Nr. 97 i gazetës në print

0
“GJERMANIA E VOGËL” NË BALLKAN

Brenda madatit gjerman do të forcohet ligjshmëria e brendshme politike e Kosovës, për çka Gjermania shquhet me zbatushmërin e vet ligjore, të shpresojmë për më shumë ligjshmëri në Kosovë me madat Gjerman

Bekim REXHEPI

Prej 01 Shtatorit administrata ndërkombëtare në Kosovë do të udhëheqet nga dy gjermanë, në vendet më kyqe. Joackim Ryker në postin e kryeadministratorit të UNMIK-ut, dhe Roland Kather në postin e gjeneralit të trupave nderkombëtare të KFOR-it. Është rastësi apo hera e parë që këto dy poste vijnë në diktatin e një vendi, dhe më shumë se kaq duket se Kosova është shëndërruar tani në një Gjermani të vogël politike në Ballkan.

Derisa nuk pritet një kohëzgjatje me një adaptim të ri, të stafit politik ndërkombëtar në Kosovë, pakkush mund te shpreh brengosje në mosvazhdimësinë e negociatave edhe pse ato janë me plotë probleme teknike-politike. Ndryshimi i stafit ndërkombëtar nuk do të ngadalsoi ritmin e zhvillimeve të këtyre negociatave sepse ato janë nisur më qëllim që të arrihet një marrëveshje mes palëve konfrontuese, para se te shkohet në imponim te marrëveshjesë. Këto negociata padyshim kanë kosto të lartë dhe pak a shumë ka qasje në to sepse ato siç dihet tashmë menagjohen nga grupi i kontaktit, i cili siç dihet nuk jap llogari, por në fakt kërkon llogari nga pjesmarrësit negociues, te cilët gjithësesi duhet të janë te vetdijshëm.

Ndofta gjatë këti administrimi gjerman të Kosovës do të mund të ndodhi “veprimi politik” i përcaktimit të statusit politik të Kosovës me “pavarsi” dhe ky akt do te mund të jetë edhe një vendimi historik, pasi që Gjermania ka merrë roli më garantues në vendimet politike Evropiane.

Kosova është problem Evropian, i tillë ka kenë, por neglizhenca dhe paaftësia e institucioneve evropiane ndaj problemit të Kosovës, e ka rënditur atë në problem ndërkombëtar. Kosova akoma pjesërisht mbetet problem nderkombëtar sepse disa institucione nderkombëtare nuk e kanë përfunduar misionin e tyre, janë akoma në funksionet politik.

Por, funksioni i institucioneve ndërkombëtare po e zbret barrën e vet tek ato evropiane më qëllim të përmbylljes se misionit të vet, duke marrë misone të tjera në vatrat e krizave siç kemi në lindje. Për një tërheqje të ngadaltë nuk ka mëdyshje, sepse janë më te qarta implikimet e politikës evropiane, rreth problemit të Kosovës, dhe synimi i fundit për futje në gjirin e vendeve integruse të BE-së.

Nuk mund të anashkalojmë edhe skepticizmin e shumë refugjatve shqiptarve që janë kthyer nga Gjermania gjatë luftës, të cilët asaj kohe mbetën mes dy zonave: te interesit të Gjermanisë që sa më parë ti largoj refugjatët kosovarë ( me përjashtime te atyktushme) dhe interseit te regjimit serb që këtyre njerzëve t’ua shtoi edhe më shumën vujtjen me dhunë sistematike. Pra skepticizmi për stafin gjerman duket i pranishëm, por gjithsesi duhet forcuar bindjen se brenda madatit gjerman do të forcohet ligjshmëria e brendshme politike e Kosovës, për çka Gjermania shquhet me zbatushmërin e vet ligjore, të shpresojmë për më shumë ligjshmëri në Kosovë me madat Gjerman.

 

KRYEBASHKIAKU I ARDHSHEM I SHKODRËS, NJË BISNESMEN SHUMË I FUQISHEM

Qyteti i Shkodrës ze një vend ne eliten e qyteteve dhe jo vetëm atyre shqiptare. Tregtia shumë e hershme me Venedikun, Venecian e sotme; shkollimi e pergatitja e kapaciteteve ne universitetet me prestixhoze të Evropes Perendimore, e ka bërë Shkodren një nder qytetet me të zhvilluara dikur.

Ndërsa sot, Shkodra është kjo që është! Ne këto 16 vite demokraci, njerezit kane qene të prirur të votojne partite, jo kapacitetet intelektuale dhe të ndershme. Me kete percaktim, nuk duam të fyejme asnjerin prej ish- kryebashkiakeve apo atyre aktuale, vetëm se duam të sjellim ne vemendjen e opinionit: perderisa nuk kane punuar mirë, fjala vjen si ne Tirane; atëherë i bie që duhet të kenë punuar keq! Gjatë këtyre viteve, asnjëherë Shkodra nuk pati si “Qytetar të Pare” një personalitet, vec cilesive të tjera, edhe shumë të pasur.

Është e qartë se ka ikur qartazi koha e “Ikonave Partiake”. Kete here, për të miren tone dhe të Shkodrës, kurrsesi nuk duhet të politizohet figura e kryebashkiakut të ardhshem.

Janë të shumte emrat, të cilet para “perdeve të partive” perfliten si kandidate, me shumë politikisht se bazuar ne vlera dhe kapacitete reale të individeve. Ndërsa ne, thjeshtë do të percjellim emrat që perfliten si kandidate, por pas “perdeve të partive”. Jemi të bindur se qytetaret e Shkodrës, nuk e dine qartazi se cilave ngjyra politike u perkasin emrat që do të permendim, siç edhe do të vleresonin me shumë se kolorin, aftesine e spikatur ne sferen e bisnesit që kane menaxhuar nder vite. Nga ana tjeter, emrat që ne do të percjellim me vijim, nuk do të kishin asnje problem të kandidonin për sejcilen prej partive të spktrit politik shqiptar. Gjithcka mund të zyrtarizohet vetëm kur neper podiume apo tribuna, partite do të cirreshin me premtime boshe si deri tani, duke iu vene kandidateve nga një “targe” politike nga pas.

Si kandidate potenciale për kryabashkiak të Shkodrës perfliten emrat e Paulin Radovanit, Ismail Ahmetit, Sait Fishtes, Gjergj Leqejzes, Tom Doshit, Agron Celes, Ardi Kimces. Janë që të gjithe bisnesmene të suksesshem ne sferat që kane zgjedhur dhe normalisht asnjeri prej tyre, nuk do të kete nevoje “të mjele” të shkreten bashki të Shkodrës!

Deri me tani, ngjitja ne karriken e kryetarit të Bashkise Shkoder, është pare si një mundesi reale për tu pasuruar. Faktet kokeforta tregojne se të gjithe ish- kryebashkiaket e deritanishem, nuk kane patur ne CV-ne e tyre ndonje pasuri të trasheguar nder vite, që të justifikoje jetën luksoze pas lenies se mandatit. Nuk po zgjatemi me tej ne kete drejtim, por mendojme se kete here është e rendesishme që të votohet një i pasur, ne kuptimin e plote dhe të mirefillte të kesaj fjale. Vota normalisht, është interes! Shembulli me i qartë është Tirana, një qytet i permasave evropiane tashmë. Megjithese është larg Shkodrës vetëm 90 km, para qytetit me të madh verior, është thuajse me shumë se një shekull, mbi të gjitha, ne mentalitet dhe perceptimin për jetën dhe zhvillimin e ne pergjithesi.

Vezhguesi Politik

 

“Shqipëria 1 euro” dhe 5 grosh zehër mediatike

Nga Albert Vataj

“Shqipëria 1 euro” ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga trajtesat e shumëfishuara në formate dhe këndvështrime të ndryshme. Në ballë si gjithnjë ata që me statusin e mendjendriturit kërkojnë të diktojnë në gjithçka dhe për çdo gjë parimet dhe mendësitë e tyre si të vërtetën e kulluar. Dhe këta jo rastësisht janë më të flaktit e vënies nën fre të kësaj “shitje të Shqipërisë”.

Nuk marr përsipër të ndal karvanin e kundërshtarëve të platformës “Berisha”, “Shqipëria 1 euro”, sikurse nuk më shtang zelli i këtij vërtiku, të të gjithë atyre, që duke u pozicionuar kundër, mendojnë se do t’i bëjnë shërbimin më të mirë këtij vendi dhe perspektivës ekonomike të saj. Megjithë gatishmërinë për të ofruar me bollëk argumentet e tyre si kundraargumente të promovuesit të kësaj platforme, këta syresh u orvatën të dëshmojnë, jo vetëm se janë kundër çdo gjëje, pas së cilës vjen Berisha, por se patologjia e tyre nuk i ndal të luajnë heretikun në kushtet kur vendi ynë përpëlitet në të sotmen e  një biznesi më shumë artizanal se sa profesional dhe perspektiv. Ata harruan se me “Shqipëria 1 euro” ishte një ftesë për biznesin e huaj, pa lënë jashtë këtyre portave dhe biznesin vendas. Ky i fundit natyrisht duke qenë garant për disa kritere që e bëjnë këtë platformë efikase dhe një shërbesë e ardhmërisë ekonomike. Duhet të bëjmë me dije atë që në një farë mënyre shqiptarët janë të njohur. Konkretisht, se biznesi i huaj ka teknologji më të përparuar, ai sjell kualifikim më të lartë të punonjësve vendas, hap vende pune dhe ka pagesa më të larta për punonjësit. Të gjitha këto epërsi të biznesit të huaj do të promovohen dhe do të nxiten me paketën “Shqipëria 1 euro”.

Nisma e qeverisë e shpallur nga kryeministri Sali Berisha, është bërë shumë tërheqëse edhe për vetë emrin që mban “Shqipëria 1 euro”, megjithëse shumë nga kundërshtarët u nisën pikë së pari nga pagëzimi i kësaj nisme, për të shfryrë tërë mllefin e tyre kundër qeverisjes aktuale dhe drejtuesit të saj. Natyrisht që artikulimi nuk merr përsipër të jetë tregues i gjithë asaj që në vetvete përmban “Shqipëria 1 euro”. Ai është një konvension, një artikulim, një etiketë dhe nuk merr përsipër të dëshmojë mrekullinë e botës. Mrekullia “Shqipëria 1 euro”,  në vetvete është dhe shpresohet të jetë ajo që mbart në vetvete zbatimi i kësaj nisme, kurrsesi jo të merret kallp si një emërtesë apo trofe politik.

Ajo që të acaron në këtë mishmash mediatik për “Shqipëria 1 euro”,  është se e gjithë vija e parë e frontit kundër kësaj nisme janë prototip të mbylljes së hesapeve për vete dhe familjet e tyre. Atyre as se u shkon ndër mend se ka ende familje që kacafyten çdo ditë me mundësitë e mbijetesës. Se ka fëmijë që u derdhen sytë e u plas zemra para vitrinave plot shkëlqim, ndërsa fëmijët e tyre, çfarë u sheh syri ua mbërrin dora, sezonin e pushimeve i bëjnë jashtë vendit, edhe vizitën më të rëndomtë shëndetësore preferojnë ta bëjnë po kështu, jashtë vendit. Janë këta, të cilët pasi kanë humbur çdo lidhje me realitetin real, jo atë virtual me këtë vend, marrin rolin e flamurtarit për të mbrojtur Shqipërinë që Berisha don t’ua shesë të huajve. Për ta ky vend është një lopë, të cilën duhen ta kullotin të tjerët e ta mjelin ata vetë. Por ndërsa kjo filozofi çdo ditë e bëhet gjithnjë e pamundur për shijet e tyre, shfrytëzojnë çdo mundësi për të dëshmuar patriotizmin e tyre kotrastues në emër të fjalës së lirë dhe mendimit intelektual.

Deri më tash nuk mësohet që në media apo nëpër forume të bëhet një debat profesional rreth “Shqipëria 1 euro”, dhe të analizohen përparësitë dhe defektet që mbart ajo në vetvete. Por këto mëndje të ndritura nuk kanë nge të ulen e të shohin me dëshirën e mirë diçka që i përket të sotmes dhe të ardhmes së ekonomisë dhe biznesit shqiptar. Një tjetër krim në të cilin ata janë pjesëmarrës aktiv, është se ata nuk janë të paformuar për të mos marrë vesh se çfarë propozon dhe garanton “Shqipëria 1 euro”,  dhe se pas saj nuk është se fshihen vetëm arsye, rreth të cilës duhet ngritur një mur i lartë kundërshti dhe anatemomi. Ata janë të vetëdijshëm profesionalisht, por jo politikisht se “Shqipëria 1 euro”,  është në vetvete strategji që ofron krijimin e  një klimë të përshtatshme dhe tërheqëse biznesi për investitorët e huaj dhe vendas. Nisma “Shqipëria 1 euro” duket sikur drejtohet vetëm më kahje nga biznesit të huaj, ose të paktën kështu u tingëllon kavalërisë së kundështarëve politike të Berishës, por në fakt është një nismë që mbështet dhe biznesin vendas. Natyrisht atë biznes i cili është i aftë të mbajë mbi supe garantimin e një produkti të lakmuar ose garant për eksport dhe hapjen e vendeve të punë. Në kryeherën e asaj që ofron “Shqipëria 1 euro”,  është hapja e vendeve të reja të punës, si garanci e një bazamenti stabile ekonomik. Mbase shpatarëve të luftës anti-Berishë nuk do t’i interesonte, ashtu siç dhe hamendësohet, që katastrofa sociale të vijojë të mbetet një nga gangrenat kërcënuese të trupit të drobitur të shoqërisë shqiptare. Ka shumëçka që këto kalemxhinj që u duhet bërë me dije. Nëse ata janë kundra dhe të qenin kundra nuk e vë në dyshim kur ka argumente bindës, krahas helmit që vjedhin duhet të na ofrojnë dhe një recetë për këtë sëmundje të gjatë shqiptare, sëmundje të cilën e promovuan, i shërbyen dhe vijojnë ta bëjnë si filozofi demoniake. Ndryshe duke heshtur do t’i bënin një shërbim të mirë vetes, jo xhepit dhe natyrisht do të përfitojë kush të mundet nga e keqja sipas tyre “Shqipëria 1 euro”. Nuk duhet harruar se shumë aktivitete në Shqipëri, të cilat janë të vendosura në objektet ish-shtetërore ka kohë që nuk i japin shtetit më shumë se 1 euro. Për fatin e keq ata që përfitojnë nga kjo janë ato që i fryjnë më shumë këtij zjarri, që për fatin e mirë është një zjarr i cili vetëm sa gjallërohet më tepër, pasi mushkëritë e tyre nuk çlirojnë aq sa ky zjarr të fiket nga fryma e tyre. Nuk ka pse gjithçka që Berisha mendon domosdo duhet të përfundojë në tehun e kritikave. Ai natyrisht që gjatë punës së tij voluminoze ka gabime, shumë prej të cilave i ka pranuar, dhe një pjesë e tyre janë udhërrëfyer drejt riparimit. Patologjia e kritizerëve i ofron atyre që janë molepsur prej saj gjithçka si gozhdë, ndërsa ata janë çekani. Kundrimi dhe trajtimi politik i nismave me synim minimizimin e traumës sociale është minim i ty dhe thellim i mëtejshëm i gjendjes kataklizmi, batak në të cilin është ky vend. Nuk do të ishte fyese për askënd, qoftë edhe për më të motivuarin politikisht që disa gjëra që rrjedhin nga pushteti, të cilin e kundërshtojnë, të hesht kur nuk ka se çfarë të thotë. Tambureve mediatike në politikën shqiptare ka me bollëk se pse t’i bihet, e jo një dëshire të mirë t’i hidhët përmbi një tis mjegulle dhe terri, vetëm e vetëm se kjo është dhe duhet të jetë sipas tyre parimi politik, të cilin përfaqësojnë dhe i shërbejnë.  Makiaveli vërtetë ka nonlimit të gjitha mjetet për të mbërritur tek qëllimet politike, a pushtetit. Por ai gjithsesi ka limituar, nuk e ka shpenguar teorinë e tij, për ta zhveshur atë nga çdo moral, nga çdo parim. Gjithnjë kjo shërben nëse këto shërbëtor të djallit, që njëkohësisht janë edhe të politikës se pushtetuzurpimit e motivojnë gjithçka si makiavelizëm. Ai nuk e shkroi se duhet të vdesësh në mjerim një popull që pastaj të përftosh po prej tij të drejtën e përfaqësimit. Ai motivoi, mjeti të justifikojë qëllimin, por jo kur kjo ka një kosto sociale. Gjithsesi këta gangster mediatik e politik nga kjo edhe joshen edhe pretendojnë të fitojnë, pavarësisht se shpërblehen majmë për mendjen e tyre të ndritur, drekojnë majm e sorollaten nëpër makina luksoze. Anipse dikush shumë larg tyre ka menduar dhe ka thënë: Nëse edhe një njeri i vetëm në botë është në nevojë, luksi është krim. Duke u dashur ta përmbyllë desha ta çmoj në 5 grosh debatin kundërshutes të “Shqipëria 1 Euro”.

Se ky 5 groshë gallate midiatike nuk është e interesuar, më së paku e duruar të kuptojë e të përpiqet të kumtojë se “Shqipëria 1 euro është një çmim simbolik që u vihet të gjitha shërbimeve dhe lehtësirave që mund t’u ofrojë shteti shqiptar investitorëve, me synim rritjen e kapaciteteve të punësimi, nivelit të pagave të punëtorëve, të rrisë produktin për eksport, sepse nëpërmjet këtyre parametrave arrihet tek qëllimet finale ndryshimin e parametrave të derisotëm të mirëqenies. E në të tëren e kësaj, kjo në prezantimin e Shqipërisë në fushën e ekonomisë, me nivele bashkëkohore dhe qasjen për të bindur botën dhe këtë kavaleri zullumqare mediatik se në Shqipëri nuk janë venitur shanset e bërjes së shtetit, të garantimit të parametrave për ta ndjerë vetën jo të diferencuar, jo një qen që pret t’i hedhin një kockë. Anipse politika vijon të bëjë gabime, por jo kaq vrastare.

 

Dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe zgjedhjet në prag

Nga Sokol Pepushaj

Dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe regjimi i Enver Hoxhës kanë risjellë në skenën politike shqiptare konfrontime dhe përplasje. Sërish kjo ka shërbyer si “mollë sherri” dhe një dinamikë e re e gjallërimit të betejës mes palëve politike. Jashtë kësaj vorbulle është përfshirë dhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare. Ai është përplasur me historianin dhe politikanin Paskal Milo. Ky i fundit e ka akuzuar atë si shërbëtor të regjimit dhe Enver Hoxhës, deklaratë kjo që vjen pas asaj të bërë në Pezë që në thelb përmbledh një vlerësim për diktatorin e fundit komunist. Gjithashtu në Kuvend Kryeministrit i kanë treguar teserën e tij të anëtarit PPSH-së. Sakaq Shqipëria e gjen vetën nën retë e zeza të debateve mbi komunizmin dhe veprimtarinë famëkeqe të Sigurimit të Shtetit.

Rikthehet sërish në konturimin e gjenerimit të politikbërjes shqiptare hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Yshtjen për t’u bërë katalizator i një klime jostabile politike, dosjet e Sigurimit e diktoi një rezolutë që duhet të mbahej nga Kuvendi i Shqipërisë në lidhje me qëndrimin ndaj komunizmit. Nëse shtetet e tjera të lindjes e konsiderojnë kapitull të mbyllur këtë transparencën e pastërtisë së figurës së politikanit, ndryshe ngjet në Tiranën zyrtare. Gjithnjë është gjurmuar dhe kapur një arsye që rikthimi tek e kaluara komuniste të shërbejë si koperturë, për përfitim kohe dhe devijim nga problematika urgjente me të cilën përballet realiteti politikë shqiptarë. Anipse kjo gjen një arsye të koherëncës për faktin se duke nxjerr dosjet përpiqet t’i bëhet me dije apo të tentohet të vihen nën fre pretendimet e eksponentëve të ndryshëm të rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit, të cilët tash që po gatitet gjella elektorale vihen re qasjet e tyre për tu bërë pjesë e politikës. Natyrisht veç atyre që tashmë janë një faktor në politike.

Ende nuk është bërë ashiqare e njohur për miletin, se pse dështuan nismat e tjera për hapjen e dosjeve, sikurse ka pak gjasa që edhe kjo ndërmarrje të ketë një fat tjetër, veç atij që kishin pararendësit, dështimin. Duhet të pyesim se çfarë u bë më ligjin për pastërtinë e figurës së politikanit. Kujt iu ofrua pensioni politik në këmbim të veprimtarisë së tij në shërbim të komizmit. Realisht asnjërës palë nuk i intereson një qëndrim korrekt dhe përfundimtar për sa i përket imunitetit anti-spiunë që duhet t’i injektohet klasë politikës shqiptare. Mungesa e vullnetit të mirë, si në të gjithë gamën e ligjbërjes apo shtetformimit është një tregues. Edhe kjo nuk kishte se si të ishte pjesë e përjashtimit nga kjo logjikë e mbrapshtë. Implikimi në Sigurimin e Shtetit duke mos bërë përjashtim kahesh dhe përfaqësuesish politik, mbahet si kryearsyeja se pse kësaj maskarade nuk i ofrohet një vlerë përfundimtare. Në të përgjithshmen e logjikimit, mbi bazën e së cilës është dhe vijon të dirigjojë shtetin shqiptarë mbetet ai që mund të konsiderohet si konstatim dhe preferohet të trajtohet si paragjykim. Konkretisht politika shqiptare është pjesë e asaj doktrine se nëse nuk ke qenë i përfshirë dhe nuk kë shërbyer në Sigurimin e Shtetit, nuk ka shanse të bësh karrierë në politikë. Në këto kushte si mund të mos jesh skeptik se do t’i jepet fund një herë e përgjithmonë hapjes së dosjeve, vënien para përgjegjësisë morale, politike dhe ligjore të të përfshirëve në të dhe shkëputjen nga kthetrat e komunizmit.

Ka shumë të ngjarë që shtetbërjet e popullpërfaqësitë  të kenë si tepër politikanë të përfshirë nga zelli dhe patriotizmi për t’i shërber regjimimit më antihumane që ka përcjellë civilizimi.

Individë të ndryshëm, që janë ose jo të kërcënuar nga kjo domosdoshmëri dhe që fatalisht janë prezent, natyrisht që nuk kanë pritur momentin e fundit të përballen me të vërtetën e hidhur të përgjegjësisë për shërbimin që i kanë kryer diktaturës komuniste. Dhe koha ka qenë në kahun e tyre. Nuk ka frenuar politika selektive e sundimit as të majtët e as të djathtët të ekzekutojnë, të zhdukin apo së paku të manipulojnë dosjet e tyre. Gjithsesi mbetet përsëri për të shpresuar se jo të gjithë dëshmitë e regjimit të Hoxhës të jenë zhdukur. Duhet të jemi të ndërgjeshëm se pak mundësi ekzistojnë që të mos jetë e vërtetë, se një pjesë e konsiderueshme e atyre dosjeve janë ekzekutuar. Si e majta, disi më e anatemuar nga kjo përgjegjësi politike, ashtu dhe e djathta, jo më pak aktive në shërbimin që eksponentë të saj i kanë ofruar regjimit të Enver Hoxhës, të dyja sa kanë mundur kanë bërë që të jenë duarlarë. Këto Ponc Pilat të shtetit, Parlamenti e tollovi-partive mendojnë se do të mbeten të tillë deri në fund, duke pagëzuar engjullizimin e tyre. Nëse ata dosjet i kanë ekzekutuar, ndërgjegjja e tyre dhe vullneti janë tashmë binarët prej të cilave nuk mund të dalë treni i filozofisë dhe vullnetit politik që përfaqësojnë.

Ajo që përbën “Thembrën e Akilit” të këtij riciklimi, mendoj se nuk është dhe aq përllogaritja e vlerave përfundimtare dhe divorci me të kaluarën e errët të komunizmit, se sa trajtimi si mekanizëm politik që njëra palë përpiqet ta konvertojë në armë për ta mësyrë palën tjetër. E thënë telegrafisht, ky mbetet një mjet i luftës politike, e kurrsesi një filozofi e re me të cilën duhet të mishërohet politika. Nëse Gjinushi akuzon se pushtetëmbajtësit i kanë zhdukur dosjet, gjë të cilën e kishin bërë edhe ata vetë më parë, dëshmon se edhe kësaj here shkëputja nga brigjet e të djeshmes komuniste do të jetë shumë e vështirë për anijen e politikës shqiptare.

Ata e përdorin si fushëbetëjë politike, jo si një shkëputje pa kthim nga komunizmi, motiv që orientoi shumë shtete të Lindjes për të vendosur pozitat e të tashmes pa anatemime të së djeshmes komuniste. Edhe kjo sajesë ka gjasa të ketë një fund pa lavdi. Koha për politikënt shqiptare shfaqet gjithnjë e më shpesh si element shumë i rëndësishëm. Kjo ngase vetë politika vuan nga të qenit aktive, efektive, e përgjegjshme dhe e vendosur për t’i shkuar gjërave deri në fund. E kujt konkretisht i intereson përfitimi në kohë që do të zaptojë çështja e hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit.

E para- Opozita si katalizator i këtij reaksioni duke u gjendur përballë një vendosmërie kushtetuese për zhvillimin e zgjedhjeve brenda këtij viti dhe duke u gjendur pothuaj e papërgatitur për një përballje elektoralë, e motivuar politikisht zgjon ethe të së kaluarës duke i kthyer në kapacitete që gjenerojnë zallamahi politike dhe terren kohor.

E dyta- E majta duke e parë veten para të pamundur për të ecur ende në frenimin e ndezjes së motorëve elektoralë, e konsideron çeljen e problemit komunizëm dhe dosje si një territor shumë të favorshëm për të yshtur drejt një përcaktimi kohor të ditës së përballjes elektorale për pushtetin vendor.

Pra e gjithë ajo që duhet të kuptohet rreth kësaj trajtese disi bjerrakohëse ka gjasa të ketë një lidhje kryekëput me zgjedhjet dhe akomodimin e plotë që e majta kërkon të realizojë për të mos rënë në grackën e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare ku ajo pësoi një humbje fatale. E bindur se respektimi i afateve kushtetuese për zhvillimin e zgjedhjeve do të jetë një vrastare politike, ajo po të pamundurën, po e kundron si të justifikueshëm çdo mjet që i shërben qëllimeve të saja politike. Por nuk e gjen veten jashtë këtyre etheve paraelektorale dhe hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit komunist edhe e djathta. Mbi të rëndojnë shumë akuza, besueshmëria e të cilave pak rëndësi ka në këtë rast nëse ka bazë të vërtetë ose jo. Gjithsej ajo mbetet e shënjuar, sikurse nuk mund të fshij me asgjë atë përgjegjësi që mund të ketë në një rast të të qenit pjesë e anatemimit politik që rrjedhon nga shërbimi që mund të jetë ofruar prej tyre për Sigurimin e Shtetit.

Hapjen e dosjeve nuk e konsideroj si kataklizmi politike, por koha që preferohet t’i ofrohet kësaj më duket jo më pak e rrezikshme. Sikurse shërimi nga kjo plagë që rizgjohet sa herë që politika tentodoset, është domosdoshmëri. Tani kur i gjithë spektri politik duhet të dëshmojë vullnetin e mirë dhe gadishmërinë për të ofruar zgjidhje të standardeve duhet edhe kësaj zallamahie politike t’i gjendet një zgjidhje. Mend kemi, anipse Fishta na kujton se “pamporrin e shkarpave preferuam”. O borra. Vendi ka ngelur zë zgrip. Politika bjeri t’i biem, s’mund të jetë një produkt i punës dhe shërbimit që politika dhe politikanë i bëjnë atyre që o ofruan vullnetin për t’i përfaqësuar dhe mbojtur. Tendenca e politikës shqiptare për të përdorur mekanizma stopues është një fenomen që hedh dritë mbi mungesën e një përgjegjësie politike, patologjike kjo. Këta nuk janë rregulla loje. Dhe nuk përbën ndonjë të papritur asgjë që ka lidhje papërgjegjësinë dhe mungesën e sensit dhe etikës politike. Pas grushtave, shqelmave, banaliteteve, “trimërive” dhe kthimit të foltores së Parlamentit në një vrimë haleje ku politika mërmjerr, duhet të gjendet pakçka për të mos vrarë përfundimisht shpresat se ky vend mund të bëhet, se në këtë vend nuk do të drejtojnë ata që mbollën ferr e tani kërkojnë të bëjnë profetin. Tamtamet e politikës shqiptare si për hapjen e e mbylljen e dosjeve, për mocion besimit e mosbesimi për Kryeministrin, për hidh e prit, janë tashmë logjika e cicmicit. Veç varfëri, amoralitet, mungesë vullneti, kolaps politik, debate shterp, bilbilenj e tollovitje, nuk di se ç’di tjetër ajo pjesë e politikës që për të bërë oponencë nuk përjashton çdo mjet.

 

Konsulli italian Roberto Orlando dhe Shkodra në tre vite

Konsulli edhe “i rreptë”, edhe i dashur, edhe këmbëngulës, edhe reflektues, edhe korrekt, edhe shumë i gjetur në veprimtari, tamam si një “qytetar” elitar, i kryeqendrës së Veriut shqiptar, Roberto Orlando, tashmë një kontribut i vyer. Shkodra në tre vite të punës së Konsullit Orlando ka ndjerë eksperiencën e të dhënave sistematike në rritje, të drejtpërdrejtë, por edhe seleksionuese që kanë ndikuar në kulturë, art, në dijen e vetëdijen për liritë, të drejtatm, por edhe detyrimet njerëzore që në një testim procesesh mendojmë se e radhit në faza afër përfshirjes në kanalet e një ekuilibri energjik e civilizues në konturet e forta e kalldrëmin për rrugëtim drejt Europës. Pra, tre vitet e punës së tij janë shembulli i funksionimit profesional dhe korrekt të një përfaqësie diplomatike. Si një dallëndyshe e parë e rikthimit të konsullatave në Shkodër, pas periudhës së gjatë të diktaturës komuniste, selia diplomatike italiane ka krijuar një stereotip që do u shërbejë si shembull edhe të tjerëve, që do ishte mirë ta pasonin.

Realisht, ndjejmë vërtet keqardhje për largimin e një miku të shquar që dinte të ishte shumë i çiltër brenda “rregullave” diplomatike. Jo vetëm kaq. Ndjejmë keqardhje edhe pse po na largohet një bashkëqytetar. Por ama, ndjejmë edhe kënaqësi, edhe krenari, pasi megjithëse po largohet pas 10 a 11 ditësh, na përshëndet duke na lënë pas një punë vërtet të shkëlqyer trevjeçare në drejtim të selisë diplomatike.

Ne, botërisht njihemi si gazetë kritike, normalisht duke qenë një dritare e mendimit të lirë intelektual shqiptar, por ndjejmë vërtet se për Orlandon, ndoshta kemi shkruar më pak se meritonte. Mbi gjithçka ka reflektuar korrektesë dhe profesionalizëm. Edhe me rreptësi e këmbëngulje.

Karriera e tij 10-vjeçare do të vijojë vrullshëm në Ambasadën e Italisë në Britaninë e Madhe. Është një vlerësim i merituar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë, e cila ka vlerësuar aktivitetin diplomatik të Orlandos, gjatë viteve të shërbimit në Ambasadën në Tiranë fillimisht, por veçmas në tre vitet e drejtimit të Konsullatës në Shkodër. Në këtë Shkodër që është vërtet e vështirë, jo vetëm për një arsye, dy apo tri. Për ata që e kanë njohu nga shumë afër, ishte vërtet njeri i sfidave, madje edhe i pranonte me kënaqësi e maturi. Miku i Gazetarëve, njeriu i drejtë në gjykim e veprim, qytetari i nderit i Shkodrës, do të jetë në Britani. Ambasada Italiane në Mbretërinë e  Bashkuar është më e rëndësishmja pas asaj në SHBA, tregues ky i qartë i përzgjedhjes që bëhet për personelin.

Bazuar në punën e tij, por edhe në marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit me mediat, ku veçohet “Shqipëria Etnike” nga mediat e shkruara dhe “TV Rozafa” nga televizionet lokale, por edhe nga çka ka ofruar në tre vitet e shërbimit në Shkodër, Roberto Orlando është etiketuar me mirënjohje, me respekt, sigurisht të merituar, jo vetëm si diplomat, por edhe si individ mjaft human dhe rigoroz në zbatimin e detyrës së tij. Por nuk është ky qëllimi i këtij shkrimi. Qëllimi është evidentimi i vlerave tashmë të njohura të Orlandos dhe të Konsullatës së Italisë, si një nga promotorët e stimulimit të zhvillimit të gjithanshëm të Shkodrës e të Veriut gjeografik shqiptar.

Akordimi i titullit më të lartë “Qytetar Nderi” i Shkodrës, nga Këshilli Bashkiak, është një tregues i cili mendojmë se duhet të ndiqet edhe me një nderim nga Këshilli i Qarkut Shkodër, për vetë kontributin e diplomatit italian që ky qytet 2400-vjeçar nuk mund ta harrojë kurrë.

Asnjëherë ai nuk është ndalur në “Vizat e Verdha” të qytetit, por ka qenë i pranishëm edhe në Malësinë e Madhe e Vaun e Dejës, edhe në Burrel, edhe në Lezhë, edhe në Pukë, edhe në Kukës.

Tregues tjetër i vlerësimit të merituar, ka qenë edhe vlerësimi i mediave për punën korrekte, profesionale, në lartësi të Konsullit Orlando. Unioni i Gazetarëve Profesionistë të Veriut shqiptar, i ka akorduar titullin e lartë “Mirënjohje” për aktivitetin në shërbim të rajonit të Veriut, por edhe për transparencën dhe marrëdhëniet e instaluara me gazeta, televizione, radio vendore dhe kombëtare. Gazeta “Shqipëria Etnike”, e njohur si më të rreptat, si më kritizeret e shumë individëve, e shumë grupeve mafioze apo terroriste, e shumë fenomeneve negative të shoqërisë, ka vlerësuar punën e Konsullit Roberto Orlando dhe Konsullatës në këto tre vite. Për këtë i ka akorduar dekoratën e lartë “Mik i gazetarëve”. Fakti i mësipërm ia vlen të theksohet fort, duke patur parasysh se kur ka patur fakte apo përfolje, në fillimet e Konsullatës por edhe të punës sonë si gazetë, kemi shkruar ato që kemi shkruar. Edhe këtë fakt, në një takim të gjatë të kohëve të fundit, na e përmendi Orlando. Kjo do të thotë që edhe kemi debatuar, por gjithmonë në shërbim të më të mirës së mundshme që nuk ka fund, as do të ketë fund.

Është një diplomat që Shkodra do t’ia ndjejë nevojën, megjithëse ai thotë se paraardhësi i tij është vërtet diplomat i mirë, familjar i mirë, njeri i mirë.

Shkodra në shekullin e kaluar ka qenë një mikpritëse e ngrohtë e përfaqësive të shumta diplomatike, të cilat numërohen gjatë periudhave të ndryshme, deri në 7 të tilla. Është kjo një shenjë dalluese e faktit se qyteti më i madh verior ka qenë gjithmonë në pararojë të afrimit me Europën. Megjithatë, që nga viti 2000 Shkodra ka dallëndyshen e parë të saj diplomatike, Konsullatën Italiane. Nuk është rastësi që e para përfaqësi diplomatike e BE-së në Shkodër është pikërisht ajo italiane. Edhe pse ka qenë qyteti më i persekutuar i Shqipërisë, Shkodra ka patur fatin dhe mundësinë të ndjekë kanalet televizive italiane, siç ishin ato të RAI-t. Duke vënë kanaçe sipër shtëpive, duke pranuar edhe të burgoseshin për teneqe që natën i vendosnin në një shkop e ditën i fshihnin nën çarçafët ku flinin fëmijët. Sigurisht, shiheshin edhe kanale të tjera të “huaja” dhe të ndaluara, siç ishin ato të ish-Jugosllavisë, por gjithnjë përpjekjet më të guximshme janë bërë për të ndjekur televizionet italiane. Një nga periudhat më të debatuara dhe më të zjarrta të Shkodrës kanë qenë ditët e Festivalit të San Remos, i cili, jemi të sigurt, është ndjekur me të njëjtin pasion në qytetin toën, siç edhe në Romë të Italisë. Janë të shumtë të huajt, teksa mahniten, teksa mësojnë se italishtja, prej vitesh, konsiderohet thuajse si gjuhë e dytë për shkodranët. Edhe marrëdhëniet tregtare të Shkodrës me Italinë, kanë qenë ndër më të zhvilluarat, ndër më të suksesshmet, krahasuar jo vetëm me qytete të tjera shqiptare, por edhe me shtete të Ballkanit.

Një pjesë e elitës intelektuale të fillimshekullit të kaluar, por edhe deri në fillim të vitit 1944, u arsimua në universitetet e akademitë italiane. Njëkohësisht, janë me qindra familjet mikse, ku burrat shqiptarë janë martuar me gra italiane apo anasjelltas, dhe falë dashurisë njerëzore duruan mbi kurriz urrejtjen dhe dhunën demoniake të rregjimit komunist. E, pra, mbi këtë bazë Konsullata Italiane në Shkodër e bëri ngjizjen natyrshëm, duke u konsideruar madje më shumë pjesë e qytetit të Shkodrës se sa e Ministrisë së Jashtme të Italisë.

Konsullata e Italisë në Shkodër ka kryer edhe një tjetër mision unik. Me imazhin e krijuar gjatë pak më shumë se 6 viteve, fillimisht me Stefano De Leon që shtroi shinat e diplomacisë, por veçanërisht gjatë tre viteve të fundit nën drejtimin e Roberto Orlandos, Konsullata ofron një shembull për t’u ndjekur edhe nga konsullatat e tjera, të cilat duhet të vijnë në Shkodër. Jo vetëm Orlando, por asnjë nga punonjësit e Konsullatës nuk u përfolën për afera komprometuese e korruptuese. As ankimi më i vogël i mirëqenë nuk mbëriti në gazetën “Shqipëria Etnike”, e njohur si më e hapura dhe më e gatshmja për debate publike edhe për çështje që na kanë lakuar edhe gazetat më prestigjioze të botës, deri sa ka patur edhe kundërshti publike ndaj mendimit tonë të lirë e të shenjtë. Dhe kemi fituar gjithëherë respekt e mbështetje nga shtypi amerikan, britanik, por edhe australian. Madje, ne kemi botuar letra edhe kundër vetes. Me dhjetra. Gjithçka e mirë është arritur fillimisht me zbatimin me përpikmëri të kuadrit ligjor italian, por edhe të atij të BE-së. Ama, Konsulli Orlando materializoi diçka më shumë: profesionalizmin, përkushtimin, transparencën maksimale të mundshme, në çdo aktivitet të mundshëm, seriozitetin, gatishmërinë për të gjetur kohë brenda pak sekondash të komunikojë me shtypin përmes postës elektronike, por edhe më afërsisht me ata që i ka vlerësuar të ndershëm e të pastër. Një konsullatë mikpritëse, e hapur për çdo individ, por rigoroze në punën e saj.

Puna e Konsullatës, siç ka ndodhur me të tjera në shumë qytete të Shqipërisë, mund të kufizohej fare normalisht vetëm në pranimin e kërkesave për viza dhe legalizime, pritjen dhe përcjelljen e delegacioneve të ndryshme italiane. Por jo, Orlando dhe stafi i tij, shumë profesional dhe i përkushtuar, kërkuan që në ndërtesën e re të Shkodrës së postkomunizmit të vendosnin edhe ata “gurët e tyre” të themelit. Janë lehtësimi i procedurave për qytetarët, janë gati të ditëpërditshme aktivitetet e ndryshme ekonomike, sociale, kulturore, artistike që mbajnë firmën e Konsullatës së Italisë në Shkodër. Edhe ky është një stereotip që mund të shërbejë si një pikënisje e mirë për aktivitetin e çdolloj tjetër përfaqësie diplomatike që do të ndjekë atë italiane në Shkodër. Diplomat, por duke jetuar si një shkodran i mirë, është ajo çfarë ka reflektuar në tre vite aktivitet Konsulli i Italisë në Shkodër, Roberto Orlando.

I ka dhënë shumëçka qytetit tonë, veriut shqiptar, prandaj themi ato që duhen thënë, fjalët e mira, të merituara, në këtë përcjellje vëllazërore në drejtim të detyrës së re në Britaninë e Madhe, ku gazeta “Shqipëria Etnike” aktualisht ka katër bashkëpunëtorë me viza afatgjata, Kolë Prognin, Nikë Bunjën, Rifat Ymerin dhe juristin e gazetës, Fran Dashin, të cilët do e sjellin, shpresojmë, edhe me ndonjë intervistë të mundshme, së paku si qytetar të Shkodrës, për lexuesit e shumtë.

Orlandos, pas tre ditësh do t’i dorëzohet me ceremoni titulli më i lartë “Qytetar Nderi” i Shkodrës.

Edhe në këto ditët e fundit para largimit, para largimit nga Shkodra, Orlando ka vendosur t’i japë një vlerësim një tjetër qytetari të Shkodrës, edhe ai italian, Dom Carlo. Kleriku është shumë i njohur dhe i respektuar për kontributin e tij në ndihmë të njerëzve në nevojë, përmes ngritjes së shumë qendrave edhe për rehabilitimin e personave me aftësi të kufizuara. Është një kontribut që një italian jep për qytetin tonë dhe, është një tjetër italian, Konsulli Orlando që kërkon të nderojë punën e bërë me shumë humanizëm. Më 21, në orën 16.00, në Teatrin “Migjeni” do ishte mirë t’i jepej titulli i akorduar edhe dr.Orlandos.

Sigurisht edhe në Këshillin Bashkiak ka ndonjë qejfmbetje, por vota e këshilltarëve, vullneti i popullit të Shkodrës vlerësojnë në maksimum punën e Konsullit kaq të suksesshëm Orlando. Është kjo një përcjellje e bukur, e merituar për këtë “Qytetar Nderi” të Shkodrës, për këtë mik të kulturës, të fjalës, të debatit.

Një shprehje e njohur latine, pra e italishtes antike, thotë: “Të gabosh është njerëzore. Të thellosh gabimin, është budallallëk”.

Duhet të mendojmë nga erdhëm që ta dimë ku shkojmë. Shkodranët duan të ecin drejt Europës. Falëminderit Orlando që ke bërë kaq shumë për qytetin e lashtë, Shkodrën.

Blerti Delija

Sokol Pepushaj

Filloi organizimi për Festivalin XVI Shqiptar New York

Klajd Kapinova New York

Në ambientet e Qendrës Kulturore “Nëna Tereze” u mbajt mbledhja e parë për pergatitjen e Festivalit XVI Shqiptar, që edhe këtë vit është menduar të mbahet ne New York.

Këtë vit nën kujdesin e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” dhe Qendrës Kulturore “Nëna Tereze” në New York, do të mbahet Festivali XVI Shqiptar.

Ky aktivitet tradicional i përvitshëm, që organizohet nga Qendra Nëna Tereze, nën kujdesin e të përndershmit Don Pjetër Popaj famullitar i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në New York, kryetarit dhe editorit të revistës “Jeta Katolike” Z. Mark Shkreli, regjizorit e skenografit Z. Astrit Toto dhe ekipit të stafit etj., është menduar që këtë vit të mbahet në përkujtim të 400-vjetorit të Frang Bardhit dhe 100-vjetorit të poetit Naim Frashëri.

Organizatorët e Festivalit, këtë vit kanë menduar që ai të mbahet më 12 Nëntor 2006, në ambientet e Teatrit Lehman College Bronx New York.

Nga burime e brendshme të organizatorëve të Festivalit XVI, këtë vit mendohet që të jenë të ftuar Grupi Artistik me këngëtarë dhe valltarë nga shteti i Michiganit ose sikurse njihet ndryshe si Grupi i Detroitit, Grupi “Rozafat” nga New York-u, Grupi “Bashkimi Kombëtar”, i cili, ka menduar të bëj një suprizë, duke ftuar Grupin Artistik të këngëve e valleve popullore shqiptare nga Athina, Grupi i Bostonit, Grupi North Carolina etj.

Sëshpejti, do të jepen detajet e ardhshme të konceptimit të Festivalit, pjesëmarrësve të tjerë, këngëtarë, valltarë, instrumentist, humorist, miq dhe të ftuar nga trojet etnike shqiptare dhe shtetet e tjera në Amerikë. Ajo që është e rëndësishme sipas regjizorit e libretistit Astrit Toto, është se do të bëhet paraqitja e koloritit të pasur të ngjyrave të veshjeve tradicionale të krahinave, trevave të larmishme me kostume popullore. Veshjet të gjitha do të jenë origjinale, që janë ruajtur prej shumë vitesh me kujdes nga vetë pjesëmarrësit dhe që këtë vit kanë rastin e mirë t’i tregojnë me krenari në Ditën e Festivalit XVI Shqiptar në New York. Toto shton, se skena e Festivalit XV tradicional Shqiptar do te jete e ndryshme nga ajo e vitit te kaluar dhe ai ka paraqitur nje project ambicioz me koncepte dhe detaje tradicionale shqiptare dhe fryme moderne.

 

Universiteti Europian i Tiranës, më i miri në Shqipëri

Ende arsimi shqiptar nuk ka ditur ose nuk ka mundur të diferencohet nga mësimdhënia formale apo edhe informale. Edhe çelja e shumë universiteteve private nuk ka sjellë ndonjë risi në formimin e brezit të ri. Kjo lidhet jo dhe aq shumë me metodat se sa me stafin dhe profesionalizmin e pedagogëve. Një shans i madh është çelja e Universitetit Europian të Tiranës. Themi një shans i madh pasi do të jetë një mekanizëm i gjallë ku programet më të përparuara të shkencave europiane do u ofrohen studentëve të këtij gjigandi të dijes.

Universiteti Europian i Tiranës ka zgjedhur stafin më profesional dhe më të përkushtuar akademik. Rektor është prof.doc.Ferit Duka, Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale është prof.asoc.doc Tonin Gjuraj, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë, prof.asoc.dr.Romeo Gurakuqi.

Themeluesit e universitetit janë tashmë figurat e njohura Adri Nurellari, Henri Çili, Ermal Hasimja dhe Blendi Vejsiu, njerëz me një profil të lartë mediatik, liberalë, analistë të zotë e personazhe simpatike të dëshiruar e të respektuar nga shoqëria shqiptare.

Kështu, të gjitha departamentet e këtij universiteti janë kapacitete që i kanë kaluar përmasat e Shqipërisë. Tërë stafi është me grada shkencore, i specializuar në universitetet më të njohura perëndimore. Një staf akademik që ka dhënë dhe vazhdon të japë leksione edhe në shumë universitete të perëndimit.

Është një veçanti e këtij stafi akademik mosha e pedagogëve. Janë thuajse të tërë të rinj në moshë, çka studentëve shqiptarë do u ofrohet jo vetëm një filozofi tërësisht ere mësimdhënieje, por edhe adrenalinë komunikimi me metodat më të avancuara perëndimore.

Ne shohim përditë se si stafet e shumë universiteteve në Shqipëri aludojnë për njohjen e diplomave shqiptare jashtë kufijve tanë. Kjo në të vërtetë nuk është arritur ende, por ajo çka është e rëndësishme për njohje diplome është stafi akademik. Diplomat janë të besueshme e të mirëqena kur kanë poshtë firmën e kapaciteteve që njihen në perëndim, kur kanë poshtë firmën e personaliteteve të shkencës me grada shkencore. Kështu, stafi akademik i Universitetit Europian të Tiranës, duke përzgjedhur tërë mësimdhënësit, mund të themi se ka nisur si njëshi i arsimimit të brezit të ri.

Është ky universitet pa dyshim një dritare e çelur drejt Europës, është ky universiteti më i kompletuar dhe me emërimin më autoritar në Shqipëri, është ky universitet me stafin dhe programin më të kopletuar.

Sokol Pepushaj

 

Shkodra njeh vlerat e diplomacisë

Shkodra është njohur si qyteti i “të parave”. Aty është botuar gazeta e parë, ka lindur fotografia, drama, është krijuar banda e parë muzikore etj. Në këtë vazhdë është edhe hapja e agjensive konsullore të para. Kështu, që në vitin 1777 ka ekzistuar konsullata e Venedikut, duke vazhduar me konsullatat ruse, franceze, austro-hungareze, italiane, greke dhe malazeze.

Secila prej tyre ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në periudha të ndryshme, kjo e diktuar sigurisht dhe nga faktorë historikë. Marrëdhëniet fillestare të Austrisë me Shqipërinë dhe në veçanti Shkodrën, i përkasin shekullit të XVIII, dhe i pari konsull ka qenë Vinzenz Ballarin, i cili qëndroi në këtë post deri në vitin 1836 (kohën kur ai vdiq). Ndërsa e para konsullatë italiane daton në vitin 1861 me konsull Eugenio Durio, i cili vazhdon këtë detyrë deri në vitin 1866.

“Aktiviteti diplomatik i Francës në Shkodër përkon me sundimin e Bushatllinjve, në periudhën 1757”, është shprehur Mozali. Ajo ka shtuar se ekzistojnë një sërë arsyesh se përse u vendosën kaq shumë përfaqësi diplomatike në këto kohë në Shkodër. Duket se qyteti i lashtë verior, Shkodra, u ofronte atyre më shumë se qytetet e tjera të vendit. “Për hir të së vërtetës, duhet të themi se Shkodra ka qenë gjithmonë “diplomate” në kuptimin e gjerë të fjalës. Ajo ka ditur të kuptojë vlerat e diplomacisë, duke e shndërruar atë në raporte konkrete dhe shumë të mira, duke pasur në qendër interesat reciproke ekonomike dhe politike”, shpjegon Mozali. Ndërkohë, ajo shton se tradita duhet të rikthehet duke bërë që Shkodra të përfitonte nga rikthimi i përfaqësive të huaja diplomatike. “Rihapja e përfaqësive të huaja diplomatike në këtë qytet do të krijonte mundësi zhvillimi në të gjithë zonën. Do të krijoheshin mundësi reale për thithjen e investimeve si dhe për krijimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve të bizneseve të huaja. Kjo do të çonte edhe në uljen e papunësisë në këtë qytet, i cili renditet ndër të parët në vend, për sa i përket numrit të të papunëve”.

Jozefin Gilaj

Florë Malocaj

 

“Bum” investimesh në Shkodër. Gjiganti Italian COTONELLA vjen me qendër në kryeqendrën e Veriut

Bisnesmeni i mirenjohur shkodran, Gjergj Leqejza, do të jetë drejtori i përgjithshëm i COTONELLA-sme qender ne Shkoder, duke patur besimin e plote të familjes Zannier, e cila ne vitin 1972 i dhe jate markes se njohur të veshjeve intime. Ne mars 2007, COTONELLA do të jetë një “marke e rregjistruar” e Shkodrës.

Ishte viti 1972, kur Maurizio dhe Donatella Zannier, themeluan ndermarrjen COTONELLA, për prodhimin e veshjeve intime, të cilat tashmë janë nder lideret kryesore ne të gjithe Evropen e me gjere. Vit pas viti, tashmë edhe me ndihmen e femijeve, e kane zhvilluar dhe zgjeruar bisnesin e tyre, me mbeshtetjen e impenjimin e të gjithe bashkepunetoreve dhe ne këto 35 vjet, kane kontribuar ne rritjen e ndermarrjes me një gjitheperfshirje ne shkalle të gjere, profesionlizem dhe me shpirtin e grupit.

Para 12 viteve, ne Shqiperi ata hodhen hapat e pare të investimit, duke i besuar një nga laboratoret e para COTONELLA, bisnesmenit të mirenjohur shkodran, Gjergj Leqejza. Kështu hodhi rrënjë nja nga investimet me serioze dhe me të dobishte ne Shkoder, por edhe me gjere. Një nga plaget me të renda të tranzicionit shqiptar, papunesia, filloi të zbutej ndjeshem. Me mijera gra, muaj pas muaji dhe vit pas viti, u punesuan ne këto laboratore. Pervec sigurimit të jeteses se familjeve të tyre, ata fituan edhe një eksperience të re pune, ne parametra bashkekohore evropiane. Kushtet e punës, filluan të permiresohen ndjeshem me kalimin e viteve. Nga ana tjeter, duke pare ecurine e shkelqyer të COTONELLA-s se drejtuar nga Leqejza ne Shkoder, pronaret Familja Zannier, filluan edhe rritjen e volumit të punës, duke krijuar mundesi të reja për punesimin e shumë familjeve shkodrane.

Gradualisht, Shqiperia e bashke me të Shkodra, po i afrohej pranveres se cmendur të vitit 1997. Të gjitha bisneset u paralizuan. Ligjin e benin armet dhe kriminelet. Megjithatë, edhe ne këto kushte të veshtira, GjergJ leqejza, me shumë sakrifica sublime, vazhdoi aktivitetin e tij. Ishte një vendim i vështirë për tu marrë, por edhe shumë i rendesishem: mijera familje, mund të vuanin edhe urine nese do të mbylleshin laboratoret COTONELLA. Duheshin rritur ndjeshem shpenzimet. Jo vetëm duhej menduar për ruajtjen e laboratoreve dhe makinerive shumë të shtrenjta, por edhe për percjelljen nga puna ne shtëpi dhe anasjelltas të punetoreve. Ne dispozicion të tyre, u vendosen autobuse, të cilet mbyllen shumë shqetesime dhe probleme edhe për familjet shkodrane, që kishin pjestaret e tyre të punesuar.

Me gjithe këto veshtiresi, ku plumbat dhe armet ishin të pranishem ne çdo vend, ne çdo moment të dites, laboratoret COTONELLA arriten të vijonin punën thuajse normalisht, duke ruajtur stabilitetin ekonomik të mijera familjeve shkodrane. Ne krye të punëve si gjithmone, ishte vetë bisnesmeni Gjergj Leqejza.

Vitet kalonin dhe stabiliteti politik, ekonomik dhe social do të shkonte drejt normalitetit. Laboratoret COTONELLA rriten ndjeshem aktivitetin e tyre, duke u shtuar dhe bashke me ta, edhe numri i të punesuarve. Të gjithe i kujtojme njoftimet e here pas hershme për punonjes të firmave “MADISH” apo edhe “SHQIPERIA TRIKOT”, të cilet përherë e me shumë, gjenin kushte me të mira puna. Brenda këtyre laboratoreve, ekzistonte një fryme familjare. Ne raste festash të ndryshme, jo vetëm kishte dhurata por edhe shperblime monetare. Ndërkohë, këto laboratore po i ngjanin perdite e me teper, homologeve të tyre ne çdo vend të perparur të botes.

Ne këto 12 vite, bisnesmeni Gjergj Leqejza, tregoi aftesi të spikatura ne menaxhimin e laboratoreve COTONELLA. Kjo sigurisht, nuk do të kalonte pa u vene re nga pronaret e saj, familja Zannier, të cilet moren vendimin shumë të rendesishem por edhe shumë dobisjelles për Shkodren e Shqiperine. Marka e njohur e veshjeve intime, do të zhvendos qendren e saj nga Italia, ne qytetin e Shkodrës. Tashmë, të gjitha prodhimet e kesaj kompanie, do të mbajne shenjen dalluese “made in Scutari, Albania”. Jo vetëm kaq. Shkodra do të jetë distributori kryesor i lendes se pare, e cila do të perfundoje procete ne vende të ndryshme të globit, aty ku janë ngritur laboratoret COTONELLA. Drejtor i Përgjithshëm i COTONELLA, do të jetë Gjergj Leqejza, i cili tashmë ka arritur atë që nuk mund ta enderroje asnje bisnesmen tjeter.

Edhe ne këto kohë, Leqejzen e gjen ne pune. Ka vertetë impenjime të shumta. Pervec aktiviteteve të tjera prodhuese dhe ne shumë sfera të bisnesit, tashmë po behen gati mjediset e reja për COTONELLA-n ne Shkoder. Behet fjale për një investim gjigant ne dhjetera mijera katrore, ku do të perfshihen jo vetëm reparte prodhimi, por edhe ambalazhimi, magazinimi etj. Me ardhjen me qender ne Shkoder të COTONELLA-s, që pritet të realizohet perfundimisht ne mars 2007, do të kete nevoje ne total për rreth 5 mije krahe pune. Kjo do të thote, një ndihme me shumë për të eleminuar papunesine ne qytetin e Shkodrës, por edhe me gjere.

Pervec sa thamë me siper, ardhja e COTONELLA-s me qender ne qytetin tone, është një merite e padiskutueshme e Gjergj Leqejzes, i cili është jo vetëm një bisnesmen i shquar dhe i sprovuar, por edhe një diplomat i spikatur, si Konsull Nderi i Austrise ne Shkoder. Është edhe një rritje e shenuar e prestixhit, kur një marke e njohur e veshjeve intime si COTONELLA, do të dale ne treg si një prodhim i Shqiperise e i Shkodrës.

Duke iu kthyer sërish asaj që mund të thuhet për COTONELLA-n, konstatohet ne të gjitha nivelet profesionale, një pune ne grup, si një instrument shumë i mir i lidhjes ne mes individeve dhe Ndermarrjes dhe Ndermarrjes e klienteve. Prej mese 10 vitesh, një pjese e procesit të prodhimit, është delokalizuar jashtë Italise, siç është rasti i Shkodrës. Ne të gjitha strukturat, të sintonizuara fort mbi filozofine e cilesise, që karakterizon “shtepine- nene italiane”, punojne mese 1000 persona, të gjitha me një kualifikim të larte.

Aktiviteti i COTONELLA-s, nuk perfshin vetëm prodhimin dhe tregtimin e veshjeve intime, por edhe sponsorizimet e ndryshme. Një nga me të fundit sponsorizime, edhe me të bujshme, është ai i MISS ITALIA 2006, ku fituesja Klaudia Andreati, 19 vjece, mund të konsiderohet vertetë një “vajze COTONELLA”. Për të 11-in vit rradhazi, COTONELLA është sponori kryeso i ketij aktiviteti shumë të rendesishem të bukurise italiane. Fituesja e MISS ITALIA 2006, Andreati, për një vit o të jetë “testimonial” e COTONELLA-s, gjatë evenimenteve dhe manifestimeve që do të organizoje Ndermarrja.

Shembulli i menaxhimit të perkryer dhe profesional të COTONELLA-s ne Shkoder nga Gjergj Leqejza, sigurisht që duhet ndjekur edhe nga shumë bisnese të tjera. Është shumë e rendsishme, ne një bisnes, të kesh fitime të mira. Por kjo nuk mjafton. Duhet me shumë munde për të bërë emër të mirë, për të krijuar besim tek investitoret e huaj, siç është rasti i atyre italiane të COTONELLA-s.

Nga Vasel Gilaj, Artur Vashja

 

Zbulimi ne parlamentin shqiptar

A ka patur ndonjehere Komunizem ne Shqiperi?!

Ne cilen ane të “barrikades” politike do të ishte sot Spartak Ngjela, nese babai i tij, Kicua, nuk do të kishte rene viktime e “luftes se shtrigave” të PPSH-së? Nuk e di pse me erdhi spontane kjo pyetje, teksa “avokati i ceshtjeve ligjore të humbura”, tregonte ne një studio televizive konceptet e “demokracise liberale”.

Ne Shqiperi, “hyn derri e dosa bashke”! Kështu ka qene, është dhe fatkeqesisht do të mbetet për shumë kohë. Të vetmit që nuk paten mundesi të flasin për denimin e krimeve të komunizmit, rehabilitimin e viktimave të atij sistemi dhe ridimensionimin e historise 50 vjecare të kumunizmit shqiptar, ishin vetë ish- të persekutuarit! Edhe ne mes rradhëve të tyre, dallohen qartë kategori të ndryshme, jo të gjitha të perndjekura apo persekutuara njelloj nder vitet e diktatures Hoxhiane& CO. Janë vetë ata, të cilet me shumë nen ze, kujtojne edhe bashkevuajtes të Spacit, Burrelit, Qafe Barit etj., që jetonin thuajse si pashallare ne burgje, duke shitur ne kuptimin e plote të fjales të burgourit e tjerë tek autoritetet e kampeve, e me tej, tek drejtuesit e PPSH-së ne qender e ne baze- organizatat e partisë! Jo vetëm kaq. Edhe brenda një fisi, komunizmi perdori metodat e veta të “divida ed impera”, metodes romake “perca e sundo”. Edhe ne mes dy vellezerve, u krijua një hendek, edhe pse të dy bij të një ati “tradhetar”, “bashkepunetor të fashizmit, nazizimit, Zogut” etj. Një vella persekutohej, internohej, burgosej, torturohej deri ne brezin e niperve, ndërsa vellai tjeter, jo vetëm që privilegjohej ne pune të lehta, i shkolloheshin femijet e niperit, por madje pranohej edhe ne PPSH! Sherbimi i vetëm që duhej të kryhej: spiunim i vellai të persekutuar, hafije ndaj të afermeve të tjerë!

Ka edhe shkalle të tjera të persekucionit. Personalisht, bej një dallim të qartë ne mes Spartak Ngjeles, të ndjerit Pjeter Arbnori por edhe Atë Zef Pellumbit. Që të gjithe keta, perfaqesues të spikatur të disa kategorive të të persekutuarve të komunizmit, kane nxjerre një lloj “gjoksin” perpara, sigurisht jo ne kuptimin e keq të fjales, por ne emër të vuajtjeve. E kam thënë edhe me heret, Spartak Ngjela, është ne një nivel me të afermit e Koci Xoxes, Tuk Jakoves, Zef Males, Liri Belishoves, Liri Geges, Mehmet Shehut, të permbledhur të gjithe ne termin e perashtatshem “viktima të luftes për pushtet brenda llojit të kuq”. Avokati “i ceshtjeve të humbura ligjore”, ishte bir i Bllokut, pavaresisht se ndoshta si natyre, i pelqente të dilte pak jashtë kontureve të kohes. E njejta gjë, mund të reklamohet edhe nga të aferm të personave të sipercituar. Por ka diçka ndryshe ne kete arsyetim të nisur. Që të gjithe, edhe babai i Ngjeles, Kicua, ishin nismetare të instalimit të një diktature të urryer, që edhe pas 16 viteve nga shembja ne Shqiperi, nuk i dime akoma pasojat e saja, pasi “kutia e Pandores”, nga një fuqi magjike, nuk po lihet të hapet! Me tej akoma, ishin të gjithe pjestare të një stafi të ngushte të dikatorit, ne miniature- diktatore të vegjel nen friken e gijotines se Hoxhes. Për të qene ne kete nivel, duheshin ndjekur rregulla strikte, të cilat mese miri i zbatoi mesa duket, i “fundmi i krereve komuniste” ne pushtet edhe ne demokraci, Ramiz Alia. Të tjeret, ne varesi të situatave, perfunduan me kokën nen gijotine, femijet u debuan nga Blloku, u internuan, u burgosen, ndoshta edhe u vrane. Por shumë prej tyre, gjeten ne ato burgje ku u degdisen, viktimat e duarve të tyre të lara me gjak dhe për ironi të fatit, bashkejetuan kriminele me viktima, ujku me delen për shumë vite, që pas viteve ’90, të kerkonin paradoksalisht, të njejtin status, të njejta të drejta.

Ka patur edhe kundeshtare të diktatures, edhe politikisht, siç ishte rasti i të ndjerit Pjeter Arbnori, i cili kerkoi ti jepte jetë, bashke me shoke të tjerë, një alternative politike socialdemokrate, kundër Partisë se Punës apo Komuniste. Janë të shumte ata, që për motive të pastra politike dhe jo “lufte shtrigash”, u denun, u debuan, u burgosen, u plagosen, u vrane, u degdisen. Arbnori u denua me vdekje, por mbase dora e Zotit, nderhyri dhe iu fal jeta, për të qene pas 28 viteve burg, një nga deshmitaret e gjalle të persekucionit. Pavaresisht burgosjes se gjatë, vuajtjeve normale ne ferrin komunist, ashtu siç e ka pranuar edhe vetë Mandela i Shqiperise, ka patur edhe kategori të tjera që kane perjetuar me shumë se ferrin ne kampet e shfarosjes komuniste. E mes tyre, permendim At Zef Pellumbin. Jo për atë që ai hoqi personalisht, por ishte bashkevuajtes i atij ferri, të cilin “rrnoi për me e tregue”. Armiku me i eger të komunizmit, ishte Besimi, Feja. Nuk ishte rastesi që kleriket, kryesisht ata katolike, u goditen që ne ditet e pare të rdhjes ne pushtet të Hoxhes & CO. Por sa janë kleriket që dolen para toges se pushkatimit duke thënë “Poshte komunizmi”, “Rrnofte Shqpinia”, “Rrnofte Krishti Mbret”? Kjo ishte sfida me e madhe që mund ti behej rregjimit komunist, e prandaj , të tille personalitete, të gjalla apo të vdekura ne kohë të ndryshme, meritojne majen me të larte ne panteonin e ndertuar jo me blloqe mermeri, por ne atë të zemrave të njerezve.

Ne Kuvend, të gjithe flasin kundër komunizmit, ne emrin e tyre apo të prinderve, edhe pse mund të kenë lene pas një imazh aspak burreror, duke “paditur” edhe miqte e njerezit e afërt. Askush nuk mund të gjykohet, por edhe mund të justifikohet ne kushtet e perjetimit të një diktature shumë të eger Hoxhiane ne Shqiperi. Të hapen dosjet, ose siç thamë me siper “Kutia e Pandores”. Çfarë do të arrihet? Panorama që thamë me siper, flet qartë. Vellai do ta dale spiun i vellait, i nipit, mbeses, babait, xhaxhait. Bri do të ndjehej i turperuar para babait apo anasjelltas. Ne Shkoder p.sh., janë të shumte ish- Sigurimsat që njihen, siç ka edhe të tjerë që e kane merituar me kalimin e viteve, pa të drejtë, kete emër. Dosjet, nese do të hapen, do të krijojne një kaos të papare social, deri edhe ne vellavrasje, të ngjashme me ato që lidhen me çështjen e pronave. Politika kerkon thjeshtë të fitoje kapital, siç edhe tingellojne të çuditshme deklaratat e të riut ne moshe, por të vjeter ne koncepte, Pandeli Majko, i cili merr guximin publikisht të thote “mos na cenoni moralin që na perket”, duke aluduar për periudhen komuniste. Pjesa tjeter, me kete teme shumë të prekshme për shqiptaret, kerkon të fitoje kredibilitet politik apo edhe të terheqe vemendjen nga ceshtje me të rendesishme aktuale për vendin. Nuk duhet harruar se ne fillim ’90, ne unison klasa politike ra dakort që dosjet për asyet që cituam me lart, të mos hapen për 20-25 vjet, mbase edhe me teper. Tashmë kerkohet me ngulm, duke nxjerre perpara Keshillin e Evropes, si ne rastin paradoksal të heqjes se denimit me vdekje ne një vend, ku gjakmarrja është ulur kembekryq, edhe ne legjislacionin e mentalitetin shtetformues. Nuk duhet harruar, se teksa autoret dhe ideatoret e vitit 1997, mbeten sot e kesaj dite anonime, janë rreth 4000 të vraret nga marrezia kolektive, që akoma sot e kesaj dite, ka lene arme që mbjellin vdekje. Perpara se të na dhimbset Europa drejtë të ciles duhet të shkojme, perpara se të perpiqemi të ecim ne një rruge që ajo na drejton me konceptet e konsoliduara nga ajo prej shekujsh, jemi shqiptare, para se të jemi evropiane, derdhim gjak shqiptari, para atij evropian! Nuk besoj se do ti bëjë shumë pershtypje eurodeputeteve apo 25 antareve të BE-së, nese vendi yne do të perfshihej nga një kaos social pas hapjes se dosjeve.

Problemi yne i vetëm, është se komunizmi është rrenjosur dhe qendron i qetë e i sigurte kembekryq ne Kuvendin e Shqiperise. Ajo u pa qartë edhe ne debatin e fundit, ku të gjithe ngjasonin me ato grate e perdale, ku njera i thote tjetres “ma mbaj pak kopilin tim, sa ti them asaj tjetres e perdale”. Të gjithe kruhen e do të vijojne të kruhen gjatë nen peshen e zgjebes komuniste që e kane ne gen, të jetuar apo të injektuar nga babai tek biri. E si gjithmone, kerkojne që mekatet e tyre, ti paguaje populli. Si? Fare thjeshtë, të hapen dosjet ne mase, të plase koi ne mase. Të jeni të sigurte, se nese do të hapeshin dosjet e 140 deputeteve, që të gjithe do të dilnin të lare, sidomos ata që kane 15 vite ne politike. Kjo për faktin e thjeshtë, që ne këto vite, kane patur akses ne dosjet e korridoret e erreta ku ato ruhen. I kane pastruar me kujdes, pse jo duke i asgjesuar apo ndryshuar thjeshtë numrat ne fletet e para të dosjeve.

Tashmë, të gjithe therrasin, kapeni, denojeni, burgoseni komunistin e mbetur gjalle! Gjithe problemi është se ku gjendet. Të gjithe janë konvertuar, të gjithe kane nderruar lekuren edhe pse biologjikisht por edhe enderisht, duket e vështirë teksa ke kaluar një moshe të caktuar. Me ka rastisur të shoh të persekutuar po bij të tyre, që aderojne, militojne madje edhe drejtojne ne subjekte të majta politike edhe ne PS, e cila konsiderohet si trashigimtare e PPSH-së, ne të gjitha drejtimet. Nga ana tjeter, janë me mijera komunistet, ish- sigurimsat që kane aderuar, militojne, madje drejtojne, parti të djathta, ku PD konsiderohet edhe me e ashpra ndaj komunizmit. Njerezit janë të lodhur, të topitur, të velur me kete teme. Për faj të politikës, ajo riciklohet prej 16 vitesh dhe kush e di persa vite të tjera do të vijoje. Është e thjeshtë: a mundet politika, të nxjerre jashtë loje vetveten, duke penalizuar ata që kane dosje, që kane qene spiune, persekutore? Kurrsesi, nuk ka ndodhur njerez dhe mos prisni të ndodhe.

Ne të gjithe atë debat të madh, askush nuk u kujtua për Katovicen e Polonise. Komunistet e mbledhur atje, edhe pse ne grahmat e fundit, fale pervojes, krijuan linjen e veprimit: të leshojme perkohesisht pushtetin, të forcohemi ekonomikisht dhe të kthehemi ne fuqi, qofte edhe me emra të tjerë. Skema vazhdon të zbatohet me sukses, ne Shqiperi, asgje nuk ka levizur nga shinat komuniste, sa edhe me drejtuesit e shtetit këto 16 vjet. Vendi yne, perballe një levizjeje të tille, që fatkeqesisht vazhdon se ka ithtare dhe zbatues edhe ne demokracine liberale të Spartak Ngjeles, është shumë i vogel, shumë i pafuqishem. Ne cilen ane të “barrikades” politike do të ishte sot Spartak Ngjela, nese babai i tij, Kicua, nuk do të kishte rene viktime e “luftes se shtrigave” të PPSH-së? Nuk e di pse me erdhi spontane kjo pyetje, teksa “avokati i ceshtjeve ligjore të humbura”, tregonte ne një studio televizive konceptet e “demokracise liberale”. Nuk e di nese do të kem mundesi të marr ndonje pergjigje, por jam i sigurte se pozicioni i Avokatit, nuk do të ishe ekzakt ai që ka sot, pas një mllefi disa vjeçar ne krijuar, pas largimit të tij dhe të familjes nga Blloku i privilegjeve komuniste, të cilat vijojne edhe sot, mbase me një mbiemer tjeter që nderrohet një here ne 4 apo 8 vjet, permes zgjedhjeve që sërish na afrojne me regjimin e kaluar.

Blerti DELIJA

 

Aty ku bashkohet bujaria dhe humanizmi

Zhvillimi i vrullshëm i kapitalizmit në vendin tonë (me sa duket) nuk po kalohet lehtë dhe kjo për të vetmen arsye se ai po vjen më i ashpër se sa “dimri” në zonat malore. Mes kapitalistëve të rinj dhe shtresave të tjera të popullsisë mazhoritare është hapur një hendek i madh i cili po thellohet çdo ditë duke e polarizuar shoqërinë shqiptare me mënyrën më të skajshme, gjë kjo që mundtë shkaktojë një përplasje me pasoja të pallogaritshme. Parë në këtë këndvështrim duhen përgëzuar të gjithë ata kapitalistë të rinj të cilët e zgjerojnë biznesin e tyre duke hapur sa më shumë vende pune. Rasti i zotit Paulin Radovani, i cili i kaloi “kufijtë” e qytetit tonë duke e shtrirë biznesin e tij të suksesshëm edhe në qytetet e Pukës e Fushë-Arrëzit, duke hapur 200 vende pune. Ky shembull duhet të vlejë për të gjithë biznesmenët, për të zbutur sa të jetë e mundur fenomenin e varfërisë ekstreme. Para disa ditësh pata rastin të takoj mikun tim, zotin Nikollë Gjeta (bletërritës). Nikolla (me një modesti shembullore) më tha se ai bashkë me vëllain e tij, Lazër Gjeta, i kishin dhuruar Sanatoriumit të Shkodrës një sasi prej 60kg mjaltë. Për bujarinë dhe fisnikërinë e malësorëve, kam shkruar dhe do të shkruaj, por akti i sipërpërmendur përveç dy komponentëve të lartpërmendur, u shton atyre dhe humanizmin kristian, duke e bërë figurën e tyre më të kompletuar dhe më qytetare.

Nuk e pyeta Nikollën se sa kuintal është prodhimtaria e tij, por 60kg mjaltë i vura në “peshoren” e ndërgjegjes qytetare të këtij bletërritësi me origjinë prej Dukagjini dhe pashë se shpirti i këtyre vllezërve vërtet babaxhanë, mban më shumë peshë se sa supet e tyre dhe se ky akt vërtet human është për t’u patur zili nga çdo biznesmen dhe çdo qytetar.

Ky akt më frymëzoi për t’u bërë apel dhe për t’u dhënë një këshillë (sa të sinqertë, aq dhe miqësore) të gjithë biznesmenëve bashkëqytetarë: “Bëhuni të ngjashëm me vëllezërit Gjeta dhe me z.Paulin Radovani, sepse ju që përfaqësoni kapitalizmin dhe borgjezinë e re, vini nga shtresat e varfra, ku baballarët tuaj erdhën në pushtet (kryesisht nga gabimet dhe fajet e tregtarëve paraardhës), ku (me ndonjë përjashtim të rrallë), të tjerët e futën “arin” ndër qypa dhe e varrosën, kur pjesa më e madhe e popullit vuante për bukën e gojës! Kjo padrejtësi e shprehur në tingujt e fuqishëm të “Internacionales”, i frymëzoi prindërit tuaj për të bërë atë që u quajt “Revolucioni Proletar”. Kujdes vëllezër se historia mund të përsëritet dhe pastaj tingujt e Internacionales, të kësaj “sinfonie” mund të përsëriten me “nota” akoma më të larta. E, nëse kjo do të ndodhë, atëherë Hysni Milloshi mund të kthehet jo vetëm në një “dirigjent”, por ndoshta… në një hero.

Shembulli  i vëllzërve Nikollë e Lazër Gjeta duhet të vlejë si një mesazh për më shumë solidaritet dhe humanizëm.

Mark Bregu

 

Dëgjoj lajme me deputet, kujtoj Helenën e Trojës

Thonë që disa njerëz, ndoshta, të shtyrë nga kureshtja, apo nga ndonjë tjetër shkak shkuan tek varri i Helenës së Trojës dhe pas kaq shekujsh e vitesh hapën varrin e saj. Kjo nuk është e gjitha. Së bashku me varrin e Helenës gërmuan edhe në varrin e shërbyeses së saj që ndodhej aty pranë. Tani po të mbaronte këtu historia, çdokush mund te kishte menduar se varri i Helenës është hapur për gërmime arkeologjike ose për të vërtetuar ndonjë fakt historik. Këtë e them sepse duke pasur parasysh figurën madhështore te Helenës. Të gruas që shumë luftra u pagëzuan nën emrin e saj.  Para Helena me pak fjalë mund të quhet gruaja që skicoi fatin e botës antike. E me të drejtë që kërkime të tilla janë të natyrshme. Po varri i shërbëtores pse të jetë çelur vallë; – bëhet pyetja tjeter. Mos edhe ajo për gërmime arkeologjike e fakte të tjera historike. Por për çudinë time nuk ishte ashtu siç mendoja unë. Ato varre nuk ishin hapur as për gërmime arkeologjike, as për fakte historike. Ato varre ishin hapur as më shumë as më pak për të parë ndryshimin midis Helenës madhështore dhe shërbyeses së thjeshtë….

Këtu u shtanga vërtetë! Pas kaq shekujsh hapen varret e dy njerëzve vetëm për të parë ndryshimin ndërmjet tyre?!… Po  ja që ndodh edhe kështu! Po kush vallë mund ta ketë bërë një gjë të tillë?!… E bënë ata që menduan se madhështia e Helenës ishte e përjetshme e i rezistonte edhe vetë kohës, madje edhe vetë dheut e pllakës së varrit. Po ata njerëz besuan se edhe skllavëria e një shërbëtoreje do të ishte sërish nën atë varr. E vazhdimi i historisë thoshte se ata njerës mbetën të zhgënjeyer nga ajo që panë. Ishin thjeshtë eshtra që nuk kishin aspak madhështi e aq më pak skllavëri. I vetmi dallim midis këtyre dy varreve ishte emri. Gërma të renditura sipas një rradhe dhe që formojnë një emër. Atëherë ata njerëz u tërhoqën duke marrë me vete zhgënjimin më të madh të jetës së tyre. Ata heshtën duke mos na lënë ne mundësinë të kuptojmë nëse e njohën faktin se midis Helenës dhe shërbëtores së saj, nuk kishte ansjë ndryshim, tani që të dyja ishin të vdekura, të dyja.

Këtu mbaronte dhe “historia e famshme”. Nuk e di por mua spontanisht më erdhi ndër mend një pyetje: – Sa vlen njeriu?! Ja, dallohen qartë nota egoizmi edhe në këtë pyetje. E më pas vjen pyetja: -Pse njerëzit jetojnë dhe sillen rreth të njëjtit univers që është “uni”?! Aty kanë të përditshmen e tyre edhe te ardhmen. Pse “uni” shumë herë simbolizon deri dhe në origjinalitet egomotivin, madhështinë e për të arritur deri tek cinizmi? Pse është kështu? Pse ndodh ashtu? Në mendjen time skaliteshin disa pyetje njëherësh e nuk po gjeja përgjigje për asnjërën. E ç’më bëri kjo historia me Helenën, mendova me vete! Por ndërgjegja më brente dhe nuk më linte të qetë. Duhej t’i përgjigjesha në një farë mënyre vetes sime. Kështu që mendova së pari ta nis nga vetja ime. Përmenda më parë “unin” dhe unë nga vetja ime po ia nis. Vallë unë kush jam?! Një njeri i thjeshtë që mbase në të ardhmen do te bëhet “dikushi”. Mbasi të kem përvetësuar një profesion, por sërish njeri i thjeshtë do të ngelem sado egoiste të jenë ambiciet e mia. Tani jo te gjithë profesionet të lenë ashtu., ne vend numëro, se ka profesione të veçanta që të ngrisin gradën. Po një i varfër, i cili mezi i del të fitojë kafshatën e bukës, çfarë mund të pretendojë. Gjëja e parë që më bie ndër mend është të shoh edhe një të neserme dritën e diellit. Po një tregtar? Të ecë sa më mbarë biznesi. E megjithatë mbeten të gjithë ato kategori që përmendëm më lart. Nuk mendoj se ambicja e tyre shkon lart shumë. Më duket se gjithë kjo nuk po më çon askund. Vendosa ta le fare, të harroja ato historinë e Helenës dhe te vazhdoja punët e mia. Po ç’më duhet mua kjo punë. Vendosa ta harroja fare. Pak orë më vonë po ndiqja televizionin dhe ja edicioni i lajmeve. Kronika e parë dhe pikërisht në qendër të lajmit një zënkë midis pozitës dhe opozitës. Arsyeja e këtij sherri si duket një deputet i opozitës i kishte marrë karrigen një deputeti të krahut tjetër dhe e kishte kthyer në pronë private. Diçka e tillë flitej në lajm. E si çdo ditë kishte plasur sherri. Ja edhe  jë herë po shprehin talentin. Kur papritur mu kujtua ajo historia e Helenës. Po politikanët vallë çfarë do të mendonin për këtë histori?! Mos vallë edhe ato do ta besonin një gjë të tillë?! Këtë nuk e di, por nuk e kuptoj pse të gjithë më ngjajnë pak me Helenën e Trojës. Po vetëm pak fare ama?! Se nga pamja e jashtme jo dhe aq. Jo se janë edhe aq të shëmtuar, por thonë që Helena ka qenë shumë e bukur, por më ngjajnë me karaktere. Edhe ata janë të veshur me madhështi, para dhe pushtet pa marrë parasysh tani në i kanë fituar të gjithë këto me apo pa ndere.

Po mendoja si do të ishte varri një politikani në krahasim me varrin e një njeriu të thjeshtë po t’i hapnin pas shumë vitesh. Meendoj se ashtu siç doli varri i Helenës në krahasim me varrin e shërbëtores  së thjeshtë.

Thjeshtë një rrjeshtim gërmash do të formonin emrat e tyre do t’i dallonin.

Se harrova t’ju them edhe nëj detaj të vogël përsa i përket gërmave. Në varrin e Helenës nga koha e madhe që kishte kaluar kishte rënë një gërmë. E varri i shërbëtores e kishte emrin të plotë. E njëjta histori mund të përsëritet edhe pas shumë kohësh! Ndoshta!!!… Ndërkohë unë vazhdoja  të ndiqja lajmet e nuk më hiqej nga mendja historia e Helenës…

Emiranda Lukaj

 

Era e re e kishës katolike

Nga Albert VATAJ

Agjensia prestigjioze e lajmeve Reuters ka publikuar më 11 tetor atë që mund ta quajmë me kuptimin e plotë të fjalës si zanafilla e erës së re të kishës katolike romane. Kjo shënon edhe një moment kthese në politikën e Selisë së Shenjtë, pikërisht në ndryshimin e kursit të ndjekur gjer më tani nga Papa Gjon Pali. Pasardhësi i tij, Benedikti i XVI mësohet të jetë deklaruar se katolikët nuk duhet të lejojnë që besimi dhe identiteti i tyre të zbehet për hir të dialogut me besime të tjera fetare. “Duhet të mos harrojmë se identiteti ynë kërkon fuqi, qartësi dhe kurajo në botën ku jetojmë”, – u deklaroi Ati i Shenjtë pelegrinëve dhe turistëve në audiencën e tij të përgjithshme të përjavshme në Vatikan.

Në audiencën e përgjithshme Benedikti XVI i ftoi besimtarët të vijojnë ecjen në rrugën e dialogut në gjurmët e Koncilit II të Vatikanit, por duke e dëshmuar identitetin e krishterë me forcë, qartësi e guxim. Sipas Radio Vatikanit Papa këtë mesazh u drejtoi mw 11 tetor 35 mijë shtegtarëve nga të katër anët e botës, mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit për audiencën e përgjithshme të së mërkurës, duke e marrë shtytjen nga figurat e Simon Kananeut e të Judë Tadeut, apostuj, të cilëve ua kushtoi katekizmin e sotëm. Përmes këtyre dy figurave, Papa kujtoi se Jezu Krishti i zgjodhi nxënësit dhe bashkëpunëtorët e vet nga shtresa të ndryshme shoqërore e fetare, pa bërë asnjë përjashtim, sepse:

“Atij i interesojnë njerëzit, jo kategoritë shoqërore ose etiketat”.

Ishte Jezusi që i bashkonte, që i bënte ta ndjenin veten si një njeri i vetëm – tha Ati i Shenjtë, dhe shtoi: “E ky është një mësim i vërtetë për ne, që shpesh kemi prirjen të nënvizojmë ndryshimet e ndoshta edhe kundërshtimet, duke harruar se në Jezu Krishtin na jipet forca për t’i zgjidhur konfliktet tona”.

Më pas Ati i Shenjtë mësohet të ketë cituar disa nga frazat e letrës së Judës Apostull, në të cilën dënohen ashpër ata që shkaktojnë përçarje në gjirin e Kishës. Shkruan Juda: “Ju jap zemër të luftoni për fe që u është dhënë shenjtërve një herë e përgjithmonë. Sepse depërtuan me dredhi ndër ju disa njerëz të patenzonë, që hirin e Zotit e zevendësojnë me ndyrësi dhe e mohojnë Jezu Krishtin, të vetmin Zotërues e Zotin tonë. Këta njerëz – vijoi të citonte Papa Racinger – që e gjejnë pretekstin në hirin e Hyjit për t’i bërë vëllezërit të dredhojnë rrugë, duke krijuar përçarje në gjirin e Kishës të shtyrë nga ëndrrat e tyre, Juda i krahason me ëngjëjt e dëbuar nga qielli dhe thekson se ndjekin rrugën e Kainit. Nga etja e ndyrë për fitim, jepen pas gabimeve e bëhen njolla në darkat e shenjta të të krishterëve. Janë re pa ujë që erërat i sjellin andej e këndej, janë lëndë vjeshtake pa fryt, dy herë të thata, pa rrënjë, valë të tërbuara deti, që përplasin në breg paturpësitë e veta, yje të këputura, endacake, për të cilat ruhet terri i përjetshëm. Janë njerëz që murmurojnë e ankohen, jetojnë sipas prirjeve të veta të pacipa, të ledhatuar nga disa, që duan vetëm të nxjerrin fitim prej tyre. Janë njerëz shtazorë, nuk e kanë Shpirtin Shenjt! – citoi Papa – dhe në vijim vërejti: “Ndoshta ne nuk e përdorim më fjalë kaq polemike, por edhe në se përdorim figura poetikisht të bukura, nuk harrojmë ta themi qartë si atë që mbetet shenja dalluese e të krishterit, si atë që nuk pajtohet me krishterimin.

Koncili II i Vatikanit – vijoi Shenjtëria e Tij – u ka mësuar katolikëve rrugën e ndjesës e të dialogut, rrugë që do të vijojë të ndiqet me vendosmëri. Por kjo nuk do të thotë të harrojmë se e kemi për detyrë t’i vemë në dukje gjithnjë, me të njëjtën forcë, tiparet themelore të identitetit tonë të krishterë, nga të cilat nuk mund të hiqet dorë, në emër të një pluralizmi të keqkuptuar.

“Duhet ta kemi të qartë se identiteti ynë kërkon forcë, qartësi e guxim përballë kundërshtimeve të botës në të cilën jetojmë!”.

Që pas komenteve kontradiktore të Papës lidhur me fenë islame një muaj më parë, çështja lidhur me zgjerimin e dialogut të katolikëve me besimet e tjera është shndërruar në temën kryesore të debatit në Kishën Romane. Natyrisht që pozitat ku u vendos Ati i Shenjtë për të ulur gjakrat që shkulmonin në botën islame, e zbehën ndjeshëm autoritetin e kishës katolike, duke i vënë asaj një barrierë të lartë. Një pjesë e klerit dhe e besimtarëve katolikë, pikënisur nga shtysat e politikës së tolerancës së Vatikanit besojnë se kanë bërë kompromise të tepërta në kurriz të identitetit të tyre fetar gjatë katër dekadave të fundit, që pas viteve 1962-65, kohë kur Këshilli i Dytë i Vatikanit bëri thirrje për një dialog më të hapur me myslimanët, hebrenjtë dhe anëtarë të besimeve të tjera.

“Por, kjo mënyrë dialogu, që është e domosdoshme, nuk duhet të na bëjë të harrojmë detyrën tonë për të vënë në pah parimet dhe identitetin e besimit tonë katolik, nga i cili nuk mund të heqim dorë”, – deklaroi Ati i Shenjtë.

Në një fjalim në Universitetin e Regensburgut në Gjermani më 12 shtator, Papa Benedikti XVI kishte citua perandorin bizantin të shekullit XIV, Manuel II Palaeologus, i cili ishte shprehur se “profeti Muhamed kishte urdhëruar përhapjen me shpatë të besimit që predikonte”. Megjithëse kishim të bënim me një realitet historik të perifrazuar ajo shërbeu si fyese për myslimanët. Fjalimi i Papës shkaktoi protesta të dhunshme në shumë vende myslimane, të cilës i’u bashkangjitën personalitete fetare dhe politike.

Në këtë kundërshti që kaploj gjithë botën islame, për ironi të fatit s’kishte se si të bënte përjashtim edhe për Shqipërinë. Kjo e fundit nëpërmjet autoriteteve të larta të Komunitetit Mysliman Shqiptar dënoi perifrazimin që bëri Papa Benedikti i XVI. Për të vijuar më pas në audiencën e Papës në Vatikan për ambasadorët e shteteve islamike, ku jo rastësisht është i ftuar dhe merr pjesë edhe ambasadori ynë atje. Lideri shpirtëror i më shumë se një miliard besimtarëve katolikë në mbarë botën ka shprehur disa herë keqardhje lidhur me reagimin e botës myslimane pas komenteve në Gjermani duke deklaruar se mesazhi i tij ishte keqkuptuar. Ai me këtë dëshmoi ndjesë, dëshmoi më së shumti tolerancën si filozofi e bashkëjetesës dhe maturisë ndërfetare, megjithëse e trajtoi deklaratën e tij perifrazuese dhe komentin si një keqkuptim. Pikërisht atëherë kur zhurma nis të fashitët në Sheshin Shën Pjetur në audiencën e përjavshme u bën me dije katolikëve se për tolerancën nuk mund të shkelet mbi parimet e Kishës Katolike. Gjithsei deklarata e Papa Benediktit të XVI më shumë se kushtrim i vetëdijës katolike, mbetet propozim i një kursi të ri të politikës së tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare të Vatikanit. Natyrisht që kjo nuk do të kalojë pa u vënë re nga spektret e tjera religjioze, sikurse nuk do të pasojë një situatë aq komode për vendosmërinë e kryeqendrës së Kishës Katolike për ta vënë në zbatim këtë politikë të re, shinat e të cilës sapo i ka shtruar vetë kreu i saj Papa Benedikti i XVI. Sigurisht që kjo përfundimtare ka si shtysë jo dhe aq pendesën që Ati i Shënjtë rezervoi për ata që u ndjenë të fyer nga deklaratat e tij në vendlindjen e tij, Gjermani, por nga se vetë kjo përulje u keqkuptua me sa duket nga personalitetet fetare, ose u prit vengër nga papati.

Gjithsesi kjo është një erë e re ku filozofia e Kishës Katolike e sheh veten si domosdoshmërisht prezent në kuadrin e orientimit të politikave të tolerancës në raport me besimet e tjera. Deklaratat e Papës më shumë se ndërgjegjësim janë një shërbesë me prirje të forcimit të pozitave të Kishës Katolike, në kryeherën e saj në raport me vetë katolikët, e më pas me besimet e tjera. Kësaj radhe Ai ka qenë shumë më i qartë dhe shumë më konkret në përpjekjet e tij për të ruajtur të forta themelet e Kishës.

 

Në historinë shqiptare 32 kryeministra: nga Ismail Qemali tek Sali Berisha

– Që nga krijimi i shtetit shqiptar më 1912, Shqipërinë e kanë drejtuar 32 kryeministra.

– Kryeministri i parë është Ismail Qemali, ndërsa i fundit Sali Berisha.

– Kryeministri më i ri në moshë është Ahmet Zogu, 27 vjeç.

– Kryeministri më i moshuar, Pandeli Evangjeli, 73 vjeç.

Ja emrat e tyre:

1.       Ismail Qemali

2.       Turhan Pasha

3.       Sulejman Delvina

4.       Iljaz Vrioni

5.       Pandeli Vangjeli

6.       Qazim Koculi

7.       Hasan Prishtina

8.       Idhamen Kosturi

9.       Xhafer Ypi

10.   Ahmet Zogu

11.   Fan Noli

12.   Kostaq Kota

13.   Mehdi Frashëri

14.   Shefqet Vërlaci

15.   Mustafa Kruja

16.   Ekrem Libohova

17.   Maliq Bushati

18.   Ali Këlcyra

19.   Ibrahim Biçaku

20.   Rexhep Mitrovica

21.   Fiqiri Dine

22.   Enver Hoxha

23.   Mehmet Shehu

24.   Adil Çarçani

25.   Fatos Nano

26.   Ylli Bufi

27.   Vilson Ahmeti

28.   Aleksandër Meksi

29.   Bashkim Fino

30.   Pandeli Majko

31.   Ilir Meta

32.   Sali Berisha

Val Preka

 

Pas vendimit të Moisiut për “Sollakun”

S’ka perplasje institucionale Kryeministër- President!

Të gjithe tashmë, presin një perballje të ashper apo “karshillek” deri ne perplasje ne mes Moisiut dhe Berishës. Kjo pas vendimit të kreut të shtetit për mosshkarkimin e prokurorit Sollaku, edhe pse Parlamenti e kishte “lincuar” prej muajsh. Perballe një presidenti që ka deklaruar publikisht se ke menduar me shumë se një here të vrase veten, edhe një kryeministër si Berisha, e ka jo të vështirë, por të pamundur.

Beri mirë apo keq Moisiu që nuk dekretoi shkarkimin e prokurorit Sollaku? A ishte apo është, i kapur shteti nga segmente të krimit të organizuar, perfshi edhe presidentin? Ne një republike parlamentare, kreu i shtetit a duhet të miratoje me sy mbyllur atë që i sjell Kuvendi?

Janë disa nga pyetjet, të cilave direkt, nuk kam ndermend ti pergjigjem, pasi të gjitha të drejtojne ne pista ku ne fund perballesh me politizimin e ceshtjes se siperpermendur. Dua ta analizoj çështjen nga një kendveshtrim tjeter, ai i mundesise se një perplasjeje ne marredheniet institucionale ne mes Moisiut dhe Berishës, pasi “Plaku i Urte” nuk miratoi shkarkimin e Sollakut.

Vetëm dy dite me pare, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e quajti të mbyllur çështjen “Sollaku”, pas vendimit të kreut të shtetit. Megjithatë, nuk ka harruar ti kujtoje ketij të fundit se Shqiperia është Republike Parlamentare. E thënë me shqeto, “ligjin” duhet ta bëjë gjithnje dhe mbi çdo institucion, Kuvendi. Koncepti fillestar i Republikës Parlamentare, është pikerisht ai që permendem me lart, por nuk duhet harruar Kushtetuta, e cila ne disa raste, institucioni i Kuvendit dhe i Presidentit, duhet të “japin pelqimin” për emrime të ndryshme. Moisiu, thjeshtë ka zbatuar atë që i ka dhënë si të drejtë kushtetuta, duke mos dhënë “pelqimin” për shkarkimin e Sollakut, ku sërish, prokurori i Republikës është nomenklature e tij, ne emrim dhe ne shkarkim. Nese dikush duhet të kapet me dike për kete ceshtje, ajo është kushtetuta e miratuar ne vitin 1998, që ka parashikuar sa thamë me lart. Të gjitha të tjerat, deri sa të mungojne fakte të qartë, behet fjale thjeshtë për sulme politike nga njeri krah apo tjetri.

Mazhoranca, permes niveleve të ndryshme drejtuese, por jo nga vetë kryeministri Berisha, dhane vleresimet e tyre, sigurisht negative, për vendimin e Moisiut. Ndërkohë, opozita nxitoi ta perdore politikisht kete vendim mese normal ne mendjen e tij, të presidentit. Madje, u arrit deri atje sa të diskutohet a mund të bashkekzistoje dyshja Moisiu- Berisha pas kesaj perballje. Çdo mjet apo shkak (demokratik) është i vlefshem për të realizuar qëllimin, është morali i opozitës tash sa vjet. Megjithatë, mendoj se nuk do të kete një perplasje institucionale për arsyet që do të rreshtojme me poshte.

Kryeministri Berisha, ka vetëm një vit që ka fituar mandatin qeverises 4 vjeçar nga shqiptaret me 3 korrik 2005. Moisiu ka nisur vitin e fundit të jetes si president, ne manatin e tij 5 vjeçar dhe shumë vështirë mund të rizgjidhet pas “Sollakut”. Ne një perplasje të mundshme, edhe për vetë ambiciet politike, por edhe sa thamë me siper, me shumë do të humbiste Berisha.

Një tjeter alternative është edhe “impechment”-i i Presidentit, shkarkimi i Moisiut nga Kuvendi, i cili e gezon kete të drejtë ekkluzive. Gjithcka duket e vështirë, pasi mungojne numrat ndoshta për ndryshime ne qeveri, jo me për të rrezur një president.

Se fundi, nuk duhet harruar se kemi kryetar shteti një ushtarak krriere, bir ushtaraku, i cili publikisht ka deklaruar, se mese një here, ka menduar të vetvritet ne rrethana të ndryshme. Edhe një kryeministër si Berisha, do ta kishte të vështirë me një president, i cili tashmë prej kohesh, është “ngurtesuar” perballe fatkeqesive edhe familjare që e kane goditur. Moisiu sheh vetëm ligjin dhe vetëm atë, mund të zbatoje dhe ti nenshtrohet!

Gjatë këtyre 16 viteve, ishim mësuar të shihnim vetëm dy fortame presidentesh. I pari, ishte një person shumë autoritar, nga zyra e të cilit, jo vetëm duhej të kalonin por edhe të buronin të gjitha pushtetet. I dyti, ishte një president as mish, as peshk, një karrierist me endrren e rizgjedhjes, pa mundur të tregoje e as mbroje, kompetencat që i jepte kushtetuta e miratuar e vitin 1998. Moisiu ndryshon prej këtyre dy formateve, jo vetëm nga ajo që thamë me siper, por edhe nga fakti se është i vetmi president konsensual politik. Nga ana tjeter, ai nuk ka se çfarë të humbe me, pasi është ne kapercyell jo vetëm të karrieres por edhe të jetes.

Fatmiresisht, pas 16 viteve, erdhi momenti i bashkejeteses brenda një njejtave kontureve institucionale, edhe të dy individeve, të cilat tashmë nuk do të shkojne shumë dakort me njeri- tjetrin. Megjithatë, qeveria do të dergoje ligje ne Kuvend, dhe nga ky tek Presidenti. Ne fakt, vetëm një here Moisiu mund të ktheje një ligj, pasi heren e dyte, automatikisht edhe pa firmen e kreut të shtetit, miratohet. Por a është vetëm kjo marredhenia ne mes dy krereve me të larte të shtetit? Janë me mijera fije të tjera me shumë të padukshme, të cilat mund të krijojne një situate që mund të “kalerohet” nga opozita. Kjo e fundit, edhe pse pa levizur asgje, pa patur asnje lloj pushteti, ka fituar një aleat të fortë indirekt, siç është presidenti i Republikës. Megjithatë, duke vijuar ne të njëjtën linjë, Moisiu nuk do të kete probleme të dekretoje daten e zgjedhjeve ne harkun 20- dhjetor- 20 janar, e atëherë presidenti do të behej shenjester e sulmeve të opozitës. Çfarë mund të kete apo të kerkohet me shumë që të kemi edhe ne me ne fund, një burre shteti?!

Blerti DELIJA

 

 

Demokristianet të bashkuar takohen në Shkodër

I  ftuar: Kryetari i Partisë Demokristiane Shqiptare z. Nard Ndoka si dhe ish kryetari Zef Bushati e drejtues të spekterit demokristian

(Replikë e sekretarit të Partisë Demokristiane dega Shkodër Z. Gjergj Livadhi me kryetarin e P.K D SH avokat Fran Dashin.

Me dt.30.9.2006 në një nga sallat e Hotel Turizmit të Shkodrës u organizua takimi i demokristianëve të bashkuar takim që organizohet për herë të parë mbas 5 (pese) vjetëve bashkë me kristiandemokratët. Takimi u organizua nga Av.Fran Dashi me kryesinë e kryetarët e PKD të rretheve nga Fieri deri në malsinë e madhe ku kjo parti qe shtrirë.Ishin prezent kryetari i PKD të Tiranës zoti Paulin Mema inxh.dhe bisnesmen kryetari i PKD të Fierit inxh. Agim Pashku i PKD Mirditës z.Zef Lleshi i cili mban edhe funksionin e kryetarit të këshillit kombëtar të PKDSH e një ndër përsonat nismëtar që krijuan Partinë Demokristiane të Shqipërisë në vitin 90-91 Martin Bobi kryetar i PKD Lezhë, Marash Kaçi kryetar i PKD Malësi e madhe drejtues të Partisë Demokristiane dega Shkoder drejtues të grup seksioneve të komunës së rrethinave Gjin Leka  e Angjelin Prendi, të komunës Velipojë inxh.Agostin Martini të komunës Hajmel Hil Gjoka si dhe mjaft anëtarë e simpatizant të të gjithë spekterit demokristian e që shkojnë drejt bashkimit ne një Parti të vetme Demokristiane .

Zoti Nard Noka shoqërohej nga Emanuel Dungu nga kryesia e partisë demokristiane si dhe nga Anton Gurakuqi tashmë i emruar në postin e zv/ministrit të punëve të jashtme Zef Bushati ish kryetar i Partisë Demokristiane të Shqipërisë i cili sapo ka mbaruar mandatin e ambasadorit ne htetin e Vatikanit, gjithashtu Kujtim Gjuzi ish nenkryetar dhe sekretar i përgjithshëm i PDK në periudhën e Bushatit.Ne këtë takim që më tepër ishte informal fjalën e hapjes e mori av. Fran Dashi ku me pak fjalë të cilat çojnë drejt bashkimit PKD parti kjo e dyta mbas Partisë mëmë asaj Demokristiane ku fjalën ja dha zotit Ndoka I cili në mënyrë të përmbledhur informoi ketë takim për punën e tij në krye të Partisë Demokristiane Shqiptare punë që siç tha ai ishte e përqëndruar me shume në rrethet jugore të Shqipërisë  si dhe qëndrimet e subjektit të tij politik që përfaqëson në Parlamentin Shqiptar duke paraqit pozicionin e tij të qartë e në interes të Partisë që ai drejton dhe të Demokristianëve Shqiptar Parti e cila bën pjesë në kualicionin qeverisës.Takimin e përshëndeti edhe z. Bushati ku ndër të tjera tha se ardhja në grupin parlamentar demokristian nga krahët e ndryshëm të politikës shqiptare është një mrekulli e cila na ka dhënë shpresë së Partia Demokristiane e drejtuar nga z. Ndoka po bëhet faktor dhe zë i fuqishëm në parlamentin shqiptar zë ky që duhet të respektohet nga mazhoranca në pushtet e pse jo edhe nga opozita e bashkuar . Në këtë takim e mori fjalën kryetari I këshillit kombëtar të PKD njëhërësh edhe kryetar I PKD Mirditë Zef Lleshi ku me tone të ashpra u shpreh se Partia Demokristiane duke qënë edhe në cilësinë e nismëtarëve të krijimit të kësaj Partie tha se kjo forcë ka vuajtur mungesën e organizimit ku ka munguar kurajoja për ti parë drejte problemet probleme të cilat çuan në copëzimin e padëshirueshëm që tash besoj se po i kalojme së bashku duke krijuar një platformë të re e të mirorganizuar dhe këtë do ta bëjë mirë kryetari Ndoka.Në këtë takim pati edhe replikë nga sekretari I partisë demokristiane dega Shkoder me kryetarin e PKD av.Fran Dashi duke thënë se ju keni ikë nga partia e tani po ktheheni prap.Natyrisht demokristianët jane të shqetësuar se periudha e zgjedhjeve për pushtetin lokal po afron e tash e mbetur pa drejtues mendoj se është e domosdoshme zgjedhja e drejtuesve për partine demokristiane dega shkoder .E pse nëqoftëse do të ruhet kjo gjëndje e të vazhdojë duke qëndruar nen sqetullen e partisë demokratike dega shkoder e ne drejtimin e mjekut e bisnesmenit dy drejtues që as zyrë as flamur nuk kanë tash 5vjet e po të vazhdojmë kështu besoj se flasim e shruajmë kot.Gjithsesi demokristianët e bashkuar kane element që brënda kësaj force I kanë rezistuar kohës e që kanë aftësinë të drejtojnë mirë .Një nder ta është av.Fran Dashi I cili në zgjedhjet lokale të vitit 2000 çoj PDK ne Shkoder forcë të trete politike e po kështu kemi edhe një nder nismëtaret e krijimit të partisë demokristiane të viteve 90-91 në Shkoder z.Martin Cukeli I cili ka shkollën e lartë të rendit I cilësuar si edhe një nga ekspertët më të mirë në këtë fushë po kështu edhe të lartën në Jurisprudencë e që në zhgjedhjet e korrikut 2005    ka kandiduar për deputet në subjektin kristian e në Shkodër ka marrë mbi 2000 vota, vota të cilat I janë vjedhur më shumë se gjysma kuptohet duke qenë subjekt I pambrojtur edhe pse jo edhe i sulmuar e mund të kete edhe disa të tjerë por në PDK I kemi pare rralle. Me shpresën e madhe që kryetari Ndoka do ta shikojë me vëmendje degën e PDK Shkodrës pjesë e së cilës është edhe ai vetë e për të krijuar sa më pare mundesine e riorganizimit te partise demokristiane dega Shkoder që padrejtësisht është lënë në hije. Të gjithë këto vite e duke mbajtë me shpresë e shpresa në fakt vjen duke punuar. Kryetari I demokristianëve edhe në cilësinë e deputetit të kuvendit popullor po bën përpjekje të fuqishme duke na bërë të qartë ne demokristianëve shqiptarë se kjo forcë politike do të jetë forca e tretë në parlamentin shqiptarë e aktive në qeverisjen e vendit e shembull për mirë qeverisje duke u bërë e pranishme kudo pasi demokristianët kanë vlera dhe janë të aftë për të drejtuar në të gjitha fushat. Demokristianët edhe pse pjesë e kualicionit të qeverisjes vazhdojnë të kërkojnë me këmbëngulje atë që iu takon e pse jo edhe kritikuar këdo që përpiqet të anashkalojë kërkesat e drejta të kësaj force tashmë të konsiderueshme. Këtë takim e përcollën edhe mediat lokale të cilët fjalën e kryetarit Ndoka e paraqitën sipas mënyrës së tyre si dhe preferencave te ndryshme.

Lek Luma

 

Kur i del içi byrekut

Nga Albert VATAJ

Nuk është çudi që nesër në tezga e kioska do të kemi një gazetë më pak. Në dyert e redaksive nuk do të shohim më fytyrën e armatosur me vetëdije profesionale, të atyre, të cilët harrojnë se armatura e dijes profesionale dhe kryeepjes është diçka më e rëndë se pesha me tepri e këndellës së të qenit nën ofertë. Mjerimit profesional mbase i ofrohet një shans për të mos kenë edhe femër edhe përfaqësuese e medies. Sikurse edhe shqipja do të ndjehet i skapulluar nga terroi dhe vrastarët. Por edhe një shitës patatesh do të ndjehet më i vlerësuar kur të marrë në dorë një gazetë me dëshirën për t’u informuar. Telefonit të prishur mbase do t’i këputet ndonjë fije. E dhëntë Zoti ata që do të sakrifikohen të jenë pjesë e asaj shoqërie që duhet të përmendet sa më heret më mirë të bëjë një punë të dobishme më shumë se kjo që ka bërë deri dje. Sakaq do të zgjojë vullnete dhe ëndrra. Do të shoh veten të vendosur në një pozitë më të shëndoshë fizike në kohë dhe hapësirë. Gjithsesi mbeti me shpresë se do të jetë mbishqiptare kjo copë Shqipëri. Ëndërr në qoftë ma paska kënda.

Si një gazetë më pak, shumëçka më pak?!

Natyrisht që pas kësaj bota do të vazhdojë së ekzistuari, dhe shqiptarët do të kenë më pak mundësi të zgjedhin, por jo më pak shanse për t’u informuar.

Kjo ditë do të lind si çdoditëtjetër, më aq ndryshim, sa, duke qenë periferik për nga rëndësia do të kalojë pa lënë gjurmë dhe pa tunduar edhe më altruistët dhe emotivët.

Deri më tash tre shtypshkronjave të kapaciteteve të mëdha u është vënë dryni. Është bërë mirë apo keq le t’ua lëmë të merren të tjerët me këtë punë, por unë po ngufatem nga dëshira p të dëshmuar atë çka mendoj për këtë.

Kur këto gazetashtypëse u mbyllën, gjë e cila ishte pak e besueshme se mund të bënte vaki, por ja që bëri, fillimisht gishti u drejtua nga shteti, i cili u kujtua se kush i kishte borxh kuletës së taksapaguesit shqiptar dhe vendosi t’i tregojë se ka ligj, ka edhe shtet. Këta të fundit mendonin se duke qenë “kishë” do kishin mundësi që Zoti t’i shihte me sy të mirë, pavarësisht se doktrina është fe në vetëdijen e besimtarëve, pa ta ajo është një përrallë e bukur. Duke qenë se ata shtypnin gazeta, pra ishin furra e një pushteti do të kishin mundësi të fshiheshin si struci. Por jo për ngaherë. Kur e kuptuan se e kishin gabim, e pësuan. Por bashkë me ta zanafillën e ka ta pësojnë edhe vetë promotorët e kësaj situate, nami i titujve të gazetave që ndërseheshin mbi të sotmen shqiptare më misionin e informuesit.

Media e shkruar këto pesë vitet e fundit është një ndër bizneset që ka shpërthyer si kërpudhat pas shiut. Pas ndërtimit, bërja e një gazetë renditet e dyta në kryeradhën e bizneseve në Shqipëri. Kjo deri para pak ditësh kur një përmendje e shtetit kjo kështjellë prej rëre pikënis të ndjehet e kërcënuar seriozisht dhe të shkërmoqej. Konkretisht bëhet fjalë për mbylljen e disa shtypshkronjave, të cilat pak nga borxhet që u kanë gazetat në likuidim, pak sa më shumë nga mosshlyerjet e detyrimeve në shtet, kanë vënë kyçet duke nxjerrë zbuluar morinë e nevojës për shtyp të gazetave të përditshme. Fillimisht ajo që ka karakterizuar pasojat pas kësaj bëme është shkurtimi i stafeve, ulja e numrit të faqeve, e pse jo dhe afrimi i mbylljes së disa redaksive. Tash që shteti po bën të pamundurën të tregojë se ka detyrime por edhe i detyrohen, nis t’i dalë içi byrekut, atij byrek që duke u shijuar shumëkujt u bë garnitura më e preferuar e kavalerisë së gazetarëve që nga kafja në kafe kërkonin të informonin edhe atë katundarin në cep të këtij vendi se si dhe qysh kjo e ajo.

Turravrap i nxjerrjes së titujve të rinj të gazetave dhe bombardimi i gazetarëve me oferta jashtë çdo logjike ekonomike, janë dëshmi i një biznesi kokëprerë, pa orientim ekonomik dhe jashtë parapërgatitjeve për një rrethanë të tillë. Mbështetja e medies në logjikën e të qenit si garant të shkelësve të ligjit, të abuzuesve me detyrimet ndaj shtetit, kanë qenë sipas meje shtysat që situata e borxheve të gangrenizohej deri në këtë nivel sa të provokojë dhe mbylljen e tyre nga debitit ndaj shtetit dhe borxheve ndaj shtypshkrimit. Rendja pa kokëçarje e disa gazetave në një informalitet që sa vinte dhe thellohej ka shërbyer si një qiell i kthjellët para stuhisë, që disa parelinj t’i hynin rrugës së biznesit duke vjedhur nga pak tek lexuesit apo përfitimet publicitare e gazetave që ishin në treg. Kjo do të bënte që të prishej ai bilanc ekzistues, që informaliteti të mos ishte kaq sundues që të viheshin në dyshim vijueshmëria e botimeve, si pasojë e fryrjes deri në pamundësi të shlyerjes së borxheve të botuesve për shtypit dhe shtypshkronjave për letrën. Sot për sot ndoshta ende ka shanse të mos shpërthejë ajo që parashikohej, shpërthimi. Se shumë nga poseduesit e medies së shkruar menduan se të kesh lekë është gjithçka, dhe duke pasur dhe një gazetë do të mund të diktonte qoftë edhe shtetin, i cili duhet sepse kështu duan ata, të luaj indiferentin para debiteve të shumta të shtypshkronjave.

Harbimi i pasionit për të pasur një gazetë, e pse jo për të qenë pronar edhe i një gazete duke u bërë mani, ka degdisur këtë biznes në një mundësi për të pasur një punë, të shumë e shumë të ashtuquajturish gazetarë. Pas kësaj vjen një media fotokopje, për t’i lënë radhën konturimit të një psikologjie mosbesimi në opinion. Dhe finalja, vënia përballë faktorit financiar. “Fundi dalt hajër ka thanë Gjergj Mullaga”.

 

“Jehona e Shkodrës” njeh vetëm progres

Një ndër shoqëritë kulturore artistike e cila dallohet për organizim dhe ekzekutim në shumë dhe llojshmëri veprimtarish artistike, e njohur tashmë nëpërmjet medias elektronike dhe shtypit të shkruar jo vetëm nga publiku shkodran por edhe më gjerë, është “Jehona e Shkodrës”.

Ky asocacion artistik, i krijuar më datën 14.02.2001, nga emra të njohur të artit e kulturës shkodrane me producent z.Xhelal Halili, që në nisje e vijim po debuton me mjaft seriozitet e profesionalizëm në drejtim të pasqyrimit të vlerave të artit e kulturës kombëtare, të pasurimit e ruajtjes së trashëgimisë në këto fusha.

E gjejmë me vend të themi se menjëherë pas krijimit, shoqëria “J.Shkodrës” nisi me aktivitetin e parë që u mirëprit nga publiku shkodran, me këngëtarë e interpretë nga Shkodra, Mali i Zi dhe Malësia e Madhe.

Ky aktivitet i pritur e i duartrokitur, çeli siparin e vijimësisë së veprimtarive, ku ndër më të dallueshmit është spektakli i përvitshëm “Sofra Shkodrane”, aktivitet që organizohet çdo vit në kuadrin e festimit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Por, me të drejtë lexuesit mund t’i lindë pyetja: “Mirë fillimi, po ku mbaron aktiviteti?”. Përgjigjja është konkrete dhe e verifikuar në numëror e rradhor, e cila nuk njeh mbydhje por shtohet e pasurohet.

Për të saktësuar atë çfarë thamë më lart po rendisim disa nga veprimtaritë kryesore të “Jehona e Shkodrës”, siç janë:

– Turne artistik në të gjithë qytetet e veriut, si Kukës, Tropojë, Burrel, Rrëshen, Lezhë, Laç etj. Aktiviteti titullohej “Show pranvere”.

– Turne artistik në të gjithë territorin e Kosovës me aktivitetin e titulluar “Festa e Lirisë”, me këngëtarë e interpret nga më të njohurit e skenës dhe ekranit.

Duhet thënë se veprimtari të tilla në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni organizohen çdo vit.

– Një aktivitet tjetër mjaft i realizuar ishte koncerti recital i këngëtarit Shaban Gjeka, shqiptar nga Mali i Zi.

– “Jehona e Shkodrës” mundësoi pas disa viteve pauzë, rikthimin e festimit të përvjetorit të luftës së Reçit, e cila përkujtohet çdo vit në të dielën e parë të shtatorit.

Po të vazhdojmë me treguesit rradhorë të aktiviteteve do të na duhej të vijonim gjatë, por mendojmë se është e vlefshme të evidentojmë dy aktivitetet e fundit që u organizuan në metropolin e vendit, Tiranë.

I bujshëm duhet thënë ishte koncerti recital i këngëtaresh shqiptare nga Mali i Zi, Gjyste Vulaj, me të ftuar special, i titulluar “Si Zhyljetë e dashuruar”. Koncerti i mbajt në Pallatin e Kongreseve, në sallën qendrore, e cila u mbush tej vendeve të disponueshme

Një koncert tjetër që u mbajt në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, ishte recitali i këngëtarit nga Tuzi i Malit të Zi, Lindon Camaj i titulluar “Kënga i bashkon shqiptarët”.

Nëse deri këtu shembulluam disa nga aktivitetet e realizuara të cilësuara të mëdha, lind domosdoshmëria e evidentimit të bashkëpunëtorëve apo stafeve drejtuese e ekzekutuese të veprimtarive.

Një ndër të përhershmit në aktivitetet e Shoq.Kult.Artist. “J.Shkodrës” është skenografi i talentuar Hysni Halili.

Po kështu, një tjetër bashkëpunëtor profesionist është Fran Babaj, Presidenti i Sindikatave të Pavarura të Artistëve e Gazetarëve dhe Sportistëve të Shqipërisë, i cili në disa aktivitete ka kryesisht funksionin e skenaristit dhe udhëheqësit artistik.

Bashkëpunon ngusht dhe përhershëm në aktivitetet e “J.Shkodrës” këngëtarja Elizabeta Marku.

-Tani Shoqëria Kulturore Artistike “Jehona e Shkodrës”, – deklaron producenti dhe drejtuesi i parë i Shoqërisë, zoti Xhelal Halili, – po përgatitet për një turne në ato shtete të Evropës që ka shqiptarë, me një koncert në të cilin do të përfshihen këngëtarë të njohur nga tërë trevat shqiptare.

Së fundi, zoti Halili nuk harron të komunikojë edhe përgatitjet që kanë filluar për realizimin e aktivitetit të përvitshëm “Sofra shkodrane”.

Fatime Kulli, Ndue Bacaj

 

Partneriteti me krimin dhe gjunjëzimi i shtetit

Nga Albert VATAJ

Atë që vullneti i Kuvendit të Shqipërisë e konkludoi si një gjykim i paanshëm dhe vënie nën fre të institucionalizimit të shtetit të krimit, e hedh në erë vetëm një letër prej tre faqesh e Presidentit të Republikës. Gjithçka ishte nëse e parashikuar, sikurse gjithçka kishte marrë trajtat e saj. Pritej që gjithçka të fliste në gjuhën e shkresave në formë vendimi. Moisiu dhe tërëçka që vërtitej rreth emrit të tij gjatë periudhës kur raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar „Sollaku“ po shoshitej në zyrat e Presidencës u agravuan në limitime të atilla sa e lanë jashtë të papritures vendimin e kreut të shtetit për Prokurorin e Përgjithshëm Theodhori Sollaku. Ky i fundit duke marrë bekimin e numrit një të shtetit provon ta vërë para një sfide gjithë atë përpjekje të mundimshme për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionit.

Nuk kam hequr dorë për asnjë moment nga ideja së krimi dhe politika janë anët e së njëjtës medalje. Gjithnjë më ka tundur parimi se krimi i organizuar dhe konturimi i një mafie kanë zanafillën në strukturat e politikës dhe mbijetojnë në sajë të mbështetjes dhe imunizimit të saj. Por se ai kërkon dhe bën të mundur të jetë palë më majën e piramidës së shtetit këtë e dëshmon vetë poseduesi i saj, Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu. Me hezitimin për të pranuar largimin e Sollakut ai nuk bën gjë tjetër vetëm se bëhet pjesë e akuzave që rëndojnë kundër tij, për të vijaur më pas me shpërdorimin që i bën jo vetëm institucionit që përfaqëson por varros përfundimisht organin e akuzës, dhe këtë e bën duke u mbrojtur

Presidenti i Republikës, Afred Moisiu, ka shuar përfundimisht të gjithë vijën e zjarrit nën të cilën kishte kohë që e gjente veten kreu i Prokurorisë Theodhori Sollakun. Kreu i shtetit i ka dërguar zyrtarisht një letër Kuvendit të Shqipërisë, ku parashtron argumentet e tij për rrëzimin e kërkesës së mazhorancës për rrëzimin e kryeprokurorit. Arsyeja kryesore e cila ka bindur kreun e shtetit për mosdekretimin e kërkesës së shumicës së djathtë parlamentare, ka qenë mungesa e argumenteve ligjorë për shkarkimin e Sollakut. Numri një i shtetit shqiptar nuk ka gjetur asnjë shkak, i cili ta bindë atë për të hedhur firmën për largimin e Sollakut nga drejtimi i akuzës. Moisiut iu desh mbi tre muaj për të arritur në këtë përfundim. Pas komisionit hetimor parlamentar i ngritur me qëllimin për shkarkimin e kryeprokurorit, Presidenti mori në dorë raportin përfundimtar të këtij institucioni parlamentar. Moisiu u përbetuar se arsyetimi dhe gjykimi i tij do të ishte sa më korrekt, sa më i drejtë dhe i ftohtë në këtë rast delikat, duke respektuar mbi të gjitha ligjin. Pak a shumë nën këtë vorbull arsyetimesh kreu i shtetit ka rrëzuar vullnetin e mazhorancës parlamentare, duke ngritur pikëpyetje të mëdha në lidhje me veprimtarinë e këtyre komisioneve hetimore. Vendimi i tij për t’i thënë jo asaj që pozita nuk la mjet për ta konkretizuar, ka gjasa të mos ketë ndonjë tregues pozitiv për klimën politike. Kjo u dëshmua po ditën kur ky vendim u bë publik, me deklarimin e kryeparlamentares Jozefina Topalli e cila e ka akuzuar rëndë kreun e shtetit duke e quajtur të paprecedent vendimin e tij. Ajo nuk ka hezituar nëpërmjet intervistës në „Zëri i Amerikës“, edicioni shqip të aludojë se ku veprim e bën atë ortak me krimin dhe nxit korrupsionin. Duke vijuar më tej Topalli ka nënvizuar se në të ardhmen nuk do të ketë asnjë bashkëpunim mes Parlamentit dhe kryeprokurorit Sollaku, pasi sipas saj mbi të rëndojnë shumë akuza. Ndërsa nga ana e tij kreu i Komisionit Hetimor Parlamentar „Sollaku“, Astrit Patozi duke kundërshtuar energjikisht kundërshtimin e Presidentit Alfred Moisiu për shkarkimin e Theodhori Sollakut, e ka cilësuar si hap të paramenduar. Në vijim të deklaratës, Patozi ka nënvizuar se hetimi për kryeprokurorin u tregon shqiptarëve simbiozën e krimit të organizuar me politikën që 8 vitet e shkuara ka prekur majat e shtetit.

Pak a shumë kjo është panorama politike që pasoi vendimin e Presidentit. Në thelb nuk ka gjasa të kenë tjetër përbërje më shumë se kaq deklaratat e pozitës, sikurse e majta duke e gjetur veten në shtratin me gjethe dafine që i shtron Presidenti ose do të bëjë avokatin e avokatisë së Moisiut, ose do të ndërsejë ndaj gjunjëzimit të së djathtës politikën e pamundësisë dhe dështimit, duke i dhënë të drejtë vetes së procesi për shkarkimit të Sollakut ishte dhe mbetet i mbarsur politikisht.

Lidhjet e vjetra të trashëguara si dhe lidhja e re e karakterit ekonomik e ka bllokuar Alfred Moisiun të përmbushë detyrën e tij kushtetuese. Deklarata se sa të jetë ai, Dhori Sollaku nuk preket është një iluzion. Dosjet e krimit duhet të shfletohen, bile aty do të shtohen edhe hetime të reja që kanë të bëjnë me karakterin familjar të një marrëdhënieje të paligjshme që po vë në rrezik institucionet e shtetit si dhe luftën kundër krimit të organizuar

Tashme zbulohet gjithçka. Lidhja e hershme dhe natyra e saj e trashëguar, kombinuar me përmasën ekonomike të ditëve tona, e ka bllokuar Alfred Moisiun, i cili ka paraqitur nje pasqyre mjerane te arsyeve se pse nuk mundet ta shkarkojë Dhori Sollakun, edhe pse ai është përgjegjës për mosveprimin ne te paktën 24 dosje vrasjesh.

Presidenti Moisiu, në letrën e tij dërguar Kuvendit të Shqipërisë rendit arsyet se përse ai nuk ka shkarkuar Sollakun. Sipas tij, edhe pse vendimi nuk është paraqitur në formën e kërkuar nga neni 149, paragrafi 2 i Kushtetutës dhe procedurës së kërkuar nga neni 114 i rregullores se Kuvendit, duke vlerësuar, më tepër se  mangësitë formale, thelbin e kërkesës dhe punën  e komisionit hetimor parlamentar, arriti në përfundimet e mëposhtme:

Në raport janë konsideruar shkelje te rënda të ligjit gjatë ushtrimit  të funksioneve nga Prokurori i Përgjithshëm, me veprimet ose mosveprimet e tij për një sërë çështjesh të listuara në atë raport. Komisioni hetimor mori përsipër të gjykojë bazueshmërine në ligj të vendimeve të prokurorëve për çështje të caktuara penale. Për secilin rast, komisioni ka vlerësuar te gabuara mosfillimet, pushimet apo pezullimet e çështjeve penale të analizuara, ky qëndrim i komisionit, i miratuar më tej nga Kuvendi. është në kundërshtim me parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve, parim ky i sanksionuar jo vetëm në nenin 7 të Kushtetutës, por, është një parim që përshkon terë organizimin dhe funksionimin e organeve të pavarura kushtetuese. Më tej, ky qëndrim i kornisionit është në kundërshtim me fushën e veprimtarisë së komisioneve hetimore, të përcaktuar në ligjin nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe fonksionimin e komisioneve hetimore i Kuvendit”, dhe në “Kodin e Procedurës Penale”. Vendim-marrja lidhur me një procedim penal është atribut i organit të prokurorise, i cili sipas nenit 148 të Kushtetutës është organi i vetëm që ushtron ndjekjen penale. Vendimet e marra lidhur mc ushtrimin e këtij funksioni kushtetues mund të vlerësohen vetëm nga hierarkia e prokurorisë nga prokurori më i lartë e deri tek prokurori i përgjithshëm, ose të kontrollohen nga gjykata mbi ankimin e palëve. Askush, veç këtyre organeve, nuk ka të drejtë të arrijë në përfundime dhe të bëjë vlerësime për vendim-marrjen e prokurorisë, përfshi këtu edhe komisionet hetimore parlamentare. Edhe në rastin më të mirë, ky vlerësim do të ishte subjektiv, që do të thotë i hapur për interpretime dhe mendim ndryshe. Komisioni hetimor nuk mund te marrë atributin e gjykatës e cila është e vetmja sipas ligjit që në instancë të fundit vlerëson nëse një çështje penale është pushuar me të drejtë ose jo, apo nëse mosfillimi apo pezullimi i një çështje është ose jo i bazuar në ligj. Ne këtë mënyrë, komisioni ka marrë atribute qe nuk i ka as vetë Kuvendi i Republikës, duke ushtruar në një farë mënyre kompetenca apo atribute që janë në dorë të organit te prokurorisë ose gjykatës. Vlerësoj se në veprimtarinë e këtij komisioni nuk është marrë ne konsideratë vendimi interpretues datë 14,05,2003, i Gjykatës Kushtetuese e cila është shprehur se “kontrolli parlamentar duhet zhvilluar në mënyrë të atillë që të mos ndërhyjë në veprimtarinë e pushteteve të tjera. Kam ndjekur me vëmendje të gjithë ecurinë e veprimtarisë së këtij komisioni dhe kam verifikuar edhe përbërjen e tij. Vlerësoj se përbërja e komisionit dhe qëndrimet e disa anëtarëve të tij kanë cenuar parimin e një procesi të -rregullt ligjor dhe atë të prezumimit të pafajësisë. Kjo, se, anëtarë te veçantë të komisionit, edhe kur ai kishte filluar procedurën hetimore, publikisht, kanë marrë përsipër të deklarojnë te provuara shkeljet apo akuzat e pretenduara, të cilat duheshin verifikuar për vërtetësinë e tyre nga komisioni i posaçëm hetimor. Veç kësaj, në përbërjes të komisionit, 5 nga 7 anëtarët e shumicës parlamentare janë dhe nënshkrues të kërkesës për shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm, duke cenuar më tej parimin e prezumimit të pafajësisë dhe të procesit. të rregullt ligjor, për të cilat ka folur edhe Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj nr.75, datë 19.04.2002. ne një situatë analoge më këtë në shqyrtim. Si konkluzion, pas vlerësimit të procedurave për ngritjen dhe funksionimin e komisionit hetimor parlamentar, si dhe të raportit të miratuar nga Kuvendi, referuar drejtpërdrejt edhe vendimit date 19.04,2002, të Gjykatës Kushtetuese, nuk gjej shkelje të tilla të ligjit në veprimtarinë e Prokurorit të Përgjithshëm, sa të përbëjnë rast për shkarkimin e tij, sikurse e kërkon neni 149, paragrafi 2 i Kushtetutës. Kështu që vendosa të mos e shkarkoj Prokurorin e Përgjithshëm, për arsye se propozimi për shkarkimin e tij nuk ka mbështetje ne kriteret dhe procedurat e parashikuara në Kushtetutë dhe ne jurisprudencën kushtetuese”. Marrëdhënia e hershme dhe shndërrimi i vonshëm i Sollakut ne punëdhënës te familjareve te Moisiut, duket se e pamundësojnë kryerjen e detyrës kushtetuese nga ana e kryetarit te shtetit. Megjithatë, ideja se kthimi i vendimit te parlamentit te Shqipërisë përmes artificieve juridike mund ta lere situatën siç është, pra mund ta shpëtoje qofte Alfred Sollakun, qofte Dhori Moisiun, është thjesht një iluzion. Te gjithë ndërkombëtaret kërkojnë qe te zhbllokohet institucioni i akuzës, dhjetëra dosje presin ne prokurori dhe gjendja do te zhbllokohet gjithsesi. Dyshja Moisiu-Sollaku le te shijoje iluzionin e aleancës që bllokon shtetin. Jozefina Topalli është shprehur  qartë se ky Kuvend nuk do te ndalet para aleancave të tilla. Përkundrazi, ai do te shkoje deri ne fund ne hetimin e simbiozes Moisiu-Sollaku, së pari në përmasat familjare te kësaj marrëveshjeje, e me tej edhe do te japë verdiktet përkatëse, te cilat janë gjithsesi rrjedhime te verdiktit popullor te 3 korrikut 2005.

Sakaq jetës politike shqiptare i shtohet edhe një pengesë tjetër. Tjetër vatër konflikti duke u hapur pikërisht nga personi garant i bashkëjetesës politike dhe një harmonie në gjetjen e zgjidhjeve për çështjet kardinale, fundosin përfundimisht çdo shpresë se zgjedhjet lokale do të zhvillohen në një terren të përshtatshëm dhe se konsensusi për rrugë të përbashkëta do të jetë në udhëkryq. Fati i institucioneve vihet në pikëpyetje. Vetë kryeprokurori duke dashur ta mbajë me përdhunë karriken e tij i promovon organit të akuzës një mungesë totale vitaliteti, efiçense dhe përgjegjësie ligjore dhe juridike në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Presidenca nëpërmjet vetë Presidentit shkërmoqet para syve tanë duke na dëshmuar se tashmë nuk kemi një kishë se ku mund të rrëfehet dhe falet politika. Asgjë më shumë se kaq nuk mund të ndodh. Nuk do të kishte tjetër fund kjo histori përleshjesh të kokave të shtetit. Për paqe politike as që bëhet fjalë. Armët sapo janë mbushur dhe beteja sapo ka filluar.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu