Nuk pranoi të mbajë fjalë në Parlament për heqjen e imunitetit, Sali Berisha tregon arsyen

0

Ish-kryeministri Sali Berisha refuzoi të mbante një fjalim në seancën plenare ndërsa mazhoranca miratoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit.

Nga jashtë Parlamentit, Berisha u pyet se pse refuzoi të “mbrohej”.

“Gjithçka është e paligjshme, është antikushtetuese”, tha ai shkurtimisht.

Kuvendi ka miratuar kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Tashmë, Berisha do të përballet me drejtësinë pa imunitetin e deputetit.

Në më pak se 8 minuta, pa asnjë surprizë, 75 deputetë votuan pro kërkesës së SPAK duke i hapur kështu rrugë arrestimit të Sali Berishës mes tymueseve dhe kaosit të krijuar nga Rithemelimi.

Ashtu siç e parashikonte rregullorja, kryetarja e Kuvendi, Lindita Nikolla i dha fjalën Sali Berishës, por ky i fundit refuzoi. Ai kërkoi që të hiqej garda e Republikës nga Foltorja, mirëpo një kërkesë e tillë nuk u mor parasysh, e për pasojë ish-kryeministri zgjodhi të heshtë.
Tashmë, SPAK do t’i drejtohet GJKKO me një kërkesë për shtrëngimin e masës së sigurisë për Sali Berishën, pasi ky i fundit nuk zbatoi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje. SPAK do të kërkojë ose ‘arrest në shtëpi’ ose arrest në burg’.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu