shipnin,shipnia asht permbledhese e viseve shiptare mandej ky Zatni thot se lajmet e mira per Kadaren “provokojn shperthimin e gjirizeve”.Ne kritikusat e krijimtaris te Kadares mendoj se flasim me plot gojen sepse jemi njerz me ndergjegje te dlirt me aftesi te mjaftueshme e me vizion te qart lidhun me pretendimet tona.Dhe na vjen keq per te gjith ata qe nuk din ose ngurrojn me i nda vlerat nga antivlerat e pikrisht per kete jemi te angazhum me ndimu lexusin te orjentohet drejt fitimit te ati sens kritik qe i jep munsi me qen lexus sa ma i kulturuar mbasi asgja nuk i sherben permirsimit te cilsis sa sensi kritik i lexusit.Loloci thot se :Kadare me rastin e marrjes te nji cmimi nderkomtar mposhti gjasht nobelist e kater kandidat per cmim nobel.E si mundte mposhtet nobelisti qe asht i nderum me cmimin ma te nalt ne bot?!Kur me mposht nobelistin do te duhej me marr nji cmim ma te nalt se cmimi nobel.Me shton :”Kunder Kadares aktivizohen nji ser anonimesh dhe emrash periferik”.Un nuk kam ndesh ne shtyp as nji anonim kunder Kadares e me duket e pa lejushme me e percaktu vendin e emnave te kritikuese te Kadares ne periferi apo ne qender te kultures.Meqense Loloci e njihka kete anonim si djali i nji ishministri te diktatures ,djali i nji gjenerali te diktatures,djali i nji kapteri te athershem i cili sipas Z.Lolocit paska ba nji perversitet me nji emisuion televiziv gjestin e te cilit nuk mundem me e permend,perse nuk i thot emnat?!Nuk ka shiptar me sa do pak ndjenj atdhetarie qe te mos deshiroj sa me shum bashkatdhetar  ushqyesa te krenaris se tij.Por pikrisht nese dum te jemi sa ma krenar me figurat tona deshirojm qe me ane te kritikes te sinqert e serjoze ti japim shkas krijuesva tane meqen sa ma te paprekshem nga kritika.

 

Nëpër stacionet e një libri plot dhimbje e dinjitet të Ekrem Bardhës: “Shqipëria larg dhe afër”

Jeta e kritikut letrar është një më vete e parë nga raporti, marrëdhëniet dhe “kontaktet” me botën shpirtërore të autorëve të shumtë që na bëjnë pjesë të jetës së tyre përmes përjetimit të krijesave që vijnë në këtë jetë ashtu rastësisht – si apel i vetë thelbit të qenies – shpirtit në afirmim dhe konfirmim të dinjitetit njerëzor dhe të vlerave të tij në një botë rreptësisht të “izoluar” brenda vetes nën kultin e pragmatizmit kult.

Kështu më erdhi në dorën time këto kohët e fundit, përmes gazetarit të talentuar dhe tashmë aq të mirënjohur të “TV Malësisë”, Rifat Ymeri, libri i mikut të tij dhe i të gjithë shqiptarëve, “Shqipëra larg dhe afër”, me autor z.Ekrem Bardha, Konsull Nderi i Shqipërisë në shtetin e Miçiganit të SHBA-së. Do të vinte ky libër, krahas romanit të parë të përgjegjësit të emisionit shqip pranë TV Podgoricës, “Rruga e pamëshirshme”, e Fran Camajt, si në plotësim të një domethënieje tejet të ndjeshme, tejet thelbësore.

Ah, mall, mall i vendit tënd, ah, shpirt që gëzohesh vetëm brendavetes – është mesazhi brilant që i bashkon këta dy libra si në plotësim dhe në konfirmim të vlerave të njëri-tjetrit. Të dy bashkatdhetarët ecin në të njëjtën rrugë, të dy autorët lëvizin në të njëjtin realitet modern, të dy autorët, përplasen brenda vetes në të njëjtën dhimbje.

Rruga e pamëshirshme, spiralja e gjatë, plot kthesa që na çon në të njëjtin shteg.

Duaje vetveten – duaje pa komplekse, se ajo që sjell në shpirtin tënd ngrohtësia e saj, edhe pse me halle, derte, varfëri, sikur plot dhimbje, mundime, ndeshje dhe dyshime në një realitet sfidash dhe ndërvarësish, vjen para teje si sfida më e madhe: Të mbetesh vetvetja. Është pikërisht kjo sentencë që mbërthen nga fillimi deri në fund librin e z.Ekrem Bardha, “Shqipëria larg dhe afër”. Autori e quan thjesht: Kujtime – dokumente, fotografi… Jo, libri “vret” shumë më larg edhe nga forma letrare e realizimit. Duke lëvizur mes shprehjes letrare dhe historisë, si jetë e individit apo e një grupi, përmes fjalës së thënë troç dhe asaj të përjetuar nga dramat që fati ia dedikoi, atij si shumë bashkatdhetarëve që u detyruan t’i kthenin shpinën, po kurrë shpirtin vendit të tyre, fjalë e Bashës e thjeshtë, e qartë, po aq vizionare dhe diku-diku meditative flet për një realitet të përjetuar jo rastësisht, jo pa mesazh, jo pa ndjenjë dhimbjeje dhe përgjegjësie. Dhe ajo më kryesorja, totalisht si fjalë-fjalë e lirë, fjalë jashtë prangave të interesave banale, apo të moralit politik skllav, fjalë e dalë nga shpirti:

“U desh pak kohë që të kuptoja se politika ishte ajo që ndante dhe përçante njerëzit, qofshin edhe të një familjeje. Dragushi nga Selenica vetë ishte komunist, kurse të vëllanë, Isufin, e kishte me Ballin dhe ishin armiqësuar deri në atë shkallë, sa rrezik të vrisnin njëri-tjetrin.” (“Shqipëria larg dhe afër”, fq.32).

Dhe pas kaq vitesh, edhe pse tashmë është jo thjesht dikushi, por një emër me shumë dinjitet, i njohur dhe i miqësuar me qarqet më të larta të politikës amerikane, Ekrem Bardha kujton gjithçka me shumë ngrohtësi. Gjuha e reportazhit dhe toni publicistik në shumë faqe rrisin hapësirën e mendimit si hapësira e ndjenjës së dashurisë dhe respektit për gjithçka shqiptare:

“Akoma s’kisha mbushur 14 vjeç dhe nga punët e bujqësisë nuk merrja erë. Më kujtohet si tani sa zor pata kur mora pendën e qeve për herë të parë dhe nisa të lëroja. Sa dhimbje, sa mbresa që të pushtojnë tërë qenien, sa hapur brenda vetes shprehet Bardha nga lartësia aktuale e një biznesmeni me emër aq të madh tek ai çunaku i Radanjës së tij të dashur, kur “në dhomën e vetme që sajuam”, u strehuan pesë kurorë… flini, në këtë dhomë plot 11 veta që do të thoshte plot 11 frymë për t’u ushqyer…

Dhe në vazhdim, me atë respekt lapidar për nënën e tij, vërtet një nënë qytetare dhe qenie dinjitoze që si komandante e shtëpisë, e zonja e saj nuk kishte se si të mos përjetonte plot lot dhe dhimbje fatin e njerëzve të saj më të dashur, fatin e loçkës së zemrës së saj të madhe. Por kjo nën dhe i biri nuk ankohej, nuk jepej, qëndresa, kjo vlerë më e vlerta në këtë botë do të thoshte Luigj Gurakuqi, poeti dhe politikani ynë “vigan-liberator”, mbante lart nënën, kurajonte si pak kë Bashën që…

Ngrihej me natë, vinte qetë përpara dhe shonte në ara të lëronte me parmendë dy-tri orë, sa të binte zilja e shkollës, shprehet Basha, fëmijë që e donte fort jetën kur zgjedha e saj po e rëndonte tejet skajshëm fidanin e një shpirti që për mrekullisht i besonte asaj – jo si përrallë, por si sfidë.

Sa ndjenja malli dhe respekti të mrekullueshëm e mbërthejnë nëpër faqet e librit për babain, Sulo Konicën, me nismën e të cilit në mesin e viteve ’30 do të ndërtohej shkolla në fshatin e tij, siç i tregonte mësues Tomorri, apo për gjyshen e tij “që kurrë nuk më nxirrte duarthatë, prandaj më erdhi keq për sëndykun që u dogj bashkë me shtëpinë e saj” – thotë Basha.

Drama e Bashajve, drama e Vashajve, dajallarëve të tij e shprehur me një realizëm të hatashëm, plot respekt për fjalën dhe kurrsesi duke abuzuar me të, vjen në libër si shfletim i dramës sonë: sa asaj çame, sa asaj kosovare, sa asaj thënë ndryshe gjithëshqiptare në realitetin e një fqinjësie që edhe në kohët moderne vazhdon të mbajë në këmbë fantazmën absurde të një ligji absurd, aspak për mëkatet tona – atë të luftës me Shqipërinë, kur bijtë e saj me Boçarë e kompani qenë promotorët dhe promovuesit e lirisë nga sundimi i gjatë otoman 85 vite më parë.

Drama që i jep ton gjithë pjesës së parë të librit është ajo kushtuar rrjedhave të fatit të të vëllait, Samiut, të tradhëtuar brenda vetes gjithsesi, që “edhe sot e kësaj dite e kujtoj atë ndarje aq të dhimbshme. Ishte më keq se vdekja: po na ndanin për së gjalli” (fq.72), definon autori. Drama përjetohet në libër aspak nga këndi i kultivimit të urrejtjes brenda vetes në klimën e njërës prej diktaturave më idiote të shek.XX, por si nevojë e një refleksioni shumë më të thellë mes vedi. Vërtet diktaturat kanë vulën e krimit e të makabritetit njerëzor të pashoq në llojin e vet, por kur doza e kësaj vule rritet artificialisht me krisjen brenda vetes me vetëdije apo verbërisht i bëjmë shërbimin më të keq se kurrë të ardhmes sonë.

Duke iu referuar pikërisht kësaj dukurie të shëmtuar, e kultivuar ndër shekuj nga pushtues të jashtëm e të brendshëm mbi shqiptarët, autori definon me shumë të drejtë:

“Njerëz të tillë, pa karakter (si Ramadan Ibrahimi – denoncuesi i Samiut), pa personalitet, që të shesin shpejt, janë të ndëshkuar nga njerëzit, nga familja, nga koha dhe nga vetvetja, paçka se ata nuk e kuptojnë” (fq.68).

Ishte pikërisht ky status mjeran që do të dërgonte në gijotinën e Kim Filbit, agjentit anglez në shërbim të KGB-së, ajkën e kombit shqiptar. Dhe natyrisht, thekson me të drejtë autori që “atij nuk mund t’i vinte keq për disa të rinj nga Shqipëria, përderisa kishte tradhëtuar vendin e tij, Anglinë”.

Statusi moral tepër i lartë në golgotën e jetës së tij familjare dhe private mbahet gjithherë lart nga motoja: “U arratisa nga Shqipëria si i përndjekur nga regjimi komunist, por Atdheun vazhdoja ta doja si më parë”.

Realist deri në fund ndaj jetës Basha Amerikën nuk e përjeton si vend të përrallave me luks dhuratë, por si “Vendi i punës, se në Amerikë nuk jetohet pa punë” ku duhet të kesh fort në tokë këmbët me koshiencën se “Të paguash ose të shpenzosh më shumë se sa fiton, do të thotë të falimentosh”.

Të lidhur fort brenda vetes ku “Arka e kursimeve ishte nëna e cila paratë i mbështillte me një shami dhe i fuste në baulen e saj “Bashajt bëhen tejet koshientë për të përballuar jetën me shembullin e përkushtimit dinjitoz, sfidat e jetës në emër të një jete plot dinjitet, ku “morali i nënës, më i madhi, që t’i martonte djemtë me vajza shqiptare” do të ishte njëra ndër spuntot më interesante dhe më të vlerta që do të mbante gjallë te Bashajt dashurinë për vendin e tyre dhe luftën sistematike për të lobinguar deri në nivelet më të larta të piramidës së departamentit amerikan të shtetit, apo tek liderët kryesorë, si Bush, Klinton e të tjerë për çështjen kombëtare, ku Kosova me fatin e saj do të përbënte kryefjalën e gjithë atij forumi republikan, apo Komiteti Republikan të shqiptarëve të Miçiganit e më tej në të gjithë nivelet e piramidës politike të SHBA, deri në vitin e lavdishëm 1999, kur me ndihmën dhe mbështetjen totale amerikane, UÇK-ja do ta kthente në realitet të kapshëm ëndrrën e saj të një Kosove-shtet të pavarur dhe sovran si pjesë e Evropës së Re.

Mjaft interesante është spiralja në rrugën e suksesshme të biznesit në SHBA, rruga e të cilit (nënkupton libri), kalon nga komunikimi me klientin deri tek lëvizjet e guximshme që shpesh riskojnë deri në hartimin dhe aplikimin e metodave nga më bashkëkohoret të menaxhimit të vlerave dhe shtrirjes së mbinatyrshme dhe pjesë-pjesë të biznesit me koshiencën se vetë jeta nuk është tjetër vetëm konkurencë – këtu qëndron edhe bukuria e saj si hapësirë sa intriguese, sa magjepsëse e realizimit të vetvetes.

“Dhe kur fiton konsideratën apo prestigjin duhet të dish ta mbash”, nënvizon autori. Kënaqësia e punës të vjen në jetë, patjetër si kënaqësi e vetë jetës. Kurse vetë jeta e jetuar realisht s’është tjetër vetëm burim kënaqësish dhe përvojash nga më brilantet në emër të plotësimit të vetvetes.

“Salloni “Bardha” mori një pamje tërheqëse, sapo erdhi të punonte si modeliste gruaja ime, Lumturia. Ajo menjëherë fitoi simpatinë e klienteve, si për modelet me fantazi që krijonte, ashtu edhe për mirësinë që tregonte” konkludon plot satisfaksion Basha. Shqiptarët janë vitalë dhe këtë vitalitet ata e manifestojnë në çdo vend ku punojnë, nënkupton autori, kur edhe të tjerëve nuk u mungon dashamirësia ndaj tyre – dashamirësia e standardit amerikan, ku njeriu mbështetet në kuptimin më të plotë të fjalës të të drejtave njerëzore për t’u realizuar në vetvete. Në këtë klimë Bashajt shohin të plotësuar dëshirën e tyre “dëshirën e nënës që të katër vëllezërit të punonin së bashku”, vjen kjo si dëshira e vetë njeriut shqiptar për të jetuar me dinjitet në emër të një të ardhmeje më të mirë.

Dhe Basha, apo diaspora shqiptare, “kurrë nuk e harroi atdheun e saj, nuk u lodh kurrë së menduari e punuari për të, edhe pse larg tij”.

Në fillim të viteve ’60, tregon Basha – demonstruesit shqiptarë ballistë e legalistë krahas të tjerëve, të fyer nga parullat antishqiptare kundër Atdheut të tyre, lanë mënjanë kryeministrn, Mehmet Shehun, – që vizitonte Nju Jork-un dhe iu kthyen minoritetit grek duke u përleshur me ta dhe duke i vënë përpara, pa u lënë kohë të mbroheshin, duke treguar se mërgata politike shqiptare ishte antikomuniste, por jo antishqiptare”, (fq.122). Një mrekulli e vërtetë brenda shpirtit të qenies që gjithsesi apelon përballë atij kështjellëzimi modern brenda nesh, që të mbërthyer në sfidat e kohëve moderne në emër të mbijetesës apo edhe të spekullimit, bien pre e entusiazmit modern duke shkuar deri në mohim të plotë të vetvetes, apo deri në njollosje të figurave tona kombëtare simbol i civilizimit tonë të hershëm, si Heroi ynë Kombëtar, Gj.K.Skënderbeu.

Është një apel i fuqishëm që vjen nga faqet e këtij libri brilant mbresash dhe dokumentesh të Bashës që flasin në dobi të çështjes sonë në total, kur edhe pse jemi në fillimet e mijëvjeçarit të tretë, siç shprehet akademiku R.Qosja, jemi populli që ende nuk i kemi zgjidhur tri problemet madhore brenda vetes, po aq në raport me botën kur “Jalta” vazhdon të jetë akoma gjallë: 1.Çështjen kombëtare; 2.shoqërore dhe 3.atë demokratike.

Në këtë këndvështrim, libri i Ekrem Bashës afishohet si kontribut dinjitoz i njeriut shqiptar si njeri modern që besimin tek vetja dhe forcën shtytëse të këtij besimi e gjen tek shmangia urgjente e të gjithë atyre paragjykimeve dhe mentaliteteve sa anakronike, sa fatale për të ardhmen tonë, ku gricjet artificiale do të largonin jashtë rrugës evroatlantike ku aspirojmë. Një apel i fuqishëm ky për klasën politike, ashpërsinë brenda gjirit të së cilës në llojin e vjetër të luftës politike autori e përjeton me indinjatë. Duke u treguar mirënjohës deri në skaj ndaj mikut të tij dhe të shqiptarëve, kongresistit Broomfield, i zgjedhur disa herë përfaqësues për Kongresin Amerikan, njëri nga veprimtarët më të njohur dhe më me autoritet në dobi të çështjes shqiptare, autori vë në dukje se ky mik i shqiptarëve që në fillim të viteve ’80 kishte demaskuar farsën e bashkim-vllazërimit në Jugosllavi “Bashkim vllazërimi ka marrë fund me kohë”, do të deklaronte ky amerikan i madh, mik i patriotit dhe biznesmenit të standardeve ndërkombëtare, z.Ekrem Basha. Jo rastësisht ky mik i madh thirrej në diasporë edhe si “shtylla e shpresës kosovare”, nënvizon autori i librit.

Shumë interesante është evidentimi i realitetit amerikan si një realitet me këmbë në tokë përballë sfidave që po rroknin në rritje njerëzimi, çka shpaloset aq bukur në replikën e Hrushovit me Niksonin në vitin 1960.

Fjalëve të Hrushovit se fëmija i fëmijës suaj në Amerikë, pas disa kohësh do të jetojë në komunizëm, ish-Presidenti amerikan i përgjigjet me tepër sukses:

“Fëmija i fëmijës suaj, pas pak vitesh do të jetojë i lirë dhe në demokraci” (f.127).

Një fëmijë i atyre viteve ishte dhe Ekrem Bardha, që sot si mbarë diaspora shqiptare ka fatin të jetë “fëmija që do të jetojë vërtet i lirë dhe në demokraci”.

Dhe nëse kjo do të ishte natyrisht meritë e madhe e të tjerëve, merita e bashkëmoshatarëve të Bashës së atyre viteve, kohë më parë apo edhe sot, qëndron në atë që ata ditën të ruajnë vetveten si një vlerë dhe motivim i brendshëm në mënyrë të vazhdueshme. Dhe kjo nuk do të vinte ndryshe vetëm si një orientim i vetvetes nga këndvështrimi brilant i librit të mrekullueshëm të këtij sensi të Bashës:

“Larg dhe pranë Shqipërisë”.

Si i tillë, ky libër vjen si monument i vlerave morale, civile dhe njerëzore të një komuniteti, që në emër të jetës së vetvetes, në emër të dashurisë për kombin e tyre mbajtën gjallë përballë çdo sfide, deri edhe atë më tragjike që kaloi edhe familja Basha, duke lënë një copë të shpirtit të saj në skëterrën e një eksperimenti tragjikomik të llojit shqiptar, diti të fitojë mbi vetveten në emër të jetës, në emër të së ardhmes së natyrshme të kombit dhe të atdheut të tij. Me krenarinë e ligjshme të të qenit shqiptar më lumturon, sepse vetëm brenda kësaj filozofie ne do të meritojmë me dinjitet edhe dashurinë dhe inkurajimin e botës moderne ku synojmë të realizohemi.

Urime dhe nderim të përjetshëm z.Bardha që shpalosët jo thjesht si një kapitalist i kompletuar i kohëve moderne, por mbi të gjitha si njëri nga korifejtë e atdhedashurisë, shembull për të gjithë shqiptarët, kudo në këtë botë kaq të egërsuar brenda vetes!

Kadri Ujkaj, Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve M.Madhe

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu