Nuk e lejoj veten të vdes

0
Shkruan Hasan Muzli Selimi
Nuk e lejoj veten të vdes
Eci me duart lidhur pas shpine.
Shëtitores së gjërë, tani jabanxhi.
Këtu veç ëndrra më sillte, të gjurmoj pleqërinë.
Në gjithë ato lagje kalova pa lënë asnjë shenjë.
Tani udhëtoj pa shok, pa njohje.
Kur të vdes dua ta shikoj veten time.
Kërrusur mbi një palë këmbë të thame.
Kockat mbuluar me lëkurën e vjetëruar.
Të qesh me veten e tepruar prej kohës.
Askush s`do kujtojnë fondin tim në të gjallë.
S`ka prej atyre që më njohin këtu, as që duan një përrallë.
Do përpiqem mos ta nxjerrë veten prej syve.
Përzihem me turmën e humbas.
Kush do më kërkoj vallë?
Ata që prej meje s`mbajnë mend asnjë fjalë.
S`mendoj që në kafetoren e lagjes do ketë prej atyre që më kujtojnë.
Jo se nuk isha shenjë, pas meje balli nuk shihej … rend i ri, … pa përralla.
Unë do vdes një ditë.
Kam qef të flasin për mua, sikur flas unë për ata, tani mbi ta ledina.
Të më shajnë, kalin e kishte me samar të shkymë.
S`dinte ta mbante kafshën, ditët i numëronte sprapthi, hobi i tij.
Shumë thonë, kur të vdes nuk më shikoni.
Dëgjoj këtë ritual në nota muzikore, n`këngë.
Mendoj veten ndër duar m’përcillnin atje tek …
Të nesërmen unë ngjitem kodrës … të gjëjë mrize.
Pushimores ti vë një degë gjethe … kurorën e kroit ta ledhatoj edhe pa ujë.
Në maje dua të dal me një hap, duart n`gjysmëgjoks.
Maratona ime të jetë rekord.
Nesër të flitet për këtë trofe, të vdekurit garojnë me hijet.
Kur të ngjitem në sallonin e pritjes madhe të shikoj …
Ata duke rrufitur kafe … asnjë fjalë për të vdekurin e djeshëm.
Asnjë këngë përsëgjalli …
Do qesh me veten, … rri … do ik … mbas derës një tabaka.
Një qindshe, … asnjë fjalë …
Kurrë nuk do merret vesh kush e la.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu